Kamera parakalon shtëpitë e nje fshati malor të jugut në muzg,ne një ditë me shi monoton.Plaku Zerbin Zera, personazhi i vetëm i këtij rrëfimi, plak nëntëdhjetë e tre vjecar. I gjatë e truphollë, me mustaqe të thinjura e të gjata, me sy të kaltër e të qeshur.qëndron gjatë pas xhamave në errësirë. Sodit shiun që bie .Fijet e shiut rjedhin nëxhama, Kjo pamje zgjatet shumë.
Kamera paraqet shtëpitë e një fshatit malor.Në pesë-gjashtë shtëpi xixëllojnë dritat . Në kodrën ku gjendet shtëpia e Zerbinit,vetëm në dy shtëpi vezullojnë dy drita të zbehta.Është shtëpa e Zerbin dhe komshiut të tij, Veliut.
Na largësi degjohen lehje qensh në tonalitete të ndryshme.
Zerbin Zëra del në verandë, sodit pamjen që i shfaqet parasyve .
Kamera tregon qenin e tij, të lidhur ne zinxhirë në trungun e një mani, në kopsht
Laget në shi. Kërkon të clirohet nga zinxhiri.Është një qenushkë e bukur, me qime të kuqe, e zgjuar, me sy melankolikë
Zerbini degjon lehjen e qenushes, shqetsohet , zbret shkallët prej guri dhe i shkon pranë ,i afron kovën me ushqim. I ulet pranë dhe i flet sikur ta ketë njeriun e e tij më të dashur.
-Cfarë ke?
Qenushja që ai emrin Hëna ,leh dy tri herë .
Zerbini i merr kokën në dy duart e tij. Hëna urtësohet.Kanë një marrëdhënie intime të vecantë.
Hëna fut turinjtë në kovë, duke tundur bishtin gjithë gëzim.Plaku zbraz kovën në govatën që gjendet te trungu i manit.
Ndërkohë ka pushuar shiu. Nis të lehë te porta qeni i komshiut,Veliut.Pas tij shohim Veliun.
Murra e Veliut i shkon pranë Hënës, kërkon të gjerbë dhe ajo në ushqimin e saj..
Veliu: -Sapo na lajmëroi djali. Po vjen të na marrë.
***
Tani kamera paraqet një veturë që ngjitet me shpejtësi shpatit të malit. Dëgjon zhurmën e veturës del te pragu e shoqja e Veliut Anufeja.veren veturën.Shkon drejt saj po kthehet të lajmërojë të shoqin.Rend gjer te porta e Zerbinit
-Erdhi! Erdhi!
-Erdhi, xhaxha…
Erdhi të na marrë…
Zerbini-Le të presë pak…
Anifeja: Jo xhaxha -Duhet të nisemi menjëherë.Brenda natës duhet të jemi në Tiranë.Nesër ai ka punë..
-Epo…Ju qoftë udha e mbarë.Për Murrën mos u bëni merak .
Kamara shfaq përsëri veturën dhe djalin e Veliut që ka dalë jashtë makine dhe po takohet me të ëmënnë lëvizje.
Zerbini në kopsht, pranë qenushes.: (flet me vete) Ha pak, bukuroshja ime. Qeni është si fëmija, -Jepi dashuri,të të jap dashuri…
Murra e Veliut afrohet qetësisht dhe tepër e disiplinuar, kërkon të gjerbë..Pret që t’i thotë i zoti, pret mendimin e Veliut i cili tashmë gjendet pranë Zerbinit, i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të Murrës.
Veliu:Epo… Të takohemi
Zerbini: pa e kthyer kokën:
-Ju qoftë udha e mbarë
Veliu:- C’të bëjmë.Të rrimë? Keq,Të ikim dhe më keq Edhe frikë kemi të rrimë akoma në fshat.
-E more vesh?Një ujk i tërbuar, ishte futur në kopenë e Taro Celës, dhe ka bërë kërdinë.. Ishte futur në nomenë e Etemit.
Sa kishte dëgjuar lehjen e qenit Etemi kishte dalë me thikë në dorë.Ujku i tërbuar i ishte kërcyer në fyt.
-C’thua?
-Na tha Nexhua.Ai e kishte cuar me makinen e tij ne spitalin e qytetit. Dhe pse ia kishte shqyer zemrën ujkut me thikë …
-Ka ndonje lajm per te?
