VOAL

VOAL

Studiuesja e suksesshme Shqiptaro-Kanadeze Florida Doci i drejton Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau: Ndihem besimthyer që Ju përqafoni dhe lavdëroni Edi Ramën!

February 15, 2020
blank
7 Comments
  • author avatar
    Linda 3 years ago Reply

    Te lumte Florida nje bravo te madhe sikur te ishin te gjithe te rinjte si ty qe jetojne ne kete realitet do ishim ndryshe por na drejtojne drogaxhinjte

  • author avatar
    voal.ch 3 years ago Reply

    Dear Sylvia,
    “Besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që ju vendosët të përqafoheni dhe të lavdëroni Edi Ramën” is equal with “my trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Edi Rama.”
    Best regards
    Elida Buçpapaj
    Editor
    voal.ch

  • author avatar
    Eshref Ymeri 3 years ago Reply

    Ju, Zonja Florida, jeni një intelektuale e shquar mes atyre intelektualeve të pakta, si zonja e nderuar Elida Buçpapaj , që rrezatoni një brumosje të shkëlqyer atdhetarie. Po ta dija adresë-e-mail-in tuaj, do t’ju shkruara më gjatë.
    Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën fort pë leksionin e shkëlqyer që i keni dhënë kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili, me qëndrimin aq dashamirës që paska mbajtur ndaj Edi Ramës, dëshmon se ose është naiv, ose ka horizont të pamjaftueshëm për vlerësimin e udhëheqësve të huaj, çka nuk i falet për postin që mban.
    Me shumë respekt dhe mirënjohje.
    Eshref Ymeri

  • author avatar
    Anonymous 3 years ago Reply

    Do zoti te kete njerze shqiptare si ju qe i dalin zote ketij vendi qe me Edi Kristaq Ramen na e shperfytyruan ne arenen nderkombetre Shqiperin dhe shqiptarwt.Truri dhe mendja e ndritur eshte larguar dhe po largohet dhe ne Shqiperi po rrine Te pa mundurit dhe po sundon Edushet .Te pershendes dhe pres si juve te ket shum qe ti dalin zote vendit te tyre.Shume rrespekte. Rrustem Peka.

  • author avatar
    Njo 3 years ago Reply

    Shumë reagim me vënd dhe i duhur.Bota duhet të njihet me kryekriminelet e shtetit dhe t’i pezulloj e deri t’i bllokoj ata gjithandej.Nuk duhet lejuar më që nje regjim komunist diktaturial të përseritet.Kete po e benë Rama & CO të PS.
    Një zonje si Florida ka kurajon te reagoje aq fuqishem per Kryeministrin Kanadaz pa asnjë dyshim sepse ata nuk vrasin nuk denojne per keso lloj letrash te hapura, por i marrin shumë per konsiderate.
    Florida do merr edhe oergjigje ne Kryeministri Kanadez, sepse ata e kanë kultur pune keto qeshtje…

  • author avatar
    ardi 3 years ago Reply

    Vetem keshtu nuk i ndihmohet Shqiperis, Rama nuk shan ne gjuhen e huaj, nese je patriote eja ne vendin tende dhe luftoje Ramen.Kjo zonja thuaja se Kanada nuk i ka perfaqesueset e saje ne Tirane dhe nuk ka informacionet se cka behet atje,.Po si ka mundesi qe te gjithe po ja dhen perkrahjen Rames e kam fjalen nga arena nderkombetare…kjo zonje duhet te stuijoj per veti dhe mos te na e merr ftyren ne arenen nderkombetare….e turpeshme, nese mendojem qe keshtu do ta ndihmojm shqiperin… o milet po ejani ta shajme te gjithe.

  • author avatar
    Xho 3 years ago Reply

    Me vjen keq qe merr persiper te ndotesh dhe ate pak prezantim dinjitoz qe i behet Shqiperise nepermjet Z.Rama neper bote
    Ne perceptimet e tua te shprehura ne leter per ate qe ben Rama ne politiken e dites ne vend jane te gjitha sajesa opozitare
    Z.Rama menaxhoi ne menyre heroike te gjithe situaten post termet!
    Mundi te sjelli ne Shqiperi nje fond te konsiderueshem donacionesh per zhvillimin e vendit .
    Nese ndjehesh ndopak atdhetare na ler te kemi shprese per me.te.miren ne kete vend.
    Ne ketu do te jetojme ne shpresen per nje te neserme.me.te mire kurse ju minimalisht mos u sforconi te fyeni perfaqesuesin e zgjedhur te vendit tend

Komentet

blank

Alibeaj dhe Majko festojnë me strukturat e PS në Londër

Deputeti Enkelejd Alibeaj u fotografua në Londër, teksa feston me kolegët socialistë, por edhe me strukturat e të majtës në këtë qytet.

Në krah të Alibeajt ishte deputeti socialist, ish-kryeministri Pandeli Majko.

Po ashtu të pranishëm në tryezë ishin edhe deputeti tjetër i PS, Lavdrim Krashi, deputeti Kreshnik Çollaku dhe drejtues të PS në diasporë.

Duket se Alibeaj po festonte me socialistët vendimin e tij për të përjashtuar deputetët demokratë nga grupi parlamentar.

Ndërsa socialistët e mbajtën atë kryetar grupi vetëm falë procedurës.syri.net

blank

KARIKATURA- Ky është imazhi simbol i qeverisjes së Ramës në vitin 2022

Mediat britanike njoftojnë sot se numri i atyre që kanë kaluar me gomone përmes Kanalit Anglez i ka kapërcyer 45 mijë persona. Ky është një rekord i frikshëm për vitin 2022.

