VOAL

VOAL

Sali Berisha ! Problemi dhe zgjidhja ! Nga Nebil Çika

May 30, 2016

Komentet

Matrioshkat e Zvërnecit – Nga Lindita Çela

 

Credits: shteg.org – Matrioshkat e Zvërnecit

Llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më 2 qershor 2026, por dy institucionet që vendosën mbi këtë masë, prokuroria dhe gjykata, deklaruan se në këtë fazë të “hetimit” nuk kanë njoftim për të ndarë me median. Mendohet se shuma e sekuestruar është 200 mln dollarë në një bankë të nivelit të dytë, në kuadër të hetimit që SPAK ka nisur mbi projektin turistik luksoz në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Hetimi ka nisur mbi dyshimet ngritura se tjetërsimi i pronësisë së tokës gjatë vitit 2024, i hapën rrugë zhvillimit të projektit në një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të Shqipërisë.

Kompania, në pronësi të sipërmarrësve nga Katari, vëllezërve Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, ka blerë sipërfaqet e tokës ku planifikohet ndërtimi i resortit dhe konsiderohet një hallkë kyçe në realizimin e investimit.

Projekti përfshin ishullin e pabanuar të Sazanit dhe qindra hektarë të peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë, një ekosistem bregdetar me rëndësi të veçantë për biodiversitetin.

Megjithëse investimi është lidhur publikisht me kompaninë “Affinity Partners” të Kushnerit dhe investitorët nga Katari, leja e zhvillimit është miratuar për kompaninë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania ka adresën në katin e 12-të të kullës European Trade Center (ETC) në Tiranë. Dokumentacioni publik tregon vetëm një administrator shqiptar, Andi Jorgji, dhe një kapital fillestar prej 5 milionë lekësh.

Ndërkohë, projekti është shoqëruar me kundërshtime të forta nga qytetarë dhe organizata mjedisore. Protestat nisën në fund të muajit maj, pasi në zonën e Zvërnecit u vendosën gardhe që kufizuan hyrjen e banorëve dhe turistëve në plazh. Demonstratat janë shtrirë edhe në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar ndalimin e projektit, mbrojtjen e zonës së mbrojtur dhe transparencë mbi procedurat që i hapën rrugë investimit.

Tensionet u rritën pas publikimit të pamjeve ku roje private të sigurisë shfaqeshin duke dhunuar dhe tërhequr zvarrë një protestues. Pas incidentit, autoritetet revokuan licencat e dy kompanive të sigurisë private, arrestuan një roje sigurie dhe morën masa ndaj drejtuesve lokal të policisë. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimi do të vijojë pavarësisht hetimeve, çështja po tërheq vëmendje të gjerë publike për shkak të përmasave ekonomike të projektit, hetimeve mbi pronësinë e tokës dhe rëndësisë mjedisore të zonës ku ai pritet të zhvillohet.

Drejtorët hije të projektit

Credits: shteg.org – Drejtorët hije/Ilustrim

Më 13 gusht 2024, në vapën e rëndë të Tiranës, një zyrtar regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shtypi butonin “Aprovo”. Në atë sekondë lindi zyrtarisht shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k. Zyrat e saj u vendosën lart, në katin e 12-të të kullës European Trade Center (ETC), përgjatë Bulevardit Bajram Curri. Gazetarët e “shteg.org” nuk gjetën asnjë shenjë të kësaj kompanie me një emër që premton zhvillim ndërkombëtar. E vetmja gjë që rezulton në letër është një administrator shqiptar të quajtur Andi Jorgji dhe një kapital fillestar prej 5,000,000 lekësh.

Gjurmët e letrave të çojnë drejt veriut të Europës, në një zyrë sterile “kutie postare” në katin e parë të World Trade Center në Amsterdam, ku dy persona në hije, një shtetas rus dhe një shtetase bullgare, thurën një rrjet kompanish me vlerë “1 Euro”.

Për të kuptuar se si u projektua kontrolli i Zvërnecit, duhet të kthejmë kohën pas, saktësisht dymbëdhjetë ditë përpara se kompania shqiptare të hapej.

Është data 1 gusht 2024. Ndërsa në Shqipëri flitej nën zë për planet e mëdha të resorteve në Pishë Poro, në Amsterdam të Holandës regjistrohet një kompani e quajtur “Universal Properties Projects B.V.”. Adresa e saj është “Strawinskylaan 1431, 1077XX Amsterdam”. Ajo nuk ka zyra fizike, as punëtorë dhe as fabrika. Është një kompani “guaskë” (shell company). Kapitali i saj i themelimit është 1 Euro.

Kjo kompani me vlerë sa një kafe e thjeshtë u krijua me një qëllim të vetëm, të zbriste dymbëdhjetë ditë më vonë në Tiranë dhe të blinte 100% të aksioneve të kompanisë shqiptare “Zvërnec South Adriatic Development”, duke injektuar atje kapitalin prej 5,000,000 lekësh.

Në industrinë offshore, kompanitë guaskë vendosen gjithmonë brenda njëra-tjetrës, si kukullat ruse “Matrioshka”.

Dokumentet e Orbit tregojnë se shoqëria 1-euroshe “Universal Properties Projects B.V.” zotërohet plotësisht nga një tjetër entitet më i vjetër dhe më i sigurt, “Interroyal B.V.”, e cila ndan saktësisht të njëjtën adresë: “Strawinskylaan 1431, Amsterdam”. E krijuar më 10 qershor 2004 me një kapital prej 18,000 eurosh.

Kontrolli kapital i Interroyal B.V. ndahet mes dy personave që ligjërisht mbajnë statusin Pronar Përfitues Fundor.

Nikita Maximovich Vinogradov, një shtetas rus i lindur më 7 shkurt 1991, i cili kontrollon mbi 25% të aksioneve në hije, dhe Zoya Georgieva Gyurova, një shtetase bullgare e lindur më 17 tetor 1988, e cila gjithashtu kontrollon mbi 25% të aksioneve.

Të dy këta persona nuk janë investitorë të pasurive të paluajtshme që kanë zbritur në Vlorë me shpurën e investitorëve strategjikë. Ata janë “drejtorë” profesionistë.

Kur gazetarët kërkuan për biografinë publike të Nikita Vinogradov apo Zoya Gyurova, sistemi Orbis nxjerr një fjalë të thjeshtë e të ftohtë: “No data available”. Ata nuk ekzistojnë në konferenca biznesi, nuk kanë intervista dhe as profile publike. Megjithatë, ata kontrollojnë miliarda në letra.

Dokumentet zbulojnë se Nikita Vinogradov është zyrtarisht Drejtori i Përgjithshëm (“Algemeen Directeur”) i Dutch Trust Management B.V. që nga viti 2019. Kjo kompani trusti është “makineria” që administron adresën “Strawinskylaan 1431” dhe që mbron sekretet e klientëve në mbarë botën. Zoya Gyurova është partnerja e tij ekzekutive në të njëjtin bord.

Ata janë specialistë të krijimit të paravanëve ligjorë. Vinogradov mban 7 role aktive në 6 kompani të ndryshme holandeze, ndërsa Gyurova menaxhon një rrjet edhe më mbresëlënës me 12 role aktive në 10 kompani të ndryshme.

Se sa të fuqishëm janë këta dy “menaxherë hijesh”, këtë e tregojnë dy fije të tjera të padukshme që zbulon regjistri i Orbit. Njëra që të lidh me pushtetin gjeopolitik të Pekinit dhe tjetra me atë të Tiranës.

Gjurmët e pronarëve përfitues të projektit në Zvërnec

Credits: Facebook – Në një fotografi grupi të publikuar nga vizita në Zvërnec, Ivanka Trump dhe Kryeministri Edi Rama shfaqen së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë, mes të cilëve është i pranishëm edhe Musa Kastrati.

Mëngjesin e 30 majit, në telefonat e disa mediave në vend u shpërnda deklarata e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, në të cilën thuhej se po përballej me një fushatë dezinformimi dhe përpjekje për të diskredituar projektin turistik në Zvërnec. Sipas saj, investimi prej mbi 4 miliardë eurosh po zhvillohet në përputhje me ligjin, mbi prona private të blera ligjërisht dhe me mbikëqyrjen e institucioneve shqiptare. Kompania thekson se projekti synon të krijojë mijëra vende pune, të respektojë standardet mjedisore dhe të kontribuojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare, ndërsa premton se dokumentacioni teknik dhe mjedisor do të bëhet publik pas përfundimit.

Ndonëse deklarata u paraqit si një reagim zyrtar i kompanisë zhvilluese, gjurmët e shpërndarjes së saj çojnë edhe te aktorë të tjerë. Sipas burimeve të “shteg.org”, dokumenti u qarkullua fillimisht nga stafi i marrëdhënieve me publikun të Kastrati Group, përpara se të publikohej në faqen zyrtare të kryetares së Bashkisë së Vlorës. Përfshirja e emrit të grupit nuk kalon pa u vënë re, sidomos në dritën e fotografive të publikuara nga vizita e Ivanka Trump në Zvërnec, ku mes personave që e shoqëronin shfaqej edhe Musa Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati.

Kompania Kastrati Group nuk iu përgjigj pyetjeve për koment. Po ashtu, as Bashkia e Vlorës dhe institucionet e tjera të shtetit shqiptar të përfshira në këtë projekt.