Ëhë!Pa mberritur ne spital ka dhënë shpirt.
Plaku dëshperohet.Le koven me ushqim dhe ulet te shkallet.
Veliu: -Nuk ka me siguri këtu. Dhe ti, xhaxha,…Nuk ka pse e zgjat…O nisu ta vajza në Fier ose shko te djali ne Tiranë…
Zerbini:-E kemi bërë njëherë këtë bisedë…
Ndërkohë duket Anifeja.
-Xhaxha ikëm?-E more vesh c’ka ndodhur ?
Veliu :-E mori, e mori.
-Pu pu pu! Pupupu!.Ne kemi hallin e Murës…Na e bëj hallall.(Zerbinit)Na hoqe një barrë të madhe. Nuk na bënte zemra ta kërrenim nga shtëpia.
Veliu (i mallëngjyer.Nuk i bëhet të ik.) -Kështu erdhi kjo kohë…! Haxhiu la dy qen në rrugs dhe iku Murrës sonë i doli fati.
* * *
Dëgjohet buria e zgjatur veturës. E pasojnë ca lehje qensh.
Eliu:: -Po iki .Mbec me shëndet
Zerbini: qetësisht e pa i parë në sy
-Ikni!Ikni!
* * *
Vazhdon të bjerë shi…Dëgjohet motorri i veturës .Më pas duket vetura e bardhë duke marrë kthesën.Zbret shpatit.Qeni i Veliut Murra, dëgjon zhurmën e veturës . Lë oborrin e Zerbinit dhe del nga porta me shpejtësi .Zerbini e pikas dhe e ndjek pas.Ka një ecje të lodhur. Tani Murra shihet duke rendur në një rrugë malore , pas zhurmës së veturës..
Murra sheh veturën duke lëvixur në largësi. Rend,rend .
Kamera paraqet herë veturën duke humbur nëpër pemë, herë Murrën duke rendur. Rend, ,humbet nëpër pemë, shfaqet sërish në rendje…
* * *
Kamera paraqet një grumbull qensh që rendin pas Murrës.Janë rreth shtatë- tetë qen të braktisur nga të zotët, të gjithë së bashku ndjekin Murrën.
Duket në muzg silueta e Murrës.Eshtë ulur në bisht,ndjek veturën me sy, e cila tashmë është tretur në largësi.
Qentë i shkojnë pranë.I ulen në bisht. Sikur e kenë kuptuar shqetsimin e saj, braktisjen që dhe asaj i bënë të zotët e saj. I bëjnë shoqëri.Sikur ngushëllojnë fatin e saj dhe fatin e tyre.
* * *
Kamera paraqet Zerbinin… në shi me llabane në kokë.Nxiton, në kërkim të Murrës…Në dorën e djathtë mban kovën me ushqim qeni..Ka dalë në një shesh pamje nga ku duken zyrat e ish koperativës. Sheh Murrën dhe qentë në largësi.Nxiton.. më së fundi u afrohet .
-Murra!-Murra! i thëret, duke i treguar kovën me ushqim për ta afruar.Murra sa sheh Zebinin largohet, qentë e tjerë bëjnë të kundërtën, i sulen kovës së Zerbinit duke bërë një rrëmujë rreth tij. Janë të uritur. Zerbini merr gurë dhe nis t’i qëllojë.Qentë i sulen kovës, Zerbini pengohet, duke dashur t’i largojë ,rrëzohet.Nis të shajë me zë të lartë.Sheh Murrën, e cila ka qendruar disa hapa larg tij.Ai i afrohet ajo largohet sërish, për t’i lënë të kuptojë se jeta e saj tashmë është shoqëria e racës së vet.
* * *
Zerbini i qullur nga shiu ulet në një gur, nën një strehë shtëpie, ndez një cigare.
-Bushtra!Belëzon me vete! ..Bushtra! Dhe ti, (i thotë vetes), ku e pate mendjen? Pse nuk e mbylle portën?.
* * *
Kamera paraqet shiun monoton.Shiun mbi pemë, shiun mbi catitë e shtëpive, pa drita, i cili pak nga pak shndërrohet në muzikë, e më pas në një sinfoni muzikore….Vetëm në një shtëpi në bregore ka dritë.
