Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka njoftur nga Vlora se zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen para vitit 2025, por edhe përpara atyre lokale në pranverën e ardhshme.
Meta i ka kërkuar strukturave të Partisë së Lirisë, se ato duhet të bëhen gati sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla.
Meta: Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla. syri.net
Ish-kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj situatës politike në Shqipëri, gjatë një interviste në studion e News24, duke e cilësuar vendin si një “diktaturë me petkun e demokracisë” dhe duke shprehur zhgënjim të thellë ndaj klasës politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.
Sipas Ndregjonit, tensionet dhe rrëmujat politike nuk janë shkaktuar nga opozita, por janë rezultat i një sistemi ku vullneti i qytetarëve shpërfillet. Ai deklaroi se institucionet janë vënë në shërbim të pushtetit, ndërsa drejtësia funksionon vetëm formalisht. “Të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen, shqiptarët kanë kaluar në depresion për shkak të kësaj krize dhe kësaj klase politike”, u shpreh ai, duke shtuar se frika dhe dhuna përdoren si mekanizma qeverisjeje.
Ndregjoni akuzoi se në vend të ndërtimit të një shteti të së drejtës, po ndërtohet një shtet kriminal. Ai iu referua deklarimeve të drejtësisë, sipas të cilave AKSHI është cilësuar si një institucion kriminal, si dhe rasteve të mëparshme në Bashkinë e Tiranës, ku, sipas tij, janë evidentuar struktura të ngjashme kriminale. Sipas Ndregjonit, edhe policia është vënë në funksion të krimit, duke e bërë të pamundur të flitet për një shoqëri të qetë dhe të sigurt.
Në analizën e tij politike, Ndregjoni theksoi se në Shqipëri nuk ekziston më ndarja tradicionale mes së majtës dhe së djathtës. “Fatkeqësisht, sot nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka banda”, deklaroi ai, duke shtuar se klasa politike e viteve ’90 ka dështuar plotësisht dhe u ka servirur shqiptarëve dy forca politike jo demokratike, në shërbim të pushtetit dhe imituese të modeleve diktatoriale.
Ndregjoni shprehu zhgënjim të thellë edhe ndaj Partisë Demokratike, për të cilën tha se nuk po tregon identitet politik dhe po ndjek një linjë populiste. Ai e cilësoi si “turp kombëtar” procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se PD duhej të tregonte mirënjohje ndaj antikomunistëve shqiptarë. Sipas tij, përzgjedhja e kandidatëve ndër vite ka treguar pazare politike mes forcave kryesore.
Ai kujtoi se në vitin 2001, Partia Socialiste emëroi si Avokat të Popullit një ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme të diktaturës, i cili më pas u miratua edhe nga PD për një mandat të dytë, ndërsa në vitin 2011 u dha mandati për Igli Totozanin. Ndërsa shqiptarët prisnin zgjedhjen e një figure antikomuniste, Ndregjoni akuzoi atë që e quajti “forcë politike të pamoralshme dhe të pandërgjegjshme” për pazare me “partinë e krimit”.
Në përfundim, Ndregjoni deklaroi se ai dhe mbështetësit e tij do të mbështesin protestat e Partisë Demokratike vetëm nëse deputetët e PD-së që votuan kandidatin e kryeministrit për Avokat të Popullit japin dorëheqje. Ai shtoi se mbështetja do të vijojë edhe nëse PD mobilizon qytetarët për protesta të vazhdueshme para Kryeministrisë, por vetëm në rast se opozita tregon qëndrueshmëri dhe nuk tërhiqet nga aksioni politik.
TIRANA– Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, është paraqitur sot në SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjet e 21 Janarit. Meta është pyetur në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat, duke qenë se në atë periudhë ushtronte detyrën e zv/kryeministrit të dorëhequr në qeverinë “Berisha”.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka bërë publike disa elemente nga deklarimet e Metës përpara oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas Cakranit, Meta ka pohuar se përpara zhvillimit të protestës ishte informuar në mënyrë konfidenciale nga shërbime të huaja që vepronin në Shqipëri, të cilat paralajmëronin për një demonstratë të dhunshme, me rrezik për përplasje serioze dhe madje edhe humbje jete.
