VOAL

VOAL

Publicisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi liderëve të Kosovës: Çojeni vendin në zgjedhje, se u bëtë gazi i botës!

February 26, 2016
blank
2 Comments
  • author avatar
    fatmir 5 years ago Reply

    tlum zotri po kta jen horrat e shtetit

Komentet

blank

Komuniteti bektashi shqiptaro-amerikan në Miçigan feston Ditën e Novruzit

VOA/Burim Goxhuli

Në teqenë e parë dhe të vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila ndodhet në Miçigan, mbrëmë u shënua dita e Sulltan Novruzit. Të pranishmit u lutën për paqe, mbarësi e mirësi, por folën edhe mbi rëndësinë e thellimit të lidhjeve midis shqiptarëve dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave, sidomos ato të harmonisë fetare. Ceremonisë së këtij viti iu bashkua edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Prince Leka II.

Shqiptaro-amerikanët e komunitetit bektashi dhe pjesëtarë të besimeve të tjera fetare në Miçigan, u bënë bashkë për të festuar Ditën e Novruzit dhe ditëlindjen e Imam Aliut.

Në ceremoninë e një prej festave më të rëndësishme të këtij besimi, mori pjesë edhe trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leta II.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se ndihet krenar kur sheh komunitetin shqiptaro-amerikan që feston i bashkuar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.

Krahas mesazhit për unitet, Princ Leka II u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve që të integrohen plotësisht në shoqërinë amerikane, sepse sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që ky komunitet të ndihmojë vendet e origjinës.


“Në këtë moment unë uroj që komuniteti shqiptaro-amerikan të fillojë të përforcojë pozicionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ne kemi nevojë për miq të fortë në Amerikë, kemi nevojë për një lobim aktiv, që është në shërbim të kombit. Në Shqipëri jemi duke përparuar. Por kemi nevojë për një orientim të drejtpërdrejt, që është në frymën demokratike ashtu siç e ka Amerika”, tha trashëgimtari i Fronit Mbretëror.

Kjo është vizita e parë e trashëgimtarit të familjes mbretërore në Teqenë e vetme shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Paraardhësi i tij, Mbreti Leka I kishte bërë një vizitë të ngjashme më 1979.

Prijësi i Teqesë, Baba Eliton Pashaj tha se ndihet i lumtur që po vazhdojnë lidhjet me familjen mbretërore shqiptare, e cila , sipas tij ka meritën që sot në Shqipëri ndodhet Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

“Familja mbreterore për bektashinjtë është një bekim. Bekim i vërtetë sepse falë saj neve sot kemi qendrën e bektashinjve në Tiranë, falë kërkesës së dërguar nga Kryegjyshi i asaj kohe, të cilën Mbreti Zog e ka pritur me kënaqësi duke i dhënë strehim. Aty ku sot ndodhet kryegjyshata, në Tiranë, është dhuratë pikërisht e qeverisë së drejtuar nga Mbreti Ahmet Zogu”, thotë Baba Elitoni për Zërin e Amerikës.

Dita e Novruzit njihet ndryshe edhe si dita e Rilindjes së madhe.

Në lutjet e darkës, vend të rëndësishëm zë edhe atdhedashuria.

“Patjetër që besimi luan një rol të jashtëzakonshëm në ndjenjat e atdhedashurisë. Teqeja bektashiane vazhdon në të njëjtin nivel, si edukimin fetar ashtu edhe edukimit e të rinjve me dashurinë për atdheun tonë.// Një teqe që i ka shërbyer të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, pa dallim se nga vinin, pa dallim zone, pra pa dallim se kush ishin”, shpjegon Baba Elitoni.

Almo Regazi është një nga besimtarët e rinj të kësaj teqeje. Ai tregon se emigroi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara në moshën 4 vjeçare dhe se angazhimi në teqe e ndihmoi ta ruajë gjuhën dhe kulturën e të parëve.

“Këtu në Amerikë njerëzit duhet të punojnë shumë që të mbijetojnë dhe të sigurojnë jetën për veten e tyre. Gjatë këtij procesi ndonjëherë është e vështirë të ruash gjuhën dhe kulturën. Ky është një vend ku shqiptarët mund të mblidhen, bashkohen dhe ruajnë gjuhën e tyre, fenë e tyre, kulturën e tyre. Unë për këtë arsye vij këtu. Ndjehem shumë mirë, më bëhet qejfi kur shqiptarët, sidomos në moshë më të madhe, më thonë sa mirë flet shqip… më mbushet shpirti”, thotë ai.

Sipas Baba Elitonit, kjo Teqe u shërben rreth 25 mijë familjeve shqiptaro-amerikane në Miçigan.

Teqeja është themeluar në vitin 1954 nga Baba Rexhepi, dy vite pasi emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për të shpëtuar nga përndjekja e komunizmit.

blank

Princ Leka II vizitoi Kishën e Zojës Pajtore Nga Valentin Lumaj, Michigan

Press Release
Ditën e shtunë me 18 Mars 2023, Kisha e Zojës Pajtore kaloi një ditë të vaçantë. Kishën e vizitoi Prince Leka II Zogu, Princi i Kurorës i Familjes Mbretëtore shqiptare. Princ leka II kishte ardhur në Michigan me ftesë të Teqes Bektashiane dhe direkt të Baba Elidon Pashaj, për të marre pjesë në festën e Sulltan Nevruzit, festës së preludit pranveror bektashian. Me të njëjtin rast, ai bëri një tur të gjerë takimesh me institucionet fetare dhe qendrat shqiptare në Michigan.

Ardhja e Princ Lekës II në Kishën e Zojës Pajtore, ishte lajmëruar disa ditë më parë. Këshilli i Kishës, nën udhëzimet e Dom Ndue Gjergjit, si gjithmonë në raste të tilla u organizua në maksimum për të bërë një pritje dinitoze Princ Lekës II. Me kohë ishte postuar një lajmërim në faqen Zyrtare Facebook të Kishës Zoja Pajtore.

Pritja zyrtare u bë në ambientet e Qendrës Kulturore Nënë Tereza. Princ Leka II me eskortën e tij, mbërriti në dyert e kësaj Qendrë në orën 11, sikurse ishte premtuar. Ai shoqërohej nga përfaqësuesi i Teqesë Bektashiane, z. Vilson Dylmyshi. Princ Leka II, sapo zbret nga makina pritet nga Kryetari i Këshillit të Kishës, z. Rrok Dedivavaj dhe nje grup i këtij këshilli. Në dyert e Qendrë Kulturore, nën kujdesin e z. Valentin Lumaj, një grumbull vajzash me veshje kombëtare shqiptare të klasës së valles, i dhurojnë tufa me lule Princ Lekës II. Njëra nga vajzat, me një tabake në dorë i orfoi princit, bukë dhe kripë, si shprehja ma e bukur e mikpritjes shqiptare. Princ Leka II thyen bukën, e ngjyen në kripë dhe thote: “shume e mirë qenka, falemiderit”!

Më pas Princ Leka II pritet dhe shtrëngon duart me Famullitarin Dom Ndue Gjergji, i cili pasi i uron mirëseardhjen, i prezanton me radhë anëtarët e këshillit dhe miqtë e Kishës të cilët ishin vënë në një rresht të gjatë. Princ Leka gëzohet që takohet përsëri dhe ndalet në një bisedë të shkurtër me këngëtaren lirike të mirënjohur Ermelinda Paparisto, e cila per dy dekada drejton korin e Kishës Zoja Pajtore.

Më pas pritja bëhet në sallën e Librarisë “Dom Ndue Gjergji”. Takimi u moderua nga shkrimtari Zef Përgega, i cili kishte pregatitur një ekspozitë me fotografi kujtimesh nga Familja Mbretërore.

Dom Ndou, mbasi bëri bekimet e rastit, përshëndeti Princ Lekën II dhe të pranishmit. Në fjalën e tij ai tha se ishte një ditë dhe nje nder i vaçantë që Kisha e Zojës Pajtore vizitohet nga trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka II. Dom Ndou u ndal tek vizita e presidentit të Shqipërisë të ndjerit Bujar Nishani, me të cilin rast Kisha e Zojës Pajtore kishte marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Moderatori Zef Përgega bëri një përmbledhje të gjatë të historisë së Familjes Mbretërore, si dhe rolin shumë të rëndësishëm që Mbreti i Shqiptarëve Zogu i kishte pasur në forcimin e themeleve te shtetit shqiptar, me të gjitha tiparet e një shteti modern evropian.

