VOAL

VOAL

Rrëfen Soni Malaj: Arsyeja pse u ndava nga burri. Dështimi më i madh në jetë /VIDEO

January 17, 2016

Komentet

Më 5 shkurt 1936 lindi Besim Zekthi, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane (u nda nga jeta müe 28 qershor 2020), kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, një nga resurset më të pasura të visarit tonë shpirtëror, nuk mund të kuptohet pa vallën popullore dhe vetë ajo në gjënezën e saj, deri sot, nuk mund të identifikohet më kurrëçka tjetër, vetëm me “Vallja e shqipes”, apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Ndërsa shoqëritë zhvillohen dhe ne përpiqemi të jemi në një hap me ta dhe modernizimin që pa asnjë mëdyshje, ka prekur dhe përfaqësohet dhe nga ndryshimet në art, folku në tërësi dhe vallja popullore në veçanti, dëshmojnë se janë maja të dimensionit tonë artistik dhe shpirtëror. Dhe vallja popullore në ecurinë e saj, në mëvetësimin e saj, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare, nuk mund të kuptohet pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi. Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe ndërimeve, që kanë ndjekur për katër dekada. Ndonëse në kufinjtë e 71 viteve jetë, ai është ende ai burrë shtatlartë, i hijshëm e plot rrezatim jete dhe shprehije emotive. Tek ai arti në tërësi dhe vallja në veçanti, kanë skalitur tiparet e një personazhi që rrezaton. Gjithçka tek ai është përplot, megjithëse në rrëfenjën për jetën dhe veprimtarinë e tij në art, nuk ka gjasa të japë dorëheqje. Madje ai nuk nguroi të nxirrte dhe një sekret profesional. Bëhet fjalë në lidhje me ambicjet e tij artistike, një aktivitet që do të bëjë në vitin 2008, ku kryesisht do të dominojnë krijimtaritë e tija koreografike, natyrisht pa lënë jashtë skenës vallet që bënë epokë, ekzekutimi i të cilave i dha atij nderime dhe vlerësime në të gjithë botën. Ai nuk hezitoi të na bënte me dije dhe për pagëzimin që i ka vënë paraprakisht këtij promocioni folk, “Shqipja më dha krahë”. Nuk e e fsheh, se kanë qënë “Vallja e shqipes”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, etj, të cilat e kanë bërë atë kaq të famshëm, kaq popullor dhe identitetin tonë kulturor një trofe në skenat prestigjiozë të folkut. Ndjenjat e kombit tonë janë jashtëzakonisht të prekshme. Për shembull, vallja “Kreshnikët e lirisë”, siç i thotë populli “Vallja e shqipeve”, që është e filmuar në Krujë, këto karaktere vallesh, qofshin këto të Jugut, Shqipërisë së Mesme, apo Veriut kanë domethënien e tyre, kanë fjalën e tyre, kanë shprehinë e tyre. Me të vërtetë është pa gojë, por shpirti, interpretimi, sytë komunikojnë aq bukur me popullin saqë duket sikur çdo gjë cicëron, çdo gjë flet, kështu janë vallet dhe ai interpretim që i kemi bërë ne kësaj kulture kombëtare. Kam bindjen se uji do të shkojë në rrjedhën e vetë, atje ku duhet të shkojë. Çdo gjë mund të harrohet, kultura e kombit nuk mund të harrohet. Nuk mund të ketë komb pa një kulturë të traditës, të lashtësisë, të jetës, aty ku ka lindur ai komb dhe aty ku ka pasqyruar jetën, historinë, punën, vajin, gëzimin, vallen, këngën, instrumentin, kostumin popullor, të gjitha këto janë shkrirë në historinë e kombit tonë. Janë monumentet e kulturës, ajo s’diskutohet, por monumente më të gjalla se sa mund të jenë vallet dhe këngët e historisë së kombit tonë nuk ka.

Ku dhe si janë të vendosura zanafilat e para të ngjizjes suaj për nga ai talenti padiskutueshëm dhe ajo famë që mban të mbështjellë si në një brerorë shëndritëse Besim Zekthin ?

Fillimet e janë të vendosura në fëmijërinë time, në lëvizjet e atëhershme, në aktivitetet e shtëpive të pionierit, siç quheshin asokohe. Më 1952 prezantohem në Filarmoninë e Shtetit, ku bënin pjesë pothuaj të gjithë hallkat e veprimtarisë kulturore artistike të kohës. Të gjithë jepnin shfaqje në Teatrin Popullor, ku drejtor ishte Kol Jakova. Më 1957 u ndje nevoja e ndarjes së institucioneve, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombëtar. Po në këtë vit u krijua Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilin e drejtonte “Artisti i Popullit”, Çesk Zadeja.

Çfarë do ta konsideronit si të rëndësishme, për atë periudhë, ndërsa domosdo duhej që duke ruajtur dhe pasuruar traditën, të mbartte me vete kjo dhe profesionalizmin ?

Prezenca e disa profesorëve rus ka qenë shumë e frutshme dhe ndikoi në rritjen profesionale dhe forcimin e tabanit popullor. Mund të nominoj për kontributin e dhënë, profesor Georgi Perkun, Boris Ramazin. Kjo ndihmesë e profesorëve rusë, në bashkëpunim me koreografin Gëzim Kaceli, Panajot Kanaçi, kanë ndikuar në zhvillimin, jo vetëm profesional por dhe shpirtëror të valles popullore shqiptare. Atë kohë u krijuan disa punë më vlerë dhe që do të mbetnin të pavdekshme në memorien artiskike të shqiptarëve, si “Vallja e shqipeve”, “Komitët e lirisë”, të Engjëll Tërshanës.

Tashmë ju do të hidhni hapin më të rëndësishëm të personalitetit tuaj artistik dhe konkretisht ju do të kishit dhe punët tuaja në vallen popullore shqiptare ?

Po. Krijimtaria ime, e cila është produkt i një eksperience të çmuar dhe të vlerësuar. Do të ishin “Motivet e Librazhdit”. Në 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mora përsipër një përgjegjësi të guximshme, të përpunoj vallën kosovare. Përpunimi im koreografik do të mbante vulën në vallen “Dasma e Rugovës”, e cila i kushtohej kryengritjes së famshme të Rugovës.

Kontributi në vallen shqiptare dhe vlerësimi, natyrisht që nuk ka munguar edhe në skenat botërore. Madje në kujtesën e viteve ngelet e pashlyer triumfi i traditës artistike të tabanit popullor shqiptar në këto skena. Çfarë do të risillnit në retrospektivë ?

Krahas një trajtimi profesional dhe një vlerësimi që i bëhej kulturës popullore në përgjithësi dhe valles popullore në veçanti, natyrshëm që frytet e punës, përpjekjeve dhe triumfit të shpirtit artistik do ti vilnim kudo ku Ansambli i Këngëve dhe Vallëve Popullore do të ngjitej në skenë. Por kulmin përfaqësimi kulturës tradicionale shqiptare e pati në Dizhin të Francës, në vitin 1970, ku u vlerësuam me Gjerdanin e Artë. Ai ishte arritja më e madhe e asaj kohe për artin dhe kulturën shqiptare në skenat prestigjioze botërore. Të mos harrojmë se ishim në Francë, në vendin e kulturës, sikurëse nuk duhet mënjanuar dhe sfidat e përfaqësuesve të vendeve të tjera që morën pjesë në këtë aktivitet.

Në këtë larushi aktivitetesh dhe pjesëmarrjesh, a do të kishit ndonjë eksperiencë, e cila ka lënë gjurmë në përvojën tuaj si e mrekullueshme dhe e paharrueshme ?

Ishte viti 1971, pra një vit pas famës së Dizhonit, në Ohër të Maqedonisë. Atë vit organizohej Festivali i Ohrit. Ishte kontakti i parë i kulturës shqiptare me atë të trojeve etnike. Në Ohër deri në atë vit nuk mbahej mend një pjesëmarrje dhe një popullaritet kaq i madh. Ishin aty që nga Shkupi, Kërçova, Dibra e Madhe, Struga, Manastiri, etj. Kudo përballeshe me bashkatdhetarë, me mallin që shpërthente me lotë dhe dashurinë që nuk mund të ndeshej askund tjetër me aq zjarr. Përfaqësues të kulturave dhe traditave të gadishullit ballkanik vlerësuan maksimalisht performancën dhe përmbajtjen, shpirtin dhe sharmin e artit shqiptar. Ata pranuan hapur dhe publikisht, se kultura dhe tradita artistike e popullit shqiptar është maja e kulturës së Ballkanit.

