Shqipja dhe Bashkimi Evropian- Nga AGIM VINCA

Në një zbulim të rrallë, shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka. Hëna është i vetmi satelit natyror që rrotullohet rreth planetit tonë. Më parë, supozohej se ajo qëndronte në një distancë të njëjtë nga Toka për shkak të tërheqjes gravitacionale. Por zbulimi i ri ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me Hënën.
Sipas NASA-s, Hëna po largohet ngadalë nga Toka me 3.8 cm në vit. Dikur Hëna ishte një element kryesor i matjes së kohës, pasi përdorej si kalendar nga qytetërimet e lashta njerëzore. Megjithatë, zbulimi i fundit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me gjetjet dhe zbulimet e dikurshme.
Nëse Hëna do të vazhdonte të largohej nga Toka me të njëjtin ritëm, atëherë ajo ndoshta do të ishte përplasur me Tokën rreth 1.5 miliardë vjet më parë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Zbulimi i ri i distancës në rritje midis Hënës dhe Tokës, mund të jetë interesant. Por ai është gjithashtu një “udhërrëfyes i dobët mbi të kaluarën” besojnë profesor XhoshuaDejvis nga Universiteti i Kebekut në Kanada dhe bashkëpunëtorja e tij Margriet Lantink nga Universiteti i Uinskonsin, si dhe kolegët e tyre nga universitet e Utrehtit në Holandë dhe Gjenevës në Zvicë
Por pse Hëna po largohet nga Toka? Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jenë të ashtuquajturat “ciklet e Milankoviçit”. Ato përshkruajnë devijimin e vogël në formën e orbitës së Tokës dhe boshtit të saj, si dhe ndikimet e tij mbi sasinë e dritës së Diellit që merr Toka.
Sasia e dritës së Diellit që merr Toka ndikon shumë në klimën e saj, dhe është një tregues i periudhave të motit të lagësht dhe të thatë. “Ciklet e Milankoviçit” mund të çojnë në një ndryshim të plotë të motit në një rajon. Ato kanë qenë dikur arsyeja e periudhës së gjelbërimit në Shkretëtirën e Saharasë.
Po ashtu janë forca kryesore që ndikojnë tek madhësia e liqeneve në Tokë. Këto cikle dhe frekuencat përcaktojnë edhe distancën midis Hënës dhe Tokës. Sipas shkencëtarëve, rreth 2.46 miliardë vjet më parë, Hëna ishte 60.000 km më afër Tokës sesa sot. Kjo do të thotë që planeti ynë merrte rreth 17 orë në ditë dritën e Diellit./Bota.al
Gazetari amerikan Don Lemon u kritikua shumë kohët e fundit kur deklaroi se Niki Halej,kandidate presidenciale nga radhët e Partisë Republikane, 51-vjeçe, që ka bërë thirrje për kryerjen e testeve të aftësisë mendore për politikanët më të moshuar se sa 75 vjeç, nuk ishte as vetë “në kulmin e saj”.
Ai theksoi se “një grua mund të konsiderohet në kulmin e saj në të 20-at dhe të 30-at, apo ndoshta në të 40-at”. Lemon, që është vetë 56 vjeç, e mbrojti deklaratën e tij duke thënë se kjo ishte ajo që tregon edhe një kërkim rastësor në internet. Natyrisht, edhe unë vetë kërkova në google mbi pyetjen “Kur një grua është në kulmin e saj?”, dhe rezultati i parë që del tani është pretendimi i Lemon.
Duke lënë mënjanë paragjykimet patriarkale, seksiste dhe moshore të komentit të Lemon, nuk është ndonjë lajm që shoqëria perëndimore është shumë e fiksuar pas rinisë sëpërjetshme. Por ky moment më nxiti të mendoja mbi këmbënguljen e fortë dhe deri diku qesharake të jo pak grave për të dukur sa më të reja.
Sikurse pyeti me të drejtë kolegu i Lemon në atë emision:”E për çfarë kulmi po flasim?”. Çdo stinë e jetës sonë ka vokacionin dhe dhuntitë e veta. Prandaj çfarë mund të humbasim të gjithë ne si individë dhe shoqëri, kur e kufizojmë kaq shumë imagjinatën tonë, dhe kur luftojmë kundër procesit natyror të plakjes?
Tabloja me titull “The First Wrinkle” (Rrudha e parë) nga piktori impresionisti italian Federiko Zandomenegi, tregon një grua të re, epshore, që është e përqendruar tek një pasqyrë dore, duke ekzaminuar në detaje fytyrën e saj. Përballë saj shohim një kavanoz, me sa duket i mbushur me një lloj kremi.
Pra jemi duke parë një skenë intime. Jo vetëm sepse e shohim gruan e veshur me këmishën e saj të lirshme të natës që i rrëshqet mbi njërin sup, por edhe sepse po e shohim në një moment meditimi të thellë mbi veten. Duke njohur presionet me të cilat përballen gratë për ta zgjatur sa më gjatë rininë e tyre, nga frika se mos plaken më shpejt, unë nuk mund të mos pyes veten se çfarë mendimesh mund të rrjedhin nëpër kokën e saj.
Në një moment të jetës sonë si të rritur, ne mund të fillojmë të ndeshemi me një përplasje midis asaj se kush ndiejmë që jemi nga brenda, dhe asaj që ne apo ose bota na sheh nga jashtë. Plakja është diçka e pashmangshme. Trupat tanë e fillojnë procesin e tyre të konsumimit që nga momenti që lindim.
Por kultura perëndimore na mëson që sapo të fillojmë të njohim shenjat fizike të plakjes, atëherë është koha për t’u shqetësuar. Në vend se të pranojmë mundësitë për rritje shpirtërore që mund të vijnë nga plakja si proces natyr, bota na inkurajon të përpiqemi të zgjasim stinët e jetës që në fakt janë duke ecur natyrshëm në rrjedhën e tyre.
Në vend se ta falënderojmë trupin tonë që na ka sjellë deri këtu, dhe të vërejmë dhe gëzohemi për avantazhet që vijnë me plakjen, ne fillojmë një mini-luftë kundër trupit tonë, duke luftuar kundër vetes në mënyra që janë të lodhshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Unë e dua shumë tablonë tjetër të famshme “Burimi i rinisë” (1546) të Lukas Kranash Plakut. Ai përfaqëson një përshkrim sa komik aq edhe të tmerrshëm të denigrimit shekullor që i ka bërë plakjes bota perëndimore, por dhe i standardeve seksiste dhe patriarkale me të cilat vendosen vlerat e grave të reja dhe të vjetra.
Skena në atë tablo zhvillohet në një peizazh të gjerë. Në sfond shtrihet një varg malor, së bashku me një kështjellë të largët mbi një kodër. Në qendër ndodhet një pishinë e madhe e cekët, me një shatërvan të vogël të ngushtë në mes. Ana e majtë e pikturës është e mbushur me gra të moshuara.
Ata mbërrijnë atje duke transportuar ujë me tezga, kuaj dhe karroca dore. Disa nga gratë janë duke u inspektuar apo zhveshur përpara se të hyjnë në pishinë. Ndërkohë, ana e djathtë e tablosë është plot me vajza të reja. Gratë e moshuara transformohen nga ujërat kuruese, duke dalë të rinuara prej andej.
Pasi hyjnë brenda një tende aty pranë, ato vishen me fustane të reja, dhe gjejnë sërish në dispozicion një shumëllojshmëri përvojash të këndshme dhe sensuale. Disa marrin pjesë në gosti dhe vallëzime. Ne shohim edhe një grua të re duke u joshur nga një djalë i ri.
Piktura sugjeron që nëse mund të lihet pas pleqëria, atëherë jeta jonë do të jetë sërish plot kuptim, marrëdhënie dhe aktivitete jetëdhënëse. Ky zhvlerësim i të moshuarve, ka një jehonë të fortë në kulturën e sotme, e cila na mëson që t’i hedhim poshtë me lehtësi dhe pa shumëceremoni gjërat që besojmë se e kanë tejkaluar dobinë e tyre, përfshirë njerëzit.
Shumëçka konsiderohet sot e zëvendësueshme:ne nuk jemi një shoqëri që vlerësojmë realisht potencialin afatgjatë të gjërave. Ne i ndryshojmë tanë çdo vit telefonat për versionin më të fundit. Ne presim pemë që janë shekullore, për të ndërtuar në çdo hapësirë të gjelbër të disponueshme. Ne e ndryshojmë garderobën tonë në çdo sezon të ri të modës. Dhe ishmangim njerëzit për të cilët nuk jemi më të interesuar.
Ndonjëherë duket sikur po e humbasim kuptimin tonë mbi atë që do të thotë të vlerësosh diçka, dhe kjo gjë vërehet në çdo fushë të jetës, nga mjedisi, njerëzit, dhe deri tek shpalosja e jetës sonë. Mua më ngjan me një krizë shpirtërore dhe të imagjinatës.
Perspektiva hapësinore e pikturës dhe numri i madh i njerëzve në këtë tablo, synojnë të ekzagjerojnë natyrën komike dhe tragjike të këtij fiksimi pas rinisë së përjetshme. Në mungesën e vullnetit tonë për t’u përballur me sfidat e pashmangshme që vijnë me plakjen dhe realitetin e vetë vdekshmërisë sonë si qënie, ne rrezikojmë të humbasim mundësinë paralele për forcim shpirtëror dhe për takime të thelluara të jetës, të cilat gjenden të fshehura në peripecitë e jetesës.
Ne e ngatërrojmë rininë me përsosmërinë dhe përsosmërinë me jetën e mirë. Nëse e shihni me vëmendje pikturën, do të shihni 2 plaka në anën e majtë, që të dyja pjesërisht të mbështjella me peshqir. Njëra ulet buzë shkallëve të pishinës, me gjunjët e saj të mbledhur kruspull në gjoks; ndërsa tjetra i ka zhytur këmbët në ujë dhe po bisedon me një grua plotësisht të veshur, e cila duket se po përpiqet ta bindë që të zhytet plotësisht.
Këto dy gra hezituese, janë për mua elementët më intrigues të kësaj pikture. Ndonëse tashmë të zhveshura, ata nuk duken plotësisht të bindura se plakja është aq kufizuese dhe e padëshirueshme sa synon që të na e imponojë shoqëria. Këto dy gra ngurruese, mund të kenë fituar mençurinë për të përfytyruar liritë dhe mundësitë e reja që i presin në vitet e tyre të mëvonshme.
Një vepër tjetër më ka bërë shumë përshtypje në lidhje më këtë temë titullohet “Le VeçhieComari” (Gratë e moshuara) nga piktorja italiane e shekullit XX-të Feliçe Kasorati. Tetë gra të moshuara, të mbuluara nga qafa deri në kyçin e këmbës me fustane, shalle dhe batanije, janë mbledhur së bashku deri në skajet e kanavacës.
