Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë audiencës private me Papa Leonin në Selinë e Shenjtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Takimi mes Osmani dhe Papës u zhvillua një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Vatikan e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë.
Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet u thelluan edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.
Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.
Ky vendim, që u mor vetëm 12 ditë pasi Papa Leoni mori drejtimin e Kishës Katolike, u mirëprit nga Ipeshkvia e Kosovës, që e ka si sinjal të mirë për vendin.
Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, Vatikani nuk emëron nunc apostolik, por vetëm delegat dhe për herë të parë delegat apostolik Vatikani ka emëruar për Kosovën që nga viti 2011.
Vatikani ka sqaruar më herët misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.
Pse nuk e njeh Vatikani Kosovën?
Sipas diplomatëve, ish-diplomatëve dhe përfaqësuesve kishtarë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më herët gjatë këtij viti, çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë është çështje e ndërlikuar.
Vehbi Miftari, shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një sërë pengesash për njohjen formale.
“Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, vikari i Ipeshvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka deklaruar se Selia e Shenjtë e përcjellë me vëmendje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces ka filluar për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ndoshta për këtë arsye Vatikani heziton që ta njohë formalisht Kosovës “derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”.
Po ashtu, një ndër pengesat kryesore vlerësohet të jetë edhe ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.
Ish-ambasadori i Kosovës në Romë nga viti 2008 deri më 2012, Albert Prenkaj po ashtu ka thënë se dialogu ekumenik është një nga shkaqet që Vatikani nuk e njeh Kosovën. Ai ka treguar se në komunikimet e para mes Vatikanit dhe Kosovës, Selia e Shenjtë kishte deklaruar se njeh vetëm shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë më herët Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova, që ka shpallur pavarësinë më 2008 nuk është anëtare e OKB-së, teksa Serbia që atëherë vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës serbe, vendi ende figuron si pjesë e Serbisë.
Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi shprehu mendimin se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.
Pavarësisht se nuk ka një njohje formale, komunikimet dhe takimet me zyrtarët e lartë në Vatikan mes udhëheqësve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë kanë nisur mbi tre dekada më parë.
Takimin e parë me një papë e kishte zhvilluar udhëheqësi politik i asaj kohe, Ibrahim Rugova, kur u takua me Papa Gjon Palin II në Vatikan në mars të vitit 1993.
Kjo ishte audienca e dytë që Osmani ka zhvilluar me një udhëheqës të Kishës Katolike, pasi në janar të vitit 2023, ajo ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku. Po atë vit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me paraardhësin e Papa Leonit.
Që nga shpallja e pavarësisë, sipas të dhënave zyrtare, Kosova njihet nga 120 vende të botës. Shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Siria, njohje që u bë publike në fund të tetorit të këtij viti.






Po nuk ka nje bandil apo rebele shqiptare te
intervostojne procedurem e urdhrit arrestit.
Pu ju arrestuat fullanin pa asnje baze??
C behet ka shtet??apo jo??
Pse kerkush nuk tha ndiqenk penalisht,po
pati dokumenta arrestojeni(Po fullani nuk ishte
ddputet,i kriminalizuare,nuk ishte minister
hajdute e kolloboratore):
Ai ishte koke turku per te mbroture kupolen.
Fullani nuk ishte roja bake ase ne thesare.
pse gjykatsi u arrestua pa marre leje kshillit
larte te drejtesise.???????
Pse nuk njoftohet gjykata nderkombetare kshilli
europes?? per keto shkelje
flagrante’:.
tahiri tallet me rramen e rrucin.
Se ka ne traste macorrin qe kur tja
Nxjerrin koken e maccoorrit rrames e rrucit
Do do tu luajn mendet e kokes .
Tahoja pa lejen e rrucit e xhafes nuk mund
kishte levizur jasht tirane.tatall k…..me
parlamentaret e drejtesin,sot tahoja
ai eshte i hipufr ne kale me mburojd shtdtrrore.
Shkon kah te done me veture deputeti.
Ska sharr ase gozhd ae e pret cpon tahirin.
Drejtesia ka marre funde ne skiperi.
Aty sundon nje moniste sharlatan qe kercen
si gjeli tra me tra.
Me akademin gjet situaten per ta zhvebdusure
vemendjen.Ai kater vite studio ne oxfort per
Tu marre me akademin.
Ai nuk eshte ne gjendje me be
Nje portret akademiku
Akademia nuk eshte afruare nga asnje president
Enveri po se vete I emronte
Ata kademiket nuk munden me spjeguare kush ja pellazget
Kush?em eshte gjuha e tyre,
Kush jane pas ardhes
Te pellazgve???
Nuk munden te thonin se gjuha shqipe??? kur eshte
folure???? dhe nga kushe???
