VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Trepça – Serbia nuk e çon në arbitrazh Kosovën, se do t’i njihte shtetësinë

By | October 17, 2016
blank

Komentet

blank

Sfida mes Lubonjës dhe Bashës si ajo mes të vërtetës dhe gënjeshtrës – Nga ANDI BUSHATI

Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton të bindë, ndërsa i dyti kërkon të ketë të drejtë. Pra e përkthyer më thjeshtë, qëllimi i njeriut të politikës është që t’i mbushë mendjen një shumice, qoftë dhe duke përdorur gënjeshtra, ndërsa njeriut të mendimit i intereson vetëm e vërteta.

Pak a shumë ky dyluftim u zhvillua të enjten në mbrëmje, në Real Story, mes Lulzim Bashës dhe Fatos Lubonjës, lidhur me ngjarjet që pasuan vendimin për përjashtimin e Sali Berishës.

Nga ajo që u pa Basha nuk arriti t’i jepte përgjigje shteruese asnjërës prej pikëpyetjeve që u ngritën.

Tezat e publicistit dhe shkrimtarit ishin një sintetizim i dilemave që të gjithë shtrojnë për kryedemokratin. E para: Pse ai ndërmori një vendim personal me pretekstin për të ruajtur të bashkuar partinë dhe dështoi duke e përçarë më shumë se kushdo tjetër atë. Përgjigjja që mori ishte qesharake, për të gjithë ata që e shohin realitetin në sy. Basha e mohoi gjurulldinë e shkaktuar në PD.

E dyta, lidhej me një çështje që është shndërruar në kryetemën e debatit publik në radhët e opozitës, atë se deri në ç’pikë i duhet thënë ‘po” pa kushte SHBA-së. Lubonja mbrojti tezën se misioni i një opozitari, sot, në këtë vend, është që ti kundërvihet jo vetëm qeverisë, por diplomatëve amerikanë që në shumë raste janë rreshtuar padrejtësisht në mbrojtje të pushtetit. Në princip Basha e pranoi këtë qasje, ai tregoi raste se kur i ka thënë jo ambasadorëve, por u mbrojt me faktin se këtë refuzim e ka ndërmarrë kur ka qenë në pikëpyetje interesi i shqiptarëve apo demokratëve dhe se s’do ta bënte kurrë për interesa personale të tijat apo të Berishës.

Por alibia e kryedemokratit ishte fare lehtë e demontueshme. Me asimetrinë që treguan ndaj goditjes së korrupsionit të tetë viteve më parë, duke mos thënë asnjë fajlë kundër këtij të sotmit, me kohën menjëherë pas zgjedhjeve kur goditën Berishën, me mënyrën arrogante sesi shantazhuan për përjashtimin e tij, diplomatët amerikanë e shndërruan ‘non grata-n”, nga një problem vetjak, në një çështje të të gjithë shoqërisë dhe mbi të gjitha të opozitës. Por për këtë Basha nuk arriti të jepte përgjigje. Pikëpyetja se përse ndonjëherë ka arritur t’i thotë jo edhe diplomatëve më të lartë të SHBA-së, ndërsa në shtator u gjunjëzua përpara tyre, mbeti sërish enigmë.

E treta, që ka lidhje me pikëpyetjen e mësipërme, ka të bëjë me mënyrën se si kryedemokrati e mori atë vendim. Për qasjen prej intelektuali të Lubonjës, është i paperceptueshëm qëndrimi se ti e vlerëson dikë, por duhet ta përjashtosh atë sepse kështu të ka urdhëruar superfuqia.

Edhe këtu Basha dështoi në përgjigje. Ndonëse shkrimtari dhe publicisti këmbënguli disa herë për të kuptuar logjikën dhe argumentet me të cilat, Riker apo Juri Kim e kishin bindur, ai u mjaftua me një përshkrim rutinë për mënyrën se si procedohet deri tek ‘non grata”.

Shefi ‘de facto” i PD-së nuk ia doli të shkonte më larg se alibitë bajate dhe propagandistike të mbrojtësve të tij që flasin për partneritetin strategjik të demokratëve me SHBA-në.

Në përfundim, pas afro dy orësh, nuk qe e zorshme të kuptoje se intelektuali e përmbushi misionin e tij në kërkim të së drejtës, ndërsa politikani e humbi synimin për të bindur, qoftë edhe përmes gënjeshtrës. Nga përballja me Fatos Lubonjën, Lulzim Basha doli më i vogël dhe më i palegjitimuar në zgjedhjet që ka bërë. Pas dy orësh live, imazhi i tij u përafrua më tepër me vlerat e veta reale, duke dëshmuar edhe njëherë, se sa të dobishme për publikun janë ato raste të rralla, kur farsa e pyetjeve të gatshme i lë vendin ballafaqimit me të vërtetën./LAPSI

blank

Apeli konfirmon 14 vite burg për Shullazin, 41 vjet për anëtarët e grupit

VOA

Në Shqipëri, Gykata e posaçme e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dha sot pas një procesi që zgjati dy vjet, dënimin për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarë të tjerë të grupit të tij. Gjykata la në fuqi vendimin e dhënë në Shkallë të parë, ku Shullazi u dënua me 14 vjet burg, ndërsa Gilmando Dani, I konsideruar si krahu i djathtë u dënua me 12 viet burgim. Me 10 vite burg secili ishte dënimi i konfirmuar dhe për Indrit Qyqen e Indrit Zelën, dhe 9 vite për Blerim Shullazin. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e gjobëvënies dhe krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

Procesi gjyqësor ka kaluar një kalvar të vërtetë, me më shumë se 80 seanca, ndërsa shumë gjyqtarë e prokurorë të çështjes janë ndërruar. Seanca e sotme u zhvillua pa praninë e avokatëve të cilët javën e shkuar kishin deklaruar bojkotimin e procesit për shkak të “shkeljes të të drejtave”. Por trupa gjykuese, citoi një interpretim të Gjykatës së Strasburgut sipas së cilës “”kur personit të arrestuar i jepen të gjitha mundësitë për t’u mbrojtur dhe ai refuzon të mbrohet, atëherë gjykimi ndaj tij mund të vijojë edhe pa avokatët mbrojtës”.

Shullazi është një nga emrat e njohur të botës së kimit që prej viteve ’90. Ai është arrestuar disa herë, dhe mbi të ka patur një mori dyshimesh si autor së bashku me njerëzit e tij, i krimeve të ndryshme, që nga ato të vrasjes.

Aktualisht ai është nën një tjetër hetim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, lidhur me atentatin në vitin 2005 ndaj Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, në Tiranë.

Për shkak të rrezikshmërisë së tij të lartë, Shullazi, është në grupin e ngushtë të të dënuarve ndaj të cilëve nisi zbatimi i rregjimit 41/bis, ose mbajtja nën izolim, larg çfarëdolloj komunikimi me botën jashtë qelisë.

blank

Studenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, ishte politikani dhe nacionalisti Qazim Mulleti (1893–1956) – Nga Klajd Kapinova

 

 

 

Unë nuk e kam parë kurrë të ashtëquajterën komedi “Prefekti”. Besoj, se nuk është e nevojshme t’ju them pse…, por e mbaj mend shumë mirë zhgenjimin në fytyrën e babait tim, sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonje kanal lokal po shfaqte komedinë. Pardje, me 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar, vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë “Prefekti”. Kjo ka qenë gjithmonë nje temë shumë e ndjeshme për familjen dhe fisin tonë. Ne akoma luftojmë nëpër gjyqe për të drejtën e pronës. Ne jemi nga ata familje që u shpronësuan, për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës, para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrinQazim Mulleti”. – Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit

 

“Vihet në Teatër, për faqen e zezë të Edi Ramës, me porosi të tij komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër, çdo personazh e ka njeri real dhe nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha (Mulleti) Saraçit, që është një apoteozë e vërtetë e qëndresës së gruas shqiptare, e jashtëzakonshme. Unë lexoj dhe rilexoj tregimin e saj, për bashkëvuajtëset në kampet e Tepelenës dhe kampet e tjera. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit, fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste Prefekti dhe emrin e tij, sesi ai strukej, sesi ai i ri tmerrohej dhe tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të një komedie, që është terroriste në rrafshin psikologjik. Nuk e bën gjermani një gjë të tillë, nuk vendos një komedi të Hitlerit apo Geringut, por e bën Edi Rama.” – Prof. Dr. Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër i Shqipërisë

 

Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja. Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe. Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës në vitin 1940 është varrosur para një viti, nën një pallat, që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë. Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona.” – Arbert Vataj, gazetar

 

 

Klajd Kapinova

blank

Intelektuali i shquar Qazim Mulleti ishte një politikan shqiptar, nacionalist dhe kryetar bashkie i Tiranës nga viti 1939 deri në vitin 1940 dhe prefekt i saj nga 1942-1944. Ai bënte pjesë në njësinë e vullnetarëve shqiptarë në luftë kundër ushtrisë serbe 1919-1920.

Qazim Mulleti lindi më 20 dhjetor të vitit 1893 në lagjen Sulejman Pasha (Mulleti), në Tiranë, asokohe si pjesë e Perandorisë Islame Otomane.

I riu studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe më pas kreu studimet në Galatasaray Mekteb-i Sultanisi në Stamboll, me medaljen e artë.

Ai ishte një poliglot. Qazimi njihte shumë mirë 8 gjuhë të huaja, si: turqishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, greqishten dhe serbokroatisht.

Djaloshi Mulleti ishte i dhënë pas sporteve të kalërimit, patinazhit në akull dhe mbledhjes apo koleksionit të suvenireve, në shtëpinë e tij. Qazimi la një kat bosg në shtëpinë e tij, me  qëllimin e krijimit të një mini muzeu me sende të ndryshme historike. Më 28 Nëntor të vitit 1912, sëbashku me shumë studentë të tjerë shqiptarë të asaj kohe, mori pjesë në ngritjen e flamurit shqiptar në Tiranë dhe Vlorë, në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy vjet më vonë, në vitin 1914, ai ishte një nga katër adjutantët e Princ Wied. Ai ndoqi Wied-in në Vjenë, ku jetoi deri në vitin 1920. Atje, me mbështetjen dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të gjeneralmajorit austriak Ignaz Trollmann, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Mulleti ndoqi studime shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës, sëbashku me armikun e ardhshëm Ahmet Zogu dhe të tjerë.

Ai u zgjodh si anëtar i delegacionit shqiptar me 36 veta, që u takua me arkidukën Franz Ferdinand të Austrisë, duke e përgëzuar për ngritjen e tij në pushtet.

Në vitin 1920, Mulleti mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga ai Kongres, fillimisht u pengua të hynte në Durrës, i cili fillimisht ishte destinacion për ushtrimin e përkohshëm të funksioneve të tij, pasi Kongresi kishte zgjedhur Tiranën si kryeqytet të ri.

Shumë patriotë shqiptarë asokohe hapën me dëshirë shtëpitë e tyre, duke i vënë në dispozicion të Qeverisë së re të krijuar në Tiranë.

 

Shtëpia e Qazim Mulletit u bë Ministria e parë e Bujqësisë

 

Ai mbrojti në vazhdimësi idenë që Tirana (de jure, u bë në vitin 1925) të ishte kryeqyteti i Shqipërisë, duke qenë një alternativë më e mirë se qyteti antik i Durrësit. Në shtator të vitit 1920 emërohet komandant i një force vullnetare kundër ushtrive serbe. Nga 25 prilli deri më 3 maj 1921, mori pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i shoqërisë së Tiranës “Vllaznia-Zgjimi” sëbashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Musa Maçin si përfaqësues të Shoqërisë tjetër “Lidhja Kombëtare” dhe të shoqërisë së patriotit Avni Rustemit “Bashkimi”.

Intelektuali erudit i shquar poliglot Qazim Mulleti, ka qenë prefekt në qarkun e Dibrës, gjatë qeverisjes së Sulejman Delvinës dhe imzot Fan S. Nolit.

Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, ai u largua nga Shqipëria, ku fillimisht u zhvendos në Zara (Kroaci), Mbretëria e Jugosllavisë dhe më vonë në Vjenë (Austri), ku qëndroi si emigrant politik deri në vitin 1931. Asokohe, Mulleti ishte anëtar i “Bashkimit Kombëtar”, një bashkim i kundërshtarëve të Mbretit Zog I në megrim, që u krijua në Vjenë (1925) me iniciativën e Ali Këlcyrës, Xhemal Bushatit, Sejfi Vllamasit etj.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, ai do të kishte një tjetër kohë të qëndrimit në megrim. Qazim Mulleti në zyrën e tij në Tiranë, do të kthehej (në Shqipëri) vetëm pas mërgimit të Mbretit Zog dhe pushtimit italian të vendit më 7 prill të vitit 1939.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së kryeqytetit Tiranë (1939–1940). Disa objekte arkitekturore të njohura në Tiranë asokohe, u inicuan ose iu dhanë jetë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Të tillë janë p.sh. Hotel “Dajti”, godina e sotme e Muzeut Kombëtar Arkeologjik, godina e Akademisë së Arteve, godina e Këshillit të Ministrave etj.

