VOAL

VOAL

Shoqata Kosova Boston e Leonard Keka paçit faqen e bardhe e Rubinit i deshirojmë sherim te shpejtë Nga Rita Saliu

February 12, 2018

Komentet

AKADEMIK IDRIZ AJETI DHE STUDIUESI BEGZAD BALIU- Nga Skënder Karaçica

Recension i shkurtër
Akademik Idriz Ajeti,ishte figura intelektuale,shkencore,pedagog i brezave në Universitetin ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë,që jetoi dhe mori frymë për një shekull në nënqiellin e Kosovës.
Opusin e tij shkencor ndër vite,me prorosinë e Akad.Idriz Ajeti iu besua për fushën e studimeve kërkimore-shkencore dr.Begzad Baliu dhe,tevona të angazhimit të Dr.Bahtijar Kryeziu,që për frymën në dritën e shkrimit shkencor,Akad.Idriz Ajeti ia ndërtuan panteonin e shekullit të dijes akademike për fushën e gjërë të shqipes në vijat e gjuhës së lashtë indoevropiane dhe të kulturës shqiptare.
Në një studim për figurën e albanologut të shekullit të kaluar Akad.Idriz Ajeti,në shkrimin e dr.Begzad Baliu me ka rënë para syve dialogu i shkurtër me profesorin Ajeti në apartamentin e tij në Prishtinë.
Në historinë e frymës shkencore dhe letrare,studiuesit dhe shkrimtarët,tashti janë bër përmendore në shkencën e gjuhësisë dhe të letërsisë, bartësitë e fushës shkencore-letrare dhe,na është prezentuar nga kritika se si ata e parandjejnë orët e fundit të jetës .
Në takimin e tij me Akad.Idriz Ajeti,i këndshëm,i afërt me taktin e Tij prej shkencëtarit e pedagogut të brezave shqiptarë në Kosovë,dr.Begzad Baliu,pena e tij prej studiuesi hodhi dritë në bisedën në relacionet e jetës,që,sipas profesor Ajeti,tashti ka ardhur fundi,-i thoshte ai studiuesit të ri Begzad Baliu.
-Nuk kam shumë kohë të pres,-me përseriti duke buzëqeshur.E kishte fjalën profesor Ajeti se mosha e tij një shekull jete në botën kërkimore-shkencore në fushë të shqipes dhe,sipas tij trokitja e orëve të fundit të jetës.
– Jo,jo- i thoshte profesor Baliu,-do të keni kohë e do të prisni Ju kur do të dalin në dritë botimet e dorëshkrimeve të tij të dijes për shqipen dhe kulturën shqiptare!
Njerëzit e panteonit të dijes shkencore dhe letrare,tashmë jemi në dijeni se si e dijnë për orët e fundit të jetës,shkruajnë kronikat tona dhe ato të përbotshme.
Profesor Begzad Baliu e mbajti fjalën dhe dorëshkrimet që ia dha në duart e tij Profesor Idriz Ajeti,dolën në dritë dhe u bën pronë e dijes për institucionet shkencore,akademike dhe universitare në hapësirën gjithë shqiptare.
Ne të gjithë jemi të tijtë të Akademik Idriz Ajeti!
Çikago,më 15 tetor 2024

KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE E SHËN THOMAIT FESTOI 95 VJETORIN E THEMELIMIT Nga Valentin Lumaj, Miçigan

(Kryetari i nderit i Federatës Vatra, Agim Rexhaj dërgon letër urimi)

 

8 Tetor 2024

 

Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait me qendër nëFarmington Hills, Miçigan kaloi një ditë shumë të veçantë tëhistorikut të jetës së saj. Të Dielën me 6 Tetor, në ditën e shën Thomait, kjo Kishë kremtoi 95 vjetorin e themelimit. Ka qenëviti 1929 kur arkitekti i Kishës ortodokse autoqefale shqiptare, At Theofan Noli, zyrtarizoi komunitetin ortodoks të shën Thomait, në kuadër të gjithsej 14 Kishave shqiptare ortodokse tëAmerikës.

 

Celebrimi i këtij përvjetori qe njoftuar muaj më pare dhe këshilli i kësaj Kishe kishte filluar me kohë pregatitjet. Si prelud i këtyre pergatitjeve ishte vizita e kryepeshkopit të Katedrales së Shën Gjergjit, shenjtëria e tij At Nikodhim, në qershor të këtij viti.

 

Sipas kryetarit të këshillit të Kishës z. Edwin Vasili, nëprogramin e kësaj feste parashikohej një Meshë shenjte solemnee dedikuar këtij përvjetori si dhe një drekë ceremoniale me pjesëmarrjen e anëtarëve të famullisë dhe të ftuarve të veçantë.

Po ashtu anëtarët e këshillit kishin parapregatitur një shpallje, ku njoftonin komunitetin për këtë festë. Në pamflet ftoheshin besimtarët dhe miqtë e tyre që të kontribuonin dhe të paraqitnin urimet dhe falenderimet të cilat u botuan në një revistë tëpregatitur enkas për këtë festë.

