Përgatitur për antologjine poetike ne Kosove nga Adem Zhaplluzha
SHQIPËRI NËNË PERËNDISH
Shi dhe përsëri shi
Qiejt
Derdhen
Mbi ty SHQIPËRI
e përmbytur,
e braktisur,
e lënë në mëshirë
në vetmi
me dhimbjen tënde prej nëne,
për bijtë që vuajnë…
Rënkonë,Shqipëria ime
dhëmb dhe hesht,
Hesht Shqipëri
perapar trishtimit
nën pikat e ftohta të shiut
dhe shëndrrohesh e tëra
në një britmë …
Ta dëgjoj rënkimin Nënë
ndjej drithërimat e tua prej gruaje
me duart e rreshkura
zgjatur pa shpresë
drejt qiejëve
bijtë e tu moj NËNË
janë endur rrugëve të Botës
si një dhimbje që derdhet
e lumëshme
me dallgë trishtimi…
ta dëgjoj zërin
drithërimat e tua
kapur nëpër retë e përlotura
ku qiejt
humbasin shpresën
nën dritën e klithmave
Të ndjej Shqipëri
Brenda meje
Si një det gjaku dhe zjarri
Jam yti
Edhe I vdekur
Biri yt
Rrugëvë tragjike të mërgimit
Ku drama jonë
Nuk paska asnjëherë fund…
Jam yti Shqipëri…
Je imja moj NËNË PERËNDISHË….
Tiranë 7 janar 2016
PËRVUAJTJE…
Shikoj si cahet gurin
Lulen
si vyshket ngadalë
Me fytyrën prej gruaje
tmerrësithë të bukur
Vizatuar mizorishtë
Nga vijëza rrudhash
të pamëshirshme,
pa moshë…
Ndjej psherëtimën
Të udhëtoj
nëpër qiell
Mbi britma rrufeshë
të përflakura
Ndërsa
Brenda meje
ngadalë, ngadalë
Përvuajtja baret
Si një mbretërëshë e trishtë
Dhe kafshon dhimbëshëm
Shpirtin tim të brishtë…
Jam në perandorinë e heshtjes
Ku fjala rënkonë
Nga mosfjala e vërtetë
Dhe e vërteta
Lidhur
me litarë vështrimesh vrastarë
Rënkonë ngadalë, ngadalë…
Tej në rrugë
Varfëria
ecën dhimbëshëm
Me dy pika loti ndër duar
Dhe një buzëqeshje të gjelbër
Duke trazuar pemët,
lulet dhe gjethet
Si një flladë
O Zot,
Sa e paqtë varfëria,
E qetë,
e vetmuar,
e pafjalë
Mes leckash
të sajuara
Teksa mbulojnë
lakuriqësinë e pafaj…
Varfëria
Me portretin
e nj femre magjike
Dashuri më falë
Asnjëherë
Jo, nuk pranon mëshirë
Kjo puthje njerzore
Më e trishta në botë
Skamja më e pasur
në lumturinë prej drite
Varfëria
Brenga dhe faji ynë tragjik
Dhimbja jonë e përjetëshme
Ndërton
Brenda kraharorit tim
Një univers përvuajtjesh
Dhe më kërrus pak e nga pak
Drejt tokës së shenjtë
Të përlotur,
të pafuqishëm dhe të pafjalë…
Tiranë shkurt 2016
QARJEQESHJE
Jam buzëqeshja e dhimbjes
Drita që regëtin në errësirë
Mbi këtë kohë pa kohë
Nëpër hunerat e trishtimit…
…se dikush
Dhe gjithkush luan me jetën time
Klithmat mbledh
Nëpër fushëtirën e qiellit
Mbi rrufetë e zjarrta
Në këtë qarjeqeshje
Mbështjellë me puthjen time
O kohë pa kohë
O ditë prej nate
Verbuar nga mëkatet
Hapat e mi prej psherëtimash
Burgos nëpër baltën e ndyrë
Të kësaj dite
Shtrirë mbi stuhitë
Si një peng I heshtjes
Mos ma vrisni shpresën
Lërmani të fluturoj
Vështrimin tim
Mbi supet tuaja drejt lirisë
Ju thash
Jam liria që vritet cdo cast…
Mos më kërcënoni me terrorin
Me pabesinë
Dhe tmerrin…
Buzëqeshja juaj
Që përgjaket cdo ditë
Dhe dashuria
Me kufomat e ëndërrave
Përqafuar tragjikisht…
Lëreni ëndërrën
Krahët e prerë të saj
Le të rriten
Nëpër fluturimet e pamundur
Ma jepni puthjen e rrëmbyer
Të ndërtoj dashurinë
Nëpër këtë qarjeqeshje
Që vetëm emër nuk ka…
20 Nëntor 2015
MËNGJES I PËRLOTUR NGA SHIU
Në krahët e mi
Një e qarë fëmije
Mbështetet ngadalë
Me dhimbje…
Mbi gurët e rrugës
Psherëtima e një nëne
Më ndjek gjithë drithërimë
Mbi duart e mardhura
Uria dhe heshtja
Përpëliten mes trishtimit
Këmbët e zbathura
Shkelin me drojtje
Mbi zemren time
Ku prushëron dashuria
Ndjej fërgëllimat e dhimbëshme
Të Shqipërisë sime
Sytë e përlotur
Si një akuzë e rëndë
Më mbërthejnë
Nëpër gozhdët e dhibmjes
E madhe vuajtja
Trishtimi
I papërballueshëm
Ndërsa varfëria
Ndërton
Qytetet e drithshëm
Të vendit tim
Unë rend, iki
Po ku të iki
Shqipëria ime
Jam unë pengu yt
Dhimbja jote
Dashuria dhe brenga
Malli dhe heshtja
Shpresa dhe kenga
Mëngjesi I përlotur nga shiu
Dhe dita që pret diellin …
24 tetor 2015
TË IKËSH NGA ATDHEU…
Të ikësh…
Ku të ikësh
Me një qiell dhimbje
Mbi shpinën e krrusur,
Me një brezë rrugësh
Të thurrur
Rreth mesit
Dhe një trendafil
Të vyshkur
Në cep të syve
Ku lotët
Ujitin kopështin e shpresës
Të ikësh
Për ku të ikësh
Mali im I vendlindjes
Krrusur
Nën peshën e varfërisë
Me dhimbjen
Dhëmbshtërnguar
Dhe urinë e fëmijëve
Të mbëtur peng
Në duart e ashpëra
Plot plasaritje
Nga mungesa e punës…
Të ikësh
Po ku të ikësh
Kënga ime
E shëndruar
Në vajtim të heshtur…
Pas kam lënë shtëpinë
Me ëndërra të thara
Si degë pemësh të prera
Kam lënë varret
Dhe dashurinë time të parë
Puthjen e pafajshme
Dridhjet e supeve
Dhe denesën e trishtë
Ku heshtja
Ndërton një cerdhe
Për zogjtë jetim..
Eh
Të iki
Po ku të iki
Rruga ime e fëminisë
Ku flejnë ecjet e mia
dhe vrapimet
hapat e mi prej gjethesh
dhe plagët e trendafilta
nga gurët e kalldrëmit…
Të iki
Po ku të iki
Shqopëria ime
Zonjë e madhe
Dhe fisnike…
Shqipëria ime e braktisur
Shqipëria imë e plagosur
Shqipëria ime e grabitur
Shqipëria ime e zhgënjyer
Shqipëria ime e bukur
Me vrraga lotësh
Nëpër sytë e plasaritur
Nga pritja e gjatë
Shqipëria ime e mrekullueshme
Tradhëtuar mizorisht nga politikanët…
Të iki
O Zot
Po ku të shkoj
Me këtë peshë dhimbjeje
dhe brengash pafund
Ku të ndalem
Në cilin shteg
Në cilën portë
Në cilën streh…
Ah Shqipëria ime
Po iki
Me njërën dorë
Tek gjoksi yt amësor
Dhe dorën tjetër
Tek dhimbja jote e pafund…
Po iki
Shqipëria ime Shqipëri
Ti krenaria ime
Malli im I pashuar
Magjia e ëndërrës
Dhe mrekullia e shpresës…
Ah, po iki Shqipëria ime
Më fal
Për këtë ikje
Por nuk ka rrugë tjetër
Ka vetëm ikje…
Me fal Shqipëria ime
Dashuria dhe malli im
Shpresa dhe drita ime
Më fal Shqipëri…
PRISHTINA
Miqeve te mi poet te Kosoves
Nje toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarise
Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurise sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku perqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunje para teje
Qytet I lirise.
Neper guret e rruges
Lemoj hapat e heronjeve
Jeta e tyre
Eshte shendruar ne buzeqeshen tende
Na mallin tend,
Ne perqafimputhjen
Dhe lotedritezimin tend Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufij
Jam zambaku I celur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES
Nepre krahet e plagosur te rruzullit
Ata si zogjte
Presin tu forcohen krahet
Per te rendur ne nje fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojne horizontet
Si flete te histories
Perms gjemimeve te viteve
Gishtat e mi te drojtur
Shkruajne kryeemrin e paqes
Prishtine…
KUMANOVË 2015
Një sulëm I pabesë I ushtrisë maqedonase
ndaj popullsisë shqiptare në Kumanovë
Pse ma vratë dhimbjen?