* * *
Ka zbardhur dita. Dëgjohet një zë i cjerrë këndesi.E pason një këndes tjetër nga lagjja e përtejme me zë të cjerrë.Një këndes tenor i hollë zgjat zërin në largësi.E pasojnëdy zëra të tjerë…
Zerbini ngrihet nga krevati.Vishet.Merr një kanë me ujë dhe shkon të vadisi lulet te veranda.Ia ka lënë porosi e shoqja para se të vdiste që të vadisi lulet cdo ditë dhe ai e mban këtë premtim.
Futet brenda. Në dritaren e tij pranë krevatit ku fle ka disa vazo, me menekshe, borzilok, dhe karafila të kuq .Dëgjon lehjen e qenve.U përgjigjet Hëna e lidhur në trungun e Manit.Më pas dëgjohet një qen me zë tenori, e pason një qen me zë baritoni. Më pas dëgjohet një qen me zë si kollë e ngjirur.Zerbini zbret ne kopsht me nje kuvsh ne dorë ku ka ushqimin për Hënën..Qenusha e zgjidhur nga litari, i afrohet. Zerbini i afron ushqimin.I flet sikur të ishte njeri
-Hajde lëviz! ! Do të pëlqejë…Përshesh hëngra dhe unë.Dhe mos të të shkojë mendja të ikësh dhe ti. Të gjitha të mirat i ke…C’ ha unë do të hash dhe ti…Nuk do të mungojë asgjë…Lere bushtrën! E dija që do ta marrë uria.Do të pendohet, por ta dije mirë që nuk do ta pranoj.Atë jetë deshi?Atje të rrijë. Bushtra!
Hëna duket sikur ia kupton mendimet.Mbllacitet.
* * *
Kamera paraqet kalldremet e braktisura…
Një grumbull qensh shëtisnin lirisht. lehin,ndjekin njeri- tjetrin. Janë plot energji, të cliruar nga rregullat e dikurshme të të zotërve të vet.
Një plakë sa hap portën, ndjen lehjen e qenve që i afrohen me ngut, duke menduar se mos ka dalë për t’u dhënë ushqim , e mbyll portën me shpejtesi.
* * *
Qeni i Myftarit leh papushim. Në kodrën përballë ku gjenden katër shtëpi.
I pergjigjet Hëna me zërin e saj të hollë.
Nga kodra tjetër ku gjenden një grumbull shtëpish i përgjigjet zeri i qenit të Zenelajve, i trashë dhe i ngjirur.Pas pak nisin të lehnin si në kor dhe qentë e tjerë.Komunikojnë me gjuhën e tyre në largësi.
* * *
Vizion i së kaluarës
Rreth orës shtatë të mëngjesit, pikërisht në orën kur binte çanga e kooperatives mblidheshin gratë dhe burrate kooperativës për të marrë detyrat e ditës.Ulen në dy stola njëri përballë tjetrin, burrat me kazma e lopata gratë duke bërë corape me shtiza.Midis tyre ka dhe dy nuse të reja.
Ndërkohë duket duke ardhur Sinan Aliu, kryetari i kooperativës.Me xhaketë meshini dhe me cizme. ka një ecje krenare.Pas e njek Zeba ,një qen i zi,.Është qeni i tij.Është pikërisht ai qeni që tashmë është bërë kryetar i qenve të fshatit, dhe që,au për forcë të zakonit mblidhen mengjeseve pikërisht te sheshi i zyrave të kooperativës, në sheshin ku dikur, në orët e para të mëngjesit mblidheshin kooperativistët.Aty ku bëhej mbledhja e mëngjesit të skuadrave të punës,
Kryetari u flet fshatarëve. Xeba gjendet te këmbët e tij, duke luajtur bishtin , sikur të miratonte vendimet e të zotit të saj.
* * *
Plan në largësi..
Te shkallët, ku e kishte zakon të dilte kryetari i kooperativës, Sinan Aliu, për të shpërndarë detyrat e ditës, e pranë i rrinte Xeba, tashmë është vetëm Xeba.. Poshtë tij aty janë qentë e tjerë. Herë ndalnin në vend si të inatosur me njeritjetrin,herë ndjekin njeritjetrin sikur t’i pres ndonjë detyrë e ngutshme. Të çliruar nga zinxhirët duken të gëzuar, plot energji.
