VOAL

VOAL

Shqetësimi më bën të thërras përsëri: U thoni shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të imitojnë serbët e Mitrovicës – Nga SHABAN MURATI

November 30, 2022
blank

Komentet

blank

Mësimi i hidhur nga historia jonë- Nga SHABAN MURATI

Përulja dhe lëshimet e mëdha nuk e kanë shpëtuar kombin shqiptar nga sëpata e coptimit të huaj.
Çdo komb i vogël apo shtet i vogël nuk ka se çfarë t’u bëjë vendimeve të fuqive të mëdha. Por çdo komb i vogël apo shtet i vogël ka të drejtën e kundërshtimit ndaj së keqes, që i vjen nga fuqia. Ismail Qemali dhe Isa Boletini nuk kishin çfarë t’i bënin Konferencës së Londrës së vitit 1913, por nuk u pajtuan me vendimet e saj thikëprerëse të territoreve shqiptare.
Mos harroni mësimin e hidhur, që vjen nga historia jonë e re. Asgjë nuk fitoi Kosova nga votimi lepepeqas i deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të cilët pa pikën e ndërgjegjes kombëtare dhe personale miratuan në 23 mars 1989 kërkesën e Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës dhe të statusit të saj si njësi shtetformuese e federatës jugosllave. Asgjë nuk fitoi presidenti Hashim Thaçi me “kompromiset e tij të dhimbshme” me Serbinë, me Francën, me Rusinë, etj. të cilin për ironi të fatit ata, që i diktuan “kompromiset”, e përplasën dhe dergjet prej tre vjetësh në burgun e Hagës.
Dëgjojeni mësimin e hidhur të historisë sonë kombëtare. Historia shpërblen guximtarët, jo të përulurit!
blank

TË VIHET PIKA MBI “i” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     
     Shumësia e medieve, mirë të paguara nga banda e bashkuar PAN, janë në një sulm frontal, kundër Qeverisë Kurti, pozitës aktuale. Njëri nga eksponentët e PAN-it, deklaroi se “Lëvizja Vetëvendosje është  një shtëpi budallë!” Dhe, si në “kor bretkocash”, horrakët PAN-istë, e përsërisin, si refren koral. Zhurmim të shtuar, këtij sllogani, i japin horrakët analistë, më saktë, banalistë.
     Zakonisht, paneli debatues është “etnikisht i pastër”, lehaqenër të paguar, që vetëm shpifin, nxijnë Kurtin me qeverinë e tij. Por, rastisë të jetë një i VV-së dhe shumë rrallë dy. Moderatorët provokojnë me pyetje, por, nuk ndërhyjnë, kur debati zjarrmon me etiketime fyese e shpifje monstrume për pozitën aktuale.
     Slloganit se “LVV është një shtëpi budallë”, LVV i përgjigjet me slloganin e saj se Pronto mafia, përkatësisht, “PAN-i janë një shtëpi hajnash, kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh”.
     Për ta saktësuar se kush nga palët kundërthënëse, në konflikt, ka të drejtë dhe kush i gabuar, ka ardhur koha “të vihet pika mbi “i”. Dhe, kjo është fare e thjeshtë: Të organizohen sondazhe serike, kombëtare dhe ndërkombëtare, të përkufizuara në dy pyetjet vijuese:
     1) Cila nga akuzat qëndron: “LVV është një shtëpi budallë”, akuzë e bandës PAN apo “PAN-i është një shtëpi hajnash, kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh” – akuzë e LVV për Pronto mafinë – PAN?
     2) Kush e shkatërroi, realisht, Kosovën, duke e vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën faktike të shtetit të Kosovës? Pozita aktuale apo opozita e sotme?
     Një anketim, një sondazh masiv e serioz, do ta “vinte pikën mbi “i”, duke dëshmuar se kush ka të drejtë nga palët kundërthënëse, përkatësisht, cili nga dy slloganet gëzon qytetarinë e së vërtetës? Dhe, kjo provë do të vlente më shumë se sa mijëra debate tendeciozë të qëllimshme e, tërësisht, dizinformative, për qëllime të ulëta politike dhe elektorale.
     Lë të shpresojmë se ende ka gazetarë dhe medie, që duhet të kriojnë një standard të ri, për ta luftuar gënjeshrën, duke e vënë përballë të së vërtetës.
     Pas përgjigjës publike, në këto dy pyetje, si bazë për të zbuluar të vërtetën, nga këto dy palë kundërthënëse, përkatësisht, LVV apo Pronto mafia – PAN, edhe pse është – një e fshehtë publike -, këndellja e opinionit gjithë shqiptarë dhe më gjerë, do të ishte plotore dhe gjërat do të ndryshonin, duke u angazhuar të gjthë shqiptarët, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.
     Urojmë për mirëkuptim dhe veprim të të gjithë atyre, të cilët Kosovën e duan me mendje e zemër!
blank

Pse shqiptarët heshtin kur nuk duhet të heshtin?!- Nga Aurel Dasareti

Përshëndetje në këto kohë të çuditshme, të nderuar shqiptarë!

Një koleg perëndimor, disa muaj më parë, më pyeti “Pse shqiptarët heshtin kur nuk duhet të heshtin”?!

Përgjigja ime ishte:

“Ata kanë herë pas here ndezje sublime të heshtjes, të cilat e bëjnë bisedën e tyre shumë simpatike”.

Qeveria Kurti është 100% legale, e mirëfilltë, është votuar nga populli në zgjedhjet e lira. Dhe, deri tani nuk ka devijuar. Apo jo?

Kjo do të thotë sa asnjë opozitë kuislingësh që 20 vite me radhë shkatërroi, tradhtoi dhe vodhi gjithçka, nuk ka të drejtë të përfaqësoj dhe të shkarravitë “vendime” kinse në emër të  popullit të Kosovës por faktikisht kundër popullit të Kosovës.  Një shtet funksional, të tillët, nëse do ta bënin këtë, do t`i dënonte me burgim të përjetshëm. Të akuzuar për Tradhti ndaj Vendit dhe Tradhti të Lartë.

Tradhtia është një term i përgjithshëm për Krimet kundër Pavarësisë dhe Sigurisë Shtetit (tradhtia), kundër KushtetutësShtetit dhe KreutShtetit (tradhtia e lartë).

Tradhtia është një fjalë që përdoret veçanërisht për Veprat Penale që përfshijnë dhënien e ndihmës armikut gjatë luftës, por që përfshijnë edhe veprime që synojnë të rrezikojnë pavarësinë ose sigurinë e shtetit nëpërmjet veprimtarive të paligjshme për fuqitë e huaja, tradhti. Sulmet kundër kushtetutës së shtetit, kreut (legjitim) të shtetit dhe autoriteteve më të larta në shtet cilësohen edhe si tradhti, Tradhti e Lartë.

PS: Unë nuk jam jurist, por këto gjëra i kam mësuar që në rininë time të hershme.

Aurel Dasareti

blank

Bashkimi mbarëshqiptar garanton mbijetesën e popullit tonë- Nga Aurel Dasareti*

Opozitë kuislingësh, kjo e Kosovës. Uniteti i popullit tonë brenda dhe përtej kufirit të imponuar varet nga forca e Shqipërisë, e Kosovës, e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e shqiptarëve të Malit të Zi dhe nga patriotizmi – urtësia e atyre që i udhëheqin! Bashkimi politik e ushtarak mbarëshqiptar (sidomos në këto momente dramatike ku ndodhet shteti i Kosovës) është shpëtimi i Kombit nga shuarja.
***
Këto krime të tmerrshme (gjenocidi i radhës) ndaj popullit shqiptar të Kosovës, gjatë viteve të nëntëdhjeta, janë kryer nga forcat e armatosura kriminale serbe (terrori shtetëror), dhe askush nuk i ka dënuar autorët e tyre.

Në përputhje me këtë, veçanërisht për shqiptarët në Kosovë, uniteti i shqiptarëve sot është shumë i nevojshëm. Ne kemi nevojë për unitet mbarëshqiptar, sepse interesat e popullit shqiptar janë të përbashkëta dhe e detyrojnë atë të bashkohet, ndërsa interesat e partive (me përjashtime të nderuara) janë të ndryshme dhe nxisin përçarjen. Uniteti shqiptar përfaqëson vazhdimësinë e një ideje politike që lindi në kohën e Rilindjes Kombëtare, kur shqiptarët ishin të dënuar të zhdukeshin.

Uniteti i shqiptarëve është gjithashtu i nevojshëm sepse shqiptarët në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Greqinë ende nuk janë njohur si komb. Dua të theksoj se: Shqiptarët e përçarë u shërbejnë të tjerëve.

Bashkimi shqiptar është i domosdoshëm për ne sepse është parakusht për mbijetesën e popullit shqiptar dhe sepse vetëm shqiptarët e bashkuar mund të ndërtojnë mekanizma të qëndrueshëm për mbijetesë. Shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, vetëm në mënyrë unike gjejnë zgjidhjet më të mira për të gjitha problemet e tyre.

Uniteti i popullit tonë duhet të jetë synimi kryesor i të gjithë atyre që e duan atdheun dhe kombin e tyre shumë më tepër se partitë politike të korruptuara dhe analfabetët.
Burimi më i madh i forcës sonë është uniteti i popullit tonë.

Nëse jemi unikë, të pajtuar, të bashkuar, të gjithë shqiptarët e vendit dhe të diasporës, mund t’i kapërcejmë të gjitha fatkeqësitë, të kapërcejmë të gjitha problemet, të sigurojmë dhe garantojmë të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, të nipërve dhe mbesave.

Nuk duhet të lejojmë që politika apo ndonjë gjë tjetër të na ndajë, burimi më i madh i forcës është uniteti i popullit tonë.

Nuk ka vlera më të larta dhe më të rëndësishme se uniteti i popullit tonë shqiptar dhe liria për të cilën kanë luftuar të parët tanë dhe për të cilën duhet të luftojmë në të ardhmen sepse jemi të rrethuar nga disa armiq të përjetshëm.

Ne krenohemi me flamurin tonë kuqezi me shqiponjë dykrenare dhe do ta mbrojmë, dimë ta mbrojmë vendin, por edhe njerëzit e thjeshtë. Të bashkuar në këtë mënyrë, ne do të vazhdojmë të lëmë gjurmë në historinë e Ballkanit, Evropës dhe të botës dhe brezat e ardhshëm do të kenë një të ardhme më të mirë, më të begatshme dhe më të sigurt.

Shqipëria dhe Kosova duhet sot bashkërisht të shprehin angazhimin e tyre për të parandaluar të gjitha sulmet dhe kërcënimet e drejtuara ndaj integritetit, sovranitetit si dhe pavarësisë së tyre ekonomike dhe politike.

Në këto momente të vështira, kur Serbia terroriste naziste, e cila vetëm në gjenocidin e fundit masakroi dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë (disa mijëra të vrarë nga barbarët u dogjën ose u transferuan në Beograd dhe u hodhën në Danub), seksualisht sulmoi mbi 20,000 gra dhe më pas ai theri shumë prej tyre. Pushtuesi barbar, dogji, përzuri dhe vodhi gjithçka.

Dhe tani, me ndihmën e të huajve keqdashës, kërcënon të kthehet, ta shkatërrojë Kosovën.

Që kjo të mos ndodhë duhet të harrojmë partitë kuislingësh shqipfolëse, neveritë e dështuara që synojnë të kthehen në pushtet edhe me çmimin e dhënies së Kosovës Serbisë, dhe forca jonë më e madhe është uniteti dhe harmonia e popullit tonë, të cilët në zemër (pa thënë hapur), duhet të bashkohen rreth parimit “një popull, një atdhe, një flamur”, si dhe të punojnë për mbështetjen e vendeve mike, nëse i kemi…

Nuk më pëlqen të jem në modë. Nuk më pëlqen të jem politikisht korrekt. Unë kam një rezistencë fëmijërore për të bërë thirrjet e duhura.