Njëra prej tyre është kthyer me fytyrë nga ne, me dorën e saj në ijë, një gjest që ilustron dhimbjet fizike të plakjes. Një grua tjetër shfaqet e ulur dhe mbështjellë me batanije, me vështrimin e saj të ashpër drejt dyshemesë dhe si e përhumbur në soditje. Gjashtë gratë e tjera qëndrojnë në këmbë, disa me ndihmën e një bastuni.
Ajo që adhuroj më së shumti në këtë tablo janë shprehjet në fytyrat e grave. Një grua me një shall rozë rrotull qafës së saj, na vështron me një buzëqeshje të sigurt. Një grua tjetër në anën e majtë na vështron me një buzëqeshje disi ironike, si të pyeste shoqet e saj se për çfarë është gjithë kjo bujë.
Por është figura qendrore, një grua e veshur e tëra në të zeza dhe që mban një bastun, ajo që duket se e përmbledh gjithë atmosferën e tablosë. Koka e saj është përkulur dhe na shikon me bisht të syrit, me një buzëqeshje djallëzore e të fshehtë. Këto gra të moshuara janë të kënaqura në vetvete, dhe duket se dinë gjëra që ne nuk i dimë.
Buzëqeshja e tyre tregon se ne do ta zbulojmë se çfarë dinë ato, vetëm nëse kemi fatin të arrijmë moshën e tyre. Por ndërkohë, ajo dhe mikeshat e saj ka të ngjarë të kenë gjëra të vlefshme për të na mësuar ne të tjerëve. Një pjesë e dhuratës së plakjes, të kultivimit të njëfarë mençurie nga përvoja e jetës, është ajo që na ofron ne që jemi ende në rrugën tonëdrejt asaj faze të jetës.
Kuptohet, jo të gjithë ata që plaken fitojnë mençuri apo edhe pjekuri, por një jetë e gjatë sjell shpesh mësime të vlefshme. Nuk mund të mos mendoj se pavarësisht sfidave që bart, mosha e thyer përmban edhe ftesën e saj për të zbuluar një shpalosje të re të vetes dhe për të përqafuar më lehtë misterin e pakuptuarit të gjithçkaje.
Shpresa është që ndërsa plakemi, mund të hyjmë në atë sezon më me hijeshi, më të përgatitur për t’u përballur me pasiguritë dhe kompleksitetet e jetës, me më pak frikë dhe ankth që ato gjëra mund të shkaktojnë në vitet tona të rinisë. Dhe me një aftësi më të thellë për të kapur bukurinë e fshehur tek të gjitha gjërat:bukuria është ajo që ndihmon në zgjerimin e imagjinatës sonë, dhe na bën thirrje për një reflektim më shpirtëror për të jetuar me veten dhe të tjerët. / “Financial Times” – Bota.al
Rëndësia e Pasthënies së veprës së Gjon Bdek Buzukut “Meshari” (1555) është e shumëfishtë, që përligjet sidomos me faktin se është teksti i parë origjinal në prozë në gjuhën tonë shqipe që e njohim deri më sot[1]. Këtë na e thotë vetë Buzuku: “tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ņdigluom ņ së Shkruomit shenjtë, ņ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ņdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithë zemër”.
Mënyra e shtjellimit të tekstit të Pasthënies dhe të shprehurit në të dëshmojnë se Buzuku u mbështet në një traditë të shkruar paraprake shqipe, të cilën, mjerisht, ende nuk jemi në gjendje ta provojmë me fakte. Në Pasthënie gjuha dëshmohet e pasur; fjalia është e rrjedhshme, siç ngjet edhe në pjesën dërmuese të teksteve të veprës së tij, të përkthyera nga Bibla dhe nga vepra të karakterit liturgjik.
Në tekstin përmbyllës të veprës së vet, Buzuku na bën të ditur për veten, për datën e botimit të veprës, po edhe për natyrën, për qëllimin e hartimit dhe të botimit të saj. Me një fjalë, Pasthënia është një lloj letërnjoftimi, një përcaktuese e rëndësishme për autorin dhe për veprën e tij.
Në rrafshin e veçantisë së tekstit, Pasthënia është ndërtuar kryesisht në stilin biblik e liturgjik, qoftë si formë, qoftë si kuptimësi dhe është e rëndësishme për nëntekstin e pasur që e cilëson.
Para se ta analizoj më përafërt tekstin dhe nëntekstin e Pasthënies, po përmend disa të dhëna që lidhen me “historikun” e saj.
Pasthënien e veprës së Gjon Buzukut për herën e parë e përmendi në vitin 1740 ose 1743 Gjon Pagëzuesi Nikollë Kazazi nga Gjakova, ipeshkëv i Shkupit dhe administrator apostolik i Mbretërisë së Serbisë, kur në bibliotekën e Kolegjit të Propagandës në Romë zbuloi librin më të lashtë të botuar në gjuhën tonë të njohur deri atëherë[2]. Meqenëse libri ishte fort i lashtë dhe krejt i dëmtuar (“Antichissimo Missale per antichità tutto stracciato”) dhe i mëngët (i mungonin fletët e para) Gjon Nikollë Kazazi e kopjoi faqen e fundit, ku ishte Pasthënia, dhe, bashkë me një letër, ia dërgoi atë Gjergj Guxetës (Giorgio Guzzetta), themelues i Seminarit shqiptar të Palermos, të cilin Kazazi e çmonte si shembull zemërbujari dhe njeri i vërtetë i burrërisë së kombit të vet[3]. Letra e Kazazit[4] kaloi më vonë tek atë Pal Parrino, siç dëshmohet nga vepra e tij në dorëshkrim “De consensionibus Albanensis (si) cum Romana Ecclesia[5]” .
Ndër arbëreshët e Italisë interesimi për veprën e parë të botuar në gjuhën shqipe vazhdoi edhe më tej. Me të u mor sidomos ipeshkvi i Benda-s, arbëreshi, Pal Skiroi[6].
Sipas të dhënave që njoh, për herën e parë në botën tonë Pasthënien e Buzukut e botoi atë Justin Rrota më 1930 në studimin e tij Monumenti mâ i vjetri i Gjûhës Shqype. D. Gjon Buzuku (1555)[7], ku bëri dhe një varg sqarimesh të fjalëve dhe të shprehjeve të tekstit të saj[8], ndërsa pas tij Namik Ressuli më 1941 në vëllimin “Shkrimtarë shqiptarë” – Pjesa e parë[9]. Ajo, natyrisht, u botua edhe në botimet e plota të veprës së Buzukut, përgatitur nga Namik Ressuli (1958)[10] dhe nga Eqrem Çabeji (1968)[11].
Pasthënien e botoi edhe R. Ismajli në vëllimin “Tekste të vjetra”, sipas transkriptimit të Çabejit, po me pak ndryshime[12], ndërsa në gjuhën angleze atë e përktheu dhe e botoi Robert Elsie[13].
Pasthënies së veprës së Gjon Buzukut i prin shprehja në latinisht: Laus Deo, Pax viuis et rekuiem defuntis[14] (Lavdi Zotit, Paqe të gjallëve dhe prehje të vdekurve). Në formën e botuar në transkriptimin e Çabejit teksti i saj ka 18 rreshta.
Atë Justin Rrota thotë se sipas traditës, shkrimi i tillë nënkupton Parathënien, që dikur ishte zakoni të vihej në faqen e fundit të librit[15].
Nëse Pasthënien e Buzukut e vështrojmë brenda kësaj tradite dhe këtij parimi, atëherë teksti përmbyllës është në të vërtetë shkrimi hyrës – Parathënia e veprës.
Teksti i plotë i saj është:
U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ņdigluom ņ së Shkruomit shenjtë, ņ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ņdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithë zemër. U lus mbas sodi mā shpesh të ụini m klishe, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në mbarofshi, Zotynë të ketë mishërier mbī ju. E ata qi ụ monduonë djerie tash, mā mos u modonjënë. E ju t ini të zgịedhunitë e Tinëzot. E përherë Zotynë kā me klenë me jū, ju tue ņdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuam ņdër jū, se të korëtë taj të ņglatetë djerie ņ së vjelash, e të vjelëtë djerie ņ së mbjellash. E u mā duo të mbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem. Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ņdë mars zuna ņfill, e mbarova ņdë vjetët ņjë M. D. L. V. ņdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun mbi ņdonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajto, aj qit ë jetë mā i ditshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ņdë e mirë. Përse nuk çuditem se në paça fëjyem, kjo tue klenë mā e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom mbi gluhë tanë. Përse ata qi shtamponjinë të madhe fëdigë, e aqë nuk mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ņdaj ta nuk mundë jesh; u tue mbajtunë një klishe, mbi të dý anët më duhē me shërbyem. E tash u jam ņfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo[16].
Pasthënia është i vetmi tekst (meqenëse mungojnë faqet e para të veprës së Buzukut, vendi i botimit dhe ndonjë shkrim hyrës i mundshëm nga Buzuku ose nga ndonjë bari tjetër shpirtëror), ku në mënyrë të pandërmjetme jepen disa të dhëna me rëndësi.
Së pari, në të na bëhet e ditur se hartuesi i saj ishte prifti Gjon Bdek Buzuku dhe se punën e shtypjes së librit e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi më 5 janar 1555.
Në Pasthënie Buzuku, po ashtu, na bën të ditur se me veprën e vet ai po vinte gurin e themelit në krijimin e traditës së hartimit dhe të botimit të teksteve biblike e liturgjike në gjuhën shqipe: tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ņdigluom ņ së Shkruomit shenjtë, ņ së dashunit së botësë sanë. Në këtë rrjedhë ai jep një të dhënë me rëndësi të shumëfishtë: vepra e tij nuk qe punë e rastit, e bërë brenda një viti, siç ka menduar ndonjëri nga studiuesit, po rrjedhojë e një shqetësimi dhe qëllimi të hershëm e të vijueshëm, i pranishëm dhe i përcaktuar shumë kohë më parë në mendjen e tij: “tue ụ kujtuom shumë herë…”.
Në Pasthënie Buzuku përmend edhe vështirësitë që pati për hartimin dhe për shtypjen e librit si dhe përpjekjet e tij që të shmangte gabimet e shtypit. Ai përmend pamundësinë që të ishte vijimisht në shtypshkronjë për ta përcjellë procesin e botimit dhe t’u ndihmonte radhitësve t’i shmangnin gabimet:
“Përse ata qi shtamponjinë të madhe fëdigë, e aqë nuk mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ņdaj ta nuk mundë jesh”.
Pra, vendi ku shërbente Buzuku prift dhe vendi ku ishte shtypshkronja nuk duhet të ishin shumë larg.
