Protesta e 19-të e studentëve në Tiranë u shndërrua të shtunën në një përballje të fortë me policinë, me kosha mbeturinash në flakë, gurë e bomba molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qëndresa nisi në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë dhe përfundoi me shpërndarjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku pati përplasje të tjera me forcat e rendit.
Të rinjtë u mblodhën për të 19-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve që u dëgjuan në bulevard ishin “Rama, dorëhiqu!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri!”. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.
Refuzimi i PD-së dhe thirrjet kundër të dyja palëve politike
Një tjetër zhvillim i protestës ishte qëndrimi i studentëve ndaj përpjekjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit. Demokratët nisën marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, por deputetët e PD-së nuk u mirëpritën nga protestuesit, të cilët kërkuan që lëvizja të ruante karakterin e saj të pavarur.
Të rinjtë artikuluan thirrjen “Opozita jemi ne!”, ndërsa në bulevard u dëgjuan edhe slogane kundër të dyja forcave kryesore politike: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Studentët u shprehën se nuk duan që protesta të përvetësohet nga partitë dhe se kërkesa e tyre për ndryshim nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike.
Gurë, molotovë dhe autobotët e ujit në veprim
Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit. Disa protestues hodhën gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të policisë dhe autobotit të ujit. Disa prej molotovëve përfunduan pranë mjetit të ujëhedhjes, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë.
Policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në terren ishin dislokuar forca të shumta të FNSH-së, Shqiponjave dhe efektivë të tjerë. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar mbi 2 mijë punonjës policie, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotë të shumtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të dendura të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku policia kishte vendosur efektivë për të garantuar sigurinë e godinës, dhe vijuan drejt Kryeministrisë.
Droni lëshon gaz nga ajri, policia ndërhyn me forca të shumta
Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej përpara godinës së Kryeministrisë. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një nga zhvillimet më të pazakonta ishte përdorimi i një droni të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se lëshonte gaz lotsjellës nga ajri. Gjatë ndërhyrjes, droni u rrëzua mbi protestuesit, ndërsa efektivët u afruan menjëherë në zonë.
Në bulevard u panë autoblinda dhe mjete të shumta policie, përfshirë autobotë të rinj ujëhedhës. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe rrugicave përreth. Edhe në këto zona u raportuan përplasje të tjera, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve.
Kështu, dita e 19-të e revoltës studentore u mbyll me një tjetër përshkallëzim të situatës në kryeqytet. Pas gati tri javësh protestash, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qëndrimi i tyre kundër përfshirjes së partive politike mbeti një nga mesazhet kryesore të tubimit. bw
Edi Rama, Ilir Meta nuk kane lene shqiptare te varfer pa ja nxi jeten,megjithe kushtet ekstreme me nje jetese mizerje ,policia nuk ka menduar dy here per ti rras ne burg ata qe nuk kane paguar dritat , ujin o te ngjashme te ketije dimisionit ! Po bejm shtet na ka shurlluar çdo minut ne te gjitha ekranet TV e portalet on line servile. Kete maskarallek Edi e ka quajtur sukses,prandaj eshte fry si gjeli ne maje te plehut me rilindjen. Kur flota airore , detare e toksore eksportonte prodhimet bujqesore te hashashit drejt Italis dhe Europes ,Edi Rama na ka injoruar , Iilir Meta eshte tallur, se po beheshin sperkatje me avion te vegjel ! Kur avioni i fundit me droge u gjet ne airodromin klandestin ne Durres, vetem 16 km nga ministria e brenshme, nuk u merzit askush, as opozita nuk zbriti ne rruge per te gozhduar qeverin e droges.Perse? Opozita u mjaftua me rubriken e lajmeve .Asnje te denuar nuk pati nga drejtesia e kleptokracis per drogen .