Përvoja ime e viteve në gjithë rruzullin tokësor, tregon se të huajt keqdashës zakonisht e ftojnë opozitën e shtetit përkatës për të shkuar në peshkim. Një bojkot është pengimi i dikujt që të kryejë biznesin e tij duke ndërprerë lidhjen me personin në fjalë, veçanërisht përmes aksioneve masive.

Uniteti i popullit tonë duhet të shkëlqejë fort në zemrat tona.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!- Nga Frank Shkreli

Let them fly high and undisturbed, please! — Lëri të fluturojnë lartë! Mos ua prishni qetësinë, ju lutem! – Si dy Shqiponja motra të pandara!

Në fillim të muajit të kaluar, pikërisht me 9, Dhjetor, 2022 kisha shkruar një artikull modest, me pikëllim në zemër, në përmbyllje të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare –Ja linku për lexuesit të cilëve mund tu ketë shpëtuar pa lexuar. Frank Shkreli: 100-vjetori i mardhënieve shqiptaro-amerikane mbyllet për faqe të zezë, pothuaj me një “non-grata” | Gazeta Telegraf

Por, sot 6-7 javë pas botimit të këtij artikulli dhe pas shumë shkrimeve të tjera kritike, në të cilat kam shprehur zhgënjimin tim personal se si janë trajtuar këto marrëdhënie, sidomos, gjatë viteve të fundit. Thënja e famshme e Ibrahim Rugovës,”Marrëdhënie të përjetshme midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara…”, po testohet rëndë, sa më përket mua dhe shumë shqiptaro-amerikanëve që i konsiderojmë ato si të shënjta dhe të pa prekshme. Ditët e fundit, bota shqiptare, bota amerikane dhe pothuaj mbarë bota mësoi nga mediat amerikane, shqiptare dhe botërore se në përfundimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ato na qenkan në një gjëndje shumë më të rendë se ç’mendonim, megjithë propagandën nga zëdhënës të dy palëve, që u munduan gjatë gjithë vitit të kaluar t’i paraqisnin ato si më të mirat në botë, midis dy shteteve: bazuar në “vlera të përbashkëta” dhe “krah për krah”.

Unë nuk dua të futëm në procesin gjyqësor të rastit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së — Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara — Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën që kaloi nga autoritetet amerikane se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, si dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë dyshim se drejtësia amerikane do t’i dalë deri në fund kësaj afere fatzezë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Vetëm durim se mund të jetë një proces i gjatë. Por si do të trajtohen nga sistemi shqiptar i drejtësisë – shtetasit shqiptarë, deri në nivelet më të larta të politikës atje, që mund të jenë të përzier në këtë skandal të marrëdhënieve dy-palëshe – kjo është një pyetje tjetër.

Sidoqoftë, mua nuk më intereson aspak fati i cilitdo qoftë person — amerikan ose shqiptar – të cilët mund të jenë përzier në këto vepra penale, qoftë në Amerikë ose në territorin shqiptar. Këta do korrin, çfarë kanë mbjellur për veten e tyre. Shoh se media shqiptare po e trajton këtë skandal si një “soap opera”, si një serial televiziv me karaktere melodramtaike, pa marrë parasysh dëmet që mund të ketë shkaktuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane por edhe në përspektivat e antarësimit të Shqipërisë në organet euro-atlantike.

Megjithëse është heret në procesin e zhvillimeve gjyqësore, ky skandal ka implikime politike, gjeostratagjike dhe ekonomike ndërkombëtare – por mbi të gjitha prekë në zemër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në 100-vjeçarin e vendosjes së tyre. Varësisht se cili do jetë përfundimi i këtij procesi gjyqësor, ky skandal ka mundësi të jetë një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve prej një shekulli – për një kohë afatgjatë. Ndonëse unë besoj se këto marrëdhënie, siç jam shprehur shpeshëherë – janë marrëdhënie të cilat janë çimentuar popull me popull, për një shekull dhe nuk varen nga individë as organizata, të cilës do palë qoftë që vendosin interesat e tyre personale e politike mbi këto marrëdhënie. Unë jam i bindur se pas këtij skandali, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane të cilat i kemi konsideruar si të veçanta, të pakën fillimisht, nuk do jenë më të tilla në Kongresin amerikan as në Washingtonin zyrtar dhe as në radhët e popullit amerikan.

Marrëdhëniet historike midis dy kombeve tona, si përfundim i këtij skandali sot për sot – sidomos ç’prej shembjes së Murit të Berlinit dhe çlirimit të Kosovës — mund të konsiderohen si në nivelin më të ultë, në një krizë serioze të pa parë këto 30-vitet e fundit. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë — por edhe të gjithë shqiptarëve, përshir Kosovën — dhe Shteteve të Bashkuara nuk do jenë më si ishin deri më tani. Kam drojë se sot për sot, marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan janë në pikën më të ulët që mund të imagjinohet – në pikën ku i duan ato marrëdhënie armiqët shekullor të Kombit shqiptar — në mos jo armiqësore, atëherë të pakën të ngrira dhe jo miqësore. E veçanta e këtyre marrëdhënieve u shit, kohët e fundit, në parkingun e një restoranti në Nju Jork për 225-mijë dollarë. Uroj që të gjithë, nga të dy palët, pjesëmarrës në këtë skandal, të marrin përgjegjësitë që u takojnë për gjëndjen e krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, si pasojë e këtij krimi. Por edhe elementë të politikës shqiptare në përgjithësi — pozitë ashtu edhe opozitë – të marrin përgjegjësitë që i takojnë kësaj klase politike për situatën e krijuar nga ky skandal dhe jo vetëm, në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ashtuqë këto marrëdhënie të vendosen në nivelin që meritojnë ato dhe që kërkon miqësia historike midis dy kombeve tona. Skandali i kohëve të fundit, nënkupton një mosmirënjohje të thellë, një ligështi shpirtërore.

Ndërkohë që liderët shqiptarë në Tiranë argumentojnë me njëri tjetrin se kush është më “pro-amerikani” dhe kush është i shpallur “non-grata”, bota shkon përpara. Por për fat të keq, tash e tutje, çdo gjë shqiptare do të konsiderohet me dyshim në Washingtonin zyrtar. Se si Shqipëria do merret me këtë skandal në zhvillimin e marrëdhënieve dy palëshe në të ardhëshmen dhe si drejtësia shqiptare do e trajtojë atë skandal, pa marrë parasysh se kush është i përzier në të, sigurisht që do të vendosë se ç’drejtim marrin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë. Arrestimi, javën që kaloi nga autoritetet amerikane, i ish zyrtarit të lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i akuzuar se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri, është një vepër penale e pa precedencë, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe më gjerë. Mediat amerikane thonë se Charles McGonigal mund të jetë zyrtari më i lartë në historinë e FBI-së që përballet me akuza të tilla aq serioze, penale.

Të gjithë e dimë se sa mirënjohës janë shqiptarët ndaj ndihmës së Shteteve të Bashkuara, jo vetëm për mbështetjen e pa kursyer amerikane në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare por edhe në fushë-betejën e luftës për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët kurrë nuk do e harrojnë këtë ndihmë – pa marrë parasyshë se individë të caktuar nga cilado palë qofshin – mund të pengojnë përkohësisht zhvillimin normal të këtyre marrëdhënieve dhe madje t’i kërcënojnë ato seriozisht në favor të kauzave të ulta personale e partiake. Duke besuar me shumicën e shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve kudo –se marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan – janë të pazevëndsueshme për mbijetesën dhe përparimin e Kombit shqiptar – megjithë këto ditë të vështira, unë mbetem optimist se marrëdhëniet, historikisht, miqësore shqiptaro-amerikane midis dy kombeve tona, të cilat i kanë mbijetuar, për pothuaj një gjysëm shekulli — njërit prej regjimeve më të egra e më barbare në botë — diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, do e tejkalojnë edhe këtë krizë. Besoj gjithashtu me optimizëm se pasi të ketë folur drejtësia amerikane në lidhje me këtë çeshtje, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të paqës në Ballkan dhe në botë!

Këto marrëdhënie midis dy kombeve tona, që deri më sot ishin ndër më të mirat në botë midis dy kombesh – janë produkt i punës së rëndë prej dekadash të 4-5 brezave shqiptaro-amerikanësh të cilët për më shumë se 100-vjet i kanë kultivuar, i kanë ruajtur si sytë e ballit e i kanë promovuar ato në Washington dhe anë e mbanë Amerikës ku jetojnë shqiptarë, duke siguruar mbështetjen e patundur dhe të sinqert të Washingtonit zyrtar dhe politikës amerikane, në përgjithsi, për interesat dhe për të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve. Si rrjedhim, nuk besoj se komuniteti shqiptaro-amerikan do të lejojë që këto marrëdhënie të nepërkëmben në këtë mënyrë duke renë viktimë e krimeve për interesa personale e partiake të disa personave të pa skrupuj që nuk ndalohen para asnjë veprimi sado i paligjshëm të jetë ai. Besoj se komuniteti shqitaro-amerikan do të gjejë mbështetjen edhe të Washingtonit zyrtar, ashtu si gjithmonë në të kaluarën, për t’i sjellur marrëdhëniet e shënjta dhe të pazevëndsueshme amerikano-shqiptare në vendin që u takon – në “Miqësi të përherëshme me Shtetet e Bashkuara”, siç është shprehur dikur i ndjeri Ibrahim Rugova.

Jo se në të kaluarën nuk ka pasur probleme në marrëdhëniet dy palëshe, disa prej të cilave i kam venë në dukje, nga koha në kohë, por skandali i ditëve të fundit është vërtetë një kërcënim serioz, jo vetëm ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi në të diktohen edhe ndërlikime ndërkombëtare, por përben kërcënim edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga influencat e huaja – sidomos ruso-kineze — në trojet shqiptare, për të cilat kam paralajmëruar vite më parë. Mbetet për tu parë, por në këndveshtrimin tim, me një keqardhje të thellë, më duhet të konstatoj se ky skandal — që drejtësia amerikane po e trajton tani si vepër penale serioze — përbën një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve miqësore një-shekullore midis dy vendeve tona. Kjo duhet të shqetsojë të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo që janë. Do të këshilloja që pjesa tjetër e këtij akti kriminal – ndonëse mund të jetë e pashmangshme — të mos trajtohet si një “soap opera”, me karakterë melodramatikë, sepse nuk është e tillë, por t’i lihet në dorë drejtësisë — e kam fjalën për drejtësinë amerikane!
Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin shqiptar në këtë kohë të vështirë!

blank

“Serbia e Madhe”, faktor destabilizues në Ballkan – Nga Isuf B. Bajrami

Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhdën e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një “Serbi të madhe”!

Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdo herë.

Ky “shtet” i themeluar dhunshëm dhe akoma mbijeton dhunshëm i pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.

Duke e përkrahur idenë për krijimin e një “Serbie të madhe”, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.

Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.

Është i paktë numri i shteteve në Europë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaçë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prapë të mos jetë e ngopur!!!

Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm “Serbia e madhe” e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspansioniste.

Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marrë dhunshëm territor gjatë dy shekujve të fundit.

“Serbia e madhe” vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbisë së madhe. Rast i këtillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e myslimanët e Bosnjës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi. Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.

Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga “Serbia e madhe”.

Që të jetë Ballkani i qetë, duhet të mos jetë “Serbia e Madhe”.

Duhet të pamvarsohet Vojvodina, Sanxhaku, Toplica e Hashania me Kosovën Lindore.

