VOAL

VOAL

Si u var në litar Nezir Muzhaqi, dokumenti i Gjykatës së Lartë Nga Bedri BLLOSHMI

January 22, 2022
blank

Komentet

blank

BURRNIA KA CAKUN E VET ! – Nga Fritz RADOVANI

blank

ERNEST KOLIQI ISHTE 1 e, VETEM 1 !

 

Shkodrani intelektual Ernest Koliqi u le në Shkodër më 20 maj të vitit 1903. Ishte i biri i Shan Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, nip i Parrucejve pra, me prejardhje nga familje shkodrane shumë në za. I ati ishte prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, të ramë prej sa vitësh në Shkoder.

E kur një nga Veriu mendon me shkrue per Ernest Koliqin, tue dijtë se Ky asht pinjollë i Fisit Cuk Simonit, asht mirë me u mendue tri herë përpara se me njye penden në bojë shkrimi ose me folë një fjalë per Ate.

Ernesti mbas mësimeve të para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, asht dergue nga i ati për me studjue n’ Itali në 1918. Ka studjue në Breshia dhe  në Bergamo, ku fillon e boton poezitë e shkrimet e para italisht. Gjithnjë Ernest Koliqi ishte i lidhun me vendlindjen e vet Shqipni. Duhet theksue se ishte i njohun si personalitet i kulturuem dhe me kontribut Atdhetar.

Kur Italia fashiste pushtoi Shqipninë, ajo nuk u mjaftue me atë siperfaqe toksore që i kishte mbetë Shqipnisë mbas 1913, por zgjanoi pushtimin e vet edhe mbi Trojet tjera që i perkisninë Shqipnisë, tue zgjanue sundimin e saj edhe mbi Tokat Shqiptare ku ishin forcat ushtarake e policore të Mbretnisë jugosllave, e cila gjatë kohës së sundimit mbas vitit 1913 e deri në vitin 1941, nuk kishte lejue me u hapë asnjë shkollë shqipe po, as edhe me qarkullue në ata Troje të pakten një libër në gjuhën shqipe. Kush mësonte ilegalisht gjuhen Shqipe, burgosej e dënohej me shumë vite burg, e zhdukej kso bote.

Në Shtatorin e vitit 1941, asht Ernest Koliqi që perfiton nga momenti që u krijue nder ata Troje Shqiptare dhe, jo vetem, në Kosoven që nuk e njifte fare mundësinë e hapjes së SHKOLLAVE SHQIPE, po edhe në Mal të Zi e Meqedoni, Ai dergoi mbi 200 mësues nga Shqipnia e hapi Shkollat Shqipe.

Hapja e atyne qinda Shkollave Shqipe nga shkollat fillore e deri tek ato të mesmet, me mësues Shqiptarë, asht vepra me madhshtore humanitare dhe Atdhetare e Shkodranit Ernest Koliqi, i cili u mësoi të gjithve me folë dhe me shkrue në Gjuhen Shqipe, deri atë vit krejtësisht e braktisun atje. Pra, ishte një moment vendimtar per njohjen e Gjuhës së Nanës!

 E po mos t’ ishte Shkodrani Ernest Koliqi, ato krahina as sot nuk do të dinin me shkrue as emnin e vet perveç shkronjave cirilike sllave.

Ishte pra, Ernest Koliqi dhe VETEM Ai, Atdhetari i Perjetshem, që hapi mbi ma shumë se 200 Shkolla Shqipe nder Trojet rreth Shqipnisë së 1913.

Nuk due të mohoj ndihmesat e At Gjergj Fishtes, Luigj Gurakuqit, Namik Ressulit, Karlo Gurakuqit dhe të sa atdhetarve tjerë, po Ernest Koliqi ishte dhe mbetet i pari intelektual Shqiptar që vuni në Atdhe bazat e Akademisë së Shkencave të Shqipnisë së sotme. As nuk kam nder mend me hapë asnjë debat me ato që kerkojnë me fshij Emnat e Nderuem të Veriut, per me ju kalue veprat e Tyne, “kujtdo” vetem jo, intelektual prej Shkodret dhe…

E ndonjeni që kerkon me zevendsue Emnin e Ernest Koliqit me Mustafa Krujen e ndonjë tjeter, gabon randë se: Kur Ernest Koliqi dergoi në fillim të Shtatorit 1941, mbi 200 Mësues per hapjen e Shkollave Shqipe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, Mustafa nuk kishte ardhë ende nga Viena e Austrisë. Ai ka ardhë në Shqipni në Dhjetorin e 1941, kur Shkollat ishin të hapuna.

Historia prêt që të korrigjohet, po jo të shemtohet e perçudnohet edhe ma zi se e ka shkallmue “Akademia Antishkencore e Shqipnisë së rilindur”, që me vështirsi merr frymë, në pellgun e fallsifikimeve.

            Melbourne, 19 Maji 2022.

blank

Investigimi i BIRN- Kompanitë e lidhura me zyrtarët e PS që përfituan 660 milionë euro prej tenderave të rindërtimit nga FSHZH e Dritan Agollit

Është ora 12:00 e një dite marsi me diell dhe Evelina Zguro përfiton nga pushimi i drekës për t’i hedhur një sy gropës ku sapo ka nisur të ndërtohet pallati i saj në bashkinë e Vorës – rreth 16 kilometra në perëndim të Tiranës.

Gruaja mban në kokë një kapuç leshi në ngjyrë vishnje dhe ecën me padurim në një rrugë të përbaltur përbri kantierit të rindërtimit. Mes karabinave të betonit nuk duket asnjë tabelë informuese, por Evelina thotë me bindje se e di ku po hidhen themelet e pallatit të saj të ardhshëm.

“Më në fund nisi edhe gropa jonë,” thotë ajo me entuziazëm. “Pa nisur punimet, nuk ishim të sigurtë se vërtet do të na i ndërtonin”.

Evelina Zguro e humbi apartamentin nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pret prej dy vitesh e gjysmë që qeveria shqiptare t’ia zëvendësojë atë. Mijëra familje të tjera në zonat e prekura nga tërmeti ndajnë të njëjtin shqetësim.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vitin 2019, qeveria shqiptare shmangu ligjin e prokurimit publik dhe aplikoi prokurime të kufizuara përmes marrëveshjeje kuadër për programin e rindërtimit, duke i argumentuar me nevojën për të strehuar në një kohë sa më të shpejtë të prekurit nga tërmeti.

Por në vitin e tretë të rindërtimit, procesi nuk ka garantuar as afatet kohore dhe as kontrata të drejta.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizimit të mbi 700 procedurave prokuruese të shpallura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10 bashkitë e prekura tregojnë se përfituesit e mëdhenj të procesit të rindërtimit janë kompani të lidhura me zyrtarë të Partisë Socialiste, fitues të mëparshëm të koncesioneve apo licensave apo kompani me financime të dyshimta.

Në krye të listës qëndron kompania “Kevin Construksion” e zotëruar nga Lavdrim Gjici – vëllai i kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici.

Ekspertët e financave publike në Shqipëri e kritikojnë procedurën e përshpejtuar për tenderat e programit të rindërtimit. Sipas Aranita Brahajt, drejtore ekzekutive e “Open Data Albania”, këto procedura shmangën garën dhe rritën mundësinë për favorizim dhe klientelizëm.

“Ne themi se ka 150 ndërtues të angazhuar, por aty 10-15% janë kompani vërtetë të angazhuara. Nëse i shikon këto kompani, vihet re se janë po ashtu përfituese të licencave, të lejeve të ndërtimit, janë kompani që është vënë në dyshim edhe integriteti i pronarëve të përfolur për afera kriminale,” tha Brahaj.

Administratori i kompanisë “Kevin Construksion”, Lavdrim Gjici, i konsideron të pabaza dyshimet se kompania që ai drejton mund të jetë “përkëdhelur’ me fonde për shkak të influencës politike të vëllait të tij.

“Unë jam njeri i punës, nuk merrem me fjalë,” tha Gjici për BIRN.

“Le të dalë dikush që ofron gjithë këto punime me kaq lekë sa i kam marrë unë përsipër dhe unë jam gati t’i dorëzoj licencën,” shtoi ai.

Tenderat e rindërtimit 

Me një fond të premtuar nga donatorët prej 140 miliardë lekësh [1.15 miliardë euro], programi i rindërtimit u kthye në “vezën e artë” të kompanive të lidhur me ndërtimin, studimin apo projektimin.

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë viteve 2020 dhe 2021 u prokuruan kontrata me fond limit prej gati 80 miliardë lekësh [660 milionë euro] në kuadër të programit të rindërtimit.

Duke u bazuar tek një akt normativ i qeverisë “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e fituesve u bënë përmes marrëveshjeve kuadër – procedura të kufizuara ose mbi kufirin e lartë monetar, që sipas zyrtarëve kanë afate më të shkurtra të pritjes së ofertave.

Nga 127 kontrata të publikuara në vitin 2020, njëqind procedura me fond limit prej 63.4 miliardë lekësh vazhduan procesin drejt finalizimit.

Ndërsa në vitin 2021 u publikuan 145 kontrata, por vetëm 132 prej tyre me fond limit prej 17 miliardë lekësh ishin ende në faza të ndryshme të procesit.

Pavarësisht numrit të madh të kompanive të përfshira, eficensa e kësaj procedure prokuruese ka qenë në kufijtë e zeros.

Sipas një analize të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë vitit 2021 u finalizuan 117 tendera me procedurë të kufizuar, ku ofertat fituese kanë qenë sa 99.3% e fondit limit. Ndërsa në procedurat e kufizuara mbi kufirin e lartë monetar, shteti ka kursyer zero lekë, pasi ofertat fituese kanë zënë 100% të fondit limit.

APP e interpreton përqindjen “në dukje të ulët” të kursimit të fondit limit me mënyrën e përllogaritjes statistikore.

“Marrëveshjet Kuadër shoqërohen me një numër të madh minikontratash, sipas nevojave të autoriteteve kontraktore, ku gjatë minikonkurseve çmimet mund të ulen edhe më shumë. Gjithashtu, theksojmё se jo detyrimisht e gjithё vlera e Marrëveshjes Kuadër ezaurohet,” thekson APP.

Fondet e rindërtimit janë administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10 bashkitë e prekura nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku kryeson Bashkia e Tiranës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se përgjatë dy viteve i janë miratuar 33.3 miliardë lekë, nga të cilat ka disbursuar 55% të vlerës ose 18 miliardë lekë. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për të drejtë informimi.

Për ekspertët e financave publike, procedurat e ndjekura me tenderat e rindërtimit bien ndesh me të drejtat dhe liritë ekonomike si dhe nxitën krijimin e konsorciumeve të dyshimta.

Ekspertët shprehin gjithashtu shqetësimin se këto procedura sollën përjashtimin e kompanive të huaja apo të bizneseve të mesme apo të vogla në fushën e ndërtimit, duke favorizuar kontraktorët e mëdhenj të financave publike.

“Ishte procedurë e kufizuar dhe me afate të vendosura në ligj. Një kompani kishte vetëm 10 ditë kohë që të shfaqe interesin. Kjo do të thotë se u skualifikuan të gjithë kompanitë e huaja, të cilat as dokumentin apostil nuk bënin dot për 10 ditë,” tha Brahaj për BIRN.

“U përjashuan ndërtuesit e mesëm dhe të vegjël, që mund ta ndërtonin shumë mirë një shkollë por nuk mund të konkurojnë në një garë ku janë 15 objekte,” shtoi ajo.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike thotë se procedurat e përshpejtuara nuk e justifikuan qëllimin e tyre dhe se shumica e afateve u shkelën rrugës.

“Nxitimi është i lidhur me interesin, nuk është i lidhur me shërbimin publik, sepse emergjenca nuk zgjat tre vite, aq më tepër që kemi tejkalim të të gjitha afateve,” tha ai për BIRN.

Preçi thekson gjithashtu se në praktikat më të mira, persona me lidhje politike apo me të shkuar kriminale nuk duhet të përfitojnë nga paratë publike. Por ky nuk është sipas tij rasti i programit të rindërtimit.

Fituesit e mëdhenj

Në procesin e rindërtimit llogaritet të jenë përfshirë mbi dyqind kompani, por kompanitë që fituan vëllime të larta pune numërohen me gishtat e dorës.

Kompania e ndërtimit “Kevin Construksion” u themelua në vitin 2006 nga Safet Gjici dhe i kaloi vëllait të tij në vitin 2014, kur Gjici u emërua fillimisht prefekt dhe më pas kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Konsorciumi i udhëhequr nga “Kevin Construksion” dhe me partnerë Company Riviera 2008, Mela dhe Pepa Group, fitoi dy tendera me vlerë 3.7 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e 1420 banesave individuale në zonat e prekura nga tërmeti.

Pavarësisht volumit të madh të punës, “Kevin Construksion” krijoi konsorcium me kompani të tjera dhe fitoi tre tendera të tjerë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Shijakut – duke e çuar vlerën totale më 4.7 miliardë lekë – ose 14% e të gjitha fondeve në dispozicion të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Kevin Construktion” nuk është kompania e vetme e lidhur me zyrtarë të Partisë Socialiste që fitoi tendera nga programi i rindërtimit.