Buzuku i përmend edhe arsyet pse nuk mund të përcillte vazhdimisht punën në shtypshkronjë: i duhej të punonte, të shërbente në të dy krahët:“u tue mbajtunë një klishe, mbi të dy anët më duhē me shërbyem”.
Për këtë mendim të Buzukut është thënë se lidhet, nga një anë, me punën e tij si prift dhe, nga ana tjetër, me punën – kujdesin për procesin e radhitjes e të shtypjes së librit.
Mendoj se ky pohim i Buzukut duhet të lidhet para së gjithash me shërbimin e tij të dyfishtë si bari shpirtëror. Buzuku pos që shërbente në një kishë, duhet të ketë pasur edhe ndonjë detyrë – pozitë tjetër në hierarkinë kishtare të ndonjë qendre ipeshkvore, që i përkiste kisha ku ai mbante meshën dhe i kryente shërbimet përkatëse liturgjike për mungesë të priftit, që është veprim krejt i zakonshëm në jetën baritore kishtare.
Them kështu për arsye se Buzuku disa herë në veprën e vet u drejtohet priftërinjve me shprehjet, fjala vjen, “Zgịedh Pistullin (Letrën) e Amonit Profetë”, “Zgịedh Pistullin Shën Palit qi shkruan Xhudhivet”, “Zgịedh ņ së Bameshit së Apostojet” (Veprat e Apostojve), “E tash prifti ka me marrë me dy gishta” e të ngjashme. Vështirë se mund të ishte kjo kërkesë e një prifti të zakonshëm, që t’u drejtohej dhe t’i këshillonte edhe prelatët e lartë shqiptarë të kishës në ç’mënyrë duhet ta përdornin librin në shërbimet liturgjike, thuajse ata ishin fillestarë ose nxënës në përdorimin e teksteve përkatëse. Për ta mbështetur këtë mendim po përmend dukurinë: si ishte e mundur që një prift i rëndomtë t’ia hynte një pune sa të rëndësishme aq edhe të vështirë e me përgjegjësi – të hartonte një vepër të tillë në gjuhën e tij shqipe, e cila jo vetëm që do të përdorej në kisha dhe nga besimtarët, po si e tillë krijonte nismën e traditës të shqipes së shkruar dhe të shkrimit shqip në rrafshin teologjik e liturgjik dhe më gjerë.
S’ka dyshim se Buzuku ishte i vetëdijshëm për këtë detyrë e përgjegjësi, prandaj në Pasthënie, shkruan: “Përse nuk çuditem se në paça fëjyem (gabuar), kjo tue klenë mā e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom mbi gluhë tanë”.
Me një fjalë, është vështirë të pohohet se hartimi dhe sidomos botimi i librit, sa i rëndësishëm, aq dhe i ndërliqshëm, të ishte nismë dhe përmbushej nga vetëm një prift që shërbente në një kishë. Edhe sigurimi i mjeteve për botimin e një vepre të tillë në atë periudhë, ishte ndërmarrje tepër e madhe të përballohej nga një bari shpirtëror, pa ndihmën e të tjerëve, sidomos të institucioneve përkatëse.
Që një prelat kishtar, pos detyrës udhëheqëse, të shërbente – të mbante meshë edhe në ndonjë kishë, kjo është dukuri e zakonshme. Edhe vetë kam qenë dëshmitar (në vitet 2002 e 2003) kur arqipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, në mungesë të priftërinjve, mbante meshë (zakonisht të dielave) në disa katunde të rrethinës së Tivarit e të Ulqinit, si në Braticë, në Shën Gjergj, në Kllezën, po edhe më larg, në Guci.
Një çështje që është e rëndësishme, po nuk përmendet në tekstin e Pasthënies (lexo: Parathënies) është: pse Buzuku nuk sjell të dhëna më konkrete për detyrën që bënte, për vendin ku ishte kisha në të cilën shërbente, për emrat e atyre që e përkrahën në ndërmarrjen për hartimin dhe botimin e librit, për burimet ku ishte mbështetur për hartimin e veprës etj., që do të ishin të domosdoshme në një shkrim të tillë? Mos vallë të gjitha këto autori i heshti me qëllim?
S’do mend se me rënien e viseve shqiptare nën sundimin osman, mundësia e botimit të librave të natyrës kishtare, qofshin biblike ose liturgjike, jo vetëm ishte zvogëluar, po edhe përcillej me rreziqe të mëdha e të ndryshme.
Edhe pse bota shqiptare deri në atë kohë zhvillohej sipas qytetërimit dhe kulturës së krishterë evropiane, të dëshmuara nga këto fjalë të Fan S. Nolit, “Në shek. XV Shqipëria ishte në shumicën e saj katolike romane, me tetëmbëdhjetë seli ipeshkvore; disa prej të tyre kanë një histori të pandërprerë që prej agimit të krishterimit deri në ditët e sotme… Feja u dha shqiptarëve unitetin që u mungonte si shtet. Feja ka shërbyer po ashtu edhe si një lidhje me Perëndimin[17]”, faktet historike dëshmojnë për një gjendje tepër të rëndë të kishës katolike në trevat shqiptare të asaj kohe (e jo vetëm të saj), për përndjekjet dhe dhunimet e ndryshme e të shumta të kishës e të barinjve shpirtërorë, gjë që kushtëzoi zvogëlimin e numrit të kishave, të priftërinjve e të ipeshkvijve, siç dëshmohet edhe nga këto të dhëna: “Ndryshimet politiko-shoqërore dhe devastimet ekonomike kulturore që pasuan pushtimin osmanoturk, dëmtuan rëndë klerin dhe kishën katolike në përgjithësi. Kështu, më 1478 rrënohen në Veri ipeshkvitë e Danjës, Svaçit dhe Balezës. Më 1451 shuhen në Shqipërinë Qendrore ipeshkvia e Cërnicës pranë Elbasanit. Që nga viti 1478, ipeshkvi i Lezhës vendoset në fshatin Kallmet. Kjo ipeshkvi quhej që prej vitit 1492 ‘Titularis ecclesia in partibus infidelium’ (Kisha titullare në trevat e të pafeve). Vetë emërtimi i saj dëshmon se islamizimi i popullatës vendase ishte tejvajtës. Pas vitit 1501, kryeipeshkvi i Durrësit vendoset në Romë dhe që nga viti 1535 ‘nuk është i detyruar të banojë te Kisha e vet’, shkruhet në një dokument. Më vonë ai vendoset në Delbinisht. Pas vitit 1518, Kuria e Romës u jep urdhër ipeshkvijve të Lezhës, të Pultit të Epërm, të Pultit të Ulët dhe të Shkodrës, që të kthehen në ipeshkvitë e tyre, për arsye se ‘në këto vise ka shumë klerikë dhe laikë të krishterë’. Territori i këtyre katër dioqezave përfshinte Mirditën, Hotin dhe Kelmendin[18]”.
Kjo gjendje vijon edhe më vonë, në fazën e dytë të islamizimit të shqiptarëve të krishterë: “Faza e dytë e dekristianizimit të popullatës shqiptare, që ishte pasojë jo vetëm e islamizimit të dhunshëm, por edhe e klerit të pakët dhe me formim të dobët doktrinar-fetar, sidomos në lidhje me simoninë, përfshiu tërë shekullin XVII. Ishte ky shekull i luftërave të gjata antiosmane që filluan që në vitin 1593. Për pasojë Kisha Katolike e trevave shqiptare nuk mund të komunikojë në mënyrë të rregullt me Vatikanin. Islamizimi në këtë periudhë kishte marrë hov aq të madh sa kryeipeshkvi i Tivarit, Marin Bici (Bizzi), në relacionin e tij të vitit 1610 shpreh frikën se e tërë popullata e kryeipeshkvisë së tij rrezikon të islamizohet[19]”.
Në letrën dërguar kardinal Gocadino-s të dt. 15 shtator 1621, Pjetër Budi shkruan se si vendi i tij është i nënshtruar “gjithë prej turqve dhe, në disa vende më të ulëta, është i shtypur më se forti[20]” nga fakti se katolikët i “janë nënshtruar tiranisë osmane[21]”.
Edhe në një relacion të Frang Bardhit, dërguar në Romë më 1641, thuhet: “Asnjë prift, asnjë frat, asnjë ipeshkëv, nuk guxon të vijë në Romë, sepse të gjithë konsiderohen spiunë dhe tradhtarë të zotërisë së madh, Turkut[22]”.
Kjo gjendje e rëndë e Kishës katolike përligjet edhe nga të dhënat e pandërmjeme, që kryeipeshkvi i Tivarit, Zmajeviku, ia dërgoi Papës Klementit të njëmbëdhjetë, ku besimi dhe institucionet e krishtera në trojet arbërore ishin në zgrip të rrënimit të plotë:
“Unë iu përmbajta urdhrit, iu solla dheut rreth e rreth e gjithë mbarë e kërkova dhe i pashë nevojat e Shqipërisë. Pashë vuajtje shumë! Qytetin, që më parë qe i pari i gjithë vilajeteve, vënë nën haraç, Zojën e njerëzve me futë në krye, kalanë e trimave të rrënuar, murin e mbrojtjen e forcës sonë çartur e prishur; pashë të pafetë hyrë në vend të shuguruar; kishat përlyer, lëterët ndyrë sa mezi pashë një vend, ku mund të mblidhej populli në tubim. Pashë pleqtë duke vajtuar, meshtarët, shërbëtorët e Zotit, duke qarë e duke lotuar; barinjtë travajuar, dhentë shpërndarë e tretur nëpër pyll; pashë murtajën që mbytte gjind e bënte kërdi të madhe nëpër të gjitha vendet. Këto vuajtje i pashë dhe gjimova: zemra, bashkuar me mjerimet e popullit tim, donte të më ndahej përgjysmë, nga i shihja bijtë e mi në rrezik të bjerrin fenë[23]”.
Në vijim të relacionit të Zmajevikut, konkretizohet edhe më shumë kjo gjendje tepër e rëndë e Kishës katolike dhe e priftërinjve:
“Por, uh, në ç’mjerim e pashë! E pashë vreshtin e Tenzot të prishur e të shkatërruar, lënë si një gjë mbetur shkret, mbuluar prej ferrmacash, prej ferrash, prej rrozgash; e pashë, në vend që të qesë rrush, duke qitur larushk. Këtë vresht e shkeli me ndihmë të njerëzve të këqij, ai, armiku i moçëm, si i Tenzot, ashtu i të birit të njeriut, i cili sikurse nuk pushon prej zemrës së keqe për ta prishur farën e mirë, që është mbjellë në kopshtin e Tenzot, ashtu prej smirës nuk pushon për t’i prishur e për t’i shkulur nga hardhitë e moçme të këtij vreshti filizat (përpajnat), që dalin nga trungjet[24]”.
