VOAL

VOAL

TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË Nga Frank Shkreli

June 24, 2022

Komentet

Serbia nuk po e zbaton  Marrëveshjen e Konçulit- Nga REFIK HASANI

   
Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të kohëzgjatjes së negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit zyrtar dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues Politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.
 Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi afër çerek shekulli.
Ne, Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.
Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën Kombëtare, Milicinë, Policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, Policinë Ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si:
I. Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,
II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative, jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,
III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,
Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj
Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё Policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё Këshlit të Sigurimt  tё Organizatë së Kombeve të Bashkuara.
Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet.
                        Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të 
1. Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,
2. Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,  
3. Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe
4. Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.
Marrëveshje e Konçulit, do të duhej të rishikohet për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbesin garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo marrëveshje, do të duhej të rishikohet  zbatueshmëria, si për :
I. Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 minibazave në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,
II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit,
III. Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,
Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.
Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.
Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet dhe të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhojë e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.
Kur kësaj i shtojm dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik.
Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.
*Autori i këtij vështrimi është Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi  Marrëveshjen e Konçulit.
 

(Në Foto 1 dhe Foto 2 shfaqet Platforma për parandalimin e konflikteve të armatosura dhe zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.)

21 Maj, 2001 (Foto 3) nënshkruhet edhe Amnistia nga ana e Qeverisë së Serbisë, e cila i amniston ushtarët e UÇPMB-së nga “krimet e luftës”.(Ky lloj aministe asnjëherë nuk u respektua nga ana Serbe, pasi që arrestoi dhe përndjeku shumë ushtarë dhe sot e kësaj dite disa ushtarë të UÇPMB-së vuajnë dënimet në burgjet Serbe si dhe shumë të tjerë nuk kanë drejtë të rikthehen në shtëpitë e tyre, për arsye se ende janë në përndjekje nga policia Serbe.)

21 Maj, 2001 (Foto 4) lëshohet edhe një njoftim të cilën e nënshkroi edhe Pieter Feith i cili ishte përfaqësuesë i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, e cila e siguronte se Shqiptarët nuk do të arrestohen dhe rrugëdalja e vetme ishte Amnistia.

51-VJET NGA REVOLTA E SPAÇIT – Pajtim e Paqe midis shqiptarëve!- Nga Frank Shkreli

 

“A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit!”, ishte kjo
thirrja për solidaritet, që ndezi revoltën e Spaçit – 51 -vjet më parë!

“A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit!”, ishte kjo thirrja për solidaritet, e cila ndezi revoltën e Spaçit.  Të martën u shënua në Shqipëri 51-vjetori i revoltës anti-komuniste prej tre ditësh, me 21 maj, 1973, në njërin prej burgjeve më të çnjerzore të regjimit komunist gjysëm shekullor të Enver Hoxhës. T’a kujtojmë këtë ditë me fjalët e At Zef Pllumit, njërit prej të burgosurve në Spaç.

Në librin e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, françeskani shqiptar At Zef Pllumi e kujton kështu revoltën e Spaçit: “Në kamp gjeta shumë të burgosun që i kishin pru aty mbas revoltës së Spaçit.  Prej tyne mora vesht se ishin pushkatue Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj. Revolta e Spaçit duhet të renditet në historinë tonë kombëtare si të gjitha revoltat e skllavëve që kërkuen lirinë, edhe pse nuk ia duelën me fitue. Këta katër dëshmorë kjenë të parët heroj që, mbas gadi dhetë vjet robnie, zgjuen e ndezën idealin e lirisë në këtë popull të shtypun që kishte humbë çdo shpresë nga kultivimi i servilizmit ndaj tiranit.”

At Zef Pllumi vazhdon tregimin se si kishte filluar revolta në Spaç, sipas të dhënave të shokëve të tij që kishte takuar në burg: “Me 21 maj Pal Zefi, nji i dënuem në birucë, përfitoi nga pakujdesi i policëve që e kishin lanë derën pa çelës e duel jashtë; mandej hini në kamp, u ngjit mbi tarracën e mensës, që shërbente si oborr. Dy policë u kujtuen për shkeljen e rregullores nga Pali, hinë në kamp, u ngjitën në tarracë, e kapën Palin për krahi, por ai rezistoi.  Nuk donte kurrsesi me u kthye në birucë.  Atëhere të dy policët filluen me e rrahë tmerrsisht, në sy të të gjithve. Pali lëshoi kushtrimin: “A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë që të mbrojë nderin e shqiptarit!”

Mbas asaj thirrje dëshprimi, tregon At Zef Pllumi: “U çue në kambë Paulin Vata dhe Paulo Popa, që të dy nga rrethinat e Shkodrës. Këta i paralizuen policët dhe morën në mbrojtje Pal Zefin.  Me atë rast, të burgosurit anti-komunistë shpalosën, në terracën e burgut, një flamur të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut — pa yllin komunist — duke kënduar dhe duke hedhur parrulla kundër diktaturës enveriste.  Siç mund të merret me mendë, revolta u shtyp me dhunë e gjak, shkruan At Pllumi.  Përfundimi i shtypjes së revoltës ishte: katër nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të burgosur u ri-dënuan me 25 vjet shtesë, 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan. Katër prej tyre që e paguan revoltën me jetë kanë qenë Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai.

Të mbijetuarit e revoltës së Spaçit, familjet e tyre dhe mbarë shoqëria shqiptare, vazhdon të presë me durim të Jobit biblik në këtë 51-vjetor që shteti, qeveria dhe politika shqiptare në përgjithësi, më në fund, t’i përgjigjet me vullnet të mirë dhe me vepra, pyetjes-kushtrim të Pal Zefit nga burgu i Spaçit 51-vite më parë: “A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit!?” Kjo për hir të burgosurve që humbën jetën në Spaç, por mbi të gjitha, për hir të një Shqipërie që pretendon të jetë e lirë e demokratike. Për hir të vërtetës historike! Për hir të drejtësisë dhe të drejtave bazë të njeriut, për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Krimet e regjimit komunist kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme që dallohen qartë edhe sot në shoqërinë e sotme shqiptare, në drejtësi dhe në politikën kunfliktuale të ditës.

Qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore në Shqipëri, për më shumë se 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa ish-komuniste – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri, siç janë të pushkatuarit e regjimit në Spaç. 51-vjet nga revolat e Spaçit, Shqipëria e sotme, megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, e që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës. Dhe Kuvendi i Shqipërisp nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë. Prandaj, ka ardhur koha, që ashtu siç hoqën yllin komunist nga Flamuri i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, revoltuesit anti-komunist të Spaçit 51-vjet më parë, të shembet njëherë e përgjithmonë edhe “muri i fundit ideologjik i Berlinit” në Evropë. Ai “Muri i Berlinit” midis shqiptarëve. Ashtu që ajo histori barbare të mos përsëritet. Dyertë e ferrit komunist si ato të burgut të Spaçit nuk guxojnë të hapen më kurrë për shqiptarët!

Prandaj është me vend që në kujtim të atyre që u pushkatuan dhe vuajtën tmeret në revoltën e Spaçit 51-vjet më parë për liri e demokraci, por edhe të gjithë të burgosurve të regjimit barbar sllavo-komunist të Enver Hoxhës, anë e mbanë Shqipërisë, të vazhdojmë të shpresojmë – ashtu siç shpresonin ata — për ditë më të mira për të gjithë shqiptarët pa dallim: për një Shqipëri të së vërtetës historike dhe të drejtësisë. Dhe për Pajtim e Paqë midis shqiptarëve!

Sidomos sot, në kujtim të përgjithmonshëm të heronjve të pushkatuar të revoltës anti-komuniste të Spaçit, 51-vjet më parë: Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pasha.
I përjetëshëm qoftë kujtimi i tyre ndër breza!

Frank Shkreli

Foto-Kujtime nga ceremonia e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit, 21 maj, 2023

Presidenti Bajram Begaj me udhëheqsit fetarë të Shqipërisë, Spaç, 21 maj, 2023

 

 

Autori me Znj. Gentiana Sula, Kryetarja e Autoriteteit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetetit

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike – Nga Ekrem Spahiu

 

Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe sociale, dukshëm shumë të rënduar. Pse?
Sepse korrupsioni është kapilarizuar në të gjithë ngrehinën shtetërore. Krimi i organizuar ka mbërthyer shtetin dhe ai ordiner është bërë ankthi i ditës. Varfëria është e tejskajshme në shumicën e shqiptarëve. Këto dhe shumë arsye të tjera, po e zbrazin Shqipërinë.

Nga ana tjetër, opozita aktuale po kalon një situatë të vështirë brënda vetit dhe deri diku natyrshëm është shmangur nga detyrimet e saj politike përballë këtij realiteti të dhimbshëm shqiptar.

Në këto kushte, vendit i duhet një alternativë edhe politike, edhe vlerash, që të shpëtojë nga një degradim dhe rënie e mëtejshme. Kjo alternativë është rigjallërimi i vlerave mbretërore dhe riorganizimi i mbretërorëve.

Mbreti Zog I është shtetari i parë afatgjatë që kornizoi Shqipërinë europiane, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftrave botërore. Ideator dhe realizues i administratës më të mirë të shtetit shqiptar të të gjitha kohrave, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor, ai i hapi rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të potencialeve të vendit dhe e orientoi zhvillimin e Shqipërisë për nga modelet europiane dhe potencialet demokratike.

Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar. Mbreti Zog është monumentalizuar në sheshe, bulevarde, institucione, shkolla, rrugë, ura, etj., si shtetari me kontribut më të gjatë në historinë e shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë, ku Ahmet Zogu ishte ndër mbrojtësit e saj.
Këto vlera bëhen akoma më të prekshme e të ndjeshme, kur shqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot.

Propoganda komuniste, për gjysmë shekulli, bëri gjithçka, jo vetëm për t’i mohuar këto kontribute, por edhe për ta zhbërë e baltosur figurën e Mbretit Zog.

Pas rënies së dikaturës komuniste, mbretërorët dhe Partia “Lëvizja e Legalitetit”, i ringritën këto vlera në piedestalin që iu takon në historinë kombëtare. Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” deri në vitin 2012, ka qënë heqja e asaj balte gjysëmshekullore të diktaturës komuniste ndaj Mbretit Zog dhe sot jemi krenarë se, jo vetëm që e kemi hequr këtë baltë, por e kemi ndriçuar dhe lartësuar figuren e tij.

Në referendumin e datës 29 qershor 1997 që Mbreti Leka I zhvilloi me dinjitet institucional në mbarë vendin, alternativa mbretërore fitoi rreth 54% në rang kombëtar, pavarësisht mashtrimeve të qëllimshme që u bënë nga instituconet zgjedhore e politike të asaj kohe. Me rezultatin e arritur, Mbreti Leka I është personi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë.

Me nismën e grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, më 28 qershor 2002, Familja Mbretërore pas 63 vitesh në emigrim të detyrueshëm kthehet përgjithmonë në Atdhe. Mbërritja e Mbretit Leka në Rinas do të shënohet në librat e historisë si pritja më entuziaste që i është bërë ndonjëherë ndonjë personaliteti të popullit shqiptar.

Mbreti Leka ndërroi jetë më 30 Nentor 2011. Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare, duke shpallur ditë zie kombëtare dhe ulur flamurin në gjysëm shtize në të gjithë institucionet. Kjo ceremoni e organizuar në sallën e parlamentit shqiptar, mirëpriti për homazhe të gjithë drejtuesit më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova, krerët e të gjitha besimeve fetare, drejtuesit e gjithë spektrit politik shqiptar dhe dhjetra mijëra qytetarë, të cilët erdhën nga të gjitha trevat shqiptare për t’i dhënë lamtumirën Mbretit të tyre.

Potenciali i mbretërorëve, pra është evident: afro gjysma e popullsisë besojnë në alternativën dhe vlerat mbretërore. Mbretërorët ndjehen krenarë, sepse ky besim ndaj vlerave të institucioneve të Mbretërisë si qeverisja më e mirë e të gjitha kohrave, si dhe ndaj vlerave mbretërore si qytetarë, është ekzistent, real, jo imagjinar.

Fatkeqësisht, prej disa vitesh, mbretërorët e kanë humbur zërin e tyre politik, janë tulatur dhe rrjedhimisht nuk ndjehen as të përfaqësuar politikisht. Natyrshëm që mbretërorët ndjehen krenarë për të shkuarën e tyre, por ndjehen të zhgënjyer për të tashmen e tyre. Është shuar zëri i tyre kombëtar, politik dhe publik për kauzën mbretërore dhe aktualitetin e rëndë ku ndodhet shoqëria dhe shteti shqiptar.

Me monumentin e Mbretit Zog, vendosur pikërisht në Bulevardin që mban emrin e Tij, ai është monumentalizuar në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht që ky është një fakt krenarie, por nga këtu buron një obligim i madh për të gjithë mbretërorët shqiptarë që ta përçojnë këtë filozofi qeverisëse, aq të dëshirueshme për shqiptarët. Por filozofia qeverisëse mbretërore, e vërtetuar nga koha si filozofia më efektive për interesat kombëtare dhe mirëqënien sociale, fashitet nëse nuk ka zë kombëtar, politik e publik, nëse nuk ka përfaqësim institucional në nivelet më të larta të pushtetit në shqipëri.

Kontributet dhe vlerat mbretërore janë pasuri kombëtare. Mbretërorëve nuk iu lejohet të mos i mbajnë gjallë këto kontribute dhe vlera.

Koha e artë e sigurisë qytetare, fizike dhe ekonomike, që gëzoi populli shqiptar në kohën e Mbretërisë, nuk duhet të mbetet thjesht si çështje nostalgjie. Ajo është, në radhë të parë, pikë reference për të ardhmen.

Mbretërorëve nuk iu lejohet të jenë indiferentë përballë realitetit të rëndë politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Prandaj edhe riorganizimi i mbretërorëve është domosdoshmëri për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e këtij realiteti në Shqipëri. Reagimi ndaj këtij realiteti, me ndërgjegjësim, me organizim dhe me veprim politik, është domosdoshmëri historike.

MIRËNJOHJEN TONË PËR MONS. ANGELO MASSAFRËN PËR KONTRIBUTIN E MADH QË NA DHA NË  RUAJTJEN E KUJTESËS DHE DOKUMENTIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT! – Nga BESIM NDREGJONI

 

Të nderuar Klerikë!

Të nderuar të mbijetuar të diktaturës ju që përballuat vuatjet e komunizmit!

Të nderuar qytetar të Shkodrës.

Fort i nderçëm dhe i respektuar Shkelqesi Monsinjor Angelo Massafra!