Edhe kompania “Dajti Park 2007” me aksioner Lulëzim Qefalia – vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia ka fituar si pjesë e një konsorciumi tre tendera me vlerë 1.3 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si dhe një tender tjetër prej 545 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës për ndërtime në zonën e Kombinatit.

Në listën e përfituesve të mëdhenj të tenderave të rindërtimit gjenden edhe kompanitë “Ante Group”, “Gjikuria”, “G.P.G Company” apo “Salillari” – tre të fundit kontraktorë gjithashtu të mëdhenj të qeverisë shqiptare.

Konsorciumi i përbërë nga “Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction Co” kanë fituar katër kontrata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh.  “Ante Group” udhëheq gjithashtu bashkime operatorësh që fituan 5 kontrata të tjera nga bashkitë me një vlerë totale prej 1.7 miliardë lekësh.

Kompania “Gjikuria” është gjithashtu mes përfituesve të mëdhenj të programit me pesë kontrata me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe dy kontrata të tjera me bashkitë e Tiranës dhe atë të Kurbinit.

Mbajtësja e koncesionit të rrugës Orikum- Llogara ka fituar në total kontrata me vlerë rreth 2.8 miliardë lekësh.

“G.P.G Company” e Paqsor Buzit – një ndër kontraktorët e shpeshtë të punëve publike në Shqipëri fitoi tendera me vlerë rreth 2.3 miliardë lekë nga programi i Rindërtimit si operator i vetëm apo si konsorcium.

Ndërsa kompania “Salillari” – gjithashtu një kontraktor i madh i punëve publike, ka përfituar tendera me vlerë 1.9 miliardë lekë nga programi i rindërtimit.

Në aktin normativ që rregullon procedurat e programit të rindërtimit, qeveria parashikon skualifikimin e çdo operatori të dënuar me vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale – përfshirë edhe krimet në fushën e narkotikëve.

Megjithatë, kompania “Alesio- 2014” ia doli të fitojë 3 kontrata si bashkim operatorësh dhe dy kontrata të tjera si operator i vetëm me një fond total prej gati 1.5 miliardë lekë.

“Alesio -2014” është në pronësinë e Anton Gjinajt, i arrestuar në prill 2021 nga policia malazeze në përgjigje të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet spanjolle për një dënim të pakryer për trafik droge.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj ka qenë anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Kualifikimi i kompanive si “Alesio-2014” për të fituar nga tenderat e tërmetit e shqetëson Zef Preçin.

“Alessio është kompani që e ka pronarin në burg dhe sipas legjislacionit duhet të ishte jashtë garës,” tha Preçi. “Ti nuk e pengon të bëjë biznes, nuk i mohon lirinë ekonomike, por jo të marrë lekët e taksapaguesve pa u sqaruar situata e tij,” shtoi ai.

Administratori i “Dajti Park 2007”, Lulzim Qefalia mohoi për BIRN që kompania e tij të ishte favorizuar, ndërsa shtoi se përzgjedhja e fituesve ishte bërë në mënyrë elektonike.

“Vëllai im nuk ka pasur asnjë lloj influence. Kemi qenë në konkurrim dhe madje i kemi marrë me humbje,” tha Qefalia.

Administratorja e kompanisë “Alesio-2014” nuk ishte e arritshme për koment, ndërsa kompanitë “Ante Group”, “Gjikuria”, “G.P.G Company” dhe “Salillari” nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Zvarritje e afateve

Më 19 mars, kryeministri Edi Rama publikoi një video nga kantieri i rindërtimit në lagjen “Lugina” në Shijak –e pagëzuar prej tij me emrin e ri “Rilindja”.

“…me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak, ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruante kryeministri.

Megjithatë, premtimi i Ramës duket ende një ëndërr e largët.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tregojnë se punimet kanë ngecur në vendnumëro në Shijak dhe Vorë për shkak të problemeve të hasura me shpronësimet.

Në Shijak janë parashikuar të ndërtohen 21 pallate shtatë katëshe dhe deri në fund të marsit kishin përfunduar punimet në katër prej tyre. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Shijak kanë përfunduar 100 apartamente nga 656 gjithsej, ose vetëm 15.2% e totalit.

Ngjashëm edhe në bashkinë e Vorës kanë përfunduar 70 apartamente nga 405 në total, me vetëm 17.3% të punimeve të realizuara.

FSHZH i shpjegon vonesat në Shijak me ndryshimin disa herë të pozicionimit të pallateve brenda zonës që po zhvillohet, për shkak të shpronësimeve të sheshit të ndërtimit. Ndërsa në bashkinë e Vorës, Fondi tha se kontratat nuk janë bërë ende efektive si rezultat i moslirimit të sheshit të ndërtimit, gjithashtu për shkak të shpronësimeve.

Në Valias – pjesë e bashkisë së Kamzës – BIRN verifikoi se disa pallate ende në fazë karabinaje duhej të kishin përfunduar në tetor 2021, por Fondi mohoi që në këtë kantier të rindërtimit të kishte shkelje të afateve.

Në Valias kanë përfunduar 98 apartamente nga 270 në total dhe parashikohet që punimet të përfundojnë në qershor 2022.

Kompania “Kevin Construksion” nisi ndër të parat punimet për ndërtimin e dy pallateve në Shijak, por punimet kanë ngecur prej kohësh. Administratori Lavdrim Gjici fajëson bashkinë për ngecjen e punimeve.

“Shkak i vonesës së punimeve janë problemet me shpronësimet që ka hasur bashkia në këtë zonë. Ne i kemi dërguar disa herë shkresa Fondit Shqiptar të Zhvillimit për zgjidhjes e kësaj situate,” tha Gjici për BIRN.

Por kryetari i Bashkisë së Shijakut, Enton Arbana u shpreh optimist se pallatet bashkë me infrastrukturën do të përfundojnë brenda muajit korrik.

“Aktualisht kanë mbaruar 4 pallate brenda afateve që ne kishim premtuar, por nuk do të futen banorë në to, pasi duam t’i dorëzojmë të gjithë këto pallate së bashku me infrastrukturën dhe të gjithë ndërhyrjen urbane që është parashikuar në këtë zonë,” tha Arbana.

Shkenca Shkodra punon në një minimarket në Shijak dhe vonesa e punimeve e ka dekurajuar.

“Pallati im është i Gjikurisë – nuk ka përfunduar ende si karabina, sa punë ka të futemi brenda,” tha Shkodra për BIRN. “Të shpresojmë që këtë vit të ri së paku të mund të bëjmë gëzuar në shtëpitë tona,” shtoi ajo.

Brahaj nga “Open Data Albania” është gjithashtu skeptike dhe parashikon se programi i rindërtimit mund të zgjasë në rastin më të mirë deri në pesë vite.

“Ne kemi kontrata që janë bërë në vitin 2020 dhe nuk kanë filluar akoma as në vitin 2022. Ne nuk dimë a nuk kanë qenë projektet gati dhe kontratat gabimisht janë prokuruar më herët, a janë spostuar në një moment, që të mos kishte fushatë zgjedhore…,” tha Brahaj.

“Për fat të keq nuk ka afate se kur do të përfundojë,” shtoi Brahaj.

Por koha është e rëndësishme për Evelina Zguron, e cila po shpreson për ditën kur do të ribëhet me shtëpi.

“Unë këtu jam çdo ditë, sa herë kam kohë të lirë. Mezi pres që të futem në shtëpinë time,” përfundoi Zguro./BIRN

blank

DON ZEF MARKSEN – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 30. Zamak i Flamurit…

blank

 

DON ZEF MARKSEN
(1901 – 1946)

 

                          “Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve,

                                                                           si Meshtár i Fesë së Krishtit”.(1946)

 

Dashunia e Popullit Gjerman per Popullin Shqiptar asht kenë e vjeter dhe, mbi themele të patundëshme as nga vitet dhe as nga luftat. Faktet tregojnë se Ata, gjithnjë kanë mendue dhe punue per të miren e Popullit tonë.

Ardhja e misionarve gjerman atëherë kur Shqipnia nuk kishte as rruga nder zonat ku shkojshin misionarët e huej, pikrisht atje ku Ata mendonin me punue per me i ndryshue jetesen atyne krahinave, tregon sakrificat e tyne të mëdhaja dhe shumë domethanëse per të gjitha kohët. Ndersa tek Ata misionarë që erdhen në Shqipni per sherbimet fetare dhe kulturore, ka dhe dishka ma teper: Në boten tonë primitive edhe pse ishim n’ Europë, s’kishte asnjë siguri jete as pune as per t’ huejtë dhe, as per vetë ne Shqiptarët.

E pra, nder këta kushte pasigurije erdhen në Shqipni Don Alfons Tracki dhe Don Zef Marksen, të cilët e konsideruene Shqipninë e Gjergj Kastriotit pa ma të voglin hezitim “një Atdhe i Dytë i Tyne”!

Don Zef Marksen asht le në Worrigen të Gjermanisë, pranë Këlnit, humbi pa datë, pa gjurmë, në valën e mizorisë komuniste kundër klerit katolik Shqiptar, kur as nuk mund të mendohej se kishte tjeter qendrim per t’ huej. 

Ndermjet këtyne dy kohëve shohim tek Ky misionar një jetë shembullore, e aq të perkushtueme per Fenë e Krishtit, sa me të vertetë kuptohej shumë me vështirsi nga Malësitë tona të vuejtuna nder shekuj. Ai nga Gjermania ka shkue me sherbye per me sjellë Ungjillin në krahinen e vorfen të Matit, dhe kryesisht në Kthellë, tue u mundue me lidhë mbrapambetjen e tyne të një jete shumë të mbyllun, me boten e hapun Europjane Perëndimore. Po mos harroni se ata krahina as, nuk kishin asnjë ide ku shtrihen ata vise. Kjo do të sillte edhe ndryshimin e tyne të jetesës së vorfen, tue mësue mendsinë e të tjerve që ishin shumë ma të zhvilluem dhe të perparuem në jetesë. Dhe, per me ndryshue jeten e vorfen, tue e ba ma të kandëshme dhe të pelqyeme Ai punoi me krijue bindjen se kjo ka vetem një mundësi: Vetem shkollimi!

Rruga e zgjedhun nga Misionari Don Zef Marksen në perhapjen e shkollave në trevat e Matit, një zonë malore e shkëputun nga Bota dhe e harrueme me dashje nga qeveritarët e Shqipnisë, të cilët si sot, e gjithnjë nen urdhnat e komunistave Jugosllav të “Ballkanit hapur”, kerkonin mbrapambetjen dhe errsinen shekullore me e perjetsue edhe disa shekuj të tjerë në Shqipni.

Don Zef Marksen mbas vitit 1945 vazhdon me kenë Meshtar në Durrës, ku në vitin 1946, në moshen 46 vjeçare, Sigurimi i shtetit i ven prangat edhe pse nuk kishte asnjë provë, tue e akuzue si “agjent i Gestapos Gjermane”. Si zakonisht, hetuesia vazhdon perpjekjen e saj me e fajsue edhe pse per Atë Meshtar nuk kishte asnjë dëshmitar kjoftë edhe i rremë, si ngjante shpesh.

Flitet se Gjykata (??) e dënoi dy vjet burg. Po saktësisht nuk dihet! Dihet se një natë vonë dy agjenta sigurimi, shkuen dhe e moren Don Zefin, gjoja pse ishte gjerman dhe, mendonin me e kthye në Gjermani bashkë edhe me dy gjerman të dënuem, që “do të vazhdonin dënimin në Gjermani Lindore”.

Të tre gjermanët së bashku i hypen në një makinë në oborrin e burgut, dhe prej asaj nate të zezë nuk i pau askush ma. Gjatë udhtimit u hap fjala se në një pyll, gjoja i kanë zbritë per nevoja personale dhe, aty Ata kanë tentue me u arratisë. Rojet tue pa veprimin e tyne kanë gjuejtë me armë e i kanë vra.

Si zakonisht: Përrallë komunistash por, me mbret, shkrue nga Dr.P. Pepa.

Vrasja e Tyne jo vetem asht e paarsyeshme, po mbetet edhe misterioze. Kur Don Zef Maksen doli nga biruca e sigurimit, ku nuk do të kthehej kurrma, Ai u pershndet me shokët e burgosun, e Atyne, Ju la porosi që kujtohet sot: “Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve, si Meshtar                                                                      i Fesë së Krishtit”. Pra, Don Zefi ishte i bindun se po shkonte me vdekë!

Ja, bindja e Tij tregon se Misionari i Nderuem Gjerman, e njifte mirë, madje shumë mirë diktaturen sllavokomuniste të terroristave anadollakë, që edhe pse nuk kishin asnjë pikë gjak shqiptarit, në trupin e tyne, u mundonin me u tregue se janë tjera bisha t’ egra, prej atyne perbindshave që njifte shumë mirë me kocka e zhele me yll në ballë, i gjithë Populli i vujtun Shqiptar!

Misionari i Nderuem, kerkonte nga Shqiptarët vetem një Vorr me një Kryq druni. Dij se: Don Zef Marksen Ju kushtue deri në fund jetës së Misionarit: Atdheut të Dytë Shqipnisë dhe, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

            Melbourne, 17 Maji 2022.       

blank

Stamboul (1883)- Si u prit emërimi i Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke ?

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022

 

“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shkollat greke

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.