Shteg.org nuk mundi të kontaktonte asnjë prej përfaqësuesve të “Zvërnec South Adriatic Development”, por pronarët përfitues të saj, shtetasi rus Nikita Vinogradov dhe bullgarja Zoya Gyurova, referuar dokumenteve të OpenCorporates, rezultojnë po ashtu si pronarë përfitues edhe në “AIR BP ALBANIA”, një kompani me objekt veprimtarie tregtimin e karburanteve të avionëve, me seli të zyrave qendrore në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe atë të Aeroportit të Kukësit.

Përfshirja e tyre vjen si rrjedhojë e strukturës korporative të shoqërisë holandeze United World Technologies B.V. (e cila zotëron 50% të aksioneve të Air BP Albania). Kjo kompani operon përmes një modeli të mbyllur “Trust-i”, ku pronësia e plotë kontrollohet nga fondacioni menaxhues Stichting Administratiekantoor United World Technologies dhe administrohet nga Dutch Trust Management B.V. Për shkak të kësaj strukture fiduciare, ku investitorët e fundit kapitalë apo përfituesit realë nuk identifikohen nominalisht në regjistrat publikë, ligji parashikon që si pronarë përfitues të regjistrohen pikërisht përfaqësuesit ligjorë të strukturës më të lartë, që në këtë rast janë Gyurova dhe Vinogradov.

Analiza e kompanive të tjera që kjo dyshe përfaqëson në Holandë tregon se roli i tyre shkon përtej administrimit formal të disa shoqërive. Dokumentet e regjistrit Orbit zbulojnë dy lidhje domethënëse që ndihmojnë për të kuptuar peshën e tyre në botën e korporatave ndërkombëtare: njëra të çon drejt interesave të lidhura me gjigantin shtetëror kinez të energjisë, ndërsa tjetra drejt një prej rrjeteve më të fuqishme të biznesit në Shqipëri.

Dokumentet e provojnë se më 25 nëntor 2025, shtetasi rus Nikita Vinogradov dhe bullgarja Zoya Gyurova u emëruan që të dy si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të kompanisë “Bestuurder; Directeur B” në kompaninë “SOIHL Netherlands Investment B.V.”. Edhe këto kompani kanë po të njëjtën adresë në Amsterdam, rrugën Strawinskylaan 1431.

Ky entitet është krahu i investimeve offshore i “Sinopec Overseas Investment Holding Limited”, gjiganti shtetëror i naftës dhe gazit i qeverisë së Kinës. Në këtë bord, “pronarët përfitues” të Zvërnecit ulen krah për krah me zyrtarë të lartë kinezë si Ning Li dhe Baosheng Zhang, duke menaxhuar flukset e naftës kineze.

Dokumenti i Orbit për Zoya Gyurova tregon një lidhje të dokumentuar të nivelit të parë me Klodian Allajbeu.

Gyurova ka shërbyer në bordin e kompanisë “Media A.B.C. Holding B.V.”, një entitet i regjistruar midis Holandës dhe Cambridge-it në Britaninë e Madhe. Përmes këtij pozicioni, dokumentet investigative e lidhin atë direkt me rrjetin e kontrollit të Spitalit Amerikan në Shqipëri, duke përfshirë personat e lidhur të Nivelit 2 si Dr. Iris Allajbeu, Mario Karaj, Andrei Christian Krikliwy dhe Samsara Hamzaraj.

Sipas dokumenteve të referuara, Vinogradov dhe Gyurova shfaqen në role drejtuese dhe përfaqësuese në struktura korporative jashtë Shqipërisë, të cilat lidhen edhe me kompani aktive në vend, ndërsa mënyra e ndarjes së pronësisë përfituese mbetet e ndërmjetësuar nga struktura të ndërlikuara juridike ndërkombëtare.

“Wag the Dog”

Credits: LSA – Foto nga protesta

 

Kur një kryeministër del përpara kamerave për të menaxhuar një krizë të madhe publike, ai zakonisht ofron një zgjedhje: midis vizionit të tij për progres dhe “prapambetjes” së kritikëve të tij. Pas javësh të tëra tensioni në bregdetin e Vlorës, Edi Rama zgjodhi pikërisht këtë rrugë.

I gjendur përballë një dallge zemërimi popullor, të ndezur nga videoja e një protestuesi që tërhiqej zvarrë pas një gardhi me tela me gjemba në Zvërnec, Kryeministri shqiptar mbajti një fjalim të gjatë dhe emocional. Ai pranoi se dhuna e rojeve private ishte “e neveritshme”, njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë së Vlorës për relativizim të ngjarjes, hoqi licencën e kompanisë private të sigurisë dhe urdhëroi arrestimin e rojeve.

Por përtej menaxhimit të incidentit fizik, fjalimi i Ramës hapi perden e një beteje shumë më të madhe gjeopolitike dhe korporative. Nga njëra anë qëndron narrativi zyrtar i qeverisë për një investim elitar prej 4 miliardë eurosh dhe, nga ana tjetër, qëndrojnë dokumentet e ftohta të regjistrave tregtarë dhe inteligjencës korporative Orbis.

Edi Rama e vizatoi projektin e Zvërnecit si biletën e Shqipërisë për në “Ligën e Kampioneve” të turizmit global. Ai hodhi poshtë me forcë ato që i quajti “legjenda të përhapura me shumë helm”, thashethemet se toka po i falej Izraelit për të sjellë palestinezët, apo se “ca rusë në bashkëpunim me oligarkët shqiptarë po rrafshojnë zonën për të ndërtuar pallate”.

Sipas Ramës, e vërteta është tërësisht ndryshe dhe e mbikëqyrur rreptësisht:

Kryeministri deklaroi se negociatat kanë nisur që në vitin 2023. Ndërsa ishulli i Sazanit është tokë publike ku shteti po kërkon të jetë ortak, toka në Zvërnec është 100% pronë private e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh.

Rama specifikoi se pasuritë objekt zhvillimi janë në pronësi të shoqërisë “Albania Land Development”, e cila si ortak ka vetëm shoqërinë “Sazan Holding”. Në majë të këtij zinxhiri, sipas tij, qëndrojnë dy bashkëpronarët e gjigantit “Power Holding” nga Katari. Paratë, tha ai, janë të mbikëqyrura në mënyrë strikte “euro për euro” nga Agjencia Kundër Pastrimit të Parave dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kryeministri tha gjithashtu se Pishë-Poro nuk është park kombëtar i paprekshëm (si Vjosa), por një peizazh i mbrojtur i Kategorisë së Pestë (IUCN), që lejon bashkëjetesën e natyrës me turizmin e nivelit të lartë. Ai zbuloi se Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) e kishte rrëzuar masterplanin e parë në shtator 2024, sepse ishte shumë intensiv. Vetëm në mars të vitit 2026 u pranua një projekt tërësisht i rikonceptuar, ku u hoq marina dhe u vendos një brez mbrojtës nga vija e lagunës.

Rama këmbëngul se nuk ka asnjë projekt arkitektonik të miratuar. Leja e infrastrukturës e dhënë në prill 2026 ishte thjesht për “rrugë kalimi të përkohshme”, që studiot mjedisore të vendosin pajisje për të studiuar biodiversitetin. Për të mbrojtur këtë vizion, investitorët (të promovuar globalisht nga Jared Kushner) kanë angazhuar pesë nga studiot më elitare të arkitekturës në botë: BIG (Danimarkë), Kengo Kuma (Japoni), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi) dhe K-Studio (Greqi), duke sjellë marka si AMAN, Cheval Blanc dhe Atlantis.

Kryeministri Rama e krahasoi zemërimin e publikut me skenarin e filmit “Wag the Dog”, ku një krizë dhe një luftë me Shqipërinë fabrikohen nga mediat përmes simboleve të rreme (si gardhi me tela). Ai argumentoi se makineritë në terren thjesht po merreshin me gurë për të hapur rrugë kalimi për pajisjet e studimit mjedisor, pasi “studimi mjedisor akoma nuk është bërë”.

Kryeministri nuk dha shpjegime pse kompania e zhvillimit u nxitua të ngrinte një gardh të rrethuar me tela me gjemba dhe të përdorte dhunë aq agresive përmes rojeve private, sa të detyronte shtetin të ndërhynte me shkarkime të nivelit të lartë të policisë, nëse leja e prillit 2026 ishte thjesht për rrugë kalimi të përkohshme mjedisore dhe asgjë nuk është finale.

Kush e pagoi “faturën” mjedisore të Zvërnecit?

 

Zona ku do të zhvillohet projekti

Credits: shteg.org – Zona ku do të zhvillohet projekti

Dritan Brako, me profesion inxhinier hidroteknik, diku nga mesi i dhjetorit u kontraktua nga administratorja e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, Isida Çela. Ai nënshkroi një kontratë për nisjen e punës për vlerësimin e ndikimit në mjedis për projektin, për të cilin kompania ka siguruar një leje zhvillimore për një sipërfaqe mbi 466 hektarë.

Inxhinieri i tha “shteg.org” se është kontraktuar nga znj. Isida Çela, por tashmë në realizimin e studimit janë bashkuar edhe ekspertë të tjerë dhe se puna është ende në fazën paraprake.

“Për të realizuar një studim duhen minimumi 6 muaj kohë, por mund të shkojë edhe dy vite”, thotë Brako, sipas të cilit projekti ka pësuar shumë ndryshime nga aplikimi i parë që është dorëzuar.

Bazuar në dokumentacionin e aplikimit, projekti “Zvërnec Peninsula – Kompleks Multifunksional” përfshinte njësi shërbimesh, banimi dhe hotelerie nga 1 deri në 8 kate, por edhe objekte banimi, shërbimesh, hotelerie, rekreacioni, si dhe mole parkimi të mjeteve ujore.