Avokati ka theksuar se të njëjtat informacione, sipas Metës, u ishin përcjellë edhe kryeministrit dhe presidentit të kohës.
“Shërbimet amerikane më informuan se protesta do të ishte e dhunshme dhe do mbyllej me vrasje. Unë kam dhënë dorëheqjen se më është kërkuar nga ata sepse e dinin qe do ketë skenar dhune dhe për të zbutur përplasjet dhashë dorëheqjen. Këto informacione i janë dhënë shërbimit tonë sekret edhe presidencës”, mësohet të ketë thënë Meta.
Çështja “21 janari”
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
Zbardhen të tjera detaje nga afera korruptive mbi projektin e Unazës së Re, ku e implikuar kryesore është Belinda Balluku. Sipas gazetarit Elton Quko, 7 tenderat për Unazën e Re u paracaktuan nga Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin dhe Berberi, i cili ndodhet pas hekurave.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tenderi i parë që është paracaktuar nga dyshja Berberi-Balluku është ai që kishte si synim për plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve tek Sheshi “Shqiponja” Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe ndërtimin e Qëndrës së Monitorimit të Trafikut. Këtë tender sipas SPAK është paracaktuar nga zyrtarët e ministrisë dhe ARRSH dhe e ka fituar kompania “Salillari”, e biznesmenit Pëllumb Salillari, duke ofruar vlerën ekonomike prej 2 miliard e 283 milion lekë. Ndërsa është skualifikuar kompania e “Gener 2” e Bashkim Ulaj.
Ndërsa tenderin për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut e ka fituar Bashkimi i Operatorëve Ekonomike “Mc Networking”, “Intetra Elektronik Sanayi Anonim Sirk” dhe “Gjoka Konstruksion”, të cilët ofruan tek Balluku vlerën 21 milionë euro për kryerjen e këtij shërbimi. Praktikën tjetër me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, e ka fituar Bashkimi i Operatorëve “4 A-M” e Ardit Metaliaj, “ED KONSTRUKSION” me pronarë Alfred Ibrahimi, Eduart Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi si dhe “I.D.K – KONSTRUKSION” e Bajram Dalipaj, në vlerën prej 2 miliard e 485 milion lekë.
Tenderin tjetër të Unazës së Re me objekt “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana është paracaktuar tek kompania tjetër “ALB-STAR” e Sadik Ismailaj, i cili ka ofruar vlerën prej 2 miliard e 559 milion lekë të vjetra. Praktikën tjetër e për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 e kanë paracaktuar tek “EUROTEOREMA PEQIN” dhe “PE-VLA-KU” e Kujtim Arifaj, Vladimir Pjetergjokaj si dhe “NOVA Construction 2012” e Ilir Shtufit, të cilët ofruan vlerën 2 miliard e 96 milion lekë.
Gjithashtu tenderi tjetër për “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5, sipas dosjes së SPAK është paracaktuar tek Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “G.P.G. COMPANY” në pronësi të Gëzim Dani dhe Paqsor Buzi nga Fieri dhe “SENKA” e Ylli Senka nga Fieri me vlerë 1 miliard e 802 milion lekë. Njëherësh e paracaktuar ka qënë dhe gara për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6, ku sipas SPAK është paracaktuar kompania e “Gjoka Konstruksion” e Rrok Gjokës, të cilën kanë ofruar vlerën prej 1 miliard e 716 milion lekë.
Po ashtu sipas SPAK e paracaktuar dhe gara për tenderin e ndërtimt të Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku Bashkimi i Operatorëve Ekonomik, “ALKO-IMPEX General Construcion” e Arbër Abazit dhe “2-T” Artan Sakos dhe Dritan Troksi, është zgjedhur fitues nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi, në vlerën 2 miliard e 353 milion lekë reja.
