VOAL

VOAL

Tahir Sinani, figura më emblematike e bashkimit të trojeve etnike – Nga Florim Zeqa

June 9, 2016
blank

Komentet

blank

Dy ditë pas vrasjes, i riu shqiptar Klajdi Bitri nderohet në Ankona- Komuniteti: Djalë i artë dhe vetëmohues!

Dalin detaje, si dëmtimi në zemër dhe mushkri i mori jetën.

Klajdi Bitri 23-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht pasi tentoi të ndalonte një sherr ku ishte i përfshirë shoku i tij. 23-vjeçari u godit me një shtizë peshkimi nga një shtetas algjerian me të cilin po konfliktohej shoku i tij.

Por dëmtimi në zemër i mori jetën Klajdi Bitrit, kështu ka rezultuar nga autopsia nga mjekja ligjore. Sipas autopsisë plaga në zemër dhe thellësia e goditjes përputhet me shtizën që u gjet nga karabinierët, kur arrestuan algjerianin Melloul Fatah. Komuniteti italian ka shprehur ngushëllimet për humbjen e të riut. Lot e dhimbje shihej tek njerëzit që ishin të pranishëm në morg teksa prisnin të merrnin trupin.

Të dashurit më të afërt, shokët e skuadrës së Nuova Aquila ku Klajdi luante dhe Xhulio stërvitej, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Ankonës, por edhe përfaqësues nga ambasada shqiptare janë ndodhur aty për t’u gjendur pranë dhe për të ndihmuar.

Mes personave të pranishëm është edhe nënkryetari i Bashkisë, Giovanni Zinni, i cili premton se do ta realizojnë dëshirën e shprehur nga të afërmit për marshim nderimi për një djalë shqiptar me zemër kaq të madhe.

“Një djalë i artë, vetëmohues, që u nda nga jeta për të shpëtuar një mikun e tij italian”, shprehen të pranishmit.bw

blank

Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike- Nga Nue Oroshi

(Me rastin e 51-vjetorit të themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më, 16 gusht 1972 në Vushtrri)

Çdo organizim qoftë organizatë ,shoqatë, forum, parti politike apo ndonjë organizim tjetër e ka edhe zanafillën apo burimin e egzistencës se themelimit të saj. Një zanafillë të tillë e ka edhe Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare BKDSH të cilën e udhëhoqi deri në vdekje atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Meqenëse jemi në prag të themelimit të 51-vjetorit të kësaj Besëlidhje Shqiptare  atëherë është e udhës që se paku ti kujtojmë këta atdhetar shqiptar në bazë të shënimeve që më pat dërguar më,13 shkurt 2008, sa ishte gjallë Kryetari i Besëlidhjes Kombtare Shqiptare atdhetari Emin Fazliu. Me bacën Emin më ka ra fati që të punojmë bashkë mbi një dekadë të terë. Ishte një atdhetar i mirfilltë i cili asnjëherë nuk u dorëzua por punoj me një përkushtim të mirfilltë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Atij ju përgaditën tri atentate por fatbardhësisht ju shpëtoj këtyre atentateve. Bile në njërin atentat njëri nga atentatorët ishte gjetur i vdekur. Ende sot e asaj dite nuk dihen për rrethanat si u vra ai atentator por sigurimi shtetëror serb e la në heshtje këtë vrasje për të mos u hetuar veprimi që kryenin puntorët e tyre në Gjermani,ku i vrisnin atdhetarët shqiptar. Baca Emin nuk e kishte lehtë sepse ndiqej këmba – këmbës nga klyshtë e UDB-së por ishte në shenjestër edhe të majtistëve  të Enverit. Pra, dy lloj kuqaloshash e luftonin atdhetarin Emin Fazlia. E luftonin për faktin se Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare ishte njëra nder organizatat e rralla shqiptare në Evropë që Bashkimin Kombëtar e shikonte pa bashkëpunim me ideologjinë komunsite ruso-serbe. Deri sa ai vepronte dhe luftonte ju plagos rënd me atentat bashkëpuntori më i ngushtë Rasim Zenelaj, dhe ju vra në Bruksel nga një atentat Vehbi Ibrahimi. Këto dy atentate Emin Fazliun e mërzitën shumë por nuk e dorzuan. Nuk e dorzuan për faktin sepse si fëmijë baca Emin Fazlia e dëgjoj bisedën e gjyshit të tij për vrasjen dhe masakrimin që i kishin bërë komunistat babait të tij Hajredin Vidiqishit. Hajredini kishte qenë një luftëtar i fortë i Shqipërisë Etnike. Meqenëse me Emin Fazliun na lidhte një miqësi e fortë e bashkëpunimit kombëtar një ditë i thashë:´´ Baca Emin uroj që të na jetosh edhe shumë vjet më shëndet të plotë. Por pasiqë i keni kaluar disa vite duhët që të bësh deshifrimin e listës Emërore të pjesëmarrësve të BKDSH në Kuvendin themelues që është mbajtur më 16 gusht 1972 në Vushtri pasiqë të gjithë pjesëmarrësit ishin të shënuar me shifra dhe jo me emra dhe mbiemra të vërtetë.Pas një hezitimi të vogël e pranoj kërkesën time dhe vendosi të bëj deshifrimin e të gjithë emrave dhe mbiemrave të atdhetarëve shqiptar që morën pjesë në Kuvendin themelues të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht 1972. ´´ Ata vendosën që jo vetëm që të marrin pjesë por edhe ti shkrin grupet e tyre politike në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Duke poseduar mijëra dokumente të kësaj Besëlidhje vërtetë shihet se atdhetarët shqiptar kanë zhvilluar një aktivitet të madh kombëtar.

Por pasiqë të gjithë këta atdhetar iu takonin lëvizjeve të djathta politike për ta është shkruar shumë pak apo nuk është shkruar fare. E motoja e tyre ishte siç edhe e shkruan në Ditarin e Burgut  atdhetari Gjokë Spaqi pjesëmarrës në emër të GLP- Grupit të Lidhjes se Prizrenit në këtë Besëlidhje Kombëtare Shqiptare: “Se npaqa shtu ose madhzu ndoj fjalë mos e gzofsha idealin tim kombtar!”. Për këtë Besëlidhje shkruhet pak se ata nuk përshendeteshin me grusht siç ishin disa lëvizje të tjera që sot po na i ngrisin në piedestal a në fakt ishin shumë pasive në krahasim me këta djem atdhetar që rridhnin shumica nga familjet që kishin dhan gjak për Shqipërinë Etnike. Duke i qëndruar besnik idealit kombëtar siç e cekë atdhetari Gjokë Spaqi në ditarin e tij të burgut ku e posedoj këtë ditar origjinal të tij dhe duke i takuar një familje që çdo gjë shkriu për Shqipërinë Etnike dhe luftën kundër komunizmit vendosa që këtë listë të pjesëmarrësve ta botoj të plotë pa asnjë ndryshim ashtu siç kishte dërguar Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare atdhetari Emin Fazlia. Ndërsa populli shqiptar duhet të di se kush ishin këta atdhetar se ka mundësi ndonjërin nga këta emra nuk e kanë ndëgjuar fare. Këtë listë e kemi botuar edhe në njërin nga  Librat e  të Djathtës Shqiptare më një hyrje dhe përfundim që e kishte përgatitur studiuesi Selman Etemi. Në prag të 51 vjetorit te themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare po e japim te plotë listën e pjesëmarrësve të kuvendit te BKDSH që u mbajt më 16 gusht 1972.

Lista emërore e  pjesëmarrësve të kuvendit të BKDSH,më 16 gusht 1972

Organizata  Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH) 27.11.1943

Kryetari aktual – Hamit Emini -“Xha Saniteti” alias Hamit Emini “DOKTORI”, i lindur më 19.09.1909,ka vdekë më 16.10.1986. Për shkak të gjëndjes së tij (të atëhershme shendetësore,këtë e përfaqësoi ( me autorizim )

Jakup Ceraja alias Cerovia, i lindur me 1933,vdekur në vitin 2001,

Bejtullah Sahiti,alias Hajr Gushi, i lindur me 1917, ka vuajtur 8 vjet burg të rëndë në burgun famkeq të Nishit 1950-1958 ,

Zenel Shabani-Saraqi, alias”SARACENI”,i lindur më 1920,ka vdekur më 1995 po në Mitrovicë ku ka jetuar ;

Zenullah ( Halil) Mehmeti, alias “LABORATORI”,i lindur në fshatin LIPË më 1922, ka vdekur me 1997 në Mitrovicë;

Organizata “Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare –VKNDSH u themelua më 6 gusht 1952

Mehmet Rrahim Trepça,alias  “MET XEXELI”,i lindur28.9.1939 në fshatinVidishiq,ka vdekë më 8.9.1993 në Mitrovicë ;

Emin Haradin Fazlija,alias  “ZEKË KOSOVA”,i lindur më 24 shtator 1937 në fshatin Vidishiq;

Bislim Kahrmani,alias “HAXHI PISHMANI”,i lindur më 1911 në fshatin Vidishiq,ka vdekur në Prishtinë më, 16.6.1994 ;

Grupi Demokratik Shqiptar i Kosovës – GDSHK-1956

Tahir Bahtir Jusufi,alias “IBAURURI”,i lindur më 1924 në fshatinVidishiq,jeton në  Mitrovicë.

Rizah Bunjaku, alias  “JATAKU”,i lindur më  1910 në fshatin Novosella e Begut të Vushtrrisë ku ka jetuar deri sa vdiq më  1983,

Muharrem Sadik Hyseni, alias   “Hamalli” alias “MUSA I ZI” ,i lindur më 1939 në fshatin Melenicë,ka vdekur më 2003 në Mitrovicë ;

Nimon Qerim Shala, alias “MINATORI” alias “MURTOLLI”,ka lindur më 2.3.1937 në fshatinVidishiq ku edhe vdiq më 26.2.1998 ,

Grupi Demokrat Shqiptar i Maqedonisë-G.D.SH.M.-1954

Nazmi Xhelili, alias “REÇELI” i lindur më 1936 në fshatin Tearce,KK, Tetovë, ku edhe jeton ,gjegjësisht,nëse u kthye nga mërgimi prej vitit 1978.

Rushit Dalipi,alias “BLEGTORI”,lindur  më 19.12.1951, ne Kërçovë *(Dosja nr.C-8-1831, ) jeton në vendlindje pasi u kthye nga mërgimi ;

Baki Dullovi, alias “DAJA”,lindur me 20.3.1938 ne fshatin Biçefc,KK Kaçanik ku edhe jeton  ;

Grupi Demokrat Indipedent Kosovar+Grupi Lidhja e PrizrenitIDHJA-GDIK+GLP- 1946-1963

Metush Krasniqi, alias “VETERANI”, i lindur më  19.8.1926 në fshatin Dajkofc, ka vdekur më 15.10.1986 në Prishtinë,  i persekutuar  politikisht deri në vdekje ,pë rfaqësontë GDIK ;

Gjokë Spaçi alias “GJETO SPECI”, i lindur në fshatin Velezhë të Prizrenit me 1914,ku edhe ka vdekur më,31.10.1986.Ka përfaqësuar GLP i cili grup  nderkohë iu kishte bashkangjitur  G.D.I.K.-ut ;

Grupi “Veteranët e Luftës Shqiptare” dhe Rezistenca Malësore”V.L.SH +R.M. -1949

 

Ramadan Fazliu,alias “RAMË BARELI” nga Vidishiqi,ka lindur më  25.2.1932,ndersa ka ndrruar jetë në Prishtinë ku jetonte,më 20.04.2000 ;

Ragip Selman  Sadiku, alias “GJON MALETA”,lindur me 1937 në fshatin Vidishiq,kurse ka vdekur më  1984 në Mitrovicë ;

Shoqëria Demokratike Shqiptare “Ismail Qemaili”= SH.D.SH. “I.Q.” burimisht  është themeluar në vitin 1964 në Gjilan, në mënyrë ilegale,por veprimtarinë e madhe e ka zhvilluar  prej vitit 1970 e deri sa u shkri në BKDSH më 16.8.1972, edhe pse në Belgjikë një Degë e saj ka vepruar pavarësisht nga Marrëveshja e 16 gushtit 1972 deri më 18 qershor 1977 kur definitivisht të gjitha Degët e kësaj Organizate u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare;

Vehbi Rexhep Ibrahimi,alias “BESIM GJILANI”, i lindur më 23.5.1938 në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit,ndërsa u vra në një atentat kundër tij nga Udba jugosllave më 10.10.1981 në Bruksel të Belgjikës.Ka qenë viktima e parë e terrorit sllavokomunist ndaj mërgates politike shqiptare në Perëndim ;

Hasan Dalipi,alias “GURI I ZI”, i lindur më 16.6.1941 në fshatin Zllakuqan te Malësisë së Karadakut,ka vdekur në Kumanovë më 2006 ; *Dosja e tij Nr. D-01-3280, ndërsa Dosja e Vehbiut mban siglen  D-01-3153.

Sqarime

ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE-ONDSH

 

Për Organizatën,gjegjësisht LËVIZJEN NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE,respektivisht KOMITETIN NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR,kohëve të fundit është folur dhe shkruar shumë në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe janë botuar disa monografi mbi protagonistët e kësaj Organizate,gjegjësisht LËVIZJE e cila u shua me gjak e me dënime drakonike nga regjimi sllavokomunist i ish Jugosllavisë.Më tjera fjalë: u shuan Çetat kryengritese të kësaj Lëvizje dhe e tërë udhëheqsia ushtarako-politike u zhduk fizikisht duke i dënuar me vdekje. Edhe organët politike si KOMITETI QENDROR i LNDSH në Prizren u shua me pushkatimin e kryetarit të Saj Halim Spahiut dhe Hajdar Planejes.Edhe Komiteti Qendror i O.N.D.SH. në Shkup u shua pas arrestimit të të gjithë anëtarve të këtij Komiteti. I fundit u shua organizata Nr.2 e Ajet Gërgurit ( O.N.D.SH.) me burgosjën e Ajet Gërgurit,Gjon Serreçit dhe tjerëve dhe pushkatimin e tyre  më, 31.8.1947 në Prishtinë, por rrënjet e kësaj Organizate nuk u këputen ( nuk u shuan ).Rrugën e ORGANIZATËS NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE Nr.2 e vazhdoi, pas daljes së tij nga burgu Hamit Sherif Emini i njohur me nofkën “DOKTORRI” dhe disa shokë të tjerë, duke punuar në një ilegalitet të thellë.

Kryesia e Besëlidhjës Kombëtare  Demokratike disponon Dosjen ,tani të ndjerit Hamit Sh.Emini e cila  mban siglën ( Numrin ) A-01-0024 si dhe tjera dosje të veprimtarëve të hershëm dhe të tashem të B.K.D.SH.