Më shumë se një e treta e tyre thuhet se janë shqiptarë. Për ironi të fatit, tre dekada më pas, shqiptarët janë rikthyer të jenë njerëz që largohen me gomone nga vendi i tyre.

Mediat angleze raportojnë masivisht se shkak për largimin e shqiptarëve është varfëria, korrupsioni dhe krimi. Por ndërkohë, fajtori kryesor për këtë shpopullim ekstrem, kryeministri Edi Rama, vazhdon të qeverisë i pashqetësuar për këtë eksod historik.

Për të portretizuar më së miri qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në vitin 2022, mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell karikaturën simbol: Gomone ‘Albania’. syri.net

blank

Shpopullimi- Nga Italia në Gjermani: Bebet e para të 2023-it janë shqiptare

Nëse do të kuptosh se sa e rëndë është drama e shpopullimit të Shqipërisë, mjafton të hedhësh një sy te mediat e huaja. Ndërkohë që në Shqipëri, lindjet kanë rënë ndjeshëm, në vendet e mëdha të Bashkimit Europian, fëmijët e parë që kanë lindur për vitin 2023 janë shqiptarë.

Për shembull, mediat lokale në Gjermani raportojnë se fëmija e parë i lindur në qytetin Mannheim është një shqiptare.

Bëhet fjalë për një bebe të quajtur Asia. Mediat thonë se bebja e lezetshme lindi nga prindërit Ishe dhe Fatos Balliu. Një e afërme e familjes tha se bebja erdhi në jetë dy javë më herët. Ajo peshonte 3470 gramë dhe është 51 centimetër.

Por edhe më poshtë, në Itali, një tjetër fëmijë shqiptar ka lindur i pari për vitin 2023.

Në spitalin e Empolit në Itali, fëmija i parë që lindi në 2023 është një fëmijë prindërit e të cilit janë me origjinë shqiptare.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se foshnja me emrin Sole erdhi në jetë në spitalin San Giuseppe në Empoli në ditën e parë të vitit të ri. syri.net

blank

Spekulimi me Diasporën dhe amnistia fiskale e turpit të Diasporës – Nga Arben Manaj

Do duhet të jesh i privuar nga inteligjenca emocionale të mos ndjesh pështjellim dhe spazma vjelljesh nga retorika spekuluese e kryeministrit Rama, që guxon dhe flet për Diasporën, pikërisht njeriu që renditet në top-listën e atyre që e shumëfishuan në mënyrë eksponenciale Diasporën shqiptare.

Rama krijoi në një moment oportun dhe makiavelizmi elektoral Samitin e Diasporës dhe Ministrinë e saj, për ta fshirë nga përbërja e kabinetit të tij në mandatin aktual, ndoshta ngaqë e pa se me ata kundërshtarë që ka, as ata s’kanë “sy për qabe”, për përfshirjen aktive të saj në vendimarrjet politike përmes vullnetit politik në sfidat e ardhshme elektorale. Ose ngaqe ai vetë u gërdit nga përberja e vetëpërzgjedhur e atyre që naivisht besojnë se janë përfaqësues të Diasporës në palo-Këshillin Koordinativ të Diasporës, që ta neverit me komplekset për protagonizëm në ndonjë aktivitet, ku as biletat dhe faturat e hoteleve të sponsorizuara nga qeveria nuk ia vlejnë.

Diaspora shqiptare në masën dërrmuese është jo vetëm pjesa më aktive, më moderne dhe më e afte e kombit, pasi jo vetëm përbën gjysmën e tij, por edhe ka “mëkatin” e mbajtjes happy të një pjese të madhe të familjeve në atdhe me remitancat që dërgon tek të afërmit, të cilët jo pak i kalojne dhe hedhin hallet e tyre edhe tërë ditën mbi një kafe e tre ujë pa gaz, apo edhe duke jetuar shpesh edhe më mirë se mërgimtarët sakrifikues.

Kjo Diasporë mban këtë dhe gjithë qeveritë e deritanishme në pushtet përmes shfryrjes se valvulave sociale, duke penguar shkuarjen deri në palcë të thikës së kostos së jetesës të atyre që më pas shpërdorojnë papërgjegjshmërisht votën për administrata të korruptuara të një vendi të korruptuar deri në qelizën më të vogël të konstitucionit shpirtëror, në këtë atdheun tim të pashkëmbyeshëm.

Dhe nga ky mentalitet, duket se shpirt-qarja zyrtare, ka të bëjë më shumë jo me lehtësimin e jetës së Diasporës së ndershme dhe hallemadhe, sesa për anti-Diasporën që përmes krimit dhe paligjshmërisë na spërkat dinjitetetin me sterkalat e turpit të gjithë, të njomët dhe të thatët.

Nga ana tjetër, me të ardhurat e tyre kriminale mbajnë dhe krijojnë biznese në sektorë si ndërtimi e turizmi, ku qeveria e sotme dështon në mënyre spektakolare në moslejimin e lavatriçezimit të parave të krimit, siç do të bëjë kam frikë edhe me amnistinë fiskale, edhe për qëllime elektorale përmes likuiditetit të pritshëm.