Xeba e Sinan Aliut në plan të parë
(Zëri i spikerit)
Ka kaluar shumë kohë që Xeba nuk sheh më njerëz të mblidhen tek oborri i kësaj ndërtese.I zoti i saj Sinan Aliu ka emigruar në Athinë.Xeba të gjitha këto i mendon por nuk i kupton.I duhet dikush që t’ja shpejgojë: Pse kane ikur dhe i kane braktisur?Kemi kaluar një kohë të gjatë në miqësi dhe ata, për hir të kësaj miqësie duhet të na kishin njoftuar.
Janë ca gjëra që nuk i kuptojnë dot qentë.si përshembull:Njerëzit janë bërë më të ftohtë, më të ngrysur dhe më armiqësorë?
.Qentë kuptojnë pjesën më të dukshme të lirisë.Lirinë e lëvizjes.Një liri kaotike,pa rregull e disiplinë dhe pa qëllim.
Mbrëmje:
Zerbini është ulur në kolltuk, në verandën e tij, ka hedhë sytë në horizont. Dëgjon lehje qensh te porta e tij.Njeh të lehurën e Hënës e cila kërkon të zgjidhet nga zinxhiri.
-Ti rri aty!
Hap portën t’i përzerë.Qentë sa shohin Zerbinin largohen.E fundit largohet Murra.
Zerbini:-Bushtër e keqe…Dhe të duash të vish tani nuk të pranoj unë… Këtu i kishe të gjitha.Ushqimi nuk të mungonte. Po t’i deshe të zabërhanepseshe..
Ngjitet në verandë..Tani ka rënë plotësisht muzgu.
Retroskeptivë bardhë e zi
Koha kur ishte i ri ,në stan Binte borë.Në një cast vjen një ujk tinës dhe i sulet deleve.Kap një dele dhe e varris Delet struken me njeratjetrën.Ndërkohë dalin dy qentë e tij leshtorë dhe sulmojnë ujkun…E kafshojnë gjithandej.E gjakosin.Vetë Zerbini del me një sta dhe i ndërsen qentë t’i sulen ujkut.Pas pak ai lë delen dhe ikën i plagosur keq
(Kjo skenë është në një filmim që e kam ruajtur në kompjuter për ta përdorur për skenarin)
* * *
Zerbini futet brenda.Del sërish kur dëgjon lehje qensh të egërsuar… Dicka duhet të ketë ndodhur.
Futet sërish brenda, merr armën , del,zbret shkallët, del nga porta. Merr rrugën për në qendër të fshatit.
Zerbini del në shesh, sheh një ujk që vertitet të kafshojë një gomar.Qentë e fshatit i sulen me tërbim…. e gardhojnë, herë pas here e kafshojnë në qafë ,në kurris…Midis tyre sheh Murrën që sulmon ujkun.Ujku i sulet Murrës. Zerbini ngre kallashnikovin dhe qëllon në ajër…Kur ujku largohet ai qëllon dhe dy herë në drejtim të tij.
Zerbini i afrohet gomarit.Vëren që ka pësuar disa kafshime.
I thërret disa herë Mucos….Del e shoqja te porta.Më pas del Mucua me pushkë në dorë
Zerbini: -Lere pushkën por eja merr gomarin e fute brënda. …. -Pastroja plagët me alkool. Dhe herë tjetër mos e nxirr nga shtëpia…
* * *
Me kallashnikov në krah Zerbini hyn te porta e shtëpisë së tij..Ecën ngadalë.Shkon te mani dhe vëren që hëna nuk është aty.
Alarmohet.. E kërkon gjithandej.Veren që paska lënë portën hapur.Paska dalë fill pas meje.
Zerbini: (me vete)C”bëra që e lashë portën hapur? Mbase kthehet vet…Sigurisht do të kthehet.(Del jashtë portës dhe veren për ca kohë.Nuk duket gjëkundi)
Mbase kthehet.
Futet brenda, ndez dritën…Vërtitet në dhomë i shqetsuar.Del në verandë…
Zerbini: (me vete)-_Po qe se ke pasur ndërmend të ikësh dhe ti me të tjerët Mos m’u kthe më pas!Dëgjon c’të them?