Mire skeni ardhur në këtë cermoni nderimi për një arbersh nga gjaku i shprishur,” për një përçues mësues i palodhur në shërbim të besimit në Zot Jezues, dhe të rehabilitimit të fesë katolike në Shqipërinë postkomuniste. 

Për të nderuar aktivistin e palodhur Mons. Massafrën që përkrah besimit fetarky personalitet i madh i kohëve  tona dha  në mbrotje të kujtesën kombëtare, dhe dokumentimin e krimeve të komunizmit në Shkodren e martirve të lirisë e të qendresës antikomuniste.

Ndjehem shumë i priviligjuar, dhe me përunjësi ulem përpara vepres tuaj imzot Angelo, por fati e deshi që unë pinjoll i nje familje që provoi tre diktaturat fashiste, naziste, komuniste në drejtimin e Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë të drejtoi këtë event madhështor, dhe të flas për vepren tënde fetare e kombëtare dhe njerzore.

Pak muaj ma pare me JU vizituam Shenjtërine e tij, mikun e madh të shqiptarve, nga toka arbnore në Selinë e shejtë Papa Franëeskun. Vizita e jonë konsakroi rëndësinë e të kaluemes tone tragjike dhe synoi njikohësishttë përkrahjen e Selisë së shejtë ndaj denimit të krimeve të komunizmit.

“Gjaku i shprishur” ju thiri ju imzot që me hapjen e kufive shqiptarë nga ndrrimi i sistemit Jme vizionin dhe misionin tuaj të shejtë të ju kërkoninit eprorve tuaj që të vinit si misionar në Shqipërine tone të përbashkët. Dhe përfundimishtë arrritët në vendin e Skënderbeut  1993 Veprimtaria e juaj baritore si detyrë e pare, tek famullia pranë komuniteteve të krishtera  në Troshan dhe Fishtë, në Fishtën Gjergjit të madh homerit shqiptar ju u bëtë mesuesi i pare për formimin e të rinjëve, mësues iNovivicëve në pronvincën e rilindur  të fretërve minor  në Shqipëri pranë kuvendit të lezhës. Në dhjetor 1996 u emruat Ipeshkev  Dioqezës së Rreshenit dhe administrator  Apostolik iLezhës së kryetrimit,  mbrojtësit të krishtërimit heroit tone kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe në vitin e zi të 97  u shuguruat Ipeshkev  nga Shën Gjon Pali i II në Bazilikën e  Shën Pjetrit në Vatikan, ku mbas 10 muajsh  pas vdekjes Arqipeshkevit të Shkodrës Frano Ilia  u emruat  Administrator  Apostolik së Arqipeshkëvisë së Shkodrës  dhe Sapës. Krahas detyrave të rëndësishme nga Ati i shejtë  Ju u zgjodhët antar i Këshillit Papnor në vitin 2005 pikërisht me 25 janar , Selia e shej  dekreton  bashkimin e Dioqezës se Pultit  me Arqidioqezën Metropolitane  të Shkodrës  me emrin e ri Arqipeshkevia Shkodër –Pult dhe kështu Imzot Massafra bëhet Arqipeshkev i Shkodër Pultit. Si  President  i Konferencës Ipeshkvnore Ju treguat kujdes vençanrisht në fushën e edukimit, sporteve dhe animacionit si dhe dialogut ndërfetar. Ju u bëtë promotori i riorganizmit  të kishës shqiptare  duke afruar shërbimet e nevojshme  duke punuar  për kujdesin e thirrjeve duke i reasturuar  dhe ndërtuat  kishat e shkatruarpër tu afruar bashkisisë të krishtera , vende të shenjta të denja  dhe duke gjallruar  në aspektin e asistencës që veçanrishtë në vitete e para ishte shumë i nevojshëm. Gjatë shërbimit tuaj Ipeshvnor janë të shumta veprat tuaja si “Fshati i Paqes”  rrëzë Taraboshit që e krijove për të mirpritur refugjatët e luftës së Kosovës, duke pasur një bashkëpunim  midis Zyrës për drejtsi dhe paqe  në Dioqezën  dhe komunitetit të Santegjidos  që  përfshin  gjithashtu  të krishterë ortodoks, dhe musliman të pranishëm në teritorin e Arqiodezës. Ku nuk u gjinde Imzot  me misionin tuaj, tek projekti Shpresa  në Shkodër, në ndihmë të personave me aftësi ndryshe në kampet verorenjë ndihme të madhe  dhae në fushën e bamirësisë. Besnik ndaj  motos Ipeshknore, në pajtimin e gjagjeve për gjakmarrje. Ti i solle paqen Shkdrës në vitin 1998  në një moment të një lufte civile që mund të çonte dhe luftë fetare. Ju përveç punës baritore të kishës, keni publikuar  dy publikime Pajtohuni me Hyjnin 2002” dhe “Dhuratë dhe Angazhim  2016” katër letra baritore  të botuar nga Shkelqësia e juaj Ati na pret ti dalim përpara, 1999”  “Ju dua të gjithve në Jezu Krishtin 2002”  “Ata që Soditim.. “ Ne  e  Kumtojmë 2006 “  Gëzimi  i Dëshmisë 2017” Jeni kujdesur për  gazetën periodike “Fjala  e  Paqes” dhe  Revista  “Kumbona  e Diellës “  ka punuar  të biografitë për  Vicens Prenushi  dhe 37 shokëve martirë  të viti 900  të lumturuar  me 5 nëndor 2016 e si  President i Gjykatës  Kishtare  për procesin e kanonizmit të 40 sherbetorve të hyjit Martirët shqiptar vrarë gjatë diktaturës  që ka filluar  me 10 nëndor 2002 dhe përfundoi me 8 dhjetor 2010. Përkushtimi i juaj kulturor  nuk ndalet vetëm me botimeporkeni qënë promovues i Radio Maries  në Shqipëri.

Ka qënë këshilltar i disa dokumentarve  të dedikuar figurave kombëtare shqiptare si Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Pjeter Bogdanit ,

Ti i dashur Massafra erdhe në Shqipërinë postkomuniste se të tërhoqi “Gjaku i shprishur që të thërrisni rrënjet e tua arbëreshe, ku për besimin në Zot e fe ishin pushkatuar besimtare shqiptar.Por ti gjete këtu shpirtin e besimit në Zot. Komunizmi jetën jua moripor besimin jo, ti gjete foton e Jezuesit se si e mbronin besimtaret sokolesha shkodrane mbas fotos së diktatorit, si e mbronin nga shkatrimin zojen e bekueme  e shume relike të shejta të besimit në zot. Dhe me keto dhe me ruajtjen ekoleksioneve të kohes së lashta në krijove muzeun e historisëbesimit dhe të kishes katolike. 

Faliminderit për ketë dhuratë historike që i ke lënë Shkodresëdhe Shqipnisë besimit katolikë shqiptar.

Ju ndoqët postulatin e Shen Gjon Pali II ku  në aeroportin e rinasit  në vizitën historike 1993 ju drejtu popullit shqiptar”Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”

Falë përkushtimit tuaj sot ndodhet e pa rrënuar godina e burgut të Spaçit, ju shkuat deri në Amerikë dhe sëbashku me fondacioni Drejtsi dhe Paqe e shpëtuat këtë simbol të kujtesës.

Ti imzot, dhe ne të përndjekurit politikë presim një përgjigje përse nuk u denuan krimnelt që vrane klerin shqiptar e në veçanti klerin katolik e mbi 6000 shqiptar që sot nuk kan një varr në token e tyre.

Shoqënia shqiptare nuk do të shërohet kurrë nga rrjedhimet e murtajës komuniste, përsa kohë që nuk del në shesh e vërteta. Ju punuat me misionin tuaj për të verteten.

Ju kishit Madhështi shpirtënore kur i kërkuat politikës së papërgjeshme shqiptare denimin e krimeve të komunizmit me ligj siç e kan vendet europiane.!

Historia e popullit shqiptar nuk njeh nji rast të vetëm kur kleri dhe besimtarët katolikë të mos kenë qenë pjesëmarrës, e në shumë raste udhëheqës, në kalvarin shumë shekullor të vendit tonë, e në luftat kundër anmiqve kërcënues; dhe tashti vonë, në forcimin e nji Shqipërie të lirë që përpiqet me qenë europiane. Kjo falë punës misionit tuaj.

Sot, andrra e keqe ka përfundue! Por ne gjindemi para nji procesi shërimi në vendin tonë, para detyrës së randë të rindërtimit moral për të gjithë ne. Jo vetëm ata që janë përgjegjës direkt për krimet e kryeme, por edhe ata që margjinalisht ndiehen fajtorë, – sepse kanë heshte dhe këtu ka nji numër të madh!- duhet të kalojnë nëpër procesin e rivlerësimit të përgjegjsisë së tyne, të qendrimit të tyne imoral ose amoral në ditët e vështira, kundrejt grupit shoqënor numerikisht ma të vogël, por ma të persekutuem se të tjerët, popullsisë katolike shqiptare.

Për fat të mirë, erdhi zhvillimi i ngjarjeve në Shqipëri: shpresa e ushqyeme me besim. 

Tashti ndigjohet kumbona e kishës përsëri; dhe përsëri muezini thrret besimtarët për adhurim të Zotit. 

Sot, shqiptarët luten, meditojnë, shpresojnë përsëri.

Sot, po zbret vala e vuejtjeve që urrejtja krijoi në marrëzinë e vet, dhe shpresojmë se do të zëvendësohet me nji frymë të re, të heshtun por plot gjallëni, me mirëkuptim, por pa harrue të kaluemen. Sot, ish të persekutuemet kanë përbuzë hakmarrjen, nji fitore morale shqiptare me përpjestime historike, e që këput zinxhirin e hakmarrjes. Sepse falja e fajit ka zanafillë hyjnore, ashtë karakteristike e shpirtmadhësisë, dhe ky ashte nji ogur i mirë, nji shpresë e re që shoqenia shqiptare ka vendos mospërsëritjen e tragjedisë së kalueme. Sot, Kisha Katolike shqiptare, viktima kryesore, deklaron: “Ne, nuk gjykojmë!”Të përndjekurit thërrasin njëzëri Hakmarje Jo, Drejtsi Po. Pa drejtsi nuk ka liri, pa liri nuk ka demokraci.

27 vite jetë ja kushtove vendit tim ,imzot, vendit tand Shqipërisë,

27 vite ma të mirat ja dhe atdheut tone të përbashket  Shqipërisë. 

Ju u bëtë bashkëpuntor me ne të vuajturit e diktaturës, mësimet e tua, vizioni i juaj, i të vërtetës të paqes, dhe të lirisë do të ngelet postulat për ne. Kërkesa e juaj të denohetn krimet e komunizmit ishte një këmbana për të verteten pa të cilën ne nuk mund të ndertojmë sistemin e vlerave sistemin e qytetarit të lire, por dhe një këmbana ndaj papergjeshmerisë së politikanëve shqiptar që në vend që të denonin krimin ju bashkuan heshtjes ndaj krimit. Heshtja e tyre vret njëlloi si plumbat e xhelatëve të diktaturës dje.

Mirnjohjen tonë të thellë Imzot Angela Masafrës për kontributin e madh që jep në ruajtjen e kujtesës dhe  dokumentimin e krimeve të komunizmit, dhe po të vepronte klasa politike postkomuniste si Ju me përkushtimin e Shqiptarit të madh e sensibilizues fati i të përndjekurve politikë shqiptarë dhe ishoqërisë shqiptare, sot do të ishte ndryshe

Sot do të kishim një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të lire nje Shqipëri të paqme.!

Të besojmë dhe të shpresojmë!

Faliminderit Imzot Angelo Massafra ti u bëre pjesë e plejadës të njerzve të shquar të kombit tim, të kombit tan”

Besim NDREGJONI

Fjala e mbajtur në Muzeumin e Kujtesës në Shkodër me rastin e nderimit me Certifikatën e nderit “ Mirnjohje e Martirve të Lirisë” dhënë Shkelqësisë së Tij Mons. Angelo Massafrës.!

ARTISTI I MADH NGA MALËSIA E MADHE GJELOSH GJOKAJ QË PËRHAPI MË TË MIRAT E KULTURËS SHQIPTARE NË BOTË Ekspozitë në Prishtinë, 90-vjetorin e lindjes Nga Frank Shkreli

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës si dhe Galeria Kombëtare e Kosovës njoftuan, javën që kaloi, se është hapur një ekspozitë retrospektive e artistit të ndjerë Gjelosh Gjokaj, e titulluar: Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi. I lindur në Milesh të Malësisë së Madhe, Gjelosh Gjokaj, artisti e piktori i shquar është njëri prej artistëve më të mëdhej shqiptarë, por jo vetëm, të periudhës së modernizmit shqiptar. Për më tepër në Kosovë – ku njihet gjithashtu edhe si, “babai i grafikës së Kosovës”, Gjelosh Gjokaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për brezat, edhe si pedagog e themelues i shkollës së grafikës në Kosovë dhe si piktor në përgjithësi. Gjelosh Gjokaj si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, la pas më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë, të përhapura anë e mbanë botës.

Këto dy ente të Republikës së Kosovës, në bashkpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, organizuan hapjen e ekspozitës me rastin e 90-vjetorit të lindjes së artistit të madh evropian nga Malësia, Gjelosh Gjokaj dhe të 18-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi. Ekspozitën e hapi, zyrtarisht, të mërkurën që kaloi në Prishtinë, Zëvendëskryeministri, njëherësh, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj, ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku, njofton – Ulqini Online – (ulqini-online.com)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në fjalën e tij me këtë rast deklaroi se, “Kemi të bëjmë me një artist i cili mund të quhet me plot kuptimin e fjalës, botëror”.

Gjelosh Gjokaj, si artist e piktor njihet mirë në trojet shqiptare nën Malin e Zi, nga ku edhe rrjedhë, njihet mirë gjithashtu edhe në Kosovë ku edhe vlerësohet për punën dhe veprimtarinë e tij atje ku ka punuar para se të shkonte në Itali e Gjermani. Ndërsa në Shqipëri, për fat të keq, me sa jam i informuar, nuk është edhe aq i njohur si në Kosovë dhe vende të tjera të Evropës. Unë e kisha takuar Gjelosh Gjokaj në Itali në vitin 1970, pasi ishte larguar nga ish-Jugosllavia për në Romë, prej ku, me punën e tij atje, megjithëse nën rrethana shumë të vështira për një artist – ky burrë malësor megjith sfidat para tij — përtej trojeve shqiptare, asokohe nën regjimet sllavo-komuniste në Tiranë e Beograd — nderoi Malësinë e Madhe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, në Evropë dhe nepër botë, si përfaqësues i denjë i vlerave kulturore të trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Me veprimtarinë e tij prej artisti, grafisti e piktori, për katër dekadat e fundit të jetës së tij, në Itali e Gjermani, Gjelosh Gjokaj ka punuar si artist i lirë, në botën e lirë. Këtë liri, Gjelosh Gjokaj e përdori në maksimum. Menjëherë pas arritjes në Itali, (1969), ai kishte ra në kontakt me Ernest Koliqin, botuesin e revistës së famëshme Shejzat dhe me bashkpuntorët e tij. Në të vërtetë, nepërmjet Shejzave ai përfitoi duke bërë kontakte me artistë italianë dhe si përfundim i bashkpunimit të tij me revistën e Koliqit – edhe Shejzat përfituan nga ekspertiza e tij artistike, pasi me ndihmën e tij revista mori një pamje krejt tjetër artistike duke filluar nga faqja e parë.