Lista 7 tenderat dhe Fituesit
1 – Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT
“Salillari” me vlerë 2 miliard e 283 milion lekë të reja fituesi
Skualifikohet “Gener 2” i Bashkim Ulaj
2- “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”
“4 A-M dhe “ED KONSTRUKSION” dhe “I.D.K – KONSTRUKSION” me vlerë 2 miliard e 485 milion lekë
3- Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana
“ALB-STAR” me vlerë 2 miliard e 559 milion lekë të vjetra
4- Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4
“EUROTEOREMA PEQIN” dhe “PE-VLA-KU” si dhe “NOVA Construction 2012” me vlerë 1 miliard e 991 milion lekë.
5 – “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5
BASHKIMIT TË OPERATORIT EKONOMIKË
“G.P.G. COMPANY dhe SENKA” me vlerë 1 miliard e 802 milion
6- Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6
“Gjoka Kontruksion” me vlerë 1 miliard e 716 milion lekë
7- Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7
BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “ALKO-IMPEX General Construcion” e Arbër Abazit dhe “2-T” Artan Sakos me vlerë 2 miliard e 353 milion lekë reja.
Zbardhet vendimi i gjykatës së Durrësit që çoi në lirimin e Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 21 prill të 2021 në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ndodhi pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021.
VENDIMI I GJYKATES VENDIMI
1.Pranimin e kërkesës së kërkuesit A.P.
2.Lirimin me kusht të kërkuesit (të dënuarit) A.P, për pjesën e mbetur të pavuajtur prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë burgim.
3.Në bazë të neneve 61 dhe 64 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P.të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës gjatë periudhës prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës së mësipërme.
4.Bazuar në nenin 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P. të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë periudhës së provës.
5.Urdhërohet lirimi A. P. nga Dhomat e burgimit të I.E.V.P Durrës nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
6.Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për zbatim.
7.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
U shpall më datë 16.12.2025 bw
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar në Kuvend se Belinda Balluku mund të jetë arratisur, pasi SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e autorizimit të saj për t’i hapur rrugën arrestimit.
Berisha tha shkurtimisht se “thuhet që Lubia ka marrë dhenë, këta e bëjnë vidh e ik”.
“Thuhet që Lubia ka marrë dhenë, këta e bëjnë vidh e ik, jo jo, vidh dhe ligj, Këtë po përpiqemi t’u tregojmë këtyre”, tha Berisha.
Seanca ka nisur me tensione ku opozita ka bllokuar Parlamentin duke kërkuar që Ergys Agasit, pjesë e skandalit të AKSHI-t dhe Belinda Ballukut të paraqiten në Kuvend. gsh
Deputetët demokratë kanë zënë karriget e ministrave në Kuvend.
Menjëherë ata janë rrethuar nga Garda e Republikës. Ndërkohë Sali Berisha, në një lidhje live në Facebook, iu drejtua atyre që të heqin duart nga deputetët.
“Larg duart nga deputetët kriminelë….”, tha Berisha.
“TI nuk merr urdhra nga Balla….Suel Çela nuk jep urdhra këtu”, shtoi Bardhi. gsh
Tensione janë shënuar në Kuvend që në orët e para të ditës, pa nisur ende seanca plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.
Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.
Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit. gsh
Pas goditjes së zv.kryeministres, Belinda Balluku, dhe biznesmenit Ergys Agasit, kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur të durojë një tjetër “shuplakë” të fuqishme nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi i aferës korruptive të inceneratorëve, i cili ka lënë disa litarë jashtë prej vitesh, duket se tashmë është afruar në zyrën ngjitur të kreut të qeverisë.
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i konsideruar edhe si “eminenca gri” e shefit të qeverisë, duket se do të jetë personazhi i radhës në oborrin e Ramës që do të provojë shijen e hidhur të prangave nga prokurorët e posaçëm.
Burime konfidenciale për “Boldnews.al” deklaruan se historia e inceneratorëve ende nuk është mbyllur dhe se tashmë janë krijuar dyshime të forta mbi rolin e Agaçit.