 

Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.

 

Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.

 

Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke.

blank

Libération për Gjon Milin në 1946: “Fotografi më i madh në botë është në Paris!”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Maj 2022

 

“Libération” ka botuar, të enjten e 26 shtatorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ardhjen e bujshme të Gjon Milit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Fotografi më i madh në botë është në Paris

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin të gjithë: Mili, Gjon Mili, është fotografi më i mirë në planet; 6 East, 23 Rd Street në Nju Jork, ai ka studion më të madhe dhe më moderne në botë.

 

Dhe brenda pak ditësh, të gjithë fotografët e Parisit do të mund të zbulojnë në Galerie du Bac, ku, nën kujdesin e Shërbimeve Inteligjente Franceze në SHBA, do të ekspozojë veprat e tij, një teknikë krejtësisht e panjohur për kontinentin tonë.

 

Mili, i cili mbërriti në Paris pak ditë më parë me 250 kilogramë pajisje për të depërtuar në misteret e Konferencës së Luksemburgut, do t’u shpjegojë me kënaqësi sistemin e tij.

 

— Jeni fotograf prej kohësh ? e pyetëm Gjon Milin që na priti me dashamirësi në zyrat e kolegut tonë të “Life”.

 

— Unë jam inxhinier elektrik.

 

Pikërisht për të mësuar elektricitetin, në fakt, ky shqiptar, pasi kishte mësuar frëngjisht në Bukuresht, shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte ende, në vitin 1939, vetëm një fotograf amator.

 

Gjatë luftës, këshilltar në “Laboratorin e të dhënave teknike – Technical Data Laboratory”, ka punuar veçanërisht në studimin e predhave. Falë sistemit të tij, ai ka bërë të mundur, nëpërmjet studimit të kujdesshëm të lëvizjeve të ecjes, përmirësimin e mëtejshëm të këmbëve të artikuluara ortopedike.

 

I vetmi fotograf zyrtar i Konferencës së San Franciskos, ai thjesht, pa blicet e llambave të tij që t’i shqetësonin debatet e tyre, fotografoi të gjithë të mëdhenjtë e kësaj bote. Në Luksemburg pajisjet e tij kanë bërë bujë dhe ai ende nuk ka marrë të gjitha lehtësitë që dëshironte. Kështu ai vërtitet rreth Montmartrit (Montmartre). Bretanja (Bretagne) dhe Pirenejet (Pyrénées) e tundojnë.

 

Ai kërkon një studio në Paris dhe nëse e gjen do të kthehet çdo vit :

 

— Ka kaq shumë gjëra të ëmbla në Francë sa mund të bësh gjëra të mira atje.

 

Teknika e tij? Ju thashë, ai është një inxhinier elektrik.

 

Rezultatet ? Për sa i përket rezultateve: nuk dimë dëshmitar më të mirë se këto tri foto, me firmën e Milit, dhe që jemi të parët në shtypin francez që i publikojmë.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto 1 : Gjon Mili arriti, në një pamje të vetme, të kapte lëvizjen me aq saktësi sa kinemaja. Gjestet e kësaj vajze të vogël duke kërcyer me litar e mbajnë (tërheqin) vëmendjen si një vepër arti.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto 2 : Vini re pozën e këmbës së djathtë të njeriut që shihet përballë; syri juaj përfundon lëvizjen e nisur.

 

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto 3 : Sapo i është hedhur një gotë ujë në fytyrë kësaj gruaje; ne tundohemi ta ndihmojmë të fshihet

 

blank

Libération (1946)- Gjon Mili sipas Jean-Paul Sartre

Jean-Paul Sartre në shtëpinë e tij në Paris (1946) – Foto : Gjon Mili

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2022

 

“Libération” ka botuar, të premten e 11 tetorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e Gjon Milit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Fotografia, vepër arti

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Galerie du Bac, Jean-Paul Sartre e prezanton Gjon Millin me këto fjalë : “Ai ka kokën e një antengrënësi, një hundë që do të nuhasë botën shumë përpara tij, për të besuar se ai do ta zhysë papritur në një fole milingonash.”

 

Është e padiskutueshme që Mili, artist nga Nju Jorku, dëshmon se fotografia mund të jetë një art i madh.

 

Duke montuar figura kërcimtarësh, duke treguar një vajzë të vogël duke kërcyer me litar në disa aspekte (foton e së cilës lexuesit tanë e patën ekskluzive), ai dëshmon se sa e madhe është dhuntia e tij për analizën plastike.

 

Pasi ka fotografuar të gjithë anëtarët e Konferencës së San Franciskos, ja ku është në Paris. Gjithçka e intereson. A nuk e ka shprehur tashmë sharmin e rrënuar të oborrit ngjitur me studion e skulpturës së Zadkine?

 

— Do të doja të jetoja në Paris katër muaj në vit, na thotë Gjon Mili. Por si mund të gjesh një strehë këtu ?

blank

Gazzetta di Venezia (1919)- Shkresa e djemve të Ismail Qemalit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre

Baroni Sidney Costantino Sonnino (1847 – 1922)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Maj 2022

 

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të shtunën e 15 shkurtit 1919, në faqen n°2, shkresën e djemve të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Djemtë e Ismail Qemalit — Sonnino-s

blank

Burimi : Gazzetta di Venezia, e shtunë, 15 shkurt 1919, f.2

Vlorë, 14 shkurt.

 

Djemtë e Ismail Qemalit i dërguan ministrit të Punëve të Jashtme Sonnino shkresën e mëposhtme :

 

Në këto rrethana të dhimbshme, mirënjohja jonë e përjetshme ndaj kombit të madh fisnik italian dhe qeverisë së tij mbretërore, për pritjen e rezervuar dhe nderimet e bëra ndaj trupit të babait tonë të dashur, është aq e madhe dhe e paharrueshme, se është detyrë për ne, fëmijët e tij, t’i lutemi që të pranojë falënderimet tona të përzemërta dhe të besojë përgjithmonë, si të gjithë shqiptarët e vërtetë, miqtë e tij besnikë dhe të përjetshëm që i urojnë mbarësi, duke pasur sigurinë se me të do të sigurohet prosperiteti i Shqipërisë. — Nënshkruar : Et’hem, Qazim, Qamil, Vlora.

blank

DON NIKOLL GAZULLI – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 28. Zamak i Flamurit…

blank

(1895 – 1946)

 

Pesha e randë e gurit shpesh ban që, mbasi mbulohet me pluhun, me kohë dhe dalngadalë, shiu, era, fortuna e përmbytjet e zhysin në baltë.

Për shumë kohë këta gurë mbahen mend si shenja drejtimi rruge, pushimi shtegtarësh ose ngjarjesh të mëdha historike. Ndonjëherë, këta ishin edhe skuta prite. Me kohë këta gurë edhe lëvizin e zhduken.

Ndër malet tona nuk ka gurë të tjerë të daltuem veç ndër vorre e aty këtu në prakun apo shkallat e ndonjë Kishe apo kulle të vjetër. Shumë prej tyne janë shembë e prrojet e “pabesa” i kanë marrë me vete dhe i kanë tretë e derdhë ndër zgavrrat e errta të historisë.

Shumë prej atyne gurëve të daltuem me aq kujdes dikur, sot janë ende të mbuluem me dhé e trungje pemësh të kalbuna, shpesh nën kambët tona, që, padashje, shkojmë tue i zhytë edhe ma thellë në tokë dhe, me kohë, tue i vorrosë ndoshta përgjithmonë. E pra, nuk janë aq pak sa kujtojnë disa.

Kujtoj një udhtim në kambë nga Vrithi në drejtim të një fshati të quejtun Vuçë. Shpesh ka ngja që dijetarët kanë gërmue dhe mbasi kanë gjetë një shenjë jete, janë përqendrue aty e, mbas sa kohe, kanë nxjerrë në dritë një vepër me të cilën janë ba të pavdekshëm.

I tillë ishte për ne edhe At Shtjefën Gjeçovi, që, me lotoret e Tija shekullore, përjetësoi në parathanje tek “Kanuni i Lekë Dukagjinit” edhe Faik Konicën e madh. Shumë vite ma vonë, kur pata lexue për ngjarjet e ndodhuna ndër ata vise aq të bukra e aq krenare në kohën e ramjes së tyne, nën atë dhunë të shfrenueme e të pashpirtë të komunistëve, pata mendue me vete: Si asht e mujtun me kenë aq e pamëshirëshme historia, që mbrenda pak viteve, mbas vitit 1944, arrijti me shpërba edhe karakterin e pathyeshëm të atyne “gurëve” shekullorë, që nuk i pat thye as sllavi e as turku?!

Njeriu që më ka shtye me gërmue edhe mue ndër ata prroska apo zallishta prrojesh, mbas të cilave, tue ecë ndër gjurmët e ujqëve, njeriu ndodhet përballë një shpelle, e aty ende sot gurtë vazhdojnë me lotue gjak Martirësh.   

Ishin po Malet e fushat e gjithë Shqipnisë Martire kapë flakë.

Shqiptarët që ikën e morën malet, ishin të ndjekun nga bishat e terbueme e të quejtunit “bijtë e Stalinit jemi ne!”, të pangopun me gjak.

Ishin pikrisht Ata Atdhetarë që nuk duronin një pushtim tjetër të ri!

Ishin po bash pyjet e saj të zemrueme, që lëkundeshin e rrëzonin landë lisi e pishe ditë e natë, tue thye Fidanat e selvijave t’ Asaj Shqipnie së Re e tue i rroposë përdhe shka merr me Kelmend, Dukagjin, Pukë e deri thellë në Mirditën e Mark Gjon Markagjonit, që edhe Ai pranoi plumbin e “shokut të vet” maparë se, t’ plangprishësve komunistë antishqiptarë!

Ndoshta, e me siguri, janë dafinat e Atdheut që bijnë atë ditë mbi gropat e humnerat ku kalben Ata Burra, e Ata guxuen e bane vdekjen si me le!

Këtu mendja nuk mundet me depertue ma thellë, se ndër rrajtë e larit që ndër shekuj thuri kunora lavdije për Shqiptarët e vet besnikë. E nën gjethët e atij lari, që s’njohu mort, asht prap një tjeter Vigan që vazhdon me kenë i humbun e i tretun ende nën gurë nder shpella shekullore t’ atyne Maleve!

Asht prap një tjetër histori e pashkrueme ndër letra të prarueme!

Asht prap një tjetër Burrë që as Ai nuk ka vdekë.

Asht prap një tjetër Shqiptar që daltoi shkronja mbi këta gurë!

Asht prap një tjetër “gurë” që rritej e rritej e bahej sa një shkamb!

Asht prap një dorë që u tregoi Malësorëve tanë “Hyllin e Dritës”.

Asht prap një gisht drejtue nga “ylli i kuq” robnues i Moskovit!

Asht prap një gjuhë shpatë që i grishi Alpet në beteja nderi, e Lirije!

Asht prap një kambë e zdathun zadrimori që mori malet!

Asht prap një “gjuhë Shqipjet” që u këndoi Atyne Bjeshkëve Arbnore.

Asht prap një Ushtar i Krishtit që ruen në gjoksin e Tij Flamurin e Gjergj Kastriotit, “Mbrojtësit të Krishtenimit”, të lamë me Gjakun e vet të Shejtë në Elterin e Atdheut, mbi të cilin asht Betue atë ditë kur Ai asht Shugurue Meshtar Shqiptar. Asht po, aty, Don Nikollë Gazulli! E, edhe guri topitet e fillon me u thermue kur ndigjon përsëri këte mbiemen të salvuem ndër shekuj për fatin e Lirinë e Atdheut të cilin e deshti aq shumë!

E, edhe orët e zanat e At Fishtës së Madh, mbas ramjes së diellit, aty kah e vona, tue zhgulë flokët, do të pyesnin me zanin e tyne të marrun në vajë:

E çka do Ky Burrë me veladon ndër ata Male të përgjakuna?

Vepra e Tij e pavdekshme difton kush asht Ky mbasardhës i Gazullorëve.

Që, pa i shkrepë qerpiku, njëditë guxoi me shkelë ndër gjurmët e sandaleve të At Shtjefën Gjeçovit.

 

GERMONI  THËMELIN..!

Gurë të shkapërndamë andej e këndej i mblodhën në një fushë.

Disa shekuj ma parë ishin vue disa themele në këte tokë të bekueme!

Shqiptari i shkretë, në dheun e vet gjithë jetën, tue u mundue me vue një cak e me jetue me djersen e ballit qyshë se ka lé. Atë ditë porsa fillon me shqiptue fjalën “Nanë”, të duket se kushedi sa shkollë ka ba.

I prirun gjithmonë prej natyre nga ditunia. Çobani ma i tretuni në kullotat pa rrugë e shtigje të bjeshkve, dinte me këndue “Lahuten” e, i binte asaj me aq dëshirë e pasion, sa të dukeshin se janë krijue njëherit.

Ndër ato ograja të bukra të Zadrimës pat zanafillen edhe fisi i njohun i Gazullorëve tonë të vjetër. Të vjetër sa “Formula e Pagëzimit”, që njihet njëheri me një nga të parët dijetarë shqiptar, Don Gjon Gazullin. Edhe Ai një Meshtar i dijtun, si Imzot Pali i Ejllorëve tonë.