Syprina e ré e Shejzave, duke filluar nga viti 1970 dhe vizatimet në fund të artikujve në atë revistë, janë hartuar nga piktori Gjelosh Gjokaj.

Por suksesi i Gjelosh Gjokaj, vërtetë, mori nam nga eskpozitat e tija artistike ndërkombëtare, në Itali dhe në vende të tjera. “Edhe nji tjetër artist plot talent po e nderon emnin e Atdheut tonë. Ekspozita e tij (11prill-1maj,1970) korri nji sukses të madh në daç për numër vizituesish e shitjeje veprash, në daç për miratime ndër fletore kritikësh të njohun. E kemi fjalën për Z. Gjelosh Gjokaj, lindun në Milesh afër Tuzit”, shkruante Koliqi në revistën Shejzat (4-6, 1970). “E shpejtë dhe e lumnueshme qe karrjera e tij artistike. Erdh tue e vû në spikamë artin e vet si piktor e si grafist, në ekspozita të shumta, jo vetëm në Jugoslavi, por edhe nëAleksandri (Egjypt), n’Havana (Kuba) e n’Amerikë të Jugut: LaPiata, Rio Grande, Rio de Janeiro. Sukses të veçantë patën ekspozitat tij në Australi, në Hindi dhe në Viçenza (Itali)”, thuhet në atë artikull të para 50 e ca viteve.

“Mosha foshnjore e kalueme në male shqiptare, lên mbresa të dukëshme në artin e tij. Prirjet e natyrëshme kah simbolizmi i nji dèlli surrealizmi në ligjirimin artistik i rrethojnë thelbet autoktone në nji atmosferë krejt moderne ku ato zhvillohen pa zorim e përfundojnë në nji synthezë në të cilën frymzimet e thella të traditës bashkohen lumnisht në nji freski shprehjeje mahnitëse të këso-kohëshme”, thuhet më tej në atë shkrim nga botuesi i Shejzave. Ernest Koliqi i uron artistit, grafistit dhe piktorit të spikatur, të ri malësor, Gjelosh Gjokaj, përherë sukses më “ngadhnjyese në udhët e artit” dhe njëkohësisht, e falënnderon atë për kontributin e tij dhënë për Shjezat, “për syprinën dhe vizatimet e çmueshme plotësuese të faqeve në fund t’artikujve që pati mirësinë t’i dhurojë së përkohëshmes s’onë”, ka shkruar Koliqi për bashkpunimin e Gjelosh Gjokaj me revistën Shejzat – diçka që ndoshta shumë pak veta mund ta dinin e që fatkeqsisht, për të këtë bashkpunim, për arsye politike nuk flitet.

Ndërkaq, në një shkrim tjetër në Shejzat (vitit (1971, 7-9) nga siç duket një autor arbëresh-italian sipas emrit (A.de Genti), theksohen gjithashtu vlerat artistike të artistit shqiptar, Gjelosh Gjokaj. Ai ka shkruar se që “kur ende ishte në moshë të njomë, i rritun në Veri (të Shqipërisë) në nji familje malcore shqiptare, me nji vullnet të pafashitun, kapërcei vështirsitë e studimeve që ka përhera nji i ri visesh të shkëputuna prej qendrave të mëdha kulturore. Ai u shque midis të rijvet të kombësive të tjera, tue krye bukur e mirë studimet e arteve në Beograd. Pastaj shkoi me dhanë mësimin e pikzimit midis të rijvet shqiptarë të Kosovës. Gjatë kësaj kohe ai brumosi edhe mâ mirë shijen artistike të gurrës kulturore mijëvjeçare të viseve arbërore. Gjelosh Gjokaj edhe në Jugoslavi kishte krijue nji emën si pikzues, por tash së mbrami i ndodhun në votrën e jehonës artistike evropjane e botënore, sukseset e tij janë bâ shumë mâ të spikatuna. Emni i këtij shqiptari njihet prej Barcelone, Los Angeles, Paris, Moskë e deri në Tokjo. Prania e punimeve të tij së bashku me ato të artistave italianë mâ në zâ, na dëshmon shumë. Dhe ajo që duhet të gëzojë çdo bashkatdhetar âshtë nji gjë: me i ruejt, me i shtue e me i çue mâtej anët më të mira kombëtare shqiptare, tue përqafue përparimin e kulturës evropjane dhe botnore. Kjo, simbas nesh, âshtë edhe rruga e nënvetëdishme e artistit Gjelosh Gjokaj që âsht kah nderon kulturën shqiptare nëpër botë”, përfundon vlersimin e tij për Gjelosh Gjokajn, autori A.de Genti. (Shejzat -Korrik-Shtator, 1971, 7-9).

Nuk besoj se mund të ketë një vlerësim më të mirë e më të lartë sot se ky për artistin e piktorin e Malësisë së Madhe, Gjelosh Gjokaj — nga një autor i revistës Shejzat më shumë se 50-vjet më parë — me rastin e hapjes së ekspozitës së veprave të tij në Prishtinë dhe në 90-vjetorin e lindjes së këtij artisti malësor, i cili nepërmjet veprave të tij artistike vetëm ka çuar përpara anët më të mira kombëtare të kulturës shqiptare, duke përqafuar, njëkohësisht, edhe vlerat dhe përparimin e kulturës evropiane dhe botërore. Një vlersim për një artist malsor që do duhej të gëzonte të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo edhe sot në 90-vjetorin e lindjes. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij në Malësi dhe anë e mbanë trojeve shqiptare!

Frank Shkreli

 

Gjelosh Gjokaj (1933-2016), nepëmjet veprave të tija artistike i përçoi botës “anët më të mira të kulturës kombëtare shqiptare duke përqafuar, njëkohësisht vlerat kulturore evropiane dhe botërore”.

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës të mërkurën që kaloi është hapur ekspozita retrospektive e artistit nga Malësia e Madhe, Gjelosh Gjokaj, (1933-2016) e titulluar “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj “, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Gjelosh Gjokaj, artisti i përmasave botërore nga Malësia e Madhe bashkpunoi ngusht me revistën e famëshme Shejzat të Ernest Koliqit duke e ngritur revistën në një nivel artistik, krejt ndryshe nga ç’ishte më parë.

KUSHTËZIMET ABSURDE TË NDËRKOMBËTARËVE BLLOKOJNË KOSOVËN!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Dy javë para takimit të 46 shteteve evropiane, ku pritej pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Gerald Knaus, nga “Iniciativa Evropiane për Stabilitet”, dha alarmin se “disa shtete po përgaditën të bllokojnë pranimin e Kosovës për organizatën e Këshillit të Evropës!” Në krye të kësaj bllokade, çuditërisht, ishin dy nga shtetet kryesore të Evropës, Gjermania e Franca dhe e gatshme për t`iu bashkangjitur edhe Italia.
     Shokuese është rrjeshtimi i Gjermanisë kundër Kosovës, edhe pse butësisht e thotë se “nuk është kundër këtij anëtarësimi!” Por, shton parakushtin shtesë: “Më parë Asociacionin për komunat serbe , pastaj anëtarësimi”, i cili nuk është pjesë e standardeve për këtë anëtarësim. Kancelari Scholz, bashkëhartues i Draft Statutit skandaloz për Asociacionin, që parashikon një lloj autonomie territoriale për komunitetin serb, si trampolinë për të arritur bosnizimin e Kosovës, ngjashëm me atë që është instaluar në Bosnjen e asfikësuar ekonomikisht, politikisht, territorialisht.
      Pse kjo metamorfozë dhe strategji e re e këtyre dy shteteve, prijetare të Evropës, ndaj Kosovës?! Opozita e frustruar, e tmerruar nga nisma e qeverisë, për ta jetësuar –VETTINGUN-; deklarimet e pasurive marramendëse, edhe pse gjysmake në deklarim, të disa zyrtarëve kriminelë e makro-hajna, që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë vjedhur shtetin, janë hedhur në sulm frontal, për ta hequr qafe kryeministrin Kurti me qeverinë e tij, qoftë edhe duke e goditur Kosovën, me shpifjet monstrume, duke përligjur kërkesat absurde të ndërkombëtarëve, respektivisht, të Serbisë.
     Kjo është një joshje, një thirrje e drejtëpërdrejtë për ndërkombëtarët, që angazhohen në largimin e kryeministrit Kurti. Ecejakët e Escobar në Tiranë, ankesës të Ramës për Kurtin, i dha të drejtë, por, ia kujtoi atij se “Kurti ka mbështetje të madhe në popull”. Në Paris, në bisedë me Ramën, Makron huazoi akuzën e opozitës të çoroditur të Kosovës se “Kurti po mashtron dhe nuk po vepron për Asociacionin!” Koordinimi Escobar-Rama-Macron dhe dështakët e BE-së, Borrel dhe Lajçak, përgjatë gjithë dialogut, fort të flirtueshëm me Serbinë, punuan dhe u lodhën shumë, për ta dështuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
     Koralisht dhe poshtërsisht vazhdon të trumpetohet se treshja shtetare: Presidentja, Kryeparlamentari, Kryeministri të Kosovës, në letrën dërguar raportueses Bakojanis në Këshillin e Evropës, “premtuan, në mes tjerash, edhe krijimin e Asociacionit, por nuk e zbatuan, pra, mashtruan!” Gënjeshtër e kulluar, e bërë nga opozita me kompani. Letra në fjalë është sintezë e të gjitha deklarimeve të njëtrajtshme, konsistente të kryeministrit Kurti, me bashkështetarët Vjosën, Glaukun, Donikën dhe të zyrtarëve të tjerë të LVV se “Asociacionit do t`i vijë radha, por vetëm pas shqyrtimit të 6 pikave rendore, do të bisedohet për pikën e 7, ku shënohet Asociacioni”. Dhe, asnjë korrigjim, qoftë në përmbajtje apo kohë, nuk është thënë apo bërë.
 
       Dilema e madhe: Drejtësia e kapur nga komandantët e shantazhuar të LPK-PAN-it
     Dërgimi i Draft Statutit franko-gjerman apo ndonjë Draft tjetër për Asociacionin, i hartuar nga vet qeveria në Gjykatën Kushtetuese. Sistemi Drejtësisë është dhunuar dhe rrënuar nga disa komandantë, të veshur me pushtet të pamerituar, më sakt, uzurpatorë të dhunshëm të pushtetit, qoftë edhe duke shkelur mbi kufoma shqiptarësh! Kjo “drejtësi” i heshti qindra vrasje politike dhe afera tjera korruptive, për një çerek-shekulli çlirim! Janë qindra arrestime, për krime faktike. Gjykatat e Kosovës, nën presionin e bandave të komandantëve, i kanë liruar me arsyetime fallso, si: krimi i kryer nën efektin të depresionit; dënimi me mbyllje në shtëpi; dënim me para, edhe atëherë kur plagosja me armë zjarri, është cilësuar -tentativë-vrasje; lirim me kush dhe pisllëqe tjera! Edhe atëherë kur janë dënuar, komandantët kanë rihapur gjykimin dhe me përralëzime gjithfarëshe ua kanë zbutur dënimet, duke përgaditur edhe faljen e dënimeve kriminelëve vrastarë!
     Sjellim vetëm dy raste të trishtme, të gjykimit të Gjykatës Supreme dhe Kushtetutese të Kosovës, në raport me Serbinë, me ndërhyrjen e politikës:
  1. Gjykata Kushtetuese gjeti 23 shkelje të Kushtetutës, në Asociacionin e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa të viti 2013. Por e heshti dhe nuk e shpalli të paligjshëm se Kushtetuta nuk e parasheh, nuk e ligjëson Asociacionin njëetnik, siç ishte ai i vitet fatal 2013. Si dhe plot shkelje tjera u heshtën.
  1. Prona shtetërore prej 24 hektarësh tokë-park, të dhuruar me një vendim nga kryekrimineli Millosheviq, ishin Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese, që aprovuan dhe zbatuan vendimin sa cinik, aq edhe kriminal të Sllobodan Millosheviqit.
      Shtrohet pyetja: Cila është siguria e një gjykimi të drejtë e kombëtar, kur dihet se kjo Gjykatë, ashtu si dhe i gjithë Sistemi i Drejtësisë është i kapur nga ish-zyrtarët, ish-pushtetarët e shantazhuar dhe të kërcënuar me dosje krimesh faktike, ekskluzivisht, të vrasjeve politike, të ushtarëve luftëtarë dhe të veprimtarëve atdhetarë.
     Aq më e frikshme dhe dyshuese bëhet Gjykata Kushtetuese, kur shihet ngulmimi i ndërkombëtarëve, që Draft Statuti i Asociacionit të dërgohet me nguti dhe menjëherë për shqyrtim në Gjykatën në fjalë. Dhe, kur shohim këtë aprovim e gadishmëri të memëzipritur, të ish-pushtetarëve, zyrtarëve partiakë të PAN-it, me dosje krimesh të faktuara, por të pandëshkuara, hafije të hershëm dhe të vonshëm të Shërbimeve Informative, të shteteve armike të Kosovës, me shantazhim të rrastë, rreziku i një gjykimi e vendimi në favor të Serbisë, është lëndor, real. Dhe, kjo tmerron shqiptarët e Kosovës dhe ata të përbotshëm.
     Asociacioni krijesë unike i një shantazhimi të vrazhdët. Presidenti Rugova e dinte këtë dhe e zvarriti për muaj të tërë krijimin e qeverisë së parë ligjore, sepse nuk pranoi ngritjen në pozitë të njeriut të shantazhuar. Ishte kreu i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Seramy, në -TV Canal+, ai që denoncoi rekrutimin e Hashim Thaçit agjent të DGSE, përmes Danjean Arnaud, dhëndër i Serbisë. Ai u kujdes për ngritjen e Hashimit në të gjitha postet, hiç të merituara; në Rambuje u përpoq ta dështonte nënshkrimin e marrëveshjes. I ndodhur nën presionin e shantazhimit, u nënshkrua edhe marrëveshja për Asociacionin në vitin 2013.
     Clausula “Rebus Sic Stantibus”, është doktrinë ndërkombëtare, që jepë mundësi të korrigjimit të Marrëveshjeve e kontratave të nënshkruara, nëse rrethanat ndryshojnë, nga koha kur është nënshkruar dhe dëmtojnë ekstremisht njërën palë padrejtësisht.
E para, përveç rrethanave të një shantazhimi ekstrem, me dosje vrastare të oficerëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, për qëllime politike, të marrjes së pushtetit me dhunë, duke kopjuar metodën fashiste të bandës komuniste të Enver Hoxhës, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, respektivisht, komandantët e “UÇK-së” të LPK-së, të instruktuar nga oficerët e Sigurimit Shqiptar, në koordinim me Shërbimet Informative armike të Kosovës.
E dyta, Serbia zyrtare ka shpalosur hapur qëllimin e themelimit të Asociacionit, krejt ngjashëm me krijimin e “Republika Srpska” të Dodikut në Bosnje, me qëllim të shkëputjes të veriut të Mitrovicës, për t`ìa bashkangjitur Serbisë. Si dhe bërjen e saj hisedare në administrimin e komunave serbe brenda Kosovës. E gjithë kjo nuk ka asgjë të përbashkët me Asociacionin e planifikuar nga Ahtisari.
     Dhe, këto dy rrethana, shumë domëthënëse, janë të mjaftueshme për ta aktivizuar doktrinën e cituar ndërkombëtare, në korrigjimin e Marrëveshjes për Asociacionin.
     Panegjerikët e partive-banda të PAN-it, argat të Hashim Thaçit në ndarjen e Kosovës, tashmë, të prirë nga Edvin Rama, nuk na habisin se janë në një linjë me Vuçiqin. Por, heshtja e këtyre fakteve nga Kurti me qeverinë e tij si dhe LDK-ja e përgjakur nga bandat e kuqe të LPK-së, alias PAN-it, është shokuese. Me Presidentin Macron duhet biseduar hapur e seriozisht, përse Franca rekruton kreun shtetëror të Kosovës agjent të Serbisë?!
 
