VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tingujt e luftës, art apo fyerje? – Nga Jeta Dedja

August 13, 2021
blank

Komentet

blank

Z. Rama, Shteti yt kerkon legenat, horrat, servilat dhe imoralet! Nga Enida N. Bozheku

Z. Rama,

degjova sot, me kurjozitet “shkencor”, fjalen Tuaj tek UBT, dhe pompozitetin propagandistik qe percillnit tek thonit qe kush perfiton nga fondi i ekselences shqiptare duhet te kthehet ne Shqiperi e te jap kontribut, ndryshe, ska me si me pare qe “merr parate dhe çan ferrat ne perendim”. Degjuar kete deshiroj t’Ju bej me dije se Ju kane Mashtruar! Se ato servilat perreth Jush jane tallur me informacionin qe Ju kane percjell mbi kete çeshtje; qe e verteta eshte krejt tjeter!

Ju bej me dije se vet jam perfituese e “Ekselences Shqiptare”;

– se me detyrim shteteror ne vitin 2014 duhej te kthehesha ne Shqiperi;

– se Shteti kishte per detyre te me gjente vend pune (me kish paguar per kuader te larte – ph.d.);

– se ne te vertete, pasi u doktorova dhe erdha ne Shqiperi, rilindset e tua me thonin se isha overqualified; se duhej te kthehesha nga kisha ardhur (a thua se nuk isha shqiptare); me thonin, se si une kishte plot; se rilindja s’kishte nevoje per mua apo njerez si une (dinim shume); se punen ta gjeja vet, se ska vende per te shkolluarit jashte; se punet i di me mire rilindja; se shteti ka ekselenca me tonelata.

Pra, Shteti Jot, i rilindur, nuk kishte dhe Ju garantoj qe nuk ka deshire te kthej ekselencat.

Shteti yt kerkon legenat, horrat, servilat dhe imoralet!

Ndaj Ju lutem, na kurseni fyerjen e inteligjences me presione boshe! Jo per gje por ekselenca e mendjes jemi ne. (Po, po Ne. Ne qe kemi investuar ne dije), ndersa Ju jeni thjeshte vajte-ardhje te votave politike. Dija mbetet, politika shkon!

(P.s. Personalisht e kam nderuar kontraten me shtetin per tre vite rresht (2015 – 2018 vajtje ardhje çdo jave – shih TIMS).

Kete e kam bere me parate e mija, mundin, punen dhe sakrificen time; dhash kontributin ne fushen akademike – vazhdoj ende ta jap sot, edhe pse para Ekselences fitojne vettingaret e shkarkuar (zevendesuesit tane ne katedra universitare). Ama, kush si une, do vazhdoj te jap e shkelqeje, jo per Ju por per Shqiperine!).

Juaja,

ish studente ekselences, doktoruar dy here ne “Sapienza” te Romes dhe mbajtese e titullit “Eksperte” ne Te Drejte Tregtare Nderkombetare ne “Sapienza” te Romes, dipllomuar po ne Sapienza te Romes.

blank

SAVE MY RYAN! – Nga Lutfi ALIA

Problemi jetësor i njerëzimit është të parandaloi luftat totale, që të mos përsëriten masakrat masive, si ato që ndodhen në Luftën I dhe Luftën II Botërore. Luftat nuk mund të shmangen me brutalitetin e forcave superiore, as me gara armatimesh, por mund të parandalohen me forcën e kulturës dhe të dialogut konstruktiv, si sugjeron përvoja e gjatë dhe e pasur e historisë botërore. Thuhet se historinë e shkruajnë fitimtarët, por arkivat ruajnë “të fshehura” dhe dokumenta e fakte, që përmbajnë të tjera të vërteta, që nuk thuhen e nuk shkruhen nga kalemxhinjt e fitimtarëve. Arkivat ruajne dokumenta, që tregojnë çfarë ndodhi me shtetet, me qeveritë, me mbretëritë, me ushtritë, çfarë u ndodhi popujve, individëve dhe shoqërisë, por disa nga këto dokumenta kanë mbetur ende “sekrete” nuk njihen nga opinioni, sidomos një pjesë e tyre, që janë në kundërshtim me ato që përcaktonte “fati i epokës”, politika, fundi i luftërave, çfarë shkuajnë fitimtarët, përçka dhe nuk janë treguar në librat e historisë. Shumë shkruhet për Konferencën e Jaltës (11 shkurt 1945), ku tre udhëheqësit e shteteve aleate F. Rusvellt, W. Çurcill dhe J. Stalini, morën vendime të rëndësishme diplomatiko-politike, por pak e dinë, se në dokumentat sekrete të konferencës, e njohur me emërin e koduar “Argonaut”, këta tre protagonistë e nuk e vlerësuan, më saktë e braktisën Shqipërinë e vogël dhe pse kishte dhënë kontribute të mëdha në luftën antifashiste dhe çlirimin e atdheut pa ndërhyrjen e aleatëve.  Atë që “harron” historia e shkruar, nuk e bëjnë arkivat, ku dokumenta të shumta, na ndihmojnë të njohim dhe pjesët e fshehta dhe të pathëna në librat e historisë.

Rreth 20 vjet më parë, gjatë aktivitetit “Java e arkivave të hapura”, e promovuar nga Prof Shaban Sinani, drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, në një stendë u prezantua koleksioni me letra të shkruara nga ushtarakët italianë në Shqipëri, në vitet e luftës 1939 – 1944.

Janë me mijëra letra të shkruara nga ushtarakët italianët, por janë letra që nuk arrijtën në destinacion, sepse komandat ushtarake i kishin çensuruar, i kishin mbyllur në kasaforta. Këto letra u gjetën pas luftës dhe u dorëzuan në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar.

Kur lexon këto letra, pushtohesh nga emocione të forta, pasi konstaton se janë letra intime, letra personale, të shkruara me thjeshtësi dhe kurajo, të mbushura me ndjenja malli dhe dashurie për familjet dhe të afërmit, që kishin lënë në Itali. Ky numër i madh letrash, i ishin adresuar nënave dhe baballarëve, grave, të fejuarave, motrave, vellezërve, fëmijëve, të afërmëve dhe miqëve, të cilët prisnin me ankth një lajm nga djemtë oficera e ushtarë, që i kishin dërguar të pushtonin dhe të luftonin në një vend të largët. Familjet e tyre ishin të shqetësuara, vuanin shpirtërisht, i mundonte tmerri i luftës, jetonin në ankth për fatin e djemëve të mobilizuar në ushtri dhe që i kishin detyruar të luftonin kundër një populli tjetër fqinj, të luftonin kundër popullit shqiptar.

Përgjithësisht, opinioni botëror e ka njohur luftën nëpërmjet traktateve, librave të historisë dhe botimit të ditareve të mbajtura nga persona civilë dhe nga ushtarakët, por këto letra që ruhen në AQSH, janë më shumë se një ditar, janë dokumenta autentike me rëndësi për historinë e luftës, janë pjesë e realitetit të luftës, që nuk është përfshirë në librat dhe në traktatet e historisë, madje përmbajtja e tyre pak është trajtuar dhe në letërsi. Shumë nga autorët e këtyre letrave dhe në se mbijetuan në vitet e luftës, në ditët e sotme nuk jetojnë, ndërsa fëmijёt e tyre, janë bёrё gjysha e stërgjysha. Rrallë gjen ndonjë veteran mbi 90 – 100 vjeçar. Kanë kaluar mbi 80 vjet, kur u shkruan ato letra, por asnjëra nuk arrijti në destina-cion, ato mbetën në anën tjetër të Adriatikut, të çensuruara nga komandat ushtarake, sepse ashtu si ishin shkruar nga ushtarët dhe oficerat italianë, në ato letra mungonte shpirti “heroik”, si e cilësonte propoganda fashiste e luftës, sepseatoletratëndaluarashprehnin “dobësi”, “ulje të moralit luftarak”, “thyerje para vështirësive”, shprehnin “frikën” dhe “dështimet”.

Shumica e letrave tregojnë vuajtjet, padrejtësitë e luftës, përmbajnë kritika dhe  kundër-shtime  ndaj  komandave,  që iu impononin ushtarëve “domozdoshmërinë e luftës” dhe i urdhëronin të vrisnin, madje dhe të pushkatonin njerëz të pa armatosur dhe të pafajshëm. Në këto letra iu rrëfehej familjarëve dhe miqëve, se nuk donin të luftonin kundër shqiptarëve, sepse ato ishin miq dhe jo armiq. Në shumë letra shkruanin, se mezi prisnin të mbaronte lufta, madje kërkonin të ktheheshin menjëherë në atdhe, pranë familjeve të tyre.

Përmbajtja e këtyre letrave është një enciklopedi e vërtetë kronikash e atyre viteve lufte.