Në fjalën e tij Princ Leka II, theksoi se ishte i vetëdijshëm për vështirësitë e Diasporës, se ai vetë kishte jatuar jashtë atdheut, me shpresën per t’u kthyer një ditë për të mësuar dhe trashëguar gjuhen, kulturën dhe traditat shqiptare. Ai kërkoi nga të pranishmit që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre Shqipërinë dhe Kosovën, për ti ndijmuar, këshilluar dhe mbështetur. Princ Leka II tha se ai vetë ishte musliman nga besimi, por që nuk e kishte harruar amanetin e babait dhe gjyshit për ta dashur dhe respektuar fenë e krishterë. Ai tha se bashkëshortja e tij kishte besim ortodoks ndërsa vajza e tyre ishte pagëzuar katolike. Ky diversitet i besimit në Familjen Mbretërore është personifikimi më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe Kosovë.

Princ Leka II kishte sjellë nga Shqipëria një dhuratë domethënëse për Kishën, një pjatë ornamentale me stemën e Mbretërisë Shqiptare, të cilën ja dorëzoi dom Ndue Gjergjit.

Anëtari veteran i Këshillit te Kishës Dr. Gjeka Gjelaj mori fjalën përshëndetëse dhe tha se kjo ishte nje ditë me rëndësi historike për Kishën dhe brezat e rinj të Famullisë së Zojës Pajtore të Shqiptarëve, që do të përmendet gjatë në analet historike.

I pranishëm, në emër të Shoqatës Kastrati dhe si përfaqësues i të perndjekurve politikë, ishte edhe z. Gjon Kaçaj, i cili në fjalën e tij sodhi në kujtesë ditët e vështira të Familjës Mbretërore në kohën e komunizmit dhe në vitet e para të demokracisë, kujtime të cilat prekën dukshëm Princ Lekën II. Ai e këshilloi Princin për riaktivizimin e Lëvizjes së Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar në Shqipëri.

Në takim merrte pjesë nga Malësia e Tuzit, kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Vilson Sinishtaj. Në pritjen e organizuar asistuan dhe morën pjese gjithashtu anëtarë të Keshillit të Kishës dhe aktivistë të Komunitetit si, Motra murgeshë Vitore Rushaj, Vuksan Junçaj, Fran Ivezaj, Pjerin Prekaj, Ndrec Merditaj, Marjan Gjetaj, Ylli Gilaj, Luigj Nilaj, Ednik Tomaj, Nikoll Pepaj, Arsid Cekaj etj.

Më pas Princ Leka, vizitoi klasat dhe ambientet e reja të Qendrës Kulturore Nënë Tereza dhe bëri fotografi me të gjithë të pranishmit. Princ Leka II, nën shoqërimin e Dom Ndue Gjergjit, bëri nderime para shtatores të së lumes shenjta Nëna Terezë.

Më pas Princ Leka vizitoi ambientet e brendshme të Kishës Zoja Pajtore dhe shprehi kënaqësinë që besimtarët katolikë shqiptarë në Michigan, falë kontributeve të tyre kanë siguruar ambiente kaq të mira në shërbim të besimit të tyre. Princ Leka II, në altarin e Kishës, ndezi një qiri dhe tha lutje. Mbasi u mor një fotografi me të pranishmit në ambientet e Kishës, Princ Leka e përfundoi vizitën e tij në Kishën e Zojës Pajtore. Para ndarjes, Princ Leka II shtrëngoi duart me Dom Noun dhe te gjithë me përshtypjet më të mira dhe premtimin se do të vizitojë përsëri Kishën e Zojës Pajtore.

blank blank blank blank

blank

Promovohet në Çikago libri “Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Chicago promovioi librin “The flower of Vlora” të Dr. Anna Kohen.

 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Chicago mori pjesë aktive në promovimin e librit “The flower of Vlora” të Dr. Anna Kohen.

 

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Albanian-American Community of Illinois në bashkëpunim me Uskana association dhe Uliqini association, shqiptarët e Chicagos zhvilluan një takim të ngrohtë me Dr. Anna Kohen.

blank

Ajo ishte e ftuar në Chicago në një nga auditoret e DuPaul University për të prezantuar dhe promovuar librin e saj “Flower of Vlora, growing up Jewish in communist Albania ”, në të cilin ajo tregon historinë e familjes së saj se si shpëtoi nga nazistët duke u vendosur në Shqipëri. Duke prekur një periudhë aq e errët për historinë e Europës në këtë libër ajo tregon se si jeta e saj vijon gjatë regjimit komunist pas lindjes dhe rritjes së saj në qytetin e Vlorës.

blank

Fjalën e hapjes e mbajti PhD professor Gazmend Kapllani që u pasua pastaj nga një nga organizatorët kryesorë Zoti Riza Milla e shumë të tjerë. Në këtë takim morën pjesë gjithashtu dhe disa anëtarë të kryesisë së Vatrës Chicago dhe anëtarë të Vatrës si Mirela Kanini ( kryetare), Ernest Nasto( nënkryetar), Ardian Ruci (sekretar), Artan Nati, Kastriot Fetahu ect.

Në fjalën e saj të rastit Mirela Kanini falenderoi Dr. Anna Kohen për kontributin e saj të pa lodhur për shqiptarët duke e quajtur madje heroik dhe theksoi se ajo me librin e saj i vendos dhe një herë në hartë shqiptarët për botën mbarë të njohë mikpritjen që i karakterizon.

Mbrëmja kaloi nën një atmosferë të këndshme dhe më pas e ftuara ju përgjigj pyetjeve të ndryshme që kishin të ftuarit mbi librin e saj, atë vetë, hebrenjtë që jetuan në Shqipëri.

blank

Të gjithë I shprehën asaj mirënjohjen dhe respektin e tyre që ajo jo vetëm nuk e harroi Vlorën vendlindjen e saj por tashmë e përjetësoi së bashku me Shqipërinë tonë. Në fund të ftuarit pritën të takoheshin me Dr. Anna Kohen për autograf in e saj. Libri i saj gjendet në Amazon për të interesuarit që nuk mund të merrnin pjesë.

blank

blank

blank

blank

MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE… – Koncert recital në Teatrin e Kolegjit në Oglesby, Chicago – Nga Visar Zhiti

