VOAL

VOAL

Celibashi regjistron koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ – Ai hoqi nga ky koalicion siglën e Partisë Demokratike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ai hoqi nga ky koalicion siglën e Partisë Demokratike.

Celibashi u shpreh se PDa nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.

Në këtë mënyrë ky koalicion do të jetë i përbërë nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK. syri.net

Etnografja e shquar Prof. Dr. Afërdita Onuzi u nderua nga Presidenti me “Mjeshtre e madhe” – Për Xhubletën ajo meriton të jetë Nderi i Kombit!

“Xhubleta është çelës edhe për kulturën europiane” – Prof.Dr.Afërdita Onuzi

 

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nderuar Etnografen e shquar Afërdita Onuzi me titullin “Mjeshtri i Madh” Në faqen e tij në rrjetin social bashkë me një foto ai bën me dije si më poshtë:

“Sot, pata nderin të vlerësoj me titullin “Mjeshtër i Madh”, etnografen e shquar, Afërdita Onuzi.

Zonja Onuzi, përfaqëson një nga emrat më frymëzues të etnografisë shqiptare. Përmes jetës së saj të dedikuar studimit, kërkimit, dokumentimit të pasurisë sonë etnografike, ajo ka kontribuar në njohjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të identitetit kombëtar shqiptar.

Nëse sot e njohim më mirë identitetin tonë, nëse sot jemi edhe më të vetëdijshëm për pasurinë etnografike të Shqipërisë, është edhe falë kontributit të paçmuar të zonjës Onuzi.

Përgjithmonë mirënjohës ndaj punës së të gjithë studiuesve dhe kërkuesve të etnografisë shqiptare!”, shkruan Presidenti Begaj.

Prof. Dr. Afërdita Onuzi ia ka kushtuar gjithë karierën e saj trashëgimisë kulturore shqiptare, kryesisht Xhubletës, e cila tash së fundi është marrë në mbrojtje nga UNESCO.

Me këtë rast lind pyetja, me këtë kontribut të shquar a nuk e meriton Prof. Dr.Afërdita Onuzi të jetë Nderi i Kombit, sepse ka bërë që Xhubleta 4000 vjeçare të fitojë vendin që meriton?!

 

Më poshtë po i sjellim lexuesit një shkrim të Anila Dedajt kushtuar Etnografes dhe xhubletës.

Etnografja Afërdita Onuzi rrëfen historinë e rrallë 4000-vjeçare të Xhubletës: Shqiptarët e ruajtën, se Alpet i dhanë besën.

Etnografja Afërdita Onuzi, sjell botimin e rrallë “Xhubleta”. Në kuadër të përurimit të librit dhe ekspozitës me këtë veshje dhe objekte të tjera shoqëruese në Institutin e Antropologjisë (ASA), gjatë “Ditëve të Albanologjisë” ajo rrëfen historinë e kësaj dukurie prej gjurmëve të para 4 mijë vjeçare deri më sot.

“Kërkush tjetër nuk mun e majë”; “Asht e dhënave tona, prandaj e kemi rujtë e do ta ruejmë”; “Kërkund tjetër nuk e gjen”. Janë vetëm disa nga fjalët që Afërdita Onuzi, pat dëgjuar plot gjysmë shekulli më parë, teksa ecnin rrafsh nga Nikaj-Mërtur, në Dukagjin e der në Shkodër. Gjatë asaj ekspedite në Alpet e Shqipërisë, etnografja do të mahnitej krahas natyrës e mikpritjes me  veshjen e “ujdisur” të xhubletës; teknikën artizanale të krijimit, zellin e ruajtjes apo edhe legjendat që e rrethonin e krijonin dyzimet mes mitit e reales.

Studiuesja i përcjell këto dëshmi edhe përmes ilustrimeve, në botimin shkencor “Xhubleta” si dhe një ekspozite unikale, të çelur këtë të martë në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, duke tentuar të krijohet mjedisi tipik etnokulturor i kësaj veshje. Shoqërohet nga të tjera objekte karakteristike, si një karrige agallarësh, vendi i lahutarit, ku Afërdita Onuzi thotë se në një të ngjashme është ulur Papa i Romës në Mesjetë, stoli grash, breza pështjellaku, e të tjera pjesë të mbledhura nga “i dashuruari” pas xhubletës, studiuesi Rrok Zojzi. Onuzi gjatë kësaj ngjarje, tërheq vëmendjen mbi vlerat e rralla të kësaj pjese të trashëgimisë sonë, gjurmët e së cilës, siç rrëfen datojnë mbi 4 mijë vjet më parë.

“Në fakt edhe këtu konsiston specifika e kësaj veshje, siç e thatë dhe ju, mbi 4 mijë vjeçare, fakt i dokumentuar nga arkeologë shqiptarë dhe të huaj”, thotë studiuesja etnografe Afërdita Onuzi, autore e librit “Xhubleta”.

Ndonëse në zanafillë, hapësira e përdorimit të kësaj veshje ka qenë më e zgjedhuar, përgjatë këtyre mijëvjeçarëve sipas studiueses, e sjell deri në ditët e sotme në vendin tonë  jo vetëm mjedisi natyror, por edhe ai njerëzor…

“Ka qenë një veshje, jo vetëm në territorin e banuar nga parailirët, ilirët e më pas pasardhësit e tyre por që gjendej në gjithë Pellgun e Mesdheut, çka e dëshmojnë të gjitha këto gjetje arkeologjike. Bashkë me këto veshje i shtohet edhe pjesa e Ilirisë. Por ndryshe nga këto vendet e tjera të Pellgut të Mesdheut si Kreto-Mikena, Serbi, Bosnje etj., dhe zona të tjera, kjo veshje erdhi tek shqiptarët duke kaluar te ilirët, e më pas shqiptarët e Mesjetës së Hershme dhe Mesjetës së Vonë, deri në fillim të shekullit të XX-të, e patundur nga istikami, të themi përsa i përket formës së saj”, shprehet më tej studiuesja.

Studiues të ndryshëm, siç rrëfen Onuzi, e konsiderojnë si veshje në formë kambane të valëzuar.

“Është forma, është sistemi dekorativ i përdorur në xhublet i cili na sjell jehonën e periudhave më të hershme historike. Dhe specifikë tjetër është që ndryshe nga veshje të tjera që pësojnë evolucionin e tyre jo vetëm në formë, por edhe në dekorative, xhubleta nuk ka ceduar fare. Është ruajtur krejtësisht brenda tipit llojit të vet pa pësuar ndryshime që të na e tjetërsojnë sadopak këtë veshje”, thotë më tej Onuzi.

Xhubleta nuk është prodhuar me porosi nga artizanë të zonës, por në gjirin e çdo familje shqiptare. Është përçuar brez pas brezi nga gratë tek gratë. Nga nënat te bijat. Nga punimi i saj, me sqimë, tek mënyra e veshjes, çdo detaj është respektuar si ritual i vetëm.

“Ka pasur gra të zonës që e prodhonin, e për këtë arsye kishte shije kolektive, kishte rregulla kolektive që ato nuk kalonin… Duhej diçka që pranohej nga kolektivi, ishte brenda shijeve, brenda etnopsikologjisë. Një grua e një zone tjetër nuk mund ta punonte xhubletën, për shumë arsye. E para, dhe kjo është arsyeja, që kur ne dëgjojmë fjalën “ne jemi bijë të xhubletës”, pra duhet ruajtur xhubleta me identitetin e saj dhe jo të veshjeve të tjera. Pra, jemi banorë të këtij mjedisi gjeografik, ku ka qarkulluar xhubleta, Dhe kjo çon “ujërat e mullirit”, që pse u ruajt në këtë zonë. Se Alpet, ku u ruajt, i dhanë besën xhubletës”, shton Onuzi.

Siç rrëfen Onuzi, në esencë të konceptit të saj, në veshjen e xhubletës studiuesit kanë pikasur elementë të vendeve të ndryshme, si forma e fundit në Serbi, apo objekte të ngjashme të Mikenës e Kretës,  mirëpo konservimi i saj në Shqipëri deri në ditët e sotme, u shoqërua më përshtatje në material me zonën klimatike të ftohtë në Alpe.

“E tjetërsoi në fakt në material sepse kur ishte në Pellgun e Mesdheut, nuk kishte material kaq të trashë, por ishte prej liri. Dimë që pëlhurat më të hershme janë prej liri, por fije të trasha që e ruanin atë pamjen statike. Më pas duke qenë se mbeti në një zonë me dëborë me të ftohtë, u bë me material leshi, me material të trashë, gjë që e përforcoi pamjen statike”

Ndonëse tanimë ngjyra mbizotëruese e xhubletës është e zeza, etnografja, thotë se deri në tri shekuj më parë, kjo veshje ka qenë e plotësuar me një larmishmëri ngjyrash që i jepnin një pamje më të gëzueshme.

“Xhubleta deri në shekullin e XVIII-të ka qenë me më shumë ngyra. E thonë dhe shumë udhëtar të huaj, mes tyre një udhëtar hungarez që thoshte ‘as palloi nuk ka pasur kaq shumë ngjyra”, rrëfen etnografja.

Tjetërsimi i ngjyrës në të zezës, është rrëfyer nga populli gojarisht si shenjë zie, për vdekjen e heroit, Gjergj Kastriot Skënderbeun, por parë shekujt e vonë kur ndryshimi ka ndodhur, siç tregon Onuzi, ky variant bie…

“E thotë populli kështu, por në fakt është bërë për prakticitet. se nuk mund të lahej kollaj. U bë e zezë me qëllim për të pasur sa më pak ndotje.. Ndonëse edhe për ta pastruar xhubletën ka një teknologji të veçantë hidhej mbi borë, dhe pastaj pastrohej duke e goditur që t’i binin papastërtitë”, tregon ajo.

Onuzi tregon se tradita e ka dashë, që një nuse të kishte në pajë 5 xhubleta, nga dita që martohej deri në moshë të tretë… Xhubleta e nusërisë quhej e mira. Ajo mund të vishej në festa fetare, ose në vitet e para të martesës kur martoheshin vëllezërit. E pasmira përdorej deri në moshën 40 vjeç. E treta i takonte një dekade më pas në ciklin jetësor të gruas, ndërsa më tej pasonin e parakeqja dhe e keqja. Ndërsa me kalimin e viteve, stolitë përdoreshin gjithnjë e më pak.

“Një vajzë në pajë duhet të kishte 5 xhubleta, edhe mund të mos i kishte, por t’i  merrte nga nëna, nga gjyshja, të kalonte brez pas brezi e të  trashëgohej. Sepse të bëje 5 xhubleta do të thoshte të angazhohej “një ushtri” e tërë për ta punuar brenda një kohe të shkurtër. Në këto raste ndihmonin farefisi, vajzat, gratë, kishte një angazhim sepse kërkonte shumë kohë, shumë punë për ta bërë xhubletën.”, shton studiuesja.

Lidhja e grave shqiptare me xhubletën, është kthyer për gratë e Alpeve në një simbolikë të fortë. Në librin “Xhubleta”, Onuzi sjell në vëmendje rastin e një zonje të moshuar nga Berisha e Pukës, që kishte të trashëguar një xhubletë të mirë, të cilën studiuesi Rrok Zojzi i kishte propozuar t’ia blinte e që ajo refuzonte përballë çdo kërkese ta jepte, pasi donte që ribashkimi me të shoqin të ndarë nga jeta ta kishin si në martesë, po me atë veshje.

“Ka qenë në atë goditjet e mia, ndjesitë e mia pasi u ktheva nga ekspedita, kur morëm vesh që një grua në Berishë të Pukës, kishte xhubletën e mirë të parën, të cilën Rrok Zojzi e kishte parë dhe ëndërronte ta kishte pjesë të Arkivit. Kur hyn në bisedime me të ajo ishte në prag të vdekjes, dhe tentuan t’ia merrnin duke i ofruar një shumë me të vërtetë të konsiderueshme për kohën. Por ajo refuzoi sepse donte që ta kishte… Me atë xhubletë kishte ardhur nuse, dhe donte, që kur i shoqi t’i dilte përsëri përpara, ta njihte duke e parë sërish me atë veshje”, tregon Onuzi.

Kjo ishte vetëm një dëshirë e zonjës së moshuar që u respektua ngë fëmijët e saj, por siç thotë Onuzi, nuk është pjesë e traditës.

“Jo, nuk ishte pjesë e traditës. Përgjithësisht në traditë ka qenë që zonat me popullsi katolike, me banorë katolikë, kanë shkuar të veshur, dhe jo me qefinin e bardhë. Zakonisht katoliket kudo shkonin të veshura. Madje në Shkodër ka pasur, për t’i përcjellë,  çarçafët e kuq dhe çarçafët e bardhë. Kush vdiste i pari, i vendosnin çarçafët e kuq me vete dhe i veshur me rrobat më të mira. Edhe burrat kur vdisnin në disa kujtime të autorëve të ndryshëm dhe priftërinjve që kanë udhëtuar në zonën e Dukagjinit, flasin për diçka të tillë. Ka pasur një rast kur një zotëri vdiq, për shkak të gjakëmarrjes, dhe nuk e futën në dhem derisa u gjet edhe brezi i mirë, tirqi i mirë për ta çuar në atë botë si zotni”, tregon Onuzi.

Xhubletat janë punuar me gajtanë e penjë të fortë, e për të duhen një numër i madh copash edhe rripash për t’i dhënë formë kompakte. Ajo shkon deri në 14 kg e  gratë malësore siç rrëfen etnografja, e përkufizojnë si veshje që “rri në këmbë”. Tri pjesët kryesore të saj janë shtati, prehri e shpina, ndërsa ka një sërë elementësh të tjerë si paraniku, pështjellaku, kërdhokla, kraholi, grykësja, kallmat, ruba e kresë si dhe opaktë. Onuzi rrëfen se kjo veshje, nuk ka asnjë të ngjashme në Evropën Juglindore.

“Absolutisht me asnjë lloj veshje, ndoshta më gjerë, jo vetëm në Evropën Juglindore. Kam pasur raste të shoh muze jo vetëm të vendeve evropiane, të shoh edhe Muzeun e Artit Metropolitan, ku janë veshje të kulturave të ndryshme botërore po edhe muzetë e popujve ballkanikë. Xhubleta është vetëm në zonën e Alpeve të Shqipërisë.”, shprehet ajo.

Janë të rrallë stilistët, siç thotë Onuzi, që i qëndrojnë besnik, traditës së xhubletës, duke synuar të mos devijojnë nga origjinali.

“Për fat të keq shumë rrallë arrihet të ruhet pamja… Ka pak emra, si, Edlira Sula, që merret me veshje popullore. Dhe kur ajo ka marrë guximin për të riprodhuar xhubletën, sepse në fakt është një punë që kërkon guxim, ka ardhur këtu (Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit-ASA) dhe  ka konsultuar disa lloj xhubletash, duke gjetur edhe materialin më të trashë për të qenë sa më afër materialit të xhubletës. Nga ana tjetër, xhubleta do dhe ruajtjen e motiveve.Sot vëmë re që rëndom i shtohen lule të ndryshme, që janë krejtësisht kundër natyrës së xhubletës.”, thotë ajo.

Edhe në mënyrën se si vishet sot xhubleta në Festivale, apo ngjarje të tjera, Onuzi thotë se shumica, veçmas brezi i ri nuk i përmbahen mënyrës tradicionale që ajo është përdorur nder shekuj

“Do përjashtoja brezin e ri, që ka qejf ta vesh xhubletën për të dalë, por nuk ka qejf t’i rrijë strikt disiplinës së xhubletës, edhe pjesë të veçanta të saj nuk vendosen në vendin e tyre, ndoshta sepse nuk e njohin. Dhe në këto raste edhe në festivale apo aktivitete të ndryshme, ne merrnim si konsulentë të para, gratë e moshuara, sepse ato nuk çedonin as në radhë, as në mënyrën e vendosjes së pjesëve të veçanta”, shprehet Onuzi.

Por, në këto rrethana, a rrezikon tradita e xhubletës të humbasë?

“Dije bërja po! Rrezikon sepse kërkon dije të bëhet. Xhubleta kërkon njohje të mirë, nuk pritet në një pjesë, por përdoren për disa rripa për ta realizuar…Rripi i poshtëm që krijon valëzimin, duhet të jetë më i gjatë dhe më i gjerë, pastaj vjen gradualisht duke u ngushtuar dhe problemi kryesor është ngjitja e këtyre rripave që bëhet me spik, me disa lloje gajtanësh. Dhe kjo është punë e vështirë shumë e vështirë, që njëkohësisht kërkon të mos krijohet asnjë rrudhosje, që sipërfaqja të jetë krejtësisht e rrafshuar”, thotë studiuesja.

Edhe vetë Ministria e Kulturës e konsideron mbajtjen gjallë të dukurisë së xhubletës si sfidë. Xhubleta është dosja e parë që është futur në proces për t’u pranuar në UNESCO prej marsit të kaluar. E pasi ka kaluar fazën e parë të kontrollit administrativ, siç tregon Kumbe, pritet që në dhjetor komiteti të marrë një vendim.

“Për UNESCO-n do më vinte keq nëse nuk e ka në avantazh madje do të thosha në maj të majave. Duhet të jetë xhubleta e para në çdo drejtim , sepse është një veshje unikale, është çelës edhe për kulturën evropiane”, shprehet Onuzi.

Në pritje të vendimit të UNESCO-s, reflektimi kërkohet prej institucioneve tona të kulturës për të marrë masa për ndërgjegjësim e investim në komunitete, ku kjo dukuri, mund të vijojë të trashëgohet.

“Sigurisht duke mbështetur së pari dije bërjen dhe së dyti ne kemi Arkivin tonë (pjesë e IAKSA-së) shumë të pasur me këtë rast, sa mund të dëgjojnë ato që i kanë në dorë këto punë, të na krijojnë mundësi për ruajtjen në dollap të posaçëm. Ne këtu bëjmë punë me mjete rrethanore mund të themi me kujdesin, me vëmendjen, ne dashurinë tonë… Por sa do vazhdojë ruajtja me dashuri? Pra mjedis më të mirë, kimikatet e duhura, publikime dhe ruajtja e panteonit të xhubletës.”, shprehet ajo./shqiptarja.com

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni është emri i ri, që kryeministri Edi Rama i ka propozuar sot (17.03.2023) Presidentit Begaj për emërimin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ndërkohë Vlora Hyseni më herët është shkarkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj në Kosovë.

 

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Më herët në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhej ky vendimi ishte marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmëruar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin zyrtar.bw

Një tjetër kryebashkiak i PS, Artur Bushi, thirret në Prokurorinë e Posaçme

Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

 Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.

Po dje ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka dëshmuar për 3 orë në SPAK, por nuk dihet motivi. Ndërkohë që të tre zyrtarët dhe ish-zyrtarët kanë çështje të hapura në SPAK.

Pas verifikimeve të kryera në lidhje me materialet kallëzuese ndaj shtetasit Artur Bushi, rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Në lidhje me procedimet penale rezulton:
Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale);
2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.bw

Artan Hoxha: Lefter Alla, përdorues i lëndëve narkotike. Ja çfarë i kërkova Prokurorisë së Posaçme më 2020

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka sjellë detaje në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës me një tender.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hoxha pohoi se përveç tij, u arrestuan dhe 10 zyrtarë të tjerë, ndërsa shtoi se “SPAK dje ka shkrirë bashkinë e Bulqizës”.

“Lajmi për arrestimin e tij, ka ndalë rreth orës 20:30 dhe në momentet e para kundër reagimi ishte që nuk ishte e vërtetë dhe pretendohej se ai ishte duke ngrënë darkë. Derisa pas orës 23:00 nisi të qarkullonte lajmi që jo vetëm që ishte arrestuar por bashkë me të dhe 12 persona të tjerë, mes tyre drejtuesit kryesor të bashkinë Bulqizë, praktikisht SPAK dje ka shkrirë bashkinë e Bulqizës.

Në rikujtim të ngjarjes së 2020, i kam dalë “borxhit” Allës sepse nëse do të ishte larguar në atë kohë nuk do ishte arrestuar sot.
në atë kohë kisha publikuar një video ku shfaqej zoti Alla në një ambient publik, në një banak lokali në kryeqytet, ku shfaqej duke konsumuar kokainë.

Përdoruesi ishte një njeri vendimmarrës që kishte marrë votën e qytetarëve. Bulqiza një nga zonat më të pasura me pasuritë që zotëron, dhe në vendin ku të pasurit bëhen më të pasur, banorët bëhen më të varfër. Ky njeri nuk mund të ishte drejtues i kësaj bashkie.
Alla e mori mandatin nga daja i vet i cili ishte më parë drejtues i bashkisë.

Presioni për të mospublikuar videon ishte i madh, më pas kishte problemin sepse presidenti nuk dekretonte zgjedhje dhe ishte rreziku që bashkia të mbetej pa kryetar.

Në deklarimet në Prokurorinë e Posaçme në atë kohë kam kërkuar analizat t’i bëheshin me fijen e flokut, sepse kjo tregon nëse je përdorues për një kohë të gjatë.

Analiza u bë në ujin e hollë dhe gjakun, që pastrohesh deri në 48 orë.
Kërkova këtë analizë nuk u bë asnjëherë, artificë që të mos i ndërpritej mandati”, ka deklaruar Hoxha.bw

Rama tërhiqet nga “pasaportat e arta”

Konferenca për media e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Tiranë, 16 mars 2023.

Jetmira Delia-Kaci

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi në Tiranë se Qeveria e Shqipërisë është tërhequr nga nisma e saj për “pasaportat e arta”, që kishte nxitur mosmarrëveshje mes shtetit shqiptar dhe Brukselit.

Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se Qeveria e tij do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane lidhur me çështjen e “pasaportave të arta”.

“E kemi pezulluar procesin, deri kur të sqarohet në nivel evropian. Kjo nismë nuk nxirret më në tavolinë, pa parë si do të vendosë Gjykata Evropiane. Nëse kjo gjykatë vendos kundër, kjo do të jetë një çështje e mbyllur”, tha Rama.

“Pasaporta e artë” mund t’i jepet një shtetasi të huaj që investon një shumë të caktuar parash në shtetin përkatës.

Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, në pjesën për Shqipërinë ishte kritikuar nisma për “pasaportat e arta”.

“Skema të tilla paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat [për anëtarësim në BE], Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”, thuhej në Raportin e Progresit.

Rama e kishte përmendur për herë të parë nismën për “pasaportat e arta” më 2019 dhe opozita shqiptare vazhdimisht ishte shprehur kundër kësaj iniciative.

Në konferencën për media në Tiranë, Borrell po ashtu foli për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, duke argumentuar se Tirana ka bërë përparim për anëtarësimin në bllokun evropian.

“Jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE-ja është më pranë jush si vend kandidat për në BE. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat”, tha ai.

Vitin e kaluar, Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuara në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi dy shtetet veçse kanë hapur kapituj në negociatat për anëtarësim.

Bosnjë e Hercegovina më 2022 ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ndërkaq, Kosova është e fundit në rrugën drejt BE-së. Dhjetorin e vitit të kaluar, Prishtina aplikoi për anëtarësim në BE, ndërkaq deri më tani shteti ka nënshkruar vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në tetor të vitit 2015.

Kush janë zyrtarët e tjerë të arrestuar, mes tyre edhe nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala teksa ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij, tha se në banesën e Lefter Allës janë kryer kontrolle.

“Kryetari i Bashkisë së Buqizës është arrestuar mbrëmjen e kaluar me urdhër të SPAK. Krahas caktimit të masës së sigurisë është urdhëruar edhe kontrolli i banesës. Lefter Alla thotë SPAK ka kryer shkelje të barazisë në tendera. Sikurse ndodhi me rastin e Alqi Bllakos e njëjta situata ka ndodhur edhe me kryetarin e bashkisë së Bulqizë, pasi për disa orë me radhë nuk kanë dhënë një konfirmim dhe kanë dhënë reagime të paqarta. Gjithashtu janë kryer kontrolle në banesë edhe për zyrtarët e tjerë të arrestuar”,raportoi gazetarja Klodiana Lala, duke shtuar: “Për orë me radhë nga SPAK dhe policia nuk u konfirmua arrestimi dhe pati heshtje për disa orë me radhë lidhur me realizimin dhe finalizimin e këtij operacioni”.

“Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Emrat e të arrestuarve me urdhër të SPAK

Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës

Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë

Rubin Kola,

Erion Isaku,

Leonard Daci,

Arseb Gjoka,

Kujtim Zogu,

Denis Xholi,

Rasim Daci,

Dalo Gazidedja,

Aqif Konesha

Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)

Ana Nishku (arrest shtëpie)

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

Lefter Alla, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Enkeleda Lleshi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Rubin Kola, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Erion Isaku, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Leonard Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Arsen Gjoka, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Kujtim Zogu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Denis Xholi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Rasim Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Dalo Gazidedja, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Aqif Konesha si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:

Kastriot Ibrahimaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularëve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Ana Nishku, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.

(BalkanWeb)

Akuza për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë, arrestohet dy muaj para zgjedhjeve kryebashkiaku i Bulqizës

Arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që burime për News24 bëjnë me dije se Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Policia dhe BKH në Bulqizë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut dhe vëllait të Lefter Allës. Dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.bw

‘Bashkë Fitojmë’- Regjistrohet koalicioni i madh i opozitës për zgjedhjet e 14 majit

‘Bashkë Fitojmë’!

Ky është koalicioni i madh i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Dorëzimi i dokumenteve të regjistrimi në KQZ është bërë nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari.

Në këtë koalicion bëjnë pjesë:

Partia e Lirisë

Partia Demokratike e Shqipërisë

Partia Demokristiane

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Gjobat, gazetarët e News24 dhe Panorama, letër të hapur kancelarive të Perëndimit: Sulme me metoda të padenja, Rama synon të gjunjëzojë mediat

Stafi i gazetarëve që punon për mediat e pavarura në pronësi të Hysenbelliu grup, përcjellin pranë institucioneve evropiane shqetësimin e madh dhe dokumentet përkatëse për të dëshmuar sulmet e vazhdueshme dhe gjobat në shumën 18 milionë euro të vendosura muajt e fundit nga qeveria mbi kompanitë e grupit “Hysenbelliu” në Shqipëri.

Vetëm për News24 qeveria ka rezervuar një gjobë 200 mln lekë, me pretekstin absurd, se disa paga punonjësish nuk janë në nivelin mesatar të tregut.

Në letrën të hapur drejtuar Komisionit evropian, Parlamentit Evropian, Senatit Francez, misioneve diplomatike perëndimore të akredituara në Tiranë, misionit të delegacionit të BE, të OSBE dhe organizatës “Reporterët pa kufi”, misioneve diplomatike në tiranë dhe organizatave të huaja thuhet:

Mediat e lira, të pavarura dhe mbi të gjitha kritike përballë politikave të dënueshme të qeverisë janë një shtyllë thelbësore për triumfin e demokracisë së vërtetë që ne kërkojmë.

Përballë refuzimit tonë ndaj shantazhit dhe presionit të qeverisë, e cila kërkon të na detyrojë të heqim dorë nga liria e linjës sonë editoriale, qeveria shqiptare ka ndërmarrë sulme abuzive e të paligjshme, duke i vënë çdo kompanie të grupit Hysenbelliu gjoba të larta, penalitete, duke kryer shembje objektesh, kontrolle abuzive, pengim i zhvillimit te veprimtarisë etj.

Nëpërmjet qasjes tonë, ne duam të alarmojmë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë për mbytjen që po i bëhet në heshtje mediave të pavarura e kritike nga kryeministri Edi Rama në një kontekst pandëshkueshmërie të plotë përballë një sistemi drejtësie, i cili, pavarësisht reformës madhore të vitit 2016, ka vështirësinë më të madhe për t’i treguar kufijtë ligjorë pushtetit ekzekutiv abuziv të Edi Ramës.

E pamendueshmja po ndodh. Duke sulmuar hapur grupin tonë me metoda të padenja për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, qeveria e Edi Ramës mbi të gjitha synon mediat tona, ndër më të rëndësishmet në Shqipëri. Duke kërkuar t’i gjunjëzojë ato me sulme në rrafshin ekonomik të orkestruara nga qeveria dhe agjencitë që varen prej saj, Edi Rama iu dërgon një mesazh shumë të qartë të gjitha mediave kritike në Shqipëri, të mëdha e të vogla, se përveç angazhimit në rrugën e propagandës qeveritare, nuk ka tjetër rrugë shpëtimi për to.

Iu kërkojmë të gjithë miqve të sinqertë të Shqipërisë kudo që janë dhe çfarëdo fuqie që kanë, të punojnë për të shpëtuar lirinë e shprehjes në Shqipëri, atë reale që nuk duhet të frikësohet në prapaskena nga makinacionet e një Pushteti që në zenitin e mandati të tij te tretë radhazi duket se nuk ka me frikë nga asgjë.

Bashkangjitur me letrën janë dërguar edhe shkresat me gjobat e firmosura nga organet tatimore shqiptare ndaj kompanisë “Hysenbelliu group” që nga prilli 2022 deri sot.bw

Meçollari sërish në SPAK: Kam kallëzuar edhe Bajram Begajn

Ish-gjenerali i Flotës Detare në Forcat e Armatosura Artur Meçollari, është rikthyer në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime mbi kallëzimin e bërë prej tij, në lidhje me pronat e ushtrisë në portin e Shëngjinit.

Ai ka kallëzuar ish-shefin e shtabit Bajram Begaj, sot president Republike, shefin e zyrës së informacionit dhe ish-komandantin e Flotës Detare të Shëngjinit.

Bëhet fjalë ndërtimin e një objekti 4-katësh në bazën e forcave të armatosura në këtë port.bw

Ndërtimi në bazën ushtarake të Shëngjinit, ish-zv/komandati i Flotës Detare, Meçollari për herë të dytë në SPAK

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në SPAK.

Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarakë të Shëngjinit.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Meçollari ishte në SPAK më datë 9 mars, ku u mor në pyetje nga prokurorët, në të njëjtën ditë me ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, për një padi ndaj këtij të fundit për pronat e ushtrisë.

Flamur Noka: Bashkëjetuesja e Muç Nanos liroi nga burgu Fatjon Muratajn

Tirana u trondit të dielën në mbrëmje nga një atentat me armë zjarri që mori jetë të pafajshme në zonën e Don Boskos.

Shënjestra e atentatorëve i shpëtoi breshërisë së plumbave, por e pësoi banakierja e lokalit, Mimoza Paja e cila humbi jetën, ndërsa mbesa e saj 10-vjeçare mbeti e plagosur.

Çim Peka Live, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se Fatjon Murati, që mendohet se ishte objektivi, duhet të ishte në burg, por që gjykata e ka nxjerrë.

Ai tha se ka qenë një vendim i gjyqtares bashkëjetuese të gazetarit Mustafa Nano.

“E di pse e përmenda Muç Nanon? Se vendimin për lirimin në shtëpi të këtij Muratit, po bashkëjetuesja e Muç Nanos e ka dhënë. Te ky rreth mbetemi”, u shpreh Noka.

Gjyshja mbeti e vrarë në masakrën e “Don Boskos”, vogëlushja u plagos, historia e prekëse e 10-vjeçares

Atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, i mori jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Një nga të plagosurat, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën, ishte dhe mbesa e viktimës, 10 vjeçe. Ajo qëndronte në lokalin ku punonte gjyshja e saj, pasi jetonte me të.

E ftuar në “Open”, gazetarja Glidona Daci, tha se vogëlushja jetonte me gjyshen, pasi prindërit e saj ishin të ndarë dhe se nëna kishte krijuar një jetë të re.

 

“Vajza e vogël është çarë nga xhamat e thyer. Dhe vetë të plagosurit në momentet e para nuk kanë kuptuar çfarë ka ndodhur. Vajza jetonte me gjyshen sepse prindërit e saj ishin të divorcuar, e ëma ka rinisur jetën dhe gjyshja duhej të kujdesej për të”, u shpreh ajo.bw

Dëshmia në SPAK- Ministrja Xhaçka pyetet për privatizimin e bazës detare të Limionit në Sarandë

Ish-ministrja e mbrojtjes, Olta Xhacka aktualisht ministre e jashtme dha shpjegime në prokurorinë e posaçme përreth 85 minuta për privatizimin e bazës detare të Limionit në Sarandë.

Zyrtarja e lartë dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë u kallëzuan për shpërdorim detyrë nga ish-zv-komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari.

Ministrja Xhaçka, u pyet ne cilësinë e deklarueses dhe përpara se të hynte SPAK thumboi opozitën teksa tha se akuzat e bëra prej saj do të marrin përgjigje nga drejtësia.

“Padyshim që jam në dispozicion të drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha ministrja.

 

Baza e Limionit është vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.
Meçollari ka bërë dhe një kallëzim për bazën detare të Shëngjinit ku sipas tij është lejuar ndërtim nga një subjekt privat.

Në kuadër të këtij hetimi Meçollari u ballafaqua në SPAK pak ditë më parë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i PS.bw

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Jetmira Delia-Kaci

Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Shpallja Park Kombëtar është kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12.727 hektarë që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore dhe tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënçë, Shushicë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Evropë”, tha Kumbaro.

Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cenon luimin, përfshirë këtu edhe hidrocentralet që kanë shkaktuar debat në madh në Shqipëri, por kanë sjellë edhe reagimin e disa organizatave ndërkombëtare.

Ministrja Kumbaro deklaroi se shumë shpejt do të hartohet plani i menaxhimit të kësaj zone, që do të saktësojë se ku mund të zhvillohen zona tradicionale, eko-turizëm, dhe ku do jetë pjesa mbrojtjes strikte dhe nuk do të lejohet asnjë lloj ndërhyrjeje.

Në janar të këtij viti, lumi Vjosa mori statusin Park Natyror. Nisja e ndërtimit të disa hidrocentraleve në lumin e Vjosës alarmoi shumë ambientalistë vendas dhe të huaj, të cilët nisën një fushatë për mbrojtjen e këtij lumi.

Më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se “shpallja si Park Kombëtar do të pasurojë brezat që do të trashëgojnë Vjosën në një mënyrë që është një rrugë e re e pashkelur në Evropë”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Qeveria ka anuluar planet e saj të ndërtimit për tetë hidrocentrale në Vjosë dhe degët e saj që do të prodhonin energji elektrike.
Sipas ambientalistëve, digat do të kishin shkaktuar dëme serioze në lumë.

Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra, rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Shkencëtarët thonë se ekosistemi i Vjosës është habitati për 1.100 specie, 13 prej të cilave janë në rrezik të madh të zhdukjes. Vjosa gjithashtu ka vlerë ekologjike, kulturore dhe ekonomike për 60.000 shqiptarët që jetojnë në brigjet e saj.

“O teta Bardha më vranë”, fqinja e Mimoza Pajës që mbeti e vrarë nga atentati në Tiranë rrëfen bisedën me 10-vjeçaren që u lëndua

Fqinja e Mimoza Pajës që mbeti e vrarë gabimisht pas të shtënave me armë në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko, Bardha ka treguar momentet kur ajo ka kontaktuar me vajzën e vogël 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja ne zonën e Don Boskos.

“Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, ke frikë të punosh në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme,. Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha mami ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kështu kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinja.bw

Specialistja e Laboratorit të “Birra Tirana” thirrje ambasadës amerikane: Është prodhim vendas, rishikojeni

Specialistja e Laboratorit të “Birra Tirana”, Manjola Kurrizo në një komunikim për News24 e ka cilësuar të padrejtë gjobë ndaj Birrës Tiranës.

Ajo tha se janë të gatshëm të mirëpresin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

“Ne nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë drejtësi. Ndaj i drejtohemi edhe qeverisë dhe kryeministrit. Të na japë drejtësi. T’i japë Çezarit atë që i takon”, tha një protestues.

 

Specialistja e Laboratorit te Birra Tirana u shpreh: Ne e kemi ankimuar këtë çështje, por po presim. Është prodhim vendas dhe është i pakët. Është shumë e rëndësishme të rishikohet kjo fabrikë. Është emblema, le të jetë një përfaqësues i ambasadës amerikane të vijë ta shikojë. Ne teknologjinë e Birrës u investua. Pra duke mos lënë qoftë edhe një shishe birrë të dalë pa punë.bw

Nuk lejoi asociacionin e shqiptarëve- Berisha: Vuçiçi është gjeneratori kryesor i tensioneve në rajon

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, reagoi në konferencën për shtyp të ditës së hënë, ndaj qëndrimit që mbajti presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ndaj kërkesës së shqiptarëve në Serbi për një asociacion.

“Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një deklaratë të papërgjegjshme, kërkesës së shqiptarëve në Serbi, për një asociacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebëlsi po të ishte gjallë.

Ai, të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë, për të pasur asociacionin në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre, e quajti marrëzi.

Marrëzi nuk mund të jetë kurrë e drejta e qytetarëve për asociacion. Nuk mund të pretendosh kurrë për një standard për bashkëkombasit e tu, të cilin nuk ua njeh qytetarëve të etnive të tjera.

Të gjithë pakicat mund të kenë shoqatat e tyre në përputhje me Kushtetutën, por Vuçiç e quan marrëzi këtë sepse përdor metodat më të dënueshme spastrimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Përdor metodat e çregjistrimit të detyruar, sa herë që postieri u troket në derë dhe nuk gjen njeri për të marrë lekët, paçka se i zoti i shtëpisë u vjen në dyqan duke bërë pazare. I çregjistron nga Gjendja Civile në mënyrën më absurde.

Por regjistri më i fundit dëshmoi se në këto komuna u regjistruan 130 mijë. Po të mos kishte manipuluar në mënyrë të paskrupullt dhe po të mos kishte ndjekur politika të qarta të spastrimit etnik të shqiptarëve, ky numër sot do të shkonte 170 deri në 200 mijë.

Dënoj qëndrimin e tij. Dënoj gjithashtu deklaratat se në kuadrin e turit të tij në rajonet e Serbisë, do vizitojë Kosovën. Këto janë deklarata që rrisin tensionet në rajon.

Të gjitha këto deklarata bëhen në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme, datës 18 mars, takimit që zhvillohet në Ohër për firmosjen e planit franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare, por edhe rajonale.

Të cilin kryeministri i Kosovës e ka miratuar plotësisht, por nuk e ka firmosur presidenti i serbomadhisë dhe tani nxjerr teori pas teorie. 

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj këtij autokrati serbomadh. Mbështes krijimin e asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Me politikat e tij, Vuçiç është gjeneratori kryesor i tensioneve në rajon,” tha Berisha. syri.net

 

Shqipëri, rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale

VOA/Pëllumb Sulo

Në mjediset e policisë në Shkodër është hapur zyra e intervistimit audio-vidio për të miturit që shkelin ligjin.

Psikologu Altin Nika thotë se kjo është një risi që ruan në themel mirëqenien psikologjike të të miturit dhe shmang ripyetjen nga prokuroria apo gjykata, duke përshpejtuar kështu procedurat ligjore ndaj të miturve, krimet e të cilëve po shtohen nga viti në vit.

“Këto janë zyrat e intervistimit, me sistem audio-vidio, të marrjes në pyetje të të miturve. Janë 4 të tilla në rang kombëtar dhe është hera e parë që një zyrë e tillë funksionon, pasi është detyrim ligjor në bazë të ligjit 37 të vitit 2017 të Kodit të drejtësisë penale për të miturit. Këto ambiente janë financuar nga qeveria suedeze dhe, gjithë ekipi i oficerëve të policisë gjyqësore dhe psikologëve që punojnë në këto zyra, janë të trajnuar në sistemin e drejtësisë për të mitur”, thotë ai.

Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1600 të miturve.

Sipas psikologut Nika, me përdorimin masiv të celularëve, internetit dhe rrjeteve sociale nga të miturit, po rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve të keqpërdorimit të llogarive të të miturve në rrjetet sociale dhe kërcënimi përmes tyre.

“Shqetësues mbeten krimet që lidhen me pronën, kryesisht vjedhjet. Herën e fundit kemi patur një ndërhyrje të prokurorisë, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës, për 4 të mitur që kanë kryer në qytetin e Shkodrës 53 vjedhje të dokumentuara, por, në krahun tjetër, mbetet shqetësuese edhe pjesa e të miturve nëpër shkolla, ku shpesh herë ndodhin edhe konflikte mes të miturve, qoftë fizike, qoftë edhe elementë të tjerë të bullizimit apo keqpërdorimit të rrjeteve sociale”, thotë psikologu Nika.

Krimet e kryera nga të miturit janë një alarm jo vetëm për policinë e shtetit, por edhe familjen, shkollën dhe komunitetin.

Drejtuesi i Qendrës rinore “Arka”, Marjan Lukani, thotë se, në më të shumtën e rasteve, të miturit në konflikt me ligjin vijnë nga familje me probleme social-ekonomike.

“E para, është gjendja e arsimimit të prindërve dhe, së dyti, gjendja ekonomike e familjeve shqiptare. Së treti, është koha që prindërit kanë për edukimin e fëmijëve sepse në familjet shqiptare prindërit punojnë gjithë ditën dhe nuk u mbetet kohë për edukimin e fëmijëve. Po ashtu, kemi edhe mentalitetin që baballarët nuk merren me edukimin e fëmijëve dhe se kjo është një çështje që i takon nënës”, thotë ai.

Pjesa më e madhe e të miturve që shkelin ligjin vazhdojnë shkollën, ndaj, sipas zotit Lukani, shkolla duhet të jetë një nga barrierat për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krime.

“Mungesa e trajnimit të stafit pedagogjik, si të ballafaqohen me këto raste në mënyrë që të bëhet parandalimi, trajtimi dhe riedukimi i të miturve”, thotë ai.

Për shkak të lehtësirave që ofron kodi i drejtësisë penale për të miturit, nga rreth 1600 të mitur në konflikt me ligjin, vetëm 50 prej tyre janë arrestuar. Qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, duke shtuar rrezikun e rikthimit në përsëritës të veprave penale si dhe objekt shfrytëzimi nga grupet kriminale.

U akuzuan se erdhën në Shqipëri për spiunazh, Prokuroria pushon çështjen e shtetasve rusë dhe çekë për mungesë provash

Prokuroria shuan dyshimet se dy shtetas rusë dhe 5 cekë që mbërritën në Shqipëri gjatë kohës që po zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s Defender-21 në të cilën merrte pjesë dhe ushtria shqiptare, të kenë kryer veprimtari spiunazhi.

Në kushtet, kur nuk siguroi prova për ta, prokuroria iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj dy rusëve Georgii Budanov dhe Vladislav Cherkasov si dhe shtetasve cekë, Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova.

Hetimet nisën pas një informacioni që drejtoria e antiterrorit referoi në prokurori, ku ndër të tjera thuhej se “me datë 13 prill 21 një diplomat i ambasadës ruse në Shqipëri ka vizituar portin e Durrësit, ku është takuar me një drejtues të autoritetit portual, të cilit i është prezantuar si atashe tregtar në ambasadën e Ukrainës në Tiranë, duke u interesuar për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, veçanërisht për hidrokarburet”. Prokuroria ka dyshime se ai e ka fshehur faktin se ishte funksionuar i ambasadës ruse me qëllim që të mos ngjallte dyshim dhe ta kishte më të lehtë sigurimin e informacionit mbi trupat dhe mjetet ushtarake që do të vinin në Durrës në kuadër të stërvitjes ushtarake. Është referuar më pas informacion për rusin Georgii Budanov, i cili ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Thanës me 11 mars 2021.

Prokuroria thotë se ai është parë rregullisht në zonën e Orikumit në Vlorë dhe ka lëvizur me këmbë nga aty në Karaburun deri pas bazës ushtarake të Pashalimanit.

Gjatë intervistimit në polici me 1 maj 2021 ai ka sqaruar se është inxhinier konstruksioni dhe për herë të parë kishte mbërritur në Shqipëri në 1998 dhe ka shpjeguar se qëllimi i vizitës ishte të bënte biznes në fushën e turizmit.

I Hetuari tjetër Rusi Vladislav Cherkasov, hyri në Shqipëri nga Muriqani me një furgon kamper. Policia nuk e lejoi të merrte me vete një dron për të cilin ka shpjeguar se e ka blerë për të bërë foto në bregdetin shqiptar. Ai ka shpjeguar se do të shkonte në Durrës, për të parë nje pjesë toke truall në fshatin Qerret, për llogari të pronarit të tij, por emrin nuk e identifikon. Ndërsa shtetasit cekë Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova hynë në Shqipëri me datë 1 maj dhe u larguan me 11 maj 2021 përmes aeroportit të Rinasit. Nga hetimet rezultoi se me një makinë të marrë me qira ata kanë udhëtuar drejt Tropojës, prej andej në disa fshatra të Kukësit, në Peshkopi, Burrel, Durrës, Kavajë me destinacion përfundimtar Beratin. Gjatë këtij itinerari kanë lëvizur në krah të Bazës Ushtarake në Kucovë e cila ndodhej në anë të rrugës nacionale Ura Vajgurore-Berat. Ata janë ndaluar për rreth 7 minuta para bazës dhe janë larguar në drejtim të Përmetit.bw

Berisha në përkujtimin e Azem Hajdarit: “Një nga figurat më të shquara në historinë e lirisë sonë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme së bashku me mbështetësit e tij demokratë një ceremoni në përkujtim të 60-vjetorit të Azem Hajdarit, teksa ka deklaruar se ai ishte një nga figurat më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Berisha deklaroi se ekzekutimi i tij nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi, ndërsa shtoi se kryeministri Rama punësoi Charles McGonigal për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit duke eliminuar Partinë Demokratike.

“Të dashur të pranishëm, miq, deputetë, bashkëpunëtorë të Azem Hajdarit. Sot jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë së kombit tonë, njeriut që me guximin e tij ia doli të kontribuojë më shumë se çdokush në përmbysjen e komunizmit dhe ndërrimin e sistemeve në vend.

Ditën që e përcollëm në banesën e fundit nuk vajtuam por brohoritëm Azem ti je gjallë. Ne jemi sërish këtu sot për t’i thënë atij se është më i gjallë se kurrë sot.

Takimin tim të parë me Azem Hajdarin e kam pasur më 9 dhjetor të vitit 1990. Me Besnik Mustafën shkuam të bashkoheshim me studentët dhe në rrugën e Elbasanit rreth 800 studentë protestonin. Mbi ta ngrihej si lider një djalë, student, bashkëmoshatar me ta, ngrihej mbi supet e tyre dhe brohoriste, poshtë diktatura dhe e duam Shqipërinë si Europa. Për ne që sodisnim aty ai ishte një legjendë. Ai po bënte në rrugët e Tiranës atë që nuk e kishte bërë kush në gjysmë shekulli.

Shkodra e nisi me heqjen e busteve, Kavaja u skuq me gjakun e të rinjve në betejë. Heronjtë e 2 korrikut kryengritës u përballën dhe në fakt e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë, por shoqëria vijonte në letargjinë e saj dhe nuk i përkrahu. Regjimi i nisi me procesion ushtarak jashtë vendit, kështu që pas saj në Shqipëri dhe më gjerë predominoi mendimi se Shqipëria do mbetet Kuba e Adriatikut. Do mbetet kështjella e socializmit siç e cilësonte regjimi.

Në një intervistë që jep ish-ambasadori gjerman në atë kohë, i cili bëri gjithçka për suksesin e 2 korrikut, dëshmon se qeveritë tona, kancelaritë tona nuk ishin dakord me trazimin e Shqipërisë. Fatalisht kishin pranuar specifikat e paraqitura nga regjimi si një ndëshkim, por lavdi Zotit nuk mendonte kështu Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij. Ky ishte Azem Hajdari. I tha diktatorit se nuk kishin dalë për një gotë çaj por për fatet e kombit. Fitoi një besim të plotë dhe mbeti një udhëheqës i pavdekshëm. Azem Hajdari, lëvizja studentore solli pluralizmin dhe themeloi Partinë Demokratike dhe solli në epiqendër liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen shqiptare si një nga padrejtësitë më të mëdha në Europë.

Ai u shndërrua në një avokat të vlerave në të cilat besonte, të lirive dhe të drejtave njerëzore, të Kosovës dhe lirisë së saj. Ekzekutimi i tij nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi. Vitet lartësuan më shumë figurën e tij. Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë. Është frymëzim për çdo shqiptar, nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mos kuptosh e të mos ndjesh të keqen që të pushton gradualisht. Sot jemi në një monizëm të njëjtë si me vitin ’90. Azem Hajdari nuk u zmbraps as nga Ramiz Alia, me një vendosmëri ecëm të sigurtë në mbrojtje të vlerave të cilave u besonim. Pas 32 vitesh Shqipëria ndodhet jo vetëm në një monizëm ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet, por njëlloj si qeve. Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë njënga njerëzit më të fuqishëm të zbulimit të SHBA-së, McGonigal për të shkatërruar PD-në për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit”, tha ai.bw

Izraeli i konfirmon zyrtarisht Shqipërisë, njohjen për shpëtimin e hebrenjve Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

 

Aliza Ben Nun, drejtore politike në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, i dorëzoi Sokol Dedjes, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, pllakatin e njohjes

Izraeli i konfirmoi zyrtarisht Shqipërisë, njohjen për shpëtimin e hebrenjve vendas dhe strehimin e hebrenjve nga vendet e tjera.

Aliza Ben Nun, drejtore politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, i dorëzoi Sokol Dedjes, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, pllakatin e njohjes.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj; Shefi i Zyrës për Ballkanin, Dan Oryan, dhe diplomatë nga të vendet.

POSTIMI NË TWITTER

Faleminderit Simona Halperin të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, për pritjen e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit në Jerusalem. Lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit konfirmohen në konsultimet politike. Aliza Bin Noun, duke i dorëzuar Sokol Dedjes,
njohjen nga Izraeli të Shqipërisë, për shpëtimin e hebrenjve vendas dhe strehimin e hebrenjve nga vendet e tjera.

Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi.

🤝 Lidhjet e forta ndërmjet #Shqipërisë dhe #Izraelit konfirmohen në konsultimet politike. 📌 Identifikuam mënyra për të thelluar më tej bashkëpunimin. 👉 Krenar për njohjen e #Shqipërisë për shpëtimin e hebrenjve në mes të Shoah. 🇦🇱🤝🇮🇱

 

Izraeli i konfirmon zyrtarisht Shqipërisë, njohjen për shpëtimin e hebrenjve

Ish-prokurori i krimeve të rënda: Ja pse DEA zbarkoi në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm.

I ftuar në Euronws, Beci tha ky investim i bërë prej DEA-s në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës në vend është bërë më problematiku në të gjithë rajonin.

‘Dea ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligjzbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë.

Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s të drejtën të ketë një investim shumë të rëndësishëm në republikën e Shqipërisë.

E përkthyer më shqip, trafiku i lëndëve narkotike dhe i kokainës, është bërë më problematiku në tërë rajonin dhe për këtë arsye, DEA ka kthyer vëmendjen totale në Republikën e Shqipërisë.

Fakti që DEA vjen në Shqipëri është sirenë alarmi që trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm”,- tha Beci. syri.net

Gazmend Oketa: Kryetar i PD është Berisha, shumica e anëtarësisë e shkarkoi Bashën

Ish-ministri në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, Gazmend Oketa ka analizuar situatën që ndodh brenda kampit të demokratëve, pak kohë para zgjedhjeve të 14 majit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Oketa pohoi se kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha dhe se i takon atij që të drejtojë këtë parti, pasi është vendim i shumicës së anëtarësisë. Oketa tha se ishte pikërisht kjo shumicë që shkarkoi zotin Basha nga detyra.

“Ajo që ndodh brenda PD, për një periudhe të gjatë, lë një shije të shije të hidhur te cilido dhe te ata që e kanë përfaqësuar atë në nivele të larta. Kur vendi po i afrohet një procesi zgjedhor, vëmendja përqendrohet te një debat që duhet të ishte mbyllur me kohë, te një përplasje e lidershpit. Në qytetet e tjera duket se situata është më ndryshe. Fatkeqësisht pas vendimit të datës 3 mars të gjykatës, gjërat kanë shkuar dhe më larg. Do mbetet e tillë dhe pas 14 majit. Nuk i referohem thjesht vendimit të gjykatës, pasi ishte zgjedhje e gabuar e atyre që e çuan çështjen në gjykatë, pasi çështjet e brendshme zgjidhen brenda partisë, forumeve. Korrektesa juridike duhet të kishte filluar që në momentin kur zotit Berisha iu njoftua largimi nga grupi parlamentar. Më pas ai duhet të ankimonte vendimin dhe më pas të jepej vendimi i gjykatës. Zoti Basha se bëri këtë asnjëherë se nuk i kishte numrat për të kaluar një vendim të tillë në kryesi. Ai e përçau akoma më shumë PD. Nuk është rasti i parë dhe i vetëm që zoti Basha merr vendime të gabuara.

Është thënë dhe herë tjetër, por që të pretendosh që je kryetar i një subjekti politik dhe që ke vulën dhe logon, ke përjashtuar anëtarësinë (Alibeaj), por në fakt është e kundërta. Kur largohet fare, kryetari ose largohet nga politika ose krijon subjekt të ri. Zoti Basha dhe Alibeaj si i komanduar, thonë; po rrimë ne dhe po përjashtojmë anëtarësinë. Ky është nonsens. Zgjidhja në gjykimin tim duhet të ishte kjo, mirë apo keq, është koha që e vërteton. Anëtarësia në shumicë kërkon që atë parti ta drejtojë zoti Berisha. Bëj pjesë te ata që kanë vërejtjet e mia, por e pranoj këtë realitet. Anëtarësia, shuma, e shkarkoi Bashën. Lëvizja e grupit të Rithemelimit, pati një Kuvend ku krijoi një statut të ri. Nga kjo pikëpamje, është me themele më të forta. Ajo që duhet të kishte ndodhur është se zoti Basha dhe grupimi i tij duhet ta pranonin këtë realitet. Mënyrë tjetër për të larguar Berishën nuk ka. Ai pranoi që të rikthehej, cikël politik që shoqërisë shqiptare do i duhet kohë që të gjejë zgjedhje tjetër.”, nënvizoi Oketa.

Mes të tjerash Oketa tha se aksioni i SPAK dje në banesën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt dhe ish-gruas së tij, erdhi pas deklaratave të kryeministrit Rama.

“Një deklaratë e kryeministrit, dhe drejtësia zbarkoi në banesën e ish-zëvendëskryeministrit. Por këto deklarata politikke dhe aksionet e drejtësisë, tregojnë luftën brenda llojit. E ndodhur në prag fushate ku beteja do përqëndrohet në kryeqytetet kryesore, është mesazh për njeëzit e thjesht për të treguar se; cili është fundi juaj.”, theksoi Oketa.

Oketa nënvizoi dhe një herë se ishte pjesë e Partisë Demokratike të Berishës, që sipas tij është kryetar i kësaj force, përmes praktikave apo dhe ato juridike.

“Jam anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike. Për mua drejtues i PD, në të gjitha termat, praktike dhe juridike, është Berisha. Pjesa tjetë, kjo që po bën Basha dhe Alibeaj, kalon cakun etik të një mendje që do të merret me politikë. S’e quaj as vetëvrasje politike, pasi s’kanë asnjë sens. Zoti Alibeaj mbrëmë i drejtohej popullit shqiptar, dhe nuk kishte kurajo që t’i drejtohej anëtarësisë. Ai duhet në radhë të parë t’i drejtohej anëtarësisë, të ishte në krye të protestave popullore. S’ka rëndësi kush i ka thërritur. Një kryetar i dorëhequr, figuron sot kryetar në gjykatë. Do ishte karagjozllëk nëse këta kandidatë të dalë nga Primaret, të regjistroheshin me kryetar Bashën. Supozojmë se PD nuk e kishte këtë problem, këtë konflikt dhe sot do të niste fushata. Pavarësisht siglës apo logos, të gjithë kandidatët do i drejtoheshin qytetarëve të bashkive si përfaqësues lokal me alternativa. Çështja e logove nuk do ishte e rëndësishme.”, tha ai.bw

Tiranë: Tre të rinj vdesin pasi një makinë bie nga një mbikalim

Jetmira Delia-Kaci

Tre të rinj kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Tiranë-Elbasan në Shqipëri. Automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, ka dalë nga rruga duke çarë barrierat mbrojtëse metalike dhe ka rënë nga mbikalimi. Së bashku me të udhëtonin dy vajza, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, të cilat kanë humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e së premtes.

Automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari që po udhëtonte mbi një mbikalim në rrugën Tiranë-Elbasan, ra sipër një tjetër automjeti që po udhëtonte poshtë mbikalimit dhe për pasojë mbetën të plagosur tre personat që ndodheshin në të.

Policia e Tiranës bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore. Gjithashtu policia theksoi se i riu kishte një vit që ishte pajisur me leje drejtimi dhe në pesë muajt e fundit kishte marrë pesë masa ndëshkimore nga policia rrugore, për parakalim të gabuar, shpejtësi të lartë, mosrespektim të sinjalistikës dhe përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes së makinës.

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve në Shqipëri, Kodi Rrugor ka ndryshuar disa herë duke ashpërsuar masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithatë ekspertët rrugorë kanë apeluar që masat të forcohen më shumë, duke ndryshuar sërish Kodin Rrugor.

Të dhënat e fundit për numrin e aksidenteve janë ato të muajit janar nga Instituti i Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, në janar 2023 janë shënuar 84 aksidente nga të cilat 52 në Tiranë.

Pas presionit të Ramës, BKH zbarkon në shtëpitë e Ahmetajt, ja çfarë u gjet

Pas presionit të Edi Ramës në një emision televiziv dhe deklaratëve të sotme për mediat, SPAK dhe BKH kanë nisur sulmin ndaj Arben Ahmetajt.

Burimet bëjnë me dije se, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëshortes dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Prej datës 6 mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj Ahmetajt

Në një procesverbal të kësaj date që SYRI TV disponon, evidentohen pasuritë në emër të Albina Mançkas dhe Erjola Hoxhës

Një prej vilave në emër të Erjola Hoxhës i është vënë shiriti ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Dokumentet të cilat u administruan:

I- Kopje e Projektit teknik për Vilën e shtetases Albina Mancka, në zonën e Rolling Hills (Vila A00).

2- Kopje Projekt Konceptit në zonën Valamar, për objektin “Vila 22″ në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha (Building Design Vila Vale Mar 0765) si dhe planvendosja e objektit.

3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin në Kompleksin *Valamar”, Interior Design, porositur nga shtetasja Erjola Hoxha.

4- Kopje e Projekt Idesë për vilën Nr. 73 Green Coast në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka,

5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut, Tiranë.

6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: Vila Green Coast, Aparamenti Vala Mar dhe Vila Vala Mar.

7- Ofertë numër OS0323 19, datë 06.01.2023, lëshuar nga Brunes sh.p.k., me blerës klientin
Albina Mancka.

8- Plani i organizimit personal për apartamentin në pronësi të Albina Mancka (pallati Tuborg), referuar nenit 7 për aplikimin në emër të Albina Mancka.

Këqyrja filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20.

VOA: KQZ rrëzon Berishën dhe regjistron PD-në për zgjedhjet vendore nën përfaqësimin e Alibeajt

Komisioneri Ilirian Celibashi

Ilirian Agolli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot Partinë Demokratike nën përfaqësimin e drejtuesit të deleguar Enkelejd Alibeaj si konkurruese në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendoi regjistrimin në zgjedhje me të njëjtin emërtim subjekti.

Pasi dëgjoi për afro dy orë përfaqësuesit ligjorë, që mbrojtën dy kërkesat me të njëjtin emër subjekti, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të pranojë kërkesën e paraqitur nga zoti Alibeaj, i autorizuar si drejtues nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Komisioneri Celibashi theksoi se kërkesa e paraqitur nga zoti Alibeaj plotëson kriteret dhe është e bazuar në ligjin për partitë politike dhe në regjistrimet e gjykatës së Tiranës.

Ai la 48 orë kohë për plotësimin e detajeve në dokumenta, që u vërejtën si paqartësi.

Ndërsa kërkesa e ish kryeministrit Sali Berisha u rrëzua, sepse nuk bazohej në ligj dhe nuk kishte regjistrime certifikuese nga gjykata.

Përfaqësuesit ligjorë përsëritën para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të njëjtat argumentime, që kanë shfaqur edhe në përballjet e tyre përpara gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit.

Apeli ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen e përfaqësimit të Partisë Demokratike, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm, që njihte ish kryeministrin Berisha si kryetar të kësaj partie.

Partia Demokratike është zhytur prej disa kohësh në një krizë përfaqësimi, qyshkur drejtuesi i saj Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish kryeministrin Sali Berisha, sapo ky i fundit u përcaktua, së bashku me familjen, nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, si i përshtatshëm për të vizituar SHBA-të për shkak të korrupsionit domethënës dhe cënimit të demokracisë.

Zoti Basha deklaroi atëherë se Partia Demokratike nuk do të mbante kurrë në radhët dhe forumet e saj persona të shpallur non grata nga SHBA-të, aleate strategjike të saj dhe të Shqipërisë.

Ish kryeministri Berisha e hodhi poshtë si të pabazuar në prova përcaktimin nga SHBA-të dhe nisi një lëvizje për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike, duke sulmuar zotin Basha si një bashkëpunëtor të kryeministrit socialist Edi Rama.

Konflikti në gjirin e PD-së kulmoi me një sulm masiv të dhunshëm një vit më parë të mbështetësve të ish kryeministrit Berisha ndaj selisë qendrore të partisë, i cili u frenua falë ndërhyrjes së policisë.

Zoti Basha ia ka deleguar funksionet drejtuese të partisë kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ndërsa të dy palët kanë zhvilluar kongrese për të zotëruar përfaqësimin e partisë, dokumente të cilat tani janë ende në gjykatë.

 

Freedom House: Shqipëri, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze

Organizata Freedom House publikoi më 9 mars, raportin për liritë në botë, ku thuhet se liria shënoi rënie për të 17-in vit me radhë dhe nxjerr në krye, agresionin e Moskës kundër Ukrainës. Në raportin e publikuar sot nga Zëri i Amerikës flitet për Shqipërinë si një vend që nuk ka bërë asnjë ndryshim nga e kaluara.

“84 vende të botës përfshihen na kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57 në vende jo të lira – njofton Zëri i Amerikës – Organizata radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën, në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në këtë kategori përfshihen 54 nga 195 vendet për të cilat flet raporti.

Amy Slipowitz, nga organizata Freedom House, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Shqipëria nuk shënoi ndonjë ndryshim nga e kaluara. “Nga ana pozitive, liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithësisht fusha të respektuara. Ka fusha që mund të përmirësohen. Partitë politike janë shumë të polarizuara dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”, tha ajo.

Sipas raportit Kosova shënoi një përmirësim prej katër pikësh në radhitjen e Freedom House që shkon deri në 100 pikë. Zonja Slipowitz tha se kjo është një nga përmirësimet më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022.

“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universitetit”, tha ajo.

Raporti mbi Liritë në Botë, publikohet që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë trendet globale për një gjysmë shekulli”.

Sot ‘Dita e Mësuesit’, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe

Dita e Mësuesit është një festë kombëtare për të nderuar në punën e tyre të gjithë punonjësit e arsimit. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore.

Kjo ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.bw

Urat e vjetra të Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje

VOA/Raimond Kola

Në shumë ura të rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë është bërë e domosdoshme ndërhyrja prej vjetërsisë së tyre dhe problemeve të erozionit.

Një program i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore synon të përmirësojë infrastrukturën e 30 urave të para që shfaqin nevojat më urgjente.

Projekti pritet të nisë me një urë në Qarkun e Gjirokastrës, një prej zonave me probleme të mëdha në këtë sektor.

Në Shqipëri një numër i lartë urash në rrjetin kombëtar rrrugor të vendit kanë nevojë për ndërhyrje, jo vetëm prej vjetërsisë, por edhe prej problemeve të erozionit.

Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore do të fillojë këtë vit një program të sigurisë së urave i cili parashikon financimin me rreth 55 milionë dollarë për 30 urat e para që kanë nevoja të menjëhershme për ndërhyrje.

Sipas Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri nga programi kanë një përfitim të drejtëpërdrejtë rreth 800 mijë banorë.

Inxhinieri i Autoritetit rrugor shqiptar në Gjirokastër, Aristotel Noni flet për këtë program dhe për fillimin e investimit me një nga urat në këtë qark.

Programi i Bankës Botërore paarshikon rehabilitimin e disa prej urave më problematike në gjtihë territorin e Shqipërisë. Nga urat e para që u përfshi në këtë projekt është Ura e Viroit që ndodhet në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ku punimet pritet të nisin këtë vit.

Zoti Noni thotë më tej se projekti i urës së Viroit sjell zgjidhje për problematikat e shfaqura gjatë këtyre viteve si me sigurinë e këtij segmenti, përmbytjet apo pamundësisë për këmbësorët për të përshkuar pjesën natyrore të liqenit.

“Me ndërhyrjen zgjidhen tre objektiva shumë të rëndësishëm në këtë segment rrugor. E para zgjidhet siguria rrugore pasi parametrat gjeometrikë do të jenë bashkëkohorë, së dyti zgjidhet problemi i përmbytjeve pasi rruga e re dhe ura do të ketë një mbingritje rreth një metër nga rruga aktuale dhe së treti zgjidhet edhe qasja e vizitorëvë nga njëra anë e liqenit tek tjetra pasi do të ketë një trotuar për këmbësorët.”

Çdo gjashtë muaj Autoriteti Rrugor monitoron urat kryesore dhe problemet janë të shumta thotë inxhinieri Noni.

“Urat monitorohen nga ana jonë një herë në 6 muaj përmes një inspektimi të specializuar. Problem është amortizimi, sidomos i urave të vjetra metalike. Këto ura janë 100 vjeçare dhe ne kemi në inventarin tonë urën e Dragotit dhe urën e Leklit. Janë bërë disa ndërhyrje gjatë viteve të fundit por përsëri amortizimi i tyre ngelet problem dhe duhet menduar në të ardhmen ndërtimi i urave të tjera apo ndërtimi i aksit të ri rrugor Tepelenë – Dragot.”

Specialistët shohin problematikë si për urën e Dragotit edhe urën e Leklit kalimin e mjeteve me tonazhe të rënda mbi kapacitetin që lejojnë të dy urat.

Rrjeti rrugor kombëtar me rreth 4mijë km në Shqipëri përfshin 803 ura dhe struktura të tjera të lidhura, disa prej te cilave ende të painventarizuara plotësisht. Ndërtimi i shumë prej urave dhe strukturave të tjera të rrjetit rrugor të Shqipërisë daton në vitin 1930 me standarde të ndryshme projektimi.

Sipas raportit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bankës Botërore “gjatë nëntë dekadave të fundit këto struktura u ndërtuan në faza të ndryshme të zhvillimit bazuar në standarde të ndryshme të projektimit dhe vitet e fundit gradualisht standardet e projektimit dhe ndërtimit të rrugëve përfshirë urat po përafrojnë me standardet evropiane të Eurokodeve”.

Krahas autoritetit rrugor edhe qeveritë vendore kanë përgjegjësitë e tyre në mirëmbajtjen e urave, sidomos atyre rurale. Por shumë prej bashkive thonë se kanë pamundësi fianciare për të mbuluar ndërhyrjet .

Në hyrje të qytetit të Këlcyrës dimri i këtii viti ka shkëputur njërën pjesë të rrugës ndërsa probleme janë paraqitur edhe në disa prej urave. “Përjekjet e bashkisë janë për të frenuar dëmtimet që më pas do të sillnin pasoja më të mëdha”, thotë nënkryetari i bashkisë së Këlcyrës, Riza Allamani.

“Ne në territorin e bashkisë kemi 12 ura në rrugët rurale dhe 5 ura që përshkojnë aksin kombëtar. Urat fillojnë që në hyrje të grykës së Këlcyrës, në dalje të saj dhe në drejtim të zonës së Dishnicës. Urat e rrugëve rurale janë të mirëmbajtura, konsoliduara, me përjashtim të shirave të fundit që u dëmtua pjesa anësore e urës në hyrje të qytetit të Këlcyrës e cila u riparua nga autoriteti rrugor shqiptar”.

Zoti Allamani thotë se qeveritë vendore duhet të kenë më shumë foncde për inevstimet në infrastrukturën rrugore dhe sidomos urat.

Institucionet e larta të shtetit shqiptar, ministritë përkatëse duhet të alokojnë patjetër fonde, thotë zoti Allamani.

Krahas urave të rrjetit kombëtar dhe atij rural problematika edhe më të forta shfaqen në urat monumentale të ndërtuara kryesisht në shekullin e XVIII-te dhe që përbëjnë një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Vaso Polo, specialist në drejtorinë e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër thotë se programet e mirëmbajtjes kombinohen edhe me projekte ndërhyrëse për urat e vjetra, në bashkëpunim me Instititutin e Trashëgimisë Kulturore.

Drejtoria Rajonale e Monumenteve, thotë zoti Polo ndërmerr veprime herë pas here në terren për pastrimin e bimësisë në disa nga këto ura dhe ndërhyrje mirëmbajtëse. Këto ura janë një potencial i madh për turizmin, thotë zoti Polo.

“Pjesa dërmuese e këtyre urave aksesohen nga vizitorët dhe janë me të vërtetë një nga tërheqjet më të mëdha për turistët që duan të shohin këto ura të vjetra, stilin e ndërtimit të tyre dhe të marrin informacion për mjeshtërit që i ndërtuan”.

Pak kohë më parë ndërhyrje shpëtuese përfshinë Urën e Kordhocës në Gjirokastër, por nevoja për mirëmbajtje dhe ndërhyrje paraqiten në mjaft ura të tjera monumentale.

Zgjedhjet lokale të 14 majit- Ja sa këshilltarë ka secila bashki në Shqipëri

Më 14 maj shqiptarët nuk do të zgjedhin vetëm kryetarët e rinj të bashkive, por do të zgjedhin e ‘parlamentet’ lokale.

Thënë ndryshe, do të votojnë për këshilltarët bashkiakë.

Ndërsa Shqipëria me një reformë të njëanshme të Edi Ramës u nda në 61 bashki, numri i këshilltarëve bashkiakë është më shumë se 1600.

Më saktë bëhet fjalë për 1603 këshilltarë bashkiakë. Numrin më të madh të këshilltarëve  ka Tirana me plot 61. Ndërsa numri më i vogël i këshilltarë është në disa bashki të vendit, kryesisht në jug të Shqipërisë.

Më poshtë keni dhe listën e këshilltarëve sipas bashkive:

Qarku Berat:

Bashkia Berat 31 këshilltarë,

Bashkia Kuçovë 21 këshilltarë,

Bashkia Poliçan 15 këshilltarë,

Bashkia Skrapar 15 këshilltarë,

Bashkia Dimal 21 këshilltarë.

Qarku Dibër:

Bashkia Bulqizë 21 këshilltarë,

Bashkia Dibër 31 këshilltarë,

Bashkia Klos 21 këshilltarë,

Bashkia Mat 21 këshilltarë.

Qarku Durrës:

Bashkia Durrës 51 këshilltarë,

Bashkia Krujë 31 këshilltarë,

Bashkia Shijak 21 këshilltarë.

Qarku Elbasan:

Bashkia Belsh 21 këshilltarë,

Bashkia Cërrik 21 këshilltarë,

Bashkia Elbasan 51 këshilltarë,

Bashkia Gramsh 21 këshilltarë,

Bashkia Librazhd 21 këshilltarë,

Bashkia Peqin 21 këshilltarë,

Bashkia Prrenjas 21 këshilltarë.

Qarku Fier:

Bashkia Divjakë 31 këshilltarë,

Bashkia Fier 51 këshilltarë,

Bashkia Lushnjë 41 këshilltarë,

Bashkia Mallakastër 21 këshilltarë,

Bashkia Patos 21 këshilltarë,

Bashkia Roskovec 21 këshilltarë.

Qarku Gjirokastër:

Bashkia Dropull 21 këshilltarë,

 Bashkia Gjirokastër 31 këshilltarë,

Bashkia Këlcyrë 15 këshilltarë,

Bashkia Libohovë 15 këshilltarë,

Bashkia Memaliaj 15 këshilltarë,

Bashkia Përmet 15 këshilltarë,

Bashkia Tepelenë 15 këshilltarë.

Qarku Korçë:

Bashkia Devoll 21 këshilltarë,

Bashkia Kolonjë 15 këshilltarë,

Bashkia Korçë 41 këshilltarë,

Bashkia Maliq 31 këshilltarë,

Bashkia Pogradec 31 këshilltarë,

Bashkia Pustec 15 këshilltarë.

Qarku Kukës:

Bashkia Has 21 këshilltarë,

Bashkia Kukës 31 këshilltarë,

Bashkia Tropojë 21 këshilltarë.

Qarku Lezhë:

Bashkia Kurbin 31 këshilltarë,

Bashkia Lezhë 41 këshilltarë,

Bashkia Mirditë 21 këshilltarë.

Qarku Shkodër:

Bashkia Fushë-Arrëz 15 këshilltarë,

Bashkia Malësi e Madhe 31 këshilltarë,

Bashkia Pukë 15 këshilltarë,

Bashkia Shkodër 51 këshilltarë,

Bashkia Vau-Dejës 31 këshilltarë.

Qarku Tiranë:

Bashkia Kamëz 41 këshilltarë,

Bashkia Kavajë 31 këshilltarë,

Bashkia Rrogozhinë 21 këshilltarë,

Bashkia Tiranë 61 këshilltarë,

Bashkia Vorë 21 këshilltarë.

Qarku  Vlorë:

Bashkia Delvinë 15 këshilltarë,

Bashkia Finiq 21 këshilltarë,

Bashkia Himarë 21 këshilltarë,

Bashkia Konispol 15 këshilltarë,

Bashkia Sarandë 31 këshilltarë,

Bashkia Selenicë 21 këshilltarë,

Bashkia Vlorë 51 këshilltarë.

Burimi i të dhënave: KQZ

Basha autorizoi Alibeajn të regjistrojë PD-në në zgjedhje, del dokumenti i firmosur para 353 ditësh

Lulzim Basha rezulton të jetë ende në krye të Partisë Demokratike ligjërisht, megjithëse ka dhënë dorëheqjen pak ditë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Në dosjen e sekretarit ligjor të PD-së dërguar KQZ-së, ishte edhe një letër e firmosur nga Basha që autorizon Gazmend Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn të përfaqësojnë këtë forcë politike në procedurat e regjistrimit për zgjedhjet lokale.

Por ajo që bie në sy në letrën e firmosur nga Basha është pikërisht data e saj.

Siç shihet në dokumentin që po publikon Balkanëeb, rezulton se Basha e ka firmosur autorizimin fiks 353 ditë përpara se ai të përdorej sot.

Kryetari i PD-së e ka hedhur firmën mbi këtë letër në 18 mars 2022, ekzaktësisht 12 ditë pasi humbi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe vetëm 3 ditë përpara se të jepte dorëheqjen.

Në ato ditë plot zhvillime në PD, ku përveç këtyre ngjarjeve, ish kryeministri Berisha po përgatitej të rikthehej në parti, këshilltarët e Bashës duket se kanë qenë shumë të vëmendshëm për t’a këshilluar atë që të firmoste një autorizim që do të përdorej pas një viti në zgjedhjet lokale.bw

Deklarata me 6 pika e Këshillit Kombëtar: Rama skenar armiqësor ndaj opozitës, Basha dhe Alibej pengje

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i thirrur gna Berisha, i cili vendosi që kandidatët për kryebashkiakë do të hyjnë në zgjedhje me koalicion.

Ndërkohë në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, Këshilli doli me një deklaratë me 6 pika, ku rendit vendimet e marra. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

Teksa i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike në deklaratë thuhet se: “Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë”.

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët i konsideron si pengje të Edi Ramës dhe instrumenta të tij në vendimin e “Apelit” për “vulën” e PD-së.

NJOFTIM PËR SHTYP

• Skenar armiqësor i Edi Ramës ndaj Partisë Demokratike/ Këshilli Kombëtar i PD del me  deklaratë. Ja 6 pikat e vendimit.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, doli me deklaratë, ku në 6 pika, rendit vendimet e marra. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

Teksa i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike në deklaratë thuhet se: “Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë”.

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, si pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues”.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjëndjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

1.   Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!

2.   Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!

3.   Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues.

Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë  për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

4.   Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

5.   I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për  të ndryshuar Shqipërinë!

6.   Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMI, PARTIA DEMOKRATIKE

Berisha çon juristët në KQZ, kërkesë për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Berishës, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hapin e radhës në drejtim të zgjedhjeve të 14 majit.

Dy përfaqësuesit ligjor bënë me dije se depozituan në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

“Sapo depozituam kërkesën. Kjo kërkesë është e firmosur nga Sali Berisha dhe është në përputhje si me ligjin edhe me praktikën e deritanishme të ndjekur nga KQZ. Bashkangjitur kemi paraqitur edhe dokumentacionin, kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor. Në respektim edhe afatit që është vendosur datës 6 mars. Të gjithë dokumentacionin ligjor”, tha një nga përfaqësuesit ligjor.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë nesër edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili do të depozitojë kërkesën për regjistrimin e PD dhe në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.bw

Berisha: Gjykatësit lexuan shkresën e Elira Kokonës, eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës

Gjatë takimit me kandidatët e PD-së për kryetarë të Bashkive, kreu demokrat Sali Berisha tha se, gjykatësit e Apelit kishin lexuar një shkresë të Elira Kokonës, këshilltare juridike e Edi Ramës.

Sipas Berishës, ajo është një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ju guxuat, hytë në garë. Treguat të gjithë CV-në tuaj, kurrikulën tuaj, qëllimet tuaja për qytetarët. Në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore.

Edi Rama me qëllim që të na pengonte të hynim në zgjedhje e shtyu deri në tri ditët e fundit vendimin e gjykatës, gjykatës të cilët lexuan një shkresë që iu kishte ardhur aty me Elira Kokonën, edhe ajo një eksponent i rrezikshëm e mafes shtetërore të Edi Ramës.

Duhet të pranojmë se ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Ky skenar që filloi me McGonigal nga Edi Rama vazhdoi në etapa, morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës, edhe të Ramës që PD të bëhej koalicion me PS, ai që pastaj nxiti në thelb të gjitha veprimet ndaj meje.

Unë nuk e kam kundërshtuar atë për asnjë lloj interesi personal, por në thelb unë e kam kundërshtuar atë ofertë dhe në mënyrë shumë të prerë, sepse kam besuar se ky ishte interesi i çdo demokrati dhe i çdo qytetari shqiptar. Unë e kam kundërshtuar dhe besoj se kam marrë një vendimet më të drejta.

Në këtë kontekst nuk iu dolën llogaritë. Bazoheshin në mashtrimin dhe gënjeshtrën dhe dështuan. Ndaj dhe e nisëm ku e nisëm dhe ku jemi sot. Forcë politike në Shqipëri. Opozita më e fuqishme në vend. Më e mirëorganizuar, më demokratike.

E shfrytëzoj rastin t’iu bëj thirrje të gjithë demokratëve që t’u mbështesin ju. Çdo demokrati, çdo qytetari. Asnjë prej jush nuk jeni kandidatë, as të Sali Berishës, as të Kryesisë së PD. Ju jeni kandidatë të qytetarëve, aq sa jeni pastaj të Sali Berishës dhe të Kryesisë së PD.

Pra, ky është një motiv për çdo demokrat, për çdo mbështetës të PD që t’ju mbështesë ju. Ata që menduan se si shërbëtorë apo vegla të Edi Ramës  se mund t’i imponohen PD njëherë me bravë, pastaj me vulë, ata i merr turpi dhe dëshmohen si politikanët që vetëposhtëruan veten e tyre në një mënyrë dhe shkallë ta atillë sa nuk e ka poshtëruar kush në 30 vite politike pluralizmi. Kjo është e vërteta.

Ftoj edhe njëherë edhe njëherë çdo demokrat të bashkohet, t’ju mbështetsë. E garantoj se vlerësojmë shumë dhe do vlerësoj investimin e secilit. Nuk besoj se ka sot demokratë të vërtetë që mund të bashkojë moralin, bindjen politike me dyshen Alibasha-Brava. Jo.

Mos të harrojmë se ku e nisëm dhe ku jemi sot, dhe e vërteta është që së shpejti do të jemi në pushtet, jo për karrige, po për t’i dhënë Shqipërisë ndryshimin që meriton. Le ta vazhdojmë këtë betejë të bindur dhe të sigurt në fitoren tonë.

Të diskutojmë këtu në këtë takim hapur, të shkëmbejmë, të shprehim mendime lirshëm për gjithçka në mënyrë që sot pasdite Këshilli Kombëtar të marrë vendimet përfundimtare mbi qëndrimet do adaptojë në këtë situatë PD. syri.net

Banorët e Bërxullës sërish në protestë, tentojnë të bllokojnë qarkullimin: Kërkojmë dëmshpërblim dhe rrugë dytësore, nuk dorëzohemi

Edhe kjo e diel i ka gjetur banorët e Bërxullës në protestë, të cilët kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensimin e tyre. Disa prej tyre janë ulur në rrugë, duke tentuar të bllokojnë qarkullimin.

 

“Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet.

Nuk ka ngelur asnjë artikull që të mos jetë i 3-fishuar. Në 2005 është vlerësuar me 9 euro, sot ka shkuar në 4 euro. Juristët ndaj nuk e dinë, unë që nuk jam i fushës i di ligjet. Këtu ka paligjshmëri në të gjitha hallkat dhe institucionet e shtetit.  Ata ofrojnë vlerën e banesave, por jemi në negociata. Ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta.

Jam autokton, nuk kam pushtuar toka. Sot vjen një individ që do të marrë rrugën. jetë e kemi ndërtuar në këto prona. Pse duhet të largohem unë nga fshati? për ti plotësuar tekat një individi?”, tha një nga banorët.

Banorët thonë se kërkojnë dialog dhe se nuk do të dorëzohen pa u plotësuar kushtet e tyre, që përfshijnë mes të tjerash dëmshpërblim të tokës dhe rrugë dytësore.bw

 

 

Shtrenjtimi i apartamenteve në Tiranë, të pasurit blejnë prona në Dubai, Malin e Zi dhe Greqi

Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve në Tiranë ka rritur kërkesën e të pasurve për prona jashtë Shqipërisë. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se po bëhen më shumë blerje apartamentesh në Dubai, Malin e Zi dhe Greqi, për shkak të diferencës së ngushtë të çmimeve dhe kohës më të ulët të kthimit të investimit nga qiraja. Interes për shtëpi banimi ka edhe në SHBA, ndërsa Zvicra ka më tepër shpenzime nga shqiptarët për prona komerciale.

Ndërtuesit parashikojnë që çmimet e banesave të reja në Tiranë të mos shënojnë rënie, shkruan Dorina Azo në Monitor.

Çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë kanë shpejtuar shpenzimet e shqiptarëve për blerje pronash jashtë vitet e fundit. Diferenca e ngushtë e çmimeve, veçanërisht me rajonin, ka rritur kërkesën për të blerë prona me qëllim investimi, nëpërmjet dhënies së qirave në Tivar në Malin e Zi apo Selanik në Greqi.

Blerësit e pronave jashtë shtetit janë sipërmarrës dhe individë me të ardhura të larta. Të pasur të tjerë kanë investuar në disa zona të shtrenjta të Europës, me qëllim banimi, ndërsa parapëlqehet edhe Zvicra për prona komerciale, për shkak të moskufizimit të ligjit.

Ekspertë të tregut pohojnë se kjo tendencë është zhvilluar vitet e fundit në Shqipëri, duke përfshirë edhe atë për blerje shtëpie përtej Oqeanit Atlantik, në shtetet e SHBA-së, për shkak të lehtësive fiskale për investimet në sektorin e pasurive të patundshme.

Përveç Europës dhe rajonit, dy vitet e fundit është rritur kërkesa për blerje pronash në Dubai. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se arsyeja e investimit në këtë treg janë çmimet e larta në Tiranë, sidomos qendrës, norma shumë e lartë e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies mbi 20 vjet krahasuar me Dubain që është deri në 10 vjet.

Për prona të caktuara me pozicion gjeografik të favorshëm, kthimi i investimit në Dubai shkon deri në 5 vjet. Arsyet e tjera të rritjes së kërkesës në këtë treg janë edhe lehtësitë fiskale, që nga zero taksa për tatimpaguesit, pranimi i parasë cash në blerje dhe mosdeklarimi i origjinës së tyre.

Sipas të dhënave të seksionit të llogarive kombëtare të INSTAT, në vitin 2020, shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 65,5 mld lekë. Krahasuar me 2019-n, shpenzimet janë ulur 6%.

Shpenzimet erdhën duke u rritur pas krizës së vitit 2008. Nga 6 mld lekë shpenzime për prona jashtë vendit në 2007-n, një vit më pas, më 2008, kjo vlerë u rrit më shumë se pesëfish, në 32 mld lekë.

Gjatë periudhës 2008-2013, shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin rreth 208 mld lekë apo 1,8 mld euro. Në vitin 2013, pati rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 mld lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Blerjet e pronave jashtë vendit nisën sërish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 deri në vitin 2018, shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 1,5 mld euro.

Në periudhën nga viti 1996 deri në 2020, rekordin e mban viti 2019, ku investimet arritën në vlerën e 69,7 mld lekëve, apo 606 mln eurove. Në 24 vitet e fundit, të ardhurat për blerje pronash jashtë vendit arrijnë në vlerën e rreth 5 mld eurove.

Si ndryshojnë çmimet e apartamenteve në Tiranë në raport me qytetet europiane

Çmimet e apartamenteve në qendër të Tiranës janë më të shtrenjta se në disa qytete europiane, si Selaniku i Greqisë apo qyteti i Udines së Italisë (20 km larg nga Roma) sipas të dhënave të Numbeo-s për 23 qytete të listuar nga “Monitor” (përzgjedhja e qyteteve është bërë duke u mbështetur nga kërkesa e shqiptarëve për prona jashtë shtetit sipas të dhënave të agjencive imobiliare dhe investimeve të ndërtuesve).

Në raport me disa kryeqytete të Europës, si: Athina, Brukseli apo Budapesti, diferenca e çmimeve është tepër e ngushtë. Çmimi mesatar i apartamenteve në qendër të Tiranës, sipas Numbeo-s, për vitin 2023 është 2,203 euro/m² dhe 1,064 euro për prona jashtë qendrës.

Çmimet e qendrës së Tiranës janë 300 euro më të lira se ato të apartamenteve në qendër të Athinës dhe qytetit të Tivarit, ku agjencitë imobiliare nënvizojnë se janë shtuar këtë vit investimet e shqiptarëve për prona, dhe 600 euro më shumë se Beogradi.

Diferencë e ngushtë çmimesh shfaqet në raport edhe me qytete të tjera europiane. Në qendër të Budapestit, çmimet e apartamenteve janë 1,300 euro/m² më shtrenjtë se në qendër të Tiranës, në Bruksel janë 1,600 euro/m² më shumë dhe 2,000 euro më shumë se banesat e qendrës së Eindhoven në Holandë. Diferencë të lartë çmimesh, qendra e Tiranës ka me qytetet, si: Zyrihu, Parisi, Mynihu dhe Londra, ku çmimet e banesave në qendër variojnë nga 12,000 deri në 19,500 euro/m².

Tendenca për blerje pronash jashtë po zhvillohet prej vitesh në Shqipëri nga të pasurit që blejnë apartamente në zona elitare të Europës dhe SHBA-së, për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, sipas Ylli Sulës, drejtuesi i indeksit “Keydata”. Ai thekson se shumë të pasur investojnë në blerje pronash edhe për arsye diversifikimi të të ardhurave.

“Prej disa vitesh, të pasurit po e shohin më të leverdishme të blejnë prona jashtë sesa në Shqipëri, pasi çmimet kanë shënuar rritje të lartë, ndërsa interesat e depozitave të kursimeve janë të ulëta. Në Europë parapëlqehet të investohet më tepër për shtëpi banimi, në zona elitare të Milanos apo Vjenës.

Tendencë e re është edhe blerja e pronave në SHBA, për shkak të politikave fiskale lehtësuese që ofrojnë disa shtete për këtë sektor”.

Vjet, në ndërtesat luksoze të kryeqytetit, siç janë kullat, çmimet e apartamenteve arritën 5,000 euro/m².

Kompania Invest Society, që po zhvillon në Tiranë 4 projekte luksoze, Rainbow Center, West Residences, Book Building, Green Terrace, në kullën “Book Building”, që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit, i shiti apartamentet e banimit 5,000 euro/m².

Rainbow Center te Blloku është godinë me 7 kate (nga të cilat dy kate janë qendra tregtare). Në vitin 2022, në këtë ndërtim përfundoi shitja e apartamenteve të banimit.

Sipas përfaqësuesve të zyrës së shitjes, apartamentet u shitën 5,000 euro/m² (ndërtimi është ngritur në truallin e ish-bar Rovena). Në zona të tjera, si ish-Blloku apo pranë selisë së LSI-së, çmimet e apartamenteve nisin mbi 3,200 euro/m².

Dubai kryeson për kthimin e shpejtë të investimit; Shtohen shpenzimet nga shqiptarët

Në indeksin për 23 qytete të listuara nga “Monitor”, qyteti i Dubait renditet i pari për kohën më të ulët të kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies. Rendimenti bruto i qirasë, që është totali i qirasë bruto vjetore, pjesëtuar me çmimin e shtëpisë për këtë qytet është 10%. (Sa më e lartë të jetë vlera, është më mirë).

Pas Dubait referuar të dhënave nga Numbeo, më e leverdishme për kthimin e qirasë me afat të shkurtër është edhe qyteti i Majamit në SHBA me 9,4%, për një pronë që blihet në qendër. Më pas renditet Udine në Itali, ku ndërtues shqiptarë kanë filluar të ndërtojnë apartamente banimi, Brukseli me 5,2%, qyteti i Tivarit në Malin e Zi me 5,1% dhe Beogradi, me 4,7%.

Çmimet e shtrenjta të Tiranës, por edhe norma e lartë e kthimit të investimet nëpërmjet qiradhënies, ka shtuar kërkesën për prona jashtë shtetit. Norma e ulët e kthimit të investimit për shkak të nivelit të lartë të qirave në Dubai dhe ofrimi i lehtësive fiskale, si dhe lejimi i përdorimit të parasë cash ka nxitur kërkesën për prona nga shqiptarët në këtë vend.

Sokol Çili, drejtuesi i agjencisë “Falcon”, tha për “Monitor” se vitet e fundit është rritur kërkesa për prona në Dubai. Agjencia ofron një portofol të gjerë pronash edhe në Zvicër, Itali, Çeki dhe Poloni.

Arsyet kryesore janë çmimet e larta të apartamenteve në qendër të Tiranës, norma e lartë e kthimit të investimit të qirasë që shkon mbi 23 vjet, krahasuar me Dubain, që arrin deri në 10 vjet, ndërsa për tipologji pronash me pozicion strategjik, ku dhe qiraja është më e lartë, kthimi i investimit arrin deri në 5 vjet.

“Në Dubai, çmimet e pronave luksoze nisin nga 3,000-3,500 euro/m², ndërsa qiratë fillojnë minimumi nga 6,000 euro.

Koha optimale e kthimit të investimit nga qiraja është 5 deri në 10 vjet. Në Shqipëri, treguesi i kthimit nga qiraja vijon të mbetet më i lartë, gati mbi 23 vjet për shkak të çmimeve të shtrenjta dhe nivelit të ulët të qirasë. Kjo është një ndër arsyet pse shumë individë, kryesisht sipërmarrës, po investojnë në Dubai.

Arsye të tjera do të rendisja lehtësitë fiskale që ofron për ata që investojnë në sektorin e pasurive të paluajtshme, nga zero taksë për të gjithë tatimpaguesit, kthim të investimit 5-8% në vitet e para, procedura me kosto të ulët për investimin, pranimi i parasë cash dhe mosdhënia e llogarisë për origjinën e tyre, si dhe dhënia e vizës.

Konkretisht për investime me vlerë mbi 200 mijë USD përfiton vizën me afat 2-vjeçar dhe për investim me vlerë 545 mijë USD, përfitohet viza me 10-vjeçare”.

Z. Çili shton se përveç kërkesës për blerje pronash me qëllim investimi, nga sipërmarrësit ka interes edhe për blerje me qëllim banimi, për t’u transferuar në Dubai.

Cilat janë detyrimet e pronarëve shqiptarë të pronave në Dubai? Drejtuesi i agjencisë “Falcon Real State” nënvizon se pronarëve të shtëpisë, ju kërkohet të paguajnë një taksë të rregullt mirëmbajtjeje për ndërtesën dhe zonën përreth (e cila do të tarifohet një herë në vit) dhe kryerjen e pagesave për faturat e shërbimeve.

Stela Dhami, nga “Colliers International”, thotë se shtimi i kërkesave nga agjencitë e huaja që ofrojnë shërbime konsulence për ndërtim, por edhe blerje pronash në Dubai, është ndikuar edhe nga linjat e transportit ndërkombëtar, që bëjnë lëvizjen e lirë të njerëzve, të cilët kërkojnë alternativa tërheqëse investimi.

“Duke pasur linja të drejtpërdrejta transporti ajror dhe vende si Dubai, me ofertë shumë të lartë në pasuri të paluajtshme, bëhen edhe më të afërta”.

Vitet e fundit, kërkesa për prona në Dubai nga të huaj të shteteve të botës është shtuar vrullshëm. Jonian Antoni, drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21”, u shpreh se shpenzimet e shqiptarëve për prona në Dubai janë të papërfillshme krahasuar me shpenzimet e vendeve të tjera. Sipas përllogaritjeve të agjencisë për prona jashtë Shqipërisë, potenciali i blerësve është 1% e shqiptarëve më të pasur.

“Sipas një analize të bërë tregut të Dubait, llogaritej se një agjenci vendase shiste 30-40 njësi në ditë dhe me llogarinë tonë, nëse do të bashkëpunonim, do të flisnim për 20-30 njësi në vit.

Si rrjedhojë, as për palën e huaj dhe as për ne si palë shqiptare nuk kishte interes. Sasia dhe vlerat që mund të blejnë shqiptarët për tregje të mëdha, si: Dubai, janë shumë të papërfillshme.

Po është e vërtetë se marketimi që bëjnë agjencitë e Dubait është ndër më të suksesshmit.

Kur ata e bëjnë marketingun dhe targetojnë gjithë botën, ai vjen deri në Shqipëri, por nga tentativat e bëra për bashkëpunim me agjenci aty nuk ka pasur ndonjëherë interes, po ashtu nuk ka pasur as për një bashkëpunim me Londrën, Nju Jorkun dhe Majamin kur i kemi analizuar.

Gjithnjë potenciali blerës i 1% bazuar në të ardhurat e supozuara të 1% në Shqipëri nuk linte shumë hapësira fitimi.

Këto janë investime luksi. Edhe nëse një amerikan investon p.sh., në Dubai e bën për diversifikim të portofolit pronave. Familjet e pasura në SHBA kanë shpenzime të mëdha, por edhe teprica të mëdha të cilat i riinvestojnë (kryesisht jo në fushën ku kanë biznesin kryesor).

Menaxherët e riinvestimit zakonisht e ndajnë portofolin: 30-50% në prona; 30-50% në bursë; 30-50% në materiale të çmuara (materiale të çmuara flori/ naftë/ merkur etj., etj.). Në këtë mënyrë i pasuri është i mbrojtur nga rastet e falimentimit të biznesit kryesor, sepse ka diversifikuar portofolin.

Si rrjedhojë, kur janë shumë të pasur, përveç mbrojtjes në shumë industri, bëjnë dhe mbrojtje në shumë shtete. Pra blejnë prona në vende të ndryshme, për të mos pasur rrezikun që kur bie njeri vend, të bien të gjithë”, pohon z. Antoni.

Në lidhje me investimet e shqiptarëve për prona në Zvicër, drejtuesi i agjencisë “Falcon” tha se tipologjia më tepër e kërkuar nga sipërmarrësit është për prona komerciale, për shkak të moskufizimit të ligjit. ./MONITOR

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ja si votuan gjyqtarët

BalkanWeb ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e Partisë Demokratike.

Në vendim sqarohet se çështja do të rigjykohet në shkallë të parë me një trup të ri gjykues dhe se brenda 5 ditësh ndaj këtij vendimi mund bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, kanë votuar unanimisht pro një vendimi të tillë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD:

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar :

Prishja e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese”.

Ne lidhje me ankimin e mësipërm është shqyrtuar  në Gjykatën e Shkallës të Parë “Disponimi i ankimit” dhe  me vendimin nr. 508 Regj.  Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muça ka vendosur:

“- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në datë 16.05.2022, u depozituan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë :

(i) Apel kundërshtues në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, me të cilin është kërkuar mospranimi i ankimit të bërë nga Z. Enkelejd Alibeaj datë 04.04.2022;

(ii) Ankimi në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, kundër vendimit nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e këtij vendimi, duke vendosur mospranimin e ankimit të palës ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, të përfaqësuar nga nënkryetari Z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shqyrtua sot më datë 03.03.2023 ora 11:00.  Trupi gjykues përbëhet nga : Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë z. Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, trup gjykues i caktuar me shortin elektronik të datës 03.02.2023.

Që në fillim të seancës gjyqësore, pala kërkuese përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit parashtroi si  kërkese paraprake kërkesën për mopranimin e ankimit të paraqitur nga PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak mungese legjitimimi në paraqitjen e ankimit. Sipas kësaj kërkese të palës krkuese, ankuesi PDSH , përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, nuk ka të drejtë për të bërë ankim dhe për të qënë pjesë e procesit gjyqësor.

Kundrejt këtij pretendimi, përfaqësuesi i ankuesit PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim u shpreh se tërheq të drejta në këtë proces gjyqësor dhe i takon të bëjë ankim ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sipas nenit 15 të Ligjit ‘Për partitë politike”.

Trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim të ndërmjetëm dhe pas konsultimit, u vendos që në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata do të shprehej pasi të shqyrtonte ankimin dhe apelin kundërshtues.

Në vijim të seancës, pati debat gjyqësor duke paraqitur parashtrime shtesë me shkrim dhe realizuar pyetje palët ndaj njëra-tjetrës.

Pala kërkuese e këtij gjykimi PDSH përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kishte ushtruar njëkohësisht apel kundërshtues dhe gjithashtu ankim ndaj vendimit për disponimin e ankimit nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në përfundim pala kërkuese kërkoi: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ose rrëzimin e ankimit.

Pala ankuese PDSH përfaqësuar nga Nënkryetari Enkelejd Alibeaj me autorizim kërkoi: Prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 dhe pushimin e gjykimit ose në alternativë, prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datw 03.03.2023, vendosi:

  • Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
  • Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.
  • Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 03.03.2023 

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM


Send this to a friend