VOAL

VOAL

Shqipëri, projekti për koncesionin e pompave ngre pikëpyetje

October 19, 2018
blank

Komentet

blank

Dokumentet- Veç aksioneve në hidrocentralin e Shushicës, oligarku i Putinit mori 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Oligarku Rus Oleg Deripaska i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, përveçse është aksioner i njërës prej kompanive që ka ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë në Shqipëri, rezulton se ka përfituar edhe rreth 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave, të dhëna mes viteve 2019-2021.

Të dhënat tregojë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli në vitin 2019 ka shpallur fituese kompaninë e oligarkut rus “Trema Engieenering 2” për rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas, me vlere 10 milionë euro.

Një vit më vonë, në 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender kompanisë së miliarderit rus, që është pikërisht tenderi me vlerë rreth 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit.

Po ashtu, FSHZH nuk ndalet, duke i dhënë tender sërish kompanisë “Trema Engieenering 2” në vitin 2021. Këtë herë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep Tenderin me vlerë rreth 8 milionë euro për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës.

Ajo që bie në sy është se në dy prej këtyre procedurave kompania “Trema Engieenering 2” nuk ka pasur ofertën më të ulët, megjithatë është shpallur fituese nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kompania “Trema Engineering” 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës.

Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri me kapital 12 milionë euro. Kompania ‘Trema Engineering 2″ në pronësi të Oligarku Rus Oleg Deripaska ka edhe dy aksionerë të tjerë të cilët janë shtetas austriak. Përkatësisht Hans Peter Haselsteiner me 28% të aksioneve dhe me po të njëjtën përqindje edhe aksioneri tjetër Klemens Peter Halesteiner.

(BalkanWeb)

blank

SHBA vendos sanksionet ndaj ushtrisë së mercenarëve rusë: ‘Wagner’ grup kriminal, të përfshirë në ekzekutime e rrëmbime

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar zyrtarisht Grupin Wagner një organizatë kriminale transnacionale.

Grupi Wagner, i themeluar nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin, ka qenë i përfshirë shumë në luftimet në Ukrainë, ndërsa asetet e tyre në SHBA janë ngrirë.

Një urdhër ekzekutiv parashikonte sanksione të mëtejshme ndaj mercenarëve, me Thesarin që akuzonte grupin se ishte përgjegjës ose bashkëpunëtor në shënjestrimin e grave, fëmijëve ose civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore, nëpërmjet zhvendosjes së detyruar dhe sulmeve ndaj spitaleve.

“Personeli i Wagner-it është përfshirë në një model të vazhdueshëm të aktivitetit të rëndë kriminal, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”, tha zyra e Thesarit në një deklaratë.

 

Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksione ndaj Kompanisë Aksionare me bazë në Rusi Terra Tech dhe Institutit të Kërkimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore Changsha Tianyi me bazë në Kinë Co. LTD, të cilat i akuzoi për mbështetjen e operacioneve ushtarake të Grupit Wagner.bw

blank

Dosja e Ramës dhe McGonigal me Kinën- FBI në alarm, hetimet në rrezik

Dosja e Charles McGonigal dhe Edi Ramës në SHBA përmban edhe një tjetër element të rrezikshëm, për të cilin po flitet më pak, për shkak se çështja është fokusuar te Rusia dhe Shqipëria.

Por bëhet fjalë për ndikimin kinez te McGonigal dhe Edi Rama.

Analistja e njohur e sigurisë dhe ish-kolegia e McGonigal, Tracy Walder, ka folur për këtë çështje për portalin Scripps News.

Ishte Walder e para që tha se arrestimi i McGonigal mund të jetë një nga rastet më të rënda në historinë e minimit të FBI-së.

Në dosjen hetimore amerikane theksohet se McGonigal ka punuar për një shqiptar të punësuar nga një konglomerat kinez i energjisë.

Bëhet fjalë për Dorian Duçkën, këshilltarin e ngushtë jozyrtar të kryeministrit Edi Rama, që sipas dosjes hetimore, përdorte pasaportën dhe emailin zyrtar të qeverisë.