Inxhinieri thotë se projekti ka ndryshuar, megjithatë ende po punohet për ndikimin në mjedis që do të ketë zhvillimi i tij, duke pasur parasysh që do të zhvillohet në zonën e mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, shpallur me VKM-në Nr. 596, datë 25.09.2024, “Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor” (Kategoria V), në monumentet natyrore “Laguna Limopuo” dhe “Kodrat Molasike të Zvërnecit”.

Brako po ashtu sqaroi se edhe çështja e pronësisë së projektit është e dokumentuar sipas certifikatave të lëshuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ndërsa për të ekziston edhe një Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM).

Ky vlerësim, i cili i hap rrugën ligjore ndërtimeve në peizazhin e mbrojtur, nuk u pagua nga investitorë të Nju Jorkut apo llogari transparente të Katarit. Ai u porosit dhe u financua drejtpërdrejt nga një mozaik përfituesish vendas, një aleancë e pazakontë mes bankave me histori të përgjakshme, biznesmenëve të lidhur me pushtetin, kompanive nën hetim për pastrim parash dhe emrave të skeduar për lidhje me mafian italiane.

Deri në vitin 2022, ata kontrollollonin së bashku një parcelë gjigante prej 1,536 hektarësh në zonën e mbrojtur.

“Qendra Kërkimore për Zhvillimin Rural, me kërkesën e subjekteve private pronarë, në proporcione të ndryshme të sipërfaqeve në zonë, ka kërkuar Vlerësimin Strategjik Mjedisor”, thuhet zyrtarisht në dokumentet që i hapën rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Dokumentet e lidhura me Vlerësimin Strategjik Mjedisor zbardhin emrat e vërtetë që qëndrojnë pas regjistrimeve të tokës në këtë perimetër strategjik.

Pronari më i madh i tokës në këtë zonë të mbrojtur është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Ky institucion financiar mban në portofolin e tij plot 600 hektarë.

Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, Vasil Naçi, kontrollon përmes kompanisë së tij Agna Sha 240 hektarë të tjerë. Portofoli i tij shtrihet nga tregtimi i pijeve energjetike dhe pasuritë e patundshme, e deri te sektori i ndërtimit dhe energjisë.

Një sipërfaqe e barabartë zotërohej nga kompania “Singapore Europe Real Estate” (S.E.R.E.), pjesë e konglomeratit në pronësi të biznesmenit Samir Mane.

Biznesmeni Gazmend Demi, posedon 180 hektarë në këtë zonë. Pjesa tjetër e tokës brenda 1,536 hektarëve të projektit mjedisor mbulon histori që kanë kaluar nëpër zyrat e prokurorive për krime të rënda.

Kompania Adhenis sh.p.k., në pronësi të Artur Shehut, kontrollon 150 hektarë brenda zonës së mbrojtur. Pronat e përfituara nga Shehu në bregdetin e Vlorës kanë qenë prej vitesh objekt i hetimeve intensive nga prokuroria shqiptare, ndërkohë që emri dhe e shkuara e tij janë lidhur në dosje investigative me operacionet e pastrimit të parave të mafias italiane.

Në këtë rrjet pronësish figuron edhe një kompani e krijuar në vitin 2012 nga një shtetas indian dhe shqiptari Denis Alimehmeti. Në gusht të vitit 2015, Prokuroria shqiptare hapi një procedim penal për pastrim parash ndaj Alimehmetit, pas sinjalizimeve për transaksione me vlera jashtëzakonisht të mëdha në llogaritë e tij. Ndonëse hetimet u pushuan në vitin 2017 me argumentin se nuk provohej evazioni fiskal, kalimi i këtyre kapitaleve mbi letrat e zonës së mbrojtur mbetet një pikëpyetje e madhe.

Nga ana tjetër, në Zvërnec vijon prej vitesh një konflikt i pazgjidhur pronësie.

Rreth 250 familje pretendojnë të drejta mbi këto toka, qoftë si pronarë të hershëm, qoftë si përfitues të akteve të njohjes së pronësisë të lëshuara në bazë të ligjit 7501. Mosmarrëveshjet kanë prodhuar një sagë të gjatë gjyqësore, e cila ende nuk ka marrë fund. Pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, çështja është rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku po rishqyrtohen pretendimet mbi sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyjesh. Në një zonë ku interesat ekonomike po rriten me shpejtësi, fati i këtyre pronave mbetet ende i paqartë, ndërsa banorët vazhdojnë të presin një zgjidhje përfundimtare nga drejtësia.

Investigative Journalist

 

Lindita Çela

 

Lindita Çela është një gazetare investigative e shquar, e njohur për raportimet e saj të përpikta dhe të guximshme mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Me një karrierë që shtrihet për mbi dy dekada, Çela është konsoliduar si një figurë e rëndësishme në fushën e gazetarisë investigative, duke fituar vlerësime si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar për punën e saj.

‘Corriere della sera’: Telashe të tjera për Igli Taren, akuzohet se fshehu vilën luksoze të Ballukut në emrin e tij

Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC Milan dyshohet se ka regjistruar në emrin e tij një vilë të përdorur si ryshfet për ish-zëvendëskryeministren Balluku. Ai u shkarkua dhjetë ditë më parë.

Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA

Këto nuk janë kohë të mira për Igli Taren. Pasi u shkarkua nga AC Milan më 25 maj pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve, ai tani është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash.

Tare është informuar nga SPAK (Zyra e Prokurorit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) se është nën hetim në rastin “Balluku” (hetimi është ende në vazhdim).

Hetimi mban emrin e ish-zëvendëskryeministres së Shqipërisë Belinda Balluku, e akuzuar për parregullsi në prokurim dhe nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash që përfshijnë afërsisht një milion euro. Në thelb, siç raportuan mediat lokale, ish-sulmuesi është akuzuar edhe për pastrim parash.

Pasi u thirr për t’u paraqitur si person i informuar për faktet, Tare thuhet se u mor në pyetje për gjashtë orë në zyrat e Prokurorisë, ku ishte i pranishëm avokati i tij.

Lidhja e supozuar midis politikanit dhe ish-drejtorit sportiv të AC Milan ka të bëjë me një vilë në Shqipëri, brenda kompleksit turistik ekskluziv “White Rocks” në Dhërmi, në bregdetin Jon. Sipas prokurorisë, shtëpia iu ofrua Ballukut si ryshfet për një kontratë të dhënë një kompanie ndërtimi.

Për të shmangur çdo gjurmë, vila ishte regjistruar në emër të Tares. Sipas Prokurorisë, ishte vetë Tare ai që nënshkroi “një marrëveshje fiktive qiraje me ish-shefin e kabinetit të Ballukut”.

Në realitet, Prokuroria gjithashtu pretendon se vila është në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit. syri.net

Tenderi që bëri Ballukun me vilë! Si u fsheh banesa luksoze në emer te Igli Tares! Çfarë dëshmoi ai në SPAK

Në 17 nëntor të vitit 2014, shoqëria publike Albcontrol shpalli një tender për “Rikonstruksionin e godinës Teknologjike të ALBCONTROL SHA për përmirësimin e kushteve,” me fond limit 73 milionë e 860 mijë lekë ose rreth 750 mijë euro me kursin e sotëm.


Sipas dokumentave të publikuara në APP, zhvillimi i tenderit ishte caktuar në 8 dhjetor po të atij viti, ku Albcontrol do të hapte ofertat e mbërritura nga kompanitë. Dhe kështu ndodhi.

Në garë u paraqitën 4 oferta. E para ishte ajo e bashkimit të kompanive Ndregjoni shpk dhe Cara shpk, të cilat ofruan çmimin 48.3 milionë lekë. Oferta e dytë u paraqit nga Ndërtim Montim Patos sha me rreth 71 milionë lekë, ndërsa oferta e tretë erdhi nga bashkimi i kompanive Alko Impex dhe Agri Construction me 71.3 milionë lekë.

Tenderi që bëri Ballukun me vilë, sipas SPAK

Ofertuesit ne tender

Këto u skualifikuan të treja me preteksin e mospërmbushjes së kushteve. Albcontrol shpalli fituese ofertën me çmimin më të lartë, atë të kompanisë Eurocol të Pandeli Carapulit, e cila ofroi vlerën 72.4 milionë lekë ose më shumë se 98 për qind e fondit limit.

Njoftimi i klasifikimit u bë në datën 11 dhjetor, pra tre ditë pas tenderit dhe në datën 30 dhjetor u lidh kontrata.

Tenderi që bëri Ballukun me vilë, sipas SPAK

Lidhja e kontrates

Por sikur të mos mjaftonte që e fitoi tenderin me çmimin më të lartë, Pandeli Carapuli do të merrte të tjera miliona shtesë për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol. Rrugës kontrata u modifikua duke shtuar dhe 14.2 milionë lekë të tjera dhe duke e çuar totalin që u pagua nga paratë publike për këtë tender në 86.6 milionë lekë.

SPAK akuzon se kompania Eurocol nuk e fitoi rastësisht tenderin me ofertën më të lartë dhe nuk iu shtuan rastasisht para të tjera rrugës. Sipa SPAK, Belinda Balluku kishte interesat e veta financiare në këtë tender, pasi në këmbim të parave që i dha Carapulit mori rryshfet një vilë të tipit Beonia në kompleksin ëhite Rocks në Dhërmi.

Tenderi që bëri Ballukun me vilë, sipas SPAK

Biznes mes miqsh

Sipas SPAK, vlera e vilës ishte 141 mijë euro dhe pronësia reale e Ballukut mbi vilën u fsheh përmes kontratave fiktive të ish futbollistit të kombëtares, Igli Tare dhe ish vartëses së saj Joana Bushi.