 

Të dielën në mëngjes besimtarët ortodoksë shqiptarë filluan tëmblidhen në kishën e tyre. Celebrimi i 95 vjetorit filloi në orën 10 me kremtimin e Liturgjisë Shenjte Hierarkike e mbajtur nga hirësia e tij kryepeshkopi Nikodhim, i ardhur enkas nga Bostonipër këtë Jubile. At Nikollim e shoqëronin në meshë, prifti I kishës shën Thomait, Shenjteria e tij, At Paul Waters dhe prifti iKishës së Shën Mërisë, At Mark Doku, i ardhur nga Worchester, Massachusetts. Mesha u mbajt në gjuhën angleze, por pjesë tëliturgjisë u thanë në gjuhën shqipe. Rreth 150 besimtarëortodoksë ndoqën Meshën të plotë. Në një anë të kishës, njëgrup besimtarësh kishin formuar korin e përhershëm të Kishës. Ky grup i jepte gjallëri ambientit dhe meshës duke e shoqëruar atë me këngë liturgjike ne anglisht dhe shqip.

 

Në përfundim të Meshës, kryepeshkopi Nikollim, uroi besimtarët për përvjetorin e Kishës së tyre. Ai tha se ishte igëzuar që ishte në mesin e tyre dhe uroi që kjo kishë të rritet edhe më shumë në devocion dhe anëtarësi.

 

Më pas, në sallën e famullisë u shtrua një drekë komemorative. Salla ishte e mbushur plot me besimtarë dhe të ftuar.Ceremoninë e hapi dhe e drejtori kryetari i këshillit, z. Edwin Vasili, i cili uroi mirëseardhjen, paraqiti të ftuarit dhe mbajti fjalën e hapjes. Më pas fjalën e mori njëri nga anëtarët më tëvjetër të kishës së Shën Thomait, Phil Grameno, nipi i atdhetarit dhe luftëtarit Mihal Grameno. Ai, përshendeti pjesëmarrësit dhe foli mbi sukseset dhe ecurinë e kësaj kishe.

 

Në vazhdim, fjalën e mori drejtuesi i teqesë Bektashiane, Baba Eliton Pashai i cili mbasi përshëndeti të pranishmit, foli mbi vlerat e jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore të Kishës Shën Thomait dhe bashkëpunimin e kësaj Kishe me institucionet e tjera fetare në Michigan.

 

Të ftuar ishin edhe famullitarët e Kishës së Zoja Pajtore Dom Dino Çekrezi dhe famullitari i Kishës Shën Palit, Dom Fred Kalaj, të cilët për arsye të obligimeve kishtare nuk morën pjesë.

 

Në emër të Kishës Zoja Pajtore ishte ftuar anëtari i këshillit tëkësaj kishe, z. Valentin Lumaj, i cili në përshëndetjen e tij tha se për gati një shekull ortodoksit shqiptarë në Michigan kanëpunuar shumë, në ditë të mira dhe të vështura për afër njëshekull për të mbërriturnë këtë ditë dhe i ftoi besimtarët ortodoks që ta mbajnë lart emrin e kishës së tyre dhe tëthemeluesit të saj At Theofan Noli. Ai lexoi një letër urimi nga Dom Dino Çekrezi ndër të tjera shkruhej:

“ Historia e Kishës se Shën Thomait është një shembull dhe frymëzim i madh për të gjitha Kishat e Krishtit. Uroj që Zoti tëvazhdojë, që nëpërmjet Kishave të tij shqiptare të plotësojë dhe të rrisë lavdinë e Tij” 

 

Më pas moderatori Vasili tha se i ftuar ishte edhe presidenti iFederatës Vatra, z. Agim Rexha, por në pamundësi për të marrë pjesë ai kishtë dërguar një letër përshëndetëse të cilën ai e lexoi para të pranishmëve. Ndër të tjera në letër shkruhej: 

“…Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dua t’i shpreh urimet e mia të përzemërta Kishës Ortodokse të Shën Thomait për 95-vjetorin e saj.

Qoftë ky moment historik një përkujtim i udhëtimit të jashtëzakonshëm të Kishës së Shën Thomait, që nga themelimi i saj në 1929 e deri në ditët e sotme.

Le të jetë ky Jubile i Kishës suaj një shprehje mirënjohjeje për themeluesin e saj, peshkopin Theofan Noli, i cili gjithashtu themeloi Federatën Vatra në vitin 1912. Shpresoj që Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Federata Vatra, me origjinë nga të njëjtat rrënjë shqiptare, të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku si një testament për brezat e ardhshëm...”.

 

Mori pjesë edhe anëtari i kësaj kishe, gazetari Rafael Floqi, me një ekip filmimi nga ALBTVUSA. Rafaeli është i afërm i Kristo Floqit, një nga themeluesit e Vatrës.

 

Dreka vazhdoi për dy tre ore dhe ne mbyllje, muzikantë dhe instrumentistë profesionistë dhe amatorë kënduan këngë tëvjetra burimore shqiptare të trevave të jugut.

 

Në sallë binin në sy anëtarë të vjetër dhe të rinj të këshillit tëkishës. Aty ishte Geraldine Sheafer, e bija e Athanas Adams, shqiptarit nga Korça, bashkëpunëtor i Fan Nolit, njeri nga themeluesit e kësaj kishe. Geraldinë, megjithëse ne moshë tëthyer, vazhdonte me pasion punën vulnetare në mirëmbajtjen dhe organizimin e bibliotekës së kishës.

Odeta Fecani është një aktiviste e kësaj Kishe, e kudondodhur sidomos në meshë me angazhimin e saj në korin e Kishës.

Niko Bulka, një anëtar i hershëm i kësaj kishe, që ka qenë për shumë vite kryetar i Këshillit të kishës, vazhdon të kontribuojë në të gjitha rastet dhe aktivitetet e kishës. Niko është i biri ishkrimtarit të njohur Nonda Bulka.

