Nga DASHNOR KALOÇI
Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor ishte falas për të gjithë shtetasit:, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, ai linte shumë për të dëshiruar. Madje në shumë aspekte, siç ishin aparaturat dhe pajisja e spitaleve e objekteve të tjera shëndetësore me ilaçe e medikamente të ndryshme bashkëkohore, ka qenë një problem që mbeti i pazgjidhur deri në shembjen e atij regjimi. Por një nga plagët më të mëdha të shëndetësisë së para viteve ‘90-të, thuhet se ka qenë ai i numrit të lartë të vdekjeve të fëmijëve të moshës nga 0 deri 1 vjeç, apo siç njihej ndryshe me termin e mjekësisë; “mortaliteti tek foshnjat”.
Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore të Ministrisë së Shëndetësisë së asaj kohe, ku ndodhet korrespodenca e saj me disa nga institucionet dhe organet më të larta partiake e shtetërore të asaj kohe, në të cilat bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit 1971, në të gjitha rrethet e vendit, nga 72.771 lindje, u shënuan 7027 vdekje në fëmijët e moshës 0 deri në 1 vjeç.
Por ajo që tronditi Tiranën dhe alarmoi udhëheqjen e lartë partiake dhe shtetërore të asaj kohe, ishte vdekja e 27 foshnjave në Maternitetin e Tiranës (sot Materniteti “Nana Mbretëreshë) vetëm gjatë disa ditëve në fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit 1972, gjë e cila detyroi organet përkatëse të asaj kohe që ta mbyllnin fare Maternitetin e Tiranës. Po pse ndodhi një numër aq i lartë vdekjes në atë maternitet në atë kohë dhe cilat ishin arsyet që u mor vendimi për mbylljen e asaj Shtëpie Lindje? Çfarë thuhet në raport-informacionet e ministrit të Shëndetësisë së asaj kohe, Dr, Llambi Ziçishti, dërguar instancave më të larta të shtetit dhe cili ishte reagimi e përgjigjja e udhëheqjes së lartë të asaj kohe, duke filluar nga kryeministri Mehmet Shehu, sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, sekretari i parë i Komiteti të Partisë së Tiranës dhe anëtari i Byrosë Politike, Manush Myftiu, etj.?
Dokumentet e mëposhtme arkivore, që publikohen për herë të parë, sjellin një pasqyrë të detajuar mbi gjendjen alarmante të mortalitetit infantil në Shqipërinë e vitit 1971, si dhe përpjekjet e aparatit shtetëror për të vënë nën kontroll këtë fenomen tragjik. Përmes relacionit të Zv/Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Kleo Miho, si dhe raporteve zyrtare të nënshkruara nga Dr. Bukurije Maçi pranë Drejtorisë së Nënës dhe Fëmijës, zbardhet tabloja e vërtetë e shërbimit mjekësor në rrethe dhe fshatra gjatë regjimit komunist.
Këto shkresa zyrtare të fillim-vitit 1972, nxjerrin në dritë jo vetëm shifrat e larta të vdekshmërisë së foshnjave, ku sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si bronkopneumonia zinin deri në 60% të rasteve, por edhe prapambetjen e thellë infra-strukturore në zonat rurale. Dokumentet zbulojnë dështimin e planit për ndërtimin e shtëpive të lindjes e konsultoreve, mungesën e lejeve të lindjes dhe kontrolleve mjekësore për fëmijët 0-3 vjeç, si dhe kushtet skandaloze të ushqimit në çerdhet e fshatit, ku mungonin edhe artikujt më bazikë si buka e grurit dhe qumështi. Përmes një autokritike administrative, raportet godasin gjithashtu burokracinë e seksioneve lokale të shëndetësisë dhe pasqyrimin sipërfaqësor apo me formularë fiktive të të dhënave demografike nga rrethet. Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al
Vijim
RAPORT – INFORMACION I MINISTRIT TË SHËNDETËSISË, DR. LLAMBI ZIÇISHTI, LIDHUR ME NGJARJEN E RËNDË TË VDEKJES SË 27 FOSHNJAVE NË MATERNITETIN E TIRANËS NË TETOR 1972
I N F O R M A C I O N
Në vijim të informacionit tonë të mëparshëm mbi infeksionin që qarkullon në Shtëpinë e Lindjes në Tiranë, gjendja është zhvilluar në këtë mënyrë:
Që nga data 17.X.1972, nuk ka patur të sëmurë nga kontingjenti i fëmijëve të lindur në repartin e izoluar nga kontaktet. Kjo tregon se sëmundja është nën kontroll. Numri i fëmijëve të sëmurë deri tani është 50. Këtu përmblidhen edhe ato që janë sëmurur në qytet, mbasi kanë dalë mirë nga spitali. Që të gjithë këto fëmijë kanë qenë në kontakt me sëmundjen.