Mos m’u kthe më pas! -Ike? Nuk kthehesh më te kjo strehë.” Po unë si nuk e kuptova kur erdhën mbrëmë dhe kërkonin ta merrnin me vete…Ka qenë Xeba e Sinan Aliut ajo që i lutej pas portës…Si s’e kuptova që dhe asaj ia kishte qejfi.Sa herë dëgjonte zërin e tyre lëvizte bishtin. Nuk e mbante vendi.Bushtra!
* * *
Mëngjes.Ditë me diell.Zerbini ,ky plak i butë me sy të qeshur, vërtitet nëpër dhomë Del në verandë, Zbret në kopsht,Shkon te porta, del në rrugë Kërkon me sy.Hëna askund nuk duket.Ulet në një sheshpamje dhe shan nëpër dhëmbë.
-Zaberhane…! I paske ngjarë gjyshes sate. Dhe ajo ngjyrën tënde kishte ,dhe ajo zakonet e tua kishte ..Iku ca kohë pas qenit të zi të Sinan Aliut.U kthye pas dy muajve.me gjashtë këlyshë të zes”.Kurva!
* * *
Monologu i një qeni
Ka qëndruar mbi një shkemb.
– Nuk e di se cfarë ka ndodhur?Patjetër, dicka e keqe duhet të ketë ndodhur.Po pse nuk na thanë? Përse?Kemi kaluar një jetë të tërë me ta ,në paqe dhe në harmoni. Na prenë në besë!…Epo mirë. Do të vijnë e s’do të na gjejnë! Do të vijnë e s’do t’i njohim më për zotër! –Do na kërkojnë e s’do na gjejnë atje ku na lanë.Do na vini pas e do të na luteni për t’u mbrojtur nga egërsirat e malit..
Racë e mallkuar.!
* * *
Zerbini dremit pranë vatrës.Sheh në ëndërr Hirikon, të shoqen.
Ëndrra:
Hirikua hyn te porta e shqetsuar. I flet me zë të lartë.: “Hë mo… U bërë gati! Kemi kaq kohë që të presim…Zerbini zgjohet del në ballkon me mbathje dhe kanotjere. Nuk sheh asgjë . “Mos më bënë veshët?” ”Kush më prêt? Je ti Hiriko?” “
-Po.. Në je bërë gati na lajmëro… .Kaq më thanë që të të them…”
Zërin ia dëgjoi po njeri nuk sheh.
Zgjohet. Cfarë ishte kjo ëndërr?” Kujt t’ia tregoj? Po të kisha Hënën do t’ia tregoja asaj.Po erdhi djali do ia tregoj djalit. Eh! ua…Ku merr vesh nga ëndrrat ai..
Ndërkohë e merr djali në celular
-Baba, si je?
-Mirë.
-Të shtunën na ke aty.Ke nevojë për ndonjë gjë?
-Jo.Jo. Shihni punën ju..
-Të shtunën do të vij bashkë me time shoqe.Dë sjellim ushqime…Ime shoqe më cau veshët Më lutet të të marrim këtu.Nuk lihet vetëm babai.- më thotë.
-Më dëgjon? Të shtunën vijmë.Analizat i morëm,Nuk ishin të mira..Baba.Nuk të lëmë më vetëm!
Zerbini mbyll celularin.
* * *
Zerbini vërtitet në krevatin e tij pranë dritares.Nuk e zë gjumi.
-(Me vete)Ta ushqesh, ta edukosh, ta rrisësh me përkëdhelitë e një fëmije dhe të shkojë e të zhgërryhet baltrave… “ Bushtra! “
Dhe reumtizmadhe hipertensioni. Dhe vdekja prej saj do më vijë…U mësova me të.Kaq vjet. Më dëgjonte me vëmendje.Vigjëlonte natë e ditë rreth shtëpisë.
Iku .…Iku…Ia prishën mendjen… Aq mend pati.
E zë gjumi.Zgjohet papritur.I duket sikur dëgjon një lehje qeni te porta.Mban vesh.Jo.Nuk është ajo. Është era.E zë gjumi sërish.
* * *
Dita tjetër.Qielli i qëruar nga retë. Zëra blegtorësh.Kalldrëmeve të fshatit lëvizin qentë. U afrohen portave të shtëpive. Presin mos del dikush e u hedh dicka. Dikush pret. Të tjerë ikin më tutje duke lehur papushim.Një dritare hapet dhe mbyllet përsëri.Nuk tregohet asnjëlloj kujdesi për ta.
