Pjesa VI: PLAVA
Në një rrafshnaltë të gjërë, pranë lumenjëve të rrëmbyeshëm malor e plot me peshq, shtrihet zona e Plavës, e banuar nga popullatë malazeze dhe shqiptare.
Plava, përmban 23 fshatra, me 1360 shtëpi, me 3016 burra të armatosur, ndër të cilët 100 me pushkë dhe të tjerët me shpata, harqe, ushta, topuza.
Banorët e Plavës janë blegtorë. Çdo vit dërgojnë në Kotorr 200 kuaj të ngarkuar me thasë, të mbushur me lesh dhensh dhe me mallra të tejra si dyllë, djathë, drithra. Karvanët udhëtonin tre ditë e tre net për të arritur në tregun e Kotorrit.
Marrëdheniet e popullatës malazeze të Plavës, me malesorët shqiptarë nuk ishin fort të mira.
Banorët malazeze, ishin sulmuar dhe plaçkitur shpesh nga kelmendasit, që banonin në zonat e thella malore.
Per t’u mbrojtur nga sulmet dhe plaçkitjet e kelmendasve, turqit ndërtuan një fortesë përballë Kelmendit, ku u vendos një garnizon i vogël ushtarësh turqë, që ndikuan në mbrojtjen e banorëve të Plavës.
Në Plave janë disa fshatra, te banuar me malazezë dhe me albanezë:
– Trapane: Ka 72 shtëpi, me 187 burra të armatosur, me prijës Dragoe Lacov (Drago Lakov).
– Slatca (Slatka): Ka 72 shtëpi, me 78 burra të armatosur, me prijës Perisna Vojanou (Perisna Vojanov).
– Tresgnicvi (Treshnjevo): Ka 29 shtëpi, me 57 burra të armatosur, me prijës Andria Bojos.
– Slarieca (Slarieka): Ka 63 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Vuceta Raicev (Vuçeta Raiçev).
– Bosechi (Boziqi): Ka 80 shtëpi, me 200 burra të armatosur, me prijës Vucassin Raizev (Vukshin Raicev)
– Cechugni (Çekunji): Ka 42 shtëpi, me 100 burra, me prijës Dmitar Jovov (Demetro Jovov).
– Giulichi (Gjiuliçi): Ka 33 shtëpi, me 67 burra, me prijës Laco Milov (Lako Milov)
– Cormasi (Kormasi). Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Vuchssan Lallecin (Vuksan Lalecini).
– Pannosieniza (Panoshenica): Ka 70 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës Tomas Bratichiev (Bratiçev).
– Seoze (Seoca): Ka 40 shtepi, me 190 burra te armatosur, me prijës Hotas Nicollin (Nikolin Hotas).
– Lug (Lugu): Ka 60 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Boio Lalov (Bojo Lalov).
– Arssaniza (Arsanica): Ka 67 shtëpi, me 148 burra të armatosur, me prijës Nico Millov (Niko Millov).
– Ulottin Piccolo (Ulotini i Vogël): Ka 53 shtëpi, me 112 burra të armatosur, me prijës Pero Ivancev.
– Ulottin Grande (Ulotini i Madh). Ka 90 shtëpi, me 210 burra të armatosur, me prijës Pecin Boi
– Jovoino (Jovojno): Ka 29 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Bojo Vaxin (Bojo Vakshin).
– Comorani (Komorani): Ka 37 sshtepi, me 73 burra, me prijes Vuchssan Nicov (Vuksan Nikov).
– Joancovich (Jankoviç): Ka 47 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Rado Vuchov (Rado Vukov).
– Ribassi: Ka 90 shtëpi, me 220 burra te armatosur, me prijës Vulatro Juvanov.
– Crusuno (Krushevo): Ka 49 shtëpi, me 110 burra të armatosur, me prijes Dabisev Bracov (Dabizev Brakov).
– Grad (Gradi): Ka 60 shtëpi, me 140 burra të armatosur, me prijës Vuch Honessin (Vuk Honesin).
– Trepca (Trepça). Ka 70 shtepi, me 157 burra të armatosur, me prijës Lale Nicov (Lale Nikov).
– Dossago (Dosago): Ka 80 shtëpi, me 180 burra të armatosur, me prijës Lale Boiov.
– Gustigne (Gustinja): Ka 100 shtëpi, me 237 burra të armatosur, me prijës Bello Juvanin.