Sëmundja ka një dekurs të rëndë. Ashtu sikurse del nga eksperienca botërore, mortaliteti është mbi 50%. Në maternitetin tonë kanë ndodhur deri tani 16 vdekje. Këtu përfshihen edhe fëmijë të lindur me peshë shumë të vogël, por që patën shenja të kësaj sëmundjeje. Fakti që me masat rigoroze anti-epidemike, në repartin e veçantë, që nga data 17.X.1972 nuk ka fëmijë të sëmurë dhe duke marrë parasysh të dhënat anatomopatologjike mund të konkludohet, por me rezervë, se nuk është fjala për një virozë, ç’ka do të ish më e rëndë përsa i përket përhapjes. Në këtë drejtim vazhdojnë kërkimet laboratorike.
Lidhur me këtë sëmundje, i gjithë personeli i maternitetit është vënë në kushte të veçanta steriliteti dhe profilaksie. Ekipi i pediatërve më të mirë është në mënyrë të rregullt pranë fëmijëve. Janë marrë gjithashtu masa për të reduktuar brenda mundësive numrin e grave që vijnë jashtë qytetit dhe që kanë mundësi të lindin në institucione të tjera. Deri tani nuk ka asnjë arsye për të mbyllur maternitetin. Mendimi i specialistëve është se sëmundja është dominuar që me masat e para. Shtimi i numrit të të sëmurëve është vetëm nga kontingjenti i kontakteve. Gjithashtu është siguruar edhe kontrolli dhe ndjekja në qytet e të gjithë fëmijëve të dalë nga materniteti.
Çdo ditë dalin rreth 20 fëmijë, por deri tani nuk është vërejtur edhe në qytet asnjë rast sëmundjeje tek fëmijët e lindur mbas datës 17.X.1972.
Tiranë, më 27.X.1972
M I N I S T R I
Llambi Ziçishti
LETRA E MITI BOZOS PËR HYSNI KAPON LIDHUR ME NGJARJEN E RËNDË NË MATERNITETIN E TIRANËS NË TETOR 1972
Shoku Hysni
Mendoj që ky informacion i Ministrisë së Shëndetësisë t’i dërgohet edhe shokut Manush, sepse, ma merr mëndja që në këtë çështje ka një frymë justifikimi. Në maternitet kemi organizatë partie që duhet ta analizojë më thellë gjendjen.
Miti Bozo
11. XI. 1972
LETRA ME PËRGJIGJEN E E HYSNI KAPOS PËR NGJARJEN E RËNDË NË MATERNITETIN E TIRANËS KU VDIQËN 27 FOSHNJE
Manushi është me dijeni të vetëm për fëmijën dhe shërbimet e tjera, por edhe përgjegjësinë që kanë kuadrot e shtëpisë të cilët nuk kanë respektuar rregullat dhe disiplinën që kërkohet. Ai më ka thënë se këto çështje do i bëjmë problem në organizatën e Partisë.