Në Kuvendin historik të Vushtrrisë të datës 16 gusht 1972, Hamit Emini u përfaqësua nga atdhetari:

Jakup Ceraja,alias “CEROVIA” (Nr. i Dosjes: A-01-0123) ;

Ky ka lindur me 1933 në fshatin Cerajë të Mitrovicës.Ka studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, është marrë me shkrime dhe ka botuar disa libra me tregime e poezi.Është kyqur në rradhët e “VOTRËS KOSOVARE” qysh me 1955 e pastaj edhe në Organizatën NDSH, të cilën e udhëhiqte Hamit Emini –“Doktori”.Ka vdekur në Mitrovicë në vitin 2001 ;

Bejtullah Nazif Sahiti, alias “HAJR GUSHI“,lindur më 1917 në fshatin Gushafc të Mitrovicës ( Dosja e tij Nr.:B-01-0523 ). Më 1950 ky e krijoi Degën e O.N.D.SH. në Mitrovicë ku i angazhoi edhe 11 anëtarë të tjerë.  Shërbimi i fshehtë shtetëror jugosllav ( UDB-a ) i ranë në gjurmë dhe i arrestoi 11 prej tyre ndërsa i 12-ti mbeti në liri ( dyshohet se ky i ka zbuluar…).  Ky Grup u dënua në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë,ku Bejtullahu, si udhëheqës i këtij Grupi ( apo Dege ) u dënua me 8 vjet burg të rëndë,cilin dënim e mbajti deri ditën e fundit në burgun famkeq të Nishit,ku gjatë vuajtjes së denimit, i kaloi 3 vjet në izolim të plotë. Pas daljes nga burgu gjithmonë ka qenë i përcjellë nga Udba dhe langojt e saj, mirëpo ky kurr nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar.Edhe sot, në moshë të thyer 91 vjeçar  nuk heziton të flasë fjalë të mençura për brezin e ri duke i këshilluar që ti bashkangjiten BESËLIDHJES SHQIPTARE, sepse, siç thotë Xha Bejta, është e VETMJA RRUGË QË  ÇON DREJT RIBËRJES SË SHQIPËRISË ETNIKE.

Zenel Shabani – Saraçi (Dosja Nr.:B-01-0530), u lind me  1920 në Mitrovicë. Ishte njëni  nga bashkëthemeluesit të Degës së O.N.D.SH në Mitrovicë më 1950 bashkë me Bejtullah Sahitin dhe të tjerët. Edhe ky u arrestua nga  Udba jugosllave dhe pas shumë torturave u soll në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë ku u dënua me 7 vjet burg të rëndë.Edhe ky e vuajti dënimin në burgun famkeq të Nishit. Pas daljes nga burgu u muar me zejtarinë e saraçit ku e kishte një dyqan të vogël në Mitrovicë,të cilin gjatë kohës se vuajtjes së denimit,dyqanin e mbanin djemtë e tij për të fituar kafshatën e gojës. Edhe pas burgut,ky nuk hoqi dorë nga idealet e rinisë së tij dhe bashkë me Bejtullahun dhe disa miq te vjetër e të rinj e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik e kombëtar në rradhët e Organizatës N.D.SH. dhe ishte pjesëmarrës i Kuvendit të Vushtrrisë.Vdiq në vitin 1995 në Mitrovicë ku u varros me nderime të larta nga bashkëvendas dhe bashkëidealist të tij ;Pseudonimi i tij : “SARACENI”.

Zenullah Halim  Mehmeti ,alias “LABORATORI” (*Dosja nr.: B-01-0529),u lind më 1922 në fshatin Lipë të Mitrovicës ,por pas vuajtjes së dënimit me burg në Nish u vendos në Mitrovicë dhe u punësuar si laborant në  Xehëroren TREPÇA në Zveçan ku punoj për disa vjet,por edhe ky ka qenë gjithmonë i gjurmuar nga agjentat sllavokomunist,por ky,si dhe të tjerët, veproi me mençuri duke mos u dhënë kurr shkas që të burgosët përseri, sepse jeta në hetuesi dhe në burg e kishin mësuar  se si duhet të ruhet nga okupatorët sllavokomunist dhe agjentat e tyre shqipfolës.Edhe ky ishte inkuadruar në ONDSH pas daljes nga burgu bashkë me shumë shokë e sidomos me Bejtullah Sahitin.

Organizata :“ Votra Kosovare Nacional Demoktatike Shqiptare”-V.K.N.D.SH.

Kjo organizatë u  themelua më 6 gusht 1952 nga disa të rinj të Shalës së Bajgorës.Organizatori kryesor ishte “Zekë Kosova” i përkrahur nga atdhetari  Shahin Voca dhe disa të rinj të tjerë. Për veprimtarinë e kësaj organizate është  shkruar një Kumtëse për Sesionet shkencore “ E Djathta  Shqiptare Drejtë Shqipërisë Etnike”, por këtu do të flasim vetëm për  3  përfaqësuesit të saj që morën pjesë  në Kuvendin historik të Vushtrrisë më, 16 gusht 1972-ën.

Mehmet Rrahim Trepça,alias “MET XEXELI” ( Dosja Nr.: A-01-0012 ) i lindur më  28.9.1939 në Vidishiq, me profesion Inxhinier i metalurgjisë në Kombinatin e Trepçës. Si bashkëthemelues i VOTRËS KOSOVARE N.D.SH. u arrestua nga Shërbimi Sekret Ushtarak në Zagreb më 27 gusht 1960,ku edhe u dënua  bashkë me tre shokë të tjerë të kësaj organizate. Denimin e ka vuajtur ( 2 vjet burg të rëndë ) në Goli Otok te Kroacisë. Ky i mbet përgjithmon besnik idealit te rinisë nacionaliste dhe BETIMIT të 6 gushtit 1952 të “Kisha e Murit” në Shalën e Bajgorës. Ky ishte bashkëpërfaqësues i kësaj Organizate në Kuvendin e lartëpërmendur të Vushtrrisë. Vdiq nga një sëmundje e trishtueshme dhe me mallë me pa Kosovën e lirë e të bashkuar me Nënën Shqipëri. Sytë i mbylli më,  8.9. 1993 në Mitrovicë ku edhe u përcoll për fshatin e lindjes Vidishiq që të vorroset më nderimet më të larta.

Emin Haradin Fazlija, alias Zekë Kosova, alias Arben Kosova, alias Emil Kastrioti ( Dosja Nr.  A-01-0001 )  ka lindur më 1937 në fshatin Vidishiq ,rrethi i Mitrovicës. Pas vuajtjes së denimit prej 8 vitesh ( i ka mbajtur 6 vjet=1960-1966 ) një kohë ka jetuar në Kroaci,pasiqë në Kosovë nuk gjeti askund punë pasi ia kërkonin një çertifikatë qe nuk ka qenë i dënuar apo që nuk është nën hetime…e ky këtë dokument nuk kishte si ta merrte pasi e kishte një VËRTETIM që ishte liruar nga burgu i Lepogllavës më 9 korrik 1966 pasi i kishte vuajtur 6 vjet në bazë të Nenit 117,alineja 1 në lidhje me Nenin 100, alineja 1 dhe 101 alineja 1 e Kodit Penal jugosllav ( KZ FNRJ ). Më 7 mars 1970 e lëshoi Kroacinë dhe shkoj në Gjermani me një pasaportë të blerë ( falsifikuar ) ku pas 8 vitesh Udba jugosllave e zbuloi identitetin e tij të vërtetë, meqenëse vepronte më pseudonimin Emil Kastrioti.Dhe me 24 maj 1978 Ministria e Punëve të Jashtme (  atëherë quhej SEKRETARIATI SHTETËROR FEDERATIV  PËR GJYQËSI JURIDIKE DHE ADMINISTRATË ) iu drejtua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane duke kërkuar ekstradiktimin e tij dhe të 7 emigranteve kroat antiserb e antijugosllav.Mirëpo Drejtësia gjermane pas hulumtimeve të bëra konstatoi se Emin Fazlija nuk ka kryer kurfarë vepre penale aq më pak terroriste nëse ky angazhohet për të Drejtat kombëtare te Shqiptarve nën okupaten sllavokomuniste të Jugosllavisë dhe ashtu jo qe nuk e ekstradiktoi por i dha edhe strehim politik duke e marrë nën mbrojtje policore pasiqë për pak muaj  kishin dështuar tri atentate kundra jetës së tij. Ky kishte ardhë në Vushtrri i maskuar dhe më një pasaportë fare të huaj dhe ashtu qe nuk u diktua as nga gjysma e pjesëmarrsve të Kuvendit.

Bislim Kahrimani, alias “Haxhi Pishmani” ( Dosja nr.A-01-0027 ), i lindur me 1911 ne Vidishiq, Ne Votren Kosovare N.D.SH. u kyq me 1955, për çka me 1960 ka qenë i arrestuar dhe i denuar me 8 muaj burg per shkak “të moskallximit te vepres penale ndaj nipit ( djalit te vëllaut ) te tij Emin Fazliut. Ky përveç se u kyq ne Votren Kosovare ishte kyqur edhe ne Organizaten N.D.SH te Bejtullah Sahitit,gjegjësisht Hamit Eminit. Vdiq me  16.6.1994 ne Prishtinë ku edhe u varros me nderime te larta.

GRUPI DEMOKRATIK SHQIPTAR I KOSOVËS -G.D.SH.K.

Kjo organizatë apo ky grupim  kishte një program thjeshtë kombëtar që përputhej me programet politike të ONDSH-së,Votrës Kosovare etj., por qe për hir të sigurisë e kishin pagëzuar si  “GRUPI DEMOKRATIK SHQIPTAR I KOSOVËS, i cili fillimisht përbehej nga disa intelektual të Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit. Zanafilla e tij rrjedh nga një Mbledhje e fshehtë në vitin 1956 në  Vushtrri të një patriot i mirënjohur që kishte vuajtur burgun prej 3 vitesh për strehimin e Luftëtarit të Lirisë, Haradin Vidishiqit, të cilin e zbuloi OZN-a dhe e zuri në tradhti me 1947. Jataku i tij u dënua me 3 vjet burg, të cilat i vuajti deri ditën e fundit në kazamatin e Nishit. Nderkohë u kyqën edhe disa të rinj, nxënës dhe studentë shqiptar,por që në realitet nuk  patën mundësi të zhvillojnë ndonjë aktivitet me rëndësi kombëtare. Këtë Grup e përfaqësuan në Kuvendin e lartëpërmendur këta patriotë të devotshëm :

Tahir B. Jusufi, alias “IBAURURI” ( Dosja Nr.: A-01-0033 ) i lindur me  1924 në fshatin Vidishiq- Komuna e Mitrovicës, me profesion Teknik i pylltarisë .Jeton në Mitrovicë  dhe akoma i përkushtohet çështjes kombëtare edhe pse në moshë të thyer dhe me shëndet jo të mirë.

Rizah Bunjaku, alias  “JATAKU”, (  Dosja Nr.:  A-01-0040 ) i lindur më  1910 në fshatin Novosella e Begut në komunën e Vushtrrisë. Më 1947 u arrestua nga OZN-a sllavokomuniste pasi agjentet shpirtshitur e kishin zbuluar se ky mbante të fshehur  kaçakun e mirënjohur  Haradin Vidishiqi, bashkëpunëtor i ngushtë dhe besnik i Prof. Ymër Berishës i cili,pasi ky u dorëzua për mos ta dëmtuar familjen bujare të këtij jataku bujar, u pushkatua-masakrua nga bandat  komunisto-çetnike  të gjeneral Milija Kovaçeviqit i quajtur “ÇIQA” ndërsa Rizahu u dënua me 3 vjet burg të rëndë që e vuajti deri në fund në burgun famkeq të  Nishit.Vdiq me 1983 në fshatin e lindjes ku edhe u varros me nderimet më të larta fetare dhe atdhetare.

Muharrem Sadik Hyseni, alias “HAMALLI”, alias “MUSA I ZI”,( A-01-0008 ),i lindur  më 1939 në fshatin Melenicë në një familje të varfër xehtarësh. Ky i kishte dy pseudonime: “Hamalli” si pjestar i VOTRËS KOSOVARE, ndërsa “MUSA I ZI” si pjesmarrës i GDSHK-ës. Më 1960 u arrestua, bashkë me disa anëtar të tjerë të VOTRËS KOSOVARE dhe Gjyqi i Qarkut të Prishtinës e dënoi  me 1 vjet burg për shkak te “moskallximit të veprës penale” që pergadisnin Emin Fazlija me shokë të tjerë. Për shkaqe te liga ekonomike nuk pati mundësi të shkollohët,ashtu qe mbet vetëm me shkollën tetëvjeçare deri sa u punësua në një firmë shtetërore ku kreu kursin për Kualifikime të larta në Azotikun e Mitrovicës ku punoi deri sa sllavokomunistët i perzunë gjithë shqiptarët. Ka vuajtur nga sëmundje kronike dhe tri herë ka përjetuar sulm zemre ( infarktin),deri sa në  prill të vitit 2003  ndrroi jetë në Mitrovicë ku edhe u varros.

Nimon Qerim Shala, alias “MINATORI” alias  “MURTOLLI” ( A-01-0003 ) u lind më,02.3.1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Pas shkollës tetëvjeçare vazhdoj shkollën e mesme teknike të Xehtarisë në Stantërg në gjuhën serbe,ku u diplomua si TEKNIK-MINATOR ( Xehëtar ). Ka qenë atdhetar i paepur dhe besnik.Pas burgosjes së shumicës së antarëve të Organizates “VOTRA KOSOVARE“ ky  nuk u zbulua nga shokët e tij, prandaj nderkohë  u angazhua në GDSHK  duke bashkëpunuar njëkohësisht edhe me pjesën e pazbuluar të VOTRES KOSOVARE. Ka qenë besnik dhe atdhetar i flaktë.Vdiq më  26.2.1998 pas një sëmundje të gjatë si pasojë e një lëndimi tragjik në zgafellat e Xehërores së Stantergut.

GRUPI DEMOKRAT SHQIPTAR I MAQEDONISË-GDSH

Kjo organizatë u krijua në vitin 1954 në teritorin e Tetovës nga disa ish-NDSH-ista,ku pas një kohe u inkuadruan edhe disa shkollarë të Gjimnazit shqiptar dhe shkollave të tjera jo vetëm në Tetovë e rrethinë por edhe në qytete të tjera si në  Kërçovë,Gostivar,Kumanovë e Shkup. Një nga më aktivët e kësaj Organizate ishte :

Nazmi Xhelili, alias “REÇELI” (  Dosja Nr.  K-01-0826-XIX ) i lindur me 1936 në rrethin e Tetovës. Ish student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Më 1964 ka qenë i

jetonte e studionte në Zagreb, Udba maqedonase iu drejtua  kolegve te vet në Kroaci, ku këta te fundit e arrestojnë dhe pas nji procedure te shkurtë e denojnë si armik i “popujve dhe shtetit  jugosllav” me 3 vjet  burg të rendë. Burgun e vuajti ne burgun famkeq të Lepogllavës në veri-perëndim të Kroacisë. Pas daljes nga burgu, një kohë ka jetuar e punuar në Suedi,pastaj në Austri dhe Kroaci, pas vitit 1973 u kthye në Maqedoni, ku duhet të jetë ( nese jeton akoma ) në vendlindje ose në Tetovë ; Ka bashkëpunuar shumë edhe me “BLEGTORIN” si dhe disa aktivistë te tjerë që  akoma jetojnë ;

Rushit Dalipi, alias “BLEGTORI”, ( Dosja Nr. C – 08 – 1831  ),lindur më 19.12.1951 në Kërçovë,ku edhe banon pasiqë u kthye nga mërgimi disa vjeçar në perëndim.Është një ithtar i denjë për RIBËRJEN e Shqipërisë Etnike dhe ushtar besnik i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare

Baki Dullovi, alias “DAJA” (  Dosja Nr.  A-o1-0023 / C-1253/628  ),lindur më,  20.3.1938 në fshatin Biçefc të komunës së Kaçanikut, ku edhe jeton momentalisht.  Më, 29 gusht 1960 e arreston Shërbimi fshehtë Ushtarak në Zagreb si pjestar i “VOTRËS KOSOVARE N.D.SH., për çka Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënoi me 2 vjet e  6 muaj. Dënimin e vuajti në burgun Stara Gradishka të Kroacisë. Pas daljes nga burgu  dhe shkuarjes në Gjermani si “punëtor i përkohshëm” angazhohet  edhe në GDSHM duke pas bindje se edhe kështu mund ti shërbej çështjes kombëtare,por gjithmonë duke i ruajtur lidhjet miqësore me aktivistet e Votrës Kosovare  dhe ka qenë  një ithtar i flaktë për bashkimin e  këtyre grupeve dhe unjizimin e tyre në BESËLIDHJEN KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ku për 3 legjislacione ka qenë nënkryetar i komitetit qëndror të B.K.D.SH. për Kosovë, Maqedoni dhe Mërgim . Sot jeton në vendlindje si pensionist .