E mrekullueshme mbrëmja muzikore e koncertit recital të fëmijëve shqiptarë në SHBA, Edicioni i 10-të i AMA-s në Teatrin “Cultural Center – Illinois Valley College Oglesby…”
Më shumë se projektorët e skenës ndrisnin fytyrat e vogëlusheve dhe vogëlushëve. Muzika sikur nuk rridhte nga pianoja, por pikonte nga gishtrinjtë e tyre.
Veprimtarinë e organizonte Shoqata “Uskana”, emri i vjetër ilir i Kërçovës dhe të gjithë artistët, nxënës dhe studentë, prej andej ishin, edhe mësuesit dhe pedagogët e tyre, profesorë të muzikës, edhe rektori prej andej ishte. Kërçova! Sa të bashkuar në shtetin Illinois, jo vetëm me gjuhën dhe traditat, por me dashurinë midis tyre.
Kisha vajtur me dy miqtë e mi, me Taipin, “Coach” dhe Doktor Xhabirin, shkruan dhe poezi, kërçovarë të dy.
Fjalën e hapjes së recitalit e mbajti Lirim Neziri – PhD dhe përshëndeti Kryetari i Shoqatës “Uskana” Dr. Luan Elezi, MD. Dhe ngjiteshin me radhë në skenë fëmijët, shih, ç’emra me dritë, si me peizazhe shqiptare: Hana, Vesa, Selvie, Endrit, Alma, Andrra, si ëndërr ishte, Dren, Albina, Bubulina, Besarta, por dhe Bekim, Shpëtim, edhe Xhemail, Adem, Eliona, Leona, Ariana, Laert… Himni Kombëtar në fillim, pastaj dhe Bach, “Toccata in D Minor”, Feim Ibrahimi “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”, popullore shqiptare, daullja e Tropojës, “River Flows in You”, klarinetë, Cyrille Rose, Prof. Ismail Mehmeti – një leksion të shkurtër me klarinetë për Kabanë, kërkoi të vinte në skenë dhe një pianist, albumi “Agoj” nga Vasil Sofokli Tole, çifteli, lule, Beethoven “Moonlight”… mes duartrokitjeve u ndanë çertifikatat. Nga Kêrçova janë vërtet apo nga…? Është puna e Profesor Afrim Shabanit e gjithë kjo… “Recitali AMA edhe një herë dëshmoi misionin e vet në përmbushjen e zhvillimit dhe ruajtjes së vlerave kulturore të traditës sonë, folklorit në përgjithësi si pjesë e artit të përgjithshëm botëror… – lexova prapë në libretin e Koncertit. – Ndaj artistët tanë demonstruan shkathtësi dhe dije… Përtej kësaj, virtuozët tanë dëshmuan edhe një herë se e njohin dhe e luajnë shkëlqyeshëm edhe muzikën klasike, edhe atë moderne…”. Se mos janë nga Parisi, nga Çikago? “…Për të gjitha këto tufa mrekullishë përzemërsisht falenderime para së gjithash nxënësve, prindërve dhe atyre që ndihmuan në përgatitjen, organizimin… – vinte zëri nga skena, – faleminderit të pranishmëve…” Dhe u tha se mes “mysafirëve” ishin dhe luftëtari i njohur në radhët e UÇK~së, sot zv. drejtor i agjensionit të mërgatës në Maqedoninë e Veriut, z. Izmit Nura, Konsulli gjeneral këtu në Chicago, Petrit Musliun, dhe nga Tirana poeti dhe diplomati dhe…
Ç’donte të më dhuronte ashtu luftëtari i UÇK-së? Tani libra, veç me libra… botime të reja shqip të Shkupit… Dhe pastaj darka e shtruar nga biznesmenë kërçovarë.
Kur kthehshim natën, rrugët e Chicagos po më dukeshin si pentagrame dhe dritat si nota muzikore me hënën Betohveniane në xhama. Dhe po bisedonim për mrekullinë e fëmijëve tanë, sa virtuozë, të bukur të gjithë, folën shqip, kënduan shqip, i perqafuam shqip, ata të gjithë ishin të shkëlqyer dhe në anglisht, është gjuha e shkollës, e jetës së tyre, por dhe shqipja, edhe pse e një populli të pakët, është gjuhë e vjetër, pasuri e mbarë njerëzimit, ndër 10-11 gjuhët më të rëndësishme në botë, sipas shkencëtarëve-linguistikë dhe ata që duhet ta ruajnë më shumë këtë thesar, që e kanë detyrë, jemi ne, shqiptarët. Dhe pastaj po dëgjoja prapë për “Uskanën”, sa e kishte ndihmuar luftën e Kosovës dhe çështjen kombëtare, e lidhur me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, së pari e lidhur me vetveten, po rimëkëmbej pas pandemisë globale, por kujdes, ka dhe pandemi të tjera, përçarjet, mbyllja, prapaskenat, egoizmat banale dhe korrupsioni, degët e përgjumura që i zgjon interesi i vobektë, ju jeni shembull i hapjes dhe i perkushtimit, me kulturë dhe koncerti sonte prandaj quhej “Ama”, thashë unë, që do të thotë burim, mëmësi, të mos harrohen trojet amë… Atdheu t’i mbajë hapur dyert për bijtë dhe bijat e ikur dhe për bijtë e bijat e tyre, që shkollohen në universitetet e njohura nëpër metropolet e shkencës, të kulturës dhe sociologjisë, ata nuk janë braktisje dhe harrim, por zgjerim i atdheut, janë copa të gjalla Shqipërie nëpër botë që do të sjellin botë në dheun amë… kështu thoshte im bir, Atjoni, kur ishte student në Milano, ndërkohë dhe anëtar i Parlamentit Rinor Europian (E.Y.P).
Pallatet po më ngjanin si piano të mëdha nate. Ishim mbushur me muzikë përmallimi dhe dashurie…
blank
blank
blank
blank
blank

Valentin Lumaj: Ndalni marreveshjen e Vatres me Edi Ramen! Leter derguar Keshillit dhe Kryesise se Vatres

Vatra eshte në prag te nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi me Edi Ramen

 

Te nderuar Vatranë,

Vatra eshte në prag te nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi me Edi Ramen. Kjo nga burime konfidenciale. 

Në rradhe te pare Kanunorja nuk lejon marreveshje bashkepunimi politik e as ekonomik, pervec sherbim lobimi dhe avokatie per çeshtje kombetare.

Aq me keq, marreveshje me Edi Ramen, i akuzuar per tradheti ndaj Kosoves, i akuzuar per shpopullimin e Shqiperise, i akuzuar per kriminalizimin e jetes shoqerore ne Shqiperi, i akuzuar dhe i hetuar nga FBI per korrupsion madhor me McGonigal, i akuzuar per kontroll mbi gjykatat dhe prokurorine, SPAK-un dhe te gjitha pushtetet, i akuzuar per shkaterrimin e opozites në Shqiperi. 

Prape edhe me keq, nje marreveshje ne pragun e fushates se zgjedhjeve vendore në Shqiperi, ku opozita po perpelitet per mbijetese, nje marreveshje nga Vatra e Amerikes, do te ishte sherbimi me i mire ndaj Edi Rames dhe nje bese-premje ndaj Sali Berishes me te cilet zyrtaret e Vatres pozojne aq shume.

Sigurisht qe në Vater ka edhe socialiste, por asnje Vatran nuk duhet te pranoje dhe te lejoje qe Vatra te bjere në zullumin e politikes shqiptare.

Ju ftoj qe jo vetem te distancoheni, por ta kundershtoni dhe ta pengoni kete marreveshje, njoftoni miqte tuaj në Shqiperi e kudo. 

Do te isha shume i gezuar nese do te arrinim ta bllokonim kete marreveshje, e cila në fund te fundit eshte nje marreveshje interesash e kryetarit dhe nenkryetarit qe behet në emrin tuaj.

Ndersa informacionet jane te fresketa, me poshte eshte nje video ku nje zyrtar i Vatres, ne dhjetor, e deklaron vete kete qe po ju them une:⬇️

 

Sergio Bitiçi: Sipas ligjeve në SHBA, Vatra s’ka mandat për marrëveshje! Edi Rama asht i destinum për në burg!

blank

Ish Nënkryetari i Vatrës Sergio Bitiçi: Sipas ligjeve në SHBA, Vatra s’ka mandat për marrëveshje! Edi Rama asht i destinum për në burg!

Vëllezërit Bitiçi (Sergio, Mike, John, Joseph) – Vatranë veterenë, ajka e Shqiptaro-Amerikanëve të respektuar  janë vendosur në Amerikë prej më tepër se gjysmë shekulli. Prej atëhere ata janë në shërbim të kombit dhe Atdheut. Janë arratisur nga diktatura komuniste dhe kanë arsye që të jenë antikomunistë, demokratë, proAmerikanë.

Voal.ch po sjell më poshtë një reagim të ish nënkryetarit të Vatrës z.Sergio Bitici rreth lajmit se Federata Panshqiptare është duke bërë marrëveshje me Edi Ramën. Z.Bitiçi shkruan se veprime të tilla bien ndesh me legjislacionin në SHBA. Më poshtë po e sjellim të plotë reagimin:

“Marreveshja e ketyne njerezve naive asht bumerang i tyne dhe jo efektive,

sepse ata jane te pa mandat simbas ligjit ne SHBA dhe harrojne se ky asht vendi i ligjit te barabart per te gjithe.

Keta nenshkrues le te nguten sepse Rama asht i destinuem per burg.

Sergio Bitici
New York, NY

Valentin Lumaj: Vatra eshte në prag te nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi me Edi Ramen

 

blank

IN MEMORIAM: HAFËZ JUSUF AZEMI (1920-2023) TËRË JETËN PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE NË HAPËSIRËN ETNIKE DHE ÇLIRIMI I KOSOVËS