Hysni Kapo
13.11.72
RAPORT – INFORMACIONI I MINISTRIT TË SHENDETËSISË DR. LLAMBI ZIÇISHTI, PËR NGJARJEN E RËNDË NË MATERNITETIN E TIRANËS DHE MASATR E MARRA PËR STABILIZIMIN E SITUATËS
I N F O R M A C I O N
MBI PËRHAPJEN E NJË INFEKSIONI NË REPARTIN E TË PORSALINDURVE NË MATERNITETIN E TIRANËS
Sikurse është re-latuar edhe në informacionet e mëparshme, duke filluar nga data 3.X.1972, në repartin e të porsalindurve në Maternitetin e Tiranës u vu në dukje një përhapje e shpejtë e një infeksioni të rëndë që paraqitej me keqësim të menjëhershëm të gjendjes së përgjithshme, me ngritje të temperaturës, me rënie të peshës dhe me çrregullime gastro-intestinale. Nga data e mësipërme deri më 6. XI. 1972, nga 411 të lindur, ky infeksion ka prekur 67 prej tyre dhe ka shkaktuar 27 vdekje (= 40%).
Në shifrën e të sëmurëve janë përfshirë 17 fëmijë, të cilët shenjat e sëmundjes i kanë paraqitur pas daljes nga shtëpia e lindjes. Prej këtyre 4 kanë përfunduar në vdekje në spitalin Klinik të Fëmijëve. Ministria e Shëndetësisë u njoftua për gjendjen e krijuar më datën 9.X.1972 dhe me një herë u mblodh një komision i gjerë me specialistë të ndryshëm, të cilët me këtë rast propozuan një sërë masash për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së infeksionit.
Këto masa patën karakter të përgjithshëm higjenik, profilaktik dhe organizativ dhe u shoqëruan me kërkime anatomo-patologjike dhe analiza të gjera mikrobiologjike. Këto ekzaminime vunë në dukje me datën 16.XI.1972, praninë e mikrobit ‘Coli pathogen O111’ në fëmijët e sëmurë, në disa enë për ushqimin e fëmijëve dhe në disa lokale të maternitetit. Supozohet që burimi primar i mikrobit të jetë një bartës i shëndoshë dhe i përkohshëm (ndoshta një nënë).
Zbulimi i mikrobit shkaktar bëri të mundur që të vihen në jetë një sërë masash më konkrete dhe më specifike, mbasi njihen mirë rrugët me anën e të cilave infeksioni përhapet në fëmijët e porsalindur. Infeksione të shkaktuara nga koli pathogen njihen dhe përshkruhen në të gjithë vendet dhe kohë mbas kohe ky mikrob merr veçori agresive të mëdha kundrejt fëmijëve të porsalindur dhe fëmijëve të vegjël. Këto veçori agresive bëhen të theksuara në institucionet me grumbullim fëmijësh si rrjedhim i shumëzimit dhe i kalimit të shpejtë të mikrobit nga një fëmijë tek tjetri, duke shkaktuar një vdekshmëri të lartë që arrin rreth 50%.
Masat kryesore që u vunë në jetë në këtë kohë konsistuan në dezinfektimin e përsëritur të dyshemeve, shtretërve, lokaleve, të duarve dhe në zëvendësimin dhe shumëzimin e mjaft pajisjeve në mënyrë që të mënjanohej mundësia e kalimit dhe e përhapjes së mikrobit. Masa të tjera të rëndësishme konsistuan në krijimin e lokaleve të veçanta dhe të veçuara për fëmijët e sëmurë për të cilët u-vu në jetë një mjekim më i plotë dhe intensiv duke u-ndihmuar nga pediatër të spitalit të fëmijëve dhe nga mjekët specialistë që ndoqën me kujdes dhe rregullisht të gjithë proceset e punës në shtëpinë e lindjes.
Fëmijët që kishin qenë në kontakt me të sëmurët u mbajtën të veçuar në reparte të ndara. Reparte të reja të pa infektuara u krijuan për të porsalindurit e tjerë. U-caktua personel i veçantë për çdo repart duke krijuar mundësinë e mënjanimit të përhapjes së infeksionit nga vetë personeli.
