SHSHA në Çikago në përkrahje të Ziadin Selës për kryetar të komunës së Strugës

Takimi vjetor i Federatës së Piktorëve dhe Skulptorëve modernë, ku bën pjesë edhe shqiptaro-amerikani Serxho Bitici, mbahet më 8-26 korrik 2025.
Samantha Sarelli, a proud first-generation Albanian-American from Connecticut, has been crowned Miss Globe USA 2025. The prestigious announcement was made this week, with Sarelli now set to represent the United States at the Miss Globe international pageant held in Albania later this year.
A former Miss Teen USA contestant and advocate against human trafficking, Samantha is pursuing a legal career in New York City and speaks three languages. Her activism and leadership have taken her to Washington, D.C., where she spoke at an international summit.
Miss Globe, founded in 1925 and headquartered in Albania, is one of the oldest global beauty competitions, celebrating culture, empowerment, and global sisterhood. atlantiku.com
Mijëra shqiptarë marshuan dje në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në Nju Jork.
Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, valle dhe muzikë. Festimet kulmuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në rrugën 72, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie shqiptare.
Në zemër të Manhattan-it, mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora u mblodhën këtë të shtunë për t’iu bashkuar parades, por edhe festës shqiptare në Nju Jork.
Ngjarja, e organizuar nga ‘Albanian Roots’, shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë gjallëri, krenari dhe emocion në rrugët e qytetit.
Parada paraditen e së shtunës me orën lokale nga zona e Central Park West, për të vazhduar përgjatë rrugës së 81-të deri në 68th Street, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve amerikanë dhe turistëve të shumtë.
Pjesëmarrësit mbanin flamuj kuqezi, veshje tradicionale dhe pankarta me mesazhe që pasqyronin lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare. Banda muzikore, valltarë popullorë dhe këngëtarë të njohur interpretuan gjatë gjithë marshimit, duke e kthyer eventin në një festë të hapur.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në rezidencën e tij, duke vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare në jetën qytetare dhe kulturore të qytetit. Ai theksoi se diversiteti është një nga pikat më të forta të Nju Jork-ut dhe se komuniteti shqiptar është shembull për këtë frymë bashkëjetese.
Pas përfundimit të paradës, festimet vijuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në zonën e ‘W 72nd Street’. Parada shqiptare në Nju Jork është më shumë se një ngjarje festive, ajo është një manifestim krenarie, uniteti dhe trashëgimie që kalon brezat dhe kontinentet.sn
Vendimit të Gjykatës Federale
New York, Qershor 2025
Më datë 27 shkurt 2025, Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të New York-ut refuzoi kërkesën e individëve që pretendojnë drejtimin e Federatës VATRA për të ndaluar veprimtarinë e Degës VATRA Manhattan dhe kryetarit Agustin Mirakaj dhe antarit te Vatrës Valentin Lumaj.
✅ Pikat kryesore të vendimit gjyqësor:
• Nuk u provua ndonjë shkelje e logos nga Dega Vatra Manhattan.
• Nuk u vërtetua ndonjë përjashtim i ligjshëm apo statutor i Degës Manhattan apo i drejtusit Mirakaj.
• Nuk u identifikua ndonjë dëm i pariparueshëm ndaj VATRA-s.
• Gjykata konfirmoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për të ndaluar aktivitetin e Degës Manhattan dhe drejtuesit te saj.
Ky është një vendim i qartë që rikonfirmon legjitimitetin e Degës Manhattan dhe rrëzon përfundimisht përpjekjet për ta përjashtuar kryetarin Agustin Mirakaj apo heshtur në mënyrë të paligjshme .
⚠️Dega VMB shoh mungesë legjitimiteti nga pala tjetër.
Pala që pretendon drejtimin e VATRA-s nuk ka mandat të vlefshëm. Çdo veprim i tyre që nga ajo kohë, përfshirë përjashtime, krijim degësh të reja, dhe vendimmarrje në emër të Federatës – është i pavlefshëm sipas vetë Kanunores së VATRA-s.