           Kurti konstaton shkatërrimtarët e Kosovës, por nuk i ndëshkon ata!
     Pritshmëria e shqiptarëve që Kurti do të përballet me fajet-krime të shtetarëve të shantazhuar, është zhgënjyese. Ai po mjaftohet vetëm me konstatimin e supër të sakt se “Kosovën e shkatërruan pushtetarët e shantazhuar!” Mosveprimi i tij ligjor, po i kushton Kosovës.
     Pjesë e dramës tragjike të Kosovës, është edhe kryeministri shqiptar, Edvin Rama. Në vend që ai, me qeverinë e tij, të angazhohen për zhbërjen e Asociacionit, përkundrazi, ai është bërë argat aktiv i Serbisë. Dhe, ngulmon për krijimin e Asociacionit të njëanshëm në -MIRËBESIM-, pavarësisht se 6 pikat e radhës, para të 7-ës, mbetën peng të Serbisë.
     Të bëmat e Ramës përhapin mjegullnajë. Ai ka angazhuar gazetarë matrapazë, në mes tyre edhe Blendi Fevziun, me ecejakët e tij në Hagë, për ta zhbërë Gjykatën Speciale, me qëllim të lirimit të Hashimit me shokë, siç kërkoi Vuçiqi nga Rama, për ndërmjetësim ke amerikanët, për ta vazhduar procesin e ndarjen të filluar të Kosovës, nga Hashimi dhe PAN-i i tij.
     Kthimi i Ramës ke Dick Marti, është hipokrizi, është çështje e vdekur, si vet Marty. Vërtet, nuk është mbushamendje transplantimi i organeve, andaj edhe Gjykata e ka lënë jashtë akuzës. Por, e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë”, si njëra nga dhjetra burgjet rurale, të improvizuara-burgje në Shqipëri dhe Kosovë, është një realitet i pademantueshëm.  Ajo shtëpi-burg është një realitet, në mesin  e shumë shtëpive, shtallave, ahureve, objekteve të braktisuara. Ato kanë qenë dajakosje e deri thertore për ushtarët luftëtarë dhe veprimtarët atdhetarë të LDK-së. Ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, në një televizion të zëshëm, në mes krimeve tjera të SHP të “UÇK-së” të LPK-së, përmendi edhe vrasjen e të paktën 11 ushtarëve, të nisur në kohë të ndryshme për në Koshare, nuk kanë arritur kurrë në destinacion dhe as nuk janë parë kurrë më në jetë!
     Është pranim i vrasjeve politike, nga komandantët me bandat e tyre, arsyetimi i Hashim Thaçit, për krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë: “Vrasjet e vazhdueshme të dëshmitarëve, për ekzekutimet politike, kushtëzuan themelimin e Gjykatës Speciale”. Këtë të vërtetë, në shkallën sipërore, e deklaroi publikisht, duke qenë në cilësinë e Presidentit të Republikës. Edhe vrasja e shumë gazetarëve në Kosovë, përgjatë dhe pas luftës, denoncues të krimeve të komandantëve, është për të njëjtat motive dhe nga e njëjta Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
     Historia shqiptare e dy shekujve të fundit, ka qenë tragjike në tavolinat e Fuqive të Mëdha, sepse tokat shqiptare janë përdorur si kusuritje, për t`i kënaqur fqinjtë lakmiqarë. Si duket ka tendenca për përsëritjen e historisë, për vazhdimin e tkurrjes të trojeve shqiptare. Faktori politik gjithëshqiptar duhet të vetëdijësohet për fatin e përbashkët, duke treguar dinjitet dhe integritet, në mbrojtjen e trojeve aktuale.

Nepërkës serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

“Shqiptarët janë mendjelehtë”
Gregori Xhonson
Ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Republika e Dardanisë vazhdon të mbajë mbi shpinë peshën e rëndë të marrëveshjeve që kryetradhtari Thaçi, me bandën e tij, patën nënshkruar me Serbinë fashiste në Bruksel për varrosjen e interesave të popullit dardan. Të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, patën shpresuar shumë se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosja më 14 shkurt 2021, pesha e rëndë e marrëveshjeve tradhtare të Thaçit do të flakej me neveri në koshin e mbeturinave. Por, për fatin e keq të mbarë kombit shqiptar, Lëvizja Vetëvendosja nuk e ndërmori kurrë një hap të tillë. Por edhe më i çuditshëm dhe më i pabesueshëm është qëndrimi i Kryeministrit Albin Kurti, i cili, kur ishte në opozitë, pati deklaruar publikisht se me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë dialogu pa njohje reciproke. Për habinë e të gjithëve, kur mori postin e kryeministrit, e hëngri fjalën, nuk e mbajti premtimin për çështjen e dialogut: pranoi të ulet në bsedime me Serbinë fashiste. Ky qëndrim i tij i pashpjegueshëm e ka ulur dhe vazhdon ta ulë gjithmonë e më poshtë autoritetin e Republikës së Dardanisë, e cila, konkretisht, nuk gëzon pavarësi dhe sovranitet faktik.

Do të dëshironim me gjithë zemër që Albin Kurti, sapo mori postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, të kishte pasur si busull orientimi politik shprehjen e shkëlqyer aforistike të mendimtarit, personalitetit politik dhe filozofit Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli – 1469-1527), i cili ka thënë:
“Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.

Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi katërcipërisht se sa aktuale vazhdon të tingëllojë deklarata e ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gregori Xhonson, e cila ka një domethënie të thellë për historinë e mbarë kombit shqiptar.

Në një informacion, të botuar në internet dymbëdhjet vjet më parë, thuhet se autoritetet e Shkupit zyrtar, “… më 13 gusht të vitit 2001 u detyruan ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit, nën presion të forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilat nga Haraçina po përgatiteshin të hynin në Shkup. Dihet, po ashtu, se asokohe, në Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Ahmet Qeriqi: “I robëruari nuk ka çka humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012).

Është sa e çuditshme, aq edhe e pabesueshme se si është e mundur që Kryeministri Albin Kurti (çka e kam theksuar edhe disa herë të tjera në internet) nuk organizoi Referendum mbarëpopullor për të vjelë mendimin e opinionit publik lidhur me marrëveshjet që kryetradhtari Thaçi, në mirëkuptim të ngushtë me tradhtarë të tillë, si Isa Mustafa, Kadri Veseli, Edita Tahiri, Jakup Krasniqi, Enver Hoxhaj etj., pati nënshkruar me Serbinë fashiste në Bruksel. Jam i bindur që vota e mbarë opinionit publik do të ishte tërësisht në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti, kundër atyre marrëveshjeve dhe për flakjen e tyre në koshin e plehrave të tradhtisë thaçiste. Të gjitha ato marrëveshje, sidomos ajo për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e kanë shndërruar Republikën e Dardanisë në një qyqare të mjerë që ka mbetur pa zot.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm se Republika e Dardanisë ndodhet para tradhtisë së madhe nga ana e atyre ndërkombëtarëve perëndimorë, të cilët, krahas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, dhanë një kontribut të madh për çlirimin e saj nga zgjedha shekullore e bishës fashiste serbe. Por duhet pasur parasysh se “gjella” e asaj tradhtie pati filluar të gatuhej që pas mbarimit të luftës, në qershor të vitit 1999, pikërisht me negociatat NATO-UÇK për demilitarizimin e UÇK-së. Ato negociata kanë qenë një akt sa i turpshëm, aq edhe poshtërues për Dardaninë. Sepse, për shkak të tradhtisë që iu bë Dardanisë, nuk u vu në jetë po ajo strategji që u zbatua kundër Gjermanisë fashisto-naziste në pranverën e vitit 1945, e cila, për shkak të krimeve të rënda që pati kryer që prej shtatorit të vitit 1939 kundër popujve të Evropës, u mposht ushtarakisht nga forcat aleate dhe u nda në katër zona pushtimi. Tradhtinë e ndërkombëtarëve perëndimorë ndaj Dardanisë e ka pasë vënë në dukje ish-Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, i cili, para disa vjetësh, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, pati deklaruar:
“… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Të njëjtat krime barbare pati kryer edhe Serbia fashiste në vitet ’90 kundër disa popujve të gadishullit të Ballkanit, por forcat e NATO-s, pas përfundimit të bombardimeve, nuk e vazhduan luftën me trupa tokësore në territorin e Serbisë për ndarjen e saj në zona pushtimi. Përkundrazi, sipas Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar mes NATO-s dhe Beogradit më 09 qershor 1999, Dardania qe ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Ajo marrëveshje mes NATO-s dhe Beogradit ka qenë dhe mbetet sa befasuese, aq edhe paradoksale, sepse me një shtet agresor, të mposhtur ushtarakisht, nënshkruhen jo marrëveshje, por akte kapitullimi pa kushte, pikërisht si akti i kapitullimi të Gjermanisë naziste para aleatëve. Nëse Serbia fashiste do të qe pushtuar nga forcat tokësore të NATO-s dhe të qe ndarë në zona pushtimi, duke e demilitarizuar krejtësisht ushtrinë e saj, atëherë nepërkës serbe do t’i qe shtypur koka përfundimisht, ashtu siç i qe shtypur nepërkës gjermane në vitin 1945, dhe tani Dardania do të ishte një Republikë krejtësisht e pavarur dhe sovrane, pa pasur më kurrfarë shqetësimesh në kufijtë e saj veriorë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, 80% të të cilave i kryen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nepërka serbe vrerin e vet e zbrazte kundër popullsisë civile të Dardanisë, ndërsa në territorin e vet rrinte kokëtulatur. Por pas mbarimit të luftës, filloi ta ngrinte kokën dhe në parlamentin e saj kaloi ligjin kushtetues, sipas të cilit Dardania konsiderohet pjesë e Serbisë.

Evropa perëndimore e stanit të brukselianëve, vazhduesja e traditës antishqiptare të asaj Evrope, të cilën Fishta i Madh e pati etiketuar ashtu siç e meritonte – kurva e motit, – pas shpalljes së pavarësisë së Dardanisë më 17 shkurt 2008, vazhoi përkujdesjet e veta për Serbinë fashiste. Në kuadrin e dialogut Dardani-Serbi, Evropa brukseliane, duke u pozicionuar qëllimisht kundër Republikës së Dardanisë, emëroi si ndërmjetës dy përfaqësues nga dy vende që nuk njohin pavarësinë e Kosovës – Borelin e Spanjës dhe Lajçakun e Sllovakisë. Ky qëndrim i Evropës brukseliane ishte sa i turpshëm, aq edhe i pabesë. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, asokohe në krye të Republikës së Dardanisë ishte kryetradhtari me damkë i saj me bandën e tij. Dihet që Hashim Thaçi ishte peshkuar me kohë nga shërbimi sekret francez për t’u vënë në shërbim të Serbisë fashiste. Prandaj ai dhe banda e tij i pranuan me kënaqësi dy emisarët brukselianë në shërbim të Begradit.

Me kalimin e viteve, ajo deklarata e cituar më lart e Lamberto Zanierit u vërtetua në praktikë edhe me shtimin e radhëve të bashkësisë ndërkombëtare në përkrahje të Serbisë fashiste. Madje në anën e saj u rendit edhe kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

Në dhjetor të vitit 2015, i kapluar keq nga afshet e fushatës së ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai shprehej se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin e paskej administrata e Klintonëve. Ai deklaronte:
“Pikërisht ata organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bombardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashtme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas:“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Në njërin nga emisionet e veta të muajit tetor 2016, “Zëri i Amerikës”, po ashtu, ka dhënë informacionin në vijim:
“Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, Donald Tramp, u ka kërkuar ndjesë serbëve për bombardimet e NATO-s … Duke iu kërkuar falje serbëve për politikën amerikane e veçanërisht të presidentit Klinton, ai paralajmëroi që nëse bëhet president “do të forcojë lidhjet me qeverinë në Beograd…”” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).

Trampi, paturpësisht, u kërkonte falje serbëve për bombardimet e NATO-s, sepse as që donte t’ia dinte absolutisht për krimet e tyre aq të rëndë kundër popullit dardan.

Dihet që Trampi, pasi u zjodh president, në qëndrimin ndaj Republikës së Dardanisë, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit, fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton, armikun e pavarësisë së Kosovës. David L. Filips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Dardanisë dhe përgjithësisht të shqiptarëve, për këtë këshilltar të Trampit, ka shkruar:
“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Bolton’s Bias Against Kosovo – Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 18 shkurt 2019).

Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin, dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi” (në kuptimin: e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin, një njeri të pamoralshëm dhe aspak dashamirës ndaj Dardanisë.
Ish-diplomati amerikan Xheims Perdju, njohës i mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar në fillim të muajit maj 2020, shkruan:
“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë…”. Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj – pa pasur prova – se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat. Ashtu si me emërimet e tjera të keqpeshuara, Trampi bëri shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe antagonistin Grenell, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e fituar lehtë për Putinin, i cili kënaqet kur shkakton telashe të çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet sipas: Xheims Perdju,. “Vashingtoni ngatërrohet në Ballkan, ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).

David L. Fillips, me një guxim të admirueshëm intelektual, ka deklaruar:
“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Kam pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Riçard C. Hollbruk. Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Filips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Ndërsa në një tjetër analizë, ka theksuar:
“Diplomacia e Trampit dhe paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L. Filips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).

Shqiptarët me brumosje të shëndoshë nacionaliste në mbarë trojet tona etnike, patën besuar dhe shpresuar se ndryshimi i administratës në Vashington, me ardhjen në pushtet të partisë demokrate, formacionit politik të Bill Klintonit, do të mbahej një qëndrim krejt tjetër, fort dashamirës, jo vetën ndaj Republikës së Dardanisë, por edhe ndaj Republikës së Shqipërisë. Por nuk ndodhi kështu absolutisht. Në krye të Departamentit të Shtetit u emërua Antoni Blinken, njeriu i Sorosit, armikut të kombit shqiptar. Dhe cilat qenë pasojat?

Së pari, doli në pah përkrahja e fuqishme e përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit për kryeministrin Rama, kryetradhtarin e kombit shqiptar, i cili ka flirtuar dhe vazhdon të flirtojë me kryekriminelin Vuçiç për copëtimin e territorit të Republikës së Dardanisë. Shembullin më konkret të kësaj përkrahjeje e pati dhënë ish-ambasadorja Juri Kim, e cila, gjatë tërë mandatit të saj diplomatik në Tiranë, duke u reklamuar pranë Ramës dhe pjellës së tij Erion Veliaj, pati mbajtur të tilla qëndrime, sikur të ishte anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Madje opozitën e pati kërcënuar me shprehjen e famshme të kohës së diktaturtës komuniste: “do të hani bar”.

Së dyti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Bill Klintoni (të cilit mbarë kombi shqiptar i është jashtëzakonisht mirënjohës për bombardimin e Serbisë fashiste në pranverën e vitit 1999), deklaroi:
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi” (Citohet sipas: “Tensionet në veri të Kosovës, Klinton mesazh Kurtit nga Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 03 korrik 2023).

Vallë nuk ishte i informuar Bill Klintoni që serbët në ato katër qyteza nuk i ndaloi Kryeministri Albin Kurti të merrnin pjesë në zgjedhje, por ishte kryekrimineli Vuçiç që i ndaloi. Prandaj thirrjen për “ndalimin e asaj marrëzie” Bill Klintoni duhej t’ia drejtonte kryekriminelit Vuçiç, jo Kryeministrit Albin Kurti. Dhe do të kishte qenë me shumë vend që Bill Klintoni, atë thirrje, të shkonte t’ia përplaste në fytyrë Vuçiçit në mes të Beogradit.

Së treti, gjatë vizitës së tij “fluturake në Tiranë, Sekretari i Departamentit të Shtetit Antony Blinken, e dëshmoi fare shkoqur se kishte ardhur me të vetmin qëllim, për të ngritur sa më lart kredinë e Ramës në sytë e opinionit publik shqiptar. Prandaj, pa e çarë kokën absolutisht për skandalin me Mcgonigalin dhe gjëmën që Rama kërkon t’i bëjë tash sa kohë Republikës së Dardanisë, për copëtimin e saj, në bashëpunim të ngushtë me kryekriminelin Vuçiç, duke sfiduar keq opozitën dhe të gjithë ata shqiptarë, të cilëve Rama u ka hedhur në qafë lakun e varfërisë, lëshoi një deklaratë skandaloze:
“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë”. (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Së katërti, ambasadorit amerikan në Republikën e Dardanisë Xhefri Hovenier, ka kohë që i ka zënë gjuha lesh për krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj, të ashtuquajturës bashkësi e komunave serbe (asociacion).

Së pesti, ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, s’po lodhet së përsërituri se është koha për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Republikën e Dardanisë.

Së gjashti, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë, para më shumë se një viti, pati deklaruar me një ton arrogant, sikur të ishte në shtëpinë e vet:
“Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka kuptuar që duhet të bëhet”. (Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 28 shkurt 2023).
Pra, Gabriel Eskobari, në harmoni të plotë me diplomatët e ish-administratës së Trampit në qëndrimin fort miqësor ndaj Serbisë, kërkonte me çdo kusht krijimin e bashkësisë së komunave serbe, pa e çarë kokën absolutisht për gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti, të renditura në vijim:
1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik.
3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi.
4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen.
5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke, me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së.
6. Vuçiçi të tërheqë letrat e mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.

Të gjithë bashkëkombasit tanë në trojet e veta etnike, u gëzuan pa masë kur më 16 prill 2024, shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandonte anëtarësimin e Republikës së Dardanisë në këtë organizatë me seli në Strasburg. Anëtari i bandës kriminale të Beogradit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, faqeziu Ivica Daçiç, u shpreh se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”” (Citohet sipas “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës”. Faqja e internetit “Shqiptarja.com”. 16 prill 2024).

Fjalën e fundit për një anëtarësim të tillë, do ta jepte Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e 16 majit 2024. Fatkeqësisht, Komiteti në fjalë, Republikën e Dardanisë nuk e përfshiu absolutisht në rendin e ditës, çka vihet në dyshim serioziteti i mbështetjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që rekomandonte anëtarësimin e Rerpublikës së Dardanisë në këtë organizatë. Injorimi i pahijshëm që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i bëri Republikës së Dardanisë, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se Evropa brukseliane, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar nuk ka hequr dorë absolutisht nga tradita antishqiptare e Evropës fishtiane.

Ja një reagim nga radhët e eurodeputetëve:
“Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar lidhur me mospërfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Në profilin e tij në “X”, eurodeputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën (Citohet sipas: “Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulën Serbisë”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 18 maj 2024).

Për çfarë dëshmon toni arrogant i Gabriel Eskobarit, me fjalët “Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim…?”.

Dëshmon për një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: vendimet për fatet e tij i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin gjithmonë të huajt dhe shqiptarët vetëm duhet t’i zbatojnë për rrudhosjen e përhershme të trojeve të tyre etnike, për të kënaqur epshet shoviniste të serbogrekëve.

Lind pyetja: ato vendime pse i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin vetëm të huajt?

Përgjigjen e gjejmë te bindja që kishte krijuar ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Gregori Xhonson, se shqiptarët janë mendjelehtë. Kjo nuk ishte bindja e tij personale. Ajo ishte reflektim i një gjykimi të konsoliduar të Perëndimit evropian për ne shqiptarët. Sepse terrenin për një gjykim të tillë ne e patëm krijuar vetë. Ne, së pari, në krahasim me shtetet fqinje, u shkëputëm të fundit nga errësira otomane, kur ajo kishte marrë tatëpjetën, dhe, së dyti, ai që quhet themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, e pati dëshmuar në praktikë që ishte kryemendjelehti i kombit shqiptar. Sepse, së bashku me dyzet firmëtarët, pasi firmosi shpalljen e pavarësisë, nuk lëshoi kushtrimin e menjëhershëm për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza e deri në Nish, për rrëmbimin e armëve dhe krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike nga bisha serbogreke. Përkundrazi, duke marrë me vete Isa Boletinin dhe disa të tjerë, u ngrit e shkoi në Londër, për t’i lypur Eduard Greit, ministrit të jashtëm anglez, mbrojtjen e tokave tona nga ujqit evropianë, të cilët na i patën copëtuar e bërë çarçaf. Në vitin 1915, heroi i Dibrës dhe i mbarë kombit shqiptar, trimi legjendar Elez Isufi (1861-1924), i tha një leksion të shkëlqyer kryemendjelehtit Ismail Qemali dhe firmëtarëve të tij: lëshoi kushtrimin, ngriti më këmbë popullin dibran dhe lumin Drin i Zi e mbushi me kufoma ushtarësh serbë, çka edhe sot e kujtojnë me tmerr në Beograd. Po sikur Ismail Qemali me firmëtarët e tij të kishin lëshuar kushtrimin për mobilizimin e mbarë popullit, a mund të përfytyrohet se sa trima, si Elez Isufi, do të kishin dalë në skenën e historisë shqiptare?

Në këto kushte, kur diplomacia sorosiste amerikane dhe Evropa brukseliane janë bërë palë kundër Republikës së Dardanisë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi Kryeministrin Albin Kurti për krijimin e një shteti serb (të ashtuquajtur asociacion) brenda territorit të saj, është duke u vënë në provë vendosmëria e qeverisë dardane dhe mbështetja e saj mbarëpopullore. Tani është koha mëse vendimtare që Kryeministri Albin Kurti të vërë në zbatim premtimin parazgjedhor për ndërprerjen e çdolloj dialogu me Serbinë fashiste, si edhe me çdolloj ndërmjetësish të huaj, si Boreli, Eskobari dhe Lajçaku, të cilët janë rreshtuar tërësisht në krah të Serbisë, duke shprehur vendosmërinë e tyre kundër Republikës së Dardanisë.

Si adhurues dhe simpatizant mjaft i vendosur i popullit dardan, mendoj dhe propozoj shumë miqësisht që Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të kenë përherë parasysh shprehjen aforistike të Nikolo Makiavelit, të cituar më lart.

Me siguri që ata janë të bindur plotësisht se Departamenti i Shtetit, me sorosistin Blinken në krye, nuk është më Departamenti i kohës së Zonjës së Shquar Medlin Obrajt, e cila dallohej për karakterin e saj tepër të vendosur. Në një informacion, të botuar në internet para më shumë se dhjetë vjetësh, në të cilin bëhet fjalë për pragfillimin e bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, thuhet:
“Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë Robin Kuk, vetëm sa kishte arritur të thoshte se juristët e tij asnjëherë nuk do ta aprovojnë ultimatumin që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin planin e bombardimeve, Ollbrajti përgjigjen tashmë e kishte pasur në majë të gjuhës: “Pajtoni në punë juristë të tjerë!”. Ja kështu bëhet politika sipas mënyrës amerikane” (Citohet sipas: “Intervistë e gjeneralit rus Leonid Ivashov për revistën “Itogi”. Faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).

E kuptoj dëshpërimin dhe revoltën e thellë që po përjetojnë në heshtje tre udhëheqësit kryesorë të Republikës së Dardanisë dhe të gjithë vëllezërit tanë dardanë me vetëtije të lartë kombëtare, për shkak të tradhtisë së lartë të Ramës, si argat i pështirë i Beogradit. Diktatura komuniste e Tiranës dihet që ishte agjenturë e serbosllavizmit, prandaj rolin agjenturor kundër vëllezërve tanë dardanë e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë deri tani trashëgimtarja e saj, partia neokomuniste e Tiranës me mantel socialist. Në periudhën mes viteve 1997 deri në vitin 2005, kjo parti ka qenë në pushtet. Pra, pikërisht në atë peridhë të fundviteve ’90 – 1997-1999, – kur bishat serbe po masakronin vëllezërit tanë në Dardani, dy kryeministrat neokomunistë, Fatos Nano dhe Pandeli Majko, luajtën rolin e tradhtarit Enver Hoxha në qëndrimin ndaj Dardanisë. Intelektuali i shquar ushtarak, kolonel Dilaver Goxhaj, i radhitur vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, me detyrë zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, më ka pasë rrëfyer se asokohe shteti shqiptar i Tiranës kishte të instaluar në veri të vendit 400 tanke, por nuk ndërmori kurrfarë hapi për të futur në Dardani qoftë edhe një tank të vetëm kundër bishave serbe. Prandaj popullit shqiptar të Dardanisë i duhet medoemos të bëhet mbështetje e fuqishme e treshes udhëheqëse, për t’i dalë zot vendit, kundër kryekriminelit Vuçiç dhe kundër kryetradhtarit Rama. Sot, për Republikën e Dardanisë, si kurrë ndonjëherë, kanë një tingëllim mjaft aktual vargjet e shkëlqyera të poetit Kolë Jakova (1916-2002), me një pështatje fare të vogël:

“Çka po thot’ Perlati? / Burra bahi gati / Se ka ardh sahati / T’i dalim vendit zot”.
Kaliforni, 20 maj 2024

Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024)- Nga REFIK HASANI

Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të rundve të negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.

Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi fare një çerek shekulli.   Ne Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.

Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si: Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,

Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative,jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.

Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet.

Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të

Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,

Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,

Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe

Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.

 

Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të RISHIKOHET për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbein garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.

Kjo marrëveshje, do të duhej të RISHIKUAR  ZBATUESHMËRIA, si për:

Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 MINIBAZAVE në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,

Amnistia e ish-Ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit, Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë Komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,

 

Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.   

Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.

Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet.

 

Të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhoj e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.

 

Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, pasivzim e pastrim etnik. Në  23 vjetorin e Marrëveshjes së Konçulit, jan shumë arsye të njohura, për mos zabtimin e kësaj Marrëveshje.

 

*Autori i këtij vështrimi është profesori Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi  Marrëveshjen e Konçulit.

PSE  FSHIHET E VËRTETA PËR “ZAJEDNICËN”  DHE ZHVATJEN E TOKËS NGA MANASTIRI I DEÇANIT?! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Për më shumë se një dekadë, Kosova është pykuar nga dy kërkesa absurde serbe: “Zajednica” dhe pretendimi për zhvatjen e tokës sonë, nga Manastiri i Deçanit. Burim i kësaj të keqeje të madhe, deri në gjëmë, është Hashim Thaçi, me komandantët e tij dhe Shërbimi sekret francez, respektivisht, agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër i Serbisë.

Edhe pse kjo, tashmë, është një e “fshehtë publike”, hipokrizia tipike kosovare, vazhdon ta heshtë, ta fshehë krimin, ta mbronë atë, duke mbetur në pritjen fatale të zbatimit të kërkesave serbo-ruse, të BE-së dhe të Quintit! Ndërkohë që është, eskluzivisht, në dorën e shqiptarëve, me argumente faktike, t`i hedhin poshtë dy kërkesat e përmendura dhe dëmshpërblim, për krimet tjera, që kanë rrjedhur nga tandemi agjenturor famëkeq Thaçi-Danjean.