Në vitin 1941 u nominua. Emisar Special për Çlirimin e Trojeve Shqiptare të Kosovës dhe të Dibrës. Në vitin 1942 u bë ushtrues detyre i prefektit të Tiranës.

Pozicionimi i tij politik gjatë kësaj kohe do të ishte i përzier. Mulleti, do të kontribuonte në ndihmën e familjeve hebreje, duke u ofruar atyre dokumentacion shqiptar, duke shfrytëzuar autoritetin e parashikuar nga një marrëveshje midis Regjencës Shqiptare dhe Hermann Neubacher.

Ai do të ndihmonte edhe komunistët e qarkut të Tiranës, që të iknin nga persekutimi. Në të njëjtën kohë emri i tij figuron në disa urdhra ekzekutivë, për dëbimin ose burgosjen e elementëve të tjerë antifashistë dhe familjeve të tyre.

Diktatori komunist Enver Hoxha dhe regjimi fashisto-komunist, që pasoi deri në vitin 1990, do t’i drejtoheshin Qazim Mulletit si: tradhtar, agjent, kriminel ose “prefekt gjakatar”.

Familja si pjesë e jetës së tij. Gjatë kohës që ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, u martua me Hajrie Kusin. Djali i tij Reshiti ishte fëmija i vetëm, që doli nga martesa e tyre. Pjesa tjetër e familjes u zhvendos në Shqipëri dhe do të ribashkohet në vitin 1939.

Atdhetari Qazim Mulleti me dhimbje në shpirt, do të largohej nga Shqipëria, përpara se lukunia e partizanëve komunistë të merrnin pushtetin me mashtrime dhe gjak, duke lënë pas gruan dhe djalin e tij për ta marrë një herë tjetër.

Gruaja dhe djali i tij Reshiti, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të punës së rëndë në Tepelenë, Savër, Gradisht, Porto Palermo etj. Hajria vdiq heret, në vitin 1980, ndërsa ishte në kampin e përqendrimit dhe shfarosjes në Savër (Lushnjë), mbasi fatkeqsisht vuante prej vitesh nga Alzheimer.

Qazim Mulleti vdiq më 28 gusht të vitit 1956, në Vicolo delle Grotte, Rocca di Papa, afër Romës, Italy.

 

Komedia bolshevike pervese Prefekti

 

Njeriu elitar shqiptar Qazim Mulleti, do të paraqitej në komedi banale gjatë epokës komuniste, bazuar në një skenar të dhjetorit të vitit 1948 nga komunisti I thekur propagandistic Besim Levonja (1922–1968). Personazhin e tij do ta sillte për publikun fillimisht aktorët komunistë Mihal Popi, e më pas Robert Ndrenika e të tjerë. Konkretisht performanca e Mihal Popit, do të mbahej mend si më e turshmja shfaqje e cila do të vazhdonte për inerci edhe për 25 vjet të tjera.

Versioni më banal do të ishte Prefekti i vitit 1974, me regji të Pirro Manit dhe përshtatur për ekranin televiziv nga Vera Grabocka në vitin 1976. Aktori servil i socialrealizmit Robert Ndrenika do të merrte me dëshirë rolin perves, i cili do të mbetej në histori si simbol i turpit të komedisë bolshevike të trushpërlarjes shqiptare.

Personaliteti i intelektualit të shquar Qazim Mulletit një polyglot, që kishte mbaruar studimet e larta me Medalje të Artë, do të përshkruhej turperisht me nuanca të thella të turqizimi, orientalizmit dhe “injorancës”, si dhe një person thellësisht i “korruptuar”, “hakmarrës”, “fodull” dhe “mosmirënjohës” përkrah të tjerëve. Për më tepër, që nga shfaqja e parë në vitin 1949, një nga të parat e Teatrit të turpit trushpërlarës komunist proletarë shqiptarë, do të përdoreshin emrat dhe mbiemrat e vërtetë të tij dhe të familjarëve të tij, për ta fyer pa mëshirë psikologjikisht dhe moralisht edhe më shumë familjen elitare të intelektualit të shquar poliglot Qazim Mulletin.

Për shumë dekada me radhë gjatë periudhës së zezë të komunizmit dhe në poskomunizëm historikisht dihet se figura e Qazim Mulletit është përbaltur  dhe luftuar politikisht nga historiografia mashtruese komuniste. Ai duhet të ristudiohet bazuar në dokumentacionin arkivor për te.

“Arti” perves i realizmit komunist sa më parë duhet ti nënshtrohet një fshirjeje rrënjësore. Sot duhet të vendosen filtra të mëdha, për të ndalur me ligj nga Parlamenti i Shqipërisë propogandimin e hienave të komunizmit dhe neo-komunizmit.

Për këtë qëllim, shembulli më i mirë, që njihet tashmë në të gjithë botën është Gjermania (WWII), që për të pastruar shoqërinë e saj nga periudha e errët e nazizmit, ka hartuar ligje të de-nazistizimit përmanent, duke mundsuar krijimin e programeve të posaçme edukimi anti-nazizmi deri në ditët tona. Sot, fatmirësisht mund të thuhet, se shteti më demokrat përparimtar në Europë, Gjermania e bashkuar, me shumë sukses ia ka arritur qëllimit të bëj de-nazizstizimin e vendit të saj.

 

Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës u denigrua nga diktatura dhe keqkuptohet edhe sot

 

Gazetari dhe studiuesi i talentuar dhe me përvojë Albert Vataj, mbetet unikal me një shkrim-studim shumë interesant vlerësues, mbi familjes e nacionalistit t të familjes së nacionalistit dhe intelektualit të shquar Qazim Mulletit.  paharruar dhe intelektualit të shquar erudit Qazim Mulletit, bazuar në fakte t të familjes së nacionalistit dhe intelektualit të shquar Qazim Mulletit.  shumta dhe histori reale.

Gazetari shkodran Vataj, në shkrimin e tij sinjifikativ, natyrshëm bën një retrospektivë dhe më pas futet në thellësi të biografisë apo pemës gjenealogjike të familjes së intelektualit brilant Qazim Mulleti. “Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja. Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe.”

Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës në vitin 1940 është varrosur para një viti, nën një pallat, që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë.

Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona.

Ndryshe nga Tafajt që kanë aktualisht në Tiranë 900 pinjollë, Mulletët kanë shumë më pak dhe vetëm tetë trashëgimtarë meshkuj.

I gjen pothuajse të gjithë në Tiranën e vjetër, në rrugën “Qemal Stafa”. Ajo është mëhalla e tyre, askush nuk e vë në dyshim. Por ndoshta edhe për pak kohë.

Derisa gjeneratat e reja të mos gjejnë më aty asnjë gjurmë të tyre veç ndonjë pllakate, që e varur në një pallat të ri nuk thotë më asgjë sado impresionuese të jetë përmbajtja e saj. Kur të jenë shembur edhe rrënojat e fundit të shtëpive 300-vjeçare të trashëgimtarëve Mulleti.

Kur lagjia nuk do të ketë më një personazh të gjallë si Reshit Mulleti (djali i Qazim Mulletit), që vjen vërdallë si dinosaur i lodhur në mëhallën e Mulletëve dhe nuk e qasin as në shtëpinë ku ka lindur i ati.

Kur nostalgjikët do ta kenë vështirë të gjejnë në gjithë Tiranën një shtëpi të vjetër muze si ajo e Ali Mulletit, plot kontradikta: që ka mbajtur brenda Qazim Mulletin, por edhe Enver Hoxhën, që ka qenë konsullatë austriake por edhe Ministria e parë e Bujqësisë shqiptare, si edhe shtëpi e dhjetëra Mulletëve.

Ivzi Mulleti, 67-vjeçar, djali i Ali Mulletit, i cili nga ana tjetër ka qenë djalë xhaxhai me Qazim Mulletin, tregon historinë e kësaj shtëpie muze, e cila tanimë i ka ditët e numëruara, pasi çelësat e saj i janë dorëzuar tashmë ndërtuesve. (Albert Vataj)

 

Kush është Reshit Qazim Mulleti

 

Reshit Qazim Mulleti, djali i i vetëm i Qazim Mulletit, kur pa se si ia nxinte historinë babait të tij, ai mbeti shumë i shokuar psikologjikisht, mbasi ky ishte edhe qëllimi i regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha dhe dy bashkëautorëve të libretit të komedisë përvese Prefekti.

Po japim shkurt disa momente të kujtimeve e shkruar nga vetë Reshit Qazim Mulleti djali i perfektit Qazim Mulletit:

“Kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti” unë dhe nëna ime ishim në shtëpi. Po e dëgjonim në radio.

Nëna ime u revoltua. Të nesërmen e premierës, kur dola nga shtëpia për të shkuar në shkollën “Qemal Stafa”, ku vazhdoja gjimnazin të gjithë më shikonin të habitur e kuriozë.

Kur vajta në shkollë të gjithë më rrethuan të habitur, sikur isha ndonjë personazh filmi.” 

*Për shkak të mbiemrit dhe atësisë Reshit Mulleti u detyrua të ndërronte shumë shkolla sepse nxënësit e rrihnin, kryenin dhunë.

Sapo ishte transferuar tek shkolla e re kur u shfaq komedia “Prefekti”. Ja si e tregon ai një episod.

“Kur thirri emrin tim Reshit Qazim Mulleti, ajo shtangu dhe pyeti: Emër i vërtetë është ky? Nxënësit e klasës iu përgjigjën në kor: Po, po, ky është Shiti i komedisë “Prefekti”.

Mësuesja shtangu, u habit, iu duk çudi, më afroi pranë vetes, më foli me shumë dashuri, më qëndroi pranë dhe iu duk shumë padrejtësi se si mund të përdoreshin emra realë në një komedi?!

Të nesërmen erdhi kamioni e na mori, na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës. Aty na mbajtën 5 vjet deri në mbylljen e tij…

Në atë kamp kam kaluar tmerre të vërteta, kushte të këqija dhe trajtim çnjerëzor. Në atë kamp kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë. Mbas 2-3 vitesh me urdhër të komandës i kemi zhvarrosur, dhe rivarrosur në një vend tjetër…

Nënën e kanë torturuar shumë, ndërsa mua më fusnin në fuçi me ujë të ftohtë, shpesh më futnin dhe kokën në ujë.

Mbasi na grabitën çdo gjë, na dërguan përsëri në Tepelenë, më pas në Fier e Lushnje në kampet e internimit në Savër, Gradisht, Grabian. Çdo kamp të ri e kam inaguruar. Ishim të parët që dërgoheshim në kampin e ri të internimit.”

*Kujtojmë se Qazim Mulleti i kishte shpëtuar jetën nga fashistët shkrimtarit të komedisë, i cili do ta shpërblente me atë farsë. Po mos ishte shkruar ajo komedi Reshit Mulleti dhe Hajrie Kusi Mulleti s’do të kishin vuajtur kurrë aq shumë sa vuajtën. Ja një episod tjetër përshkruar nga vetë Reshiti.

“Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjes. Në një moment më thotë nëna: “Shiti dikush po na thërret!” Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: non nuk o tu na thirr kush, por nga artopalanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na venë në lojë, po argëtohen…”

Ajo mu përgjigj: “Na marrshin të keqen!”, dhe unë i thoja vetes: na i morën të gjitha, na çvatën, por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë, tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike. U larguam nga qyteti, dorëpërdore nënë e bir ecnim në drejtim të kampit të internimit…” 

*Reshiti vuajti nga fëmiria e deri në plakje. Hyri fëmi në internim e doli plak. Nga idhnia nuk arriti kurrë të krijoi familje. Ja si e përshkruan dhimbjen e tij.

“A ka më fatkeq se unë? Gjithë jetën u talla, u përqesha, me emrin tim u abuzua. Cili djalë do të sillej ashtu me një baba aq të mirë, të mrekullueshëm si i imi, që ishte i kulturuar, që kishte dhënë ndihmesën për Shqipërinë, që kishte studiuar e mbaruar universitetet dhe e kaloi jetën në mërgim, larg atdheut.

E provoi jetën e emigrantit për herë të parë pas ikjes së princ Vidit, pastaj pas dështimit të qeverisjes së Fan Nolit.