E para, pjestarët e kësaj bote të nëndheshme nuk janë aq të trashë sa të mos e kuptojnë se paratë e tyre me sakrifica, paçka se kriminogjene, do i zbulojnë ata përpara organeve ligjzbatuese dhe kam frikë se nuk do e hanë atë kokërr ulliri. Por edhe ky nuk është karrem i kryeministrit për ekspozimin e tyre. Andaj edhe Britania është ashpërsisht kundër amnisitisë fiskale.

E dyta, Diaspora e ndershme s’ka nevojë për amnisti fiskale për paratë e fituara ligjërisht dhe lehtësisht të vërtetueshme nga shtetet ku jetojnë pjestarët e saj si qytetarë të ndershëm dhe kontribues të ekonomive në këto vende dhe me reputacion të mirë si etni.

Unë për vete absolutisht s’kam nevojë, pasi gjysmën e të ardhurave, a më shumë, e kam nga institucionet ligjzbatuese. Jam si dikur Rama kur deklamonte se “s’ka bir kurve të gjejë paratë e tij në xhepin tim!” Me siguri e thotë edhe sot, do thërrasin idhtarët e tij.

Krim shqiptar ka kudo, ku më shumë, e ku më pak. Aq më tepër në Britani. Mos të fshihemi pas gishtit, por është pjesa derrmuese e shqiptarëve të ndershëm të Diasporës qelibar që po përdoret si “kokë turku” nga politika e këtushme, shprehje që ma vodhi kryeministri ynë, në një akt të mirëfilltë plagjature, 26 orë më vonë pasi e shqiptova në TV tim, dhe e futi në cicerimën e tij si kryeministër.

Ajo që s’po ben ai është krijimi i Diasporës së ligjshme dhe ligjërimit të saj në Perëndim. Ose sepse s’ka fuqi, ose s’ia fërshëllen njeri si i pari i shqiptarëve. Ose me “gomonizimin” e Britanisë kërkon të përfitojë politikisht përmes ndonjë ujdie me homologun e vet britanik në pikë të hallit elektoral.

Në Ditën e Diasporës, shqiptarët e saj duan të dinë çfarë ka bëre ai vetë dhe kjo qeveri në tre mandatet e fundit për ta, sepse çfarë ka bërë Diaspora dihet, ka mbajtur gjallë atë vend, me aq sa ka mundur, edhe kreyministrin në pushtet. Por kjo Diasporë edhe ju injoron, pasi nuk varet nga thasët e miëllit dhe as shqepet me petulla si trimat e Selfo Qorrit në ditën e gjykimit popullor.

Jepuni votën atyre dhe do e shikoni se sa e dobët do jetë politika shqiptare dhe sa shpejt do ndryshojë dhe avancojë, e sa shpejt do dalë nga bataku ku vegjeton stabilokratura shqiptare.

©Arben Manaj – Londër

blank

A janë të gatshëm mjekët nga diaspora të punojnë në Kosovë?

Nadije Ahmeti

Disa mjekë me prejardhje nga Kosova, që punojnë jashtë shtetit, nuk janë të interesuar për punë në Kosovë, edhe pse kanë marrë ftesë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lekë Abdyli, hematolog në një spital në Grac të Austrisë, thotë shkurtimisht për REL-in se nuk do ta ushtronte profesionin e tij në Kosovë.

“Janë shumë arsye, infrastruktura e mjekësisë që është zero, pastaj pagesa dhe përfitimet e tjera”, thotë ai.

Ai nuk tregon se sa paguhet për punën që bën, por në Kosovë paga bruto e një mjeku është 630 euro.

As Shaip Ibishi, specialist i gjinekologjisë në Gëtingen të Gjermanisë, nuk është i mendimit për t’u angazhuar në Kosovë.

“Nuk është në pyetje vetëm paga, por janë edhe kushtet e punës [në Gjermani], mundësia që ofrohet në mjekësi moderne, investimet në aparaturë, teknologji etj.”, thotë Ibishi, i cili ka vite që punon në shtetin e Evropës perëndimore.

Muajin e kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme mjekësore në mesin e mërgatës shqiptare, për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë arsye apo informacion se në çfarë mënyre apo kushtesh do të angazhoheshin ata. Nuk ka treguar as cilat profile të mjekëve i kërkon.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, nga kjo ministri thonë se “aspektet që ndërlidhen me pagën dhe çështje të tjera, do të diskutohen në proces e sipër”.

Sipas tyre, thirrja është bërë për të gjitha fushat e shëndetësisë, por me theks të veçantë në fushat deficitare.

“Fusha deficitare në këtë sistem janë: kardiokirurgjia, mjekimi intensiv, anesteziologjia (ka kuadër, mirëpo nevojat janë më të mëdha), kardiokirurgjia e fëmijëve etj.”, thuhet në deklaratë.

Kosova, prej vitesh, përballet me mungesë mjekësh.

Vetëm gjatë këtij viti, 200 mjekë të profileve të ndryshme kanë braktisur sistemin shëndetësor dhe kanë emigruar kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, thotë për Radion Evropa e Lirë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.

REL, në të kaluarën, ka raportuar për disa raste të këtyre mjekëve specialistë që e kanë lëshuar punën. Si arsye, ata kanë përmendur kushtet jo të mira në punë dhe pagën, sipas tyre, të ulët.

 

Një numër “solid” i mjekëve u përgjigj pozitivisht

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se thirrjes së tyre i është përgjigjur “një numër solid i mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë” nga diaspora, por nuk specifikojnë më shumë.

“Disa nga ta janë profesionistë që punojnë në institucione mjaft kredibile ndërkombëtare”, thonë ata.