Miku im i ilegales dhe i burgjeve, Kadri (Os)Mani, i cili vuajti burgun politik, në kazimatet jugosllave, që nga vitet `60-a, deri në të `90-at, në renditje, në kohëzgjatje, i dyti pas Demaçit, por, i harruar nga të gjitha qeveritë. “Turp e ndot” – do të thoshte pendë-arti, baca Kadri! Në vitet `90-a, emigroi në një shtet të Evropës dhe nuk gjeti rahati, pa bërë diçka të mirë, edhe nga larg, për Atdheun. Mundimshëm beri një klasë me nxënës shqiptarë, për mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe filloi me pasion punën.

Si kudo, edhe në atë shtet, ishte organizuar “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë”. E ftuan edhe xhaxhi Kadriun, madje e dekoruan edhe “Anëtar Nderi”. Përcolli, nga afër, “punën” e burrave të shkolluar. Por, përveç “fjalëve intelektuale”, asgjë nga ato që Atdheu-Kosovë kishte nevojë. Baca Kadri i pyeti, pse nuk angazhoheni më shumë për bagatimin e Fondit për Kosovën, shkollimin e fëmijëve dhe të tjera? Përgjigja ishte jo fort modeste: “Ne jemi yndyra e intelegjencës dhe merremi me politikë speciale, intelektuale!” Baca, i zhgënjyer, i mërzitur me injorancën e “shkolluar”, u gjegj, paksa, vrazhdët: “Që jeni yndyra e di, por a jeni e intelegjencës apo e m….?!

Vërtet, Kosova, tashmë, ka të shkolluar masiv, madje edhe fakultetlinj të bollshëm. Sepse Hashimi hapi -qytet e universitet-, për t`i punësuar dostat-komandantë, me diploma të blera, me nuset e tyre, si kontigjente votash, së bashku me studentët! Edhe institucione janë bërë me tepëri. Por, sa janë aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare, përfshirë edhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës? Gjenerali freng, Charl De Goul, në mesin e 5 (pesë) kategorive të armiqve të Francës, i llogariste edhe indiferentët. Dhe, kjo indiferencë klasike po ndodhë edhe sot në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, me kryetar Dr. Shkodran Imeraj, e organzuar mirë, u angazhua fuqishëm, në mbrojtje të tokave përrreth Manastirit të Deçanit. Ajo ofroi fakte e dëshmi të shumta, historike dhe kadastrale, të mjaftueshme për të vërtetuar pronësinë e tokës, duke demantuar bindshëm pretendimet e Manastirit të Deçanit.

Por, mjerisht, Shoqatat simotra, Instituti i Historisë, Akademia, Universiteti i Prishtinës dhe instancat e tjera shkencore e politike, shkarazi ose fare, nuk u angazhuan, për t`iu kundërvënë këtij pretendimi kishtar, shkencërisht dhe politikisht. Aq më parë, një rast fort cinik, duke pasur parasysh implikimin në dhurim të Sllobodan Millosheviçit, një vrasës masiv, i cili përgjaku Kosovën dhe Ballkanin. Dhe, më në fund, duke ngordhur, si qen i zgjebosur, meritueshëm, në një birucë të burgut të Hagës.

Madje, mediat në Kosovë, që janë po aq të kapura, sa edhe drejtësia, nga shefat e partive-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal, vazhdojnë ta heshtin këtë krim, sepse e dinë se është çorbë e kuzhinës  Thaçi-Vuçiq. Dhe, aty e gjejnë vetën edhe ata, sepse dosjen kriminale, vrastare, e kanë të përbashkët. Këtu, Bota Demokratike, për interesa meskine e hiç fisnike, me keqardhje, ra në provim!

Toka prej 24 hektarësh, (sipas piketimeve të bëra, rezulton të jetë 27 hektarë), e cila nuk ka qenë kurrë e Kishës. Përkundër, është përvetësuar e dhuruar asaj, në kohën e kulmit të masave të dhunshme, më 1997, të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq. Dhe, vetëm ky fakt i vërtetë sipëror, mjafton të turpërohen klerikët tredhakë ortodoks në Deçan, Graçanicë, Rashkë, Prizren, Beograd e Moskë, së bashku me raportuesen për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, BE-në dhe ambasadorët e tyre, shtetet e Quintit, Parlamenti Evropian dhe kushdo tjetër, që i mbanë iso-në Serbisë, krejt paushall, për t`i zhvatur tokë Kosovës.

Përkrahja -blanko- e Serbisë, pa pranuar asnjë arsyeshmëri të palës shqiptare, nga ana e ndërkombëtarëve, ka trimëruar serbët e përkëdhelur, deri në lazdrim. Kjo manifestohet edhe në kërkesën e kryeministrit Kurti, për dialog me Igumenin Sava Janjiq. Dhe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, e refuzon, me prepotencë dhe rrugaçëri të skajshme: “Flasim vetëm pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016!” A keni vesh për të dëgjuar ju, të BE-së, të Quintit?! Dhe, a keni një fije sedre kombëtare, ju opozitë zvarranike e horrake, pse kërkoni edhe ju kadastrimin e pronës tokësore Kishës?!

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, e kryesuar nga Dr. Shkodran Imeraj, ka vëzhguar nga afër rrjedhat juridike, lidhur me kontestet pronësore, në mes Manastirit të Deçanit dhe të dy ndërmarrjeve publike, Fabrika e mjaltit “Apiko” dhe ndërmarrja hoteliere “Iliria” si dhe një pjese tokë shtetërore. Agjensia Kadastrale e Kosovës, e ka dokumentacionin përkatës të saktë dhe falsifikimi është i vonshëm, më 1997, madje nga një kriminel antishqiptar, Millosheviq. Në rrethana normale, kjo as që duhej të bisedohej dhe aq më pak të kontestohej, si pronësi e Kosovës dhe assesi e Manastirit.

Historianët e Deçanit, me shumë kompetencë, kanë reaguar, në veçanti ndaj manipulimeve të porositura, të bëra nga Gjykatat, në veçanti nga Gjykata e Kushtetuese. Edhe pse kursejnë emrat ndërhyrës, më saktë, imponues në vendimet e kësaj Gjykate. Por, ata përmendin me emra gjyqëtaret, Arta  Rama-Hajrizi dhe Gresa Cakaj-Nimani, duke kërkuar edhe arrestimin e tyre dhe hetimin në kushte burgu, gjë që është e domosdoshme, për ta nxjerrë të vërtetën në shesh. Dhe, pamëdyshje, porosia e prerë imponuese e Hashim Thaçit, për gjyqëtaret, ka qenë vendimi në favor të Manastirit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj 2016, legalizoi dhe aprovoi vendimin e kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 1997, i dhuroi Manastirit të Deçanit 24, ose 27 hektarë tokë. Ky vendim është skandaloz, antikushtetues dhe hiç ligjor. Kisha, paradoksalisht, e mbështetur nga Serbia, Rusia, BE-ja, shtetet e Quintit, kusuri i ndërkombëtarëve, mediat, po thuajse -en bloc- dhe opozita më destruktive e të gjitha kohërave në Kosovë, kërkojnë, ngulmërisht, zbatimin e vendimit të Kushtetutës.

Ndërkohë, Historianët luftarakë të Deçanit, të prirë nga kryetari i tyre, Dr. Shkodran Imeraj; Shoqata e Intelektualëve, ne mes tyre, doajeni i gazetarisë të Kosovës, Zekë Sinanaj, studjuesi Dr. Murteza Osdautaj, me shokë, me kryetar krijuesin Adem Lushaj; si dhe 40 mijë qytetarët e Deçanit, vazhdojnë rezistencën, me thirrjen e madhe, pavarësisht rrjedhojave, të mos zbatohet vendimi cinik i kriminelit Millosheviq.

Ekzistojnë dëshmi e fakte të bollshme, se zonjat gjyqëtare konfirmuan vendimin e Millosheviqit, nën diktatin personal të Hashim Thaçit, i cili i ndodhur nën trysninë e shantazhit, me dosje kriminale, u vu në shërbim të Serbisë, me ndërmjetësi të Francës. Për lirinë e tij personale, gjëmë të madhe i solli Kosovës. Dhe, kjo është, pamëdyshje, tradhti kombëtare dhe jo e vetmja.

Faktet në shkrim, do të flasin qartazi. Nëse zonjat zyrtare, gjyqëtare e pranojnë këtë të vërtetë absolute, duhet mëshiruar. Në të kundërtën, janë pjesë e fajësisë së madhe, pjesë e krimit. Heshtja morbide e institucioneve, mosvënia e pikës mbi “i”, në radhë të parë, e Qeverisë, pastaj e drejtësisë, fshehja e kësaj tradhtie, vazhdon t`i kushtojë shumë Kosovës.

“Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, janë obligime të gjitha qeverive”,- bëjnë thirrje shtetet e Quintit, Kisha Ortodokse Serbe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, permes Igumenit Sava Janjiq, “për shkeljen e të drejtave pronësore të Manastirit të Deçanit”. Duke vazhduar me shpifje manipulative se, kinse, “në Kosovë nuk respektohen të drejtat e liritë e njeriut dhe liritë fetare për Kishën Ortodokse Serbe”!

Me pronsimin arbitrar të Manastirit të Deçanit, po synohet të krijohet një precedent i rrezikshëm, sepse janë dhjetra kisha serbe të ndërtuara përgjatë viteve 1990-1999, nga regjimi pushtues i Millosheviqit. Edhe ato duan dhe presin legalizimin dhe kadastrimin pronësor. Njëra nga këto është ajo e ndërtuar në mjedisin Universitar në Prishtinë, për mujëshi dhe inat të qytetarëve kryeqytetas. Përmendim disa syrësh: Kisha në Poterç të Klinës, në Banjë të Istogut, Kllokot, Gurrakoc të Istogut, Vitomericë të Pejës, Bërnjakë të Rahovecit, Drenoc të Klinës, Gërmovë të Vitisë dhe kisha të tjera nëpër Kosovë.

Një vlerësim të tillë, mund ta jepte vetëm organizata  mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Turp!

Propaganda leha-qene serbe, me zhurmimin e saj, ka arritur ke Presidenti Ekzekutiv të “Evropa Nostra”, i cili e ka përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë! Edhe organizata “Future for Religious Hertiage” (E adhmja për trashëgimi fetare), e ka nominuar Manastirin e Deçanit “ndër 7 (shtatë) monumenteve më të rrezikuara në Evropë, tek “Europa Nostra”.

Një vlerësim të tillë, mund ta jipte vetëm organizata mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Një falsifikim sa i turpshëm, aq edhe kriminal!

Manastiri i Deçanit është trashëgimi ilire. Dikur ajo ishte faltore e shqiptarëve. Është respektuar dhe ruajtur gjithmonë prej shqiptarëve, sepse është monument historik ilir. Në aspektin e historisë së artit, i takon shkollës arbërore dalmatine. Krejt i ngjajshëm me faltoren e Jerusalemit, ku lutën hebraikët dhe palestinezët islamikë. Ajo është ruajtur e pacënuar edhe në kohën e Shqipërisë së Bashkuar, në vitet 40-a, kur shqiptarët i kishin duart e lira, ta zhbinin me themel.

Fundja, Manastirin e Deçanit nuk mund ta mbrojë as Policia e EULEX-it dhe as KFOR-i, sepse vetë pozicioni i saj, poshtë kodrave, e vetmuar në mes të pyellit, favorizon goditjen e pambrojtshme. Atë e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë, me përkushtim e fanatizëm, ndër shekuj shqiptarët e Kosovës. Andaj është fyerje dhe provokim sa i rëndë, aq edhe i turpshëm, qoftë për ankesat imagjinare të Igumenëve të Vuçiqit, qoftë për Presidentin Ekzekutiv të “Europa Nostra”, që lanson dizinformata me ndikime thjeshtë politike, duke qenë nën ndikimin serbo-rus.

Vuçiqi me këlyshërinë e tij, akuzonte shqiptarët edhe për vrasjen e 5 (djemëve) serbë e malazezë në lokalin “Panda” në Pejë. Por, tani e pranon vetë ai, se ajo ishte vepër kriminale e pushtetit pushtues serb. Një krim makabër, i bërë për t`i fajësuar shqiptarët! Qeveria shqiptare, në koordinim me ndërkombëtarët, duhet të fillojë hetimin, sepse ata ishin djem të Pejës, qytetarë të Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

Protestat vandaliste, kriminale e rrugaçërore, të mars-prillit 2004, projekt i Serbisë, më zbatim të partive-banda të PAN-it, të cilat sollën decentralizimin, deri ke “Zajednica”. Policia e UNMIK-ut i arrestoi, i hetoi, i mbajti pak muaj dhe i liroi, edhe pse u vranë 19 vetë, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe pleq serbë. Asnjëri nga kriminelët vandalistë, nuk pësoi asgjë. Fajësia e të arrestuarëve ishte faktike, lirimi ngjalli habi. Pse-në e di UNMIK-u, por edhe Serbia organizatore e banditizmit në fjalë. Dosja u mbyll, enigmatisht dhe turpërisht, ashtu qysh i ka heshtur UNMIK-u të gjitha vrasjet politike të pasluftës.

Kërkesa e shteteve të Quintit, i kalon caqet e normales: “Kosova të zbatojë me uregjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit!” Çfarë ligjshmërie kanë vendimet e kriminelit Millosheviq?!

Administrata e OKB-së, vendimet e 1990-99, në Kosovë, i ka shpallur nul-zero, pra, të pazbatueshme. Shtrohet pyetja: A e njohin këtë administratë shtetet e Quintit?!

Prona shtetërore, publike dhe private të qytetarëve të Deçanit, nuk mund të tjetërsohet dhunshëm. Sipas kësaj logjike, nëse Kosova detyrohet të zbatojë vendimet arbitrare të Millosheviqit, atëhere edhe NATO-pakti duhet kërkuar falje për bombardimin me “Apaçët” e saj, sepse, sipas tyre, Millosheviqi ka pasë të drejtë për vendimin e tij: masakrimin dhe dëbimin i një populli të tërë, siç bëri me shqiptarët e Kosovës!

Shantazhi, deri në kërcënim, me një prepotencë mujëshore i Kosovës, nga shtetet e Quintit, për të zbatuar vendimet arbitrare e grabitqare, të vrasësit serik të shqiptarëve, Millosheviqit, është një cinizëm e provokim i vrazhdët. Edhe kushtëzimet të bëra Kosovës, me faljen e tokave fqinjit armik, nuk janë fare fisnike, për shtetet, të cilat e çliruan një popull, pas një shekulli robërie të egër, duke e bërë edhe shtetin më të ri në botë. Për të gjitha respekt dhe mirënjohje të thellë, për gjithçka keni bërë për popullin e përvuajtur shqiptar.