Erdhi në Shqipëri në mesin e vitit 1939 dhe mua më gjeti 8 vjeç. U largua për herë të tretë nga Shqiperia në gusht 1944. Ishte hera e fundit. Nuk do të kthehej më as në mesin e familjes, as në atdhe. Nuk e pashë më kurrë…” 

Referencë: Shkëputur nga emisioni Dosja K të gazetares Admirina Peçi. Episodi me titull “Historia e vërtetë e Qazim Mulletit” publikuar më 23 prill 2019 në Youtube.

blank

PAÇI FAQEN E ZEZE, peng-‘artista’!!! – Besforta Mulleti!

 

Teksti më poshtë, është reagimi i Besforta Mulleti: “Unë isha 8 vjeç kur familja ime u rikthye në Tiranë.

Deri atëherë ne kishim jetuar në Shkodër, ku familja e babait ishte vendosur, pas vdekjes së gjyshit dhe përfundimit të internimit në Kavajë, meqenëse nuk iu lejohej të ktheheshin në Tiranë, pasi ishin debuar.

Unë isha një tironse, që flisja me dialekt shkodran e sa herë permendja mbiemrin, degjoja fraza nga shoket e klasës “Mulleti? Si Qazim Mulleti?” të cilët vazhdonin me pas me batuta nga komedia.

Unë nuk e kam parë kurrë të ashtëquajterën komedi Prefekti. Besoj, se nuk është e nevojshme t’ju them pse…, por e mbaj mend shumë mirë zhgenjimin në fytyrën e babait tim, sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonjë kanal lokal po shfaqte komedinë.

Pardje, me 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar, vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë me gënjeshtra Prefekti.

Kjo ka qenë gjithmonë nje temë shumë e ndjeshme, për familjen dhe fisin tonë.

Ne, akoma luftojmë nëpër gjyqe, për të drejtën e pronës të grabitur nga komunistët.

Ne, jemi nga ata familje që u shpronësuan, për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës, para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”.

Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të përtallet mbiemri jonë, në vitin 2021 është e tepërt.

Në një vend, ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosesh të rishfaqesh ditën e Pavarësisë, një “vepër”, që tall e denigron pa të drejtë një figurë, që e nderon ajo pjesë e Shqipërisë, që e njeh shumë mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore.

Artistët kudo në botë krahas artit, e ndjejnë për detyrë edhe të lobojnë, për kauza të rëndsishme e të edukojnë popullin.

Në një vend si Shqipëria, ku strukturat përgjegjëse nuk funksionojnë, ky detyrim bëhet më i madh, për artistët shqiptarë.

Është detyrë e tyre dhe e shoqërisë civile të promovojnë vlera e figura, që kanë kontribuar pozitivisht për këtë vend.

Nëse nuk mund t’a bëjnë këtë, atëherë të paktën të heshtin e të mos veni gishtin në plagë.

Doni të beni art? Filloni shkruani kryevepra të reja, vini në skenë vepra të intelektualeve të denuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, perndryshe mbeteni vetem ca artiste të rëndomtë, qe as teatrin tuaj nuk e mbrojtët dot”.

 

De-komunistizimi i Teatrit “Kombëtar” fillon me Mbylljen e domosdoshmë të çerdhes propagandiste komuniste

 

Në Plenumin e XV-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili iu kushtua artit, kulturës dhe letërsisë, ku pas raportit të Byrosë Politike të mbajtur nga Ramiz Alia, fjala e mbylljes u mbajt nga Enver Hoxha, ku mes të tjerash, pasi ngriti një sërë problemesh që ishin vënë re në zhvillimin e letërsisë, arteve dhe kulturës, duke dhënë shembuj konkret, ai vlerësoi punën dhe veprat e disa shkrimtarëve dhe artistëve të preferuar të tij si: Ismail Kadare, Dhimitër Shuteriqit, Shevqet Musarajt, Llazar Siliqit, Jakov Xoxës, Sterjo Spasses, Kolë Jakovës, Nonda Bulkës, etj., diktatori komunist Enver Hoxha (shkurt Dulla), në mbylljen e Plenumit, më 26 tetor të vitit 1965, shkruan se:

“Ne ju themi: Shkruani për teatrot, baletet, koret, estradat, gjëra të bukura dhe jo një herë në hënë, po shumë dhe mirë, në mënyrë që të plotësojmë boshllëqet që na shkaktojnë filmat. Shkruani më shumë skenare, që të fillojmë të bëjmë më shumë filma vetë. Ka ardhur koha, që të bëjmë një hop të ri edhe në këtë drejtim, duke zgjeruar dhe bazën materialo-teknike për përgatitjen e filmave tanë. Se ç’kërkon Partia nga teatrot, baleti, estradat, koret, është thënë dhe thuhet vazhdimisht.

Pra, përpara këtyre nevojave si duhet të qëndrojnë, të prodhojnë e të krijojnë autorët, regjisorët, aktorët, këngëtarët? Institucionet dhe veprat që shfaqin ato, duhet të jenë të popullit dhe për popullin, të shprehin luftën e popullit për ndërtimin e socializmit, të shprehin ndjenjat dhe aspiratat e tij më të mira e më të pastra, të ndjekin përpjekjet e popullit hap pas hapi, ta frymëzojnë atë drejt, t’i hapin perspektiva të reja, të jenë në pararojë

Jeta dhe lufta revolucionare plot vrull dhe entuziazëm e popullit dhe e Partisë, janë autorët e regjisorët më të talentuar që mund të bëhen. Unë për artistët dhe autorët, sado të talentuar që të jenë, nuk do të përdor kurrë termin borgjez se ata janë “yje”, jo…

Teatrot, baletet, estradat, operat nuk mund të jenë në shërbim të atyre që e kanë kokën të sëmurë, po të atyre që e kanë kokën në vend dhe zemra e tyre rreh njësh me zemrën e popullit. Shumicën dërrmuese të repertorëve duhet ta përbëjnë subjektet popullore shqiptare, revolucionare, marksiste-leniniste.”

Rileximi i komedisë pervese Prefekti online

 

Rileximi i komedisë Prefekti e autorit Besim Levonja në skenën e Teatrit Kombëtar, u shoqërua me një lumë sharjesh dhe fyerjesh të drejta, për “aktorët” dhe “drejtuesit” propagandist Rileximi i komedisë Prefekti komunistë të teatrit që vijon për inerci të diktaturës të zbatoi porositë pervese të atit të tyre shpirtëror kriminelit Dullë të Gjonokatrës.

Me të drejtë publiku mbarëshqiptarë është ndjerë i fyer dhe poshteruar sot, sesi një tekst perves propagandistik i periudhës së errët diktatoriale komuniste i serviret sërish pa asnjë filter spektatorëve edhe në rrjetet sociale Live.

Personaliteti i shquar Qazim Mulleti dhe personazhet e tjerë në komedi janë persona reale, të vënë në lojë me qëllim të pastër denigrimi jetët e tyre. Atëherë pse u përzgjodh ky tekst për t’u lexuar? Pse duhet ende të persekutohet publikisht familja e Qazim Mulletit nga një institucion shtetëror i tejpolitizuar me propagandë anti-humane neo-komuniste, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, midis të cilëve shumë taksa janë paguar nga shtresa e përbuzur dhe masakruar e ish të Përndjekur dhe të Persektuar Politik në Shqipni 1944-1990? A nxit racizmin shtresor të shoqërisë pos-komuniste dhe urretjen e pakufi me përcarje sërisht ky tekst perves i shkruar posacërisht me paramendim për diskriminim qëllimkeq bolshevik!?

Në profilin e Teatrit perves “Kombëtar” në Facebook, me të drejtë opinion pozitiv shqiptar dhe diaspora në Europë dhe SHBA, kanë vënë në shënjestër të komenteve të tyre negative “artistët” dhe “qeverinë” Rama 3, platformen e re të neo-komunistëve, që po vijojnë me fanatizëm udhën e para-ardhësve të tyre fashistë të kuq, ndërsa administrata komuniste e Teatrit “Kombëtar” ka heshtur për këtë pleh, që përhapi dhe kundërmon epokën e fekaleve të regjimit të egër ateisto-komunist.

Justifikimi idiot, se “aktorët” propagandist neo-komunistë të regjimit Rama-Veliaj, kanë bërë thjesht detyrën, është një fyerje tjetër më e madhe, që i bashkohet asaj që me paramendim ka bërë drejtoria komuniste e teatrit për teatër, duke përzgjedh fekalet, që kundërmojnë ende nga rrënojat prvese të mbetura të teatrit komunist të Dullës…

Nëpërkëmbja e familjes së persekutuar për dekada me radhë të Qazim Mulletit dhe fisit të tyre nga regjimi komunist vazhdoi për inerci dhe paramendim dashakeq nga Teatri i Turpit “Kombëtar” edhe në ditët tona, gjoja se po bëjmë art. Perse Teatri nuk shkruan një libret për preferencat homoseksuale dhe pedofile të diktatorit manjak Enver Hoxha!?

Persekutimi i elitës së shquar të intelektualëve, që kishin studiuar në Universitetet Europiane, është bërë rutinë e përsëritur here mbas here në kohën e komunizmit dhe sot në epokën e dytë të errët të neo-komunizmit.

Teatri gërmadhë i turpit kombëtar, vazhdon të ndjekë me fanatizëm rrugën dhe devizën e diktaturës, duke nxitë urrjen dhe vënë në pikëpyetje, se kë përfaqësojnë ata që e vazhdojnë ende sot këtë persekutim? Shembja e kësaj foleje të propagandës komuniste të Dullës për shumë dekada, u bë fatmirësisht nga vetë bijë e pinjollëve të neo-komunizmit, duke kryer me apo pa dashje një akt të mirëpritur.

Deri më sot asnjë aktor i Teatrit apo i Kinematografisë së socialrealizmit komunist, kjoftë ky edhe Robert Ndrenika “Artist i Popullit”, nuk ka kërkuar ndjesë për rolin e turpshëm të tij për Prefektin apo rolet e tij të shumta propagandisitke në favor të diktaturës dhe diktatorit injorant Dullë.

Ata vazhdojnë të mbajnë me krenari në gjokset e tyre tituj e komunizmit si “Artist i Merituar” & “Artist i Popullit”, të cilat i tundin me krenari, sa herë që intervistohen nga mediat e majta globaliste neo-komuniste.

Mbyllja e këtij teatrit propagandistik komunist perves të turpshëm, do të ishte një shërbim i madh për popullin shqiptar, sepse Teatri “Kombëtar” asnjëherë tesh 30 vjet “demokraci” nuk ka përfaqësuar publikun taksapagues, duke e fyer atë shpesh me ndërgjegje të plotë.

Ben Tafaj, drejtues i Shoqatës “Tirana” e sheh rikthimin e Prefektit në skenat komuniste sot si pjesë të padrejtësisë, që vazhdon ndaj një pjese të qytetarëve të kryeqytetit.

Ai thotë: “Pas 30 vitesh, tani u kujtuan të hedhin baltë, të ngrenë këtë humor të zi ndaj një personaliteti tiranas. Qazim Mulleti nuk është ai që shohim në estradë. Ka qenë një njeri me disa gjuhë të huaja, kishte mbaruar Zosimenë, mbaruar kolegjin e lartë ushtarak në Gallatasaraj. Ka qenë komandant i forcave vullnetare që dolën kundër kundër agresorit serb në 1920. Ka qenë prefekt io Dibrës dhe Kavajës në kohën e Nolit. është një figurë shumë e gjerë, duhet të hapen dosjet. Si mund të kalohet me këtë komedi? Aq më tepër që arti dhe letërsia kur veprojnë mirë, patjetër bëhen shëmbuj frymëzimi për komunitete, por aty ku fusin pyka nxisin grindjen dhe përçarjen, duke i nxjerrë tironsit frikacakë apo bashkëpuntorë të regjimit të huaj”.

blank

 

blank

‘’TRE GISHTAT” E URRYER, BETIM BESNIKERIE NDAJ HITLERIT! – Nga PETRO LUARASI

 

(Atje ku vihen kurora e mbahen ceremoni zyrtare nderimi!) Pas botimit të protestës sime më 28 Nëntor 2021 dhe shkrimeve të tjera mbi ‘’Tre gishtat” e gdhendur në flamurin kombetar shqiptar, ka patur shumë keqkuptime dhe përpjekje për ta minimizuar cështjen madhore. Ndaj detyrohem të publikoj një material demaskues për perdorimin e ketij simboli si betim ndaj Hitlerit edhe nga neonazistet në ditët e sotme. ‘’Tre gishtat”drejt’’ eshte se pari simboli i urryer nazist gjate rregjimit hitlerian.

 

(Pa) dija mbi përdorimin e simboleve.