Nga Skënder Karaçica
Në moshën 103-vjeqare ka ndërruar jetë veprimtari më i vjetër në krahun e diasporës shqiptare në Amerikë, Hafëz Jusuf Azemi i lindur  më 1920 në fshatin Dobrosht të Tetovës. Jusuf Azemi qysh në moshën e rinisë, thuhet në kronikat  e kohës,i pati vërejtur padrejtësitë historike ndaj popullit shqiptar qysh nga koha mbretërore e Jugosllavisë (1918-1999) e deri në fund të shpërberjes të këtij shteti i formuar në vitin 1918 dhe një ogurzezë për shqiptarët e robëruar, që, në këto rrjedha historike asnjëherë nuk e njohën për shtetin e vet dhe në krah të saj Serbinë.
Për shkak të rrethanave të rënda pas ardhjes së pushtetit komunist në hapësirën etnike në Maqedoni,Hafër Jusuf Azemi me një grup të rinjsh shqiptarë marrin udhën për në Greqi, ku prej nga shkojnë në Bari të Italisë për të gjetur afër nacionalistët shqiptarë të udhëhequr nga Balli Kombëtar në krye me Mid`hat Frashërin, Vasil Andonin, Zef Palin, Hasan Dostin etjerë,që ishin të preokupuar me fatin e popullit shqiptar.Tërë rrjedha e këtyre ngjyrjeve të kohës janë zhvilluar në vitin 1945-1946,dhe në Itali në ketë vend Jusuf Azemi e takoi për herë të parë kryetarin e Ballit Kombëtar, Mid`hat Frashërin.
Jusuf Azemi si djalë i ri dhe në krah të Ballit Kombëtar zhvilloi një aktivitet me shpirt kombëtar, ku duhet theksuar se me vendimet e Kongresit të Ballit Kombëtar të mbajtur në Regio Emilia të Italisë, Mid`hat Frshëri e pati angazhuar Jusuf Azemin që t`i njoftojë anëtarët e ballit Kombëtar nga Kosova për rianëtarësim në frymën e Ballit Kombëtar, të cilën detyrë Jusuf Azemi, djali i ri nga Tetova e kryen  me kënaqësi dhe nivel të lartë.
Në kujtimet e Jusuf Azemit tashmë në dritën e historisë kombëtare,thuhet se takimet me burrin e madh të kombit dhe të trualllit shqiptar,Mid`hat Frashëri kanë mbetur të paharruara deri në fund të jetës .Në takimet tona në Çikago,Jusuf Azemi për takimin e tij me burrin e madh të kombit i kanë mbetur në zemër dhe në shpirt ndër vite të tjetës.Nga ai takim me Mid`hat Frashërin,në rrethet e aktiviteteve tona kombëtar në Çikago,Jusuf Azemi i thoshte me zemër e shpirt:,,Fjalët e fundit të shqiptarizmit e kanë Prishtina dhe Tetova,,-u kishte thënë burri i madh i truallit Frashëri.
Në këto vite,Jusuf Azemi u dallua në krah të Komitetit ,,Shqipëria e Lirë,,pas shpalljes në Paris më 26 gusht 1949 dhe angazhimi i tij për themelimin e organizatave tjera politike ishte pjesë e frymës kombëtare shqiptare.Ndonëse në Londër më 6 shtator 1949,në një konfrencë të shtypit të mbajtur nga Mid`hat Frashëri,që e ndërpret  për shkak se nuk ia mundësojnë të flasë për Kosovën dhe për ketë arsye  lindi iniciativa që të themelohej Lidhja Kosovare nga përfaqësuesit e Ballit Kombëtar me bijtë më të mirë të lindur jashtë kufinjve të Shqipërisë londineze.
Për jetën dhe veprimatrinë kombëtare të Jusuf Azemit,profesor Riza Sadiku,botoi Monografinë me të dhënat historike dhe të bollshme arkivore,,Hafëz Jusuf Azemi,një jetë për kauzën shqiptare në mërgim,,Botues:Muzeu i Kosovës,Prishtinë,2012
Mërgata shqiptare në Amerikë po ndahet sot nga veprimtari më i vjetër në mërgatën Jusuf Azemi dhe, si thuhet me gjuhën e De Radës,këndej detit në Amerikën e largët me kujtimet tona se e patëm për nder të punojmë e të veprojmë afër me zemrën dhe shpirt atdhe,që,shpeshherë na thoshte:Po të kem edhe një jetë,unë përseri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar për një Shqipëri Etnike në Ballkan!
Prof.Skënder Karaçica
blank

(Video) Boston: Organizata Massbesa dhe Katedralja e Shën Gjergjit priti koleksionin e Librave mbi Skënderbeun shekujt XVI-XIX Nga Ard Murraj, Gjergji Kovaçi

 

Patricia Nugee është anglezja e dashuruar me Prijësin Legjendar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe Shqipërinë. Ajo kaloi fund javën në Boston mes bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë e përkushtuar për të treguar koleksionin e saj me 37 tituj librash që kanë një thellësi vitesh botimi me fund shekullin 16-të.

E ftuar nga organizata Massbesa dhe Katedralja e Shën Gjergjit ky koleksion lëvizës shprehu mësëmiri çeljen e tij për të parën herë në SHBA.

Forma e zgjedhur si një rrëfim dhe bashkëbisedim me pyetje dhe përgjigje spikati gjatë zhvillimeve të programit në auditorin e katedrales ku u paraqitën tre ligjërues: Mikja e nderuar e shqiptarëve Patricia Nugee, Gazmend Kapllani (Kryetar i Programit të Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul në Çikago), “Kush është Skënderbeu dhe rëndësia e Tij historike”. Neka Doko, (Studiuese Ndërdisiplinore, Autore dhe Arkiviste e Bibliotekës Fan Noli në Boston), “Mbi koleksionin e librave rreth Skënderbeut në Bibliotekën Fan Noli”.

Julia Goga- Cook që shoqëron prej Londrës Koleksionin dhe Patrician, veçoi se mes botimeve të viteve 1500-1600-1700 dhe 1800, gjendet Fjalori i Parë i Frang Bardhit Latinisht-Shqip, një gur i çmuar i gjuhës dhe i botimit shqip. Patricia Nugee në njohjen me përmbajtjen e koleksionit prej 37 librash, (Nugee Collection of Antiquarian Books on Skanderbeg), thekson pikërisht njohjen e saj me botimin e vitit 1596, i pari me koleksionin, lidhja e ndjenjës dhe vazhdimësia e saj prej mëse 40 vitesh. Koleksioni flet vetë shprehet ajo dhe ndër të tjera se kush është Skenderbeu, Patricia të ngulit veçoritë e tij marrë nga një Botim i Edinburgut “Jeta e Gjergj Kastriotit, Mbretit të Epirit dhe Shqipërisë, të quajtur Skënderbe” .

Particia: “Mirëqenia kurrë nuk e joshi dhe as vështirësitë të mund ta thyenin. Ai nuk kishte as etje, as përfitim, e as tangërllëk për t’u kënaqur. Ai nuk kërkoi pushtet, por liri. Kur i kishte mundësitë, ai mbante një tryezë gostie për oficerët dhe miqtë e tij, por ai vetë hante një herë në ditë dhe me kursim. Ai nuk flinte kurrë, jo më shumë se pesë orë në ditë dhe në kohë me rreziqe mund të ngopej vetëm me dy orë. Ushtarët e tij kishin zakone të fisme, ishin dashamirës e mjaft të sjellshëm, në përgjithësi shumë të thjeshtë, por të veshur si duhet dhe me praninë e tyre të jepnin kulmin e  madhështisë. Shprehur me një fjalë si mbret, ushtar dhe i krishter, nëse ka  pasur ndonjëherë një figurë të përsosur, ajo është e Skënderbeut”.

Interesimit iu përgjigjën mjaft vizitorë vlerësues, traditës dhe kulturës shqiptare, historisë, studiues, përfaqësues të medias në diasporë të cilëve iu pasqyrua koleksioni, njohja me përpjekjet për formimin, mirëmbajtjen dhe të ardhmen e tij me rëndësi mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Patricia zgjeron njohjen me dhjetra bashkëbisedues, shkëmben këshilla dhe dëshira duke i vlerësuar prijësin historik si shembulli frymëzues i shqiptarëve për të ardhmen. E palodhur dhe që nuk tregon moshë kur gjendet në të tilla takime mirëpret edhe fotografitë e herëpashershme me pjesëmarrësit aq sa edhe shkëmben lidhjet në distancë kur ato i ofrohen si falenderim.

Duke shfrytëzuar rastin e njohjes e gati të 30 viteve më parë sëbashku në Malin e Krujës (Vizita e saj e dytë në Shqipëri në vitin 1994, mbjellja e një plantacioni fidanësh dushku për nderim të Skenderbeut), provuam në Boston edhe njëherë përsëritjen e rastësisë, që ky rruzull është i vogël dhe na lidh përmes një figure si Skenderbeu,… . Patricia Nugee edhe atëhrë si edhe sot shprehej se u dashurua me një figurë madhështore kur lexonte historitë për Prijësin Legjendar Skenderbeun. Ky vlerësim dhe respekt u nda mes të pranishëmve gjatë dy ditëve të njohjes me koleksionin e librave të vjetër, në Katedralen e Shën Gjergjit, Boston. Me mjaft shpresa dhe dëshira gjithashtu shihet se ky koleksion do të mund të bëhet i njohur edhe në të tjera bashkësi ku jetojnë e punojnë shqiptarët deri sa një ditë do t’i përkasë Muzeut në Krujë.