Edhe Dokumentet e Kuvendit të Arbënit të mbajtur më 1703, që është Kuvendi më i rëndësishëm kishtar dhe kombëtar gjatë sundimit të Perandorisë Otomane, dëshmojnë për gjendjen tepër të rëndë të Kishës katolike në trevat shqiptare: “Në këtë robëri tonën, që i përngjet asaj të çifutëve në Bagdad[25]”. Kjo gjendje ishte keqësuar sidomos në trevat shqiptare ku ndoshta vepronte Buzuku: “Edhe fretërit, që rrinë në Mal të Zi me detyrë të misionarëve, ku më fort ka shtirë rrënjë kjo murtajë dhe është duke e qelbur gjithë Shqipërinë, të mundohen me gjithë shpirt ta shkulin e ta heqin krejtësisht[26]”.
Gjendja e Kishës katolike dhe e barinjve shpirtërorë shqiptarë në kohën e Buzukut vazhdon të keqësohet – për të marrë përmasa më të mëdha nga viti 1571, disa vite pasi Buzuku e botoi librin e vet, kur osmanët nënshtruan përfundimisht Tivarin, Ulqinin dhe viset në afërsi të tyre, ku edhe mund të gjendej kisha që përmend Buzuku.
Dihet se pushtuesi osman vazhdimin e mbijetimit të traditës së krishterimit, sidomos veprimin e priftërinjve dhe të kishës katolike, e shihte si një nga armiqtë më të mëdhenj e më të rrezikshëm të tij.
Mos ndoshta gjendja e rëndë në atë kohë dhe rreziqet e rrethanave të kohës që u përmendën, t’i kenë kushtëzuar të dhënat dhe përmendjen e emrave të atyre që e përkrahën, e lejuan ose e ndihmuan botimin e librit? Ndoshta me qëllim gjithçka ishte njësuar në emrin e një prifti të zakonshëm që mbante një kishë dhe në këtë mënyrë ai, si hartues – autor, vetvetiu merrte mbi vete çdo rrezik të mundshëm të botimit të veprës me qëllim që të shmangte rrezikun për të tjerët, sidomos për institucionin konkret, fjala vjen, të ipeshkvisë?
Në këtë rrjedhë të mëdyshjeve, mos edhe emri i Gjon Bdek Buzukut është i menduar dhe fsheh një person, një autor tjetër?
Pa dyshim se përimtimi më këmbëngulës dhe analizimi më i thellë i rrezatimit të disa të dhënave, sidomos i nëntekstit të Pasthënies së veprës së Buzukut, mund të qesë në dritë edhe gjëra të tjera të rëndësishme.
Gjithë tekstin e Pasthënies së Buzukut e përshkon besimi i patundur në Hyjin krijues dhe në dashurinë e Tij si dhe ndjenja e thellë e përvujtënisë së autorit të saj, siç përligjet edhe nga tekstet e përkthyera nga Bibla dhe tekstet e tjera liturgjike, lutjet dhe litanitë e përfshira në vepër.
Në qenësinë e vet Pasthënia është një himn, një lavd kushtuar Hyjit, i cili – përmes krijesave të veta, njerëzve – kishte nxitur nisjen dhe përmbushjen, përfundimin e veprës në shqip. Kjo dëshmohet duke filluar nga shprehja në latinisht që i prin asaj: Laus Deo, Pax viuis et rekuiem defuntis (Lavdi Zotit, Paqe të gjallëve dhe prehje të vdekurve).
Me një fjalë, thelbi – amëza e Pasthënies së Buzukut është Shkrimi i Shenjtë – Fjala e Zotit, ashtu çfarë është e gjithë vepra e tij, që (për shkak të mungesës së faqeve të para) fillon me Oficin e vogël të së Lumës Mari Virgjër, vazhdon me Lutjet e kohës së ardhjes së Krishtit, me antifona, lekcionar dhe lutje[27], me Shtatë psalmet pendestare, me Lutjet e mbrëmjes për të vdekurit, me himne, me psalme e me antifona, me Katekizmin për ekzorcizmin, me ritualin e pagëzimit dhe të martesës dhe me pjesë të Mesharit që zënë pjesën më të madhe të veprës.
Pasthënia është sublimim i thelbit të Fjalës së Hyjit dhe i besimit në Të; i Dashurisë ndaj Hyjit si qenësi, si ideal; i dashurisë hyjnore si pasuri shpirtërore dhe si bukuri. E gjithë ndërmarrja për hartimin dhe botimin e veprës së Buzukut i ka rrënjët në këtë: “desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ņdiglonjinë, përse ata të mundë mernë (të dinë, të kuptojnë – v. ime) sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithë zemër”.
Thënë shkurt, Pasthënia e Buzukut përligj dy parimet – përbërësit kryesorë të Shkrimit të Shenjtë – të besimit të krishterë: “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemër” (Mt 22, 37) dhe “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mt 22, 39).
I pari thuhet në vetë tekstin e Pasthënies: “sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë m gjithë zemër”, ndërsa i dyti del nga nënteksti i saj: ftesa që u bëhet njerëzve të shkojnë në kishë dhe së bashku t’i luten Hyjit për të mos rënë në tundim nga mëkatet dhe t’i përjetojnë barabar të mirat e përdëllimit të Tij, ku parimi i dashurisë dhe i përvujtërisë së njeriut shprehet si bazë e e çdo veprimi jetësor, siç thotë dhe psalmisti:
Sa i mirë është Hyji me njerëzit e drejtë,
me ata që e kanë zemrën e pastër (Ps 73, 1)
*
Zotynë i pëlqen ai që mendon për të,
ai që shpreson në dashurinë e tij (Ps 147, 11)
*
Rruga e Hyjit është e përkryer,
fjala e Hyjit është pastruar në zjarr;
ai është mburoja e secilit që beson në të (Ps 18, 31)
Që Buzuku ishte i bindur për qenësinë e mbështetjes në Hyjin dëshmon edhe fakti se ai e hartoi dhe e botoi veprën me shpresë se ajo do t’i pëlqejë Hyjit – dhuratë për Të dhe për hirin e Tij: “E u mā duo të mbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem”. Domethënë, çdo gjë veprohet me Zotin dhe në Zotin; në çdo veprim duhet të lavdërohet e të madhërohet Zoti, siç thuhet edhe në Psalmin 73, 28:
E mira për mua është të rri pranë Hyjit
në Zotin tim unë e kam strehimin
që të mund t’i rrëfej të gjitha veprat e tua.
Përcaktimin që besimtarët të bëjnë çdo gjë për të plotësuar vullnetin e Hyjit, i cili ua kthen njerëzve dashurinë me dashurinë e tij të pakufi, siç përligjet në Pasthënien e Buzukut (po dhe në gjithë veprën), vërehet edhe tek shkrimtarët pasardhës të tij. Kështu, fjala vjen, Pjetër Budi në poezinë “Laudabo nomen Dei…” i këndon Hyjit që e frymëzoi dhe i dha hir ta përfundonte veprën e nisur:
Qi më dhē kaq hīr,
Këtë kafshë me mbaruom,
Si e paçë zanë fill
Gjithë herë tue shkruom[28].
Ajo që thuhet në Pasthënien e Buzukut – që vepra e tij t’i pëlqejë Hyjit – dëshmohet dhe në poezinë e Budit “Këtu apmë lavd Tinëzot për të mëdhāt mëshërrier të tij”:
Shqip të mundënj me rrëfyem
Ndōnjë kankë të rē,
Qi më qiellt t’ish pëlqyem
Përpara tý ke jē[29].
Lavdinë tand tu’ kënduom,
Kūrrāj pā të pushuom[30].
Ky përafrim shprehjesh e mendimesh (kujto vargun 28 nga Psalmi 73: që të mund t’i rrëfej të gjitha veprat e tua)nuk domethënë kopjim, siç mund të përfitohet përshtypja në vështrim të parë, po është parimi themelor i besimit të krishterë: çdo veprim i njeriut duhet të mbështetet në Hyjin dhe të shprehë dashurinë për Të, siç thotë Buzuku, “t’i pëlqejë Zotynë”.
Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e besimit në Hyjin[31] dhe për të mirat që fiton njeriu kur mbështetet në dashurinë e Tij, në Pasthënie Buzuku i fton besimtarët të jenë të devotshëm ndaj Hirit qiellor, të shkojnë në kishë dhe të marrin pjesë në Meshën e shenjtë dhe t’u përmbahen urdhërimeve të Hyjit: “U lus mbas sodi mā shpesh të ụini m klishe, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot”.
Shkuarja në kishë dhe marrja pjesë në meshë, marrja e kungimit, domethënë pikërisht afrim dhe njësim me Shpëtimtarin, përjetimi i mirëfilltë i Fjalës së Shenjtë të mishëruar në Birin e Hyjit, Jezu Krishtin. Së këndejmi, mesha është forma më e drejtpërdrejtë dhe më e natyrshme e përjetimit dhe e dëshmimit të fesë së Krishtit[32]. Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger) shkruan: “Liturgjia ngërthen madhështinë e saj nga ajo që është vetë e jo nga ajo që (ne) e bëjmë. Pjesëmarrja jonë njëmend është e nevojshme, po si një mjet për t’u njësuar përvujtërisht me shpirtin e liturgjisë e për t’i shërbyer Atij, i cili është subjekti i liturgjisë: Jezu Krishti[33]”.
Me një fjalë, gjatë meshës në kishë, Biri i Hyjit, Krishti historik, bëhet Krishti i gjallë; dashuria e flijimit të tij në kryq, nëpërmjet ritit të Liturgjisë së shenjtë dhe ritit të sakramenteve të shenjta, bartet tek të pranishmit, tek besimtarët. Ata që marrin pjesë në meshë dhe u përmbahen këtyre parimeve, bëhen, siç thotë Buzuku, të zgjedhurit e Zotit: E ju t ini të zgịedhunitë e Tinëzot, siç ishte Izraeli popull i zgjedhur i Hyjit. Në këtë mënyrë besimtarët shqiptarë jo vetëm nuk do ta përjetojnë tundimin, po do të kenë një jetë të qetë e të pasur shpirtërore.
Pasthënia e Buzukut pa dyshim është dëshmi e fuqishme sesi njeriu mund dhe duhet të njësohet me dritën e Hyjit për t’iu shmangur mëkateve dhe për të shkuar rrugës së drejtë, prandaj Buzuku shkruan: “E atë në mbarofshi, Zotynë të ketë mishërier mbī ju. E ata qi ụ monduonë djerie tash, mā mos u modonjënë. E ju t ini të zgịedhunitë e Tinëzot. E përherë Zotynë kā me klenë me jū, ju tue ņdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. (1Pjetrit, 3, 13).