Vendi i Lekës; 30.01.2023

blank

Në Ballkan të gjithë shtetet janë më multi-etnikë se Kosova, por s’kanë Bashkësi të komunave Etnike – Nga Refik HASANI

Bashkësia që  shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale. Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjërë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me 4 % , nuk është dashur të formohet fare Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat Etnike.
Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Bashkësit  e komunave me shumicë Etnike Serbe.
Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Bashkësi vetëm të pakicës Serbe.Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Bashkësi  kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë (21) një zetë e një Këshillave Nacionale sa numron ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
 Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Bashkësi vetëm të pakicës Serbe.
Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kan komuna asnjë prej tyre përveqë pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale.
Marrim shembull Maqedonia Veriore nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave Udhëhiqen nga Shqiptarët.
Pastaj Republika e Malit të Zi nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn Serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion.
Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja.
Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërbska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995.
Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi jan më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk jan me Bashkësi  të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4 %.
blank

Arkiv i Voal.ch – 29.01.2015 KOSOVA NJË GETO NË ZEMËR TË EUROPËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ky op është botuar më 29 Janar 2015 –

Kosova një Geto në zemër të Europës. Titulli i këtij shkrimi është tmerrues, por ky është realiteti në Kosovë. Për t’i shpëtuar kësaj getoje, qytetarët e Kosovës, kryesisht të rinjtë kanë marrë ikën përmes Serbisë. Duket sikur dialogu Kosovë-Serbi i ka shërbyer vetëm këtij eksodusi absurd. Stastistikat tregojnë se vetëm vitin që shkoi Kosovën e kanë lënë rreth 50 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, por këto shifra janë zyrtare që do të thotë se realisht ky numër duhet të jetë shumë më i madh.

Sot Kosova përballet me dy rreziqe: I pari nga një qeverisje dhe koalicion si në Republikat e Bananeve; i dyti nga pretendimet territoriale të Serbisë.

Reagimi i qytetarëve ndaj këtyre dy rreziqeve është braktisja e vendit dhe protestat.

Kosova zbrazet pasi nga brenda qytetarët e saj ndeshen me keqqeverisje, korrupsion, papunësi dhe varfëri, ndërsa sinjalet që vinë nga Europa janë indiferencë ndaj popullsisë dhe mbështetje ndaj Hashim Thaçit, i cili shihet si një nga përgjegjësit kryesorë të kësaj gjendje katastrofike që mbizotëron në Kosovë.

“Ne vimë, raportojmë, fotografojmë, e xhirojmë dhimbjen e tyre dhe asgjë nuk ndryshon”. Këto janë fjalët e gazetarit të luftës Anthony Loyd mbi situatën në Siri, por që pasqyrojnë një konkluzion therës dhe të hidhur për të gjitha zonat e krizave. Zona krizash janë ato që kanë luftë ose papunësi. Sepse papunësia gjithmonë prodhon trazira. Gazetarët tregojnë të vërtetën, por lodhen kot, duke rrezikuar jetën.

Konkluzioni i Loyd, që e ka pasë mbuluar edhe luftën në ish-Jugosllavi, vlen edhe për situatën kritike që mbizotëron në Kosovë tash 16 vjet pas ndërhyrjes të NATO-s. Kosova ishte tragjedia e fundit në zinxhirin e tragjedive gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e cila u shoqërua me krime kundër popullsisë civile shqiptare dhe spastrim etnik, por duke mos mjaftuar kjo, Kosova vazhdon të ketë mbetur një Geto në zemër të Europës.

Në 1 qershorin e vitit 1999, i Mbijetuari i Holokaustit dhe Nobelisti i Paqes Elie Wiesel do të shoqëronte Presidentin Clinton në kampet e refugjatëve nga Kosova në Cegrane të Maqedonisë. Ai duke evokuar eksperiencat e tij të hidhura do të thoshte: “Unë kam mësuar diçka nga përvojat e mia si bashkëkohës i shumë ngjarjeve, dhe kur djalli apo e keqja e tregon fytyrën e tij, ju mos prisni, mos e lejoni atë të forcohet, ju duhet të intervenoni, të ndërhyni menjëherë”. Ndërsa gazeta The New York Times e citonte Z. Wiesel të ketë thënë në Washington D.C. “se nëse Perëndimi do të kishte reaguar ndaj Milosheviçit dhjetë vite më parë, tragjedia e Kosovës do të ishte parandaluar”. Por Perëndimi nuk reagon. Ose reagon shumë vonë. Ashtu si reagoi shumë vonë në Bosnje.

Disa ditë më parë televizioni publik italian RAI UNO shfaqi filmin “L’angelo di Sarajevo” – “Ëngjëlli i Sarajevës”– me skenar të mbështetur në librin e gazetarit të luftës Franco Di Mare “Non chiedere perché”- “Mos pyet përse”, botim i Rizzoli, 2011, ku gazetari italian dëshmon se ajo kasaphanë ndaj boshnjakëve myslimanë që ngjau në Sarajevë e Bosnje, në praninë e Kaskave Blu, krahasohet vetëm me atë që ngjau në Auschwitz.

Dhe ndërsa Gjermania më 27 janar kujtonte 70 vjetorin e çlirimit të kampit të përqëndrimit të Auschwitzit, me një ceremoni në Bundestagun gjerman, në Prishtinë populli i Kosovës protestonte për largimin e Jabllanoviçit, ministrit serb të pakicave në qeverinë e Kosovës dhe në mbrojtje të Trepçes si pasuri kombëtare e Kosovës.

Presidenti gjerman Joachim Gauck, nga të paktat figura me të cilat mund të përfaqësohet sot Europa, tha në parlament se „nuk ka identitet gjerman pa Auschwitzin”. “Kujtimi i Holokaustit është një shqetësim i të gjithë gjermanëve, i të gjithë atyre që jetojnë në Gjermani.”

Kështu do të duhej të thoshte edhe presidenti i Serbisë për atë që ngjau në ish-Jugosllavi. Kështu do të duhej të thoshte edhe Ministri i pakicës serbe në Kosovë i cili pretendon të mos dijë asgjë nga tragjedia e Kosovës për të cilën flet Nobelisti i Paqes Elie Wiesel. Ky ministër që i quan Nënat zemërdjegura të Kosovës „egërsira“ pretendon të mos dijë asgjë as nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku forcat kriminale serbe kanë ekzekutuar në prillin e 1999 rreth 500 burra e djem shqiptarë, nga mosha 14 vjeç deri 60 vjeç. Ai justifikohet me pretendimin se ka qenë adoleshent, ndërkohë që ka futur në fjalorin e tij arkaizma që tashmë nuk ekzistojnë më dhe kanë dalë nga fjalori si „Kosovë e Metohi“. Adoleshent ka qenë edhe Elie Wiesel kur e dërguan në kapin e përqëndrimit në Buchenwald dhe e ka të memorizuar në kujtesën e tij Holokaustin, ndërsa presidenti aktual i Gjermanisë ka lindur në vitin 1940 dhe prapë kërkon ndjesë për Auschwitzin. Dhe jam e bindur se Gjermani edhe pas një shekulli apo një milenari do të vijojë të mbajë përgjegjshmërinë për Shoah sepse vetëm duke kërkuar ndjesë do të çlirohet nga pesha e rëndë e fajit dhe nga ajo e shkuar turpi.

Ndërsa Serbia jo vetëm që nuk kërkon ndjesë tash e 16 vjet pas çlirimit të Kosovës, jo vetëm ka katapultuar në qeverinë e Kosovës një ministër që hiqet të paktën injorant, por më e madhja është se Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet ndaj sovranitetit territorial dhe pasurive kombëtare të Kosovës, siç është Trepçja apo Brezovica.

Ndërsa Bashkimi Europian hesht. Pasi ka dirigjuar një dialog të dështuar prej katër vitesh midis Kosovës dhe Serbisë, i cili, në vend t’iu ketë shërbyer urave lidhëse të bashkekzistencës paqsore midis dy vendeve fqinj, sipas interesave bilaterale, i ka shtuar orekset e Beogradit, të cilat dihet që e kallën në zjarr e flakë ish-Jugosllavinë dhe aktualisht kanë ndezur protestat popullore në Prishtinë.

Kosova ishte viktimë e një konflikti. Po përse trajtohen sot qytetarët e saj të pafajshëm si të kenë qenë një ushtri agresore që ka shkaktuar tragjedi? Përse Kosova nuk integrohet në asnjë institucion Euro-Atlantik? Përse Kosova nuk ka të drejtë të jetë anëtare e NATO-s? Përse shqiptarët e Kosovës janë të vetmit qytetarë të Ballkanit që nuk gëzojnë të drejtën të përfitojnë nga liberalizimi i vizave? Përse shqiptarët e Kosovës trajtohen si qytetarë të dorës të fundit të Europës? Përse Bashkimi Europian toleron një qeverisje e cila sipas statistikave të institucioneve ndërkombëtare rradhitet si një nga më të korruptuarat në rajon? Përse shqiptarët e Kosovës duke qenë kombi më tolerant në Europë për bashkëjetesën fetare vazhdojnë të ndëshkohen nga Bashkimi Europian sepse janë me shumicë myslimane?

A ka shpresa për rininë e Kosovës, ku papunësia këtu arrin 70 %, kur varfëria këtu është e frikëshme, ndërsa është vendi me mesatare moshe më të re në Europë?

Dihet se konvertimi i shqiptarëve në myslimanë ka qenë tepër i vonët. Ai ka ndodhur në kuadrin e sundimit otoman. Por shqiptarët janë Evropianë doc, ashtu si gjermanët, francezët apo italianët. Po si e harron Europa Skënderbeun, i cili ia ndali hovin Sulltan Muratit III dhe birit të tij Sulltan Mehmetit për të pushtuar të gjithë Europën deri në Atlantik.

Më 7 janarin e këtij viti në mes të Parisit dy të rinj francezë me origjinë nga vendet ish-koloni të Francës dhe të besimit myliman kryen një akt terrorist dhe vranë 12 francezë të tjerë, artistë dhe gazetarë, duke shokuar dhe shkaktuar indinjatë të thellë në gjithë Perëndimin.

Pas këtij akti terrorist, elita franceze i bëri pyetjen vetes nëse ka gabuar diku Franca, që të prodhojë një urrejtje të tillë, ku francezët të shndërrohen në kriminelë xhihadistë dhe të vrasin francezë të pafajshëm. Dhe nuk do të vononte kur kryeministri i Francës Manuel Valls do të deklaronte se „në Francë ekziston një aparteid territorial, social, etnik” “Nuk bëhet fjalë të justifikojmë asgjë, por kemi nevojë edhe ta shikojmë realitetin e Atdheut tonë në sy” ka thënë ai.

Por në Kosovë është një realitet shumë më tronditës se në Francë. Sepse Kosova është një Geto në zemër të Europës, Geto e krijuar prej vetë Europës, për faktin e vetëm se popullsia e Kosovës është me shumicë myslimane. Nuk ka arsye tjetër. Shqiptarët e Kosovës paragjykohen, izolohen, ekskomunikohen lihen në mëshirën e fatit dhe atyre nuk u mbetet asgjë për të bërë veç të ikin, dhe ata që mbeten të protestojnë dhe rebelohen.

DUHET NDËRHYRJA E SHBA

Që Kosova të dalë nga Getoja dhe populli të fitojë besimin e humbur tek të gjithë, duhet ndërhyrja e SHBA. S’ka ilaç tjetër. Kështu u ndal spastrimi etnik dhe vrasja e civilëve të pafajshëm në konfliktin e 1999. Me ndërhyrjen e SHBA u ndal edhe kasaphana në Bosnje e cila zgjati pothuaj katër vjet. Po i referohem rishtas Elie Wiesel, dëshmitarit të Holokaustit, si një Ndërgjegje e Pastër e Vlerave të Perëndimit, i cili ndërhyrjen në Kosovë të amerikanëve e ka quajtur me të drejtë si një „luftë morale“. Por morali i asaj lufte ishte që Kosovës t’i hiqej konotacioni shekullor si “Fuçi Baruti”, çka e përjashton absolutisht kthimin e Kosovës në një Geto. Sepse transformimi në Geto ia kthen Kosovës prapë konotacionin e vjetër dhe rajonit ia kthen rishtaz pasigurinë. Po përse NATO bëri luftë atëherë?!

 

Ky op është botuar më 29 Janar 2015 –
©

blank

Një zbulim historik ballkanik- Nga SHABAN MURATI

Një pyetje naive lind me rastin e një zbulimi historik në një cep shkëmbor të gadishullit, zbulim i cili erdhi në formën e një deklarate qeveritare se “Ballkani Perëndimor nuk ka patur kurrë pozicion luftarak”.

