VOAL

VOAL

Incineratori i Elbasanit- Lefter Koka ia ngec Ramës: Nuk jam unë peshku i madh!

Lefter Koka ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje në Apelin e Posaçëm për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit, ku ka dhënë edhe dëshmi në sallën e gjyqit, duke pretenduar pafajësi. 

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletat e udhëtimit Mirel Mertiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion”.

“Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim, dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më denoni sa më shumë mua”, tha Koka në seancë.

Gjatë seancës, avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë se sa lidhja e kontratës. sn

Këlliçi: Nuk lëvizim nga këtu derisa Veliaj të arrestohet, bashkia e Tiranës nuk është më institucion, por fabrikë inceneratorësh

Në fjalën e tij të mbajtuar gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh se në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione, ku nuk ka as vëmendje, meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja , për të mos u bërë lajm ndërsa ditën e hënë në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

“Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish-kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i njëjtë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë”-u shpreh Këlliçi.

Fjala e plotë:

‘Të nderuar qytetarë, duke e nisur me një falenderim për ju që në javën e 30-të nuk keni reshtuar së protestuari, dua të ju jap një lajm në raport me të gjithë atë baltë, llum apo tentative për të mbyllur këtë protestë, njërëz që kanë sulmuar pafund duke thënë se pse kjo prostestë ka nisur në verë, ka vazhduar në vjeshtë dhe dimër dua t’ju them që përveç se ka çuar në burg drejtorët e 5D, ka denigruar Erion Veliaj për atë që ai është në të vërtetë, kemi treguar se kjo godinë që formalisht quhet bashki, në fakt është fabrika e inceneratorit e cila sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në Shqipëri.

12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të tregut fruta-perime dhe Elton Kacidhen e UKT, që paguan një mal me lekë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës.

Po pse e ka bërë këtë, a mos ka vënë aty njerëz të ndëruar? Jo! Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje.

Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota.

Ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë. Një hajdut i kapur me duart në xhepa nga qytetarët e Tiranës, që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolegët e tij.

Berisha sot në 298 ditë vazhdon të qendrojë i izoluar pa fakte e pa akuzë, për një vepër që ka kryer Rama, për ndërrimin e destinacionit të truallit që e ka kryer Rama, mbahet i izoluar, sepse ata thonë se ai ka qenë kryeministër dhe si kryeministër kishte fuqi ta ndalte padrejtësinë e Ramës.

Në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione ku nuk ka as vëmendje meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja, për të mos u bërë lajm e për të mos dalë opozita askund për këtë çështje, ndërsa të hënën në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i barabartë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë? sn

Paloka: Shqipëria nuk mund të lihet nën diktaturën e një burracaku të kontrolluar nga krimi për hir të ‘stabilitetit’

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar me një shënim në facebook vizitën e protestës së deputetëve të opozitës në Strasburg.

“PD po përvijohet edhe një herë tek institucionet ndërkombëtare si shpresa e vetme për rikthimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Besimi në disa raste i tronditur, jo për faj të demokrateve por luftës paprecedent që i është bërë dhe po i bëhet opozitës, po rikthehet i plotë”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Mesazhi:

Përpara Parlamentit Evropian, për tu dëgjuar!

Shqipëria nuk mund të lihet nën diktaturën e një burracaku të kontrolluar nga krimi për hir të “stabilitetit” .

Disa personazhe të korruptuar me paratë e narkotrafikut që shpërndan Rama ndër ta, nuk përfaqësojnë institucionet ndërkombëtare, jo ato për të cilat liria e demokracia janë vlera themelore, e tek të cilët ne besojmë.

PD po përvijohet edhe një herë tek institucionet ndërkombëtare si shpresa e vetme për rikthimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Besimi ne disa raste i tronditur, jo për faj të demokrateve por luftës paprecedent që i është bërë dhe po i bëhet opozitës, po rikthehet i plotë. Zullumi këputet duke u trashur dhe arrestimet e burgosjet politike duke filluar nga lideri i opozitës Sali Berisha, e kanë këputur zullumin e Ramës edhe tek institucionet demokratike! sn

Ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës e lidhur me një grup kriminal, SPAK dërgon dosjen për gjykim! Rajmonda Dashi pastronte paratë e dy vëllezërve të dënuar në Belgjikë për drogë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtoreshës së Hipotekës së Durrësit Rajmonda Dashi dhe tre personave të tjerë, Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi. 

 

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcjellë në datën 23.10.2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.18/2023, në ngarkim të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi duke i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 287/1 dhe 28/4; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1/2 dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal; si dhe të pandehurën Rajmonda Dashi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal.

Sipas akteve të dërguar nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët, ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.

Përgjatë hetimeve të kryera, rezulton se i pandehuri Besjan Ramaj, të paktën prej vitit 2010 në bashkëpunim të veçantë me të pandehurin Leonard Ramaj (vëllai i tij), Ardjan Malasi (i njohuri i tij) kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë,  si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023.

Ndërsa e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.

Veprimet e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë.

Përgjatë kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k me ortak dhe administrator, të pandehurin  Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre pasurive, Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë.

 Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre tregojnë se të pandehurit kanë paramenduar mënyrën e të vepruarit, kanë patur vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve të shumta juridike dhe transaksioneve financiare, duke vepruar kështu në kuadër të një bashkëpunimi të vecantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përfitimin material.

 Dijenia e tyre mbi origjinën e paligjshme të pasurive dhe të të ardhurave rezulton e provuar për të pandehurit Besjan dhe Leonard Ramaj si të përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, ku janë gjeneruar të ardhurat e kundërligjshme dhe për të pandehurin Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi nga rrethanat faktike, si përfshirje të tyre në kryerje të veprimeve juridike haptazi fiktive, si dhe në veprime të tjera të kryera gjatë investimit në pasuri të paluajtshme të të ardhurave që dihet që kanë origjinë të paligjshme apo veprime të tjera juridike të kryera në lidhje me to.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar më herët dhe është kërkuar konfiskimi në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për:

1.                  12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;

2.                  1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;

3.                  1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;

4.                  4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;

5.                  3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;

6.                  1 (një) shoqëri tregëtare;

7.                  2 (dy) automjete;

Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë së shtetit të Belgjikës dhe të Norvegjisë. Panorama

Vizita zyrtare e Grupit Parlamentar të PD në Parlamentin Europian, deputeti: U takuam me Kryetarin e Komitetit BE-Shqipëri, ja çështjet që patëm në fokus

Ka vijuar vizita zyrtare e Grupit Parlamentar të PD, në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, kanë zhvilluar një takim me eurodeputetin Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se deputetët e opozitës informuan Kryetarin Tarquinio e paraprakisht edhe për qëndrimin e tyre për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Më poshtë reagimi i plotë:

Vizita në Parlamentin Europian ishte një mundësi edhe për t’u njohur dhe për t’i uruar suksese në detyrën e re eurodeputetit Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kryetarin Tarquinio e informuam paraprakisht edhe për qëndrimin tonë për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Shqipëria europiane është projekti i çdo shqiptari të ndershëm dhe kjo kërkon angazhimin e cilitdo për t’i dhënë fund keqqeverisjes 12-vjeçare së Edi Ramës, si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme që garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shkëputjen e lidhjeve mes Qeverisë dhe krimit të organizuar. gsh

Ishte 16 ditë në koma pas sulmit të porositur nga Dritan Nano, avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës, përfaqëson në GJKKO Berishën dhe Malltezin

Avokati Sokol Mëngjesi është rikthyer në punë pas periudhës së vështirë të kaluar nga ngjarja e ndodhur më 29 maj, ku u dhunua në zonën e ish-Bllokut.

