VOAL

VOAL

Ribotim në shenjë përkujtimi – Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë – Nga Xhafer Leci

February 27, 2016
blank

Komentet

blank

Si lartësohet nderi i Malësisë së Madhe – Akademik Gjovalin Shkurtaj

 

Më datën 27 prill në Qytetin e Koplikut, Bashkia e Malësisë së Madhe dhe Organizata e Dëshmorëve të Atdheut organizuan ceremoninë e dekorimit me titullin “Dëshmor i Atdheut” për 277 burra e gra nga Malësia e Madhe të rënë në kryengritjen e Malësisë së Madhe të viti 1911. Ceremonia përkujtimore kishte në program: Fjalën e rastit nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, z.Tonin Marina; fjala përshëndetëse e kryetarit të Bashkisë së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj; fjala përshëndetëse e kryetarit të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, z.Gjergji Velo; referim nga historiani Ndue Bacaj; referim nga studiuesi Mark Junçaj. Përshëndetje nga përfaqësues të pushtetit qendror; përshdnetje nga pasardhës të të shpallurve ”Dëshmor i Atdheut”. Përshëndetje nga z.Shaqir Vukaj. Isha i ftuar dhe kisha shprehur gatishmërinë time për të folur edhe unë në atë tubim të rëndësishëm, por, për arsye shëndetësore, nuk pata mundësi të shkoja. Ato që kisha menduar t’i thosha atë ditë, për nderin e lavdinë e pashuar të 277 të rënëve, si dhe për vlerat e mëdha atdhetare dhe etnokulturore të Malësisë sonë të Madhe, po i botoj në këtë lodacio (shkrim nderues) për Malësinë e Madhe si visar shqiptarie, si djep i dokeve dhe zakoneve të lashta dhe që janë përmendur e vlerësuar lart nga albanologë të shquar të huaj dhe vendas.)

Me ftesë të kryetarit të Shoqatës atdhetare “Sofra e Malësisië”, z.Xhemal Brahja, kumtesën time do ta mbaj më datën 7 qershor në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë së kësaj shoqate, në të cilën kam kënaqësinë të jem edhe “Anëtar nderi” i saj.

***

Çfarë mund të themi sot në këtë tubim, që është, pak të thuash, shprehje e devotshmërisë dhe e mirënjohjes për ata që, Atdheun e trojet shqiptare, i vunë mbi çdo gjë tjetër, mbi jetën e bijat e bijtë e tyre, mbi vuajtjet dhe lodhjen, po edhe mbi gjakun e pastër që e derdhën rrëkajë kur u vranë e u varruan. Në fillim të fjalës sime, më takon të zbatoj traditën e Maleve tona, që t’u them me gojën plot, së pari, paçin dritë e diell heronjtë e dëshmorët e Atdheut, të lindur e të rritur në Malësinë tonë të Madhe, që dhanë jetën “si me le”, ashtu si e këndon bukur kënga për ta, sepse ata ranë “për liri e për atdhe”, sepse

kishin trashëguar ndër shekuj urtësinë popullore:”Ma mirë kryenaltë me hi në dhe, se kryeulët me rrnua pi (mbi) dhe”. Qofshin të paharrueshëm emrat, trimëria dhe sakrificat e atyre malësoreve e malësorëve, që sot po i përkujtojmë me këtë ceremoni solemne e duke i shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Si njëri jush, si bir modest i krahinës sonë, po edhe si njeri i letrave, meqë e di se sa e gjatë dhe jo e lehtë ka qenë puna për ta gjetur e vënë në dosjet përkatëse dokumentacionin e duhur e për të argumentuar bindshëm kërkesën për t’i shpallur dëshmorë, ashtu si e lypin rregullat e shtetit për raste dekorimesh e mirënjohjesh, shpreh fjalë miradije për zyrtarët dhe krejt grupin e punës që është marrë për shumë kohë me përgatitjen e dosjeve përkatëse për secilin prej atyre që po i nderojmë sot. Pra, në mënyrë të veçantë, na takon të vlerësojmë e të përgëzojmë Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe kryetarin e saj, zotin Tonin Marina, që me kujdes e përkushtim atdhetar,duke bashkëpunuar me Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut, kanë krijuar e aktivizuar grupin punues, të drejtuar nga zoti Shaqir Vukaj, bënë të mundshëm realizimin e dekorimit të këtyre burrave e grave nga Malësia jonë e Madhe “Nderi i Kombit”. Natyrisht, një vlerësim i lartë e i merituar, u takon edhe një yjësie historianësh e shkrimtarësh nga Malësia e nga Shkodra, po edhe më gjerë, që kanë hulumtuar e kanë nxjerrë në dukje (në kujtime gojore e në shkrime të shumta) qëndresën, përpjekjet e pareshtura për të mos ndenjur në zgjedhën osmane, kanë shkruar për kryengritjet e Malësisë së Madhe, aq sa edhe togfjalëshi “Kryengritjet e Malësisë se Madhe”do të bëhej titull i një vargu librash të rëndësishëm, në të cilët, pa dyshim, është mbështetur edhe argumentimi e formimi i padyshimtë i bindjes se dekorimi i grave e burrave nga Malësia është më se i duhur, mbase edhe i vonuar.

Çfarë mund t’ju them unë, një gjuhëtar tashmë 80-vjeçar, që, për fatin e bardhë timin e të brezit tim, që kemi lindur në mbarim të Luftës Nacionalçlirimtare e në vitet mbas saj, dimë për luftën e luftarët aq sa kemi nxënë në lëndën e historisë, aq sa kemi lexuar në monografitë e librat me kujtime të veteranëve nga Malësia, natyrisht edhe sa ka kënduar Atë Gjergj Fishta në veprën e tij madhore “Lahuta e Malcis”. Gjergj Fishta e njohu mirë dhe e deshi Malësinë e Madhe, shkroi për bëmat trimërore e bujarinë e malësorëve një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare, këndoi në kryeveprën e vet hapësirat e gjera të urtësisë, trimërisë dhe bujarisë proverbiale të malësorëve, duke pohuar e fiksuar në vargje lapidare krenarinë dhe atdhetarinë e flaktë të malësorëve të Hotit e të krejt Malësisë së Madhe. E, mbi të gjitha, siç ka shkruar edhe konti Lamartin: “E vetmja gjë e pandryshueshme tek shqiptarët është pasioni i tyre për pavarësi dhe lavdi”.[i] Kjo cilësi, në fakt, shprehej aq fuqishëm edhe në moton e formuluar aq thekshëm nga Ded Gjo Luli: “se Shqypnija nuk don tjetër, por don vedin me sundue”.

Vitet e mbrame të shek.XIX dhe sidomos dhjetëvjeçari i parë i shek.XX shënojnë edhe “pikën e vlimit” të veprimtarisë së gjithanshme të Gjergj Fishtës dhe ai, bashkë me Luigj Gurakuqin etj.,në bashkëpunim të ngushtë me krerët e Malësisë, vihet në radhët e para të përpjekjeve për liri e pavarësi kombëtare, në krye të punës madhore për njësimin e alfabetit të shqipes, duke kryesuar komisionin përkatës në Kongresin e Manastirit (1908), po edhe si zë shumë i fuqishëm nxitës i malësorëve të Malësisë së Madhe, që kërkonin shpalljen e pavarësisë nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit “Nderi i Kombit”. Fishta në “Lahutë” shkruan për Deçiqin, ku siç thonë historianët “ u krye simbolikisht “parathënia e Flamurit të Vlonës.”[ii] Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, e që kishin në ballë si yll drite, kryeprisin, Dedë Gjon Lulin, i cili, për emrin e lavdishëm të atdhetarit sypagjumë e syshenjestër për mbrojtjen e trojeve të veta e të shqiptarisë, vetë Ismail Qemal Vlora, do ta quante me nderim “pushkë e krehur për liri e pavarësi”.

Malësia e Madhe – visar shqiptarie

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” – visar shqiptarie, djep i dokeve dhe zakoneve të lashta dhe që janë përmendur e vlerësuar lart nga albanologë të shquar të huaj dhe vendas.

Të gjitha trevat shqiptare kanë veçori të bukura etnokulturore që tërheqin vëmendjen e studiuesve: dikush ka këngën, dikush vallen, dikush veshjen e kështu me radhë. Malësia e Madhe dallohet nga të gjitha trevat, sepse ka jo një, por shumë elemente karakteristike dhe, mund të themi pa gabuar se, gati të gjitha janë të një vlere madhore për etnogjenezën shqiptare, për të dëshmuar hershmërinë dhe autoktoninë e popullit tonë. Kështu, po të nisim nga veshjet, në Malësi të Madhe gjejmë xhubletën e grave dhe çakçirët e bardhë me vija të zeza të burrave, tashmë të paraqitur gati kurdoherë si veshje e moçme dhe tipike kombëtare shqiptare. Veshja me xhubletë- shkruan etnografja e shquar Andromaqi Gjergji- përfaqëson një nga kostumet më interesante të grave në gjithë hapësirën ballkanike dhe më gjerë, në gjithë brigjet e Mesdheut. Xhubleta është jo vetëm veshje spikatëse me formën e saj si këmbanë, po edhe sepse ka një sistem të veçantë zbukurues, ku përdoren elemente zbukuruese shumë të lashta, me një fizionomi shumë origjinale e specifike që s’mund ta ngatërrosh me asnjë veshje të zonave të tjera. Franc Nopça, etnolog dhe albanolog i shquar, i cili ka gjurmuar mjaft veshjet e Shqipërisë së Veriut, i ka kushtuar vëmendje të posaçme xhubletës. Ai shkruante: “ Xhubleta, në pikëpamje kostumologjike, është shumë interesante, për arsye se përkon kryekëput me veshjet në formë fundi, të njohura nga disa terrakota të zbuluara në Kliçevac të Bosnjës dhe me objekte të tjera të ngjashme të gjetura në Mikenë dhe në Kretë. Kjo terrakotë tregon se në të gjitha këto raste, kemi të bëjmë, siç theksojnë Hoernes, Ëide, Evans dhe Vasits, me një veshje në formë këmbane, të njohur që nga koha e lashtë, mijëvjeçari i dytë para erës së re”.

Kaq spikatëse ka qenë xhubleta e Malësisë saqë, deri edhe burrat më të përmendur, me krenari e kanë thirrur veten metaforikisht “t bit e xhublets“(të bijtë e xhubletës).

Kam bindjen se edhe veshja e burrave të Malësisë, ndonëse në kohët e reja ka qenë edhe mjaft më e ndryshuar dhe e prekur nga ndikimet “modernizuese”, sesa ajo e grave, ka pasur e ka, megjithatë, jo pak dukuri interesante e të vlefshme për studim. Le të përmendim, ndër të tjera, çakçirët e bardhë me gajtana të zinjë anash, me shkieka (xhepa të rremë) të shkruar me ojna fantazmagorike, brezin e larmë që ngjeshnin mbi të si dhe xhamadanin e shkruar me fije floriri e me sqepa, ku shquante qesteku i sahatit dhe vendi për të mbajtur harbinë (pjesë e armatimit të lehtë të burrit të Malësisë). Plisi i bardhë borë mbi krye, mbështjellë edhe me ndonjë shami të bukur që shtrihej deri mbi qafë, ishte një pjesë e hijeshisë dhe e bukurisë fizike të pamjes së burrit malësor.Shumë e theksuar ka qenë dëshira për t’ u veshur e mbajtur mirë në burrat e Kastratit e të Hotit. Malësorët janë përshkruar nga albanologët e huaj si krenarë e bujarë, po edhe të ashpër e zullumqarë, të gjatë e të zhdërvjellët si atletë, të qëndrueshëm e të fortë si shkëmbi, njerëz që, siç do të thoshte për ta Eqrem Çabej, duket se jetojnë më fort me ajrin e pastër që thithin sesa me ushqimin e pakët që hanë përditë.[iii] Këtë e thotë bukur edhe një këngë popullore e atyre anëve:

“Si je lypë ashtu e gjetë,

trim për luftë sokol për çetë,

Veshe e mbathë për bukuri:,

mrrelën n’ dorë për hijeshi“.

Kush nuk ka parë vallet e logut e dasmat malësore, kush nuk ka shijuar etnografinë e paradës së bukurisë së gruas malësore në logun në oborre të kishave, pas meshës, në ditë të diela e në festa të mëdha, apo te Krevenica e Hotit apo te Shpella e Frashnit në Bajzë të Kastratit, nuk mund as ta imagjinojë se çfarë kanë përfaqësuar e përfaqësojnë traditat, virtytet e shpirti malësor në etnogjenezën e shqiptarëve. Malësia e Madhe ka qenë gjithmonë visar shqiptarie, gurrë e pashuar e shpirtit të bardhë dhe e dëshirave për ditë të mira. Ani pse, jo gjithmonë ka mundur t’i realizojë ato.

Malësia e Madhe ka qenë dhe mbetet kurdoherë gurrë frymëzimi e pëlqimi për cilindo që ka shkuar në ato male si shtegtar, si mik, si nëpunës i shtetit, si i dërguar i Evropës, si dashamirë e, madje, për një rast që duket si mrekulli, por mrekulli nuk është: për malësorët tanë trima e për virtytet e pashoqe të tyre kanë shkruar fjalët më të mira deri edhe kundërshtarët e përjetshëm të tyre, siç është rasti i Mark Milanit, komandanti malazez që për shumë vjet radhazi është ndeshur dhëmb për dhëmb me luftëtarët malësorë të trevave tona. Lexoni sa shkruan ai për shqiptarët dhe do të bindeni se çfarë madhështie shpirtërore kanë gjetur tek malësorët deri edhe kundërshtarët e tyre, siç ishte edhe Mark Milani.

Kënga “maje krahit” dhe këngë të tjera burrërore të Malësisë

Nga fusha e krijimtarisë gojore dhe e muzikologjisë popullore, Malësia e Madhe, bashkë me Dukagjinin, përbëjnë vatrën më kryesore apo djepin e epikës madhështore të kreshnikëve, këngët më të shquara të epikës shqiptare, të shoqëruara me instrumentin, gjithashtu emblematik : lahutën e lashtë e tejet të spikatur edhe në ornamentikën e saj. Në bishtin e saj gdhendin gjarprin, ndërsa në pjesën e epërme një kokë dhie apo përkrenaren e Skënderbeut etj.

Malësia e Madhe është, gjithashtu, visi ku kanë lulëzuar ndër mote edhe vallet më burrërore e tepër karakteristike për etninë shqiptare, siç janë, premja me tagana për burrat, dhe kcimi i logut për gratë e burrat.

Malësia e Madhe, gjithnjë nga fusha e folklorit, meriton të përmendet për një lloj shumë të veçantë kënge siç është kënga maje krahit, apo thirrma me zë koke me të cilën zakonisht çelen dasmat, gostitë apo festimet e mëdha e masive popullore. Kënga maje krahit mund të vlerësohet si himni më heroik e simbol i kushtrimit popullor për të kumtuar nga largësi të mëdha e për të përjetësuar në thirrmat me zë të lartë trimëritë e bëmat e burrave më të shquar; ato kanë qenë, si të themi, epitafi gojor i trimërisë shqiptare. Me këngë maje krahit çelen dasmat dhe çdo festim a gëzim familjar në malësi. Ka këngëtarë që dallohen për zërin e bukur dhe për zotësinë e të kënduarit të këtij lloji të këngës, porse ajo këndohet edhe gati nga të gjithë burrat, sepse është një këngë që nuk kërkon as instrumente shoqëruese, as ndonjë praktikë të veçantë. Po ashtu, edhe “fjalët” janë të shkurtëra dhe që mbahen mend lehtë. Le të kujtojmë, për ilustrim, një prej tyre: “Fjalë ka ardhë/Mblidhnju krenë/E bajraktarë.”

Malësia jonë, si dhe një pjesë e mirë e krahinave të Shqipërisë Veriore, kryesiht veripërëndimore, kanë dhe Lahutën dhe Eposin e Kreshnikëve. Pasja e lahutës “si instrumenti më i hershëm kordofon i traditës shqiptare, e cila bën pjesë në një familje evropiane instrumentesh të ngjashëm në emër e në funksion, “kushërira” të afërme të saj, të shfaqura në gjithë kontinentin në atë periudhë që njihet si “golden age” e lulëzimit të bashkëjetesës së tre besimeve abrahamike në Spanjë e më tej në brendësi të Europës.” Njëherësh lahuta është edhe vegla me më shumë mundësi interpretimi të poemave të mëdha narrative, para së gjithash të eposit heroik legjendar. Harta e arealit të lahutës dhe harta e arealit të eposit janë përputhshmërisht të mbivendosura. Ku ka epos, ka lahutë; ku ka lahutë, ka epos.”(Shih:Sh.Sinani: Lahuta sot në Shqipëri: këngët me lahutë, rapsodët dhe mjeshtëria e prodhimit të instrumentit-Kumtesë, e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare, Shkodër, 20 mars 20223).

Dhe, këtu, po lejohem të bëj një ndërhyje shpjeguese: Ka qenë një periudhë, aty nga vitet ‘50 të shekullit të kaluar, kur, bashkë me largimin e malësorëve nga malësitë për të zbritur në fushat bregdetare e në qytete, që këndohej edhe në këngën “Dukagjin o zbrit nga mali,/merre tokën se ta fali…”, kur edhe shumë doke e zakone të hershme të etiketuara si “prapanike” patën shkuar gati në zgrip e, në atë kuadër, edhe kënga me lahutë po rrallohej. Këtë do ta thoshte me trishtim të ligjshëm edhe Martin Camaj në poezinë “Lahuta e vjetër”:“Lahuta pushon në tra/ pse mixha vdiq ka mot/ e nipat s’dijnë me i ra.”(Shih: M.Camaj, Vepra, vëll., 2, Përgatiti për botim Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, Onufri, 2010, f.51).

Lahutari e këngëtari i njohur Mirash Ndou, nga Gjocajt e Shoshit, ia behu njëherë në Institut e kërkonte të takonte mikun e tij të vjetër, prof.Qemal Haxhihasanin, për t’i shprehur shqetësimin e tij të ligjshëm si rapsod, po edhe thjesht si malësor shqiptar, se “kangët me lahutë nuk jepeshin në radio.”Ankesa e tij ishte plotësisht e drejtë, aq më tepër kur, në ato vite kur, as Televizioni nuk kishte filluar ende si institucion, radioja ishte i vetmi mjet përhapjeje e përnjohjeje. Ndërsa, në fqinjët tanë të Malit të Zi, çdo të diel në orën 10 të mëngjesit, po edhe në orare të tjera, jepej (dhe jepet) një emision me këngë sllave të shoqëruara me gusla, të ngjashme me këngët me lahutë. Dhe, malësorët e Mbishkodrës, ata që kishin radio në shtëpi, e hapnin te Cernogora dhe dëgjonin këngë sllave, nga malli për të dëgjuar lahutën. Qëndrimi tëhuajësues e shmangia e këngëve me lahutë nga emisionet në radio e në televizione ka qenë dhe mbetet një plagë e pashërueshme deri në ditët tona. Na mbytën këngët e huaja, të cilat sado të bukura qofshin, nuk është e drejtë që në radiot dhe televizionet që e quajnë veten “kombëtare” shqiptare, të mos u bëjnë vend në radhë të parë këngëve shqiptare, këngëve popullore të Veriut e të Jugut, sepse ato, ndër të tjera, janë edhe mësim atdhetashurie, edhe “shkollë” e të folurit shqip e shqiptarisht. Kujt nuk i galdon zemra kur futet në internet dhe gjen aty, p.sh.këngën “Malësi Kreshnike” apo këngën për “Shenjtërimin e Nënë Terezës” të kënduara nga virtuozi Pretash Nilaj; “Jam lahuta e Malësisë” apo “Në Malësi të Madhe piskatë zana” të kënduara nga Prek Shkreli; “Lugu i bjeshkëve” dhe shumë të tjera të kënduara nga Jonuz Delaj, njëri nga lahutarët e këngëtarët më të shquar të Malësisë, i cili, tashmë në moshën shtatëdhjetë e tre vjeç, më shumë se për vitet që po i kalojnë e për pensionin e posaçëm, që i ishte premtuar, por ende s’i është dhënë, ndien brengën për lahutën dhe lahutarët që janë pakësuar në mënyrë shqetësuese, sa në Shkodër e Malësi të Madhe nuk kanë mbetur më shumë se 5-6 prej kësaj “race” artistike ! Në një intervistë të para do kohëve, Jonuz Delaj thotë: “Kështu po plagosim rëndë një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë.” (Shih: Musa Kurtulaj, Brenga e lahutarit të Bjeshkëve, 73-vjeçarit Jonuz Delaj, në “Admin”, 1 korrik 2022).