Ju që jetoni në Ballkanin Perëndimor a mund të na tregoni se ku bie shteti dhe nga cili shtet është presidenti Sllobodan Millosheviç, i shpallur nga Gjykata e Hagës kriminel ndërkombëtar lufte, të cilët shpërthyen katër luftra të përgjakëshme kundër katër popujve joserbë në Ballkanin Perëndimor në fund të shekullit të kaluar? Ku bie shteti dhe i cilit shtet është presidenti Vuçiç, i cili vetëm vitin e fundit ka kërcënuar katër herë me luftë Kosovën?

Fshirja apo revizionimi i krimit shtetëror ndërkombëtar është zakonisht pasion i udhëheqësve të shteteve, që shkaktojnë luftra dhe agresione. Por kur këtë mision të përbuzshëm e marrin përsipër përfaqësues të kombeve viktima të luftrave, ky nuk është më revizionim i historisë. Është rivrasje e qindra mijrave të vrarëve dhe ridëbim i miliona të deportuarve nga shtëpiat dhe tokat e veta prej shtetit agresor. Është një formë e sadomazoshizmit shtetëror.

Jemi para një dëshmie të re se degradimi shtetëror, intelektual, moral dhe njerëzor ka kapur fundin.

blank

Bashkëbisedim-Z.Gëzim Peshkëpia tregon për Eqrem Peshkëpinë & listën e elitës të kombit larguar në fund të 1944 nga Shqipëria Nga Elida Buçpapaj

 

Pak kohë më parë kanali Rai Uno i Italisë dha filmin televiziv në katër mbrëmje kushtuar Gjeneral Carlo Alberto Dalla Chiesa.

Qëllimi i prodhimit të këtij filmi është që rinia ta njohë dhe ta ngulisë në kujtesë periudhën e Anni di Piombo, viteve të terrorit dhe terrorizmit të Brigatave të Kuqe, me vrasje, rrëmbime, tmerr dhe frikë, por që shteti me figura si Carlo Alberto dalla Chiesa e të rinj të përkushtuar deri në sakrifikim për të mbrojtur sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës, i dhanë Italisë paqen, vendit dhe qytetarëve rendin e sigurinë.

Krejt ndryshe nga ç’ka ndodhur tek ne këta 80 vjet, ku është censuruar e retushuar historia, janë fshehur krimet ose janë motivuar me akuza fallso, janë burgosur e vrarë njerëz të pafajshëm dhe gjithçka vijon të mbetet e mbuluar, duke e përdorur kohën dhe heshtjen si armë për të harruar gjithçka. Shqiparët vuajnë nga amnezia kolektive.

Ne nuk dimë cilët jemi. Për faj të politikave të këtyre 80 viteve.

Dekomunistizimi dhe denoncimi i krimeve te diktaturës, si krime kundër njerëzimit është obligim kombëtar, ndërkohë që ka qenë domosdoshmëri për establishmentin politik dhe për këdo që përfshihej në politikë që të mbetej çështje tabu.

Qendrimi ndaj diktaturës dhe krimeve të regjimit komunist duhet të përmbushet si kusht për t’i krijuar themele solide sistemit demokratik, të cilin Shqipëria nuk e ka shijuar ende, pasi tranzicioni është postdiktatura me trashëgimtarët biologjikë dhe superstrukturën e pakonvertuar. Ata kanë rrëmbyer pushtetin politik dhe ekonomik duke ua vënë zjarrin nën këmbë modelit te politikanit apo qytetarit e shqiptarit tē ndershëm. Fatkeqësit Perëndimi i mbështeti me indiferencë apo duke u kompromentuar.

Pozicionimi ndaj krimeve të diktaturës duhet të përmbushet jo për të larë hesapet, se 80 vjet persekutorër vijojnë të lajnë hesapet me viktimat e tyre, por për të çuar drejtësinë në vend.

Vetëm jetët e shkuara dëm të fëmijëve të “Armiqve të popullit” duke u trajtuar mizorisht që ne barkun e nënës, duke ua mohuar të drejtën e arsimimit dhe të perspektivës është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit.

Shqipëria jonë po shkon definitivisht drejt një diktature të ricikluar mafioze, sepse trashegimtarët biologjikë dhe jo biologjikë te regjimit komunist nuk heqin dorë nga strategjia antikombetare e eterve të tyre, ata për 50 vjet vrisnin, burgosnin, internonin, këta prej tre dekadash shpopullojnë Shqipërinë duke e kapur shtetin në çdo qelizë.

Krimet e komunizmit establishmenti politik i ka hedhur pas krahëve për qëllime pushteti, ky establishment bashkëpunon ngushtë me nëntokën e ish Sigurimit të Shtetit edhe gjatë ketyre tre dekadave të tranzicionit.Shpesh here me ndihmën e Ambasadorëve, të cilët i përdorin sikur perdornin gjatë diktatures teserat e partisë dhe levat e Partisë së Punës.

Në vend të kujtesës, ky establishment mbjell harresën si kompromis për të zgjatur pushtetin, duke vënë në rrezik ekzistencën e vetë shtetit.

Shqipërisë së postdiktaturës po i largohet truri, ndërsa diktatura komuniste e shpopulloi Shqipërinë nga familjet e medha, nga elita kombetare, duke e asgjesuar, me qëllim që ta shuante.

Këtyre ditëve na ra në dorë lista me emrat e kokave të kombit që u larguan nga Shqipëria përmes detit në prag të vendosjes të regjimit komunist. Këto fakte mund të jenë nëpër arkiva. Edhe historianët duhet të kenë njohuri, por gjithçka mbahet në errësirë.

Këtë listë na e ofroi për botim Z.Gëzim Peshkëpia, i biri i intelektualit të shquar, financierit, poetit dhe veprimtarit të Ballit Kombëtar Manush Peshkëpia, i pushkatuar pa gjyq në mesin e 22 personaliteteve me emër, me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike. Manushi drejtonte emisionin letrar në Radio Tirana dhe albanologu Maksimilian Lambertz e ka renditur ne poetet e rinj të talentuar të asaj kohe duke i perkthyer dhe përfshirë ne librin e tij “Albanische Lesenbuch” dy vjersha. Z.Gëzim Peshkëpia ështe i nipi i Nexhat Peshkëpisë, mësues, publicist, botues, edhe ky personalitet i dalluar, anëtar i Ballit Kombëtar, i arratisur politik, që emigroi në SHBA nga ku nuk e rreshti kurrë veprimtarinë patriotike, antikomuniste, duke botuar gazetën Shqiptari i Lirë për gati çerek shekulli. Nexhat Peshkëpia jetoi në New York, por prej kur u sëmur në Detroid prane kushëririt të tij, Eqrem Peshkopisë, komandant i Ballit për zonën e Fierit, edhe ky i arratisur politik, familja e të cilit pasi e mori shtetësinë Amerikane në vitin 1954, iu dedikua Vatrës dhe Diellit.

Vajza e Eqrem Peshkëpisë ishte Rose Karagjozi, bashkëshortja e Ing.Agim Karagjozit, kryetarit të Vatrës.

Vetë Z.Gëzim Peshkëpia, me babë të pushkatur e xhaxha të arratisur, e filloi kalvarin e vuajtjeve në moshën 11 vjeçare kur mbeti jetim, me motrën 2 vjeç e gjysëm dhe nënën e tyre, duke përjetuar poshtrimet, internimet deri burgosjen politike. Nëna e Z.Gëzim Peshkëpia u largua nga kjo jetë në vitin 1981 ndërsa i biri vuante burgun politik. Në korrikun e vitit 1990 kur shqiptarët iu dyndën Ambasadave, Z.Gëzim Peshkëpia bashkë me familjen u vendos në Gjermani dhe për asnjë çast nuk ka ndaluar së dëshmuari të vërtetat e hidhura pa të cilat ne si komb nuk mund të ecim përpara. Një vit më parë Z.Gëzim Peshkëpia, që është edhe anëtar i Bordit të Institutit studimit të krimeve të komunizmit  ktheu dekoratën që kishte marrë nga Presidenca, kur Ilir Meta asaj kohe President i Republikës dekoroi Mehdi Bushatin, ish eksponent i Sigurimit të Shtetit.

Dekorimi i ish Sigurimsave të Shtetit në Shqipëri dhe diasporë është njolla e turpit e establishmentit politik këto tre dekada tranzicion.

***

Lufta e Dytë Botërore përfundoi duke iu garantuar lirinë vetëm një pjese të Europës ndërsa pjesa tjetër matanë Perdes së Hekurt mbeti nën thundrën e regjimeve staliniste. Më i egri, pas BRSS të Stalinit ishte ai i Enver Hoxhës, regjim që fillimisht u mbështet edhe nga Aleatët e Perëndimit deri në momentin kur diktatori i shpalli non grata ndërsa bashkëpunëtorët e tyre qindra e qindra intelektuale shqiptarë i vrau dhe i burgosi si “armiq të popullit” e “tradhëtarë”, ndërsa familjet e tyre përjetuan të zezat.

Pikërisht në fund të 1944, kur LDB ishte në të përfunduar një pjesë e madhe e elitës shqiptare që nuk besonte se regjimi komunist do të ishte gjakatar, aq më tepër kur fillimisht ishin të pranishëm dhe Aleatët, qëndroi në Shqipëri. Dhe fati i tyre dihet që nga Bahri Omari e me rradhë, të gjitha kokat e kombit, përfshi klerin, sidomos atë katolik u shfarosën. Të gjithë ishin të arsimuar ne Perendim, të gjithë ishin kthyer të bënin Shqipërinë për t’i sherbyer vendit, të gjithë perfunduan ne burg, litar, pushkatim. Ndërsa në internim u degdisën nënat, gratë, vëllezërit e motrat bashkë me trashegimtarët e tyre, me nipat e mbesat, në katër breza.

Shteti shqiptar i molepsur nuk i dënon krimet e komunizmit dhe tre dekada pas rënies së Perdes së Hekurt, në Shqipëri ruhet status quoja nga establishmenti dhe nga nëntoka e ishSigurimsave të Shtetit, të cilet gjatë gjithë tramzicionit, si zyrtarë të lartë publikë janë Kolona e Pestë që ka shkaktuar dështimin e sistemit.

Mjerisht një segment nga viktimat e komunizmit kanë tre dekada që bashkëpunojnë me ish persekutorët në këmbim te privilegjeve dhe skeletëve në sirtarë. Nëse gjatë diktaturës bashkëpunimi i viktimave me hetuesit bëhej nën terror e kërcënime dhe ishte plotësisht i justifikuar, pas 1991 ky bashkëpunim i bën ata shkelës të ligjit.

***

Duke u kthyer tek Shqipëria e nëntorit 1944, kur një pjesë e mirë e elitës që nuk kishte iluzione dhe nuk i besonte murtajës së kuqe, që i tradhetoi në Pezë e në Mukje, vendosi të largohet nga Shqipëria. Të damkosur si “tradhëtarë” e “armiq të Popullit”, te gjithë u strehuan në Europë dhe SHBA, pra në Perëndim. Diktatura komuniste e Enver Hoxhës mbajti të njëjtin qendrim duke e konsideruar sikur Elitën shqiptare, edhe Perëndimin armik të regjimit.

Seicili prej nesh që ka jetuar gjatë diktaturës e di se çfarë do të thosh “damka” e familjes me të arratisur politik në Perëndim. Regjimi i përndoqi dhe i vrau deri atje, e megjithatë me sakrifica e mundime, ata mbijetuan, u shkolluan, u dalluan, hapën sipërmarrje dhe nuk e ndalën aktivitetin patriotik.

Kisha lexuar se Ing.Agim Karagjozi, adoleshent, i ri i Ballit Kombëtar ishte larguar nga Shqipëria përmes detit me varkë, por se si e qysh nuk dija gjë.

Historiografia shqiptare mbetet e ngujuar në tunel, po ashtu edhe arti e kinematografia shqiptare që tashmë nuk prodhojnë asgjë.