Monizmi qe inferior nda j
Orthodocvd ,latinve,dhe thonin jemi moter e vlla???
Kur ata mund te jene bijte ose vllezer me
”I l i r e t( I.N. 1992 In memory ).
Qeveria e prishi centralizimimn e punes akademike
U shperben Institucionet kerkimore shkencore,
shkencore e biologjise ,Bujqesis shkencore
mendohj se duhej bashkohashin gjith
Intitutet shkecor kerkimore bujqesor ,
Dretoria e Pegjithshme e Farerave( Gjenetik-Seleksionim)
Istituti Kekemeve Veterinere,
Zoteknise,
MIisrit dhe orizit,
Perime -Patstes,
Firagjereve.
Mbrotjes bimve
Frutikulture-Vreshtavd
Duhanit
Panxhar sheqeri
Dhe 27 Stacionet kerkimore Shkencore
Stacini i Mbrotjes bimve;
Me 27 Filjalet e prodhimit e seleksinimite farerave
Instituti i Studimit Tokave etj
Edhe ketu gaboj prof, berisha.
Fora ja beri piktori fare, qe prish dhe departamentet e bujqesise.
Pa shikuare industrine.????
Tani bjeri qemanes akademja eshte institucioni me i
rendesishem kerkimore shkencore i pa varure qe
funksionone me statuse te vecan ne te gjkthd boten.
Ajo perfaqson shtetin shqiptare ne te gjitha akademite
e shkencave ne bote.
nje shtet mumd te kete me dhjetra e qkndra universitete
poe akademi te shkencav eshte nje.
Ne cdo shtet ka dhe akademi te shkevave tjera,sic jane
Ato te mjeksis,,bujqesise,etj.
poe shtetrishte eshte nje Akademi ashtu sic e kishim
ne para ne monizeme.
Nuk jemi sistemin moniste,teper te perqendruare,
metode burokratike,krdjtsishte e politizuare.
Edhe sote mundon politizimi e sektarizmi,dallimet
rajonale ,krahinalkzmi.
Sa e tromditi boten shqiptare nje femere qe foli
ne parlamentin shqiptar ae kishte mbarure studimet
ne rrome te italise shkeqyshem dhe nuk i eshte
gjendure(Ashtu sic veprohej ne monizeem artyre qe
kishi mbaruare shkenca politike,apo mardhenje
te se drejted nderkombetare,por liheshim ne pune
rendomta,jashtd profilit ose dhe pa pune,e punonim
ne ambasada cabej,,kapterra sigurimi,pa shkolle pa arsim,
pa ditur gjuhe te huaje).
shtypi mefia jo se nuk do por shteti i ofendo i bene lecke si drejtsi band,legen,kazanaetj
etj epitete.po kush je ti????dikutr p.zogaj thoshte.
Ambasadoret duhet ti emroje parlameti e ti shkarkokonn parlameti)
Situate eshte kritike kanibalizmi ke leshur rrenje te thella,se
bashku me korrupsionin ne me i madh te me i vogli.
Sot 50% e siperfawes se mbjell(Jo musha,mazhda,toke
improduktive) zen kanabizmi.
Bile po te perdorej kjo e ardhur nga fshati do permisohej
gjendje e fhbatite.Por me kete treg lidhen zyrtaret e tahose
(S.t. per sqarim) me shoke.
ms.nga dibra beri thrrje zgjohuni.
Poe filluan cekejnte thone ajo ishte e pregatitur,etj dokrra.
pushteti kesht
Rama gjoja po bej mbledhje qeverie hapibtotben e ju tha ministrave
marrni para e merrni masa per rruget,shkollate,spitalet.
Bravo i qoftd se shteti duhet shofin si tropojen e saranden’.(E kane degjure
kengen e shume preferuare ‘.nga tropoja ne sarande,por askushe nuk e
Zbatone..Kosova po vuane per 800 Ha .toke,qe ne baze te deklarates qe
i eshte dhen pavarsia duhet njfet kifite e fedarates jugosllave.
shqiperia sipf. e tokes e ka nga 28.750 Dikush 28748(Her me shume e here me pake).
Ingnjeret,topografet,rilevusit e dine qe sa here te matet nje,siperfaqe toke asnje
here nuk del njesoj per arsye
reliefi apo saktesie njerzore.
Ashtu sic jane firote legale jane te njohura dhe gabimet
rilevuse.
soot shaiptaret presin,pret dhe ai qe ka lind naten
E Thaksgivingut 24 Netor 92Ee done shqoperin
se qysh tre vjec kanmesuare poemen e
Vasko Pash shkodranit
”( mesuare shqipen akoma dhe aglishte me fjalore te shkurter
”..Esht topk jone
Te paret nabe kane lene
kush mos ta prekin
se desinte tane,”
Shpreson tek Rilindasit e 1878
” Se drite e diturise perpra do na shpejre”