Ndërkaq, na gëzon fakti që, për fatin e bardhë të etnofolklorit e të kulturës shqiptare, këto njëzet a tridhjetë vitet e fundit, ka edhe djem të rinj, po edhe gra e vajza të reja, që dinë me i ra lahutës, si dhe këndojnë të shoqëruara me të këngë të hershme e të reja, duke formuar bindjen e patrandshme se lahuta rron, se këngët e shoqëruara me lahutë jo vetëm nuk shterojnë, por edhe po shtohen e shumohen, se yjësisë së dikurshme të rapsodëve pa shkollë, në kohën tonë u janë shtuar edhe hartues tekstesh a poetë rapsodikë, që bashkëpunojnë me këngëtarë e lahutarë të talentuar që janë tashmë të kudogjendur.Studiuesit dhe drejtuesit e instucioneve artistike e kulturore përkatëse tregojnë se në tridhjetë vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh të foklorit dhe sidomos të këngëve të shoqëruara me lahutë e me çifteli a sharki. Po i referohem një studimi të z.Esat Ruka, i cili shkruan: “Në vitet posdiktatoriale në Shqipëri, përveç festivaleve të përmasave të mëdha në Gjirokastër, në çdo 5 vjet me mbështetjen financiare të shtetit, janë organizuar e mbajtur mbi 50 festivale kombëtare nga QKVF në bashkëpunim me qeverisjen vendore, shoqëritë kulturo-artistike dhe institucione të tjera qëndrore të specializuara. Në çdo vit, ngjiten në skenat e festivaleve mbi 1000 artistë amatorë dhe kanë aktivitet profesional e shkencor rreth 100 studiues e botues të etnokulturës.”(E.Ruka, Profile, dorëshkrim).

Kushdo që nuk ka mundësi të shkojë në festimet e malësorëve apo në “Logun e Bjeshkëve” në Kelmend, në festimet te Vitoja në Rapshë (Bashkia e Tuzit-Mal i Zi) etj. nëse ka dëshirë të dijë se si është sot gjendja e lahutës dhe e këngëve të shoqëruara me lahutë, mund të hyjë në YUTUB e të shkruajë emra të tillë si Gjok Nonaj, Pjetër Matusha, Pretash Nilaj, Jonuz Delaj, Kolë e Biq Buçi, Vasel Shkreli, Gjovalin Prroni e sa e sa të tjerë, për t’u bindur se, këta njëzet vjetët e fundit, ka pasur jo vetëm lahutarë e lahuta të reja, të punuara me mjeshtëri të rrallë e të zbukuruara me shkrola e gdhendje nga më të bukurat, sidomos me përkrenaren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, po edhe me simbole të ndryshme, të hershme si gjarpri e drangojtë, po edhe plot të tjera. Në një shkrim të gazetarit Pëllumb Sulo tregohet se lahutari e këngëtari i shquar Pretash Nilaj, ka gdhendur e punuar me dorën e tij 500 lahuta e çifteli. Dhe, natyrisht, ai nuk është i vetmi. Ka edhe shumë të tjerë në mbarë Malësinë e Madhe (këndej kufirit shtetëror: në Kastrat, Hot, Shkrel, Bogë, Kelmend e përtej kufirit: në Traboin, Rapshë, Triesh, Grudë etj. e deri në Plavë e Guci, Vuthaj) si dhe në Kosovë, Mirditë etj. Pra, fatmirësisht, lahuta nuk rrin më “vjerrun në tra”, sepse janë të shumtë ata që “dinë me i ra” dhe i bien në mënyrë të mahnitshme. Malësia ka lahutarë tashmë në moshë të vjetër, por që nuk pushojnë së kënduari e së krijuari këngë të reja me lahutë si Gjok Nonaj (107 vjeç), Jonuz Delaj, i cili qysh në moshën 10-vjeçare ka nisur t’i bjerë lahutës e të këndojë pjesë të “Lahutës së Malcis” së Gj.Fishtës për heronjtë e përmendur, si Marash Uci, Oso Kuka, Ali Pashë Gucia etj., pastaj ka vijuar edhe ka krijuar vetë këngë për ngjarje e figura të shënuara të Malësisë, që kanë bërë qëndresë heroike e të vazhdueshme për mbrojtjen e Kelmendit e të krejt Malësisë. Janë të njohura këngët e tij për si Norën e Kelmendit, për Mem Smajlin, Isa Boletinin e shumë figura të tjera. Pas vitit 1990 Jonuz Delaj rrugëton me lahutën e tij nëpër dhjetëra koncerte të emigrantëve shqiptarë nëpër botë ! Një nga këngët e reja të tij është “Prej mërgimit erdhi fjalë”, ku, ashtu si dhe lahutarë të tjerë malësorë, si Biq Buçi etj. këndojnë për plagën e re të mërgimit të shqipatrëve në kohën tonë. Në radhët e atyre që kanë mërguar në Amerikë e gjetiu në shumë vende të Evropës ka edhe lahutarë të talentuar, sikundër ka edhe këngëtarë e isntrumentistë të tjerë që me fjalët e artin e tyre mbajnë gjallë shpirtin shqiptar e gjuhën shqipe në dhe të huaj. Një pjesë e mirë e lahutave, sharkive dhe veglave të tjera muzikore që prodhohen sot në Shqipëri, në Kosovë apo në trojet e tjera shqiptare në Ballkan, i blejnë me dëshirë shqiptarët e Amerikës, të Italisë, të Zvicrës, të Gjermanisë, të Anglisë etj. Sikundër e thamë, edhe atje bëhen veprimari të ndryshme atdhetare dhe artistike e kulturore, ku lahutarët janë të kudogjendur dhe të mirëpritur. Nuk kanë munguar edhe festivalet vendore, krahinore dhe kombëtare, që janë tribuna edhe të këngëve me lahutë. Por, le ta ritheksojmë se është e domosdoshme dhe duhet të bëhet institucionalisht e detyrueshme që radiot dhe televizionet shqiptare të kenë hapësira të caktuara për këngët popllore në përgjithësi e për lahutën në veçanti. Kështu, ndërkaq, në pritje të njoftimt tumirues nga UNESCO-ja, shkojmë sipas thënies së urtë që i pëlqente shumë edhe Atë Gjergj Fishtës:”Por ti luej, nafaka luej, ka pasë thanë ai burri i huej!”

Kënga si pasqyrë e historisë së Malësisë

Nga këngët historike Malësia ka ruajtur edhe një pasuri të vyer këngësh, që lidhen me bëmat trimërore të disa personazheve të shquara të saj, si p. sh. për Çun Mulën, Ded Gjo Lulin, Oso Kukën, Halil Gashin, Prek Gjeloshin, Dasho Shkrelin, Dod Prek Bajraktarin, Bec e Çul Patanin etj. Mjerisht, për arsyet e ditura, një pjesë e mirë e këtyre këngëve janë bjerrë, sepse as nuk këndoheshin, as nuk qenë botuar ndonjëherë. Sidoqoftë, ka ndër to edhe këngë që i di gjithkush dhe kurrë nuk qe e mundur të ndaloheshin, si p. sh. “Prej ka vjen more Çun Mula”, “Krisi pushka n’ Prruo t’ That”, “Fryni era u çil taraba”, “Ded Gjo Luli ka shkrua letër”, “Kanga e Dem Tahirit” etj.

Një nga periudhat më të kënduara në këngët e Malësisë ka qenë ajo e Kryengritjes së Malësisë në vitin 1911 që pati si kulm edhe ngritjen për herë të parë të Flamurit kombëtar më 6 mars në majën e Bratilës.

Kryengritja e Malësisë, si ngjarja më e madhe e atij fillimshekulli, nuk mund të mos pasqyrohej gjerë edhe në këngët popullore të krahinës sonë. Shumë veta u vranë heroikisht, duke lënë në fushë të luftës djemtë dhe burrat më të përmendur, ndonjëherë edhe duke u shkretuar krejt familja . Këngët e kësaj kohe janë plot me emrat e atyre që dhanë jetën apo që u plagosën duke luftuar heroikisht. Mjerisht, për disa prej tyre asgjë nuk është shkruar dhe kënga mbetet i vetmi burim historik për trimërinë e tyre.Të tilla janë “Krisi pushka në Prruo të Thatë”, “Lufta në Sukë të Mëkushit” dhe “Bedri Pasha e çon haberrin”, të cilat janë kënduar me lahutë ndër festa e tubime me rëndësi.

Bujaria proverbiale e Malësisë

Malësia e Madhe ka qenë dhe mbetet treva më e shquar për bujarinë e saj proverbiale. Ajo përmendet si krahina më bukëdhënëse e më bujare në mbarë Veriun e Shqipërisë. Jo më kot, studiuesit më të shquar të Evropës, pasi kanë vizituar e kanë njohur Malësinë tonë, duke qëndruar edhe me muaj e vite në ato anë, kur janë kthyer në metroploet e tyre të mëdha, në Vjenë, Londër, Paris, Romë etj. kanë shkruar fjalët më të pikuara dhe vlerësimet më të larta për bujarinë dhe besën shqiptare që kanë gjetur kudo në malet tona. Gjithmonë, mikpritja dhe bujaria malësore kanë qenë zbatim i thënies se “shpia e malësorit âsht e Zotit dhe e mikut”, prandaj kurdoherë, thirrjes së të panjohurit nga jashtë: ”O a jie ksajte o i zoti i shpi:s?” në Malësi të Madhe i është gjegjur: “O hajde, byrm (bujrum) e mirse t ka prû: Zoti!”

Në librin e tij me kujtime dhe mbresa për shqiptarët, të titulluar “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve“, Mark Milani, dukë dhe shkrimtar malazez, kur flet për mikpritjen tregon se ajo është më e lartë se çdo ndjenjë tjetër dhe, mjaft bukur, rrëfen historinë e një malësori, të cilin, para varjes në litar, Pashai osman, për ta sprovuar e pyet nëse kishte qenë ndonjëherë tjetër më ngusht se tani që po e varnin. Malësori krenar ia kthen thjeshtë e bukur: “Edhe dy herë të tjera: kur më kanë ardhë miqtë në shtëpi e nuk kam pas buk për t’u dhanë. Ajo ka qenë e randë për mua, kjo e sotmja s’asht asgja. Na nji herë kemi le e nji herë të vetme do të desim. Lum kujt i vjen deka me nder, si mua sot”.

Bujaria e malësorëve ka qenë një nga virtytet e rralla për çdo fis a derë të mirë të vertëtë. Në Malësi po edhe në “diasporën malësore” në ultësirën bregdetare ndërmejt Shkodrës e Lezhës, madje edhe më gjerë në fushat e bregdetit deri në brigjet e Matit, si Gurëzi, Fushë-Miloti, Fushë-Kruja etj. deri vonë ka ekzistuar tradita e lënies çelë të portës së oborrit e të kopshtit në kohën kur janë fiqtë të pjekur.

Urtësia dhe drejtësia popullore në Malësi

Shumë thënie urtake të Malësisë nuk janë tjetër veçse “nene” a sytha të Kanunit. Le të kujtojmë, ndër të tjera, vlerësimet malësore për durimin dhe nderin, për fjalën pajtimtare dhe ruajtjen e fytyrës, për të vepruar mbi bazën e parimit se “ata çka s’ ta ka anda për vete mos ia ban as tjetrit” apo që kurdoherë njeriu duhet të jetë i peshuar në fjalë: “Mos ta kalojë gjuha gojën“. Sa herë më vjen në mendje ajo fjala e urtë e Malësisë që thotë: “Kush ecë kadalë, shkon shnosh e çpejt” e që, gjithjë, më sjell në mendje një thënie të përafërt latine: “festima lente” (vrapo ngadalë), ndonëse duket si një farë motërzimi i italishtes “Chi va piano va sano e va lontano“.

Shumë pika të kanunit, sidomos përsa i takon drejtësisë dhe pleqërimit të ngatërresave të ndryshme nga burrat e ditur të kohës, kanë pasur rrënjosje të thellë në kujtesën e breznive dhe janë lidhur edhe me tregime a legjendarizime të shumta. Një nga tregimet e tilla është edhe “Gjeli dhe ora” që i atribuohet një zgjidhjeje origjinale të bërë nga Ded Gjo Luli. Po e shënojmë atë sipas variantit të regjistruar e të botuar në një tekst mësimor të njohur:

“Një malësor, ia kishte vrarë padashur gjelin një fqinjit të vet dhe nuk donte t’ i jepte të gjegjur për dëmin e bërë. I dëmtuari iu ankua Dedës. Ky i thirri që të dy dhe i ndërsynoi.

Dëmtuesi tha: -Nuk kam gjel për t’ i dhënë.

-Si të punon sahati?- e pyeti Deda dëmtuesin.

-Mirë, iu përgjigj ai, si i habitur për këtë pyetje të papritur dhe i shkuan sytë tek qodsteku që i varej në jelek.

-Ma fal atë orë ta shoh, i tha Deda dhe disa leqe të holla rrudhash iu dukën në shtek të ballit. Ky ishte shenj që tregonte se vendimi i Dedës ishte i prerë. Dëmtuesi nxori orën me qostek dhe ia dha.

-E gëzofsh gjelin!- iu drejtua të dëmtuarit. Besoj se nuk do ta vrasë kush, as nuk do të cofë kund, po nuk e prishe ti vetë.

Të dy hapën sytë dhe u shtangën në vend nga habia. Sahati kushtonte shumë më tepër se 300 groshë, ndërsa gjeli jo më shumë se 10 groshë.

-Merre, merre, i tha Deda, gjeli ishte ora jote.Pasi ky nuk ka gjel për të dhënë, po të jep orën. Gjeli e ora një punë bëjnë. Kështu e përfundoi pleqërimin Ded Gjo Luli.

Mirënjohja e Malësisë

Në Malësinë tonë të Madhe, kurdoherë, ka qenë si parim thënia: “Kush na don pak, na e duam fort e fort”. Sigurisht, edhe ndaj atyre që na e kanë pasur e na e kanë me të pabesë e me hile, apo që e shpërdorojnë mirësinë e bujarinë malësore, bie i rreptë e i pamëshirshëm mallkimi e tëhuajësimi i tyre. Armiqtë e maleve tona, qoftë të ardhur prej Anadollit, qoftë prej shteteve fqinje e shefitare të hershme, e kanë paguar shtrenjtë dhe e kanë mësuar më në fund se “ma mirë ashtë me të shitua Zana se me t’u turrë malësori kur ia ke ba borxh”.

Po, për t’u bindur për këtë, le të sjellim ndër mend vetëm një pjesë të qëndresës së malësorëve ndaj pretimit të Vuça Pashës, sipas përshkrimit shembullor të Pjetër Bogdanit: “… Kush mundet me i ramë mboh se ma i vobektë kje Vuça Pasha, i silli, për të mbledhë nji ushtrij 12 mijë vetësh, nuk i mbastuenë shumë milionj ar, se Kelmendasitë tanë, të sijtë, me një zaan – “Eja kush ansht trim”, mbëledhunë afërë 500 vetë, vraanë Vuça Pashën, vjetit 1639 e ndë nevojë mpsuen me ngranë lëkurën e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë ma shije u kaa, se pashallarëve e sanxhakëvet mishi i kingjavet e i vjetavet njomë, pa ndiem kurraj të ginë.”

E folmja e Malësisë së Madhe në kuadrin e të folmeve veriperëndimore

Malësia e Madhe, për një mrekulli që dëshmon hershmërinë e njësinë e qëmoçme mbarëshqiptare, na ruan edhe një të folme që përputhet fort e fort me fazat shumë të hershme, kur dialektet e shqipes kanë qenë shumë më të njëjta se sa janë sot; gjejmë aty tipare tepër karakteristike, si p. sh. togjet e zanoreve ua, uo, ye, krejt njësoj si në toskërishten dhe në veprat më të hershme të shqipes së shkruar, duke i përthekuar kështu të dy dialektet e shqipes. Kujtojmë, p. sh. fjalë si: grua, mua, dua, prrua, pastaj pjesoret e foljeve në-oj: shkua, marua, gzua, pajtua, shkua etj.

Kam pasur gjithnjë mendimin, (i cili tashmë më është kthyer në bindje të plotë), se kaq të mëdha e parësore janë dukuri të tilla të të folmeve të Malësisë sonë, saqë, djemtë dhe vajzat e trevave malësore, kur shkojnë në shkolla e i vihen të nxënit të gjuhës letrare të njësuar, mbërrijnë më shpejt, po edhe shumë më lehtë, të rrafshohen me trajtat e sotme të standardit, ani pse ai, siç dihet, është ngritur kryesisht mbi bazën e toskërishtes letrare.

Kujtojmë, ndër të tjera se, edhe onomastika e Malësisë sonë, na jep dorë për shpjegime të vyera rreth etimologjisë dhe evolucionit fonetik të shqipes. Albanisti i madh vjenez, Norbert Jokli, pastaj edhe nxënësi i tij, studiuesi ynë i madh, Eqrem Çabej, në shqyrtimet rreth kalimit historik nga një /o/ në togzanor apo difton ua / ue (grua / grue), kanë pasur parasysh pikërisht paraforma të fiksuara në shkrim të toponimit Gruomira, e cila, në Kadastrën Veneciane të Shkodrës, gjendet në formën Grovemira.

Kanë qenë pikërisht këto vlera gjuhësore, etnologjike dhe përgjithësisht shpirtërore- kulturore të Malësisë së Madhe që kanë tërhequr qysh heret interesimin e ajkës së albanologëve të huaj, pastaj edhe të atyre vendas. Po përmendim, ndër të tjerë, etnografin dhe arkeologun e shquar Franc Nopça, i cili në dimrin e ftohtë të 1910-1911 kalonte “Aus Shala und Klementi” (nga Shala në Kelmend) dhe festonte Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në malet tona flokëbardha, në besë të trimit Kolec Marku, një malësor këlmendas nga Bregu i Matës, në bukë e në bujarinë e pashoqe të trevave tona.

