Samiti i parë virtual BE-Ballkan Perëndimor, i koordinuar nga Kroacia, ishte një mundësi për të treguar solidaritetin dhe unitetin e Europës. Por, megjithë krizën për ekzistencë që mbërtheu mbarë kontinentin, samiti nuk i përmbushi pritshmëritë. Për të parandaluar kolapsin ekonomik dhe zgjerimin e pabarazisë në kushtet e jetesës në të gjithë Europën, Ballkanit nuk i nevojitet vetëm ndihmë për të kapërcyer pandeminë, por mbi të gjitha një udhërrëfyes specifik për anëtarësimin në BE.
I planifikuar si një nga ngjarjet kryesore të Presidencës së BE-së të Kroacisë, Samiti i Zagrebit do mblidhte udhëheqësit për herë të parë që nga Samiti i Sofjes i majit 2018. Ai qartësisht do të niste takimet vjetore midis kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të anëtarëve të BE-së. Fatkeqësisht, në Deklaratën e Samitit nuk u përmend zgjerimi i Bashkimit dhe u la të ikte një mundësi e rëndësishme për dërgimin e një mesazhi të qartë mbi përfshirjen.
Popullsia e përgjithshme e të shtatë shteteve të Ballkanit Perëndimor është nën 18 milion, ndërsa ajo totale e BE-së i kalon 446 milion. Një qëllim parësor i Bashkimit duhet të jetë përfshirja e shoqërive që tashmë bashkëveprojnë ngushtë me shtetet anëtare, qoftë kjo përmes punës, udhëtimit, tregtisë, studimit, martesës, etnisë, fesë ose formave të tjera të veprimtarisë. Nëse pandemia na ka mësuar diçka, ajo është se Europa (duhet) të jetë fizikisht dhe psikologjikisht e bashkuar dhe se ndarja dobëson çdo shtet.
Samiti virtual mundësoi disa lehtësime dhe përfitime materiale, pasi liderët e BE-së pohuan mobilizimin e rreth 3.3 miliardë euro në ndihmë të rajonit për të kapërcyer ndikimin më të keq të pandemisë. Ata gjithashtu premtuan një “plan ekonomik dhe investimesh” të mirëfilltë në vjeshtë, me alokime specifike për shëndetin, arsimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç përshëndeti përparimin në prokurimin e përbashkët të pajisjeve mjekësore gjatë krizës dhe zhvillimin e një mekanizmi të përhershëm të prokurimit për të përmbushur nevojat në rritje.Për shkak të rëndësisë së turizmit për shumë ekonomi të BE-së, Plenkoviç gjithashtu propozoi hapa të përbashkët që synojnë hapjen e kufijve për turistët në përputhje me rekomandimet epidemiologjike.
Një hap i parë i rëndësishëm (ishte), kur në mars, BE përfundimisht vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por samiti i Zagrebit nuk arriti të aprovojë propozimin e Komisionit të BE lëshuar në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, dinamik dhe të parashikueshëm. Meqë kanë arritur (fazën e) negociatave të pranimit në BE, Serbia dhe Mali i Zi kanë nevojë për një nxitje urgjente për anëtarësim, përfshirë udhëzime dhe caktime datash më të qarta. Një proces i tillë gjithashtu do të stimulonte Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të vënë në jetë reformat e nevojshme në përputhje me ligjet e BE-së.
Paketa e ndihmës për pandeminë është e nevojshme, por në fund të fundit, e pamjaftueshme. Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Europës, por në ndryshim nga vendet më të reja anëtare të Europës Qendrore, Ballkanit Lindor dhe Balltikut, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë marrë ndihmë të konsiderueshme zhvillimi për të kompensuar deficitin e tyre tregtar me BE, i cili vlerësohet si mbi 100 miliardë euro. Atyre gjithashtu u është mohuar hyrja në fondet strukturore dhe të kohezionit të BE-së që mund të rrisin performancën ekonomike përpara se të arrijnë anëtarësimin. Fondet e tilla ishin thelbësore për rritjen e qëndrueshme të Europës Qendrore. Në të vërtetë, modeli i pranimit i Europës Qendrore, ku ndikimi i hyrjes mbi institucionet kombëtare u vlerësua më efektiv sesa kryerja e një procesi të zgjatur të harmonizimit dhe kushtëzimit, duhet rishikuar.
Është qartësisht në interesin e BE-së që të përshpejtojë strategjinë e saj të pranimit. Kjo do të ndihmojë në uljen e emigrimit masiv nga rajoni drejt vendeve anëtare, në dobësimin e populizmit radikal, zvogëlimin e mosmarrëveshjeve territoriale të përqendruara në etnicitet, dhe në bërjen ballë të/përballimin e ndikimeve negative nga Rusia, Kina, Irani dhe Turqia. Është hipokrizi që liderët e BE-së të ankohen për ndikimin kinez dhe rus kur është vetë hezitimi i tyre ndaj zgjerimit që ka rezultuar në një hapje më të madhe të rajonit ndaj joshjeve të Moskës dhe Pekinit.
Sapo pandemia të merret nën kontroll, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnje-Hercegovinë, e ndoshta edhe në Kosovë janë planifikuar të mbahen zgjedhje të përgjithshme. Për të parandaluar radikalizimin dhe zhgënjimin e popullit me projektin e integrimit europian, BE duhet të ofrojë një perspektivë më të qartë, e cila do të ketë jehonë në popullin e irrituar.
Për BE-në, Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë një detyrim gjeostrategjik dhe jo një problem periferik. Lidhja e këtyre vendeve me Europën institucionale duhet të jetë një përparësi kryesore. Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, pa Ballkanin Perëndimor projekti Europian është i papërfunduar, pasi rajoni është i rrethuar nga shtetet e BE-së. Pandemia e COVID-19 duhet të shërbejë si një mësim që asnjë vend nuk mund të izolohet ose të mbahet në distancë. Europa është aq e fortë sa lidhjet e saj më të dobëta.
Dita 68, Albania
A TEST OF EUROPEAN UNITY
Janusz Bugajski, 8 May 2020
The first virtual EU-Western Balkan Summit coordinated by Croatia provided an opportunity to demonstrate European solidarity and unity. But despite the existential crisis gripping the entire continent the Summit fell short of expectations. To prevent economic collapse and widening disparities in living conditions across Europe, the Balkans not only need help to emerge from the pandemic but above all a specific roadmap for EU accession.
The Zagreb Summit was planned as one of the main events of Croatia’s EU Presidency, gathering leaders for the first time since the Sofia Summit in May 2018. It will evidently launch annual meetings between the Western Balkan capitals and EU members. Unfortunately, the Summit Declaration did not mention Union enlargement and missed an important opportunity for sending a clear message of inclusion.
The combined population of the seven West Balkan states is under 18 million, while the EU total exceeds 446 million. A primary goal of the Union must be to include societies that already interact intimately with member states, whether through work, travel, trade, study, marriage, ethnicity, religion, or other forms of activity. If the pandemic has served any lessons it is that Europe is physically and psychologically connected and that division weakens each state.
The virtual Summit provided some relief and material benefits, as EU leaders confirmed to mobilize some €3.3 billion in assisting the region overcome the worst impact of the pandemic. They also pledged a substantial “economic and investment plan” in the autumn, with specific allocations for health, education, and social development. Croatia’s Prime Minister Andrej Plenkovic welcomed progress in the joint procurement of medical equipment during the crisis and the development of a permanent procurement mechanism to meet growing needs. Because of the importance of tourism for many EU economies, Plenkovic also proposed joint steps aimed at opening borders to tourists in line with epidemiological recommendations.
In an important first step in March, the EU finally decided to open accession negotiations with Albania and North Macedonia. But the Zagreb summit failed to endorse the EU Commission proposal issued in February to make the accession process more credible, dynamic, and predictable. Having already achieved EU accession talks, Serbia and Montenegro urgently need a boost toward membership, including clearer guidelines and timetables. Such a process would also incentivize Albania and North Macedonia to push through necessary reforms in line with EU laws.
The pandemic aid package is necessary but ultimately insufficient. The Western Balkans are an integral part of Europe, but in contrast to the newest member states in Central Europe, the Eastern Balkans, and the Baltics, the Western Balkan countries have not received significant development aid to offset their trade deficit with the EU, estimated,] at over 100 billion euros. They have also been denied access to the EU’s structural and cohesion funds that can boost economic performance before attaining membership. Such funds were essential for sustainable growth in Central Europe. Indeed, the Central European model of accession needs to be revisited where the impact of entry on national institutions was deemed more effective than conducting a prolonged process of harmonization and conditionality.
It is clearly in the EU’s self-interest to hasten its accession strategy. This would help reduce mass migration into member states from the region, undercut radical populism, curtail ethno-centered territorial disputes, and counter negative influences from Russia, China, Iran, and Turkey. It is hypocritical for EU leaders to complain about Chinese and Russian influence when it is their own enlargement hesitation that has resulted in greater regional vulnerability to enticements from Moscow and Beijing.
Once the pandemic subsides, national elections are scheduled to be held in Serbia, Montenegro, Northern Macedonia, Bosnia-Herzegovina, and possibly in Kosova. To prevent radicalization and public disillusionment with the European integration project a clearer EU perspective must be offered and resonate among a frustrated public.
The Western Balkans remain a geostrategic obligation for the EU and not a peripheral problem. Tying these countries into institutional Europe should be a top priority. According to the German Foreign Minister Heiko Maas, without the Western Balkans the European project is unfinished because the region is surrounded by EU states. The COVID-19 pandemic should serve as a lesson that no country can be isolated or kept at a distance. Europe is only as strong as its weakest links.
Komentet