*** “Kombi kosovar” si muzika tallava, pa asnjë vlerë kombëtare shqiptare dhe evropiane. Ky është përkufizimi i “kombit kosovar”!
*** Tema “kombi shqiptar” është mbyllur para tre shekujsh (XIX, XX, XXI) këtë e di gjithë bota, por jo edhe “babai i kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu, ndryshe nuk do të shprehej në “librin akademik” të tij: “Shqiptarët si në Kosovë si në Shqipëri, mendojnë se mund të jenë komb vetëm pse flasin gjuhën shqipe”!?(Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, 2014:182).
Mirëpo, edhe ky konstatim sikurse të gjitha konstatimet e tjera tendecioze miope në përfoljen dhe provokimin e kombit shqiptar, është steril, anakronik, subjekitv dhe pa kurrfarë peshe e vlere mbase ky është sajim i trilluar i autorit të “kombit kosovar”, thjesht për faktin se ai nuk e ka ilustruar me asnjë anketë apo intervistë, të zhvilluar me ndonjë shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ndaj, sui generis është gënjeshtër mbase nuk mbështetet me asnjë argument, që do të justifikonte këtë konstatim provokues të autorit, se gjoja “shqiptarët e Kosovës po mendojnë se janë komb, pse flasin shqip”!
Kjo formë manipuluese në emër të një populli, është për çdo gjykim dhe e papranueshme edhe për kombin, edhe për shkencën si në aspektin etik, ashtu edhe në atë profesional akademik, sepse askush nuk ka të drejtë të gënjejë, të provokojë, të dezinformojë dhe të shpifë, duke u thirrur në emër të gjithë kombit shqiptar, si dhe në emër të gjithë shkencës, se gjoja “shqiptarët ende nuk janë komb, edhe pse flasin gjuhën shqipe”!?
Kësi “margaritari shkencor” të mohimit të kombit shqiptar (nga një shqiptar) nuk kam pasur rast të ndesh as në literaturën shkencore ruso-sllave antishqiptare (XVIII, XIX, XX, XXI).
Kombi shqiptar nuk është çështje private personale e Nexhmedin Spahiut e as e “bishtave” të “kombit kosovar”!
Mirëpo e keqja më madhe, është se këtij fenomeni inekzistent politiko-porpagandistik (me porosi të agjenturave investiguese) elita intelektuale shkencore shqiptare e as ajo politike (nëse ekziston fare) nuk i është kundërvënë në mënyrë ballore për demaskimin dhe për përtrollisjen e tij, edhe si ide, edhe si tezë, edhe si koncept me të cilin ka ndotur ambientin e florës dhe të faunës së kombit shqiptar në Ballkan.
Duke qenë se kombi, atdheu dhe shteti nuk janë çështje private të një individi, lind pyetja, si është e mundur, që Nexhmedin Spahiu, të jetë pedagog universiteti, edhe pse nuk e njeh kombin shqiptar ?!
– Mos ato universitete a kolegje janë “pronë private a publike” e padronëve dhe e financuesve sorosianë të kovaçit të “kombit kosovar”?
Nëse është ashtu, atëherë, N. Spahiu ka të drejtë, që ta justifikojë rrogën dhe objektivin strategjik të “merimangës globaliste” për shpërfytyrimin dhe për degjenerimin e kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, gjoja me qëllim të krijimit të një “kombi të ri kosovar multietnik” dhe të një “gjuhe esperanto kosovare” kozmopolite, që do e flisnin të të gjitha grupet nacionale dhe etnike në Kosovë.
Ndryshe, si është e mundur, që shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk ia heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit si pedagog, edhe pse ai me ligjëratat dhe me librat e tij qe pothuajse dy dekda po kontaminon ambientin e identitetit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, pikësëpari, duke inftektuar, indoktrinuar dhe çorientuar rininë studentore universitare, që në vend të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, po ua sugjeron “doktrinën” dhe “praktikën” e “gjuhës kosovarishte” dhe të “kombit kosovar”!?