E mahnitur nga vlerat etnologjike e kulturore të Malësisë së Madhe, mis Edit Durhami, studiuese e famshme angleze, do të bëhej “robinë” e maleve tona. Ajo përshkroi me aq zell e besnikëri çka pa në ato vise dhe malësorët e deshën dhe e quajtën me adhurim “Kralica e Malësisë”.

Albanisti i madh vjenez, Maksimilian Lamberci, që njihte dhe vlerësonte me zotësi e me dashuri të veçantë eposin shqiptar dhe dialektet e gjuhës shqipe, na ka lënë një vepër të tërë me titullin “Die folksepik der Albaner” (Epika popullore e shqiptarëve), në të cilën ai bën më të bukurat shpallime rreth kësaj mrekullie të kulturës gojore të popullit shqiptar. Porse, në qoftë se përmendëm më së pari albanologët e huaj dhe vlerësimet e tyre të larta për Malësinë e Madhe si visar shqiptarie e djep i lashtë i pasurisë etnokulturore të shqiptarëve, do të ishim të padrejtë po të mos theksonim, gjithashtu, se Malësisë sonë të Madhe i takon edhe nderi të ketë nxjerrë prej gjirit të saj edhe më të parin autor të njohur shqiptar, themelvënësin e gjuhës së shkruar shqipe. E kam fjalën pikërisht për Gjon Buzukun, autorin që, duke përkthyer në shqip për herë të parë ”Mesharin” më 1555, vuri themelet e gjuhës shqipe të shkruar dhe na la një dëshmi aq të pavdirë për studimet filologjike e historiko-gjuhësore.

Prof. Eqrem Çabej, pastaj edhe shumë gjuhëtarë të tjerë shqiptarë e të huaj, qysh nga zbulimi i një kopjeje të librit të Buzukut në Bibliotekën e Vatikanit, kanë ndërmarrë shqyrtime të hapëta filologjike dhe kanë vënë re afëri shumë të mëdha si dhe pika takimi madhore e krejt përfushë ndërmjet gjuhës së Mesharit dhe të folmeve të Malësisë së Madhe. Ato dukuri, bashkë me mbiemrin e autorit, Buzuku, si dhe të dhënat, qoftë edhe të mangëta, që dihen rreth jetës së tij, na dëshmojnë se ai ishte me origjinë pikërisht nga trevat e veriperëndimit, diku në qendrat e Malësisë e të Rranxave të Mbishkodrës apo, në mos tjetër, nga viset ku ishin shpërngulur malësorët, si p. sh. nga Malësia e Krajës apo edhe më larg nga Arbneshi i Zarës. Për t’u vënë re, mbi të gjitha, togjet e zanoreve uo dhe ua, që ndeshen krejt njësoj si te Buzuku (kujtuom, në së shkruomit shenjt) ashtu edhe në të folmet e Malësisë sonë (grua, gruos, e martuome, kruos).

Veçori të tilla themelore dhe shumë të spikatura të gjuhës, të folklorit, të veshjeve, të mendësisë, të dokeve dhe të zakoneve ka pasur parasysh Çabej, ky dijetar i përmasave aq të mëdha, kur shprehej se në to ngërthehet “palca e kombit shqiptar”. Prandaj, edhe njëherë, gjej rastin të përsëris se Malësia jonë është quajtur “e Madhe” jo nga përmasat hapësinore gjeografike, sepse në të vërtetë ka malësi të tjera që mund të jenë edhe më të hapëta e më të mëdha se ajo; është quajtur “e Madhe” pikërisht pse ka qenë e tillë në kulturën dhe vetitë e saj, në të gjitha ato që, shkurt, i përmendëm më lart.

Dhe, para se ta ndal turrin në këtë paraqitje gjithsesi të thukët, dua të kujtoj se Malësia e Madhe ka qenë nga të paktat vise shqiptare që nuk u shkel kurrë e tëra nga pushtuesit e huaj dhe, për këtë arsye, mbeti, si të thuash, “virgjine” në doket e zakonet e saj, rrojti e papërzier në bëmat e shpirtin e saj iliro-shqiptar, qysh në agim me takime me Perëndimin, për të cilin na dëshmon edhe besimi katolik i ritit roman, që është zbatuar gjithmonë e gati pa asnjë shmangie në skajin verior të atdheut tonë, qysh nga Përroni i Thatë në jugperëndim e deri në Bjeshkët e larta të Vermoshit e të Dukagjinit në verilindje. Për shumë vjet ka qenë lënë në të errët, por le ta themi më mirë vonë se kurrë që Malësia e Madhe ka qenë, gjatë gati të gjithë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, arë e pëlleshme kërkimesh etnolinguistike e folklorike- historike, ku kanë derdhur djersën ajka e hulumtuesve dhe e shkrimtarëve të shquar shqiptarë që vinin nga radhët e klerit katolik të Shkodrës. Përmendim se aty, në Rapshën e Hotit, gjeti heronjtë e “Lahutës së Malcis” Atë Gjergj Fishta, i quajtur me të drejtë si Homeri shqiptar pikërisht sepse pasqyroi në poemat e tij atë që kishte lënë pa kryer historia shqiptare: mbrojtjen e pashembullt të trojeve të veta nga malësorët trima të Maleve shqiptare. Në Malësinë tonë mblodhën ajkën e “Visareve të Kombit” etënit e nderuar Donat Kurti e Marin Sirdani, që aq mizorisht e për bind, (në vend që të vlerësoheshin me mirënjohjet më të larta për atë ndihmesë shumë të vyer që i kishin bërë kulturës kombëtare, duke shkruar, redaktuar e botuar kolanën e pasur të epikës heroike shqiptare), si “shpërblim” do të gjenin ferrin e burgjeve të kampeve të punës nëpër kënetat ku lanë edhe rrashtat pa asnjë faj. Ndër malet e Malësisë së Madhe jetoi për shumë vjet edhe Dom Nikollë Gazulli dhe na ka lënë, ndër të tjera, edhe veprën “Fjaluer i ri”, që përbën më të parin fjalor dialektor të gegërishtes, në të cilin pasqyrohen gjerë e me besnikëri leksiku e frazeologjia e pasur e të folmeve të Malësisë. Fjalori i Gazullit është një vepër që u ka bërë shërbime të mëdha kërkimeve e shpjegimeve etimologjike rreth gjuhës shqipe. Mjafton të përmendim se sa dendur e me fryt i është referuar atij fjalori Eqrem Çabej në veprën e tij të madhe “Studime etimologjike në fushë të shqipes”. Prej anëve të Malësisë sonë të Madhe vinte në letërsinë shqiptare edhe “humusi” epik e burrëror i veprave të Dom Ndoc Nikajt. Deri në vitet ’60 kur u realizua çmenduria ateiste e mbyllja e kishave, në Bajzë të Kastratit e gjetkë në Malësi pat shërbyer edhe Atë Benedikt Dema, njëri nga hulumtuesit më të hershëm të dialekteve tona, ideues, ndër të tjera, edhe i një “Atlanti gjuhësor të shqipes”. Po përmend, me këtë rast një dëshmi të freskët për të: Atë Zef Pllumi, në kohën kur redaktova librin e tij të famshëm “Rrno vetëm për me tregue”, më ka treguar në raftet e tij dorëshkrimin e një ”Fjalori enciklopedik shqiptar” si dhe shumëçka tjetër nga krijimtaria shkencore e Atë Benediktit, të cilave unë u hodha vetëm një sy dhe uroj që, sa më parë, të dalin në dritë e t’ua shohë vlerat lexuesi e studiuesi ynë i sotëm. Dhe, jo pa qellim, lashë për në fund, emrin më simpatik të fratit shqiptar, Padër Gjonin, famullitarin e Vuklit, personazh i gdhendur aq mjeshtërisht nga Fishta në ”Lahutën e Malësisë”. Kujtoni këngën me titull “Ndërmjetësia”, e cila, përveçse një pjesë e shkëlqyer e trimërisë malësore, mund të merret edhe si simbol madhështor i frymës së pajtimit e të mirëkuptimit midis popujve, ithtar i së cilës ishte pikërisht një frat katolik i Malësisë, Padër Gjoni.

Në mbyllje të fjalës sime, jo pse nuk dihet, por sepse është rasti për ta theksuar e për të shpresuar në një njohje e vlerësim (përkatësisht rivlerësim) të disa figurave të shquara të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, po lejohem të sugjeroj:

1.Të gjithëve sa jemi sot në Shqipëri, po edhe atyre që nuk ndodhen me trup, por që na ndjekin nga larg me zemër, mbas tubimit nderues për dëshmorët e Kryengritjes së vitit 1911, na mbetet si detyrë të shkruajmë e të flasim edhe më shumë për rolin e grave malësore në Kryengritjen e viti 1911, po edhe në të gjitha lëvizjet e betejat e mëdha për liri e pavarësi. Aty janë dalluar zonja të nderuara si Nore Kolja, e reja e Ded Gjo Lulit, një nga bijat më sojnike e sypatrembura të Malësisë sonë të Madhe. Po ashtu,Tringë Smajlja, e bija e Smajl Martinit të Grudës, e cila, edhe mbasi u vra i ati e dy vëllezërit, u vesh si tobelie dhe jo vetëm e mbajti hapur derën e nderuar të vojvodës së Grudës, po edhe mori pjesë me armë në dorë në betejat për pavarësi. Në listën e të rënëve, që jepen në listën e hartuar nga zotit Shaqir Vukaj, dalin edhe emra grash malësore e pikërisht:Hanë Myrto Curraj nga Katundi i Kastratit; Katrinë Gjon Vukaj nga Shkreli.Në fakt, rolin e madh e të pavdirë të grave malësore, jo vetëm për të lindur djem luftëtarë, po edhe për t’i rritur ata me ndjenjat e thella të atdhedashurisë, do ta theksonte aq madhërishëm poeti Ndre Mjeda, kur shkruante: “Qe ndër djepa rrisin,/ Nanat e Hotit djelmëninë ushtore,/ e idhnim n’anmikun nepër gji u qesin.” (Ndre Mjeda, Juvenilja dhe vepra të tjera, Tiranë,1964, f.175)

2.Përparësia e atdhetarisë ndaj grupimeve të tjera shoqërore dhe e përkatësisë fetare. “Ndjenja kombëtare te shqiptarët-shkruan Gjergj Nikprelaj- është shumë më e fuqishme se feja, e cila nuk ka pasur ndonjë rëndësi aq të madhe ndër shqiptarët. Marrja e dhënia e vajzave për bashkshoret ndërmjet familjeve myslimane dhe të krishtera ishte dukuri normale. Nën pullazin e një shtëpie jetonin familje të përziera-vëllazërore, pjesëtarë të besimit mysliman dhe katolik…Konflikte ndërmjet njerëzve mbi bazën fetare, edhe nëse kishte, shumë shpejt janë pajtuar. Turqit gjithmonë përpiqeshin të nxisnin luftën fetare ndërmjet shqiptarëve për t’i sunduar më lehtë. Gjithashtu kanë qenë të rralla konfliktet ndërfisnore ndërmjet katolikëve e myslimanëve,të cilat shpërthenin mbi baza fisnore, e jo mbi bazën fetare (për shkak të konflikteve rreth megjave, rreth pronës-halive, hakmarrjes etj.).Kishte raste kur disa prej fiseve katolike mbronin fiset myslimane nga ato katolike dhe anasjelltas. Prandaj feja nuk ishte shkaktare e përçarjes në shoqërinë e atëhershme shqiptare. Intelektuali, shkrimtari dhe atdhetari i njohur shqiptar nga Shkodra, Pashko Vasa, kaherë kishte thënë se “Feja e shqiptarëve është shqiptaria”!

Në këtë kuadër të gjerë dhe objektiv, natyrisht, koha e ka prurë dhe do ta bjerë edhe më me detyrim, që edhe qëndrimi ndaj klerit katolik të rivlerësohet, duke u dhënë njohjen që u takon edhe jo pak priftërinjëve a fretënve katolikë, që kanë qenë në ato vite famullitarë në kishat e Malësisë së Madhe. Nga Malësia e Madhe ka pasur edhe figura të mëdha nga radhët e klerit shqiptar të anëve të Malësisë, si Dom Ndoc Nikaj, njëri nga romancierët e parë shqiptar, si dhe historian me vepra të rëndësishme të botuara e postume; Dom Simon Filipaj, njeriu që realizoi botimin e plotë të Biblës në gjuhën letrare shqipe dhe Atë Vinçenc Malaj, figurë poliedrike e kulturës dhe e historisë shqiptare; Atë Kolë Berisha (etnofolklorist, autor i vëllimeve etnofolklorike me titullin emblematik e domethënës “Nder e burrni ndër malet tona”), Atë Zef Pllumi nga Mali i Rrencit (Lezhë), me origjinë nga Shkreli, autor i librit dokumentar “Rrno vetëm për me kujtue”. Po ashtu, në ato vite e deri në gjysmën e parë të shek.XX, në Malësi kanë shërbyer me devotshmëri edhe një yjësi klerikësh katolikë nga Shkodra etj.si Atë Benedikt Dema, Dom Nikollë Gazulli, Dom Luigj Pici, famullitar i Reçit etj., që kanë lënë vepra me vlerë shkencore albanologjike, po edhe kanë qenë të lidhur ngushtë me popullin e thjeshtë liridashës të Malësisë. Ka ardhur koha që të rivlerësohen e t’u jepet vendi i duhur në historinë e krahinës sonë.

3.Të nxiten e të mirëpriten (natyrisht kur të jetë e mundshme edhe) të mbështeten financiarisht studime të thelluara historike për Malësinë e Madhe e bijtë e saj, kudo që gjenden; të bëhen edhe në të ardhshmen dhënie mirënjohjesh e dekorime për figura të spikatura, duke pasur ato si shembull frymëzues për dashurinë për Atdhe e për të punuar me përkushtim për vendlindjen tonë. I paharrueshëm dhe i përjetshëm qoftë nderimi e kujtimi për të rënët në kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911. Përgëzime Kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, zotit Tonin Marina dhe grupit punues, që në bashkëpunim me Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut realizuan dekorimin me titullin “Dëshmor i Atdheut” për 277 burra e gra nga Malësia e Madhe të rënë në kryengritjen e Malësisë së Madhe të viti 1911.

[i] De Lamartin, Alphonse: Tokë heronsh në tërë kohërat, në librin e Fotaq Andreas “Pena të arta franceze për shqiptarët”, Tiranë, 2009, f.298.

[ii] Romeo Gurakuqi:Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 në qendrimin dhe vlerësimin e At Gjergj Fishtës dhe të klerit katolik shqiptar, në përmbledhjen “At Gjergj Fishta, Komb-Letërsi-Gjuhë, Universiteti i Shkodrës, Studime Shqiptare, 6, 1997,f.130-131.

[iii] Prof. Çabej, i cili i njihte mirë po edhe i vlerësonte shumë vetitë e mira e virtytet e malësorëve tanë, sipas një shprehjeje të M. Lambercit i quante ata shpesh “tipa respirativë”, si të thuash që jetojnë me ajër, me frymë.

blank

Studentja kosovare merr titull në universitetin prestigjioz ‘Georgetown’ në SHBA

E rritur dhe e shkolluar në Kosovë, tani histori suksessi në Washington

Pa dyshim se nuk janë të pakta arritjet e sukseset e studentëve shqiptarë nëpër botë, shkruan albinfo.ch. Studentja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajt, pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C.

Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane. Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve, Erblina u shpërblye me diplomë masteri. syri.net

Image

blank

Sllovenia: “Këtu jetojnë një mijë arinj, por ne nuk mund t’i shpëtojmë të gjithë”

Arinjtë e përjetësuar nga një kurth kamerash në pyjet e Loska Dolina, Slloveni

Sllovenia është vendi evropian me densitetin më të madh të arinjve dhe prania e tyre pranohet, por menaxhimi aktiv zbatohet për të reduktuar konfliktet

 

VOAL- Kur Miha Mlakar na mirëpret, ai vesh një palë çizme të mëdha trekking dhe drejton një automjet fuoristradë me motor të lartë: të dyja janë thelbësore për të lëvizur nëpër terrenin me baltë dhe të ashpër ku ai punon. Ai është një fotograf i natyrës dhe udhëzon dhe udhëheq njerëzit në gjurmët e një kafshe imponuese: ariut të murrmë. Dhe këtu, në Slloveninë jugore, ka shumë prej tyre.

Pas sulmit fatal nga ariu JJ4 kundër një djali 26-vjeçar që vrapoi në pyjet e Trentino-s, është diskutuar sërish për praninë e këtyre kafshëve – dhe grabitqarëve të mëdhenj në përgjithësi – në mjediset e krijuara nga njeriu. . Në Itali, përafërsisht 150 planigradat që banojnë në pyjet e Trentino-s pas një rifutjeje të kryer në dekadat e fundit janë bërë shumë për disa. Diskutimet se çfarë duhet bërë me këto kafshë vazhdojnë, por mbi të gjitha është Sllovenia ajo që duhet të merret me Ursus arctos në baza ditore.

Të përqendruar në disa zona, vlerësohet se rreth 1100 arinj kafe jetojnë në këtë vend të vogël, sipërfaqja e të cilit është sa gjysma e asaj të Zvicrës. Bashkëjetesa me njerëzit duket se funksionon deri tani, por nuk mungojnë fërkimet në mënyrë që autoritetet kanë vite që po zbatojnë një sistem të menaxhimit aktiv të këtyre kafshëve. Një sistem që në shumë raste përfshin edhe vrasjen selektive dhe parandaluese, pavarësisht se ariu është një specie e mbrojtur.

“Njerëzit këtu janë mësuar me të: ata dinë si të sillen”

Miha Mlakar ka sy të gjallë të pastër, të një bluje thuajse transparente, të cilat ndizen edhe më shumë kur flet për kafshën që ka vendosur në qendër të jetës dhe aktivitetit të tij ekonomik prej vitesh. Ai themeloi një agjenci të specializuar në të ashtuquajturën “vëzhgimi i arinjve”, Slloven Bears. Me makinën e tij 4×4 ai shoqëron turistët nga e gjithë bota në shtëpitë prej druri të ndërtuara në mes të pyllit, nga të cilat – me shumë durim dhe pak fat – mund të dallohen dhe fotografohen këto bisha.

 

“Këtu mund të kalojnë femra me këlyshë apo meshkuj të vetmuar, më të mëdhenjtë janë mbi 300 kilogramë”, shpjegon ai, duke shtuar se në komunën e tij, Loska Dolina, i gjithë turizmi zhvillohet rreth arinjve dhe natyrës harlisur e të ruajtur mirë. Po banorët, çfarë thonë? “Njerëzit kanë respekt kur ecin në pyll, bëjnë zhurmë për të trembur arinjtë, nuk kanë frikë,” thotë Miha Mlakar. “Ndodh që u afrohen shtëpive, por nuk ndodh shpesh. Në përgjithësi, banorët e këtushëm i shohin arinjtë si fqinjë”.
rregullat e bashkëjetesës

Edhe dy alpinistë të rinj belgë, një vajzë dhe një djalë rreth të tridhjetave, të cilët i takojmë jashtë një bujtine, nuk duken të shqetësuar. Ata janë përpara një udhëtimi të gjatë që do t’i çojë në Shqipëri dhe për këtë arsye do të kalojnë disa ditë në këto pyje: “Kemi biseduar me shumë njerëz këtu dhe shumica prej tyre nuk kanë takuar as një arush. Ata ikin nëse ju nuhasin ose dëgjojnë zhurmë: ne shijojmë pyllin pa u shqetësuar për arinjtë.”