Vetë Tare i ka mohuar këto akuza gjatë pyetjes nga prokurorët e SPAK.

“Me Belinda Ballukun kam marrëdhënie miqësore që prej fëmijërisë, një fakt që njihet gjerësisht në Tiranë. Familjet tona kanë lidhje të vjetra dhe frekuentohen prej vitesh,” ka dëshmuar Tare.

Në këtë kuadër, ai ka shpjeguar se si mik i afërt, thjesht i ka ofruar asaj dhe fëmijëve të saj mundësinë për ta shfrytëzuar banesën e Dhërmiut gjatë pushimeve.

Vila në fjalë u sekuestrua një ditë më parë nga SPAK me miratimin e GJKKO-së. Tashmë pretendimet e palëve do të përballen në proceset e mëtejshme në gjykatë./KAPITALI

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellari përfitoi fonde nga AZHBR për stallat e bagëtisë

Zbulohen detaje në kufijtë e skandalit në lidhje me autorin e vrasjes së policit Enea Mokolli.

Burime të sigurta pranë familjarëve të Violand Bracellari bëjnë me dije se autori, një person me rrezikshmëria të lartë shoqërore, në kërkim prej 9 vitesh, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive. Pikërisht ato stalla që dje u bënë një skenë krimi, ku Braçellari fshihej dhe sulmoi me kallashnikov policinë, duke lënë të vdekur në vend policin 36-vjeçar, dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri.

Është e pakonfirmuar në qoftë se 41-vjeçari ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së vet, por ajo çka sigurojnë burimet është se Violand Bracellari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori. Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur.bw

Zvërneci, Rrjolli dhe Konventa Aarhus Nga ERMELINDA MEKSI

 

Mes debatit për Zvërnecin dhe Rrjollin, vlen të kujtojmë një angazhim që Shqipëria e ka marrë prej më shumë se dy dekadash.

Shqipëria nënshkroi Konventën e Aarhusit në vitin 1998 dhe e ratifikoi atë në vitin 2000, duke u bërë ndër vendet e para  që përqafoi këtë standard europian.

E miratuar më 25 qershor 1998 në qytetin danez Aarhus, kjo konventë konsiderohet një instrument unik, sepse lidh të drejtat mjedisore me transparencën, llogaridhënien e qeverive dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Konventa Aarhus mbështetet në tre parime themelore:

të drejtën e qytetarëve për informacion;

të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrje;

të drejtën për t’iu drejtuar institucioneve dhe drejtësisë kur këto të drejta cenohen.

Por Aarhusi nuk lidhet vetëm me mjedisin. Në filozofinë e tij dhe në frymën e institucioneve europiane, përfshirë dimensionin ekonomiko-mjedisor të sigurisë në kuadër të OSBE-së, transparenca, pjesëmarrja publike dhe qeverisja e mirë konsiderohen elementë të rëndësishëm të sigurisë, stabilitetit social dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Për këtë arsye, shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga qytetarët duhen parë si pjesë e një procesi normal demokratik që ndihmon në forcimin e besimit publik dhe në parandalimin e konflikteve sociale.

Në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, konsultimi publik dhe transparenca nuk janë thjesht zgjedhje politike, por standarde që burojnë nga angazhimet ndërkombëtare që vetë Shqipëria ka marrë përsipër.

Konventa e Aarhusit na kujton se qytetarët nuk janë spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit. Ata kanë të drejtë të informohen, të dëgjohen dhe të marrin pjesë në proces.

Ky nuk është vetëm një standard europian i mjedisit.

Është një standard europian i demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

FOTOT- “Shqipëria e shqiptarëve” – Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, bëhet lajmi më i lexuar në “The Guardian”

Mijëra qytetarë shqiptarë prej ditës së dielë kanë nisur një protestë që ka kulmuar me vendosjen përballë Kryeministrisë, me thirrjet për mbrojtjen e territorit të Zvërnecit.

Protesta ka vijuar edhe me thirrjet kundër lidhjeve të krimit me qeverinë si edhe kritikat ndaj opozitës e censurës, duke mbledhur protestues të shumtë të të gjitha moshave, aktivistë e shumë të tjerë.

Përveç debatit publik në Shqipëri, protesta ka arritur të kthehet në një pikë të rëndësishme të tërheqjes së vëmendjes edhe ndërkombëtarisht.

  • foto galeri

Së fundmi, në faqen e medias prestigjioze britanike, The Guardian, lajmi për protestat në Shqipëri është renditur si më i lexuari së fundmi, duke ilustruar vëmendjen e madhe që ngjarja ka marrë përtej kufijve.

Po ashtu, rasti është raportuar nga të tjera mediume prestigjioze si New York Times, Reuters, CNN dhe më tepër.

Sakaq, ditën e sotme është lajmëruar protesta e radhës në bulevard, ndërsa janë thirrur edhe organizime të tjera jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë dhe përtej Atlantikut përballë përfaqësive diplomatike shqiptare. bw

Organizatat e mbrojtjes së mjedisit letër të hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

Organizatat në mbrojtje të mjedisit, arkitektë dhe qytetarë të angazhuar në protestat kundër projektit të turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë u bënë thirrje arktitektëve të huaj që mblidhen sot në Tiranë për edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, “Bread&Heart”, që të mos bëhen bashkëfajtorë në atë që ata e quajnë “zbukurim artistik i politikave të buldozerëve”.

 

Përmes një letre të hapur, mbi 124 individë dhe organizata lokale u kërkojnë pjesëmarrësve të festivalit që të pyesin dhe të flasin për atë që po ndodh në Nartë, si dhe të mos lejojnë që prania e tyre në Shqipëri të instrumentalizohet.

“Teksa jeni mbledhur nën temën “Landscapes of Abundance”, keni për të dëgjuar zërat e protestës jo shumë larg vendit ku po zhvillohet festivali. Prej ditësh tashmë, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar atë që ne e shohim si një padrejtësi të madhe mjedisore: shkatërrimin e një prej peizazheve më të bukura dhe më të rëndësishme të vendit,” thuhet në letër.

Në letrën e hapur theksohet se punimet në Pishë Poro–Nartë po vazhdojnë pa leje të publikuara, pa një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis të bërë publik dhe pa asnjë konsultim publik apo transparencë mbi investitorët, teksa forcat private të sigurisë shtypën në mënyrë të paligjshme protestat qytetare vetëm pak ditë më parë.

Kjo situatë vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024, prej të cilave Kuvendi i Shqipërisë hapi zonat e mbrojtura për zhvillime turistike luksoze. Në letër theksohet se sot po dëshmohet zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi, ndërsa publiku mbahet në terr informativ.

Firmëtarët i bëjnë thirrje arkitektëve të huaj dhe atyre vendas si dhe pjesmarrësve të tjerë të festivalit që ta vendosin çështjen e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë në zemër të aktivitetit, edhe në përputhje me tematikën e edicionit të këtij viti.

“Një kremtim i peizazhit që injoron peizazhet që shkatërrohen, nuk është më një bisedë për peizazhin. Është një performancë që i shërben thellësisht këtij shkatërrimi,” theksohet më tej në letër./BIRN

LETRA E PLOTE

Një Letër e Hapur për Pjesëmarrësit e Edicionit të Dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart” në Tiranë, Shqipëri: Landscapes of Abundance, 3–5 Qershor 2026

Për arkitektët ndërkombëtarë dhe vendas, ligjëruesit, moderatorët dhe vizitorët e festivalit,

Teksa jeni mbledhur nën temën “Landscapes of Abundance”, keni për të dëgjuar zërat e protestës jo shumë larg vendit ku po zhvillohet festivali. Prej ditësh tashmë, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar atë që ne e shohim si një padrejtësi të madhe mjedisore: shkatërrimin e një prej peisazheve më të bukura dhe më të rëndësishme të vendit. Shumë e konsiderojnë këtë shkatërrim të vazhdueshëm si asgjë më pak se sakrifikimi i një thesari natyror për interesat afatshkurtra të investitorëve dhe miliarderëve.

Në këtë moment, makineritë e rënda të gërmimit po shkatërrojnë Pishë Poro–Nartën, një nga zonat e mbrojtura më të rëndësishme ekologjikisht në Shqipëri dhe në rajon, pjesë e ekosistemit të deltës së Vjosës, habitat i flamingove, fokave dhe vendeve të folezimit të breshkave të detit. Dunat, pyjet me pisha, vija bregdetare dhe habitatet e lagunës po dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme. Qytetarët, nga të gjitha shtresat e shoqërisë, kanë protestuar prej kohësh dhe vazhdojnë të dalin në rrugë në shifra të pahasura më parë.Organizata mjedisore si PPNEA kanë ngritur alarmin.

Punimet në Pishë Poro–Nartë po vazhdojnë pa leje të publikuara, pa një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis të bërë publik dhe pa asnjë konsultim publik apo transparencë mbi investitorin, teksa forcat private të sigurisë shtypën në mënyrë të paligjshme protestat qytetare vetëm pak ditë më parë. Kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare pretendojnë se pjesë të kësaj toke janë pronë private. Por a mund të reduktohet një peizazh i mbrojtur në ligjërim të pronësisë?