* * *
Në vitin 1612, në fshatin Gustinje, 3 orë rrugë larg nga Kelmendi, mbi një kodër të vogël, turqit ndërtuan një fortesë, me trarë të larte të ngulur në tokë, në qark 400 hapa gjatësi, të rrethuar me një kanal me ujë.
Këtë qendër të fortifikuar, ku rrinin 200 ushtarë këmbësor dhe 50 kuaj të kalorësve të gardës, turqit e quajtën Città Nuova (Qyteti i Ri). Fortesa kishte tre ura levizëse, që gjatë natës ngriheshin.
Fortesa u ndërtua nga komandanti i Podgoricës, turku Sem Zaus (Cem Çaushi), me qëllim të mbroheshin timaret (taksat) e mbledhura malësorëve të Pllavës dhe të Gucisë, të cilat grabiteshin nga kelmendasit. Zaus Aga i kërkoi ndihma Stambollit dhe Nasuf Pasha i dërgoi financimin e duhur për ndërtimin e kësaj fortese.
Në relacion, Mariano Bolica, thekson se kelmendasit grabisnin forcat turke, që transportonin mallrat e mbledhura nga taksat (të ardhurat në natyrë) dhe jo banorët e këtyre trevave.
Në vitet 1612 dhe 1613, malësorët e Kelmendit ishin ngritur kundër turqëve.
Ishin rreth 5380 kryengritës, që banonin në male, në zona pothuajse të paarritshëme. Ata nuk i paguanin timarin pushtueve turqë. Malësorët ishin të lidhur mes tyre e ndonëse jetonin në varfëri, ndihmonin njeri tjetrin, të bashkuar me besëlidhje, për të luftuar kundër pushtuesve turqë, sidomos kundër spahijëve, që transportonin taksat e mbledhura malësorëve. Kelemndasit shquheshin si luftëtar të aftë, të shkathët, për veprime të shpejta, të guximëshme dhe për aksione të sakta kundër forcave turke që i sulmonin.
Pushtimi turk, e rëndoi gjendjen e varfërisë të kelmendasve, andaj filluan luftën kundër tiranisë turke dhe njëkohësisht sulmonin dhe grabisnin karvanet e tregëtarëve, qe kalonin në rrugët për Podgoricë dhe Shkodër, si dhe zbrisnin në fshatrat poshtë në fushë, ku grabisnin bagetite dhe shtepite e fshatarëve.
Në 178 shtëpitë e Kelmendit, malesorët kishin mbledhur kuaj dhe paisje kuajsh, shpata e thika argjendi te zbukuruara me gurë të çmuar, kishin mallra me vlerë 100 – 200 çekine të arta, shumë enë dhe paisje ari e argjendi, si dhe shumë bagëti.
Malësoret ishin të armatosur me shpata, me harqe dhe ushta e vetëm 100 prej kishin pushkë.
Në vitin 1612, Stambolli dërgoi një ekspeditë ndëshkimore kundër kelemendasve, të komanduar nga i biri i Mehmet Pashës (ish sanxhakbeu i Hercegovinës, që e kishin vrarë gjatë një audience në Banja Luka).
Me të arrijt në Podgoricë, Pashai mblodhi 25 000 ushtarë e njëkohësisht i dërgoi Agait të Kotorrit, një letër kredenciale për rektorin dhe proveditorin e Kotorrit, të Shkelqyerin Zoti Bolica, të cilin e informoi për detyrën qe e kishin ngarkuar. Mesazhin e shoqëroi me një dhurate me vlera, i dërgoi një kalë rrace.
I shkëlqyeri Geronimo da Mollino (Jeronim Molino), një burrë i sjellshëm, i impenjuar në problemet publike, para se të arrinte Pashai, e informoi Senatin e Serenissima të Venecias, për këto manovra dhe qëllime të ushtrise turke kundër kelmendasve.
Ushtria turke me 25 000 ushtarë, u vendos në Podgoricë, ku qëndroi 3 muaj. Pas disa sulmeve sporadike, pa shumë dëme kundër kelmendasve, ushtria turke me tradhëti hyri në fshatin Biellopaulichi (Biellopauliçi), të banuar nga malazezët dhe mori robër 80 gra e femijë, një sasi të vogël bagëtie dhe i gjobiti banorët me 1000 dukate. Burrat e fshatit nuk mundën të ndërhynin, sepse ishin në mal dhe në fshatrat fqinje.