Ne të gjithë si komb nuk e njohim historinë, ne njohim vetëm emrat e shkretë të establishmentit të sotshëm dhe nomenklaturën e diktaturës, por nuk i njohim krimet e saj. Bota njeh krimet e Nazizmit dhe i dënoi. Bota njeh krimet kundër hebrejve dhe i dënoi. 100 milionë janë viktimat e diktaturave komuniste. 85 milionë viktimat gjatë LDB, 6 milionë viktimat hebreje nga Holokausti nazist.

Ndërsa, shteti shqiptar këta 30 vjet e ka rehabilituar diktaturën sepse nuk ka mbajtur një qendrim shtetëror ndaj krimeve të komunizmit si dhe ndaj persekutorëve dhe ekzekutorëve. Për të krijuar turbulli në mendjet e lodhura të shqiptarëve kur vjen puna për të dënuar monstruozitetet e diktaturës, specialistët e propagandës sockomuniste, konfondojnë qëllimisht luftën partizane me krerët kriminelë të udhëheqjes të regjimit komunist.

Megjithëse propaganda komuniste ka 80 vjet që hedh helm e vrer kundër kokave të kombit që u larguan nga vendi në prag të vendosjes të regjimit komunist, largimi i tyre motivohet për dy arsye themelore: për të evituar vëllavrasjen dhe për t’i shpëtuar spastrimeve gjakatare të udhëhequra nga Stalini i Ballkanit.

Po si e qysh u largua nga Shqipëria atë fund nëntori të 1944 një pjesë e elitës së kombit, grupi i madh i nacionalistëve, disa edhe me familjet na e tregon Gëzim Peshkëpia. Ai i ka në duart e tij dokumentat autentike, listën me emra. Faksimilet e këtij dokumenti na i dërgoi ne. Emrat në letër duken si të pērhumbura prej mjegullave të kohës. Kanë kaluar gati 80 vjet dhe për ata njerëz nuk tregon kush asgjë.

Gëzim Peshkëpia rrëfen se si Enver Hoxha i vrau miqtë, të afërmit e të njohurit e tij, ata të cilët gjatë luftës e strehuan dhe e ndihmuan financiarisht. Enver Hoxha kishte miqësi e afërsi gjaku nga ana e gruas të xhaxhait, Nexhatit dhe gjatë luftës diktatori i ardhshëm u vinte në shtëpi. Plus që ishin edhe gjirokastritë. Një natë sipas tregimeve të nënës të Gëzimit kur në shtëpinë e tyre kishte bujtur Enver Hoxha, vjen e troket në derë Eqerem Peshkëpia. Ata i bashkonte gjaku, Balli Kombëtar dhe idealet patriotike. Eqrem Peshkëpia, ndryshe nga dy vëllezërit Manush e Nexhat, që ishin të penës, ishte edhe njeri i pushkës. Atë natë për të shmangur përplasjen, Nexhati dhe Manushi e ngjisin Enver Hoxhēn lart dhe pastaj i hapin portën dhe e pritën kushëririn e tyre Eqerem Peshkëpinë, i cili duke e ditur se Enveri u shkonte dy vëllezërve në shtëpi i pyet: “A mos e keni këtu doçin e Mulla Hysenit.”

Përse  Z.Gëzim Peshkëpia  e përmend Eqrem Peshkëpinë?!

Se do të ishte pikërisht Eqerem Peshkëpia ai që organizoi largimin e mbi 120 burrave të kombit asaj nate fundvjeshte përmes detit, nga ana e Shkodrës.

Do tē ishte Eqerem Peshkëpia që pagoi njerezit për të organizuar me varkë udhëtimin drejt Italisë, ku fillimisht të gjithë u vendosën në kampet e refugjatëve.

Në atë varkë ishin Mithat Frashëri, Ali Këlcyra,  Hasan Dosti, Kadri Cakrani, Xhevat Kallajxhi, Selahudin Velaj, Ramazan Turdiu, Nexhat Peshkëpia, Agim Karagjozi… Në atë varkë ndodhej edhe patrioti Mentor Çoku me nusen e re. Vajzën e vogël, bebe, Valbona Çoku – Mirakaj që sapo kishte lindur e kishin lënë në kujdesin e gjyshërve. Me shpresë për ta marrë sa më shpejt që të ishte e mundur. Por takimi u bë i mundur  vetëm pas mbi katër dekadash…

Listën e plotë të emrave do ta sjell në anex.

Në këtë varkë ishte edhe Eqrem Peshkëpia, Nexhat Peshkëpia. Ishte edhe Manush Peshkëpia, por ai u kthye mbrapsht me merakun për familjen e tij dhe të vëllait, për t’u kujdesur për nënēn, gratë e fëmijët. Manush Peshkëpia iu shkëput grupit ndërsa Enver Hoxha, pa marrë parasysh se vëllezërit Peshkëpia e mikpritën në shtëpi, e burgosi Manush Peshkëpinë në vitin 1945, menjëherë sa mori pushtetin. Manushi bëri katër vite burg dhe doli. Por për Enver Hoxhën nuk mjaftoi. E pushkatoi pa gjyq në natën e 26 shkurtit 1951 midis 22 intelektualëve.

Më poshtë po iu sjell historinë se si Gëzim Pashkëpisë i ra në dorë lista me emrat e mbi 120 shqiptarëve, elitës të kombit që e lanë Atdheun sepse nuk u mbeti zgjidhje tjetër. Pjesa më e madhe e tyre nuk e pa më me sy për së gjalli.

Rrëfimi autentik i Gëzim Peshkëpisë:

 

“Ishte vizita ime e pare ne SHBA. Po shkoja mysafir tek shtepia e Agim Karagjozit, kryetarit të Vatrës në New York. Ai kishte per grua nje vajze peshkëpinjote, Rosen (Trendafile), bijen e Eqrem Peshkëpisë.Me Rozën kisha biseduar disa here nga Tirana para renies se komunizmit. Sapo erdha ne Gjermani u vura ne kontakt me te. Me vone si nepunes ku punoja perfitoja nje muaj e gjysem leje dhe ne kete kohe u ftova prej tyre në New York. Kisha degjuar qe nga femijeria per Eqrem Peshkëpinë, kusheririn e babait tim. Familja Peshkepia ishte tradicionalisht intelektuale, por Eqremi ishte i dhene mbas puneve bujqesore. Ai krijoi pyllin e lajthive, pune e nisur kjo nga i ati i tij, Hyseni. Eqremi e vuri ne baza agronomike kultivimin e lajthive per here te pare ne Shqiperi per te cilen pati si ndihme formimin e tij në shkollen amerikane te Harry Fultzit. Gjate luftes, Eqrem Peshkëpia kishte qene komandant i nje çete ballistesh, per te cilen dhe Mehmet Shehu ne kujtimet e tij shkruan diku “… Iu shmanga ndeshjes me çeten e Eqrem Peshkepise…” Vajza e tij Rose ishte afro moshatare me mua. Ne u konfiduam shpejt bashkë. Ajo iu thoshte shpesh te pranishmeve: ” Qe kur fola per here te pare me Gezimin ne telefon thashe me vete: Ky do te beje diçka me siguri, dhe ia doli…” Ajo kishte nje karakter te forte. Prinderit ia kishin ushqyer thelle antikomunizmin. Ajo bënte me dhembe te shtrenguar bilancin e humbjeve qe kishte pasur rrethi familjar dhe besonte se demokracia në Shqipëri do të sillte dhe duhej të sillte drejtësi… Mbas 3 javesh qendrimi ne shtepine e tyre, ajo bashke me Agimin me thane një ditë se më kishin prerë bileten e avionit New York- Detroit, ku me kishte ftuar nje jave Eqrem Peshkëpia, babai i Roze dhe vjehrri i Agim Karagjozit. Te them te drejten provova nje kenaqesi dhe padurim qe te kalonin sa me shpejt oret per te vajtur ne aeroport. Ne Detroit doli e më priti Hektori, djali i madh sepse Eqremi vete i kursente levizjet me makina ne ate qarkullim të madh. Kur arritem ne shtepi u krijua nje skene prekese qe dhe sot e kesaj e dite ende s’me hiqet nga mendja.

Sapo zbritem nga makina ne oborr tek kryet e shkalleve u shfaq nje figure si ato mitiket.

Nje burre me floke te bardha që kishte hapur krahet dhe klithi si e kane zakon gjirokastritet:

“Eeeja more ku jee! Me ka ardhur Manushi( emri i babit tim) moree…”

Ne faqet e tij rrodhen lotet… U rrenqetha. Me injektoi dhe mua lotet qe me rrodhen heshtas e nderkohe me pushtoi ne krahet e tij, unë e ndjeja denesen e tij papushim.

I biri, Hektori, ndiqte me ankth gjendjen emocionale qe s’ishte aspak e lehte per ate burre qe kishte kaluar te 80-at me nje seri operacionesh ne zemer. U ulem dhe nje cope here vetem shikonim njeri-tjetrin.

Me vone me çoi ne nje dhome, ku ishte vetem nje krevat, nje tavoline e nje biblioteke e vogel me libra te perzier ne gjuhet anglisht, shqip, frengjisht e italisht.

“Ketu lengoi Nexhati, rahmet paste”, me tha.

Shpreha deshiren te flija ne ate shtrat.

“E kam menduar, me tha, ndaj e kam pergatitur”.

U shtriva në ate shtrat e mendohesha me syte e mendjes të krijoja ndjesinë e xhaxhait tim ne ditet e fundit te jetes se tij te trazuar.

Gjate asaj jave degjova shume histori te kohes se luftes, peripecite qe kishte kaluar Eqrem Peshkëpia si komandant Balli e me vone ato te emigacionit te veshtire.

“Xha Eqrem”, i thashe, “dua te kujtoj nje ngjarje e te sigurohem nese te kujtohet akoma.”

Mua ma kishte treguar këtë histori nëna ime.

“Nje here kur ne Tirane ishte Coprifuoco, ti vjen tek ne bashke me dy shoqeruesit dhe troket tek porta.”

“Po” – mu pergjigj. “Me bie ndermend sikur te kete ndodhur sot.”

“Kur u mor vesh se po vije, në shtepinë dykateshe te vllezerve Peshkepia u be rremuje. Sepse aty ndodhej Enver Hoxha, i cili ishte kusheriri i shkalles se pare te
Feros, gruas se Nexhatit. Enveri u ngjit shkalleve perpjete, sapo degjoi emrin tēnd.

Askush në shtëpi s’ishte i sigurt nese ju e kishit vene re silueten qe levizte neper shkalle.

Kjo, apo nuhatja juaj prej kaçaku pruri zhvillimin e bisedes qe u bë me pas. Ju e kishit hequr automatikun dhe e kishit varur ne mur. Sakaq ime më dhe Fero kishin shtruar tavolinen me meze e gotat e rakise. Xhaxhai, Nexhati, qe shquhej per batuta e humor, nderkohe që ju u ulët, i ra ne sy pistoleta qe mbanit në brez dhe iu tha:

-Do pime raki apo do bejme lufte ketu?-

Ju vutë doren ne brez, e hoqët pistoletën dhe duke ia dhënë në dorë i thatë:

-Degjo Nexhat, shtepia tuaj eshte shtepia ime, nderi e turpi juaj eshte dhe imi, ndaj ju them se po ta kini ketu ate dobiçin e Mulla Halilit, dijeni se do ia hedh trute ne ere.

Babai dhe xhaxhai e kthyen me te qeshura, ndërsa xhaxha Nexhati iu tha:

-Pi raki aty o derezi se te eshte kthyer ne fiksasion dobiçi i Mulla Halilit.

Nderkohe nuk ishte çudi qe Enveri e degjonte…”

Pas historisë që i tregova Eqremi u ngrit me vrull nga tavolina dhe i ra ballit me pellembe:

“-Mos! -Mos…!” – thirri perseri. “Si more ka qene aty? -Do kisha shpetuar babane tend e nje Shqiperi te tere…”

Dhe vazhdoi: “Nuk kam ç’te them tani, te vdekurit nuk gjykohen e nuk fjaloset njeriu dot me ta. Si Nexhati e Manushi i gjore nuk jane me.”

