Klodiana Lala dhe Agron Shehaj, janë përplasur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me nismën e partisë Mundësia për të mbledhur 100 mijë firma pro drejtësisë, të cilat u dorëzuan në Departamentin e Shtetit në SHBA.
Debati:
Ylli Rakipi: Ju keni mbledhur 100 mijë firma pro SPAK, i ngarkuat, u nisët në Departamentin e Shtetit në Amerikë dhe i çuat aty, i dorëzuat, ju bëtë me dije atyre që keni mbledhur 100 mijë firma. Pse vallë i keni mbledhur firmat dhe pse duhet ta dinte DASH-i këtë?
Agron Shehaj: Deklarata e Kos është dëshmi e qartë se si perëndimi dhe përëndimorët shikojnë Shqipërinë nga jashtë dhe thonë ore këta dashkan korrupsionin dhe të korruptuarit, shoqëria është me të korruptuarit. Se siç tha edhe gazetari më parë, po të shohësh zgjedhjet e fundit, këta paskan votuar për të korruptuarit. Ne e pamë të arsyeshme të nisnim një iniciativë, ti thoshim qytetarëve shqiptarë, të mbledhim sa më shumë firma, vendosëm 100 mijë, për ti treguar opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, që nuk është ashtu siç duket, jo të gjithë shqiptarët, shumica e shqiptarëve nuk janë me të korruptuarit, nuk janë kundër drejtësisë por janë me drejtësinë. Nuk kemi shpikur asgjë, këto janë iniciativa që bëhen në perëdinm.
Klodiana Lala: Nuk kanë asnjë efekt real. Më thuaj cili është efekti real që sjell në sistemin tonë? Me këto firma çfarë arrin?
Agron Shehaj: Kush të tha se ka ndikim juridik apo real? Një protestë çfarë rezultati ka? Është një dëshmi, sensibilizim.
Klodiana Lala: Pra lëvizje politike që tregon se jeni në treg, propagandë për forcën tuaj politike, kaq.
Agron Shehaj: Kam thënë unë se ka vlerë juridike? Ju thoni qytetarët nuk ngrihen, nuk ngrenë zërin, nuk protestojnë, nuk mbajnë qëndrim. Edhe thoni pse nuk ngrihen.
Klodiana Lala: Zotëri, kjo e gjitha është lëvizje për të qëndruar në treg si forcë politike. Mirë bën, të jesh në domeinin publik dhe të marrësh vota. Por efekt real në sistem apo te qytetarët nuk ka.
Agron Shehaj: Çfarë efekti real thua? Jepi kuptim fjalëve që thua.
Klodiana Lala: Jam shumë e qartë, kërkon ta shmangësh. Thuaju qytetarëve pse keni mbledhur këto firma.
Agron Shehaj: Për ti treguar opinionit publik dhe ndërkombëtarëtve, se shqiptarët janë me drejtësinë, mbështesin drejtësinë, luftën kundër korrupsionit. Pse nuk të pëlqen kjo?
Klodiana Lala: Nuk më impononi dot mendimin tuaj dhe lëvizjen tuaj. Çfarë ju thanë amerikanët zoti Shehaj kur ju dërguat 100 mijë firmat?
Agron Shehaj: Nuk thanë çfarë efekti real kanë këto 100 mijë firma, sepse pyetja jote ishte qesharake. E vlerësuan, thanë shumë mirë, 100 mijë firma. 100 mijë firma janë 5% e votuesve në Shqipëri. Nëse nuk të pëlqen, ose jep mendim se çfarë duhet të bëjmë, por kjo ironi e pakuptimë që bën…
Klodiana Lala: Këto qesharake, ironike, nuk të shkojnë se je dhe politikan i ri.