Në të parët Gazullorë që kam njohtë në vitët 1957 – 58 kur kam punue në Kabinetin Pedagogjik të Shkodrës si disenjator, asht kenë një nga pinjollët e kësaj familje të vjetër, mësuesi Simon Gazulli, i cili aso kohe shërbente ndër fshatra të Shkodrës. Jam njohë me Te nga mësuesi dhe miku im i shtrejtë Sandër Troshani, që kur na prezentoi, më tha: “Ky asht një mësues që nuk i len gja mangut biografisë tande, e besoj, se keni me kenë miq, se të dy keni pasë në rrethin tuej klerikë ‘reaksionarë!” Në atë moment na u qeshëm, por me të vertetë u bame miq të përjetshem me Simonin nga i cili, ruej në kujtesën teme buzqeshjen e Tij të pastër dhe joshëse, me të cilen mujshe me kuptue Shpirtin e tij të formuem dhe të edukuem, në ambjentin e shumë akademistëve të përkryem të Gazullorëve të vjeter.

Shumë pak kemi bisedue atëherë për paraardhësit e nderuem të Atij Fisi, që gjithnjë rrinë tue gërvishtë e tue lanë njolla gjaku të forta e të pashlyeshme ndër fletët e lavdishme të Historisë së Shqipnisë, e cila edhe pse ka disa fletë të shkrueme me gjakun e Atyne Martirëve të njohtun të Gazullorëve,  prap edhe sot vazhdon me mbajtë fletët e ngjituna e të palexueshme prej ma shumë se 75 vjetësh, nga gjaku i Tyne i ngrimë e shpesh, të xanun njak nga dora e dhunuesit të pabesë që i perkasin t’ ashtuquejtunes “Akademi”.

E pse? – “Ata gabuen..!” E deshtën me Shpirt Shqipninë!

Ishin pikërisht ato armë që rrenuen e zhbinë me rrajë themelet e qytetnimit jo vetëm në Moskë e Petrograd rus, por morën mbarë vendet Baltike e u shtrinë ndër të gjitha shtetet e zhvillueme të Europës Lindore, tue i ra e shkallmue si mos ma keq, deri tek Shqipnia e Gjergj Kastriotit, që u ba plaçkë e sllavëve kolonizatorë marksistë-leninistë, barbarë e grabitçarë tokash të cilët, nuk patën të ngimë tue i vra e pre deri në ditët ma të vona.

Shqiptarët e porsadalun nga robnia e osmanllijve, në dukje ishin një nga vendet ma të pazhvillueme të Europës, po realiteti nuk asht ai që komshijtë tonë janë mundue me na paraqitë para të tjerëve, ma fort për qellimet e veta grabitçare, sesa na ishim të atillë.

Kjo mund të vërtetohet me një fakt që sot asht i njohun botnisht.

Si mundet me ndodhë që Ajo Shqipni e mbrapambetun dhe e “pazonja” me u qeverisë vetë, në vitin 1924 formoi Qeverinë Demokratike Shqiptare?

Duhet ndalue në këte pikë dhe me kërkue kush ishin Ata, që në ato rrethana e kushte të Asaj Shqipnie të mbrapambetun, na i dolën për zot zhvillimit politik modern dhe, me guxim të panjohun deri atëherë, kanë arrijtë në një kohë rekord me punue për liritë dhe të drejtat e njeriut, tue mos i lanë asgja mangut vendeve të zhvillueme të Europës? Një brez i tanë intelektualësh, të përgatitun ndër universitetet ma të zhvillueme e të përparueme Europiane, ishte pikrisht ai që vuni themelet e shtetit tonë.

Asht e vërtetë se Shkodra para vitit 1900 pat vetem dy shkolla europiane të plota, ate të jezuitëve dhe ate të françeskanëve, por përgatitja e kuadrit intelektual laik e fetar, nuk i la asgja mangut asnjenit prej shteteve ma të zhvillueme Europjane Perëndimore.

Ndërsa, po të analizojmë Klerin Katolik Shqiptar, Ai asht i papërsëritshëm.

Kësaj fidanishte i përkasin në disa brezni edhe Gazullorët.

Tue ju referue studjuesit të Atij trolli, Danielit, vërejmë se nga shek. XV njihet Gjon Gàzulli i madh, astronomi, dhe mbas tij Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikës së Raguzës në vitet 1452-1459, që asht edhe Rektor i Shkollave të asaj Republikë. Mbas tij vjen Doktori i Filozofisë Imzot Ndue Gàzulli, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1783). Në shek. XVII asht njohë Abati i Mirditës Don Ndre Gazulli. Ndërsa Andrea Gàzulli ishte komandant i Forcave të Veriut pranë Ali Pashë Tepelenës, deri me sulmin të tij barbar mbi Kardhiq. Pra, në pak rreshta, këta ishin gurtë e parë të themelit të Tyne. Asht për t’u theksue se deri në vitin 1944, me ardhjen në pushtet të komunistëve, Gazullorët kanë pasë gjithmonë një pinjoll të familjes së tyne të talentuem, që edhe do të shkonte për studime jashtë Shqipnisë.

Po të kësaj plejadë të fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, ishin tre vëllaznit Gazulli njëherësh, Gjoni (1893 – 1927), Nikolla (1895 – 1946) dhe Stefani (1896 – 1964), të cilët, jo vetëm që kanë studjue ndër universitete të hueja europiane, po edhe u dalluen qysh atje si gjenialitete në fusha të ndryshme të dijes.

Ndoshta pa u kujtue asnjëherë, ndodhë që një “ngjyrë” ngacmon aq shumë trunin e njeriut, sa për vite të tana ajo mbetë si njollë aty. Ishte një vorr fare i thjeshtë çimentoje, i ngjyrosun me gelqere, pranë një selvije në krahun e djathtë, në të hyme në Fushen e Rrëmajit. Aty ishte gjithmonë një qiri i djegun dhe i shkuem rrëkajë ose i porsa ndezun, që nuk fikej as nga era as nga shiu, derisa u mbaronte së djeguni.

Ditën e të Shuemëve, ai vorr i thjeshtë ishte qendër pelegrinazhi i sa e sa vizitorëve, që vinin ndër ato vorreza nga të katër anët.

Nana më pat tregue se ai asht vorri i një Prifti, që ka pasë varë disa vite ma parë Ahmet Zogu. Më dukej një çudi e madhe sesi një njeri i quejtun “shqiptar” me mbërrijtë deri aty, sa me varë në litar “një Prift”!

Shqipnia asht e mbushun me “mozaikë” të të gjitha kohëve ku, fatkeqsisht, ndër këto vepra të lyme me bojë të bardhë, ku përveç një Shpirti që kishin të tillë këta njerëz, gjithkah dominonte ngjyra e zezë e aq e zezë, sa vetë jeta e të gjithë Atdhetarëve Shqiptarë që ka kalbë kjo tokë.

Ajo që asht e pafalshme per brezat e rij, mbetet indiferentizmi ndaj disa prej Këtyne personaliteteve që nuk i vijnë kurrma Shqipnisë!

E shpesh, po të njajtin fat kanë pasë mbrenda një fisi disa vetë njeni mbas tjetrit! Pa u largue nga ky Fis i nderuem, do të ndalohem pak çaste me njenin prej figurave ma të mëdha të shkencës së Gjuhës Shqipe:

Don Nikollë Gazulli asht vëllaj i dytë i Don Gjonit. Dy vjet ma i ri, pra asht le me 15 Qershor 1895. Vazhdoi njëherësh me vllanë Gjonin shkollën fillore në fshatin e vet, në Dajçin e Zadrimës, e porsa hapun në vitin 1902.

Shkollën e mesme e vazhduen në Shkodër dhe mandej të naltën në Austri.

Don Nikolli ishte në Grac dhe Insbruk ku studjoi për teologji, por tue kenë i pasionuem për gjuhësi, kreu aty edhe për gjuhësi e mbet mik i dalluem ndër studentat e albanologut të njohun dhe të shquem Norbert Jokel, me të cilin vazhdoi me kenë edhe bashkpunëtor e studjues i Shqipes.

Fenë me Atdhe e lidhë Gjuha. Gjuhësia asht vepra me të cilen Don Nikolli do të daltojnë shpirtin e trazuem të Maleve, dhe asht ajo penë që nuk do të qendrojnë asnjë minut e thame mbi tavolinën e Tij.

Erdhi në Atdhe dhe mori rrugët e Malësisë së Rrjollit dhe të Shkrelit, ku njëheresh ishte me detyrën fetare, filloi me germue thesarin e madh të gjuhës sonë, me fjalët e rralla të atyne krahinave, me toponomastikë e onomastikë, tue mos i veçue kurrë nga etnografia i mbështetun në gjurmët historike dhe gjeografike të malësive tona. Porsa fillon me u pa në revistat e kohës puna fillestare e tij në lamën e gjuhësisë, u kuptue se nuk asht një hop rinor i Don Nikollit pasioni i tij, por asht një gurrë e vertetë që nuk shuhet kurrë e një gjenialiteti që po shpërthente si vullkan dijet e shkencet nga ata burime të pashterrshme të prrojeve që, me doren e vet i bashkoi në një lum të madh të fuqishem burimi të pavdekshem të shkencës së Gjuhës Shqipe. Asht ajo gjuhë që nuk e len Don Nikollin me u ba plaçkë e anmikut ma të madh të shqiptarëve, plaçkë e shovenistëve sllavë, që po lëshonin rrajë me veglat e veta mu në krye të shtetit shqiptar, të ardhun nga Beogradi dhe me shpatën e çveshun të padijes, filloi me ba edhe flijimet e para me vllajn e madh të Don Nikollit, Don Gjonin e Gazullorëve, tue e varë në litar.

Në kryengritjen e Veriut në 1926, arrestohet edhe ky me të tjerë klerikë dhe dënohet 101 vjet burg të përjetshëm. E çojnë në burgun e Kalasë së Gjinokastrës, “historia” e të cilit do të vahdojnë edhe me kohën e vonë ku, mbas ndërhymjes së përsonalitetëve ma të njohuna të kohës, Joklit, Viktor Eftimiut dhe Asdrenit etj., mbas katër vjetësh e lirojnë.

Dijetari Don Nikoll Gazulli asht njohës i gjuhëve të latinishtes, greqishtes, gjermanishtës, frengjishtes, italishtes dhe sllavishtes, gjuhë me të cilat i la shkences sonë të gjuhësisë veprat e pavdekshme të vetat, shumë prej të cilave na fillojmë me i pa në revisten “Hylli i Dritës”, prodhimet e një truni të rrallë, që në pak vite të jetës la vepra madhështore. Duhet theksue se “Gojëdhanat” që Ai ka mbledhë janë labirintet e panjohuna të burimeve historike, që na sot sikur të gjurmojmë vetem ato, kemi aq shumë fakte historike sa pak popuj mund të maten me ne në fushen e historisë së vjetër shqiptare. Me një durim dhe mjeshtri lidhë mitologjinë me etnografinë tue i vue me dorën e vet në hartat e vjetra dhe tue i lanë shkencës edhe një burim tjeter të vyeshem të atyne fakteve historike që, bota përrreth nesh asht kenë mundue atëherë e sot me i shue, me i fshi, tue përdorë mjetet ma të dhunëshme dhe të panjohunat e kohës primitive mbi trupat dhe mendjet e dijtuna të një populli, që u punue në shekuj për zhdukjen e Tij dhe, të kulturës disa mijavjeçare të vorrosun ndër trojet e qytetet tona historike.

Kombi Shqiptar asht burim visaresh dhe, janë pikrisht ata visare që u grumbulluen në vëllimet e vlefëshme të shkencës, “Visaret e Kombit”, mbi të cilat dijetarët tonë kanë lanë pasuninë e tyne mendore, shpirtnore e Atdhetare. Aty edhe Don Nikoll Gazulli la Vëllimin XI të “Visareve të Kombit” dhe “Fjalorin e Ri”, si dhe “Fjalori toponimostik”, botue pjesë pjesë ma vonë në vitet 1939 – 1943 në revisten “Hylli i Dritës”, revista ma me vlerë shkencore e letrare e themelueme nga At Fishta.

Janë ato vepra ku autori Don Nikoll Gazulli ka vue themelet e tij në fushen e leksikografisë krahinore dhe onomastikës. Ashtu si të gjithë dijetarët klerikë, edhe Don Nikolli në këto dy vepra të kulturës sonë kombëtare tregon, siç e thekson edhe pasardhësi i Tyne: “Nivelin e naltë shkencor, ku duket dora e një dijatari të mirfilltë, metodologjia e hartimit, objektiviteti i landës gjuhësore, ekuilibri në përzgjedhje, dhe sidomos shpjegimi analitik i landës.” “Fjalorthi ngërthen mbi 5.000 fjalë të rralla të shtrime në 524 faqe. Çdo za asht shoqnue me shpjegim kuptimor, sinonimor – kur ka kenë rasti – etimologjik, e krahasue jo rrallë edhe me përkatëset në gjuhë të tjera dhe, sidomos në gjermanisht dhe italisht.”

E të mendojsh: këto fjalë të rralla të mbledhuna nga Gazulli ndër Malet tona, fjalë të mirëfillta shqipe, që nuk u përfshinë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 1982! Sigurisht, sëpse “dijetarët” e sotëm as nuk i kuptojnë.