Një prej tyre është Liron Pepshi – aktualisht psikiatër në qytetin Bernkastel-Kues të Gjermanisë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se është i gatshëm t’i ndihmojë kolegët në Kosovë, por jo të kthehet përgjithmonë.

Në spitalin ku punon, Pepshi thotë se paga e një psikiatri sillet nga 5.500 deri në 7.500 euro, varësisht nga pozita.

Ai thotë se ka aplikuar në thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë dhe se është në pritje të më shumë informacioneve për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

“Më 15 dhjetor kam pranuar një email nga Ministria e Shëndetësisë, që e kanë pranuar kërkesën time, dhe aty thuhet: ‘planifikojmë të rezervojmë terminët për takimet individuale që mund të jenë virtuale, për të ndarë më shumë detaje me ju’”, tregon Pepshi.

Në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pohojnë se kanë kuadër të mjaftueshëm, por se ka hapësirë edhe për disa.

“Nuk kemi nevojë për shumë, një ose dy psikiatër nga mërgata… gjithsesi do të ishte mirë”, thotë drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci, për Radion Evropa e Lirë.

Sejdiu, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, apelon që të kihen parasysh edhe spitalet rajonale dhe qendrat e mjekësisë familjare.

“…sepse, ka mungesë të hematologëve. Nëse themi se ka në QKUK, në spitale rajonale nuk e di nëse janë një apo dy. Vërehet mungesa e tyre, mungesë ka edhe të gjinekologëve, por kulmi është te mungesa e anesteziologëve”, thotë Sejdiu.

Në mungesë të stafit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj – rreth 50 kilometra larg Prishtinës – i ka vazhduar kontratën një gjinekologu në pension.

Bashkim Nura, ushtrues detyre i drejtorit të kësaj qendre, thotë për REL-in se ky institucion ka nevojë edhe për specialistë të fushave tjera.

Në muajin shtator, REL ka pasur një raport për mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve që kanë shkaktuar krizë.

Në mungesë të mjekëve, por edhe të kushteve adekuate, pritjet për shërbime të caktuara në spitale zgjasin me muaj apo vite.

Në mungesë të personelit, për pacientët e shtrirë në spitale shpesh duhet të kujdesen edhe familjarët.

Për më tepër, qytetarët në Kosovë nuk kanë as sigurime shëndetësore. Vetëm disa mund të jenë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë shërbime të tilla.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar në muajin shtator se ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, përgjegjësitë e të cilit është thënë se do të përfshijnë zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë.

blank

MËRGIMTARË, FLISNI ME FËMIJËT SHQIP, SE VETËM KËSHTU MUND TË RUHET GJUHA E MËMËDHEUT, POR EDHE IDENTITETI YNË KOMBËTAR

Shkruar nga: Martin Marlotaj dhe Fran Gjoka

 

Emigracioni, gjatë gjithë periudhave të historisë, ka qenë dhe është një fenomen tipik social me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria, në këtë aspekt, nuk ka bërë dhe as nuk bën përjashtim. Periudha e vështirë e tranzicionit u shoqërua me një hemoragji të pandalshme të procesit të emigrimit të popullsisë së vendit tonë, sidomos në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikimit arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i fëmijëve në veçanti, krahas anës pozitive, mbart në vetvete edhe rrezikun e një asimilimi gradual të gjuhës sonë shqipe, sidomos tek fëmijët dhe tek rinia shqiptare, që jeton aktualisht në mërgim. Fati i ekzistencës së një kombi përcaktohet, në fund të fundit, nga ruajtja e gjuhës dhe kulturës së tij. Populli i një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe nuk e flet gjuhën e tij amtare, është i destinuar të asimilohet pasi gjuha dhe kultura janë tiparet krtesore që e dallojnë një komb nga një tjetër. Kur njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal, humbet sigurinë dhe në shumë raste bëhet më mosbesues ndaj vetvetes. Është interesant fakti se gjuha shqipe ka një zhdërvjelltësi në të folur, është shumë burrërore dhe mjaft e bukur. Këtë e kanë vënë re edhe mjaft albanologë dhe gjuhtarë të huaj, të cilët thonë se gjuha shqipe jo vetëm ka një tingëllim të veçantë shprehës, por dhe harmoni të gjerë, gjë që i jep një mundësi të madhe shprehëse të dretpërdrejtë dhe thellësisht metaforike. Kjo ndodh jo vetëm se shqipja është vazhdim i ilirishtes, që bën pjesë në grupin e gjuhëve të hershme Indo–Europiane, por dhe se kohët e fundit ajo është pastruar në mënyrë të dukshme nga fjalët e huaja. Është detyrë e rëndësishme e mësuesve dhe prindërve mërgimtarë që t’u mësojnë fëmijëve shqiptarë, kudo që jetojnë, gjuhën e bukur shqipe. Shqiptarë të vërtetë, patriotë dhe atdhetarë dhe mësues të apasionuar ka plot, si ata që dërguan libra, hapën shkolla, hartuan programe. Këtu më vjen në mend një thënie e një mërgimtari me banim në Itali, i cili, kur ra fjala për gjuhën e nënës, më pati thënë: “…Gjuha është elementi kryesor që trgon se ne jemi shqiptarë, kudo që ndodhemi…”. Parë nga ky këndvështrim, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve mërgimtarë, që t’u mësojnë fëmijëve si ta flasin dhe të shkruajnë pandërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë të pastër. Përmes mësimit të mirë të shqipes së folur dhe të shkruar, fëmijet në diasporë do të mbajnë më lehtë lidhjet me vendlindjen dhe në të gjitha viset shqiptare.