Walder, e cila ka punuar pikërisht te sektori që mbulonte Kinën në FBI, nën varësinë e McGonigal, tha se Kina nuk ishte një prioritet i madh në atë kohë. Sipas saj, edhe pse McGonigal ishte përgjegjës për kundërzbulimin në Azi, nuk dukej shumë i investuar në atë që po bënte FBI.

Por më pas ndodhi diçka. Informatorët e CIA-s në Kinë nisën të arrestoheshin ose të vriteshin.

“CIA vuri re se asetet e saj njerëzore në Kinë ose po zhdukeshin, ose po vriteshin dhe nisën të dyshojnë se kishte një spiun brenda agjencisë. Kështu që ata thirrën FBI-në për të bërë një hetim,” thotë Walder.

Hetimi zgjati dy vite, dhe personi që u zbulua ishte një punonjës i CIA-s, i quajtur Jerry Lee. Ky i fundit u jepte kinezëve emrat e burimeve të CIA-s në Kinë dhe Charlie McGonigal ishte personi që ishte ngarkuar për zbulimin e tij.

Walder thotë se një vlerësim për dëmet që McGonigal i ka shkaktuar FBI-së, do të kërkojë muaj në mos vite.

“Kjo mund të vërë në rrezik dënimin e Jerry Lee. Lee u shpall fajtor në vitin 2019 për komplot për të spiunuar për Kinën”. Walder ka të njëjtin shqetësim edhe për rastet e tjera në të cilat ishte i përfshirë McGonigal, duke përfshirë një rast hetimi ndaj disa kinezëve që kishin vjedhur sekrete teknologjike nga SHBA, përfshi këtu teknologjinë e maskimit të nëndetëseve bërthamore.

Më pas ishte kontributi i McGonigal në hetimin për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Walder ka frikë se emrat e spiunëve dhe burimeve amerikane jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu në rrezik.

 

https://youtu.be/Kaw7xAG49og

blank

Teoria konspirative- A e “amniston” Lul Bashën skandali McGonigal

Që kur filloi konfliktin me Berishën e deri më sot, ish kreu i demokratëve Lulzim Basha, është akuzuar nga kundërshtarët e vet brenda llojit, si i kapur, i blerë apo në bashkëpunim me Edi Ramën. Kjo qe madje njëra midis arsyeve të shumta që çuan në dorëheqjen e tij të pashmangshme. Por, me skandalin e fundit të shpërthyer në Amerikë, ku një zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, është paguar nga regjimi i Tiranës për të goditur opozitën dhe për të hapur sipas dëshirave të Edi Ramës hetimin e parave ruse që Basha i pagoi lobistit Nik Muzin, teza e bashkëpunimit të përbashkët është vënë seriozisht në pikpyetje.

Në të kundërt ky skandal dëshmon se qeveria shqiptare është sjellë me opozitën në një mënyrë të denjë për shtetet mafioze.

Çfarë tregojnë faktet?

Pasi ka ardhur në Tiranë ku është takuar me Edi Ramën në shtator 2017, Charles McGonigal është paguar në të zezë me plot 225 mijë USD. Qëllimi i kësaj pagese del qartë në aktakuzën e bërë publike kundër zyrtarit të FBI-së. Ai duhet të punonte kundër opozitës. Aty thuhet shprehimisht se mnjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informoi një Prokuror të Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Shtetasi ameriakn është Nik Muzin, ai të Basha i kishte paguar mbi 600 mijë euro për të takuar dhe bërë foto me Donald Trump, për disa atrikuj në shtyp dhe për ta ndihmuar në prag të fushatës zgjedhore 2017.

Pra McGonigal, e ka filluar këtë hetim i cili më vonë u bë i njohur me nofkën e parave ruse të Bashës drejtpërdrejt me urdhrin e Edi Ramës. Dhe këtë gjë e dëshmon edhe një episod tjetër i aktakuzës. Pasi mori këtë detyrë McGonigal u takua sërish me Ramën në dhjetor në SHBA. Ndërsa në 22 janar 2018 ai mori nga njeriu i kryeministrit shqiptar, Agron Neza, një dosje me informacione kundër lobimeve të PD-së në Amerikë, që ishte përgatitur në zyrën e Edi Ramës.