Dhe i këputi ca te shara plot urrejtje Enverit dhe aty mu forcua bindja se Eqrem Peshkëpia ishte nga ata burra me te cilin nuk behesh shaka.

Me vone më hapi nje valixhe te vogel, ku kishte dokumenta te zverdhura, trakte te Ballit. Me dha edhe dy kaseta magnetofoni, njera me zerin e Nexhatit qe recitonte krijimet e tij dhe nje tjeter me nje fjalim qe nuk merrej vesh mire sepse ishte incizim i dobet. Po ashtu me dha dhe listen e nacionalisteve te larguar nga Shqiperia per ne Itali.”

Këtu përfundon se treguari Z.Gëzim Pashkëpia.

***

Pasi e dëgjova këtë histori kaq të dhimbëshme, i krahasoj ikjet e 1944 dhe ikjet e sodit.

A nuk është tragjike analogjia.

Atë fundnëntori të 1944 nga deti me varkë u largua nga Shqiperia ajka e kombit, pjesa e mbetur u asgjesua, ndërsa gomonet vazhdojnë e nuk ndalen së shpopulluari Shqipërinë nga djemtë e vajzat, nje brain drain i frikshëm. Gomonet në fillim nëpër Otronto ndërsa tani nëpër La Mansh.

A do të marrë fund ky shpopullim që ka nisur prej 1944 dhe nuk ndalet edhe sot pas 80 vitesh?

Ikën ajka, ikën rinia.

A do të dalim më në fund me një konkluzion?!

Diktatura komuniste u tregua e pamëshirëshme me figura e familje me kontribute shekullore në të mirë të Shqipërisë. Prej tetë dekadash Shqipëria jonë keqqeveriset, duke ua nxirë jetën shqiptarëve në mënyra të ndryshme, herë me diktaturë e herë me diktaturën e shkeljes së ligjit. Por, nuk duhet harruar thelbësorja, se janë vetë shqiptarët që ulin kokat dhe pranojnë këtë verdikt, në vend se ta bējnë Shqipërinë – Atdheun dhe shtëpinë e tyre të përbashkët, ku të jetojnë me dinjitet bij e prindër, gjyshër, mbesa e nipër, brez pas brezi.

BOX

Lista e emrave të Elitës të Shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria atë fund nëntori 1944

1. Zydi Karagjozi 2. Dervish Rexhepi 3. Hysen Prishtina 4.Ali Temali 5. Isuf Agushi. 6. Ismail Sefa 7 Dr. Kumbaro 8. Adem Hodo 9. Tajar Shaska 10.Xhelal Kreshpa 11. Neshet Kolonja 12. Ahmet Beqaj 13. Vehip Runa 14. Yzmet Lesko 5 Hasan Bosnjaku16. Xhemil Lek..(?) 17Qani Lesko 18. Sejfi Protopapa 19Agim Karagjozi 20. Bilal Topulli 21.Hasan Lepenica 22 .Nebi Lepenica 23. Hysen Sinani 24. Sami Avduli 25. Jani Dilo 26.Theodhor Papalilo 27.Qazim Emro 28.Azem Shehu 29. Gani Tafili 30. Talat Omari 31. Skender Omari 32. Enver Shaska 33.Hekuran Shaska 34. Muco Meco 35. Sabahudin Cami 36. Sadik Shaska 37. Hakim Shaska 38. Xhemil Meco 39. Galip Haxhi 40. Selahudin Velaj 41.Laze Tahiri 42.Nustret Tahiri 43. Kastriot Mara 44. Ismet Hoxha 45.Birbil Sefer 46. Qemal Mara 47. Thanas Ali 48. Memet Alemi 49. Deli Brati 50. Memet Karemani 51.Surja Shehu 52. Muhedin Haxhi 53.Qenan Hyska 54. Haki Shehaj 55. Hasan Tangjazi-Mishgjoni 56. Safet Kolonja 57. Hasan Dosti 58. Luan Dosti 59.Gasper Kici 60. Rudolf Kici 61. Nexhat Peshkepia 62. Zef Pali 63. Caush Aliu 64. Zef Logoreci 65. Dom Zefi 66. Muhamet Pali 67. Iljaz Guri 68. Emin Kopliku 69.Faik Anamali 70. Qazim Prodani 71. Karlo Harapi 72. Ruzhdi Daca 73. Mentor Coku 74.Hysni Jenisheri 75.Sali Efendia 76.Xhevat Kallajxhi 77.Musa Kranja 78. Kil Derani Xhemal Laci 80.Dule Sevrani 81. Teki Xhindi 82. Hamza Drini 83. Mazar Pustina 84. Rauf Fratari. 85. Brahim Farka 86. Astrit Sako 87. Rrapo Bineri 88.Qemal Shtino 89.Lufto Toto 90 Isuf Belishova-Hasani 91. Refat Peshtani 92.Ali Trebishti 93.Selim Zeqiri 94. Teki Lapuleci 95. Kujtim Cakrani 96. Faik Veizi 97.Niazi Atifaj 98. Gugush Gurgaj 99. Talat Karagjozi 100. Hysni Aliko 101. Vasil Andoni 102. Eqrem Telhai 103.Hysen Mavrova 104.Ali Agushi 105. Ruzhdi Meniku 106. Veniamin Deliana 107. Mustafa Maloku 108. Ramazan Turdiu 109. Rizvan Banku 110. Arif Peza 111.Seit Demneri 112. Mitat Frasheri 113. Halil Maci 114.Halil Meniku 115. Selim Damani 117. 117 117. Sulejman Meca 118. Fuat Myftiu 119. Lec Kurti.120. Hasan Kazazi 121. Eqrem Peshkopia 122. Ali Kelcyra (Klusura) 123. Kadri Cakrani124. Faik Quku 125. Mazar Sopoti

 

BOX

Skeda e Eqrem Peshkëpisë

Eqrem Peshkëpia lindi më 28 Janar 1912 në Gjirokastër
Ai është i biri i Hysen Peshkëpisë dhe Hajrie Nishanit
U arsimua në Shkollën bujqësore Amerikane në Kavajë – Tani Shkolla Harry Fultz
Dega Agronomi, mori diplomën më 1931
Ushtri – Oficer artilerie, Korçë
Martuar me Nekije Koprënckën më 1934
I përfshirë në Ballin Kombëtar – Kryetar i Përgjithshëm i Forcave të Ballit Kombëtar për Mallakastrën
Luftrat: Në Ruzhdije, Mallakastër kundër Trupave të EM Musolinit më 11,12, 13 Mars 1943
Në tendën e Qypit
Eqrem Peshkëpia bleu barkën me të cilën ikën një pjesë e mirë e Ballit Kombëtar nga Shkodra, nëntor 1944
Në Itali, në Bari më 22 Nëntor 1944, Eqrem Peshkëpia takohet me Harry Fultz –
Në Italia ai punoi me Amerikanët
Në prill 1949 vendoset me familjen në Brooklin, NY
më 1951 vendoset në Michigan
më 1953 vendoset me familjen në Dearborn, Michigan
Punoi tek General Motors nga 1951-1972
Themelon Teqenë e Bektashinjve në Taylor Mi – me Baba Rexhepin
Patën 5 fëmijë, mdis tyre Rose Karagjozin, bashkëshorten e Agim Karagjozit
Vdiq më 25 Prill 1999, në moshën 87 vjeçare

Box

Cila ishte Familja Peshkëpia treguar nga vetë Gëzim Peshkëpia

Familja Peshkepia,(Tajaraj) latifondiste zoteronte toka e shtepi ne Gjirokaster, Vlore dhe Fier por pasuria intelektuale ishte ajo me e çmuara e cila konsistonte kryesisht tek pjesa e familjes se shkeputur nga Gjirokastra dhe e vendosur ne Vlore. Bijte e saj jane arsimuar ne Vlore, Gjirokaster, Janine e Stamboll. E fillojme nga gjyshi im Tahsim Peshkepia, mjek me profesion, por i angazhuar me çeshtjen kombetare. Shquhet si anetar i rendesishem i klubit politik “Laberia”, berthama e ardhshme e qeverise se Ismail Bej Qemalit. Ne kete klub Ismail Qemali ishte President Nderi. Dr. Tahsim Peshkëpia ishte nje nga 10 anetaret me te rendesishem te ketij klubi që ishin Xhemil Vlora, Spiro J. Koleka, Av Thanas Plumbi, Elmas Kanina, Alim Risilia, Ibrahim Avdullai, Ymer Radhime,  Aristidh Rusi arketar dhe Leonidha Naci sekretar i pergjithshem. Ne vitin 1910 ndodh nje atentat ne Vlore, ku vritet nje oficer i garnizonit turk. Dr. Tahsimi ishte nje nga ata qe u arrestuan, se figuronte anetar i “dores se zeze”, formacion i klubit “Laberia”. Me nderhyrjen e Ferid Pashe Vlores, shokut te tij te rinise dhe studimeve ne Universitetin e Stambollit, denimi iu kthye nga burg ne internim ne Arabine Saudite, ne qytetin Xhide. Me vone Ferid Pashe Vlora nderhyri perseri dhe denimi i mbetur iu fal. Ne kohen kur do kthehej ne atdhe, ra nje epidemi kolere dhe Dr. Tahsimi u mobilizua si mjek i Perandorise. Ne kontakt me te semuret, ai infektohet dhe vdes e varroset po aty ne Xhide, ku nuk i dihet as varri. Ne Vlore mbeti e motra, Sabekua, nga vajzat e rralla te asaj kohe me arsim te larte dhe poliglote, qe zoteronte 6 gjuhe. Po ashtu dhe vellai i tij Talipi, qe kishte kryer studimet per jurispundence krahas bijve te tjere te kesaj familje si Azizi, qe studioi teologji dhe te drejten kanonike, po ashtu dhe Hyseni, i ati i Eqremit si dhe Pertefi. Talipi mbahet si keshilltar juridik i qeverise se Ismail Qemalit. Ne arkivin qendror te shtetit egziston nje leter derguar ne Tepelene per organizimin administrativ ku konsiderohesh ajo si krahine qe njihte juridiksionin e qeverise se Ismail Bej Qemalit. Dy djemte e Dr. Tahsimit, Nexhati dhe Manushi, bashke me te emen u vendosen ne 1930 ne Tirane; i pari profesor i matematikes ne shkollat e gjimnazit e teknike, ndersa Manushi si financier prane Bankes se Shtetit ne Tirane. Te dy te mirenjohur ne rrethet intektuale sidomos letrare, lane gjurme ne faqet e shtypit dhe ne ndonje botim periodik ku me prezent ishte Manushi ne faqet e shtypit letrar. Nexhati u aktivizua me Levizjen Nacionaliste, duke pasur nje ndikim te madh ne rinine studentore te atyre viteve. Ne shtepine e tyre sipas deshmive, iu dha dora e fundit “dekalogut” te Ballit Kombetar. Mbas marrjes se pushtetit nga ana e komunisteve, Nexhati me shume nacionaliste te tjere largohen nga Shqiperia. Nexhati pati një djalë Nandin dhe një vajzë Teftën. Nandi pati dy fëmijë, Ritvanin e Dallëndyshen. Ritvani po ashtu dy fëmijë Dritanin e Tean. Me Ballin ishin pjesemarres dhe Eqremi, komandant çete ne Fier, i cili merrej me çifligun e tij, si dhe Selaudini, djali i Talipit, i cili ishte pedagog ne shkollen tregtare te Vlores, ku u zgjodh ne fillim si kryetar i rinise se Ballit Kombetar per Vloren.

blank

Familja nga Nëna e Gëzim Peshkëpisë – Gjyshi nga nëna Sulejman Bej Vogli arrestoi Haxhi Qamilin