Pas kësaj ngjarje, kelmendasit i sulmuan forcat turke duke vrarë 300 spahij e duke iu marre kuajt dhe paisjet.
Në vitin 1613, Stambolli dërgoi një ekspeditë tjetër të komanduar nga Arsolan Pasha, i cili mobilizoi shumë ushtarë nga sanxhaqet e Prizrenit, Pejës, Dukagjinit, Kazanjiçit, Elbasanit, Zadrimës dhe të Shkodrës, të cilët i bashkoi me 15 000 ushtarët turqë të Malit të Zi, duke formuan një forcë të madhe me 60 000 ushtarë.
Për 24 ditë, këto ushtarë u stërviten në Podgoricë dhe me pas i nisën drejt Kelmendit.
Fillimisht, Arsolan Pasha urdhëroi të vëzhgohej lëvizja e popullatës në fshtarat kryesore të Kelmendit e më pas urdhëroi arrestimin e 80 banorëve, grave dhe fëmijëve, që i dërguan skllevër në Turqi.
Gjatë terheqies, në nje fshat fqinjë morën 15 robër dhe i gjobitën malësorët me 1000 dukate.
Kelmendasit organizuan prita kundër regjimenteve turke. Në një nga luftimet e para, mbetën të vrarë 30
ushtarë turqë dhe 50 kuaj. Kështu vazhduan me sulme të tjera, duke goditur forcat turke, që leviznin me vështiresi në ato terrene malore. Ushtarët turq, të tmerruar nga sulmet e kelmendasve, u kthyen në Podgoricë.
Në këto rrethana, komanda e regjimentit turk, kërkoi ndihmë nga garnizoni i Kastel Novo, që ndërhyri me shpejtësi kundër popullatës malësore, duke vrarë shumë banorë.
Ne fshatin Vasovikio (Vassoevichio), turqit dogjën 85 shtëpi dhe arrestuan 60 gra dhe fëmijë, që ishin fshehur për tu mbrojtur. Gjatë tërheqies për në Podgoricë, turqit i vranë robërit e pafajshëm.
Me lëvizjen antiturke të Kelmendasve, u bashkuan dhe banorët e sanxhaqeve të tjere, si psh në Kazanjiç kryengritësit sulmuan dhe vranë 70 turq, kryengritësit e Pejës vranë 60 turq dhe 80 kuaj të spahijve.
Gjatë tërheqies për në Podgoricë, kur turqit po kalonin në një shteg të ngushtë, të quajtur Chusef Lug (Lugu i Kusefit), malësorët kryengritës vranë 40 ushtarë turqë dhe morën 70 kuaj dhe mushka me ngarkesat.
Fitoret e kelmendasve, e detyruan komandën turke të firomosi armëpushimin dhe shkëmbimin e robërve. Turqit u detyruan të lirojne 152 malësor robër dhe të paguajnë 1000 dukate dëmshpërblim, ndërsa kryengritësit në shkëmbim liruan 160 robër turq, por mbajtën 220 kuaj që u kishin kapur, nga të cilët 60 të ngarkuar me paisje, mallra dhe ushqime.
Me këtë marrëveshje të 10 tetorit 1613, pas dy vite luftimesh, kelemndasit mundën të gëzonin lirinë në malet e larta e të egra.
* * *
Në vitin 1604, kur rektor dhe proveditor i Kotorrit ishte i shkëlqyeri zoti Marco da Mollin (Marko Mollin), në Podgoricë shkoi Sanxhakbeu i Shkodrës Allibeg Memi Begovich (Ali Beg Memi Begoviç), nipi i Feris Pashës, komandantit të Madh të Hungarisë. Pashai i ri, kishte shërbyer në Pashallekun e Bosnjës me residencë në Banja Luka, si dhe ishte Sanxhakbeu i Hercegovinës, me cilësinë e Arpaluc (Arpaluk).
Ali Beg Memi Begoviç, me ta arijt ne Podgorice, dergoi letra rektorit te Kotorrit, si dhe mikut te tij Mariano Bolica. Vetë proveditori e shoqëroi me shumë kortezi Ali Begun deri në Podgoricë. Marian Bolica, ishte mik i sanxhakbeut, madje kur kishte shërbyer luogotenent i të vëllait Hibraimbeg (Ibrahim Begu, Pashai i Canissa – Kanisa), e kishte marrë Ibrahim Begun në shtëpinë e tij në Kotorr, për ta kuruara për sëmundjen dhe për t’u përkujdesur për shëndetin e tij.