Shoqëria e kulturuar demokratike përpiqet t’i japë përparësi dijes në përballje me injorancën si tipar thelbësor i njerëzve që jo vetëm ‘’nuk thithin dije për vete‘’, por imponojnë deformim psiqik me ‘’monopolizim (pa) dije’’. Por kushdo që dëshiron, gjen mënyra për të ‘’thithur dije’’, të marrë informacion të shpejtë e të saktë, edhe në lidhje me përdorimin e tre gishtave në simbole me kuptime specifike në varësi të kohës, vendit, popullit, situatës, fushave të dijes, etj. Studimi, kuptimi dhe përdorimi i drejtë i simboleve ka rëndësi sepse mund të çojë në gabime dhe keqinterpretime me pasoja të mëdha.
Besimtarët ortodoksë krijuan simbolin e tyre me tre gishtat e parë, të bashkuar, të përkulur, për lutjen e tyre ndaj zotit. Kryengritësit serbë e përdorën këtë simbol në ‘’Kryengritjen e Takovës’’ (1888) sikurse është paraqitur nga piktori serb Paja Jovanoviq duke i dhënë ngjyrime proverbiale etnike: ‘’Nuk ka kryq pa tre gishta’’(‘’Nema krsta bez tri prsta’’.) Nën regjimin nazist u përdor simboli tre gishtat e parë të shtrirë, me dorën lart, në ceremoni betimi ushtarak ndaj Hitlerit, i përdorur edhe nga forcat kolaboracioniste në Austri, Serbi, Kroaci, Norvegji, etj.. Ky symbol filloi të përdoret edhe nga partia e Drashkoviçit dhe qarqe të tjera nacionaliste serbe si sfidë fetare e politike, edhe në luftën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe terrorit mbi popullsitë myslimane shqiptare e boshnjake dhe më gjerë.
Në ngjarjet kaotike të vitit 1996, disa politikanë dhe grupime shqiptare e përdorën në mënyrë të gabuar simboli ‘’3 gishtat e parë drejt’’ duke dhënë dashur pa dashur një mesazh të gabuar politik e historik. Ndërsa simboli me tre gishtat e mesit lart, i kopjuar nga loja elektronike e ‘’Urisë’’, u përdor gjerësisht në lëvizjet protestuese në disa vende të Azinë Juglindore.
Në vende të ndryshme demokratike merren masa për ndalimin e simboleve të dëmshme për shoqërinë (raciste, revanshiste, terroriste, diskriminuese, etj) dhe dënimin e forcave që i frymëzojnë ato. Në Gjermani është ndaluar me ligj përdorimi i simbolit ‘’tre gishtat e parë lart’’ sepse konsiderohet ‘’betim besnikërie ndaj Hitlerit’’.
Atëhere si gjendet ende në qendër të Tiranës , në monumentin kushtuar ‘’Partizanit çlirimtar’’ dhe 127 dëshmorëve të luftës për çlirimin e Tiranës, ai basoreliev ku prijësi i luftëtarëve nderon me tre gishtat lart mbi flamurin kombëtar shqiptar! Atje organizohen ceremoni zyrtare, mbahen fjalime, vendosen kurora, betohen për nder, ideal e gjak dëshmorësh që dhanë jetën për Shqipërinë apo … ?!
Këtë mynxyrë (artistike, historike, politike, morale) të përgjegjshmit e shtetit demokratik shqiptar lipset ta çojnë sa më parë në muze ku ndonjë ciceron i aftë t’iu ndriçojë kureshtarëve enigmën ‘’si e përse’’ u gdhendën tre gishtat e betimit hitlerian mbi flamurin kombëtar shqiptar, të inaguruar më 29 Nëntor 1949, me rastin e 5-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazi-fashist.
Kujt i shijon çorba e prishur, menderoftë brez pas brezi, por jo mbi vakëfin e shenjtë kombëtar shqiptar!
Artikullin vijues e perktheva dhe po e publikoj me qëllimin për t’ia bërë të njohur lexuesit shqiptar përdorimin e simbolit ‘’3 gishta drejt’’ në periudhën e regjimit nazist dhe ndalimin e tij me ligj në shtetin demokratik gjerman, por jo të ndikojë se cili ishte politikani i djathtë austriak Heinz-Christian Strache, etj. (Heinz-Christian Strache është një politikan austriak që shërbeu si Zëvendës-Kancelar i Austrisë (2017-2019). Dha dorëheqjen për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion, me skandalin politik të Ibiza-s që shkaktoi rënien e qeverisë austriake më 18 maj 2019 dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.)
Christa Zöchling. FPÖ: Drei rechte Finger. Ein neues Foto setzt den FPÖ-Chef unter Druck, 28.01.2007 https://www.profil.at/home/fpoe-drei-finger-162845
Christa Zöchling Tre gishtat drejt. Një foto e re e vë nën përgjegjësi shefin e FPÖ Në fakt, neonazistët e dikurshëm prej ditësh janë përpjekur të shesin materiale nga arkivat e tyre private të fotografive. Ajo që në foton e fundit iu duket vëzhguesve të papërvojë sikur Strache i ri thjesht kishte porositur vetëm tre kriklla birre në një tendë, në të vërtetë shpreh një simbol të komunitetit neo-nazist që përdoret në vend të përshëndetjes së ndaluar hitleriane – që në asnjë mënyrë nuk ka qenë vetëm me një krah të shtrirë. Kjo shenjë (tre gishtat) u shfaq në radhët e neo-nazistit gjerman Michael Kühnen në fillim të viteve 1980. Organizata e Kühnen u ndalua në Gjermani në vitin 1983 dhe menjëherë më pas autoritetet gjermane e vendosën edhe përshëndetjen me tre gishta në indeksin e simboleve të ndaluara naziste.

Vetë Kühnen vdiq nga SIDA në 1991dhe pak para vdekjes emëroi si pasues të tij neo-nazistin austriak Gottfried Küssel. Në Austri, varianti i përshëndetjes me tre gishta nuk ishte dhe nuk është i ndaluar në mënyrë eksplicite, por nuk është dhe aq i zakonshëm sa në Gjermani. ku e kuptojnë gjithmonë mesazhin shpeshherë të sikletshëm të tre gishtave të shtrirë. Javën e kaluar u shfaqën fotot e para të Strache në ushtrime sportive ushtarake të ngjashme me ato në pyjet e Karintit dhe në mjediset neo-naziste ka pasur spekulime të mëdha se kush mund të ketë qenë atje përveç Strache. Për neo-nazistin Carinthian Andreas Thierry, i cili vitet e fundit nuk ka qenë kurrë jobesnik ndaj bindjeve të tij, frizurat dhe linja e flokëve ishin fatale. Ai njihej me të, sikurse edhe shokun i tij M.U., një ish-nënkryetar i Kussels, dikur anëtar aktiv i VAPO (njerëz besnikë të opozitës jashtëparlamentare), i cili mori pjesë në disa marshime neo-naziste dhe stërvitje sportive ushtarake në fund të viteve1980. Thierry tani jeton në Baden-Württemberg, ku drejton “Zyrën për trajnimin ideologjik” për ekstremistët e krahut të djathtë NPD-në dhe, kur viziton Austrinë në ngjarjet përkatëse, ai takohet vazhdimisht me miq të bindeve liberale. E ardhmja e tij tek Strache: FPÖ duket se është afër zemrës së tij. Gushtin e kaluar ai shkroi në një gazetë gjermane të rinisë neo-naziste se që kur Strache ishte bërë shef i FPÖ-së, “shumë shokë e kishin rifituar shpresën”, se FPÖ mbetet një “parti e sistemit”, por ai ka besim se Strache, me të cilin “njihet personalisht që nga viti 1989”, “i ka rrënjët në terrenin kombëtar”. Meqë nuk mund të supozohet se në të ardhmen e afërt Strache do të angazhohet për kauzën Nacional Socialiste, FPÖ duhet të shihet si një “partner biznesi”.

Në planin afatgjatë, sigurisht, ajo duhet të ofrojë më shumë “se një shtrëngim duarsh të ngrohtë apo festa të rastësishme në bodrumin e Reichsratsstrasse”, restorantit-bodrum vjenez tek Unaza e Rinisë së Lirisë (RFJ), prapa parlamentit. RFJ tani është nën udhëheqjen e rreptë të krahut të djathtë, gjë që i bën neonazistët gjermanë të besojnë “se ka mjaft nacionalsocialistë në FPÖ”. Kjo tezë mund të gjendet në forumet e internetit, por shumë private. Ndërkohë, është spekuluar se në ushtrime sportive ushtarake ka qenë pjesëmarrës edhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Infrastrukturës. Thuhet se është Shefi i Seksionit Andreas Reichhardt, anëtar i FPÖ dhe të vëllazërisë, përgjegjës për qendrën kërkimore në Seibersdorf, në ministri, bordi mbikëqyrës i Qendrës Kërkimore Austriake. Në këtë rol, Reichhardt thuhet se ka kontribuar jo pak në kthimin e objektit më të madh kërkimor jouniversitar në vend në një shesh lojrash për anëtarët e vëllazërisë. Ai u bë shef seksioni në vitin 2005, nën ministrin Hubert Gorbach (BZÖ). Reichhardt-it iu kërkua disa herë gjatë javës së kaluar për të komentuar këtë thashethem. Të premten pasdite, pak para afatit editorial, ai përmes sekretarit të tij dërgoi një mesazh se “nuk do të ketë asnjë koment për këtë çështje”. Ndërkohë, thashetheme të tjera kishin mbërritur edhe në zyrën e ministrit të Infrastrukturës së SPÖ, Werner Faymann. Ai, gjithashtu të premten e javës së kaluar, njoftoi përmes zëdhënësit të tij të shtypit Thomas Landgraf, se megjithëse kishte dëgjuar për këto histori stërvitjesh ushtarake, ai “nuk foli për këtë” me shefin e seksionit Reichhardt, pasi kjo ishte “çështja e tij private”.

Nuk kishte gjithmonë aq të painteresuar për ecurinë e së djathtës radikale. Në vitet 1990, mjedisi neo-nazist austriak u vëzhgua pothuajse kudo nga autoritetet austriake që kërkonin dërguesin e letrave bombë. Vrasësi nuk u gjet në mesin e organizatorëve neo-nazistë, por në kontrollet e shumta të shtëpive u gjetën armë të ndaluara, plane për përmbysje, video të ushtrimeve sportive ushtarake, lista anëtarësie dhe pamflete propagandistike naziste. Një seri anëtarësh të VAPO-s së ndaluar dhe organizatave të tjera u akuzuan dhe u dënuan sipas ‘’Aktit të Ndalimit të Nacional Socialistes’’. Në aktakuzën e një prej gjyqeve kryesore neo-naziste në vitin 1995, e ashtuquajtura ‘’loja Gotcha’’, të cilën shefi i FPÖ Strache pretendon se e ka luajtur në imazhet që u shfaqën javën e kaluar, ishte pjesë e zinxhirit të provave rrethanore për aktakuzën. Në sallën e gjyqit, loja me goglat shumëngjyrëshe nuk ishte aspak e padëmshme sipas Strache-s: “Në vazhdën e ushtrimeve të tilla sportive ushtarake, pjesëmarrësit luftuan edhe me pistoleta CO2 nga të cilat u gjuajtën topa glicerine shumëngjyrëshe, me të cilat qëllonin njëri-tjetrin në ‘’lojën Gotcha”. Kështu raportoi prokurori publik në atë kohë dhe argumentoi: “Këto ngjarje nuk shërbyen për të zvogëluar agresionin, siç ishte përpjekur të bëhej e besueshme, por në veçanti për të kapërcyer frikën e të shtënave mbi njerëzit.” Një neo-nazist që tashmë i ka braktisur pasi vuajti dënimin, kryente veprimtari në një qytet të vogël të zymtë austriak në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë. Ai pasi u njoh me Küsselin dhe miqtë e tij në një diskotekë, u fut në një grup sportiv ushtarak. Ai i tha një raportuesi se “Lojërat me top me ngjyra” mbaheshin gjithmonë në fund të ushtrimeve sportive ushtarake, si një lloj shpërblimi. Po aq të rëndësishme, ishin trajnimi me shkopinj dhe ai ideologjik. Ai u përdor për t’u përgatitur për përleshje me të majtët dhe bastisje në shtëpitë e azilkërkuesve. Ish-raportuesi, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se kishte kode të ndryshme, duke përfshirë “përshëndetjen Kühnen” me ‘’tre gishtat drejt’’ të dorës dhe grushtin e shtrënguar, i cili përfshinte një “Sieg Heil”(përshëndetje hitleriane me pesë gishtat të shtrirë. Shën. P.L.) Ai beson se u takua me Strache në një apelin Gaut në 1990 në Korneuburg, por nuk mund të betohet për këtë. Përmbysja e planeve. Strache kishte mbërritur pak më herët në qarqet përkatëse përmes shoqatës së gjimnazit “Vandalia”.