Kur lexon disa nga letrat, befasohesh me shpirtin artistik të ushtarëve, të cilët i përshkruajnë me art pejsazhet e bukura të Shqipërisë dhe në veçanti  shprehin  simpati  e  respekt për popullin shqiptar, e vleresojnë mikёpritjen bujare dhe miqësinë me banorët vendas, tregojnë si u respektuan dhe u ndihmuan nga shqiptarët pas kapitullimit të Italisë dhe pse ushtarët italianë kishin shkuar si pushtues. Kuptohet, se në këtë kontigjent letrash të çensuruara, ushtarët dhe oficerat shprehnin kundërshtime ndaj luftës së padrejtë dhe kritika ndaj komandave të ushtrisë. Ky ishte shkaku përse u çensuruan dhe nuk arrijtën në destinacion, por mbetën në Shqipëri. Çensura fashiste, nuk i lejoj këta “heronj të dobësisë”, të tregonin të vërtetën, të mbillnin dëshprim dhe disfatizëm në atdhe, nga ku i kishin nisur, të shoqëruar me ritmet e marshit triumfues.

Ky koleksion i madh letrash, të shkruara në ato vite kur luftonin kundër popullit shqiptar, aktualisht ruhet në AQSH, por tashmë jo të “mbyllura” në kasaforta dhe as si kujtime personale, por si lajme dhe dokumenta me vlera për historinë e luftës, janë dëshmi kundër politikës fashiste, kundër Musolinit dhe qeverisë së tij, kundër komandantëve të luftës dhe kundër çensurës të diktaturës fashiste, që shtrëmbëronte realitetin dhe e mbyste me të gjitha mënyrat të vërtetën. Këto letra janë denenoncime kundër çensurës të komandave ushtarake, të  quajturave  “heronjtë  e  arkës  së  djallit”,  që e fshehën “arkën e madhe të epistolareve me vlera”, janë denoncime kundër atyre që tinëzisht e padrejtësisht, u privuan lirinë dhe të drejtat mijëra ushtarëve dhe oficerave italianë.

Në letrat e çensuruara, zbulohet një botë e madhe emocionesh, ka mendime të guximëshme kundër politikës fashiste dhe kundër luftës, çka u shpreh qartë pas kapitullimit të Italisë, kur shumë ushtarë dhe oficera italianë u bashkuan me Luftën Nacionalçlirimtare shqiptare dhe të inkuadruar në batalionin partizan “Antonio Gramshi” dhe në “Circolo Garibaldi”, duke luftuar me guxim dhe me dinjitet kundër nazistëve gjermanë.

Në disa letra, ushtarët italianë shprehin dëshmi të bukura sentimentale, u tregonin prindërve dhe të afërmeve, se ishin dashuruar me vajza të bukura shqiptare dhe çka i bën më të interesante këto letra, rezulton se shumica e atyre dashurive ishte platonike, një admirim nga larg  i  vajzave  elegante dhe me bukuri të rralllë, i vajzave me buzëqeshje të dlirtë, i atyre zanave që kalonin rrugës, por që nuk mund t’iu flisnin, andaj ndruheshin t’i ndalonin dhe t’u shprehnin ndjenjat. Ka letra, që tregojnë për dashuri të vërteta, letra oficerash dhe ushtarësh italianë, që njoftojnë prindërit për martesa me vajza shqiptare.

Sigurisht, nuk mungojnë letra të mbushura me pesimizëm dhe me dhimbje, të shkruara nga ushtarakë, që u plagosën në luftime, apo që u sëmurën, por ka dhe letra të shkruara nga ata ushtarakë, që u thyen psikologjikisht, që u dorëzuan para vështirësive të luftës, andaj ankoheshin për fatin e keq dhe të pamerituar. Në shume letra shprehet dëshprimi dhe dhimbja, për veprime kundër partizanëve dhe popullit shqiptar dhe mezi prisinin ditën të mbaroi lufta dhe të riktheheshin në atdhe, në gjirin e familjes, në “casa, dolce casa!”.

Mikpëritjen, humanizmin dhe solidarietetin e popullit shqiptar, ndaj ish ushtarëve italianë, e njohim të përjetësuar nga Petro Marko në romanin “Hasta la vista”, nga Dritero Agolli në romanin “Njeriu me Top”, në romanin “Ciocaria” të Alberto Moravia, ashtu si dhe në shumë vepra të shkrimtarëve të tjerë shqiptarё dhe italianë. Pas luftës, dhjetramijëra ish ushtarë dhe ishoficera italianë u rikthyen në Itali shëndoshë e mirë, me kujtime të bukura dhe me nderim për popullin tonë, që i strehoi, i mbrojti, i ndihmoi dhe iu shpëtoi jetën.

Pas përfundimit të luftës, filloi një histori tjetër e ushtarëve italianë, çka shprehet me kategorinë e letrave me kërkesa për riatdhesime, me letërkerkesat e prindërve dhe të familjarëve, drejtuar qeverisë shqiptare, për t’i ndihmuar rikthimin në atdhe të djemëve, që regjimi fashist i detyroi të shkonin të luftonin në Shqipëri.

Rikthimi në Itali i ishushtarakëve dhe i shtetasve  italianë, që jetonin dhe punonin në Shqipëri, u intensifikua pas marrëveshjes bilaterale, të nënshkruar nga qeveria Shqiptare dhe ajo Italiane dhe u organizua nga një komision dypalësh, që vepronte në bazë të rezolucionit të Konferencës së Paqes të Parisit (29 korrik – 15 nëntor 1946) dhe të Traktatit të Parisit i 10 shkurtit 1947, për riatdhesimin e ish ushtarakëve italianë dhe rikthimin e eshtrave të mijëra të vrarëve në trojet tona.

Kjo është histori e dhimbëshme mbarëbotërore dhe në këtë aspekt, populli fisnik shqiptar manifestoi humanizëm, kulturë dhe dinjitet, i respektoi “armiqtë”, ata që dikur dhunshëm sulmuan, pushtuan, persekutuan dhe masakruan popullin tonë. Këtë aspekt human të popullit shqiptare, shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare e ka përjetësuar në kryeveprën “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, roman i përkthyer në shumë gjuhë të botës, çka dëshmon jo vetëm vlerat letrare të veprës, por është dhe mirënjohje për vlerat morale e humane dhe për kulturën e popullit shqiptar.

Një pjesë tjetër letrash të ruajtura në AQSH, janë kërkesa “individuale” të prindërve, të nënave, bashkëshorteve, fëmijëve, motrave dhe të afërmëve, drejtuar qeverisë shqiptare, për t’i ndihmuar me informacione për të afërmit ishushtarakë, sepse nuk dinin në ishin gjallë apo të vdekur, sidomos ato të çdukur gjatë luftës Italo – Greke.

Letrat e shkruara nga ushtarët dhe oficerat italianë në vitet e luftës dhe të çensuruara nga komandat e ushtrisë italiane në Shqipëri, si dhe letrat e familjarëve dërguar pas luftës qeverisë shqiptare, dëshmojnë se memoria e luftës ka dhimbjen, vuajtjen shpirtërore, dëshprimin, pikëllimin, dështimin, stresin psiqik dhe neurozat e luftës.

Nuk është vetëm “pjesa e lavdishme”, nuk janë vetëm “heronjtë” me thikën ndër dhëmbë e me pushkë në dorë, që vërsulen të vrasin kundërshtarët, në luftë janë dhe “heronjtë” me lot në sy, zemërdhimbsur, ata me shpirt human, andaj kur historia e tyre bëhet e njohur, e trondisin shpirtërisht njerëzimin. Pa këtë pjesë të “padukëshme”, lufta nuk mund pasqyrohet me fizionomi të kompletuar.

Në kohë lufte, shkëmbimi i letrave mes ushtarëve dhe familjarëve, ishte me rëndësi, pasi ruante lidhjet me familjen, ndikonte të përjetohej dashuria familjare, ishte çmallje dhe forcë shpirtërore për të përballuar vështirësitë dhe egërsinë e luftës. Nëatovitetëvështira, të  gjithë kërkonin, qëletra të “fluturonte” dhe t’i dorëzohej në dorë e ta lexonte nëna, babai, vëllai, motra, gruaja, djali, vajza, e fejuara, apo miku i ushtarit. Këto letra ishin shkruar në mjediset dhe në rrethanat e luftës, ishin plot dashuri dhe mall për njerëzit e tyre, por ishin të mbushura dhe me vuajtje dhe dhimbje, kishin brenda lotë dëshprimi, mbanin dhe erën e barutit, të gjakut dhe të vdekjes. Këto letra  rëndonin  shumë,  andaj  duhej  të  “fluturonin”,  të kapërcenin Adriatikun dhe të shkonin në destinacion, jo të çensuroheshin, nuk duhej të kontrolloheshin tinëzisht dhe as të mbylleshin në kasafortat e komandave ushtarake.

Krahas efektit pozitiv psikologjik e shpirtëror, ndofta një nga këto letra mund të kishte ndryshuar fatin e ndonjë ushtari, ndofta dhe të disa ushtareve, ndofta do t’i shpëtonte jetën ndonjërit, ose disa prej tyre që ishin në rrezik. Kujtoni sa shumë italianë u vranë në luftën Italo – Greke, sa italianë mbetën të vrarë në trojet shqiptare.

Kujtoni filmin “Save my Ryan!”: “Shpëtoni Ryanin tim”,  një film i bukur, që në shumë kinema të botës u shfaq  me titullin “Shpëtoni ushtarin Ryan”, një ndër kryeveprat e kinematografisë amerikane, film i inspiruar nga një letër e ngjashme me ato, që shkruan mijëra prindër dhe mijëra ushtarë italianё në vitet e luftës II Botërore në Shqipëri, por që mbetën të mbyllura në kasafortat e komandave ushtarake dhe të shërbimit sekret fashist.