Realizuar nga abmstudio dhe UsalTV
(ArdMurraj, Gjergji Kovaçi)
Boston 11-12 Mars, 2023

blank

REZISTENCA HEROIKE DHE FLIJIMI I FAMILJES JASHARI Liria nuk ka çmim Nga MSc. Agim Aliçkaj

blankPër heroin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari është folur e do të flitet, është shkruar e do të shkruhet. Vepra e tij heroike do të vlerësohet, festohet dhe do të studiohet me shekuj nga populli shqiptar por edhe nga popuj të tjerë të botës, të cilët ballafaqohen me shtypje, robëri dhe padrejtësi të formave të ndryshme.

Lufta për liri dhe rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist serb ka filluar në momentin kur këmba serbe ka shkelë në tokat e shtrenjta arbërore. Në dalje e sipër nga pushtimi i egër 500 vjeçar turk, në pamundësi për të krijuar ushtri të rregullt dhe të armatoset si duhet, ky popull i shumëvuajtur por heroik, ka luftuar me breca, thika e sopata, me pak armë e municion të siguruara me shumë vështirësi. I organizuar në grupe familjesh, fshatrash dhe kaqakësh nëpër qeta të vogla, kurrë nuk ka pushuar së luftuari në mbrojtje të familjeve, shtëpive dhe tokave të veta stërgjyshore.

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor të vitit 1997, shënon kthesë të madhe në luftën për liri kundër pushtuesit serb. Për herë të parë, që nga Liga e Prizrenit e vitit 1878, filloi një rezistencë e organizuar, me formacione ushtarake e cila u shëndrrua në një ushtri të mirëfillët kombëtare. Padyshim se, meritat më të mëdha për këtë i takojnë komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ai i tregoi mbarë botës se liria nuk ka çmim. Në vijë me thënien e njohur të amerikanit Patrick Henry “Give Me Liberty, or Give Me Death” ( Më Jep Lirinë, ose Më Jep Vdekje) ai dhe familja e tij, të rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria terroriste serbe e pajisur me armatim të rëndë, luftuan burra, gra dhe fëmijë, pa ju trembur syri deri në vdekje, në mbrojtje të familjes, shtëpisë dhe të lirisë së mbarë popullit shqiptar.

Me flijimin e Ademit dhe 56 anëtarëve të familjes Jashari, shpërtheu vullkani i pashueshëm i lirisë, flakët e të cilit e përfshinë bishën e egër serbe për ta shkulur përgjithmonë nga tokat shqiptare të Kosovës. I gjithë kombi shqiptar u ngrit në këmbë. Vërshuan vullnetarët nga të gjitha Trojet shqiptare, vërshuan mërgimtarët nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera të botës. Djemt më të mirë shqiptaro-amerikanë krijuan brigadën e lavdishme Atlantiku dhe u nisën për në vendlindje, në mbrojtje të lirisë.

Në përkrahje të luftës për liri në Kosovë dhe afirmimit të çështjes kombëtare shqiptare në Amerikë vazhdonte pandërpre aktiviteti lobist i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të ish-Kongresmenit me prejardhje arbëreshe Joseph DioGuardi dhe Këshilltares për Çështje Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi. Me punë të palodhëshme, dyert e Washingtonit ishin hapur për Kosovën liridashëse dhe ishin mbyllur për shtetin kriminal Serb të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviq.

Liga ishte organizata e parë shqiptaro-amerikane e cila doli haptas në përkrahje të UÇK-së me deklaratën e saj publike në fillim të muajit Shkurt 2008. Organizoi protesta të mëdha në përkrahje të saj në Washington para Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill-it ku morën pjesë shumë Senator dhe Kongresmen të njohur amerikan. Në dëgjimin e organizuar nga Kongresi Amerikan, në Mars të vitit 1998, pak ditë pas vrasjes së familjes Jashari u konfrontua dhe u hudh poshtë përpjekja e Ambasadorit Gelbard për ta shpallur UÇK-në organizatë terroriste. Me forcën e argumenteve dhe me fakte, nuk mund të shpalleshin terrorist ata që mbroheshin dhe flijoheshin në shtëpitë e veta si familja Jashari !

Fati dhe ekzistenca e Kosovës dhe kombit shqiptar është e lidhur ngushtë me Amerikën. Evropa nuk ka as kaqik as vullnet për ta kundërshtuar hegjemonizmin dhe ekspansionizmin ruso-serb. Për më keq, shumë shtete evropiane të helmuara nga propaganda shoviniste serbe dhe të varura nga gazi rus, kanë formuar qëndrime paragjykuese dhe nënçmuese ndaj kombit shqiptar në baza nacionale dhe fetare.

Vetëm rezistenca e popullit shqiptar me përkrahjen e Amerikës e ndalon turrin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Interesat strategjike amerikane përputhen plotësisht me interesat strategjike shqiptare. Edhe kur ndonjë diplomat apo ambasador amerikan nuk mban qëndrimin e drejtë, për shkak të interesave gjeostrategjike, është Kongresi i cili i peshon më mirë interesat dhe sigurinë nacionale amerikane.

Në luftën shekullore kundër okupatorit serb, Komandanti legjendar Adem Jashari me familje dhe shumë luftarë tjerë të lirisë luftuan dhe ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Ata e dhanë jetën për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha Trojet Tona. Ata na lanë amanet ta vazhdojmë veprën e tyre të shenjtë, të mos ja lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë okupatorit serb dhe tjerëve, ta vazhdojmë rezistencën deri në mundjen përfundimtare të Serbisë shoveniste.

Pranimi i çdo marrëveshjeje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës do të ishte shkelje e gjakut të tyre dhe tradhti kombëtare.

blank

Senatori Menendez: Zëri i arsyes & drejtësisë Amerikane: “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik” Nga MSc. Agim Aliçkaj

blank

Senatori i mirënjohur Robert Menendez mban një post shumë të rëndësishëm, ai është Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan. Ky komitet konsiderohet si një nga më të fuqishmit dhe më prestigjiozët në Senat, për shkak të historisë së tij të gjatë, ndikimit të gjerë në politikën e jashtme të SHBA-së, juridiksionit mbi të gjitha nominimet diplomatike dhe si i vetmi Komitet i Senatit që diskuton dhe konfirmon traktatet ndërkombëtare.

Doktor i Jurisprudencës, Senatori Menendez ka qenë në shërbimin publik të popullit amerikan për pesëdhjetë vjet dhe ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme. Me njohurinë dhe përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut kudo në botë mund të krahasohet me kongresistin legjendar Tom Lantosh. Si fëmijë i një familje emigrantësh ikur nga Kuba e kupton fare mirë ndjekjen e njerëzve të pafajshëm nga regjimet komuniste dhe fashiste si Kuba dhe Serbia.

Fjalimi i tij në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga heronjtë e gjallë të kombit shqiptar Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi ishte historik. Qëndrimet e tij ishin të qarta, të arsyeshme, të argumentuara, të drejta dhe të forta. Njohuritë e tij, edhe në detaje, për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës janë mbresëlënëse.

“Zgjidhja e përhershme nuk mund të arrihet me vendime të këqija afatshkurtra”, tha Menendez. “Kosova e ka pranuar planin e Ahtisaarit dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia. Kushtetuta e Kosovës në bazë të këtij plani garanton të gjitha të drejtat e pakicës serbe. Ka edhe keqpërdorime nga ana e tyre, në komunat me shumicë serbe nuk mësohet gjuha shqipe, ndërsa në ato me shumicë shqiptare mësohet serbishtja”.

“Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik, i cili krijon përçarje etnike dhe minon funksionimin e shtetit. Njohja e pavarësisë është e para, gjithçka tjetër është e lidhur dhe mund të zgjidhet me të. Kjo nuk është e mirë vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin, si dhe për interesin kombëtar dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Mospajtimi i tij me Departamentin e Shtetit tregon bukurinë e demokracisë dhe gjenialitetin e Kushtetutës Amerikane. Dy degë të ndryshme me qëndrime të ndryshme. Administrata amerikane, si degë ekzekutive, ka hapësirë ​​të mjaftueshme për vendime taktike në politikën e jashtme. Por, në një afat të gjatë, veprimet e tyre duhet të shpjegohen dhe të harmonizohen me degën legjislative, në përputhje me interesat strategjike amerikane.

Diplomatët amerikanë do ta kenë shumë vështirë t’i arsyetojnë veprimet e tyre të fundit në Ballkanin perëndimor përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan. Minoriteti serb ka më shumë të drejta dhe privilegje se çdo minoritet tjetër në botë. Shqiptarëve në Serbinë jugore u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Parimi i vetëvendosjes nuk mund të aplikohet sipas dëshirës, ​​vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen shteti ku jeton.

Si mund ta arsyetojnë mbështetjen dhe ledhatimin e Serbisë, të një shteti hegjemonist autokratik, ngatërrestar i vazhdueshëm dhe destabilizues i përhershëm i Evropës?! Si mund ta nënçmojnë dhe kërcënojnë Kosovën, një shtet paqësor dhe demokratik të krijuar nga vetë Amerika, me popullin më proamerikan në botë?! Arsyetimi me interesa të përkohshme gjeostrategjike nuk do të iu mjaftojë për t’i anashkaluar vlerat e shenjta të përhershme amerikane, drejtësinë, tolerancën, diversitetin dhe përfshirjen.

Populli shumicë i Kosovës e ka zgjedhë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani për ta shpëtuar Kosovën. Ata duhet ta përballojnë presionin e padrejtë ndërkombëtarë për asociacion të pastër etnik serb dhe lëshime tjera të dëmshme në kurriz të shtetit që e përfaqësojnë.

Kosova nuk ka asnjë obligim që ta pranojë marrëveshjen e cila është shpallë jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Lidershipi i Kosovës duhet ta refuzojë atë edhe nëse diplomatët ndërkombëtarë janë të pakënaqur, edhe nëse nuk takohen me ta, edhe nëse nuk u japin viza, edhe nëse i kërcënojnë me sanksione dhe izolim. Mërgata e fuqishme shqiptare do të mobilizohet dhe do të ketë forcën ta mbështesë Kosovën në çdo aspekt. Nëse rrëzohen nga pushteti, populli i Kosovës do t’i votojë sërish me 80% të shumicës.

Nëse Serbia guxon t’i hyjë aventurës së luftës do të mbarojë keq për te. Ballkanin do ta përfshijë flaka. Kosova do të bëhet varri i Serbisë.

Me lutje dhe lëshime, Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Ka vetëm një zgjidhje për këtë konflikt të krijuar nga Serbia. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende dhe anëtarësimi i përshpejtuar në NATO. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet paqja dhe siguria. Nëse vendet perëndimore nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, dialogu me Serbinë është i pakuptimtë.

Zëri i arsyes dhe drejtësisë i senatorit Menendez në këtë drejtim duhet të merret parasyshë. Deklarata e tij publike është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtim të duhur.

E drejta e popullit të Kosovës për të ekzistuar dhe jetuar i lirë në paqe dhe harmoni me vendet fqinje duhet të respektohet.

 

Pjesë nga fjala ime në takim:

I NDERUARI SENATOR MENENDEZ,

Tridhjetë e dy vjet më parë u largova nga Kosova me familjen time, duke i shpëtuar shtypjes shtetërore serbe. Erdhëm në Amerikë, vendi më i mirë në botë, vendi i demokracisë, drejtësisë dhe mundësive. Ne po jetojmë ëndrrën amerikane ashtu si miqtë e mi këtu dhe mijëra shqiptaro-amerikanë të tjerë anembanë vendit.

Ne duam që njerëzit në Evropën Juglindore të jetojnë të njëjtën ëndërr në paqe dhe prosperitet. Fatkeqësisht, këtë e pengon sjellja agresive e vetëm një vendi, shteti hegjemonist shovinist i Serbisë i ndihmuar dhe nxitur nga Rusia.

Serbia është një agresore, e cila ka shkaktuar katër luftëra dhe dy gjenocid, në Bosnje dhe Kosovë. Serbia nuk ka ndryshuar asnjë grimë. Ajo po përpiqet të arrijë të njëjtat qëllime si krimineli i luftës Millosheviq, duke përdorur metoda të ndryshme. Popullit serb i është shpërlarë truri me gënjeshtra dhe propagandë dhe është helmuar me urrejtje për shqiptarët dhe kombet e tjera përreth. Denazifikimi i Serbisë është më se i nevojshëm për t’i dhënë një shans paqes.

Në prill të vitit 2002, në një ngjarje të organizuar nga LQSH-a, Presidenti Biden atëherë Senator ka thënë:- “Derisa populli serb të shikojë vehtën në fytyrë, të kuptojë se çfarë kanë bërë udhëheqësit e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të heqin këtë nocion të viktimizimit, ata kurrë nuk mund të shërohen nga sëmundja se ata janë të shtypurit dhe ky cikël do të vazhdojë dhe do të vazhdojë…”. Ky cikël po vazhdon edhe sot.

Populli shqiptar është gati të ecë përpara dhe t’i bashkohet Evropës demokratike. Ata nuk e urrejnë popullin serb. Ata e urrejnë shtetin serb që është përpjekur t’i shfarosë në koordinim me Kishën Ortodokse dhe Akademinë e Shkencave Serbe. Planet e tyre të errëta janë të shkruara dhe të dokumentuara. Kosova nuk kërkon hakmarrje, por pret që kriminelët serbë të gjykohen.

Në shkurt të vitit 2021, Presidenti Biden tha se “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të përqendrohet rreth njohjes reciproke”. Ai e di këtë çështje më mirë se kushdo. Ai e di se si politikanët serbë gënjejnë, shtiren, mashtrojnë, trillojnë dhe luajnë viktimën.

Është përtej çdo imagjinate pse diplomatët evropianë dhe amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë drejtimin e tij. Është kaq e dhimbshme të shohësh një ambasador amerikan duke thënë se i vjen keq që Serbia ishte bombarduar për kryerjen e gjenocidit. Aq më tepër një tjetër diplomat amerikan që kërcënon qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës. Shpresojmë që të mund të kontaktoni personalisht me Presidentin Biden dhe të gjeni mënyrën për ta ndaluar këtë padrejtësi të paparë.

Mikpritja dhe kodi i nderit i quajtur Besa janë vlera të mëdha të traditës shqiptare. Konsiderohet se shtëpia i përket mysafirit dhe Zotit. Në bazë të kësaj tradite populli shqiptar ka shpëtuar të gjithë hebrenjtë që jetuan ose arritën në tokat shqiptare gjatë Holokaustit. Jam shumë krenar që babai im Arif Aliçkaj ishte pjesë e kësaj përpjekjeje mbarëshqiptare. Shtëpia jonë sot ju përket juve Senator Menendez, mysafirëve dhe Zotit.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Zoti e bekoftë popullin amerikan!

blank

 

blank

(Video) KRYETARI I FEDERATËS VATRA, ELMI BERISHA, KA MANIPULUAR VOTAT E DELEGATËVE,TË JAPË DORËHEQJEN Nga Valentin Lumaj/Michigan

 

(Bashkwngjitur, video dhe evidenca të vjedhjes dhe manipulimit të votave të Delegatëve të Kuvendit të Vatrës 26 Shkurt 2022.)

 

Dje u bë një vit nga Kuvendi i Federatës Vatrra, i cili, siç e thonë të gjithë në Vatër ishte problematik dhe nuk arriti që t’i përfundojë punimet. Mbas një viti diskutimesh dhe debatesh nga ato të ashprat brenda strukturave, Vatra akoma nuk po gjen qetësinë e saj, kaq të nevojshme për anëtarët e saj vullnetmirë. Duke parë se Vatra vetë nuk po arrin që ta mposhtë të keqen brenda saj, po bëj këtë hap, duke ju drejtuar publikut shqiptar dhe sidomos atij shqiptaro-amerikan, që ta gjykojë dhe pse jo ta ndihmojë Vatrën në këtë situatë të vështirë që ndodhet. Mos harroni, Vatra është aset i të gjithë shqiptarëve.

 

Do të doja të gjej një fjalë më të butë, por nuk gjej më të përshtatshme se VJEDHJA e votes së delegatëve në Kuvendin e 26 Shkurtit, ishte në mes shumë të tjerash akti më i shëmtuar, i cili ka lënduar shpirtrat e vatranëve. Pa qenë brenda Vatrës, çdokush e ka të vështirë ta besojë që ky akt ka për protagonist kryetarin dhe nenkryetarin e Vatrës, që tashma po vërtetohet me zë dhe figurë.

 

Megjithëse Kryetari i Vatrës i ka bllokuar videot e Kuvendit, prapë ne mundëm që të sigurojmë disa pamje ku tregohet momenti i verifikimit dhe regjistrimit të mandateve tw delegatwve nga kryesia e Kuvendit, dhe pjesën e votimit të nenit për mandatin 4-vjeçar për kryetarin e vatrës, kjo e dyta e publikuar para disa ditësh nga vatrani veteran Lek Mirakaj. Aty, ju mund të shihni dhe degjoni, se si i hiqet vota njërit dhe i kalohet tjetrit, sikur të mos sihin vota por gurabia. Këto video i kam bashkëngjitur në një.