Pra duket qartë se në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018 Edi Rama po komplotente duke paguar para kundër Lulzim Bashës.

A mund të flitet deri në këtë datë për një bashkëpunim të fshehtë mes tyre?

Do ishte absurde ta pretendoje këtë pas fakteve të reja. Por ama teza e atyre që flasin për këtë bashkëpunim nis me marrëveshjen parazgjedhore të majit 2017. Pra ajo që na tregon skandali McGonigal është se jo vetëm deri në këtë kohë nuk ka pasur “deal” mes shefit të opozitës dhe kryeministrit, po ky i fundit ka korruptuar një zyrtar të lartë amerikan vetëm për ta përdorur kundër Bashës.

Mbështetësve të tezës “pakti Rama-Basha” u ka rënë një argument i fortë. Atyre tanimë i ka mbetur vetëm i dyti. Ai që pasi ngriti dhe pompoi aferën e lobimit rus të Nik Muzinit, Rama e përdori atë si një mjet shantazhi ndaj ish liderit demokrat. Pra që vetëm pasi Charls McGonigal ia doli të organizojë fabulën e lobimit rus, Rama e bëri Bashën vulnerabël nga frika se mos përfundonte pas hekurave për ato mbi 600 mijë euro që ende dhe sot mbeten pa origjinë.

Kjo pistë e dytë mbetet të shikohet sepse asgjë nuk është e pamundur përballë metodave të një regjimi mafioz. Por ama tani një gjë e dimë: ata që pretendonin për një pakt të fshehtë Rama Basha që pas marrëveshjes së 17 majit 2017 e kanë pasur gabim. Vetëm disa muaj më pas kësaj date regjimi i Tiranës pagoi para në dorë për ta groposur rivalin e vet kryesor.

©Lapsi.al

blank

Kievi ‘kërcënon’: Mund të arrijmë deri në Kremlin

Inteligjenca e Mbrojtjes në Ukrainë deklaroi së fundmi se Kremlini është brenda rrezes së armatimeve ajrore të ushtrisë ukrainase. Për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore. Lajmi u bë me dije nga Zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Vadym Skibitskyi.

Për herë të parë, Vadym Skibitskyi indirekt konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus. Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels. Kjo nënkupton që nëse arrijmë në Engels, arrijmë edhe deri në Kremlin”, tha Skibitskyi.Lapsi.al

blank

Ironia e shëmtuar e arrestimit të McGonigal: FBI ndoqi rusët e gabuar

Editorial nga ‘The New York Post’

Në vend që të shpenzonte vite duke ndjekur bashkëpunimin 100 përqind të rremë mes rusëve dhe Donald Trump, FBI duhej të ishte më e shqetësuar për të kuqen poshtë krevatit të saj.

Në këtë rast, e kuqja është ish-agjenti i lartë i kundër-inteligjencës Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën për punën e tij të paligjshme (pas pensionimit nga byroja) për oligarkun rus, Oleg Deripaska. Ai është akuzuar gjithashtu për aktivitet të paligjshëm në emër të një agjenti të Deripaska-s, teksa shërbente ende në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Po, është e njëjta agjenci që hapi dosjen fiktive ‘Steele’ për një rast përgjimi kundër stafit të fushatës së Trump- dhe nxiti një furi kombëtare për lidhjet joekzistente të Trump me inteligjencën ruse- ndërsa tani sheh se njëri prej tyre është arrestuar pikërisht për ato marrëveshje të errëta, për të cilat agjencia ka kaluar vite të tëra duke dhënë alarme të rreme.

Në të vërtetë, McGonigal ishte një nga nxitësit kryesorë të hetimit famëkeq ‘Crossfire Hurricane’ ndaj Trump dhe rrethit të tij, dhe që nuk zbuloi asgjë: ai dërgoi emailin që shkaktoi gjithë këtë mesele!