Megjithatë, nevojiten disa masa paraprake për të bashkëjetuar me këta gjitarë të mëdhenj. Për shembull, Miha na tregon një enë plehrash “rezistente ndaj arinjve”: është e çimentuar në tokë dhe për ta hapur duhet të zhbllokosh një bravë duke rrotulluar një dorezë. “Pra, edhe nëse ariu afrohet dhe përpiqet të rrëmojë, ai nuk ia del: vjen më së shumti dy herë, por më pas nuk ka më arsye të kthehet”. Një truk tjetër është ai i përgatitur nga disa bletarë: kosheret e tyre janë të vendosura në struktura të ngritura, në mënyrë që arinjtë të mos arrijnë t’i arrijnë. “E shihni këtu një arush pelushi u përpoq të ngjitej lart”, thotë Miha Mlakar, duke na treguar qartë gërvishtjet e grilave, “por nuk ia doli dot”.

“Është thelbësore të ruash speciet, jo çdo individ të vetëm”

Nga pyjet e Loska Dolinës në kryeqytet duhet rreth një orë me makinë, së pari përgjatë rrugëve fshatare që ndajnë pyjet e ahut nga realiteti urban. Fakulteti i njohur i Bioteknologjisë ndodhet në Universitetin e Lubjanës. Një realitet i vogël por shumë autoritar pasi është vendosur në një vend të pasur me pyje dhe kafshë të egra.

Dr. Tomaž Skrbinšek është kreu i ekologjisë dhe ruajtjes së mjedisit në Departamentin e Biologjisë. Ai e ka studiuar ariun për një jetë të tërë dhe pohon se për ta ruajtur atë është shumë e rëndësishme që shkalla e pranimit të pranisë së tij të mbahet e lartë në popullatën sllovene: “Vendi ynë mund të mirëpresë mijëra e mijëra arinj: por pyetja nuk është se sa mund të jetojnë këtu, por me sa arinj është e gatshme të jetojë popullata. Problemi për arinjtë nuk është mjedisi natyror, janë njerëzit”.

Studiuesi pranon se mund të ketë konflikte me qeniet njerëzore: “Për disa, bashkëjetesa mund të jetë problematike. Në disa zona po i afrohemi këtij kufiri tolerance dhe për këtë ka nevojë të rregullohet popullsia”.

Qeveria sllovene ka miratuar së fundmi një plan të gjerë vrasjesh, me qëllimin e deklaruar të “zvogëlimit të konflikteve dhe rritjes së sigurisë së popullsisë”. Kështu, deri në fund të vitit do të duhet të vriten 230 arinj të murrmë. Një zgjedhje që Tomaž Skrbinšek nuk e kundërshton: “Unë jam një biolog i ruajtjes, për mua është e rëndësishme të mbrosh speciet, jo çdo individ të vetëm. Eliminimi i disa kafshëve, nëse lehtëson bashkëjetesën me njeriun, është i dobishëm për ruajtje: duket një paradoks, por nuk është. Sigurisht, është gjithmonë një zgjedhje e diskutueshme, me implikime etike. Është e vështirë të gjesh një pikë ekuilibri”.

Numri i raportuar është i lartë, por, thotë Dr. Skrbinšek, proporcionalisht, nuk është më shumë se vitet e fundit: “Vendimi i qeverisë bazohet në prova shkencore dhe shumica e ekspertëve e gjykojnë të nevojshme. Këtu, arinjtë janë dyfishuar në dhjetë vitet e fundit dhe pavarësisht planeve për asgjësimin, do të ketë ende shumë.”

Por a është e drejtë që njerëzit të vendosin për jetën e kafshëve të tjera? “Më në fund do të ndodhë. Nëse shteti nuk ndërhyn, popullsia e arinjve rritet shumë dhe konfliktet dalin jashtë kontrollit, njerëzit do të fillojnë të vrasin vetë arinjtë. Klima politike do të ndryshonte gjithashtu, duke favorizuar vrasjen e shumë më tepër arinjve se sa ata që do të vriteshin me një menaxhim të arsyeshëm, të menduar dhe të bazuar në prova”.

Megjithatë, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kanë nisur një betejë ligjore: ata akuzojnë autoritetet për shkelje të rregullave për speciet e mbrojtura; Për ta shumë shpesh janë burrat ata që janë ndërhyrës në territorin e ariut dhe në vend të kësaj besojnë se planet e vrasjes janë rezultat i një vendimi thjesht politik, i marrë gjithashtu për të ushqyer turizmin e gjuetisë së arinjve në Slloveni.
“Ariu? Kam më shumë frikë nga rriqrat

Ndërkohë, rreth 70 kilometra larg, Miha Mlakar vazhdon të shpresojë se banorët e Loshka Dolinës do të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore me kafshën. “E dini – shpjegon ai – ajo që më frikëson nuk është aq shumë ariu, por një kafshë shumë më e vogël dhe më tinëzare: rriqrat! Shkakton sëmundje të këqija dhe në Evropë ka shumë më tepër njerëz që vuajnë prej saj sesa nga arinjtë”.

Para se të thotë lamtumirë, ai na tregon një video të xhiruar me një kurth kamerash: shohim një nënë vigjilente që kërkon fasule bashkë me këlyshët. “Kjo është puna e tyre! kështu bëjnë gjithë ditën!” Dhe në fund të fundit, këto pyje janë gjithashtu shtëpia e tyre./rsi-eb

Ludovico Camposampiero

blank

Serioziteti në punë sjell rezultatin e dëshiruar!- Nga ARIF EJUPI

Isak Ejupi, analog me ish-reprezentuesin me origjinë shqiptare në kombëtaren zvicerane Milaim Rama, karrierën prej futbollisti e nis vetëm me përvojën e bërë në lëndinën (savak-un) e axhës Rasim Ejupi në Vendenis të Besianës.
Nga loja me moshatarët e fshatit Isaku kah mesi i viteve të 80-ta,shkon në KF” Kristali” të Pejës, anëtar i Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës.
Forca e bollshme fizike me pak avancime në teknikë Isakun e bëjnë njërin prej sulmueseve më të mirë të kësaj skuadre.
Ai gjatë kësaj periudhe e kryen edhe detyrën e policit të komunikacionit rrugor në Stacionin Rajonal të Pejës.
Meqë dy-tri vite më herët kishte studiuar në Shkollën e Lartë Komerciale të këtij qyteti, ai ishte njohur edhe me shumë sportistë të tjerë të dalluar nga Deçani dhe Burimi.
Në fillim të viteve të 90-ta,Isakun së bashku me kolegët e tij, regjimi diktatorial i Millosheviqit do t’i përjashtojë nga puna.
Ai këtë periudhë e konsideron nga më të rëndën, sepse një vit më herët me tanke e kërbaçë Serbia, kishte suprimuar edhe Autonominë e Kosovës, si paralajmërim që shqiptarët do t’i zhveshë edhe nga e drejta për të jetuar.
Ajo duke u munduar të zhbëjë çdo gjë shqiptare aplikon masa të dhunshme edhe në sport.
Pas këtij akti fashist dhe të pashembullt të gjithë futbollistët shqiptarë aktivitetin e tyre e vazhdojnë në livadhe e ara të Kosovës.
Krijimi i sistemit paralel të garave ishte mënyra e vetme për ta bindur armikun që shqiptarët nuk gjunjëzohen kurrë përpara tij.
blank
Isaku në mungesë mjetesh materiale detyrohet të kthehet nga Peja në Vendenis të Besianës,ku edhe është i lindur.
Duke e konsideruar Lidhjen Demokratike të Kosovës si Lëvizje mbarëkombëtare angazhohet në radhët e saj.
Ai së bashku me karateistët e njohur Xhevat Makolli, Ymer e Nezir Rama,vëllezërit Zeqir e Fatmir Sopi, Fehmi Hoxha etj,gjatë viteve të 90-ta,do të angazhohen në ekipin për mbrojtjen dhe sigurinë e Presidendit Rugova,dhe vrojtimin e objektit të LDK-së,në Prishtinë.
Pikërisht në këtë objekt të ndërtuar nga pllaka iver nisin themelet e shtetësisë së Kosovës.
LDK-së u bë promotore e të gjitha aktiviteteve brenda vendit dhe jashtë tij. Deri me krijimin e LDK- së,shqiptarët u njohën fare pak në qarqet diplomatike të botës.
Imazhin dhe luftën e tyre të drejtë për liri e pavarësi e përbalte agjencia jugosllave e lajmeve Tanjug. Ky fakt mund të vërtetohet fare lehtë edhe nga humumtimet në arkivat e Vjenës,Brukselit dhe
Gjenevës.
Të gjitha ngjarjet e arkivuara mbi Kosovën i referohen Tanjugut,dhe si të tilla fillim e mbarim janë të pavërteta.
Dr.Ibrahim Rugova,kryetar i kësaj Partie të parë post-komuniste dhe President i vendit çdo të premte mbante mbledhje të rregullta.
Ai në këto mbledhje nëpërmjet kryetarëve të Degëve të Lidhjes Demoktatike të Kosovës e njoftonte popullin e tij mbi situtën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.
Dr.Rugova vijimisht shprehej optimist dhe ishte i sigurt që SHBA-të,do të jenë forcë çliruese e Kosovës,së robëruar nga Serbia.
Andaj,gjithë kapacitetin e tij intelektual dhe politikë e kishte orientuar me kohë në drejtim të SHBA-së.
Kur parashikimet e tij dolën të sakëta Isaku e shtoi edhe më tepër dashurinë dhe respektin ndaj Dr.Rugovës,të cilin edhe sot e ka idol.
Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia,z.Isak Ejupi i kthehet profesionit të tij të dikurshëm.
Ai një kohë punon si Komandant i Stacionit Policor në Dardani e Kodër të Trimave në komunën e Prishtinës.
Punën e tij e përshkon guximi dhe maturia. Edhe pse armiku kishte plaçkitur dhe rrënuar gjithçka z.Ejupi nuk dërzohet. Ai dhe ekipi i tij i konsolidojnë shpejt radhët.
Ata në krye të aksioneve vendosin djem të shkathët,të cilët me gjakëftohësi dhe profesionalizëm i parandalojnë tentativat për krim dhe vjedhje,të bandave të ndryshme kriminale,në këtë pjesë të
kryeqytetit të Kosovës.
Detyrën prej udhëheqësi të lartë policor z.Isak Ejupi do ta vazhdojë në dy-tri mandate edhe në Stacionin Policor të komunës së Besianës.
Ai për sukseset e treguara në punë nga Policia e Republikës së Kosovës ngritet në gradën e Majorit.
Suksesin e z. Ejupi në rujtje rendi dhe qetësie e pati vlersëuar lartë edhe z. Agim Veliu ish-kryetar shumëvjeçar i komunës së Besianës.
Ai pati organizuar për të gjithë të suksesshmit një Akademi solemne,ku për meritat në normalizimin e gjendjes dhe të sigurisë në komunën e Besianës,z. Ejupi dhe ekipin e tij,i pati shpërblyer me medalje dhe mirënjohje.
blank
z.Isak Ejupi edhe pse i ka kaluar të 60-tat, pasion e ka futbollin. Ai mbi një dekadë e ka kryer detyrën e Arbitërit kryesor dhe Delegatit në Superligën e Futbollit të Republikës së Kosovës.
blank
Isak Ejupi në cilësinë e mbikqyrësit të referimit duke u konsultuar me arbitërin e futbollit Ilir Shuleta.
Ndarja e drejtësisë me korrektësi në fushat e futbollit të Republikës së Kosovës,dhe paanshmëria kanë bërë që Isaku,nga njohësit e vërtetë të futbollit të cilësohet edhe si Arbitër i rangut evropianë.
Dashurinë për ndarje drejtësie në ndeshje futbolli Isaku e mbolli edhe tek i biri, Alban Ejupi.
Albani sikur dikur babai i tij me mjaft sukses po e kryen detyrën e gjyqtarit anësor të futbollit në Superligën e Republikës së Kosovës.
Z. Isak Ejupi duke qënë gjithnjë në hap me kohën më 2009, me disa shokë të tij themelojnë “Fedaratën Sportive të Punëtorëve të Republikës së Kosovës” Atij si njërit nga nismëtarët i besohet
detyra e zëvendëskryetarit të saj.
Një muaj më vonë po me iniciativën e z. Ejupi në komunën e Besianës,krijohet “Shoqata e Sporteve Marciale të Llapit.
Isaku me një përvojë të gjatë në organizim të ngjarjeve sportive edhe në këtë institucion të rinj të sportit llapjanë e jep kontributin e tij.
Sot,z. Ejupi e kryen funksionin e anëtarit të Komisionit të Garave pranë Fedaratës së Futbollit të Republikës së Kosovës.
blank
Nga e djathta Isak Ejupi,Abdyl Bellopoja dhe Agim Kastrati
Një jetë në mbrojtje të rendit dhe të qetësisë,si dhe ajo pak kohë e lirë e shpenzuar në zhvillim dhe masovizim të sportit të Republikës së Kosovës,bëjnë që edhe z.Isak Ejupi të jetë pjesë e listës së
emrave të paharruar!
ARIF EJUPI
blank

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” ORGANIZOI PROMOVIMIN E LIBRIT TË PROF.ASOC. DR. SHKËLZEN CAKAJ NGA Mr. Sci. Mevlyde Mezini Saraçi

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” TË SHTUNËN E 11 SHKURTIT 2023 NË GJAKOVË, ORGANIZOI PROMOVIMIN E NJË LIBRI TË VEÇANTË, ME TITULL:“DIZAJNI DHE ANALIZA E STACIONEVE TOKËSORE PËR SATELITET E ORBITAVE TË ULËTA”, ME AUTOR DR. SHKËLZEN CAKAJ, PROF.ASOC.

Temë qendrore në këtë promovim ishte – “Aplikimi i LEO satelitëve në kërkim-shpëtim në rastin e fatkeqësive ajrore dhe detare!”

Kjo ngjarje e bukur dhe promovim shumë i veçantë, u organizua nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” e cila me punën e vet më shumë se dy dekada, ka arritur të jetë ndër shoqatat më të organizuara dhe më prestigjioze në trojet shqiptare dhe jo vetëm, madje duke arritur suksese të jashtëzakonshme.

Në këtë promovim morën pjesë intelektualë të fushave të ndryshme miq dhe familjarë të autorit si dhe Prof. Bexhet Kamo, nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Duke qenë vet kryetar i kësaj shoqate, Prof. dr Ruzhdi Sefa, i cili punon më shumë se cilido institucion, në mbështetje të bashkëpunëtorëve të tij, intelektualëve nga Gjakova, Kosova, mbarë trojet shqiptare dhe nga diaspora, publikut i ofron mundësi që të informohen drejtpërdrejtë për të arriturat në fusha të ndryshme të jetës, madje duke sjellë emra dhe figura me renome kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një ngjarje e tillë ndodhi të shtunën, në Bibliotekën “Ibrahim Rugova”- Salla “Teki Dervishi” në Gjakovë, me rastin e promovimit të librit “Dizajni dhe analiza e stacioneve tokësore për satelitet e orbitave të ulëta”, me autor Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc.

Një fjalë rasti e mbajti kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Prof. dr. Ruzhdi Sefa, i cili e përshëndeti autorin e librit duke u shprehur se ishte nderë për Gjakovën që sot po promovohet libri me vlera të veçanta, “Aplikimi i LEO satelitëve në kërkim-shpëtim në rastin e fatkeqësive ajrore dhe detare!- (LEO-Low Earth Orbits)”, botuar nga një prej shtëpive të njohura botërore në fushën e kërkimeve teknologjike – “Wiley and Sons”.

Në vijim ua përcjellë fjalën e Prof. dr. Ruzhdi Sefa:

“Sot Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në kuadër të “PROGRAMIT PROMOVIME”, po e bën promovimin e një libri të veçantë ‘Dizajni dhe Analiza e Stacioneve Tokësore për Satelitët e Orbitave të Ulëta (LEO- Low Earth Orbits), botuar nga një prej shtëpive të njohura botërore në fushën e kërkimeve teknologjike – Wiley and Sons.

Pse themi se libri është i veçantë?

Ky është me shumë gjasë studimi i vetëm në fushën e komunikimeve satelitore që vjen nga një autor shqiptar me një shtëpi kaq prestigjioze botuese. Nëse studimi i komunikimeve të stacioneve tokësore me satelitët nuk është aq i shpeshtë në Kosovë dhe Shqipëri, atëherë ky libër përbën një referencë të re akademike për t’iu qasur formave dhe analizave të komunikimit të stacioneve tokësore posaçërisht me satelitet e orbitave të ulëta.

Por për librin do të na flas prof. Bexhet Kamo nga UP në Tiranë!

Shkëlzenin e njoh që nga vitet 70, kur unë isha maturant ndërsa Shkëlzeni nxënës i vitit të parë të gjimnazit “Hajdar Dushi”, kur në korridoret e shkollës pëshpëritej për vlerat e shkëlqyera të tij sidomos në fushën e shkencave ekzakte. Por, Shkëlzeni vitin e dytë të shkollës se mesme e vazhdoi në “Gjimnazin Matematikor” në Prishtinë, si shkollë e mesme shumë specifike e cila për më shumë se 10 vite nxori kuadro që u bënë bartës të shumë proceseve në Kosovë.

Shkëlzeni e përfundoj gjimnazin matematikor si nxënës i dalluar, për të vazhduar Fakultetin Teknik në drejtimin e Telekomunikacionit, ku unë tashmë isha i angazhuar në mësimdhënie dhe pëshpëritjet që i kisha dëgjuar para disa vitesh në gjimnaz, tani u bënë shumë të zëshme në takimet e personelit akademik të Fakultetit Teknik, qofshin ato jozyrtare në bufenë e fakultetit apo edhe në takimet zyrtare të këshillit mësimor-shkencor, se kemi të bëjmë me një talent dhe punëtor të jashtëzakonshëm, me një të ardhme të ndritur. Sot jemi këtu, pikërisht se Shkëlzeni nuk na zhgënjeu por përkundrazi na mblodhi për një sukses të jashtëzakonshëm siç është promovimi i librit që në njohurinë time është i pari që dikush nga trojet tona të ketë botuar në shtëpinë më të njohur botuese në fushën e teknologjisë, siç është konzorciumi “IEEE-Wiley”.

Shkëlzeni i përfundoi studimet si “Student i Dalluar” dhe vendin e kishte në Universitet, respektivisht në Fakultetin Teknik, por ky zgjodhi që karrierën e tij ta vazhdoj në ish PTT – tani Telekomi i Kosovës. Për disa vite mbajti pozitën e udhëheqësit të sistemit tranzitor telefonik të Kosovës, që përpunonte tërë trafikun telefonik vendor dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ndryshimet kushtetuese të vitit 89 të regjimit të Milosheviqit, reflektuan me masa shumë represive edhe në Telekomin e Kosovës, me të cilat Shkëlzeni nuk u pajtua për aplikimin e tyre dhe dhunshëm largohet nga puna, në kulmin e karrierës së tij.