GRUPI DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR + GRUPI LIDHJA E PRIZRENIT-LNDSH -GDIK+ GLP.

Grupi Demokrat Indipendent Kosovar është themeluar  me 1963 dhe brenda një periudhe,pasi u bashkua me Grupin “Lidhja e Prizrenit” në kuadër të LNDSH-së që e kishte themeluar ish-studenti i medicinës Shaban Dërguti me  shokë tjerë, ndër të cilët ka qenë edhe patrioti i devotshëm Gjokë Spaçi. Ky Grupi ( GLP-NDSH ) ishte themeluar burimisht me 1946, por  hovin e zhvillimit e kishte marrë në fillim të vitit 1950,kur edhe u zbulua ky Grup apo kjo Organizatë patriotike nga Udba jugosllave dhe arrestohen mbi 20 anëtarë-aktivistë të dalluar, cilët gjyqi sllavokomunist i dënoi me denime drakonike deri më 20 vjet burg të rëndë. Përfaqesuesit e këtij formacioni që morën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë më 16 gusht  1972  ishin :

Metush Krasniqi,,alias “VETERANI” ( Dosja Nr.:B-01-0581 ) lindur më  19.8.1926 në fshatin Dajkovc të Kamenicës,me profesion mësues dhe jurist, ishte bashkëthemelues i GDIK si dhe pastaj edhe i Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare me Shqipërinë si dhe më vonë edhe pse ishte nënshkrues i Akt-themelimit të B.K.D.SH. ky mori pjesë edhe në krijimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, cilën “Lëvizje” disa  ish-bashkëpunëtorë te Metushit e devijuan duke i dhëne kahje marksiste-leniniste edhe pse dihej botërisht se Metush  Krasniqi ka qenë një Antikomunist i përbetuar,por pas vdekjës se tij disa kalemxhij të  grazhdit marksist dojnë me çoroditë të vërtetën duke ia mveshë  nji epitet te tillë nacionalistit të kulluar Metush Krasniqit. Ka qenë disa herë i dënuar dhe ka vuajtur shumë vite nëpër burgjet më famëkqija të Jugosllavisë.Vdiq më 15.10.1986 ne Prishtinë. Ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë,tani më të ndjerin Vehbi Ibrahimin. Pra nuk duhet keqkuptuar pjesëmarrjen jo vetëm te tij,por të të shumë patriotve të tjerë,në disa grupe dhe organizata politike simotra me programe ku tentohej që në çdo mënyrë te kontribojnë sa më shumë për çështjen kombëtare ;

Gjokë Spaçi, alias  “GJETO SPECI” ( Dosja Nr. A + B 01=0028 ),lindur me 1914 në fshatin  Velezhë të Prizrenit,i martuar, i denuar politikisht ku edhe i vuajti 6 vjet burg të rënd me Grupin e Shaban Dërgutit dhe të tjerëve. Më 1972-en, bashkë me Metush Krasniqin këta dy përfaqësuan  GDIK+GLP (LNDSH )  dhe ka kontribuar në kuadrin e këtij riorganizimi nga u krijua BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE-B.K.D.SH. ; Edhe pas daljes nga burgu  gjithmonë ka qenë nën survejimin e spiujve dhe çakajve të Udbës se sllavokomunist,mirëpo ky për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik e kombëtar,por përkundrazi vepronte ma më shumë zell, por  gjithmon i kujdesshëm qe mos tu jep shans spiujve te fëlliqur që ta zbulojnë aktivitetin e tij fisnik dhe kombëtar. Pas shumë vuajtjeve e krajatave te jetës, vdiq më,31.10.1986 në vendlindjen e tij në Velezhë te Prizrenit ku edhe u varros me nderime të merituara të një atdhetari dinjitoz.

Grupi “VETERANËT E LUFTËS SHQIPTARE dhe REZISTENCA MALËSORE”=VLSHRM

 

Kjo organizatë ilegale patriotike ishte krijuar në ilegalitet të thellë me 1949 nga ish-luftëtaret  e LNDSH,respektivisht të OP BESA KOMBËTARE por që ndërkohë ose kanë vdekur ose janë tërhequr terësisht nga çdo aktivitet. Më 1972 ky formacion kishte akoma një numër bukur të madh anëtarësh,ndërsa në Kuvendin e 16.8.1972 i kishte  dërguar  dy përfaqësues. Këta ishin : Ramë Bareli i cili aderonte  në këtë formacion që nga viti 1955,kurse tjetri : Gjon Maleta i cili ishte inkuadruar në ketë formacion me 1968 si intelektual dhe atdhetar. Po kush ishin këta dy atdhetar ?

Ramadan FAZLIU,alias “RAMË BARELI” ( Dosja Nr. A-01-0006 ),lindur më 25.2.1932 në fshatin Vidishiq-Komuna e Mitrovicës, me profesion: Murator me kualifikime të larta, i martuar, me gjendje ekonomike shumë te vështirë. Aktivist i dalluar jo vetëm në këtë grup,por ka qenë edhe njëri prej bashkëthemeluesve të “VOTRËS KOSOVARE,kurse pas unjizimit të të gjitha këtyre grupeve dhe organizatave, për 4 mandate ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Më rastin e vdekjes se tij më 20 prill 2000 në Prishtinë ka qenë anëtar i Komitetit Kombëtar të B.K.D.SH. –Pjesa e Mërgimit ;

Ragip Selman Sadiku, alias “GJON MALETA”, ( Dosja Nr. :A-01-0002 )  ka lindur me 1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Me 1960, posa kishte mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë dhe ishte emëruar  mësues në Shkollën fillore në fshatin Bare, më 18 shtator të atij viti  fatkeq vjen Udba serbosllave dhe e prangos në klasë para nxënësve duke ia hedhë në tokë ditarin dhe duke e rrahur e nxjerrin nga ndërtesa e shkollës dhe me një xhip e dërgojnë në burgun famkeq të Mitrovicës që njifej me emërin tmerrues “Kulla e Tupellës “ ku i nënshtrohet torturave më çnjerëzore nga udbashët serb dhe gjakatari Musa Batalli,gjakovar i shitur te serbi këmbë e krye. Edhe pse gjitha akuzat ndaj tij u hodhën poshtë,prap se prap gjyqtari sllavofil Tahir Ibrani e dënoj më 1 vit burg duke ja humbur të drejtën që të punoj ndonjëherë në arsim si edukator për çka edhe ishte  shkolluar,por pas burgut u detyrua te punësohet ne nji ndermarrje tregtare si nëpunës i thjeshtë. Nga ana tjeter,  pas disa koheve lidhet me disa  aktiviste te  Grupit “V.LSHRM” ku edhe anëtarësohet  me 1968, por gjithmonë duke i ruajtur marredhënjet e mira me VOTREN KOSOVARE dhe udheheqësit e saj, deri sa më ne fund gjeten gjuhe te përbashkte qe te shkrihen ne radhët e B.K.D.SH.-së. Vdiq  më 1984 në Mitrovicë ku edhe u varros në pjesën veriore të Mitrovicës pasi banonte në atë anë te qytetit.

SHOQËRIA DEMOKRAT SHQIPTARE “ISMAIL QEMALI”- SH.D.SH. Ismail Qemaili”

Kjo organizatë burimisht u themelua më 1964 në Gjilan nga patrioti Vehbi Ibrahimi me shokë, në mënyrë ilegale, por veprimtarinë e saj të vrullshme e zhvilloj në Austri prej vitit 1969 e deri  më 1972 kur u shkri në rradhët e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, me përjashtim të Degës saj në Belgjikë e cila veproi si e pavarur e në bashkëpunim me grupin  BESA DEMOKRAT SHQIPTARE “LIDHJA E VARDARIT” deri sa edhe kjo u shkri në rradhët e BKDSH-së. Po kush ishin  përfaqësuesit e kësaj organizate që muarën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë  më 16.8.1972 ?

Vehbi Ibrahimi, alias “BESIM GJILANI” ( Dosja Nr.  D-01-3153 ),i lindur më 23.5.1938 në fshatin Uglar të Gjilanit, i martuar, baba i 8 fëmijëve, vritet nga dora gjakatare e Udbës jugosllave më 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës, por atentatorët e tij nuk u zbuluan as pas 27 viteve ?!… Eshtrat e tij u sollen në atdhe më 31 mars 2001 dhe u rivarrosën në varrezat e fshatit Uglar me nderimet më të larta kombëtare dhe atdhetare.

Hasan Dalipi, alias “GURI I ZI”, ( Dosja Nr. D-01- 3280 ),i lindur  më 16.6.1941 në fshatin Zllakuqan të  Malësisë së Karadakut, ndërsa familja u shpërngul në Kumanovë, ku u kthye edhe Hasani pas shkatërrimit te Jugosllavisë komuniste. Si aktivist ka qenë i mrekullueshëm, besnik dhe i palodhur. Vdiq pas një periudhe të një sëmundje të gjatë e të pasherueshme në vitin 2006 dhe u varros në varrezat e Kumanovës. Deri në vdekje i mbet besnik idealit të RIBËRJES SË SHQIPËRISE ETNIKE. Ka qenë përkrahes i palodhur i shtypit BESA SHQIPTARE dhe i çdo aktivitetit politik,kulturor e humanitar që ka zhvilluar BKDSH në mërgim prej ristrukturimit të saj e deri më  2002  viti kur pushoi veprimtaria në mërgim për tu  transmetuar në Kosovë.

(Kjo listë e pjesëmarrësve iu dërgua autorit të këtij shkrimi  nga atdhetari Emin Fazlia më, 13 shkurt 2008)

blank

Pastroi 500 milionë euro, ekstradohet nga Greqia në Holandë 52-vjeçari nga Saranda (DETAJET)

Është ekstraduar të martën nga Greqia në Holandë, 52-vjeçari nga Saranda Thanas Bako, ndërsa më 11 gusht do të dalë para Gjykatës së Roterdamit. Bako u arrestua në 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës.

Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës.

“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citoi atëherë deklarata e para disa orëve e Europol. Ndërkohë pas ekstradimit të tij, mediat holandeze shkruajnë: “Ai doli në skenë nga Taskforce Underground Banking (TF-UB) në vitin 2022, pasi një hetim tregoi se organizata e tij kriminale kishte lëvizur rreth 500,000,000 euro.

Korrierët e parave mblidhnin shuma të mëdha parash (të ashtuquajturat ‘zgjedhje’), i numëronin paratë dhe i dorëzonin diku tjetër (të ashtuquajturat ‘shkelma’). Kjo ndodhi në vende publike në Holandë.

Nga komunikimi i koduar përmes shërbimit të mesazheve Sky ECC, i dyshuari doli si personi që drejtonte këta korrierë. Ai ka komunikuar edhe me persona të ndryshëm për tregtinë e drogës. I dyshuari i lindur në Shqipëri rezulton të jetë me banim në Greqi, ku është arrestuar nga policia greke më 31 maj 2023 me kërkesë të Holandës. Ai dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale që pastron paratë nga krimi në shkallë të gjerë”.

Banka e nëndheshme kriminale

Lëvizja (nëntokësore) e parave të krimit është e një rëndësie vendimtare për drejtimin e krimit të organizuar ndërkombëtar që vepron. Banka kriminale e nëndheshme është një formë e krimit të organizuar. Duke vepruar kështu, sasi të mëdha parash lëvizen ose konvertohen në kriptovaluta brenda një rrjeti bankierësh të nëndheshëm dhe ndërmjetësve të monedhës. Këto para vijnë kryesisht nga trafiku i drogës dhe përdoren për investime në asete apo aktivitete kriminale.

Nëpërmjet rrjetit të bankierëve të nëndheshëm, një pagesë mund të bëhet kudo në botë pa pasur nevojë të kalojnë fizikisht paratë e kufirit. Prandaj, një bankier i fshehtë është një lidhje thelbësore në krimin e organizuar.

Majë shtize OM dhe policia

Trajtimi dhe lufta kundër bankave kriminale të nëndheshme është një majë shtize e policisë dhe Prokurorisë Publike. Shërbimi Kombëtar i Hetimit Kriminal dhe Shërbimi Kombëtar i Organizimit të Informacionit, pjesë e Njësisë Kombëtare të Policisë, dhe Prokuroria Kombëtare e Shërbimit të Prokurorisë Publike kanë zhvilluar një qasje sistematike brenda TF-UB për të luftuar rrjetet më subversive që veprojnë ndërkombëtarisht. bankierë të nëndheshëm dhe agjentë monedhash. .

Kush është Thanas Bako?

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako, 52 vjeç nga Saranda, konsiderohet nga Europoli si një nga “peshqit e mëdhenj” të pastrimit të parave që rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Por në qytetin e tij të lindjes ai rezulton si një ndër shumë emigrantët që prej vitesh nuk shihen të vijnë apo duken në mjediset publike edhe pse kontaktet me botën e nëndheshme mund t’i kenë ende aktive. Profili i 52-vjeçarit nuk është i panjohur për policinë lokale. Në fund të viteve ‘90 dhe fillim te viteve 2000 ai është konsideruar si personazh me lidhje të forta në Sarandë me trafikantë ndërkombëtarë droge kryesisht të marijuanës nga Shqipëria në Greqi. Megjithatë skedën penale e ka të pastër në Shqipëri. Në vitin 1998 gjithsesi ai rezulton të jetë ndodhur në Kanada, ku rezulton bashkëaksioner me shtetasin Th. P nga Saranda, në kompaninë e investimeve “Quebec Inc.” e cila aktivitetin e saj e ka deri ne vitin 2012.

Bako më pas ka zhvilluar aktivitetin e tij në Greqi, por mesa duket, pa i shkëputur kurrë lidhjet me botën e krimit. Vitet e fundit Bako rezulton të jetë pronar i 99 % të aksioneve në një kompani Real Estate në Greqi. Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli.

Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika. Ai rezulton se u jepte udhëzime korrierëve se ku t’i merrnin e çonin paratë dhe duke përfshirë dhe kovertimin në kriptovaluta, kryente pastrimin e tyre dhe transferimin në shtete Off shore dhe kryesisht në Dubai.