Mëngjesi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku po zhvillohet seanca paraprake në lidhje me dosjen “Partizani”, subjekt i të cilës janë edhe klientët e tij, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se avokati ishte për 16 ditë në gjendje kome si shkak i dhunës.

Ndërkohë më 25 shtator, përmes një deklarate noteriale ai vuri në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos. bw

SPAK përfundon hetimet për Plarent Ndrecën, ja pse akuzohet deputeti i Ramës

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili disa kohë më parë është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Këtë të mërkurë, përfaqësuesit ligjor janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimeve, ndërsa kanë disa ditë kohë të përgatisin memot e tyre, para se dosja të zbresë në GJKKO me kërkesën e nisjes së gjykimit.

Akuza Ndrecës i është komunikuar për “Shkelje të barazisë në tender”, ndërsa bashkë me të, u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit. sn

Demokratët vijojnë takimet me eurodeputetët në Strasburg: Ramë dakord mbi emergjencën që Shqipëria të përqendrohet në reforma kritike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar.

Reagimi i plotë:

Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t’i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.

Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.

Me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. bw

Dosja “Partizani” sot në GJKKO- Gjyqtarja paraprake vendos “fatet” e Berishës, Malltezit dhe tre të pandehurve të tjerë

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër maltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, do të përballen sot me drejtësinë në seancën paraprake në GJKKO.

Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.
Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.

Sa i përket financieres Andia Pustina, edhe ajo përballet me akuzën “Pastrim parash”.

Akuzat:

Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.bw

VOA: Gjykata e Posaçme lë me arrest në burg ish-presidentin Ilir Meta

Ilirian Agolli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë. Po ashtu gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurisë ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Zoti Meta i është drejtuar me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i pranishëm në seancë. Me rinisjen e seancës pas disa orësh, zoti Meta dhe zonja Kryemadhi kanë dhënë vet shpjegime para gjykatës, por ato nuk mjaftuan për ta bindur gjykatën, që të ndryshonte masat e arrestit.

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij dhe tre personave nën hetim mbi dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur jozyrtarisht se në seancën që nisi në mëngjes ishte i pranishëm, krahas prokurorëve të çështjes, edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili ruajti qetësinë teksa zoti Meta hodhi ndaj tij fjalë fyese.

Zoti Meta është në arrest me burg prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie.

Avokatët mbrojtës të tyre kërkuan kohë nga GJKKO, që të njihen me aktet hetimore, ndaj seanca u ndërpre për tre orë, për të rifilluar në mesditë.

Ish presidenti Meta mësohet se ka zgjedhur që të japë vet para gjykatës, dhe jo përmes avokatit, shpjegimet mbi materialet hetimore dhe episodet e dyshura si korruptive të paraqitura në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit. Bëhet e ditur se me këto shpjegime zoti Meta ka vazhduar për rreth dy orë.

Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka shkelur ligjet, madje ka shtuar se për një pjesë të episodeve që renditen në vendim, ai nuk ka qenë në dijeni të ngjarjeve.

Pas tij, edhe deputetja Kryemadhi ka nisur të japë shpjegimet vet para gjykatës, pa ndërmjetësinë përfaqësuese të avokatit.

Edhe ajo ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë mes të tjerash se ka ndihmuar biznesmenë të ndryshëm, por nuk ka përfituar prej tyre. Edhe dy personat e tjerë Çoku e Xhixho nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë kryer vepra penale.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi e kanë cilësuar çështjen ndaj tyre si të motivuar politikisht dhe si një sulm kundër opozitës nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe politikanë të tjerë opozitarë.Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan sërish mbështetjen e tyre mbi përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Ky qëndrim i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila e ndodhet sot në Tiranë, e pyetur nga gazetarët mbi arrestimin e ish-presidentit Meta, tha se nuk mund të komentojë atë.

“BE bashkëpunon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale”, tha zonja Von der Leyen.

Edhe kryeministri Rama nuk e komentoi çështjen Meta.

“Qysh se ka filluar reforma në drejtësi, as unë dhe as forca politike, që unë udhëheq, nuk ka bërë komente për çështje, që i takon drejtësisë… Rasti konkret është tipikisht një rast, që i takon drejtësisë”, tha zoti Rama.

Ish-presidenti Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

VOA: Gjykata e Posaçme shqyrton masën e arrestit për ish-presidentin Ilir Meta

Ilirian Agolli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrton sot masat e sigurisë për ish presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Siç njofton nga Tirana korrespondnti ynë, Ilirian Agolli, zoti Meta i është drejtuar me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i pranishëm në seancë. Me rinisjen e seancës pas disa orësh, zoti Meta dhe zonja Kryemadhi kanë dhënë vet shpjegime para gjykatës, duke shmangur ndërmjetësimin e avokatëve të tyre.

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij dhe tre personave nën hetim mbi dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur jozyrtarisht se në seancën që nisi në mëngjes ishte i pranishëm, krahas prokurorëve të çështjes, edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili ruajti qetësinë teksa zoti Meta hodhi ndaj fjalë fyese.

Zoti Meta është në arrest me burg prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie.

Avokatët mbrojtës të tyre kërkuan kohë nga GJKKO, që të njihen me aktet hetimore, ndaj seanca u ndërpre për tre orë, për të rifilluar në mesditë.

Ish presidenti Meta mësohet se ka zgjedhur që të japë vet para gjykatës, dhe jo përmes avokatit, shpjegimet mbi materialet hetimore dhe episodet e dyshura si korruptive të paraqitura në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit. Bëhet e ditur se me këto shpjegime zoti Meta ka vazhduar për rreth dy orë.

Pas tij, edhe deputetja Kryemadhi ka nisur të japë shpjegimet vet para gjykatës, pa ndërmjetësinë përfaqësuese të avokatit.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi e kanë cilësuar çështjen ndaj tyre si të motivuar politikisht dhe si një sulm kundër opozitës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe politikanë të tjerë opozitarë.Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan sërish mbështetjen e tyre mbi përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ky qëndrim i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila e ndodhet sot në Tiranë, e pyetur nga gazetarët mbi arrestimin e ish-presidentit Meta, tha se nuk mund të komentojë atë.