Vërtet, vendimi i 2016-ës, është vendim i paapelushëm, sepse Kosova nuk është pjesë e Gjykatës të Strasburgut. Por, pala shqiptare ka mundësinë e moszbatimit të vendimit të Gresa Caka-Nimanit. Dhe, kjo e fundit, nuk ka drejtë të kërkojë nga Prokuroria, të bëjë presion ndaj kryetarit të komunës të Deçanit, për zbatim.

Aq më pak, kur dihet se vendimi i Gjykatës është marrë nën trysninë e një agjenti francezo-serb, Hashim Thaçit. Ndërkohë që Millosheviqi ka bërë tjetërsimin e pronës të Kosovës, duke e bartur, falsifikueshëm, në pronësi të Kishës. Pra, paligjshmëria e vendimit të Millosheviqit, është pasuar nga paligjshmëria e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Çështja e Manastirit të Deçanit i përket qeverisë lokale dhe assesi asaj qendrore, sepse kadastri është çeshtje e qeverisë lokale. Andaj, qeveria qendrore nuk mund ta bëjë implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. As Gjykata nuk ka mundësi ta detyrojë komunën ta zbatojë vendimin. Dhe, as qeveria nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e komunës.

“Bypass” – anashkalimi i rrugës  Deçan-Plavë, veprim kriminal!

Referencë në fakte: Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq thotë: “Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është i ndaluar me ligjet e Kosovës. Zgjidhja e këtij problemi është gjetur me 2014, kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi – aktualisht president i Kosovës- vendosi që ta devijojë këtë rrugë, në mënyrë që të mos kalonte përmes zonës së mbrojtur”.

Janjiq “arsyeton” se “kjo do të shkaktonte dëme në Manastir, përmes dridhjeve, gjatë punimeve të rrugës Deçan-Plavë, zhurmës, ndotjes dhe për këtë arsye, ligji e ndalon ndërtimin e rrugëve të tilla”! Por, rruga nuk është -Gurëthyese-, madje as kërshore, sepse është pyjore e butë. Realisht, në afri të Manastirit, janë përfunduar punimet, para marrjes së vendimit për ndërprerjen të punimeve të rrugës në fjalë dhe vetëm asfaltimi nuk është bërë.

Për ta garantuar Igumenin Janjiq, personalisht, kam konsultuar inxhinierë nga Gjermania, Zvicra, Austria, të njohura për higjenën rrugore. Dhe, që andaj kemi sjellur tri modele, me materiale të ndryshme të – mbytësve, shurdhuesëve të zhurmave -, që përdorën në rrugët regjionale, magjistrale – autostrada dhe hekurudhore, të cilat përshkojnë vendbanimet, qoftë në anësore apo përmes tyre. Të gjitha këto i janë vënë në dispozicion Manastirit të Deçanit dhe të institucioneve tjera.

Pas kundërshtisë të Igumenit të Manastirit, reagon presidenti Vuçiq: “Beogradi do të kërkojë pezullimin urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë, në takimin e ardhshëm në Bruksel”. Vuçiq, në ekranin e televizionit, tundi edhe një letër, të formatit A-4, duke sqaruar: “Pse thuani që nuk ka mundësi të devijimit të rrugës Deçan-Plavë?! E shikoni, kryeministri Thaçi, dora vet, ka vizatuar një rrugë alternative, prapa 24 hektarëve të tokës së Kishës!”

Dhe, Hashimi kurrë nuk e ka demantuar këtë vijëzim të “bypass-it”, anashkalimit, fort të mundimshëm, sepse ka dy ngjitje dhe dy zbritje lakore, për t`u larguar në kufirin e përcaktuar nga krimineli Millosheviq, në vitin 1997, kur Manastirit i dhuron tokën 24 hektarshe të Deçanit!

 Hashim kryeministri pranon dy gjëra kundra-kombëtare:

1) Kjo tokë i përket Manastirit, dhe

2) Heq dorë nga rruga ekzistuese e dy fshatrave dhe të 40 mijë banorëve, që e përdorin ndër shekuj rrugën klasike, për kullotë të bagëtive, pyje e bjeshkë! Por, tani e tutje, edhe të qytetarëve të Kosovës, që mezi presin ta shfrytëzojnë rrugën që përshkon tri shtetet: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, e cila, gjthësesi, është më interesantja e deri tashme.

Dhe, këtë vendim e merr Hashim dallaverja, pa e pyetur askënd nga qendra e Kosovës dhe as nga pushteti lokal i Deçanit. Vërtet, guxim dhe zullum i tepëruar, i një kryeministri monstër, që i solli Kosovës aq shumë dëme e gjëmë, me pasoja numerike, për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Vetëm një ditë pasi Vuçiq kërcënon për rrugën, kryeministri Avdulla Hoti, më 16 gush 2020, kërkoi të pezullohen ndërtimet përmes rrugës ekzistuese-klasike. Dhe, urdhëroi hapjen e “bapass-it”, anashkalimit të vijëzuar nga Thaçi-Vuçiq, prapa 24 hektarëve, sepse “në një pjesë të saj e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, sipas kryeministrit Hoti. Rrjedhimisht, Hoti aprovon  vendimin e Millosheviqit të vitit 1997, si dhe zbatimin e këtij vendimi nga Hashim Thaçi, në vitin 2014!

Dhe, krejt serbez, ai me lukuninë e PAN-it, ngulmojnë se vendimi duhet zbatuar! Përndryshe, “Albini po na prishë me miqtë ndërkombëtarë, ai na i solli sanksionet dhe nuk po bënë asgjë për t`i hequr ato!” E gjithë kjo është një pranim i fajësisë së pabërë, nga pala shqiptare, sepse këtë e pranon një ish-kryeministër dhe kuadër i lartë partiak aktual. Dhe, këtë e dinë jo vetëm “zogjtë e malit”, por edhe bretëkocat e moçalit, se sanksionet të vëna Kosovës, janë fajësi ekskluzive e BE-se, për qejf-bërje Serbisë! E tmerrshme!

Presidenti Hashim Thaçi: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan, është i bazuar në Kushtetutën e shtetit dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor, ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo!”

Demagog i pakurriz dhe i pacipshëm. Deri në vitin 1997 ishte tokë e patjetërsueshme e dikujt tjetër. Pas kësaj date e tjetërsoi Millosheviqi dhunshëm dhe Hashimi i thotë -OK-ej-! Mençurisht, parashikonte Presidenti hyjnor Rugova: “Nuk duhet të lejohet Hashimi të ngritet në pozita shtetërore, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”. Nga veprimet e tij, Dr. Rugova, kishte diktuar kapjen e tij nga Shërbime e huaja informative, rrjedhimisht, edhe shantazhimin e tij me dosje. Mjerisht, pothuajse, e tërë kasta politike e Kosovës, u  bë pjesë e krimit, duke e bërë një agjent president të vendit!

Kryetari i komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj, rezistoi, dinjitetshëm, për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, në vijëzimet e projektit fillestar. Kur Kisha serbe, Beogradi, Moska dhe ndërkombëtarët ndërhynë brutalisht, në ndërprerjen e punimeve të rrugës, ai jo vetëm që nuk u pajtua, por edhe kundërshtoi, me forcën arsyetuese logjike. “Sepse po shkelet kushtetutshmëria në tjerërsimin e pronës, duke zbatuar vendimin e një pushtuesi kriminel, si Millosheviqi, por edhe të drejtat dhe liritë e 40 mijë qytetarëve të komunës së Deçanit!”

Bashkim Ramosaj thotë se “autoritetet lokale do t`i japin kohë Qeverisë së Kosovës, për të gjetur një zgjidhje, në lidhje me ndërtimin e kontestuar të kësaj rruge”. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga Manastiri i Deçanit se “ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, në asnjë mënyrë nuk dëmton trashëgiminë kulturore, historike dhe fetare, as nuk rrezikon imazhin vizual të manastirit”.

Në drekën e organizuar, nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me rastin e bartjes së eshtrave të Komandantit nacionalist të Dukagjinit, Demë Ali Pozhari, nga Stambolli dhe rivarrosjen në Pozharin e tij, përfitova nga rasti, për të biseduar lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë. Kryetari i nderuar Ramosaj hapi telefonin e tij, dhe më tha: “Lexo, këtu janë 43 (dyzetë e tre) letrat, drejtuar shtetarëve, pushtetarëve, krerëve të partive politike, BE-së, shteteve të Quintit, ambasadave dhe institucioneve tjera të Kosovës. Megjithatë, ndjehem i tradhtuar, nuk më mbështetën, përkundrazi…, – më tha ai me hatërim dhe shqetësim të ligjshëm!

Kuvendi i Kosovës duhet t`i shfuqizojë, sa më parë, të gjitha vendimet e marrura nga krimineli Millosheviq, përfshi edhe dhurimin e pronës 24 hektarshe Manastirit të Deçanit. Një arsye shtesë, për mos pranimin e kadastrimit të pronës për Kishën, duhet të jetë edhe parimi se kjo do të ishte rivrasje e mijëra viktimave të Millosheviqit.

Rruga, pa përcaktim të moshës në vjetërsi, ose siç shprehet populli, “prej se ka bi lisi, nuk guxon të devijohet dhe, aq më pak, të mbyllet. Këtë ta mësojnë kishtarët dhe ndërkombëtarët, të cilët në shtetet e tyre kishat nuk kanë as oborr, nga dera e kishës del në rrugë të shtetit. Ndërsa me tokat e Kosovës, tregohen dorëlirë, madje duke i zbatuar vendimet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq!?

Në një prononcim të Drejtorit të Sigurimi sekret francez, Piere Seramy, në televizionin – CANAL+ – pranon se “Hashim Thaçi është agjent i ynë, agjent i Francës. Ai u rekrutua nga agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, në Curich dhe Gjenevë, të Zvicrës”. Më parë lidhjen agjenturore Thaçi-Danjean e ka zbuluar Bardhyl Mahmuti, kuadër i LPK-së.

Instruktimi i Hashimit nga Denjean, ka qenë përcaktues që ai të katapultohet, jashtë çdo votimi, në organet drejtuese të LPK-së dhe të Qeverisë. Në Rambuje, Danjean i “ishte bërë pullë” Hashimit, në përpjekje për ta sabotuar dhe dështuar nënshkrimin e Marrëveshjes, nga delegacioni i Kosovës.

Në Mitrovicë Hashimi dhe Kadriu, me SHIK-un e tyre, ishin sabotues, përkrah KFOR-it francez dhe ishin  pjesë e krimit të vrasjes të një duzinë shqiptarësh dhe mijëra të shpërngulurëve të tjerë. Mbyllja e Urës së Ibrit ishte aprovim i Hashimit dhe Kadriut. Shkurt, ai me shokë, ishin të shantazhuar me dosje krimesh, kryesisht, të qindra vrasjeve të kundërshtarëve politikë. Dosjet e krimeve i posedon Beogradi, Franca, ndërkombëtarët. Ai pranoi të plotësojë gjithçka që Serbia kërkonte!

Pjesë e krimit u bë edhe shefi i tij, Danjean, në lëshimet ndaj Serbisë, thjeshtë, ishte ndërlidhës i Thaçit me Serbinë. Prandaj, në veprimet e Thaçit, në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, ka pjesën e tij edhe Arnaud Danjean. Dhe, ndonëse shefi i Danjean ishte Piere Seramy, pra, shteti francez e njihte si agjent Hashim Thaçin, Kosova ka të drejtë të kërkojë llogari nga Franca për dëmet e shkaktuara. Dhe, aktualisht, ta ndihmojë Kosovën, të dalë nga bataku ku e futi agjenti francez, Hashim Thaçi, qoftë për “Zajednicën”, qoftë për pronat e dhuruara Manastirit të Deçanit.

Ekziston një normë juridike ndërkombëtare, që kur rrethanat e pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërkombëtare ndryshojnë, madje tërësisht, siç kanë ndodhur në Kosovë, nënshkruesi agjent i huaj, i shantazhuar me dosje për krime faktike. Pra, një marrëveshje me nul, zero validitet.

 “Klausula Sic Stantibus Rebus” 

Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: “Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 

Shembullohet me një rast konsti, prishje të një marrëveshje ndërkombëtare, në mes Anglisë dhe Islandës.

Mendoj se shtetarë e pushtetarë të Kosovës, duhet ta lënë hipokrizinë, t`i thonë gjërat troç e pa dorëza, për ta zhbërë -Marrëveshjen për Zajednicën- dhe çdo vendim tjetër me nënshkrimin e Thaçit, të shpallet joligjor.

Mendoj se për këtë duhet një angazhim serioz juristësh specialistë. Në mesin e tyre, më saktë, në krye meriton të jetë Prof. Dr. Mazllum Baraliu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është në dijeni dhe njohës i kësaj norme juridike ndërkombëtare.

DY VJET PA DALIP GRECËN- Nga Frank Shkreli 

Ja u mbushën dy vjet që u nda prej nesh gazetari dhe Kryeredaktori i gazetës Dielli në Shtetet e Bashkuara, organ i të famshmes Fedratës Pan-Shqiptare Vatra. Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Sot, dy vjet më vonë, largimi i tij për në amshim na duket edhe më i dhimbshëm se iku kur ishte në një moshë që ende mundte dhe donte të kontribonte e të zhvillonte veprimtarinë e vet edhe për një kohë të gjatë në të ardhmen, në fushën e publicistikës dhe gazetarisë së lirë në interes të së Vërtetës.

Unë për veten, Dalipin e kam pasë një koleg dhe përkrahës të çmueshëm dhe mik të përzemërt!  Komuniteti shqiptaro-amerikan ka humbur një mbështetës të papërtueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha kemi mbetur pa një shtyllë të fortë të gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare.

Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën ‘Dielli’, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike ‘Dielli’, kur e mori në dorë. Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës ‘Dielli’ në veçanti dhe të ‘Vatrës’ në përgjithësi, shihet dhe pranohet, gjërësisht, tanimë si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të interesave historike të shqiptarëve dhe të Kombit, të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij për 12-vjet, si Kryeredaktor i Gazetës Dielli të Amerikës.

Në këtë 2-vjetor të kalimit në amshim të Dalip Grecës, në vend të fjalëve të mia, që i kam shprehur edhe në të kaluarën me raste të tjera, për Vatrën e Diellin dhe rolin e tij, dëshiroj që me këtë rast, në kujtim të Dalipit, të sjell disa komente vlerësuese të Profesor Ernest Koliqit — për të cilin Dalipi fliste me respekt — botuar në revistën Shëjzat, (Nentor-Dhjetor, 1959) — me rastin e 50-vjetorit të themelimit të gazetës Dielli, të cilën Dalipi e drejtori me profesionalizmin më të madh gazetaresk.