Spahiu merr rrogën nga shqiptarët (qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri), si dhe i edukon studentët shqiptarë, por nuk i njeh si komb shqiptar!
-Ku ka kësi shembulli absurd në botë, që të mos njohësh kombin tënd, e të jesh “pedagog” dhe të rrosh në llogarinë e kombit dhe të dy shteteve shqiptare, duke helmatisur dhe çorientuar rininë studentore shqiptare?!
Në këtë rast, shtrohet pyetja serioze, ku janë institucionet dhe organet përkatëse ( Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri), pse e lejojnë dhe e financojnë këtë rast specific negativ antikomb, antishkencë dhe antiligj, duke e shpërblyer me euro dhe me lekë, si dhe me privilegje të tjera në dëm të interesave vitale të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE?!
Këtë fenomen negativ, amoral, anormal, antiligjor, antikushtetues dhe antikombëtar, nuk do ta lejonte asnjë komb dhe asnjë shtet normal në botë. –Të veprosh kundër interesave të kombit dhe të shtetit tënd (Kosovë e Shqipëri), dhe të jetosh në faturën financiare të tij, kjo është më shumë se tradhti dhe më shumë se turp.
Prandaj, heshtja dhe indiferenca ndaj këtij skandali të turpshëm antishqiptar dhe antishkencor, do të thotë miratim dhe kapitullim i vullnetshëm kolektiv ndaj kësaj sëmundjeje epidemike tejet të rrezikshme për të sotmen dhe për nesërmen e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
Ky shembull gjason me atë të ministrave dhe të deputetëve serbë të “Lista srpska” të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, që kanë zënë kolltukët e butë dhe që përfitojnë paga të majme në euro, por nuk e njohin as qeverinë e as kuvendin e shtetit të Kosovës.
-Kur, do të reagojë me masa konkrete ligjore Tirana dhe Prishtina për mbylljen e këtij skandali antikombëtar dhe antishkencor të Nexhmedin Spahiut, i cili “kombin shqiptar” e ka bërë çështje private perosnale të tij!?
-E quajmë skandal, sepse “kombi kosovar” është simetrik me muzikën tallava, në funksion të bastadrimit të vlerave dhe të traditave të njëmendta burimore kulturore kombëtare shqiptare.
Kjo është simetria e “kombit kosovar” me “përmbajtjen shkencore” surealiste dhe dekadente të muzikës tallava, e cila qe 30 vjet (1989-2017) ka pushtuar hapësirat etnike , ashtu edhe diasporën shqiptare.
Ashtu sikurse në muzikën tallava: ca melodi shqip, ca sllavisht, ca greqisht, ca turqisht, ca arabisht etj., edhe “kombi kosovar multietnik” përbëhet nga të njëjtat elemente shkombëtarzisuese: ca serbë, ca kroatë, ca turq, ca romë, ca ashkalinj, ca myslimanë boshnjakë, ca egjiptianë, ca goranë, përkufizim ky, që nuk ka asgjë të përbashkët me kombin shqiptar ( etni, gjenealogji, gjuhë,histori, traditë, gjak, racë, kulturë etj.).
Megjithëkëtë, “kombi kosovar” ka vetëm një dallim nga muzika tallava, e cila, tanimë qe tri dekada ka hedhur rrënjë të barit të keq nëpër “arat dhe kopshtet” e kombit shqiptar, duke përfituar shumë simpatizues dhe dëgjues, dhe duke u shitur me një çmim shumë të shtrenjtë, që është i kapshëm vetëm për shtresat e larta të shoqërisë shqiptare, por jo edhe për klasën e varfër, e cila është viktimë e një luksi të tillë mikroborgjez surrealist, sepse përkundër papunësisë dhe varfërisë së skajshme është e detyruar, që edhe kjo, të përthithë aditiva të tillë asimilues dhe shkombëtarizues të “tallavasë moderniste” kinse për të mos u diferencuar prej klasës së pasur mikroborgjeze.