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një projekt të kundërshtuar masivisht. Kjo situatë vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024, prej të cilave Kuvendi i Shqipërisë hapi zonat e mbrojtura për zhvillime turistike luksoze. Një ndryshim ligjor që duhet të shfuqizohet për të garantuar ruajtjen e peizazheve të mbrojtura sipas standarteve evropiane. Ajo që po dëshmojmë sot është zbatimi praktik i këtij ndryshimi: një zonë e mbrojtur e riklasifikuar, e hapur për investime dhe ndërtime, ndërkohë që ekosistemet e saj po zhduken dhe publiku mbahet në terr informativ. Fatkeqësisht, gjatë katër mandateve radhazi të qeverisë aktuale, kjo qasje duket se po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një model veprimi dhe jo në rast të izoluar.

E teksa gjatë këtyre tri ditëve do të diskutoni se si arkitektura, arkitektura e peizazhit, planifikimi urban, arti, ekologjia dhe kultura mund t’u përgjigjen transformimeve të shpejta që po ndodhin në të gjithë vendin, ne ju bëjmë thirrje të ngrini pyetje kritike mbi një shkatërrim që vë në pikëpyetje vetë objektin e këtyre diskutimeve. Ju kërkojmë ta shqyrtoni me kujdes këtë histori dhe ta lexoni përtej narrativave të pushtetit.

Shumë prej jush shkruajnë dhe flasin për qëndrueshmërinë, vernakularen, etikën e ndërtimit dhe nevojën për të dëgjuar përpara se të ndërhyhet. Ky është momenti kur këto zotime vihen në provë, së bashku me integritetin tuaj profesional. A është kjo liri për të ndërtuar, apo liri për të bërë këtu atë që do të ishte ndaluar, sfiduar ose bërë e pamundur në vendet tuaja? A do ta pranonit një trajtim të tillë ndaj një ligatine të mbrojtur në vendin tuaj? A do të qëndronit në heshtje nëse një lagunë, një korridor migrimi shpendësh apo një vijë bregdetare publike do të trajtoheshin si një kantier privat ndërtimi, pa transparencë dhe pa respektimin e procedurave ligjore? A jeni të gatshëm të bëheni bashkëfajtorë në zbukurimin artistik të politikave të buldozerëve përmes një festivali që, teksa mban titullin “Landscapes of Abundance”, në fakt rrezikon të legjitimojë këtë erozion të peizazhit, të nxitur nga grykësia dhe shkatërrimi që sjellin të pushtetshmit?

Arkitektura nuk është thjesht privilegji i imagjinimit që u rezervohet disave por se mbi të gjitha është disiplina për të ngritur pyetje të vështira brenda vetë atyre hapësirave që e nxisin bashkëfajësinë. Ndonjëherë refuzimi për të marrë pjesë në projekte e procese përjashtuese është vetë një akt hapësinor. Nëse tema e këtij viti është “Landscapes of Abundance”, atëherë Vjosë–Narta nuk është jashtë tematikës së festivalit. Ajo duhet të jetë vetë zemra e tij pulsuese! Një kremtim i peizazhit që injoron peizazhet që shkatërrohen, nuk është më një bisedë për peizazhin. Është një performancë që i shërben thellësisht këtij shkatërrimi.

Duam që ta dini se ne do të jemi aty, në rrugë dhe në sheshet publike, duke refuzuar të qëndrojmë në heshtje. Jemi të vendosur të mos lejojmë që ky shkatërrim të vazhdojë pa rezistencë.

Ju kërkojmë të mos lejoni që prania juaj në Shqipëri të instrumentalizohet dhe të shërbejë si mbulesë për një proces që përjashton publikun, anashkalon mbrojtjen ligjore dhe hesht zërat kundërshtues.

Ju kërkojmë të mbani përgjegjësi dhe të kërkoni llogari nga autoritetet përkatëse.

Ju kërkojmë të mos bëheni bashkëfajtorë.

Ju kërkojmë të bojkotoni.

Pyesni për Nartën. Publikisht! Flisni për të. Kërkoni të ndalet shkatërrimi dhe të anulohet projekti!

Ju ftojmë gjithashtu të dilni jashtë hapësirave të festivalit dhe të bashkoheni me ne. Duke vepruar kështu, mund të njihni një anë të Shqipërisë që nuk përjetohet dot pas dyerve të mbyllura: zërat e njerëzve të saj, lidhjen tonë me tokën dhe përpjekjen tonë për ta mbrojtur atë.

Me urgjencë,

Qytetarët e Shqipërisë dhe të diasporës, organizatat lokale mjedisore, arkitektë dhe aktivistë në Shqipëri

Sign here/ Firmos ketu:

Name/Emri Occupation/Profesioni
PPNEA Organisation
Eco Albania Organisation
Tekbunkeri Organisation
Berk Publisher
Trivet Art Collective
Megi Hatija architect/ arkitekte
Jora Kasapi architect/ arkitekte
Kevin Dishani
Gema Collective
Klodiana Millona architect
Nikoleta Mehmeti Architect/ arkitekte
Rrezearta Agasi
Fiona Keçi
Denisa Kasa Menaxhere Projekti
Amira Radwan Boraie
Xhuljana Çeka
Jona Ahmetsulaj Architect/Arkitekte
Nermin Aga Environment lover, concerned citizen
Marta Student
Xhesika Gasa Visual Designer
Kleidi Eski Multidisciplinary Creative, Architect
Sokol Hazizi Architect/Arkitekt
Klea Sejranaj
Andrea Halili Artist
Nadia Abazi Artist, Activist
Anxhela Çarçiu Architect, Visual Designer
Khayim Illia Author, theologian, activist
Marc engineer
Roel Shyle Artist
Klevisa Haxhiraj Activist
Danny Bylo-Tahiraj student
Katarina Stanic
Dorina Pllumbi Architect, researcher
Redina Qose Artist
Erblina Shehu Kungul
Fora Publisher
Elona Zefi Urban planner/architect
Iris Bardhi Concerned human being
Ana Dedja Student
Ilir Kaso Concerned human being
Carrie Ann Morgan Anthropologist
Verena Koch Teacher / Nature lover
Irvi Çela architect, urbanist
GAIALBANIA DMO/Territory marketing
Alesia Kasapi architect
Emi Aliçka Ebhardt Ethnomusicologist
COSV ALBANIA Organisation
Tiziana Lohja Illustrator
Eva Gjekmarkaj Researcher
Denada Cenko auditor
Lisja Tershana Mara Projects – Gallery
Iva Stefani architect/ arkitekte
Sokol Çunga archivist, researcher
Alem Bedhija Law student
Kairo Urovi Artist
Gentiana Kapllani Juriste, Hulumtuese, Qytetare
Pamisa Merkaj Arkitekte
Dejvi Dauti researcher/architect
Antonela Shehu Glass Artist
Sidorela Vatnikaj
Edison Lika
ORK workspace residency
Raino Isto art historian/curator/editor
Alice Kimberly Mikos Architecture Student
Qendra LUMI NGO
Klaudia Sorra Illustrator & Designer
Johannes Gierlinger Artist
Greta Casalino Architect
Kristel Permeti Architecture Student
Alice Santacroce Enviromental Biotech student
Ronald Qema media worker, student
Serxho Marku Designer
Arnen Sula Architect
Giovanna Dagnino architect
Blerina Kanxha Translator
Julian Hoffman Writer
Brunilda Pali environmental justice researcher
Mamica Burda Architect & Lecturer at TU Wien
Sonjeta Mimini Visual Designer
Lindita Malo CFO
Erlind Selba Artist \ Designer
Eglantina Dedej Graphic Designer
Enkela Hasa Architect / Lecturer / Researcher – Landscape Planning
Marlina Jaho Avokate / Juriste, Aktiviste e te drejtave te njeriut
Lura Islamaj Marketer
Melinda Maliqati Finance Manager
Llambrini Sylari Architect
Mikaela Mahilaj Biologe
Grisilda Pasha Architect / Arkitekte
Adelajda Koxha Inxhiniere Elektrike
Divjon Stafasani Architect / Arkitekt
Luemins Kasemi Architect / Arkitekt
Nigerta Prengzaj Architect / Arkitekte
Artion Brahimi Architect / Arkitekt
Endrit Shatri Mountain Guide
Denisa Mane Interior Designer
Kolektivi Zanat Art Collective
Jolin Matraku Designer, Artist
Anjeza Bodeci Architect
Megi Ballanca Architect/Arkitekte
Sonila Sota
Jetelira Abazi Architect / Arkitekte
Luljeta Progni Gazetare
Markus Tomaselli architect / Professor
Anisa Coniku Inxhiniere
Renis Hyka Filmmaker, author
Mikaela Minga Studiuse, Etnomuzikologe
Orgesy Azizaj Philosopher, translator
Enisa Reka Structural Civil Engineer
Edona Bylykbashi Community
Ina Mana Psychologist
Entela Koja (Spahivogli) Senior Architect & Urban Planner
Ervina Bajrami Studente
Orgena Ndreu Literature Student
Jesmina Sengla
Jonilda Arapaj CFO
Ilir Qyrana Architect/Arkitekt
Ermela Celaku Aktiviste
Brikena Iseberi Architect/Arkitekte
Fidane Leka
Arjela Shahini Manager
Artan Sadiku Psikolog
Ledina Hebovija Musician,Teacher
Elton Ngjela Software Engineer
Xhejlon Kapidani

 