Ironia shtesë: Si autori i dosjes, Christopher Steele, ashtu edhe firma FusionGPS që e punësoi për ta bërë këtë, gjithashtu punuan për Deripaskën. E vetmja mënyrë për ta bërë akoma më inçestuoze këtë histori është nëse këta emra do të shfaqen edhe në fushatën e brendshme të dezinformimit nga ish-zyrtarët e inteligjencës për të treguar se edhe historia e laptop-it të Hunter Biden ishte një vepër ruse.

FBI është agjencia kryesore e zbatimit të ligjit në vend, me një përgjegjësi të madhe dhe kompetenca të jashtëzakonshme. Politizimi i dukshëm i saj është mjaftueshëm i rëndë, por, që ajo duhej ta kishte drejtuar gishtin nga vetja dhe jo nga Trump për çështjen e ‘Rusisë’, kjo është më shumë se e tmerrshme.

Ata hetues republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve me siguri do të përballen me një mjedis të pasur me objektiva.

blank

Gazetarja e VOA: McGonigal s’është pyetur akoma për takimet me Ramën

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me studion e ‘Debatit’ në A2 CNN, pak minuta pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore ndaj McGonigal. Ajo tha se në këtë seancë nuk u lexuan akuzat ndaj McGonigal dhe një seancë e dytë do të mbahet në një moment të dytë, që ende nuk është percaktuar.

“Seanca që përfundoi para pak minutash kishte për qëllim t’i jepte mundësi McGonigal që e pranonte apo jo fajësinë. Ai nuk e pranoi fajësinë për akuzat që janë të lidhura me faktin se ai nuk tregoi të vërtetën për lidhje me persona në SHBA e Ballkan, përfshirë edhe ato me Shqipërinë, lidhur dhe me paratë që kishte kërkuar apo pranuar nga shtetasi shqiptaro-amerikan. Një seancë e dytë do të mbahet në një moment tjetër në të ardhmen. McGonigal foli kur u pyet për çështje teknike, betohej se do të thoshte të vërtetën dhe anëtarët e gjykatës thanë që ai shprehej i pafajshëm. Akuzat u pranuan në gjykatë që të mos lexoheshin. Ishte një seancë rutinë, ku tha se deklarohej i pafajshëm për këto akuza. Të njëjtën gjë bëri edhe të hënën”, tha Kostreci.

Sipas saj, McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë të identifikuar si Agron Neza dhe Dorian Duçka.

“Nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë si personi A dhe B në dosje. U ra dakord që nuk ishte e nevojshme të lexohej aktakuza. Do të ketë një seancë të ardhshme por nuk dihet me saktësi se kur do të mbahet, është e papërcaktuar për momentin, bëhet fjalë për procesin në Uashington dhe procesin paralel në Nju Jork. Emrat e këtyre personave nuk përfshihen në akt-akuzë, identifikohen si A dhe B. Ne arritëm në këto dy emra duke parë përshkrimin e tyre, por ky proces është për McGonigal, i cili si kreu i FBI ka shkelur rregullat”.

E pyetur nëse ka një listë dëshmitarësh, Kostreci tha: “Është herët për të pasur listë dëshmitarësh kjo ishte seancë paraprake. Seanca e dytë është për t’u përgatitur për këto çështje. Nuk do të doja të spekuloja me këtë se nuk e dimë se kur zhvillohet seanca tjetër”.

blank

Ishte paguar nga ‘këshilltari’ i Ramës, çfarë thoshte kryeministri për zyrtarin e FBI (VIDEO)

Ndërsa një skandal i raportuar në masivisht nga mediat amerikane ka ngritur dyshime të forta se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendëshme politike në Shqipëri, shikoni se çfarë thoshte Rama në shtator për Charles McGonagal.

Në shtator Rama i përgjigjej një komentuesi në Facebook që i thoshte atij se duhet t’i linte rusët e Lulit (Lulzim Bashës), po të shihte rusët e tij. Komentuesi e sfidonte Ramën nëse do të thoshte ndonjë fjalë për Charles McGonagal, që po hetohej për lidhje me rusët. Ditën e djeshme McGonagal u arrestua pikërisht për lidhje me rusët, më saktë oligarkun Oleg Deripaska.