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi
Hetimi për aferën e Djegësave ka nisur rreth 5 vjet më parë. Deri më tani, personazh kryesorë të arrestuar e dënuar janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Bashkë me ta, janë shpallur fajtor edhe një dyzinë zyrtarësh të niveleve më të ulta, si edhe biznesmenë.
Një mori provash e faktesh të dala ndër vite, kanë krijuar dyshimet e forta publike se afera, me kosto rreth 430 milionë euro, është ideuar dhe zbatuar nga njerëz me pushtet shumë të lartë në Shqipëri, përfshirë kreun e qeverisë, Edi Rama, ministren e Infrastukturës, Belinda Balluku, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe, me një rol deçisiv në hartimin e procedurave, Ëngjëll Agaçi.
Roli i “eminencës gri”
Ka shumë indikatorë që tregojnë se afera qindra-milionë euro e inceneratorëve mbërrin deri në majën e kupolës shtetërore.
Kjo nuk është thjesht një retorikë, por e mbështetur në të dhëna dokumentare e dëshmi të dhëna nën betim nga personazhet që kanë pasur të drejtën për të firmosur e vulosur procedurat paraprake dhe kontratat që kanë pasur një përfitues të vetëm të dukshëm-Klodian Zoton.
Gjeneza e aferës nisi me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë.
Dhe, kontrata e Elbasanit mund të marrë me vete kupolën e Edi Ramës, në rast se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), do të jetë e lirë për të vepruar.
Dokumentat dëshmojnë për rolin thelbësor të ish-zëvendës-kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe ish-Ministri i Infrastrukturës dhe aktualisht deputetit Damian Gjiknuri.
Por, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, mbi ta qëndron emri i Ëngjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Në shtator të vitit 2014, Ministra e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, nis një procedurë të përzier për të dhënë me koncesion me negocim pa shpallje impiantin e përpunimit të mbetjeve në Qarku e Elbasanit.
Në foto: Në Shtator 2014, Ministria e Mjedisit nis shqyrtimin e procedurës për inceneratorin e Elbasanit, duke informuar institucionet e tjera të përfshira
Procedura nisi pas propozimit të pakërkuar, të dorëzuar nga “Albtek Energy”, një kompani pa eksperiencë dhe pa kapitale për të realizuar një sipërmarrje të tillë.
Lefter Koka komunikon me kolegë të ndryshëm qeveritarë, ku u kërkon aprovimin paraprak për financimin e projektit.
Të dhënat zyrtare dëshmojnë se Arben Ahmetaj, në atë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës, shprehen dakord për financimin e projektit, bazuar në procedurën e përzgjedhur nga Lefter Koka.
Ministri i Financave të asaj kohe, Shkëlqim Cani, tregohet skeptik. Ndërmjet tij dhe Lefter Kokës zhvillohet një komunikim intensiv.
Në përfundim, në nëntor 2014, Cani “dorëzohet” dhe jep mbështetjen e tij në parim, por paraprakisht duhej marrë opinioni i Damian Gjiknurit për disa aspekte teknike.
Në foto: Shkëlqim Cani jep “dakordësinë me kushte” për financimin e inceneratorit të Elbasanit
Më tej, Lefter Koka vijon komunikimet me institucionet qeveritare, për finalizimin e mbështetjes financiare për kontratën koncensionare.
Drejtori i Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) të asaj kohe, Eduart Ahmeti, vë në dijeni Lefter Kokën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë nuk është e parashikuar në ligj.
Në foto: Ish-drejtori i APP, Eduard Ahmeti, njofton Lefter Kokën dhe Ëngjëll Agaçin se procedura “me negociim, pa shpallje” nuk është e parashikuar për koncensionet
Qëndrimi i APP-së mbetet i vetëm.
Në 17 Dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin nr. 907, dt. 17.12.2014 “Për dhënien e miratimit të financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit dhe të prodhimit të Energjisë”, mbështetur në procedurën e propozuar nga Lefter Koka dhe që, sipas SPAK-ut, është e paligjshme.
Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, i nënshkruar nga Niko Peleshi dhe Lefter Koka
“Fajin e ka Lefteri?!!”