Megjithëse vend i izoluar, kultura ka mundur t’i thyej hekurat e rrethimit të diktaturës dhe të përfaqësojë shpirtin dhe temperamentin e këtij populli nëpër botë. Madje Ansambli i Këngëve dhe Vallëve Popullore ka një hartë të pasur të gjeografisë artistike, a mund të na rifreskoni kujtesën ?

Nga Azia në Afrikë e në Evropë. Në Egjiptin e lashtë të piramidave deri në Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë. Është vërtetë një larmi shtetesh dhe skenash ku trupa jonë është ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerësime maksimale. Kudo kemi shkuar dhe kudo kemi marrë vlerësime dhe ovacione të publikut, i cili e ka mirëpritur dhe ka dashuruar menjëherë kulturën popullore shqiptare. Flamuri ynë është valëvitur në sa e sa skena dhe kudo është nderuar.

“Festë të madhe ka sot Shqipëria” është një nga vallet më të spikatura dhe që ka pasur një jehonë dhe që të godet emocionalisht edhe sot për sfondin e saj kombëtar, virtuozitetin e vënies në skenë, natyrisht që ka zanafillën e saj ?

Me rastin e 50-vjetorit të Festës së Flamurit në Vlorë, isha i ftuar, sigurisht për të kërcyer. Në një program qeveritar që do të mbahej atë natë, për nder të festës ndodhej një grup kosovarësh që rrinin në Rrushbull. Ata kanë pasur një rapsod, të quajtur Dervish Shaqja, një rapsod që rrallë e sjellë historia e tokës si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Atëherë, për të përshëndetur nga ana e Kosovës këtë natë feste të 50-vjetorit të Flamurit ishte zgjedhur grupi i Dervish Shaqes. Dhe si fillonte kënga e Dervishit? “Festë të madhe ka sot Shqipëria, këngë e valle për jetën e re, brohorasin të gjithë nga zemra, rrofsh sa malet, o jubile”. Kjo këngë pas një viti, u bë himni i valles “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Këtu filloi embrioni i kësaj valleje, nga kënga madhështore e jubileut të flamurit dhe që u bë simbol i kulturës kombëtare shqiptare në gjithë botën, deri në Gjerdanin e Artë në Francë. Me krijimtarinë e kësaj valleje u mor profesori im, “Artisti i Popullit”, Panajot Kanaçi. Sigurisht në bashkëpunim edhe me valltarin, se e do një bazament njeriu se ku duhet të mbështetet, e unë shumë herë isha inspirues i krijimit për profesor Panajotin, ai gjente tek unë figurën, jo vetëm artistike, por gjente figurën shpirtërore të valles shqiptare.

Natyrisht që edhe sot vallja luhet dhe spikasin penetrime të përvojave të huaja, madje edhe kur lëvrohet tabani kumtohet një vullnet dhe emocion që përçohet tek spektatori, ju çfarë mendoni për sot ?

Natyrisht që interpretimi ka nevojë për shumë punë. Shumë, ose pothuaj të gjithë kanë kaluar përvojën arsimorë për profesionin, por mund të mbarosh disa shkolla dhe nuk arrin atë që spektatori është i gatshëm ta marrë. mish populli në interpretimin e tij. Unë gjithë jetën time rëndësinë më të madhe ia kam vënë interpretimit, çfarë ka dashur shpirti i popullit me thënë me atë. Në qoftë se nuk ke arritur ta zbërthesh shpirtërisht, nuk ke bërë asgjë, je një kukull, nuk ke asnjë vlerë, prandaj fatkeqësia është se në këto raste mjeshtrit e mëdhenj duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë me këta elementë të rinj që janë mësuar të kërcejnë gjoja në mënyrë moderne, do të thosha, është pseudomoderne, nuk është absolutisht moderne, moderne është ajo që është antike, janë monumentet e kulturës, janë piramidat e Egjiptit. Kanë nevojë për një punë shumë të imët, shumë profesionale, në mënyrë që të mos e zhveshin vallen nga shpirti i popullit. Unë e kam mishnu popullin tim shpirtërisht. Në radhë të parë i kam dhënë shpirtin, pastaj i kam dhënë krahët.

Kush ka qenë kërcimi i fundit i juaji në një skenë prestigjiozë dhe a mendosi se ai do të jetë i fundit ?

Kërcimi i fundit ka qenë në Festivalin e fundit Folklorik të Gjirokastrës. Natyrisht që sot 71 vite nuk janë pak dhe e lehtë për t’u sfiduar, por mendoj se shpirti dhe dashuria që më ka ngjizur në shpirt vallja popullore shqiptare nuk do të më lënë të kërcej asnjëherë kërcimin e fundit.

Çfarë do të mendonte Besim Zekthi për prurjet e fundit muzikore në përgjithësi dhe atë koreografike në veçanti. A mendoni se ndikimet e kulturave të huaja do të kërcënojnë traditën e këngës dhe vallës popullore shqiptare ?

Montalisht edhe mund të flasësh për një kërcënim të mundshëm, por unë nuk do ta shikoja këtë si një rrezik për traditën e shkëlqyer të kulturës popullore shqiptare. Gjithë këto prurje i konsideroj si një ndikim kalimtar në kulturën tonë. Ata nuk mund të ndikojnë në ndryshimin apo tjetërsimin e tabanit të kulturës popullore dhe shpirtin e folkut.

Kush janë planet e afërta artistike për mjeshtrin Besim Zekthi ?

Më 2008 do të jem me një krijim timin koreografik të titulluar “Shqipja më dha krahë”. Po punoj për këtë projekt. Mendoj se kjo do ti shërbejë një rigjallërim të emocioneve dhe shpirtit shqiptar. Vallet shqiptare janë të mrekullueshme.

Më 3 shkurt 1809 lindi kompozitori i shquar gjerman Felix Mendelssohn

VOAL- Ndryshe nga shumë kompozitorë të tjerë të mëdhenj, Felix Mendelssohn ishte, siç dukej se parathoshte dhe paralajmëronte emri i tij i dhënë, jashtëzakonisht me fat dhe i lumtur gjatë gjithë jetës së tij.

“Në fillim isha djali i një babai, tani jam babai i një djali.” Mund të duket si një lojë absurde fjalësh, por kishte një të vërtetë të mprehtë, pasi ishte Abraham Mendelssohn, djali i filozofit të famshëm Moisiut dhe babai i Felix-it, ai që e tha këtë.

Muzikanti lindi në Hamburg më 3 shkurt 1809, në një familje me mjete të pasura financiare dhe rang të lartë: të ishe pjesë e familjes Mendelssohn do të thoshte të rriteshe dhe të zhvilloheshe në një mjedis me kulturë të lartë humaniste dhe muzikore, siç gjendej në Gjermani midis fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Begatia e familjes – e konsoliduar nga aktivitete të suksesshme financiare – ishte një mjet i qetë dhe i fuqishëm për çdo ndjekje intelektuale dhe artistike, i praktikuar si një dhuratë fisnike për secilin individ. Nëna e tij, Lea (e quajtur Lilla), ishte nga familja Solomon, një familje hebreje si Mendelssohn-ët, mbesa e bankierit të madh izraelit Daniel Itzig. Në shtetet gjermane, ligjet që emanciponin hebrenjtë nuk ishin miratuar ende: atyre u ndalohej të ndiqnin shkollat ​​publike. Për Feliksin, ashtu si për motrat e tij Fanny dhe Rebekka, dhe për vëllain e tij Paul, kishte mësues të shkëlqyer të përshtatshëm për fëmijët e Leas, të cilët lexonin poezitë e Homerit në greqisht. Feliksi, i arsimuar mirë nga Profesor Heyse, i cili e trajtonte filologjinë klasike me gjallëri, kënaqej duke shkruar një poezi satirike në greqisht rreth përleshjeve të djemve.

Mendelssohn u edukua kështu që në moshë të re në shkencat humane, i rrethuar nga muzika dhe artet më të mira; ai gjithmonë jetonte në një mjedis të qetë pa shqetësime serioze. Ai punonte shumë, duke u përkushtuar ndaj lëndëve të tij të preferuara: çdo mëngjes në orën pesë ngrihej dhe fillonte ditën e tij të zellshme kushtuar studimit të pianos, violinës, vizatimit dhe gjuhëve të huaja. Deri në moshën dymbëdhjetë vjeç, ai kishte shkruar disa kompozime elegante në një larmi të gjerë formash.

Më vonë, Mendelssohnët u zhvendosën në Berlin, qytetin e tyre të lindjes. Pas mësuesve të tij të parë: Berger, një nxënës i Clementit, për piano, dhe Henning dhe Rietz për violinë dhe violë, Felix u mësua nga Karl Friedrich Zelter, një muzikant i fortë, megjithëse i kufizuar, i cili e prezantoi atë me “Klavierin e Temperuar Mirë” të Bahut.