Snxhakbeu i Shkodrës Ali Beg Memi Begoviç, në krye të ushtrisë, pasi la Podgoricën vazhdoi marshimin për në zonat e thella. Gjatë udhëtimit nëpër Mal të Zi, Sanxhakbeu vendosi rregulla të forta për mbledhjen e tributeve. Në veçanti dërgoi 3000 ushtarë kundër Kuçit, duke iu kërkuar malësorëve rrebela të Kuçit Albanez, të respektonin ligjet e Perandorisë.
Rrugës për në Gliescopoglie (Liskopolje), ushtria turke dogji fshatrat Stagnevich (Stanjeviç) dhe Goriza (Gorica), por kur po ngjitej malit, në një grykë të ngushtë, u sulmua nga kryengritësit malazezë dhe albanezë. Gjatë luftimeve kryengritësit plagosën Sanxhakbeun Ali Beg Memi Begoviç, vranë 100 ushtarë turqë, bashkë me komandantin e tyre dhe Saban Chiechaia (Shaban Qehaja), që ishte zëvëndësi i sanxhakbeut. Duke përfituar nga errësira, ushtarët turq u tërhoqën në kampin e tyre.
Kuçi Albanez ishte nyje me rëndësi në udhëtimin e postjerëve nga Kotorri në Podgoricë dhe me pas deri në Kostantinopjë, andaj autoritet turke kërkonin ta mbanin nën kontroll.
Ky rrugëkalim quhej Rruga e Vjetër e Kuçit dhe vazhdonte nëper 2. Plava, 3. Peja, 4. Novosello Planina, 5. Cerniza (Cernica), ku bashkohej me rrugën tjetër nga Reka ne Filpopoli me destinacion Kostantin-opoja. Udhëtimi në këtë rrugë zgjaste 5 ditë.
Krahas rrugës të Kuçit, letërdërguesit ndiqnin dhe Rrugën e Re nga Kotorri në Hervegovinë, me drejtimin 1. Pliesivzi, 2. Dobranci, 3. Millo Cognichi (Konjiki), 4. Brodaresso, 5. Scenize (Shenica), 6. Novo Pasaro (Pazari i Ri), 7. Dmitroviza, 8. Prishtina, 9. Cerniza (Çernica), 10. Caiva Rieca (Kaiva Reka), 11. Corniza (Kornica), 12. Samovzi (Samovci kishte 21 mullinj, me farka per punimin e hekurit), 13. Sanxava (Sanksava), 14. Plovdin – Filipopoli, 15. Siroviza (Shirovica), 16. Harmanlia, 17. Tecie, 18. Haps, 19. Bargas, 20. Chiorlia (Kiorilia), 21. Chiembargas (Çiembargas), 22. Kostantinopoja. Udhëtimi ne rrugen e re zgjaste 9 dite.
Për t’iu garantuar siguri udhëtimi leterdërguesve, senati i Kotorrit kishte ngarkuar Mariano Bolica të bënte traktativa dhe marrëveshje me kapotributë e Malit të Zi, të Kuçit, Grudës, Plaves dhe Kelmendit, madje iu paguhej një tribut për kontributin bashkëpunimin. Kështu Hasan Hergelviçit të Grudës i paguanin 12 tallere në vit, po 12 tallere në vit i paguanin kontit Lale Drekalov dhe kontit Niko Raicov të Kuçit, të cilët impenjoheshin të mbronin letërdërguesit gjatë udhëtimit nëpër Kuç dhe Kelmend deri në Stamboll dhe kthimin në Kotorr.
Letërdërguesit që ndiqnin rrugën e vjeter, pasi kalonin Podgoricën ndalonin ne Vila Sllatica të kontit Lasso, nipi i priftit Radonja. Lassos i paguheshin 80 skude ne vit, si shpërblim për raportet e mira me senatin e Kotorrit dhe për ndihmën në mbrojtjen e letërdërguesve. Njerezit e ngarkuar nga Lasso i shoqëronin letërdërguesit deri ne Grude, ku i dorezonin te Hasan Hergelviçi, i cili ngarkonte njerëzit e tij për t’i shoqëruar deri në Plavë.