Veçanarisht me vlerë janë shpjegimet kuptimore të fjalëve me ndryshimet që ato kanë pësue në rrjedhë të shekujve.

Vepra e parë e këtij lloji në gjuhën tonë e Don Nikoll Gazullit, asht vepër që e ban Ate themelues të leksikografisë onomastike. Po a e di kush këte edhe nëse ai dikush, ka përfundue Universitetin e Tiranës?

Atdhetarët e vertetë nuk studjohen në shkollat tona “socialiste” apo si thirren tashti “demokratike”. Ndër katedrat e tyne nuk ka mbetë asnjë vend për dijetarët që jetën e tyne ia kushtuen lirisë së Atdheut e dijes!

Kleri Katolik Shqiptar, aq sa ishte antikomunist, ishte edhe antifashist e antinazist, sepse doktrina e Krishtenë, me të cilen ishin paisë dhe mishnue Ata, nuk pajtohet me diktaturat, të cilitdo lloji e vendi kjofshin ato.

E nga ky kler “reaksionar” ishte edhe Don Nikolli. Ditën e Pashkëve, me 9 Prill 1939, në Kishë të Rrjollit, gjatë predikimit të Tij, Ai iu drejtue gjithë besimtarëve: “Mos i lëshoni armët! Këta, skotë e mbrapshtë si janë, duen me na shkombëtarizue! Prandej, si dikur bijtë e Kastriotit, t’i bajmë ballë pushtimit fashist!”

Dom Nikollë Gàzulli, ato fjalë ua përsëriti edhe Malësorëve të Shkrelit në vitin 1945, kur Shqipnia po kthehej në një republikë të shtatë jugosllave: “Lirinë e fitueme me gjak, këta duen me e lëshue  pa gjak në dorë të shkjaut në emën të idelogjisë së tyne çnjerëzore komuniste!

Pra, o burra, armët për syni!”

Don Nikoll Gazullin e vranë me 2 shkurt 1946.

Nga dorshkrimi “Kujtime” për At Konrrad Gjolaj OFM. 1996, unë kam shkëputë një fragment kur ishe tue daktilografue librin “Çinarët”, dhe At Konrradi po më shpjegonte sesi jugosllavët kishin sjellë nga Jugosllavia një diversant aso kohe, me vra Kapiten Gjergj Vaten (me pseudonim Cukali) i dalun në mal.

Ai më tha se: “Po kështu kanë veprue jugosllavët edhe me Don Nikollë Gazullin. Don Nikolli asht kenë një nga klerikët ma të prëgatitun për nga kultura dhe bashkpuntor i “Hyllit të Dritës”. Ai ka vue theksin mbi shumë krahina shqiptare, që nga dhuna sllave kanë pasë fillue me u kthye në ortodoksë dhe me ndrrue edhe gjuhën. Shkruente me fakte e dokumenta për kenjen e tyne  nga ana autoktone Fise Shqiptare.

Aso kohe pra, në vitet 1944 – 46, në ato zona të Malësisë, ishin edhe Don Aleksander Sirdani, Don Pjeter Çuni (shumëi ri, por shpresdhanës), që njiheshin si studjues të atyne krahinave dhe që ishin ba shumë të njohun për nga ana historike dhe kryesisht për njohje të folklorit, dokeve dhe zakoneve të Malësisë sonë.

Një ditë, aty nga janari i 1946, vjen në Kuvendin e Fretenve të Gjuhadolit një malësuer dhe kërkon për “një fjalë” At Konrradin. Kishte dalë dhe po ecshin në oborrin para Kuvendit. Mbasi i kishte tregue se asht i lidhun me “njerëzit e malit” (kështu thirreshin ata që ishin ndër shpella), i kishte tregue se vijnë e futen shpesh ndër ato zona edhe disa oficera jugosllavë, në kerkim të malësorëve të anës së tyne nga Mali i Zi, që janë bashkue me malësorët tonë ndër shpella. Ai i kishte tregue At Konrradit se njeni prej tyne asht i dijtun dhe flet edhe për Ungjillin tonë. I kishte tregue se ky jugosllavi i “dijtuni”,  një ditë, i kishte folë sesi një nga malësorët tonë andej nga Jugosllavia kishte vra një prift, sepse prifti kishte punue “kundër Atdheut”, gja të cilën e lejon edhe Ungjilli i juej, kur “Prifti asht tradhëtar i Atdheut e i Fesë”, dhe i kishte shprehë habinë e tij At Konrradit se, a mundet me kenë e vertetë një gja kësisoj “me vra priftin”, gja të cilën  ia kishte shpjegue oficeri i “dijtun” jugosllav?

At Kondradi ishte njohës i mirë i ligjeve kanonike dhe i kishte pohue se këto gjana kanë ndodhë, por asht vështirë me përcaktue shkallen e “tradhëtisë” së Priftit. Malësori kishte shpreh se prandej kishte ardhë ai me pyet At Kondradin, se nuk i ka besue atij jugosllavit të “dijtun” e, tash që po ma thue edhe ti se, “mundet me ndodhë” dhe nuk asht fajtor vrasësi i Priftit para Zotit e robit, po më mbushet mendja se nuk na paska rrejtë jugosllavi. Deri atë ditë ai fshatari nuk i kishte besue atij jugosllavit!

Kishin bisedue edhe ndonjë gja tjetër, por At Kondradi, i ardhun nga studimet prej Italie nga viti 1943, as nuk i njihte ata njerëz për të cilët bahej fjalë dhe as ato krahina, për të cilat fliste malësori.

Kështu, mbas pak bisedash malësori ishte përshndetë me At Kondradin e shkue në Malësi. Mbas pak ditësh, vjen lajmi në Kuvendin Françeskan se ishte vra Don Nikollë Gazulli, i rrethuem nga forcat e ndjekjes komuniste në Vrith. At Kondradi as nuk ishte kujtue fare për biseden e bame para pak ditësh me malësorin në oborrin e kuvendit. Don Nikolli kishte strehue Don Alfons Trackin, por për mos me ia gjetë kush në qelë, e kishte çue me fjetë ndër njerëz të besueshëm të vetë malësorë. Kur e kanë lajmue se forcat e ndjekjes po silleshin si shumë nga fshati ku shërbente Don Nikolli, dhe dishka po kerkonin andej ky, e kishte dërgue për siguri Don Alfonsin tek Don Injac Gjoka në Dushman, i cili e ka mbajtë derisa Don Alfonsi, asht bashkue me Kapiten Gjergj Vaten në shpellë të Mëri Kokës, në Cukal, vend ku Don Alfonsi asht kapë kur asht vra Ndoc Jakova tue i ba Shartet e fundit.

Don Nikolli, tue pasë frikë se Idriz Çoba, kryetar i ndjekjes në Dukagjin, me kriminelat Asllan Lici, Toger Baba, Xhemal Selimi, Haxhi Hajdari etj., që tashma njiheshin si vrasës terroristë në ato zona, do të masakronin malësorët me të cilët kishte lidhje Don Nikolli, merr malet dhe ikë e shkon në Vrith. Vendi ku ishte vra Don Nikolli quhej Kujej. Vrasësi në ditët e para nuk dihej. Flitej se Zoji Themeli kishte shkue vetë atje.

Mbas disa ditësh, po në Kuvendin Françeskan, vjen “malësori” që ishte kenë para sa kohe dhe i kishte kërkue me dijtë At Konrradit, sesa asht e lejueshme nga Feja dhe Ungjilli me vra Priftin “tradhëtar”.

At Konrradi kishte marrë vesht se me Don Nikollin asht kenë malësori Nikoll Prekushi, për të cilin nga forcat e ndjekjes flitej se i ka ba hjeksinë Don Nikollit për me e vra ndjekja, e cila thonte se “vrasësi apo dorasi” asht kenë vetë Nikoll Prekushi bashkë me malësorin që tashti kishte ardhë me u “rrëfye” tek At Konrradi, emnin e të cilit, At Konrradi nuk mund ta tregonte në bazë të ligjit të ruejtjes së sekretit të sakramendit të Rrëfimit, gja e njohun prej të gjithëve. Këta të dy ishin kenë në shpellë me Don Nikollin, por me e vra Don Nikollin nuk e ka vra Nikoll Prekushi por një tjetër i ndodhun aty, “i panjohuni”, që ka mbetë i pazbuluem nga ruejtja e sekretit të Rrëfimit të tij me At Konrradin.

At Konrrad Gjolaj ishte shumë i zemruem me pabesinë e atyne malësorëve të cilët, kanë vra pabesisht Don Nikollë Gazullin, tue krye kështu një sherbim të flliqtë të sigurimit të shtetit dhe jugosllavëve.

Të gjitha variantet tjera që shpjegohen nga ato ana “janë vetëm rrena me bisht”, theksonte shumë i nervozuem At Konrradi, aqsa, kur fliste për atë vrasës, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçëm e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli, një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot dhe thonte:

“Me beso, ishte e para herë që, mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete.., mbasi po mos t’ ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi” sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fletën e zezë të kriminelave të saj.” (At Konrrad Gjolaj 1996).

Ky akt më kujton letrën e lanun nga i Ndjeri kapiten Gjelosh Luli, dërgue Llesh Marashit nga shpella e Vrithit: “Llesh, po u nise tek unë me ardhë këtu, kujdes, se malësorët kanë ndryshue shumë dhe nuk janë ma ata që kemi njoftë na.” (Dosja e Llesh Marashit, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, 1998).

Dijetari At Gjon Shllaku OFM., shkruente në vitin 1942, atëherë, kur ndoshta parandiente dishka dhe që u shpreh për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gazullin: “Fatosa të vramë dy herë, një herë kur i mbyten, dhe një herë kur i lanë në harresë”.

Koha vërtetoi Ate shka Shqiptarët sot me vështirsi edhe e pranojnë, se komunizmi ka shpartallue mjerisht cilësitë e tyne morale, zakonore dhe shpirtnore tue i ba me ecë me sy mbyllë të kapun për dore, nga komunistët ose bijtë e tyne. Dhe, me i pyet kush: “Ku veni?”, të gjithë “kujtojnë” se janë tue shkue në Europë. Po, a e njohin Shqiptarët sot fjalen “Drejtësi”?!

(Prej librit F.Radovani “Vllaznit Gazulli dhe Peshoria e Drejtesise Shqiptare” 2011.)
“DREJTËSIA..!”

            Një fjalë e ndigjueme ndër shekuj… Ndoshta nder prralla!

            Një fjalë krejt e pakuptueshme për shumë popuj!

            Një fjalë sa e “panjohun”, aq “jashtë kohe” për Shtetin Shqiptar.

            Një fjalë që asnjë “Kushtetutë” Shqiptare nuk e shpjegon!

            Një fjalë e përkthyeme për qejfin e sunduesëve tonë!

            Një fjalë që asht mohue nga vetë “krijuesit”  e saj toksorë!

            Një fjalë që në të gjitha katedrat politike ngjason “banale”!

            Një fjalë që në universitete mësohet “përmendsh”.

            Një fjalë që në disa organe shtetnore përkthehet: “Me rrejtë!”.

            Një fjalë që në shumë Parlamente kuptohet: “Me mashtrue!”.

            Një fjalë që në shkolla shpjegohet e “shpikun” nga grekët!

            Një fjalë që mendohet se asht “zhdukë” me gjuhen latine.

            Një fjalë që e përdori edhe Pilati… Mandej, “lau duertë”.

            Një fjalë që e njeh vetëm një “liber”. Ma i përkthyemi në Botë!

            Një fjalë që nuk duhet të përdoret ma nga klerikët e vërtetë!

            Një fjalë që nuk njihet ndër kasaphana as n’ mejhanë!

            Një fjalë që pushtuesit e quejnë privilegj të tyne!

            Një fjalë që udhëheqësit e thonë: “Ma i forti, ma i drejti!”

            Një fjalë që asht në “kasaforten”  e Presidenti të Republikës.

            Një fjalë që gjykatësve, kur e shqiptojnë, “u merret” goja.

            Një fjalë që ndryshon me drejtimin e erës, thonë avokatët.

            Një fjalë që të gjithë akademikët e përkthejnë si do “qeveria”.

            Një fjalë që të gjithë shtetasit “nuk e besojnë”!

            Një fjalë që asht e kundërta e fjalës “demokraci”.

            Një fjalë që shpjegohet për me u kuptue me fjalën “padrejtësi”.

            Një fjalë që u thohet fëmijëve për me i zanë gjumi!

            Një fjalë që kur u thohet fëmijve ata nënkuptojnë “thupren”.

            Një fjalë që kur u thohet pleqve ata, ndezin një cigare.

            Një fjalë që nuk e besojnë as diplomatët.

            Një fjalë që gënjeshtarët nuk e hjekun goje.

            Një fjalë që duhet e para në fushata elektorale.

            Një fjalë që po e kuptove drejtë të merr edhe jeten.

            Një fjalë që peshohet me monadha ari, ndër gjykata.

            Një fjalë që vehet reklamë edhe ndër pallate.., me drita.

            Një fjalë që nuk e përdorin kurrë diktatorët.

            Një fjalë që nuk e kanë as fjalorët e shteteve të zhvillueme.