Filmi “Save my Ryan” tregon historinë e dhimbëshme të një nёne amerikane, e cila i shkroi letër komandës të repartit ushtarak ku militonte djali i saj, duke i kërkuar me dhimbje dhe me dashuri nëne, t’i shpëtonin Ryanin, djalin e vetëm që i kishte mbetur, pasi dy djemt e tjerë i ishin vrarë në luftë. Kjo letër nuk u çensurua nga komanda ushtarake dhe pse kërkesa të tilla prekëse ishin të shpeshta. Sapo u njoh me përmbajtjen e letrës, komanda e repartit urdhëroi ndryshimin e operacioneve ushtarake dhe arrijti ta shpëtoi ushtarin Ryan, ta shpëtoi nga rreziqet për jetën.

Ato mijëra letra të shkruara nga ushtarët dhe oficerat italianё para 80 vitesh nuk arrijtën në destinacion, nuk mundën të qetësonin familjet e tyre, nënnat dhe baballarët, gratë dhe fëmijët, madje nuk e patën forcën të ndryshonin urdhërat e operacioneve ushtarake, për të shpëtuar jetën e ndonjërit prej tyre.

Këto letra të çensuruara nga komandat ushtarake italiane në vitet e Luftës II Botërore, janë pjesa e pakthyeshme e memories të atyre djemëve të rinj, ish ushtarë dhe ish oficera.

Në se këto letra, do t’i u ridërgohen atyre që i prisnin me padurim dhe me ankth në ato vite tё largëta lufte dhe pse shumica e tyre nuk jetojnë, por duke ua dorëzuar familjarëve, fëmijëve, nipave e mbesave, stërnipave e stërmbesave, do t’i transmetohet atyre dhe tërë shoqërisë së sotme italiane, një mesazh i fuqishëm paqe për mbarë shoqërinë e sotme.

Arsenali i letrave të ruajtura në AQSH, duhet bërë i njohur për publikun italianë, sepse është memorie historike, është kulturë, është respekt dhe nderim për jetën e mijëra ish-ushtarakëve, është solidarietet, është humanizëm dhe dokument paqe, është mësim me vlera përgjithësuese për botën e sotme, të turbulluar, është denoncim kundër dhunës dhe konflikteve të armatosura, që po masakrojnë popujt dhe që po dhunojnë paqen hyjnore.

blank

Inceneratori, laku në fyt për Bashkinë e Tiranës – Nga ELVI FUNDO

Shembulli vjen nga bashkia e Harrisburg në Pennsylvani, SHBA e cila falimentoi nga kostot e investimit të një inceneratori. Por edhe një akt nga shteti i Rhode Island në SHBA.

Bashkia e Tiranës dhe qeveria sot paguajnë 10 milionë dollarë në vit për Inceneratorin që nuk ekziston, kjo pa kostot që paguajnë subjektet private për depozitimin e mbetjeve të ngurta.

Për 4 vite shumën më të madhe e paguante qeveria, si Transfertë e pa Kushtëzuar. Bashkia e Tiranës aktualisht ka paguar maksimumi 5 milionë dollarë në vitin e fundit, nga ky vit do i duhet të paguajë 10 milionë dollarë. Pasi periudha mbështetëse kontraktuale nga qeveria prej 4 vitesh përfundon.

Aktualisht Bashkia e Tiranës paguan 12 milionë dollarë për largimin e mbetjeve urbane, shumë kjo që shkon për firmat e pastrimit, nga ky vit do i shtohen edhe 10 milionë dollarë të tjera, pra do paguhet një total prej 22 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës për largimin dhe incenerimin e mbetjeve (INCENERATOR NUK KA).

Sipas studimeve më prestigjoze botërore dhe akteve të nxjerra edhe në SHBA, si p.sh. shteti i Rhode Island në SHBA, senati i të cilit ka publikuar edhe një akt për incenerimin thuhet:

Djegia e mbetjeve të ngurta është metoda më e kushtueshme, e asgjësimit të mbetjeve me kosto përshkallëzuese të njohura dhe të panjohura, të cilat do të vendosin ngarkesa substanciale dhe të paarsyeshme si në buxhetin e shtetit ashtu dhe në atë lokal, madje deri ne rrezikimin e interesit publik.
Keto detaje dhe shume te tjera te bera publike nga shume gazetare dhe aktiviste, i ka publikuar edhe KLSH, por qeveria dhe Bashkia e Tiranes vazhdojne justifikimet.

Kemi të bëjmë me një projekt mafioz, një gropë buxhetore me kosto qindra milionë dollarë, të paanalizuara dhe të papranuara nga Ministria e Financave deri diku.

Pa folur për skandalin e kostove që kalojnë çdo tavan buxhetor dhe shkojmë drejt një megaskandali që i shkakton buxhetit të shtetit dëme katastrofike dhe rrezikon të falimentojnë bashkitë.

Shumë Ministri e kundërshtojnë projektin e nuk japin konfimimin e tyre, por Alqi Bllako dhe Lefter Koka ecin përpara derisa gjithçka kalon me VKM ku kujdeset vetë Engjell Agaçi.

Ka bëma por paska dhe gjëma!

blank

Pastrim parash me 2 miliardë dollarë në Durrës, skema u përdor nga arabët më parë në Serbi?

Kompania Emaar Group e cila pretendon se do të investojë 2 miliardë dollarë në projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit dhe zonës përreth, nuk është e panjohur në tregun ballkanik. Si për ironi të fatit, është e njëjta kompani e cila në vitin 2014 –të do të niste një projekt të ngjashëm në Beograd me iniciativë të kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Aleksandër Vuçic. Kompania do të investonte 4 miliardë dollarë në ndërtimin e një lagjeje për të pausit, buzë Danubit nën emërtimin “Belgrade Waterfront”

Por revista Forbes, në një investigim të sajin në vitin 2016-të nxjerr në pah se i gjithë projekti nuk ishte gjë tjetër vetëm se një mashtrim i madh. Qeveria e ish kryeministrit Vuçic, do të shmangte garën, do mbante sekret projektin, dhe do ndryshonte ligjet e ndërtikmit, duke sjellë jo pak pakënaqësi në popull. Forbes pretendon se nga ana e saj kompania Emaar, nuk investoi asnjëherë shumën e premtuar.

Siç u zbulua më tej përkundër premtimeve fillestare se kompanise së Muhamed Alabbar do të investonte një shumë prej 3-4 miliardë eurosh në projekt, ndërkohë që shifrat deri në vitin 2018 ishin në mënyrë drastike më të vogla – investimi i realizuar ishte 160 milion €, e cila është pjesë e  një huaje prej 300 milion Euro të marra nga investitori por të garantuara  nga qeveria serbe.

Pra investitori po investon paratë e marra borxh dhe të siguruara nga buxheti i shtetit serb. Veç kësaj ka dyshime të forta se paratë që u hodhën për financimin e projektit, janë para që vijnë nga aktivitete të dyshimta dhe që janë pastruar përmes ndërtimit. Projekti që duhet të përfundonte për katër vjet, u shty fillimisht për tetë dhe më pas për dhjetë vjet.

Më poshtë ndiqni të plotë shkrimin e revistës Forbes.

Projekti ‘Belgrade Waterfront’, një tallje e madhe nga Abu Dabi

Wade Shepard

Ishte pak më tepër se një gropë e madhe nga e cila ngrihej një platformë skelash në një tokë të braktisur të mbuluar nga bimësia e egër pas një magazine të vjetër shinash në bregun e lumit Sava në Beograd, por shpejt do të bëhet një zonë e shndritshme plot kulla të larta, hotele me pesë yje e apartamente luksoze, shoqëruar me shumë polemika.

Që nga vitet 1920, zona në bregun e lumit rreth stacionit kryesor të trenit ishte si një njollë që të vriste sytë në Beograd, kryeqyteti i Serbisë. Ishte një gropë e madhe e hapur në mes të qytetit. Iniciativa të ndryshme ishin propozuar gjatë viteve për të zgjeruar qytetin buzë lumit duke krijuar një epiqendër të re tregtare e sociale, që do të stimulonte ekonominë lokale, si dhe thjesht do të bënte të dobishme një copë toke ne qendër që kishte qenë e neglizhuar.

Në pranverën 2-12 u zbulua një plan i ri zhvillimi për zonën e bregut të lumit në Beograd. Teksa lundronte përgjatë Savës, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, qëndronte ulur para një grupi kamerash dhe i prezantonte ambiciet e tij për qytetin mikut të nderuar Rudolph Giuliani. Kjo iniciativë e madhe u pagëzua në mënyrë pragmatike si projekti Belgrade Waterfront (Beogradi Përgjatë Lumit). Dy vjet më pas u shfaq një investues dhe njëri prej projekteve më të mëdha të rinovimit urban një Evropë fitoi shtysë.

Ky investues nuk ishte ndonjë lojtar i fuqishëm lokal apo ndonjë baron i pasur ndërtimesh nga Evropa perëndimore, as nga Rusia, por Mohamed Alabbar — njeriu që drejton kompaninë e ndërtimit Eagle Hills, me qendër në Abu Dabi, i cili njihet më mirë si themelues i Emaar, kompania e famshme që ndërtoi Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, dhe Dubai Mall, qendra më e madhe tregtare në botë.