Ëngjëll Agaçi, në dëshminë e tij nën betim para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, nuk është miratuar sipas propozimit të Lefter Kokës.
Agaçi u shpreh se financimi “…nuk është rezultat i procedurës së inicuar nga ish Ministri Koka, por rezultat i një procedure tjetër…”.
Për këtë procedurë “të re”, nuk u prezantua asnjë relacion paraprak apo komunikim ndërministror.
Për më tepër, deklarimet e tij ngrenë dyshime thelbësore.
Në foto: Ëngjëll Agaçi në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët (2022)
Në 17 Dhjetor 2014, pikërisht ditën që është miratuar Vendimi për financimin e inceneratorit të Elbasanit, Lefter Koka dërgon në Qeveri dokumentat-“Relacionin”, “Kontratë të nënshkruar me Albtek Energy”, si edhe “draft-Vendimin e Këshillit të Ministrave”, ku në çdo rast parashikohet që procedura e përzgjedhur është ajo e “negocimit, pa shpallje paraprake”.
Në foto: Draft-Vendimi i Këshillit të Ministrave, hartuar nga Lefter Koka në 17 Dhjetor 2014, për financimin e inceneratorit të Elbasanit
Nëse konsiderohen të sakta deklarimet e Agaçit, sërish është e paqartë se kur është hartuar kjo procedurë e re, kush ka marrë pjesë dhe si është realizuar brenda një dite të vetme, ndërkohë që për procedurën e propozuar nga Lefter Koka u shpenzua një kohë relativisht e gjatë, rreth 4 muaj.
Dyshimet më logjike janë se Këshilli i Ministrave ka miratuar të gjithë projektin e propozuar nga Lefter Koka dhe, vetëm në momentin e fundit, ka ndryshuar llojin e procedurës në tekstin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e financimit të inceneratorit të Elbasanit./Boldnews.al
Moskryerja e transplanteve të veshkës në Shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT fsheh prapaskena dhe hedh hije dyshimi se gjithçka bëhet për të favorizuar spitalet private.
Mesatarisht 14 pacientë e kanë kryer çdo vit këtë procedurë për shkak se veshka e tyre është jashtë funksionit në Spitalin Hygeia dhe Spitalin Amerikan, të financuara nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë që në QSUT salla e ndërhyrjeve për transplantin, e mirëpajisur me aparatura të teknologjisë moderne, pasi është realizuar falë një investimi prej 3 milion euro të projektit Italian “Intereg“, qëndron e mbyllur që pas transplanteve të para që u realizuan në vitin 2009.
Por çfarë ndodhi më pas? Pse u ndërpre kryerja e kësaj procedure për transplantin e veshkave në shërbimin publik? Dhe kjo jo për pak, por për disa vite.
Fakt është se transplantet kryhen, por me një ndryshim: në sallat e operacionit në dy spitalet private në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, ku shteti shqiptar paguan afro 20 mijë euro për një transplant.
Po a është kjo rastësi që sallës së transplanteve në QSUT i vihet kyçi?
Në një përgjigje zyrtare, drejtoria e QSUT pranon se transplantet e veshkave janë pjesë e paketave shëndetësore të cilat i financon Fondi i Sigurimeve në spitalet jo publike, por mohon investimin e bërë prej 3 milion euro nga projekti Intereg.
Ndërkohë që faktet janë kokëforta, pasi janë tre pacientë që e kanë kryer transplantin në shërbimin publik në vitin 2009, ku ka asistuar edhe shefja aktuale e shërbimit të Nefrologjisë, Arjana Strakosha. Sinkron Anila Godo janë dëshmitare të padiskutueshme, tre pacientë që e kanë kryer transplantin.
Top Channel kontaktoi mjekë të njohur që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në QSUT, të cilët thonë se fijet lidhen diku tjetër.
Burime të besuara thonë se kjo skemë është e qëllimshme në mënyrë që fondet e buxhetit të shtetit të planifikuara për transplantet të shkojnë në arken e Allajbeut.