Zelter ishte këshilltari muzikor i Wolfgang Goethe; kur Felix dymbëdhjetë vjeçar demonstroi qartë talentet e tij të jashtëzakonshme si një muzikant i parakohshëm, Zelter e çoi atë në Weimar dhe e prezantoi me Goethe-n, atëherë shtatëdhjetë e dy vjeç, një nga shkrimtarët më të mëdhenj evropianë të kohës dhe të të gjitha kohërave. Shkrimtari dhe djali krijuan një miqësi të sinqertë. Gjatë asaj periudhe, figura e Goethe-s u dallua me universalitetin e tij shembullor të përvojave dhe veprave, duke filluar nga poezia te shkenca, në sintezën e një vizioni të lindur nga flakët e “Sturm und Drang” dhe duke u bërë klasikisht olimpik; Në atë kulturë, rizbulimi i Shekspirit dhe klasikëve grekë, eksplorimi i filozofëve pas Kantit dhe farat e Romantizmit të sapolindur u bashkuan; Muzika ishte bërë më e lirë dhe më elokuente me mesazhin e Beethovenit.

Talentet e jashtëzakonshme kompozicionale të Felix Mendelssohn-it u shfaqën shpejt, pothuajse sikur për të kompensuar disa kohë të vështira për familjen, pjesërisht për shkak të antisemitizmit të përhapur të viteve rreth vitit 1819. Gjatë asaj periudhe, Mendelssohn-ët morën mbiemrin e dytë, Bartholdy, nga një i afërm i pagëzuar; ata vetë u pagëzuan, duke u bërë të krishterë protestantë.

Ndërkohë, midis viteve 1821 dhe 1823, Felix Mendelssohn kompozoi dymbëdhjetë simfoni për instrumente me tela (e njëmbëdhjeta gjithashtu përmbante instrumente perkusioni), koncerte për violinë dhe instrumente me tela, për dy piano dhe për piano dhe violinë. I përballur me këtë talent, babai i tij refuzoi ta shndërronte në biznesmen, veçanërisht pasi Luigi Cherubini, atëherë drejtor i Konservatorit të Parisit dhe një autoritet i njohur muzikor evropian, i kishte dhënë djalit një vlerësim pozitiv.

Në vitin 1825, vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, Mendelssohn kompozoi “Oktetin për Kuartet me Dy Tela”, një kryevepër vërtet e famshme, dhe vitin pasardhës “Uverturën në Ëndrrën e një Nate Vere”, një tjetër kryevepër, e cila përfshin të famshmen “Marshim Dasmash”. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, ai do ta vendoste atë të paprekur në krye të muzikës së rastësishme për dramën e Shekspirit me të njëjtin emër.

Karriera e Felix Mendelssohn vazhdoi me shpejtësi dhe në mënyrë të gjithanshme, me freski rinore dhe mençuri të admirueshme, dhe me një aktivizëm tipik të edukimit të tij hebraiko-puritan. Me muzikën e tij, ai jo vetëm që arriti shpejt famë botërore si kompozitor, por gjithashtu arriti të realizonte plotësisht atë që ishte ambicia e tij më e madhe: të tërhiqte vëmendjen e mjedisit muzikor të atëhershëm mjaft neglizhent ndaj veprave, të cilat kishin rënë në harresë për shumë kohë, të njërit prej mjeshtrave më të mëdhenj të kompozimit muzikor: Johann Sebastian Bach.

Në vitin 1829, me aktorin Eduard Devrient, Mendelssohn organizoi rizbulimin e “Pasionit të Shën Mateut” të Bahut dhe e dirigjoi atë në një version të shkurtuar dhe të ri-instrumentuar, më të përshtatshëm për shijet e kohës. Shfaqja ishte një triumf dhe shënoi fillimin e një rilindjeje graduale të Bahut.

Udhëtimet jashtë vendit për arsim dhe turne muzikorë e çuan më pas kompozitorin në Angli, Skoci (Hebridet frymëzuan uverturën: Shpella e Fingalit), Itali (Simfonia Italiane Nr. 4) dhe Paris.

Orkestra Simfonike e Leipzigut Gewandhaus e emëroi atë si dirigjent të saj; duke interpretuar Mozart, Haydn, Weber, Beethoven, Schubert dhe të mëdhenj të tjerë, Mendelssohn renditet ndër emrat më të shquar në dirigjimin modern, së bashku me Habeneck, Berlioz dhe Wagner. Me Mendelssohn, qyteti ngriti standardin për zhvillimin muzikor: ai themeloi Konservatorin e Leipzigut në 1843.

Muzikanti ishte mik i Schumann dhe Liszt, ndërsa marrëdhënia e tij me Wagner ishte një marrëdhënie e përzemërt, respekti dhe rivaliteti.

Simfonive iu bashkua një tjetër kryevepër, ende e dashur sot, Koncerti për Violinë në E minor.

Muzika e Mendelssohn-it shquhet si një shembull i qartësisë së madhe, ku frymëzimi romantik gjen një ekuilibër klasik të lakmueshëm, megjithëse në forma ndonjëherë origjinale, si në gjashtë Sonatat e Organos. Oratoritë “Paulus dhe Helias” dhe tetë vëllimet e “Këngë pa Fjalë”, të cilat lidhnin së bashku faqe të shkurtra dhe të çmuara, ishin madhështore.

Një lumturi e tillë në jetë dukej e natyrshme në kombinimin e shkëlqyer të kulturës dhe krijimtarisë, në përputhje të plotë me estetikën e personalitetit romantik, megjithatë, pa pushtuar sferën e konceptimit muzikor. Mendelssohn nuk ishte në favor të “muzikës programore”, të dashur nga Berlioz dhe Liszt; muzika e tij, pohoi ai vetë, kishte për qëllim të ishte “muzikale”.

Por një sëmundje në familjen Mendelssohn dukej e trashëgueshme: goditja në tru që vrau motrën e tij të dashur Fanny në 1847. Dhimbja e goditi fort Felix-in dhe vetëm pesë muaj më vonë, më 4 nëntor 1847, e njëjta sëmundje e goditi atë.

Shkaqet e vdekjes së parakohshme të Felix Mendelssohn Bartholdy duhet të gjurmohen edhe në stresin e pashmangshëm ndaj të cilit trupi i tij iu nënshtrua nga aktivitetet e tij të shumta artistike, administrative dhe pedagogjike, të cilat konsumuan para kohe trupin tashmë të brishtë të muzikantit. Duke vdekur, Mendelssohn i la botës një trashëgimi të çmuar të një pasurie veprash elegante dhe të lëmuara; muzikë që pasqyron dhe shpreh bukur natyrën e dashur dhe ndjeshmërinë e rafinuar të kompozitorit të saj me fat./Elida Buçpapaj

Nga Anglia: “Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian janë çift!”

Një arratisje e supozuar romantike për shtatë here kampionin e botës në Formula 1 dhe yllin amerikan të reality show-t, por për momentin nuk ka konfirmim nga palët e interesuara.

 

 

ANGLI – Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian thuhet se janë çift. The Sun, një tabloid britanik, kareportar në faqen e saj të parë, duke folur në një “ekskluzive të gjithëve” se piloti 41- vjeçari britanik i Ferrarit dhe 45-vjeçarja yll americane e reality show-t, nënë e katër fëmijëve, kaluan në fundmi një fundjavëvë, £120,00, prej £120,00.

Biznesmen njoftoi se me avionin e saj privat. Hamilton, nga ana tyletër, erdhi me helikopter, duke u ulur në aeroportin e Oxfordit. Sipas rapit, mbrëmja vazhdoi me një të errët për çiftin, në një atmosferë private absolute.

Hamilton dhe Kardashian njihen prej vitesh me njëri-tjetrin dhe kampioni britanik njihej miqësinë e tij me ish-vendin e saj, reperin Kanye West. Deri tani, nuk ka pasur konfirmim nga ata që janë të përfshirë, dhe nuk ka asnjë shenjë të arratisjes romantike në rrjetet sociale, por thashethemet po përhapet me shpejtësi.

Nga Anglia: "Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian janë çift!"

BT (Dosja.al)

Më 2 shkurt 2022 u nda nga jeta aktorja e shquar italiane Monica Vitti

VOAL – Maria Luisa Ceciarelli, aka Monica Vitti, lindi në Romë më 3 nëntor 1931. Në vitin 1953 ajo u diplomua në Akademinë e Artit Dramatik në Silvio D’amico dhe nga këtu filloi karrierën e saj në skenë duke interpretuar disa role të rëndësishme që e vendosën menjëherë në dritë: “Gjashtë histori për të qeshur” më 1956 dhe “Capricci di Marianna” më 1959.