Për dekadën 89-99, secili prej nesh ka tregimin e vet, historinë e vet me peripeci specifike për mbijetesë, prandaj nuk po ndalem shumë në ketë pjesë, por pas hyrjes së NATO-se, Shkëlzeni rikthehet në Telekomin e Kosovës me detyrë shumë të qartë: – Udhëheqës i Projektit për Rindërtimin e Sistemit të Telekomunikacionit të Kosovës, i cili ishte gati rrënjësisht i shkatërruar. Në ketë cilësi së bashku me Profesorin Safet Likaj nga Tirana, përpiluan një projekt-dokument të cilin e mirëpriti edhe Bashkimi Evropian, duke e aprovuar si të tillë dhe duke e mbështetur edhe financiarisht. Sot, mbi 90% e infrastrukturës që është në operim në kuadër të Telekomit të Kosovës është e bazuar në këtë projekt, përfshirë këtu edhe telefoninë mobile dhe rrjetin optik”.

blank

Promovimin e drejtoi moderatorja, Olsa Domi, e cila për të pranishmit vazhdoi të lexon shkrimin e përgatitur nga Prof. dr. Ruzhdi Sefa, rreth biografisë dhe përmbajtjes së librit të autorit, Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc.“Që nga viti 2020, Shkëlzeni në Telekomin e Kosovës, mbajti detyra të rëndësishme si në aspektin zhvillimor ashtu edhe operativ në ngritjen e Telekomit të Kosovës si një nga kompanitë më të suksesshme në vend në ofrimin e shërbimeve multimediale për konsumatorët në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe mbajti pozitën e Drejtorit të Rrjetit Qendror dhe më vonë edhe si Udhëheqës i Operativës për Telekomin e Kosovës. Shkëlzeni që nga viti 2000, paralelisht u angazhua në punën kërkimore-shkencore në fushën e sistemeve satelitore, specifikisht për satelitët e orbitave të ulëta duke e kurorëzuar ketë punë me librin që sot po e promovojmë.

E filloi me angazhimin e tij si mysafir shkencor në Institutin e Komunikimeve dhe Inxhinierimin e Radio frekuencave të Universitetit Teknik të Vjenës në projektin Kanadezo-Austriak MOST (Microvariability and Oscillation of Stars) në vitin 2003, nga ku doli tema tij e masterit. Hulumtimet nga kjo fushë i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit (Republika e Kroacisë), ku me 2008 merr titullin e Doktorit të Shkencave Teknike, për të vazhduar me tutje me postdoktoraturën, si bartës i donacionit Fulbright, në degën e dalë nga NASA, që është Agjensioni amerikan për mbikëqyrjen e oqeaneve dhe atmosferës prej satelitëve NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration) në Maryland, SHBA, ku ka dhenë kontribut të çmuar shkencor për avancimin e stacioneve tokësore për komunikim me satelitët e orbitave të ulëta, sidomos në rastin e fatkeqësive detare dhe ajrore.

Libri është rezultat i punës kërkimore-shkencore rreth 20 vjeçare të autorit, ekskluzivisht lidhur me performancën (cilësinë) e stacioneve tokësore që komunikojnë me satelitët e orbitave të ulëta, të cilët janë shumë specifik sepse orbitojnë shumë afër Tokës dhe komunikimi i tyre me stacionet tokësore është shumë i shkurtër, prandaj analiza e komunikimit të tyre me qendrat përkatëse në Tokë është shumë komplekse! Nga kjo pikëpamje Prof. Cakaj, në librin e tij prezanton aspektet për vlerësimin e performancës së stacioneve tokësore satelitore, ku secila prej tyre trajtohet matematikisht, me eksperiment apo me simulim përkatës. Për të gjitha këto ide janë nxjerrë rezultatet konkrete që i mundësojnë lexuesit të konkludoj në baza shkencore për cilësinë e komunikimit ndërmjet stacioneve tokësore me satelitët e orbitave të ulëta.

Janë disa aspekte që Prof. Cakaj, trajtoi në librin e tij, duke filluar nga ndikimi i kushteve atmosferike në komunikim ndërmjet satelitit dhe stacioneve në Tokë, optimizimi i kohëzgjatjes së komunikimit, aspektet e interferimit të sistemeve tokësore dhe satelitore si dhe inteferimin ndërmjet satelitëve fqinjë, sinkronizimin e satelitëve të orbitave të ulëta me Diellin si dhe aplikimin e tyre në komunikim edhe në fusha të ndryshme shkencore, duke e përmbyllur me performancën e stacioneve tokësore satelitore të dedikuara për komunikim me satelitët e orbitave të ulëta për identifikimin e vendngjarjeve të fatkeqësive ajrore apo detare. Dr. Cakaj, librin e tij e mbyllë me definimin e dy parametrave të rinj që kanë të bëjnë me dimensionin e planit të horizontit të stacionit tokësor satelitor dhe me faktorin e efishiencës kohore të komunikimit ndërmjet stacionit tokësor dhe satelitit të orbitave të ulëta.

Sa për ilustrim, për pjesëmarrësit që të jetë më e qartë, sot satelitët e orbitave të ulëta, në mes tjerash, janë shumë të njohur për ofrimin e shërbimeve të internetit përmes konstelacionit “Starlink” të kompanisë SpaceX të Elon Musk (ShBA). Sot, Ukrainasit, në kohën e luftës, shërbehen me internet pikërisht prej satelitëve të orbitave të ulëta!

Libri “Dizajni dhe Analiza e Stacioneve Tokësore për Satelitët e Orbitave të Ulëta (LEO- Loë Earth Orbits)” është botuar me shtëpinë e njohur botërore në fushën e inxhinierisë – Ëiley, në gjuhën angleze dhe u dedikohet studentëve të masterit dhe doktoratës si dhe operatorëve të E tokësore satelitore në mbarë botën.

Libri u botua nën editimin e konzorciumit të njohur botëror IEEE-Wiley, në Nëntor të 2022, në New Jersey, ShBA, me 256 faqe.

Libri ka 12 kapituj, ku në mesin e tyre njeri i dedikohet aplikimit të satelitëve të orbitave të ulëta në proceset e kërkim shpëtimit në rastin e fatkeqësive detare apo ajrore, lidhur me të cilin problem sot në fjalën e tij doktor Cakaj do të elaboroj para nesh pak më detajisht se si funksionon procesi.

Dr. Cakaj, ka ligjëruar për 10 vite “Komunikimet satelitore” në Fakultetin e Inxhinierisë Elekrike me Kompjuterik të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe vijon të ligjëroj në Universitetin Politeknik të Tiranës nga viti 2010. Është autor i 80 publikimeve shkencore në konferenca dhe revista ndërkombëtare, kryesisht si autor i parë, të cilat bartin rreth 500 citime prej institucioneve shkencore-akademike në fushën e sistemeve satelitore, të rreth 60 shteteve nga mbarë bota, përfshirë ESA (European Space Agency) dhe NASA.

Po e përfundoj, me vlerësimin e njërit nga recensentët e librit, që thotë: “Matematika e lartë, satelitët dhe përhapja e valëve, secila ndaras është mjaft komplekse, dhe kur ndërlidhen ndërmjet veti kompleksiteti rritet shumë! Dr. Cakaj me këtë libër gjeti një mënyrë të veçantë të prezantimit, duke evituar kompleksitetin e lartë, ku lexuesit do të mund të ndjekin me lehtësi autorin në të gjitha shpjegimet, pa pasur nevojë të shikojnë dokumente të tjera për të kuptuar parimet! Në fund, nga ky libër, lexuesit do të marrin të gjithë kuptimin e nevojshëm në lidhje me analizën e stacioneve tokësore për satelitët LEO.”

Dr. Cakaj së fundmi aktivitetin e vet shkencor përpos me punime vetanake shkencore e vazhdon edhe si anëtar i komiteteve vlerësuese për konferenca, por si anëtar i rregullt i komiteteve vlerësuese është për revistën “Satellite Comunications and Networing” që editohet prej Profesorit Barry Evans të Universitetit Surrey në Angli, me revistën “IEEE Communication Magazine” që editohet prej IEEE dhe me revistën ‘Frontiers in Aerospace” me seli Lousana, Zvicër dhe atë gjithmonë për punimet që si subjekt i kanë stacionet tokësore të satelitëve të orbitave të ulëta.

Dr. Cakaj jeton në mes Prishtinës dhe Tiranës, me angazhime si në Universitetin Politeknik të Tiranës ku për 14 vite ligjëron “Sistemet satelitore” dhe në Institutin Kanadez të Teknologjisë në Tiranë ku ligjëron “Bazat e telekomunikacionit “ dhe “Komunikimet digjitale”, si dhe në kolegjin UBT në Prishtinë ku ligjëron “Bazat e telekomunikacionit” dhe “Sistemet dhe sinjalet”. Është i pensionuar nga Telekomi i Kosovës. Është bartës i disa çmimeve dhe mirënjohjeve për punën e tij. Është njëri nga ekspertët tonë më të njohur në fushën e telekomunikacionit, posaçërisht në fushën e sistemeve satelitore”.

blank

Folës në këtë promovim ishte prof. Bexhet KAMO nga Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili në emrin e tij personal por edhe si profesor i deleguar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, foli gjerësisht për gjithë veprimtarinë shkencore dhe arritjet akademike të autorit të librit, njëherësh kolegut të tij, Dr. Shkëlzen Cakaj, prof.asoc, duke argumentuar me fakte dhe dokumente të paraqitura përmes ekranit, para publikut pjesëmarrës.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” përmes projektit “Promovime”, zakonisht organizon edhe ligjërata me tema konkrete dhe në këtë rast, Dr. Shkëlzen Cakaj, prof.asoc, prezantoi ligjëratën e tij me temën: “Aplikimi i LEO satelitëve në kërkim-shpëtim në rastin e fatkeqësive ajrore dhe detare!”

Ishte një ligjëratë e jashtëzakonshme, një temë që për herë të parë po prezantohej para publikut dhe vërtetë ngjalli interesim të madh.

blank

Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, e bëri një shpjegim konkret dhe të kuptueshëm për të pranishmit, duke përshkruar rëndësinë e studimeve të tij 20 vjeçare dhe përmbajtjen e librit, i cili edhe u promovua në Gjakovë.

Autori theksoi se sot në këtë promovim, mes pjesëmarrësve po ndjehem i lumtur dhe i ngazëllyer njësoj sikur ditën kur libri im e pa dritën, prandaj secilit prej pjesëmarrësve u shprehu mirënjohje dhe falënderim që e ndanë këtë ngjarje së bashku.

Gjithashtu. Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, theksoi se është krenar me të arriturat e shkencëtarëve shqiptarë, pasi kudo ku merr pjesë në konferenca shkencore, simpoziume apo organizime të niveleve të larta shkencore, takon shumë shqiptarë dhe ky fakt e gëzon pa masë. Autori e bën një krahasim me vitin 1878, vit që përkon me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe avancimin në shkencë deri më sot.

Ndaj për një periudhë shumë të shkurtër shqiptarët janë avancuar dhe kanë arritur suksese në shkencë dhe për këtë duhet edhe të krenohemi.

Mbase vetëm pjesëmarrësit që kanë qenë prezent në këtë ngjarje kulturore, promovuese dhe shkencore kanë ndjerë emocione të pafund dhe krenari për të arriturat e shkencëtarit, Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, shkencëtar me renome ndërkombëtare dhe i vlerësuar me çmime e mirënjohje të larta kudo në botë.

blank
Si pjesëmarrëse në këtë promovim edhe unë, (Mevlyde Mezini Saraçi), pata rastin të bëj një urim dhe një përshëndetje me një fjalë të shkurtër rasti:

“Kjo ngjarje është e veçantë, siç jeni të veçantë ju të nderuar profesorë, Dr. Shkëlzen Cakaj dhe Prof. Bexhet Kamaj që ligjëruat sot në këtë promovim, siç është i veçantë i nderuari Prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës më prestigjioze dhe më të suksesshme në trojet shqiptare, që di të përzgjedh tema dhe figura të shquara, ndaj ju lutem pranoni përshëndetjet dhe urimet e mija të përzemërta.

Përshëndes publikun e nderuar në sallë, të cilët janë të privilegjuar aq sa ndjehem edhe unë me pjesëmarrjen në këtë promovim. Vërtet është nderë për Gjakovën, Kosovën dhe mbarë kombin të kesh një kuadër të tillë me vlera ndërkombëtare siç është Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, i cili ka arritur sukses me studimet dhe hulumtimet e tij deri në NASA.

Është fat për ne dhe duhet t’i nderojmë e respektojmë këto vlera që kontribuojnë në shkencë dhe sukseset e tyre ia njeh bota.

Gëzohem që e ka kaluar edhe sëmundjen e Covid 19, për të cilën tregoi profesori i nderuar, sëmundje që gati ia kishte marrë jetën, por jam e sigurt se përpjekja dhe dëshira e madhe për të arritur botimin e këtij libri të veçantë ishte më e fortë se sa sëmundja, të cilën e sfidoi dhe ja sot është këtu mes nesh, në promovimin e këtij libri.

Më bëri përshtypje shpjegimi gjatë ligjëratës, siç e theksoi profesori vitin 1878, kur Amerika kishte arritur larg me studime dhe hulumtime shkencore, që koincidon me vitin kur shqiptarët themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërkaq që ishim larg nga shkenca, ndërsa nga ajo kohë e deri më sot, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj duke ecë drejt sukseseve me studime shkencore, madje duke i arritur edhe majat e sukseseve deri në Amerikë.

Dhe unë them se sot jemi jashtëzakonisht të nderuar që kemi pranë një personalitet të veçantë në këtë fushë, Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc.

Profesorit të nderuar i uroj shëndet e jetë të gjatë dhe më të gjatë se sa dëshiron ai vet, që t’i vazhdon hulumtimet shkencore dhe bashkë me profesorin edhe ne si komb të përjetojmë edhe më tej sukseset dhe të arriturat shkencore, të cilat i njohu edhe bota. Është krenari për Kosovën, për mbarë kombin dhe në veçanti krenari për familjen që e kemi këtë vlerë të madhe, siç është Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc.”

Promovimi i librit “Dizajni dhe analiza e stacioneve tokësore për satelitet e orbitave të ulëta” u përmbyll me fjalën falënderuese të autorit, Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, i cili kryetarit, Prof. Dr.

Ruzhdi Sefa i dhuroi librin e tij, që sapo u promovua.

blank

Ndërkaq që Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, i dhuroi Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, librin monografik, me titull, “Gjakova ndër vite” 1990-1999), i botuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”.

Përmes këtij shkrimi sadopak po mundohem që të transmetoj tek lexuesit dhe opinioni publik, momente nga kjo ngjarje e bukur dhe e rëndësishme, që u organizua në Gjakovë.

Duke shprehur mirënjohje Shoqatës së Intelektualëve dhe kryetarit, Prof. dr Ruzhdi Sefa, për organizmin dhe përzgjedhjen e figurave të shquara dhe temave me vlerë, gjithsesi një mirënjohje e veçantë shkon për Dr. Shkëlzen Cakaj, prof. Asoc, i cili e mirëpriti përzgjedhjen e Gjakovës dhe ishte mirënjohës për nivelin e organizimit dhe mikpritjen që iu organizua në promovimin e librit të tij të veçantë si dhe shoqëruesin Prof. Bexhet Kamo.

blank

Foto nga promovimi

Gjakovë, 11 shkurt 2023

blank

83 Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë- MSc. Albert HABAZAJ*

Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora

 

 

Sot është një ditë e shënuar për tërë bashkëkombasit sepse sot ne nderojmë dhe respektojmë një nga figurat më madhore pas Kryeheroit Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ismail Qemal bej Vlora (Vlorë, 24.01.1844 – Peruxhia, Itali, 26.01.1919) është një figurë emblematike, ai që shpalli Pavarësinë kombëtare dhe themeloi shtetin demokratik shqiptar. Universiteti ynë, mban emrin e ndritur të Ismail Qemalit, prandaj edhe Qendra Albanologjike e Biblioteka shkencore e Universitetit “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare – Kulturore “Labëria”- “Nderi i Kombit”, si dhe deputetët Vullnet Sina e dr. Pranvera Resulaj, në këtë ditë të shënuar menduan të organizojnë këtë ceremoni nën titullin “Nderim Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar!”
Edhe pse kanë kaluar një shekull e ca, figura poliedrike e Ismail Qemalit frymëzon shqiptarët në dritësimin e kombit dhe udhët e vështira për integrimin europian. Është e veçantë këtu të citoj fjalët e tij në intervistën e dhënë më 1 Maj 1900 me shqiptarët e Egjiptit, ku thotë: “Shqiptarët e kanë vendin e tyre në gjirin e popujve të Europës”. Me këtë vizon të qartë politik dhe diplomatik, ai punoi në tërë fillimshekullin e XX, duke mëkuar tek shqiptarët frymën e Rilindjes Kombëtare. Lufta çlirimtare me kryengritjet e mëdha 1911-1912 në tërë trojet shqiptare, kulmuan me aksionin e shpalljes së Pavarësisë shqiptare, që u kurorëzua nga shteti i tij, 1912-1914, i cili vendosi gurë themeli në jetën shqiptare.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë dhe shoqata “Labëria” përherë kanë bërë kujdes, që jo vetëm ta përkujtojnë këtë figurë të madhe të kombit, por edhe ta ringjallin atë, pasi mesazhet e tij edhe sot i shërbejnë çështjes së madhe të integrimit europian.
Me këtë rast falënderoj deputetët e Parlamentit shqiptar Vullnet Sina e Pranvera Resulaj, rektorin e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, prof.dr. Roland Zisi, kryetarin e shoqatës “Labëria”, dega Vlorë Ahmet Demaj dhe të gjithë juve të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari domethënëse e simbolike për Paharrimin e Shenjtorit të Flamurit Kombëtar.
E ku më mirë se në Bibliotekën shkencore të Universitetit që mban emrin e Tij shkon përurimi i librit kushtuar Plakut të Bardhë dhe firmëtarëve të Deklaratës epokale të Pavarësisë?! Duke lexuar librin e prof.dr. Bardhosh Gaçe “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”, një vepër e rrallë historiografike, universiteti ynë i bën një shërbim të veçantë kësaj ngjarjeje historike.
Më lejoni të kujtoj vetëm një cast se Shpallja e Pavarësisë kishte 83 delegatë, nga të cilët 74 me universitet dhe vetëm 9 delegatë me shkollë të mesme. Ata ishin juristë, ekonomistë, ushtarakë, mësues, klerikë, astronomë me përvojë në drejtimin e shtetit.
Ndër delegatët, Senatin dhe Qeverinë e Ismail Qemalit përfshiheshin përfaqësues të të katër komuniteteve fetare: katolikë, muhamedanë, ortodoksë e bektashinj.
Edhe ky është një mesazh i veçantë, pasi Nënkryetar i Qeverisë ishte Dom Nikollë Kaçorri dhe Kryetar Senati Myfti Vehbi Dibra. Kjo ishte Shqipëria e të gjithëve, Shqipëria e Ismail Qemalit.
Monografia “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare” me 391 faqe, me dokumente origjinale, të panjohura deri më sot e që shohin dritën e botimit për herë të parë, me faksimile, fotografi, portrete, shkrime, gjykime etj., shikon dritën e botimit falë deputetit bujar të Vlorës në Parlamentin shqiptar, z. Vullnet Sina. Ky libër është botimi i tretë i plotësuar i albanologut të njohur prof.dr. Bardhosh Gaçe, ndërkohë, nuk mendoj se mund të jetë botim shterues për Pavarësinë Kombëtare nga ky studiues me vullnet balzakian. Nëse tre skulptorët e mëdhenj Kristaq Rama, Muntaz Dhrami e Shaban Hadëri, realizuan në bronz Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit, Vlorë, 17 m të lartë, në vitin 1972; nëse meraku i madh i themeluesit të skulpturës shqiptare Odhise Paskali, shprehur autorit, ishte që monumenti të kishte formën e një obelisku, ku të gdhendeshin tërë fytyrat e atyre që Shpallën Pavarësinë dhe themeluan shtetin shqiptar e përbri tyre të ishin firmat e tyre si në aktin historik, prof. Gaçe na ka dhënë një monument shkronjor, një ansambël monumental me gërma të arta, që shquan për vlera të veçanta historike, kulturore e shkencore.
Autori, tekstin që na dhuron sot në nderim të Dy Ditëve të Shenjtorit të Flamurit të Kombit shqiptar, e quan me modesti libër publicistiko-historik. Ky libër e tejkalon këtë klasifikim dhe është Enciklopedia e Pavarësisë Kombëtare, kësaj faqeje të ndritur të historisë shqiptare, që u shkrua dhe u shpall nga 83 apostujt e shqiptarizmës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që u mblodh në qytetin e Vlorës më 28 Nëntor 1912 dhe zhvilloi punimet me 7 mbledhje historike deri më 7 Dhjetor 1912, nën drejtimin e Ismail Qemal Bej Vlorës, këtij personaliteti të shquar të politikës dhe diplomacisë shqiptare.
Në këtë enciklopedi, autori na njeh me profilin e 83 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë:
“Sipas saktësimeve të mëtejshme që bëmë në procesverbalin e Kuvendit Kombëtar të botuar në gazetën “Përlindja e Shqipniës” të Qeverisë së Vlorës, botimit “Dokumente historike” të Lef Nosit, gjurmimeve të Teki Selenicës dhe materialeve të Arkivit Qendror të Shtetit, në Kuvendin e Vlorës morën pjesë këta delegatë:

Berati [përfaqësuar me 4 delegatë, shën. im: A. H]:
Sami Vrioni
Iljaz Vrioni
Raq Tutulani
Babë Dudë Karbunara

Skrapari [përfaqësuar me 1 delegat, shën. im: A. H]:
Xhelal Koprencka

Mallakastra [me 1 delegat]:
Hajredin Cakrani

Lushnja [me 3 delegatë]:
Qemal Bej Mullai
Ferid Vokopola
Nebi Sefa

Dibra [me 2 delegatë]:
Myfti Vehbi Dibra
Sherif Lëngu

Ohri dhe Struga [me 6 delegatë]:
Zyhdi bej Ohri
Dr. H. Myrteza [Myrteza Ali Struga]
Nuri Sojlliu
Hamdi bej Ohri
Mustafa Baruti
Dervish Hima

Mati [me 3 delegatë]:
Ahmet Miftar Beu [Ahmet Zogu]
Riza Bej [Çela]
Kurt Bej [Aga Kadiu]

Durrësi [me 4 delegatë]:
Abaz Efendi Çelkupa
Mustafa Agë Hanxhiu
Jahja Ballhysa
Dom Nikollë Kaçorri

Tirana [me 2 delegatë]:
Abdi bej Toptani
Murat bej Toptani

Shijaku [me 3 delegatë]:
Xhelal Deliallisi
Ymer bej Deliallisi
Ibrahim Efendiu

Kruja [me 1 delegat]:
Mustafa Kruja

Elbasani [me 4 delegatë]:
Shefqet Daiu
Lef Nosi
Qemal Karaosmani
Dervish bej Biçaku

Peqini [me 1 delegat]:
Mahmut Kaziu

Gramsh-Tomorricë [me 1 delegat]:
Ismail Qemali

Gjirokastra [me 7 delegatë]:
Azis Efendi Gjirokastra
Elmas Boçe
Veli Harxhi
Myfyd Libohova
Petro Goga
Jani Papadhopulli
Hysen Hoxha

Përmeti [me 2 delegatë]:
Veli bej Këlcyra
Syrja bej Vlora

Tepelena [me 3 delegatë]:
Fehim bej Mezhgorani
Kristo Meksi
Aristidh Ruçi

Çamëria [me 4 delegatë]:
Veli Gerra
Jakup Veiseli
Rexhep Demi
Azis Tahir Ajdonati

Delvina [me 1 delegat]:
Avni bej Delvina

Korça [me 3 delegatë]:
Pandeli Cale
Thanas Floqi
Spiro Ilo

Pogradeci [me 1 delegat]:
Hajdar Blloshmi

Kosova [me 11 delegatë]:
Rexhep bej Mitrovica
Bedri Pejani
Sali Gjuka
Mitat Frashëri
Mehmet Pashë Deralla
Isa Boletini
Riza Bej Gjakova
Hajdin Draga
Dervish bej Ipeku
Zeejnel Begolli
Qerim Begolli

Shkodra [me 1 delegat]:
Luigj Gurakuqi

Vlora [me 6 delegatë]:
Ismail Qemali
Zihni Abaz Kanina
Aristidh Ruci
Qazim Kokoshi
Jani Minga
Eqerem bej Vlora

Kolonia Shqiptare e Bukureshtit [me 4 delegatë, 4 Dhimitër]:
Dhimitër Zografi
Dhimitër Mborja
Dhimitër Berati
Dhimitër Ilo

Ndrisin sot dhe gjithë jetën do të ndrisin ndër shqiptarë Fjalët e Arta që u shkruan e u gdhendën në faqet e gazetës “Përlindja e Shqipniës”, sipas procesverbalit hyjnor për ne të atyre burrave të rëndë të kombit atë mbasdite lavdimadhe të 28 Nëntorit 1912: “Të gjithë delegatët me një zë i pëlqyen fjalët e z. Ismail Qemal Beut dhe vendosën që: Shqipëria të bëhet që sot më vete, e lirë, e mosvarme nën një Qeveri të Përkohshme. Të përplasura duarsh të panumërta e papushim, e pritën këtë vendim. Mbledhja u dërgua për të nesërmen dhe delegatët dolën jashtë të përshëndeti Flamurin që u ngrit në orën 25:30 pas dreke”.
Ky vendim i asaj dite ka hyrë në Historinë e Popullit shqiptar si Akti i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Ata që shpallën Pavarësinë për kombin shqiptar janë apostuj të shqiptarizmës, Shenjtorët e Pavarësisë së Shqipërisë.

Vlorë, e martë, 24 janar 2023, ora 17:00

 

*MSc. Albert HABAZAJ

përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”,
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

blank

ODA E JUNIKUT – INSTITUCION PLEQNAR NË DUKAGJIN-Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Në foto: Pjesëmarrësit në takimin në Odën Pleqnare të Junikut, ke shtatorja e heroit, Edmond Hoxha, nip i Avdyl Hoxhës

 Kulla e Hoxhajve të Junikut është ndërtuar në fund të shekullit 17-të. Ajo është kulla më e lashtë në Junik dhe ndër më të lashtat në Rrafshin e Dukagjinit. Ajo është rinovuar nga Fondi Ndërkombëtar, si dëshmi kulturore dhe historike. Kulla e Avdyl Imer Hoxhës (plakut), njihet si Selia e hartimit të 14 vendimeve, të cilat çuan në shpërthimin e kryengritjes shqiptare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Traditën e pleqërinë të odave e ka vazhduar trashëgimtari, Brahim Avdyl Hoxha. Kulla, brenda së cilës është oda, e njohur si -Oda e Junikut-, vazhdon ta luajë rolin e një gjykate tradicionale, popullore, vendimet e dala prej saj, nuk u vunë në pikëpyetje asnjëherë.

     Oda e Junikut, përveç misionit pleqnar, siç është pajtimi i palëve në konflikt dhe ndarjes së drejtësisë, për çështje kontestuese, në mes palëve, që preferojnë gjykim jashtë gjykate, pra, gjykim pleqnar, Oda e Junikut organizon edhe shënimin e datave historike, manifestime kulturore, si orë letrare dhe të tjera.

blank

Në Foto: Pamje e pjesëshme në -Odën e Junikut-

     Në kuadrin e 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, rrjedha e jehonës së tij në letërsi, art e kulturë, u mbajt në Kompleksin e Odës Pleqnare të Junikut. Kësaj radhe, Lidhja e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, (LKSHM), takimet e veta tradicionale në Atdhe, i mbajti në bashkëpunim dhe koordinim me katër asociacione, në një Trup e Këshill Organizativ të përbashkët:

– LKSHM,

– Komuna e Junikut,

– Oda Pleqnare e Junikut,

– Shoqata e Intelektualëve të Pavarur e Deçanit,

– Shoqata e Krijuesëve të Deçanit,

nën përkujdesjen e Këshillit Organizativ, të përbërë nga:

Mentor Thaqi,

Adem Lushaj,

Murteza Osdautaj, 

Naser Hoxha

Bashkëskenaristë dhe moderues të këtij takimi dimëthënës, ishin Mentor Thaqi, Adem Lushaj dhe Murteza Osdautaj. Veprimtari i Mërgatës dhe i Kosovës, poeti dhe aktruesi i talentuar, Mentor Thaqi, hapi takimin, në Kompleksin e Odës së Junikut, duke iu uruar mirëseardhje mysafirëve të nderuar, që nga Amerika e largët, Evropa dhe i gjithë Etnikumi shqiptar.

Kryetari i i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, si nikoqir komunal i këtij takimi, përshëndeti mysafirët e shumtë dhe vendorët e pranishëm. Ai bëri një përvijim të shkurtër të kësaj Ode, duke mos e fshehur krenarinë e ligjshme, për rolin e saj atdhetar, politik dhe shoqëror, në një kohëzgjatje ndër shekuj. Kryetari Shehu shprehu falenderimin për mysafirët e nderuar pjesëmarrës dhe uroi të ndjehen mirë në Junikun historik.

Shkrimtari dhe kritiku letrar, Prend Buzhala, bëri një vështrim rikujtese të Kuvendit të Junikut në 110 vjetorin e tij, respektivisht, rrjedhat e tij në letërsi, art e kulturë. Ai, si njohës i shkëlqyer i krijimtarisë letrare dhe artistike, përgjatë shekullit të shkruar, angazhimit të brezave dhe plejadave krijuese, kanë gjetur frymëzimin edhe në Odën e Junikut, në rolin e saj historik dhe edukativ, për harmoninë e brezave shqiptarë.

     Për temën qëndrore – Oda Pleqnare e Junikut, historia dhe tradita e saj -, foli pronari i Kullës dhe Odës të Junikut, Naser Hoxha, trashëgimtar i ligjshëm i saj:

 

“Kulla apo Oda shqiptare është njëra nga institucionet më të larta, të traditave dhe trashëgimisë sonë. Pra, i vetmi institucion kulturor e politik në gjuhën kombëtare. Nga këto Kulla apo Oda kanë dalur figura të ndritshme të kombit shqiptar, si: mendimtarë, dijetarë, atdhetarë po ashtu edhe guximtarë të shquar, dmth. ato pasurohen me burra.

Kullat e Dukagjinit kanë qenë shembull për rend, (kush e ka vendin e madh dhe vendin e nderit). Dhe, filozofia “ai që flet mirë dhe i ka fjala peshë”. Një prej tyre, Kulla e Brahim Hoxhës, trashëgimtar i së cilës jam unë, Naser Hoxha, është një monument me rëndësi historike dhe institucioni më i lartë i rendit shoqëror. Aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindshin ide, shprehej e thuhej krejt çka i duhej një populli, si kritika, lëvdata, pa ofendime, gjithnjë, me qëllime të mira. Gjithnjë u shtrua pyetja: „Çka u fol, e çka u tha?” Me kullën e Junikut janë të lidhura të gjitha traditat e zakonet tona. Ajo është simbol i kulturës kombëtare shqiptare.

Mëqense Oda e Junikut është që nga koha Lekë Dukagjinit, është vendos që përfaqesuesi i kësaj kulle, të jetë edhe kryeplak, i cili pleqnon pleqtë. D.m.th. nuk kanë thënë më Kulla e Imer Hoxhës, Brahim Hoshës apo sot, Kulla e Naser Hoxhës, por kane thënë Oda e Junikut, kurse kryeplak ka qenë plaku i familjes Hoxha, që është marrë me Kanunin e Lekës. Kjo familje është e vetmja në Kosovë, së bashku me familjen e Marka Gjonit të Oroshit në Mirëditë, të cilët janë kryepleqët për trevat shqiptare: I pari për Kosovë, e i dyti për Shqipëri. Kurse, pleq ka.

Kjo kullë dhe shumë kulla tjera, mbetën të shenjta për shqiptarinë. Ato kanë luajtur rol të shumëfishtë: Në të mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë kulla ishte edhe shkollë, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend. Mu në këtë kullë hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Në të hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes. Aty flitej edhe për mikun dhe për armikun. Në të pajtoheshin gjaqe, aty përcaktohej fati i shumë familjeve, fiseve, katundeve, madje edhe fati i një rajoni apo edhe i mbarë vendit.

Në këtë godinë-Kullë, i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtarë, siç ishin: Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini e shumë e shumë të tjerë. Edhe sot në këtë përurim librash, janë mbledhur poashtu figura të njohura të letërsisë shqiptare. Nga sot kësaj kulle po i shtohet edhe një epitet i ri, takimi letrar i poetëve shqiptarë. Unë, si nikoqir, iu dëshiroj mirëseardhje dhe uroj që ky takim të mos jetë i fundit”,- pëmbylli fjalën e tij, Naser Hoxha, krypleqnar i Odës të Junikut.

Takimi vazhdoi me prezantim botimesh në periudhën një vjeçare, që nga takimi i vitit të kaluar, në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Për të vazhduar me – Orën e Madhe Letrare -, e LKSHM dhe të krijuesëve vendorë “Juniku dhe Oda Pleqnare 2022”.

Me krijimet e tyre poetike, letrare dhe aktrimet e monologjeve, u paraqitën , pothuaj se, të gjithë krijuesit e pranishëm.

                 Nderimi me -Mirënjohje- dhe -Plis-

E veçanta e këtij takimi, ishte nderimi meritor i shumë personaliteteve, me – Mirënjohje – dhe – Plis -. Nga 5 asociacione, në 110 vjetorin, secili nga 11 Mirënjohje me plis, gjithësejt 55 Mirënjohje me 55 plisa, të emërtuara sipas karakterit të veprimtarisë:

blank

Nga e majta: Mentor Thaqi, Nazmi Rrahmani, Musa Jupolli

– Plisi i Nderit (Ramiz Tafilaj) – intelektual dhe biznismen i ardhur nga Amerika. Mori pjesë ne takime kulturore në Kosovë dhe Shqipëri. Bëri deklaratën domëthënëse, premtuese dhe fisnike: “Jam gadi të financoj botimin e librave shkencorë, politikë dhe letrarë, të cilët vlerësohen, për përmbajtjen dhe rëndësinë e tyre kombëtare. Premtimin e mbajti, financoi librin e studjuesit Adem Lushaj…

– Plisi i Miss Edith Durhamit (Dijana Tafilaj), nusja e zotit Tafilaj, intelektuale amerikane, me shqipen e mësuar mirë. Bashkëshorti Tafilaj, të gjithë arritjet e tij në Amerikë, ia dedikonte nuses Dianë.

– Plisi i Dodonës (Nimon Muçaj, Muradije Muriqi, … aktorët e nderuem), miku im artist dhe shkrimtar i talentuar Muçaj, dhe mikesha ime aktore e Teatrit të Gjakovës, Muradije, shkëlqyen me monologjet e tyre të përzgjedhura.

– Plisi i Onufrit (Prof. Nimon Lokaj dhe artistë tjerë), artisti Lokaj, më kujton profesorin tim, Sylejman Lokaj, aktorin e shquar, ndjesë pastë!

– Plisi i Luftëtarit (Prof. Sadri Lokaj, Prof. Hamdi Kurti, Tahir Cukaj, … dhe tjerë), nderim për luftëtarët.

– Plisi i Poetit Luftëtar (Ali Geci, …),  nder për Gecin poet dhe luftëtar!

– Plisi i Lajmtarit (Curr Mazrekaj, Rexhep Rifati, Halil Rrustemaj, Jeta Beqiraj,…), krijues të suksesshëm, lajmëtarë të lirisë.

– Plisi i Mërgatës (Musa Jupolli, Idriz Zeqiraj, Sylë Bajrami, …), Jupolli e Bajrami, botues të disa librave poetik e letrarë.

– Plisi i Malësisë (Sokol Ahmetaj, Ali Daci, Bekë Nikçi), krenaria e Sanxhakut, Daci me shokë, veprimtarë të palodhur.

– Plisi i Konstantinit (Ismet Azizi), kryetar i përkushtuar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, studjues dhe veprues, për zgjimin kombëtar të vëllezërve tanë, fort të rrezikuar nga asimilimi sllav. Ekspozita, kushtuar heronjëve të Sanxhakut, kryevepër e Ismet Azizit, Ali Dacit me shokë.

– Plisi i Gj. N. Kazazit (Aqif Shehu, Migena Arllati, Fahri Xharra, Arif Haxhija,…), gjetje e duhur emërtesa e Kazazit, për burrat e Gjakovës dhe të tjerët. Njeriu i mirë, Shehu, “Gjakova barometër e politikës”- kanë thënë. I lezetshëm dhe realist, që rrezaton pozitivitet. Xharra – luftë me arabë e sllavë! Pavarësisht përkatësisë fetare, rrjeshtimi i arabëve, është njësh me forcat regresive sllavo-bizantine! Nuk po i pengon feja, si lakej të rusëve!

– Plisi i Rapsodit (Zekë Lushaj, Shaban Krasniqi, Fazli Rashica, …), rapsodët përjetësojnë historinë në këngë. Poetin e ndjerë, Fran Tanushin, Krasniqi e ringjalli në këngë. Një mirënjohje artistike, për Franin tonë të dashur e njerëzor, i cili u amëshua në vitin 2021.

Një mysafir fort i nderuar, Faton Bislimi, ish-praktikant në zyrën e presidentit Biden, ishte i pranishëm. Por, një telefonatë domëthënëse nga Washingtoni, e porositi të kthehet në Prishtinë, për ta pritur një zyrtar të lartë amerikan. Zyrtarët në Prishtinë, duhet ta kenë në konsideratë angazhimin e tij special, për çështje që lidhën me dialogun dhe të tjera.