Burime të besuara thonë se ish-nëndrejtorja e QSUT, Arjana Strakosha, njëkohësisht shefe e shërbimit të Nefrologjisë, një nga dy shërbimet përgjegjëse për kryerjen e transplanteve, ka lidhje të ngushta me bizneset e Allajbeut. Familjarë të saj kanë poste kyçe në bizneset e Allajbeut.
Djali i shefes së Nefrologjisë, Arber Teqja, është i përfshirë në manovrat shitje-blerje të Allajbeut për të përfituar sa më shumë tendera në Shëndetësi. Manovra më e fundit është ajo me Eco Riciklim Shpk, e cila merret me trajtimin e mbetjeve spitalore.
Në këtë biznes, djali i ish-shefes së shërbimit të Nefrologjisë zotëronte 70% të aksioneve, por në shkurt të vitit 2025, Teqja ia shet aksionet e tij firmës “ANA Mark” me një vlerë prej 60 mijë euro, ku Klodian Allajbeu rezulton të jetë pronar me 100% të aksioneve.
Por si mundet që një kompani që xhiron dhe fiton tendera me vlerë miliona euro në shëndetësi t’i shesë aksionet e saj me një vlerë kaq të ulët?
Kjo vërteton edhe njëherë manovrat e Allajbeut në shitje-blerjesh aksionesh në kompani e biznese për të përfituar dhe bërë gati monopol çdo tender në Shëndetësi. Për koinçidencë, në po atë vit kjo kompani e Allajbeut fiton një tender për menaxhimin e mbetjeve spitalore në Qendrën Spitalore Universitare në vlerën e afro 37 milion lekëve./TCH
Zv.kryeministrja: Do më çmendësh! Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zëvendës kryeministrja komunikon me Evis Berberin për supervizimin e Unazës së Madhe. Në komunikimet mes tyre përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Në këto biseda diskutohet mbi hapjen e kontratave të supervizionit, kohëzgjatjen e tyre trevjeçare, si dhe mbi ndikimin financiar dhe vendimmarrjen për hapjen ose jo të proceseve të reja.
Nga komunikimet rezulton shqetësim për faktin se janë hapur disa kontrata supervizioni për mirëmbajtje, si dhe pakënaqësi lidhur me mungesën e informacionit mbi veprimet e ndërmarra.
“Për ketë flet ky se ka rene, se është çmenduri dakord me Ramen! E dyta pse ia ke bere per 3 vite ? Merru me kë to se do me çmendesh Sqaroji atij kurvës qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojnë financat”, i ka thene Balluku, Berberit.
Pergjimi i publikuar nga Berisha
PERGJIMI I PUBLIKUAR NGA BERISHA NGA DOSJA E BELINDA BALLUKUT
Belinda Balluku: I mbuluar nga xhepi vet media… Ty një të kam lënë! Ngele duke e bere çorap”. Në orën 18:02, Evis Berberi: “Kuptova”. Në orën 18:05, Belinda Balluku: “Ke nje supervizion mirembajtje”. Në orën 18:05-18:06, Evis Berberi: “Po Më thuaj”. Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar: Në datën 17.03.2022, konkretisht: Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”; Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”; Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”; Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”; “Supervizion per Mirembajtjen me performance të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr. 600, date 13.10.2021”.
Pasi dërgon këtë fotografi, Në orën 18:08-18:09, shtetasja Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Në orën 18:09, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 18:09, Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. | Në orën 18:10, Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “. Në orën 18:10, Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se I ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”. Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po BB i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodonim sa më shumë. Në orën 18:11, Belinda Balluku: “Sme pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”. Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”. Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo ke te doje jo”. Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në MIE”.
Pas këtyre komunikimeve të zhvilluara me shtetasen Belinda Balluku, rezulton se shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Rais Petrela në aplikacionin “Whatsapp”.
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për përgjimet të bëra publike më herët nga Sali Berisha, ku Belinda Balluku diskutonte me Evis Berberin për tenderat e Unazës së Madhe.
Teksa nxjerr një pjesë të bisedës, ku zëvendëskryeministrja e marrë e pandehur bisedon me vartësin e saj dhe ku përmend edhe Edi Rama, Shehaj thotë se kjo tregon se pas tenderave qëndron vetë kryeministri.