Në 60-vjetorin e shefit të NDP-së, të ndjerit Norbert Burger, Strache e gjeti veten në strehën e tij në Kirchberg am Wechsel në pranverën e vitit 1989. Me sa duket ai konsiderohej mjaft i besueshëm për t’u pranuar në atë terren. Një vit më parë, NDP e Burger-it ishte ndaluar për shkak të riaktivizimit të nazistëve. Me këtë rast, Strache takoi dhe ra në dashuri me një nga bijat e Burgers dhe shpejt u bë një mysafir i përhershme në familjen Burger. Atje ai haste shpesh neonazistin Gottfried Küssel, ndoshta edhe Herbert Schweiger, zëvendës i Burger. Schweiger, një ish-anëtar i divizionit SS ‘’Leibstandarte Adolf Hitler’’, ishte mësues për shumë neo-nazistë të rinj në atë kohë. Miku sportiv i Strache, Thierry, e përshkruan Schweiger-in si babain e tij birësues. Për radikalët e djathtë, këto nuk ishin vite të mira. Nuk ishte vetëm PDSH-ja që ishte ndaluar. Fronti Kombëtar (NF) i mohuesit të Holokaustit, Gerd Honsik, i cili më vonë iku në Spanjë, ishte shfuqizuar tashmë si antikushtetues në 1987. Në mbledhjen e themelimit të NF, ku duhej të fliste Schweiger dhe Gottfried Küssel të garantohej për pozitën, takimi u ndalua. Përpjekja tjetër për të krijuar një organizatë dështoi gjithashtu. Lista neo-naziste “Jo përmbytjes prej të huajve”, në të cilën bënin pjesë Honsik, Horst-Jakob Rosenkranz (bashkëshorti i deputetes së Strache dhe anëtare e FPÖ Barbara Rosenkranz) dhe radikali i djathtë Franz Radl, gjithashtu nuk u miratua në vitin 1990.

Neo-nazistët zbuluan një brez pasuesish të rinj, me prejardhje nga nacionalistët e vjetër, i stërvitën fort ideologjikisht, i futën në kampet e stërvitjes sportive ushtarake dhe u përpoqën të kryenin përmbysje. Franz Radl-it, një nga neo-nazistët aktivë në atë kohë, iu kap një libër adresash gjatë një kontrolli shtëpie në vitin 1993, ku lexohet se kush ishte në qarqet ekstremiste të krahut të djathtë. Atje u gjet gjithashtu emri “Heinrich Strache”. Heinrich – kështu quhej Heinz-Christian Strache në ato vite, i tha informatorit një nga vajzat e shefit të PPD-së, Norbert Burger. I pyetur nga informatori një vit më parë se përse ndodhej emri dhe numri i tij i telefonit atje, Strache tha: “Këto janë histori. Diçka po ndërtohej”. Tani lajmëtari që i ka dorëzuar gazetës së përditshme foton e publikuar për herë të parë nga “Austria” thotë se Strache e ka përshëndetur Franz Radlin me shenjën ‘’tre gishta’’. Thuhet se ai ka qenë i pranishëm në mbledhjen e vëllazërisë. Pjesëmarrës të tjerë të ushtrimeve sportive ushtarake në pyjet e Karintit mund të gjenden gjithashtu në direktorinë telefonike të Radl. I listuar është edhe drejtori aktual i ‘’Klubit parlamentar liberal’’, Norbert Nemeth, i cili megjithatë, me sa dihet, nuk ka asnjë lidhje me stërvitjet ushtarake. Ndryshimi i mjedisit. E kaluara e Strache ka qenë prej kohësh një barrë. Në një proces gjyqësor kundër tij , në vitin 2001, politikani fillimisht refuzoi të fliste nëse e kishte njohur “Udhëheqësin” Gottfried Küssel. Në fund, Strache pranoi se e kishte takuar disa herë në shtëpinë e Burgers, por ishte “distancuar” nga Küssel. Takimet e mëvonshme në festimet e solsticit dhe në “shërbimin funeral” vjetor të vëllazërisë, më 8 maj, ditën e kapitullimit të Gjermanisë hitleriane, ishin thjesht rastësi, tha Strache në atë kohë. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, disa nga nazistët e ish-klubit sportiv ushtarak VAPO vendosën të bashkohen ilegalisht me ekipin fqinj të krahut të djathtë “Cimbria”. Mentori i Strache, nga qarku i tretë i Vjenës, i cili, sipas deklaratave të tij, pretendon se e ka rekrutuar si anëtar të FPÖ një këshilltar qarku i quajtur Herbert Güntner, është gjithashtu në ‘’Cimbria’’. Miku i Strache, Clemens Otten, organizatori i demonstratës kundër ekspozitës së Wehrmacht-it në prill 2002, ku neo-nazistët brodhën në qendër të Vjenës me britma fitoreje dhe shpëtimi, është gjithashtu në ‘’Cimbria’’ që ka gjithashtu një anëtar tjetër të shquar: Reichhardin, Shefin e Seksionit tek Ministria e Infrastrukturës.

Christa Zöchling 28.01.2007

Reference, FOTO ”TRE GISHTA”Betimi për besnikëri ndaj Hitlerit! https://www.facinghistory.org/resource-library/image/swearing-allegiance-hitler?backlink=https://www.facinghistory.org/holocaust-and-human-behavior/chapter-5/pledging-allegiance

blank

blank

CPJ224 Swearing-in of soldiers of the regiment ‘General Goering’, 1935

blank

blank

blank

STANDARDI I RI I LDK-së… – Nga REX KASUMAJ

Fokus
E lexova këtë sihariq dhe, natyrisht, mbeta i zhgënjyer.
Eprori riosh, L. Abdixhiku, kumtoi: kemi vendosur një standard në Ldk! Kush humb rëndë zgjedhjet, largohet nga kreu i saj!
Shumë interesant!
Por, me ç’duket, sërish është lënë një vegëz për interpretim të lirë.
Sepse, thjeshtë, sa është shkalla, gradacioni i “humbjes së rëndë”?
Dhe kush e përcakton atë?
Në Europë është pak më ndryshe. S’ka diferencim në humbje të rëndë e në humbje të lehtë!
Zgjedhjet ose fitohen, ose humben.
Dhe, në rastin e dytë, prijësi i listës a partisë ikën pa zhurmë. Rezymon shkaqet, pranon përgjegjësitë dhe lamtumiret.
Madje, lamtumiret jo vetëm përkohshëm me postin, por me politikën. Karriera e tij merr fund përgjithmonë.
Kështu ishte në Gjermani tash gati 70 vjet. Është trollëzuar, tashmë, një kulturë politike që refuzon përsëdytjen e fitimtarëve dhe revanshin e të mundurëve. Shansi është i papërsëritshëm: njëherë kandidat, njëherë kancelar (një apo disa mandate) dhe kurrë më!
Por LDK-ja e Abdixhikut paska shpikur një formulë tjetër. Tipike ballkanëse dhe larg, shumë larg Europës!
Mjerisht!
R.
blank