Autoritetet holandeze kanë mbërritur deri tek emri i Bakos pas shkatërrimit të disa grupeve kriminale, nga komunikimet e të cilave përmes aplikacioneve të enkriptuara, kanë zbuluar një emër të koduar i cili më pas rezultoi të ishte pikërisht sarandioti 52-vjecar.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, Dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand të Afrikës së Jugut si dhe dy ora luksoze. U sekuestruan edhe telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM, të cilat janë dërguar në Holandë për ekzaminim laboratorik pas miratimit të dhënë nga autoritetet gjyqësore.

Bako në Greqi profil të ulët, në TIMS rezulton pa pasaportë biometrike

52-vjeçari Thanas Bako rezulton të ketë lëvizur për herë të fundit nga Shqipëria në Greqi, të paktën në mënyrë të ligjshme, në vitin 2010 përmes një leje kalimi ndërsa përmes një pasaporte të vjetër, në vitin 2009.

Ai nuk rezluton posedues i një pasaporte biometrike sipas sistemit TIMS, ndërsa dyshimet janë se mund të ketë ardhur më pas në Shqipëri përmes kalimit të paligjshëm nga kufiri gjelbër në zonën e Konispolit. Në Greqi ai mbante një profil të ulët dhe qarkullonte me një motorr “Harley Davidson” edhe pse banesa e tij në Glifadha ishte luksoze. Arrestimi tij nga autoritetet greke është kryer në 31 maj por është bërë publik nga dy komunikata të Europol dhe Policisë greke në 6 qershor. Në Greqi dhe në Shqipëri ai rezulton pa precedentë penalë.

BalkanWeb

blank

Xhafer Leci- Dokument nga arkivi im privat: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themeluan më 28 Nëntor 1990

Dokument nga arkivi im privat- Sipas disa drejtuesve të LPK-së, del se UÇK u themelue disaherë, disa thonë më 1993, disa të tjerë më 1994 e 1997…! E vërteta është se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themleuan nga instucionet legjitime të Kosovës, më 28 Nëntor 1990.
Ndërsa më 1991, (shih dokumentin). Në vitin 1989 Kosova definitivisht u nda nga Beogradi. Shqiptarët i hodhën librezat e LKJ, dhe themeluan LDK-në, forcen më të madhe organizative, në vend dhe jashtë vendit, që mbanë mend ndonjëherë historia jonë, cila e mbante gjallë popullin shqiptarë, pas largimit nga puna të mbi 200 000 mijë punëtorëve shqiptarë të pafajshëm.
Në dokumentin orgjinal si e shihni, Aktivi i LDK-së në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, cilin e drejtoja unë në cilësinë e kryetarit, bashkë me stafin drejtues, Qemajl Morina, Mejdi Laçaj, Hasan Dance dhe Gani Avdyli,me daten 29.9.1991 kemi grumbulluar 51 770 DM, me moton: “TA NDIHMOJMË KOSOVEN PËR VETMBROJTJE.”
Këto të holla siç e shihni në dokument i kanë pranuar, Hazir Krasniqi, Sekretar i Degës së LDK-së për Gjermani, Shaban Bobaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg dhe Nezir Fejzaj, antarë i kryesisë. Dihet se atëherë dy grupe të rinjësh stëvtinin-ushtronin në Shqipëri,sipas marrëveshjes së arritur në mes dy presidentëve, Dr.Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia…
Udhëhqeqësit e këtyre dy grupeve atëherë ishin, tash Heronj të Kosovës, Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti,kryeudhëheqës i tyre,ka qenë, juristi Sali Çekaj.
Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë !

blank

blank

Katastrofa nga përmbytjet në Slloveni, gjesti human i shqiptarit: Ofrojmë bukë falas për ata që kanë nevojë!

Në një kohë kur Sllovenia po lufton për të përballur katastrofën nga përmbytjet, një shqiptar nga Kosova është bërë kryefjala e mediave vendase.

Alban Memqaj, si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standard të lartë jetese.

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

Image

blank

Vrapi për pak nacionalizëm nga komunistët e fshehur dhe kthimi i tyre tek rrënjët- Nga Nue Oroshi

Vrapi për të mbrrishmën dhe të pambërrishmën shpeshherë është kryer në mënyra të ndryshme. Shpeshherë për të zanë hapin duhet ta lëshosh edhe vrapin. Për ta zanë hapin me maratonistët shpeshherë duhet të nisësh më maratonistët në shtegun e përbashkët e jo kur maratonistët kanë kaluar deri në 70 % të rrugës maratonike dhe personat që fare nuk janë maratonistë dhe as atletë iu bie ndërmend pas një gjumi të thellë se duhet zanë hapin. Është e quditshme se proletarët e motos të gjitha vendët bashkohuni apo motos tjetër bashkohuni proletar shkoni në Rusi e në Kinë e hani bar, jan quar përseri peshë. Por meqenëse tash parullat e proletarizmit ju kanë ra në tokë edhe idea se bashku me idologjinë ju ka ra në gropën septike të ujerave të zeza,proletarët e djeshëm kanë mbetur në mes te dy rrugeve. Ata trurin e kanë komplet të kuq por gjanat nuk janë duke ju shkuar huq. Ata kanë filluar mshefjen e tyre dhe kohëve të fundit janë duke u paraqitur si nacionalistë. Nganjëherë me vjen me vjellë kur i shoh të tillët se si i recitojnë vargjët e të madhit At Gjergj Fishta. Një pjesë janë duke u munduar që të shkruajnë edhe shkrime aty këtu për ndonjë personalitet atdhetar por asnjëherë nuk harrojnë që edhe qoftë në mënyrë të kamufluar ta mbrojnë periudhën komuniste. Sot i ke shumë politikanë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare të cilët jo vetëm që janë të kuq por truri i tyre nuk funksionon ndryshe përveç bardh e zi.
Ata nuk munden me pa historinë dhe politikën me shumë ngjyra. Ata e shohin ende bardh e zi.Të mirët dhe të keqit. Ata që janë të mirë sipas logjikës se sëmurë të tyre janë ata që kanë orientim të kuq ideologjik. Kurse të keqinjët sipas mendimit të tyre serbo- rus janë nacionalistët shqiptar. Pra, proletaret politik vetëm në një pikë e shkelin proletarizmin por atë nuk e thonë asnjëherë.Pika është se ata vërtetë janë proletar por sa i përket pasurimit janë nder më të korruptuarit dhe shumica prej tyre janë bërë milionera. Popullin e mësojnë për idetë komuniste, kurse jetën e bëjnë si sheikët arab.
Këta faqezi komunistë ende sot e asaj dite nuk janë reformuar. E sidomos bëhën më agresiv kur fillojnë me u plakë. Ata frikësohen se në atë botë do t´i qortojnë Tito, Enveri, Fadili, Aliu dhe Rankoviqi. Proletarët internacionalist ata fare nuk mërziten se punët i kanë bërë dhe i bëjnë pis. Këta shpeshherë i mbrojnë edhe krimet serbe që janë kryer në bashkëpunim me disa shqipfolës komunist. Më kujtohet një debat gjatë promovimit të librave të Shoqatës “Trojet e Arbrit” në Gjenevë të Zvicrrës. Kur një komunist proletar me emrin Astrit Leka që kishte qenë ndër më të zeshmit komunist madje thuhet se kishte marrë pjesë edhe në atentatet kundër atdhetarëve Ilaz Agushi e Mustafa Merlika Krujës dhe të tjerëve kur e pa fotografinë në kopertinë të Kullës se djegur të Kapidanëve të Mirditës,në librin: “E Djathta Shqiptare V”, më tha këto fjalë: “Zoti Oroshi mu tek kjo kullë më është vrarë miku im më i ngushtë nga Kurveleshi. ” Unë ia ktheva: “Ore shok që je shëndrruar në zotëri, po çka ka lyp miku juaj nga Kurveleshi në Orosh të Mirditës.
Për ta çliru Mirditën nga mirditorët,që kanë jetu me shekuj dhe kanë qëndruar e luftuar burrërisht për shqiptarizëm. Ai aty ka marrë pjesë në vrasjen e mirditorve atdhetar, ka marrë pjesë në djegjën e Kullës së Kapidanit të Mirditës i bëftë mirë plumbi ballit që e ka marrë. ” Pas shumë debateve ky ish komunist që e kishte ngrënë me pas edhe burgun kur filloi revulucioni duke i ngrënë kokat e bijve të vet se paku në pleqërinë e tij te thellë e pranoj një fakt. E pranoi faktin se vërtetë nacionalistët kanë pasur të drejt dhe kanë qenë në rrugën e duhur dhe jo komunistët. Por e keqja qëndron tek shumë të tjerë të cilët me një besnikëri qeni i mbrojnë idetë komuniste. Atyre ju duket normale bashkëpunimi me Serbi e Rusi dhe vrasja e vëllezërve të tyre atdhetar në Shqipëri dhe Kosovë. Ata jo vetëm që i vranë atdhetarët shqiptar por edhe i lanë pa varre.Vërtetë është e rënd edhe sot kur sheh te tillët që i mbrojnë komunistët qoftë në Kosovë apo në Shqiperi për vrasjet që kishin shkaktuar në Tivar, Bihor, Drenicë, Dukagjin, Ferizaj, Prishtinë, Tetovë, Gostivar, Lumë, Mirditë, Malësi dhe shumë e shumë pjesë të tjera të Shqipërisë Etnike.
Po e shoh që asesi internacionalistët e djeshëm nuk po kanë mundësi të shëndrrohën në nacionalistë të sotshëm. Asesi nuk kam bërë asnjëherë dallime regjionale se Kosova dhe Shqiptaria është e vogël. Por është shumë interesant se si një pjesë e vogël e intelektualëve nga Gjakova se si më një besnikëri e mbrojnë kriminelin Fadil Hoxha. Ore te mjerë që iu ka marrë koka erë do të thoshte At Gjergj Fishta. Fadil Hoxha e Ali Shukriu me shokët e tyre kanë qenë pjesë e projekteve të Qubrillovitit, Grashaninit, Titos, Rankoviqit për vrasjen dhe Masakrimin e popullit shqiptar. Ai ka vra shqiptar atdhetar dhe ia ka kthyer Kosovën Serbisë e Jugosllavisë. Pse asnjëherë nuk flisni e shkruani për atdhetarin tjetër gjakovar Tahir Zaimi?! Për të cilin po i jap vetëm disa të dhëna të shkurta biografike nxjerrë nga Enciklopedia që flet shkurtimisht për Tahir Zaimin.
Ai lindi në Gjakovë, ishte biri i Shaban Zajmit. Mësimet fillore i mori në vendlindje e më tej në Shkup. Ideja e pavarësisë e shtyu t’i bashkohej çetave të Bajram Currit. Më 1918 shtrëngohet me lanë Gjakovën, Një kohë qëndruan në Kukës dhe në Krumë e m’andej në Shkodër. Veproi pranë Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” që udhehiqej nga Hoxhë Kadri Prishtina, Salih Gjuka, etj. Përkrahu opozitën në Lëvizjen e Qershorit dhe Gurakuqi e merr pranë ministrisë së Financave. Me kthimin e Zogut në dhjetor të 1924, u largua nga Shqipëria, por pas amnistisë më 1925, u rikthye më 1929. Në vitin 1941 kthehët në Kosovë dhe angazhohet për jetësimin e Shqipërisë Etnike. Ishte njëri ndër drejtuesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Nga fundi i vitit 1944 sikurse edhe shumë atdhetarë të tjerë detyroheët të marrë rrugën e mërgimit politik. Kalon në Austri, Itali dhe vendosët në Izmir të Turqisë ku disa vite punoi në ndërtim. Disa vjet ma vonë kaloi në Belgjikë ku pati kushte ma të mira dhe mundësi për kontakte me bashkëveprimtarët në këtë vend dhe në vendet e tjera perëndimore. Ndërroi jetë në Bruksel më 1971. Është autor i veprës “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, Bruksel, (1964) dhe “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës”, Bruksel, (1970).
Gjendja shpirtnore që u krijue, krahas sigurisë së një gjendje normale, ja bani të mundun të përgatiste për botim, pas veprës interesante mbi Lidhjen e Dytë të Prizrenit, dhe veprën e dytë “Tallazet e jetës e lotët e zemrës”. Kishte një bashkëpunim të vazhdueshëm me shtypin e diasporës, kryesisht me “Shêjzat” e Ernest Koliqit. U dekorua prej Presidentit të Republikës se Shqipërisë Sali Berisha me dekoratën për “Veprimtari Patriotike të Klasit të Parë”, me motivacionin “Udhëheqës Organizator i Penës e Pushkës, kontribuoi për Çështjen e Kosovës”.Po ashtu me rastin 7-vjetorit të Pavaresisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga më 17 shkurt 2015 e dekoroi me “Urdhërin e Lirisë”.(https://sq.wikipedia.org/wiki/Tahir_Zajmi)
Një tjetër atdhetar nga Gjakova është edhe Tahir Deda. Tahiri duke i parë padrejtësitë e komunistëve ai u bë pjesë e PNDSH. Zhvilloj një aktivitet të madh anti-komunist dhe u burgos. Së bashku me Halim Spahinë,Kajtaz Ramadanin,Rexhep Kabashin dhe Rifat Krasniqin u dënua në gjygjin komunist që është mbajtur në qershor-korrik 1945,në Prizren me pushkatim. Ky gjygj komunist dënoj edhe shumë të tjerë me burg te rendë.Posedoj dikund 300 faqe dokumente për nacionalistët e PNDSH dhe GLP (Grupit te Lidhjes se Prizrenit) lidhur me veprimtarinë e tyre në PNDSH, si dhe vendimet se si janë denuar.Tahir Deda u pushkatua bashkë me shokët e tij. Nuk i dihet varri. Ja si e përshkruan bashkëveprimtari i Tahir Dedës i ndjeri atdhetari Mulla Maliq Bali Gashi i dënuar në këtë proces gjygjsor me 17 vjet burg të rend dhe qëndrimin e ti në gjygjin komunist:Tahiri ka qenë nga Gjakova.Ishte djalë i zoti sa te duash.Edhe sot kur me kujtohen fjalët e tij në gjygj ndjeji vetën krenar që kisha mik të idealeve një njeri te tillë. Në ,mes të tjerash Tahiri bëri këtë dialog në gjygj.
Tahir i thanë ti kurr su bëre rahat.Tahir ti në kohën e ish Jugosllavisë po ashtu nuk u rehatove.Edhe në kohën e okupimit i atillë mbete.E tani çka po do Tahir?A ende nuk e ditkeni çka po dua iu drejtua Tahiri dhe vazhdoi.Çka kam dashur atëherë atë edhe sot e dua. E dua Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Pas këtyre fjalëve te Tahirit thash me vete edhe nëse na vrasin nuk me dhimset aspak jeta.. Harrova t´ju them se këto fjalë Tahiri i tha në sallën e gjygjit të mbushur përplot udhëheqës të lartë të asaj kohe të cilët kishin ardh ta përcillnin gjykimin tonë .(Intervistë e zhvilluar më 16 gusht 1993 me Mulla Maliq Bali Gashin në Prizren, botuar në revistën “Qëllimi”( korrik 1996).
U pushkatun me gjygje dhe pa gjygje edhe 47.300 shqiptar atdhetar. Madje edhe ata që i besuan doktrinës komuniste dhe kur e panë se janë tradhtuar nuk u bënë pjesë e tradhtisë siç ishte rasti me Rifat Berishën i cili doli në mbrojtje të nacionalizmës dhe duke luftuar ballë për ballë me komunista u vra vet i gjashti se bashku me vëllezërit e tij dhe djemtë e vëllëzërve.
Rifati kur i kishte par se çpo ndodh në kombin shqiptar ai qysh herët kishte shfaq paknaqësi ku njëra prej pakanqësive ishte edhe shpëtimi i 46 shqiptarve atdhetar që ishin përgadit nga çetniko partizanët ti pushkatonin në Kalanë e Shkodrës në Tarabosh. E ju internacionalist proletar që jeni kamufluar si nacionalistë kur ju prekën veprimtarët tuaj komunist që i rikthyen Kosovën Serbisë, dhe ky pushtim zgjati prej vitit 1945 e deri në vitin 1999 duhet ta dini se nuk mbrohen bashkëpuntorët e Serbisë pavarësisht se nga cila pjesë e Kosovës apo e Shqipërisë janë, ata i vranë vëllezërit e tyre atdhetar vëtem që e shihnin dhe punonin që shqiptaria të jetë pjesë e Evropës.
Nuk mbrohën krimet komuniste as në Kosovë e as në Shqipëri. Te dy partitë komuniste ishin shërbëtor të politikës serbo-ruse. Nëse ju jeni pajtuar me ripushtimin serb që ju është bërë Kosovës,në vitin 1945 me atë ripushtim nuk janë pajtuar shqiptarët atdhetar. Ata kanë punuar dhe punojnë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët në Shqipërinë Etnike. Kurse kriminelet komunist nuk mundën të rehabilitohen ata ishin pjesë e projekteve serbe të Garashaninit, Andriqit, Qubrilloviqit, Rankoviqit që masakruan e vranë 47.300 shqiptar atdhetar dhe 95 % të tyre i lanë pa varre.
blank

VIDEO- Bisedë me një vëlla shqiptar në Turqi- Nga XHAFER LECI

E dhimbshme,
Këtu po sjell një bisedë me një vëlla shqiptar në  Turqi, nga shqiptarët e shpërngulur në vitin 1912. Biseda u realizua në Belek-Antalya të Turqisë, me 27 Prill 2023.

blank

Këndellja e trurit apo vazhdimësia e politikës kriminale të Dërgut Pashës dhe kishës ortodokse serbe- Nga Nue Oroshi

Shpeshherë njerëzimi pas përgjumësisë e cila zgjat qoftë me javë, me muaj,me vite apo dekada fillojnë të këndellën.Pasiqë truri ju ka fjetur një kohë të gjatë ata këndelljën e kanë paksa të vështirë. Ju duhet që ti stërpiket koka dhe trupi me ujin akull në mënyrë që t´iu del kllapia e madhe që jau ka mbështjellur trurin me anë të një lëvozhge e cila ja ka bllokuar mendimin.Të bllokohet mendimi do të thotë se ke edhe mungesë të vitaminës së të shkruarit. E kur mungon ideja e të shkruarit atëherë studiuesi shpeshherë e thërret edhe muzën që ta shkruaj studimin në mënyrë që të fillon jo vetëm këndellja e trurit por edhe fillimi i tahikardisë apo lëvizjeve të valvulave të zemrës e cila përpjekjet me një goditje të fortë që i ngjan goditjeve të hurit. E goditjet e hurit apo goditjet e kamzave te kerrit nuk kanë qenë fare të lehta. Kështu që shpeshherë nëpër tregjët tona kanë ndodhur edhe kësi far lloj goditje. E shpeshherë katunart kanë humbur me këto goditje. Bile në një rast një qytetar lavdërohej aq shumë në shtëpi sa i thotë babait të tij se e kam prish dajak një katunar. Unë i kam ra pesë herë me thupër e ai vetëm tri herë me kamëz kerri.
E në një rrethojë buzë një skaj me lule ku me së shumti shëndrisin trëndafilat me shumë ngjyra këndellën edhe poret e trurit që shpeshherë lëvizin më një shpejtësi që nuk ja ke idenë se sa shpejt depërton ideja tek projekti i cili duke u realizuar shpeshherë krijon miq te dukshëm dhe miq të shëndrruar në armiq të padukshem. Dallimi në mes të miqve të dukshëm dhe miqve të shëndrruar në armiq të padukshem është fakti se miqtë e dukshëm ata duken, paraqiten dhe të ofrojnë përkrahjen.Por e keqja qëndron tek miqtë që shëndrrohen në armiq të padukshem. Ata ose ato nuk duken fare.Vazhdojnë duke u munduar që ta aktivizojnë këndelljën e trurit për ta futur në lëvizje por fatkeqësia qëndron në faktin se kanë fjetur shumë gjatë dhe e kanë bërë gjumin e arushës në katër stinët e vitit. Sikur të kishin fjetur vetëm në dimër do të ishte çdo gjë në rregull , por të zgjohesh për të kontribuar në ditën e 366 të vitit kjo i bie sikurse don të krenohesh më një ditë angazhim në katër vite.
E derisa dallgët e stuhisë janë përpjekur me njëra- tjetrën në një kënd magjik ku përplasen shikimet më njëra- tjetrën asnjëherë nuk mund të dalësh në krye të bregut të pikëllimës pa kaluar shpellën e tingëllimës. Kalimi i shpellës së tingëllimës nuk është i lehtë të kalohet sepse aty është një akull i ftohtë dhe një borë e madhe e cila përzihet me një rrajë të pashkelur.Ai që fillon hapjen e kësaj rruge gjithmonë do të ketë veshtirësi sepse kjo rrugë asnjëherë nuk e ka pasur të zhgjedhur fijën e lamshit për faktin se duke kaluar shumë gur, kodra dhe lisa të gjatë peri është këputur që moti.
Krahasimi në mes të dukshmërisë dhe asaj që duhet të dukët ashtu është një ndryshim i madh ku në mes është një mur i fortë dhe i paprekur që mbron dukshmërinë dhe jo atë që duhët të duket. Bota e civilizuar shpeshherë përplasët me pasojat e moscivilizimit të kaluar një nder ato pasoja është edhe mendësia komuniste që fatkeqësisht ka mbetur shumë e fortë tek ne shqiptarët edhe sot e kësaj dite.Ka mbetur e fortë për faktin se forcat politike nacionaliste janë këputur në kurriz dhe asesi nuk kanë mundur që të konsolidohen për të vepruar në trojet shqiptare.
Magjia e këndelljës se trurit shpeshherë e ka përfshirë edhe stuhinë mitike e cila stuhi i ka qëndruar si në verbësi kohës satanike. E koha satanike ka përfshirë jo vetëm rrjedhimët idologjike te familjeve të lëkundura por shpeshherë ka përfshirë edhe familje që kanë qendruar stoikisht në mbrojtje te nderit dhe bujarisë shqiptare.
E në këtë mes është përzier edhe libri apo literatura që shpeshherë përmes shkrimeve idologjike ju ka fshirë trurin e vogël shumë përsonave që edhe sot e asaj dite kanë mbetur të pavendosur në mes botës reale dhe asaj imagjinare. Përzierja e koncepteve në mes të botës reale dhe asaj imagjinare i përgjan veprimit të disa individeve që ende nuk ju ka këndellur truri dhe të cilët e bëjnë jetën në Evropë dhe Amerikë. Shfrytzojnë të mirat e Evropës dhe Amerikës dhe që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shajnë humanizmin dhe rregullin shtetëror ku jetojnë, për faktin se nuk ju përshtaten rregullave demokratike por janë të ndikuar nga idologjia komuniste apo ajo neotomane. Është e dhimshme se sa është duke kaluar koha në trojet etnike shqiptare është duke u rritur ndikimi i rikthimit te neotomanizmit.
Si duket disa të ashtuquajtur intelektualë shqiptarë janë duke e realizuar atë thënien e kriminelit Dërgut Pasha i cili në mënyrë decidive kishte thënë:”Të vrasim sa më shumë të krishterë shqiptarë, që të zhduket raca e pastër shqiptare, mbasi me vonë do të sjellim kolonë otoman për ta kthyer në Turqi gjithë Arbërinë….” Nuk është e quditshme se si këto fjalë përputhen komplet me veprimin dhe fjalët e kishës ortodokse serbe të cilët në mënyrë decidive kanë thënë :” Kosova do të jetë e jona vetëm atëherë kur në Kosovë të mos egzistoj asnjë shqiptarë i besimit të krishterë. ” Për këtë kjo kishë mori veprime kriminale se bashku me shtetin serb për të vrarë dhe masakruar historikisht në mënyrë masive shqiptarët e besimit katolikë, pa lënë anash edhe masakrimin e shqiptarëve të besimit islam që e ndienin vetën shqiptar. Ku në mënyrë barbare i vrau dhe i masakroi edhe atdhetarët At Luigj Palajn, At Shtjefën Gjeçovin dhe shumë atdhetarë të tjerë.Madje gjatë masakrimit të atdhetarit At Luigj Palaj morën pjesë më 7 mars 1913 edhe tre popa të kishës ortodokse serbe, ku njëri prej tyre e dha edhe urdhërin e masakrimit të fratit atdhetar që e mbrojti shqiptarizmën.
Dikush që nuk ka njohuri të mjaftushme për historinë shqiptare do të thotë se si është e mundur kjo çështje. E kjo çështje është arritur përmes një bashkëpunimi në mes të Perandorsisë Osmane dhe kishës ortodokse me qendër në Konstantinipol, pas rënies se Konstantinopojës dhe kjo e ka dëmtuar palcën arbnore të kombit shqiptar.Si pasojë e kësaj marrëveshje kemi edhe më vonë Konventat jugosllavo-turke e një pjesë e intelektualëve të quajtur intelektual shqiptar vetëm se janë duke i ndërruar idologjitë që kanë të njejtin veprim antishqiptar. Ata kalojnë prej ideologjisë komuniste në ideologjinë neotomane.Pra, më një fjalë nuk ju këndellët fare truri por vetëm kalojnë në shërbim të antishqiptarizmës . E deri sa ju këndellët truri një pjese të shqiptarëve, Shqiptaria sot gjindet në një udhëkryeq të madh saqë e ke shumë të vështirë ta mendosh se si është e mundur që një veprimtarë që deri dje ke vepruar bashkarisht nesër të zgjohët si neotoman.
Dhe ai jo vetëm që shëndrrohet në ithtar të neootomanizmit por e mbron atë me një besnikëri dhe mendon se ndryshimi është bërë tek ti dhe jo tek ai. Kjo i ngjan një bisede në mes të një shitësi të alkoolit dhe një të riu që kishte pirë bukur shumë.I riu iu drejtua shitesit të alkooolit: “Ne të dy kemi probleme bukur shumë sepse kemi pirë shumë.” Deri sa shitësi i alkoolit nuk e kishte pirë asnjë gotë i riu i gjorë mendonte se pse ai vetë ka pirë e gjithë bota është e pirë.
E veprimi i parë që bëjnë neootomanët e rinj është ecja përmes projekteve të Dërgut Pashës për shfarosjen e shqiptarëve të krishterë e cila përputhet komplet me veprimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe që shqiptarët e krishterë duhet zhdukur.Vetëm me zhdukjën e tyre Kosova do të jetë e jona thonë udhëheqësit e kishës serbe.Fatkeqësisht politika e Kosovës në këto 23 vitet e fundit bukur shumë ja ka arritur qëllimit për zhdukjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve katolikë nga Kosova,sipas projektit të Dërgut Pashës dhe kishës serbe, herë haptaz e herë fshehurazi.Prandaj nuk është për tu habitur as heqja e gurit të Kujtesës së nënlokës heroinë Pashke Markaj Krasniqi, për faktin se djemtë ja vrau politika kriminale e kishës ortodokse serbe kurse gurin ja hoqi politika kriminale e Dërgut Pashës.
blank

Gjama e Gjakut- Nga Nue Oroshi

 

Prej hijës së dritës së diellit deri sa dëgjohet një gjamë e gjakut e cila përcillet përtej shpellës së tingëllimes më një mesazh në formë të namës së burrit e cila gjëmë kryhet pa lot vaji por me lotë gjaku. Lotët e gjakut që përcjellë burri gjatë gjëmës së gjakut që kanë dallim nga lotët që bëjnë nënat tona shqiptare duke derdhurë lot vaji që është përcjellur prej një gjenerate tek gjenerata tjetër.

Gjëma e gjakut apo lotët e gjakut që i kanë bërë burrat shqiptar kanë treguar për cilësitë që ka pasur i vdekuri e në veçanti kjo gjëmë e gjakut ka qenë më e madhe kur atdhetarët shqiptar gjithë jetën ja kanë kushtuar çështjes kombëtare dhe asnjëherë nuk janë lakuar nuk janë shitur e as nuk janë blerë por gjithmonë kanë qëndruar të fortë dhe bujarë.Kur ka qenë në pyetje mbrojtja e çështjes kombëtare ata gjithmonë kanë qenë të parët.E tash që ka humbur gjëma e gjakut dhe tash kur edhe burrëria qanë e loton si fëmija është përzier edhe akti i trimërisë.Shpeshherë aktin e trimërisë sot e përdorin ata që në të vërtetë paraqitën të fortë si viganë por këtë fortësi e kanë vetëm në fjalë dhe jo në vepër. Fortësinë e realizojnë duke sulmuar e vrarë vëllaun e jo duke luftuar me shkaun. Gjëma e gjakut është e njohur edhe në mesjetën shqiptare.

Kur kaloi në amshim heroi më i madh shqiptar i të gjitha kohrave Gjergj Gjon Kastrioti burrat shqiptar duke derdhur lotë gjaku ata shkulnin gjoksat e tyre e më së shumti gjëmë të gjakut ka derdhur Lekë Dukagjini i cili ishte mërzitur tejmase për kalimin në amshim te Gjergj Kastriotit. Edhe pse Kastriotët me Dukagjinët ndonjëherë patën edhe përplasje Gjergji dhe Leka u bashkuan si dy krerë të shqiponjës dykrenare në luftë kundër osmanlive. Por edhe Gjergji u tregua burrë mbi burra.

Ai parinë e Shqipërisë nuk e la në dorë të djalit të vogël të tij Gjon Kastriotit te ri por ja kaloj kurorën shtetërore Lekë Dukagjinit, i cili për 11 vjet me radhë e mbajti me nderë e njerëzi deri në vitin 1479 luftën kunder otomanëve.Përveç gjëmës së gjakut për të vdekurit kemi edhe gjëmë gjaku për të vdekurit e gjallë.E gjëmë gjaku për te vdekurit e gjallë  derdhi edhe Patër Anton Harapi i cili në gjygj kur e dënuan komunistët pansllavistë ju drejtua më këto fjalë: Unë nuk kërkoj meshirë prej jush.Atë që e kam bërë e pranoj komplet.Edhe sot nëse do të jem i lirë do ta organizoj popullin kundër jush.Unë nuk kërkoj mëshirë nga ju.E di vendimin e këtij gjygji komunist.Por ajo që po me dhimbet dhe ma brenë shpirtin është se në duar të kujt po mbetët Shqipëria. Kjo nuk është Shqipëria që kam punu unë me shokët e mij. Për këtë po derdhi lot gjaku e përfundon gjëmën e gjakut pa ju trembur syri heroi i kombit shqiptar Patër Anton Harapi.

Gjëmë me lotë gjaku po derdhin edhe sot e kësaj dite atdhetarët shqiptar për tjetërsimin e një pjese të madhe të politikës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë të cilët në vend që të marrin të mbarën dhe të ecin përpara ata janë kthyer mrapa në aspektin kombëtar.

Si mos të derdhin lotë gjaku nacionalistët dhe atdhetarët shqiptar kur nuk lejohet në Lezhën e Gjergj Kastriotit tash e katër vjet Monumenti i gatshëm i Gjergj Kastriotit të vendosët në vendin e vet në Lezhën e Gjergj Kastritotit ku edhe e ka vendvarrimin.Turqit i hoqën eshtrat nga varri Gjergj Kastriotit kurse politika proturke dhe proserbe e Edi Ramës nuk e lejon vendosjën e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Lezhë. Ku jeni lezhjanë, mirditor, shkodran, matjan, lumjan, dibran e malsorë,e pse nuk mlidheni ju Toskë e Gegë, pse nuk ngriheni që ta vendosni këtë monument në Lezhë dhe të thoni njëherë e përgjithmonë stop ndikimit neotoman në Shqiperi.

Rasti i dytë është në Prizren. Murana e Gjergj Kastriotit ende refuzohët të vendoset nga tri  partitë politike në Kosovë. E ato janë LVV në nivelin qendror dhe PDK me Nismën në nivelin lokal. Te tria këto parti kur është fjala për Gjergj Kastriotin janë të një fjalë.Ata thonë: Rrnoftë baba sulltani e poshtë Gjergj Kastrioti!

A kështu do ta qoni shqiptarinë përpara ti Albin Kurti, ti Memli Krasniqi dhe ti Fatmir Limaj duke e rëfuzuar Kastriotizmin në trojet shqiptare e duke rikthyer neotomanizmin e pansllavizmin.Edhe kjo është për tu gjëmuar me gjëmën e lotëve të gjakut.Kur do të mësohen shqiptarët që në aspektin kombëtar mos të lëshojnë pe. Gjëma e gjakut shpejt do ti nxë edhe politikanët që po ecin në vijën antikombtare duke menduar që do të përfitojnë poena politikë.Edhe pse ata do ta pësojnë shum keq kush më shumë e kush më pak por e keqja është se  dëmi veqse është shkaktuar, dhe duhet kohë e gjatë që gjerat të vëndosen në drejtimin e duhur. E derisa gjërat të vendosën në drejtimin e duhur dy monumente te Gjergj Kastriotit:  Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren dhe Monumenti i Gjergj Kastriotit  në Lezhë kanë mbetur pezull.

blank

blank

Mustafa Merlika Kruja Kryeministri i Shqipërisë Etnike- Nga Nue Oroshi

Sod kam kënaqësinë t´iu informoj se e dërguam në shtyp librin enciklopedik: “Personaliteti shumëplanësh i Mustafa Merlika Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar”. Ky libër që vjen si fryt i sesionit shkencor që e kemi mbajtur në Prizren , më 12 qershor 2022 ka gjithsej 25 autor dhe 440 faqe. Është libri më i kompletuar që është botuar deri me tani për nënshkruesin e Pavarsisë së Shqipërisë më, 28 nëntor 1912 që kishte vetëm 25 vjet kur e Shpalli mevetsinë e Shqiperisë dhe Kryeministrin e parë të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja. Mustafa Kruja dhe shokët e tij diellin shqiptar gjithmonë e panë të lidhur me botën perëndimore dhe jo atë lindore. Dihet mirëfilli se gjatë Luftës së dytë Botërore në trojet shqiptare u krijuan dy rryma politike shqiptare. Rryma politike atdhetare që e bëri realitet Shqipërinë Etnike dhe që udhëhiqej prej Mustafa Krujës, Profesor Ernest Koliqit ,Kapidan dr.Mark Gjon Markut ,Kolë Bibë Mirakajt,Xhafër Devës,Bedri Pejanit,Rexhep Mitrovicës,profesor Ymer Berishës,Marie Shllakut,Ndue Përlleshit e shumë atdhetarve të tjerë dhe rryma politike e Beogradit me filialin e saj në Tiranë e Prishtinë që udhëhiqej nga tradhtarët e kombit shqiptar Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Shefqet Peqi,Fadil Hoxha,Ali Shukriu dhe shumë të tjerë. Nuk e di a ka mbetur ende ndonjë historian në trojet shqiptare që ende e përkrah si të drejt vijën politike të Beogradit e Moskës që kishin dy degë njerën në Tiranë e tjetrën në Prishtinë. Ky libër tregon qartë se e vërteta historike mund të vonoj por do ta dal në shesh. Lavdi të qoftë Mustafa Merlika Kruja për punën heroike, në bërjen e Shqipërisë Etnike.Turpi ju mbuloftë juve klyshve të Miskovit e Beogradit që e shkatrruat palcën arbnore të kombit shqiptar.Falënderojmë nipin e Kryeministrit Mustafa Merlika Krujës ,studiuesin, publicistin dhe atdhetarin Eugjen Merlika i cili na mbështeti me shumë materiale dhe dokumente arkivore si dhe të gjithë 25 autorët që më punimet e tyre e rikthyen në historinë shqiptare nënshkruesin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujën.Ky libër është libri i shtatë që boton Shtëpia Botuese “Lumbardhi” dhe Shoqata “Trojet e Arbrit” nga 10 libra enciklopedik sa kemi planifikuar në vitin 2023.Që nga nesër do të fillojmë më përgaditjen e librit te tetë enciklopedik për Komandantin Legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan dr.Mark Gjon Markun.
blank

Bredhësit e politikës- Nga NUE OROSHI

Bredhja prej një vendi në vendin tjetër nuk është një çështje e vonshme. Ajo historikisht është përcjellur prej një gjenerate në gjeneratën tjetër.Shpeshherë bredhësve ju kanë thënë: “Shko e eja si Adem Peja!“, apo edhe ajo shprehja tjetër se politikanët shqiptar në të shumtën e rasteve nëpër konferenca ndërkombëtare “Kanë shku për lesh e janë kthyer të qethur“… Bredhësit në botën shqiptare qoftë atë politike, shkencore, publicistike, kulturore e ekonomike fatkeqësisht janë shtuar shumë. Ata këtë bredhje e bëjnë për dy çështje.

Për tu dukur dikushi, kur në të vërtetë janë askushi, dhe për të përfituar miliona euro nga fondet e dyshimta të shtetëve që historikisht kanë qenë dhe mbetën armiqtë më të mëdhenj të shqiptarizmës, në mënyrë që më këto mjete ti vendosin në veprim më pas për nevojat e shefave të tyre që disa dihen se ku i kanë shefat e disa nuk dihen fare sepse shefat e tyre fshehën në sketerrat më të errta por që nuk e lënë fare shqiptarizmën të ecë përpara. Në të shumtën e rasteve bredhësit e humbin rrugën. Atyre shpeshherë ju humbë rruga në oborr se nuk munden ta kryen punën me përkushtim ashtu siç ju kanë premtuar zotërinjëve të tyre që i kontrollojnë.

Moskryerja e punëve ata i vëndos në levizje dhe shpeshherë fillojnë bredhjet rrugëve të ndryshme për ta arritur qëllimin e caktuar nga detyrat dhe obligimet që kanë marrë në dëm të çështjes shtetërore dhe kombëtare shqiptare.Kur bredhësve fillon t´iu bie popullariteti ata apo ato bëhën shumë agresiv.Kjo ma kujton një letërkembim në mes të dy atdhetarve nacionalistë që e bëjnë në mes vete dhe kur flasin për politikanët bredhës dhe që në faktë dëshirojnë të jenë të zotët por që nuk janë fare dhe nuk janë të aftë për punët që i marrin për ti kryer ata thonë se janë një pjesë e politikanëve shqiptarë që mendojnë se janë të njohur por në faktë ata nuk i njohin as pulat e shtëpisë. Bredhësit në gjuhën popullore shpesh  janë quajtur edhe rrugaq.

Rrugaqëria politike dhe mos bashkëpunimi në mes të politikanëve i ka sjellur dëme të mëdha kombit shqiptarë. Kjo ndodhë se politikanët tanë shitën e blehën shumë lirë.Ata bredhin rrugëve, ecin pa krye dhe nuk shikojnë fare për dëmet që i shkaktojnë shtetit dhe kombit. Shpeshherë tek bredhësit një faj e ka edhe rënia e popullaritetit.Më të rëndësishme bredhësit politikë e konsiderojnë rënien e popullaritetit të tyre se sa rënien e shtetit. Bota e bredhësve është që ata apo ato të mbesin në histori si personaltetet të mëdha por shpeshherë ka ndodhur e kundërta.Ata janë hedhur në koshin e plehrave dhe historia pas vdekjës se tyre nuk është marrë fare me ta përpos ndonjë militanti të qorruar ku në kokën e tij e ka mbështjellur një mur ideologjik që nuk mund ta sherojnë asnjë klinikë evropiane e as amerikane.

Bredhësit që ju humbët rruga ata nuk punojnë që shtetin dhe popullin ta dërgojnë përpara.Ata mendojnë për vetveten.Ata dashurohen në vetveten.Kjo me kujton një dialog te një plaku fshati apo kmet Katuni siç i kanë thënë më herët.

Plakun para se të vdes e pyetin se apo te dhimet jeta se po vdes?Ai përgjigjet nuk po me dhimbset jeta që po vdes por po me dhimbset katundi që po mbetët në terr.

Më  një fjalë ai ka menduar se është i pazëvëndësueshëm. Dhe gjatë gjithë atyre vitëve që ishte ky kmet katuni apo plak i atij fshati,ai fshat nuk kishte pasur energji elektrike.Me vdekjen e kryeplakut pas dy viteve përmes një kërkese që kishte bërë një i ri i shkolluar  i atij fshati më në fund fshati u ndriçua.E më këtë dua të iu them se edhe nëse ikin politikanët e sotëm, do të vjen një elitë e shkolluar dhe përgjegjëse për drejtimin e shtetit ku shtetet tona do të ecin përpara. Bredhësit shpeshherë pas humbjes se rrugës ata bëhen agresiv.

Më tu bërë agresiv ata aktivizojnë militantët partiak apo militantë të ndryshem që i përdorin për nevojat e tyre që të bëjnë veprime te pahishme. Shpeshherë nëve shqiptareve na ka ra fati i zi që i patëm shumë hasem kojshi. E në të shumtën e rasteve në historinë tonë shqiptare politikanët tanë u përgaditën nga projektet antishqiptare.Por shumica prej tyre aq me besnikëri i qëndruan projekteve antikombëtare për ta rrënuar shqiptarizmën sa që është objekt që të studiohet shumë kohë dhe të bëhen shumë analiza politike dhe historike.

E deri sa çështja shqiptare ka mbetur në një udhëkryeq të madh ku fare nuk funksionojnë semaforat dhe është përzier lamshi ku duhet shumë kohë për t´iu gjetur fija drejtuese këtyre bredhësve politikë që ju ka humbur rruga në oborr dhe janë të kapluar nga një mjegullë e madhe që e kanë krijuar vetë për nevojat  e tyre politike duhet të zgjohët djalëria dhe vajzëria shqiptare përmes një koncepti arbëror që të aktivizon sa më shpejtë çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të përbashket.Bredhësit politikë si kanë ardhur ashtu edhe do të ikin.E mbas tyre do të mbetët vetëm dëmet që ja kanë shkaktuar kombit shqiptar.

blank

SALI ÇEKAJ – HEROI EMBLEMATIK I KOSOVËS- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Moderatorja Fatbardha Nikçi, studente
     Nëndega e LDK-së të Hessenit, me kryetar profesor Mustafë Lulaj, në bashkëpunim me Degën e LDK-së në Gjermani, me kryetar Osman Ferizin si dhe Shoqatat “Dardania”, me kryetar Hajdar Nitaj,  në Wiesbaden; “Kosova”, me kryetar Ragip Prapashtica, në Aschafenburg;  dhe “Sali Çekaj”, me kryetar Argent Ferizi në Pfaffenhofen, Lidhja Shqiptare në Botë, (LSHB), dega në Gjermani, me kryetar Sebastian Nuiçi, mbajtën Akademi Përkujtimore për heroin emblematik të Kosovës, Sali Çekaj.
     Themi emblematik, sepse veprimtaria e tij politike e atdhetare nismon në vitet `80-a, për të vazhduar në vitet `90-a, me angazhimin e përgaditjes ushtarake, si guerilas dhe deri në rënien heroike, si ushtar, komisar dhe komandant markant në Luftën në Koshare, luftë që legjitimoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
     Sali Çekaj ishte jurist i diplomuar, intelektual dhe veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare, që nga nisma të karrierës politike. Si kuadër komunal në Deçan, ishte i pari në Kosovë, së bashku me shokë, që vuri në jetë Kushtetutën e parë të Kosovës post pluraliste, të aprovuar në Kuvendin e Kaçanikut, duke u bërë shembull guximi intelektual në tërë Kosovën. Akademitë Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova dhe Sali Çekaj, kanë veçantinë e pjesëmarrjes masive. Të dy ishin miq dhe bashkëpunëtorë të suksesshëm, të paktën, për një dekadë radhazi. Dhe, kjo është domëthënëse për heroin Çekaj.