Kjo kërkesë e Buzukut – vajtja në kishë dhe njësimi me hirin e Hyjit – që e përshkon fund e krye Pasthënien e tij, dëshmohet edhe në poezinë e Budit “Për ndimët e gjithë krështenimit Arbënit”, ku prifti poet i fton besimtarët shqiptarë të shkojnë në kishën e shenjtë për çdo ditë:
M’kishë t’shintë ban të vini
Shpesh tue i visituam,
Për gjithë ditë ta kini
Shintënë meshë ndëgjuom[34].
Marrja pjesë në Meshën e shenjtë, lutjet, marrja e sakramenteve (pagëzimit, kungimit, krezmimit, pastaj vënia e kurorës etj.), mundëson njësimin me dashurinë hyjnore dhe me hirin hyjnor. Së këndejmi, kush e përfill Hyjin, i hap rrugë jetës së denjë dhe shijimit të fryteve të punës që bën, siç del dhe nga Pasthënia e Buzukut: “E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuam ņdër jū, se të korëtë taj të ņglatetë djerie ņ së vjelash, e të vjelëtë djerie ņ së mbjellash” (Shihdhe Lev 26, 5). Me fjalë të tjera, “Kisha s’ka asnjë gjë më të madhërueshme, më të çmueshme e më të nevojshme për ta fituar shëlbimin e pasosur së shtatë Sakramentet e vënë prej Jezu Krishtit Zotit tonë, të cilat varfërimi i njeriut, për mëshirën e madhe të Tenzotit, pasurohet me gjëra të mëdha e me shumë të mira. Shtatë sakramenet janë shtatë krojet e Shëlbuesit, prej të cilave nxirren me gazmend ujërat e hirit të hyjnueshëm, që na i çojnë lart shpirtrat tanë në jetën e pasosur. Zemra e hapur e të mëshirueshmit Zotit tonë, që prej së larti na i pa nevojat tona, del mirëfilli sidomos në sakramene, për të cilat e mira e shpirtit tonë, ose fillon ose rritet në qoftë filluar, ose përsëri fitohet, në qoftë bjerrë. Këndej, Kisha, Nusja e Krishtit, goditur, e hijeshuar me kaq shumë rreze të madhërisë e të lumnisë, shkëlqen porsi ylli i dritës dhe forcuar me shtatë shenja të sakramenteve, gjithë e mnershme, porsi një tubë ushtrie e rreshtuar, del ta prishë e ta rrënojë fare fundin e ferrit[35]”.
Edhe fundi i Pasthënies përligj përshpirtshmërinë e thellë të Buzukut: kërkon nga të tjerët që të luten për të në mënyrë që Hyji të jetë pandërprerë me të dhe brenda tij: “E tash u jam ņfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për mu”, parim i qenësishëm i krishterimit, i përligjur nga shumë shenjtër, prelatë dhe barinj shpirtërorë, që i ka rrënjët tek vetë Krishti dhe kërkesa e tij “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mt 22, 39).
Edhe pse Pasthënia e Buzukut ka si qëllim të parë të bëjë të ditur për dukuritë që lidhen me autorin dhe me librin e tij dhe të përligjë qenësinë e besimit në Hyjin, po veçoj në vazhdim disa shprehje që lënë përshtypjen e vargjeve të përdorura në psalme, në himne, në uratë e në forma të tjera biblike e liturgjike:
ņ së dashunit së botësë sanë
*
për sā mujta me ditunë,
*
me zdritunë pak mendetë e atyne
*
sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë
*
atyne qi ta duonë m gjithë zemër
*
Zotynë të ketë mishërier mbī ju
*
E ju t ini të zgịedhunitë e Tinëzot
*
përherë Zotynë kā me klenë me jū
*
ju tue ņdjekunë të dërejtënë
*
Zotynë ka me shtuam ņdër jū
*
se të korëtë taj të ņglatetë djerie
ņ së vjelash, e të vjelëtë djerie ņ së mbjellash
*
E u mā duo të mbaronj vepërënë teme,
Tinëzot tue pëlqyem
*
aj qit ë jetë mā i ditshim se u
*
ata faj e lus ta trajtojnë ņdë e mirë
*
kjo tue klenë mā e para vepërë e fort e fështirë
për të vepëruom mbi gluhë tanë
*
mbi të dý anët më duhē me shërbyem
*
E tash u jam ņfalë gjithëve,
e lutëni Tenëzonë ende për muo.
Në qenësinë e vet gjithë teksti i Pasthëniës, po të vihej në formë vargu, siç u veprua në shembujt që solla, mund të lexohet si një prozë poetike ose si një poezi vargjesh të lira
Pasthënies së veprës së Gjon Buzukut, natyrisht, mund t’i bëhen edhe lexime dhe interpretime të tjera, të cilën gjë e mundësojnë teksti dhe nënteksti i saj.
[1] Rreth Pasthënies së veprës së Buzukut Xhevat Lloshi shkruan: “Shqyrtimi i ndërtimit të Pasthënies si tekst dhe i sintaksës së saj dëshmon se është një hartim me cilësi të mirëfillta letrare […] Po të lihen jashtë numërimit nyjat e përparme dhe pjesëzat për trajtat e foljeve (u, të), janë gjithsej 134 njësi, të përdorura 263 herë, domethënë mesatarisht i bie që një fjalë të jetë përdorur dy herë. Është një mesatare që për një tekst të shkurtër tregon pasuri”. Shih punimin e tij Teksti i parë shqip: Pasthënia e Buzukut. Në “Buzuku dhe shkrimet e hershme shqipe”. Sesioni shkencor ndërkombëtar për gjuhën dhe letërsinë shqiptare. Universiteti i EJL, Tetovë, 18, 19 dhe 20 mars 2005, Tetovë 2006, f. 98 – 99.
[2] Bardhyl Demiraj mendon se viti kur Gjon Pagëzuesi Nikollë Kazazi e zbuloi “Mesharin” e Buzukut dhe kur e kopjoi Pasthënien dhe ia dërgoi Gjergj Guxetës në Palermo është viti 1743, kur Kazazi u emërua ipeshkëv i Shkupit dhe administrator apostolik i Mbretërisë së Serbisë. Shih punimin e tij Viti i zbulimit të “Mesharit” të Buzukut dhe disa çështje që lidhen me të. Në “Buzuku dhe shkrimet e hershme shqipe”, vep. e përm., f. 149.
[3] P. Justin Rrota, O. F. M., Monumenti mâ i vjetri i Gjûhës Shqype. D. Gjon Buzuku (1555), vep. e përm., f. 2.
[4] Faqja e kopjuar e librit të Buzukut nga Kazazi, bashkë me dokumente të tjerë, gjenden në Bibliotekën mbretërore të Kopenhagës.
[5] Shih faksimilen e letrës botuar në revistën “Biblos” të Horës së Arbëreshëve (Siçili) dhe të ribotuar në vëllimin Buzuku dhe shkrimet e hershme shqipe. Sesioni shkencor ndërkombëtar për gjuhën dhe letërsinë shqiptare, vëllimi i përmendur, f. 152 – 154.
[6] Shih Gaetan Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare. Përktheu nga origjinali: Qemal Velia. Botimet “Almera”, Tiranë 2008, f. 73 dhe P. Justin Rrota, O. F. M., Monumenti mâ i vjetri i Gjûhës Shqype, D. Gjon Buzuku (1555). Copa të zgjedhuna e të komentueme per shkolla të mjesme. Shtypshkroja Françeskane, Shkodër 1930,f. 2.
[7] P. Justin Rrota, O. F. M., Monumenti mâ i vjetri i Gjûhës Shqype, vep. e përm.,f. 19 – 21,
[8] Atë Justin Rrota, O. F. M. në vitin 1929 i solli nga Roma në Shqipëri tri fotokopje të “Mesharit” të Buzukut. Shih studimin e tij të përmendur,f. 6.
[9] Namik Ressuli, Shkrimtarë shqiptarë. Pjesa e I. (1462 – 1878), vep. e përm., f. 16 – 17.
[10] Namik Ressuli, Il “Messale” di Giovanni Buzuku. Riproduzione e trascrizione, vep. e përmendur 1958.
[11] “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Punuar nga Eqrem Çabej. Pjesa e parë. Hyrje dhe transliterim. Universiteti shtetëror i Tiranës. Instituti i historisë dhe i gjuhësisë. Tiranë 1968, Tiranë 1968 dhe “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Pjesa e dytë. Tiranë 1968.
[12] Rexhep Ismajli, Tekste të vjetra. “Dukagjini”, Pejë 2000, f. 92 – 93.
[13] Excerpt from the ‘Missal’ of Gjon Buzuku, 1555, translated from the Albanian by Robert Elsie, and first published in English by Robert Elsie in History of Albanian literature, New York 1995, vol. 1, f. 47.
[14] Sipas atë Justinit në gjuhën e pastër latine kjo shprehje shkruhet “Requies defunctis”.
[15] P. Justin Rrota, O. F. M., Monumenti mâ i vjetri i Gjûhës Shqype, vep. e përm.,f. 19.
[16] Transkribimi i Pasthënies botohet sipas “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Punuar nga Eqrem Çabej. Pjesa e dytë,. Faksimile dhe transkribimi fonetik. Tiranë 1968, f. 387.
[17] Shih Aurel Plasarit, Gjergj Fishta dhe historia e letërsisë. Në “Rilindja demokratike”, n. 1- 2, Tiranë 1991.
[18] Zef Mirdita, Kuvendi i Arbënit – faktor vendimtar në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare. Në “Kuvendi i Arbënit 1703” – në 300 – vjetorin e mbajtjes së tij. Simpoziumi i parë albanologjik në Mynih. Mynih – shtator 2003, “Shpresa” Prishtinë 2004, f. 26.
[19] Zef Mirdita, Kuvendi i Arbënit – faktor vendimtar në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, pun. i përm., f. 27.
[20] Shih Pjetër Budi, Poezi. Prishtinë, 2006, f. 343.
[21] Shih Pjetër Budi, Poezi, vep e pëm., f. 343.
Në fund të kësaj letre Pjetër Budi shkruan edhe këtë: “Popujt Klementinë, të cilët banojnë ndër malësitë përmbi Tivar dhe shtrihen në anë të Risanos, qëndrojnë pothuaj përherë në kryengritje kundër turkut (sulltanit) dhe arrijnë numrin e dymijë burrave të zotë për armë…”.Shih Pjetër Budi, Poezi, vep. e përm., f. 348.
[22] Shih Zef Mirdita, Kuvendi i Arbënit – faktor vendimtar në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, pun. i përm., f. 27.
[23] Kuvendi i Arbënit 1703. Përktheu nga latinishtja don Engjëll Radoja. Përshtatjen në gjuhën e sotme Anton Nikë Berisha, “Shpresa”, Prishtinë 2003, f. 27.