Në vitin 1959 debutoi në kinema me filmin “Le dritte” dhe, menjëherë më pas, takoi një regjisor që do të bëhej mjeshtër: Michelangelo Antonioni. Së bashku, Vitti dhe Antonioni bënë katër filma “L’avventura” më 1960, “La notte” më 1961, “L’eclisse” më 1961 dhe “Deserto Rosso” më 1964. Jeta e regjisorit dhe aktores së re u lidh në një marrëdhënie romantike që zgjati rreth katër vjet.

Në gjysmën e dytë të viteve 60 Monica Vitti kalon në zhanrin e komedisë, duke demonstruar talentin e saj të shënuar si një artiste komiek dhe me fuqinë e saj të aktrimit, jo vetëm si një mishërim i shqetësimit dhe dërmimit. Nën drejtimin e Mario Monicelli më 1968 luan “Vajza me armë”, në 1969 “Amore mio aiutami” me Alberto Sordin, më 1970 “Drama e xhelozisë” dhe ” Të gjitha detajet në kronikë “nga Ettore Scola.

Ndërsa karriera e saj  filmike vazhdon dhe njohja artistike nuk i mungon – ajo fiton tre Shirita argjendi dhe pesë David di Donatello – ajo nuk largohet kurrë nga teatri: në vitin 1986 del në skenë në shfaqjen “Çifti i çuditshëm” me regji të Franca Valerit.

Edhe televizioni nuk e lë këtë interpretuese të shkëlqyeshme jashtë  dhe Monica Vitti më 1978 luajti përkrah të madhit Eduardo De Filippo luan në “Cilindrat”.

Kinemaja italiane po përjeton një moment të artë falë interpretimeve të saj dhe, në të njëjtën kohë, disa regjisorë të huaj nuk humbin mundësinë që ta kenë atë në filmat e tyre: Losey e drejtoi atë më 1969 në “Modesty Blaise, la bellissima che uccide”, Miklos Jancso në 1971 në “La pacifista” dhe Louis Buñuel në “Fantazma e lirisë” në 1974.

Paraqitjet e saj në vitet ’80 u bënë gjithnjë e më sporadike, duke interpretuar filmat e drejtuar nga partneri i saj Roberto Russo: “Flirt” i vitit 1983 dhe “Francesca è mia” i vitit 1986.

Në vitin 1990 bëri debutimin si regjisore me filmin “Scandalo Segreto” me të cilin fitoi Globin e Artë si regjisore dhe si interpret. Në 1993 u botua autobiografia e tij “Sette sottane”. 1995 shënon një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e saj: ajo vlerësohet me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Nga ana sentimentale ajo kishte tri histori dashurie të gjata dhe të rëndësishme, e para me regjisorin Michelangelo Antonioni, më pas me drejtorin e fotografisë Carlo Di Palma dhe së fundmi me fotografin e modës Roberto Russo, me të cilin u martua në vitin 2000.

Monica Vitti (Monika Viti) u nda nga jeta më 2 shkurt 2022. Aktorja e madhe, muza e Michelangelo Antonionit dhe mbretëresha e komedisë italiane, pak muaj më parë kishte mbushur 90 vjet.

Lajmin për vdekjen e ka dhënë sot, të mërkurën, ish-kryebashkiaku i Romës dhe ish-ministri Walter Veltroni. ” Roberto Russo, partneri i tij i viteve të fundit, më kërkon të komunikoj se Monica Vitti nuk është më. E jap këtë lajm me shumë dhimbje, dashuri, keqardhje”, ka shkruar Veltroni në një postim në Twitter.

E lindur në Romë më 3 nëntor 1931, pëfaqësuesja ikonë e kinemasë italiane kishte munguar në skenë që nga viti 2001, kur u prit në Quirinale për David di Donatello. Ajo vuante prej disa vitesh nga sëmundja e Alzheimerit.

“Sot është një ditë vërtet e trishtuar: një artiste e madhe dhe një italiane e madhe zhduken”, tha në një deklaratë ministri italian i Kulturës Dario Franceschini.

Protagonistja e paharrueshme e “tetralogjisë së pakomunikueshmërisë” së Antonionit (“Aventura”, “Nata”, “Eklipsi” dhe “Shkretëtira e kuqe”, drejtuar nga regjisori italian midis viteve 1960 dhe 1964), Monica Vitti ishte në gjendje të bënte një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj në fund të viteve gjashtëdhjetë, duke kaluar me shumë efektivitet nga zhanri dramatik në rolet brilante. Ajo u bë kështu një interpretuese kryesore e komedisë italiane falë suksesit të filmave si “Vajza me armë” nga Mario Monicelli (1968), “Drama e xhelozisë – Të gjitha detajet në kronikën” nga Ettore Scola (1970 ), “Polvere di stelle”, drejtuar nga Alberto Sordi në 1973. Gjatë karrierës së saj, ajo mori çmime të shumta: veçanërisht 5 David di Donatello, një Ari i Argjendtë në Berlin dhe një Luan i Artë në Venecia për karrierën e saj.

Sofia Loren ka nderuar kolegen e saj të ndjerë, duke nënvizuar “humbjen e madhe, jo vetëm për kinemanë, por për të gjithë ne”./Elida Buçpapaj

Lista e plotë e fituesve të Çmimeve Grammy 2026

Çmimet Grammy të 68-ta u mbajtën në Los Angeles, ku Kendrick Lamar ishte fituesi më i madh i mbrëmjes për të dytin vit radhazi.

 

Reperi fitoi pesë çmime, përfshirë Regjistrimi i Vitit për Luther, një duet me SZA, dhe Albumi më i Mirë Rap për GNX. Megjithatë, ai u mposht për çmimin më të madh të mbrëmjes, Albumi i Vitit, nga ylli portorikan Bad Bunny.

LISTA E PLOTË E FITUESVE: 

Katër çmimet kryesore (“Big Four”)

Kënga e Vitit

Fituesja: Billie Eilish – Wildflower
Lady Gaga – Abracadabra
Doechii – Anxiety
Rosé & Bruno Mars – APT
Bad Bunny – DtMF
Huntr/x – Golden
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Sabrina Carpenter – Manchild

Regjistrimi i vitit

Fitues: Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Bad Bunny – DtMF
Sabrina Carpenter – Manchild
Doechii – Anxiety
Billie Eilish – Wildflower
Lady Gaga – Abracadabra
Chappell Roan – The Subway
Rosé & Bruno Mars – APT

Albumi i vitit

Fitues: Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
Clipse – Let God Sort Em Out
Lady Gaga – Mayhem
Kendrick Lamar – GNX
Leon Thomas – Mutt
Tyler, The Creator – Chromakopia

Artisti i ri më i mirë

Fituesja: Olivia Dean
Katseye
The Marias
Addison Rae
Sombr
Leon Thomas
Alex Warren
Lola Young

Albumi më i mirë vokal pop

Fituesja: Lady Gaga – Mayhem
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
Miley Cyrus – Something Beautiful
Teddy Swims – I’ve Tried Everything But Therapy Pt. 2

Performanca më e mirë Pop Solo

Fituesja: Lola Young – Messy
Justin Bieber – Daisies
Sabrina Carpenter – Manchild
Lady Gaga – Disease
Chappell Roan – The Subway

Performanca më e mirë e dyshes/grupit pop

Fituesit: Cynthia Erivo & Ariana Grande – Defying Gravity
Huntr/x – Golden
Katseye – Gabriela
Rosé & Bruno Mars – APT
SZA me Kendrick Lamar – 30 For 30

Regjistrimi më i mirë Dance/Electronic

Fitues: Tame Impala – End Of Summer
Disclosure & Anderson .Paak – No Cap
Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax – Victory Lap
Kaytranada – Space Invader
Skrillex – Voltage

Albumi më i Mmirë Dance/Electronic

Fituesja: FKA Twigs – Eusexua
Fred again.. – Ten Days
PinkPantheress – Fancy That
Rüfüs Du Sol – Inhale / Exhale
Skrillex – F** U Skrillex You Think Ur Andy Warhol But Ur Not!! <3*

Regjistrimi më i mirë Dance/Pop

Fituesja: Lady Gaga – Abracadabra
Selena Gomez & Benny Blanco – Bluest Flame
Zara Larsson – Midnight Sun
Tate McRae – Just Keep Watching
PinkPantheress – Illegal

Albumi vokal më i mirë i pop-it tradicional

Fituesja: Laufey – A Matter Of Time
Laila Biali – Wintersongs
Jennifer Hudson – The Gift Of Love
Elton John & Brandi Carlile – Who Believes In Angels?
Lady Gaga – Harlequin
Barbra Streisand – The Secret Of Life: Partners, Vol. 2

Albumi më i mirë Latin Pop

Fituesja: Natalia Lafourcade – Cancionera
Rauw Alejandro – Cosa Nuestra
Andrés Cepeda – Bogotá (Deluxe)
Karol G – Tropicoqueta
Alejandro Sanz – ¿Y ahora qué?