Mama ime vinte nga familja Kerçiku (Bargjinolli) nga Tirana. Permendim te paret e saj : Haxhi Bej Vogli (katragjyshi i mames) Mustafa Bej Vogli (Gjyshi), Sulejmani (i ati) dhe vellezerit: Shyqyriu, Hamdiu, Kadriu dhe Hajdari. Ishin familje latifondiste me toka ne periferi te Tiranes ne fshatin Babrru. Sulejmani mbasi kreu shkolle ushtarake ne Stamboll u emerua ne policine e Selanikut ku Esat Pashe Toptani ishte komisar policie. Me pas kthehet ne atdhe ku sherbeu si komisar policie ne Shijak e Tirane. Ne ate kohe Prefekti ose nenprefekti mbulonin dhe funksionin e komisarit te policise. Emerohet nen prefekt ne nenprefekturen e Tiranes njekohesisht dhe komisar policie i saj. Gjate kohes qe sherbeu ne Shijak u martua atje me vajzen e Abdulla bej Deliallisit, Hajrien, motren e vetme e kater vellezerve me te cilen pati kater djem dhe nje vajze, mamen time. Gjyshi beri emer ne arrestimin e Haxhi Qamilit. Me te kishte dhe nje “llogari personale” sepse ai i kishte djegur shtepine mbi themelet e se ciles u ndertua shtepia ku jetoj une sot. Ai dallohesh per strategjine e tij ne kesi rastesh. Ai shmangete perballjen frontale. Sulmonte si skifter me nje toge speciale te stervitur enkas prej tij. Te njejten metode ka perdorur gjate luftes se dyte boterore Otto Skorzen, i cili grabiti Musolinin me nje toge speciale qe desantoi ne Gran Sasso në Italine e veriut ku e mbanin te burgosur. Sulejman Kërçiku mbasi e dorezoi u rekomandoi ta mbanin te burgosur por ai u var ne litar kunder rekomandimit te tij. Keshtu veproi dhe kur nje fshatari nga fshati Ibe i grabiten vajzen 15 vjeçare te cilen mbas informatave shkoi per gjithe naten ne malesi dhe e liroi. Këtë vajzë me lutjen e prindërve të saj e mbajti ne shtepi me vajzen e tij dhe ajo doli nuse nga dera e tij. Ne perpjekjen me serbet, A.Zogut i kishte rene ne sy respekti i veçante i vendasve per Sulejman beun. Ahmet Zogu kur erdhi ne Tirane si kryetar qeverie i beri viziten e pare atij ne shtepi, ku njohu edhe djemte Shyqyriun e Hamdiun dhe i propozoi te bashkëpunonin por Sulejman Beu u terhoq nga veprimtaria e tij per mos u ngaterruar me pune shteterore . U terhoq ne privatesine e tij deri ne fund. U shua ne gusht te vitit 1940. Per shkak te gjendjes jo stabile te vendit dhe jetes plot peripetira ai pat bere krushqira e miqsira te cilat ishin interesante nga ana gjeografike sepse iu deshen ne situata te ndryshme. Ne Shkoder kishte familjen Begteshi, ne Mat Çelajt, ne Kruje Merliket, ne Ndroq, Kashar e fshaterat perreth Tiranes kishte miq te cilet kam arritur t’i njoh edhe une. Ne Tepelene kishte dhene nje moter tek Mullajt. Shyqyriu pati kater djem dhe nje vajze. Dy prej djemve u bene inxhiniere: Naimi, gjeodet dhe Faiku, inxh. ndertimi. Njeri djale Estrefi, njeri antikomformist vuajti 13 vjet burg politik. Dy prej djemeve Sulejman beu i dergoi ne Austri ku Kadriu mbaroi per mjekesi dhe u be nje nga dermatologet me te famshem ne Shqiperi. Gjithashtu drejtoi deri ne kohen e pensionit Katedren e Dermatologjise ne USHT. La tre femije: dy djem e nje vajze. Djali i madh Ariani mjek vdiq ne Tirane, kurse djali tjeter Arbeni, inxhinier jeton ne France . Djali i vogel i Sulejmanit, Hajdari qendroi ne Austri u martua me Prof. Dina Kerçikun. Hajdari arriti te behet dhe kryearkitekt ne bashkine e Grazit. U shuajt me 1980. Ka lene dy vajza. Hamdiu mbaroi shkollen amerikane te Fultzit dhe u martua me Fitretin te motren e Mustafa Merlika Krujes. Ishte me inteligjenti nga vellezerit, nje burre me integritet. Zoteronte nje anglishte te shkelqyer. I perkthente Zogut me pagese axhanset e New York Times. Iken nga Shqiperia me nacionalistet e fundit. Ne Amerike mbaroi nje shkolle te larte per finance-burse. Mbaroi me 1978. Ka lene tre vajza, Aferditen, Mirgjinen e Gjeraqinen qe rrojne ne Berlin me femijet e tyre. Vajza e Sulejmanit Nadiri, pati nje jete me fillim te lumtur e vazhdim cfilites. U martua me Manush Peshkepine nepunes ne Banken e shtetit me te cilin pati dy femije, një djalë e një vajzë, Gëzimin dhe Xhanfisene. Manushi u denua ne gjyqin special me 1945 me 5 vjet burg e mbasi u lirua u arrestua serisht me rastin e hedhjes se nje eksplozivi ne legaten sovjetike dhe sebashku me 21 intelektuale te tjere te pafajshem u pushkatua pa gjyq. Nadirit ju desh per vite te tëra ta ndjekë të birin Z.Gëzim Peshkëpia gjate viteve te burgut derisa u shuajt në mars të vitit 1981.

 

blank

“Demokracitë” perëndimore u bënë idiotë të dobishëm të Rusisë përmes Serbisë- Nga Aurel Dasareti*

Perëndimi e trajton Serbinë si një fëmijë të vetëm të llastuar. Vendet perëndimore ende nuk e kanë zbuluar se po bëjnë përpjekje të mëdha për të përmbushur dëshirat e pashtershme të vajzës së tyre të rritur Serbisë, duke e përkëdhelur atë jashtë masës, dhe duke i dhënë asaj gjithçka që donë të gëlltis nga tokat shqiptare, por ajo kurva është mësuar keq, nuk kënaqet kurrë.
***
Idiot i dobishëm në njëjës ose në shumës, është një shprehje e përdorur në zhargonin politik për të treguar dikë (një person apo popull) që, nëpërmjet qëndrimeve dhe veprimeve të tij, pa vetëdije (për interesa të rastit apo xhelozisë vetëvrasëse) mbështet ose ndihmon një palë të tretë që në fillim nuk kishte ndërmend ta mbështeste, ose e mbështetë për shkak të fëlliqësisë së karakterit. Idioti i dobishëm mund të manipulohet për ta bërë këtë nga pala e tretë (armiqësore për vet idiotin kokëmish), por po aq shpesh kjo mbështetje ndodh si një pasojë e paparashikuar dhe e paqëllimshme e veprimeve të idiotit të dobishëm.

Ata që përfitojnë nga idiotë të tillë të dobishëm zakonisht kanë pak ose aspak respekt për ta, faktikisht i urrejnë, por zgjedhin t’i tolerojnë (dhe herë pas here t’i ndihmojnë) sepse ata vetë përfitojnë prej saj.

Lexova për idiotësinë e radhës së “ndërmjetësuesve” ndërkombëtarë që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda.

Shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet (ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi e me plotë dashuri perverse – të njëanshme.

Ai që sakrifikon gjithçka për fëmijët e tij të llastuar merr dënimin e merituar.

Të huajt e BE-së që përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar (edhe pse shumica i përket komunitetit fetar mysliman – 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.

Nëse qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan patjetër të abuzojnë – thyejnë Kushtetutën e Kosovës – dhe të nënshkruajnë plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për tradhti në Serbi dhe Rusi.

Toka e shqiptarëve nuk lindi nga asnjë nënë tradhtarësh, ato janë një trashëgimi dhe pasuri e përgjithshme kombëtare.

Asgjë nuk është më e dëmshme për një njeri sesa mungesa e rezistencës ndaj së keqes. Shqiptarët (sovranët) do t’i rezistojnë fortë çdo tradhtie të mëtejshme, patjetër.
***
Kosova po shpërbëhet, është në shkatërrim, ndërkohë “demokratët” e mëmëdheut, të cilët në pak muaj kanë mbushur disa herë sheshin dhe rrugët e Tiranës dhe kanë demonstruar kundër regjimit monist antikombëtar, në rast të shpërbërjes së Kosovës nuk dëgjohen fare, heshtin.

Nëse shqiptarët nuk zgjohen menjëherë dhe reagojnë së bashku kundër “ndërmjetësuesve” të BE-së që janë në anën e Serbisë, kombi shqiptar nuk do të ekzistojë, sepse po sulmohet nga të gjitha anët. Nga “miqtë” dhe armiqtë e lashtë. Megjithatë, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje.

***
Vetëvrasja: Lehtësimi i të qenit i çliruar nga vetvetja.

Një sulmues vetëvrasës (kamikaz) është një person që shpërthen qëllimisht një bombë për të plagosur ose vrarë të tjerët, duke marrë në të njëjtën kohë edhe jetën e vet.

Ka më shumë njerëz të cilët bëjnë vetëvrasje me pirun sesa me çdo armë tjetër.

Njerëzit, me përjashtim të shqiptarëve, nuk bëjnë vetëvrasje dy herë.

Rreziku i madh për t’u bërë një personazh i famshëm është se ju lehtë mund të mbivlerësoni rëndësinë tuaj dhe të largoheni plotësisht nga realiteti. Atëherë bëhesh një qenie e gërditshme, e neveritshme. Në rastin më të keq, përfundoni si një psikopat skizofrenik.
***
Tradhtarë dhe gënjeshtarë në çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të mashtrimeve tuaja.

Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Të gjitha këto i them sepse dita e llogarisë përfundimtare e sovranit kundër kuislingëve është shumë afër, ndoshta më afër nga sa mund ta imagjinojmë. Por, siç ndodh gjithmonë kudo në shtetet e dobëta ku dominojnë mercenarët, edhe sikur të mbrohen nga pushtuesit gjakatarë-barbarë është e ndaluar nga “demokracitë” e BE-së, ndryshe, disa prej tyre, pasardhësit e të mallkuarve që për hatër dhe frikën prej Rusisë filluan copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913), duke ua dhënë trojet tona hordhive pan-sllavistëve dhe grekëve të rrejshëm.

Nëse nuk bëni diçka me plagët e vjetra, ato do të vazhdojnë të rrjedhin gjak!

Disa njerëz mbajnë një ndjenjë faji të gabuar që krijon ankth dhe depresion. Të tjerëve u mungon ndjenja e fajit dhe gënjejnë për të shpëtuar veten. Ndjenja e fajit rregullon ndërveprimin tonë, por shtrembërimet bëhen patologji.

Lufta për mbijetesën tonë biologjike. Të jesh apo të mos jesh gjallë nuk është çështje kompromisi. Ose je ose nuk je. Shuma e gjallërisë së individëve është qëndrueshmëria e shoqërisë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, përndryshe armiqtë e kudondodhur (pushtuesit e tokave) do të na varin veç e veç.

Duaje vendin tënd. Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar. E ardhmja nuk u takon atyre kombeve që mbyllin sytë përpara një fatkeqësie. Të nxjerrësh në pah, të jesh i vetëdijshëm për humnerat e fshehta që përgatitën ndonjë tradhtar-kriminel i korruptuar përbën një nga detyrat e çdo atdhetari.

Errësira e përshpejtuar zbret mbi tokën shqiptare. Ndoshta ia dalim të mbijetojmë, por në horizont retë janë të errëta.

Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre, do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues.

Është detyra jonë të protestojmë të gjithë së bashku kundër atyre që dëshirojnë të keqen për Kosovën, thënë ndryshe, për zhdukjen e racës sonë.
***
Më poshtë janë disa pjesë nga letrat e mia 20 vjet më parë:

Klounët nazistë – Duke përdorur falsifikimin historik, politikanët serbë, “akademikë” etj. akoma pretendojnë se zemra e Serbisë qëndron në Kosovën shqiptare. Ne duhet t’i nxisim të gjithë serbët me mendje të njëjtë që ta kërkojnë diku në Karpate! (Serbët vijnë prej andej).