Ishte aty edhe anëtari i hershëi kësaj kishe, Sotir Laço, i biri i Vangjel Laços bashkëpunëtori dhe miku i At Fan Nolit.

E bija e Sotirit, Ariana Malile, ishte anëtare shumë aktive e Këshillit të kishës.

Një ndër vetërtanët e Kishës ishte patrioti Bill Xhemo, nje contributor për shumë vite i kësaj kishe apo edhe AndrewPeppo, i biri i atdhetarit shqiptar Andrea Peppo, që ka qenë ndêr themeluesit e kishër shën Thomait.

 

Një historik i shkurtër i kishës së Shën Thomait:

 

Në 1927 ishte takimi i parë i shoqërisë kishtare ortodokse nëGrand Bulevard, Detroit

 

Në vitin 1929, në ditën e shën Thomait, Shoqëria kishtare shqiptare e të krishterëve orthodox themoloi komunitetin e shën Thomait në shtëpinë e Rake Kamenicës, me miratimin e kryepeshkopit të kishës  Orodokse Shqiptare, Theofan S. Noli.

 

Për disa vite ky komunitet nuk kishte akoma një kishë të vetën por Meshët janë mbajtur në kishat e tjera. Edhe priftërinjtë i merrnin përkohësisht nga kishat e tjera ortodokse në Detroit.

Në vitin 1938, komuniteti orthodox shqiptar në Detroit operonte në mënyrë të mirëorganizuar me program dhe këshill funksional.

 

Në vitin 1943 ortodoksit shqiptarë në Detroit siguruan ndërtesëne tyre të pare kishtare në 5780 14th st and Antionnete st, ku filluan shërbesat e para kishtare. Prifti i parë me kohë të plotëishtë At Vangjel Avgerinos.

 

Në vitin 1945 komuniteti ortodoks bleu një kishë tjetër në 14th st. Po atë vit, kisha kishte korin dhe shkollën e saj shqipe si dhe u krijua shoqëria “Bijat e shën Thomait”. Në vitin 1949 Metropoliti Theofan Noli viziton Kishën e shën Thomait nëkuadër të një fondi studentor teologjik.

 

Në vitin 1951 u krijua Këshilli për ndërtimin e nje kishe të re. Ceremonia e fillimit të punimeve për kishën e re u zhvillua nëvitin 1951 në Oakman Blvd. dhe Joy Rd., me pjesëmarrjen e metropolitit Noli. Po atë vit një shoqatë aktive klerikësh në zonën metropolitane të Detroitit u mblodh në kishën e Shën Thomit për të organizuar zyrtarisht një këshill klerikësh dhe laikësh të Kishave Ortodokse Lindore nën udhëheqjen e At Kristo Kosta dhe At Vladimir Lilikovich. 

Atë vit kjo kishë kishte revistën e saj informative si dhe skuadrën e basketbollit nën drejtimin e Spiro Page.

Kisha e re i mbaroi punimet në vitin 1956 dhe kushtoi 130 mijëdollarë dhe në vitin 1961 ishin paguar të gjitha borxhet për ndërtimin e saj.

Me 25 Nëntor 1961 kisha e shën Thomait u shugurua nga metropoliti Theofan Noli.

 

Në vitin 1978, mbas disa dekadash të suksesshme të kësaj Kishe, komuniteti ortodoks vendosi që të ndërtonte tashmë një kishë tëre. Inagurimi i hapjes së themeleve u bë në maj 1980 nga At Mark, ndërsa punimet e ndërtimit filluan në ditën e shën Thomait me 5 tetor. 

 

Me ndërtimi  e kishës së re u mor prifti i ri ki kishës shën Thomait, At Nickolas Liolin. Kisha u përfundua në vitin 1982, me kuzhinë dhe sallë të re.

 

Në vitin 1985, flamuri Amerikan u ngrit në ndertesën Capitol ne Washington DC, në nderim të famullisë së Shën Thomait nëFarmington Hills. Michigan.

 

Në vitin 1989 u organizua për herë të parë Konventa Dioqezane në kishën e shën Thomait me rastin e shugurimit të kësaj kishe.

 

Me 18 Prill 1999 u festua 70 vjetori i kishës së Shën Thomait.

 

At Nickolas Liolin shërbeu në kishën e shën Thomait për 33vite. Po kaq kohë shërbeu në këtë edhe e shoqja e At Liolin, Sarah Arthur, në drejtimin e shoqërisë “Bijat e shën Thomait”, deri sa vdiq në vitin 2000.

Në vitin 2002, At Liolin u shugurua Peshkop i kishës Ortodokse Shqiptarë më qendër në Boston. Në vitin 2004, At Nickolas (Nikon) Liolin u kthye në kishën e shën Thomait tashmë si Kryepeshkop.

 

Mbas At Liolin në kishën e shën Thomait shërbeu At Nektarios2004-2005.

Më pas deri në vitin 2019, në këtë kishë shërbeu At Dhimitri qëvinte nga një kishë rumune.

Qe nga viti 2019 dhe në vazhdim, në kishën e shën Thomait shërben me devocion frifti amerikan At Paul Waters.

Komuniteti ortodoks shqiptar në Michigan ka qenë vazhdimisht në nevojë të priftërinëve shqiptarë që flasin gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që meshët të mbahen në gjuhën angleze. Por lajmi i mirë është se sapo është shuguruar meshtar një djalë i ri shqiptar nga famullia e shën Thomait, At Eugeni, i cili po mbaron praktikën (internship) dhe shumë shpejt shpresojmë të fillojë shërbimin e ri në Kishën e shën Thomait në Farmington Hills, Miçigan.

 

Studentë shqiptarë në Amerikë mbështesin në Shkodër fëmijët me aftësi të kufizuar

Shkolla “3 Dhjetori”, në Shkodër

 

VOA/Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, rreth 4 përqind e fëmijëve janë identifikuar nga komisionet shtetërore me forma të ndryshme të aftësisë së kufizuar. Vetëm një pjesë prej tyre arrijnë të ndjekin shkollat speciale, të përshtatshme për situatën e tyre. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, një prej këtyre shkollave është edhe shkolla “3 Dhjetori”, në Shkodër, ku sot u përurua një dhomë terapeutike dhe palestra, ndërtuar me fondet e mbledhura nga një grup studentësh shqiptarë në SHBA me mbështetjen e filantropes dhe modeles Emina Çunmulaj.

Një grup të rinjsh shqiptarë, që studiojnë në ShBA, të mbështetur nga filantropia dhe modelja e njohur Emina Çunmulaj, përmbyllën sot nismën e tyre për të mbështetur shkollën speciale “3 Dhjetori” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër.

Studentja shqiptare Megi Rama, nismëtare e projektit, thotë se përmes garave sportive, panaireve me ushqime shqiptare, koncerteve artistike, takimeve me personalitete të njohura shqiptare në Amerikë, arritën të mbledhin fondet e nevojshme për ndërtimin e një dhome terapeutike dhe palestrën për nxënësit e kësaj shkolle.

“Kjo është një nisëm e një grupi rinor studentor, të cilët janë të gjithë në Amerikë, në New York. Të gjithë duam të kontribuojmë me qëllim që këta fëmijë të ndihen sa më të pranishëm në shoqërinë e sotme dhe me nxit zhvillimin e tyre akademik, social dhe fizik. E fillova e vetme projektin. Emina m’u bashkua. Pa ndihmën dhe mbështetjen e saj nuk do të kishim arritur të bëjmë një projekt të tillë me këto përmasa”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Drejtoresha e shkollës speciale “3 Dhjetori” Enkeleida Mataj Egerçi thotë se disa vite me parë, kur Megi Rama ishte nxënëse në një nga shkollat e qytetit të Shkodrës, ajo kreu shërbimin komunitar në shkollën speciale “3 Dhjetori”.

Tani, pas disa viteve, si studente në Amerikë ajo rikthehet në këtë shkollë së bashku me Emina Çunmulajn, me projektin në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

“Jam e emocionuar jo vetëm për mundësinë dhe ambientet që na kanë rikonstruktuar, por edhe për këtë histori, e cila për mua është një histori e mrekullueshme, një histori që duhet marrë si shembull nga shumë të rinj. Edhe ne si institucione duhet të kuptojmë që, kur studentët, nxënësit t’i ekspozojmë ndaj fenomeneve, t’i mirëpresim, t’i hapim dyert e institucioneve”, thotë ajo.

Emina Çunmulaj vlerësoi nismën e grupit të studentëve shqiptarë në Amerikë si një mbështetje për vendlindjen, për fëmijët dhe familjet në nevojë në Shqipëri.

Ajo thotë se shumë fshatra, me aq shumë bukuri dhe pasuri natyrore, po mbesin të shkretuara dhe pa shërbimet e nevojshme, dhe kjo ka shtuar numrin e familjeve në nevojë.

“Nevojat janë pafund, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Edhe në Amerikë ku ne jetojmë. Është një fondacion që mbështes në New York. Aty, kur isha herën e fundit, kemi pasë më shumë se 50 familje shqiptare që kanë ardhur për të marrë ushqim. Kështu që, nevoja është kudo. Tashti, ne si shoqëri e kemi për detyrë që t’i ndihmojmë ato kudo ku janë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë, Maqedoni dhe pothuajse edhe në diasporë ku jetojmë”, tregon Emina Çunmulaj për Zërin e Amerikës.

Sipas drejtuesve të shkollës, plotësimi me dhomën terapeotike dhe palestrën përmirësojnë standardet e mësimdhënies dhe aftësimit për fëmijët.

E hapur 41 vite më parë, shkolla speciale “3 Dhjetori” në Shkodër është ndër të paktat në rajon, me një përvojë të gjatë në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të rënda të formave të ndryshme, nga klasa e parë deri në të nëntën.

Serbia e dërgon në Kenia zonjën e parë Tamara Vuçiq që të pengojë njohjen e Republikës së Kosovës- Nga Skënder Karaçica

Në vend të lajmit
Në historinë e gënjeshtrës e të mashtrimit në diplomaci,Serbia e ka traditë të patriotizmit,thoshte Dobrica Qisiq,projektuesi për shfarosjen deri në substancë të popullit shqiptar në tokën e vet të Kosovës.
Për të vzahduar traditën e gënjeshtrës,Serbia e dërgoi në Kenia të Afrikës,zinjën e parë Tamara Vuçiq që,përmes zyrtarëve të këtij shteti afrikan të pengojë njohjen diplomatike të Republikës së Kosovës.
Kjo është Serbia në të gjitha kohërat,kur vjen çështja e popullit serb,ata kanë bër lojë arshikije(sic!)me vajzat dhe gratë serbe,vetëm e vetëm për të realizuar qëllimet, para të tjerëve e,koha e njohur historike në regjimin shekullor  të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Lajm i ditës:Zonja e parë e Serbisë   ,Tamara,pra bashkëshortja e presidentit Aleksandër Vuçiq shkon në Kenia të Afrikës për të  lobuar kundër njohjes së Republikës  së Kosovës nga ky shtet afrikan.
Serbia luan të gjithë gurët  për të penguar njohjen ndërkombëtare të Kosovës,edhe përmes ,,diplomacisë,,së grave serbe…(sic!)
Sakaq,ky është turpi i Serbisë fashiste!
Çikago,më 6 tetor 2024

Letër e hapur Kryeministrit Edi Rama!