blank
Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë i të parëve tanë, “që s’e tret dheu i huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet. Hemoragjia e pasviteve ‘90 të shekullit të kaluar, që ka bërë tashmë të shpërngulen nga atdheu, për një jetë më të mirë, me gjithë familjen, ka detyruar mërgimtarët shqiptarë, këtej dhe matanë kufijve tanë që t’iu përshtaten kërkesave të reja të epokës së globalizimit, ku është bërë i dukshëm rreziku i humbjes së kulturave nacionale pra, edhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuar mësime plotësuese në gjuhën amtare nga mësues patriotë e pasionantë, të cilët, në të shumtën e rasteve, e japin ndihmën e tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave, mund të themi, se përfshijnë hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave kanë dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët lokalë si në qytetet Nju Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo, Athinë etj. Është pozitiv fakti se në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të organizuar, janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse në gjuhën shqipe. Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë të funksionimit të këtyre shkollave si në Zvicër, Gjermani, Suedi, Itali etj., ku funksionojnë shkolla të hapura nga vetë shqiptarët, sidomos nga ata të Kosovës dhe të trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarë. Synimi i këtyre vendeve dhe shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim–lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi të veçantë, në këto shkolla shqipe, u kushtohet veprimtarive të lira jashtë klase, si: puna me librin, funksionimi i bibliotekave, konkurse dhe biseda për librin etj.

blank

Kjo është gjë e mirë, sepse po bëhët edhe ndërgjegjësimi i vetë diasporës për rolin vendimtar që ka shqipja e folur dhe e shkruar për fëmijët, detyrimisht e ruajmë edhe identitetin tonë kombëtar. Vërtetë jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të globalizimit dhe të rejave që po hyjnë në shkencë dhe teknikë, por nuk do të dëshironim kurrë që gjuha jonë e bukur të mos shkruhej e të përdorej nga shqiptarët e të gjithë brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën e Naimit tek nipërit, mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë ata, janë të dukshme. Ata, pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes gjuhës sonë amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo fundjavë me familje kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke të mos fyhemi nëse flasim në mjedise të tilla familjare në gjuhën tonë të bukur. Kushdo që thotë se jemi shqiptarë, por fatkeqësisht nuk din shqip, ai/ajo s’është më shqipëtar, ndodh që kemi dy bashkëshortë shqiptarë fatkeqësisht fëmijëve të tyre nuk ua kanë mësuar gjuhën shqipe, apo kemi raste të tjera që njëri nga prindërit është martuar me të huaj, pësëri gjuhën e nënës duhet ta flasin fëmijët. Ky veprim i prindërve shqiptarë është krejtësisht e patolerueshme.Për shqiptarët mërgimtarë, megjithë përpjekjet e mundimshme për ruajtjen e gjuhës, shqipja po bëhet e largët dhe e huaj për fëmijët e tyre. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes vjen dhe zbehet, por fëmijët duhet të projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten pa harruar gjuhën e mëmëdheut, ashtu siç e ruajtën për qindra shekuj me radhë arbëreshët e Italisë. Prandaj komuniteti prindëror duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes. Në demokracinë gjermane askush nuk gëzon respekt se i cilës kombësie je dhe çfarë kontributi ke dhënë, por në radhë të parë është aftësia në fushën e prodhimit dhe shkollimit, prandaj për ne shqiptarët modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet të pretendohet të gjendet një zgjidhje–mrekulli, por të bëhet ajo që është e mundur, ajo që varet nga ne shqiptarët. Gjithnjë flitet se hapen shkolla në gjuhën shqipe. Kjo është gjë e mirë, sepse bëhët dhe ndërgjegjësimi i vetë diaspores, për rolin vendimtar që ka sot shqipja e folur dhe e shkruar për fëmijet shqiptarë.