Kur zhvillimi kthehet në kërcënim për fëmijët tanë- Nga Laureta Petoshati

1. Ishujt e Heshtjes dhe të perverseve
Në histori, ishujt kanë qenë gjithmonë vende misterioze. Të ndarë nga kontinenti, të rrethuar nga ujërat dhe të paarritshëm për syrin e zakonshëm, ata kanë ushqyer imagjinatën njerëzore me mite, sekrete dhe teori konspirative. Në epokën moderne, emri i ishullit të Jeffrey Epsteinit u kthye në simbol të pushtetit të fshehtë, luksit ekstrem dhe errësirës morale që mund të fshihet pas mureve të izolimit.
Nga ana tjetër, në brigjet shqiptare qëndron Sazani, një ishull i heshtur, i mbushur me bunkerë, tunele të Luftës së Ftohtë dhe histori ushtarake të pazbuluara plotësisht. Për dekada, ai ishte i mbyllur për publikun, një territor pothuaj fantazmë ku shteti kishte ndërtuar një botë nën tokë.
Nëse ishulli i Epsteinit përfaqësonte elitën globale dhe sekretet e saj, Sazani mund të shihet si simbol i paranojës shtetërore shqiptare. Të dy ishujt lidhen nga ideja e izolimit: vende ku syri publik nuk arrin lehtë dhe ku imagjinata fillon të ndërtojë histori.
Në teoritë konspirative moderne, tuneli është simboli kryesor. Ai përfaqëson atë që fshihet poshtë sipërfaqes, të vërtetat që nuk duken. Tunelet e Sazanit ekzistojnë realisht, të ndërtuara gjatë komunizmit për mbrojtje ushtarake. Kjo e bën ishullin ideal për të ushqyer teori të reja: po sikur strukturat e vjetra të mund të përdoreshin për qëllime të tjera? Po sikur izolimi gjeografik të tërhiqte interesa të errëta ekonomike apo politike?
Natyrisht, këto mbeten spekulime artistike dhe jo prova reale. Por historia ka treguar se çdo vend i mbyllur krijon mite. Sa më pak të dijë publiku për një territor, aq më shumë imagjinata e mbush boshllëkun.
Në fund, krahasimi mes ishullit të Epsteinit dhe Sazanit nuk ka nevojë të mbështetet te faktet konkrete si dyshim. Të dy mishërojnë frikën moderne se pushteti, paraja dhe izolimi mund të krijojnë hapësira ku ligji dhe morali humbasin nën tokë, bashkë me tunelet dhe sekretet.
2.
Në Vlorë nuk jemi rritur mes kullave luksoze dhe jetës elitare. Kemi qenë qytet ushtarak, me baza detare, me disiplinë dhe me familje konservatore. Breza të tërë janë edukuar me idenë se fëmija duhet mbrojtur, familja duhet ruajtur dhe qyteti nuk duhet shitur. Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz sot i shohin me dyshim projektet gjigante në Sazan dhe Zvërnec.
Na flasin për “zhvillim”, por ndërkohë shohim ishuj të izoluar, resorte të mbyllura për miliarderë dhe investitorë që askush nuk i njeh vërtet. Dhe pyetja lind vetë: pse kërkohet kaq shumë privatësi dhe izolim në vende kaq strategjike?
Frika bëhet edhe më e madhe kur shikon se si në shumë vende të botës po hapen debate për ndërhyrje hormonale te të miturit dhe ndryshime të thella sociale që shumë prindër konservatorë nuk i pranojnë. Po nga urdhër i ri që ka dalë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) për të ofruar terapi hormonale, edhe për personat mbi moshën 13 vjeç e gjysmë,çfarë mund të themi? Për shumë vlonjatë, këto nuk duken si rastësi të ndara, por si pjesë e një kulture globale që po përpiqet të zëvendësojë vlerat tradicionale me diçka artificiale, të ftohtë dhe të kontrolluar nga elita të pasura.
Dhe kur shteti hesht, kur mediat vetëm propagandojnë luksin, ndërsa qytetarët nuk marrin përgjigje të qarta, lind frika se pas fasadës së “turizmit strategjik” mund të fshihen interesa shumë më të errëta. Ndoshta është vetëm paranojë. Ose ndoshta Vlora po kupton diçka para të tjerëve. Dikush mund të thotë se ju fëmijët e ish ushtarakëve, nuk e doni zhvillimin. Por po u them se një gjë të mirë na kanë mësuar baballarët tanë: se atdheu dhe morali janë më të mëdha se paraja, madje fëmijët janë më të shtrenjtë se kryeministrat që ndërrohen ashtu si gratë e sheikëve.
3. Zvërneci nuk ka nevojë për beton që të jetë i veçantë. Investitori më i madh strategjik aty është vetë natyra: laguna, pylli dhe flamingot që e bëjnë një nga mrekullitë më të rralla të jugut. Ndërsa në ishullin e Sazanit mund të ndërtohet një projekt modern për familjet dhe fëmijët, një tip Disney mesdhetar apo një park argëtues dhe edukativ, që sjell turizëm dhe zhvillim .

“IK BYTHËLËPIRËSI I OLIGARKËVE !”- Nga SAMI MILLOSHI

Ç’është e vërteta,këtë titull e kam të huazuar nga një reagim i piktorit të shquar,mikut tim Sadik Kasa ndaj nje opinioni të gazetarit Blendi Fevziu për protestën aktuale kundër qeverisë. Kaq më pëlqeu, sa i shkrova mjeshtër Kasës se ” ta kam borxh një drekë vetëm për atë fjali”.
Por, përtej kësaj dua me pak rradhë tê shpreh idenë time për një tip gazetarësh si ky Fevziu që, edhe ditët e fundit dalin krejt zbuluar.
Emri që pērmend Sadik Kasa është bërë njeri me famë. Sepse edhe dru po të jesh, të rrish 30 vjet nē ekran,fillon e gdhendesh nga pak. Por ,për mendimin tim, ai shumë shumë ka arritur tek profili I gazetarit të pasur, pikerisht tek ai tip gazetari për të cilin fliste dikur me përçmim nje ikonë e gazetarisë italiane, Indro Montaneli. ” Një gazetar i pasur qelbet nga era e keqe” thoshte Montaneli.
Ky Fevziu, sidoqoftë, e ka një profil : ai ka qenë dhe është kamarier I pushtetit, për hir të së vertetês, i çdo pushteti. Kjo duket edhe tani që ka plasur protesta popullore. Ai nuk e ka krijuar profilin e gazetarit që eshte në anën e publikut. Kur publiku ka pas halle, ai nuk eshte gjendur aty, ose ka shkuar me vonesë. Pa folur se, ne mjaft raste, iu ka dhënë mundësinë, bash në studion e tij ,te akuzuarve nga drejtesia,( rasti I ish ministrit Saimir Tahiri) të shperndajnë lajme te koduara, per mafiozet, ende pa mbaruar punë drejtesia.
Te mos e zgjas: tani ky Fevziu eshte bere jashtezakonisht qesharak. Nje dite del duke promovuar nevojtoren e nje hoteli në Dhermi, ndersa ditën tjetër ta këput shpirtin duke ia qarë hallet Edi Ramës.Siç po ia qan edhe së fundmi kur I jep të drejtë të sillet ” si mbret” ,sepse sipas këtij Fevziut ai na paska ” 86 vota”. Po si i ka se? Me vjedhje dhe të blera, fakte këto për të cilat as duan t’ia dijnë fevzinjtë.
Fakti qe ky Fevziu eshte shndërruar nē nje kiu -fiu, hop këtu, e hop atje, tregon se ai , dhe jo vetëm ai, por te gjithe te ngjajshmit e tij, pjesë e seksionit të Mafias nē shtyp, janë në krizë identiteti. Sepse nē krizë eshte edhe pushteti te cilit ai ia ka lëpirë këpucêt,ai pushtet që e ka shkulur për veshi me një ” prime minister amicable gesture”,i fiksuar edhe nē foto…
Për ta mbyllur, eshte vertet interesante të vëresh se si nje tip i tillē, I majmur në delir, dhe, edhe në para, shfaqet krejt bosh para publikut i cili, sa herë ka mundësi e pështyn, si zgjatim I njē pushteti të neveritshëm.
Reagimi i publikut ndaj nje gazetari të tillë këto dy tre ditë është spektakolar. Ai gjendet i pështyrë nga qindra komentues njëlloj si padroni i tij Rama. Ai dhe të ngjajshnit me të e meritojnë plotësisht pështymën gjigande popullore.
Kush ka dy pare mend nga politikanët me integritet nuk pranon të shkojë në studion e tij. Ai duhet bojkotuar. Ai,meriton po atë trajtim të neveritshëm që u bën presidenti Trump disa gazetarëve fake të CNN apo ABC në Amerikë..

Drejtori i policisë belge: Nuk e besoni sa kompani bananesh ka në Shqipëri, kokaina është aktivitet industrial

François Farcy, drejtor i policisë gjyqësore federale në Liège, përshkruan transformimin e grupeve kriminale shqipfolëse në Belgjikë, përdorimin e tyre të dhunës, evolucionin e aktiviteteve të tyre dhe sfidat e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nga Joel Matriche, LE SOIR

François Farcy është drejtor i Policisë Federale Gjyqësore Liège-Huy-Verviers. Ai ka punuar për më shumë se dhjetë vjet kundër krimit të organizuar.

Trafiku i drogës ka evoluar nga kanabisi i prodhuar në vend në Shqipëri, në importimin e tij masiv nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet qendrave si Aeroporti i Bierset. Si kanë evoluar grupet kriminale shqipfolëse në Belgjikë? Cilat janë karakteristikat e tyre specifike?

Filloi në fillim të viteve 2000 me vjedhje me thyerje në Verviers dhe një reputacion për dhunë brenda skenës së prostitucionit në Anversë. Ata zhvilluan shpejt një sërë aktivitetesh kriminale, duke përfshirë trafikimin e kokainës në shkallë të vogël, prostitucionin dhe imigracionin e paligjshëm, siç ilustrohet nga klani Murati. Organizata e tyre bazohet shumë në familje dhe klan, duke iu përmbajtur Kanunit, një kod stërgjyshor i omertà-s dhe hakmarrjes, të cilin kriminelët e kanë shfrytëzuar.