Përveç ndërtimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eagle Hills ka qenë aktive edhe nëpër botë. Ajo ka realizuar projekte në 14 vende me vlerë 20 miliard dollarë, përfshirë ndërtimin e një lagjeje të re 700 kilometra katrorë për pesë milionë banorë në Kajro.

Pika e fortë e Alabbarit ishte nuk ishte fakti që kompania e tij do të vinte të ndërtonte në zonën e paqëndrueshme buzë lumit apo thjesht se do të huazonte paratë për atë projekt. Emaar këtë investim ta bënte me paratë e tij. 4 miliardë dollarë investim i drejtpërdrejtë i huaj për ndërtimin e një distrikti të klasit botëror, ultramodern në Beograd, pa një të dytë në gjithë rajonin. Në thelb, një kompani nga Abu Dabi premtoi të vinte me thasët me pará dhe Serbia u la dorë të lirë të bënin çfarë të donin.

Ajo që donte të bënte Eagle Hills ishte të ndërtonte një Beograd për të pasurit. Me shtrirje 177 hektarë, zhvillimi i zonës do të përfshinte apartamente luksoze me sipërfaqe 1 milion metra katrorë për 17 mijë rezidentë, 750 mijë metra katrorë për zyra e hapësira komerciale, bashkë me një numër hotelesh me pesë yje, një mur qiellgërvishtësish, mes tyre edhe ndërtesa më e lartë në Evropën juglindore, pallatin e operës, dhe qendrën më të madhe tregtare në kontinent.
E gjitha kjo do të hapte edhe 13 mijë vende të reja pune aq të nevojshme. Ky nuk ishte një projekt që thjesht do t’i shtohej asaj çka ofronte nga ana urbane kryeqyteti i Serbisë, por do t’ia ndryshonte krejtësisht pamjen.

Tingëllonte bukur. Beogradi është ende një qytet që po merr veten nga rënia dhe shpërbërja e Jugosllavisë, ka nivel papunësie mbi 20%, në një vend ku paga mesatare mujore është vetëm 425 dollarë. Me pak fjalë, ato 4 miliard dollarë nga Abu Dabi do t’u bënin vërtet punë.

Në janar 2014, Vuçiç, i cili shpejt do të bëhej kryeministër, dhe Mohamed Alabbar prezantuan publikisht planin master për Belgrade Waterfront dhe në këtë mënyrë projekti më i madh i ndërtimit në historinë e Serbisë nisi zyrtarisht.

Ndërkaq, banorët e Beogradit u kapën në befasi. I gjithë projekti ishte planifikuar në fshethtësi të plotë, pa pjesëmarrjen e publikut. Duke qenë i klasifikuar si projekt me rëndësi kombëtare – e njëjtë më ndërtimin e aeroporteve apo bazave ushtarake – BË u hartua me shpejtësi, çka do të thotë se shumë hapa burokratikë u anashkaluan.  Për shembull konkurrimi i detyrueshëm për dizenjon arkitekturale të projektit u shmang. (Qeveria tha se kishte pasur konkurrim, por gara ishte mbajtur në Abu Dabi dhe me sa duket nuk ka pasur asnjë arkitekt serb të ftuar, ndërkohë që mbetet e panjohur se kush e dizenjoi projektin).

Nuk pati as tendera të hapur që është procedura standard. Kur u vu në dukje që qeveria serbe po shkelte ligjet e saj, siç ishin  kodet e ndërtimit që përcaktohen në Planin e Përgjithshëm Urban të Beogradit, ata thjesht ndryshuan ligjet.

Për shkak të këtyre dhe të faktorëve të tjerë, projekti Belgrade Waterfront nuk u prit mirë nga segmente të mëdhenj të popullsisë së Beogradit. Pakënaqësia e tyre përmblidhet nga arkitektja vendase Ljubica Slavković: “Një projekt megaloman i mbështetur nga premtimi i parave nga Abu Dabi po vihet me forcë në zbatim duke anashkaluar ligjet dhe duke injoruar cohën ekzistuese urbane, me qëllim sigurimin e identitetit të ardhshëm të Serbisë dhe kryeqytetit të saj”.

“Duket si tallje”, tha Mirjana Milanoviç, arkitekte serbe me bazë në Amsterdam. “Është një tjetër qendër tregtare në një vend që nuk ka pará për të blerë”.

Protestat kundër projektit kanë vazhduar gjatë dy viteve të fundit në Beograd; disa prej tyre kanë pasur turma mbi 10 mijë njerëz që kanë marshuar me parulla dhe rosa të verdha gjigante. Pse me rosa? Sepse në serbisht fjala “rosë” është e ngjashme me fjalën “mashtrim”.

“Qeveria tha se nuk do të kishte tender ngaqë ‘tashmë e kemi investuesin më të mirë’”, tha një protestues për BBC. “Ndërtimi i apartamenteve të shtrenjtë nuk sjell ndonjë përfitim për qytetarët. Më mirë ta linin siç ishte, do të pasuroheshim më tepër në të ardhmen kur do të mund ta bënim ashtu siç duam”.

Në sheshin e ndërtimit kishte vërtet shumë plehra, të cilat ishin grumbulluar në një zonë midis stacionit të trenit dhe bregut të lumit. Punonjësit e hekurudhës që jetonin në baraka atje, mbi 88 familje, dhe komuniteti rom, tashmë janë larguar prej andej. Banesat janë shkatërruar. Kjo pjesë e zonës së ndërtimit ishte praktikisht një apo dy kilometra asfalt me gropa, bar deri te gjuri, dhe plehra. Qëndrova një copë herë aty dhe pashë punëtorët që kacavireshin në skelën që rrethonte atë çka do të bëhej një kompleks rezidencial me dy kulla 20-katëshe, apartamente luksoze që tashmë ishin nxjerrë në shitje.

Vazhdova udhën anës lumit deri në lagjen Savamala që do të përfshihej në pjesën veriore të projektit. Edhe kjo ishte një zonë e neglizhuar prej kohësh, me banesa të vjetra të rrënuara. Disa nga shtëpitë po binin, çatitë ishin shembur prej kohësh, duke tërhequr artistë lokalë të shkonin e t’i shfrytëzonin si galeri në qiell të hapur. Lagjja ka qenë zemra e ekonomisë së pavarur të qytetit dhe është shndërruar me shpejtësi në një zonë trendy për të rinjtë vendas dhe turistët në kërkim të aksionit.

Në zemër të Savamalës dikur qëndronte ndërtesa pompoze Kooperativa. Kjo ndërtesë 111-vjeçare 6 mijë metra katrorë dikur shërbente si bankë, pastaj u braktis për një kohë të gjatë, duke shërbyer me raste si skenë për filma horror. Këtë ndërtesë Eagle Hills vendosi ta bënte selinë e saj lokale dhe firmës iu dhanë të drejta falas për tre vjet me kushtin që ta restauronte.

Tani ai është vendi ku shkohet për informacion rreth projektit Belgrade Waterfront, por nuk ka vërtet shumë për t’u zbuluar përveç një maketi gjigant të projektit dhe ekspozime të dhoma të apartamenteve për shitje. Pashë modelin e shfaqur në sallën kryesore të ndërtesës. Paraqiste një klishé të gjerë arkitekture moderne që ngrihej shëmtuar pranë disa blloqeve ndërtesash historike në Savamala.

Pavarësisht marrëveshjeve në prapaskenë që sollën projektin Belgrade Waterfront, kritikat më të mëdha ishin për dizenjon, e cila thjesht nuk funksionon për Serbinë. Maketet e projektit tregojnë se si ndërtesat e breglumit që ngrihen nga një terren që është komplet i sheshtë – siç është në Emiratet e Bashkuara Arabe – në vend që të jetë vazhdim i kodrave mbi të cilat është ndërtuar Beogradi. Akademia serbe e Arktitekturës e paralajmëroi qeverinë se “Belgrade Waterfront është një dështim komplet dhe asnjë shtojcë apo korrigjim i supozuar në një kohë të mëvonshme do ta gjallëronte në mënyrë që të arrinte kërkesat teknike dhe potencialin e hapësirës në të cilën dikush do të donte ta vendoste” dhe se dizenjoja “nuk shihej me sy, ishte e fabrikuar, profesionalisht absolutisht e papranueshme dhe e pandreqshme”.

Siç doli më pas, u një sipërmarrje e përbashkët midis qeverisë serbe dhe kompanisë Eagle Hills i krijua në prill 2015, por që duke paksa ndryshe nga ajo që ishte premtuar në fillim. Në vend të thesit me 4 miliard dollarët e premtuar, Eagle Hills investoi 160 milion dollarë dhe më pas i dha Serbisë 300 milion të tjerë hua. Raporte të mëvonshëm pretendojnë se investimi direkt real ishte vetëm 20 milion dollarë. Sido që të jetë, Eagle Hills do të marrë 68% të fitimeve dhe shfrytëzim të truallit për 99 vjet.

“Kam shpresa ngaqë në Beograd pothuajse gjithçka dështon”, përfundon Milanoviç. “Kështu që le të shpresojmë për më të keqen, sepse do të ishte më e mira”.