 

 

Meqë Kërkesës sonë zyrtare të 1 janarit 2024, Kryeministria e Edi Ramës nuk iu përgjigj me asnjë email a letër zyrtare, e konsiderojmë të vlefshme, që këtë ta përsërisim si LETËR TË HAPUR PUBLIKE për mbarë opinionin kombëtar shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

 

 

KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

  1.  të lartnderuar Edi Rama,

 

Duke u bazuar në Kushtetutën dhe në ligjet përkatëse të Shqipërisë dhe në të drejtën publike ndërkombëtare; në Kartën e Kombeve të Bashkuara për respektimin dhe për zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe në obligimet dhe në përgjegjësitë e Shqipërisë ndaj OKB-së; ndaj NATO-s dhe ndaj OSBE-së,  Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më  1 janar 2024, miratoi këtë:

 

Kërkesë të Hapur Publike  për Zbardhjen e Vrasjes së Heronjve të Kosovës, Gjeneralmajor Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj (9 maj 1998)

 

Duke qenë se,  që nga vrasja e këtyre heronjve, tanimë kanë kaluar 26 vjet (1998-2024) e deri më sot gjykatat përkatëse të Shqipërisë nuk kanë dhënë kurrfarë verdikti të formës së prerë se si dhe, për çfarë u vranë këta dy hernj të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, e konsiderojmë të drejtë, që Kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama  në bazë të kompetencave dhe  të autorizimeve të tij ligjore dhe kushtetuese në përputhje me të drejtën humanitare ndërkombëtare të RIKUJTOJË Prokurorinë e Shqipërisë, që të hetojë këtë rast makabër, në mënyrë që dorasit t’i sjellë në bankën e zezë  në gjyq.

 

  1. Kryeministër Rama,

 

Unanimisht konsiderojmë se murkullimi (vënia kapak) 26-vjeçar i këtij atentati terrorist ndaj Ilir Konushevcit dhe Hazir Maljat (9 maj 1998), është padrejtësi, që nuk i bën nder as UÇK-së, as rendit demokratik e paqësor në Shqipëri e as europianizimit të saj si shtet i së drejtës  dhe i barazisë  për të gjithë qytetarët e saj.

Konsiderojmë se  flijimi i këtyre heronjve për lirinë e Kosovës ka prekur  sado pak ndërgjegjën e juaj etike, humane dhe patriotike, që postmortem, të paktën t’i thoni ca fjalë kundër padrejtësisë së heshtur 26-vjeçare, që u është bërë këtyre heronjve shqiptarë, të cilët nuk kursyen jetët e tyre, që ne sot, të jetojmë në liri.

Kjo kërkesë i drejtohet jo vetëm Kryeministri Edi Rama, por të gjithë atyre shtetarëve , që  në shpirt dhe në zemër e kanë LIRINË, DREJTËSINË dhe HUMANIZMIN, jetojnë, luftojnë dhe sakrifikojnë për këto vlera universale të përbotshme të njerëzimit, JO atyre që i shkelin, i përbuzin dhe i djegin në zjarrin dhe në flakën padrejtësisë së tyre.

Ndaj, z. Kryeministër i lartnderuar Rama, tani e keni fjalën kryesore dhe vendimtare historike, ligjore, kombëtare e shtetërore, që t’i thonë JO  korrupsionit, krimit dhe PADREJTËSISË 26-VJEÇARE ndaj heronjve të Kosovës, Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, të vrarë më 9 maj 1998 në Miliskaj të Tropojës.

Sa më sipër, edhe ne si  humanistë, pedagogë, shkrimtarë, poetë dhe akademikë, kemi të drejtë dhe për detyrë, që ndër të parët ta ngremë zërin për mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës. Të paktën, edhe postmortem për heronjtë dhe për dëshmorët-vlerat e luftës së UÇK-së, siç janë Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj,

Meqë jemi pjesë e Europës së integruar Perëndimore, atëherë të sillemi, të veprojmë dhe t’i zbatojmë ligjet dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe në rastin konkret (post mortem, 26 më pas), të fillojë procedura gjyqësore për  hetimin dhe zbardhjen e vrasjes politike të Gjeneralmajorit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.

Fundja,  zbardhja  dhe mbrojtja e së vërtetës është edhe MISIONI dhe PARIMI PARËSOR i HUMANIZMIT, I DREJTËSISË dhe i SHKENCËS.

Akademia   Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Nju-Jork, më 1 janar 2024.

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra (kryetar)

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 30 shtator 2024

 

TË ECËSH BASHKË ME THIRRRJEN “KUJDESU PËR SHQIPËRINË… – ORGANIZATA “CARE FOR ALBANIA” – Nga Dr. Sonila Sejdaras

Veprimtaria e radhës e organizatës shqiptaro-amerikane “Care for Albania” (Kujdesu për Shqipërinë), ishte këto ditë në Chicago, ku ka dhe qendrën.
Siç është bërë me dije, kjo organizatë jofitimprurëse, me themeluese dhe Presidente Doktoreshë Sonila Sejdaras, i përkushtohet përmirësimit të vazhdueshëm të mirëqenies së shëndetit, në veçanti atij mendor dhe emocional të komunitetit.
Serioziteti dhe arritjet reale të “Care for Albania” janë të përqendruara te mbështetja ndaj shqiptaro-amrikanëve në SHBA, por dhe te ndihmat në Shqipëri, aty ku shohin dhe nevojën më të madhe.