“BE bashkëpunon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale”, tha zonja Von der Leyen.

Edhe kryeministri Rama nuk e komentoi çështjen Meta.

“Qysh se ka filluar reforma në drejtësi, as unë dhe as forca politike, që unë udhëheq, nuk ka bërë komente për çështje, që i takon drejtësisë… Rasti konkret është tipikisht një rast, që i takon drejtësisë”, tha zoti Rama.

Ish-presidenti Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Seanca për Ilir Metën dhe përplasjet me Kryemadhin, Altin Dumani largohet nga salla e gjyqit!

Seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi është në vijimësi e sipër, ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani është larguar nga salla.

Burime bëjnë me dije kreu i SPAK doli nga salla, për shkak të një takimi. Mësohet se Dumani është takuar me përfaqësues të ambasadës britanike.

 

Në sallë kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. gsh

Ben Andoni: “Shumë shpejt SPAK do të ‘trokasë’ pranë Ramës”

Analisti Ben Andoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme do të godasë shumë afër kryeministrit Edi Rama.

“Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur”, tha analisti.

Në vijim ai tha se ky është momenti që opozita të ringrihet.

 

Ben Andoni: Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur.

Shumë shpejt besoj nga premisa logjike, jo nga informacione. Mazhoranca është vetë e frikësuar, edhe vetë Rama. Çuditem pse kanë pritur kaq kohë, shumë shpejt do të trokasin edhe tek Rama. Sa kohë mazhoranca ia bën punën të vështirë SPAK-ut, kupton që tek kryeministri diçka po frikësohet. Momenti që opozita duhet të ngrihet.

Tek Meta më çuditi që ndryshe nga ne nga përvoja e gjatë, duhej të përgatitej për këtë moment.

Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim, që do të tregojë dinjitetin e tij dhe politikën që ka përfaqësuar.bw

Biznesmeni Adrian Shatku paralajmëron padi ndaj SPAK për shpifje

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku mohon akuzat e SPAK në adresë të tij, lidhur me dosjen hetimore ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos e Ema Çokut. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Shatku deklaron se SPAK nuk e ka kontaktuar kurrë për çështjen në hetim.

Ai thekson se deputetja e PL, Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë kushërira të tij me të cilat mban marrëdhënie të forta, por siç shprehet pa përfshirë çështjet e biznesit.

Biznesmeni thotë se as nuk ka kërkuar favore apo mbështetje në çështjet e biznesit duke shtuar se ndërveprimet me Ilir Metën kanë qenë të kufizuara.

Shatku paralajmëron se për akuzat e ngritura nga SPAK do të ndjekë rrugët ligjore dhe do t’i drejtohet gjykatave amerikane për shpifje.

Reagim për publikim të menjëhershëm në të gjitha mediat shqiptare:

UNIFI mohon kategorikisht akuzat e rreme dhe shpifëse që qarkullojnë për aktivitetet tona të mëparshme në Shqipëri.

Këto pretendime janë të pabaza, duke nënkuptuar korrupsion serioz, ryshfet dhe shfrytëzim të marrëdhënieve personale përfitim i paligjshëm.

Insinuata se UNIFI ose përfaqësuesit e tij po shkelin rregulloret ose nuk e meritojnë partneritetet e biznesit janë tërësisht të rreme dhe përbëjnë shpifje të rëndë, duke dëmtuar integritetin e UNIFI-t, personalitetin tim dhe reputacionin profesional. Për të qenë sa më të qartë, po ju sqarojmë se:

1. Biznesi i Ndërlidhjes së UNIFI-t në Shqipëri:

UNIFI operon si një transportues ndërkombëtar i licencuar nga USA FÇ 214, duke u lidhur me mbi 800 operatorë globalë, duke përfshirë ofruesit kryesorë të telekomit si Vodafone OPCO globalisht (26 prej tyre), ish-AMC Albania, OTE Globe (ish-shoqëria e saj mëmë), ish-AlbTelecom dhe operatorë të tjerë në Shqipëri. Të gjitha operacionet tona janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të ITU.

UNIFI mohon kategorikisht çdo pretendim për ndikim politik në aktivitetet tona.

2. Projekti i UNIFI-t BIN dhe BIX Shqiptar i Fibrave Optike:

UNIFI ka kohë që është angazhuar për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër e infrastrukturës dixhitale për Ballkanin. Aktualisht ne zotërojmë kabllon nëndetëse IG-1 që lidh Italinë dhe Greqinë, e që shtrihet në Jug të Shqipërisë.

Ne njohëm potencialin e Shqipërisë në qendrën e Ballkanit dixhital në kërkesën e ardhshme të Ai revolucion në fillim, duke investuar 3.2 milionë dollarë në studimet e projektit, duke përfshirë vlerësimet e ndikimit mjedisor, detar sondazhet, negociatat e shitësve dhe planifikimi financiar për të mbështetur investimet në një infrastrukturë të tillë kritike.

UNIFI ka kundërshtuar gjithmonë monopolet dhe mbetet e përkushtuar ndaj demokratizimit të lidhjes dhe aksesit në internet. Për shkak të gjobave të padrejta dhe të paprecedentë, si rezultat i veprimeve zhvatëse të ish-të emëruarit të Partisë Socialiste, Ilir Zela, ne u detyruam të dilnim nga ky projekt kritik i infrastrukturës së tranzitit dixhital për Shqipërinë dhe që atëherë ajo që kemi ndjekur janë veprimet ligjore.

Mjerisht, Shqipëria vazhdon të humbasë mundësitë për lidhje të demokratizuar dhe mundësitë e një revolucioni si AI.

3. Marrëdhëniet e UNIFI me JPM dhe GSIS:

Marrëdhënia jonë e gjatë me JPM bazohet në mbështetjen e tyre në ofrimi i hulumtimit, analitikës dhe raportimit të të dhënave të tregut global, duke përfshirë madhësinë dhe kërkesën e tregut në Ballkan si dhe kapacitetet.

GSIS ka shërbyer si konsulent i besuar i UNIFI-t për sigurinë kibernetike dhe kërcënimet kibernetike. Marrëdhëniet tona me subjektet GSIS mbeten aktive në rajone të ndryshme botërore ku operon UNIFI.

4. Marrëdhëniet personale me familjen Meta:

Ndërsa Monika dhe Ema Çoku janë të kushërinj të largët, dhe si çdo familje ne mbajmë marrëdhënie të aferta, këto marrëdhënie personale nuk kanë ndikuar kurrë në asnjë biznes timin dhe as në vendime.

As nuk kam kërkuar favore apo mbështetje në çështjet e biznesit. Ndërveprimet e mia me Ilir Metën kanë qenë të kufizuara. Edhe pse e respektoj përvojën dhe përkushtimin e tij për Shqipërinë, diskutimet tona nuk kanë përfshirë asnjëherë biznesin, pasi fokusi im primar është tek infrastruktura dhe teknologjia dixhitale, jo tek politika.