Falë diasporës së tyre të gjerë, ata janë bërë lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë, duke negociuar në kushte të barabarta me grupet e tjera kriminale. Natyra e dhunës së tyre ka evoluar, duke kaluar nga hiper-dhuna publike në dhunë më “të brendshme” ose të deleguar nëpërmjet “krimit si shërbim”.

Si u bë trafikimi i drogës, veçanërisht kokaina, biznesi i tyre kryesor dhe cilat metoda pastrimi parash preferojnë ata? Dhe çfarë roli luan korrupsioni në Shqipëri në mbështetjen dhe zgjerimin e operacioneve të tyre?

Trafikimi i drogës ka evoluar nga kanabisi i prodhuar në vend në Shqipëri (si në Lazarat) dhe vjedhja e ngarkesave në importimin masiv të kanabisit nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet qendrave si Aeroporti i Bierset. Kokaina është bërë një aktivitet industrial, me rrjete nxjerrjeje dhe importimi të krijuara në Amerikën Latine dhe Afrikën Perëndimore.

Për pastrimin e parave, ata kanë kaluar nga metodat themelore si transportimi i parave të gatshme dhe transfertat me Ëestern Union në sisteme më komplekse, duke përfshirë blerjen e kompanive – e kam humbur numërimin se sa kompani import-eksporti bananesh ka në Shqipëri – dhe përdorimin e kriptovalutave. Bizneset lokale si kafenetë dhe berberhanet mund të shërbejnë gjithashtu si fasada. Korrupsioni mbetet endemik në Shqipëri, duke lejuar që fitimet kriminale të riinvestohen në pasuri të paluajtshme dhe turizëm. Vështirësisë i shtohet fakti se në Shqipëri, njerëzit e ndryshojnë identitetin e tyre aq lehtë sa ndërrimi i këmishave. Kështu përfundoni me shqiptarë që kanë emra belgë ose francezë.

Përballë këtij kërcënimi në rritje, cilat strategji po përdoren për të luftuar këto rrjete? Si po përparon bashkëpunimi me autoritetet shqiptare?

Bashkëpunimi ndërkombëtar është i organizuar përmes projekteve si Aton, të udhëhequra nga DIA italiane (Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia), e cila bashkon 55 agjenci ligjzbatuese në 45 vende për të mbështetur hetimet mbi rrjetet e krimit të organizuar. Projekti evropian Empact synon gjithashtu rrjetet kriminale më kërcënuese. Këto iniciativa ofrojnë mbështetje operacionale, duke përfshirë financimin për operacionet, vendosjen e personelit dhe përkthimin e dokumenteve. Në një Shqipëri që ndryshon me shpejtësi, marrëveshjet e bashkëpunimit nënshkruhen dhe zbatohen për të adresuar sfidat kryesore, duke përfshirë luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit të autoriteteve lokale, të cilat ndonjëherë e pengojnë konfiskimin e aseteve kriminale, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e SPAK, i cili mbrohet dhe financohet ndërkombëtarisht.

Investigimi i mediave belge: Mafia shqiptare, mjeshtrat e pastrimit të parave të gatshme

Në artikull, shkruhet se drejtësia belge sapo ka arritur, për herë të parë, konfiskimin e disa milionë eurove të aseteve kriminale në Shqipëri, falë një bashkëpunimi të paprecedentë midis autoriteteve të dy vendeve.

 

BEGJIKË- Një investigim nga tre mediat kryesore në Belgjikë, gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista ‘Knack’ ka arritur në përfundimin se mafia shqiptare po pushton botën për shkak të lehtësisë me të cilën i pastron paratë në Shqipëri.

Në artikull, shkruhet se drejtësia belge sapo ka arritur, për herë të parë, konfiskimin e disa milionë eurove të aseteve kriminale në Shqipëri, falë një bashkëpunimi të paprecedentë midis autoriteteve të dy vendeve.

Në investigim theksohet se, sipas Europol, Shqiptarët renditen të parët me 71 grupe kriminale. Gjithashtu se, shqiptarët janë shumë të pranishëm në platformën e koduar të komunikimit të hakeruar SkyECC.

Artikulli i plotë:

“Nëse organizatat shqipfolëse kanë zënë një vend dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës, kjo shpjegohet pjesërisht nga lehtësia me të cilën ato pastrojnë paratë e pista. Mjeshtër të parasë cash. Profesionistë të parasë në dorë.

“Megjithëse policia na ka sinjalizuar për përmasat e problemit që paraqesin organizatat shqipfolëse, ne nuk kemi vërejtur pasqyrimin e tij në raportimet për transaksione të dyshimta nga bankat”, shpjegon Kris Meskens, sekretar i përgjithshëm i Njësisë së Përpunimit të Informacionit Financiar (CTIF).

“Arsyeja është e thjeshtë: kriminelët shqiptarë shmangin transaksionet përmes sistemit financiar. Më kujtohet ende një rast i para pesëmbëdhjetë vitesh, kur mafia shqiptare vepronte në rrugën d’Aerschot në Bruksel. Fitimet nga prostitucioni mblidheshin javë pas jave dhe transportoheshin me makinë drejt Shqipërisë. Dhe kjo vazhdon edhe sot”.

Paratë cash, të transportuara në automjete me vende të fshehta, janë shumë të vështira për t’u zbuluar. “Pasi mbërrijnë në destinacion, ata mund t’i depozitojnë lehtësisht paratë në një llogari bankare ose të bëjnë blerje me para në dorë. Për më tepër, përdorin edhe kriptomonedha, por as ato nuk kalojnë përmes Belgjikës”, shton Kris Meskens.

“Ne nuk kemi vërejtur përmasat e problemit në raportimet për transaksione të dyshimta nga bankat, sepse kriminelët shqiptarë shmangin transaksionet përmes sistemit financiar”, thotë Kris Meskens, Sekretar i Përgjithshëm i Njësisë së Përpunimit të Informacionit Financiar.

“Një problem i përgjithshëm në Shqipëri – përfshirë edhe për investitorët e huaj – ka qenë mungesa e një kadastre të plotë”, shpjegon Frédéric Van Leeuw. “Kjo situatë e lehtësonte natyrshëm pastrimin e parave përmes pasurive të paluajtshme”.

Sipas DJSOC, investimet në pasuri të paluajtshme në Shqipëri bëhen zakonisht në emër të anëtarëve të familjes që nuk janë aktivë në organizatat kriminale. An Berger, nga policia federale belge, shprehet: “Kjo i vështirëson sekuestrimet dhe kërkon bashkëpunim më të madh me Shqipërinë”.

Pastrues i dyshuar parash për Bressers, pronar i shumë pasurive në Dubai. Dubai ka qenë prej kohësh një destinacion i preferuar për paratë që burojnë nga krimi shqiptar. Kjo ishte përmendur edhe në hetime të mëparshme. Ndër emrat e përmendur ishte edhe Franc Gergely, i dënuar së fundmi për vrasje nga gjykata e jurisë në Bruksel.

Falë të dhënave të verifikuara mbi pasuritë e paluajtshme në Dubai, gazeta franceze ‘Le Monde’ ka sjellë një shembull të ri. Bëhet fjalë për Flamur “Baksteen” S., një shqiptar 51-vjeçar nga Deurne, i cili po gjykohet aktualisht në procesin e madh për trafikimin e 16 tonëve kokainë, ku është i përfshirë trafikanti i drogës Flor Bressers.

Ky shqiptar, i ekstraduar nga Turqia në Bruksel në shkurt, dyshohet se ka qenë pastrues parash dhe transportues i shumave të mëdha cash. Mesazhet e deshifruara që i atribuohen trafikantit belg do të tregonin se bashkëpunëtori i tij, Flamur S., kishte siguruar 17 milionë euro për Bressers.

Sipas të dhënave të pasurive të paluajtshme në emirat, Flamur S. rezulton ende zyrtarisht i lidhur me dy apartamente në Dubai: një apartament prej 47 m² në Al Khail Heights, i marrë me qira nga 2021 deri në 2022, dhe një tjetër prej 132 m² në Liv Residence, i marrë me qira nga 2023 deri në 2024. Avokati i Flamur S. nuk ka pranuar të komentojë për shkak të sekretit profesional.

Pesë milionë euro pasuri të sekuestruara në Shqipëri, një rast i parë

Sfida për shtetin belg sot është sekuestrimi i pasurive kriminale jashtë kufijve të tij. Hetimi ka zbuluar një fitore të parë në këtë drejtim, e cila kishte kaluar pa u vënë re.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Veip O., një shtetas shqiptar, jetonte në një shtëpi të vogël punëtore në Seraing. Gjatë një kontrolli policor, në banesë u gjetën 166.285 euro cash. Në të njëjtën kohë, në Ans, në anën tjetër të Liège, hetuesit sekuestruan 5.2 kilogramë kokainë.

Burri u dënua me burg, gjobë dhe konfiskim të afro 200.000 eurove, përveç shumës së gjetur në shtëpinë e tij. Megjithatë, drejtësia belge u përball me një pengesë: zyrtarisht, Veip O. nuk zotëronte asgjë. Nuk kishte pasuri që mund të konfiskoheshin.

Por rreth dhjetë vjet më vonë, i njëjti Veip O. u shfaq në të dhënat e platformës së koduar SkyECC. Nga mesazhet rezultonte se ai zotëronte pasuri të konsiderueshme; jo në Liège, por më shumë se 2.000 kilometra larg, në Shqipëri. Meqenëse Belgjika nuk mund të vepronte e vetme, informacioni iu përcoll autoriteteve shqiptare.