Veprimatri më e fundit titullohej: “Ecja vjetore kundër kancerit” Një grup i madh shqiptaro-amerikanësh, të reja dhe te rinj, edhe fëmijë, të veshur me bluza të kuqe, me flamuj kombëtare e banderola, ecën në qytetin e madh të Chicago-s, ndanë liqenit dhe bulevardit dhe qëllimi ishte ashtu siç e tha në fjalën e saj dhe Presidentja e Organizatës.

MBËSHETJE ATYRE ME KANCER
– Nga Dr. Sonila Sejdaras –

Ecja jonë vjetore për kancerin është një ngjarje jetike që ne e kemi organizuar për të dytin vit radhazi. Kjo shëtitje synon të mbështesë pacientët me kancer, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e kësaj sëmundje tek individët dhe të dashurit e tyre.
Qëllimet e ngjarjes:
– Rritja e ndërgjegjësimit: Ne përpiqemi të edukojmë komunitetin tonë për rëndësinë e shqyrtimit të hershëm dhe të bisedave të hapura rreth kancerit dhe efekteve të tij.
– Mbështetja e shëndetit mendor: Duke ditur se 99% e pacientëve me kancer përjetojnë një formë të problemit të shëndetit mendor gjatë ose pas diagnozës së tyre, ne theksojmë nevojën për mbështetje të shëndetit mendor. Stigma që rrethon sëmundjen mendore shpesh i pengon individët të kërkojnë ndihmën që u nevojitet, dhe ne synojmë ta ndryshojmë atë narrativë.
– Solidariteti në Komunitet:
Ne besojmë se askush nuk duhet të përballet i vetëm me sfidat e një diagnoze të kancerit. Duke nxitur një komunitet mbështetës, ne mund të thyejmë ciklin e izolimit dhe druajtjes, duke i inkurajuar individët të kërkojnë ndihmë dhe të shërohen së bashku.
Bashkohuni me ne:
Së bashku, ne mund të krijojmë një të ardhme më të shëndetshme për komunitetin tonë dhe brezin e ardhshëm. Le të punojmë krah për krah për të thyer barrierat, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të siguruar që të gjithë të kenë akses në burimet e shëndetit mendor që meritojnë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një lëvizjeje për të ngritur komunitetin tonë dhe për të promovuar shërimin.
Na kontaktoni, ju lutem, nëpërmjet faqes tonë të internetit ose drejtpërdrejt. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim!

Fjala në anglisht:

Care for Albania: Empowering Our Community Through Awareness and Support.
About Us:
Care for Albania is a nonprofit organization based in Chicago, dedicated to enhancing the mental and emotional wellbeing of the Albanian-American community. We focus on three key pillars:

1. Raising Awareness: We organize various events throughout the year to educate the Albanian-American community about mental wellbeing and the importance of seeking help.

2. Supporting Institutions in Albania: We provide assistance to orphanages, nursing homes, and programs for children with disabilities in Albania, ensuring that vulnerable populations receive the care they need.

3. Mental Health Services: We offer both direct and indirect mental health support to Albanian-Americans in the U.S. and beyond, addressing the unique challenges faced by our community.

Annual Cancer Walk:
Our annual Cancer Walk is a vital event that we have hosted for the second consecutive year. This walk aims to support cancer patients, survivors, and their families, raising awareness about the impact of this disease on individuals and their loved ones.

Goals of the Event:
– Increase Awareness: We strive to educate our community on the importance of early screening and open conversations about cancer and its effects.
– Mental Health Support: Recognizing that 99% of cancer patients experience some form of mental health issue during or after their diagnosis, we emphasize the need for mental health support. The stigma surrounding mental illness often prevents individuals from seeking the help they need, and we aim to change that narrative.
– Community Solidarity: We believe that no one should face the challenges of a cancer diagnosis alone. By fostering a supportive community, we can break the cycle of isolation and shame, encouraging individuals to seek help and heal together.
Join Us:
Together, we can create a healthier future for our community and the next generation. Let’s work hand in hand to break down barriers, support one another, and ensure that everyone has access to the mental health resources they deserve. Join us for the Cancer Walk and be part of a movement to uplift our community and promote healing.
For more information about our events and initiatives, please visit our website or contact us directly. Together, we can make a difference!

 

TEKST: Skavica- Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Mungesë e theksuar e kryeministrit për transparencë në çështje delikate për qytetarët

Ferzileta Gjika, aktiviste në mbrojtje të Skavicës është përplasur me Edi Ramën gjatë takimit të kryeministrit me përfaqësues të shoqërisë civile në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjika përsërit thirrjet kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica mbi lumin Drin në Dibër, ndërsa i tha Ramës që Rruga e Arbrit është dështimi i madh i të gjitha qeverive pasi punimet me cilësi të dobët nuk po përfundojnë kurrë.

Përtej propagandës me “kasetë” të qeverisë, aktivistja përcolli tek Rama shqetësimin e banorëve të zonës së Dibrës duke shtuar se ky është një “gjenocid” që i bëhet 35 fshatrave të zonës të cilat fundosen nën ujë.