Me mjekët e shtëpisë së lindjes u bë një punë e madhe nga shokët e komisionit lidhur me problemet themelore të mbajtjes dhe të mbrojtjes së fëmijës të porsa-lindur, mbi ushqimin e drejtë të tij, mbi mjekimin e përshtatshëm etj.
Masat e marra bënë të mundur një ndryshim të dukshëm të gjendjes dhe kërkimet mikrobiologjike rezultuan shumë të kufizuara ose tërësisht negative. Ky ndryshim u vu në dukje
edhe nga fakti se që nga 17.X.1972 deri më datën 30.X.1972 nuk pati asnjë fëmijë të sëmurë nga ato që lindën gjatë kësaj periudhe dhe u mbajtën të veçuar nga fëmijët e sëmurë ose nga kontaktet. Këto fëmijë u ndoqën edhe në shtëpi pas daljes nga materniteti dhe vazhdojnë të jenë të shëndoshë.
Në këtë kohë u-bë një punë e gjerë për të shfrytëzuar plotësisht kapacitetin e shtëpisë së lindjes së Yzberishit (Kombinatit) si dhe ato të fshatrave dhe për të kufizuar ardhjet e panevojshme nga rrethe të tjerë.
Fëmijët e dalur nga Shtëpia e lindjes së Tiranës u-ndoqën me mjaft kujdes nga personeli i konsultoreve të fëmijëve dhe nga mjekët dhe personeli i poliklinikave, me të cilët u-bë edhe punë sqaruese. Masat dhe gjendja e krijuar gjatë dy javëve të fundit lejuan të besohej se situata mund të qëndronte plotësisht nën kontroll, me kusht që të mbaheshin rregullat nga ana e vetë personelit, i cili është faktori kryesor i përhapjes direkte dhe indirekte të infeksionit.
Mbyllja e sektorit obstetrik të Shtëpisë së Lindjes nuk u konsiderua e nevojshme gjatë fazës së parë të epidemisë, për arsye se nuk kishte asnjë të dhënë të saktë mbi mikrobin shkaktar dhe mbi mënyrën e përhapjes së infeksionit. Në këtë fazë u-mendua, ndërmjet të tjerash, se mund të ishte fjala për një infeksion viral, aerogen që nuk ka lidhje me kushtet e ambientit. Mbas përcaktimit të mikrobit dhe masave të marra, mbyllja e sektorit obstetrik nuk u pa e nevojshme për arsye të mbajtjes së gjendjes ndënë kontroll dhe të mos paraqitjes të asnjë rasti të ri për një periudhë dy javore.
Gjatë kësaj faze ekzaminimet e përsëritura vunë në dukje frenimin e gjendjes edhe nga ana mikrobiologjike. Mundësia e përhapjes së infeksionit deri sa kish lidhje me pastërtinë dhe sterilitetin e personelit mund të ishte e njëllojtë edhe në lokalin ku eventualisht mund të kalonte sektori i obstetrikës. Por me gjithë kontrollet e organizuara u vërejtën dy shkelje të rënda të rregullave epidemiologjike nga personeli gjë që lejoj të shfaqeshin me datën 30.X.1972 katër raste të reja sëmundjeje të ndjekur nga gjashtë raste të tjera deri me datën 3. XI. 1972.
Edhe një herë u vërtetua se infeksioni mund të përhapej vetëm me rrugët e njohura epidemiologjike. Që nga data 3.XI.1972 nuk ka asnjë rast të ri. Më datën 5.XI.1972 u bë një konsultë e gjerë në vijim të së cilës u vendos mbyllja e menjëhershme e sektorit obstetrikal të Shtëpisë së Lindjes së Tiranës dhe shfrytëzimi me zgjerim kapaciteti i maternitetit të Kombinatit.
Një masë e tillë paraqitej e mundshme në kohën kur numri i fëmijëve në maternitet kish zbritur në 18 dhe hyri në fuqi me datën 7.XI.1972 ora 6, me personel nga shtëpi të tjera lindjesh. Gjatë një periudhe prej disa ditësh do të bëhet edhe njëherë dezinfektimi i Maternitetit Tiranës, por ashtu sikurse u vu në dukje në konsultë edhe mbas mbylljes së përkohshme të korposit obstetrikal, kthimi në këtë repart krijon garanci vetëm në rast se zbatohen me përpikëri rregullat e higjienës dhe të asepsis.