Oda Pleqnare e Junikut nderoi me – Mirënjohje-  të veçantë: Mentor Thaqin, Adem Lushaj, Murteza Osdautaj, Ajete Povataj, …

Me poeteshën Ajete u takuam pas plot 60 vitësh. Kemi qenë nxënës në Shkollën 8-vjeçare “Hysni Zajmi”, në Vrellë të Isogut. Vëllain, Rrustem Povataj e kishim arsimtar dhe kishin ardhur nga Stellci familjarisht. Ajo ka qenë një vajzë e zgjuar, me besim dhe integritet. E tillë kishte mbetur. Dhe, unë që nuk e kisha harruar asnjëherë ate, u gëzova shumë. U çmallëm, duke kujtuar Vrellën e atëhershme, me burimin ujëbollshëm, blirët aromatikë, shkollën e re, me klasët e nditshme dhe akustikë të mahnitshme. Pra, fshatin më të bukur të Kosovës. Mendoj se janë bukuritë piktoreske të Vrellës, që i kanë dhënë frymëzimin krijues poetës së ardhshme, Ajete Povataj.

Mentori, sekretar i SHKSHM, i kudondodhur, i cili përshkon rrugët e gjata të Gjermanisë dhe të Evropës, në aktivitetet kulturore, historike dhe politike. Krijues i frymëzuar, aktrues që zotëron skenën, komunikues i natyrshëm, me sharm dhe edukatë.

Adem Lushaj, i parë i Shoqatës të Intelektualëve të Deçanit, gazetar, studjues e botues i disa i librave, i vlerësuar edhe nga personaliteti Ramiz Tafilaj, veprimtar i angazhuar, në Amerikën zëmadhe.

E di Kullën konak të Osdautëve të Isniqit, por, me keqardhje, Murtezain pak e njoh. Duke qenë shok i shokëve të mirë, gjithësesi, duhesh të jesh i mirë. Skenari dhe moderimi i këtij festivali artistik, në Kompleksin e Odës të Junikut, nga trinomi në fjalë, ishte profesional dhe mbresëlënës.

LKSHM, si çdo vit, edhe kësaj here ndau çmimet tradicionale për vitin 2022:

Medaljoni “Dielli Dardan” 2022, për Veprimtari Krijuese Jetësore, shkrimtarit Nazmi Rrahmani nga LKSHM, ai ishte rinor, kur botoi romanin “Malësorja”, i rrallë vë vitet `60-a, që frymëzoi dhe edukoi brezat shqiptarë, ndër vite e dekada. Dhe, vazhdoi me krijimtarinë lerare, duke realizuar botimin e disa veprave. Urtak e njerëzor, ai me vëllazër, përbëjnë një ansambël intelektualësh familjar.

Medaljoni “Dielli Dardan” 2022, për Veprimtari Krijuese Jetësore, shkrimtarit Ibrahim Kadriu nga Klubi Letrar “Martin Camaj” Mynih, një krijues, sa sasior, aq edhe cilësor. Një shpërthim talenti për lakmi. Në shoqërim të dy zonjave të nderuara, Flora Brovina, poete dhe aktiviste shoqërore si dhe Shukrije Ramadani, nusja ideale e luftëtarit të lirisë, Agim Ramadani, Hero i Kosovës.

Medaljoni “Liria e Dardanisë 1999- 2022”, për Veprimtari Jetësore, Ak. Ali Aliu nga LKSHM, kritik letrar, studjues serioz, profesor Universiteti, bashkëpunëtor dhe mik i mirë i Presidentit Rugova.

 

Të gjithë medaljonët (të argjendtë) janë sponzorizim i artistit dhe afaristit Sokol Ahmetaj, sikurse edhe Pena e Artë “Martin Camaj”, që për vitin 2021, iu pat dhënë shkrimtarit Hamza Halabaku.

Në katin e dytë të Kullës, është Oda Pleqnare. Pjesëmarrësit e nderuar me Mirënjohje dhe Plisa, u ngritën në Odë, ulën -këmbëkryq-,  duke improvizuar një ndejë të traditës. Aty u bë edhe një bisedë e shkurtër, gjithnjë, në funksion që ka kjo Odë.

blank

Naser Hoxha me nusen Kumrije Daci-Hoxha

Takimi me karakter historik, siç është përvjetori i 110 i Kuvendit të Junikut dhe letrar, me krijues të shquar të Kosovës dhe të Mërgatës, konfirmoi binsdshëm, se – Oda e Junikut -, vazhdon traditën si – Odë Pleqnare -, me trashëgimtarin familjar të Familjes Pleqnare Hoxha, Naser Hoxhën, jurist i diplomuar. Mbështetëse ideale, në veprimtarinë pleqnare, e ka bashkëshortën fisnike, Kumrije Daci-Hoxha, e cila, ashu si herë tjera, edhe kësaj radhe, mirëpriti, zemërhapur, mysafirët e shumtë dhe shërbeu me një koktej të begatë, me gatime të traditës, ashtu siç i ka hije Odës zëmadhe të Junikut. Për habi, pse u harrua pa -Mirënjohje- shkrimore, e reja e kryepleqnarit të djeshëm të Rrafshit të Dukagjinit, Brahim Hoxha, dhe nusja Kumrije e kryepleqnarit të sotëm, Naser Hoxha?!

Në largim nga Kompleksi i Odës të Junikut, pjesëmarrësit bënë një fotografi të përbashkët, para shtatorës, të ngritur në qendër të qytezës, të Heroit të Kombit, Edmond Hoxha, nipi i Avdyl Hoxhës,(plaku).

Prej andej, pjesëmarrësit bënë homazhe dhe vendosën kurora në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kombit, në Kosharën heroike.

Në fund, në nderim të mysafirëve, kryetari i Komunës të Junikut, Ruzhdi Shehu, shtroi drekë.

Të gjithë gamën e këtij aktiviteti historik dhe artistik, e përcolli RTV -Fontana-, gjegjësisht, drejtori i saj, Zeqir Mehmetaj dhe medie të tjera.

blank

Bokshiqi dashuria dhe ëndërra ime jetësore!- Nga FLORIM ZEQA

Meditim

Vendi ku njeriu lind, rritet dhe edukohet është dhe mbetet vendi më i dashur, më i çmuar dhe më i shenjtë i jetës. Edhe pse jam i lindur në Spitalin e qytetit të Pejës, vendrritja ime, Bokshiqi mbetet vendi më i bukur dhe më i dashur, më i ngrohtë dhe më atraktiv për të jetuar.

 

Bokshiqi vend i vogël me histori të lavdishme

 

Bokshiqi është fshat në jug-perëndim të Komunës së Klinës i cili kufizohet me Lugun e Baranit, përkatësisht me Gllogjanin e Pejës. Bokshiqi përveqse njihet si vend kodrinoro-malor, me toka të plleshme bujqësore dhe blegtori të zhvilluar, njihet edhe me histori të lavdishme dhe rezistenca të shumëta ndaj pushtuesve serbo-sllav.

Në malet e Bokshiqit, në marsin e vitit 1948 është zhvilluar lufta heroike e prijësit të çetës antikomuniste, Ndue Përlleshit nga Paskalica kundër forcave sllavo-komuniste e ndihmuar nga atdhetarët e fshatit dhe fshatrave përreth.

Edhe në historinë më të re të Kosovës, Bokshiqi u bë pjesë aktive dhe e pandalshme e rezistencës aktive kundër pushtimit klasik të Serbisë Millosheviqiane.

Rezistenca e Bokshiqit e 23 shkurtit të vitit 1993, kundër aksionit famëkeq të armëve nga policia serbe, i kishte kaluar përmasat e martirizimit. I madh dhe i vogël ishin të gatshëm për sakrificë dhe vetflijim, mirëpo falë sugjerimeve të institucioneve Republikës së Kosovës dhe rekomandimeve të miqëve ndërkombëtar u tërhoqëm nga rezistenca e armatosur.

Përseri edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, Bokshiqi ishte caku i parë i sulmit të forcave serbe në Komunën e Klinës dhe jo vetëm. Organizimi ushtarak dhe rezistenca ishin në nivelin e duhur për aq sa ishin mundësitë e përballjes me një armik shumfish më të fuqishëm me armatim dhe artileri ushtarake.

 

Dashuria e vërtetë është hyjnore

 

Po i kthehem dashurisë dhe ëndërrave për kthim në atdhe, në Bokshiqin e fëmijërisë, edukatës, rritës dhe kalitjes time burrnore. Aty nga nëna Hysnije i mësova ninullat e para, u rrita duke dëgjuar rrëfimet e gjyshërve dhe pleqëve të fshatit për sfidat e jetës dhe sakrificat e panumërta të tyre. U rrita me ndejat nëpër Oda të burrave, me traditat dhe zakonet e bukura popullore, u rrita në harmoni familjare dhe fqinjësi të mirë me të gjithë bashkëfshatarët.

Për herë të parë në moshën 5 vjeçare, nga babai Halili mësova për prejardhjen, origjinën dhe historinë e të parëve tonë nga Kalimashi i Shqipërisë, nga e cila buron edhe emërtimi i lagjës tonë, si Mëhalla e Kelmekshve, emërtim ky i trashëguar ndër shekuj në fshatin Bokshiq.

Bokshiqi është një ndër fshatrat e rralla në Kosovë, në të cilin nuk kanë ndodhur asnjëherë dhe në asnjë kohë vrasje ndërvëllazërore apo ndërfqinjësore. Kjo, përveqse madhështi është edhe krenari e papërshkruar më fjalë.

Respekt dhe mirënjohje atdhetare të gjithë vëllëzërve dhe kusherinjëve, të gjithë fqinjëve dhe bashkëfshatarëve të mi, këtyre njerëzve të mirë dhe atdhetarë, të urtë dhe punëtorë të cilët gjithnjë dijtën të bëhen bashkë në festa dhe gëzime, por edhe në momente të hidhura pikëllimi duke i lehtësuar dhimbjet njëri-tjetrit.

Mirënjohës për jetë e mot prindërve të mi, babait Halilit dhe nënës Hysnije, të dytë edukator dhe pishtarë të arsimit shqip në kohën e tyre.

Mirënjohës dhe falenderues parardhësve dhe trashëgimtarëve, familjarëve të familjes së madhe Zeqa për edukatën e shëndoshë dhe në frymën atdhetare.

Mirënjohës dhe falenderues mësuesit të parë, Enver Rexhepi nga Peja dhe të gjithë arsimtarëve dhe profesorëve të ciklit të mesëm dhe universitar.

E dua qytetin e Pejës sikurse çdo qytet tjetër të Kosovës, por qytetëza e Klinës është më afër zemrës time. Për zemër e kam edhe Mitrovicën, qytetin e studimeve dhe të dashurisë time. Në Mitrovicë përveq dijes u pasurova edhe me bashkudhëtaren e jetës, Sebihanen e cila i dha kuptim dhe rrugëtim të mbarë jetës time. Ishte zonjusha e parë nga qyteti që zbriti në fshatin Bokshiq, në fshatin e 1001 ndodhive historike. Ishte ky një kontrast i madh, por edhe gërshëtim i bukur i traditave qytetare me ato katundare.

Dashuria e vërtetë e kapërcen çdo pengesë në jetë, është hyjnore!

 

Fizikisht në Itali, me shpirtë e zemër për Bokshiqin legjendar

 

Edhe pse po bëhen 28 vite në mërgim, asnjëherë dhe për asnjë qast nuk u ndava nga atdheu im. Lidhjet e fuqishme me vendlindjen më shkaktojnë emocione të papërshkruara shpirtërore, mall dhe nostalgji të pakufijshme për Bokshiqin legjendar.

Për të mos thënë çdo minut dhe çdo sekond, për çdo ditë meditojë për fëmijërinë time, meditojë për fushat dhe malet, për kroin e fshatit, meditojë për kohën e rinisë dhe për kohën e pjekurisë time.

Por ja që vitet po ikin shpejt dhe mosha e pleqërisë po më troket tek dera, por unë nuk po i përgjigjem dot, me shpresën që të kthehem shpejt në vendlindje për të shijuar përseri aromën e gjithçkaje të mirë në vendin më të bukur në botë.

 

Këtë meditim dëshirojë që ta përfundojë me poezinë time, të shkruar shtat vite më parë.

 

 

Ëndërra për atdhe

 

Ditët e gjata në mërgim,

shpresat për kthim n’vendlindje m’i shtojnë.

 

Të shoh si rritet atdheu im,

ta ndjejë frymarrjen e lirë,

të popullit tim.

 

Vendlindja ime e shtrenjtë,

këtu n’mërgim rri e vuaj,

me mallin për ty, jetës kornizë i bëj,

panoramë e ndjeshme, këtu në vend të huaj.

 

E kur të vdes,

dua që dheu i yt të më mbuloj.

 

Edhe i vdekur, në varr,

aromën e dheut ta shijoj,

nën erën e blinit të djegur ndër shekuj,

ndoshta shpirtin qetësoj!

blank

Vëllezërit Blend dhe Eris Ejupi dhurojnë shtatë laptopë (Macbook) për nevojat e shkollave të Podujevës- Nga Alketa Zejnullahu

Blend Ejupi dhe Eris Ejupi nga Vendenisi i Podujevës duke parë si domosdoshmëri dixhitalizimin e shkollave të Republikës së Kosovës, sot sollën shtatë laptopë (Macbokk) në Drejtorinë e Arsimit të komunës së Podujevës, donacion nga organizata “Manchester Aid to Kosova”.

Këta laptopë brenda dy-tri ditëve do t’u ndahen tri Shkollave të Mesme të Ulëta të kësaj komune.

Gjesti i vëllezërve Ejupi u vlerësua lartë nga zonja Marigona Lahu, Zëvendëskryetare e komunës së Podujevës.

Zonja, Lahu e mahnitur me nismën e këtyre dy të rinjve me fjalët më të përzgjedhura i falënderoi ata.

Asaj aq sa i bëri përshtypje dhurata e miqve anglezë, aq i bëri edhe ideja e këtyre djemve të shkëlqyer dhe vullnetmirë.

Në këtë takim mori pjesë edhe z. Avni Fetahu, Drejtor i Departamentit të Arsimit në komunën e Podujevës.

Edhe z. Fetahu, këtë moment e përshkroi si një moment gëzim dhe shprese, ngase ish-nxënësit e dikurshëm të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të komunës së Podujevës, me vepra konkrete po i ndihmojnë institucionet dhe shkollat tona.

Fetahu, përveç vëllezërve Ejupi nga zemra falënderoi edhe organizatën “Manchester Aid to Kosova“ donatore e kësaj ndihme me mjaft vlerë.

Blend Ejupi 22 vjeçar vitin që shkoi me rezultate të larta i ka përfunduar studimet në lëmin e Informatikës në “American University of Kosova” të Prishtinës.

Ai falë aftësive të fituara gjatë studimeve menjëherë është inkuadruar në punë në organizatën Manchester Aid to Kosova, përfaqësia në Prishtinë.

Rrugën e Blendit po e ndjek edhe i vëlla i tij 18 vjeç Eris Ejupi. Ai sivjet i ka filluar studimet në të njëjtën fushë në University of Northampton të Anglisë.

Puna hulumtuese dhe projektet e prezantuara të tij janë mjaft shpresëdhënëse dhe me sinjale që edhe ai do të jetë i suksesshëm si në studime ashtu edhe në punën praktike.

Kjo iniciativë humane e këtyre dy vëllezërve që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit duhet të jetë inkurajuese edhe për të rinjtë e tjerë.

ALKETA ZEJNULLAHU

blank

Në Podujevë në njëvjetorin e vdekjes së Hizdri Halit Gubetini, kampion i shumëfishtë i Aeronautikës organizohet Akademi solemne

Familjarë, shokë e miq të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria, janë tubuar sot në varrezat qendrore të qytetit të Podujevës, për ta përkujtuar në njëvjetorin e vdekjes Hizdri Gubetinin, kampion i shumëfishtë i Aeronautikës së Republikës së Kosovës dhe fitues i dhjetëra garave ndërkombëtare.

Hizdriu pati vdekur papritmas më 5 dhjetor të vitit 2021, nga një sulm në zemër, derisa po bënte dekorimin e oxhaqeve më gurë të imët në stanet e Dellovcit të Therandës.

Ai më 21 tetor 2021 në Festivalin Ndërkombëtar të Turqisë ”Oludeniz Air Games 2021” me lëshim milimetrik nga lartësitë e qiellit pati zënë vendin e parë, duke lënë pas vetes aeronautistët e 55-vendeve të botës.

Hizdriu ka shënuar rezultate të shkëlqyera duke thyer rekorde edhe të mëhershme edhe në garat e organizuara ndërkombëtare në: Itali, Turqi, Qipro, Bullgari, Serbi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.

Kurse një fluturim të jashtëzakonshëm dhe me plot akrobacione që do të kujtohet gjatë e pati bërë mbi malet e Moknës të komunës së Burimit, duke qëndruar mbi pesë orë në lartësitë e qiellit të hapur.

Drejt sukseseve të njëpasnjëshme e çonte vetëm dashuria tepër e madhe për Aeronautikën.

Ai të shumtën e herëve fluturaken e huazonte nga kolegët apo e merrte me qira, ngase një të tillë nuk e kishte.

Me këtë sport të rrallë ka filluar të merret dhe i biri, Almir Gubetini, student i vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Kosovës.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të Hizdriut, përveç familjarëve dhe kolegëve mori pjesë edhe Zoti, Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës.

Madje, ai mbajti edhe një fjalë rasti duke thënë” Hizdriu do të na mungojë gjatë të gjithëve.”

Mirëpo, mungesën e tij fizike do ta plotësojmë me përvjetor si ky, duke njohur kontributin e tij të çmuar dhënë këtij sporti të rinj në Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë, përgjatë dy dekadave.

Ndërkaq, enkas nga Shqipria për në Podujevë kishte udhëtuar Alket Islami, kryetar i Aeronautikës së Shqipërisë i cili Hizdriun e kishte mik të veçantë.

blank

Alket Islami – Kryetar i Aeronotikës së Shqipërisë

Ai saherë që evokon kujtime nga ndejat me Hizdriun,s’ mund t’i ndalë as lotët. Vdekjen e parakohshme të Hizdri Gubetinit e konsideron humbje të madhe të Aeronautikës shqiptare.

Pas përurimit të memorialit përkujtimor në emër të familjes Gubetini, pjesëmarrësit i kanë përshëndetur Hazbi Gubetini(axha i Hizdriut) i cili javën që shkoi kishte shkuar nga Biasca e Zvicrës në Kosovë, me kusht që të jetë pranë fëmijëve të Hizdriut, në këto çaste të rënda dhembje dhe pikëllimi.

Me fjalët e tij të pranishmit i ka emocionuar edhe i biri i Hizdriut, 19 vjeç, Almir Gubetini.

Ai ka thënë” Dhimbjen për vdekjen e hershme të babit do të mundohem që ta zbus nëpërmjet fluturimeve” Me fisnikërinë dhe shpirtin e tij të bardhë shpresoj të takohem në lartësitë e qiellit.”

ARIF EJUPI

blank

Projekti i Skavicës ndjell frikë dhe pasiguri në luginën e Drinit të Zi – Nga Hysen Likdisha, BIRN

Banorët e Dibrës që preken nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës e kundërshtojnë projektin që pritet të përmbysë 35 fshatra, ndërsa kanë frikë se nuk do të marrin dëmshpërblim të drejtë për pronat e tyre nësë ai ndërtohet.

 

Pas nënshkrimit të një marrëveshje me kompaninë amerikane Bechtel në korrik 2021 për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë qenë të zëshëm mbi suksesin që kjo kontratë nënkuptonte.