**Habilajt jane kapur ne Itali se ne shqiperi nuk do ti kishte kapur kush edhe per 100 vjete me kete politike dhe drejtesi te kalbur qe kemi! Balilin ketu e kemi ! Perse nuk e kap Xhafaj hetusi? Kush do ta kapin Edi,LLalla,Meta,Basha,Berisha ,Cako? Cili nga keta mundet te ngrei doren e te thone une jam i paster nga parate e droges dhe korrupsionit! *** Sa here kemi thene se , Peshku qelbet nga koka , po shohim se jane qelbur keta te vegjlit nga bishti ,mendoni sa qelbesira eshte ne Kryeministri , ne Presidence te Republikes e ne parlament .Jo per ndonje gje por disa fakte bejne ere te keqe , kishte mjaftuar qe ky Llalla te kishte hetuar si Italia dhe sot do te kishim realitete te reja ne politiken shqiptare. Ky Llalla e di mire se Edi Rama sipas OSBA ka depozituar ne nje kompani of shore 200 miljon euro . Ky Ilir Meta eshte kapur mat ne korrupsion por “drejtesia e ndritur ” ja ka mbyllur, edhe te tjeret nuk jane burra me te mire, Berisha ka 1 miljard dollar te fituara me korrupsion( kjo sipas dekleratave te ish senatorit Amerikan) , Basha ka marre 11.4 miljon euro sipas paktit me Ramen ne18 maj,plus 240 miljon dollar korrupsion nga rruga e kombit ,edhe ketije ja mbylli “drejtesia”.Por Berisha dhe Basha kane vrare njerez te pafajshem me 21 janar ,dhe disa te tjereve nuk ju dihet as varri!! Gjithnje Llalla ka heshte, sepse Ky Llalla nuk eshte Prokuror, eshte bere afarist miljarder!** Keta gangstera politik kane sajuar nje loje para miratimit te rreformes se drejtesis aq bukur saqe te Huajt vone e kane kuptuar. Basha -Berisha benin teater duke mashtruar shqiptaret me çadren e liris, Edi Rama dhe Ilir Meta modifikuan ligjin 449 , ky ligje fale krimet politike ne keto 27 vjet si ato qe citova me siper.Kete ligje e ka firmos Bujar Nishani i cili po na ben moral si burre i mire !Turperohuni **** Edi Rama , Lulzim Basha , Sali Berisha Ilir Meta jena bashkuar per te mbrojtur kauzen e humbur; Vjedhjet me miljarda euro, me te cilat kane varferuar popullin shqiptare !**Dje Llalla ka kerkuar takim ne Ambasaden Amerikane por i ka shkuar shtrembet, e dini perse? Pergjigjia eshte e thjeshte Llalla eshte i pabesueshem eshte bashkpuntor me politikanet e korruptuar,jo per kote ja ka hequr vizen per ne SHBA ! Politikanet tane , dhe drejtesia ne tersi jane njerez pa nder e pa moral ! Keta injorant duan te spiunojne SHBA; ha,ha ha. Mos u merzit Edi Rama ata Habilaj jane ne duart te sigurta, Avash,avash behen punet e mira! Keni mbjellur eren do te korrni stuhin!!** Shume gazetar maskarenj , e te shitur si Mero Baze po perpiqen te ndihmojne mafiozat politik per te ruajtur kleptokracin; Por kesaj here eshte ndryshe puna! Perdorni Propophol per te fjetur!
Përshëndetje,
A keni nevojë për një kredi urgjente ??? A jeni në Borxhi? A keni kredi të këqija? a jeni refuzuar nga bankat, a keni nevojë për një hua për të filluar një biznes tuaj? Ne u japim kredi Njerëzve pavarësisht rezultateve të tyre të këqija / keq. Ne japim të dy kreditë e biznesit dhe personale me një zgjatje afatgjate dhe afatshkurtër të zgjedhjes suaj me normë të ulët interesi në 2% për anulim për individë dhe kompani. Programeri ynë i kredisë është i shpejtë dhe i besueshëm, aplikohet sot dhe merr përgjigjen tuaj të menjëhershme. Kreditë janë të siguruara mirë, Garancia 100% dhe Klientët janë siguruar sigurinë maksimale. Për më shumë pyetje na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: (MAGRETJAMES321@GMAIL.COM) dhe merrni kredinë tuaj sot.
Email: (MAGRETJAMES321@GMAIL.COM)
Znj. Magret james MD / CEO