Nënë Tereza e shpëtoi jetën duke ikur nga Shkupi në Tiranë me nënën dhe vëllezërit e motrat e saj në vitet 1912-1913, gjatë luftës së shfarosjes serbe kundër shqiptarëve. Babai i saj u vra nga serbët me helm.

Para këtij holokausti, popullsia shqiptare ishte shumë më e madhe se ajo serbe, sipas shkencëtarit Boue: Serb 900 000, Shqiptarët 1.600 000. Në këtë kohë, shqiptarët ia kalonin edhe grekëve në Ballkan.

Gjenocidet që kryen serbët në ish-Jugosllavi (1992-95) kundër kroatëve dhe boshnjakëve, kundër shqiptarëve të Kosovës (1998-99), janë një përsëritje e asaj që ndodhi në Shqipëri në vitet 1912-1913. Lexoni për të në Golgota Shqiptare që është një përmbledhje letrash korrespondente luftarake të botuara në vitin 1913 nga austriaku hebre, Leo Freundlich, 20 e ca vite më parë i ribotuar nga gazetari gjerman, i ndjeri Hans Peter Rullman (botime në anglisht dhe gjermanisht). https://en.wikipedia.org/wiki/Albania%27s_Golgotha
I pyetur se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me kroatët, lideri çetnik serb Vojislav Sheshel, bashkë-kriminel i luftës me Aleksandar Vuçiç (qentë më besnik të kryekriminelit Slobodan Milosheviç), është përgjigjur: “Do t’ua presim kokën me lugë të ndryshkur!” Kjo ishte referuar në faqen e parë të gazetës britanike The European, më 13/12/1992.

Pak para se të fillonin luftërat në ish-Jugosllavi, politikani austriak, Andreas Khol, deklaroi: “Perëndimit demokratik duhet t’i vijë turp për qëndrimin e tij oportunist ndaj trimave shqiptarë!”
Ky turp nuk është zvogëluar që atëherë. Po! Turp për ju, politikanë të Perëndimit!

Shpirti i racës sonë pellazgo-ilire duhet të na bashkojë për jetë a vdekje!

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”- Nga Frank Shkreli

Fjala është për librin, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”, me autor ish-Gjeneralin Asllan Bushati. botuar kohët e fundit.

Libri i ish-ushtarakut të lartë në Ushtrinë Shqiptare, Gjeneralit Asllan Bushati mbulon një subjekt për të cilin shumë pak njerëz janë të informuar, ndërsa ka më pak prej të tjerëve që dëshirojnë të dinë e të mësojnë më shumë për Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve) dhe për rreezikun që paraqet ekzistenca e tyre për mabrë njerëzimin.

Por ama, është një subjekt i rëndësishëm dhe i paevitueshëm, që nuk mund të anashkalohet — edhe nëse do të donim ta injoronim një gjë të tillë, si individë dhe si shoqëri. Sepse armët bërthamore, kimike apo biologjike — duam a s’duam — janë të pranishme edhe në botën e sotëme (30-e sa vite) pas luftës së ftohtë, ndoshta dhe të më të përhapura se kurrë më parë, përfshir edhe periudhën e luftës së ftohtë, prej pothuaj gjysëm shekulli.

Armët bërthamore, biologjike e kimike “të dëmtimit në masë”, siç i cilëson atoautori — unë do preferoja t’i quaja ato Armë të Shkatërrimit në Masë, sepse të tilla janë. Mbi të gjitha, ato përbejnë një subjekt të frikëshëm e kërcënues për njerëzimin dhe për mbijetimin e këtij planeti. Si i tillë, është një çeshtje me rëndësi, që na imponohet të gjithëve kudo që jetojmë – është e doemosdoshme që si qytetarë të cilitdo vend qoftë, të lexojmë e të mësojmë më shumë për këto armë të shkatërrimit në masë e që për njerëzimin janë një rrezik real, i pranishëm dhe i përgjithmonshëm, për derisa ato nuk zhduken nga faqja e dheut, me marrveshje ndërkombëtare, për eliminimin e tyre njëherë e mirë. Një mundësi reale kjo, por aq e parealizueshme sot, siç ka qenë edhe gjatë dekadave të kaluara të luftës së ftohtë dhe më vonë. Prandaj, për autorin Bushati eliminimi i këtyre armëve vdekje-prurëse në masë, është një nevojë themeltare për njerëzimin, siç është edhe, “Njohja e përgjithëshme dhe e thelluar e ADM-ve”, që sipas tij, “do të na shtynte të mendojmë si njerëz të civilizuar të këtij globi, për një të ardhme më të mirë, më jetëgjatë, më të kulturuar, për vete dhe për breznitë e ardhshme.”

Kjo është e rëndësishme, shkruan Asllan Bushati, se mediat kombëtare dhe ndërkombëtare nga frika për të mos përhapur panik në popullsi nuk kanë njoftuar siç duhet të dhënat në lidhje me rreziqet e mundshme që vijnë nga armët e shkatërrimit në masë (ADM), qoftë në kohë lufte, por edhe nga aksidentet ose nga terrorizmi ndërkombëtar, në kohë paqeje.

Autori e shpreh shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e këtyre armëve, e sdiomos të armëve kimike, duke pohuar se megjithë marrveshjet ndërkombëtare dhe opinionit publik kundër përdorimit të tyre, këto armë janë përdorur, sipas tij, në disa vende të botës, përfshir ish-Jugosllavinë, ku fillimisht janë përdorur nga ushtria ish-jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1981, 1990 dhe 1991 dhe më vonë edhe kundër objekteve civile të kroatëve e boshnjakëve. Gjenerali Bushati shpreh shqetësimin e tij në librin, “Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve)”, se Serbia si pasardhëse e ish-Jugosllavisë ka prodhuar gjatë viteve armë të tilla të shkatërrimit në masë, përfshir armët kimike, Autori shkruan se Serbia përben një rrezik të madh për Shqipërinë dhe për Kosoën në këtë fushë, pasi, sipas tij, Serbia posedon,”në thellësitë territorit të saj, ajo ka trupa operative-strategjike dhe një sasi të madhe raketash “Skud”, të cilat janë rrezik potencial kundër Kosovës dhe Shqipërisë.”

Në të vërtetë, shkruan Z. Bushati, ishte pikërisht Kosova si poligon e hapësirë dhe shqiptarët, si banorë të saj –ata që Serbia i shënjestroi në fillim të 1990-ave me sulme armësh kimike dhe të tjera. “…shihni pamjet telelvizive, ata (serbët) e kanë përdorur gazin helmues edhe në oborret e spitaleve”, citon autori aktivistin e të drejtave të njeriut në atë kohë, të shquarin Prof. Dr Zekeria Cana. Z. Bushati thekson se, megjithse lufta ka pushuar në ish-Jugosllavi, “fryma anti-shqiptare atje është shumëfishuar”, ndërkohë që “arsenali kimiko-ushtarak (serb), jo vetëm nuk është zvogëluar, por është shumuar e sofistikuar me ndihmën e Rusisë”, shkruan Bushati. Autori paralajmëron se kjo situatë e krijuar, “përben me të vërtetë një rrezik real për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por si komb. Ai i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës, se megjithë ombrellën e NATO-s, dy shtetet shqiptare duhet të vlerësojnë gjëndjen aktuale dhe të ndërmarrin masat e nevojshme tekniko-ushtarake për të përballuar gjëndjen në hapësirat shqiptare Shqipëri-Kosovë, por përfshir edhe trojet shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut.

Autori Asllan Bushati — ish-ushtaraku i lartë në Ushtrinë Shqiptare — ka zgjedhur kohën e duhur që të shkruante dhe të botojë librin doracak, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj” mbi rrezikun e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike ndaj njeërzimit. Sepse një numër gjithnjë e më i madh eskpertësh të armëve bërthamore dhe të çeshtjeve strategjike ndërkombëtare – amerikanë dhe ndërkombëtarë – sidomos përball agresionit rus në Ukrainë dhe kërcnimeve të Kremlinit për të përdorur armët bërthamore në Evropë si përfundim i atij konflikti
— kanë paralajmëruar se ndoshta kurrë më parë nuk ka ekzistuar rreziku më i madh se sot, për përdorimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë. Siç ve në dukje edhe autori Bushati, Lufta e Ftohtë mund të ketë marrë fund, por regjime — si Serbia dhe të tjera – janë duke rritur arsenalet e tyre të armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, duke rrezikuar paqën dhe sigurinë rajonale e botërore, shprehet autori.

Shumë prej nesh nuk jemi të mirë informuar për këtë rrezik që vjen nga armët bërthamore, kimike dhe biologjike e me të cilin përballet njerëzimi, jo vetëm nga regjime diktatoriale por edhe nga grupe terroriste, anë e mbanë botës, që mund t’i blejnë ato armë nga shtete diktatoriale, siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.

Subjekti i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike është një subjekt për të cilin unë – si shumë të tjerë — nuk jam edhe aq i mirë-informuar, duke menduar, gabimisht, se nuk do të kemi kurrë nevojë të merremi me to. Por, duke lexuar librin e Z. Bushati mësova shumë gjëra. Ashtu kam besimin se edhe lexuesit e tjerë të këtij libri do të mësojnë shumë mbi këtë subjekt, ose të pakën ky libër do të tërheq sado pak vëmendjen e tyre, qoftë edhe për një kohë të caktuar, sa për të reflektuar ndaj këtyre armëve të shkatërrimit në masë dhe për rrezikun e madh që ato përbejnë për njerzimin dhe se ato vazhdojnë të mbeten një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku ne jetojmë si komunitet larg trojeve tona të origjinës, por edhe për bashkëvëllëzrit tanë në trojet e veta në Ballkanin Perëndimor — Shqipërinë dhe Kosovës. Në këtë kuptim, autori Asllan Bushati, bën një shërbim të madh për lexuesin dhe për shoqërinë duke na bërë që të reflektojmë mbi rrezikshmërinë e mundësisë së një kombinimi të mundëshëm të teknogjisë moderne dhe armëve bërthamore me fanatizmin politik, fetar ose çfardo lloji tjetër. Natyrisht, se ashtu si edhe për botën tjetër, as për shqiptarët, subjekti i armëve të shkatërrimit në masë nuk është një subjekt i këndëshëm as i pëlqyeshëm, për të cilin është kollaj të bisedohet, të diskutohet ose të shkruhet. Por, megjithëkëtë, gjëja më e rëndësishme dhe më urgjente për botën sot, sipas autorit të librit, “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj”, është menaxhimi i sukskeshëm i përhapjes së armëve bërthamore dhe kimike si dhe pakësimi i këtyre armëve të rrezikshme për botën mbarë – sidomos, atyre armëve kimike e bërthamore, që janë nën kotrollin e vendeve armike të demokracive të botës perëndimore. Unë nuk e ndjekë këtë subjekt në median shqiptare, por nuk jam në dijeni të ndonjë literature në gjuhën shqipe mbi armët bërthamore, biologjike dhe kimike. Kjo e bënë librin e Asllan Bushatit një botim të rrallë por të nevojshëm në fushën e rrezikshmërisë këtyre armëve për njerëzimin. Prandaj libri i Z. Asllan Bushati duhet të konsiderohet si një kontribut i çmueshëm për stimulimin, në mos të një debati serioz mbi një subjekt tepër serioz, atëherë, uroj që sa do pak ky libër të stimulojë një dialog publik mbi këtë subjekt tepër të rëndësishëm, megjithse dy shtetet shqiptare nuk posedojnë armë të tilla – janë vendet fqinje siç është Serbia që posedojnë armë kimike dhe e cila ka treguar në të kaluarën se ajo është më se e gatëshme t’i përdori ato kundër fqinjve – siç sugjeron edhe autori Asllan Bushati në librin që promovohet sot në Vatër.

Frank Shkreli

blank

Autori i librit, Z. Asllan Bushati


Send this to a friend