Por jo vetëm kaq. Ai po hetohet edhe për 225 mijë dollarë të marrë nga një këshilltar “joformal” i Edi Ramës.

Rama, siç mund ta shihni në videon më poshtë shprehej se e kishte “mik” ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. “Kjo nuk diskutohet” – thotë Rama. Ai shtoi: “Lëreni drejtësinë në SHBA të flasë. Nuk bëhet drejtësia në këtë farë feje, se është e tmerrshme.” 

Rama tha se ky person nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare dhe se është e tmerrshme mënyra si trajtohet rasti i tij në vendin tonë.

©LAPSI.AL 

blank

E gjithë rrëmuja politike e Serbisë, për t’u pranuar Asociacioni me kompetenca ekzekutive – Nga Skënder MULLIQI

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi , se fundi ka dëklaruar se Serbia, nuk do të bëhët pengesë e inkuadrimit të Kosovës në organizma ndërkombëtar, dhe as Serbia nuk ka mundësi më penguar ate që të bëhët pjesë e NATO-s.

Ne do te bëjëm përpjeke që të sigurojmë qetësi afatgjate në rajon.Këto janë rrenat më të reja të Vuqiqit,  së Serbia kurrë nuk e ka mbajtë fjalën dhe nuk i ka respektuar 33 marrveshjët e deritashme.

Ai e deshiron para së gjitash formimin e Asociacionit të komunave serbe, jo të formës jo qeveritare por duke u bazuar në parimet e nënshkruara të vitit 2015. Duket së Vuqiqi është duke u bazuar në vendosmërinë e BE-së, por edhe në disa deklarime të fundit të Eskobarit lidhur më këtë tëmë, së Asociaciacioni duhët sipas tij të ndodhë.Krejt kjo zhurullti politike në Serbi , së a duhet pranuar plani i paqës franco-gjerman , po bëhët për ta zbatuar në jetë marrveshjët e Brukselit të  vitit 2013 dhe 2015. Edhe paralajmërimi i tij për dorëheqje e ka të njejtë kauzë, së gjoja pas tij, do të kemi dikend  edhe më të zorshem për bisedime.Këto janë demagogjitë e vjetra dhe te reja serbe.Kosova pa marrë parasysh  presionet të cilat po i bëhën dhe ato shumë të padrejta, nuk guxon të lëshon pe, kur vjene në pyetje mbrojtja e sovranitetit  dhe integritetit të vendit .Në njerën anë pranohet pavarësia , kurse në anën tjetër kërkohet diqka që është diametralisht  e kunderta, siq është formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive.Disa pika të planit të cilat kan rrjedhe në opinonin publik, nuk janë duket test final.

Sipas disa mendimeve nese teksti mbetet siq është, atëherë nuk është e sigurt inkuadrimi i Kosovës në OKB. Këtu  do të dalin pengesë pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk e kan pranuar pavarësinë e Kosovës. Sipas disave edhe nese  Serbia pranon inkuadrim në OKB të Kosovës, nuk do të jetë shumë e vlefshme kjo, së paraprakisht Kosova duhet të siguron  vendin në UNICEF.Kjo edhe mund te jetë strategji e planit franco-gjerman.Vuqiqi ka thënë së nuk do të pranon që Kosova të bëhët pjesë e OKB-së siq figuron në njeren nga pikat e planit.Të shohim qfarë do të jenë  zhvillimet politike ditëve në vazhdim.

blank

“Paratë do të shpaguhen”, zbulohet çfarë i tha McGonigal “Personit A” kur mori 225 mijë dollarë. Aktakuza: Nuk i bëri të ditura kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë

Akuzat kundër një ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), se ai ka shkelur sanksionet duke punuar për oligarkun rus, Oleg Deripaska, vijnë në kohën kur autoritetet amerikane janë duke shtuar presionin kundër rusëve të pasur, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse.

Ky rast tregon se si oligarkët rusë mund të depërtojnë në zemrën e shërbimeve të sigurisë amerikane, shkruajnë mediat botërore.

