VOAL

VOAL

Studiuesja e suksesshme Shqiptaro-Kanadeze Florida Doci i drejton Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau: Ndihem besimthyer që Ju përqafoni dhe lavdëroni Edi Ramën!

February 15, 2020
7 Comments
  • author avatar
    Linda 6 years ago Reply

    Te lumte Florida nje bravo te madhe sikur te ishin te gjithe te rinjte si ty qe jetojne ne kete realitet do ishim ndryshe por na drejtojne drogaxhinjte

  • author avatar
    voal.ch 6 years ago Reply

    Dear Sylvia,
    “Besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që ju vendosët të përqafoheni dhe të lavdëroni Edi Ramën” is equal with “my trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Edi Rama.”
    Best regards
    Elida Buçpapaj
    Editor
    voal.ch

  • author avatar
    Eshref Ymeri 6 years ago Reply

    Ju, Zonja Florida, jeni një intelektuale e shquar mes atyre intelektualeve të pakta, si zonja e nderuar Elida Buçpapaj , që rrezatoni një brumosje të shkëlqyer atdhetarie. Po ta dija adresë-e-mail-in tuaj, do t’ju shkruara më gjatë.
    Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën fort pë leksionin e shkëlqyer që i keni dhënë kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili, me qëndrimin aq dashamirës që paska mbajtur ndaj Edi Ramës, dëshmon se ose është naiv, ose ka horizont të pamjaftueshëm për vlerësimin e udhëheqësve të huaj, çka nuk i falet për postin që mban.
    Me shumë respekt dhe mirënjohje.
    Eshref Ymeri

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Do zoti te kete njerze shqiptare si ju qe i dalin zote ketij vendi qe me Edi Kristaq Ramen na e shperfytyruan ne arenen nderkombetre Shqiperin dhe shqiptarwt.Truri dhe mendja e ndritur eshte larguar dhe po largohet dhe ne Shqiperi po rrine Te pa mundurit dhe po sundon Edushet .Te pershendes dhe pres si juve te ket shum qe ti dalin zote vendit te tyre.Shume rrespekte. Rrustem Peka.

  • author avatar
    Njo 6 years ago Reply

    Shumë reagim me vënd dhe i duhur.Bota duhet të njihet me kryekriminelet e shtetit dhe t’i pezulloj e deri t’i bllokoj ata gjithandej.Nuk duhet lejuar më që nje regjim komunist diktaturial të përseritet.Kete po e benë Rama & CO të PS.
    Një zonje si Florida ka kurajon te reagoje aq fuqishem per Kryeministrin Kanadaz pa asnjë dyshim sepse ata nuk vrasin nuk denojne per keso lloj letrash te hapura, por i marrin shumë per konsiderate.
    Florida do merr edhe oergjigje ne Kryeministri Kanadez, sepse ata e kanë kultur pune keto qeshtje…

  • author avatar
    ardi 6 years ago Reply

    Vetem keshtu nuk i ndihmohet Shqiperis, Rama nuk shan ne gjuhen e huaj, nese je patriote eja ne vendin tende dhe luftoje Ramen.Kjo zonja thuaja se Kanada nuk i ka perfaqesueset e saje ne Tirane dhe nuk ka informacionet se cka behet atje,.Po si ka mundesi qe te gjithe po ja dhen perkrahjen Rames e kam fjalen nga arena nderkombetare…kjo zonje duhet te stuijoj per veti dhe mos te na e merr ftyren ne arenen nderkombetare….e turpeshme, nese mendojem qe keshtu do ta ndihmojm shqiperin… o milet po ejani ta shajme te gjithe.

  • author avatar
    Xho 6 years ago Reply

    Me vjen keq qe merr persiper te ndotesh dhe ate pak prezantim dinjitoz qe i behet Shqiperise nepermjet Z.Rama neper bote
    Ne perceptimet e tua te shprehura ne leter per ate qe ben Rama ne politiken e dites ne vend jane te gjitha sajesa opozitare
    Z.Rama menaxhoi ne menyre heroike te gjithe situaten post termet!
    Mundi te sjelli ne Shqiperi nje fond te konsiderueshem donacionesh per zhvillimin e vendit .
    Nese ndjehesh ndopak atdhetare na ler te kemi shprese per me.te.miren ne kete vend.
    Ne ketu do te jetojme ne shpresen per nje te neserme.me.te mire kurse ju minimalisht mos u sforconi te fyeni perfaqesuesin e zgjedhur te vendit tend

Komentet

Leave a Reply to ardi Cancel reply

Samiti për diasporën dhe gazetarët e tenxhereve- Nga Irena Beqiraj

 

Në Samitin e Diasporës, më shumë se përfaqësueset e qeverisë, më tërhoqën vëmendjen gazetaret që drejtonin panelet!

Edhe teksa i shikoja, mendova për respektin e humbur ndaj gazetarisë.

Por, në fund të fundit, kush e respekton një prift kurorëshkelës që predikon besnikërinë martesore në kishë?

Pastaj vendosa ta zbus gjykimin dhe i thashë vetes:

Njerëzit e zakonshëm e modelojnë sjelljen, aspiratat dhe vetëvlerësimin e tyre duke u krahasuar me ata që kanë arritur status dhe dukshmëri. Antropologët e kanë dokumentuar këtë model në shoqëri; ekonomistët e sjelljes e vëzhgojnë atë në tregjet e konsumit; psikologët socialë e shohin në formimin e identitetit të të rinjve. Ne jemi të programuar të nxjerrim përfundimin “çfarë ka vlerë” nga ato që duken se janë të suksesshme.

Zeqineja është modeli i suksesit në këtë shoqëri; përse pres që gazetaret tona të sillen e të flasin ndryshe?

Nga sjellja, fjalët dhe pyetjet e tyre ka pak për të mësuar. Por, të paktën, të shtyjnë të mendosh, edhe pse ky proces fillon përdhunshëm me pyetjen:

What the fuck?!

“Kur ryshfeti bëhet pjesë e lojës”- Samiti i Diasporës, Ermelinda Meksi sjell historinë personale: Djali im donte të kontribuonte, por s’mori asnjë përgjigje nga institucionet! Skandali i AKSHI-t…

Ermelinda Meksi ish eksponentja e Partisë Socialiste ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me Samitin e Diasporës të organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë. Teksa vlerëson rolin e këtij komuniteti, ajo ka sjellë një histori personale, që sipas saj tregon mungesë përgjegjshmëria dhe korrektësie nga ana e institucioneve tona.


Meksi rrëfen përvojën e të birit, i cili prej vitesh jeton në Austri dhe punon në një kompani ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.

Pas sulmeve që kanë prekur sistemet shqiptare, ai kishte propozuar që kompania e tij të ofronte ekspertizë për institucionet në Shqipëri, duke identifikuar edhe risqe konkrete në disa struktura shtetërore.

Sipas saj, ndër institucionet e kontaktuara përmes emailit zyrtar ishte edhe AKSHI, por nuk është kthyer asnjë përgjigje.

“Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo. Por edhe përpjekja ime duke u kerkuar ndihme dy kolegeve rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër  vetëm një nga institucionet, qe im bir kontaktoi nëpërmjet emailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën”, shkruan Meksi.

Ajo e lidh këtë heshtje me zhvillimet e mëvonshme dhe skandalin në këtë institucion.

“Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi. Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.  Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?”, shkruan ish ministrja socialiste.

Meksi apelon për më shumë transparencë, meritokraci dhe përgjegjshmëri institucionale, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten dhe potenciali i diasporës të mos mbetet i pashfrytëzuar.

post meksi

Reagimi i plotë

Histori personale përtej Samitit të Diasporës

Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i rikthehem një përvoje personale që flet më shumë se çdo fjalim.

Im bir, prej 12 vitesh në Austri, ka ruajtur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri. I diplomuar në Menaxhim Ndërkombëtar Biznesi, ndërkohë që ndjek studimet master, punon në një kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Me pasion ka ndjekur edhe fusha si IT dhe AI, duke u certifikuar në platforma ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, pasi mësoi për sulmet kibernetike që kishin ndodhur në Shqipëri, i propozoi kompanisë së tij, e cila operon në shumë vende, të shtrihej edhe në vendin tonë. Nga analiza e ekspertëve rezultoi se disa institucione shqiptare ishin seriozisht të ekspozuara ndaj riskut kibernetik.

Me dëshirën për të kontribuar, ai u shkroi institucioneve përkatëse, duke shpjeguar me profesionalizëm çfarë ofronte kompania për të reduktuar këtë risk.

Nuk mori asnjë përgjigje.

Më tregoi per sa u kish  shkruar disa institucioneve shqiptare disa ditë më vonë, me një zhgënjim që i lexohej qartë në sy. Ndihej në siklet per mungesen e etikes se institucioneve tona përballë drejtuesve të kompanisë, të cilët ishin në dijeni të komunikimit dhe prisnin një reagim minimal.

Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo.

Por edhe përpjekja ime duke u kerkuar ndihme dy kolegeve rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër  vetëm një nga institucionet, qe im bir kontaktoi nëpërmjet emailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën.

Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi.

Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.

Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?

Dhe në fund arrin në përfundimin e dhimbshëm: “Më mirë që nuk mora përgjigje, sesa të përfshihesha në atë realitet.”

Por ky nuk është një rast i izoluar. Shumë të rinj sot megjithë dëshirën për të kontribuar,  përballen me mungesë dëgjimi, mungesë meritokracie dhe një sistem që më shumë se aftësinë favorizon lidhjet klienteliste.

Ndërsa dëgjoja  Samitin e Diasporës,  natyrshëm desheroja pergjigje  mbi : çfarë rezultate konkrete kanë sjellë samitet e deritanishme? Sa ura bashkëpunimi janë ndërtuar realisht dhe sa profesionistë janë përfshirë në mënyrë domethënëse?

Diaspora shqiptare ka kontribuar ndër vite jo vetëm përmes remitancave apo investimeve, por edhe përmes dijes, eksperiencës dhe standardeve që ka ndërtuar jashtë vendit. Ndoshta ka ardhur koha që fokusi të zhvendoset më shumë pikërisht tek  kontributi i kapitali njerëzor.

Sepse vlera më e madhe që diaspora mund të sjellë nuk është vetëm financiare, por është dija, profesionalizmi dhe kultura e punës që mund të ndihmojnë realisht në zhvillimin e vendit.

Dëshira për të kontribuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara.

Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë.

P.S. Këtë histori personale nuk e ndaj sepse më habiti sa i ndodhi  tim biri, apo për të individualizuar një rast, por për të reflektuar mbi një realitet që e përjetojnë shumë të rinj,jo vetem të diasporës. Besoj se vetëm duke u dhënë zë këtyre historive, vendimmarrësit mund të kuptojnë më mirë se ku duhet të përmirësohet politikëbërja.

E.Meksi, Viene,15 Prill 2026

Analiza e BIRN- Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real

Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i shqiponjës dykrenare në murin ballor mikpret dhjetra shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të ftuar në aktivitetin e qeverisë të njohur si Samiti i Diasporës.


Ky është samiti i katërt që qeveria organizon në harkun kohor të 10 viteve, pa pasur një bilanc të qartë mbi përfshirjen reale të diasporës në zhvillimin e vendit.

Samiti nisi të martën me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili u bëri thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në zonat e origjinës, duke përdorur mekanizmin ligjor ‘Paketa e Maleve”. Në panele, ministrat dhe funksionarët e lartë shtetërore bënë ftesa për përfshirje në projekte inovative apo në investime strategjike.

Megjithatë, disa prej pjesmarrësve nga diaspora i shohin me mosbesim samite të tilla, ku diaspora përdoret si fasadë.

“Narrativa e bukur, po mungojnë aktorët kryesorë, që janë Diaspora,” tha Eva Baçi, një juriste që jeton dhe punon në Bolonja të Italisë, duke marrë fjalën për pyetje në një prej paneleve.

Ajo protestoi për organizimin e paneleve vetëm me politikanë dhe shfrytëzimin e diasporës vetëm për statistikë dhe jo si potencial real për zhvillimin e vendit.

Edhe të pranishëm të tjerë po u shfaqën mosbesues ndaj premtimeve, ndërsa Diaspora për Shqipërinë e Lirë – një nga organizatat që udhëhoqi fushatën për votën e diasporës refuzoi pjesëmarrjen, duke e konsideruar samitin “të mbështjellë me retorikë patriotike, por i zbrazët në përmbajtje dhe thelb”.

Nador Bakalli, një shqiptar që jeton në Kanada dhe aktivist i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, i tha BIRN se strategjitë e shpallura të qeverisë shqiptare kanë një ndikim “kryesisht simbolik dhe propagandistik, jo institucional”.

Sipas tij, pas kaq shumë vitesh dhe disa samitesh, mungon ende një produkt real dhe i matshëm për diasporën.

“Pavarësisht retorikës për ‘rol strategjik’, diaspora vazhdon të mos ketë përfaqësim politik real, ndërsa në praktikë, ajo trajtohet si burim remitancash dhe jo si partner në vendimmarrje kombëtare,” tha Bakalli.

Sipas tij, samitet janë kthyer në “instrument pastrimi për imazhin qeveritar”, me shpenzime të konsiderueshme për skenografi dhe organizim, por që i mungojnë platformat që prodhojnë politika konkrete për përfshirjen e diasporës në jetën publike dhe ekonomike të vendit.