 

Për sqarim, në Kuvendin e Vatrës në Shkurt 2022, unë si delegat i Michiganit, isha i mandatuar nga kryesia e Degës me shkrim dhe certifikuar nga Kuvendi për dy vota, për atë të Michiganit dhe votën e deleguar të Richard Ndojës (Kolec Ndojës) të Floridës së Jugut. Nga pamjet në video, gjatë verifikimit të mandative, unë u ngrita dy here në këmbë, dhe u dola për zot këtyre dy mandateve të cilat u verifikuan dhe u regjistruan nga Kryesia e Kuvendit. Për më tepër, unë kisha autorizimin me shkrim nga kryetari i degës Michigan, z. Rakaj, ku një kopje e tekstit me shkrim është mbas videos së parë.

 

Nuk arrij që ta shpjegoj se pse, por votimi i nenit mbi mandatin 4-vjeçar të kryetarit të Vatrës u përsërit tre here. Ky nen për t’u aprovuar kërkonte 18 vota nga 27 gjithsej, pra 2/3. Herën e parë, ky nen mori vetëm 11 vota, që degjohet qartë në video. Me gjasa, personat e interesuar që kërkonin me ngulm një mandat 4-vjecar, Alfons Grishaj dhe Besim Malota, me britma në formë kërcenimesh, ndërhynë tek delegatët në mënyrë të kundraligjshme për një process votimi dhe pati ndikim në rezultatin e votave. Për shembull, delegati Rafael Floqi, i cili, siç duket në videon e parë, ishte mandatuar për votën e tij dhe votën e deleguar të Gani Vilës, herën e parë votoi me dy votat e tij kundër mandatit 4-vjeçar, por kur votimi u përsërit, votoi pro, kjo mbas ndërhyrjes së Alfons Grishaj, i cili megjithëse nuk kishte asnjë rol në kuvend, degjohet në video tek ju flet delegatëve me zë të lartë.

 

Fillimisht, pati tendenca nga Grishaj dhe Musabelliu për t’ja kaluar nje votë timen delegatit Rafael Floqi, por kryetari i Kuvendit, Ervin Dine, flet qartë që Rafaeli dhe Valentini kanë nga dy vota. Unë votova kundër mandatit 4-vjeçar me dy votat e mija, Rafaeli votoi pro me dy votat e tij.

 

Në momentin e numërimit të votave, në tentativë për të arritur me çdo kusht 18 votat e nevojshme për të kaluar nenin, duket qartë manipulimi dhe tjetërsimi i votës time nga zonja Veliu kur thotë: “po ia heqim një votë zoterisë [Lumaj] dhe ja kalojmë tek Floqi”, thotë ajo me zë të plotë.

 

Për sqarim znj. Veliu zevëndësoi përkohësisht sekretarin e zgjedhur të kuvendit, z.Eduart Aranitasi, pra nuk kishte asnjë tagër për të numruar votat, dhe roli I sajkishte mbaruar me kthimin e sekretarti Aranitasi në tavolinë. Ndoshta mungesa e informacionit për Nazon, ngaqë nuk ishte ajo që bëri verifikimin e mandateve, ishte arsyeja që Nazua ju nënshtrua presionit të z. Grishaj dhe z. Malota, të cilët urdhëronin nga salla për të tjetërsuar votën time. Ajo është zonjë me karakter të fortë. Unë kundërshtova, ngrita duart gjithë kohën, u ngrita në këmbë, bëra debat me Grishajn dhe Malotën, ju tregova edhe mandatin, bëra aq sa ma lejonte etika e një vatrani, dhe me shpresë qëgjërat do te sqarohen më vonë.

 

Megjithë kalimin e votës time tek z. Floqi, prapë 17 votat e deklaruara nga Nazo Veliu mbas numërimit final, prapë nuk plotësojnë 2/3 e nevojshme. Edhe duke e ditur këtë, z. Besim Malota, i cili nuk kishte asnjë rol në Kuvend, më vonë e manipulon edhe një here rezultatin e votimit dhe paraqet një procesverbal (shih më poshtë) ku thuhet se kryetari mori 18 vota nga 27. Çfarë ka lënë gojëhapur vatranët është reflektimi në Kanunoren e Vatrës I këtij manipulimi duke i dhënë kryetarit një mandate 4-vjeçar.

 

Për informacion, në Amerikë shoqatat dhe organizatat jo-fitim prurëse kanë në përgjithësi mandate 2-vjeçare për kryetarët, meqenëse janë detyra shoqërore pa rrogë. Bazuar në Kanunoren e saj të vitit 1926, Vatra ka operuar me një mandate një-vjeçar. Kur u pyet një herë nënkryetari Grishaj se ç’e doni katër vjet për kryetarin, qe Përgjigj: “vlla, të rregullojmë disa punët tona një herë, mandej e bajmë dy vjet”!!!!

 

Ka një vit që në Vatër debatohet ky nen. Dejtuesi i Vatrës, Elmi Berisha, fillimisht bllokoi të gjitha pamjet filmike të regjistruara. Kur unë i pata kërkuar kameramanit të Vatrës, Dritan Haxhia videot e kuvendit, ai një herë më tha po, por mandej qe përgjigjur: nuk mundem vëlla, kam marrë urdhër nga Kryetari i Vatrës që të mos jepen videot për vatranët dhe publikun.

 

I nderuar publik i ndershëm dhe i ndjeshëm shqiptar, sidomos ju që keni përqafue edhe vlerat e qytetërimit amerikan, Vatra e kolosëve të kombit, Noli dhe Konica, ka shkarë nga shinat ku dikur ishte aq e dinjitetshme. Vatra ka nevojë për të gjithë ne, që ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga dy persona që sot po e trajtojnë në mënyrë tribale dhe nepotike për interesa personale. Ju lutem bashkojuni zërit të ngritur të vatranëve të ndershëm dhe patriot, që nuk jam vetëm unë.

 

Fillimisht kanë qenë rreth 20 vatranë të cilët kërkuan kuvend shtesë dhe deklaruan se kryetari nuk i kishte marrë votat për mandatin e tij 4-vjeçar, ndër ta Vatranë elitarë që i kanë shërbyer Vatrës për shumë dekada, përmend Sergio Bitici, Naum Prifti, Cezar Ndreu, Shpëtim Ndreu, Klarenc Novaku etj.

 

Fill mbas, kryetari i Kuvendit Ervin Dine, deklaroi zyrtarisht me shkrim se Kuvendi nuk i përfundoi punimet dhe de ka refuzuar që të nënshkruajë procesverbalin përfundimtar të manipuluar të

 

Kuvendit, mbasi kryetari nuk i kishte marrë votat për një mandate 4-vjeçar. (Shih dokumentin më poshtë)

 

Sekretari i Kuvendit, z. Aranitasi, nuk e ka nënshkruar procesvervalin përfundimtar të Kuvendit.

 

Më vone edhe kryeredaktori i Gazetës Dielli, i ndjeri Dalip Greca doli kundër këtij mandati 4- vjecar.

 

Zonja e nderuar, dr. Hilmije Mara, pati deklaruar në një intervistë të dhënë edhe si delegate dëshmitare, se neni për 4-vjeçarin e kryetarit të Vatrës nuk i mori votat e mjaftueshme. Kjo deklaratë u botua tek gazeta Dielli, dhe u hoq më pas për arsye të deklarimit të saj.

 

Redaktorja e Diellit, intelektualja e nderuar, Rafaela Prifti, pati botuar një artikull mbi votimet e Kanunores së re, ku vinte në pikëpyetje legjitimitetin e votave të delegatëve. Megjithëse redaktore e diellit, artikulli i saj nuk u lejua të publikohej tek gazeta Dielli.

 

Komplet dega Mannhattan me kryetar Agustin Mirakaj, kanë deklaruar në vazhdimësi se kryetari nuk i mori votat e mjaftueshme për një mandatt 4-vjecar.

 

Vatrani i nderuar veteran Lek Mirakaj, në vazhdimëri ka deklaruar se Neni për 4-vjecarin e Kryetarit nuk kaloi dhe së fundmi publikoi një video ku paraqiten momentet e votimit dhe manipulimit të votave.