Ngjyra e gjakut
Është bërë
E kuqja e dridhëshme
E ditës
Me emrin KUMANOVË…
Petale
Trandafilash të gjaktë
Mbi plagët e mia
Prej shqiptari
Të prerë në besë..
Ku është
Buza e përzhitur e lirisë
Lotët e shiut
Dhe buzëqeshja e vrarë
E dashurisë sime
Të mbetur peng
Në rrenojat e dhimbjes
Ku qyteti që flet shqip
Që ëndërron shqip
Që këndon shqip
Që dashuron shqip
Që jeton shqip
Qyteti që zemrën e ka shqiptare
Sytë me dritë Shqipërie
Me krenari shqiptare
Dhe trimëri shqiptare
KUMANOVA
Më sytë nga drita e LIRISË
Atje
Ku zgjohen
Ditët me frymë Shqipërie
Të puth qytetit im
Më fal që nuk munda
Të ti ndalja plagët e hapura
Nga plumbat e pabesisë
Dhe pabesia e njerëzve
Të vdekjes së trishtë
Me emër të huaj të shkisë..
Më fal KUMANOVË
Që nuk munda
Të ndal rrjedhjen e gjakut
Dhe të ëe cel gjithë lulet
Për dashurinë tënde të madhe
Që di të flas vetëm shqip…
EDHE QIEJTË GJUNJËZOHEN…
…sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndertuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetetimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njioha buzët e tua të trandafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejjeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishtë djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberët e shëndritëshëm
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e denim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rrebel
dhe guximi barbar
përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e hazdisur të puthjeve
Pushtonin hapsirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dfhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi I të kaltëres
Magjia e të kuqes së trandafilit
Dhe perëndia e përqafimit….
9 Gusht 2015
SHPIRT GRUAJE
…sepse buzëqeshja
E ka burimin
Tek puthja jote e trendafilt…
Një krua zërash
Derdhet mbi supet e mi
Fjalë të shëndritëshme,
Me kristale drite
belbëzime magjike
nën ofshamën e kaltër
të zambakut që cel
në kraharorin tënd dehës…
…sepse aty
Përkulen edhe Perënditë
Gjunjëzohem unë
Duke pritur
Bekimin e puthjes….
Gjithcka
Mbanë psherëtimë gruaje
Përkëdheli pafund
Një lëndinë ledhatimesh
Dhe drita shpërthyese
E qiejëve të dashuruar…
Shpirt I madh gruaje
Ku Bota
Ka zbuluar
Folenë e vet magjike
Shpir gruaje
Ku rënkojnë oqeanet
Dhe shpërthejnë detet
Ndërsa gjithë krojet e Botës
Derdhen
Nëpër trupin tënd skllavërues…
Jam rob I kurmit tënd mahnitës
Ndër duart e mia
Zgjohen të trembur
Pëllumbat e bardhë të gjinjëve
Duart e tua prej ëndërre
Më prangosin
Me përqafime
Ndërsa ti më thua,
Mos ik
Rri I dashur
Rrime mua
Gjersa të thinjet me ne dashuria,
Mos ik
Eja të zgjojmë fëmijët
Nga puthjet tona
Të ndertojmë Botën
Dhe të bëjmë të lumtur
Vet LUMTURINË
Eja më thua
Mos ik
Mos e braktis
Këtë shpirt të bukur gruaje
Jepi vlerë dhe kuptim
Natës sonë të dashurisë
Dhe falëm qiejtë
Për të prerë
Fustanet e mi të marrëszisë…
Eja,
Mos ik
Bëhu Zot I këtij shpirti gruaje
Ngrihe dhimbjen time
Mbi malet e trishtë
Dhe falëm vetëm dashuri…
10 gusht 2015
ETYD
Mbi rruge,
balerinat e pikave te shiut
me marrin per dore…
tej ne horizont,
une pash kalin e lodhur te vrapimeve te mia…
nje buzeqeshje e harruar mbi peme,
me thosh se jeta eshte e bukur…
poshte pemes,
nje pellumb i vrar
dhe macja tinzare qe festonte…
—
*Vasil TABAKU Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.
Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara, Turqi.
Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:
• – l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
• – 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
• – 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
• -1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
• – 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
• – 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
• – 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
• – 1999 – 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
• – 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
• – 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
• – 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
• – 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN – 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
• – 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
• – Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare,.- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi gazetar ne ATSH.
Veprat:
• 1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
• 2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
• 3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
• 4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
• 5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
• 6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
• 7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
• 8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
• 9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
• 10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
• 11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
• 12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
• 13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
• 14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.
ËSHTË PREZANTUAR:
15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.
17 . Libri poetic “Dhimbjes I rrine te vogela kepucet e heshtjes” Tirane 2013
18. “Dashuroj se nuk di te urrej|”, liber poetik ne gjuhen greke me ilustrime picture nga Valentina BODURI,
Komentet