Në një lidhje ‘Skype’ ditën e sotme për ‘Kafe Shqeto’ ajo u shpreh se ne si qytetarë kemi të drejtë që t’u kërkojmë llogari ligjvënësve dhe të gjithë atyre që i kemi zgjedhur për të udhëhequr vendit dhe në rastin konkret ka i kërkuar transparencë për çështjen e Skavicës.

‘Edi Rama ka treguar se se as nuk jep llogari dhe as nuk përgjigjet në çështje aq delikate duke treguar një mungesë të theksuar transparence dhe kjo bëri që unë të insistoja më shumë, sepse nuk ka asnjë informacion për publikun sidomos për dibranët’– u shpreh aktivistja.

Deklarata e saj:

‘Fakti që unë nuk mora përgjigjen e pyetjes që i drejtova, por theksova që janë shtatë njësi administrative në Dibër që nuk kanë rrugë të komunikojnë me njëra-tjetrën, gjë thelbësore për jetesën në atë vend.

Meqë turizmi është prioritet për qeverinë, doja të dija përse nuk kanë investuar në këto njësi administrative që të kenë tjetër zhvillim dhe të zhvillohet Lugina e Drinit të Zi në vend që ta përmbysin atë me hidrocentralin e Skavicës.

Ai nuk u përgjigj, ndërkohë qe secili prej nesh kishte një minutazh të caktuar për të bërë pyetje e për të marrë përgjigje.

Megjithëse unë nuk mora përgjigje, insistova që ai ta jepte një të tillë dhe pastaj replika ka vazhduar.

Unë mendoj se ne si qytetarë kemi të drejtë që t’u kërkojmë llogari ligjvënësve dhe të gjithë atyre që i kemi zgjedhur për të udhëhequr vendit dhe ne si shoqatë kemi kërkuar transparencë për çështjen e Skavicës sepse nuk ka asnjë informacion për publikun sidomos për dibranët.

Kjo transparencë u theksua edhe në Gjykatën Kushtetuese që u zhvillua në Dhjetor të vitit 2023 dhe në Janar dhe kjo transparencë ka munguar e Rama ka treguar se as nuk jep llogari në përgjigjen e tij dhe kjo bëri që unë të insistoja në pyetjen e mia.’

Klea Sula/ Syri.Net

Mark, Edi Rama të ka emëruar “Shefin e Diasporës,” por ku është diaspora? Nga Agustin M. Mirakaj

Diaspora duhet të dijë të vërtetën dhe të kuptojë se si segmente të lidhura me qeverinë Rama po përpiqen ta paraqesin sikur diaspora mbështet Edi Ramën.
Jo, Mark, diaspora nuk përfaqëson Ramën dhe asnjë politikan shqiptar, sepse ajo ndodhet këtu në Amerikë për shkak të asaj politike të pistë që po zbraz Shqipërinë sot.
Ja si u organizua nga Mark Gjonaj mbledhja sekrete me dyer të mbyllura me Edi Ramën.
Emailet janë dërguar dhe, pas marrjes së konfirmimeve, Marku kërkonte të sigurohej për takimin përpara se të dërgohej adresa.
Skandaloze! Kjo është bërë posaçërisht për ta mbajtur takimin të mbyllur, që kryeministri të mos përballej me diasporën.
Mark, Edi Rama të ka emëruar “Shefin e Diasporës,” por ku është diaspora?
Aktivstja per Skavicën Ferzileta Gjika ishte aty, Mark u përpoqe t’i ndaloje fjalën.
Shqiptari nuk e ka zakon ti nderpres fjalën një gruaje shqiptare! Pse po bëhesh vegël e Edi Ramës?
Njerëzit aty nuk përfaqësojnë diasporën, por vetëm interesat e ngushta të tyre.
Ky takim duhej të ishte i hapur, që çdokush të kishte të drejtën e pyetjeve.
Ne në Amerikë nuk jemi nga qejfi, por për shkak të regjimit të parardhësve të kryeministrit, të cilët ti i përkrah.
Duhet të kuptosh se në Amerikë jemi të lirë, dhe nuk ka komunist që të kontrollojë jetën tonë. A.M

Si e pret diaspora Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në mënyrë madhështore nga diaspora e vendit të saj gjatë vizitës në SHBA.

Kjo pritje madhështore bie në kontrast me pritjen që iu rezervua Edi Ramës.

Ky i fundit u fut në një bunker me një grusht personash.

 

Edhe pse deklaroi se ishin të ftuar përfaqësues nga 100 organizata shqiptare, në fakt në sallë nuk ishin më shumë se 52 persona.

Image

Për më tepër, shumë prej tyre ishin zyrtarë të qeverisë.

Në krye të sallës qëndronin bashkëshortja e tij, Linda Rama, ministri Taulant Balla, ambasadori Ervin Bushati, kryebashkiaku Erion Veliaj, etj.

Ndërkohë, Rama bëri vetëm foton formale me presidentin amerikan, Joe Biden.

Kurse Vjosa Osmani pati takim me Biden dhe ishte e ftuar edhe në samitin ndërkombëtar për Ukrainën.

Rama nuk mori pjesë në këtë samit, duke qenë i përjashtuari i madh pasi në takim ishin të pranishëm me dhjetëra drejtues të lartë shtetesh.

Më poshtë disa nga fotot e takimit të Vjosa Osmanit në SHBA.