Samiti i parë për Diasporën u mbajt në fund të vitit 2016, ndërsa pas zgjedhjeve të 2017-ës, kryeministri Edi Rama vendosi t’i dedikojë punëve të Diasporës një ministër shteti, dikaster të cilin e shkrimi në mandatin e tretë duke e lënë organizimin në duart e një agjencie në varësi të Ministrisë së Jashtme. Axhendat e deklaruara të këtyre samiteve kanë kryesisht fokus në nxitjen e përfshirjes së emigrantëve në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale të vendit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, shqiptarëve që jetojnë jashtë iu dha për herë të parë e drejta për të votuar, ndërsa rezultatet treguan për një votë masive për mazhorancën socialiste në pushtet me akuzat e opozitës për patronazhim të votës nëpërmjet përdorimit të administratës publike.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të bazuara në vlerësime të tërthorta sugjerojnë se rreth 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ose thuajse 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej. Shifrat e censusit të fundit sugjeronin se gati gjysmë milioni shqiptarë ishin larguar nga Shqipëria në 12 vite e fundit.

Për Ermal Hasimen, pedagog i Shkencave Politike, këtu qëndron dhe kontradikta mes asaj që qeveria bën dhe asaj që thotë për Diasporën.

“Edi Rama aq shumë e do Diasporën saqë është kontributori kryesor i krijimit të Diasporës që prej fillimit të qeverisjes së tij, duke e shtuar diasporën me 1 milion,” tha Hasimja për BIRN.

Ai vlerëson se përfshirja e diasporës nuk bëhet me samite dhe ministri, por me krijimin e kushteve konkrete.

“Askush nuk kthehet në atdhe prej samitit, por mund të kthehet nëse Shqipëria bëhet një vend normal,” theksoi Hasimja./BIRN

Samiti i Diasporës; Zhupa: U kthye në samit propagande elektorale, pa qasje shtetërore po me sllogane partiake

Kryetarja e komisionit të Diaporës në kuvend, Ina Zhupa foli në hapje të Komisionit të Diasporës për samitin që po zhvillohet në Tiranë. Përveçse nënvizoi mos-përfshirjen e komisionit dhe mungesën e transparencës, ajo theksoi faktin se samiti po përdorej si një mbledhje elektorale e partisë në pushtet.

Fjala e deputetes së PD-së, Ina Zhupa, në mbledhjen e Komisionit:

“Samiti ishte një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar qasjen e politizuar që ka qeveria ndaj diasporës dhe përdorimin politik që do t’i bëjë këtij samiti për propagandë elektorale, dhe aspak për përfshirjen reale apo një qasje shtetërore për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Jam e keqardhur që njerëz të ndritur, njerëz që kanë besuar se samiti mund të ishte serioz, kanë ardhur dhe janë përfshirë, por gjenden përballë propagandës qeveritare, përballë sloganeve si “Shqipëria 2030”, përballë unilateralizmit të përfaqësimit monopolistik dhe nuk gjejnë dot atë që duhet të gjejnë: një Shqipëri me një fytyrë pak më evropiane, që pretendon dhe diskuton për integrimin në Bashkimin Evropian”. bw

(Video) “Qeveria përjashton Kuvendin nga Samiti i Diasporës” – Zhupa: Nuk ka asnjë transparencë, po kthehet në një event propagandistik për qëllime elektorale

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dbe Diasporës Ina Zhupa ka kritikuar mënyrën e organizimit të Samitit të Diasporës.

Zhupa shprehet se është shmangur qëllimisht roli i Kuvendit për shkak se komisioni drejtohet nga opozita, duke e cilësuar samitin si një aktivitet me prirje propagandistike dhe elektorale.

 

 

Ajo ngre gjithashtu pikëpyetje mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve, organizimin dhe kostot, duke theksuar se çështjet e diasporës duhet të trajtohen përtej interesave politike dhe në përputhje me standardet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

Është shmangur totalisht roli i kuvendit, sepse ai komision drejtohet nga opozita. Synohet që aktiviteti i diasporës të kthehet në një samit propagandistik, në një samit elektoral, një samit për qëllime politike. Edhe është për të ardhur keq që një ngjarje që duhet të ishte përbashkuese po shndërrohet në një aktivitet pa aspak gjithëpërfshirje.”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Në datat 13–15 prill në Tiranë zhvillohet Samiti i Diasporës.

Duhet të ishte një ngjarje e madhe për diasporën shqiptare, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Komisioni parlamentar për diasporën, që unë drejtoj, nuk ka asnjë informacion për këtë aktivitet, biles nuk ka asnjë ftesë për të.

Në publikimin e bërë nga ministri i Jashtëm dallohen qartë panelet, ku nuk ka asnjë deputet pjesëmarrës nga Komisioni i Diasporës, qoftë edhe nga mazhoranca socialiste.

Është shmangur totalisht roli i kuvendit, sepse ai komision drejtohet nga opozita. Synohet që aktiviteti i diasporës të kthehet në një samit propagandistik, në një samit elektoral, një samit për qëllime politike. Edhe është për të ardhur keq që një ngjarje që duhet të ishte përbashkuese po shndërrohet në një aktivitet pa aspak gjithëpërfshirje.

Nuk ka transparencë se kush do të jenë pjesëmarrësit e diasporës, si janë përzgjedhur ata, si janë zgjedhur panelet, sa është kostoja dhe si është organizimi.

Shqipëria duhet të ngrihet në nivelin ku çështjet e përbashkëta kombëtare të trajtohen përtej dallimeve politike. Diaspora duhet të ishte një e tillë.

Por qeveria zgjedh, ashtu si edhe me votën e diasporës, të përdorë të gjithë mekanizmat e saj shtetërorë në interesin e vet elektoral.

Transparenca, gjithëpërfshirja dhe respektimi i rolit të Kuvendit janë standarde thelbësore në demokraci dhe nuk janë thjesht rregulla formale.

Këto e dallojnë Shqipërinë nëse do të ecë drejt rrugës së integrimit europian dhe parimeve të shtetit të së drejtës, apo do të mbetet një shtet ku partia- shtet njësohen dhe gjithçka përdoret për politikë.

“Regjim diktatorial, mburojë për vjedhjet”- Berisha takim me përfaqësues të diasporës, thirrje për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-së, ka lëshuar një alarm kombëtar mbi situatën kritike ku ndodhet vendi. Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si një regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar edhe diktaturën e kaluar, duke e vënë Shqipërinë në rrugën e shuarjes demografike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paraqiti të dhëna tronditëse mbi gjendjen e popullsisë: “Në rafshin e dëmit kombëtar kjo faktohet më e dëmshme se ajo tjetra në kuptimin që ai persekutoi 120 mijë shqiptarë, 40 i çoi në kampe përqëndrimi, 60 mijë i pushkatoi. Kurse ky largoi nga Shqipëria në 10 vite 45% të shqiptarëve dhe ne nuk po e realizojmë se si ne po vrapojmë drejt shuarjes. Nga viti 1990 – 2026 lindjet janë ulur në 74%. Vjetërsimi i popullatës është bërë me ritme 300% më të mëdha se sa në Europë. Sipas të gjitha përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh”, paralajmëroi lideri i opozitës.

Berisha denoncoi atë që ai e quajti “mburojë ligjore për vjedhjet”, një praktikë e paprecedentë ku Kryeministri përdor ligjin për të mbrojtur korrupsionin galopant. Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë këtë model dhe është i përgatitur të kthejë në “pikën zero” procesin e integrimit të Shqipërisë.