Prandaj del e nevojshme që të bëhet një punë edukonjëse me personelin dhe të çohen deri në fund një sërë masash strukturale për të penguar ose për tu bërë ballë me lehtësisht infeksioneve eventuale intra-spitalore. Nga kjo gjendje do të nxirren konkluzione si për vetë maternitetin ashtu edhe për institucionet e tjera kurative. Nga fëmijët e sëmurë, aktualisht të gjithë janë në përmirësim e sipër. Zhvillimi i gjendjes po ndiqet sistematikisht nga shtabi i krijuar posaçërisht. / Memorie.al

















************ HAPESIRA TE LIRA NE MITROVICEN E VERIUT PER TE SISTEMUAR TE PREKURIT NGA TERMETI NE SHQIPERI ******
Te hapen kampe strehimi dhe te ndertohen shtepi te reja per te ardhurit e te prekurit nga termeti ne Shqiperi – ne Mitrovicen e Veriut ne Dardani (Kosove).
Kjo do te jete nje ndihme e madhe per te prekurit nga termeti, dhe nje akt atdhetar per te ri-populluar Mitrovicen e Veriut qe eshte boshatisur nga Shqiptaret e masakruar gjate luftes se 1999-tes nga forcat Serbe te vdekjes e terrorit.
Shpejtoni, te ndihmojme vellezerit Shqiptare te prekur nga termeti, e ti mirepresim ata ne Mitrovice e Veriut.
Te dergohen familje te prekura nga termeti edhe ne Bularat te Gjirokastres – e tu ndertohen shtepi te reja ne Bularat ketyre familjeve te prekura nga termeti.
———————————————————————————————————————————
Z. Rama:
Ku e ke Fondin Shteteror te Emergjencave Civile, apo eshte bosh?
Sa para jane ne arken e shtetit tani ne kete moment, apo eshte bosh, e nuk ja thua Shqiptareve?
Pse nuk ju pergjigje telefonates emergjente tre here ne mengjesin heret (7e 45 – 8 e15 ne mengjes) te dates 26 Nentor, 2019 qe qeveria e Dardanise (Kosoves) i beri zyres tuaj dhe ty personalisht, per te marre leje per te hyre trupat e FSK ne Shqiperi per te ndihmuar ne pasojat e termetit shkatrrimtar?
Ku jane parate e Shqiptareve, apo i ke cuar neper koncesione ne drejtim te paditur, neper afera korruptive super-termet, ke paguar bandat kriminale, grupet e strukturuara kriminale dhe Mafian per te “fituar” zgjedhjet, e per te ndertuar kulla qe tani u shemben njera pas tjetres me kete termet se ishin ndertuar pa asnje projekt inxhinjerik?
Pse shisje dengla me brekushe shallvare citjane e poture ne mes te shesheve, dhe nga injoranca e mendjeshkurtesia “talleshe” me Presidentin (pavaresisht se edhe ai ka hijet e veta dhe eshte i perfshire ne korrupsion), kur ai si Kryetar Shteti leshoi alarmin me 21 Shtator 2019, per termete te tjera edhe me fuqishme qe mund te vinin dhe per pergatitjet qe duhet te bente qeveria jote dhe Shqiperia per ti perballuar ato?
Ai bile propozoi edhe mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare atehere, po ti e kalove kete me nje tallje provinciale alla Ballkanase e alla Serbe se gjoja “Presidenti po flet nga frengjia dhe po mundohet te na fuse friken me gjera te stisura”.