[24] Kuvendi i Arbënit 1703, vep. e përm., f. 30 – 31.
[25] Kuvendi i Arbënit 1703, vep. e përm., f. 34.
[26] Kuvendi i Arbënit 1703, vep. e përm., f. 45 – 46.
[27] Xhevat Lloshi thotë se Pasthënia e Buzukut e ka natyrën e lutjes. Shih punimin e tij të përmendur Teksti i parë shqip: Pasthënia e Buzukut, f.92.
[28] Pjetër Budi, Poezi, vep. e përm., f. 277.
[29] Pjetër Budi, Poezi, vep. e përm., f. 245.
[30] Pjetër Budi, Poezi, vep. e përm., f. 245.
[31] Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, e shpallur e lumtur më 19 tetor 2003 nga papa Gjon Pali II, që ua kushtoi jetën të varfërve nga më të varfrit, thoshte rreth besimit dhe rëndësisë së tij: “Të besosh domethënë të jetosh (…) Besimi është e vetmja gjë që qenësisht është e jona”. Në Thirsting for God. A Yearbook of Prayers, Meditations, Anevdots, Edited by Angelo Devananda Scolozzi, Servan Books, Ann Arbor (USA) 2000, f. 114, shih dhe Gloria Germani, Teresa di Calcutta una mistica tra Oriente e Occidente. Paoline. Milano 2003, f. 195.
Duke e thelluar mendimin e saj për qenësinë e besimit në Hyjin, Nëna Tereze shkruante edhe këtë: “Feja është një dhuratë e Zotit. Pa të nuk mund të kishte jetë. Vepra jonë, për të dhënë fryt, që të mos i përkasë kujt tjetër pos Zotit, për të qenë e bukur, duhet të jetë e ndërtuar mbi fenë”. Shih Madre Teresa di Calcutta, Tu mi porti l’amore. Scritti spirituali. Città Nuova Editrice, Roma, X edizione, 2005, f. 8.
[32] Shih Martin Mosebach, Eresia dell’informe. La liturgia romana e il suo nemico. Edizioni Catagalli. Siena, 2009, f. 163.
[33] Joseph Ratzinger, La teologia della Liturgia. Notre Dame de Fontgombault, 22 korrik 2001, f. 1.
[34] Pjetër Budi, Poezi, vep. e përm., f. 269.
[35] Kuvendi i Arbënit 1703, vep. e përm., f. 62.
Marrë nga ExLibris
Kompania kineze e telefonave inteligjentë Realme prezantoi celularin e saj më të ri, i cili mund të karikohet plotësisht vetëm për 9 minuta dhe 30 sekonda.
Telefoni GT3 u shfaq për herë të parë në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë dhe kushton 649 dollarë, një çmim që nga kompania konsiderohet i përballueshëm nga një pjesë e madhe e njerëzve.
Realme nisi zgjerimin e aktivitetit të saj në Europë gjatë 3 viteve të fundit, por hasi në problem të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit. Synimi i saj kryesor është të rivalizojë Xiaomi dhe Oppo me teknologji dhe çmime më të ulëta./A2CNN/
Noam Chomsky, një nga intelektualët më të rëndësishëm në jetën e sotme, ka hartuar listën e 10 strategjive të manipulimit përmes masmedias:
1-Strategjia e shpërqëndrimit
Elementi primordial i kontrollit shoqëror është strategjia e shpërqëndrimit, e cila konsiston në largimin e vëmendjes së publikut nga problemet dhe ndryshimet e rëndësishme të vendosura nga elitat politike dhe ekonomike, nëpërmjet teknikës së përmbytjeve ose vërshimeve të shpërqëndrimeve të vazhdueshme dhe informacioneve të parëndësishme.
Strategjia e shpërqëndrimit është gjithashtu thelbësore për të parandaluar që publiku të interesohet për njohuri thelbësore, në fushën e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë dhe kibernetikës. Mbajeni vëmendjen e publikut të larguar nga problemet reale sociale, të burgosur nga tema pa rëndësi reale.
Mbajtja e publikut të zënë, të zënë, të zënë, pa kohë për të menduar, përsëri në fermë si kafshët e tjera (cituar në tekstin “Armë të heshtura për luftëra të qeta”).
2- Krijimi i problemeve dhe më pas ofrimi i zgjidhjeve.
Kjo metodë quhet edhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që synon të shkaktojë një reagim të caktuar nga publiku, me synimin që ky të jetë nxitësi i masave që ju dëshironi të keni pranuar. Për shembull: lejimi i përhapjes apo intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i sulmeve të përgjakshme, me qëllim që publiku të jetë ai që kërkon ligje dhe politika sigurie në kurriz të lirisë. Ose edhe: të krijohet një krizë ekonomike për të bërë që rikthimi i të drejtave sociale dhe çmontimi i shërbimeve publike të pranohen si një e keqe e domosdoshme.
3- Strategjia e gradualitetit.
Për të pranuar një masë të papranueshme, mjafton të zbatohet gradualisht, me pikatore, për vite me rradhë. Në këtë mënyrë u imponuan kushtet rrënjësisht të reja socio-ekonomike (neoliberalizmi) gjatë dekadave të viteve 80-90: shteti minimal, privatizimet, pasiguria, fleksibiliteti, papunësia masive, pagat që nuk garantonin më të ardhura të mira, kaq shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion nëse do të zbatoheshin menjëherë.
4- Strategjia e shtyrjes.
Një mënyrë tjetër për të marrë pranimin e një vendimi jopopullor është ta paraqisni atë si “të dhimbshëm dhe të nevojshëm”, duke fituar pranimin publik, në këtë moment, për aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhshme sesa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse përpjekja nuk përdoret menjëherë. Së dyti, sepse publiku, masa, ka gjithmonë prirjen të shpresojë me naivitet se “gjithçka do të jetë më mirë nesër” dhe se sakrifica e kërkuar mund të shmanget. Kjo i jep audiencës më shumë kohë që të mësohet me idenë e ndryshimit dhe ta pranojë atë me dorëheqje kur të vijë koha.
5- Trajtimi i publikut si fëmijë.
Pjesa më e madhe e reklamave që synojnë publikun e gjerë përdor fjalime, tema, personazhe dhe një intonacion veçanërisht fëminor, shpesh afër dobësisë, sikur shikuesi të ishte një krijesë disavjeçare ose e mangët mendërisht. Sa më shumë të përpiqeni të mashtroni shikuesin, aq më shumë tentoni të përdorni një ton fëminor. Pse? “Nëse dikush i drejtohet një personi sikur të ishte 12 vjeç ose më i ri, atëherë, bazuar në sugjerueshmërinë, ata, me njëfarë probabiliteti, do të priren ndaj një përgjigjeje ose reagimi edhe pa sens kritik si ai i një personi 12 vjeç. ose më i ri” (shih “Armë të heshtur për luftëra të qeta”).
6- Përdorimi i aspektit emocional shumë më tepër sesa reflektimi.
Shfrytëzimi i emocionit është një teknikë klasike për të shkaktuar një qark të shkurtër në një analizë racionale dhe, në fund, sensin kritik të individit. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional ju lejon të hapni derën për të pavetëdijshmen për të implantuar ose injektuar ide, dëshira, frikë dhe frikë, detyrime ose për të nxitur sjellje.
7- Mbajtja e publikut në injorancë dhe mediokritet.
Bërja e publikut të paaftë për të kuptuar teknologjitë dhe metodat e përdorura për kontrollin dhe skllavërimin e tij.
“Cilësia e arsimit që u jepet shtresave të ulëta shoqërore duhet të jetë sa më e varfër dhe mediokër, në mënyrë që hendeku i injorancës që planifikon midis shtresave të ulëta dhe shtresave të larta të jetë dhe mbetet i pamundur të kapërcehet nga shtresat e ulëta”.
8- Stimulimi i publikut eë të jetë i vetëkënaqur me mediokritetin.
Duke e bërë publikun të ndjejë se është në modë të jesh budalla, vulgar dhe injorant…
9- Forcimi i vetëfajësimit.
Bërja e individit të besojë se vetëm ai është fajtor për fatkeqësinë e tij, për shkak të inteligjencës së tij të pamjaftueshme, aftësive ose përpjekjeve të tij. Kështu, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerëson veten dhe fajëson veten, gjë që krijon një gjendje depresive, një nga efektet e së cilës është frenimi i veprimit të tij. Dhe pa veprim nuk ka revolucion!
10- Njohja e individëve më mirë se ata e njohin veten.
Gjatë 50 viteve të fundit, përparimet e shpejta në shkencë kanë krijuar një hendek në rritje midis njohurive të publikut dhe njohurive të zotëruara dhe të përdorura nga elitat në pushtet. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikuar, “sistemi” ka pasur një njohuri të avancuar të qenies njerëzore, si në formën e tij fizike ashtu edhe atë psikike. Sistemi ka arritur të njohë individin e zakonshëm më mirë sesa ai e njeh veten. Kjo do të thotë se, në të shumtën e rasteve, sistemi ushtron kontroll më të madh dhe fuqi të madhe mbi individët, më të madh se çfarë ushtron vetë individi mbi veten e tij.
Hoti ka qenë gjithmonë krenaria e Malësisë. I pari ndër të parë, në Kuvende, në luftë për atdhe e liri, në virtyte e tradita.
I pari i Hotit, Keq Preka thuhet se u vendos në katundin më të vjetër, në Lugun e Stares, i detyruar nga konfliktet me sllavë.
Rrënjët e këtij fisi janë të thella në histori, por zhvendosja, shkatërrimet nga armiqtë tanë shekullorë, rrënimi i kohës, e mungesa e burimeve të shkruara e regjistrimeve zyrtare e lënë deridiku në hije këtë histori. Megjithatë disa gjetje janë shënuar. Aty ku mendohet se kanë qenë themelet e të parëve të Hotit.
Edhe sot gjenden të skalitura në shekuj, në muret e vjetra të shtëpisë, Ylli i Davidit, Kryqi i Krishtit dhe shumë figura emblematike të tjera, simbole që dëshmojnë rrënjët e thella në histori dhe prejardhjen nga kohët më të lashta.
Si pak kush është shquar në shekuj, në Hot, Kulla e Martin Frangut i Vllaznisë Junçaj. Mendohet se nga kjo është dera ose oxhaku më i vjetër i fiseve të Hotit.
Breznitë vijojnë në këtë mënyrë, sipas gojdhanave të kaluara me besnikëri e krenari nga brezi në brez: Preka, Kola, Toma, Nika, Shaba, Gjeka, Martini, Frangu, Martini, Nika, Pepa, Çeka, Junçi, Gega, Lazri, Keqi, Preka
Prej kësaj kulle kanë dalë djem e trima aganë, luftëtarë e trima, që i ka njoftë Malësori e Malësia por edhe trojet shqiptare. Do t’i përshkruajmë këtu disa prej tyre, bëmat dhe historitë që kanë lënë pas.