Profesor Ernest Koliqi, shkruante se gazeta Dielli nuk ishte thjesht një gazetë vetëm për shqiptaro-amerikanët.  Koliqi ka vlersuar rolin historik të gazetës Dielli, duke theksuar se, “Kush kujdeset, pak a shumë për historinë e vendlindjes, e di rolin kryesuer që ka luajtun kjo fletore në lëvizjet kombëtare.  Ajo e nisi punën e vet me kryefjalën fatlume të Nolit, ‘Një Shqipëri për Shqiptarët’, një moto kjo me të cilën shprehet ai, “Noli ia ndjelli të mirën Atdheut dhe Ora e Kombit mbas pak vjetëve ia fali gjindes shqiptare – tekembramja — një truell të lirë ku ajo të rronte e të zhillohej si mbas prirjeve të veta landore dhe shpirtënore.” Duke pasur parasysh rolin historik të Vatrës dhe Diellit, për të cilin fliste Ernest Koliqi, Dalip Greca e ushtroi këtë rol me dinjitet dhe atdhedashuri.

Në vazhdim të editorialit kushtuar 50-vjetorit të Diellit të Vatrës, Ernest Koliqi e ka cilësuar veprimtarinë historike të Vatrës e të Diellit, si një “varg tubzash epiko-lirike”, duke nenvijuar se gazeta Dielli, “përcolli besnikërisht ngjarjet shqiptare dhe botërore të asaj periudhe, gjithmonë e gatshme për të mbrojtur qendrimet e shqiptarizmit”.

Në komentin me titull, “Pesëdhjetëvjetori i Fletores “Dielli”, botuar në revistën Shëjzat të vitit 1959, Profesor Ernest Koliqi u jep meritën më të madhe për veprimtaritë historike të Diellit dhe të Vatrës, “Dy kampionëve të mëdhej të shqiptarizmit, At Fan Noli dhe Faik Konica…si gërshetuesit kryesorë të veprimtarisë së shkëlqyeshme të Vatrës dhe vatranëve”, por pa harruar, shton ai, as veprimtarët e tjerë të shumtë të Diellit e të Vatrës, si, “Kost Çekrezi, Kristo Floqi, Kol Tomara, Kristo Kirka, Bahri Omari e Sotir Peci”, e të tjerë gjatë dekadave e deri më sot.

Kësaj liste të këtyre patriotëve, të cilët përemendte Koliqi — në këtë 2-vjetor të kalimit në amshim, dëshiroj, t’i shtoj edhe emrin e ish-Kryeredaktorit të gazetës Dielli, Dalip Grecës, duke u bashkuar me fjalët e editorialit të Ernest Koliqit mbi rolin e Vatrës dhe të gazetës Dielli, shkruar më 1959, me shpresën se, “Bashkatdhetarët e Amerikës, të cilët dijtën të ndërtojnë këtë qëndër të fortë atdhedashunie – duhet sidomos sot të jenë në naltësinë e misjonit historik që u përket, mbasi jetojnë e veprojnë në prehën të Demokracisë së Madhe Amerikane, në dorë të cilës është fati i botës, e prandej edhe i vendit tonë.”
Në këtë përvjetor të kalimit në amshim, Familjes së Dalip Grecës, Vatrës, gazetës Dielli dhe të gjithë vatranëve i drejtoj përdhimtimet e mia më të sinqerta për mikun dhe kolegun tim dhe të shumë shqiptaro-amerikanëve, pa dallim, me të cilët Dalipi veproi e bashkpunoi me të gjithë e si është më mirë.

Frank Shkreli

Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës pat organaizuar një darkë në nder të Dalip Grecës, Editorit të Diellit dhe punëtorit të palodhshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij në pension.

Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për respektin, miqësinë dhe bashkpunimin, Dalip Greca!

Po ku ka besë Serbia? – Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Ukraina bëri një gabim të madh kur ia dorëzoi armët e saj bërthamore Rusisë, e cila ashtu si Serbia (të cilës i beson shumë Kurti naiv që me trimëri mund të nënshkruaj gjithçka që i ofrojnë miqtë e Serbisë) janë djallëzor, të pabesë.

PABESË: Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.

Memorandumi i Budapestit

Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje e vitit 1994 në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Marrëveshja u përfundua si pjesë e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe kushti ishte që Ukraina të hiqte qafe të gjitha armët e saj bërthamore.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, kryeministri i Britanisë së Madhe, John Major dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Detyrimet

Sipas marrëveshjes, palët marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Ata duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës së armatosur kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës (sipas ndalimit të forcës) dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve ekonomike të presionit për të çuar përpara interesat e tyre në një mënyrë që minon sovranitetin e Ukrainës.

Më tej, shtetet marrin përsipër t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë menjëherë masat e nevojshme për të mbështetur Ukrainën nëse vendi i nënshtrohet sulmeve ose kërcënimeve për sulme që përfshijnë përdorimin e armëve bërthamore. Ata nuk do të përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, përveç nëse Ukraina, në bashkëpunim me një vend që posedon armë bërthamore, i sulmon ato, territoret e tyre, forcat e tyre të armatosura ose aleatët e tyre.

Nëse krijohet një situatë që i aktualizon këto detyrime, shtetet duhet të konsultohen me njëri-tjetrin.

Zbatimi dhe pasojat

Kokat bërthamore të Ukrainës u transferuan në Rusi për shkatërrim, një proces që u përfundua më 1 korrik 1996. Në vitet në vijim, Ukraina gjithashtu hoqi qafe aeroplanët bombardues dhe kapanonet e raketave që ishin menduar për përdorim me armë bërthamore. Si kompensim, Ukraina mori karburant bërthamor për termocentralet e saj civile bërthamore dhe mbështetjen financiare.

Marrëveshja fitoi rëndësi të përtërirë që nga viti 2014 në lidhje me aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë gjatë krizës në Ukrainë. Në lidhje me krizën, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama kritikoi Rusinë për mosrespektimin e marrëveshjes. Një përpjekje e Ukrainës për të mbledhur të ashtuquajturin Grupi i Budapestit në Paris më 5 mars 2014 për të diskutuar krizën e vazhdueshme në gadishullin e Krimesë ngeci sepse Rusia nuk u mblodh. Përpjekjet e mëvonshme për të mbledhur shtetet nënshkruese për konsultime gjithashtu kanë dështuar.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme e ardhshme ndërkombëtare e sigurisë për vendin duhet të përmbajë dispozita shumë më specifike sesa Memorandumi i Budapestit për kushtet e ndihmës ushtarake në rast të agresionit të mëtejshëm rus.

MARJANA BULKU – NJË JETË DISA HISTORI- Nga Frank Shkreli

“Një jetë me dinjitet i ndriçon historitë personale duke i shndërruar ato në universale”

Ditën e shtunë me 18 Maj në ora 1:00 pas dreke do mbahet promovimi i librit “Një Jetë Disa Histori” me autor Marjana Bulku në sallën e “Producers Club Theatres” në zemër të Manhatanit në Nju Jork. Ndonëse i ftuar nga Zonja Bulku për të marrë pjesë në promovimin e veprës së saj më të fundit – për arsye familjare — nuk mund të marr pjesë – në këtë rast gëzimi e shpërblimi për kolegën, gazetarën dhe publicistën e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. I kërkoj ndjesë Marjanës për mos pjesëmarrjen time, por nuk mund t’i iksha përgjegjësisë profesionale që të mos i them dy tre fjalë me rastin e promovimit të kësaj vepre publicistike të kolegës tonë të nderuar.

Libri i autores Marjana Bulku, “Një jetë disa histori” është një botim publicistik me intervista, profile shqiptaro-amerikanësh, esse dhe refleksione letraro-gazetareske të autores. Ky publikim ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë, përvoja dhe sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër, thuhet në njoftimin e botuesit.

“Shqiptarët e Amerikës janë një galeri e pasur kulturore, historike, akademike, politike e tjera…” shprehet autorja në parathënjen e librit “Një Jetë Disa Histori”, ndërsa shton se vendosi të krijojë këtë “muzeum” të disa prej shqiptaro-amerikanëve, intervistat dhe profilet e cilëve përfshihen në këtë vepër, emra të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe më gjërë. Por, autorja shprehet se qëllimi i saj me këtë botim, është diçka që shkon përtej emrave të përveçëm të pasqyruar këtu. Ajo pretendon se përtej emrave, në komunitetin shqiptaro-amerikan ekziston një “galeri e pasur vlerash dhe kontributesh, projektesh ambicioze, botime e shkrime, takime e ngjarje të cilat gjejnë gjurmë jo vetëm pse ndodhin në kontinentin e demokracisë ku hedh sytë dhe ëndërrat shpresa e tërë botës por sepse sejcila prej historive mbart kaq shumë sakrifica dhe përpjekjet, e madje edhe sukses…”.

E vërteta është se personalitetet shqiptaro-amerikane të pasqyruara në këtë vëllimin “Një Jetë Disa Histori”, të autores Marjana Bulku janë vetëm disa prej shumë të tjerëve — personalitete shqiptaro-amerikane, dashamirë të vlerave dhe veprave të dobishme por edhe të bukura për botën tonë amerikane dhe shqiptare.

Merita e Zonjës Bulku me botimin e këtij libri është se ajo pasqyron disa prej shqiptaro-amerikanëve që ajo ka menduar se me zgjuarsinë dhe me vullnetin e punës së tyre këtu në Shtetet e Bashkuara janë dalluar në jetën amerikane ku na ka hedhur fati. Disa para më shumë se një gjysëm shekulli dhe të tjerët të ardhur më vonë. Persona të cilët me punën e tyre në jetën e përditshme amerikane dhe në komunitetin tonë këtu, por edhe para të huajve – secili në atë mënyrën dhe fushën e vet — japin prova të aftësisë krijuese dhe prodhuese të racës shqiptare jashtë trojeve arbërore – shpesh nën rrethana jo të kollajta.

Këta janë njerëz modestë, shumë prej të cilëve i njoh edhe personalisht, të cilët duhen admiruar dhe që meritojnë mirënjohje prej të gjithë neve, shqiptaro-amerikanë, që me jetën dhe veprimtarinë e tyre “kanë ndikuar, përmes historive të tyre, në historinë tonë të përbashkët kombëtare.”

Si të tillë, këtyre bashkombasve tanë të përzgjedhur “me shumë kujdes”, sipas autores, si komunitet duhet tu rrimë afër, t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë, sidomos këta të brezit të ri, kur, sipas mundësive, veprat e tyre e nganjiherë edhe jeta i kushtohet çeshtjes kombëtare, mbi dhe përtej punëve të përditshme që bëjnë, për të mbajtur familjet e veta në këtë vend.

Si shpërblim, në minimum, të gjithë e kemi për detyrë të përfillim nismat e tyre në dobi komunitetit dhe të çeshtjes së përgjithshme kombëtare megjithse larg atdheut.

T’i ndihmojmë dhe t’i nxisim ata që të ushtrojnë profesionet e tyre, përherë e më shumë e më mirë, sidomos edhe në fushën e vlerave dhe të lulëzimeve shpirtërore, kulturore e kombëtare në këtë oqean të madh që e quajmë Amerikën tonë të dashur.

Të admirojmë punën e tyre të fituar me përvojë e mundime e shpesh, fatbardhësisht, të kurorzëuar me sukses.

Marjana Bulku, me librin më të ri të saj, “Një Jetë Disa Histori”, bën pikërisht këtë shërbim. Një botim me vend dhe në kohën e duhur rrëfimesh nepërmjet pyetjesh shumë dimensionale në lami të ndryshme, mbi jetën dhe veprimtarinë e disa shqiptaro-amerikanëve, duke paraqitur, nepërmjet tyre, me shumë hijeshi shprehëse, fuqitë krijuese të racës shqiptare, qoftë edhe këtu në mërgimin e largët. Duke rritur kështu, njëkohësisht, edhe pasuritë dhe vlerat kombëtare në dobi të të mirës së përbashkët – duke qenë të bindur se fjala dhe kultura e lirë, jo vetëm kontribojnën si mjet lartësimi personal e kombëtar, por nganjëherë mund të jetë edhe më e fortë se pushka.

Më në fund, dua të shprehi kënaqësinë time kur vërej se personat e intervistuar ose të profilizuar në këtë vëllim të “Një Jetë dhe Disa Historive” në mërgim, pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan – përfshir në një hark individësh të përzgjedhur nga autorja, por që janë me prejardhje nga viset dhe krahinat më të ndryshme të trojeve shqiptare – të mërgatës së vjetër anti-komuniste dhe të mërgatës së pas 90-ave.

Natyrisht, se kjo tregon paanshmërinë krahinore balancuese të autores, viktimë e të cilës mund të biem shpesh edhe shumë prej nesh. Mbi të gjitha, autorja njëkohësisht, dëshmon me këtë vepër, pa paragjykime, se trunku i fisit arbëror, qoftë edhe këtu në mërgim e larg Atdheut — shpesh në rrethana jo të volitshme veprimtarie plot sfida — gjithnjë ushqehet në rrënjë të gjalla të veprimtarisë së vet, që madje as mërgimi dhe jeta moderne e shekullit XXI, në këtë shtet-planet, nuk mund t’i thajë ato. Prandej, le ta konsiderojmë veprën e autores Marjana Bulku “Një Jetë Disa Histori”, si një pasqyrë e përkushtimit dhe përpjekjeve të disa antarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan për të ecur përpara, duke ia kushtuar ngritjes së Kombit, dijen dhe pendën.

Urimet më të përzemërta autores për këtë vepër që pasqyron disa prej zërave shqiptaro-amerikanë në fushë të ndryshme të veprimtarive të tyre. Urojmë edhe vepra të tjera nga autorja e “Një Jetë Disa Histori”, në zbardhjen e arritjeve të komunitetit.

Le të jetë ky libër i Zonjës Bulku edhe një dëshmi mirënjohejeje e kontributeve të jetës dhe veprimtarisë së disa shqiptaro-amerikanëve dhe promovimi të shërbejë, njëkohsisht, edhe si nxitje për brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve që të aktivizohen – me pendë dhe me vepra, aktivitete të ndryshme të komunitetit ku jetojnë, duke sjellur histori të reja në të mirë të komunitetit më të gjërë shqiptaro-amerikan dhe në interes të Kombit – në këtë vend të lirisë e demokracisë.

Urimet e mia autores Bulku dhe sukses në ndërmarrjen bujare të saj — për të qitë në dritë, për aq sa është e mundur, nepërmjet historive individuale — veprimtaritë e komunitetit shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut me rrethe, por jo vetëm, gjatë viteve dhe dekadave të kaluara.

Frank Shkreli


Send this to a friend