Albumi më i mirë i muzikës urbane latine

Fitues: Bad Bunny – DeBÍ TiRAR MáS FOToS
J Balvin – Mixteip
Feid – Ferxxo Vol. X: Sagrado
Nicki Nicole – Naiki
Trueno – Eub Deluxe
Yandel – Sinfónico (En Vivo)

Performanca më e mirë rock

Fitues: Yungblud ft. Nuno Bettencourt, Frank Bello, Adam Wakeman & II – Changes (Live From Villa Park)
Amyl and The Sniffers – U Should Not Be Doing That
Linkin Park – The Emptiness Machine
Turnstile – Never Enough
Hayley Williams – Mirtazapine

Kënga më e mirë Rock

Fitues: Nine Inch Nails – As Alive As You Need Me To Be
Sleep Token – Caramel
Hayley Williams – Glum
Turnstile – Never Enough
Yungblud – Zombie

Albumi më i mirë rock

Fitues: Turnstile – Never Enough
Deftones – Private Music
Haim – I Quit
Linkin Park – From Zero
Yungblud – Idols

Albumi më i mirë alternativ

Fitues: The Cure – Songs Of A Lost World
Bon Iver – Sable, Fable
Tyler, The Creator – Don’t Tap the Glass
Wet Leg – Moisturizer
Hayley Williams – Ego Death At A Bachelorette Party

Performanca më e mirë alternativ

Fitues: The Cure – Alone
Bon Iver – Everything Is Peaceful Love
Turnstile – Seein’ Stars
Wet Leg – Mangetout
Hayley Williams – Parachute

Performanca më e mirë metal

Fitues: Turnstile – Birds
Dream Theater – Night Terror
Ghost – Lachryma
Sleep Token – Emergence
Spiritbox – Soft Spine

Performanca më e mirë Rap

Fitues: Clipse, Pusha T & Malice feat. Kendrick Lamar & Pharrell Williams – Chains & Whips
Cardi B – Outside
Doechii – Anxiety
Kendrick Lamar feat. Lefty Gunplay – TV Off
Tyler, The Creator feat. Teezo Touchdown – Darling, I

Performanca më e mirë rap melodik

Fitues: Kendrick Lamar me SZA – Luther
Fridayy feat. Meek Mill – Proud Of Me
JID feat. Ty Dolla $ign & 6Lack – Wholeheartedly
Terrace Martin & Kenyon Dixon feat. Rapsody – WeMaj
Partynextdoor & Drake – Somebody Loves Me

Kënga më e mirë Rap

Fitues: Kendrick Lamar feat. Lefty Gunplay – TV Off
Doechii – Anxiety
Clipse feat. John Legend & Voices of Fire – The Birds Don’t Sing
Tyler, The Creator feat. GloRilla, Sexyy Red & Lil Wayne – Sticky
GloRilla – TGIF

Albumi më i mirë Rap

Fitues: Kendrick Lamar – GNX
Clipse – Let God Sort Em Out
GloRilla – Glorious
JID – God Does Like Ugly
Tyler, The Creator – Chromakopia

 

Panorama

“Do vrisja veten nëse nuk do shihja kurrë fëmijë, ata bien në dashuri me personalitetin tim”- Publikohet audio-regjistrimi i Michael Jackson

Një dokumentar i ri i Channel 4, me titull “The Trial”, ka rikthyer në vëmendje akuzat që janë ngritur ndër vite ndaj Michael Jackson, duke sjellë edhe disa regjistrime audio të papublikuara më parë, në të cilat ylli i muzikës pop flet në mënyrë tejet personale për fëmijët.


Seria dokumentare fokusohet në periudhën e procesit të bujshëm gjyqësor ndaj Jackson-it dhe synon të hedhë dritë mbi aspekte të çështjes përmes materialeve që, sipas autorëve, nuk janë bërë publike deri më sot.

jackson1

Në disa prej këtyre regjistrimeve, këngëtari dëgjohet të shprehet me deklarata që sot konsiderohen shqetësuese, në kontekstin e akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve.

Në një nga fragmentet audio, Michael Jackson dëgjohet të thotë: “Nëse do të më thoshe tani: ‘Michael, nuk do të mund të shohësh më kurrë fëmijë’, do të vetëvritesha”.

jackson2

Në një tjetër regjistrim ai shprehet se “fëmijët thjesht duan të më prekin dhe të më përqafojnë”, ndërsa në një moment tjetër thotë: “Fëmijët përfundojnë duke u dashuruar me personalitetin tim. Ndonjëherë kjo më fut në telashe”.

Dokumentari i vendos këto deklarata në kuadrin e akuzave të ngritura ndaj Jackson-it, duke rihapur debatin mbi sjelljen dhe qëndrimin e tij ndaj të miturve. gsh

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeç, aktori Fitim Makashi, babai i Redon Makashit.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992). bw

Më 30 janar 1926 lindi kompozitori i shquar shqiptar Tish Daija

Tish Daija (Shkodër, 30 janar 1926 – 3 tetor 2003) ka qenë kompozitor dhe muzikant shqiptar.

Lindi në Shkodër në një familje të thjeshtë. Pa mbushur moshën shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk Zadejën, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin. Në moshën 10 vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova[1].

Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj.

Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës[2]. Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike. Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh.

Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qene Udheheqesi Artistik I Asamblit Te Kengeve dhe Valleve Popullore per 18 vjet (1962-1980). autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, “Bijte e Peshkatarit” etj.

Ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003[2]. Wikipedia

Anagnosti i panjohur… Nga Agron Xoxa

Gazeta Nacional

Shumë vite më parë, zilja e telefonit në shtëpi tringëlloi si një zgjim. Pak më vonë, ngjita shkallët e Ministrisë, ku Anagnosti, atëherë ministër, më propozoi të drejtoja një institucion publik. E habitshmja — në kundërshtim të plotë me realitetin e sotëm — nuk qëndronte te fakti që një artist i afirmuar i besonte një artisti në zhvillim drejtimin e një teatri; as te largësia e fushave, as te fakti që ligji i asaj kohe ia lejonte një ministri përzgjedhjen pa “konkurrim”, siç ndodh sot.

E habitshmja qëndronte te njeriu. Te personaliteti kompleks që e çon bindjen deri në fund; formuar nga elementë të “panjohur” për të dhe për mua. Ky element më shoqëroi gjatë dhe u përforcua vitesh bashkëpunimi me të — dhe më pas. Pikërisht aty nisa të zbuloja anën e “panjohur”: njeriun. Njoha një anë të panjohur të tij përtej – veprës – të cilën e prekja në çdo hap: njoha jo vetëm artistin e madh por njeriun multidimensional. Fliste më tepër dhe më jepte për lexim ndonjë tregim, novellë, skicë romani, skenarë të parealizuar, pa shpresë se do t’i shihte ndonjëherë, film. U bëmë miq, uleshim familjarisht. Megjithatë, edhe pse pata këtë “privilegj”, Anagnostin, në tërësinë e dimensionit të tij, nuk arrita ta njoh plotësisht.

A është Anagnosti gjeniu që ne njohim? Është — dhe nuk është. Nuk është, sepse nuk njohim ende “të panjohurat”: sfidat, dilemat, ankthet për fatin e veprave dhe personazheve që nuk panë kurrë dritën e skenës apo të botimit…

————

Dy shekuj më parë (viti1829), djaloshi Felix Mendelssohn, vetëm 13 vjeç dhe ende i panjohur botërisht — “fëmijë gjeni”, siç perceptohej në rrethet e Berlinit — ngjiste shkallët e ndërtesës hijerëndë të Carl F. Zelter, themelues dhe drejtues i “Sing-Akademie”, orkestër me famë në kryeqytetin prusian. Mbante me vete partiturën “Pasionet” të Johann S. Bach-ut, titan mbi titanë i cili deri në atë vit, ishte pothuaj një kujtim i largët për brezat e rinj.

Ai e ndiente se çfarë po bënte ishte një nga “veprat” më të rëndësishme të jetës së tij; jo thjesht një “rrugë” por një “mision”, si ata që u besohen dishepujve kur nxjerrin në dritë një Profet. Çfarë ndodhi më pas ishte preludi i një prej ngjarjeve në historinë e artit. Nën drejtimin e dirigjentit 13-vjeçar, orkestra iu nënshtrua vullnetit dhe pasionit të tij; premiera pati jehonën e një tërmeti artistik, që u përhap në gjithë Evropën. Nga ajo ditë, gjeniu i harruar “rilindi” me emrin e tij të vërtetë — Johann S. Bach — para të cilit përulemi të gjithë.