Kryetari i opozitës vuri në dukje ndryshimin drastik në numrin e të punësuarve në administratë, i cili ka shkuar në 240,000 rrogëtarë nga 97,000 që ishin më parë. Sipas tij, kjo është një tentativë për të mbajtur peng 240,000 familje përmes rrogës shtetërore, duke penguar fëmijët e tyre të ngrihen kundër regjimit.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që ta shohin këtë jo si një betejë partiake, por si një betejë për ekzistencën e Shqipërisë:
• Protesta në diasporë: Mobilizim i plotë pranë ambasadave të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
• Mbrojtja e votës: Çdo qytetar që beson te dënimi i vjedhjes dhe te rruga evropiane duhet të jetë në shesh.
• Protesta paqësore: Mobilizim i përgjithshëm kundër regjimit Rama-Balluku për t’i kthyer vendit legjitimitetin.

“Kjo betejë është plotësisht e fitueshme. Mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë realitetin tonë sepse këtu po mbrohet korrupsioni. Duhet t’u tregojmë vendeve të lira se kush qeveris vërtet në Shqipëri,” mbylli fjalën e tij z. Berisha. bw

Fëmijët e emigracionit 2.0 që rriten midis dy identiteteve dhe dy realiteteve

Në fillim të viteve 2000, fjala emigracion në Shqipëri kishte një ngarkesë të fortë emocionale: Ajo lidhej me ndarjen, me imazhin e një prindi që largohej për të punuar kryesisht në Greqi, Itali apo Gjermani, ndërsa fëmijët mbeteshin pas në Shqipëri, në kujdesin e mamasë apo gjyshërve.

TIRANË- Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, që rriten mes dy identiteteve dhe dy realiteteve. Por bashkë me potencialin e madh ekonomik dhe arsimor, vijnë edhe rreziqe: shkëputja e brezit të ri nga Shqipëria dhe humbja e kapitalit njerëzor. Pyetja thelbësore është nëse vendi do të dijë ta kthejë këtë energji të re në zhvillim, apo do ta lërë të shpërndahet jashtë kufijve.

Në fillim të viteve 2000, fjala emigracion në Shqipëri kishte një ngarkesë të fortë emocionale: Ajo lidhej me ndarjen, me imazhin e një prindi që largohej për të punuar kryesisht në Greqi, Itali apo Gjermani, ndërsa fëmijët mbeteshin pas në Shqipëri, në kujdesin e mamasë apo gjyshërve.

Kujtesa kolektive e atyre viteve është plot me imazhe valixhesh, por edhe me lot; me telefonata të rralla nga kabinat publike, me dhurata që vinin për festa apo për datëlindje, si një mënyrë për të zëvendësuar mungesën fizike dhe emocionale të prindit.

Emigracioni ishte sakrificë. Një premtim për një jetë më të mirë, por që “paguhej” me vite të tëra ndarjeje dhe me një brez fëmijësh që u rritën duke njohur prindërit e tyre më shumë në fotografi sesa në përditshmëri.

Por sot, fotografia e emigracionit shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht. Valët e reja të largimeve nuk janë më arrati ekonomike të individëve, por është e gjithë familja që i “zhvendos” rrënjët dhe shkon së bashku. Tashmë këto rrënjë shtrihen në dy vende, në dy realitete. Dhe kështu ka lindur një fenomen i ri, që cilësohet “emigracioni 2.0”, që nuk nënkupton ndarje, por jetë të dyfishtë.

Në ndryshim nga brezi i parë që kërkonte të mbijetonte dhe të siguronte të ardhura për familjen në Shqipëri, brezi i dytë kërkon cilësi jete, arsim më të mirë dhe stabilitet. Ata nuk e shohin më emigrimin si një fazë të përkohshme, por si një projekt afatgjatë familjar.

Fëmijët e tyre ndjekin shkolla në Itali, Gjermani apo Francë, mësojnë dy gjuhë njëherësh, përfshihen në kultura të ndryshme, ndërkohë që verën e kalojnë në Shqipëri, në shtëpitë që prindërit kanë blerë apo ndërtuar me kujdes për të ruajtur lidhjen me vendin e origjinës.

Ndikimi emocional që fëmijët përjetojnë gjatë emigrimit është shumë më i ndërlikuar sesa një proces i thjeshtë “përshtatjeje”, sepse, siç shpjegon psikologia Valentina Telhaj, “fëmijët e përthithin tensionin e prindërve si sfungjer, edhe kur s’kanë asnjë fjalë për ta përshkruar atë”, dhe për këtë arsye, gjurmët emocionale të tranzicionit shpesh shfaqen më vonë, në forma të ndryshme ankthi, tërheqjeje apo ndryshimi sjelljesh.

Por rrënjët e kësaj përvoje nuk janë vetëm psikologjike: ekonomistja Silvi Boçe i sheh vitet e para të emigrimit si periudhën që “krijon kontradikta të padukshme brenda familjes, sepse prindi përpiqet të mbijetojë ekonomikisht, ndërsa fëmija përpiqet të mbijetojë emocionalisht”.

Sipas saj, të ardhurat e paqëndrueshme, dhe oraret e gjata të punës e reduktojnë në minimum kohën cilësore me fëmijët, duke krijuar “një boshllëk të heshtur që fëmija e mbush me pasiguritë e veta”.

Nga ana tjetër, sociologia Marsida Simo thotë se fëmijët e emigrantëve jetojnë “në dy sisteme paralele vlerash, ku asnjëri nuk është i plotë dhe asnjëri nuk është plotësisht i tyre”, duke krijuar një gjendje identitare që luhatet mes kujtesës familjare dhe normave të reja shoqërore.

Ky dualizëm vihet re në mënyrën sesi ata flasin, sillen dhe ndërtojnë marrëdhënie, shpesh me një maturi që e tejkalon moshën, shpjegon ajo.

Në shkollë, përplasja bëhet edhe më konkrete: një mësuese në Milano shpjegonte para pak javësh në TikTok se “fëmijët shqiptarë e kapin materialin akademik shumë shpejt, por të flasësh me vetëbesim është prova më e vështirë, sepse gjuha i ndjek si hije gjatë gjithë ditës”.

Ndërsa Eris M., nënë në Gjermani, rrëfen se djali i saj i vogël i ka thënë: “Në shtëpi jam unë, në shkollë jam dikush që s’e njoh”, një fjali që përmbledh brendësinë e dy botëve të cilat fëmijët përpiqen t’i bashkojnë.

Studimet ndërkombëtare, sipas znj. Simo, tregojnë se “procesi i integrimit emocional të fëmijës është proporcional me qetësinë ekonomike të familjes” dhe se vonesat apo sjelljet regresive janë të zakonshme në vitin e parë e të dytë pas emigrimit, sidomos kur gjuha e re nuk është përvetësuar ende.