Ka vite që  në Shqipëri vazhdon hartimi dhe shpërndarja e një abetareje mbarëkombëtare. Efekti i saj në diasporë e gjetkë po ndihet më së miri, shihet se ka një interesim maksimal për këtë tekst të ri të gjuhës shqipe. U bënë vite që është krijuar këshilli ndërakademik Kosovë–Shqipëri, për një shqipe standarde. Të dy akademitë, duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore ndërmjet hapsirave e vendeve shqipfolëse, synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarde të jetë objekti themelor i brezave të sotëm.
Shpresojmë që Këshilli Ndërakademik do të merret si gjithnjë me vrojtimet dhe vlerësimet e politikave gjuhësore për ta bërë shqipen tonë një gjuhë mbarëkombëtare, sepse emigracioni ndërkombëtar shqiptar është shpërndarë në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjikë, Francë, SHBA, Kanada, Zvicër, Suedi, Austri etj. Janë më shumë se 1/3 e fëmijëve që jetojnë e mësojnë shqip në këto vende.
Me gjithë predispozitën e prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave apo për të hapur klasa për mësimin e gjuhës amtare, ende ka probleme në këto vende. Është emergjente të kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet ndërmerren dhe kërkohet të mendohet nga organet kombëtare të hapen dhe funksionojnë shkolla si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e tjera, ku kërkohen të ngrihen këto shkolla për mësimin e shqipes. Nëse ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme pra, të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të krijuara si pasojë e ndarjeve politiko–administrative, që sjellin jo pak vështirësi në komunikimin kombëtar, atëherë gjuha jonë do të zërë vërtet vend të nderuar mes gjuhëve të tjera europiane. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon veç të tjerave të mbështetet më mirë nga politikat arsimore shtetërore me mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin funskional në sistemin tonë arsimor, por ç’emër t’i vëmë atyre dhjetëra qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm e belbëzojnë gjuhën shqipe, pa lë të njohin historinë, kulturën, gjeografinë dhe traditat e këtij kombi. Kësaj drame duhet t’i jepet fund! Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në emigrim. Ata duhet të jenë më aktivë dhe më krijues në organizimin sa më efektiv të kurseve, shoqatave dhe shkollave për mësimin e gjuhës amtare. Mërgimtarë shqiptarë, flisni me fëmijët shqip në familje, se vetëm kështu mund të ruhet gjuha e mëmëdheut.
Indiferentët, dembelët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën që hapën Rilindësit tanë, historia do t’i dënojë dhe shoqëria njerëzore do të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre. Nga Bostoni i Amerikës, Konica, para shumë vitesh, do të shprehej: “…Erdhi më në fund dhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë! Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd…!”
Vite më parë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës, që u organizua seminari i XII mbarëkombëtar me temë “Për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, ku morën pjesë mjaft gjuhtarë nga trojet shqiptare dhe diaspora, ku u shtrua problemi i përmirësimit të modeleve të mësimdhënies në shkollat shqipe në mërgatë si dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë. Qeveria shqiptare ka vullnetin për të plotësuar detyrimin ndaj fëmijëve të emigrantëve, që ata të mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Gjuha amtare përbën shenjën e parë të identitetit  kombëtar, si e tillë ajo duhet mësuar dhe zhvilluar…”,
Vetëm kështu e mbajmë gjallë gjuhën shqipe tek fëmijët mërgimtarë, duke ngulmuar më shumë se deri tani për të sotmen dhe vetëm kështu shqiptarët do të jenë të denjë për të hyrë në familjen e madhe europiane, duke i shërbyer të ardhmes së brezave të rinj përmes fjalës së bukur shqipe. Mesazhi im do të ishte: “Shqipëtarë, kudo që të jeni, jeni krenarë që flisni shqip, vetëm nëse e ruajmë gjuhën shqipe kudo që jemi, mbetemi përherë shqipëtarë.

blank

Paratë që kanë sjellë emigrantët në Shqipëri në 9-mujor, 1.8 miliardë dollarë ose sa 10% e PBB-së

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet në Europë me normë të lartë të parave që dërgohen nga emigrantët. Për 9 mujorin janar-shtator 2022 në Shqipëri kanë hyrë 1.8 mld dollarë remitanca, sipas Bankës Botërore. Shifra është pothuajse sa ajo e 2008-s, viti me vlerën më të lartë të regjistruar që është dërguar në Shqipëri.

Përveç vlerës, Shqipëria është ndër të parat shtete europiane për vendin që paratë e emigrantëve zënë në PBB-në. Deri në shtator, shuma e remitancave zë pothuajse 10% të Prodhimit Bruto të vendit. I njëjti trend vlen edhe për ekonomitë e tjera në zhvillim ose të varfëra, ku ndonëse shuma e dërguar mund të jetë më e vogël se sa në një ekonomi të zhvilluar, pesha ndaj PBB-së është më e madhe.

Sipas raportit të BB-së, Shqipëria është ndër vendet që ka dhe dërgesat më të shtrenjta, sipas vendit të origjinës. Emigrantët shqiptarë që qëndrojnë në Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar përballen me kosto deri në 10% të shumës së dërguar.

Gjithsesi, pikat e transferimit të parave kanë reduktuar me 2% tarifat e dërgesave me qëllim ndihmën ndaj Ukrainës dhe shmangien e dërgesave informale. Ukraina llogaritet të ketë marrë 18.4 mld dollarë ndihmë nga emigrantët e saj deri në shtator 2022, duke e bërë shtetin europian me vlerën më të madhe. Në botë, vendin e parë sipas vlerës, e zë India, me 100 mld dollarë remitanca. Përqindjen më të madhe ndaj PBB-së, e ka shteti afrikan i Tongas, ku remitancat zënë 50%. Gjatë të njëjtës periudhë ka pasur një trefishim të parave që dilnin nga Rusia drejt vendeve si Armenia ose Gjeorgjia, pasi bizneset po tentojnë të zhvendosen jashtë saj, për shkak të sanksioneve të luftës.

Remitancat në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku BB i quan si burim parësor i të ardhurave nga jashtë, u rritën me rreth 5% në vitin 2022, në 626 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga remitancat në Europë pritet të rriten me 4.2% në vitin 2023, duke arritur në 75 mld dollarë. Rritja e pasigurisë në lidhje me rrjedhën e luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë do të jetë shqetësimi kryesor, i nxitur nga një ngadalësim i parashikuar i aktivitetit ekonomik të Europës Perëndimore në mes të inflacionit të lartë./dita

blank

VIDEO- Me Lambo dhe makina luksi, festa e shqiptarëve bllokon Londrën

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës për të festuar Ditën e Pavarësisë. Sipas Daily Mail, ata ekspozuan makinat e tyre teksa festuan përgjatë natës.

Pamjet video tregojnë se si shqiptarët bllokuan qendrën e Londrs me makinat e tyre, Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover dhe Porsche.

Trafiku kaotik krijoi probleme për policinë, e cila ndërhyri disa herë për të lëvizur makinat. Gazeta shkruan se makinat xhironin gomat, kurse vajzat me rroba tradicionale kërcenin në rrugë.