  • blank

Darka tek Nusreti/ Ja mashtrimi që ka bërë kompania Emaar para disa vitesh në Serbi

Nga Ylli Dylgjeri

Në vitin 2012 Bregu Ujor i Beogradit, u shpall si një nga projektet më të mëdha të rinovimit urban të Europës. Ky projekt do të përfshinte ndër të tjera, qendrën tregtare më të madhe në Ballkan, një shtëpi opere, një shëtitore buzë lumit 1.8 kilometra, tetë hotele dhe një gradacel 42-katësh me 220 apartamente luksoze. Projekti përfshin një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1.8 milion metra katrorë dhe do te strehonte 4,000 banorë brenda 6,000 njësive për gjatë bregut lindor të lumit Sava në Beogradin qendror. Ky projekt do te realizohej nga kompania e drejtuar nga Mohamed Alabbar, qe  është themeluesi i Emaar Properties, i cila ndërtoi Burj Khalifa të Dubait, strukturën më të lartë në botë.

Waterfront i Beogradit ka qenë i diskutueshëm në Serbi që nga fillimet e tij. Ndërsa prestigjozia Forbs do ta quante “Shakaja e keqe e Abudabit ‘ mediat vendase, ekonomistët, arkitektët, shoqëria cilvile do ta cilësonin si një praktikë korruptive, biles shumë prej tyre do të ngrinin alarmin se Sulltanizmi kishte hyrë në planifikimin e qytetit. Nuk kishte asnjë proces të hapur tenderimi, asnjë konkurs ndërkombëtar për të zgjedhur arkitektët dhe asnjë konsultim publik. Gjithçka u realizua në mungesë apo fshehje të informacionit nga publiku.

Në Prill 2015, kontrata për të financuar dhe zhvilluar projektin iu dha firmës së investimeve me qendër në Abu Dhabi Eagle Hills Properties (pjesë e Emar Grup). Ndarja e pronësisë dhe e fitimeve është 68 përqind për zhvilluesin dhe 32 përqind për qeverinë serbe. Askush nuk duket se është i sigurt për të gjitha detajet e marrëveshjes.

“Kontrata kryesore nuk është sekret, por të gjitha dokumentet e tjera janë: ne nuk e dimë kush janë nënkontraktorët, sa njerëz punësojnë ose të dhëna të ngjashme”, thotë ekonomisti Reljanović.

Por përkundër premtimeve fillestare se kompanise së Muhamed Alabbar do të investonte një shumë prej 3 miliardë eurosh në projekt, shifrat në vitin 2018 ishin në mënyrë drastike më të vogla – investimi i realizuar ishte 150 milion €, e cila është një huaje prej 280 milion Euro të marra nga investitori por të garantuara  nga qeveria serbe. Pra investitori po investon paratë e marra borxh dhe të siguruara nga buxheti i shtetit serb.

Ministria e Financave dhe kabineti i kryetarit të bashkisë nuk kanë informacion në lidhje me sasinë e investimeve në këtë projekt”.

Afatet e projektit janë zgjatur gjithashtu edhe pse projekti fillimisht ishte planifikuar të finalizohej në vetëm 4 vjet. Menjëherë pas kësaj afati u zgjat në 8 vjet, pastaj në 10 vjet. Vlerësimi aktual është që projekti të përfundojë pas 20 ose më shumë vjet.

Por përtej diskrecionit në vendimarrje, mungesës totale të transparencës,  ky projekt ka pasur akuza te forta për:

Pastrimi i parave“Ndërsa investitori është nga Emiratet Arabe, flitet se paratë që financojnë projektin janë në fakt para të pista nga Serbia, të cilat janë larë përmes Emirateve Arabe dhe legalizuar përsëri në Serbi” kjo është arsyja që askush nuk bën trasparencë për fondet.

Proçedurat e diskutueshme të shpronësimit – “i gjithë procesi i shpronësimit të tokës dhe lejeve të ndërtimit është i dyshimtë dhe jo transparent, duket se ka disa interesa politike prapa këtij projekti, interesa të cilat e drejtojnë projektin në një drejtim specifik, duke mos marrë parasysh realitetet ligjore ose ekonomike” përmend një tjetër burim analizë për këtë projekt.

Vuçiç dhe qeveria e tij akuzohen për shmangien dhe ndryshimin e ligjeve gjatë ekzektutimit të projektit të Bregut ujor i Beogradit. Projekti filloi me një Marrëveshje të miratuar me ligj për bashkëpunim të qeverisë serbe me Emiratet e Bashkuara dhe më vonë me hartimin dhe ratifikimin e kontatës me Alabbarin në parlament. Abandonimi i procedurave dhe ligjeve të vendit mungesa e trasparencës, akuzat për pastrim parash ishin arsyet pse EBRD u tërhoq nga idea për të qenë investitore në këtë projekt.

Rritja e punësimit – Edhe pse politikanët serb e kanë promovuar projektin si një mundësi punësimin për puntorët serb, si e vetmja perde mbi sytë e publikut fatkeqësisht as kjo nuk po ndodh. Në të vërtet janë punësuar puntorë të huaj që punojnë në mënyrë ilegale të ardhur kryesisht nga Turqia. Më 3 tetor 2018, mediat serbe raportojnë se një punëtor turk u plagos rëndë gjatë punës në këtë projekt, ndërkohë që në korrik 2018, 80 punëtorë turq të punësuar në mënyrë të paligjshme që ndërtonin një qendër gjigante tregtare në Waterfront organizuan një protestë në ambasadën e tyre në Beograd pasi nuk  kishin marrë pagat e tyre për dy muaj.

Historia ka filluar të përsëritet e njëjtë: Copy – Paste. Shteti shqiptar ratifikon me ligj në 3 dhjetor idem si në Serbi një marrveshje me Emiratet e Bashkuara ndërkohe përgatit një ligj i cili ngreh një grup negoiator i cili do të hartojë kontatën me kompaninë investuese.

Plani i biznesit dhe mënyra e financimit për projektin
2 milard do të jetë konfidenciale e kështu do të shtrohet në Shqiperi njësoj si në Serbi. Sheshi për përsheshin e pastrimit të parave  do të jetë Porti i Durrësit.  Por sërisht ajo që ka ndodhur në Serbi është e keqja më e vogël, pasi buza e lumit Sava nuk është pikë stategjike për Serbinë e aq më pak për Ballkanin.

Ndërkohë bamirësi Alabbar i cili ndërton me paratë e borxhit të sigurar nga qeveritë e korruptuara të ballkanit kësaj rradhe do të menaxhojë dhe posedojë për afat të gjatë një nga portat strategjike të ballkanit, Durrësin.

E pra, darkat e drekat të shtruara për barkëshplarët, të panginjurit nga Shqipëria i kushtojnë Alabbarit sa një pako fara luledielli që përtyp dëshpërimisht një i papunë në rrugët e Shqipërisë.

Image

blank

Sulm kibernetik mbi mediat, dyshimet mbi Erion Veliajn – Nga Fjori Sinoruka, BIRN

Nuk ishte rastësi që u sulmuan të gjithë ata që publikuan një përgjim të Veliajt për ndërhyrje në zgjedhjet e kreut të ri të federatës së futbollit të vendit

Mediat online kritike ndaj qeverisë shqiptare pretendojnë se sulmet kibernetike që i shënjestruan kohët e fundit ka të ngjarë të jenë të koordinuara dhe ndoshta të lidhura me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ata i thanë BIRN se dyshonin se sulmet kishin ndodhur pasi publikuan një bisedë të regjistruar në të cilën Veliaj dëgjohej duke përdorur sharje, gjuhë të vrazhdë dhe kërcënime kur fliste me zyrtarët rajonalë të futbollit.

Ata thanë se sulmet e bënë të vështirë për publikun aksesin në faqet e tyre të internetit dhe se sulmet dukeshin të koordinuara.

Brahim Shima, drejtor në Ora News, një transmetues me qendër në Tiranë, tha për BIRN se besonte se sulmi ishte i qëllimshëm.

“Sulmi ishte tërësisht i qëllimshëm, për ta bërë sa më të vështirë aksesin e lajmeve në Ora News. Ka pasur përpjekje të mëparshme për të hakuar faqen, por sulmi i nisur në janar kishte për qëllim reduktimin e tij, ose maksimizimin e vështirësisë sonë në shpërndarjen e lajmeve,” tha Shima për BIRN.

Ai shtoi se sulmin e lidhën me betejën mes Federatës Shqiptare të Futbollit, FSHF-së dhe kryebashkiakut të Tiranës për zgjedhjet për kreun e ri të organit drejtues të futbollit.

“Nuk kemi fakte konkrete, por gjithçka ka të bëjë me presionin e kryebashkiakut Veliaj ndaj FSHF-së”, shtoi ai.

Enton Abilekaj, i cili drejton një media lokale të quajtur Dosja.al, tha se sulmet kibernetike synuan gjithashtu median e tij, duke e bërë të vështirë aksesin në faqen e saj të internetit.

“Kompania që na ofron aktivitet online na informoi për një sulm të veçantë, i cili nuk është bërë nga hakerët, por duke blerë IP jashtë vendit, duke rritur në mënyrë artificiale trafikun, në mënyrë që serveri të mos përballonte dhe të mos aksesohej faqja”, tha Abilekaj. tha për BIRN.

“Nga hetimi që bëmë me kolegët që kishin të njëjtin problem, kuptuam se faqet e sulmuara ishin të njëjtat që publikuan regjistrimin audio të kryebashkiakut në një takim me anëtarët e Asamblesë Rajonale të Futbollit të Tiranës”, shtoi ai.

Ai tha se sulmi kishte përfunduar, por kishte lënë shumë paqartësi në media.

Andi Bushati, i cili drejton Lapsi.al, i tha BIRN se sulmet i konsideronte të lidhura edhe me publikimin e kasetës në të cilën kryebashkiaku Veliaj dukej se po i bënte presion komunitetit të futbollit të kryeqytetit për të ndërhyrë në zgjedhjet e FSHF-së.

“Nuk kemi prova 100 për qind të verifikueshme që sulmi kibernetik erdhi nga kryetari i bashkisë, por fakti që u sulmuan ato media që i dhanë shikueshmëri të madhe këtij lajmi dhe mbi të gjitha uebsajti i FSHF-së që e publikoi këtë. u sulmua përgjimi, duke i çuar të gjitha supozimet te Veliaj”, tha Bushati për BIRN.

Gentian Progni, një ekspert kibernetik shqiptar, i tha BIRN se portalet që janë kritike ndaj autoriteteve dhe qeverisë i janë nënshtruar sulmeve kibernetike “prej disa kohësh”.

“Por nuk ka ndodhur kurrë që sulmi të ishte kaq i madh dhe me një kosto kaq të lartë, sepse lloji i sulmit ishte një DDOS [mohim i shpërndarjes së shërbimit],” tha Progni. “Është i vetmi sulm që është pothuajse i pamundur të zbulohet, dhe është shumë e vështirë dhe e kushtueshme të mbrohesh prej tij”, shtoi ai.

blank

Punonjësit e OSHEE i prenë dritat, 67-vjeçarja Liliana Sema gjendet e ngrirë në banesë 3 ditë pas vdekjes!

Jetonte në kushte të mjerueshme, familjarët: Nuk i lidhën as një llambë

blank

Një 67-vjeçare është gjetur e ngrirë në banesën e saj nga të afërmit 3 ditë pasi kishte ndërruar jetë nga i ftohti.

Viktima është identifikuar si Liljana Sema dhe jetonte në kushte të mjerueshme në fshatin Ferras të Fierit.

 

Sipas akuzave të familjarëve, edhe pse ajo kishte paguar dritat deri në muajin dhjetor punonjësit e OSHEE i kishin prerë dritat dhe kishin refuzuar që t’i lidhnin një llambë për ndriçim.

I vëllai 67-vjeçares tha se ishte pikërisht ai që kishte gjetur të motrën pa shenja jete në banesë. Ai tregoi se e Liljana Sema jetonte e vetme dhe pa përkrahje nga shtetit.

“Jam i vëllai Liljanës, e gjetëm të ngrirë nga i ftohti. I kishin hequr dritat të OSHEE. Nuk kishte lekë të paguante. Këtu jetojnë biznesmenë dhe nuk paguajnë, kurse motrës sime i shkëputën dritat. Unë e gjeta të ngrirë, doktori tha ka ngrirë nga i ftohti. Kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. Nuk i ndihmonte njeri, i ka marrë dhe tokën autostrada. Jetonte vetëm, pa përkrahje”, tha ai.

Ndërkohë i biri u shpreh se i kishte blerë nënës së tij një rezistencë për ditëlindje në nëntor, por e kishte përdorur vetëm një javë pasi i kishin prerë dritat.

“Më mori kushëriri në telefon, më tha ka vdekur mamaja. Kur erdha e gjeta ashtu siç e gjeti daja. Para 10 ditësh isha këtu, bëra sherr me ata të dritave, ti lidhnin të paktën një llambë. Kishte 3 ditë që kishte vdekur. Kishte pension 70 mijë lekë e mblidhte kanaçe. Unë e ndihmoja mesa kisha mundësi, se marr një rrogë të ulët si roje objekti. Me ato lekë s’na dilte as rruga dhe as ardhja deri këtu. I merrja ilaçet 60 mijë lekë, vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, ata thonë s’i ka paguar. Unë kam librezën e faturat, edhe një rezistencë që kishte nuk e vendoste dot. Ia bleva për ditëlindje rezistencën, por 1 javë e përdori”, rrëfeu i riu.

Ndërsa motra e viktimës tha mes lotësh se 67-vjeçarja: “Ka qenë sëmurë gjithë jetën. Motra ime mblidhte kanaçe nëpër rrugë. Vinim si motra ta ndihmonin, por sado. Ndërroi jetë në atë kasollen atje, aty dha shpirt motra ime. Vdiq nga i ftohti, çfarë binte jashtë, hynte brenda. Se ndihmonim dot”.

Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko deklaroi se prej 1 viti kontrata e energjisë elektrike në banesën ku jetonte Liljana Sema është ndërprerë nga vetë ajo. Ndërsa objekti është raportuar i mbyllur dhe se atu nuk jetonte njeri, pasi sa herë që punonjësi i OSHEE ka shkuar në banesë s’ka gjetur njeri.

Fasko shtoi se nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga ana e familjarëve të viktimës për lidhjen e energjisë elektrike.

“Kontrata që furnizonte objektin ku jetonte zonja, është debitore për një periudhë të gjatë. Ka lidhur aktmarrëveshje në 2018 dhe e ka ndërprerë. Ka mbi 1 vit e ndërprerë kontrata e energjisë elektrike. Nga ana e punonjësit të OSHEE, që bën leximin e sistemit të matjes është raportuar i mbyllur dhe nuk banon njeri, pasi objekti ka qenë i mbyllur ku ai ka shkuar atje për rileximin e sahatit. S’kemi asnjë kërkesë nga familjarët për lidhje të energjisë në këtë periudhë

© Panorama.al

blank

Ironia e Andi Bejtjes: Kush di të numërojë saktë, qenka antiamerikan!

Gazetari Andi Bejtja ironizoi me anë të një postimi situatën e krijuar mbrëmjen e kaluar në emisionin Open, ku ishte ftuar kryeministri Rama me një panel gazetarësh.

Gazetari Robert Rakipllari i tha kryeministrit Edi Rama se ai është antiamerikan, pasi ai nuk e njeh Lulzim Bashën, ndërkohë që Uashingtoni e njeh për kryetar të PD-së.

“Tani dola edhe unë anti-amerikan. Çfarë amerikani mund të jem unë po pranova që në 1 mijë e ca karrige ulen 5 mijë e 4 veta,” reagoi Rama.

Ndërkohë Bejtja shkruan se tani ka një përcaktim të ri, kush di të numërojë saktë, qenka antiamerikan.

“Që nga dje, në Shqipëri kemi një përkufizim të ri të antiamerikanizmmit:

antiamerikan qenke po dite me numëru saktë… pra antiamerikanë janë gjithë profesorët e matematikës dhe makinat llogaritëse në botë…

Rama mbrëmë në “Open” ishte një “makinë llogaritëse” përballë një gazetari që donte ta bënte antiamerikan se kishte numëruar saktë karriget e Kuvendit të 18 dhjetorit të Bashës.

Allah, Allah këtë vend jo gjithmonë e bëjnë qesharak vetëm politikanët…,” shkruan Bejtja.

blank

Fisi Kajno më i hershmi i Korçës: Kusuret tona nuk kanë të sosur: Punonjësi i Kadastrës Vladimir Kiço na shiti pronat, asnjë frikë nga ligji Nga Vepror Hasani

Fisi Kajno më i hershmi i Korçës: Kusuret tona nuk kanë të sosur: Punonjësi i Kadastrës Vladimir Kiço na shiti pronat, asnjë frikë nga ligji

Jetojmë në një vend ku duhet të marrësh arratinë e të mos kthehesh kurrë

 

Kusuret tona nuk kanë të mbaruar, – shpjegon Nonda Kajno, kompozitori i mirënjohur brenda dhe jashtë vendit, – jetojmë në një vend, ku duhet të marrësh arratinë e të mos kthehesh më kurrë. Këtu nuk ka shpresa për një jetë të qendrueshme. Hajdutëria pasurohet, ndërsa pronarët e vërtetë ashtu siç u grabitën nga diktatori Hoxha, ashtu po vidhen edhe sot e kësaj dite. Madje vjedhjet e sotme janë edhe më të tmerrshme se ta grabisin pronën ditën me diell dhe të drejtën nuk e gjen dot kurrë. Më konkretisht, punonjësi aktual i Kadastrës së Korçës, Vladimir Kiço, prej njërës nga pronat tona prej 10,000 metra katrorë, na shiti një sipërfaqe prej 2800 metrash; ku një sipërfaqe prej 800 metrash ia pajisi me certifikatë pronësie Roland Demkos të blerë nga Kristaq Kafexhiu, ndërsa një pjesë tjetër prej 2,000 metra katrorë ia dha me certifikate pronësie Elsa Dishnicës që zotëron pronën e Gaqo Papadhopulit, e cila është në kufi me pronën tonë. Kjo aferë pati edhe bashkëpunimin e ish-regjistruesit Dhimitër Çyfeku dhe të topografit, Meleq Ramollari, shpjegon Nonda Kajno. Por edhe pse gjithçka e kryer prej tyre ishte në kundërshtim të hapur me ligjin, as nuk patën frikë dhe as nuk ndjenë ndonjë frikë, tashmë në këtë vend hajdutëria është kthyer në normë. Mjerr njeriu i ndershëm!