—————

Sigurisht, sa më sipër nuk lidhet në sy të parë me realitetin tonë, e aq më pak me Anagnostin. Në ditë përvjetorësh apo rastesh të veçanta, ai është i pranishëm; nuk mund të quhet i harruar. Titujt dhe nderimet që gëzon janë më të lartat e mundshme, të mbështetura kryesisht nga transmetimet periodike televizive të filmave të tij. Por unë, nuk e kam fjalën këtu!

Kur përmenda më sipër mënyrën se si gjeniu i harruar merr emrin që i takon, e bëra sepse, edhe pse duket rastësi apo akt individual, faktet flasin ndryshe. Dhe pikërisht këtu dua të ndalem: te vepra; te “Anagnosti i njohur dhe i panjohur”; te rëndësia e çdo detaji të jetës dhe krijimtarisë së tij. për ta rivendosur aty ku i takon — më lart se vendi ku qëndron sot.

Kjo kërkon njohje në thellësi: të motiveve; të domethënieve të tërthorta; të thënave dhe të pathënave; të asaj që qëmtohet përmes letrave, skenarëve, përpunimit të frazës, mjeteve artistike, alegorive dhe metaforave jashtë skenarit. Aty ku fjala dhe koncepti shndërrohen në shprehje universale dhe jashtëkohore.

Jam i bindur se, nëse kjo ndodh, njohja e Anagnostit do marrë një përmasë tjetër. Pa këtë përditësim, ne — dhe brezat pas nesh — do ta shohim gjithnjë e më pak, në varësi të shpeshtësisë me të cilën televizioni publik shfaq filmat e tij. Më pas, emri i tij do të mbetet gjithnjë e më rrallë në muze dhe arkiva — obeliskë harrese ku do kujtohen vetëm dy a tre filma dhe një CV prej dhjetë rreshtash.

Ky këndvështrim buron nga një fatalitet jo vetëm shqiptar. Mbetet pyetja: çfarë do të njihnin brezat pas nesh nga Kadareja, nëse vepra e tij do të copëzohej në tekstet shkollore — një poezi këtu, një tregim atje, një kapitull i shkëputur? A nuk u harruan kështu, për dekada, Mjeda, De Rada, Frashërit, Asdreni, Migjeni, Fishta, Noli, Camaj, Pashku, Trebeshina, Agolli, Qosja, Spahiu e shumë të tjerë?

Sistemet i “vrasin” gjenitë — veçanërisht profetët.

Gjenitë dhe sistemet janë përherë në përplasje: sistemi përpiqet ta shuajë gjeniun që në lindje; kur nuk ia del, tenton ta blejë, ta nënshtrojë, ose ta asgjësojë pjesërisht apo plotësisht.

Këtu hyn aspekti social dhe politik. Social, sepse krijuesit e mëdhenj ndikojnë jo vetëm artin, por vetë shoqërinë. Politik, sepse pushteti kërkon të imponojë frymën dhe ritmin e krijuesit, duke “rivendosur” historinë sipas interesave afatshkurtra dhe duke përzgjedhur elitat kulturore.

Brezi i Anagnostit dhe brezi ynë u rritën në këtë realitet. Disa u nënshtruan; disa u shmangën; disa përdorën alegorinë dhe metaforën për të ndërtuar realitete iluzive; të tjerë u shuan fizikisht ose moralisht. Konteksti i sotëm duket i ndryshëm, por thelbi mbetet i njëjtë: sot nuk ka skuadra pushkatimi për krijuesit rebelë, por ekzistojnë nënshtrimi dhe emigrimi.

Çdo gjeni i sotëm mund të bëhet profet i së ardhmes — vetëm nëse zbulohet nga dikush dhe rizbulohet nga të tjerë. Pa “dishepuj” që rrëfejnë në çdo detaj veprën dhe fjalën, gjeniu mbetet figurë e harruar ose periferike e historisë. Çfarë do të njihnim sot, nëse filozofët, tragjedianët, mjeshtrit e Rilindjes, romantikët dhe modernët nuk do të ishin zbuluar e rizbuluar vazhdimisht?

Ndoshta Anagnosti nuk do të bëhet profet. Ashtu si shumë të tjerë që nuk patën “Felix”-in e tyre. Nëse askush nga ne nuk heq zhgunin e eremitit dhe nuk rikthehet, germë për germë, te filmi, dokumenti, shkrimi dhe kujtimi — e njohura e Anagnostit do të shuhet, pa u zbuluar kurrë e panjohura e tij.

Jeta dhe veprimtaria e Valentino Clemente Ludovico Garavanit, perandorit të fundit të modës

VOAL- Valentino Clemente Ludovico Garavani (emri i tij i plotë), më vonë i njohur ndërkombëtarisht thjesht si Valentino, lindi më 11 maj 1932, në Voghera dhe vdiq më 19 janar 2026 në Romë. Një djalë i qetë dhe i qetë, pasi mbaroi shkollën e mesme, ai u tërhoq nga bota e pëlhurave dhe modës.

Më pas ai vendosi të regjistrohej në një shkollë profesionale të dizajnit të modës në Milano, por kurioziteti i tij natyror e shtyu gjithashtu të udhëtonte shpesh jashtë vendit. Ai studioi frëngjisht në Shkollën Berlitz dhe më pas u transferua në Paris për një periudhë të gjatë. Ai studioi gjithashtu në Ecole de La Chambre Syndicale.

Moda nuk ishte interesi i tij i vetëm. Një dashnor i bukurisë dhe harmonisë, ai mori mësime vallëzimi me Maestro Violimin dhe Vera Krilova.

Këto ishin vite të kaluara duke kërkuar veten dhe identitetin e tij, një shqetësim i brendshëm që e shtyu të eksperimentonte me zgjidhje të ndryshme, por ende të papërcaktuara, për veshjet e tij.

Gjatë pushimeve në Barcelonë, ai zbuloi dashurinë e tij për ngjyrën e kuqe. Nga ky frymëzim, lindi “e kuqja e Valentino” e tij e famshme, dalluese për nuancat e saj të shkëlqyera të portokallit dhe të kuqes së vërtetë.

Në vitet 1950, ai hyri në konkursin IWS dhe iu bashkua shtëpisë së modës Jean Dess. Duke punuar në atelienë pariziene, ai takoi gra të tilla si Michelle Morgan dhe Mbretëresha Frederica Maria Felix e Greqisë. Në vitin 1954, ai bashkëpunoi me Viskonteshën Jacqueline de Ribes në rubrikën e saj të modës në një revistë për gra.

Megjithatë, njohja ndërkombëtare ishte ende shumë larg. Gjatë asaj dekade, ai punoi me shumë përulësi dhe vetëmohim në atelienë e Guy Laroche, duke punuar në departamentin e rrobaqepësisë dhe duke qenë i përfshirë si në aspektin krijues ashtu edhe në atë organizativ. Ai takoi gra të tjera shumë të rëndësishme si Françoise Arnoul, Marie Hèléne Arnault, Brigitte Bardot, Jane Fonda dhe yllin model Bettina.

Duke pasur parasysh rezultatet e mira të arritura deri më tani, ai i kërkoi të atit ndihmë për të hapur dyqanin e tij të rrobaqepësisë në Romë. I lumtur ta mbështeste, babai i tij e financoi, mjaft bujarisht, duke pasur parasysh emrin e rrugës ku hapi dyert dyqani i parë i rrobaqepësisë i Valentinos: Via Condotti, një nga rrugët më në modë në kryeqytet.

Ai filloi një marrëdhënie me dyqanin anglez Debenham & Freebody për prodhimin masiv të disa dizajneve të modës së lartë. Lindi “Valentino prêt à porter”; në vitin 1962, ishte ngjarja që e lançoi atë përfundimisht dhe e bëri të njohur edhe për botën e thjeshtë.

Gjatë një sfilate të modës së lartë në Palazzo Pitti, Marchese Giorgini i dha atij orën e fundit të ditës së fundit për të prezantuar dizajnet e tij. Fustanet nga koleksioni vjeshtë-dimër që parakaluan në pasarelë lanë një përshtypje të madhe tek publiku, duke fituar një duartrokitje në këmbë nga blerësit ndërkombëtarë.

Shenja më e dukshme se Valentino kishte hyrë në rrethin e elitës ishin dy faqet që botimi francez i “Vogue” i kushtoi asaj. Menjëherë pas kësaj, shtypi amerikan gjithashtu i hapi dyert stilistit italian.

Gjithashtu në vitet 1960, Valentino Garavani, i cili tani ishte në një pozitë të lartë, priti personalitete shumë prestigjioze, si Princesha Paola e Liège, Jacqueline Kennedy dhe Jacqueline de Ribes, të cilat vizituan shtëpinë e tij në Via Gregoriana në Romë.

Në vitin 1967, ai mori dy çmime në Amerikë: Çmimin Neiman Marcus në Dallas, ekuivalent me Oscarin e Modës, dhe Çmimin Martha në Palm Beach. Ai gjithashtu dizajnoi uniforma për asistentët e fluturimit TWA. Po atë vit, ai prezantoi koleksionin e tij të parë Valentino Uomo. Megjithatë, koleksionet e para nuk u shfaqën në treg deri në vitet 1970.

Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e jashtëzakonshme të këtij stilisti është se Valentino ishte stilisti i parë italian i modës që nënshkroi marrëveshje licencimi me kompanitë prodhuese për prodhimin dhe tregtimin e produkteve të markës së tij në tregjet ndërkombëtare.

Krijimet e Valentino Garavani u shfaqën më vonë në kopertinat e Time and Life. Në vitin 1971, ai hapi butikë në Gjenevë dhe Lozanë. Piktori i madh amerikan Andy Warhol pikturoi një portret të stilistit. Sfilata e parë e modës së koleksionit Boutique pasoi në Paris, dhe ai hapi tre butiqe të tjera në Nju Jork.

Në Paris, stilisti i modës organizoi një mbrëmje gala gjatë së cilës Mikhail Barisnikov luajti në veprën “Mbretëresha e Spadeve” të Çajkovskit. Pak njerëz e dinë se gjatë të njëjtave vite, u prodhua një makinë që mbante firmën e stilistit. Ishte e ashtuquajtura “Alfa Sud Valentino”, në bronz metalik me një çati të zezë.

Vitet 1980 panë yllin e Valentinos të shkëlqente në qiellin e modës globale. Ai mori çmime dhe suksese të shumta. Franco Maria Ricci prezantoi “Valentino”, një libër mbi jetën dhe veprat e stilistit, ndërsa, së bashku me personalitete të tjera nga sporti, kultura dhe argëtimi, ai mori çmimin “Shtatë Mbretërit e Romës” në Capitoline Hill. Për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit, ai dizenjoi tutat për atletët italianë.
Në vitin 1984, në nder të 25 viteve të tij të para në modë, ai mori një pllakë nga Ministri i Industrisë Altissimo në njohje të “kontributit të tij të jashtëzakonshëm në modë dhe kostume”. Ai u prit gjithashtu në një vizitë zyrtare në Pallatin Quirinale nga Presidenti Pertini, në një takim të mbuluar nga shtypi ndërkombëtar. Vitin pasardhës, ai nisi projektin e tij të parë të ekspozitës, Atelierin e Iluzioneve: një ekspozitë e madhe në Castello Sforzesco të Milanos që paraqiste të gjitha kostumet më të rëndësishme skenike të veshura nga këngëtarët më të famshëm në La Scala. Ekspozita u drejtua nga Giorgio Strehler dhe u hap nga Kryeministri. Presidenti Sandro Pertini i dha stilistit nderin e Oficerit të Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane. Disa vjet më vonë, ai u emërua gjithashtu Kalorës i Kryqit të Madh nga Presidenti Cossiga.

Për të nënvizuar praninë e jashtëzakonshme të stilistit në Amerikë, midis vlerësimeve të tij ndërkombëtare, vlen të përmendet se kryetari i bashkisë së Beverly Hills madje organizoi një “Ditë të Shën Valentinit”, duke i dhuruar atij çelësat e artë të qytetit. Duke folur për Shtetet e Bashkuara, një tjetër njohje e rëndësishme erdhi nga Uashingtoni, ku ai mori Çmimin N.I.A.F. për “kontributet e tij të paçmueshme në modë gjatë tridhjetë viteve të fundit”.

Pas këtyre arritjeve të rëndësishme, në fund të viteve 1980, “Akademia Valentino” u themelua në Romë, duke promovuar ngjarje kulturore, sociale dhe artistike. Ai gjithashtu themeloi shoqatën “LI.I.F.E.” (“Lufto, Informo, Trajno, Eduko”), e cila përdor të ardhurat e Akademisë për të mbështetur kërkimin mbi AIDS-in dhe lehtësirat për pacientët. Në të njëjtën kohë, ai hapi butikun e tij më të madh në Los Angeles: mbi 1,000 metra katrorë, duke shfaqur të gjitha linjat e stilistit.

Më 6 dhe 7 qershor 1991, Valentino festoi përvjetorin e tij të tridhjetë në modë. Festimi përfshinte një sërë ngjarjesh: nga prezantimi në Capitoline Hill i “Valentino”, një film i shkurtër mbi jetën dhe punën e stilistit, deri te dreka, kokteje dhe pritje. Kryetari i Bashkisë së Romës organizoi një ekspozitë në nder të tij në Muzeumet e Kapitolinës, ku u paraqitën vizatimet origjinale të Valentinos dhe një përzgjedhje fotografish të modës së tij dhe piktura nga fotografë dhe artistë kryesorë. Në Akademinë “e tij”, Valentino ekspozoi krijimet e tij më të famshme në një retrospektivë prej treqind fustanesh.

Ekspozita “Tridhjetë Vjet Magji” udhëtoi edhe në Nju Jork, ku tërhoqi 70,000 vizitorë në më pak se dy javë. Të ardhurat u dhuruan nga Valentino në Spitalin e Nju Jorkut për të financuar ndërtimin e një krahu të ri të Qendrës së Kujdesit për AIDS-in.

Në vitin 1993, panairi më i rëndësishëm kinez i tekstileve u hap në Pekin. Stilisti u prit nga Jiang Zemin, Presidenti i Republikës së Kinës, dhe nga Ministri i Industrisë, Yu Wen Jing.

Në janar 1994, ai bëri debutimin e tij amerikan si stilist kostumesh për operën “Ëndrra e Valentinos”, e frymëzuar nga jeta e Rudolph Valentinos dhe e prodhuar nga Opera e Uashingtonit. Ndërkohë, në Nju Jork, nëntë fustane të dizenjuara nga stilisti u zgjodhën si veprat ikonike për ekspozitën “Metamorfoza Italiane 1943-68” në Muzeun Guggenheim.

Në vitin 1995, Firence festoi rikthimin e Valentinos me një sfilatë mode në Stazione Leopolda, tridhjetë vjet pas sfilatës në Palazzo Pitti që e vendosi atë përfundimisht si një stilist të suksesshëm. Qyteti i dha atij “Çmimin Special për Artin në Modë” dhe kryetari i bashkisë njoftoi zyrtarisht se Valentino do të ishte patron prestigjioz i bienales së ardhshme të modës në vitin 1996.

Pjesa tjetër është histori e kohëve të fundit. Një histori që nuk pa asnjë gjurmë në imazhin e Valentinos, por që përfundoi me shitjen “traumatike” të shtëpisë, dhe për rrjedhojë të markës, te kompania gjermane HDP. Në nënshkrimin e shitjes, të kapur në kamera, e gjithë bota e shikoi me një dozë zhgënjimi stilistin duke derdhur lot ndërsa ndahej nga krijimi i tij më i dashur.
Valentino Garavani në vitet 2000

Në vitin 2005, ai u vlerësua me Legjionin e Nderit (Legjioni i Nderit, një urdhër kalorësie i krijuar nga Napoleoni), nderi më i lartë i dhënë nga Republika Franceze, i cili shumë rrallë u jepet individëve jo-francezë.

Pas 45 vitesh pune, në vitin 2007 ai njoftoi se do të largohej nga Valentino Fashion Group (në fund të janarit 2008): “Kam vendosur që kjo është koha e përkryer për t’i thënë lamtumirë botës së modës”, deklaroi ai.

Në vitin 2008, regjisori Matt Tyrnauer bëri një film dokumentar për jetën e tij të titulluar “Valentino: Perandori i Fundit”, një vepër që rrëfen jetën e njërit prej stilistëve më të mëdhenj të modës të të gjitha kohërave, duke trajtuar tema të ndryshme dhe duke u përqendruar në veçanti në marrëdhënien e Valentinos me Giancarlo Giammetti, partnerin e tij të jetës dhe partnerin e biznesit për më shumë se pesëdhjetë vjet./Elida Buçpapaj

Perandoria Valentino- Kronika e një trashëgimie të patreguar. Nga Jacqueline Kennedy te Sophia Loren, yjet që u veshën nga stilisti ikonik

Vdekja e stilistit ikonik Valentino (Valentino Clemente Ludovico Garavani), i cili ndërroi jetë më 19 janar në moshën 93-vjeçare, lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në botën e modës së lartë, por edhe një pasuri të pabesueshme që vlerësohet se tejkalon një miliard dollarë.