Aktakuza kundër ish-agjentit tregon se ai ka pasur lidhje të dyshimta biznesi me politikanë nga Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina.

Puna për Deripaskën

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pjesëmarrje në pastrim të parave, derisa ka punuar për Deripaskën, të cilin e ka ndihmuar të hetojë një oligark rival rus, shkruan gazeta The Financial Times.

 

McGonigal, i cili ka shërbyer si agjent special i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork dhe ka hetuar Deripaskën derisa ka qenë në agjenci, është arrestuar më 21 janar, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë më 23 janar.

blank

Ish-agjenti i FBI-së është arrestuar me ish-diplomatin rus dhe sovjetik, Sergei Shestakov, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe ka punuar si përkthyes gjykate. Sipas prokurorëve, në vitin 2019, të dy ata kanë punuar për heqjen e sanksioneve kundër Deripaskës.

blank

Kundër Deripaskës – i cili është pasuruar me punë në metale të përpunuara – Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione për herë të parë në vitin 2018, si përgjigje ndaj aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

 

Uashingtoni ka ndërmarrë sanksione dhe kufizime vizash kundër disa biznesmenëve rusë pas pushtimit të Ukrainës, me qëllim ndëshkimin e Moskës dhe kufizimin e lidhjeve të saj financiare me pjesën tjetër të botës.

 

Deripaska është një nga oligarkët e paktë që flet kundër pushtimit të Ukrainës, duke e cilësuar atë si “çmenduri” dhe “gabim kolosal”, megjithëse ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Konfliktet e tij me Kremlinin për luftën kanë bërë pak për të përmirësuar marrëdhëniet e tij me qeveritë perëndimore, ka shkruar The Financial Times.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë se McGonigal, i cili ka dalë në pension nga FBI-ja në vitin 2018, pas 22 vjetësh punë, ka rënë dakord në vitin 2021 që “të hetojë një oligark rival rus, në këmbim të pagesave të fshehta nga Deripaska”.

Prokurorët kanë thënë se ish-agjenti ka punuar për oligarkun edhe përmes një kompanie ligjore, edhe drejtpërdrejt, duke marrë dhjetëra mijëra dollarë për shërbimet e tij.

Në një rast të ndarë në Uashington, McGonigal akuzohet se ka pranuar 225.000 dollarë para të gatshme nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare.

Lidhjet me Shqipërinë
Sipas gazetës The Washington Post, akuzat kundër McGonigalit kanë zbuluar lidhjet e ish-agjentit të FBI-së me politikanët ballkanikë.

Në një rast të ndarë të paraqitur në Uashington, prokurorët kanë thënë se, së paku që nga gushti i vit 2017, McGonigal nuk ia ka zbuluar FBI-së marrëdhënien e tij me një ish-zyrtar të agjencisë së inteligjencës shqiptare – i përshkruar në aktakuzë si “Personi A”.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, ai nuk ka bërë të ditur se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në fund të vitit 2017, sipas autoriteteve, McGonigal ka marrë një total prej 225.000 dollarësh nga “Personi A” – fillimisht në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork dhe dy herët e ardhshme në shtëpinë e atij personi në Nju Xhërsi. Sipas aktakuzës, McGonigal “i ka thënë ‘Personit A’ se ato para do të shpaguheshin”.

Disa muaj më vonë, me inkurajimin e McGonigalit, FBI ka hapur hetime kundër një lobisti amerikan, që ka punuar për një parti politike shqiptare – rivale e Ramës. Në atë hetim, “Personi A” është identifikuar si burim informacionesh.

Ish-agjenti pritet të dalë të mërkurën para gjykatës për akuzat që lidhen me Shqipërinë.

Reagimet në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se akuzat kundër ish-zyrtarit të FBI-së nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI-së për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua… dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në ‘Big Brotherin’ e politikës, kanaleve e portaleve! Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë”, ka thënë Rama.

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike (PD) – më të madhes opozitare në Shqipëri – i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) që t’i hetojë lidhjet e dyshuara të Ramës me këtë aferë. Ai ka thënë se SPAK-u i shërben partisë në pushtet nëse nuk hap hetimet për rastin.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka thënë se i është drejtuar SPAK-ut për këtë çështje.
“Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish-punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij, McGonigal, plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim – me para ruse – të PD-së në SHBA. SPAK-u nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë dosjen në SHBA”, ka shkruar Bardhi në Facebook.

Lidhjet me Bosnje e Hercegovinën
Ky, sipas gazetës The Washington Post, nuk është rasti i vetëm në të cilin aktakuzat sugjerojnë se McGonigal ka përdorur punën e tij që të përfitojnë njerëz, me të cilët ka pasur marrëdhënie të padeklaruara financiare ose personale.

Në një udhëtim në Austri në vitin 2017, McGonigal dhe një prokuror i Departamentit amerikan të Drejtësisë kanë intervistuar një biznesmen dhe politikan shqiptar, të cilët i kanë thënë më herët McGonigalit se duan që dikush të hetojë një kërcënim me vdekje kundër tyre, thuhet në aktakuzë. McGonigal është njoftuar me atë person nga “Personi A”.

Një vit më pas, McGonigal dyshohet se i ka kërkuar shërbimit të FBI-së për lidhje me Kombet e Bashkuara që të organizojë një takim me ambasadoren e atëhershme amerikane në OKB, Nikki Haley, ose me ndonjë zyrtar tjetër të lartë, si dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes në Bosnje dhe themeluesin e një kompanie farmaceutike në Bosnje, shkruan The Washington Post.

Bëhet fjalë për ministrin aktual të Sigurisë në Bosnje, Sellmo Cikotiq, dhe biznesmenin e ndjerë nga Graçanica në veriperëndim të Bosnjës, Davud Zahirovic.

Në aktakuzë thuhet se bashkëpunëtorët e McGonigalit e kanë kërkuar atë takim për arsye politike, që do të sillnin përfitime financiare për “Personin A”. McGonigal më pas, sipas aktakuzës, ka propozuar që kompania farmaceutike t’i paguajë gjysmë milioni dollarë një kompanie të regjistruar te “Personi A” si tarifë për organizimin e takimit.

Në fokus të Prokurorisë së SHBA-së
Një aktakuzë si ajo kundër McGonigalit është një masë e rrallë ligjore kundër një ish-zyrtari të tillë të lartë të zbatimit të ligjit, shkruan gazeta The Wall Street Journal. Sipas saj, aktakuza vjen në kohën kur Departamenti amerikan i Drejtësisë po përpiqet t’i rrisë përpjekjet për të hetuar avokatë dhe të tjerë që i ndihmojnë oligarkët rusë. Kjo bëhet në kuadër të fushatës së administratës amerikane për presion mbi Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës.

Sipas gazetës, Deripaska është në fokusin e Prokurorisë amerikane pasi, prej kohësh, dyshohet për lidhje me krimin e organizuar rus. Me vite thuhet se ka shpenzuar shuma të mëdha parash, në përpjekje për të përmirësuar reputacionin e tij në Perëndim, si dhe për të marrë leje për të hyrë në SHBA.

Ai ka mohuar se ka lidhje me krimin e organizuar. Në Uashington ka angazhuar konsulentë të shtrenjtë, përfshirë ish-senatorin e ndjerë amerikan, Bob Dole, ndërsa më herët ka organizuar edhe festa në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Megjithatë, përpjekjet e tij kanë hasur në pengesa, shkruan The Wall Street Journal. Edhe pse disa agjentë të FBI-së kanë bërë përpjekje ta marrin si burim të mundshëm, Departamenti amerikan i Shtetit ka refuzuar vazhdimisht t’i japë vizë.

Gishtërinjtë e oligarkëve në shërbimet amerikane
Akuzat e rralla dhe serioze kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së, i cili ka mbikëqyrur disa nga hetimet më sekrete dhe të ndjeshme të agjencisë, tregojnë se oligarkët rusë mund të depërtojnë në zemrën e zbatimit të ligjit amerikan, shkruan gazeta The New York Times.