Ndërkaq, “kombi kosovar” si produkt privat, pa “instrumente muzikore” kombëtare dhe ndëkombëtare, ende ka ngelur i paketuar në stoqet e magazinave të pluhërosura, nuk ka blerës e as konsumatorë të pasionuar sikurse muzika tallava. Mirëpo, megjithëkëtë dështim (2006-2017), “industrialisti” i tij Nexhmedin Spahiu po sheh ëndrra duke ecur, se “një ditë të afërt”, do t’i arrijë të njëjtat objektiva dhe rezultate financiare sikurse muzika surealiste tallava, që vend të gjuhës shqipe, të “legazliozojë” eksperanton kozmopolite dhe “kombin kosovar” , në vend të kombit shqiptar.
Mirëpo, një ambicie e tillë e sëmurë ipso facto është antikombëtare dhe antishkencore, pa asnjë vlerë dhe pa asnjë dobi për të sotmen dhe për të nesërmen e shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.
“Shqiptarët si në Kosovë si në Shqipëri, mendojnë se mund të jenë komb vetëm pse flasin gjuhën shqipe”!?
(Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, 2014:182)
Kjo është shpifje, ofendim dhe mashtrim në emër të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, sepse vetë autori i kombit kosovar” po mendon dhe po fantazopn ashtu ( i dehur nga egjra e karrierizmit të sëmurë kinse për të “krijuar kombe”) për të “dalë kapuç” mbi elitën shkencore gjithkombëtare shqiptare, por, me shpifjen e “kombit kosovar” ka dalë vetëm një injorant i madh dhe pervers, sepse deri më sot, askush në Ballkan nuk ka shpifur ndonjë komb të tillë imagjinar-inekzistent sikurse Nexhmedin Spahiu për interesa të tij të verbëra dhe të sëmura karrieriste dhe tregtare. – JO, shqiptarët, nuk po mendojnë, as nuk po dyshojnë se nuk janë komb, sepse fatbardhësisht pa lindur “baba i kombit kosovar”, kanë pasur ndjenjën dhe vetëdijen e plotë të perceptimit të identitetit se janë komb shqiptar me histori, me gjak, me gjuhë, me origjinë, me tradita, me kulturë, me psikologji, me territor dhe me atdhe, që përbëjnë zanafillën e përbashkët edhe si etni, edhe si komb (XIX, XX, XXI).
“Qasja akademike” e të ashtuquajturit “komb kosovar”
Së pari (1), nuk e njeh kombin shqiptar, kurse, së dyti (2) nxjerr përfundimin e gabuar kundërthënës, pa asnjë element doktrinar empirik shkencor të teorisë normative, se “Kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar” ( N. Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar,2014:175). – Ku është logjika e shëndoshë këtu, si mund të ketë kopje, kur mungon origjinali?!
– Në njërën anë, e mohon kombin shqiptar, duke u shprehur se shqiptarët “si në Kosovë, si në Shqipëri, mendojnë se mund të jenë komb vetëm pse flasin gjuhën shqipe”(po aty, f. 182), kurse në anën tjetër, gënjen se “kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar”!?
–Çfarë logjike e nivelit destruktiv të të menduarit, po si mund të jetë “kombi kosovar kopje e kombit shqiptar”, kur asnjë prej grupeve etnike të “kombit kosovar” nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin shqiptar?!
-Kjo është “qasja akademike” e “kombit kosovar”?!
– Përkundrazi, ky është kulmi i injorancës dhe i pasqyrës së etikës së zezë dhe të profesionalizmit handicap, që s’ka asnjë lidhje me shkencën e mirëfilltë.
Shqiptarët po mendojnë dhe po veprojnë se si të ribashkohen dhe të dalin nga zgjedha kolonialiste sllavo-bizantine. Ky është preokupimi dhe objektivi parësor i shqiptarëve, jo dyshimi në identitetin e vet kombëtar (XIX, XX, XXI).
-Sa naiv, miop dhe analfabet sui generis ky farë kovaçi i “kombit kosovar”, -po shqiptarët nuk janë duke menduar se janë apo nuk janë komb, sepse ata qysh para tre shekuj (sipas procesit të zhvillimit normal historik) janë formuar si komb, ashtu si kombet e tejra të Evropës.