BOTA E RREME – Nga Muçi Xhepa

Petro është zgjuar herët. Ka ditë që tryezën e punës e ka mbështetur te ana e dritares. Lindja e diellit.
– Ka filluar të më bjerë shikimi.
Më tha, kur e ndihmova ta vendosë. Perëndi, u luta me tërë shpirtin, jepi dritën tënde ta mbarojë studimin që i ka kushtuar jetën. “Shqipja dhe sanskritishtja”.
Zbres shkallët me kujdes. I zhytur mbi letra s’më ndjen. Pres te fundi. Ai merr lapsin i nervozuar dhe fillon të korrigjojë ç’ka shkruar.
– Duhet t’i bëj të tëra vetë. Ata kanë një tufë që ua rregullojnë. Plehrat.
Flet me vete me zë të lartë.
– Mund të të ndihmoj.
– A ha, edhe ti herët qenke ngritur. Jo, se e mbarova. Pas mëngjesit do të vazhdojmë mësimin që lamë në mes te “Starbaksi”.
– E do ta sjell këtu, apo do ngjitesh lart dhe hamë bashkë. Aida na ka bërë petulla me mjaltë.
– Është e mbaruar në gatim Aida. Por, sot, nëse s’përton, sille këtu.
Studioja e Petros është dhoma e madhe në katin e parë të shtëpisë. Dritarja shikon nga kopshti dhe natyra e qetë i krijon gjendje tjetër. Meditim.
Profesori: Vazhdojmë. Dimë se:
(x = -x) = 〇
Mos harrojmë simboli “〇”është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës, sepse vetëm për këtë simbol kemi:
〇 = – 〇
Prandaj ne mund të themi:
Zoti = Coincidentia oppositorum = (x = – x) = 〇
Duke qenë kështu simboli Ф mund të interpretohet si (ndarje, / ) nga Zoti ( 〇 ).
Po mëkati (engl. sin) nuk është tjetër veçse pikërisht kjo:
“Ndarje nga Zoti”.
Prandaj ekuacioni simbolik ( ● = Ф ) mund të vështrohet edhe si një përcaktim themelor i mëkatit:
“Mëkati ( ● ) është ( = ) ndarja nga Zoti ( Ф )”.
Studenti: Domethënë sa herë ne mëkatojmë ndahemi nga Zoti? Shkojmë kundër tij?
Profesori: Po:
Kur ndahemi ( / ) nga Zoti ( 〇 ), kur bëjmë simbolikisht Ф, ne ndyhemi (we become impure… dirty… filthy…) ( ● ) e i kundërvihemi, e mohojmë atë ( – 〇 ).
Studenti: Dhe ky është, në qoftë se nuk gabohem, edhe miti i Adamit dhe Evës, që nuk e dëgjuan, nuk ju bindën Zotit (engl. Didn’t obey God) e pra u dëbuan nga Parajsa…?
Profesori: Po, po atë strukturë ka, është “izostruktural” me të.
Ne pamë se:
Parasja = Qendra = Zoti = (x = – x) = 〇
Duke qenë se Adami dhe Eva nuk ju bindën Zotit, të gënjyer nga Shejtani (engl. Satan, the Devil in the shape of a Serpent… Read in the Bible, Genesis…) ajo që ata bënë simbolikisht (engl. what they did symbolically… mund të tregohet me – 〇 e pra edhe Ф, e pra (engl. and so therefore also…) ● (mëkati, e keqja, e ndyra…).
Mirëpo ne pamë se kemi gjithashtu:
(x = – x) = 〇 = … ( E )
(x = x) = – (x = – x) = – 〇 = ● … ( F ).
Ata kaluan kështu nga gjendja parajsore (engl. paradisiacal state), me logosin (logjikën) e saj E, në gjendjen tokësore me logjikën a logosin e saj F.
Meqenëse siç kemi parë E > F ne shikojmë se diçka atyre ju zbrit (engl. something was substracted from them…) prandaj dhe zbritën, domethënë ranë (engl. fell) nga Parajsa. Me këtë rënie filloi Bota…
Studenti: Kuptoj që po më flet për gjëra tepër të rëndësishme, por nuk po arrij të të kuptoj plotësisht. Prandaj dhe të lutem, zgjerohu pak, bëhu pak më i qartë e i kapshëm nga intelekti im…
Profesori: Ke të drejtë, sikur u nguta pak… (engl. I was truly in a kind of a rush…).
Mirë atëherë… Pikësëpari shihet se si Shqipja shtron (pozon) ekuacionin simbolik:
– 〇 = 〇 … ( F )
↓zbritje zbritje
(engl. substraction). (engl. fall, descent, declining, abatement…)
Që është një ekuacion ( ekuivalence) simbolik që përfshihet (engl. is included, is contained, is covered by…) siç do të thonim në formulat e Algoritmit Simbolik… Po dhe këtu që tani ne jemi në gjendje të japim një demonstrim logjik të kësaj formule.
Dhe në fakt, ne dimë se kemi:
– 〇 = ● … ( F ).
Por ● mund të interpretohet, ndër të tjera edhe si materie (lëndë) dhe në dimë se lënda peshon (engl. weights), se materia rëndon (engl. is heavy) dhe si e tillë (engl. and as such) bie (engl. falls).
Kështu që kemi ekuacionin simbolik:
● = 〇 … ( F ).
Në qoftë se simbolin ● e riinterpretojmë tani si e keqe, si mëkat (ingl. sin), ne shohim se Adami dhe Eva mëkatuan ( ● ) në Parajsë ( 〇 ) e pra nuk mund të rrinin më aty (● = – 〇) e pra u dëbuan që andej, e pra ranë (engl. they fell…) ( 〇 ).
Studenti: Pra nëpërmjet formulave të Algoritmit Simbolik, ne rigjejmë mitin e mëkatit origjinal (engl. Original sin)?
Profesori: Po, siç e sheh… Dhe vërë re, meqenëse simboli ● mund të interpretohet edhe si mëkat ( ● ), por në të njëjtën kohë edhe si materie, e pra edhe bota materiale, ne shikojmë se bota si e tillë filloi, u krijua nëpërmjet mëkatit origjinal.
Studenti: Ju po thoni, me fjalë të tjera, me sa kuptoj unë, që, sikur Adami dhe Eva në Parajsë të mos kishin mëkatuar (engl. if… they had not sinned…) Bota (materiale) do mos ish (nuk do të ishte, engl. would not have been…) krijuar?
Profesori: Pikërisht këtë po them, megjithëse e di që ky kjo do të të duket jo vetëm e pabesueshme, por edhe blasfemuese (engl. blasphemous). Por, nga sa do të shohim më poshtë, ti do të bindesh se është vërtetë kështu.
Vër re, në shqip:
krim = (engl. crime)
krym = fatto, creato
E vë re sa shumë ngjajnë këto fjalë? Ato sajojnë (formojnë) një homonimi pothuajse të plotë. Mund të formulojmë këtë aforizëm në shqip:
“Bota asht krym nëpërmjet një krimi”… (engl. “The world has been created thanks to a crime”).
Krimi (the crime) që është ai kundër Zotit, mund të paraqitet simbolikisht si: – 〇. Në gjuhën e Mendimit Simbolik ( = Mistik ) ky njihet me emrin: (engl. “The cosmogonic Sacrifice”). Këtu fjala “cosmogonic” do të thotë “botë (cosmos) lindëse (gonic)”.
Le të lexojmë te Cirlot lidhur me këtë çështje:
“Cosmogony: The basis of most cosmogonie is the ‘Cosmic Sacrifice’, expressing the idea that the creation of forms and matter can take place only by modifying primordial energy. Such a modification, so far as most primitive and protohistoric peoples are concerned, was seen to exist in such a painful forms as mutilation, struggle or sacrifice. In Babylonia cosmogony it assumed the form of the killing of the original mother Tiamat (the dragon), whose body was used in the creation of heaven and earth. Hindu tradition links the struggle of the gods with a tribe of devils called Asuras, or with monsters of some other kind. According to the Rigveda, the gods would sacrifice a primeval being – the giant Purusha. In Persia it was a bull which was sacrificed by Ahriman or Mithras. In Scandinavia it was the giant Ymir who was dismembered by the Aesir gods and then used as a material for the creation of the world…” (page 64-65).
Siç sheh, në qoftë se e tregojmë Hyjninë (Zotin) me 〇, në tekst na thuhet se Bota u krijua me:
– 〇 (mohim, “vrasje”, sakrificë…)
ose me Ф (engl. mutilation… dismembering… modificatio of the primordial energy…).
Por ne dimë se:
– 〇 = Ф = ● … ( F ).
Pra dhe Mendimi Mistik (Simbolik) na thotë të njëjtën gjë, ai rikonfirmon, me fjalë të tjera, plotësisht ato që ne deduktuam krejt logjikisht…
Studenti: Në tekst ne lexuam se “… the creation of forms and matter can take place only by modifying primordial energy…”. Si duhet kuptuar kjo?
Profesori: Një pyetje e mençur (engl. smart question…). Energjia Primordiale është Engjia infinite (e pafund, pambarim…) e Zotit. Po ne pamë se simboli 〇 ka ndër të tjera edhe kuptimin: engl. “The All, Infinity…”. Pra duke qenë kështu, simboli 〇 mund të shërbejë fare mirë për të paraqitur simbolikisht, engl. “the infinite primordial Energy…”, ndërsa simboli Ф,
meqenëse Ф < 〇 , mund të shërbejë fare bukur për të shprehur, engl. “the modification of the primordial infinite Energy”.
Fjala “modification” (shqip “modifikim”) do të thotë ketu: “zvogëlim” (engl. diminuition). Me fjalë të tjera, energjia primordiale infinite (e pambarim, e pafund) që të mund të krijojë duhet të zvogëlohet, të bëhet e fundme (engl. finite). Dhe, vërtetë:
Energji primordiale pafund = 〇 = – ● = jo materie, jo krijim materie, jo krijim të Botës materiale, ndërsa:
Eneregji primordiale e modifikuar = Ф = ● materie, botë materiale, krijim i Botës materiale.
Edhe në këtë rast meqenëse 〇 = E dhe Ф = F shihet se krijimi i botës lidhet me kalimin nga kodi E në kodin F. Dhe nëqoftesë nga ana tjetër, siç pamë F = Ф = ● = 〇 =
rënie (engl. fall), krijimi i Botës lidhet kështu me rënien nga kodi E në kodin F, gjë që mund ta shprehim si:
E
↓ = ● (krijimi i Botës materiale)
F
Studenti: Pra krijimi i Botës Materiale lidhet me një rënie (engl. fall)?
Profesori: Po. Dhe është një rrenë (engl. lie, illusion…).
Studenti: Si, si? Një rrenë…?!
Profesori: Për mendimin mistik… Lexojmë, lidhur me këtë çështje te Cirlot:
“Maya: … The world, not as it is in itself, but as we perceive it and react upon it, is the product of our own maya or delusion. It can be described as our own more or less blind life-energy, producing and projecting demonic or beneficient shapes and appearances. Thus we are the captives of our own Maya-Shakti and of the motion picture that it incessantly produces… The Highest Being is the Lord and master of Maya. All the rest of us… are the victims of our own individual Maya… To liberate man from such a spell… is the principal aim of all the great Indian philosophies…”. (pag. 206)
Studenti: Tani e kuptoj… Ke të drejtë, filozofikisht është pikërisht kështu. Këtë thonë pak a shumë edhe të gjitha filozofitë idealiste… Tani e kuptoj përse thuhet “fenomenet” e Natyrës. “Feno” do të thotë “dukem” (engl. I seem to be…) dhe në shqip “Dukuritë” e Natyrës (engl. the phenomena, the appearances of Nature).
Profesori: Ashtu vërtetë dhe ja vër re sa mirë të lashtët, të vjetrit, (engl. the ancients…) i kanë ditur keto gjëra… Hë, dhe vër re gjithashtu në shqip:
event, happening
ngjarje {
similarity, appearance, (but not reality, not truth)
Në këtë mënyrë Shqipja na thotë fare qartë se ngjarjet (engl. the events, the happenings…) në këtë botën tonë materiale janë vetëm ngjashmerira me Realitetin e Mbramë (engl. The last, profound Reality) që fshihet pas tyre (which lies hidden, behind them…). Pra, bota kështu sikundër ne e perceptojmë (engl. perceive) është vërtetë një rrenë, domethënë një gënjeshtër, (engl. a lie). Prandaj shpesh në shqip thuhet: “Ah, botë e rreme”! (engl. false, phony…).
Studenti: Por, duke qenë se bota është e rreme, atëherë çdo gjë në të do të jetë po e tillë, domethënë, e rreme…
Profesori: Sigurisht… Prandaj si në Budizëm, ashtu dhe në Krishterizëm, na thuhet: “Mos e doni botën dha asgjë në të…”, (engl. Don’t love the world nor anything in it…). Këtë predikon Mendimi Mistik dhe këtë predikojnë edhe të gjitha filozofitë dhe fetë (engl. religions) më të lashta dhe të mëdha të Lindjes (engl. East).
Studenti: Hë, dhe siç duket, të parët (engl. ancestors) e Shqiptarëve e kanë ditur këtë, sepse e kanë përfshirë, këtë të Vërtetë Themelore, në gjuhën e tyre: rënie (engl. fall, me të cilën bota filloi…) dhe rrenë ( engl. lie, illusion).
Profesori: Po. Por edhe në vetë anglishten:
to fall = me ra, 〇
to fail
to filth = me ndy, ●
false = e rreme, … – 〇
(duke qenë se 〇 = Qendra, Zoti, e Vërteta Absolute…)
Le të zgjerojmë këtë bisedë dhe le ta ndërpresim pak ecjen përpara në ndërtimin e Algoritmit, për të vënë në dukje përherë e më tepër informacionin e rëndësishëm dhe të gjithanshëm (engl. universal) që ne mund të nxjerrim nga gjuha, duke e analizuar atë ashtu siç vepruam gjer tani, domethënë, kryesisht, duke rrokur ngjashmëritë e fjalëve (homonimitë dhe gjysëm a thuajse – homonimitë) që tregojnë dy a më tepër (engl. two or more) objekte, sende…
Studenti: Jam plotësisht në një mendje me ty. Këto “lojra” fjalësh më pëlqejnë kur shoh se si pas tyre fshihet një informacion kaq i rëndësishëm…
Profesori: Këtu e mbarojmë për sot.
Mesditë. Dielli, tashmë është ngritur mbi ahun e lartë në kopsht dhe përmes degëve të zhveshura, rrezet prekin dëborën e ngrirë. Drita reflektuese e kristaleve të akullta sjell te ne, pranë dritares, bukurinë e saj: shkëlqimin e dëborës.
– Dëbora reflekton nëtëdhjetë përqind të rrezatimit UV.
– Që do të thotë ekspozohemi ndaj një doze dyfishe të UV-së: diellit dhe dëborës.
– Çfarë thotë ligji i reflektimit për këtë?
– Kur drita reflektohet nga një sipërfaqe e lëmuar, këndi i reflektimit është i barabartë me këndin e rënies dhe të dy rrezet shtrihen në të njëjtin rrafsh. Drita e reflektuar është e ndritshme, një imazh i vogël i diellit.
– Që rrezja e dritës të godasë syrin tonë dhe të bëhet e dukshme, kristali duhet të jetë i shtrirë në këndin e duhur në sipërfaqe, në mënyrë që këndi i reflektimit ta dërgojë rrezen në drejtimin tonë.
– Po, Nga mijëra kristale akulli qe shtrihen në sipërfaqe, ne shohim vetëm ato që rreshtohen saktë.
– Shkëndija dëbore.
– Për të parë shkëndija dëbore duhet që ajo të jetë e thatë, sepse ashtu kristalet e akullta qëndrojnë të ndara si një sipërfaqe e sheshtë reflektuese.
– Kjo është gjuha e shkencës. Po ajo…?
– Gjuha Mistike na mëson se dëbora është një kanal energjie, është një zë hyjnor që na flet përmes imazheve vizuale, në mënyrë që ne ta përjetojmë atë me shqisat tona trupore. Tani mbylli shënimet dhe le të bëjmë një cpë udhë në këmbë përmes kësaj bardhësie e të bëhemi gati për drekë te “Çallma”.
“Çallma” është restoranti persian që Petros i pëlqen shumë. Flet farsi me pronarin. Janë miq.
blank

Pas provokimit të Yuri Kim është rradha e Nevila Nikës: ”Enver Hoxha nuk duhet parë vetëm zi!

Pas provokimit nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim që uroi për 29 Nëntorin 1944 duke u pritur me reagime e sharje nga rrjeti social, kësaj rradhe është historiania Nevila Nika që i provokon shqiptarët:

“Udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me të mirat dhe të këqijat”, historiania Nevila Nika: Enver Hoxha nuk duhet parë vetëm zi

“Figura e Enver Hoxhës nuk mund të shihet vetëm zi. Duhet kapërcyer vështrimi i të parit bardh e zi të disa figurave apo ngjarjeve historike përfshirë dhe Enver Hoxhën. Duhet thënë për atë që bëri e atë që nuk bëri. Ai udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me të mirat dhe të këqijat”, kështu ka deklaruar historiania Nevila Nika në konferencën “Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja” organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në kuadër të mbylljes së muaji aktivitetesh kushtuar 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas saj shumë figura e personazhe historikë në kohë të ndryshme kanë pasur vështrime të ndryshme në librat e historisë, përfshirë këtu dhe Ismail Qemalin që deri në vitin 1962 ishte pothuajse shumë pak i përfshirë në librat e historisë, e njëjta gjë për Hasan Prishtinën. Në këtë diskutim ku ishte e pranishme dhe drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, merrnin pjesë historianët Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Artan P. Hoxha, Ardit Bido dhe Dorian Koçi, që sollën qasjen e tyre ndaj një procesi të natyrshëm në historinë e kombeve në raport me rishikimin e historisë. Pëllumb Xhufi u shpreh se historia e Shqipërisë është e mbushur me boshllëqe. Historiania Nevila Nika ndër të tjera u shpreh demistifikimi i historisë ka nisur. “Jemi munduar gjithë historianët, ata që kanë marrë mundin për të rrëfyer të vërtetat tona. Historia është diçka që duhet transmetuar. Ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim, si për ngjarje si për figura të historisë sonë”, u shpreh Nika gjatë këtij takimi.