Por edhe komunitetet shqiptare jashtë vendit e vëzhgojnë këtë dinamikë çdo ditë, shqiptarët në diasporë shprehen gjithmonë se  “fëmijët e emigrantëve janë fëmijë të dy brezave, atë që po e ndërtojnë në vendin ku jetojnë dhe atë që u mbetet si kujtim i Shqipërisë”.

Kjo e bën rolin e prindit më të rëndësishëm, sepse, siç thotë psikologia Telhaj, “stabiliteti i brendshëm i fëmijës fillon nga stabiliteti i përditshëm i shtëpisë: një drekë e përbashkët, një bisedë e shkurtër, një rit i vogël kulturor që krijon vazhdimësi në një botë që përndryshe ndryshon çdo ditë”.

Ekspertët e arsimit shtojnë se përfshirja e prindërve në shkollë është vendimtare, sepse krijon ura komunikimi që fëmija vetë nuk arrin t’i artikulojë. Ndërkohë, ekonomistët theksojnë se mbështetja e komunitetit, orientimi në tregun e punës dhe stabiliteti material ndikojnë drejtpërdrejt në shkallën e integrimit akademik të fëmijës.

Ky mozaik faktorësh, si emotivë, ekonomikë, kulturorë, gjuhësorë, tregon se suksesi i një fëmije emigrant nuk matet vetëm me notat në shkollë, por me aftësinë e tij për të krijuar një identitet të qëndrueshëm në dy botë që shpesh i kërkojnë gjëra të ndryshme.

Dhe siç thotë në fund psikologia Telhaj “nëse prindi arrin t’i tregojë fëmijës se dy botët nuk janë barrë, por pasuri, atëherë përshtatja shndërrohet nga sfidë në mundësi”.

Në dekadën e fundit, emigracioni shqiptar ka hyrë në një fazë të re që nuk lidhet më me varfërinë ekstreme apo mungesën totale të punës, por me kërkimin për cilësi më të mirë jete, arsim më të avancuar dhe stabilitet afatgjatë.

Kjo fazë po e transformon rrënjësisht mënyrën se si familjet shqiptare funksionojnë ekonomikisht dhe si projektojnë të ardhmen e tyre financiare.

Nëse në fillim të viteve 2000, remitancat ishin “paratë e mallrave bazë”, për të paguar faturat, ushqimin dhe shpenzimet e përditshme, sot flukset financiare nga emigrantët janë bërë më të qëndrueshme, më të larta dhe më të orientuara drejt investimeve.

Vetëm në vitin 2023, remitancat që shqiptarët jashtë vendit dërguan te familjarët e tyre në Shqipëri arritën në rreth 930 milionë euro, me një rritje prej 11.3% krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit , dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, me një rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Familjet që emigrojnë sot nuk synojnë më vetëm të “dërgojnë dikë jashtë për të sjellë para”, por të ndërtojnë një strategji të dyfishtë ekonomike. Ato investojnë njëkohësisht në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, apartamente në qytetet kryesore, vila ose shtëpi në zonat rurale dhe në arsim cilësor jashtë vendit për fëmijët e tyre.

Kjo qasje i kthen familjet emigrante në aktorë ekonomikë transnacionalë, që mbajnë lidhje të dyfishta me tregjet e dy vendeve: konsumojnë dhe investojnë në Shqipëri, por fitojnë dhe kursejnë jashtë.

Sipas agjencive imobiliare, rreth 40–45% e blerjeve të apartamenteve në zonat urbane (veçanërisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë) kanë si burim fondi të ardhura nga emigracioni.

Diaspora, veçanërisht ajo që jeton në Itali, Greqi, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, po ndikon ndjeshëm në rritjen e çmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë, emigracioni po kthehet në një nga faktorët më të rëndësishëm që po formëson kërkesën e brendshme dhe çmimet në sektorin e ndërtimit.

Krahas kësaj, investimi në arsim jashtë vendit është bërë pjesë thelbësore e strategjisë ekonomike të familjeve shqiptare në emigracion. Në vitet e fundit, numri i studentëve shqiptarë që ndjekin universitetet europiane është rritur, me destinacione kryesore Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Por ndryshimi i vërtetë qëndron te fëmijët që rriten midis dy sistemeve, ndjekin pjesërisht shkollën në Shqipëri dhe më pas vijojnë jashtë. Shumë familje shpenzojnë mijëra euro në vit për të siguruar edukim dygjuhësh, qoftë në shkolla ndërkombëtare në vend, qoftë në sistemet arsimore të vendeve pritëse.

Ky model “jetese në dy vende” ka pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë, rritet hyrja e valutës dhe investimeve që mbajnë të qëndrueshme konsumin dhe tregun imobiliar.

Nga ana tjetër, rritet rreziku i shkëputjes së brezit të ri nga tregu i punës shqiptar, pasi shumë prej këtyre fëmijëve të emigracionit 2.0 mësojnë, diplomohen dhe hyjnë në tregun e punës jashtë vendit, pa u integruar kurrë në ekonominë vendase.

Në fakt, arsimi është bërë shtylla qendrore e strategjisë familjare të emigracionit modern. Prindërit që kanë emigruar në vitet 2000, të cilët kanë bërë kryesisht punë fizike, sot investojnë te fëmijët e tyre përmes edukimit jashtë vendit.

Ata nuk dërgojnë më remitanca vetëm për konsum, por paguajnë shkolla ndërkombëtare, tarifa universitare dhe kurse gjuhe. Ky është një investim në kapital njerëzor, jo vetëm për individin, por potencialisht edhe për Shqipërinë, nëse ky brez do të ruajë lidhjet me vendin e origjinës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ai i arsimimit të fëmijëve të emigrantëve, që shpesh ndjekin dy sisteme paralelisht. Shumë prej tyre kalojnë pjesë të vitit shkollor në Shqipëri, duke frekuentuar shkolla publike ose private, dhe më pas kthehen në vendin pritës, ku rifillojnë shkollën sipas sistemit lokal.

Kjo krijon një përvojë dygjuhëshe dhe shumëkulturore, e cila nga njëra anë u jep atyre fleksibilitet, por nga ana tjetër krijon sfida të ndërlikuara identitare dhe sociale. Ata mësojnë të shkruajnë dhe të mendojnë në dy gjuhë, por shpesh ndihen “as këtu, as atje”.

Shkollat në diasporë dhe nismat për mësimin e gjuhës shqipe po përpiqen të ruajnë këtë lidhje. Në Itali, Greqi e Zvicër janë hapur dhjetëra kurse të mësimit të shqipes, të mbështetura nga qeveria shqiptare dhe organizata të diasporës.

Megjithatë, për shumicën e fëmijëve që lindin dhe rriten jashtë, lidhja me Shqipërinë mbetet simbolike, përmes familjes, pushimeve verore dhe rrjeteve sociale./MONITOR

FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË Nga Prof. Dr. Gjekë Marinaj

Prof. Dr. Gjekë Marinaj, djathas

Në një kohë kur fjalët shpesh humbasin peshën e tyre nën zhurmën e interesave të përditshme, kur liria keqpërdoret e e vërteta relativizohet, emri i Frank Shkrelit ngrihet si një kujtesë e gjallë e misionit të gazetarisë së vërtetë: të shërbejë si ndërgjegje publike, si zë i arsyes dhe si mbrojtëse e palëkundur e vlerave demokratike. Prej dekadash, ky gazetar, publicist dhe intelektual shqiptar ka mbajtur ndezur dritën e fjalës së lirë në hapësirat shqiptare e përtej tyre. Veprat e tij, e sidomos libri Demokracia nuk pret, përfaqësojnë jo vetëm një bilanc të përvojës profesionale, por edhe një testament moral për brezat që vijnë.

Frank Shkreli është bir Shkreli i Malësisë së Madhe, një krahinë ku ndjenja e dinjitetit dhe dashuria për lirinë janë po aq të thella sa rrënjët e lisave të maleve. Ai u formua në një mjedis ku fjala kishte peshë, ku të drejtat e njeriut nuk ishin të garantuara, dhe ku dëshira për t’u dëgjuar ishte një akt guximi.

I riu Shkreli, i pajisur me këtë ndjenjë të brendshme të lirisë, u largua nga vendlindja drejt Perëndimit, në kërkim të një hapësire ku fjala mund të thuheshe pa frikë. Fati e çoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të niste një kapitull të ri në jetën e tij — atë të gazetarit profesionist në shërbim të së vërtetës. Në Washington D.C., ai iu bashkua redaksisë së Zërit të Amerikës, një institucion që për shumë shqiptarë kishte qenë dritarja e vetme drejt botës së lirë. Brenda këtij tempulli të gazetarisë së pavarur, Shkreli gjeti jo vetëm profesionin e tij, por edhe misionin e jetës. Për më shumë se tridhjetë vjet, ai punoi me përkushtim për të përcjellë lajme, komente dhe analiza që ruanin një standard të lartë etike dhe një ndershmëri intelektuale të pakrahasueshme. Nga ai mikrofon që për dekada jehonte në shtëpitë shqiptare, puna e Shkrelit u bë sinonim i besimit, i maturisë dhe i profesionalizmit.

Pas përfundimit të karrierës në Zërin e Amerikës, Frank Shkreli nuk e pa pensionin si një ndalesë, por si një mundësi për t’u shprehur më lirshëm e më thellë. Ai nisi të shkruante për mediat shqiptare dhe ato të diasporës, duke përfshirë revista, portale dhe gazeta të ndryshme që vlerësonin mendimin e pavarur. Shkrimet e tij janë pasqyrë e një vëzhguesi të mprehtë dhe të drejtë, që nuk ndalet te pasqyrimi i ngjarjeve, por depërton në domethënien e tyre morale dhe politike. Në çdo rresht, lexuesi gjen një përpjekje për t’u kthyer te thelbi: te njeriu, liria, përgjegjësia dhe e vërteta.

Kështu lindi ideja për të përmbledhur një pjesë të këtyre shkrimeve në tre vëllime që do të përfaqësonte më shumë se një koleksion artikujsh: Demokracia nuk pret. Titulli vetë është një deklaratë, një kushtrim. Ai shpreh urgjencën morale të kohës sonë — se demokracia nuk është një objekt i ekspozuar në muze, as një dekor që vendoset në programe politike; ajo është një proces që kërkon veprim të menjëhershëm, përgjegjësi të përditshme dhe guxim qytetar. Ky libër është një përmbledhje e përvojës intelektuale dhe shpirtërore të autorit. Ai përfshin artikuj, komente dhe reflektime që përbëjnë një mozaik të mendimit të tij mbi zhvillimet politike, morale dhe kulturore të botës shqiptare. Në thelb të çdo faqeje qëndron një mesazh i qartë: demokracia është një projekt që kërkon pjesëmarrje, jo vetëm vëzhgim. Liria nuk është një e drejtë që fitohet njëherë e përgjithmonë; ajo duhet mbrojtur, forcuar dhe ushtruar çdo ditë.

Shkreli e sheh demokracinë jo si një sistem të përsosur, por si një proces që funksionon vetëm kur qytetarët nuk e braktisin. Ai paralajmëron për rrezikun që sjell indiferenca, për ngurtësimin institucional dhe për krizën morale që shpesh e gërryen shoqërinë nga brenda. Në këtë kuptim, Demokracia nuk pret nuk është thjesht një libër politik, por një libër etik. Ai nuk i drejtohet vetëm politikanëve, por çdo qytetari që beson se vendi i tij meriton më shumë se një fasadë pluralizmi.
Stili i Frank Shkrelit është i matur dhe i kthjellët. Ai nuk ngutet në përfundime, por ndërton argumentin me kujdes, me një qartësi që rrallë gjendet në publicistikën moderne. Shkrimet e tij mbartin elegancën e fjalës së përpunuar, por edhe një ndershmëri të çiltër që buron nga përvoja. Ai nuk flet si ideolog, por si qytetar. Nuk predikon, por nxit reflektim. Dhe pikërisht ky është sekreti i ndikimit të tij. Në çdo faqe, lexuesi ndien se Shkreli nuk shkruan për të bindur, por për të zgjuar ndërgjegjen. Ai e trajton lexuesin si bashkëbisedues, jo si ndjekës. Kjo e bën veprën e tij të ndershme dhe njerëzore. Në një mjedis ku diskursi publik shpesh bie në vulgaritet apo retorikë boshe, shkrimi i Shkrelit është një frymëmarrje intelektuale: ai kujton se gazetaria është edhe një formë edukimi, një mision moral, një detyrë ndaj së vërtetës.

Një nga meritat më të mëdha të Shkrelit është mënyra se si ai e trajton demokracinë jo thjesht si sistem politik, por si kulturë qytetare. Për të, demokracia nuk përkufizohet nga zgjedhjet, por nga vetë mënyra se si një shoqëri sillet me të vërtetën, me përgjegjësinë dhe me ligjin. Ai beson se nuk mund të ketë institucione të forta pa qytetarë të ndershëm, e as liri të qëndrueshme pa moral publik. Në këtë kontekst, libri i tij është një ftesë për vetë-analizë kombëtare: një thirrje për të parë në pasqyrë dhe për të pyetur veten jo çfarë na mungon, por çfarë nuk bëjmë.
Në shumë shkrime të tij, Shkreli përdor përvojën amerikane si pikë krahasimi — jo për ta idealizuar, por për të treguar se demokracia nuk është dhuratë, por rezultat i një pune të përditshme, i një përkushtimi të pandërprerë ndaj ligjit dhe institucioneve. Përmes kësaj qasjeje, ai e vendos debatin shqiptar në një kontekst universal: lufta për liri dhe drejtësi është e njëjtë kudo, ndonëse veshur me ngjyrat e kohës dhe vendit.