* * *
Udhëtimi i Mariano Bolica vazhdoi dhe jasht Sanxhakut të Shkodres, kësisoj vizitoi qytetet Durrësi, Lezha (Alessio), Kruja. Në shenimet per keto vizita na jep disa tëdhë na të rëndësishme:
Në rrugën nga Shkodra deri në Durrës vizitoi:
– Pulagni (Pulanji): Ka 20 shtëpi me 50 banorë.
– Renesi (Rrenc), Ka 100 shtëpi me 200 banorë.
– Qyteti Alessio (Lezha). Ka rezidencën ipeshkevi i Dioqezës së Lezhës.
Qyteti ka 500 shtëpi dhe mund të organizoi mbledhjen e 700 burrave të armatosur; me prijës Nasor
Castelnovo (Hercegnovi).
– Matthia (Bregu i Mates): Ka 40 shtëpi me 100 burra të armatosur.
– Omuragni (Omuranji): Ka 20 shtëpi dhe 50 burra të armatosur.
– Lalli (Lalëzi): Ka 100 shtëpi dhe 250 burra të armatosur.
– Sanbasto (Sebaste): Ka 40 shtëpi dhe nxjerr 100 burra të armatosur.
Nga Sebaste, shkruan Marino Bolica, shkohet në Krujë, që është larg vetëm 4 milje.
– Kruja është qytet mbretëror, selia e të madhit kapedan Gorgio Castriotti Skanderbeg.
Qyteti ka kalanë mdhështore, e ndërtuar në majën e një kodre.
Poshtë qytetit të Krujes shtrihen fshatrat:
– Xegagni (Zheji): Ka 20 shtëpi dhe nxjerrë 50 burra të armatosur.
– Bellagni (Belaj): Ka 40 shtëpi dhe nxjerrë 100 burra të armatosur.
– Pres (Preza): Është një cittadella (qytezë), me keshtjellën të ndërtuar në majën e një kodre dhe rreth
saj janë të shpërndara shtëpi të shumta.
Preza ka rreth 150 shtëpi dhe nxjerre 350 burra të armatosur.
– Lazzi (Laçi): Ka 300 shtëpi dhe nxjerrë 700 burra të armatosur.
– Sanzach (Shijak): Ka 150 shtëpi dhe nxjerrë 370 burra të armatosur.
– Santa Lucia d’ Arzenta (Shen Luçia e Erzenit): Ka 50 shtëpi dhe nxjerrë 150 burra. Fshati shtrihet në anën
tjetër të lumit Erzen
– Durazzo (Durrësi). Është qytet antik i Albania, i shtrirë buzë detit, në një gji të gjërë.
Durrësi është port i rëndësishme.
Agaj i Durrësit, është turk, quhet Elesbegh (Elez Beu).
Durrësi ka pak banorë. Pranë qytetit ndodhen dy fshatra:
– S. Nicolo di Guri (Shenkolli i Gurit): Ka 10 shtëpi me 35 banorë.
– Selletta (Selita): Ka 100 shtëpi, me 250 burra të armatosur.
Në këtë kronikë të pasur, Marian Bolica jep informacione kush janë portet e Albanisë, për thellësinë e lumenjëve në grykë derdhjet në det, duke filluar nga Buna e deri në portin e Vlorës.
– Buna ka 5 – 6 – 7 kembe thellesi dhe favorizon lundrimin e çdo varke, anije dhe galerave të vogëla.
– San Zuane di Madua. (Shengjini): Thellesia e ujit 3 – 4 kembe.
– Prin (Drini), nga ku shkohet në Alessio (Lezhë), lumi ka thellësi 4 këmbë.
– Mattia (Mati): Thellësia e ujit 4 këmbë.
– Ismo (Ishmi): Thellësia e ujit 5 këmbë.
– Arzenta (Erzeni): Thellësia e ujit 3 këmbë.
– Vovissa (Vjosa) Thellësia e ujit 5 këmbë.
– Santa Anastasia ponta di Redoni, është port.
– Shen Piero jasht Redoni, është port.
– Cavo de Palli (Bishti i Palles), nga ana e Durrësit është port.
– Cavo de Lachi, është port.
– Bascotto (Bashota): Thellësia e ujit 3 këmbë.
– Pollona (Apollonia): Thellësia e ujit 4 këmbë.
– Vallona (Vlora), është port.
Komentet