            Një fjalë që përdoret vetem në shtresat shoqnore të vorfna.

            Një fjalë që matet me “rrypin” e belit të një burri.

            Një fjalë që kontrollohet me aparate nga hetuesit.

            Një fjalë që vlenë me zhdukë Atdhetarët e vertetë.

            Një fjalë që asht e shkrueme në gjuhën shqipe, po nuk përdoret.

            Një fjalë që kur thuhet duhen “mbyllë” sytë, mos me të kuptue!

            Një fjalë që përfaqsohet edhe me vepra arti. Ashtu si fjala “Liri”

            Një fjalë që .., edhe pak vite në Shqipni “harrohet”!

                        Melbourne, 12 Maji 2022.

blank

DON MARK BICI – Nga Fritz RADOVANI

blank

Don Mark Bici

(1911 – 1946)

Asht fat i madh që me dosjet e të mbytunve e të zhdukun në hetuesi ose në Sigurimin e shtetit komunist asht marrë studjuesi Dr. Pjeter Pepa (2007) e, na ka lanë gjurmët e Tyne të pashlyeme pa të cilat sot nuk do të dinim asgja.

Don Mark Bici asht kenë me origjinë nga Mirdita. U le në vitin 1911. Mbasi kreu studimet në Seminarin Papnuer të Shkodres, dhe u lidh me Kishen Katolike në Universitetin Teologjik në Padova, tue u Shugurue meshtar në vitin 1936. Kthehet në Shqipni e u vendosë në Abatsinë e Mirditës në 1939.

Në vitin 1946 arrestohet nga rregjimi diktatorial i Ever Hoxhës. Ishte klerik i përgatitun dhe me bindje të brumosuna per me i sherbye Fesë e Atdheut.

Rregjimi komunist e masakron keq në hetuesi, gja që i solli pasoja të randa. Në Dosjen 868, të Arkivit Ministrisë së Mbrendshme të Tiranës, mbajtë me daten 18 Tetor 1946 (simbas studjuesit Dr. Pjeter Pepa), i mbajtun në zyret e seksionit të mbrendshem Mirditë, me të arrestuemin Don Mark Bici, i biri i Kolës dhe i Dilës (Nana e vdekun), i lemë në Kashnjet e banues në fshatin Kaçinar të Spaçit, me profesion Prift, famullitar i Qafë Bregut, që deponon: Jam arratisë dy herë duke ju ikun patrullave, sepse në Tetor të 1945, me ka ardhë në qelë Lleshi i Gjon Markagjonit, e i kam dhanë bukë. Jam arratisë se më erdhen në 1946 edhe tre t’ arratisun nga Spaçi: Dod Sakica, Preng Frisku dhe Preng Frrok Marku, të cilve u kam dhanë edhe këtyne bukë.

Para çlirimit nuk kam marrë pjesë n’ asnjë rrymë politike. Kam pasë njohje me majorin anglez Nill, i cili donte me dijtë per qendrimin e gjermanve.

Dij se xhakoni Ndue Gjoni nga Mnela, ishte me Ballin Kombtar. Kam pasë raste që kam takue edhe persona tjerë, sepse vijshin tek qela nevojat e tyne.

Me të pandehurin Dom Mark Bicaj asht marrë gjatë kohës së hetuesisë shefi i seksionit sigurimit të Mirditës Bardhok Biba, i njohun mirë nga kleri.

Ndersa në gjykaten ushtarake të Shkodres, dokumentacioni asht firmue nga prokurori i njohun, kapiteni kriminel Aranit Çela me 25 Tetor 1946.

Aty ka dhe një trup Gjykues të njohun: Kryetari Kap I Mustafa Iljazi, antarë Anastas Koroveshi dhe Zurdi Shehu, ndersa prokuror kapiten Aranit Çela.

Gjykata vendosi dënimin e të pandehurit Dom Mark Bici, me 15 vjet burgim, dhe me zbritjen e këtij dënimi me 5 vjet burg me punë të randa.

Në dukje të parë lexuesi formon pershtypjen se, aty me të vertetë gjyqi asht kenë zhvillue shumë i rregullt, me fakte të provueme nga hetuesia Mirditës.

Gjithshka sillet rreth datës 25 Tetor 1946 (??), tue u mbyllë po me këte datë pa asnjë të dhanë tjeter, ku nuk zehen me gojë as dishmitarë e as folës tjerë.

Per çudi nuk ka asnjë mendim nga hetuesi kriminel i sigurimit të Mirditës, Bardhok Biba, i cili “a ka mujtë me mbyllë dosjen pa shtue asnjë rresht?”.

Studimi i të këtilla Dosjeve ka vlerë të madhe, se don mjeshtri me e kuptue “ate që Dosja e sigurimit të shtetit komunist, ndrynë mbrenda vetes së saj” pa tregue faktin e vertetë të dhanjes së dënimit perfundimtar, si dhe të mos tregimit të së vertetës së zbritjes së sasisë së viteve nga 15 vjet në 5 vite, po me një shtesë gjoja me punë të randë.

Nga kjo Dosje del i kjartë perfundimi i trupi gjykues, i cili ndaj akuzave të bame ndaj Dom Mark Bicit, mbyllë dosjen pa asnjë fakt të dishmuem nga dy ose tre dishmitarë, po vetem një datë “25 Tetor 1946”. Ishte edhe idea se “Dosjet tona, asnjëherë nuk do të lexohen as shihen nga njerzit tjerë!”

Sigurisht, perfundimi i dënimit asht i kjartë per të gjithë ne lexuesit që nuk kemi nevojë me lexue ma shumë, ose të pakten në cilin kamp pune e patne dergue Dom Mark Bicin, per me vazhdue dënimin me “punë të randa”?!

Vetë këputja e Dosjes dhe mbyllja e saj pa asnjë shpjegim, tregon fundin e jetës në mënyrë barbare dhe kriminale të Klerikut Don Mark Bici, nga ato vuejtje që nuk pershkruhen asnjëherë, e kryesisht ato, që ka kalue per 47 vjet Kleri Katolik Shqiptar, Kleri ma i vujtun i gjithë Europës komuniste.

Mungesa e fotos edhe ajo ka domethanjen e vet! Torturat që ka kalue nder ata muej hetuesi, shumë fatzezë i kanë kthye në Portrete të panjohuna!

E shumë vetë mbas vuejtjeve të mnershme në duert’ e atyne kriminelave, nuk kanë njohtë as vetveten kur i ka ra rasa me kalue pranë një dritares.

E faktet janë aq të shumta sa, po të rreshtojmë emnat e Klerikve Katolik me mosha të reja tue fillue nga vitet e para të 1945, jam i sigurt se shumë lexues kanë me i quejtë “shpikje të mijat”, po e verteta asht ajo, që ka ngja nga duert e kriminelave që po t’ ju hapen vorrezat, edhe sot janë të pakalbun!

Duhet të pranojmë faktet! Veprat kriminale të hetuesisë sigurimit komunist janë edhe të padijtuna dhe të panjohuna as, nga Bijt’ e Atyne që kanë kalue torturat ma mizore që mujte me krye truni i smurë i hetuesve barbar.

E mos harroni se ASNJENI kriminel, nuk ka kerkue të falun per vdekjet e Atyne Fatzezve, që janë zhdukë pergjithmonë tue kenë edhe të Pafajshem!

Sot Ata viktima i kujtojmë me dhimbje, Ata vdiqën dhe u zhdukën nder disa gropa pa Shenjë tek koka. Dhe, kurr mos harroni se Ata Martirë janë sot: Zamakë të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

            Melbourne, 7 Maji 2022.                                                         

blank

Veprimtaria e ‘Bllokut Indipendent’- Nga IDRIZ LAMAJ

Nga veprat e apostujve të Shqipënisë etnike

Parathënie
Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”

Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.

Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.

Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.

 

Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura si mbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.

Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndër rit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.

Kapidan Nou, përveç vënies në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.

Vijon nga numri kaluar

Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim

– Kosova në kohën e Shqipnisë etnike –

Xhafer Deva në dritën e letrave të veta

Marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri e Kosovë

Teksti i Letrës: Kapidani i Mirditës. Fruer 1949.

MIRDITAS!

Gjendja e vështirë që u krijua në vendin tonë mbas sulmit të furishëm te bandave të kryesueme prej agjentëve Rus me 1944, më shtrëngoi me e lanë Atdhen bashkë me djalin t’em Nuen (djalin e dytë) për me gjetë strehë në tokë të huaj, ku, bashkë me shokë të mërgimit – u përpoqa si dita e mujta – me mbrojtë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, sod të shkeluna mizorisht prej anmiqve shekullorë. Për mos me e lanë vetëm popullin e Mirditës, lashë në vend t’em dy djemt e mi, Markun (djalin e madh), Lleshin (djalin e tretë), të cilët janë mundue me sa fuqi kanë pasë, me i mbrojtë ato të drejta, deri sa, – ma në fund – dhanë edhe jetën, vetëm e vetëm për me i shërbye atdheut e me i kthye lirinë Shqipnisë.

Mbasi nuk mundem me hjek dorë prej luftës së fillueme, e mbasi nuk mundem me tradhtue idealin e gjakun e djemve të mi, Markut e Lleshit, po e dërgoj kusherinin t’em, Nue Pjeter Gjomarkaj, që të kryesoj Levizjen Antikomuniste në Mirditë. Për këtë qëllim autorizoj, me anën e kësaj shkrese, me administrue në emën t’em, kështu që të mundet me organizue nji qëndresë të dobishme për të drejtat e popullit e të kombit, që aq mizorisht po vuajnë nën sundimin barbarë të komunizmit. E porosis në mënyrë të veçantê, të formoj sa ma parë Komitetin Ekzekutiv të Mirditës, e nëpërmjet të tij me u marrë vesh, e me bë lidhje me të gjithë liridashësit e Shqipnisë së Veriut, për me themelue nji Komitet Qendruer, i cili të ketë për qëllim: luftë kundër komunizmit e liri Shqipnisë e popullit shqiptar!

Porosis edhe t’organizohet sa ma parë nji qendër informatash, e cila do të përpiqet me krijue marrëdhënieje të sigurta ndërmjet krahinave të Shqipnisë, e sidomos me grupet e Dibrës e të Kosovës. Bashkë me Nue Pjeter Gjomarkajn, po e dërgoj edhe Nue Gjon Melyshin, i cili ka tagër me kenë krah i djathtë i tij. Bisedimet e çdo mbledhjeje të verbalizohen dhe të sigurohen në mënyrë, që mos të bijnë në dorë të agjentëve të Rusisë, që janë anëtarët e qeverisë mizore të Tiranës. Porosis në mënyrë të veçantë, të gjithë popullin e Mirditës, e sidomos ata që sot enden nëpër male me armë në dorë, të shkojnë mirë nder veti, të vëllazërohen e të ndjekin parimet e Kanunit: Besë – Nderë – Burrni!

Vetëm atëherë, keni me kenë të dejë me u quajt Mirditas, e si të tillë, me zanë vendin e merituem në historinë e Shqipnisë, kur ju të ndiqni këto parime, e të mbani naltë Flamurin e Tradicionit. Gjon Marka Gjoni, Nue Gjomarkaj P.S. – Bashkë me Nue Pjeter Gjomarkajn e Nue Gjon Melyshin, vijnë edhe z.z. prof. Alush Leshanaku e Xhevdet Blloshmi, të cilët, jo vetëm të përkrahen, por të sigurohen për sa të jetë e mundun dhe të përcillen deri në Elbasan, ku do të formojnë qendrën e tyre.

Letra që dërguam me babën – vazhdon z. Gjomarkaj – ishte pritë me entuziazëm të madh prej të gjithëve, pse u epte me kuptue se me atë veprimtari, t’ue dërgue Nue Pjetrin e Nue Melyshin, Gjon Marka Gjoni e Nue Gjomarku, konsideroheshin pranë tyre e në krye të tyre. Ajo letër ka fuqizue edhe ma tepër shpirtin e sakrificës të luftarëve të lirisë, të cilët kanë kuptue se pa të (pa atë letër), nuk ecet në rregull, dalin pengesa, nuk shkojnë punët mirë, ose ndokush me pa të drejtë, kishte me përvetësue tanë luftën e nacionalizmit, e me e paraqitë veten përmbi të gjithë.

N’at mbledhje asht bisedue gjanësisht mënyra e riorganizimit si mbas porosive theksue në letër dhe asht caktue nji mbledhje tjetër për në Bukmirë, me qellim me pasë prezent të gjitha çetat për të organizue ndërlidhjet e me vazhdue luftën si mbas drejtimeve të caktueme në letër. Mbas mbledhjes në Qafëmollë, Nue Pjetri e Nue Melyshi, të shoqnuem prej Preng Dod Gjon Keçit, Gjon Marka Çupit dhe Nue Nikollit, me 24 mars 1949, kanë mbrrijtë në Karma të Pshqeshit, për me kalue lumin Fan i Vogël por, aty ndeshin në forca të shumta komuniste, të cilat kishin rrethue tanë vendin e aty ka shpërthye nji luftim i rreptë. Tue u gjetë para nji rreziku të tillë, e tue mendue se për me pshtue kishin pak shpresa, kanë sulmue me nji turr të hovshëm dhe kanë ça rrethimin e kanë pshtue prej pritave komuniste. Në tërheqje e sipër asht plagosë Nue Nikolli, por shokët e kanë tërheq. Megjithëse ndjekjet komuniste ishin të forta dhe të vazhdueshme, me datën 10 Prill 1949, asht bâ mbledhja në Bukmirë. Kanë kenë prezent 63 luftarë.