5. Lidhur me SPAK-un:

Asnjëherë nuk jemi kontaktuar nga SPAK-u për ndonjë çështje. Si një kompani amerikane dhe një qytetar amerikan, detyrimet e mia janë ndaj vendit tim dhe jam plotësisht i përkushtuar ndaj drejtësisë, barazisë dhe mbrojtjes së standardeve më të larta ligjore kudo që ne operojmë. Që nga dita e parë, të gjitha aktivitetet tona në Shqipëri janë zhvilluar, komunikuar në mënyrë transparente dhe të rregullt në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

UNIFI mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për transparencë, konkurrencë të ndershme, respektim të ligjit dhe avancimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me kompanitë amerikane si dhe ngritjen e infrastrukturës dixhitale të Shqipërisë në linjë me iniciativën e teknologjisë së pastër të SHBA-së dhe politikat dhe normat e Standardeve të Atlantikut të Veriut.

UNIFI rezervon të drejtën për ndjekjen ligjore të akuzës për shpifje në gjykatat e SHBA-së. bw

Pensionistët ngrihen në protestë: Rama nuk e njeh realitetin, mos i besoni këtij mashtruesi

“Nëse fëmijët tanë nuk do të na ndihmonin, këtu do të ishte derdhur gjaku në gju, aq keq është situata me pensionet”.

Kështu u shpreh pensionisti Vladimir Dushniku, para protestës së pensionistëve para kryeministrisë të parashikuar për në orën 10:00. Sipas tij remitancat janë turp i qeverisë, ndërsa akuzon kryeministrin që nuk e njeh situatën e pensionistëve.

Image

“Të ballafaqohet me mua (Rama) dhe jo të largohet kur nuk i pëlqen. Mbi 50% e pensionistëve nuk kanë vite pune se u shkatërruan fabrika e uzina dhe ngelën pa punë.

Nuk është faji i këtyre pensionistëve që nuk kanë dokumente. Duhet t’i njohë se njerëzit kanë vite që punojnë. Siç tha për kooperativistët, ashtu duhet edhe për ndërmarrjet që u zhdukën. Ç’faj kam unë që punoj në këto ndërmarrje që nuk derdhin kontribute? Ku janë tatimet? Pres pjesëmarrje në protestë.

Image

Reagimi dhe nervozizmi i pensionistëve ka vajtur ku nuk mban më. Por ai nuk e njeh realitetin. Ka mbyllur zyrat, nuk ankohet dot njeri. Kur unë kam një ankesë ku ta adresoj? Gjithë këto probleme që kanë pensionistët ç’është kjo online? Edhe në SHBA ka online, po kanë zyra”, tha pensionisti.

Dushniku theksoi ky vend është bërë i pajetueshëm dhe të gjithë, sipas tij, po të mundeshin, do të largoheshin nga Shqipëria.

Image

“Janë tharë rrënjët. Vjen nipi me mbesën, gjyshi nuk u jep dot një akullore. Këtu është bërë ku thërret qameti. Nuk ka as arsim, shëndetësi, as mjedis, të biesh në tokë s’ke një stol, jo këtu në qendër se këtu i ka zbukuruar ai, se vijnë turistët të vijë në Yzberisht e Astir, apo Bregu i lumit. Të ishte për mua të gjithë do të iknin. Këtu nuk është vend i jetueshëm”.

Image

Ai i bëri thirrje përfaqësive diplomatike të mos i besojnë më Ramës. sn

Meta përplaset ashpër me prokurorët e SPAK- GJKKO shtyn në orën 13.30 seancën për masën e sigurisë

Shtyhet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të PL, Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.

BalkanWeb mëson se shtyrja është bërë pas përplasjes së ashpër të Metës me prokurorët e SPAK.

I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Meta i është drejtuar me akuza prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan kohë të njihen me aktet.

Meta-prokurorëve: Këtu në vendin tim do vini dhe ju, më keni arrestuar me urdhër të Ramës

Zbardhen detaje nga debati i ashpër në sallën e gjyqit mes kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Burime nga gjykata e posaccme kanë zbardhe pjesë nga ky debat dhe akuzat e bëra nga kreu i PL-së.

‘Këtu do të vini edhe ju si unë. Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit’, bëhet e ditur se ka thënë gjatë debatit në sallën e gjyqit, kreu i PL-së, Ilir Meta.

Ndërkaq, pasi doli nga salla e seancës së masave të sigurisë, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u shpreh se Meta thjesht i përkëdheli prokurorët e SPAK.

‘Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi’, tha Kryemadhi për mediat para SPAK. sn

Blushi nxjerr provat: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën të lidhur me bandat e Durrësit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, një ditë pas arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK i ka quajtur efektivët e policisë të cilët ekzekutuan urdhrin e arrestimit, banditë.

Sipas tij, dy prej efektivëve janë me precedent të mëparshëm kriminalë dhe i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha që të përgënjeshtrojë lajmin nëse nuk është i vërtetë.

Blushi gjithashtu hodhi akuza të forta dhe tha se ditën e djeshme ka pasur një plan për eliminimin fizik të Presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Tedi Blushi: Është fakt që narkoregjimi së bashku me narkodrejtësinë kanë ndërmarrë një aksion jo vetëm për eliminimin politik të drejtuesve kryesorë të opozitës, siç është Ilir Meta dhe Sali Berisha, por për fat të keq ka pasur edhe një përpjekje që dështoi për eliminimin fizik të Presidentit të PL-së, për llogari të armiqve të kombit tonë.

Dihet se çfarë beteja të mëdha ka bërë Meta për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë, për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, për çështjen e detit ku është implikuar edhe Lulzim Basha dhe për llogari të mafies ndërkombëtare. Nuk ekziston asnjë fakt kundër tij për shkelje të ligjit. Ai është i arrestuar politik. SPAK dhe GJKKO dy struktura kamikazë janë të kundërta me faktet konkrete.

Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që e implikon zotin Meta në një shkelje sado minimale të ligjit. Janë dëshira të këtij regjimi kriminal, që nëpërmjet terroristëve si Altin Dumani kanë marrë përsipër të shkatërrojnë pluralizmin politik dhe t’i imponojnë vendit zgjidhje që nuk janë ligjore dhe kushtetuese, por janë kriminale.

Pjesë e grupit terrorist që guxoi të rrëmbente dhe të dhunonte Presidentin e PL-së, nuk kanë qenë gjë tjetër veç banditë policie. Sipas informacioneve një nga gjasme oficerët e ngarkuar në detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit, gjë që nuk ndodhi kurrë, është një djalë, emrin e të cilit nuk do ta them, i moshës 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, i cili jo vetëm ka guxuar, por ka shërbyer aty edhe si roje trafiku.