Zerbin Zera del ne verandë nga ku shfaqet një pamje madheshtore .Dëgjon që në degët e manit kanë mbëritur zogj. Ka ardhur pranvera. Zogjtë e malit hidhen degë me degë, cicërojnë brenda fletëve.Zerbinin e gëzon ardhja e praverës dhe cicërima e zogjve.Futet brenda, merr një broke me ujë ,del sërish dhe vadit lulet që ka në verandë, nëpër vazo. U gëzohet luleve.Lë broken në tavolinën e verandës.Ulet në kolltukun e vjetër prej druri, që e ka gdhendur vet…Ulet mbi një poste, lëkurë deleje.Sheh librin e Osho-së.”Unë jam pragu”:.Kujtohet që e ka lënë në tavolinë në faqen 59. E hap dhe nis të lexojë… “Cdo gjë që duhet të vijë do të vijë…”(mendohet për këtë sentencë.Vijon leximin) …
Ndërkohë i duket që dëgjon një lehje qeni pas portës.Nuk i bëjnë veshët.Është Hëna duke lehur pas portës.
-Erdhi!
Lë librin.Zbret shkallët me nxitim.Shkon t’i hap portën Është Hëna.Sa hapet porta ajo i hidhet në trup plot dashuri.I lëpin këmbët . Rrotullohet rreth tij.I hidhet sërish në qafë.Zerbini ulet dhe e përqafon…
-Erdhe!…E dija unë.Nuk mund të rrije do pa mua.
E përkëdhel me dashuri.
Ndërkohë sheh tufën e qenve. E presin.Nisin të lehin të gjithë së bashku. Njëri prej tyre afrohet disa metra larg dhe leh i shqetsuar.Sikur i kërkon llogari që Hëna vonohet, shkel premtimin.Sikur i kanë dhënë leje vetëm për pak minuta.
Hëna lë Zerbinin dhe hskon në tufën e qenve. Pendohet. Kthehet.Largohet.Midis dashurisë për Zerbinin dhe dashurisë për rracën e vet qenore, triumfon instikti i rracës. Vendos.Ikën pas tyre pa e kthyer kokën.
Zerbini nuk e ndjek. Qendron në gjunjë.Pret të kthehet…
-Do kthehet.Sigurisht do të kthehet
* * *
Mbrëmje.Mugëtirë.
Krevati i hekurt dhe tavolina me rimeso e nxirë, Në mes çentroja e thurur me grep.Zerbini provon të ndezë dritën. Dritat janë ndërprerë..Sheh qiririn e djegur përgjysmë, në një take tuke cigaresh.
Ndez me një shkrepse qiririn i cili ndricon zbehtë orenditë e varfëra të asaj dhome Nxjerr nga rafti ushqimet,. I vë mbi tavolinë.Nis të pijë një gotë qumësht.Ndërkohë sheh mbi tavoline librin e Oshosë ”Unë jam pragu”, Libri mbushur me nënvizime.
Ulet dhe nis te lexojë ku e ka lënë: Lexon me zë”
“Nuk ka krijues dhe nuk ka krijim.- Zoti është ajo që ndodh. “Zot” do të thotë ajo që ndodh përjetësisht. Gjithçka që ndodh është Zot….”.
Edhe pse i pëlqen një mendim i tillë, i duket i errët.Në një nga faqet e mëposhtme nënvizon sërish:“Unë nuk do të jem shkaku, as urdhëruesi…. Gjërat që do të ndodhin do t’i pranoj. E nëse nuk ndodhin, unë do ta pranoj jo ndodhinë. Kjo pritje më shndërron në përçues të fuqive hyjnore”.
Vret mendjen të kuptojë thellësinë e kësaj.
Vazhdon të lexojë, gjersa ndjen që ndizet drita. Troket dera.Hap derën hyn me nxitim një fëmijë me një bohçe në dorë.
-Më dërgoi mami, – I zgjat bohçen. Fëmijës i merret fryma nga qe ka vrapuar.I lë bocen në tavolinë dhe del. Nuk merri as kartmonedhën njëmijëshe që i zgjat Zerbini
Zerbini hap bocen: Mbesa i paska dërguar bukë, fasule dhe një kavanoz me mjaltë. Zerbinit nuk i hahet. I mbështell me kujdes dhe i vendosi në sergjen, pranë buharisë. I kthehet sërish leximit. Pas pak i pëlqen një frazë:.“ Zbrit në thellësi, në domethënien e heshtjes”… “
Ndërkohë ndjeu një pickim të fortë në gjoks.
Le librin. Shkon shuan dritën.Shtrihet në krevatin e tij pranë dritares.Shikon jashtë.Yje të mëdhenj.Miljona yje…
.
* * *
Nuk ka zbardhur ende drita.Në gjysmë dremitje, ndjen cicërimat e gëzuara të dallëndysheve në ballkonin e verandës.Zgjohet plotësisht.
E kaplon një gëzim i befasishëm.
Ve veshin të degjojë cicërimat e tyre llastuese.Me këmishë dhe mbathje del ne verandë. Vëren me ngazellim dallandyshet që vijnë me turr, çuçurisin me njëra-tjetrën, largohen, kthehen sërish. fërgëllojnë krahët në xhama.
Zerbini i gëzohet si femijë kthimit të dallandysheve
Flet me vete.
-O Zot!Si ua mësove këtyre shpendëve rrugën për tek unë?
I ndritin sytë merr karriken. hipën mbi karrike dhe mundohet t’u pastrojë folenë.Në një çast ndjen një dhembje të fortë në gjoks. Zbret nga karrika dhe futet me vështiresi brenda..
Nis të djersijë….Diçka e pambuktë i ngjitet me shpejtësi në fyt. Hedh sytë ftohtësisht te libri i hapur. Shtrihet në kravatin pranë dritares,Merr frymë me vëshiresi. Hedh syte jashtë dritares… .Pafundesi yjesh
Monologon: “-Ç’ka pas yjeve?
-Yje?
-Po pas yjeve?
-Yje, yje, yje…
* * *
Mëngjes me shi të vazhdueshëm.
Vetëtimat ngjajnë si bombardime.
Mes shiut shihet Hëna.E lagur qullur nga shiu, kthehet nëpër kalldrëmin e shtëpisë së Zerbinit.E llangosur nga balta…Ecën sikur e ka rrahur dikush…Angullin disa herë para portës së Zerbinit.Askush nuk del ta hap. E shtyn me kurris.Porta hapet. Futet me ndrojtje , si për t’u mbrojtur nga shiu .
Ngjit shkallët, gjendet në verandë.Nis të leh furishëm.Askush nuk i përgjigjet. Askush nuk del t’i hap derën…
Nisi të angullijë pikëllueshëm, si një qenie e mjerë dhe e pa mbrojtur. Leh pas derës.Nuk largohet. Sërish dera nuk hapet..Qenushja nuhat dicka nga kjo mospërfillje e të zotit të saj… Angullima e saj nga e ashpër bëhet më e butë, hedh këmbët e para te dritarja e dhomës ku flinte i zoti i saj..Rrëshqet dhe bie në tokë.E bën dhe dy herë të tjera këtë gjë pa sukses.
Tashmë ajo kupton gjithcka.Nis të lehë papushim… në drejtim të shtëpisë…
Angullima e saj i ngjan kujës së një qenieje njerëzore Ngjit shkallët .Hipën në verandë. I vë krahët derës duke angullirë dhe gërryen derën me thonj. Nga brenda s’pipëtin zë njeriu…
Zbret në oborr dhe hipën te soroi me dru nga ku duken shtëpitë e fshatit.Ulet në bisht dhe nis të kuisë zëulët.më pas nis të ulërijë, sikur kërkon të lajmërojë banoret e mbetur te fshatit dhe qentë ë tjerë.
* * *
Qentë e fshatit mbërrijnë në çast. Ndalojnë para portës së drunjtë të Zerbin Zërës.Hezitojnë të hyjnë. Më pas, të heshtur e njëshkollonë i shkojnë Hënës pranë si në një ceremoni mortore..E rrethojnë.Ulen në bisht me një përkushtim të tillë që mund ta bëjnë vetëm qentë.
Kuisin në kor, si vajtocat e fshatit kur mblidheshin në raste të tilla përmortjeje.Angullijnë me ca zëra të thekshëm, si në koret e tragjedive greke.Lajmërojnë ata të paktë persona që kanë mbetur në këtë fshat se Zerbin Zëra ka ndërruar jetë.
Komentet