Në fjalën e saj, historiania Nevila Nika vijoi më tej se një historiani i duhet të jetë pa ndërprerje pranë arkivave. “Pranë atyre burimeve ku mund të marri gjithçka për të shkruar. Për historianen Nevila Niika historia ka zhvillimet e veta. “Pasurohet në dokumentacion”, vijoi Nika. I pranishëm në këtë takim, Ardit Bido drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave tha mes të tjerave se rishkrimi i historisë ka marrë një konotacion negativ. “Rishkrimi i historisë konsiderohet sikur do hidhen gjithë tezat e tanishme dhe do ndryshohet gjithçka. Por kjo është thjesht një punë e përgjithshme e historianit. Rishkrimi ka marrë një konotacion negativ në diskutimin publik”, tha ai./Balkanweb

blank

 

blank

Asimetritë e Europës (Mbi një paralele të mundshme) – Nga REX KASUMAJ

 

1.
Messhekull i ikur, tek paqja dridhej si një fletë e pashpresë vjeshte. Dhe, ndërsa Europa ndjente makthin që afronte, qyteti i vogël Saarbrücken,
i bënte sfidë drojës së kudoshtrirë e festonte.

“Heim ins Reich”, ishte brohoria e bredhtarëve të humbur që ktheheshin në shtëpi.

Ishte viti 1935 kur, Saarlandi, vërtetë, i dëshiruar gjakshëm kthehej në Votrën e tij.

Në fakt, Adolfi që, njëj kohe të dytë, do të shpallej kryedemon i Europës, i hidhte një hije e, natyrisht, i bjerrte legjitimitetin deklarimit referendar.

Veçse, 20 vjet më pas (1955), historia ripohonte në mënyrë të kulluar vullnetin e Saarlandit për bashkim me Gjermaninë, t’ëmën q’e priste!

Kjo është dita më gëzimplote, fliste i emocionuar e krenar në solemnitetin e bukur, kancelari Adenauer, personifikim i Orës së re të Europës.

Ndërkaq, para e mes dy referendumesh, Saarlandi shkruante me dhimbjen e vet një kronikë të lodhshme: okupim, emblema të huaja, sund i gjatë i të shéjtes perandori romake, mëtej, skeptër i Luit të 14 (Provincë e Saarit), intermexo mëvetësie dhe, tutje, shpatë e Napoleonit (Departament i Saarit) identitet provizor, administrim nga Liga e popujve.

Pastaj, ndërrim zotash sërish. Pjesë e Senatit të Prusisë një grimë kohë, më vonë aderim në Mbretërinë e Bajernit (1815-1918), e deri tek viti i Adolfit, njëherë dhe, së fundmi, tek viti i Konradit, herën tjetër!

Për të mbyllur biografinë e rrëzomave të pasosme, ishte hedhur dhe teza që (posi ministri i jashtëm amerikan W. H. Seward që kishte blerë Alaskën), Sarlandi të blihej nga Franca dhe perdja të binte përgjithmonë mbi fatin e keq.

Por, mjerisht, arka federale e moteve të hershme pasnaciste ishte gati bosh. Dhe Saarlandi duhej të parzmonte heshtjen me vështrim të mekur në stinët që alternoheshin në horizont.

2.
Nuk e di pse, por duke lexuar këto radhë nga një libër i madh (“60 minuta histori…”), më vinte vetishëm ngasja mbi një paralele të mundshme midis tij e Kosovës.

Histori e vjetër: Dardani, pjesë e Illyrisë, mësymje perandorie nga Perëndimi dhe i dy të tjerave, barbare, nga Lindja. Stemë e sovranizëm romak, mandej otomanë e sllavë, të egër e obskurë si rrallë ndonjëherë.

Mirëpo, ashtu si Saarlandi, Kosova ruante prorë një status të veçantë, megjithë krrokamën e korbave të zisë. Ishte Vilajet më vete që, madje, përfshinte territore të tërë shqiptare përreth.

Por, sërish, kjo veçanësi ishte krejt tjetërfare. Sepse, ndërsa ernat e Saarlandit rrëzonin shpesh stemat kalimtare, nata e Azisë ishte e gjatë: skllavëri, mort, harrim, makth, skamje, injorancë popullore, vargoj trupi dhe errësirë shpirti…

Aq e pambarim kjo natë, sa që njerëzia nuk e mendonin ndryshe fundin e saj, pos me fundin e botës…

Histori e re: vite të vonshme. Kosova mbetej prapë “zonë e veçantë” (Zhupaní,
Krahinë jugore, Kosmet, Autonomi…), një trup i huaj në tri krijesat sllavojugore me emër, territor dhe popullin e saj shqiptar q’e banonte qysh në fillim të Kohës gadishullin ballkanik.

Madje, përflitej (ndoshta pëshpërimë folklorike) se Amerika i kishte ofruar Serbisë pesë miliardë dollarë për të shitur Kosovën.

Por, edhepse Arka e Uashingtonit ishte plot, tregtiza gjeopolitike me ariun rus pranë, do dilte cung i zi n’mes të udhëmbarës arbnore…

Së mbrami, pas një kalvari apokalipse, do të shpallte pavarësinë e legjitimuar nga Flijimi dhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Dhe, kështu, pa ndërdyshje, përmes “Translatio imperii” do bënte zgjedhjen e vetme: të ndërkalonte në Perandorinë euroatllantike të lirisë…

3.
Tani përse kaq të errta asimetritë e Europës? Dhe, ndaj, kaq e vështirë e dramatike ndërkalesa, një “Heim ins Reich” shqiptar, gjithnjë i frymës libertare të Adenauerit?

Aq më tepër kur ai pati një faturë të rëndë morale, politike e finansiare për të shlyer!

Ndërkohë që Shqipëria nuk i detyrohet askujt për asgjë. Por, e kundërta, janë të tjerë që i detyrohen: gjak e liri të shkelur, tokë e hapsirë të prerë dhe histori e lumturi të vjedhur!

Sidoqoftë, epilogu saarlandas nuk solli një zgjim të bukur nga ëndrra ylberore.

Saarlandi fitoi “anschluss- bashkimin” e përvuajtur, por, njëkohësisht, do t’a humbiste prapë atë. Shmagjepsja kishte rezervuar hakmarrjen e saj.

Po si kështu?

E vakëta e romantikës konsumohet shpejt e vdes. Jetesa do ishte e vështirë. Saarlandi s’do arrinte të mbajë hapin e mirëqenies q’e besonte në Atdheun e madh!

Që këndej, a mund të kishte një këndvrojtim të tillë gjerman, i ftohtë e kalkulues, “anschlus
– bashkimi” i Kosovës dhe anëve të saj, me Shqipërinë mëmë?

Nuk e besoj. Nëse Saarlandi është tepër i vogël për Gjermaninë, Kosova me vise janë tepër të mëdha për Shqipërinë.

Për luksin e dyanshëm të egoizmit dhe shpërfilljes. E pra, për një thirrje fatale furtunash të reja mbi Dhéun e tyre!

R. K.

blank

Ligjërimi diplomatik i Shaban Muratit – Nga HALIL RAMA

Pasi ka ndjerë mungesën e mendimit diplomatik shqiptar për çerek shekulli, si ish-funksionar në Ministrinë e Jashtme dhe dy herë ambasador, diplomati i mirënjohur Shaban Murati po e plotëson këtë vakuum me analizat e tija të mirëfillta, të përmbledhura në 17 vepra të botuara në harkun kohor të 17 viteve të fundit. Është ky padyshim një kontribut mjaftë i qënësishëm në pasurimin e historikut të diplomacisë shqiptare. Në analet e kësaj diplomacie, vepra më e fundit e ambasador Muratit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” që u promovua para pak ditësh në praninë e dhjetra personaliteteve shqiptare të politikës, diplomacisë e letrave, zë vend të rëndësishëm, pasi në të shpaloset përvoja 50-vjeçare e një analisti të politikës së jashtme.

Në 75 artikujt e kësaj vepre, të shkruara në harkun kohor të tri viteve të fundit (2018-2021) Shaban Murati, “Mjeshtër i Madh” në diplomaci, sjell mendimin e tij të avancuar si studjues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analist diplomatik.

Kështu, nëse në artikullin “Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndodhet Shqipëria?” (të datës 30 korrik 2018) shpreh shqetësimin e ligjshëm të një situate alarmante, ku përfaqësues të veçantë të diplomacisë europiane tentonin devijimin e objektit kryesor të bisedimeve përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, tre vjet më vonë, ai denoncon me kurajo pabesinë diplomatike të Zoran Zaevit ndaj Kosovës. Thelbin e kësaj pabesie, Murati e sheh në parashtrimin zyrtar që kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bëri në një intervistë në datën 1 gusht 2021 me Agjencinë Shtetërore Serbe “Tanjug”, ku për herë të parë zbuloi se “Ballkani i hapur” serb do të angazhohet në një platformë dhe betejë diplomatike kundër Kosovës. Do të mjaftonte qoftë edhe mosreagimi i duhur i Ministrive të Jashtme të dy qeverive shqiptare (të Shqipërisë dhe Kosovës) për të përligjur titullin sinjifikativ të veprës së ambasador Muratit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”. Parë nga ky këndvështrim, në ligjërimin diplomatik të tij gjejmë fakte dhe argumenta që rrëzojnë tezën e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Referuar zhvillimeve historike, Sh.Murati konkludon se “Për sa i përket Kosovës, ndryshimi i kufijve të saj, nëpërmjet ndarjes, ka qenë një kërkesë konstante prej vitesh, e deri sot, e diplomacisë serbe, që nga Millosheviçi e Koshtunica, e deri te Daçiçi e Vuçiçi. Deri para bisedimeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës, edhe disa qarqe të diplomacisë europiane e kishin konsideruar tezën e ndarjes së Kosovës si alternativë me interes” (fq.13).

Vetëm një analist diplomatik i vëmendshëm si Shaban Murati do të mund t’iu kundërvihej hapur tezave të lidershipeve zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të propozimit të Presidentit Serb Vuçiç për ndarjen e mundshme të Kosovës. Pikërisht ky qëndrim i eksponentëve më të lartë të dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës dëshmon vetëvrasjen diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndaj dhe analisti diplomatik Murati, që para tri vitesh, ndër 14 pyetjeve të ditës që shtroi për Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, iu drejtohet atyre publikisht se: “Me çfarë të drejte dhe norme ndërkombëtare juridike i kërkohet Kosovës t’i japë pjesë nga sovraniteti dhe integriteti i vet Serbisë, shtetit që humbi luftën më 1999? A i kanë lexuar Tirana dhe Prishtina traktatet e paqes dhe marrëveshjet e paqes midis shteteve fituese dhe shteteve të mundura në luftë?…A duhet të lejohet që Kosova të humbë në paqe atë liri e sovranitet, që fitoi në luftë me gjak dhe me ndihmën e NATO-s në vitin 1999?”.

Në trajtimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri – Kosovë të tre viteve të fundit, si dhe të raporteve të tyre me Serbinë, SHBA-të dhe BE-në, Sh.Murati arrin në konkluzionin se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën e tyre më të ulët. Këtë e argumenton edhe me mosdakortësinë për idenë e rrezikshme të partneritetit strategjik me Serbinë. Referuar deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 26 Nëntor 2018 në Pejë se “Marrëdhënia jonë me Serbinë është strategjike për afat të gjatë. Shqipëria është e vendosur të ndërtojë një partneritet strategjik me Serbinë”, ambasador Murati e konsideron këtë kaq jonormale, duke menduar se do ngrejë stuhi reagimesh mbarëshqiptare, njësoj si për idenë tjetër të ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Murati argumenton se ky nivel i ulët marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe Kosovës kryesisht vjen nga presioni i fortë i Serbisë, e cila, gjatë mandatit të dytë të qeverisë së Shqipërisë ka gjetur një terren tepër të përshtatshëm për një ofensivë dhe për një imponim të ideve, tezave dhe qëndrimeve jopozitive të qeverisë dhe të diplomacisë serbe. Kjo sipas tij edhe për faktin se pas mikrosamitit të Shkupit të 29 korrikut 2021 të krerëve të tri shteteve anëtare, përkrahëse të projektit serb me emrin “mini Shengen” apo “Ballkan i hapur” konstatohet një ngutje diplomatike dhe politike e sforcuar për të ecur sa më shpejt drejt integrimit serb të grupimit të ri subrajonal. Për të argumentuar lëvizjen e “Ballkanit të hapur” në skemat ruse, analisti diplomatik Sh.Murati sjell në vëmendjen e opinionit publik deklaratën e zëvendësministrit të jashtëm rus, Aleksandër Grushko në Beograd më 18 qershor 2021 se “vendet e Ballkanit duhet të zgjedhin modelin e Federatës ruse, pra të bëhen si një shtet federativ që të ketë qendër drejtuese Beogradin, siç është Moska për Federatën Ruse”. Në këtë kontekst, mbështetjen zyrtarisht dhe publikisht të qëndrimeve të Serbisë nga Tirana zyrtare, ambsadaor Murati e konsideron si qëndrim që solli një çarje midis publikut shqiptar si dhe midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës. Madje me të drejtë Sh.Murati shprehet për defekte të patriotizmit tonë, të cilin e kemi parcial.