 

Para pak kohësh une pata organizuar një pyetësor enkas për këtë nen, ku janë pyetur rreth 30 anëtarë të kryesisë dhe të Këshillit dhe figura të tjera Vatrës. Për etikë nuk do të paraqes emra, por shumica absolute e tyre janë shprehur kundër një mandati 4-vjeçar.

 

Po ashtu jemi dëshmitarë te rritjes së zërave dhe presionit për një mbledhje të Këshillit të vatrës për të zgjidhur këtë çështje dhe shumë të tjera.

 

Vetëm ditët e fundit Kryesia e Vatrës nxorri nën dorë kopje të Kanunores së re, ku shkruhet se mandati i Kryetarit është katër vjet. Ky është akti më i rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në Vatër.

 

Edhe pse, me zë dhe figurë dhe dëshmitarë të gjithë atyre që ishin në atë process zgjedhor, votat e delegatëve vidhen dhe rezultati manipulohet pa dhënë asnjë shpjegim.

 

Ja të dashur shqiptarë, kemi mbërritur në këtë pikë, në këtë situatë në Vatër, që në fakt shkeljet janë shumë më tepër se kaq. Jepeni vetë gjykimin tuaj se në çfarë duarsh ka rënë Federata Vatra. Ju bie në kujtesë, një postim të mëparshëm, ku faktuam abuzimin me $60 dollarë të buxhetit të Vatrës.

 

Kështu vidhen votat dhe dollarët në Vatër, shqiptarët ndaj shqiptarëve, tashmë amerikanë. Në vend që Vatra të jetë shembull i aplikimit të demokracisë amerikane, i këtyre të drejtave dhe lirive që ky vend i bekuar na ka dhënë dhe mësuar, dy-tre persona me të shkuar që të lë të dyshosh, të cilët kanë mashtruar edhe më parë me burgjet ordinere apo me edukimin e tyre akademik, sot bëhen shembëlltyra e antivlerës, duke na njollosur ne të gjithëve si vatranë.

 

Si përfundim:

 

Mbas këtyre provave të pakundërshtueshme, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për një mandat 4-vjeçar. Meqenëse Kuvendi i 26 Shkurtit 2022, u mblodh bazuar në Kanunoren e Vatrës të vitit 1926, si kusht nga gjykata Federale Amerikane, kjo detyron drejtuesit e Kuvendit dhe të Vatrës qe ta zbatojnë atë siç është shkruar pa asnjë ekuivok.

 

Meqenëse ky nen nuk kaloi dhe kanunorja e re e miratuar nuk parashikon zgjidhje tjetër, atëherë automatikisht mbetet në fuqi Nyja 11 (shih nenin më poshtë) e Kanunores 1926, bashkëngjitur kanunores së re, që përcakton një mandat një vjeçar të Kryetarit, pra mandati i kryetarit të Vatrës ka mbaruar dje me datë 26 Shkurt.

 

Prandaj, bazue në Kanunoren e Vatrës dhe mbi këto evidenca më poshtë, i bëj thirrje publike shoqnore kryetarit të Vatrës Elmi Berisha, që brenda 7 ditëve të japë përgjigje, ose:

1- të pranojë vullnetin e shumicës së vatranëve dhe të japë dorëheqjen,

2- të deklarojë një Kuvend të ri.

Në të kundërt, shumë kjo çështje do të ndiqet me rrugë ligjore në një gjykatë Federale amerikane.

Valentin Lumaj, Michigan, 27 Shkurt 2023

 

 

blank blank blank blank blank blank

blank

U festua me madhështi Pavarësia e Kosovës në Michigan Nga Valentin Lumaj, Michigan

 

Të shtunën me 18 Shkurt, në sallën moderne të Qendres Kulturore Nënë Tereza, u festua 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Kosova në bashkëpunim më Këshillin e Kishës Zoja Pajtore.

Pregatitjet për këtë festë dukshëm kanë qenë të gjithanshme, që nga dekorimi, programi i pasur artistik, të ftuarit e nderit dhe ushqimet tradicionale shqiptare. Moren pjesë rreth 400 persona. Spikatën të ftuarit e nderit nga shteti amerikan; mori pjesë perfaqësuesi i Senatorit Gary Peters Mr. Michael Schmid, përfaqësuesi i Kongresistes Lisa McClain, Mr. Alex Aprile, nga kleri Katolik moren pjesë Dom Fran Kola, i cili shërben në një famulli në Gjilan, Dom Fred Kalaj, dhe dom Giovani Kokona, të dy famullitare i Kishës së Shën Palit dhe i zoti shtëpisë I përndershmi Dom Ndue Gjergji.

Ligjëruesi i nderit ishte ftuar nga Kosova prof. dr. Lush Culaj. Gjithashtu ishin ftuar me kohë dhe morën pjesë përfaqësuesit e shoqatave atdhetare, përfaqësues të mediave lokale shqiptare, vizive dhe të shkuara në Michigan.

Gjithashtu moren pjese perfaqesues i kompanise Coca-Cola, Joshua Bennett, dhe perfaqesuesi i Leonard’s Sirup, Lucas Iskra

Mbrëmja fesive u moderua nga artistja e njohur Joli Paparisto dhe Mentor Nrejaj.

Festa filloi me nje paradë flamurit Amerikan, flamurit Shqiptar dhe flamurit të Kosovës, e cila u shoqërua nga hymnet kombëtare Amerikan dhe Shqiptar, të kënduara nga këngëtarja Ledi Paparisto. Parada e flamujve u aktrua nga grupi i valles “Illyrians” të Kishës Zoja Pajtore të cilët mbas paradës performuan një valle patriotike nën shoqërimin më tupan nga Arsid Ceka.

Darka u hap nga tre famullitarët Dom Ndue Gjergji, Dom Fred Kalaj dhe Dom Fran Kola, të cilët në përshëndetjet e tyrë uruan pavarësinë e Kosovës dhe bekuan Darkën.

Më pas përshëndeti perfaqësuesi i senatorit Peters, Michael Schmid, i cili i dorëzoi kryetarit të Shoqatës Kosova Gjergj Qeta një Certifikatë Mirenjohjeje. Zoti Qeta, në fjalën e tij solli në kujtesë luftën dhe përpjekjet e popullit shqipar të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Mbas përshendetjes së përfaqesuesit të Kongresistes Lisa McClain, Alex Aprile, fjalën e rastit e mori prof. dr. Lush Culaj, i cili mbajti ligjëratën e tij mbi rëndësinë historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ceremonia vazhdoi me dy valle të grupit “Illyrians”, që tërhoqën vemendjen e të pranishmëve, jo vetëm me pregatitjen profesionale, por edhe me veshjet e mrekullueshme kombëtare shqiptare.

Në vazhdim përshëndetën përfaqësuesit e shoqatave atdhetare në Michigan, respektivisht: Ndrek Gjolaj për shoqatën Malësia e Madhe, Vilson Sinishtaj për Shoqatën Jehona e Malësisë, Fran Nucullaj për shoqatën Koja, Ndue Ftoni për shoqatën Dukagjini, Lindon Lajcaj për shoqatën Rapsha në Mërgim, Albert Arapaj për shoqatën Mirdita, Mark Gjokaj për keshillin Gjergj Fishta dhe Valentin Lumaj për shoqatën Kastrati. Ata në pershendetjet e tyre përcollën urimet e tyre për pavarsinë e Kosovës dhe folën për në figurën dhe rolin e jashtëzakonshëm që luajti dr. Ibrahim Rugova, dhe heroi Adem Jashari, dhe thurën lavde për heronjt e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në vazhdim kënduan këngë patriotikë këngëtarët më të rinj të komunitetit, Valon Gjolaj dhe Albana Gojçaj.

Mbrëmja vazhdoi në një atmosferë gëzimi dhe harmonie. Ushqimet dhe shërbimi professional ishin nën kujdesin e menaxherit të sallës së Qendrës Kulturore, Ndrec Merditaj

Pjesa e dytë e mbrëmjes o plotësua nga grupi Artistik me këngëtaret e mirenjohur Albina Ndrejaj dhe Zef Duhanaj në shoqërimin profesional te muzikantit Elvis Tërshana.

Darka vazhdoi me një atmosferë gëzimi, ku pjesëmarrësit kërcyen dhe u argëtuan deri në orët e vona.

Shoqata Kosova dhe Dom Ndue Gjergji falenderojne dhe jane mirenjohes Keshillit te Kishes Zoja Pajtore dhe te gjithe donatoret dhe vullnetaret qe bene te mundur realizimin e kesaj feste madheshtore.

blank

blank

blank blank blank blank blank

blank


Send this to a friend