Kësi përfundimi injorant, antishkencor dhe antishqiptar deri më sot nuk kanë shkruar e as pohuar as armiqtë më të mëdhenj shekullorë të shqiptarëve në Ballkan.
Ky lloj poshtërimi , degardimi dhe përçmimi i shqiptarëve nuk ka të bëjë me kurrfarë qasjeje akademike të doktrinave dhe të teorive shkencore për formimin e një kombi, por, thjesht, është punë djalli, injorancë, verbëri, interes personal karrierist dhe allishverish i pazareve të ndyra politike, i prepotencës narcisoide dhe i ambicies paranoide elitiste.
Mirëpo, ata që e tradhtojnë, e nxijnë, e braktisin dhe e mohojnë historinë, gjuhën, kulturën, traditat, kombin dhe atdheun e vet sikurse “akademik shkencëtari” Nexhmedin Spahiu, do t’i marrë era si një gjeth të mjakur dhe të harlisur vjeshte. Ata s’do t’i kujtojë askush , as Zoti, as shkenca, as historia, as kombi, as atdheu shqiptar, as Amerika e as Evropa, veçse djalli i zi, që i ka futur në rrugë pakrye për ta shpartalluar dhe asimiliuar kombin shqiptar, si për ta bastarduar gjuhën shqipe, kulturën shqiptare dhe SHQIPËRINË ETNIKE.
Spahiu si Sulltan Hamiti dhe si Haki Pasha, e mohon kombin shqiptar(!)
Me gjithë shtypjen shumëshekullore të Perandorisë Romake, të Perandorisë Bizantine, të Perandorisë Osmane dhe të mbretërive serbo-jugosllave, Kombi Shqiptar nuk u asgjësua (përkundër viktimave milionshe) dhe nuk u asimilua, por ruajti identitin e vet: gjuhën, historinë, karakterin njerëzor, traditat, besën, zakonet, kulturën dhe atdheun e vet, duke mos u zhdukur as si etni, as si komb, as si atdhe dhe, as si shtet.
Prandaj, kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, nuk ka forc֝ë që mund t’i asimilojë e as t’i asgjësojë qofshin ata edhe 1 milion Nexhmedin Spahinjsh me “kombin kosovar” dhe me “gjuhën kosovarishte”, e cila si e tillë kurrë nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në Kosovë, por gjuha shqipe dhe kombi shqiptar.
Fundja, kush është Nexhemdin Spahiu, që ta mohojë kombin shqiptar”? !
-Kur, pikësëpari nuk di ta bëjë dallimin mes konceptit “shtet” dhe konceptit “komb”, duke gënjyer se Amerika dhe e Evropa me “Planin e Ahtisarit (2007) “ e kanë njohur kombin kosovar”. Kjo është gënjeshtër par excellence, sepse në asnjë rresht të Planit të Ahtisarit nuk përmendet “kombi”, por “shteti” (nation). Ndërkaq, kovaçi i “kombit kosovar” nocionin “nation” e ka përkthyer gabimisht në nocionin “komb”, që në të vërtetë, nuk është fjala për kurrfarë “kombi”, por për “shtetin”.
N.Spahiu për ta bindur veten se është “specialist” dhe “bagerist” i “kombit kosovar”, e citon “Pikën 1.7 të Palnit të Marti Ahtisarit”, ku thuhet: “ Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemen dhe himnin, të cilët pasqyrojnë karakterin e saj multietnik.” (Nexhemedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, 2014: 173-174). Edhe në këtë rast, N. Spahiu bie vetë në kurthin e tij antishkencor, sepse as Ahtisari e as Plani i tij, as Amerika e as BE nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm shtetin kosovar-shtetin e Kosovës, jo kombin e Kosovës, edhe pse në gjuhën angleze dhe franceze nocioni “Nation” përodret në kuptimin “shtet”, “vend” dhe “popull”.
Komentet