blank

 Kryesia e Nëndegës të LDK-së, në Republikën e Hessen-it, Gjermani
     Nëndega e LDK-së në Hessen ka një Kryesi të vyeshme dhe aktive, duke filluar që nga: Profesor Mustafë Lulaj-kryetar, Ragip Prapashtica-nënkryetar, Ramë Krasniqi-sekretar, Kadri Krasniqi, Sebastian  Nuiqi, Nikollë Ahmeti, Agim Aliçkaj, Agron Popaj Rashid Nikçi, Sanush Hylaj, Mentor Konjuhi – anëtarë. Andaj, si nikoqire e Akademisë, kishte bërë një përgaditje-pritëse të shkëlqyer.
     Përkrah kësaj Kryesie, janë edhe një armatë e tërë veprimtarësh të Nëndegës, me ç`rast ne po përmendim vetëm disa syrësh: Mustafë Mavraj, Isuf Veseli, Qazim Ibriqi, Shaban Prekazi, Halim Arifaj, Imer Selmanaj, Andre Nuiqi, Gjokë Gojani, Rasim Berisha, Durak Ahmeti, Avdyl Elezi, Sami Boshnjaku, Miftar Dragidella, Avdyl Kelmendi, Raif Dërguti, Demë Kelmendi, Isë Zeneli, Kadri Zeqiri, Islam Dervishaj dhe të tjerë. Veprimtarët e hershëm të Mërgatës, me kontributet e tyre, ndër vite dhe dekada, kanë djegur etapat në ndërtimin e vendit dhe shkollimin e brezave në Atdhe. Dhe, vazhdojnë përkushtshmërisht e krenarisht, të përkujtojnë datimet historike, heronjtë e kombit dhe veprimtari të tjera kulturore e humanitare.
    Në Landin, (Republikën) e Hessenit, është e organizuar “Lidhja Shqiptare në Botë”, (LSHB), dega në Gjermani, me kryetar profesorin e historisë, Sebastian Nuiçi. Gjithnjë në koordinim me Nëndegën e LDK-së në Hessen, Shoqatat vendore, kanë realizuar veprimtari të shumta dhe të shumëllojshme. Kujtojmë vetëm disa syrësh: Organizimi i përkujtimit të ngjarjes më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, 100-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen, veç të tjerëve, edhe të 51 Akademikëve, nga i gjithë etnikumi shqiptar dhe Mërgata shqiptare e përbotshme. Me të drejtë është vlerësuar si një sesion shkencor domëthënës historik,
     Janë organizuar një serë promovimesh të librave, si “Kujtime nga jeta”, e Akademik Mark Krasniqit; libri për diplomacinë, të ambasadorit Astrit Zemaj; “Misioni rus”, të shkrimtarit të mirënjohur, Ibrahim Kadriut e deri ke përurimi i fundit të dy librave të duajenit të gazetarisë dhe shkrimtarit, Gani Mehmetaj, “Si e njoha unë Rugovën” dhe “Zogjtë e Qyqës”, roman, fitues i Çmimit “Kadare”, për vitin 2021, si dhe shumë veprimtari të tjera të llojeve të ndryshme.
     Baca Seb, siç e thërrasim ne profesor Nuiçin, tashmë, të kaluar të 70-at, në organizimet politike, kulturore, humanitare, festive, LSHB, LDK, Shoqatat e këtueshme, si dhe Familja Nuiçi, përfshi vëllain Andrea, (pjesë e themelimit të Degës të LDK-së, në Gjermani, përkrah kryetarit Hafiz Gagica), me vajzat e djemtë shkollarë të tyre. Kryesia e Nëndegës të LDK-së vepron si një ansambël harmonik, së bashku me Shoqatat e cituara. Anëtari i Kryesisë të Nëndegës, dikur ushtar i zellshëm, orëve të para, i Kolonel Tahir Zemaj dhe Sali Çekaj, Agim Aliçkaj, njëherësh, sekretar i LSHB, dega në Gjermani, është gjithherë aktiv në ndihmë të kryetarit Nuiçi, koordinator në veprimtaritë e përbashkëta, LSHB-LDK.
     Intonimi i hymneve kombëtare, hapi Akademinë Përkujtimore. Studentja moderatore e shpenguar, Fatbardha Nikçi, njëherësh, edhe këngëtare e talentuar, ftoi për ritin e heshtjes, në nderim të dëshmorëve të rënë, në përballjen me armikun pushtues. Është në traditën mikpritëse shqiptare, që mirëseardhjen mysafirëve të urojë i zoti i shtëpisë, ftojmë në skenë kryetarin e Nëndegës të LDK-së të Hessenit, profesor Mustafë Lulaj.
 
     Kryetari Mustafë Lulaj, në emër të organizatorëve, përshëndeti Familjen e nderuar Çekaj, bashkëluftëtarët e Sali Çekaj, kolonel Anton Qunin, komandant Milazim Maraj, të ardhur enkas nga Kosova; pedagogun e Akademisë Ushtarake Shqiptare dhe eprorin e Ministrisë të Mbrojtjes Shqiptare, Ylli Mici, me bashkëshortën Luljetën, i cili ka përgaditur djemtë luftëtarë të Kosovës, në vitin 1991, në Surrel të Tiranës, përfshirë këtu komandantët e djeshëm dhe heronjtë e sotëm; Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajazitin, Ahmet Hoxhën, me shokë. Kryetarin e LDK-së, dega në Gjermani, Osman Ferizin. Familjarët e dëshmorëve, të pranishëm në Akademi: Zemaj, Hajdaraj, Ukëhaxhaj Rrahmani, Zeqiraj, Demaj, Bruçaj, Maraj. Gjithashtu profesor Lulaj përshëndeti kryetaren e Degës të LDK-së, në Suedi, Qibrije Hoxha, kryetarët e Nëndegëve të LDK-së, në Gjermani, drejtorin e RTV “Fontana”, nga Istogu, Zeqir Mehmetaj, ish-luftëtarët, përfaqësuesit e Shoqatave, klubeve si dhe të gjithë të pranishmit në këtë Akademi Përkujtimore.
     Nxënësi Valtrim Aliçkaj recitoi poezinë “Unë biri yt Kosovë” dhe Rajana Shabani, “Poezi për UÇK-në”.

blank

Nga e majta, në radhën e parë: Milazim Maraj, Qibrije Hoxha, Luljeta Mici, Ylli Mici, Anton Quni, Osman Ferizi, Mustafë Lulaj, Smajl Çekaj, Hysen Çekaj, Hyle Çekaj
     Moderatorja Fatbardha Nikçi, fton në foltore kryetarin e Degës të LDK-së, për Gjermani, Osman Ferizin, shokun e armëve të Heroit Sali Çekaj, për të folur për jetën dhe veprën e tij madhore:
     “Atdheu ynë është i rrethuar nga armiqtë, që arritën të na copëtonin, asimilonin, më vrasje masive, makabre dhe gjenocide, veçanërisht nga serbët e malazezët, në njërën anë, dhe në anën tjetër, nga grekët, por jo pak edhe nga bullgarët.
     Sali Çekaj, ishte si një hero që vjen nga lashtësia, dhe na kujton se kush ishim ne, ashtu si edhe në Mesjetë, kur një Europë e tërë, thuaj se, varej nga ne, nga lufta e kryetrimit Skënderbe. Ai kthehet nga Gjermania, dhe bashkë me Agimin, hartojnë strategjinë për rikthimin e lavdisë së dikurshme, duke e mundur dhe madje poshtëruar armatën e një shteti, që konsiderohej më parë, në mesin e ushtrive më të fuqishme europiane.
     Thirrjet për luftë të Sali Çekajt, veçanërisht ato para vullnetarëve, që do t’i bashkoheshin UÇK-së, ishin aq të zjarrta, aq mbresëlënëse, sa të kujtonin sikur mbanin jehonën e fjalimit të famshëm të Skënderbeut, të sjellur nga historianët e kohës, që buçitnin zemrat për liri dhe atdhedashuri. Ishin njerëzit si Salihu, që i dhanë kuptim luftës dhe që u bënë krah i fuqishëm, i përpjekjeve, për t’i dhënë fund vrasjeve të tmerrshme, që kryente shteti serb, persekutimit të gjatë dhe fundit të asaj epoke.
     Në këtë akademi kushtuar heroit Sali Çekaj -VETERANIT, do të ndalemi shkurt në disa momente historike që i dhanë kahje dhe orientim kauzës sonë kombëtare e që lidhen me emrin e heroit.
     Ngjarjet e viteve 1989-90, rënia e Murit të Berlinit, ndryshimet e sistemit politik në Evropën Juglindore, protestat e demonstratat e studentëve, minatorëve, punëtorëve kundër presionit sistematik të regjimit kriminal të Serbisë, dalja legale e një subjekti politik, në mbështetje dhe institucionalizim të kërkesave popullore për LIRI- DEMOKRACI- PAVARËSI, e quajtur LDK-ja, që udhëhiqej nga elita intelektuale e atdhetare e Dardanisë, në krye me Presidentin Dr. I. Rugovën, masovizimi i saj biblik, si një lëvizje gjithëpopullore, e paparë në asnjë periudhë, ishte një kthesë historike, pikërisht, edhe për faktin e orientimit properëndimor dhe proamerikan.
     Në këtë valë ndryshimesh, Sali Çekaj me shokë, si patriot e institucionalist, hartojnë statutin komunal të Deçanit, në harmoni me Kushtetutën e Kaçanikut me akte ligjore.
 
      Sali Çekaj në tetor të vitit 1991, në bazë të një marrëveshje të pashkruar të institucioneve të Shtetit të Kosovës, të autorizuar nga Presidenti Rugova dhe aprovim nga presidenti komunist Shqiptar, Ramiz Alia, hapet një pikë trajnimi në Malin e Dajtit (Surrel), në muajin tetor ku MMRSH-ja e ngarkon ish Ministrin e Mbrojtjes z. Perikli Teta, që ai të krijojë kushte, në një sekret të plotë, për të rinjtë që do të vinin nga viset shqiptare të okupuara nën Jugosllavi dhe Mërgata. 
     Në tetor 1991, në Surrel, zbret grupi i parë në përbërje: Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj, Xhevat Qerimi, Anton Gjini… 53-veta, sjellja, mbështetja logjistike, financiare, koordinimi është bërë nga dy degët e LDK-së, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër, në koordinim po ashtu me Zyrën e Republikës së Kosovës në Tiranë, që udhëhiqej nga Prof. Dr. Ali Aliu. Pas përfundimit të stërvitjeve një mujore dhe kthimit të grupit të parë, në muajin tetor, vjen grupi i dytë prej 55-vetash, në përbërje kishte edhe Adem Jasharin, Ilaz Kodrën, Nazmi Bajramin, Shkëlzen Gjonajn,….
     Me të përfunduar ushtrimet, në fund të nëntorit 1991, vjen Sali Çekaj, si më i vendosuri dhe më i guximshmi, për t`u vënë në ballë të grupit, për t’u përgatitur për kalimin e kufirit ndërshqiptar, të ndarë dhunshëm mes shqiptarëve. Kështu që më 02.12.1991, së bashku 33-veta, në krye me Sali Çekajn, e bëjnë kalimin e kufirit në Rrasë të Kosharës – Voksh- Pobërgjë dhe sjellin 74-automatikë, për zonat e Dukagjinit, Drenicës, Llapit e Iliridës.
     Andaj dhe sot pas 32-viteve, shprehim falënderimin për atë gatishmëri të shtetit shqiptar, po ashtu të stafit të eprorëve elitë, të dalë nga Akademia Ushtarake Shqiptare, në krye me Qani Abazin, Sinan Danon, Kastriot Hoxhën, Hysen Imerin, Ylli Micin, Eduard Abazin, Agron Dhimarkon, Artan Gjikajn, të cilët e kanë kryer një obligim dhe borxh ndaj popullit të vet.
     Është e pamundur të përmblidhet gjithë ajo veprimtari, në një fjalë të shkurtër, hyrja e grupit të dytë, shpërndarja e armatimeve, formimi i grupeve guerile: në zonën e Dukagjinit – në krye me Sali Çekajn; në Drenicë në krye me Hamëz e Adem Jasharin; në Llap me Zahir Pajazitin; në Ferizaj me Ahmet Hoxhën.
     Ishte një moment tepër i guximshëm për kohën, kur ende askush nuk kishte bërë asnjëlloj organizimi për luftë të armatosur, as projekte, ndërkohë që Dr. Rugova e kishte shpallur Kosovën Shtet të Pavarur, me referendumin e mbajtur (1991). Ky organizim, i pari ushtarak, dhe me stërvitje ushtarake, mund të konsiderohen bazat apo kurrizi i Ushtrisë së ardhshme të Kosovës, i cili ishte bërë me marrëveshje politike me krerët e shtetit shqiptar, dhe në koordinim dhe mbështetje të plotë nga kryetari i LDK-së, asokohe, dhe më pas Presidenti i Kosovës. Dhe, më vonë, Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), Dr. Ibrahim Rugova.
     Këto grupe nuk heshtën, përkundrazi, hyrja e tyre në Kosovë, organizimi i tyre u pasua edhe me veprime konkrete, me aksione kundër forcave policore serbe. Ato aksione i demantojnë dhe i nxjerrin zbuluar, akuzat e rënda, hileqare të së majtës, se “Shteti paralel”, Rugova dhe LDK-ja, ishin pacifistë dhe ndiqnin një politikë të dështuar!?” Edhe pas luftës është dëshmuar, nga shumë autorë serioz dhe dëshmitar të organizimit të rezistencës së armatosur, se terreni dhe fushëbetejat ishin pjesë e filozofisë politike të -Shtetit paralel- dhe vet Presidentit Rugova.
     Pra, Ai ishte në mbështetje të plotë të rezistencës së armatosur, ndërsa Sali Çekaj ishte figura, protagonisti më autentik i kësaj lëvizje, që kishte për qëllim konfrontimin ushtarak. Por, gjithmonë në frymën dhe kontrollin institucional, duke respektuar Kushtetutën e Republikës të Kosovës.
Ky organizim e nxjerr lakuriq propagandën e egër të së majtës kundër -Institucioneve paralele-, të Republikës sonë të parë, suksesit të saj të përbotshëm. Ishte, pikërisht, e majta ekstreme, e tufëzuar në LPK, e cila mundohej ta rrënonte Republikën, eksponentët e së cilës sot po akuzohen në Hagë, për vrasjen e kundërshtarëve politikë, përfaqësuesve dhe udhëheqësve të institucioneve të Republikës, mbështetësve të LDK-së dhe të Presidentit Rugova. 
     Sali Çekaj krahas veprimtarisë guerile, 1991-1998, veproi fuqishëm dhe luajti rol të madh në masovizimin, vetëdijesimin dhe shtrirjen e LDK-së në Gjermani dhe Mërgatë, ishte njeri i terrenit, nuk ka nëndegë e aktiv që nuk e ka vizituar. Po ashtu ishte pjesë e administrimit të Zyrës së LDK-së në Stuttgart, e cila ishte adresë politike dhe njëlloj ambasade për informimin, komunikimin me Europën Perëndimore, organizimin e protestave, kontaktet me shtetin gjerman, në koordinim të plotë me udhëheqjen shtetërore në Prishtinë.
     Sali Çekaj pas ngjarjeve në Prekaz dhe rënies së Adem Jasharit, të gjithë potencialin e tij dhe grupin gueril të Dukagjinit, e pat vënë në dispozicion të ministrit të Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, ku u angazhuam: Rrustem Bruqi, Zenun Idrizaj, Saim Tahiraj, Osman Ferizi, Ismet Çekaj etj., në mbështetje logjistike, hyrje në Kosovë, themelimin e bazave të armatosjes (Tropojë, Viqidol në shkollë) dhe më vonë në bazat tjera. Më 22 qershor 1998 formohen edhe 3-brigadat e para në krye me Kolonel Tahir Zemaj (134, 131 dhe 133), më 22 oficerë.
     Emri dhe vepra e Sali Çekajt nuk kanë nevojë të glorifikohen, mjafton të thuhet vetëm e vërteta për të, veprimtaria e tij është unikale. Asnjë figurë tjetër nuk e ka jetëgjatësinë politike e luftarake sa të tij, asnjë nuk arriti t’i ofroj aq shumë vendit të tij sa Salihu.
 