Sa i përket horrave që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht Presidentin e PL-së nga automjeti pa u identifikuar, kemi evidentuar dy persona me precedent penal, të cilët është e paqartë se si kanë hyrë në policinë e shtetit. Janë të lidhur me bandat në zonën e Durrësit. Sfidoj ministrin e Brendshëm që nëse ky fakt nuk është i vërtetë le ta përgënjeshtrojë.

Në një nga automjet civile pa asnjë logo policie, ka dalë një bandit dhe ka kërcënuar me armë qytetarët që filmonin skenën e ngjarjes. Ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues. sn

Meta dhe Kryemadhi nesër në orën 9:30 minuta njihen me akuzat e prokurorisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘Marrjen në pyetje dhe  verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku’.

2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30.

Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK të Hënën rreth orës 12:20 te Kthesa e Kamzës nga agjentët e BKH-së. Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza penale, ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘mos deklarim pasurie’.

Për të njëjtat akuza, është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Arrestimi i bujshëm i Metës erdhi në kuadër të hetimeve të kryera për çështjen e pasurisë së tij. sn

‘Proces politik’- Kryemadhi: Persona pranë meje janë rrëmbyer dhe u është kërkuar të japin dëshmi të rreme

Monika Kryemadhi dha një deklaratë për shtyp nga selia e Kuvendit.

Kryemadhi: Dje mora materialin për vendimin e masës së sigurisë për mua, duhej ta lexoja, nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht ta lexoja me detaje. Në thirrjen në SPK jam pyetur për kallëzimin penal ndaj Veliajt.

I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe prova të vërtetuara, të miat, masë dhe familjarëve të mi.

Unë kisha rreth 5 mijë faqe, mamaja rreth 3 mijë.

Nuk kishte përfshirje të tyre në kërkesën e prokurorisë për gjykatën. Që në nisje ishte një proces politik që nisi nga denoncimi im për inceneratorët.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK pasi mendoja se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues do të ishin korrekt në marrëdhënien e çështjes sonë.

U thirrën për orë të tëra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte miq të mi, të huaj e shqiptarë, u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme dhe janë intimiduar, por nuk kemi folur sepse kemi besuar tek reforma për të cilën aleatët tonë kanë paguar.

Deklarata dje ka shkelur nenin për dekretin hetimor.

Ministri i Brendshëm arsyeton përdorimin e forcës gjatë arrestimit të Metës

Jetmira Delia-Kaci

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit, Ilir Meta.

Reagimi i tij vjen një ditë pas arrestimit të Metës, i cili ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në hierarkinë shtetërore si president, kryetar Kuvendi, kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), që ka deklaruar se Meta dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Arrestimi i tij shkaktoi debate në Shqipëri.

Partia e Lirisë, e cila drejtohet nga Ilir Meta, tha se arrestimi i tij “ishte një rrëmbim banditeskt”. PL-ja tha se ndaj Metës është ushtruar dhunë dhe policia duhet të përgjigjet para ligjit.

Reagim të njëjtë pati edhe Partia Demokratike në opozitë.

Policia, ndërkaq, tha se Meta kishte refuzuar që të arrestohej dhe kishte ofenduar zyrtarët policorë, andaj në bazë të rregullave, “ai është nxjerrë nga automjeti dhe është shoqëruar forcërisht”.

Edhe ministri Hoxha mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se ajo zbatoi ligjin.

“Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg”, tha Hoxha.

Ai shkroi në Facebook se Policia e Shtetit më 21 tetor u detyrua ta kryente arrestimin duke përdorur forcën.

Partia e Lirisë ka thënë se është duke gjetur emrat e punonjësve policorë që morën pjesë në arrestimin e Metës, duke shtuar se ata “do të ndëshkohen”.

Ndërkaq, edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, ka thënë se ish-presidenti është “rrëmbyer në mënyrë banditeske”.

Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.

Çfarë tha SPAK-u?

SPAK theksoi se Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Dy rastet, më pas, janë shkrirë në një të vetëm më 2024.

Prokuroria e Posaçme tha se Meta në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale”.

Prokuroria tha se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë.

Kryetari i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho, për të cilin është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” është thënë se ka ndikuar te drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Mes tjerash, SPAK tha më 21 tetor se Meta dhe Kryemadhi janë përfshirë në marrëdhënie korruptive me një biznesmen (S.M), duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për ndikimin e paligjshëm që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë.

Kryemadhi, me porosi të këtij biznesmeni, ka ndryshuar një ligj në Kuvendin e Shqipërisë, tha SPAK-u.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se Meta e bashkëshortja nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106 mijë eurosh.

Hetimet janë duke vazhduar, me qëllim të mbledhjes së provave dhe për të kuptuar përfshirjen e personave tjerë në këto veprimtari. REL

Kryesia e Partisë së Lirisë: Meta është i burgosur politik, ne vijojmë aktivitetin politik nën drejtimin e tij

Kryesia e Partisë së Lirisë doli me një qëndrim pas arrestimit të presidentit të kësaj partie, Ilir Meta.

QËNDRIMI I PLOTË

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte  më datë 21 tetor 2024, shpreh qëndrimin e saj, si më poshtë vijon:

1.   Dënon me ashpërsinë më të madhe aktin shumë të rëndë kriminal terrorist të rrëmbimit dhe arrestimit politik, në mënyrë jo ligjore, të dhunshme dhe në shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe qytetar të një figure të lartë publike, si ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Presidenti i Republikës dhe Presidentit aktual të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta.

2.   Ky akt terrorist kriminal i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe i vënë sot në zbatim nga struktura kriminale terroriste SPAK, konfirmon atë që kemi denoncuar prej kohësh se në Shqipëri ka rënë shteti ligjor dhe se sistemi i drejtësisë është i kapur për fyti dhe funksionon sipas një regjie, vetëm për llogari të interesave elektorale dhe politike të Narkoshtetit dhe Edi Ramës.

3.   Arrestimi politik i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi konfirmon se drejtësia nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.

4.   Edi Rama dhe Altin Dumani, me aktin e sotëm terrorist kanë kaluar vijat e kuqe duke i shpallur luftë të hapur opozitës, me qëllim asgjesimin e saj, të pluralizimit politik dhe demokracisë.

5.   Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.

6.   Kryesia Politike e Partisë së Lirisë duke shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon aktivitetin politik nën drejtimin e Tij pavarësisht gjendjes së Tij juridike.

7.   Partia e Lirisë është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus. sn

Berisha reagon sërish për arrestimin e Metës dhe publikon pamjet: Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht ish-Presidentin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me anë të një postimi në Facebook, të cilin Berisha e ka shkruar në shqip dhe anglisht thotë se “kriminelët me uniformë rrëmbyen dhe goditën pas koke ish presidentin, ish kryeministrin dhe ish kreun e Parlamentit.

“Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta!

Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!

The Albanian Police (criminals in uniform), folloëing the orders of Edi Rama, abducted and punched in the head, in public the former President, former Prime Minister, and former Speaker of Parliament, Ilir Meta.

I strongly condemn their monstrous act!”, shkruan Berisha. Panorama

Gjokutaj: Meta u rrëmbye në mënyrë banditeske, ja çfarë do të bëjë kreu i PL

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genci Gjokutaj e ka cilësuar arrestimin e presidentit të PL-së, banditesk me një sjellje aspak ligjore.

Në një daleje pë rmediet jahstë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës,pas dërgimit të tij në bllokun e sigurisë pranë ‘Mine Pezës’, Gjokutaj tha se goditja e tij është politike, ndërsa fajëson dyshen Rama-Dumani dhe ish- bashkëpunëtorët e Metës, mbi atë se çfarë ndodhi sot.

Gjokutaj shton se hetimi për Metën është nisur që prej 5 vitesh, ndërsa thotë se presidenti i PL, Ilir Meta është i vendosur të përballet me akuzat në adresë stë tij, të cilat i konsideron politike.

Isha në takim me Metën, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk në rrugë, sjellje tejet jo ligjore. Ndodh me një person që ka dhënë disa herë shpjegime në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite kur po e godasin sot, është moment politik. Dysha Rama-Dumani dhe me mashat e Ramës, ish bashkëpunëtorët e Metës, kanë marrë një vendim të tillë.

Qëndrimi i tij është i qartë, i vendosur të përballet me procesin, është krejt i qartë për çfarë bëhet fjalë dhe të sqarojë rrethanat që s’kanë lidhje me të.

Do të bëhet njëherë verifikimi më pas do të shkohet me raste të tjera. S’e kam lexuar ende vendimin e gjyqtarit Erion Çela, është për 3 vepra penale. Korrupsion pasiv, pastrim parash dhe pasuri.

Mënyra si është arrestuar, banditeske. Rrëmbehet në rrugë ish presidenti, ndërsa mund të ishte thirrur në SPAK. sn

Arrestimi i Ilir Metës, masë sigurie edhe për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi! Detajet

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gazetari Igli Çelmeta raporton se masë sigurie “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. 

 

Ndërkohë mësohet se masa janë dhënë edhe për disa bashkëpunëtorë të Ilir Metës, por ende nuk ka detaje të hollësishme.

Ilir Meta u vu në pranga mesditën e kësaj të hëne (21 tetor) në hyrje të Tiranës, kur kreu i PL po shkonte drejt selisë për të mbajtur një konferencë.

Kreu i PL u arrestua nga agjentë të BKH të asistuar edhe nga punonjës policie, ndërsa ishte nën shoqërinë e shoferit.

Nderkohe ne nje reagim, sekretari i pergjithshem i PL, Tedi Blushi u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, të një strukture kriminele që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish presidentin, ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet aktualisht, kjo është një fatkeqësi dhe gjendje skandaloze. Akt i rëndë kriminal që do marrë përgjigje shembullore”, tha Blushi. Panorama

Arrestimi i Metës- Berisha: Persekutim politik, Rama është përpjekur edhe për eliminimin e tij fizik

Gjatë kohës që po mbante konferencën për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar edhe lajmin e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Berishës, ky është një persekutim publik dhe Edi Rama është përjekur edhe për eliminimin e tij fizik.

‘Çdo gjë ndaj tij është politike.

Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.

Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.

Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.

E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?

Pra, Edi Rama është një me krimin’, tha Berisha. sn

Nuk ndalet Rama, urdhëron Altin Dumanin të arrestojë Ilir Metën

Arrestohet Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Burime jo zyrtare nga policia konfirmojnë ekzekutimin e masës së sigurisë lëshuar nga spak për kreun e PL Ilir Meta.

Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.

SYRI TV mëson se kreu i PL-së u arrestua pranë Casa Italia-s në kryeqytet.

SPAK i sekuestroi deputetit të Ramës edhe një përgjues në formë pakete

Gjatë kontrollit të SPAK në banesën e Jurgis Çyrbjas janë sekuestruar disa materiale, mes tyre edhe një përgjues, që Prokuroria e Posaçme e quan “pajisje regjistrimi në formë pakete”.

Po ashtu u sekuestruan pesë telefona celularë, një hard disk i jashtëm Verbatim, shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro, dokumente pronësie, etj.

Në njoftimin zyrtar SPAK thotë se ndaj Jurgis Çyrbjes rëndojnë disa vepra penale, të cilat i ka kryer gjatë kohës që ka qenë deputet në Parlament.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Çyrbja në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri, një personazh i botës së krimit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale që lidhen me rrëmbimin, zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Për shkak të funksionit të tij si deputet, Jurgis Çyrbja i ka ofruar favorizime të ndryshme Hajrit duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në këmbim të këtyre favoreve të siguruara, Altin Hajri i ofronte Çyrbes që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. sn

Arrestohet deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Jurgis Çyrbja është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Çyrbja u dorëhoq nga mandati i deputetit më 9 Tetor, vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Ish-deputeti socialisit akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Pas dorëheqjes së tij, KQZ i dha mandatin e deputetit Erjon Mekajt.Panorama

Vrasësit e Ardit Gjoklajt nuk mund të organizojnë maratona në Kryeqytetin Evropian të trafikut dhe pastrimit parave! – Nga Besart Xhaferri

 

Asnjë maratonë dhe asnjë koncert nuk i fsheh gjurmët e krimeve mbi këtë qytet të kreut të Bandës 5D Erion Veliajt, njeriu që tek kodrat e liqenit po krijon muzeun e palmave të korrupsionit në të cilat një ditë do të varet nga klanet kundërshtare në PS.

Sot të rinjtë e FRPD protestuan kundër kësaj maratone të organizuar nga ai që ende nuk është përgjigjur para drejtësisë as për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe as për vjedhjet e Bandës 5D dhe të Incenearatorit të Tiranës, që është kthyer në një kënetë të fondeve publike.

Nuk mund të bësh maratonë në Kryeqytetin Evropian të trafikut vetëm për marketing personal dhe për të vjedhur para publike sekti jot që dikur vidhte dhe fondet e MJAFT.sn

Image

Ata që marrin pjesë në këtë maratonë duhet ta dinë se Tiranën e ke kthyer në qytetin më të ndotur të Evropës dhe me projektin tënd të pastrimit parave në ndërtim po privon nga mundësia për të pasur një pronë me mijëra çifte të reja të Tiranës.

Kamikazët e tu në Polici ta ndalin agresionin ndaj të rinjve të FRPD pasi përballë do na kesh në çdo aktivitet dhe shpura e mercenarëve dhe truprojave të krimit që punojnë për ty nuk do të shpëtojnë nga aksionet tona.

Aktivitetet sportive dhe koncertet ti i ke kthyer në haraç për paratë publike dhe zhvatje ndaj qytetarëve se ti nuk njeh gjuhë tjetër, ndaj dhe ne do të drejtohemi me gjuhën që ti hajdut meriton që është protestë dhe rezistencë!

VIDEO- Të rinjtë e FRPD protestë me foton e Ardit Gjoklajt – ‘Më fal që nuk po të jap dorën me vrau Erion Veliaj’

Në Tiranë gjatë ditës së sotme po mbahet një maratonë e organizuar nga Bashkia e akuzuar tashmë nga opozita si grup i strukturuar kriminal pas zbulimit të aferave të inceneratorëve dhe vjedhjeve skandaloze me 5D.

Ndërkohë që ka nisur kjo maratonë, të rinjtë e FRPD, në shenjë proteste kane veshur një bluze me fytyrën e Ardit Gjoklajt.

Në bluzë shkruhet ‘Më fal që nuk po të jap dorën me vrau Erion Veliaj’.

Kjo është një formë proteste kundër Erion Veliajt dhe mungesës së reagimit nga strukturat e drejtësisë për vrasjen e të riut në Tiranë.sn

“Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes”- Ishpresidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes dy ushtrive, çelësi për të përballuar çdo rrezik nga Serbia

“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes”, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

Ai thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi që vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çfarëdo lloj aventure e Serbisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Moisiu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ideatori kryesor i agresionit ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist në Banjskë.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit kishte ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, nga një grup i serbëve të armatosur.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, parti kjo e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Megjithatë, ish-presidenti i Shqipërisë thekson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë derisa kërkon nga autoritetet kosovare koordinim më të madh me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara.

“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb. Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, thotë ai.

Sipas tij, është e pa imagjinueshme që presidenti serb të mos ketë qenë i kyçur në sulmin terrorist në Banjskë.

“Ai [Vuçiq] është kryetar i shtetit serb. Unë nuk mund të imagjinoj dot se një shtet si Serbia, që është një shtet diktatorial me të thënë të drejtën, se vepron dikush pa e ditur kryetari i shtetit. Unë këtë nuk e imagjinoj dot. Mund të thuhet çkado, por unë nuk e besoj dot. Ai ka qenë brenda dhe ka dorë në këto gjëra [sulmin terrorist në Banjskë]. Kjo është shqetësuese”, deklaron ish-presidenti shqiptar.

Moisiu përmend ambiciet hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, megjithatë thekson se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Dialogu do të vazhdojë, ajo dihet. Por ata [zyrtarët e Serbisë] kanë qëllimet e veta dhe s’heqin dorë nga ato qëllime. Kam treguar një rast, në vitin 2002, para se të jem president i Shqipërisë kam qenë në Beograd i ftuar në një konferencë. Atje kam takuar një gjeneral të ushtrisë serbe, duke biseduar me të i thash: Çka keni ju, ç’është kjo ‘Kosovë-metohi’? S’ka metohi, kjo është Kosovë. Ai më tha: Zotëri Moisiu, ne tani jemi larguar në kufi me juve, por avash avash po të afrohemi. Shiko çfarë mentaliteti kanë ata. Ata kanë ëndërr akoma se Kosova është djepi i Serbisë. Këto janë vërtet ëndrra, të cilat ata i ushqejnë dhe i mbajnë gjallë”, thotë ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë thekson nevojën që udhëheqësit në Kosovë të koordinohen me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara, për veprimet në veri.

“Veprimet, politikanët e Kosovës duhet t’i koordinojnë me aleatët tanë, në mënyrë të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, ata na duan pasi ata na ndihmuan që të krijojmë shtetin e Kosovës. Nuk e krijuan shtetin për ta copëtuar, sigurisht. Por edhe ne duhet të dimë si të sillemi. Duhet të koordinojmë veprimet. Kjo nuk do të thotë se do të lëshojmë çdo gjë.

Jo, por duhet të bisedojmë sepse çdo kryeneçësi është në dëmin tonë më shumë. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shqetësohet por pikërisht unë kritikova jo shqetësimin e saj por mënyrën e veprimit. Duhet të bashkëpunojmë me aleatë tanë. Duhet të merremi vesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se si t’i zgjidhim gjërat më mirë. Kjo nuk zgjidhet menjëherë, por këtu duhet organizim për të gjetur rrugën e bashkëpunimit”, përfundon ai.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

Këtë vit, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe – në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Bardhi për Ndrecën: SPAK ka dalë me konkluzionin se ka shkelur ligjin!

Kreu i Grupit Parlament të PD-së Gazment Bardhi, i është përgjigjur deputetit të PS-së Plarent Ndrecën, pas paralajmërimit të këtij të fundit se do të padiste për shpifje në SPAK, Belind Këlliçin.

 

Bardhi, duke publikuar disa pjesë nga dosja hetimore e SPAK, shkruan se Ndreca është nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).

Sipas tij, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit.

“Nëse Plarent Ndreca mendon që për shkak se është një deputet periferik dhe jashtë fokusit të opinionit publik, mund të amnistohet nga SPAK, gabohet rëndë! Lidhur me këtë çështje, Grupi Parlamentar i PD-së po pret që SPAK të bëjë detyrën e vet, duke e ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe duke disponuar të gjitha faktet që provojnë shkeljen e rëndë të ligjit dhe përgjegjësinë penale për deputetin e Edi Ramës”, shprehet Bardhi.

Reagimi i plotë:

Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmuar me gjuhën e gënjeshtrave të Erion Veliajt kolegun Belind Këlliçi. Është i njëjti deputet i PS që gënjeu të enjten publikisht në emisionin “Opinion” kur tha që s’ka asnjë problem në SPAK.

E vërteta është që Plarent Ndreca, deputeti i Edi Ramës, është nën hetim në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).

Ndryshe nga balta që ai hedh me gënjeshtra ndaj kujtdo që i thotë të vërtetën në sy, që ai është një shkelës recidivist i ligjit, për Plarent Ndrecën qartësisht sipas dokumenteve zyrtare, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit.

Nga hetimi i deritanishëm janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi mbi prokurimin publik, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në këto procedura prokurimi dhe që kanë krijuar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit.

Nëse Plarent Ndreca mendon që për shkak se është një deputet periferik dhe jashtë fokusit të opinionit publik, mund të amnistohet nga SPAK, gabohet rëndë! Lidhur me këtë çështje, Grupi Parlamentar i PD-së po pret që SPAK të bëjë detyrën e vet, duke e ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe duke disponuar të gjitha faktet që provojnë shkeljen e rëndë të ligjit dhe përgjegjësinë penale për deputetin e Edi Ramës!

Bashkëlidhur pjesë nga dosja hetimore nr. 240/2021 të SPAK!

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Panorama

PPE njeh zyrtarisht Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike, ja letra që i është drejtuar

Partitë Popullore Evropiane kanë njohur zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton se në letrën drejtuar Sali Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber, i shkruan Berishës që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.

Situata e krijuar në PD në tre vitet e fundit, pas  përçarjeve të vazhdueshme, bënë që Partitë Popullore Evropiane, të pezullonin Partinë Demokratike, nga aktivitet e saj.

Krijimi i situatës në Shqipëri, ku Lulzim Basha pretendonte se drejtonte PD-në e nga ana tjetër Berisha shprehej se PD-ja e vërtetë është ai, bën që PPE, të mos mbante anë, por të linte që konflikti të mbaronte.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, duket se PPE, tashmë ka hequr pezullimin për Partinë Demokratike duke njohur Sali Berishën si kryetar të saj.

shkresa

Mbërrin në Shëngjin anija e rojës bregdetare që do t’i kthejë në Itali 12 emigrantët e Gjadrit

Një anije italiane e rojës bregdetare ka mbërritur në Portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, për të marrë 12 emigrantët që pak ditë më parë ishin akomoduar në qendrën e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të zhvendosen në Itali, ndoshta në Bari, dhe më pas në një qendër pritjeje, ku do të jenë në pritje të procedurave. sn

Shkresa drejtuar KQZ-së/ PD kundër votimit elektronik në Elbasan dhe Durrës, rendit arsyet

Në një shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PD shprehet kundër propozimit për të implementuar votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në dy qarqe, Elbasan dhe Durrës.

Balkanëeb sguron shkresën e PD-së drejtuar institucionit të administrimit të zgjedhjeve e cila mban firmën e Ivi Kasos, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD. Demokratët argumentojnë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 ku në dy bashki Elbasan dhe Kamëz u përdor teknologjia në votimin dhe numërimin u konstatuan parregullsi.

“Implementimi i pjesshëm i këtij projekti, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të. Pamjet filmike të operatorëve të sistemit të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor.

Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgjedhore dhe publikut në një proes që kërkon besim”, thuhet në shkresën e PD.

Pd Votimi Elektronik
Pd Votimi Elektronik
Pd Votimi Elektronik1
Pd Votimi Elektronik1

I vuri flakën në Kuvend, Dash Sula pa xhaketë në studion e News24: Ja pse e bëra…

Deputeti demokrat Dashnor Sula dogji sot xhaketën e tij në ambientet e jashtme të Parlamentit në kuadër të reagimit të ligjvënësve opozitarë.

Sula tërhoqi vëmendjen me veprimin e tij, ndërsa disa orë pas këtij veprimi, u shfaq në studion e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka shpjeguar pse e dogji xhaketën.

Sula u shpreh se djegia e xhaketës sot në oborrin e Kuvendit, erdhi si pasojë e irritimit me gjithçka që po ndodhte. Ai tha se gjithë kjo që po bën opozita bëhet për qytetarët.

“Kam parë më parë vuvuzela, përmbysje karrigeje, më gjeni një deputet që është dënuar më shumë se 10 ditë dhe nuk lejohej të hynte në Kuvend, flas për opozitën e atëhershme. Kishte edhe tek ne koka të nxehta në mbledhje të grupit, por Berisha thoshte opozita është në hall, Duhet t’i lejohet hapësirë të shprehet. Këta duan të marrin para edhe nga karriget”, tha ai. bw

Agron Shehaj për mosbindjen civile: Nuk mjafton më! Duhet gjetur një mënyrë tjetër. Mazhoranca kërkon të frikësojë, arrestoi deputetin se tha një të vërtetë!

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në fjalën e tij për mediat pasi u largua nga seanca plenare ku nuk u zhvillua interpelanca e thirrur me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, u shpreh se mosbindja civile nuk mjafton më.

Ai kërkoi nga opozita që të fokusohet te rikthimi i besimit të saj te qytetarët. Shehaj tha se veprimet e deritanishme nuk kanë rritur mbështetjen, ndërsa shtoi se në Parlament duhet të diskutohet duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet dhe shpalosur alternativën në mënyrë që nesër vendi të ketë një qeveri të pakorruptuar.

Gjithashtu, Shehaj denoncoi veprimet e mazhorancës duke rrethuar Kuvendin me gardistë, por edhe arrestimin e deputetit të PD, Ervin Salianji, përpjekje këto sipas tij nga ana e shumicës parlamentare, për të frikësuar zërat kundër.

“Parlamenti është i vetmi vend ku mund të shprehemi. Unë mendoj që duhet një mënyrë tjetër, nuk mjafton mosbindja civile. Opozita është me shpatulla pas murit. Një përfaqësues i opozitës është në burg se tha një të vërtetë, tha vëllai i ministrit të Brendshëm i cili duhet të kapë ata që janë në kërkim nga Italia është i lirë dhe ministri duhet të kapë të vëllanë. Kjo gjë nuk shkon, për këtë arsye ai është në burg. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim për formën e protestës së opozitës. Thjesht nuk mjafton.

Unë mendoj se ne nuk duhet të ndalojmë së komunikuari, së foluri me elektoratin. Opozita duhet të fitojë besueshmërinë e qytetarëve. Duhet të vrasim mendjen, kjo që po bëjmë a na sjell mbështetjen e qytetarëve? Po apo jo? Çdo veprim që bëjmë dhe disa veprime që janë bërë nuk na çojnë në atë drejtim. Opinioni publik duhet të dëgjojë për korrupsionin, ne duhet të vazhdojmë, duhet të ngulim këmbë se kështu fitojmë besueshmërinë që nesër do t’i sjellim vendit një qeveri të pakorruptuar. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Në një demokraci zgjidhje është vota e qytetarëve. Dhe lufta e opozitës duhet të jetë si të fitojë besimin e qytetarëve, votën e qytetarëve. Këtë bën opozita. Kështu funksionon një demokraci. Kushtet në të cilat veprojmë janë jashtëzakonisht të vështira. Frika është elementi i ri i shtuar nga mazhoranca dhe Rama. Këto shfaqje në Parlament, të rrethuar nga Garda kanë këtë synim, frikën, të trembin njerëzit. Sot kam folur me një qytetar që pati kurajon të denonconte live se si djali i tij vdiq se si iu ndërpre kura me ilacce. Unë fola me të dhe i kërkova të vazhdojë këtë betejë, por ajo që kërkova ishte se zotëria ishte i ndrojtur, kishte frikë. Kjo po ndodh në Shqipëri, paratë dhe frika janë instrumentet e kësaj mazhorancë. Problemi në çdo demokraci është mazhoranca, qeveria, jo opozita”, tha ai.

Shehaj tërhiqet nga interpelanca me Kumbaron: E pamundur të vazhdohet kështu si po trajtohet opozita, lejoni deputetët të futen në seancë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është tërhequr nga interpelanca e kërkuar me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e tij në Kuvend, Shehaj tha se është e pamundur të zhvillohet seanca, për shkak të trajtimit që po i bëhet deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj.

“Do të doja shumë ta bëja këtë interpelancë, ministrja duhet të japë përgjigje, por në një vend normal ministrja duhet të japë përgjigje në Prokurori por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Zonja kryetare është e pamundur të bëjmë detyrën në këto kushte dhe është detyra juaj. Lejoni deputetët të futen në Kuvend”, u shpreh Shehaj.bw


Send this to a friend