Aty asht vendosë:

Me u nda në grupe të vogla dhe me qarkullue nëpër vende të ndryshme për me u mbrojt ma mirë prej ndjekjeve të shumta komuniste; 2. Me takue e me bisedue me popullin për të kenë ma të sigurt për strehim dhe veprimtari kundër regjimit komunist. 3. Asht caktue nji mbledhje tjetër për datën 1 korrik 1949, në Shqopen e Munegjes. Me datën 1 korrik asht bâ mbledhja. N’at mbledhje kanë kenë të pranishëm 60 luftarë. Mbledhja ka vazhdue për dy ditë, d.m.th., deri me 3 korrik. Aty asht vendosë me organizue e me fuqizue organizatën e krijueme prej Mark Gjomarkut në mars të vitit 1945 dhe mbas vrasjes së tij 14 qershuer 1946, e ka vazhdue Llesh Gjomarku, deri sa edhe ai ra dëshmuer me 9 gusht 1947 më Munegjë.
Vendim: 1. Riformohet Organizata luftarake e Mirditës; 2. Si mbas porosis me letër, kryetar zgjidhet Nue Pjetri; 3. Këshilli i Organizatës me këta antarë: Nue Melyshi, Marka Dod Lleshaj, Mark Jak Bajraktari; 4. Këshilli i gjanë me të gjithë luftarët; 5. Vehet në fuqi organi i shpagimit; 6. Dënimi me vdekje dhe ekzekutimi i komunistit Bardhok Biba, komisar i naltë për Mirditë dhe deputet në Tiranë, me pshtue popullin prej atij njeriu të rrezikshme; 7. Asht vendosë me u bë nji mbledhje tjetër me datën 7 gusht 1949 në Shqopen e Mëngjes.

Me 9 gusht janë bashkue për me shqyrtue situatën. Ishin prezent 53 luftarë. Nëse po diskutojshin, u shkon lajmi se Bardhok Biba, ishte tuj shkue në Kaçinar me mbledhë punëtorë e me i dërgue angarije nëpër vende të ndryshme jashtë Mirditës. At ditë do të nisej për në Sh’Pal. Lajmi ishte i sigurt. Të gjithë njizani vendosën ekzekutimin e tij. Për këtë detyrë janë caktue personat e organit të shpagimit dhe pushkëtarë të cilësuem, të cilët janë vendosë në pritë në Qafë të Valmerit dhe kanë realizue me sukses vrasjen e tij. Nue Pjetri, me vendosmëni të patundun e me dishmue se Bardhok Biba si komunist nuk bante ferk (ndryshim) me spiunët tjerë mirditas te pushkatuem, në emën të Komitetit të Rezistencës, me firmën e vet, lëshon fletë-vendimin e ekzekutimit.

Mirdita u trand në themel prej asaj ngjarje por nuk u ligshtue. Fuqia e qëndresës antikomuniste në Mirditë ka vazhdue edhe mbrapa me hove të pa ndërpreme. Tërbimi i regjimit komunist, shpertheu me vrull te trishtueshëm. Hakmarrja e Enver Hoxhës dhe e Mehmet Shehut, filloi me pushkatimin e 14 vetëve, burgjet, e internimet e të pafajshmëve nuk kanë mbërrit me e qitë fare popullin e Mirditës. Populli i Mirditës, edhe pse i sakatuem prej atij tërmetit të hatashëm, me kreni të lavdueshme ka qindrue i pathyeshem në llogorin e qëndresës kombëtare. Mbas kësaj ngjarjeje, nji shumice e madhe luftërash me Nue Pjetrin në krye, kalojnë në Jugosllavi. Prej Jugosllavie na lajmojnë mbi t’gjitha ngjarjet t’ue na tregue me saktësi se në Mirditë kishin qindrue disa grupe luftarësh e atje veprojshin.

Ato lajme përforcojshin qëllimin tonë me vazhdue me punën e fillueme prej Nue Pjetrit e Nue Melyshit. Mbas shumë përpjekjesh i’a dolëm qëllimit me përgatitë grupin e dytë me këta persona: Kol Çuni kryetar dhe telegrafist, Gjon Gjinaj udhëhjeks, Zef Lluka, Pashk Letaj, Nue Frisku, Mirash Marku, Bardhok Gjeta, Nikoll Nika dhe Pjeter Gjoci telegrafist. Ky grup, megjithëse në numër mjaftë i madh, udhëhiqej prej Gjon Gjinaj, luftëtar i provuem, njohës i thellë i vendit (Mirditës), ndjekës besnik i Mark Gjomarkut, bashkëpunëtorë me çetat e malit, qysh në orët e para të vjetit 1945. Me nji fjalë, ekspert për nji veprimtari të tillë. Mbas shumë përgatitjesh, këta besnik të çështjes kombëtare, me 28 dhetuer 1950, zbritën në pyllin e Qafë Kombit në Fan të Mirditës. Mbasi u bashkuan të gjithë, Gjon Gjinaj me shpejtësi të madhe, vendosi me u largue prej zonës së zbarkimit.

Mbas sa orësh udhëtim, nëpër vende të thyeshme e nëpër vështirësitë e motit të keq, me borë e akull, mbërrijnë në afërsinë e katundit Thirrë, ku vendos pushimin e parë. Por preokupimi i Gjon Gjinajt ishte se grupi ishte i madh (9 vetë) e vendi i pushimit tepër i ngushtë e në rrezik zbulimi. N’anë tjetër, Gjon Gjinaj kujtonte se mbas vrasjes së Bardhok Bibës, e sulmit të tërbuem të regjimit komunist me shfarosë nacionalizmin në Mirditë, mund ta kishte ligshtue qëndresën kombëtare. Këto t’dhana e shtërngojshin me kenë ma i kujdesshëm në lëvizje. Por besimi i ngulun i tij ishte se jo gjithçka do të kishte ndryshue, se besa e popullit të Mirditës nuk ishte shue, se persona të vendosun me i qindrue regjimit komunist, do te ekzistojshin ende, e ndoshta me vendosmëni edhe ma të madhe.

Me këtë pasqyrë të situatës, sa të nderlikueme por të kjartë, hyjnë në veprim me pasë kontaktin e parë. Fill mbas takimit të parë me kryetarët e çetave dhe luftarë që ndodheshin të pranishëm, Gjon Gjinaj lexon mesazhin që unë iu kisha dreitue forcave antikomuniste shqiptare në atdhe:

MIRDITAS TË DASHTUN!
Romë, 2 Nanduer 1949. Misioni i filluem në Fruer të këtij viti prej Nue Pjeter Gjomarkaj e Nue Melyshit, fatkeqësisht nuk dha rezultate të duhuna, jo për mungesë të zotësisë e të triminisë së tyre, pse ata meritojnë lëvdatat ma të mëdhaja, por për shkaqe krejtësisht teknike. Mbas tetë muajsh pune të dendun e mbërritëm me përtëri edhe njëherë misionin e filluem. Për këtë qëllim na u ofruan vullnetarisht nandë djem petrita të vendosun me ndjekë shembullin e të parvet, d.m.th., me i mbrrijtë në ndihëm Rezistencës Kombëtare. I dij vuajtjet dhe sakrificat e juaja, dhe çdo ditë i kam para sysh, prandaj t’a besoni se, jam mundue me sa fuqi kam pasë, bashkë me shokët e mij me ju ardhë në ndihëm e s’kam me pushue kurrë, deri sa të kam jetë me jetue, veçse me punue në këtë drejtim.

Për këtë arsye këshilloj të formohet Komiteti Ekzekutiv i Mirditës, i cili të dali si i vetmi autoritet qeveritar kombëtar i vendit tonë. Këshilloj që të bahet çmos për sistemimin e Radios, pse pa të, gjithçka çalon. Me shpejtue organizimin e çetave, harmonizimin e vëllazërimin e tyre, dhe herë mbas here me na lajmue e prej këndej keni me marrë udhëzimet e duhuna. Duke urue sukses në punë, ju përshëndes me mall e nëpërmjet jush gjithë popullin e Mirditës, që në këto kohë kaq të vështira, ka ditë me qindrue e me luftue, ka ditë me e mbajt nalt Flamurin e tradicionit të vet kombëtar.

Nue Gjomarkaj, Kapidan i Mirditës

Pyetje: Kush ishte Gjon Gjinaj?

Përgjegje: Ti e ke njohtë Gjonin dhe shumë bashkëluftëtarë të tij, të cilët jetuan dhe u shuan në mërgim. Me folë për Gjonin ose për secilin luftëtarë të atyre ditëve, duhen biograf të veçantë. Gjoni ishte njohës i thellë i jetës së malit, i kujdesshëm në lëvizje, praktik në shenj njoftimi, i matun me dal para ndokujt edhe pse i njihte njerëzit, për mos me râ në ndonjë kurth të papritur! Me këtë mjeshtri të jetës së malit, pati kontaktin e parë me luftëtarin Zef Voci e Pjeter Gjekën. Menjëherë u bashkue me ta Gjon Kuka, mandej Llesh Koraci, besnik e i kujdesshëm për furnizim të ushqimit dimnuer.

Dimni i fortë (frori), me murra, borë e akull, vështirësonte jetën e këtyre heronjve në jetën e malit, e toka e brishtë që nuk kishte nji bazë të shëndoshë për qëndresë, e shqetësojnë tepër Gjon Gjinajn, i cili mendonte me gjetë rasën e volitshme me n’rrue ven, me qëllim me i u afrue qendrës së Mirditës, për me pasë kontakte me popull. Lëvizjet prej nji vendi në tjetrin kërkojshin vëmendje të madhe, edhe pse grupi ishte tepër i madh e me disa jo Mirditas, që nuk e njihshin vendin e që nuk kishin kenë kurrë në mal me e provue veten. Si e kaluen dimnin, Gjon Gjinaj vendosë me u shpërngulë prej aty e me shkue në Korov. Në Korov takon Çup Palucen me shokë. Prej aty nisen për në Shkozë, te sh’pija e Nikoll Marka Prenit, i cili i priti dhe i ushqeu mas miri.

Prej Shkoze, nisen për Fushë të Lajes, pse atje do të përgatitshin organizimin e grupit të Elbasanit me Alush Leshanakun me shokë. Nësa po orvateshin me organizue zbarkimin, Kol Çuni dërgon Mark Palucën me u thanë t’a lanë Fushën e Lajes e të kthehen në bazë, se Nikoll Nika ka ikë e duhej me doemos me nrrue venin e radios. Nji ngjarje e papritur, e e cila mund të shkaktonte dame të pandreqshme, ndoshta edhe asgjësimin e grupit, pse Nikoll Nika mund të dorëzohej ose 67 t’u kapte prej policisë komuniste e të tregonte bazën. Kol Çuni transmetonte rregullisht, por këtë herë tue lajmue ikjen e Nikoll Nikës, e të shtërnguem me nrrue bazë, lajmon qendrën në Itali se transmetimi ndalohet për dy-tri ditë. Për nji shpërngulje të tillë lypej Gjon Gjinaj i cili gjendej në Laje. /Memorie.al/

Balkanweb

blank

IMZOT JUL BONATTI – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 26. Zamak i Flamurit…

blank

      IMZOT JUL BONATTI

  (1874 – 1951)

 

Vështirë me u besue këto që kanë ngja, e ma e vështirë me u besue çka po u shkon mendja per me vazhdue nder Trojet tona sot prap “disave”!

Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Jul Bonatti, në Vlonë, pra, pak muej mbas kthimit të Tij në mënyrë të pakuptueshme nga Italia.

Hapët dosja nr. 3616. “Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.” Me të vertetë një këthim i pashpjegueshëm!!

Imz. Bonatti deklaron në hetuesinë e Vlonës dhe asht fat i madh se, në disa fletë  që ruhen në shpjegimet biografike janë detaje që me siguri nuk do të ishin dijtë kurrë, p.sh.: “Në Stamboll, kam shërbye në Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.” Tregon me shka asht marrë edhe në vitet e fundit në Itali. Kryesisht flet per perkthimet.

Një opinjon që vazhdoi mbi 47 vjet në hetuesitë e sigurimit shqiptar:

“Përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik.”  (dt. 10 qershor 1946).

Prokurori Beqir Isufi shënon po aty: “Prifti spijun i djallzuar.”

Namik Cakrani shënon: “Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i rëndë.”

Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç sa deklaratave të sipërme fallco, e akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “Agjent i Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar me armiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin (kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor të Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi.”

Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”

Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, dhe prokuror Nevzat Hasnedari e vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie.”.

A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Prof. Jul Bonattit?

Sigurimi i shtetit komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né.

Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit rrugë, nga e cila nuk mund të shkëputej asnjë çast atëherë dhe as sot.

            ***

Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue mesa i Tij me té. Njëditë Ai i kishte tregue: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye…”.

Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë. Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i pari i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni. dhe çohet në një manikomjo!

Fantazia e kriminelit të sigurimit të shtetit asht e pafund.