     Emri dhe vepra e tij çdo vit po lartësohen dhe çmohen, madje edhe nga kundërshtarët politikë.
Ai me shokë e bashkëluftëtarë na lanë LIRINË, vendin tonë të bashkuar me grykën e pushkës dhe forcën e NATO-paktit vendimtar. As LDK-ja, për të cilën bëri shumë dhe as shteti, për të cilin u flijua, nuk ia dhanë vendin e merituar. Heroi ynë i madh, Sali Çekaj, e ka vendin në kryeqytetet, në Prishtinë e Tiranë, së bashku me Hamëz e Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ahmet Hoxhën. Këta janë themeli dhe bashkimi shpirtëror e fizik i shqiptarëve. Mjaft u përfitua në emër të tyre! Ata janë vet historia.
      Moderatorja Nikçi, fton në skenë, heroin e mbijetuar të Kosharës zëmadhe, nënkryetarin e LDK-së, deputetin, Kolonel Anton Qunin, për të folur për bashkëluftëtarin Sali Çekaj:
     “Sot, me respekt të veçantë, po e nderojmë dhe kujtojmë jetën dhe veprën e heroit të Kosovës Sali Çekaj – Veterani. Njeriun i cili me tërë qenien ju përkushtua lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, deri në flijimin e tij.
Do të duhej një armatë e tërë e dijetarëve të drejtësisë, sociologjisë, historisë, psikologjisë, artit, kulturës, ushtrisë etj., që, sadopak, do të mund ta përkufizonin personalitetin e Veteranit dhe rolin e tij për çlirimin e Kosovës. Deri sa shkenca të thotë fjalën e vet, unë jam i prirë të besoj se Veterani ishte dhuratë nga Zoti, për pjesën e okupuar të shqiptarëve.
     Të gjithë ne që e kemi njohur nga afër dhe kemi kaluar një rrugë krahas Veteranit, kur do të vendosën copëzat e mozaikut në vendin e vet, do të mundemi të krijojmë një pamje të qartë të figurës së Sali Çekajt.


     I kam të mësuara për edukimin e tij tradicional brenda familjes, shoqërisë, institucioneve shkollore etj. Pastaj angazhimet e tij si student, jurist i ri dhe aktivist i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e udhëhequr nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Po ashtu, tanimë janë të njohura përgjegjësitë e para ushtarake të Veteranit, në përgatitjet e gjeneratave të para në fillimin e viteve ’90-a, në mesin e të cilëve ishin heronjtë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, dhe shumë angazhime, deri në hyrjen e ushtarakëve dhe brigadave te udhëhequra nga kolonel Tahir Zemaj, me 21 qershor 1998, në mesin e të cilëve ishte edhe Sali Çekaj.
     Unë, shoqërinë me Sali Çekajn e nisa në fillim të shtatorit ’98, në Qendrën Stervitore Ushtarake, (QSU), në Papaj të Tropojës. Të kaluarën e tij e mësova nga Zenun Idrizi. Nga ai moment, ishim të pandashëm në të gjitha angazhimet e ngritjeve të plota të kapaciteteve ushtarake, planizimeve për aksione dhe operacione e veprimet luftarake, deri në ditën e rënies së tij, më 19 prill 1999.
 
     Çdo orë e kaluar me Veteranin ishte orë mësimi, çdo ditë ishte përvojë e re dhe e tërë koha e kaluar së bashku ishte mësim jetësor. Shoqëria me të na bëri që ta peshojmë fjalën më shumë, të jemi më racional dhe të përmbajtur nga emocionet, më të guximshëm në vendime e veprime dhe më të motivuar. 
     Në netët pa gjumë, i etur dhe i uritur, në gjirin e Alpeve Shqiptare, i rrahur nga shiu, bora dhe stuhitë, nën breshërinë e automatikëve dhe detonimet e artilerisë, Salihu më kujtonte heronjtë e eposit të kreshnikëve, të cilëve në krah u qëndronin zanat, për t’i drejtuar në mjegull e errësirë. Aq më i vendosur ishte, se me jetë do të mbronte vendin ku gjaku i Agim Ramadanit ende ishte i njomë.
 
      Sali Çekaj arriti nga asgjëja të ngritë një njësi të UÇK-së, më të fuqishmen në historinë moderne dhe asaj t’i prijë në fitore, deri në ditën kur ai vet kaloi në përjetësi.
 
     Jeta dhe vepra e tij janë një mësim se si duhet atdheu, se si mbrohet nderi, se si mbahet fjala, si fitohen betejat dhe si ndërtohet besimi në vetveten, në shokun e luftës dhe në Zot”,- tha, në mes tjerash, heroi i gjallë i luftës në Koshare, – Kolonel Anton Quni.
 
     Prezantimi i folësit të radhës, për moderatorën, Fatbardha Nikçi, është paksa më emocionues. Eprori i lartë ushtarak, Kolonel Ylli Mici, vjen nga bota Akademike Ushtrake Shqiptare. Ai ka ushtruar profesionalisht djemtë ushtarë të trevave të jashtë Shqipërisë londineze dhe Diaspora shqiptare. Kujtimet e tij për heroin Sali Çekaj janë në vetën e parë:
     “Të nderuar pjesëmarrës në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike në fushën e betejës të intelektualit, komandantit dhe prijësit të grupeve të para guerile, heroit Sali Çekaj.
     Jam këtu si përfaqësues i grupit të ushtarakëve të Shqipërise, që në muajt tetor-nëntor të vitit 1991, në Tiranë, u stervitën dhe u përgatiten për luftë 106 të rinj vullnetarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mërgata. Fillimisht, dua të falenderoj organizatorët e kësaj Akademie dhe, në vecanti, zotin Osman Ferizi dhe zotin Mustafa Lulaj, që me ftesën e tyre na dhanë mundësinë që të kujtojmë dhe nderojmë së bashku këtë figurë patriotike, me përmasa të jashtëzakonshme, që gjithë jetën e tij punoi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.
     E kam njohur heroin Sali Cekaj në tetor të vitit 1991, në stervitjet ushtarake që zhvilluam së bashku në Shqiperi. Ishte koha kur në Kosovë, pas një periudhe të gjatë të represionit të egër serb, në vitet ´90-a, me ndryshimet dhe zhvillimet e vrullshme te situatës politike dhe ushtarake në Ballkan, strukturat politike të kohës në Kosovë, morën vendimin, që në marrëveshje me shtetin shqiptar, të fillonin stervitjet ushtarake me të rinj vullnetarë, për t´i paraprirë vetëmbrojtjes dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia.
     Ideja për organizimin dhe zhvillimin e kësaj veprimtarie ushtarake, në vitin 1991 në Tiranë, ishte shumë e guximshme, por edhe e rrezikshme, për situatën e turbulltë politike në Ballkan, që mund të krijonte incidente diplomatike të paparashikuara, deri në konflikt të armatosur. Por, duke marrë parasysh rëndësinë dhe domosdoshmërinë që kishte kjo përgatitje, për Kosovën dhe të ardhmen e saj, vendimmarrja politike për realizimin e këtyre stervitjeve ushtarake, u bë me miratimin e linjes më të lartë ushtarake të shtetit shqiptar.
     Qeveria shqiptare e asaj kohe, vuri në dispozicion të kësaj veprimtarie, gjithcka që ajo të kryhej me sukses. Realizimi i saj pati efekt pozitiv, në aftësimin për luftë të pjesëmarrësve, për t`u përballur me realitetin luftarak, që po trokiste në Kosovë.
     Sali Cekaj ishte pjesëtar i grupit të parë të vullnetarëve dhe u stervit rregullisht gjatë muajit tetor, për njohjen dhe përdorimin e të gjitha armëve të këmbësorisë, që kishte ushtria shqiptare.
Gjatë punës me ta, me ra në sy tek Saliu, që ditët e para të stervitjes, serioziteti, përkushtimi, korrektësia, urtësia, sjellja, marrëdhënia me shokët dhe eprorët. Dhe, me kalimin e ditëve, kuptova që ai nuk ishte thjesht një vullnetar, por njëri ndër organizatorët e kësaj veprimtarie ushtarake.
     Në këtë përkujtimore të rënies së Heroit Sali Cekaj, dua të përmend kontributin e veçantë të tij, për kalimin në Kosovë të 33 vullnetarëve të armatosur të grupit të dytë.
Grupi i dytë i vullnetarëve u stervit në muajin nëntor 1991. Në javën e fundit të stervitjës së grupit të dytë, Saliu erdhi përsëri në Surrel, këtë rradhë jo për t`u stervitur, por për të paisur me armatim luftarak grupin prej 33 luftëtarësh, që shprehen gatishmërinë për të hyrë në Kosovë të armatosur.
      Edhe për këtë situatë të re, shteti shqiptar dha ndihmesën e duhur, dhe në datën 2 dhjetor 1991 grupi prej 33 luftëtarësh të armatosur, nën drejtimin e Sali Cekaj dhe Adem Jasharit, hynë në Kosovë të armatosur për të vazhduar veprimtarinë e tij  patriotike.
     Sali Çekaj mori pjesë direkt në luftë. Ai ra heroikisht në fushë-betejë në Koshare, më 19 prill 1999. Pas luftës u shpall Hero i Kosovës. Jam shumë i nderuar që isha një ndër ushtarakët shqiptarë, që m´u dha mundësia që të stervit dhe të njoh nga afër Sali Çekaj. Ruaj kujtimet më të mira dhe kujtoj me shumë respekt këtë njeri të jashtëzakonshëm, që gjithë jetën luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës.
   I përjetshëm kujtimi për heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës”, – përmbylli fjalën e tij përmbajtësore, pedagogu dhe eprori ushtarak, Kolonel Ylli Mici.
     Moderatorja Nikçi tha se organizatorët e Akademisë Përkujtimore kushtuar heroit Sali Çekaj, në treshën e të ftuarëve,  përzgjodhën edhe komandantin Milazim Maraj, si bashkëpunëtor i Saliut në Kosovë, në Gjermani dhe bashkëluftëtar në Koshare. Nga fjala e tij, veçuam disa kujtime. Përndryshe, së fundi, ai ka botuar librin voluminoz “Koshare emër i lakuar”.

     “Për Salihun kemi shumë kujtime, unë sot nxora një kujtim të veçantë:

     Ishte viti 1994 ishim në Tiranë, në Përfaqësinë e Kosovës. Salihu, bashkë me shokët e tij kishte sjellë nga Zvicra, në Shqipëri, një sasi armatimi dhe pajisjeje lufte. Tek po ktheheshin, kombibusin e mbushën me material propagandistik për Kosovën, të përgaditur nga QIK-u dhe Instituti i Historisë. Në të hyrë në Zvicër, policia zvicerane e arreston Sali Çekajn, për shkak që nuk kishte dokumentacion udhëtimi të rregulluar. 

      Hafiz Gagica lajmëroi nga zyra e LDK-së, në Stutgart, Gjermani, në Përfaqësinë e Kosovës në Tiranë, tek shefi i Zyrës, z. Anton Kolaj. Kërkuam nga kabineti i presidentit Sali Berisha, që ta përdorë ndikimin e tij, që Sali Çekaj të mos kthehet në Beograd. Situata ishte serioze. Ambasada jugosllave po bënte presion, që Salihu të ekstradohej në Beograd, ngase për të ishte lëshuar fletë arrest. Pas një ore, u njoftuam që do të na pranojë Ambasada e Zvicrës dhe se me ne do të vijë personalisht kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, z. Pjetër Arbnori. 

     Pritja nga ambasadori ishte shumë e ngrohtë dhe miqësore. Ambasadori, pasi që telefonoi në Zvicër, nga një zyrë tjetër, u kthye në zyrën ku ishim, me një buzëqeshje dhe iu drejtua kryetarit Arbnori me këto fjalë: “Z. Kryetar, miku i juaj nesër do të kthehet në Tiranë’’. Na gëzoi, ishte një fitore për ne. Të nesërmen, Salihu zbriti në Aeroportin e Rinasit. Kishte ulur kokën dhe dukej mjaft i mërzitur. Ngrite kokën o burrë, i thashë, ëndërr e kemi pas me ardhë në Shqipëri. Po, po, tha ai. U përshëndetëm dhe u nisëm nga Aeroporti për Tiranë bashkë. Biseduam gjatë rrugës për atë që kishte ndodhur dhe për gjendjen tonë në Tiranë. Në hyrje sa e kaluam udhëkryqin Zogu i Zi, një gurë erdhi nga një i ri dhe ra në xhamin e parë të veturës, xhami u thye, por nuk u thërrmua dhe vazhduam rrugën.   

Toleranca funksionale e Salihut ishte një dhunti tjetër e personalitetit të tij. Ai reagonte i matur. Nuk demoralizohej edhe kur punët nuk shkonin mirë, edhe kur pengesat vinin nga ata që ne pritnim përkrahje dhe këto ishin të paarsyeshme, edhe kur kërkonim municion të kalibrave të ndryshëm, por pranonim bomba dore. Edhe kur buka e gojës na mungonte, ai heshte, ose me një zë të ulët, thoshte: “ Kushte lufte janë këto”.

     Në GO-3 komandant për moral ishte Sali Çekaj-Veterani.

Veterani kishte ngritur në nivel të lartë, moralin luftarak tek ushtarët. Besimi në komandantët e tyre, në shokët e luftës, në armët që mbanin dhe kishte forcuar motivin për liri. Përgatitjet për luftë frontale dhe format e tjera të luftës kishin arritur kulmin. Pritej vetëm komanda për sulm, për ta hequr kufirin në mes të shqiptarëve. Ditën “D” ushtarët e pritën me entuziazëm…”, – rrëfeu, veç tjerash, komandanti Milazim Maraj.

     Organizatorëve të Akademisë u kanë ardhur telegrame përshëndetëse nga Shoqata, klube, subjekte politike nga Mergata, Kosova, Mali i Zi, përkatësisht, Lidhja Demokratike, me kryetar Nikollë Camaj e tjerë. Po sjellim një fragment nga telegrami i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha:

     “Liria ka emër. Dhe në këtë përvjetor, ajo ka më shumë se kurrë emrin e heroit Sali Çekajt. Patriot, komandant, politikan e intelektual, Sali Çekaj është dëshmia më e plotë e vlerave dhe legjitimiteti të padiskutueshëm të luftës së Kosovës, për liri e dinjitet kombëtar.

     Një prej udhëheqësve të parë të LDK-së, Sali Çekaj mishëron idealet më të larta, ambicien më të pastër të një kombi, për të ndërtuar një të ardhme të lirë nga persekutimi, diskriminimi e shtypja. Një e ardhme shqiptare demokratike, euroatlantike për Kosovën, në respekt të çdokujt, të çdo besimi e çdo kombësie. Kjo ishte ëndrra dhe beteja e tij. Ishte projekti i çdo bashkëkombasi, të cilët vendosën jetën e tyre në shërbim të ardhmërisë e pavarësisë të Kosovës”. 

     Në ekran u shfaq një Film Dokumentar, kushtuar jetës dhe veprës të heroit Sali Çekaj, i cili u përcollë me emocione, deri në lot, nga të pranishmit numerikë në Akademinë  në fjalë.

Organizatorët ndanë mirënjohje, për kontribuesin e luftës, Kolonel Ylli Micit, të cilën ia dorëzoi

  veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëpunëtori i Sali Çekaj, profesor Emrush Lokaj.
      Grupi argëtues “Pishat”, me solistët e talentuar Veton Mushkolaj dhe Bujar Osaj, kënduar këngë, kushtuar heroit Sali Çekaj.
      Nikoqiri i ketij organizimi, kryetari i Nëndegës të LDK-së, profesor Mustafë Lulaj, me ekipin e tij,  shtruan drekë për mysafirët.
       Të gjithë rrjedhën e Akademisë Përkujtimore, e përcolli, me përkushtim e profesionalizëm, me kamerë ekipi i RTV “Fontana”.

Send this to a friend