Drejtorja e re e Kadastrës Shpresa Spaho

Fill pas ardhjes së drejtores së re në Kadastrën e Korçës, Shpresa Spaho, shkova në zyrën e saj dhe i tregova dokumentacionin për tokat e trashëguara nga gjyshja jonë Mitevice (Eleni) Kajno, e cila vinte nga një familje e madhe nga më të hershmet dhe më të nderuarat familje të qytetit të Korçës e cila na linte trashëgimi 25,000 metra katrorë toke; njëra prej 10,000 metra katrorë, tjetra prej 15,000 metra katrorë. I tregova edhe dokumentacionin e rregullt, (origjinal) me firmë dhe vulë, pasi gjithçka ishte e konfirmuar ligjërisht nga një vendim i Gjykatës së Faktit Korçë nr.157 datë 02.02.1999, dhe nga një vërtetim i Arkivit të Këshillit të Rrethit të vitit 1945, ku saktësohet se: “Këtë sipërfaqe e ka patur në pronësi ish-pronarja Mitevice (Eleni) Kajno”. Pronat e mësipërme na u njohën nga Këshilli i Rrethit Korçë, nga Komisioni për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-pronarëve. Dokumenti nr.168, mban datën 28.05.1999. Në këtë dokument me objekt njohje pronësie shkruhet: “Komisioni, pasi kontrolloi dokumentacionin e paraqitur, konstatoi se ai ishte i plotë dhe konformë kërkesave të ligjit Nr.7698, datë 15.04.1993 “për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve dhe akteve të tjera nënligjore”.

I tregova drejtoreshës edhe kufijtë e pronës

Drejtores së sapoemëruar i sqarova gjithashtu se pronare e pronave të sipërcituara ishte Mitevica (Eleni) Kajno, e vërtetuar kjo edhe nga arkivi i rrethit ku tekstualisht shkruhet: “Sipërfaqen e ka patur në pronësi ish-pronarja Mitevicë (Eleni), Kajno”. “Kufizimet e kësaj sipërfaqeje, – saktëson më tej dokumenti në fjalë, janë: Veri-Rrugë, Jugë-Përrua, Lindje-Gaqo Papadhopuli, Perëndim-Nikollaq Duro. E gjitha ndodhet brenda vizave kufizuese të qytetit të Korçë në gjendje të lirë”. Fal këtij dokumentacioni të plotë Komisioni i Kthimit të Pronave na kishte njohur pronarë. Edhe sot e kësaj dite, kufizimet janë po ato, pra nuk ekziston asnjë dilemë ku ndodhet prona jonë dhe kush janë 9 bashkëpronarët e familjes Kajno. Pronën e saj, gjyshja jonë Mitevica, na i dhuroi me testament. Drejtorja Besa Spaho më premtoj zgjidhjen.

Do të bëjmë korrigjim të hartës, më premtoi Besa Spaho

Atë çast kur drejtorja e re Besa Spaho më tha se do të bënin korrigjim harte, bazuar në dokumentet e mia të padiskutueshme, m’u duk sikur Krishti kishte zbritur në tokë. E drejta vonon por nuk harron, mendova i entuziazmuar, por asgjë nuk paskësh qenë e vërtetë. Pasi kaluan pak kohë, drejtorja e re e Kadastrës së Korçës më tha: Merr certifikatë pronësie për këto që të kanë mbetur, të tjerat zgjidhi me gjykatë. Fjalët e saj më lanë tejet të zhgënjyer: dokumentacioni im është i plotë, i qartë, i padikutueshëm, unë duhet të marrë pronën time si njeri i nderuar e jo të endem nëpër gjykata që edhe sot e kësaj dite nuk po japin drejtësi. Dhe jo vetëm kaq, dokumentacioni ynë (i Kajnove) ishte i depozituar në Kadastër. Juristët e institucionit mund t’ua shpjegonin eprorëve te tyre në çdo çast që ata do ta dëshironin, por jo, e drejta ende nuk përfillet, dhe nëse veprohet kështu siç është vepruar deri më sot, edhe 1000 drejtorë të ndërrohen përsëri as pas 1000 vjetëve nuk do të ketë drejtësi.

Falsifikuesin e pronave tona, nuk e ndëshkon askush

Kurse falsifikuesin e pronave tona, Vladimir Kiçon, nuk e ndëshkon askush, shpjegon Nonda Kajno. Ndodh kështu, sepse korrupsioni nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite. Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk dënohet. I konsultuar me juristët për çfarë ka ndodhur me pronën tonë, më thanë: “Punonjësi i Kadastrës Korçë, Vladimir Kiço, duhet të merret në përgjegjësi penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal; pushtimi i tokës, neni 200; duke kryer veprime arbitrare, vepër penale e parashikuar nga neni 250 i kodit penal; duke mos marrë masa për të ndërperë gjendjen e paligjshme, vepër penale e parashikuar nga neni 251 i kodit penal; duke krijuar dyshime të arsyeshme për kryerjen e një korrupsioni pasiv, vepër penale, parashikuar nga neni 319/a, dhe 259 i kodit penal. Të gjitha këto duhej të ishin kryer nga vetë Kadastra e Korçës, i takonte Kadastrës, drejtuesve të saj, të denonconin punonjësit e tyre në organet e drejtësisë, sepse nëse drejtuesit mbyllin sytë, të drejtën e merr lumi.

Kadastra ndryshoi titullin e pronësisë

Dhe është kjo arsyeja që korrupsioni po e gërryen çdo ditë e më tepër shoqërinë shqiptare, është kjo neglizhencë që i lejoi punonjësit të Kadastrës, Vladimir Kiço të pranonte një regjistrim të dytë të pronës së Gaqo Papadhopulit me një sipërfaqe prej 2000 metra katrorë, me qëllim që tashmë ta poziciononte ndryshe, duke e mbivendosur mbi pronën e Kajnove, gjë që është e palejueshme. Kërkesa për regjistrim të dytë u pranua nga ZVRPP Korçë, fal një urdhëri të brendshëm nr. 007988 të lëshuar nga Vladimir Kiço, punonjës i Kadastrës Korçë. Prona prej 2,000 metra katrorë e Elsa Dishnicës, (trashëgimtare e Gaqo Papadhopulit), u mbivendos mbi sipërfaqen e pronës tonë prej 10 mijë metra katrorë. E njëjta praktikë u zbatua edhe për pronën e Kristaq Kafexhiur prej 800 metrash katrorë të blerë nga Roland Demko, edhe këtë pronë e mbivendosi mbi pronën e Kajnove edhe pse prona e Kafexhiut ndodhet në pjesën e pasme të ish-kampit të punëtorëve. Për të gjitha këto, ulërima jonë është: Ku ndodhet drejtësia?! Aktualisht kemi problem edhe me një sipërfaqe toke prej 15,000 m2, por tashmë na duhet ende kohë të marrim frymë prej padrejtësive që nuk kanë të sosur. Sërish do t’i drejtohemi shtypit”, – përfundoi rrëfimin e tij, Nonda Kajno, intelektuali i nderuar i qytetit të Korçës dhe më gjerë.

 

blank

Liburn Aliu në Preshevë: Autoritetet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa por ne do të insistojmë vazhdimisht

Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut autoritet serbe ia kanë lejuar vizitën zyrtare në Preshevë. Megjithëse, Aliu në një konferencë të përbashkët që pati me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin tha se Beogradi mund t’iu bëjë ndalesa por që do të bëjnë vazhdimisht kërkesa për të vizituar Komunën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Kjo meqenëse atij dhe tre ministrave të tjerë të Qeverisë së Kosovës, autoritete serbe nuk ua kishin lejuar vizitën që do të bënin me 28 nëntor.

“Ne do të bëjmë vazhdimisht kërkesa për ta vizituar Preshevë, autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa por ne do të insistojmë vazhdimisht, pra po ta refuzonin tash këtë kërkesë që erdha unë do ta bëja një kërkesë  tjetër për pak më vonë, pra nuk do të hezitojë të bëjë kërkesa të vij ta vizitoj Preshevën., njëjtë sikurse edhe ministrat tjerë nëse me 28 nëntor kemi planifikuar të vinim katër ministra bashkë, tash erdha vet por në vizita tjera mbase do të jemi prapë bashkë”, tha Aliu, raporton KosovaPress.

Megjithëkëtë, Aliu u shpreh i lumtur që vizitoi Preshevën. Nga aty ai u shpreh se veç obligimit personal, është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Është obligim edhe i imi personal, por në veçanti është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Komunën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.  Ne do të jemi përherë pranë, do të vijmë në vizita, përpiqemi që ne vizita tona t’i inkurajojmë qytetarët tanë që të qëndrojnë ashtu siç kanë qëndruar përherë”, tha Aliu.