Imzot Prof. Jul BONATTI, njëditë thanë se “ndrroi jetë!”

“Ndrroi jetë.”, vetem dy fjalë goje! U gjet në një dhomë trupi i Tij copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”!!

Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” që e mbytën Bonattin? -Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! -Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish e gjak njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi, i mëshefun mbas fustanit Nexhmije Hoxhës, kobres së zezë të fundit të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij.  

            ***

A thue pasojë e sllavokomunizmit ishte kjo, apo dishka ma shumë?!

Imz. Jul Bonatti deklaron: “Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’i vllaznojmë në çdo anë të botës!” Kjo thanje e Profesorit më ka terhjekë vemendjen që atëherë kur e kam lexue. Kam shkrue dhe mendoj mos me u ndalue këtu!

Imz. Prof. Jul Bonatti ishte Klerik Katolik Shkodranë, teolog, filozof, studjues dhe perkthyes i njohun i letersisë dhe i gjuhës shqipe, një humanist i persosun, poliglot dhe mbi të gjitha një Klerik me pikpamje europjane, në vizionin e të cilit, gjithnjë qendronte një nga perpjekjet e vazhdueshme të Atdhetarëve tanë: Unifikimi i Kishave Shqiptare!

Përgatitja e Tij n’ Austri, Itali, dhe sherbimi në Stamboll mbi 16 vjet, në Durrës, Vlonë, Siçili, dhe njohja atje e Kishave Unite Shqiptare prej Tij, duhet të bahet piknisje per një studim të plotë të perpjekjeve të dy palëve; katolikë dhe ortodoksë per unifikim e Kishave tona.

E ky unifikim nenkupton Unitetin e Trojeve të Shtetit Shqiptar!

Një veper e tillë Atdhetare, ishte fillue me kohë nga Imz. Kristofor Kissi.

Kjo etapë e re filloi me kohë, madje vite perpara At Shtjefen Gjeçovi kur ishte në Vlonë, flet per perpjekje të dy Kishave per Bashkim, dhe kam parasyshë edhe vlersimet e bame aso kohe.

Nga studjuesi z. Nelson Qiriaku, kam mujtë me u sigurue per fillimet e Kishës Ortodokse Autoçefale Shqiptare KOASH, e cila me disa nga drejtuesit e saj të nderuem filloi marrveshjet per unifikim e bashkpunim me Kishen Katolike në Shqipni, në Vlonë që në vitin 1920. Menjëherë mbas shpalljes së Pavarsisë në 1912 shihen dokumentat. Perpjekjet e Hirsisë së Visarion Xhuvanit, Kristofor Kissit, Irene Banushit, etj., si dhe lidhjet e Tyne me Famullitarët e Vlonës, Durrësit dhe së fundi të Tiranës, janë një prej episodeve ma të lavdishme të mardhanjeve mes Kishave të Krishtena në Trojet tona Shqiptare.

Porsa Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare filloi shkëputjen e saj nga kishat sllave dhe greke në vitin 1920, Kryepeshkopët e saj të nderuem u zgjodhën Shqiptarë që në Kongresin e Beratit (1922), vendosën KOASH, dhe perdorimin e gjuhës Shqipe në Kishë.

Patriarku i Konstantinopojës emnoi në Shqipni Hierotheos A. Jahon (Peshkop i Miletupolisit) si zevendsin e tij të plotfuqishem, i cili, i shoqnuem nga Imz. Kristofor Kissi, Peshkop i Sinadonit, mërriti në Korçë në vjeshten e vitit 1923, dhe shuguruen Fan Nolin, me 21 Nandor 1923, në katedralen e Shen Gjergjit.

Hierotheosi emeroi Imz. Kristofor Kissin, Peshkop të dioqezës së Beratit, e cila permblidhte edhe Vlonen; Fan Noli në 1924 u largue nga Shqipnia. Në nandor 1927 vizitoi Rusinë stalinjane, pra Bashkimin Sovjetik, si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit. Po, nuk mungoi me i ba urimet edhe Ever Hoxhës në Janar 1946, per “varësinë e Republikës Demokratike Shqiptare nga Jugosllavia komuniste e Titos”.

Ishte koha kur Peshkopët e KOASH Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Irene Banushi (u burgos në 1947), Kozma Qirio, At Dhimiter Leka (u pushkatue në nandor 1944), At Gjergj Suli (u pushkatue me 14 Janar 1947), At Llazar Popi (vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972), vetem pse vazhduen me punue per unifikimin e Kishave tona në Shqipni, njëherit me persekucionin e Tyne të vazhdueshem kryesisht mbas 1944.

Me këte “Bashkim Kishash”, nuk ishte i knaqun as Ahmet Zogu, as Musolini, dhe në gjurmët e tyne eci edhe Ever Hoxha, derisa shkatrroi këte Bashkim, Fenë dhe Klerikët që kanë kontribue per Unifikim!

Kryepeshkopi metropolit Kristofor Kissi drejtoi KOASH derisa dha doreheqjen me 1949. Ai jetoi në pension pak kohë në manastirin e Ardenicës e ma vonë në manastirin e Shën Prokopit afer Tiranës. Thohej se vdiq nga hemoragjia cerebrale (po, ma shumë mendohet se aty u helmue nga Sigurimi komunist i Tiranës) me 16 qershor 1958.

Patrikana e Konstantinopojës e njohu Kishen e Shqipnisë si autoqefale vetem nga autoriteti i Imz. Kristofor Kissit.

Ai ishte personi ma i respektuem per të gjitha palët e interesueme, per Patrikanën e Konstantinopojës, si per Popullin Shqiptar, per Klerin Ortodoks dhe lidhjet e KOASH me Kishen Katolike në Shqipni.

Ndersa, Martiri At Josif Papamihali, asht mbulue me baltë i gjallë në kampin e shfarosjes, në këneten e Maliqit të Korçës, me 26 Tetor 1948  vetem, per lidhjet fetare me Klerin Katolik Shqiptar të burgosun.

Kjo ishte Kisha e vertetë Ortodokse KOASH, per të cilen duhet ruejtë respekt shumë i madh edhe sot!

Ishte pikrisht koha kur në Shkoder Hafiz Derguti torturohej në 1947, dhe po i tregonte një bashkvuejtësi në hetuesi të Shkodres: “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani shka të dueni se këtë punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”

Cili kje qendrimi Europjan i Hafiz Ibrahim Dalliut në gjyqin e Tij të 1946?

Kush mundet me mohue veprat e Hafiz Ali Tarit, ndaj Klerit Katolik në Burgun e mnershem të Burrelit ?

Ndersa, vrasjet e masakrat e sllavokomunistëve ndaj Bektashijve tanë të Nderuem vazhdonin me korrë koka njerzish, vetem per qendresen e Tyne në perkrahje të katolikëve Shqiptarë.

Ashtusi mbyten At Papamihalin, ashtu shkyene dhe Imz. Jul Bonattin.

Historia pa të vertetat e saja, nga Populli Shqiptar quhet “rrenë”!

***

Komunistët shovenistë sllavobolshevikë, ashtusi paraardhësit e tyne të njohun anadollakë, gjithnjë dhe kudo ku kanë sundue, kanë perdorë metoden e tyne vllavrasëse “Perçaj e sundo!”, jo “pa rezultat”.

Në Sheshin Skenderbeu, Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 tha: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ ju harrojë!

Por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm  për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.”

Pajtimi i vertetë arrihet vetem me hapjen e dosjeve.

Dënimi i diktatorëve që kanë ushtrue Gjenocid kunder Klerit Katolik dhe Atdhetarëve Shqiptar asht detyrë e perjetëshme dhe nuk duhet harrue!

Shqiptarët duhet gjithnjë ti bajnë vetes një pyetje:

Deri kur do të vazhdojë me u mashtrue Populli Shqiptar nga “Ballkani i shperthyem” dhe “rilindasit e kavertisun” të Edi Ramës & Co?!

Rruga e tradhëtarve t’ Atdheut asht asfaltue prej vitit 1972. A ju kujtohet? Keni pasë lanë namin aso kohe n’ atë kongres turpit!!

Ndersa sot, nuk po i leni asgja mangut vrastarve dhe paraardhësve tuej tiran, barbar e kriminela të njohun në gjithë Botën! Sot “ata” po ecin mbi miljona dollar dhe fluturojnë në rrugët e asfaltueme nga droga. 

Asht fat i madh që Historia nuk i mbyllë “Dosjet” e askujtë !

            Shenim FR: Marrë nga libri “Një Monument nen dhe”(2005).

Melbourne, 4 Maji 2022.

 

 

blank

DEKLARATA UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT E MIRATUAR MË 10 DHJETOR 1948 DHE ELEANOR RUZVELT (NENI 19)

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (UDHR), është një deklaratë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot Paris. Deklarata ka qenë përkthyer në të paktën 375 gjuhë dhe dialekte. Deklarata u u inicua drejtpërsëdrejti nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale të të drejtave për të cilën të gjithë qeniet njerëzore kanë të drejtë. Deklarata përbëhet nga 30 nene të cilat janë përpunuar në traktatet e mëvonshme ndërkombëtare, rajonale të të drejtave të njeriut, kushtetutat kombëtare dhe ligje. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet prej Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe dy Protokollet e saj. Në 1966 Asambleja e Përgjithshme miratoi dy Konventat e hollësishme, të cilat plotësojnë Kartën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Midisa autorëve të saj përmendim: Eleanor Roosevelt (SHBA). John Peters Humphrey (Kanada, René Cassin (France), P. C. Chang (Kinë), Charles Malik (Liban). ELEONOR RUZVELT PATI NJË ROL KYÇ NË FORMULIM E DEKLARATËS Më 16 shkurt, 1946, duke u përballur me shkeljet e të pabesueshme të të drejtave të njeriut që viktimat e Luftës së Dytë Botërore kanë pësuar ndonjëherë, Kombet e Bashkuara themeluan Komisionin e të Drejtave të Njeriut e Komisionit, me Eleanor Roosevelt, që ishte si një nga anëtarët e saj. Eleanor Roosevelt, që ka luajtur një rol kyç në formulimin e Deklaratës Universale, ishte emëruar në këtë Komision pranë Kombeve të Bashkuara nga Presidenti Harry Truman, pas vdekjes të burrit të saj, Presidenti Franklin D. Roosevelt. Eleanor Roosevelt solli në këtë komision angazhimin e saj të gjatë për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor bashkë me dhembshurinë dhe përvojën e saj të gjatë në politikë de lobim, si dhe shqetësimin e saj më të fundit për refugjatët e pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u zgjodh kryetar i Komisionit nga anëtarët e saj. Ajo ka punuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duke shkruar pjesë të tekstit të saj, duke u kujdesur që gjuha e shkrimit të jetë e qartë, direkte dhe e fokusuar në dinjitetin njerëzor. Ajo gjithashtu kalonte ditë duke lobuar me liderët amerikanë dhe ndërkombëtarë, duke argumentuar me kundërshtarëve dhe duke ndezur zjarrin e entuziazmit me ata të cilës i shihnin miqsore idetë e saj. Ajo e ka përshkruar kështu punën në komision: “Unë punoj shumë dhe kur kthehem në shtëpi jam e lodhur, si edhe anëtarët e tjerë të Komisionit gjithashtu!”   Më 10 dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë ku miratohej Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Në fjalën e saj përpara Asamblesë Eleanor Roosevelt tha: “Ne qëndrojmë sot në prag të një ngjarje të madhe si në jetën e Kombeve të Bashkuara ashtu edhe në jetën e njerëzimit. Kjo deklaratë mund të bëhet Magna Carta, Statut i Lirisë, ndërkombëtare për të gjithë njerëzit kudo. Ne shpresojmë që shpallja e saj nga Asambleja e Përgjithshme do të jetë një ngjarje të krahasueshme me shpalljen në 1789 e Deklaratës Franceze të Drejtave të Qytetarëve dhe me miratimin e Ligjit të të Drejtave nga njerëzit e SHBA, si dhe miratimin e deklaratave të krahasueshme në kohë të ndryshme në vende të tjera. ” Eleanor Roosevelt e konsideruar punën e saj në përpilimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut më të rëndësishmen.

DEKLARA UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
Neni 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut është: Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi

Neni 2
Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3
Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

Neni 4
Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose në robëri; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Neni 5
Asnjeri nuk duhetë t’i nënshtrohet torturës, veprimit ose dënimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

Neni 6
Gjithkush ka të drejtë që t’i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7
Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit por nje shkelje e vogel ndodh ne rastet kur gjyktesi korruptohet.Qe domethene ne rastet kur nje person i ben nje dhurate simbolike gjykatesit prej 40 mije euro.

Neni 8
Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9
Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose dëbimit.

Neni 10
Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Neni 11
Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet. Asnjëri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

Neni 12
Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Neni 14
Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. [edit]

Neni 15
Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Neni 16
Burrat dhe gratë në moshë madhore kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Neni 17
Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkëpronësi me të tjerët. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

blank
Neni 19
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 20
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor. Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Neni 21
Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 22
Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

Neni 23
Cdo person ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia. Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t’i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror. Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Neni 24
Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25
Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij. Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

Neni 26
Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë prindërit.

Neni 27
Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij. Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Neni 28
Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29
Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike. Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30
Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.

blank

Përgatiti Elida Buçpapaj


Send this to a friend