Në të gjitha veprat e tij, Shkreli ruan një standard të lartë profesional, të mbështetur në tri shtylla: ndershmërinë, respektin dhe përgjegjësinë. Ai është ndër ata gazetarë që nuk ka pranuar kurrë kompromis me të vërtetën, as me përfitimin personal. Në karrierën e tij, nuk ka ndjekur asnjë grupim politik, asnjë interes, përveç atij të lexuesit dhe të publikut. Kjo e ka bërë figurën e tij të besueshme dhe të respektuar, madje edhe nga ata që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime. Ndaj, gazetaria e Shkrelit është një gazetari që kërkon lartësi, jo sensacion. Ai beson se fjala duhet të ngrejë njeriun, jo ta ulë. Në këtë kuptim, ai është vazhdues i një tradite të mirëfilltë të mendimit kritik shqiptar, që shkon nga Faik Konica te Sami Repishti, nga Ernest Koliqi te Martin Camaj — një linjë mendimtarësh që kanë parë fjalën si përgjegjësi morale, jo si mjet pushteti.

Sot, kur politika shpesh ndërhyn në çdo hapësirë të jetës publike dhe kur gazetaria shpesh e humb funksionin e saj kritik, figura e Frank Shkrelit mbetet e nevojshme. Ajo na kujton se gazetari i vërtetë nuk është ai që ndjek ngjarjen, por ai që e kupton atë. Shkreli e ka bërë këtë gjithmonë: ka parë më tej se lajmi i ditës, ka kërkuar kuptimin pas fakteve, ka shënjuar prirjet dhe rreziqet që të tjerët shpesh i shpërfillin. Por mbi të gjitha, ai ka ruajtur shpresën. Edhe kur kritikon, ai nuk bie në pesimizëm. Edhe kur denoncon, nuk mohon mundësinë e përmirësimit. Në çdo analizë të tij ndien se beson ende te njeriu, te shoqëria, te forca e fjalës. Kjo e bën librin Demokracia nuk pret një vepër optimiste, pavarësisht kritikës së ashpër që përmban. Në fund të fundit, ajo është një thirrje për dashuri ndaj vendit — jo në kuptimin sentimental, por në atë etik: dashuri si përgjegjësi.

Nëse gazetaria shqiptare e së nesërmes kërkon modele, ajo i gjen te njerëz si Frank Shkreli. Ai përfaqëson tipin e gazetarit që e di se profesioni i tij është më shumë se një zanat — është një shërbim publik. Ai na kujton se roli i gazetarit nuk është të mbajë anë, por të mbrojë të drejtën e secilit për të ditur. Në këtë kuptim, puna e tij është shkollë për brezat e rinj: një kujtesë se etika dhe profesionalizmi nuk dalin kurrë nga moda. Kështu libri Demokracia nuk pret është, në thelb, një manual për përgjegjësinë qytetare. Ai na kujton se demokracia nuk ecën vetë, se ajo kërkon njerëz që ta mbajnë gjallë me vepra, me fjalë, me kurajë. Dhe në këtë udhëtim të gjatë, zëri i Frank Shkrelit mbetet një busull që tregon gjithmonë drejtimin e duhur: drejt lirisë, drejt dinjitetit, drejt së vërtetës.

Në horizontin shpesh të mjegullt të fjalës publike shqiptare, Frank Shkreli është një dritë që nuk shuhet. Ai nuk është vetëm dëshmitar i kohës së vet, por edhe pjesëmarrës aktiv në ndërtimin moral të shoqërisë. Veprat e tij janë një thirrje për të mos pritur — sepse siç na kujton vetë titulli i librit të tij, demokracia nuk pret. Ajo kërkon që secili prej nesh të marrë pjesë, të flasë, të kundërshtojë, të ndërtojë. Kërkon guximin për të mos heshtur, për të mos u pajtuar me padrejtësinë, për të mos e lënë lirinë të shkojë dëm.

Frank Shkreli e ka bërë këtë gjithë jetën e tij: me penë, me zë, me bindje. Dhe për këtë arsye, emri i tij nuk do të mbetet thjesht në faqet e gazetave, por në kujtesën e një kombi që ende kërkon të mësojë se si të jetojë me dinjitet në liri.

Tre vëllimet (I, II, III) Demokracia nuk pret të autorit Frank Shkreli

Gazetari i dy epokave për një epokë- Nga Prof Dr Fatmir Terziu

Ashtu sikurse në shumë media online dhe në print, dhe tek media që drejtoj unë në Londër, „Fjala e Lirë“ dhe revista „Albanian Post“, prezenca dhe shkrimet e tij më kanë dhën ëtë qartë të kuptoj se Frank Shkreli nuk u bë gazetar rastësisht. Ai erdhi nga një realitet ku fjala mund të kishte pasoja, prandaj e mësoi herët se liria nuk është dhuratë automatike. Kur jeta e çoi në Shtetet e Bashkuara, ai gjeti jo vetëm hapësirën për të folur lirshëm, por edhe përgjegjësinë që kjo liri sjell. Në redaksinë e Zërit të Amerikës, ai nuk u kufizua të përcillte lajme; ai u përpoq t’u jepte kuptim. Për shumë shqiptarë, programet ku ai punonte ishin dritarja e vetme për të parë se si funksionon një shoqëri e lirë.

Por historia e tij nuk mbaron me mbylljen e mikrofonit. Pas daljes në pension, Frank Shkreli mund të ishte tërhequr në qetësi. Në vend të kësaj, ai zgjodhi të vazhdojë të flasë këtë herë përmes publicistikës së pavarur. Artikujt e tij sot lexohen në media brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe kanë një tipar të përbashkët. Nuk i shërbejnë asnjë pale, veç lexuesit. Ai kritikon kur duhet, lavdëron kur është e merituar dhe mbi të gjitha kërkon që shoqëria të mos pajtohet me mediokritetin.

Një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve u përmblodhën në librin “Demokracia nuk pret”. Titulli është tepër domethënës. Demokracia nuk është një ritual që kryejmë gjatë zgjedhjeve dhe pastaj e harrojmë. Ajo kërkon kujdes të përditshëm, vëmendje, guxim dhe përgjegjësi qytetare. Në faqet e këtij libri, Shkreli flet për politikën, mediat, diasporën, moralin publik, por mbi të gjitha flet për njeriun dhe për rolin që secili prej nesh ka në mbrojtjen e lirisë.