Përpjekjet e tyre për të imponuar heshtje, për të refuzuar vendime gjyqësore, dhe për të uzurpuar strukturat pa konsultim me Kuvendin, përbëjnë shkelje të rëndë të ligjshmërisë dhe parimeve mbi të cilat u themelua VATRA.
🗣️ Qëndrimi i Degës VATRA Manhattan
Për muaj me radhë, ne zgjodhëm të heshtnim, duke ndjekur rrugën e drejtësisë dhe të pjekurisë institucionale. Por sot, kur gjykata ka folur, dhe pala tjetër vazhdon të heshtë, të injorojë dhe të shtyjë për zgjidhje të njëanshme, është detyra jonë të flasim qartë.
👉 Kërkesat tona janë të qarta dhe publike:
1. Njohja dhe publikimi zyrtar i vendimit të Gjykatës Federale të datës 27 shkurt 2025 në të gjitha organet dhe kanalet e Federatës VATRA, përfshirë gazetën “Dielli”;
2. Thirrja e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm të Federatës VATRA, me pjesëmarrjen vetëm të degëve legjitime dhe me mandat aktiv; konstituimit zyrtar i Kuvendit të Jashtëzakonshëm, të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, z. Ervin Dine.
3. Rivendosja e funksionimit statutor, transparent dhe demokratik të organizatës, për të garantuar një të ardhme të bazuar në ligj, jo në personalizma.
🤝 Thirrje për të gjitha degët legjitime të Federatës VATRA. Në emër të unitetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e organizatës sonë:
🟢 Ftojmë të gjitha degët legjitime dhe aktive të Federatës VATRA që:
• Të njohin vendimin e Gjykatës Federale si autoritet suprem dhe të pakundërshtueshëm ligjor;
• Të distancohen nga çdo strukturë, individ apo akt që vepron jashtë statutit dhe pa mandat të vlefshëm;
• Të bashkohen me ne për të mbrojtur VATRA-n nga kapja, për ta kthyer në rrugën e ligjshmërisë dhe trashëgimisë historike.
Sot nuk ka vend për qëndrim neutral. Çdo degë përballë kësaj padrejtësie ka vetëm dy rrugë: ose qëndron me drejtësinë dhe statutin, ose bëhet bashkëfajtore me uzurpatorët.
Degës VATRA Manhattan
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA
📍 New York, SHBA
Nën udhëheqjen e aktivistëve legjendarë kombëtarë Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në Festën vjetore të Çmimeve për Politikë-bërje Shtetërore të Ish-Anëtarëve të Kongresit (FMC/IAK) në Uashington, DC, ku ish-anëtarët takohen me anëtarët aktualë, ndajnë përvojat dhe u japin këshilla senatorëve dhe kongresistëve të rinj.
Neve na u bashkuan edhe anëtarët e Komitetit Këshillimor Ndërkombëtar të Ligës Qytetare me seli në Kanadë dhe Gjermani.
Me këtë rast dypartiak, IAK (Ish Anëtarët e Kongresit) nderuan senatorët amerikanë Cory Booker (demokrat) dhe Todd Young (republikan), si dhe kongresistët amerikanë Ed Case (demokrat) dhe Young Kim (republikane).
Ishte frymëzuese të dëgjohen perspektivat aktuale rreth aftësisë së politikë bërjes së shtetit dhe paanshmërisë partiake nga udhëheqësit e të dyja partive politike.
Me rëndësi të veçantë për Ligën Qytetare ishin takimet e veçanta me senatorë dhe kongresistë amerikanë në zyrat e tyre para dhe pas ngjarjes së IAK në mbrëmjen e 20 majit, përfshirë senatorin Cory Booker, kongresistin Mike Lawler dhe stafin e lartë të kongresistit George Latimer.
Temat kryesore të të gjitha takimeve tona në Uashington ishin forcimi dhe mbrojtja e shtetit të Kosovës, bashkëpunimi më i thellë me Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit, si dhe përballja me agresionin serb kundër Kosovës dhe destabilizimi i rajonit.
Puna e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington vazhdon me profesionalizëm dhe përkushtim.
Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit e LQShA
Agim Aliçkaj, Drejtori Ekzekutiv i LQShA
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet