Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër Iranit, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, insistoi se operacionet amerikane ndaj Teheranit kanë përfunduar.
Dhoma e miratoi rezolutën me 215 vota për dhe 208 kundër më 3 qershor, me katër republikanë që iu bashkuan të gjithë demokratëve në mbështetje të rezolutës.
Rezoluta, që është prezantuar nga përfaqësuesi nga Nju Jorku, Gregory Meeks, udhëzon Trumpin që të largojë forcat e armatosura amerikane nga armiqësitë me Iranin, përveç nëse Kongresi zyrtarisht shpall luftë apo autorizon përdorimin e forcës.
Kjo masë tani dërgohet në Senat, ku ligjvënësit po shqyrtojnë një rezolutë të ndarë për kompetencat e luftës. Edhe nëse miratohet nga dy dhomat e Kongresit, Trump pritet që t’i sfidojë përpjekjet për të kufizuar autoritetin e tij dhe masa e Dhomës së Përfaqësuesve gjerësisht shihet si simbolike sepse nuk e ka fuqinë detyruese ligjore.
Votimi dypartiak sinjalizon rritjen e kundërshtimit në Kongres
Ky votim shënoi kundërshtimin më të fortë të Kongresit deri më tani ndaj konfliktit, i cili ka zgjatur për më shumë se tre muaj dhe ka nxitur shqetësime për pasojat e tij ekonomike dhe gjeopolitike.
Përmes një deklarate pas votimit, Meeks argumentoi se fushata ushtarake nuk kishte arritur objektivat e saj të shpallura dhe, përkundrazi sipas tij, kishte dëmtuar përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me programin bërthamor të Iranit.
“Nëse ka bërë diçka, ajo e ka larguar edhe më shumë mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike për programin bërthamor të Iranit”, tha ai.
Demokrati nga Nju Jorku vuri në pah po ashtu rritjen e çmimeve të karburanteve dhe koston financiare të konfliktit, duke thënë se amerikanët po paguanin dukshëm më shumë për benzinën, ndërsa njëkohësisht po mbanin barrën e shpenzimeve të një lufte që shumë prej tyre e kundërshtojnë.
Udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve i përsëritën këto shqetësime, duke argumentuar se konflikti binte ndesh me premtimet elektorale të Trumpit për të shmangur luftërat jashtë vendit dhe për të ulur kostot për familjet amerikane.
Megjithatë, udhëheqësit republikanë këmbëngulën se fushata ushtarake nuk përbënte një luftë që kërkonte autorizim nga Kongresi dhe paralajmëruan se kufizimi i autoritetit të presidentit mund të shkonte në favor të udhëheqjes iraniane.
Megjithatë, kundërshtimi brenda radhëve republikane është shtuar. Përfaqësuesit Thomas Massie nga Kentaki, Brian Fitzpatrick nga Pensilvania, Tom Barrett nga Miçigani dhe Warren Davidson nga Ohajo u shkëputën nga qëndrimi i shumicës së partisë së tyre për të mbështetur këtë masë.
Rubio mbron strategjinë e administratës
Disa orë para votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbrojti mënyrën se si administrata e ka menaxhuar konfliktin gjatë një seance dëgjimore para Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Ne nuk po kryejmë më sulme të vazhdueshme brenda Iranit për të dobësuar kapacitetet e tij ushtarake, sepse operacioni Tërbimi Epik ka përfunduar”, tha Rubio, duke iu referuar fushatës ushtarake amerikane. Ai shtoi se Uashingtoni i kishte arritur objektivat e tij.
Rubio argumentoi po se synimi i administratës nuk kishte qenë kurrë ndryshimi i regjimit në Teheran.
“Ne do të donim të shihnim një ndryshim në Iran dhe që ai të qeverisej nga populli, por ky nuk ishte qëllimi i misionit tonë”, tha Rubio para ligjvënësve.
Sekretari i Shtetit tha se SHBA-ja synon të eliminojë aftësinë e Iranit për të kërcënuar rajonin me sulme në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë, duke argumentuar se kjo aftësi do ta zvogëlonte ndikimin ndërkombëtar mbi ambiciet bërthamore të Teheranit.
Lehtësimi i sanksioneve i lidhur me lëshimet bërthamore
Rubio tha po ashtu se çdo lehtësim i sanksioneve amerikane ndaj Iranit do të varet nga lëshimet që Teherani do të bëjë lidhur me programin e tij bërthamor.
“Ata nuk do të përfitojnë asnjë lloj lehtësimi të sanksioneve, përveç nëse heqin dorë nga pasurimi i uraniumit dhe eliminojnë rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta”, u tha ai ligjvënësve.
Sipas Rubios, diskutimet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë të përqendrohen në kornizën e negociatave të ardhshme. Ai tha se Irani ka treguar më shumë gatishmëri për të diskutuar për çështjen e pasurimit të uraniumit sesa në bisedimet e mëparshme, por ende nuk ka marrë zotime që përmbushin kërkesat e SHBA-së.
“Disa muaj më parë ata refuzonin të diskutonin për çështjet e pasurimit të uraniumit dhe të uraniumit të pasuruar në nivele të larta”, tha Rubio. “Mendoj se tani, në disa nga dokumentet që janë shkëmbyer mes palëve, këto çështje trajtohen qartë, por ende nuk kemi miratimin përfundimtar nga sistemi i tyre, të paktën deri në mëngjesin e sotëm [3 qershor]”.
Rubio shtoi se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtonin heqjen e bllokadës së tyre detare vetëm nëse Irani rikthen lirinë e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Administrata amerikane ka argumentuar se konflikti në fakt përfundoi pasi Trump urdhëroi një armëpushim në fillim të prillit. Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë gjithashtu rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve, duke e cilësuar si një përpjekje jokushtetuese për të kufizuar autoritetin ekzekutiv, duke thënë se aktualisht nuk ka më armiqësi aktive nga të cilat forcat amerikane duhet të tërhiqen.
Senati ende nuk ka caktuar ndonjë datë për një votim përfundimtar për rezolutën e tij të veçantë mbi kompetencat e luftës.



STALINI VERTET EDHTE KOMPLEKSE>
PORSIDOQOFTE JAN SHUME NJE MILJONE TE VRARE NJEZET T
INNTERNUAREA E DINI SE JANE RRETH
NJEQIND SHTET NE ATE KOHE GJASHT SHTATE
MILJOME NE BOTE>
PASTTAJ E THOTE KETE ATA QE NUK KANE PROVUARE
VUAJTJEN E MUGESES BABAJT<NENES<
ROLI STALINIT NE LUFTEN E DYTE BOTERORE ESHT I MADHE>
PO DO THOTE NDOKUSH MUND TE KISHTE DALE DIKUSH ME I
MIRE??PERFUNDIMISHTEVSTALINI ESHTE DIKTATORR>
LENINI PATI PERCAKTUARE???
_(RASTESISHT KAM TAKUARE NE NJE MUZE NJE MRS”” NORA””
“”>RUSE NJE GRUA E GHATE<BJONDE ) QE ME TEGOJ ME ORIGJIN TE
KRYQEZUARE RUSO NE
UNIVERSITETIN PLEHANOV>FILOZOFI>
U LARGUAM NE DIKTATURA E ASHPER
KISHIM NJE DJALE. MBARUAREVPER MJEKSI>NE USA NUK
NJFEJBDIPLOMA
UNE HYRA NE PUNE KUJDESTARE PER PLEQ<
NGA PUNA E REDE MU DEMTUA SHTYLLABKURRIZORE<
BURRI ME VDIQ <DJALI U MARTUABFILLOJ PUNEN NE
MOSKE MJEKU BERA
INVALIDE>
U MARTOVE POR FATI NUK ME BUZQESHI
U KTHAVA NE NJE STUDIO
AMERCA ME NDOHMON<JETOJ MIRE PO ME MUNGON DJLAL
EDHE SHQIPTARE ME KANE THEN FILLUAM PUNE TE RENDAV
LARG ME
TREN NUK MBANIM MEND KUR KTHEHESHI DHE BEJSHIM
SHENJA OSE VENDOSE KOKRRA MISRI>
OSE S >R>KURBERDHE NE AMERIK NUK
NJFNIM ASNJERI
ERDHI NJE BURRE PRE KAH JENI>
LENE MOSBNE PYETE>
SA VETA JENI APO SA FAMILJE>
I THAME PES FAMILJE B TROIDHJET
VETA>NJE FAMILJE ME TE MADHE E MARRE
UNE TE TJRET KAM KATER PES SHOKE U
INTERESUA PER PUNE E STREHIME>
JA KJO ESHTE JETA E EMIGRANTIT SHQIPTARE>
E THOTE DEPUTET SHQIPTAREVEMIGRACIN KA
PATU E KA GHIYH BOTA>
PO POR KROATET<GJEERMANET<XHUISET RUSET
KA KOLONI KANE QENDRA KULTURORE<
INFORMACIONI PER PUNE PSA SEPSE ATA QE KANE
ARDH ME PERPARA KANE BUZNES DHE I MARRIN NJERZITE
E TYRE NE PUNE>
KOMUNITETETCTJERA KANE ORGANIZIME FUQISHME
SHQIIPTARET NUK KANE NJE QENDER PERGJTHSHME
JANE DISA SHOQATA E FONDACIONE SIPAS PARTIVE
SH>ESHTEVAKAFEMIJA E SHKEENCAVE SHQIPTARO
AMERIKANE ME NJEZET TRIDHJTVANTARE MA KATER
POESE DEGE NUK KA NJE LOKALE POR PRESIDETI
PROF DR> SKENDER KODRA I MBANE
DOKUMENTE NE NJE DHOME>
<RAJONES AYREREVE PRAP ME MIRE KESHTU SE SA HIC
ME SHPRESA
TOMORRIDR