Daily Mail publikoi edhe pamjet e mëposhtme, kur një Lamborghini bllokoi trafikun në qendër të Londrës. Shqiptarët festuan 110-vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që emigrimi i tyre masiv është një çështje kryesore në politikën angleze.syri.net

blank

Mërgimtarët i dërguan në Kosovë mbi 900 milionë euro për 9 muaj

Bazuar në staristikat e BQK-së, në Kosovë deri në shtator janë dërguar diku 916,2 milionë euro.

Shuma më e madhe e dërgesave në këtë vit është shënuar në muajin gusht, e ku ishin plotë 131.6 milionë euro remitanca, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit ditor.

Por remitencat qenë të mëdha edhe gjatë muajit shtator, duke shënuar rreth 114.2 milionë euro dërgesa parash nga jashtë për në Kosovë.
Krahasuar me vitin e kaluar, pra vitin 2021, shuma e remitancave në këtë vit është rritur për 54,4 milionë euro.

Kjo, pasiqë deri në shtator të vitit 2021 mërgimtarët kishin dërguar rreth 861,8 milionë euro, ndërkohë në të njejtën përiudhë të këtij viti shuma arrit në 916,2 milionë euro.

Sipas raportit më së shumti dërgesa kishte nga Gjermania që përbën 38 për qind, ndërkohë Zvicra 17,9 për qind, më pas SHBA me 8.4 për qind, si dhe Austria me 5,4 për qind.

blank

Shqiptarët mbulojnë me flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill, ish-deputeti i PE: Kjo që po ndodh në Londër është turp!

Shqiptarët kanë mbështjellë më flamurin kuq e zi statujën e Winston Churchill kanë protestuar ditën e djeshme si reagim ndaj deklaratave të Suella Braverman.

Mijëra emigrantë shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westmisterit duke i kërkuar qeverisë respektimin e te drejtave tyre dhe duke thënë se jo të gjithë janë kriminelë.
Shqiptarët marshuan në Urën Westminstër, në Londër duke mbajtur në duar flamurin dhe pankarta.
Ish-deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kritikuar këtë demonstratë duke u shprehur: “Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’.

Ndërsa Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji.

Ajo sugjeroi se vetëm konservatorët ishin ‘seriozë për ndalimin e pushtimit në bregdetin tonë jugor’.
Shqiptarët përbëjnë 12 mijë nga rekord 40 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit.
Këtë javë u zbulua se Home Office deportoi 350 persona në tetor, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.bw

blank

blank

 

blank

“Nuk jemi gangsterë apo hajdutë”- “Daily Mail” në lagjen e shqiptarëve në Londër

Emigrantët shqiptarë kanë qenë në fokus të mediave britanike prej kohësh, teksa ditët e fundit janë kthyer në lajmin kryesor. Nga ana tjetër qeveria e re britanike po kërkon zgjidhje të shpejta për të adresuar kalimet e kanalit dhe përgjigjet ndaj emigrantëve të shumtë.

Një polemikë e kryeministrit Edi Rama, gjithashtu ka ndezur debatet. Së fundmi “DailyMail” ka sjellë një shkrim nga brenda një lagjeje ku shqiptarët janë vendosur në veri të Londrës.

Media ka kontaktuar me drejtues shqiptarë të bizneseve si kafene dhe kompani ndërtimi, por edhe me emigrantë të ardhur me gomone vitin e fundit, të cilët kanë shprehur rezerva për gjuhën raciste dhe etiketimet si kriminelë apo gangsterë.

SHKRIMI I PLOTË
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzuan sot qeverinë se i ka bërë ata “koka turku” për politikën e dështuar të emigracionit të Britanisë – dhe kritikuan pretendimet e Home Office se ata po “luanin” me sistemin për të qëndruar në ishull.

Ata thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar shumë dhe për të paguar taksat – ndërsa këmbëngulin se nuk pretendojnë përfitime dhe nuk janë “gangsterë apo hajdutë”.
Duke folur jashtë një kafeneje në veri të Londrës, burrat shqiptarë pohuan se ishin viktima të racizmit dhe ishin shënjestruar qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi i dobët ligjor i kalimit të emigrantëve në Kanal.

39-vjeçari Ervis Abdullaj, pronar i “01 Café Bar” dhe një nga rreth 150,000 shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, tha në shenjë proteste: “Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon me këtë? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë atje. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë një luftë atje, por nuk është një vend i sigurt”.

Abdullaj, i cili mbërriti në Britani në vitin 2014 përmes mënyrave të ligjshme tha: “Unë nuk kalova ilegalisht në një varkë dhe kam bërë një jetë të mirë për veten time në Britani. Por nëse njerëzit janë të dëshpëruar për të ardhur këtu kështu, atëherë duhet të ketë një arsye të mirë”.

“Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britaninë e Madhe dua të kem një jetë të mirë për veten time. Qeveria britanike thjesht po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj. Nuk është faji ynë që nuk mund të bashkohet dhe të bëjë diçka për krizën e emigrantëve. Kështu që është më e lehtë t’i lidhësh të gjitha me shqiptarët”, shtoi ai.

 

Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe janë akuzuar për kontrabandën e njerëzve dhe kontrollin e pjesëve të mëdha të tregjeve të marijuanës dhe kokainës në vend.

Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi, këmbënguli: “A jemi ne i vetmi komunitet në MB që përfshihemi në kriminalitet dhe trafik droge? Unë nuk mendoj kështu”.