Po ashtu ti Z. Rama, ne ndergjegje te plote dhe ne qendrim te hapur pro-Serb dhe anti-Shqiptar (ne menyre qe te vriteshin sa me shume Shqiptare nga termeti), qellimisht nuk ju pergjigje qeverise se Dardanise, kur ajo te telefonoi rreth ores 7e 45 te mengjesit te 26 Nentorit, per te marre leje per te derguar FSK-ne ne Shqiperine per ndihme te rrufeshme per termetin.
Te ka marre Z. Raradinaj tre here rresht ne telefon ate dite nga 7e 45 deri 8 e 15 te mengjezit ty personalisht, po ti dhe zyra jote nuk ja keni hapur telefonin.
Kete e ka konfirmuar Z. Haradinaj personalisht ne ABC News me 3 Dhjetor, 2019.
Qeveria e Dardanise (Kosoves) u vu ne pozite aq te veshtire sa qe, ndersa trupat e FSK-se ishin te rreshtuara dhe prisnin ne formacion veprimi gati per nisje, u detyrua Z. Haradinaj te merrte ne telefon direkt Presidentin e Shqiperise me 8 e 20 te mengjesit (te dates 26 Nentor), per te marre leje verbale qe trupat e FSK te niseshin per Shqiperi.
Dhe megjithe sabotimin tuaj personal per ndalimin e trupave te Dardanise per te ardhur ne Shqiperi, ata erdhen te paret ne Shqiperi per ndihme kunder pasojave te termetit te 26 nentorit.
Tani qe ke rene si miu ne cark nga injoranca, paaftesia dhe nga aktiviteti yt i ndergjegjshem kriminal dhe anti-Shqiptar qe duhet ti kaloje Prokurorise per hetim e ndeshkim penal te rende, na hiqesh neper ekrane dhe luan filma e ben aktorin si gjoja i trishtuar, i “prekur deri ne lot” dhe ben sikur te dhimset populli Shqiptar e gjoja po ben te pamunduren per ta “perballuar” situaten.
Je bere si mi i lagur, dhe na therret tani e del edhe para Ambasadoreve te huaj per ti kerkuar “ndihme”, o derezi e punezi.
Po ata te njohin mire kush je o ditezi!
Nuk jane budallenj ata te vene parate dhe ndihmat e tyre ne dore te nje njeriu si puna jote.
Nuk jane budallenj ata te vene parate dhe ndihmat e tyre ne dore te nje njeriu si puna jote, nje kriminel ordiner, psikopat, dhe krye-mafioz i grupit te strukturuar kriminal ne qeverisje tani ne Shqiperi.
Dhe tani vjen verdalle kot neper Shqiperi si nje i paafte qe ska idene se cfare ben duke takuar njerez andej ketej neper zonat e termetit, duke harxhuar kohen e cmuar qe nje Kryeminister i vertete duhet ta harxhoj duke drejtuar e menaxhuar nga nje qender e integruar e komandimit e kontrollit te emergjencave civile me infrastrukture perfekte te ndertuar qe me pare, tere operacionet komplekse te nje fatkeqesie natyrore te ketyre permasave.
Llafet dhe takimet me njerezit ne te tilla raste si ky, i lihen personave te specializuar ne marredheniet me publikun dhe ne qetesimin dhe informimin profesional te publikut, dhe jo nje kryeministri per te ardhur verdalle neper Shqiperi pa kuptim, se nuk di c’te beje tjeter ne kete kohe precize te nje termeti te fuqishem.
Tere mediat e botes po thone dhe e theksojne me force e me takt, mungesen e plote te profesionalizmit, specializimit, shpejtesise dhe saktesise se veprimit, dhe mjeteve te teknologjise se larte apo edhe mjeteve te duhura qe forcat Shqiptare te ndihmes se shpejte po zbulojne se nuk i posedojne fare, si dhe performancen e tyre te dobet ne operacionet kerkim – shpetim – pavaresisht perkushtimit 100% te personelit nga ana njerezore per te dhene maksimumin e tyre.