Trimi Martin Frangu i Vllaznisë Junçaj – kishte katër djem: Luka, Vata, Smajli dhe Gjeka. Katër djem sokola, luftëtarë e trima, si zana që luftonin për liri e për ekzistencën e trojeve shqiptare kundër ushtrisë osmane dhe serbomalazeze e çdo pushtuesi që do të guxonte të ngjitej atyre brigjeve.
Vojvodë e Hotit, monument i qëndresës e virtyteve mbarëshqiptare
Po ashtu, vëllai i Martin Frangut ishte trimi i mirënjohur në trevat shqiptare – Vuk Frangaj luftëtar i mirënjohur në Malësi.
Shumë burra e trima malësorë mund të jenë harruar tashmë, por për disa gojëdhanat dhe legjendat janë përcjellë me sukses nga brezi në brez deri në ditët tona. Shumë bëma historike kanë frymëzuar brezat me plot malësorë të rinj që kanë dashur t’u ngjajnë trimave të historive.
Për disa të tjerë gjenden histori të shkruara nga personazhe të kohës. Thellë në histori, shekuj më parë, kur mungonte fjala e shkruar, disa murgjër kanë qenë i vetmi burim që mund të përdoret në studimet shkencore.
Jemi me fat që në këtë rast, kemi në duart tona veprën e vyer të At Zef Pllumit, “Histori kurrë e shkrueme:.
Një nga kapitujt e lirbit është, “Frati i Pashallarëve Bushatli të Shkodrës”, i përbërë nga kujtime personale të murgut françeskan, At Erasmo Balneo (1756-1788).
Ai ka jetuar në fshatrat e Malësisë, në gjysmën e dytë të shekullit të 18 duke na ruajtur nga ajo kohë kronika të çmuara që plotësojnë historinë. Është nga këto faqe që rizbulojmë Martin Frangun e Vuk Frangun.
At Erasmo Balneoja na jep një ide se si përgatiteshin murgjit në Vatikan përpara se të vendoseshin në terrenin e vështirë të Malësisë shqiptare e të Mirditës, zona të rralla ku pavarësisht prej pushtimit turk të pjesës më të madhe të Ballkanit, kishte zona të lira, ku shqiptarët praktikonin pa frikë fenë e tyre katolike, ku jetonin të pavarur e autonomë, ku këmba e turkut nuk guxonte të shkelte e sulltani bënte marrëveshje të detyruara duke ua njohur sovranitetin prijësve lokalë.
Murgjve të rinj françeskanë u mësohej gjuha shqipe si dhe mjekësi. Murgj e njerëz që kishin jetuar dikur në malet shqiptare u tregonin nga jeta e tyre për t’i përgatitur për detyrën e vështirë.
Pasi qendroi në disa zona të ndryshme shqiptare, At Balneo u vendos në Hot, në një vendbanim që njihej si “Brigje”. Pak më vonë shkruan ai ndodhej Kushja, që ishte katundi i Bajraktarit.
Shpejt është njohur me zakonet dhe ligjin e vendit, me të famshmin Kanun të Maleve apo të Lekës. “Një ligj i pashkruar, por i rrënjosur në çdo zemër shqiptari”, shkruan ai.
Ndër këshillat që i jep Patër Prefekti është edhe: “Mos gabo me vu në gojë nderin, e trimërinë e shqiptarit, sepse këtu nuk të falin”. Për njerëzit aty i ka thënë “si t’i nderojsh, kanë me të nderue”.
At Erasmo Balneo habitet me kushtet tmerrshme të varfërisë, me shtëpi “me të vërtetë françeskane” thotë ai për urdhërin e tij të besimit, që sheh te virtytin të lidhur me varfërinë.
Bujaria e mikpritja e malësorit është shenja e parë e jetës që pa në ato brigje. Çdo familje solli diçka për fqinjin e ri. Që të gjithë e ftuan në shtëpitë e tyre për të bujtur. “Për mua kjo popull i dashtun”, shkruan ai në shënimet e tij.
Mes të gjithë atyre që shkruan për t’ia uruar mirëseardhjen i kishte lënë mbresa një burrë i madh e i pashëm. Ai i foli për rreziqet e udhëtimit të largët, pa mbrojtje. “Jemi nën turkun, që është edhe më i egër dhe i pabesë, prandaj të këshilloj që kur të duash të udhëtosh për punët e tua, mos shko vetëm kurrë. Jam gati të të përcjell kudo ku dëshiron”.
Ai iu prezantua dhe i tha se quhej Vukë dhe i dha besën se do ta ruante me jetë.
Kaq shumë u impresionua murgu françeskan sa e nga pamja e krahasoi Vukën me vetë Skënderbeun. “As Skënderbeu nuk do të ketë qenë më i fortë”, shkruan ai.
Pyeti më pas se kush ishte ky njeri. Bëhej fjalë pikërisht për Vukë Frangun tonë, vëllain e Martin Frangut. Dhe këdo që pyeti i foli mirë për të si burri më i fortë dhe më i ndershëm i Malësisë së Madhe.
At Erasmo Balneo vendos që të udhëtojë me të dhe e njofton se do të shkojë për të çuar meshë në Shkodër, aty ku familjet katolike nuk mund të praktikojnë fenë e tyre në publik. Me këtë rast e pyet se çfarë shpërblimi kërkon për këtë shërbim mbrojtje e shoqërimi.
“…vetëm bukë e djathë” nga familjet ku do të shkojmë, përgjigjet me fisnikëri Vukë Frangu. “Shpërblim tjetër nuk kërkoj se dua ta bëj për hatër të Zotit dhe tejet”.
Kështu filluan vizitat e shumta të priftit françeskan te familjet e në gjendje të mirë, në Shkodër, të cilat kishin mundësitë financiare për të siguruar udhëtimet dhe lidhjet me njerëzit e fesë, në luftën e tyre për të mbajtur gjallë besimin.
“Na prisnin me dashuri e bujari, Vukën nuk e ndanin nga unë. Ai u bë i njohur nga të gjithë”, shkruan At Erasmo Balneo.
Ai vetë ishte plot mbersa nga Vukë Frangu. Ndonëse nuk dinte shkrim e këndim, malësori i fuqishëm kishte një sjellje fisnikësh të vërtetë, si askush tjetër. “Ne italianët themi se rrjedh nga ‘una famiglia nobile’”, shkruan ai në kujtimet duke theksuar prejardhjen fisnike të mikut të tij.
Kronikat e klerikut që duhet t’u përkasin viteve viteve 1770 e lart janë shumë interesante për t’u lexuar, me ngjarje kurioze e përshkrime të Shkodrës dhe Malësisë së atyre viteve, personazheve të njohur dhe mendimeve e opinioneve personale. Vukë Martini është gjithmonë aty përkrah dhe kudo që shkon gëzon edhe ai respekt si edhe Ati. Ky respekt nuk ndalet vetëm te katolikët. Shqiptarë myslimanë ku bujtin apo i lidh rastësia fitojnë shumë respekt për Vukën.
Në një rast kur janë të thirrur për ndihmë nga Mehmet beg Bushatlliu, një nga figurat më të mëdha të kohës në Shkodër, ai duket se sapo ka parë Vukën është habitur nga pamja e tij e fuqishme.
“E kyqri me një habi të madhe fort”, shkuan françeskani. Madje ndonëse ishin aty për shkak se kishte thirrur priftin për ndihmë, ishte Vukës që Mehmet begu i kishte folur së pari:
– O burrë azgan, prej kah të kemi?
– Jam Vukë Frangu, vojvodë i Hotit dhe tue kenë kohë të vështira i kam dalë për zot me e ruejtë jetën e fratit tonë.
-Të lumtë, o burrë i maleve, sepse kështu zbardhet faqja e shqiptarëve!
Ky lavdërim nga Mehmet beg Bushatliu për malësorin katolik trim e zemërbardhë është një dëshmi e madhe e kohëve.
Në një rast tjetër, prifti françeskan vë re se Mehmet aga po kuvendon me Vukë Frangun, si dy të barabartë. Dhe e shpjegon, “Vuka, megjithëse pashkollë, kishte zgjuetësinë e karakterin e malësorit shqiptar: shumë i matun, i urtë, syxixë”.
Çfarë dëshmie historike që plotëson figurën e jashtëzakonshme të këtij trimi të Malësisë!
Kjo histori është e mbushur me shembuj të bashkëpunimit ndërfetar mes myslimanëve dhe katolikë shqiptarë. Në një rast, Mehmet begu i lutet fratit që ta lejojë të marrë si ndihmës të tij Vukë Frangun. Megjithëse Bushatlliu i fuqishëm ka shumë ushtarë ai është mrekulluar nga forca dhe karakteri i malësorit nga Hoti.
Frati i thotë se duhet të bisedojë drejtpërdrejt me Vukën si ai është njeri i lirë. Bushatlliu madje mund të marrë të gjithë malësorët e Hotit me vete nëse pranojnë por At Erasmo Balneo ia vë një kusht gjithësesi. Të mos t’i shtrëngojë të ndërrojnë fenë. Ata janë njerëz të varfër por krenarë dhe vetëm shpirtin kanë, i thotë i.
Atëhere Mehmet beg Bushatlliu i Shkodrës betohet në sy të Vukë Frangut, betohet në emët të Allahut e të Krishtit, se do t’ia sigurojë lirinë e të gjithë të krishterëve për punë e fesë që të jenë të barabartë me myslimanët.
Këto biseda me fratin dhe Vukë Frangun ia hapën sytë Bushatlliut të Shkodrës që si thotë kronikani i botuar nga At Zef Pllumi, e tha një fjalë historike, “fati i Shkodrës është në duart e Maleve”, duke njohur e pranuar rolin historik të malësorëve për lirinë e trojeve shqiptare.
Vukë Frangu, me modestinë e tij, me thjeshtësinë e karakterit, kishte hapur dyert për një bashkëpunim nga qyteti në fshat e mal, mes shqiptarëve të të gjitha feve e krahinave.
At Erasmo Balneo, nga Italia, e thotë hapur në kujtimet e tij, “Kur u ndava me Vukën, kjava si fëmijë, ai më kje gjithmonë si vlla i mirë”!
Për ata që nuk e dinë, Mehmet aga që përmendet në këto shënime është Mehmet Pashë Bushatlliu, themelues i dinastisë së Bushatllijve të Shkodrës, një nga përpjekjet e para të vetëvendosjes shqiptare. Kjo dinasti qeverisi Shkodrën e pastaj mbarë krahinat për 75 vjet me radhë.