Ajo që e dallon Frank Shkrelin nuk është retorika e madhe, por qartësia e arsyetimit. Ai nuk kërkon të fitojë debat me çdo kusht; kërkon të nxisë reflektim. Edhe kur kritikon ashpër, ai ruan një ton qytetar. Edhe kur paralajmëron për rreziqe, ai nuk humb shpresën. Në shkrimet e tij ndien gjithmonë një mesazh të nënkuptuar: Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë, por kjo varet nga ne. Në një kohë kur gazetaria shpesh ngatërrohet me propagandën, shembuj si ai i Frank Shkrelit janë të rrallë. Ai na kujton se gazetari nuk është thjesht raportues i ngjarjeve, por rojtar i së vërtetës publike. Dhe për aq kohë sa do të ketë zëra që flasin me ndershmëri, demokracia ka ende shpresë. Kjo është arsyeja pse Frank Shkreli mbetet aktual edhe sot. Dhe kjo jo sepse Frank Shkreli e flet më fort se të tjerët, por sepse flet me ndërgjegje. Dhe në një botë ku zhurma është e madhe, ndërgjegjja është luks, dhe domosdoshmëri njëkohësisht.

ree

Mbi të gjitha tri vëllimet “Demokracia nuk pret” nuk janë thjesht libra, por janë kujtesë se liria kërkon përditë angazhim. Përmes analizave të tij, Frank Shkreli na tregon se demokracia nuk funksionon pa qytetarë aktivë, pa media të përgjegjshme dhe pa moral publik. Në fund, lexuesi mbetet me një mesazh të thjeshtë, por të domosdoshëm: ndryshimi është i mundur, por vetëm nëse nuk presim që ta bëjnë të tjerët.

Në fund, arsyeja pse zgjedh të shkruaj për Frank Shkrelin është e thjeshtë. Ajo dallon, sepse na duhen njerëz që na kujtojnë se fjala ka përgjegjësi. Në një kohë kur shumë gjëra relativizohen, ai mbetet dëshmi se gazetaria mund të jetë e ndershme pa qenë naïve, kritike pa qenë cinike dhe e fortë pa qenë e zhurmshme. Shkrimet e tij nuk na japin receta, por na ftojnë të mendojmë. Dhe kjo, për mua, është vlera më e madhe.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ndryshme diplomatike, diaspora po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Votimi në përfaqësi diplomatike ishte mundësuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, ndërsa më herët kishte qenë i mundur vetëm votimi përmes postës.

Procesi i votimit po zhvillohet në 40 vendvotime, që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të huaja.

Këtu bëjnë pjesë gjashtë vendvotime në Gjermani, tri në Zvicër, dy në SHBA, dy në Kanada, dy në Itali, dy në Francë, dhe nga një në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Austri, Norvegji, Slloveni, Danimarkë, Turqi, Kroaci, Holandë, Hungari dhe Çeki.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli dukshëm e para nga votat në përfaqësi diplomatike.

Por gjithsej 42 për qind e votave të fituara nga LVV-ja në ato zgjedhje ishin të pamjaftueshme që kjo parti, e cila ka qenë në pushtet e vetme që nga viti 2021, të qeverisë sërish vetë.

Dhe, pas shumë muajve me Kuvend të bllokuar e dështimit të dy mandatarëve për kryeministër për të siguruar vota të mjaftueshme për formimin e një qeverie të re, 28 dhjetori u vendos si data e zgjedhjeve të parakohshme.

Për të votuar në përfaqësi diplomatike janë regjistruar gjithsej 19.187 votues, nga gjithsej mbi dy milionë qytetarët me të drejtë vote në këto zgjedhje.

Gjithsej numri i diasporës që është regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, përfshirë përmes votimit me postë është pak mbi 77 mijë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për votim do të vlejnë dokumentet identifikuese me afat të skaduar.

Por, askush që është regjistruar për të votuar nga diaspora nuk do të mund të votojë fizikisht në Kosovë të nesërmen, më 28 dhjetor, pasi që emrat e tyre janë tërhequr nga listat votuese në vend./REL

Ardhja e diasporës: Javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë 374 mijë qytetarë, veç në fundjavë mbi 200 mijë

Bazuar në të dhënat zyrtare nga Policia e Kosovës, të nxjerra nga Sistemi i Integruar i Menaxhimit, dhe raportet nga rajonet përkatëse, një total prej 374,864 qytetarësh hynë në Republikën e Kosovës nëpërmjet kalimeve kufitare tokësore dhe ajrore brenda një jave.

Me mbërritjen e diasporës në Kosovë, edhe fluksi i njerëzve është rritur, me kulmin që ndodhi në ditët e fundit të javës.

Policia e Kosovës i tha gazetës online Reportori.net se kulmi i hyrjeve u regjistrua gjatë fundjavës, konkretisht të premten, të shtunën dhe të dielën, me 213,751 qytetarë që hynë në vend.

Shihni gjithashtu:

Më 15 dhe 16 dhjetor 2025, 74,560 qytetarë u regjistruan si të tillë që kishin hyrë në Kosovë, me numrin që rritet vazhdimisht çdo ditë.

Më 17 dhjetor, 39,920 persona hynë në Kosovë, dhe më 18 dhjetor, numri tejkaloi 46,633.

Duke përkuar me festat e Vitit të Ri, në Kosovë po mbahen zgjedhjet kombëtare më 28 dhjetor, të cilat kanë rritur më tej numrin e qytetarëve nga diaspora që hyjnë në vend. Numri i madh i njerëzve ishte i dukshëm në pritjet disa-orëshe në pikat kufitare në Kosovë. Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve raportoi radhë të gjata atje këtë javë.

Sipas të njëjtave të dhëna zyrtare nga Policia e Kosovës, të ofruara për gazetën online Reporteri.net, një total prej 254,661 largimesh të qytetarëve nga Republika e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare tokësore dhe ajrore u regjistruan midis 15 dhe 21 dhjetorit 2025.

Të dhënat tregojnë se numri i largimeve ishte më i ulët se numri i mbërritjeve gjatë së njëjtës periudhë.

Më 15 dhe 16 dhjetor 2025, u regjistruan një total prej 64,402 emigrantësh, ndërsa më 17 dhe 18 dhjetor, numrat ishin përkatësisht 34,391 dhe 34,721.

Eksodi më i madh ndodhi më 21 dhjetor 2025, kur 44,629 qytetarë u larguan nga Kosova, pas 37,124 largimeve një ditë më parë, më 20 dhjetor.

/Reporteri.net/

Aksident tragjik në aksin Prizren-Suharekë, humb jetën nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe konsulentja e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë, ku për pasojë humbi nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe konsulentja e saj, pas përplasjes me një kamion që transportonte mallra.

Viktimat janë Elizabeta Katija, 43 vjeçe, drejtuesja e mjetit, si dhe Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, 32 vjeçe. Të dyja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet dyshojnë se moti i keq dhe mjegulla e dendur mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale.

Elizabeta Katija ishte një emër i njohur për aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit. Nga përplasja mbeti i plagosur rëndë edhe shoferi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili po merr trajtim mjekësor në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës. Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të tragjedisë që ka tronditur komunitetin.

Ndërkohë, lajmi për ndarjen nga jeta të Elizabeta Katijas ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në komunitetin e biznesit, ku ajo vlerësohej për kontributin dhe profesionalizmin e saj. Mjetet e përfshira në aksident janë “Mercedes GLE”, me targa shqiptare, e drejtuar nga Elizabet Katija (viktimë), dhe një kamion “Mercedes Atego”, i drejtuar nga Munish Grajçefci (i lënduar).

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. bw


Send this to a friend