Ministri theksoi se është detyrë që në aspektin politik, Qeveria e Kosovës që në negociatat me palën serbe t’i ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve të Luginës.

“Është detyrë e jona që edhe në aspektin politik Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë duke pasa parasysh përherë parimet e reciprociteti”, nënvizoi ministri Aliu.

Mes tjerash ai ka folur edhe për kontributin që kanë dhënë qytetarët e Preshevës ndër vite për qytetarët e Kosovës.

“Edhe në luftën tonë qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kanë qenë përherë aktiv dhe rrjedhimisht lirinë që në e gëzojmë në Kosovë është liri e fituar edhe me kontributin e qytetarëve të tyre dhe Kosova e ka për detyrë dhe obligim që këtë të mirë t’ua kthejë vëllezërve të tri këtyre komunave dhe kjo është vetëm detyrë e jona dhe , nuk po bëjmë asgjë më tepër, bile po bëjmë pak me atë që duhet të bëjmë”, tha ai.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani u shpreh e lumtur për vizitën e ministrit Aliu, për çka ka përshëndetur siç tha ajo praktikën e krijuar nga Qeveria e Kosovës që në vazhdimësi rajonin ta vizitojnë ministrat e saj.

“Më në fund ne pas shumë pengesave e nga autoritet shtetërore, miku jonë, dhe vëllai jonë  i Preshevës, ministri i MMPH erdhi në vizitë në komunë e Preshevës. Përshëndes praktikën e krijuar nga Qeveria e Kosovës që në vazhdimësi rajonin tanë ta vizitojnë ministrat e saj. Kjo përveç thellimit të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të udhëheqësve të shqiptarëve në Luginë me autoritet qendrore të Kosovës është përkrahej e madhe sidomos për qytetarët tanë. Kjo praktikë shërben edhe për sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginë”, tha ajo.

blank

Në kërkim të varreve të kundërshtarëve politikë të diktaturës në Shqipëri

VOA

Rreth 5 kilometra nga qyteti i Shkodrës ndodhet fshati Kuç, në hyrje të të cilit gjendet e braktisur, dhe thuajse e rrënuar, ish qendra e antenave të Radio Shkodrës, ndërtuar pas vitit 1970. Fusha përpara kësaj qendre dyshohet se është një nga zonat, ku diktatura groposte në fshehtësi viktimat e saj, njofton Zeri i Amerikes.

Përfaqësues të Shoqatës së ish të përndjekurve politikë ishin të enjten në mjediset e braktisura të kësaj qendre. Drejtuesi i shoqatës, Zenel Drangu, i tha Zërit të Amerikës, se po bëhen përpjekje për të mbledhur dëshmi të reja mbi personat e ekzekutuar, të cilëve ende nuk u dihet vendi i varrimit.

“Ky ka qenë një vend i sigurtë, sepse ka qenë i rrethuar me tela me gjemba dhe nuk kanë patur mundësi njerëzit të zbulojnë se këtu janë vrarë dhe pushkatuar njerëz të ndryshëm që kanë qenë kundërshtarë të regjimit. Ndër ta, prej burgut të Qafë Barit, kanë sjellë këtu Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin dhe i kanë varrosur, po në këtë vend. Dhe të tjerët janë kapur në postën kufitare; Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, të fejuar, të cilët janë nisur me u arratisë në vitet ’90”.

Banori i fshatit Kuç, Xhavit Lohja, thotë se, pas 18 vitesh burgim për tentativë arratisje, kur u kthye në fshat, e gjeti të ndërtuar qendrën e antenave të radios dhe të ruajtur me ushtarë, ashtu siç ruhej edhe burgu ku ai kaloi vitet e tij të rinisë.

“E kam gjetë të rrethuar radiostacionin me trupa roje. Këtu ka qenë tamam si kampi për të burgosur. Ashtu asht rujt ky vend. Familjarët e mi dhe ndonjë banor thonin se këtu groposen njerëz që i vrasin dikund. Se këtu, nuk i sillnin me i pushkatu. I pushkatojshin diku tjetër dhe i bijshin me i varrosë. I groposshin ma mirë me thanë, se ata nuk kanë ditë me varrosë kend”.

Prej disa muajsh, ish të përndjekurit politikë të regjimit komunist po bashkëpunojnë me Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Komisionin Ndërkombëtar për të Zhdukurit për gjetjen e personave të zhdukur në komunizëm, të ekzekutuar apo që kanë vdekur në hetuesi dhe burgje, të cilëve, edhe pas 30 vitesh nga rrëzimi i komunizmit, ende nuk u dihet vendvarrimi. Drejtuesi i Shoqatës së ish të burgosurve politikë, Zenel Drangu, thotë se, deri tani, janë përcaktuar të paktën tre vendvarrime të kundërshtarëve politikë të ekzekutuar në komunizëm.

”Ne kemi evidentuar 401 persona, që janë pa varr. Dhe, ka mundësi, që një pjesë e tyre të gjenden, sepse vendi asht tek ish artistikja, ku janë rreth 10 vetë aty që janë vra, dhe tek vorret e Rrmajit”.

Gjatë 30 viteve të fundit janë bërë përpjekje të herëpashershme, kryesisht nga familjarët, për zbulimin e vendvarrimit të kundërshtarëve politikë. Deri tani nuk ka një të dhënë të saktë për numrin e personave, të cilëve u është gjetur vendvarrimi. Ndërkohë, si Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, ashtu edhe Komisioni Ndërkombëtar për Gjetjen e të Zhdukurve, deklarojnë se rreth 6 mijë njerëz u zhdukën gjatë regjimit komunist.

blank

Konfirmohet takimi Biden-Scholz për të biseduar për Ukrainën

Takimi online i Presidentit amerikan, Joe Biden dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

RFE/RL

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, do të diskutojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës, gjatë një takimi që pritet të ndodhë muajin e ardhshëm (më 7 shkurt) në Uashington, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Takimi kokë më kokë do të jetë takimi i parë prej kur Scholz mori drejtimin e vendit të tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Tensionet janë rritur ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, pasi Perëndimi shpreh shqetësimin për grumbullimin e rreth 100 mijë trupave ruse afër kufirit me Ukrainën, që shihet edhe si tentim i Rusisë për të pushtuar fqinjin e saj.

Moska ka mohuar në vazhdimësi një gjë të tillë.

Refuzimi i Gjermanisë për t’u bashkuar me SHBA-në dhe anëtarët e tjerë të NATO-s në ofrimin e armëve për Ukrainën, ka mërzitur disa aleatë dhe ka ngritur pikëpyetje rreth vendosmërisë së Berlinit për t’iu kundërvënë Rusisë.

Militarizimi i vetë Gjermanisë në Evropë gjatë dy Luftërave Botërore, i ka bërë udhëheqësit gjermanë gjatë viteve të shohin çdo përgjigje ushtarake si mjetin e fundit.

Shtëpia e Bardhë e njoftoi vizitën një ditë pasi SHBA-ja refuzoi kërkesat kryesorë të Rusisë për zgjidhjen e krizës së gjatë mbi Ukrainën.

Kremlini tha të enjten se refuzimi i SHBA-së “lë pak terren për optimizëm”.

Biden dhe Scholz do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin për pandeminë COVID-19, ndryshimet klimatike dhe çështjet ekonomike dhe të sigurisë, tha Shtëpia e Bardhë.

Scholz në dhjetor u bë kancelari i nëntë i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një epokë të re për kombin më të populluar dhe ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian pas mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel.

blank

Felicita Jakoel: Ja si e shpëtoi Vlora babain tim nga nazistët!

Felicita Jakoel, kryetarja e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri e cila është gjithashtu një pasardhëse e një prej familjeve hebreje që ka jetuar në Shqipëri gjatë periudhës së holokaustit ishte e ftuar në një lidhje skype nga Tel Aviv për edicionin e lajmeve në Dritare TV.

Jakoel tregoi më tepër nga kujtimet e babait të saj, si i përjetoi ai ngjarjet e Holokaustit pasi ishte një hebre vetëm 20 vjeç gjatë kohës së pushtimit nazist në Shqipëri.

“Nuk jam unë që tregoj, pasi unë kam lindur rreth 15 vjet pas përfundimit të Holokaustit, por janë prindërit tanë , në mënyrë të veçantë babai im, i cili në kohën e pushtimit nazist të Shqipërisë ishte një djalë i ri 20-vjeçar dhe i ka përjetuar vet ai dhe familja e tij të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë, rrezikun që paraqitej nga pushtimi gjerman.

Ata kishin dëgjuar diçka, kemi parasysh që koha nuk ishte si sot edhe lajmet ishin më të turbullta dhe arrinin më me vështirësi por ata kishin dëgjuar diçka për atë që ndodhte në Evropë dhe kështu që kur rreziku u bë shumë i madh ata filluan të fshiheshin, sidomos të rinjtë. Ata u shpërndanë nëpër qytete dhe nëpër fshatra dhe siç e dini historinë 99% e shqiptarëve hebrenj që jetonin në Shqipëri shpëtuan. Dhe kjo histori ka shumë rëndësi siç edhe e treguat në kronikën paraardhëse , tmerret e Holokaustit në Evropën e pushtuar nga nazistët” u shpreh Jakoel.


blank
blank
Send this to a friend