Ndoshta edhe për këtë mendim e ligjërim diplomatik të avancuar, Prof.dr.Enver Hoxhaj, ish-zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës (2016-2020) e konsideron ambasador Muratin njohësin më të mirë të Kosovës dhe të raporteve të saj me botën e jashtme që nënkupton: rajonin, Europën Juglindore, raportet me BE-në, por edhe kontekstin global të asaj se çfarë raportesh ka Kosova. “Mund të them që është prej njohësve më të mirë, ndoshta prej Vjenës deri në Athinë.. Sa herë shkruhet, flitet për Kosovën: mendimi i tij lexohet në Prishtinë, jo vetëm në mesin e vendimmarrësve politikë, por edhe në mesin e shumë të tjerëve, të cilët e krijojnë, e fuqizojnë kulturën e re politike në Republikën e Kosovës”, vlerëson z.Hoxhaj.

Nisur edhe nga ky vlerësim shpreh bindjen në domosdoshmërinë e pasurimit të bibliotekave institucionale dhe vetjake të çdo shqiptari me librat e ambasador Muratit.

Veçanërisht në veprën e tij të fundit madhore “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, analisti diplomatik Sh.Murati argumenton edhe dështimin e madh të BE me Kosovën. Referuar dështimit të tryezave të njëpasnjëshme të bisedimeve Prishtinë-Beograd, autori i kësaj vepre e sheh dështimin e BE-më Kosovën në paaftësinë e saj për të arritur një zgjidhje përfundimtare në bisedimet tëtëvjeçare Serbi Kosovë, gjë që imponoi nevojën e angazhimit të drejtpërdrejtë të SHBA në ato bisedime.

Të mirëargumentuara janë në këtë vepër, “Dalldia filoserbe në dëm të rajonit dhe pozicioni që duhet të mbajë Shqipëria”, “Ideja e rrezikshme ruse për Kosovën në Këshillin e Sigurimit” dhe veçanërisht “Doktrina ‘Bajden’, si zgjidhje për Kosovën dhe Ballkanin”.

Ajo që autori e quan Doktrina e Presidentit amerikan Bajden për Ballkanin, me pak fjalë përmblidhet në luftën kundër korrupsionit si interes strategjik dhe kundër atyre politikanëve që destabilizojnë rajonin, si dhe qendërzimi i dialogut Kosovë – Serbi. Autori thekson se modelimi i Ballkanit me standarte perëndimore kërkon një forcë bindëse teorike, por kërkon edhe një forcë praktike, të cilën e përfaqësojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

blank

‘Kërkoni ndjesë’- Ish-gazetari i VOA, Ikonomi, reagon ashpër ndaj urimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për 29 nëntor-in

Ish-gazetari i VOA, Ilir Ikonomi ka reaguar ashpër ndaj urimit të Ambasadës Amerikane  në Tiranë në 29 nëntor për 77-vjetorin e Çlirimit.

Në komentin e tij në faqen e Facebook të ambasadës, Ikonomi thekson se e ashtuquajtura Dita e Çlirimit nuk është uruar asnjëherë nga paraardhësit e ambasadores Juri Kim.

Ikonomi kërkon që ambasada amerikane të kërkojë falje ndaj të gjithë atyre që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri.

‘Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë uruar asnjëherë këtë të ashtuquajtur Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas mendimit tim modest, ky ishte një gabim i madh diplomatik nga ana juaj dhe atyre, që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri’, i keni borxh një ndjesë të madhe, sa më shpejtë të jetë e mundur’, shkruan Ikonomi në faqen e Ambasadës Amerikane në Facebook. /voal.ch

blank

blank

PËRKUJTOJMË SHABAN BOBAJ NË NJËVJETORIN E AMSHIMIT (01.07.1951-02.12.2020) – Nga XHAFER LECI

Atdhetarët veprimtarë të mëdhenj e të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, nuk vdesin kurrë sepse pas vetës lënë një lum veprash.
Gjithë ata mijëra mërgimtarë, në veçanti, në radhët e LDK-së, të cilët e kanë njohur, janë mburrë me  Shabanin, duke filluar nga kryesia e atëhershme e Degës së LDK-së, si Hafiz Gagica, Sali Çekaj, Donika Gërvalla, Hazir Krasniqi, Marjan Tunaj, Agim Kamberaj, daja Adem Thaçi, Idriz Zeqiraj, Emrush Lokaj, e shumë të tjerë.
I tillë ishte Shaban Bobaj, një burrë besnik e fisnik, i cili rrjedh nga një familje e madhe e Kabashëve të Prizrenit, e cila, në të gjitha periudhat kohore të historisë sonë, kanë kontribute në luftëra dhe paqe.
Shabanin, e njoha rastësisht në vitin 1980, në banesat e Firmës “Merecdes Benz”, në Sindelfingen të Gjermanisë, i cili banonte në një dhomë bashkë me kushëririn e tij, Mejdi Rexha, tash i ndjerë, ndjesë pastë.
Nga Kosova, Gjilani për ta blerë një veturë “Mercedes”, erdhi miku i shtëpisë tonë, Avokat Hasan Hoti. Shabani dhe Mejdiu, edhe pse ju treguam arsyen që po kërkonim me ble një veturë, megjithatë shumë pak flisnin, hezitonin sidomos Mejdiu, sigurisht për shkak të veprimtarisë së tyre në ilegalitet. Vullnetarisht u paraqit një shqiptar, i cili po ashtu punonte në “Mercedes” dhe na ndihmoi për ta blerë veturën.
Jemi parë disa herë nëpër demonstratat e vitit 1981 të organizuar në Perëndim, ku merrnin pjesë,përafërsisht nja  500 deri  në 4 000 mërgimtarë, në mesin e tyre mund të kenë qenë  disa qindra  me bindje markësiste, leniniste-enveriste të grupeve ilegale dhe, ndonjë titoist i dyshimtë… Kurse të tjerët mbi 90%-ind,as nuk ishin enverist, e as titoist, por puntorë,cilët i bashkoheshin parullës Kosova Republikë. Më vonë pas atentatit të kryer nga UDB-a Jugosllave në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, unë kam marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, me vëllain tim Balën, kushëririn Begun, dy vëllezërtit, Brahim e Isuf Shala,  edhe dy turqi Osman Helvaci dhe Osman Yildirim. të cilët punonin me mua, dhe shprehën dëshirë të merrnin pjesë në varrim…

Me Shabanin jemi parë edhe nëpër homazhe të Tre heronjve, Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka, nuk kemi biseduar për politikë, unë nuk ju kam takuar grupeve ilegale.
Shabani, për shkak të afërsisë që ka pasur me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Faridin Tafallari, Kolë Paloka,Mejdi Rexha, Nami Ramadani, Kolë Mërturi, Enver Ismajli,Hismet Klaiqi etj., afër 20 vite nuk e ka vizituar Kosovën me shumë shokë, për shkak të veprimtarisë së tij ilegale, deri në çlirimin e Kosovës më 1999.

 

blank

Për vizitë para varri të Shabanit,unë Xh.Leci, me disa bashkëveprimtarë: Ajet Mehmeti, Tefika Kallaba, Ruzhdi Veseli,  Imer Matoshi, e Xhevat Bekteshi dhe, familjarë i vëllai, Muharrem Bobaj, djemtë, Hisen,Haxhi dhe Lumni Bobaj dhe miku i tyre, Feriz Tafolli !
Lavdi dhe nderim të përjetshëm jetës dhe veprës atdhetare të Shaban Bobajt!

Në kohën e themelimit të Degës së LDK-së, në Esslingen Zell të Gjermanisë, më 5 maj 1990, nga Kirchheim/Teck, kemi marrë pjesë, unë Xh.Leci, Qemajl Morina,tash i ndjerë,ndjesë pastë, Mejdi Laçaj, Hasan Dançe dhe Gani Avdyli.
Shpejt u themelua Nëndega e LDK-së në Baden Württemberg të Gjermanisë, ku edhe Dega e kishte selinë në Stuttgart. Edhe neve menjëherë në Kirchheim/Teck, themeluam aktivin e LDK-së.

Dikur kanë qenë mbi 365 aktiva të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu, në B.W., ka pasur  74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për të gjitha këto 74 aktiva Shabani ka ruajtur të gjitha raportet që ka marrë, si ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për “Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për “Pavarësinë e Kosovës”,  të 3%- shit  etj. Nga këto aktivitete që përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.
Natyrisht që këto aktivitete i kemi bërë bashkërisht të gjithë neve veprimtarët, po përmendi vetëm  anëtarë të kryesisë së ngushtë të Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg Dan Gashi, Selim Koca,tash i ndjerë, ndjesë pastë,Raze Rexhepi, Mejdi Laçaj, Faridin Tafallari, Ajet Mehmeti, Tefik Kallaba, Enver Sinana, Zenel Vatovci,Emrush Çeku,Hasan Hajdaraj, e shumë të tjerë, por sukseset e mëdha lidheshin më shumë me emrin e Shabanit!
Vetëm në tubimet tona në kuadër të aktivit të LDK-së dhe Shoqatës „Kadri Zeka“, Shabani ka marrë pjesë me dhjetra herë,po ashtu edhe Dan Gashi,cili pas tërheqjes së Shabanit, disa vite ka drejtuar Nëndegën,në cilësinë e kryetarit.
Shabanin, e  kisha edhe mik shtëpie dhe, gjithashtu, mik shtëpie dhe shumë për zemër e kishte Mejdi Laçaj.
Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të madh, në zhvillimin e aktiviteteve në shumë fusha, si: Sadrije Salihu, Sofije Dumnica,Afërdita Shkreli,Gjylije Lecaj, Afërdita Dauti- Xheladini, Drita Jakupi, Naibe Gashi, tani e ndjerë etj. Më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë, nëse i përmendi të gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese, nuk do i harrojmë për jetë e mot.
Wendlingen, 02.12.2021

 

blank

The Albanian Quest for Freedom and the End of Yugoslavia: Hon. Joseph J. DioGuardi and the Albanian American Civic League 1985-1993

The Albanian Quest for Freedom and the End of Yugoslavia: Hon. Joseph J. DioGuardi and the Albanian American Civic League 1985-1993 edited by Faton Bislimi documents the history behind the successful lobbying efforts by DioGuardi and the Albanian American Civic League during the period of 1985, when DioGuardi was first elected to the U.S. Congress, to 1993, when Yugoslavia ceased to exist as the Socialist Federation it once was. Bislimi narrates this story chronologically by introducing and presenting some never seen before letters and documents from DioGuardi’s personal archives. The book sheds light on how DioGuardi and the AACL worked tirelessly to earn the support of many U.S. Congressional leaders to bring an end to the plight of Kosovar Albanians and achieve their independence. This ultimately would lead to Milosevic’s indictment for war crimes in 2001 and to Kosova’s statehood in 2008, as described in the Epilogue by Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes DioGuardi, who joined the Civic League in 1994.

Praise for the book:

“The accomplishments of DioGuardi and the Board of the Albanian American Civic League in the Civic League’s early years laid the ground for the recognition of Kosova’s independence in 2008 and the importance of America’s involvement in the region. For those who care about resolving the still unresolved Balkan conflict, The Quest for Albanian Freedom and the End of Yugoslavia is mandatory reading.”
Hon. Ileana Ros-Lehtinen
Member of Congress (1989-2019) and Chair of the U.S. House Committee on Foreign Affairs (2013-2014)

“The book superbly documents the early efforts of former Congressman Joe DioGuardi, Shirley Cloyes, and the Albanian American Civic League to arrest and imprison Serbian dictator Slobodan Milosevic, leading to our shared efforts to bring an end to Milosevic’s ultimately ten-year genocidal march across Southeast Europe.”
Senator Emma Bonino
Former EU Commissioner and Former Minister of Foreign Affairs of Italy

“By taking the reader through DioGuardi’s Congressional Resolutions, his correspondence with the US State Department, and the accounts of his trips to the Balkans with other US elected leaders, Faton Bislimi richly documents the instrumental role that DioGuardi played in bringing about the disintegration of the former repressive country of Yugoslavia and an end to the genocidal regime of Slobodan Milosevic.”
Roland Gjoni, PhD
Newman Fellow on Constitutional Futures, University College Dublin

“This book beautifully and meticulously documents the determined efforts of former Congressman Joe DioGuardi and the Albanian American Civic League to hold to account Serbian dictator Slobodan Milosevic.”
Steven Powles QC
Head of Doughty Street Chambers International

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend