Presidenti serb Aleksandar Vuçiç refuzoi një ftesë për të marrë pjesë në festimet e 20 vjetorit të rivendosjes së pavarësisë të Malit të Zi, duke thënë se nuk kishte “asgjë për të festuar” dhe se pjesëmarrja do të ishte si të “pështynte në fytyrë” popullin e tij.
Mali i Zi feston Ditën e Pavarësisë çdo vit më 21 maj. Festa kombëtare përkujton referendumin historik të mbajtur më 21 maj 2006, ku 55.5% e qytetarëve të vendit votuan për të rivendosur pavarësinë e plotë. Edhe pse Parlamenti malazez shpalli zyrtarisht pavarësinë disa ditë më vonë, më 3 qershor 2006, 21 maji mbetet festa shtetërore e përcaktuar ligjërisht.
Njëzet vjet pasi Mali i Zi rivendosi pavarësinë e tij, Presidenti i Serbisë refuzoi të merrte pjesë sipas tij në një “festim pompoz” që përkujtonte 20-vjetorin e shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia më 21 maj, sipas ANSA që citon Tanjug. “Mora një ftesë për të marrë pjesë në festimin pompoz të shkëputjes nga Serbia”,“Sigurisht, nuk do të shkoj. E dua Serbinë më shumë se çdo gjë tjetër në botë, dhe festimi i një ngjarjeje të tillë do të ishte një turp dhe një fyerje për mua dhe popullin tim. Lejojini të festojnë si të duan.” “Dua vetëm që qytetarët e Serbisë të dinë një gjë: ata po festojnë shkëputjen e tyre nga ne, Serbia, me shumë bujë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Do të kisha shumë për të thënë për paaftësinë e udhëheqjes sonë në atë kohë, por ata zgjodhën atë mundësi. Shoh që janë të entuziazmuar që i kanë lënë serbët dhe Serbinë. “U uroj atyre suksese dhe lumturi”, shtoi Vuçiç.”