Duke u mbështetur në këto të dhëna dhe pas hetimeve shtesë, drejtësia shqiptare urdhëroi konfiskimin e dy llogarive bankare dhe tetë apartamenteve në pronësi të Veip O. në bregdetin Adriatik. Vlera totale e këtyre pasurive vlerësohet në afro pesë milionë euro, shumë më tepër sesa 197.394 eurot e kërkuara nga vendimi i dhënë në Liège pesëmbëdhjetë vjet më parë.

Më 16 prill, konfiskimi në Shqipëri u bë përfundimtar. Është hera e parë që një vendim i tillë bazohet në një vendim gjyqësor belg. Belgjika shpreson tani të rikuperojë një pjesë të shumave të sekuestruara. Gazetat Le Soir, Knack dhe transmetuesi publik belg RTBF nuk arritën të kontaktojnë Veip O. për të marrë reagimin e tij.

SHIFRAT TRONDITESE

33

Sipas statistikave më të fundit të Drejtorisë Qendrore për Luftën kundër Kriminalitetit të Rëndë dhe të Organizuar (DJSOC), në vitin 2024 janë regjistruar 33 dosje që përfshijnë grupe kriminale shqiptare (me të paktën tre të dyshuar shqiptarë) nga të gjitha shërbimet e policisë gjyqësore federale të vendit. Kjo përfaqëson 8% të të gjitha hetimeve.

Në këto çështje janë identifikuar 863 anëtarë (nga të cilët 70 gra). Mesatarisht, një grup kriminal përbëhet nga 27 anëtarë.

8% e hetimeve të policisë gjyqësore federale për organizata kriminale përfshijnë të dyshuar me shtetësi shqiptare.

23

Në 23 nga 33 rastet, anëtarët e grupeve janë të lidhur me lidhje familjare.

“Nëntë organizata nga dhjetë kanë një strukturë të organizuar, por pa një hierarki të rreptë”, shpjegon zëdhënësja e policisë, An Berger.

387

Me kërkesë të gazetës ‘Le Soir’ dhe partnerëve të saj, Drejtoria Qendrore e Operacioneve Gjyqësore (DJO) kreu në mars një analizë statistikore të hetimeve që ishin ende në zhvillim nga policia gjyqësore federale.

Në 387 prej këtyre hetimeve shfaqet të paktën një i dyshuar i lindur në Shqipëri.

Gjithsej, 2.041 të dyshuar me shtetësi shqiptare janë nën vëzhgim, që përbëjnë 3% të numrit të përgjithshëm të të dyshuarve në Belgjikë sot.

“Ata shfaqen kryesisht në dosje që lidhen me trafikun e narkotikëve (kokainë dhe kanabis), dhunën, armët, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe korrupsionin”, shpjegon An Berger.

578

Shqiptarët janë gjithashtu shumë të pranishëm në platformën e koduar të komunikimit të hakuar SkyECC.

Gjuha shqipe është përdorur në rreth një nga gjashtë rastet e komunikimeve të deshifruara në territorin belg.

Policia gjyqësore federale ka identifikuar 578 të dyshuar shqipfolës në dosjet gjyqësore falë të dhënave të SkyECC.

71

Brenda Europol, shërbimet policore të 45 vendeve bashkëpunojnë në kuadër të AON, një grup pune që merret me organizatat kriminale të rrezikshme me shtrirje ndërkombëtare.

Sipas analizës së fundit, 233 organizata të tilla janë aktive në Evropë.

Shqiptarët renditen të parët me 71 grupe kriminale.

Pas tyre vijnë: ‘Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, mafia e Pulias (Italia e Jugut), bandat e motoçiklistëve dhe më pas grupet kriminale ruse, turke, nigeriane, marokene dhe kineze.”, shkruhet në Artikull./Dosja.al

BIRN: Si Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

Kryeministri Edi Rama po e mbron projektin e resortit turistik në Zvërnec duke i fryrë teorive të komplotit për armiq të brendshëm dhe të jashtëm, me qëllimin e mbytjes së protestës së mijëra qytetarëve.

Revolta kundër një projekti privat të mbështetur nga qeveria në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës në Zvërnec, Vlorë, shënoi një kulm të ri të hënën me mijëra qytetarë që u mblodhën përballë Kryeministrisë.

Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndaljen e planeve për tjetërsimin e pasurive publike e private për interesa të oligarkëve të afërt me qeverinë.

Projekti turistik në Zvërnec, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, ka shkaktuar kundërshtime të vazhdueshme nga organizatat mjedisore, aktivistët dhe një pjesë e banorëve të zonës, të cilët argumentojnë se ndërhyrja rrezikon ekosistemin e lagunës së Nartës dhe integritetin e një prej zonave më të rëndësishme të mbrojtura në bregdetin shqiptar.

Zemërimi qytetar u nxit nga një incident i javës së shkuar, kur roje sigurie të kompanisë private që kishte rrethuar me tela me gjemba tokat dhe plazhin ku do të bëhet investimi, dhunuan qytetarët protestues në sy të Policisë së Shtetit që bënte sehir.

Në mungesë totale të transparencës shtetërore për vendimmarrjet që lidhen me këtë projekt turistik, kryeministri Rama mori përsipër të mbrojë atë duke i fryrë teorive konspirative mbi forca armiqësore të brendshme dhe të jashme kundër projektit.

Nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale, Rama tha se nuk ekzistonte akoma një projekt dhe se kompania investuese po kryente një studim mjedisor.

Në një dalje publike të hënën në mbrojtje të projektit të Zvërnecit si një vizion të tij për ‘turizëm elitar”, Rama sulmoi nominalisht edhe shkrimtarin dhe analistin Fatos Lubonja, i cili gjatë protestës së të shtunës e akuzoi Ramën si mbrojtës të interesave të krimit të organizuar dhe oligarkisë në dëm të interesit publik.

Reagimin e kryeministrit ndaj protestave, Lubonja e lidh pikërisht me përfshirjen direkte të tij në këtë projekt, por e konsideron ‘qesharake’ mënyrën se si ka zgjedhur të mbrohet.

“Nuk është hera e parë që Rama del vetë përballë protestuesve. E bën edhe sepse është vetë autori i këtyre projekteve, edhe sepse mendon se askush ndër të tijtë nuk ka aftësinë e tij për ta bërë të zezën të bardhë,” tha Lubonja, duke shtuar se “kjo strategjia e ‘armikut të jashtëm’ dhe ‘të brendshëm’ ishte pika më qesharake e mbrojtjes që i bëri projektit”.

Lubonja vlerëson se makineria e pushtetit të Ramës do të tentojë ta mbysë revoltën qytetare pavarësisht përmasave që po merr ky reagim, pasi sipas tij, “regjimi i Ramës ka punuar sistematikisht për mpirë e blerë shpirtin e protestës qytetare”.

Edhe Ermal Hasimja, pedagog i shkencave politike, mendon se mbrojtja personale që kryeministri po i bën një investimi në turizëm e lidh atë me personat dhe përmasat e këtij investimi.

“Ndërsa emri i Kushnerit është legjitim, problemi qëndron me mungesën e transparencës për investuesit e tjerë,” tha Hasimja për BIRN.

Sipas tij, ka mungesë të plotë transparence nga qeveria si dhe një proces disavjeçar për shmangien e kritereve mjedisore përmes ndryshimeve ligjore që i kanë paraprirë këtij projekti apo projekteve të ngjashme.

Në këtë kontekst, Hasimja beson se Rama po përpiqet të ulë koston politike të tij, pavarësisht se projekti me gjasë mund të realizohet pavarësisht protestave.

“Protesta ka vlerë për të penguar abuzime të ngjashme në të ardhmen,” tha Hasimja, ndërsa shton se “natyra dhe pjesëmarrja e protestës dëshmojnë për formimin e një kategorie të re të audiencës politike, vështirësisht e analizueshme me instrumentet aktuale”.

Për kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, investimi personal i kryeministrit kundër protestave qytetare tregon qarkë ‘kapjen’ e tij nga oligarkët vendas dhe të huaj.

“Në Zvërnec duket që luhen interesa të mëdha ekonomike, që nuk kanë të bëjnë me mirëqenien e popullit shqiptar, por me pasurimin e mëtejshëm të oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar, si dhe vazhdimësinë e pushtetit të Ramës,” tha Qori.

Sipas tij, protestat e organizuara në Zvërnec dhe Tiranë e kanë vënë Ramën me shpatulla pas murit dhe “ai është duke u përpjekur t’i bishtnojë vështirësisë duke e reduktuar vëmendjen tek dhuna e gangsterëve me të zeza dhe duke përhapur teori konspiracioni mbi një komplot global kundër tij dhe Shqipërisë”.

Qori vlerëson se niveli i paranojës dhe teorive konspirative tek Rama nuk janë hasur prej dekadash në ligjërimet e kryeministrave shqiptarë dhe se kjo lidhet me vendimet që ai dhe qeveria e tij ka marrë në cënim të interesit publik.

“E vërteta është e thjeshtë dhe traumatike; Qeveria e Republikës së Shqipërisë po shkel me të dyja këmbët integritetin territorial të vendit tonë, po shkatërron zonat e mbrojtura dhe pasuritë publike dhe po ndihmon në procesin e shpronësimit të pronarëve të vegjël dhe legjitimë të tokës në Zvërnec dhe tejendanë Shqipërisë,” përfundoi ai./BIRN


Send this to a friend