Mediat e huaja po ashtu po vene ne dukje edhe se shkaku kryesor i ketyre pasojave te tmerrshme te ketij termeti, ka ardhur si rezultat i korrupsionit te larte e te gjere ne industrine e ndertimit ne Shqiperi dhe kapjen e kesaj industrie nga Mafia qe te dha “zgjedhjet” ty dhe bandes tende, dhe ndertimeve pa projekte inxhinjerike dhe pa kode ndertimi per termetet.
Dhe ti akoma vazhdon neper ekrane duke luajtur filma e duke “aktruar”, me tirada reklamash pa shije dhe genjeshtrave te trasha e te pacipa, se gjoja po i fut “njerezit neper hotele me pese yje”, dhe se ardhja e ekipeve te huaja te kerkim-shpetimit na e paska bere te pa ndikueshme per situaten, prapambetjen e madhe te forcave Shqiptare te kerkim-shpetimit !???
Zoteri Rama:
ti duhet te pergjigjesh penalisht per 51 jete te humbura (ka te dhena qe ky numer eshte edhe me I madh, po qeveria po mundohet ta mbaje te fshehur) dhe per 913 te tjere te plagosur rende qe mund te ngelen edhe invalide per tere jeten shume prej tyre.
Se po te ishin forcat Shqiptare te kerkim – shpetimit GATI, dhe ne lartesine e detyres nga ana e trainimit, mjeteve dhe teknologjise se larte per termete (kur dihet mire qe Shqiperia qendron mbi nje zone gjeologjike aktive sizmike), 24 oret e para pas renies se termetit qe jane kritike per shpetim pas nje termeti, nuk do te humbeshin pa asnje ndihme te specializuar ne zonat e termeteve.
Keto 24 ore te para shume kritike u humben komplet se po pritej te vinin ekipet e specializuara nga jashte, se forcat Shqiptare ishin ne vendngjarje pas 5-6 oresh, e vinin verdalle kot se nuk kishin as mjete, as trainim, as teknologji per te kerkuar e shpetuar njeri- dhe si rrjedhim kjo coi ne numrin e larte te humbjes se jeteve nen germadha dhe plagosjen e 913 te tjereve.
Jep doreheqjen tani e menjehere, dhe paraqitu para drejtesise Z. Rama, mos e merr ne qafe me shume Shqiperine dhe njerezit.
Dihet qe e ke te veshtire qe japesh doreheqjen, se po ta besh, Mafia qe te ka prure ne pushtet (dhe me kushtet qe te ka vene ajo, per qe qendruar aty ky je) do ti laje hesapet shpejt me ty – kete frike ke ti qe nuk jep doreheqjen. Mafia te ka dhene “urdher” te prere te qendrosh aty ku je, “kryeminister”, qe ti sherbesh asaj deri kur te vendose ajo afatin deri sa do ti sherbesh.
Shenim:
Njefare Zj. Rovena Voda na paska shembur 12 ndertesa deri tani, e po vazhdon “me krenari” edhe me te tjera.
Kjo Zj. Voda (na qenka edhe Zv. Ministre e Brendeshme – kjo eshte si ti varesh ujkut delen ne qafe per ta “ruajtur”) – nje tipike Mafioze e grupit te strukturuar kriminal te Rames (qe edhe te foluren e ka tipike Mafioze – ta shet vajin e gjarperit per vaj ulliri), nuk po ben gje tjeter, por vetem po zhduk me paramendim tere provat e krimit.
Sepse tere ndertesat e shkaterruara apo demtuara nga termeti, jane me ligj “skena krimi” dhe nuk duhet te preken derisa Prokuroria ti keqyri te gjitha dhe te marri tere provat e nevojshme per te marre ne pergjegjesi penale Zj. Voda dhe tere grupin kriminal e anti-Shqiptar te Rames me kompani per vrasjen e 51 veteve (ka te dhena qe ky numer eshte edhe me i madh, po qeveria po mundohet ta mbaje te fshehur) dhe plagosjen per vdekje te 913 te tjereve.
Shkruar nga:
Familjet Shqiptare ne Mitrovice te Veriut dhe Familjet e Tiranes te Prekura nga Termeti – Dhjetor 2019
========================================================================