Ai thotë se Balluku tashmë është e “djegur” dhe se para drejtësisë duhet të vihet edhe kryeministri.
“Donit përgjime kur del vetë Edi Rama..ja ku i keni. Këto janë përgjimet e SPAK ku del që vendimet i merr Rama. Belinda Balluku duke folur me Berberin i thotë “Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën”. Praktikisht i kërkon logari Berberit dhe i thotë “Ti e ke hapur këtë tenderin për të cilin ky thotë se ka rënë dakord me Ramën”. “Po” i thotë Berberi. “Po si është e mundur që unë nuk di gjë”? Por, thotë Berberi, se ishte një tender i madh, e ndava në shumë pjesë që të merrnin të gjithë. Këto janë përgjimet që tregojnë se vendimet për tenderat nuk i merr as Belinda Balluku dhe as Berberi, por vetë Edi Rama. Çdo gjë tjetër është thjesht një teatër, nuk ka rëndësi KVO, kriteret, renditja sipas pikëzimeve apo cila është oferta më e mirë. E rëndësishme është që Rama të vendosë se kush prej biznesmenëve që janë afër tij të marrin para e të fitojnë tendera. Është e qartë që Belinda Balluku ka ikur, nuk e shpëtojnë dot më por tani radhën e ka Rama. Duhet të merret i pandehur dhe të dalë para drejtësisë.”, tha ai.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisander Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak orë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të ardhmen e partisë dhe të vendit.
Sipas Hoxhës, Këshilli Kombëtar do të përballet me një “vendim historik”, i cili synon ta ndajë përfundimisht Partinë Demokratike nga ajo që ai e quan stabilokraci, jo me retorikë, por me akte konkrete.
Ai deklaron se e majta ekstreme, e përfaqësuar sipas tij nga George Soros, është armike e së djathtës dhe e vlerave të saj, duke e akuzuar për deformim të demokracisë përmes investimeve të mëdha financiare dhe ndikimit mbi shoqërinë civile, mediat dhe politikën.
Hoxha thekson se, sipas tij, nuk duhet të ketë drejtues në PD që mbështeten apo sponsorizohen nga struktura të tilla, ndërsa paralajmëron kundër agjendave që, sipas tij, synojnë shpopullimin, shkombëtarizimin dhe cenimin e vlerave tradicionale të shoqërisë shqiptare. Ai shprehet se PD nuk do të lejojë që këto agjenda të dëmtojnë karakterin kombëtar të shtetit shqiptar.
Në postimin e tij, anëtari i Këshillit Kombëtar kërkon gjithashtu një qëndrim të qartë të PD-së kundër bashkëpunimit me qeverinë aktuale, të cilën e cilëson si “më të korruptuarën në Europë”. Ai e konsideron të papranueshme që drejtues të lartë të PD-së të kenë lidhje financiare me qeverinë dhe e quan çdo bashkëpunim të opozitës me të një akt të dëmshëm për besimin publik.
Hoxha i referohet edhe publikimit në media të disa mesazheve, të cilat, sipas tij, tregojnë lidhje të papranueshme mes përfaqësuesve të qeverisë dhe individëve të lidhur me opozitën, duke ngritur pikëpyetje mbi integritetin politik dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve.
Ai thekson se ai dhe një grup kolegësh kanë kërkuar miratimin e një rregulloreje të re, e cila synon ta bëjë Partinë Demokratike të pavarur nga ndikimet e qeverisë dhe të rikthejë moralin dhe besimin në politikë. Sipas Hoxhës, kjo rregullore është jetike për të garantuar transparencë, integritet dhe një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
Në përfundim, Hoxha shprehet se mbledhja e sotme do të tregojë qartë se kush janë ata që e mbështesin këtë kauzë dhe kush përpiqet ta pengojë, duke e cilësuar këtë proces si “betejën përfundimtare” dhe fundin e tranzicionit stabilokratik në Shqipëri. bw
Komentet