“Kam 25 vjet që jam në Britani dhe nuk e di pse tani shqiptarët fajësohen për gjithçka. Ne jemi një komunitet i vogël në Mbretërinë e Bashkuar, por aktualisht jemi duke u fajësuar për të gjitha problemet e mëdha. Është racizëm për mendimin tim, sepse është më e lehtë për Qeverinë të na fajësojë ne sesa të marrë përgjegjësi”, nënvizoi ai.

Ndërtuesi Ermond Dena, 50 vjeç, i cili ka qenë në Britani për 10 vitet e fundit shtoi: “Shumë komunitete kanë kriminelë dhe tregtarë droge. Pse fokusoheni vetëm te Shqipëria?”.

“Kam vënë re një rritje të numrit të shqiptarëve që vijnë në MB gjatë muajve të fundit, por ka pasur edhe njerëz që kanë ardhur nga vende të tjera”, tha ai.

Shumica e atyre në kafenetë e shqiptarëve të Hendonit kishin qenë në Britani të Madhe për pesë vjet ose më shumë dhe pak e pranuan se kishin ardhur ilegalisht me varka emigrantësh.

Por Esadi, 24 vjeç, i cili donte të jepte vetëm emrin e tij dhe nuk donte të fotografohej, tha: “Kam ardhur vitin e kaluar me një varkë. Pagova një bandë në Shqipëri dhe ata bënë të gjitha rregullimet”.

“Shumë njerëz duan të vijnë sepse jeta në Shqipëri nuk është e lehtë. Është e vështirë të gjesh një punë dhe nëse e ke një të tillë, je me fat që të fitosh 200 £ në muaj. Unë jam duke pritur që kërkesa ime për azil të shqyrtohet dhe jeta nuk është e lehtë në Londër, por është më mirë se të jesh në Shqipëri”.

Shoku i tij, i cili nuk deshi t’i përmendet emri shtoi: “Kam paguar rreth 5000 £, që janë shumë para në Shqipëri. Në Francë ka shqiptarë që kujdesen që të hipësh në varkë. Është e rrezikshme, por ia vlen”.

Ndërtuesi Modi Reci, 42 vjeç tha: “Shumica prej nesh këtu nuk kanë ardhur ilegalisht me varka. Disa nga ata që janë përfshirë në veprimtari kriminale si tregtia e drogës, por është kot të thuash se të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Njerëzit po vijnë këtu nga e gjithë bota, kështu që pse të na zgjidhni ne shqiptarët?”.

Eddie Terziu, 37 vjeç, një ndërtues, me origjinë nga Elbasani, tha për MailOnline: “Kam ardhur në Britaninë e Madhe për punë. Kam ardhur 15 vjet më parë dhe tani është shtëpia ime. Unë kam një grua dhe dy fëmijë, djali im më i vogël ka lindur këtu. Nuk ka punë në Shqipëri. Kështu erdha në Londër. Ishte e vështirë të filloja sepse nuk e dija gjuhën. Por kam punuar shumë dhe tani është shtëpia ime. Ne nuk jemi kriminelë, nuk jemi gangsterë. Ne nuk kërkojmë përfitime. Ne punojmë për paratë tona”.

Eduard Balla, 31 vjeç, tha për MailOnline: “Unë jam murator. Unë nuk shes drogë, nuk kam armë. Unë nuk jam kriminel”.

“Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar katër vjet më parë për të gjetur një jetë më të mirë. Në Londër mund të fitoj deri në 1000 £ në javë. Në Shqipëri nëse je me fat fiton 100 £ në javë. Kështu që kam ardhur në Britani për një jetë më të mirë. Është si një ëndërr për shqiptarët të vijnë në Londër. Ne e dimë nëse punojmë shumë, mund të fitojmë para dhe të jetojmë mirë”, shton ai.

Mbrëmë kryeministri shqiptar Edi Rama dënoi Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’ që e cilësoi ardhjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe me varka të vogla si ‘pushtim’.

Shqiptarë të tjerë treguan se si u ishte dhënë statusi i refugjatit në Britani pasi u larguan nga atdheu i tyre nga frika për jetën e tyre.

Flamur Alla, 50 vjeç, një ndërtues, tha për MailOnline: “Unë jam shqiptar nga Kosova. Kam ardhur si refugjat në vitin 1999 për shkak të luftës me Serbinë. Tani jeta ime është në Britani. Tre fëmijët e mi tani janë të gjithë të rritur. Kam shqiptarë që punojnë për mua në vende në të gjithë Londrën. Ata të gjithë punojnë shumë. Ata nuk kërkojnë asgjë për asgjë”.

blank

Gatoi për Mbretëreshën Elizabeth, kuzhinieri shqiptar tregon emocionet e takimit me monarken

Ismet Shehu, shef kuzhine ka pasur fatin ta takojë mbretëreshën Elizabeth II. Në një lidhje me emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania, Shehu rrëfeu emocionin e veçantë kur u zgjodh për t’i shërbyer ushqimin mbretëreshës.

Përzgjedhja e një shqiptari për të qenë aq pranë mbretëreshës kishte ngjallur edhe zili tek studentët e tjerë të kursit në vitin 2012 kur kishte ndodhur takim i rrallë.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës. Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria jua’. Kisha shumë emocion. Mbaj mend çdo moment të asaj dite, pati edhe zili nga studentë të tjerë pse një shqiptar shkon të shërbejë për mbretëreshën”, tregoi Shehu.


Send this to a friend