Arrestimi ka tronditur ish-kolegët e tij, shkruan gazeta. Sipas saj, ata kanë treguar se karriera e gjatë e McGonigalit ka përfshirë kryesisht hetime të spiunazhit rus. Ai, gjithashtu, ka punuar në detyra shumë të ndjeshme, duke udhëhequr një ekip të FBI-së që ka hetuar arrestimin dhe vrasjen në Kinë të disa informatorëve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA).

McGonigal ka marrë pjesë edhe në hetimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Në vitet e tij të fundit në FBI, McGonigal ka drejtuar divizionin e kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork – përpara se është tërhequr në shtator të vitit 2018.

Në të njëjtin vit, Zyra e Departamentit amerikan të Financave për Kontrollin e Aseteve të Huaja ka vendosur sanksione kundër Deripaskës.

Në aktakuzë thuhet se McGonigal, derisa ka qenë duke punuar për FBI-në në vitin 2018, është lidhur nga Shestakov, përmes emailit, me një person që ka punuar për Deripaskën.

Shestakov i ka kërkuar gjithashtu McGonigalit që ta ndihmojë vajzën e spiunit rus për të fituar një punë stazhi në Departamentin e Policisë në Nju Jork, përkatësisht në fushën e antiterrorizmit, mbledhjes së inteligjencës ose “ndërlidhjes ndërkombëtare”. Sipas aktakuzës, McGonigal e ka pranuar këtë dhe ka kërkuar ndihmë nga një i njohur në Departamentin e Policisë në Nju Jork./REL/

blank

Akuzohet se i dha ‘para nën dorë’ ish-zyrtarit të FBI, oligarku rus bashkëpronar i kompanisë që nxjerr energji nga HEC-i i Shushicës

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, akuzohet edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” dhe e ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri.

Kompania Trema Engineering 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri, me kapital 12 milionë euro. Njeriu i besuar i Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, ka 25.9% të aksioneve në kompaninë STRATBAG AG, me të cilën kontrollon 33 % të hidrocentralit të Shushicës.

Sipas dokumenteve, Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit (Oleg Deripaska), janë bashkëpronarë në kompaninë Shushica Hydropower, kompani që ka ndërtuar kaskadën e hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, për të shitur energji. Kontrata koncesionare është firmosur nga Etleva Kondi, drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

(BalkanWeb)

blank

Mori para ‘nën dorë’ nga rusët, ish-zyrtari i FBI ortak i një studio avokatie në Tiranë, bleu për 1 dollar 25% të aksioneve të kompanisë së…

Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar edhe për lidhjet me Shqipërinë, rezulton se në vendin tonë ishte administrator dhe ortak i një studio avokatie. Sipas dokumenteve zyrtare që News24 disponon, në 21 shkurt të vitit 2019 Charles McGonigal, tashmë i tërhequr nga FBI, ka blerë për 1 dollar në Tiranë 25% të aksioneve të kompanisë LAËOFFICE & INVESTIGATION, në pronësi të shtetasit shqiptar Shefqet Dizdarit.

Bashkë me Charles McGonigal në të njëjtën ditë janë bërë aksionerë të kësaj studio avokatie po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza. Ky i fundit është përfshirë në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal. Në monentin që Shefqet Dizdari shiti për 3 dollarë 75% të akisoneve të kompanisë LAËOFFICE & INVESTIGATION me seli në tiranë, kjo shoqëri kishte një kapital prej 8 milion lekësh, ose rreth 80 mijë dollar.

Ndërkohë në të njëtën ditë kur u nëshkrua kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal u zgjodh administrator i kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike. Por vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI u bë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë më konkretisht në 24 tetor 2019, ai ka firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar,. Në bilancin e fundit financiar të dorëzuar në QKB me firmën e Charles McGonigal, kompania rezultonte me 416 mijë lekë humbje, ndërsa në llogaritë bankare dispononte rreth 1,5 milion lekë dhe 5,3 milion lekë të tjera janë kërkesa të arkëtueshme afatshkurtra.

 

(BalkanWeb)

blank

 


Send this to a friend