Në prill Rama e cilësoi hidrocentralin, i cili sipas tij rrit me 20 për qind prodhimin e energjisë hidrike në vend, një “ëndërr të gjatë”.

Madje së fundmi ndërsa vizitonte Dibrën në 29 tetor, Rama i cilësoi si të pakuptueshme kundërshtimet ndaj projektit dhe akuzoi opozitën se kishte nxitur kundërshtimet.

“Çfarë ka këtu, pse duhet me qenë kundër? Duke dëgjuar hienat”, tha Rama, i cili premtoi shtëpi për ata që prekeshin dhe punë për ata që jetonin rreth e rrotull luginës.

Por ndërsa kryeministri premton dhe zhurma rreth hidrocentralit shtohet, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, që është pronare e hidrocentralit në gati një duzinë përgjigjesh për palë të treta të publikuara në faqen e saj pas kërkesave për informacion, bën me dije se ende nuk ka një projekt përfundimtar dhe po ashtu as bisedime dhe as vendimmarrje mbi fatin e banorëve.

Paqartësia për të ardhmen i ka bërë dyshues banorët e fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-it.

“Këtu mungon transparenca,” tha Haxhi Idrizi, 76-vjeç, nga fshati Muhurr, ndërsa shpjegoi se banorët e tij kurrë nuk e kishin braktisur tokën.

“Ne vijojmë të mbetemi në dilemë se ç’farë na premton qeveria ne, për ndërtimin e hidrocentralit”, shtoi ai.

Dyshimet e banorëve ngrihen mbi një histori të gjatë të kompensimit të padrejtë që u ofrohet atyre që shpërngulen në favor të projekteve publike në Shqipëri.

Në vitin 2016 BIRN gjeti se banorët e fshatrave që u përmbytën nga ndërtimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës prej 45 vjetësh ende presin kompensimin e premtuar, ndërsa jetojnë në kapanone të mbuluara me eternit që shërbyen si fjetore për punëtorët e digës së parë mbi lumin Drin.

Konfliktet e hapura me të shpronësuarit nga qeveria me çmime reference shumë më të ulëta se sa tregu, janë lajme të zakonshme në Shqipëri, ndërsa BIRN ka gjetur se edhe në këto raste pagesat vonohen duke u pamundësuar të shpronësuarve një jetë normale.

Ankthet e shpërnguljes

Lëvizja “Jo Skavicës-Po Dibrës”, e krijuar nga dibranë që preken direkt prej projektit apo të emigruar që kërkojnë të ruajnë zonën, zhvilloi gjatë tetorit takime në 19 fshatra që sipas planeve të publikuara preken direkt prej HEC-it.

Majlinda Hoxha, aktiviste e lëvizjes dhe koordinatore e takimeve i tha BIRN se pavarësisht se ku kishin shkuar, qëndrimi i banorëve kishte qenë i unifikuar kundër projektit.

“Gjetja më interesante, nëse mund ta quaj kështu, ishte se në çdo fshat kemi marrë të njëjtin  feedback;- ne do sakrifikojmë jetën për të mbrojtur pronën, tokën dhe varret e gjyshërve tanë”, tha ajo.

Hoxha thotë se hidrocentrali do të ishte fundi i Dibrës dhe se lëvizja ka marrë mbështetje nga organizata mjedisore ‘EuroNatur’ për ti bërë ballë projektit.

“Jo pak, por 32 fshatra humbin lidhjen direkte me Peshkopinë, si dhe “mbytet” trashëgimia kulturore –historike 3000 vjeçare”, tha ajo, ndërsa shtoi se ndikimi shkon përtej atyre zonave që mbulohen nga uji.

Hoxha shtoi se ata po ndihmojnë banorët që të jenë të qartë në takimet e mëvonshme të konsultimit publik, në të cilat projekti duhet të kalojë.

“Në këtë fazë banorët duhet të paraqesin problematikat që kanë dhe ne do angazhohemi që të kemi edhe disa të dhëna mbi efektet negative të këtij projekti, që banorët  të jenë më të përgatitur”, shpjegoi ajo.

Pjesmarrës në një prej takimeve të lëvizjes të zhvilluar në 17 tetor në Muhurr, Nazmi Drizi, kryetari i shoqatës “Për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi”, tha se projekti e ndante krahinën në katër pjesë dhe përmbyste një pjesë të mirë të saj.

“Punimet janë ndal, por kjo s’ka besë,” tha ai. “ Dibrën don ta zhbëj me një të rënë të lapsit, Edi Rama”, shtoi Drizi duke fajësuar kryeministrin.

Por ndërsa bëhen gati për të kundërshtuar projektin, banorët janë duke bërë edhe llogaritë se çfarë mund të shpëtojnë prej asaj që kanë trashëguar në vite.

Hysen Uka, studiues-publiçist, njëherësh edhe kryetar i shoqatës Nisma Dibrane, thotë se ndërsa e kundërshtojnë në tërësi projektin, banorët duhet të bëhen gati që ai mund t’iu imponohet. Ai thekson se nëse projekti ndërtohet ata duhet të marrin një kompensim të drejtë për pronat e humbura.

Uka kërkoi që qeveria duhet të marrë përsipër që të financojë banorët e “zhvendosur, për ringritjen e veprimtarive bujqësore-blegtoriale, agroturizëm, bletari, peshkim etj”.

Sipas tij qeveria duhet tu ofrojë banorëve jo dëmshpërblim monetar për pronën, por tokë bujqësore prodhuese, banesa dhe një paketë investimesh që duhet të përfshijë edhe ngritjen e një qyteze në njësinë administrative Kastriot, si dhe infrastrukturë që do të mundësonte lidhjen e zonave që izolohen nga liqeni i hidrocentralit me aeroportin e Kukësit dhe “rrugën e Arbërit”.

Por frikërat dhe dëshirat e banorëve janë për momentin të bazuara vetëm në fjalët e dëgjuara në mitingje elektorale. Korporata Elektroenergjitike thotë se ende nuk ka përfunduar faza studimore e projektit dhe as kishte deri në fund të tetorit një ide të qartë të numrit të atyre që preken.

KESH në përgjigje të njërës prej kërkesave për të drejtë informimi mbi Skavicën, të publikuara në faqen e saj në 27 shtator, thotë se ende nuk kishte përfunduar faza e parë që parashikon studim teknik, atë të fizibilitetit dhe vlerësim mjedisor të projektit.

“Analiza e fizibilitetit teknik, social, mjedisor dhe ekonomik do të përcaktojë edhe avantazhet dhe disavantazhet projektit të cilat do të analizohen e konsultohen edhe me publikun përpara marrjes se një vendimi përfundimtar”, thuhet në përgjigje.

KESH shprehet se ende nuk e ka të qartë se cilët do të jenë fshatrat e prekur dhe as numrin konkret të banorëve që do të zhvendosen.

“Aktualisht studimi i fazës së pare është akoma në proces. Propozimet për vendin e zhvendosjes do të jenë të sakta pas realizimit të kontakteve në vend me banoret e zonës, gjatë fazës së njoftimit të rezultateve të fazës së parë të projektit”, thuhet në përgjigjen e KESH të tetorit 2022.

Ndikimi në mjedis

HEC-i i Skavicës është një projekt që ka nisur fillimisht  në vitet 1970 si pjesë e kaskadës së Drinit, për plotësimin e nevojave të vendit me energji elektrike dhe si një rezervë ujore për pjesën tjetër të kaskadës

Aktualisht qeveria shqiptare hodhi hapin e parë për vënien në lëvizje të projekti, një vit më parë me nënshkrimin e një marrëveshje me kompaninë Bechtel, e cila sipas kontratës po kryen studim teknik të zonës, fizibiliteti dhe po ashtu edhe vlerësim të ndikimit në mjedis.

Kosto të projektit janë ende të paqarta por shifrat e përmendura publikisht në varësi të digës dhe madhësisë së hidrocentralit variojnë nga 250 milion euro deri në 500 milion euro. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë një fjalimi në parlament në tetor 2022 se punimet do të nisnin brenda 9 muajve, por se ende vijonin negociatat për financimin e digës.

Projekti pritet të hasë në kundërshtime të forta të organizatave të mjedisit që e shohin atë si rrezik për biodiveristetin në zonë.

Andrey Ralev, një aktivist i biodiversitetit shkroi në faqen e organizatës mjedisore ‘Bankwatch’ në korrik të këtij viti se diga mbi Drin ishte “gjëja e fundit që i duhej Shqipërisë”, ndërsa arsyetoi se ndërtimi do të zhdukte përfunditmisht Rreqebullin e Ballkanit.

Në të njëjtën kohë organizata si EuroNatur dhe Riverwatch kanë qenë gjithashtu të zëshme në kundërshtimin e planeve për ndërtimin e digës, që i shohin si jo të qëndrueshme.

EuroNatur është ndërkohë aktive në mbështetje të aktivistëve lokalë në organizimin e banorëve kundër projektit. Në një takim në fshatin Muhurr në 17 tetor, Edi Tuka drejtues ekzekutiv i ‘North Green Association’, një OJF vendore e mbështetur nga EuroNatur, u foli banorëve mbi pasojat mjedisore të digës në mjedisin e zonës.

Sipas Tukës një pjesë e faunës së egër rrezikon të zhduket dhe bashko më atë edhe 70 për qind e bimëve autoktone medicionale dhe bujqësore.

blank

Njeriu që i zuri vendin Toto Rinës, 29 vite në arrati- Pse nuk po arrihet të kapet bosi i “Cosa Nostra”, Mateo Mesina Denaro?

Ditët e fundit drejtoria e Qarkut Anti-Mafia në Palermo, lëshoi 70 urdhra kundër disa njerëzve që banojnë në provincat e Palermos, Mesinës dhe Trapanit. Ato përfshinin kryesisht kontrolle në shtëpi, zyra, shtëpi rurale, dyqane, magazina në zonën e Beliçes.

Për 23 persona është vendosur masa e arrestit në burg, dhe 12 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Mbi ta rëndojnë akuzat e lidhjeve me mafian, zhvatje, trafik droge, armëmbajtje pa leje etj. Prokurorët Françeska Desi, Pieraxhelo Padova dhe Alesia Sinatra, të koordinuar nga zëvendësprokurori Paolo Guido, besojnë se rrjeti i të dyshuarve vazhdon të punojë për kontrollin e territorit dhe garantimin e interesave ekonomike të Mateo Mesina Denaro, kreu i “Cosa Nostra” në kërkim që nga viti 1993, dhe më i kërkuari në Itali. Në përgjime Mesina Denaro njihet ne nofkën Ignazieddu.

Por ai përmendet edhe si “vëllai i atij që ishte në bankë”. Në fakt një nga vëllezërit e tij punonte dikur në një degë të Banca Sicula. Hetuesit kanë përgjuar edhe dy të dyshuar të cilët flisnin për vdekjen e Mesina Denaro. Por një tjetër i dyshuar, deklaroi pak ditë më vonë: “Le ti bëjmë të besojnë se ka vdekur, ndoshta reduktojnë kërkimet për të”.

Operacioni i kryer nga ROS, grupi operacional special i karabinierëve, është vetëm i fundit në përpjekje për të kapur Mesina Denaro, njeriun që i zuri vendin Toto Rinës në krye të Korleonezëve, mafia dominuese pas arrestimit të tij në vitin 1993.

Mesina Denaro, që është nga Kastelvetrano, e ka udhëhequr mafian gjithnjë e më shumë brenda ekonomisë “legale”, duke e braktisur strategjinë e masakrave, edhe pse ka qenë frymëzues dhe zbatues i disa të tillave gjatë vitit 1993 (shpërthimet me bomba në Firence, atentati ndaj gazetarit Mauricio Kostanzo në Romë, shpërthimet me bomba më Milano dhe në Romë).

Francesco Geraçi, një mafioz që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar:“Një ditë në vitin 1992 Mateo më takoi dhe në një moment më pyeti se çfarë mendoja për një seri atentatesh që do të kryheshin kundër njerëzve të famshëm si Pipo Baudo, Kostanzo, Marteli, Santoro etj.

Ai tha se ato do ta destabilizonte shtetin. Unë u përgjigja:Në rregull. Ai më tha se së shpejti do të shkojmë në Romë për të kaluar kohë me VIP-at”. Një mafioz tjetër, Xhuzepe Graviano, u tha gjyqtarëve se në vitin 1992, se së bashku me Mesina Denaron, ai ishte në mesin e audiencës gjatë puntatës së radhës së emisionit Mauricio Kostanzo, në Teatrin Parioli në Romë. Një vit më pas, më 14 maj, ndodhi sulmi ndaj gazetarit dhe prezantuesit të njohur.

Policia nuk ka asnjë imazh të viteve të fundit të Messina Denaros. Vetëm një fotografi e vjetër dhe një identikit i vizatuar në bazë të përshkrimit të fundit të dikujt që e ka takuar disa vite më parë. Në gushtin e vitit 2021, një kasetë me zërin e tij të regjistruar në vitin 1992 u gjet në arkivin e gjykatës së Marsalas gjatë dëshmisë së tij në një gjyq.

Po ashtu ekziston edhe një video e shfaqur nga RAI 2 një vit më parë, në të cilën sipas disa dëshmive Mesina Denaro ishte duke kaluar me një makinë në vitin 2009 në një rrugë në zonën e Agrixhentos. Mirëpo, nuk ka pasur asnjëherë konfirmim se njeriu që shfaqet për disa momente në atë video është vërtet ai.

Vitet e fundit është pretenduar se Mateo Mesina Denaro është parë në Amerikën e Jugut, Dubai, Britaninë e Madhe, Suedi, Holandë. Më 13 shtator 2021, një turist britanik, që po darkonte në restorantin “Het Pleeidoi” në Hagë me dy persona të tjerë, u ndalua nga forcat speciale holandeze në një operacion spektakolar ku përfshiheshin shumë agjentë.

Sipas një raporti të marrë nga policia holandeze nga prokurori italian në Trento, ai njeri duhet të ishte Mateo Mesina Denaro. Por vetëm pas disa orësh, turisti anglez mundi t’u provonte atyre që po e merrnin në pyetje se nuk ishte ai bosi i mafies. Por shumë hetues janë të bindur se ai nuk largohet asnjëherë nga territori i tij: zona e Beliçes, midis Kastelvetranos, Trapanit, Marsalas dhe Agrxhentos. Ata e dinë se Bernardo Provencano që qëndroi në arrati për 43 vjet përpara se të arrestohej më 11 prill 2006, në një fermë pranë Korleones, nuk kishte lëvizur asnjëherë nga territori i tij.

Por ky krahasim nuk vlen. Pasi Provencano ishte pjesë e një mafie të vjetër rurale. Shtëpia ku u gjet dhe arrestua, dhe ku kishte kaluar vitet e fundit ishte gati një gërmadhë. Ndërkohë me aq a dihet, Mesina Denaro i ka qejf veshjet e bukura, jetën e mirë, i pëlqen të rrethohet me objekte arti (porositi vjedhjen e një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik që ruhet në muzeun e Mazara del Vallo), i pëlqen të lexojë, dhe sipas atyre që e kanë njohur kur ishte i ri, besohet se është shumë inteligjent dhe një lloj revolucionari.

Miku i tij i fëmijërisë, Xhuzepe Fontana, i njohur si “Peppe Rocky”, menaxher i një restoranti në Selinunte, thotë për të: “Matteo është një njeri me një zgjuarsi mbi mesataren. Ai mund të kishte bërë shumë për Siçilinë”. Kur nisi t’i fshihet policisë, ai i shkroi të dashurës së tij: “Më duhet të largohem. Nuk mund të t’i shpjegoj dot arsyet e zgjedhjes sime. Tani për tani gjërat po kthehen kundër meje. Jame duke luftuar për një kauzë që nuk mund të kuptohet. Por një ditë, do ta mësojmë se kush ishte në anën e arsyes”.

Në dallim nga shumë bosë të mafias të kapur midis viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, Mesina Denaro është një i arratisur në një epokë në të cilën ata që e ndjekin atë kanë sisteme teknologjike më të fundit dhe bashkëpunim me forcat policore nga e gjithë bota. Kërkimi i tij nuk bëhet vetëm në territor, por edhe në rrjetet sociale, në të gjitha aplikacionet e mesazheve, madje edhe në seancat e lojërave online si Fortnite, në të cilat përdoruesit komunikojnë me njëri-tjetrin.

Në vitin 2020, gjykatësi Nino Di Mateo, që ka qenë gjithmonë i përfshirë në luftën kundër mafias, dhe që jeton i shoqëruar nga truproja që nga viti 1993 deklaroi: “Është shumë shqetësues fakti që arratia e Mateo Mesina Denaros, i dënuar me burgim të përjetshëm, po vazhdon prej 27 vjetësh. Ashtu siç ndodhi me arratinë e Provencanos për 43 vjet. Situata të këtij lloji nuk mund të mos jenë pjesërisht rezultat i bashkëpunimit të institucionale dhe politikës italiane. Nuk është normale që për 27 vjet, apo 43 vjet, të mos mundet të kapet një i kërkuar”.

Vinçenzo Kalkara, ish-drejtues i mafias në Kastelvetranos, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, konfirmoi ekzistencën në të kaluarën të një marrëdhënie të ngushtë midis lozhës masonike të Kastelvetranos, Kampobelos dhe Trapanit dhe grupimit mafioz të zonës. Anëtarësimi në këto lozha u ofron pjesëtarëve të mafias një mjet për të fituar favore në shumë fusha, për të përfunduar një punë, dhe kur është e nevojshme edhe ndihmë për t`u fshehur.

Në një libër të Françesko Forxhones dhe Paolo Mondanit “Përtej Kupolës”, përmendet një episod i rrëfyer nga ish-mjeshtri i madh i Orientit të Madh të Italisë (institucioni më i vjetër masonik italian) Xhulio Di Bernardo për prokurorin e Palmit. Pas masakrave në të cilat u vranë Falkone dhe Borselino, në një takim të mjeshtrave të mëdhenj të lozhave siçiliane, presidenti Oracio Katarsini, propozoi miratimin e një dokumenti që vërtetonte pozicionin e Masonerisë në lidhje me mafian.

“Menjëherë pas atij takimit, Katarsini më telefonoi në Ishujt Kanarie ku isha me pushime, duke më thënë se ishte i shqetësuar për mungesën e miratimit të dokumentit, që e kishte hutuar dhe nuk dinte sesi ta interpretonte”. Denaro është mafiozi i fundit ende i lirë që dinte gjithçka për masakrat e vitit 1993, përfshirë vrasjet e Falkones dhe Borselinos.

Po ashtu është hedhur hipoteza se ai zotëron dokumente që i përkisnin Toto Rinës, me të cilat do të shantazhonte figura të rëndësishme të politikës dhe biznesit. Asnjë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, nuk ka dhënë ndonjëherë indikacion se ku mund të jetë Mesina Denaro. Shumë njerëz e mbrojnë edhe sot e kësaj dite, ndoshta edhe nga frika. Në një nga shënimet e tij në letra të vogla, me të cilat komunikon zakonisht, dhe që përfundoi në duart e hetuesve ai shkruante: “Me njerëzit që kam vrarë mund të mbushja një varrezë!”.bw


Send this to a friend