 

Valentin Lumaj to Mark Gjonaj: You often speak on behalf of Diaspora Cordinating Council nominated by Edi Rama

Dear Mark,
As an Albanian community activist, I have a couple of questions for you, regarding your post:
1-Obviously you were hosting the meeting. What is the motive that makes you alter the bloody red color of our Albanian flag to pink- purple color of Socialist Party of Albania?
2-You wrote about “over 100 community organizations” attending the meeting. By a simple counting, it results that there were about 65 people, to include at least 15 members of the Rama staff. In what circumstances, 50 people represent 100 organizations?
3-You wrote about United Diaspora. In your vision, how can the Albanian Diaspora be united in a meeting where invitations were sent to selected people who support Rama. Isn’t this an act of dividing the Diaspora rather than uniting it?
4-you often speak on behalf of Diaspora Cordinating Council.
This Council was nominated by Edi Rama and you have been initially appointed as a chairman directly by Edi Rama. Can you explain please, being selected and not elected, what moral or law of democracy gives you the right to represent Diaspora.
5-If, as you wrote, there were over 100 organizations’ representatives, why you didn’t use that chance to ask them for their vote to elect you as their representative, rather than being selected by Edi Rama?
6-since you and your Council claim to represent Diaspora, why would you always serve Edi Rama and you never took any initiative to gather Albanian organizations to discuss about the critical condition opposition of Albania.
Dear Mark, these are some straightforward civil questions to require straightforward civil answers.
Thank you in advance!
Valentin Lumaj

 

I nderuar z. Mark Gjonaj

Si aktivist I komunitetit shqiptar, kam disa pyetje për ju në lidhje me postimin tuaj:

1-Dukshem ju jeni organizatori i takimit. Cili është motivi që ju bën ju të ndryshoni ngjyrën e kuqe 🇦🇱 të flamurit tonë kombetar te shfaqur ne takim me ngjyrën rozë të Partisë Socialiste të Shqipërisë? (Sikurse duket ne ekranet)

2-Ju keni shkruar se “mbi 100 organizata komunitare” morën pjesë në takim. Nga një numërim i thjeshtë rezulton se ishin rreth 65 persona, duke përfshirë edhe të paktën 15 anëtarë të stafit të Ramës. Në çfarë rrethanash, 50 persona përfaqësojnë 100 organizata?

3-Keni shkruar për Diasporën e Bashkuar. Në vizionin tuaj, si mund të bashkohet diaspora shqiptare në një takim ku derguat ftesa vetem personave të përzgjedhur, te cilet mbështesin Ramën. A nuk është ky një akt i ndarjes së diasporës me shume sesa i bashkimit te saj?

4-Ju flisni shpesh në emër të Këshillit Kordinues të Diasporës.

Ky Këshill është propozuar nga Edi Rama dhe ju jeni emëruar fillimisht si kryetar direkt nga Edi Rama. A mund të shpjegoni ju lutem, duke qenë i përzgjedhur dhe jo i zgjedhur, çfarë morali apo ligji i demokracisë ju jep të drejtën për të përfaqësuar diasporën.

5-Nëse, siç shkruani ju, ishin mbi 100 përfaqësues të organizatave, pse nuk e shfrytëzove këtë rast për t’u kërkuar atyre votën për t’ju zgjedhur si përfaqësuesin e tyre, dhe jo si i përzgjedhur nga Edi Rama?

6-Meqenëse ju dhe Këshilli juaj pretendoni se përfaqësoni diasporën, pse i shërbeni gjithmonë Edi Ramës dhe nuk keni marrë asnjë iniciativë për të mbledhur organizatat shqiptare për të diskutuar gjendjen kritike të opozitës së Shqipërisë.

I dashur Mark, këto janë disa pyetje të drejtpërdrejta civile që kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta civile.

Faleminderit paraprakisht!

Valentin Lumaj

 

Mark Gjonaj dhe “Përfaqësimi” i Diasporës: A Po Bën Fushatë Për Edi Ramën? Nga Agustin M. Mirakaj

Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur ai përfaqëson një flamur rozë me ngjyrat e Partisë Socialiste të Edi Ramës?
Kjo pyetje po ngrihet nga shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk ndihen të përfaqësuar nga ai.
Për shumë prej tyre, duket sikur Gjonaj po bën fushatë në mbështetje të Edi Ramës, për të krijuar një iluzion se diaspora shqiptare është e bashkuar pas qeverisë aktuale.
Duke përdorur sloganin se diaspora do të votojë, ai mund të përpiqet të ndikojë tek perceptimi publik, duke pretenduar se mbështetja për Ramën është e madhe edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Por, realiteti është ndryshe. Edhe pse diaspora mund të votojë kundër, ka shqetësime se votat mund të manipulohen, dhe përfundimisht Edi Rama do të shpallë se Gjonaj, së bashku me diasporën, kanë mbështetur qeverinë e tij.
Është një lojë e rrezikshme politike, ku perceptimi dhe realiteti përzihen, dhe e ardhmja e diasporës dhe përfaqësimi i saj përdoret si një mjet për të arritur qëllime të fshehta. Në këtë kontekst, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë ndihen të tradhtuar dhe të përjashtuar, duke u bërë pjesë e një skeme që nuk reflekton aspak zërin dhe vullnetin e tyre të vërtetë.
Pra, a është Mark Gjonaj vërtet një përfaqësues i diasporës, apo njeriu i politikave të brendshme të Edi Ramës? Kjo është një pyetje që meriton një përgjigje të qartë dhe transparente.
Sa deputetë i ka premtuar Edi Rama, Markut???


Send this to a friend