Burri që e identifikoi emrin e tij me elegancën, duke veshur legjenda të tilla si Jacqueline Kennedy dhe Sophia Loren, ndërtoi një kolos financiar gjatë karrierës së tij, e cila u konsolidua që në vitin 1998 me shitjen e markës së tij te kompania Hdp e familjes Agnelli për 300 milionë dollarë.

Portofoli i Valentino-s përfshin rezidenca ikonike që pasqyrojnë estetikën e “Perandorit të Fundit”, siç është vila historike në Appia Antica në Romë – e dekoruar me një portret të rrallë të tij nga Andy Warhol -, kulla Wideville pranë Parisit dhe vila luksoze në Gstaad, Zvicër. Në të njëjtën kohë, shtëpia ka kaluar nëpër trazira të rëndësishme biznesi, duke kulmuar me blerjen e saj nga fondi sovran i pasurisë së Katarit, Mayhoola, në vitin 2012, dhe hyrjen e fundit të grupit francez Kering me 30% të aksioneve në vitin 2023. Sot, Valentino vazhdon rrugën e saj me Alessandro Michele në krye krijuese, duke regjistruar një xhiro vjetore prej 1.3 miliardë eurosh.

Shtëpitë e Valentino Garavanit: Vila luksoze në Appia Antica, kështjella pranë Parisit dhe rezidenca mitike në Capri

Vila, kështjella dhe pallate historike. Nga ana imobiliare, stilisti legjendar Valentino Garavani, i ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare, ka pasur një pasuri të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë jetës së tij, në qendër ka qenë gjithmonë Roma, edhe pse karrierën ndërkombëtare e zhvilloi mes Parisit dhe kryeqyteteve të tjera të modës.

Edhe pse Valentino prezantonte prêt-à-porter në Paris që nga viti 1975 dhe haute couture nga viti 1988, lidhja e tij me “Qytetin e Përjetshëm” nuk u këput kurrë. Kjo vazhdoi edhe pas ndryshimeve të pronësisë së markës Valentino, e shitur në vitin 1998, e kaluar më pas te grupi Marzotto, fondi Permira dhe, në vitin 2007, te Sheikha Mozah bint Nasser al-Missned, bashkëshortja e emirit të Katarit.

Vila në Appia Antica, zemra e botës së tij

Në Romë ndodhet edhe vila që Valentino e donte më shumë: rezidenca luksoze në Via Appia Antica, e zgjedhur prej tij për të festuar 90-vjetorin. Kjo vilë ishte qendra e jetës mondane dhe elegante që stilisti adhuronte.

Valentino Clemente Ludovico Garavani, i lindur në Voghera më 11 maj 1932, themeloi markën Valentino në vitet ’60 në Romë, fillimisht me seli në Via Condotti dhe më pas në atelienë ikonike të Piazza Mignanelli.

Nga Parisi në New York, një perandori rezidencash

Pasuritë e tij nuk kufizoheshin vetëm në Itali. Lista përfshin super apartamentin në Via dei Condotti në Romë, Kështjellën e Wideville në Davron Crespières pranë Parisit, blerë në vitin 1995, një rezidencë e shekullit XVI e rrethuar nga një park prej mbi 120 hektarësh.

Në Londër, Valentino zotëronte një pallat të shekullit XIX në Holland Park, ku në sallonin kryesor ruheshin pesë piktura të Pablo Picasso-s, pjesë e koleksionit të tij privat. Po ashtu, ai kishte një apartament luksoz në Park Avenue në New York, chalet-in dimëror Gifferhorn në Gstaad dhe vilën ikonike në Capri, “La Cercola”, të blerë në vitin 1968.

Kjo rezidencë në Capri u kthye shpejt në simbol të jetës së tij mondane dhe stilit të pakrahasueshëm Valentino, një stil që vazhdon të frymëzojë edhe sot botën e luksit dhe modës.

Valentino i donte gratë dhe i vishte ato me të kuqe verbuese: Jeta dhe karriera e tij, si e bëri të famshëm Jackie Kennedy

 

Ngjyra ikonike e kuqe, që Valentino Garavani e admironte, dukej sikur kishte dalë nga një pikturë e Goyas dhe ishte pikërisht ajo që përcaktoi një rrugëtim mitik në botën e modës dhe të haute couture-it.

Ndarja e tij nga jeta në moshën 93-vjeçare shënon fundin e një epoke, të vulosur nga prania e një prej stilistëve më të mëdhenj italianë, i lindur në Lombardi, por i lidhur përjetë me Romën.

 

Valentino, njeriu që i dashuroi gratë që në fëmijëri, arriti të ndërtojë një perandori mode, pasi fillimisht u formua si një i ri i guximshëm pranë emrave të mëdhenj të modës në Paris. Rikthimi i tij në Itali ishte vetëm fillimi i një jete thuajse romaneske, që i kishte të gjitha në superlativ, por gjithmonë me një stil të pakrahasueshëm.

Receta e suksesit të tij duket e thjeshtë: një përzierje ngjyrash – 100% magenta, 100% e zezë dhe 100% e bardhë – krijoi të kuqen ikonike “Valentino Red”, një nuancë që u bë firmë e stilistit italian. Vetë Valentino e kishte pranuar se, përveç së bardhës dhe së zezës, e kuqja ishte e vetmja ngjyrë që ia vlente të merrej seriozisht.

Megjithatë, suksesi i tij nuk u ndërtua vetëm mbi një ngjyrë. Ajo që e bëri Valentino-n të pavdekshëm në histori, raporton noa.al ishte fakti se nuk harroi kurrë rregullin themelor: gratë duan të ndihen të bukura. Kjo bindje u formua shumë herët tek ai.

 

Që fëmijë, Valentino Clemente Ludovico Garavani kujtonte emocionin kur hynte në La Scala dhe shihte gratë si buqeta lulesh të vendosura në sediljet prej kadifeje të kuqe. Pikërisht atëherë lindi dashuria e tij për rrobaqepësinë. U formua fillimisht nga halla e tij Rosa dhe stilistja Ernestina Salvadeo, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore u transferua në Paris, me mbështetjen e plotë të prindërve.

Vitet në Francë ishin vendimtare. Studioi në Shkollën e Arteve të Bukura dhe u formua pranë Balenciaga-s dhe Jean Dessès-it, duke u zhytur në botën e haute couture-it. Edhe pse si i ri ishte impulsiv dhe madje u largua nga Dessès për shkak të sjelljes së tij, Valentino e dinte se ishte i destinuar për madhështi.

Pas shtatë vitesh në Paris, ai u kthye në Romë, qytetin që u bë muzë e përjetshme për të. Me ndihmën financiare të babait, hapi shtëpinë e tij të modës. Një pikë kthese ishte takimi, më 31 korrik 1960, me Giancarlo Giammetti-n, i cili u bë jo vetëm bashkëpunëtori dhe partneri i tij profesional, por edhe shoqëruesi i jetës për shumë vite. Së bashku hapën butikën e parë luksoze në Via Condotti dhe ndërtuan themelet e perandorisë Valentino.

Roli i Jackie Kennedy ishte vendimtar për famën ndërkombëtare të stilistit. Ajo u magjeps nga krijimet e tij, bleu disa veshje dhe ia besoi atij edhe fustanin e dasmës për martesën me Aristotelin Onassis. Që nga ai moment, emri Valentino u përhap në mbarë botën.

Më 23 janar 2008, Valentino dha shfaqjen e tij të fundit në Muzeun Rodin në Paris, duke vulosur tërheqjen nga skena. Shtëpia e modës numëronte tashmë 174 dyqane në 100 vende të botës. Ai ia la trashëgiminë brezit të ri, fillimisht Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piccioli, me këtë të fundit që vazhdon të shkëlqejë në krye të shtëpisë Valentino.

Shumë e përshkruanin Valentino-n si të rreptë dhe kërkues. Vetë ai e shihte veten si një njeri me qëndrim pozitiv ndaj jetës dhe modës. Ndërsa Giammetti thoshte se ai kishte një virtyt të rrallë: dinte saktësisht çfarë nuk donte. Dhe pikërisht kjo e bëri një legjendë.

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare stilisti legjendar italian, Valentino

Stilisti italian i modës Valentino Garavani, i njohur si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Sipas një deklarate të publikuar në Instagram nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti, Valentino u largua në paqe në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga familja e tij.

Fondacioni bëri të ditur se homazhet në nder të stilistit do të zhvillohen në Piazza Mignanelli më 21 dhe 22 janar. Më pas, shërbimi mortor do të mbahet të nesërmen në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve dhe Martirëve në kryeqytetin italian. bw


Send this to a friend