Vukë Frangu luajti rol kyç me trimërinë e tij duke zmbrapsur me sukses pushtuesin turk, deri sa ra dëshmor në Rozafatin e Shkodrës.
Me rënien e pashallëqeve të mëdha shqiptare mbarojnë ëndrrat për autonomi dhe gjysëmsovraniteti nën perandorinë otomane, fillojnë grabitja e trojeve shqiptare dhe hapet rruga e Rilindjes Kombëtare.
Nga kronikat e murgut italian te vargjet e Fishtës së madh
Trimat nga dera e Martin Frangut, nga Hoti, e nga Malësia janë kudo në çdo fazë të historisë së Shqipërisë, megjithëse jo për të gjithë kanë mbetur shënime kaq të hollësishme si këto për Vukë Frangun.
Një tjetër trim mbi trimat që e gjejmë në faqe të shkruara e jo vetëm në gojdhana, nga kjo derë është Col Smajli, i nipi i Martrin Frangut. Për këtë burrë ka shkruar edhe At Gjergj Frishta. Poeti kombëtar ka vlerësuar lart nderin, trimërinjë dhe heroizmin e pashoq të Col Smajlit. Kushdo mund t’i lexojë sot vargjet nga vepra e tij madhore, “Lahuta e Malësisë” (faqe 163) ku përjetësohet figura e Col Smajlit.
Ai është nip prej fisit të vjetër të Pelajve të Kastratit të Moçëm dhe u rrit i frymëzuar nga historitë e tyre. Luftoi pa iu trembur syri dhe dha jetën në Ura e Rzhanices.
U mblodhën trimat që e njihnin e ia dinin trimëritë për të shkuar te nëna e tij e për t’i thënë se djali i saj ishte vrarë duke u përleshur trimërisht me shpata e me tagana kundër ushtrisë malazeze në 1880, bashkë me malësorë të tjerë për trojet shqiptare në Malësi.
Nëna e Colit, kjo nënë fisnike e bujare u foli trimave malësorë: “O vllaznit e mi, kjoftë për hajër gjaku i derdhun i djalit tim. Kjoft gjak për liri e për flamur. Vllaznit e mi, nuk po më dhimet djali se dha jetën për trojet e të parëve, për nanën Shqipëri. Por po më dhimet trupi i tijna se kanë me e marrë shkijet e kanë me e copëtue e kanë me e humb e me e tretë”.
Atëhere, trimat e Hotit brofën në këmbë dhe britën: “O nanë kreshnike! Po ta napim Besën e Zotit, nuk do t’i lejojmë shkijet e Malit të Zi me e copëtue trupin e Colit”.
Me të dëgjuar këto fjalë, nëna fisnike u ngrit dhe me duart drejt qiellit tha: “Gjaku i djalit tim qoftë gjaku i lirisë, i flamurit dhe i bashkimit të trojeve shqiptare!”
U lëshuan pra shqiptarët e nuk u ndalën për ta çuar deri në fund amanitin që i dhanë nanës së Colit.
Në jetë të jetëve do të mbëhet mend emri i tij nga vargjet e pavdekshme të At Gjergj Fishtës:
Pra mos kjáj, moj nâna e Colit,
Pse t’ mbet djali, aj farë sokolit,
Pse t’ mbet djali tue luftue!
Aj n’ pûnë t’ ligë nuk t’ pat qillue,
Por qilloi me trima rrfé
Tue luftue per Atme e Fé:
Nuk ká dekun por ká lé!
Jo se, pak pa dhânun jeten,
Coli mirë na pagoi veten:
Vrau dy shkjé, dy djelm si Zâna,
T’ veshë e t’ mbathë si kapidâna:
Njâni Krista e tjetri Rista.
Trima që dhanë jetën për shpëtimin e shokëve dhe lirinë e atdheut
Prej kësaj dere lindi trimi i Hotit Gjon Nik Shabi Frangu me të vëllainë Prek Nik Shab Frangu.
Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, Gjon Nik Shabi me vëllain e tij u bashkuan me shumë trima të Hotit dhe luftuan me trimëri për të mbrojtur trojet shqiptare nga gjakpirësit shekullorë serbomalazezë afër Podgorices.
Ai luftoi si luan për trojet tona, duke u shquar mes hotjanëve dhe malësorëve të tjerë. Shumë prej tyre dhanë jetën në fushën e nderit.
Ishte një luftë e pabarabartë. Luftuan deri në fishekun e fundit, por në mbi 40 trima përfshi edhe Gjon Nik Shabin me të vëllain, Prek Nik Shabin u morën si robër lufte e u dërguan nga ushtria e krajlit të Malit të Zi në burgjet e thella malazeze. Aty vuajtën në tortura nga më çnjerëzoret.
Një mëngjez, trimi Gjon Nik Shabi u bëri një lutjke 40 malësorëve dhe vëllait të tij: “Vllaznit e mi, ju po e shihni me sytë tuaj vuejtjet dhe torturat që po bajnë me ne tue na rrah me shkop, tue na torturue, tue na djeg me gjarme”.
Malazezët nuk njihnin as ligj ndërkombëtar të trajtimit të robërve e as virtyt njerëzor.
Trim inga Hoti u thotë shokëve të tij se kjo situatë nuk mund të vazhdonte. E vetmja rrugë mbetej thyerja e burgut. Një përpjekje e fundit për dinjitet dhe liri. Për jetë a vdekje.
Trimat e pranuan të gjithë propozimin.
Ishte një natë e ftohtë dhe binte shumë shi. Malësorët me guxim thyen rrethimin dhe vërshuan drejt lirisë. Mirëpo, malazezët dërguan përforcime. Plani mund të dështonte. Atëhere, Gjon Nik Shabi me disa shokë vendosën të qendrojnë në fund, për të penguar rojet të ndalonin shpëtimin e shokëve. Vëllai i tij, Prek Nik Shabi arrin të shpëtojë, ashtu si shumë të tjerë, por në fund Gjoni nuk arrin të dalë. Ai u flijua bashkë me disa shokë që të shpëtonin të gjithë të tjerët.
Malazezët e tërbuar nga ikja e shqiptarëve drejt lirisë, nuk kursyen dhunën më mizore mbi Gjon Nik Shabin dhe trimat që ishin bërë bllok për të mundësuar shpëtimin e shokëve.
Torturat që vijuan mbi ta ua morën jetën.
Gjon Nik Shabi flijoi jetën e tij për kombësi e trojet shqiptare. Ai u dha mundësi shokëve që të vazhdojnë rrugën e luftës për liri.
Kreshnikë të vërtetë, simbol trimërie e virtytesh të larta
Prej kësaj dere pra kanë dalë sa e sa burra që i njohu e i nderoi Malësia, Shkodra, e mbarë Shqipëria.
Disa luftëtarë e prijës të shquar nga kjo derë përshkruhen si vijon. Për shkak të kohës dhe hapësirës por edhe për mungesë burimeve të dëmtuara nga armiqtë tanë shekulloë, përshkrimet janë më të shkurtra, por roli i tyre në historinë e Malësisë dhe kombit shqiptar është shumë i madh.
Një prej tyre ishte trimi i maleve Mark Gjek Martin Frangu, luftëtar i mirënjohur në Malësinë e Madhe. Ai luftoi heroikisht kundër ushtrisë osmane-turke në Kalanë e Shkodrës. Aty ra dëshmor e gjaku i tij vaditi me shpirt lirie Rozafatin e famshëm të Shkodrës. Gëzoi respektin e bashkëluftëtarëve të tij e emri nuk do t’i harrohet.
Një trim i kësaj dere ishte edhe Mark Dosh Frangu. Ishte një patriot i flaktë pëtr çështje kombëtare. Shumë shpejt dalloi rrezikun që i sillte kombit dhe kulturës shqiptare ideologjia komuniste.
I bëri qëndresë diktaturës së Enver Hoxhës duke u shquar si një nga antikomunistët më të vendosur. Përballë rrezikut historik që po vinte ai rroku armët dhe luftoi komunistët në Luftën e Postribës.
Për qendrimet e tij, për virtytet e larta, Mak Dosh Frangun e donte dhe e nderonte Hoti dhe e gjithë Malësia.
Ai ishte një burrë i mençur, i urtë, trim e besnik. Për këto virtyte e për autoritetin e përvojën e tij, Mark Dosh Frangu ishte Kryeplaku i Vllazërisë dhe i Hotit. Nga kjo pozitë, ai ka pajtuar gjaqet e u ka dhënë fund hakmarrjeve mes malësorëve, ka mbyllur konflikte për tokë, për bagëti, e të natyrave të tjera. Për fjalën e tij të urtë e nderonin dhe e kërkonte e mbarë Malësia.
Regjimi komunist i Enver Hoxhës nuk mund të pranonte një figurë të tillë me autoritet që mbronte virtytet historike të malësorit. Në kushtet e diktaturës së re, u detyrua të kalojë kufirin për t’u vendosur në Malësinë e Madhe që shtrihet në Malin e Zi.
Edhe aty e pritën me nderim e gëzonte respekt nga malësorët kudo që jetonin.
Një tjetër emër që ka dalë nga kjo derë ka qenë Tom Nika, vëllai i Gjon Nikës. Një burrë i mirënjohur në Hot e në Malësi.
Austro-Hungaria e njohu si Kryeplakun e vendit, për shkak të veprimtarisë së tij të shquar anti-sllave, dhe qëndresën e vendosur kundër serbo-malazezëve. Ai ishte një patriot i pashoq, që nuk pranonte asnjë kompromis me integritetin e trojeve shqiptare.
Në katër anët e botës
Si këta ka pasur edhe shumë të tjerë. Burra të fjalës, të besës e të bujarisë. Trima në fushën e betejës e njerëz të traditës e të respektuar në katund e në mbarë Malësinë.
Koha ka kaluar dhe ka lënë plagët e saj, disa prej syresh të pashërueshme. Aty kur dikur vlonte jeta tani ka heshtje dhe zbrazëti. Njerëzit kanë emigruar në masë, nga një epokë në tjetrën. Së fundi, për arsye të krizave ekonomike dhe mungesës së mjeteve të jetesës.
Shumë prej pasardhësve emirguan në shtetet e Europës, si në Itali, Angli e vende të thera. Shumë të tjerë gjenden në Shtetet e Bashkuara ku jetojnë familje e kushërinj të mirënjohur, që ruajnë virtytet e larta të malësorit për nderin, fisnikërinë e burrërinë. Fëmijët i kanë shkolluar në fakultete e universitete më të mira amerikane, por i kanë edukuar edhe me traditat dhe virtytet e malësorit dhe shqiptarit.
Dera e Martin Frangut vazhdon të nxjerrë histori suksesi që do të nderonin çdo shoqëri e çdo komb. Tani të shpërndarë nëpër botë, legjendat e historitë shekullore jetojnë bashkë me ta.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet