VOAL

VOAL

Noka: Jemi në mosbindje civile, qeveri teknike, të lirohet lideri i PD dhe stop burgosjes politike

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një prononcim për SYRI TV, nga parlamenti është shprehur se, opozita ndodhet në aksion në mosbindje civile.

Sipas Nokës, opozita kërkon që të krijohet qeveria teknike, të lirohet lideri i PD-së Sali Berisha dhe të ndalohen burgosjet politike.

‘Opozita ka vendosur që ditën e hënë të kësaj jave dhe në vazhdim është në aksion, në mosbindje civile paralelisht në parlament dhe në rrugë, që nis ditën e hënë dhe në vazhdim. Asgjë më shumë, mosbindje civile për të rrëzuar regjimin më kriminal dhe korruptim që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ne prandaj jemi në betejë, sepse mazhoranca demokracinë e konsideron kartona të blerë, ul e ngri kartonët, ky është koncepti i një regjimi. Nuk është demokraci. Për ne po nuk funksionoj demokracia nuk ka rëndësi numrat dhe kartonat.

Ne kërkojmë që demokracia të funksionojë, opozita të mos shpallet armike, të ketë rolin e vet. Opozitës ti jepet e drejta, vota e lirë të rikthehet në Shqipëri, dhe jemi në betejën e mosbindjes civile që Shqipëria të ketë një qeveri teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike, asgjë më shumë.

Kërkojmë që të ketë një demokraci funksionale, ku opozita të ketë rolin e vet dhe të respektohet, mazhoranca të ketë rolin e vet e të respektohet. Kërkojmë që Shqipëria të shpëtojë nga kthetrat e drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju kujtoj se 58 miliardë euro buxhete janë miratuar në këtë narkoparlament dhe pyet veten çdo shqiptar se ku kanë shkuar 58 miliardë euro.

Kjo është pyetje që do të bëjë çdo shqiptar kur të vendosë të dalë ditën e hënë apo jo në betejë.

Ndal burgosjes politike, lirim i lidershipit të partisë demokratike dhe opozitës dhe qeveri teknike. Këto janë kërkesa të panegociueshme. Ne jemi në betejë, asgjë nuk na ndalon, jo kërcënime,  jo sanksione. Asgjë.

Jemi me mision, nuk jemi me detyrë.

Nuk kemi nevojë të qëndrojmë, ne jemi në aksion’, tha Flamur Noka për SYRI TV.

Digjen manekinët e vëllazërisë Rama-Xhafaj para sallës së parlamentit

Opozita vazhdon protestën e saj para parlamentit.

Në mënyrë simbolike aty janë vendosur katër manekinë që simbolizonin Edi Ramë, Olsi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Geron Xhafaj.

Pasi janë vendosur në hyrje të sallës së parlamentit atyre u është vënë flaka, duke u djegur.sn

Tre deputetë të PD përjashtohen 60 ditë. Ja ndëshkimi për ligjvënësit e tjerë (EMRAT)

Pas një mbledhje të gjatë Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. 

 

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane.

Çfarë ndodhi të hënën?

Këtë të hënë Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.

Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e Parlamentit, ku i vunë flakën karrigeve të tyre.

“Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi për qytetarët dhe interesin publik,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.Panorama

Bardhi: Nesër nuk do të ketë seancë normale parlamenti, Rama na ka shpallur luftë

‘Grupi parlamentar do të jetë në mbledhjen sekretariatit të orës 15:00 si formë e mosdakordësisë tonë me këtë përshkallëzim që PS po i bën grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Të përjashtosh opozitën nga Kuvendi, të burgosësh opozitën për fjalën e lirë, të pengosh opozitën të kryejë funksionet veta, të tentosh ta asgjësosh opozitën, siç e kam thënë edhe më parë është shpallje lufte ndaj PD-së, grupit parlamentar të PD-së dhe opozitës në tërësi.

Sa ti takon seancës së nesërme, grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme.

Strategjitë se çfarë do të bëjmë do ti mësoni aty’, tha kreu i grupit parlamentar te PD, Gazment Bardhi per mediat.sn

‘Përgjigjja mund të jetë e dhimbshme’, ambasadorja izraelite e ashpër ndaj Iranit

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete.

Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, ajo tha se për këtë duhet të presim ndërsa shtoi se Izraeli e ka treguar se di të reagojë “edhe në mënyrë të dhimbshme”.

“Ne sapo përjetuam një sulm iranian. Rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që sulmohemi nga Irani. Unë po flisja me familjen time në telefon. Falë Zotit nuk ka pasur fatalitete mbrëmjen e sotme dhe ka sisteme sigurie të cilat kanë arritur të kapin në kohë raketat dhe tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit. Zëdhënësi i shtypit, tha se tashmë mund të largohen nga strehat, por duhet të qëndrojnë pranë tyre”,- u shpreh ambasadorja.

E pyetur nëse ishte Izraeli i përgatitur për këtë sulm ajo tha:

“Ne e dinim që sulmet ndaj Izraelit në dy vitet e fundit, nga Hamasi në Gaza dhe Hezbollahu në Liban, ne e dimë që Irani është nga pas. Nuk e di nëse e dinim me saktësi se çfarë do bënin, por iranianët asnjëherë nuk e fshehin synimin e tyre për të sulmuar Izraelin. Mendoj se ne ishim gati dhe jemi gati. Ata thanë se do e sulmonin Izraelin, u paralajmëruan nga Franca e nga vende të tjera Europiane, por ata zgjodhën të sulmonin, ndaj besoj do jenë të gatshëm të paguajnë çmimin cilido të jetë ai’.

E pyetur se çfarë do bëjë tani Izraeli ambasadorja tha se duhet të presim e të shohim: “Ne u kemi treguar armiqve dhe botës, se Izraeli di shumë mirë të marrë kohën e vetë e të përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme e po ashtu në mënyrë të dhimbshme nëse është e nevojshme. Ne duhet të presim e të shohim”.

SYRI TV/ Rama ‘sekuestron’ telefonat e ekipit televiziv, Tiede: Stafi nuk i lejoi gazetarët të mbanin telefon

Gazetari gjerman Peter Tiede nga prestigjozja gjermane, Bild ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Stafi i Ramës kërkoi që ekipit televiziv tu merreshin celularët para një interviste, duke hedhur hije dyshimi se çfarë mund të ketë ndodhur me telefonat e tyre gjatë kohës që mbaheshin nga stafi i kryeministrit shqiptarë.

SYRI TV

Nuk kanë të ndalur skandalet e kryeministri shqiptar Edi Rama, me gazetaret, që tashmë i kanë kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Këtë herë është gazetari i gazetës prestigjoze gjermane, Bild, Peter Tiede, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Denoncimin e tij tronditës gazetari ka dhënë detaje  të këtij skandali në tre gjuhë, në gjermanisht, anglisht dhe shqip, se si në një intervsitë Kryeministri Rama nuk ka lejuar gazetarët gjermanë të përdroin telefonat e tyre celularë.

“Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t’i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës njihnin kontaktet e skuadrës,”

Nuk dihet se cfarë ka ndodhur me telefonat e ekipit televiziv se si janë përdoror ato apo ndoshta kontaktet e këtij ekipi kanë përfunduar pranë njerëzve të Ramës. Por Incidente të gazetarëve të huaj me Ramën janë shënuar dhe pak ditë më parë. Presioni që kreu i qeverisë Edi Rama i bën medias jo vetëm shqiptare por edhe asaj të huaj, është dënuar nga gazetarët polikë të 2 mediave më të mëdha gjermane të cilët kanë denoncuar përpjekjet e Ramës për të cënuar lirinë e shprehjes së tyre.

Pas gazetarit Mathieu von Rohr, që denonci telefonatën e Ramës dhe presionin për mospublikim të artikullit në “der Spiegel” edhe gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens dënoi presionet e shefit të qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve gjerman dhe europian.

Ndërkombëtarët kërkuan dialog mes palëve, përgjigjet Bardhi: PD nuk i nënshtrohet dhunës!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve për zhvillimin e një dialogu mes palëve, duke u shprehur me ngulm se “nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi i përgjigjet SHBA-ve dhe BE-së duke shkruar se dialogu është një mjet i duhur në vendet demokratike, por ai shton se në Shqipëri Parlamenti injoron vendimet e Kushtetueses kur ato janë në favor në opozitës, ndaj dhe nuk mund të kryhet një bashkëbisedim i tillë.

“Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.”, shkruan Bardhi.

Më tej demokrati shton se nga protestat nuk i rrezikohet jeta askujt përveçse kryeministrit Edi Rama, teksa u shpreh: “Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minut, çdo orë dhe çdo ditë.”

Deputeti demokrat po kështu theksoi se Partia Demokratike nuk do i nënshtrohet asaj se çka ai cilësoi si dhunë nga qeveria, apo asgjësimin e lirisë në vend.

“Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo  grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.”, përfundon Bardhi.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën.

Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë.

Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.

Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minut, çdo orë dhe çdo ditë.

Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo  grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.gsh

Genc Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Analisti Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar zhvillimet në parlament pas dënimin të Ervin Salianjit, deklaroi se, me këtë vendim, u unifikua edhe më shumë PD-ja.

Sipas Burimit, tashmë janë 40% e shqiptarëve që mendojnë se nuk ka drejtësi.

‘Kjo që ndodhi me Salianjin, arriti të bashkojë të gjithë pazllin e opozitës. Mos harroni se Salianji bashkë me Bardhi, Tabakun e ndonjë tjetër, edhe pse ishin në PD e Berishës, prap se prap zinin një vend të veçantë sepse këta kishin ende një iluzion tek drejtësia.

Megjithëse ishin me PD, por ama kemi besim tek drejtësia e re.

Bile shpesh Bardhi kishte korrespondencë publike me Dumanin dhe shkruante se, nuk donte të zhgënjehej dhe donte ti jepte ende kredite kësaj drejtësie.

Ajo që ndodhi me Salianjin është që sot, e gjithë PD është unanime se, kjo drejtësi është e kapur.

Bardhi nuk e thoshte shprehjen, drejtësi e kapur.

Tashmë janë të gjithë në të njëjtin mendim. Kjo lëvizje brenda PD e kalon edhe Berishën. 40 për qind shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi. Dhe kjo është e tmerrshme’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

4-milionë euro tender për godinë të re- Dumanit i dështon tenderi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi anullimin e tenderit 4 milionë euro për ndërtimin e godinës së re. Sipas dokumentave të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, SPAK thotë se arsyeja e anullimit ishte për shkak se nuk u paraqit asnjë ofertë.

Tenderi për ndërtimin e godinës së re të SPAK u shpall në muajin gusht. Fondi limit ishte paracaktuar 395.3 milionë lekë ose gati 4 milionë euro. Kjo ndërtesë gjendet në krah të godinës ekzistuese të SPAK. Më parë ajo ka qenë në pronësinë e Bashkisë së Tiranës pasi ishte parashikuar të shërbente për zyrat qëndrore të Ujësjellësit. Por më pas, qeveria ja kaloi atë Prokurorisë së Posaçme për të ndërtuar ambientet e reja. Për këtë arsye, Erion Veliaj deklaroi publikisht pas thirrjes në SPAK se Bashkia ka marrëdhënie shumë të mira me kolegët e SPAK për shkak se u kishte dhënë ambientet.

Image

Megjithatë përpjekja e parë e SPAK për të tënderuar rikonstruksionin e godinës dhe përshtatjen e saj në ambiente për zyra ka dështuar pasi asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë. Ky nuk është tenderi i vetëm i SPAK që dështon. Në të kaluarën SPAK ka anulluar edhe shumë tendera të tjerë, gjithmonë me argumentin e mosparaqitjes së ofertave. Me sa duket paratë e Dumanit nuk i do askush, ose kompanitë shqiptare nuk kanë shumë qejf të bëjnë biznes me SPAK.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të marrë masat e nevojshme për rihedhjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”./kapitali

Avokati Dhuli: Salianji paketoi për në shtëpi dy ministra të Brendshëm, deputetët e opozitës ose në grevë urie, ose në burg

Avokati Skerdjan Dhuli thotë se deputetët e opozitës, tashmë që Ervin Salianji u burgos kanë dy rrugë, grevë urie në Parlament ose shokë qelie me Ervin Salianjin në burg.

 

Sipas Dhulit, deputeti i PD është në burg për shkak të guximit që pati për të denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin. “Ja çdo kush- tha Dhuli- mund të futej në parcelat me kanabis”.

“Deputetët e opozitës tani kanë vetëm një rrugëzgjidhje, ose grevë urie në Parlament që faktori ndërkombëtar ta marrë seriozisht  këtë situatë, ose shok qelie në burgun e Fierit me Ervin Salianjin. Disa as nuk shkojnë dot në burgun e Fierit për shkak të përplasjes që kanë, se në burgun e Fierit ndodhet një shtab elektoral i Edi Ramës. Disa prej deputetëve të PD për shkak se i kanë denoncuar ata nuk shkojnë se nuk lejohet që të çosh në një godinë edhe të dënuarin edhe denoncuesin. Pra deputetet tanë kanë dy rrugë: Ose grevë urie në parlament që kjo çështje të merret seriozisht, ose shok qelia me Ervin Salianjin. Ervin Salianjin kjo histori do ta nxjerrë shumë më të fortë. Salianji është aty ku është sot për shkak të guximit të tij. Jo cdo njeri prej nesh do guxonte të shkonte në parcela me drogë”, u shpreh avokai.

Dhuli tha se Salianji është një i burgosur politik, i cili sot po paguan hakmarrjen e Edi Ramës, për denoncimet që i ka bërë lidhjeve të qeverisë me krimin.

“Salianji paketoi për në shtëpi dy nga ministrat e Brendshëm të Edi Ramës, duke denoncuar lidhjet e tyre me krimin”, u shpreh avokati. Panorama

Realiteti shqetësues i martesave të hershme në Shqipëri

Jetmira Delia-Kaci

Në fillim të shtatorit, një 14-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj në maternitetin e Korçës në juglindje të Shqipërisë.

Bashkëshorti i saj, 21 vjeç, u arrestua për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

E mitura që u bë nënë, i përket komunitetit rom.

Ajo u tha mediave në Shqipëri se është martuar para një viti e gjysmë dhe kërkoi lirimin e bashkëshortit, duke thënë se është personi i vetëm që i sjell të ardhura për rritjen e foshnjës së sapolindur.

Prindërit e së miturës kërkuan, po ashtu, lirimin e 21-vjeçarit dhe thanë se vajza e tyre është martuar me dëshirë.

Nëna e 14-vjeçares u tha mediave se martesa në moshë të hershme është normale në komunitetin e tyre, duke treguar se vetë është martuar që 12 vjeçe.

Me të gjitha konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, martesat e hershme konsiderohen dhunë me bazë gjinore dhe shkelje e të drejtave të tyre.

Me ligjin në Shqipëri, martesë mund të lidhë çdo person që e ka kaluar moshën 18 vjeçe.

Megjithatë, gjykata e vendit ku lidhet martesa, “për shkaqe me rëndësi”, mund të lejojë martesë edhe përpara kësaj moshe.

REL-i mori vesh se avokati i bashkëshortit të 14-vjeçares ka kërkuar leje që klienti i tij dhe e mitura të paraqiten në gjykatë për të ligjëruar martesën e tyre.

Çështja e martesave të hershme në Shqipëri përmendet edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë, për vitin 2023.

Aty thuhet se “legjislacioni nuk parashikon masa për të parandaluar martesën e fëmijëve”.

Raporti citon Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve të ketë thënë se “martesa e detyruar ose e hershme nuk është një problem i përhapur në Shqipëri, megjithëse më i zakonshëm në komunitetet rome dhe ballkano-egjiptiane”.

Instituti i statistikave në Shqipëri, Instat, disponon të dhëna për martesat për vitin 2022 dhe, sipas tyre, atë vit janë lidhur mbi 18.000 martesa, por asnjë nën moshën 18-vjeçare.

Emiljano Aliu, drejtues i organizatës “Roma Veritas Albania”, që kontribuon në përfshirjen sociale të romëve dhe lufton kundër diskriminimit të tyre, thotë se martesat e hershme brenda këtij komuniteti nënraportohen ose nuk regjistrohen.

“Ky nuk është rasti i vetëm i martesës në moshë të mitur. Thjesht, u bë publik dhe po merremi me të. Fejesa dhe martesa në moshë të hershme te ky komunitet ka me qindra”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ato ndodhin për shkak të arsimimit jo të duhur, pasi shumë fëmijë të këtij komuniteti e braktisin shkollën herët.

“Pastaj, mentaliteti, varfëria ekstreme dhe veçimi i këtyre njerëzve”, numëron Aliu si arsye.

“Këto [martesa] ndodhin në disa zona të vendit, në Gjirokastër, Fier, Korçë, Bilisht etj., por ato janë të gjitha lagje të segreguara, lagje periferike të këtyre rretheve”, sipas tij.

Aliu shton se statistikat tregojnë se në ato familje që janë ndërgjegjësuar për arsimimin, nuk ka fejesa apo martesa të hershme.

Statistikat e organizatës së tij tregojnë se, vitin e kaluar, kanë qenë vetëm 20 studentë romë në shkallë vendi.

Ai thotë se arrestimi i bashkëshortit të së miturës 14-vjeçare nuk zgjidh asgjë.

“Jam dakord që duhet zbatuar ligji dhe i riu ka kryer shkelje, por, thjesht, familjes i mungojnë të ardhurat që ai i sillte. Pyetja që lind është: ku ishin institucionet përpara se kjo vajzë ta braktiste shkollën, të fejohej dhe të martohej?”, thotë Aliu.

Institucionet vendore në Korçë dhe as ato qendrore nuk reaguan zyrtarisht për rastin e 14-vjeçares që u bë nënë.

Shqipëria ka hartuar Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, si një angazhim të sajin për të përmbushur të drejtat e fëmijëve me një kohështrirje prej vitit 2021 deri më 2026.

Institucionet nuk japin hollësi se si është duke shkuar përmbushja e agjendës, por pranojnë se martesat e hershme nuk raportohen në nivelin e duhur, kryesisht për shkak të pabarazisë gjinore, varfërisë dhe përjashtimit social.

Për Altin Hazizajn, drejtues i organizatës “Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri”, rasti i 14-vjeçares në Korçë është “një ngjarje tipike e shfrytëzimit seksual” dhe “fakt që vajzat dhe gratë në Shqipëri kanë probleme serioze të respektimit të të drejtave të tyre”.

“Por, çfarë shoh unë me shqetësim, është fakti se institucionet janë të paafta që të kuptojnë, të ndjekin gjendjen e fëmijëve, në mënyrë të veçantë të vajzave. Sistemi social e ka për detyrë që çdo fëmijë të jetë i identifikuar, të marrë shërbime, të ndjekë shkollën…”, thotë Hazizaj për Radion Evropa e Lirë.

Të dhëna të unifikuara se sa fëmijë romë ndjekin mësimet nuk ka, por, sipas organizatës “Roma Veritas Albania”, vitin e kaluar, ishin rreth 60-70 romë në arsimin e mesëm të përgjithshëm.

Hazizaj thekson nevojën e më shumë fondeve dhe bashkëpunimeve për parandalimin e martesave të hershme te komunitet pakicë.

“Nuk mund të justifikohet askush duke thënë se martesat e hershme janë traditë te komuniteti rom dhe egjiptian”, sipas tij.

Dukuria, megjithatë, është e përhapur globalisht.

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) vlerëson se që nga marsi i vitit 2018, në të gjithë botën, diku rreth 21 për qind e grave të reja janë martuar para moshës 18-vjeçare.

Po ashtu, sipas UNICEF-it, 650 milionë gra dhe vajza që janë gjallë sot, janë martuar para moshës 18-vjeçe.

Çdo vit, 12 milionë vajza në të gjithë botën, martohen para moshës 18-vjeçare dhe pritet që 150 milionë vajza të martohen para se t’i mbushin 18 vjet deri në vitin 2030.REL

Dhunohet brutalisht efektivi i burgjeve, përfundon tek Trauma!

Polici i dhunuar me iniciale A.L. është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Mësohet se autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar.

Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë.Panorama

Grida Duma: Ervin Salianji është bashkërrugëtari im! E di si e ka krijuar figurën e tij politike

Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji.

 

Grida Duma u shpreh se Ervin Salianji është bashkërrugëtari i saj, teksa theksoi se “unë e di se si e ka krijuar figurën e tij politike”.

Ish-ligjvënësja deklaroi se Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë që opozita e quan të politizuar.

motionshive_1727428704186

“Ervin Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë, që opozita e quan të politizuar, ndërsa maxhoranca të pavarur. Por beteja politike, ne e kemi thënë, zhvillohet në dyert e drejtësisë. E kemi thënë që kjo fushatë zgjedhore do të përcaktohet nga fushata e ndëshkimeve apo e drejtësisë të pavarur ose të varur.

Ervin Salianji është protagonisti 5 viteve, është një proces që ka zgjatur 50 seanca. Ervin Salianji është gjithashtu bashkërrugëtari im. Si bashkërrugëtarin tim, e di se si ka zgjedhur ta krijojë dhe identitetin dhe profilin e tij politik.

Një zë denoncues, i cili ka krijuar figurën denoncimin, identitetin dhe rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe si do ta përballë këtë situatë. Por identitet i krijuar përmes denoncimeve, edhe atëherë kur PD në shumë raste ka patur dyshime a duhen kryer këto denoncime”, tha Grida Duma në emisionin “Top Story”.

Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Salianji nis betejën ligjore!

Demokrati Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, ka nisur betejën ligjore.

 

Mësohet se Ervin Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.

Ai po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.

Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, por kjo ende nuk është bërë.

Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti që merr karrigen e tij në Kuvend zgjidhet në bazë të listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, por pritet të merret një vendim nga strukturat e PD-së.Panorama

Rama në OKB: Nga Ballkani e Kosova te situata në Ukrainë e Lindjen e Mesme

VOA

Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si dhe tensionet në Lindjen e mesme, dhe një zgjidhje me dy shtete Izrael e Palestinë, ishin temat qëndrore të fjalimit që kryeministri Edi Rama mbajti mbrëmjen e së premtes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

“Sot popujt e Ballkanit kanë një moment të një mundësie historike në kontekstin e një rreziku historik më gjerë në Europë, ku agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë të gjithëve si një zile e përhershme alarmi”, u shpreh zoti Rama duke vënë në dukje se Ballkani Perëndimor është sot në një pozicion shumë më të mirë sesa ka qenë ndonjëherë, “por na duhet të punojmë pareshtur dhe me durim midis vetes sonë në rajon e mbi të gjithë me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë, jo vetëm i pamundur, po thjeshtë i paimagjinueshëm”.

Duke qëndruar në rajon, zoti Rama tha se “Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve”. Sipas tij nuk mund të hiqen paralele mes saj dhe zonave të pushtuara të Ukrainës. Një gjë e tillë theksoi kryeministi shqiptar “ka për synim të shpërqendrojnë e të hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit euroatlantik”. Ai tha më tej se Kosova “nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin si vend me të drejtë, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”.

Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, zoti Rama, ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës “për aq kohë sa është e nevojshme dhe për aq kohë sa të arrihet një paqe e gjatë dhe e qëndrueshme”. Kryeministri shqiptar theksoi se “të gjithë ata që kërkojnë paqe, duke ndaluar Ukrainën, në vend që të ndalojnë agresionin neoimperialist të Rusisë e kanë gabim dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për një të vërtetë shumë të thjeshtë, një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë vetëm agresion të mëtejshëm e do ta shndërrojë botën tonë në një botë që sundohet nga fuqia, jo nga e drejta”. Për zotin Rama, ajo që po ndodh në Ukrainë dhe veçanërisht udhëheqja e presidentit Zelenski “nuk është thjesht rezistencë dhe qëndresë ndaj një agresioni brutal kundër atdheut të tij, por në të njëjtën kohë është një qëndresë për vetë ekzistencën e demokracisë dhe një Evrope dhe një bote të drejtë e të mbështetur në rregulla”.

Duke u ndalur në tensionet në Lindjen e Mesme, kryeministri Rama u shpreh se “duhet të ri kalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Po, por nuk ka asnjë busull morale që të relativizojë dhe largqoftë, të normalizojë terrorin e një organizate terroriste si Hamasi si pjesë e paqes që të gjithë e duam mes Izraelit dhe Palestinës. Ta bësh këtë, do të ishte njësoj si të relativizoje murtajën e antisemitizmit e të pranoje të bashkë ekzistoje me një formë të mbrapshtë të re nazizmi, që është e keqja më e madhe që mund të kishte ndodhur për kaq shumë vjet së pari e mbi të gjitha, për vetë popullin palestinez”. Por nga ana tjetër, sipas tij “nuk është e vështirë të mos thuhet me zë të lartë e të fortë se kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën dhe duhet të ndalet. Konfirmojmë edhe një herë këtu, mbështetjen kombëtare për një zgjidhje të drejtë e gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez mbështetur në zgjidhjen me dy shtete”, deklaroi kryeministri Rama.

Salianji: PD gati kallëzimin në SPAK për falsifikimin e çështjes ndaj meje. Si u shpëtua Geron Xhafaj nga dënimi i ri

Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”.

Salianji tha se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.

“I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.

Nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn”, tha deputeti demokrat.bw

Dënimi i Salianjit- Bardhi: Është një shpallje lufte ndaj grupit parlamentar dhe opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat nga selia e PD, ka deklaruar se, vendimi ndaj deputetit Ervin Salianji, është një shpallje lufte ndaj grupit parlamentar dhe opozitës.

‘Këta gjyqtarë për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do ti mbyllin gojën opozitës. Kush janë këta që i mbyllkan gojën deputetëve të opozitës për tu përballur me trafikantët e drogës që Rama i ka ngritur deri në ministrinë e Brendshme.

Pse nuk i bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt, siç urdhëron ligji antimafia.

Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot përmes këtij vendimi politik gjykate, ti japë grupit parlamentar të PD, duke dënuar dhe dërguar në burg nënkryetarin e grupit të PD, është një shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar dhe opozitës në tërësi.

Kolegët kanë bërë propozime në mbledhje që shkojnë për miratim në kryesinë e sotme të partisë, që mblidhet sot në mënyrë urgjente.

Ervin Salianji është një deputet, përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Beteja nuk bëhet kundër Salianjit, por kundër mandatit të Salianjit.

Prandaj është një vendim politik.

Nuk ka bërë betejë personale Ervin Salianji, nuk ka bërë as korrupsion dhe as vrasje.

Të dalë nga burgu Saimir Tahiri dhe të shkojë në burg një deputet që ka bërë denoncime.

Të dalë jashtë burgut Vangjush Dako dhe të shkojë në burg një deputet i opozitës që ka guximin të bëjë denoncime’, tha ndër të tjera për gazetarët, Gazment Bardhi. sn

PD reagon pas dënimit të Ervin Salianjit: Hakmarrje e verbër politike, pasi u vërtetuan lidhjet me narkotrafikun!

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 burg deputetin Ervin Salianji.

Selia blu e konsideron vendimin një hakmarrje të verbër politike ndaj deputetit demokrat për shkak të denoncimeve të tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe segmenteve të qeverisë. Sipas PD-së, sot opozitës iu shpall luftën.

“Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar“, thuhet në deklaratën e PD.

Deklarata
Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij. Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.bw

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin prej 1 viti burg për deputetin Salianji

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin në lidhje me dënimin e deputetit, Ervin Salianji.

Mësohet se, gjykata ka vendosur të lejë në fuqi dënimin prej 1 viti burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Deputeti Salianji u dënua se denoncoi përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafik ndërkombëtar droge dhe se ishte dënuar në Itali.

Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë, ndërsa në mbështetje të tij ishin edhe grupi parlamentar i PD-së.

Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit Indrit Sefa tha se ‘paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa’.

Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre.

Pas tërheqjes për vendim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila e ka dënuar atë me burg për kallëzim të rremë. sn

Moment special- Talenti shqiptar debuton me Arsenalin, zëvendëson Kalafiorin

Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit.

18-vjeçari u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta në Kupën e Anglisë në sfidën ndaj Boltonit.

Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të. Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenal-t, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë.

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri sot debutimin me ekipin e parë.

Një moment i veçantë për Kaçurrin, që po jeton në ëndërr.

Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.

Balliu: SPAK duhet të hetojë Belinda Ballukun, menaxhon 75 përqind të buxhetit

‘Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, kurrë nuk do të dorëzohen’, tha gjatë fjalës në protestën tek bashkia e Tiranës, Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe Shef i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliu.

Gjatë fjalës së tij në protestë, Balliu u shpreh se Skapi i partisë mbron Erion Veliajn, Olta Xhaçkën, burrin e kësaj të fundit nga arrestimet.

‘Sot më shumë se kurrë, ka nevojë që ne të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive, sepse sot nuk ka drejtësi, sepse sot gjyqtar, nuk ka prokuror që i del përballë pushtetit, sepse Skapi i partisë dhe partia janë një.

A e patë se si Skapi shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e Oltës. A e patë sesi Spaki nuk e heton Ballukun, nuk e heton për asnjë gjë, edhe pse ka 75% të buxhetit të shtetit, a e keni parë se si Skapin, ky vemja i bashkisë i quan kolegë, a e keni parë se si Skapi arreston çdo punonjës të bashkisë përvec kryetarit të tyre, Erion Veliaj.

Këta kanë hallin të shpëtojnë paratë. Shikoni pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën.

Çfarë është ky dënim, kjo burgosje dhe paratë nuk janë. Ato janë veç për sy e faqe, që të dalin disa pseudo analistë që paguhen nga pushteti dhe të thonë se, ja u bë drejtësia sepse janë arrestuar nga PS dhe prandaj po arrestohet lideri i opozitës.

Po lideri i opozitës, a ka shqiptarë apo të huaj në Shqipëri, që njeh ABC e politikës, që nuk e di që Sali Berisha nuk ka qenë kurrë kryetar i bashkisë së Tiranës.

Skapi i partisë e akuzon se, e ke ndryshuar ti me firmë, sepse ke qenë kryetar bashkie, kryetar i KKRT.

Ja ku janë këta efektive policie këtu, a e kuptoni se çfarë po mbroni, çfarë mashtrimesh, falsifikimesh, që e kanë mbushur Shqipërinë me plehra në institucionet tona, sa nuk kanë lënë hajdutë pa futur në shtet.

PD dhe lideri i saj Sali Berisha nuk do të dorëzohen kurrë’, tha Klevis Balliu në protestën tek bashkia e Tiranës.sn

Salianji: Protestë kombëtare shumë shpejt deri në qeveri teknike

Deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se Partia Demokratike kërkon qeveri teknike, me qëllim që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Salianji tha se përse Rama shqetësohet nëse qeveria nuk merret me zgjedhjet. Ai tha se shumë shpejt do të ketë protestë kombëtare deri në qeveri teknike. Po ashtu, Salianji saktësoi se gjithsesi PD do marrë pjesë në zgjedhje.

Ervin Salianji: Nëse i marrim emër për emër drejtuesit e qarqeve, funksionarët e PS kanë akuza mbi shpinë. Drejtuesit e PS në qarqe janë njerëz të akuzuar për afera të ndryshme. Do të ketë valë protestash, derisa të arrihet që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknike është mekanizëm, për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Jo qeveria që merret me zgjedhjet, pse shqetësohet Rama?

Në 2017 nuk ka pasur qeveri teknike, por bashkëqeverisje, ka qenë një gafë e madhe e PD. Ata në PS e ngrenë në qiell Edi Ramën, i thonë dhe Zeus, i thonë dhe Skënderbe. Është më e lehtë për PS që të pranojë qeveri kujdestare deri në zgjedhje, ku pastaj kush parti fiton, krijon qeverinë. Protesta e parë kombëtare do të mbahet shumë shpejt. Do provojmë të gjitha format e mosbindjes civile deri në pasjen e qeverisë teknike.bw

Berisha thirret në SPAK! Do të firmosë mbylljen e hetimeve

Kryetari i Partisë Demokratike  Sali Berisha është thirrur të mërkurën në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”, ku ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u morën te pandehur.

Ndërkohë lideri i opozitës ka denoncuar procesin si politik dhe akuzat si të sajuara nga prokurorë që janë në urdhërat politke të Edi Ramës

Sipas burime nga SPAK, të mërkurën është bërë thirrja e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit në SPAK për firmosjen e mbylljes së hetimeve dhe marrjen e akteve të plota. sn

Ina Zhupa: Çfarë fshihet pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska

Deputetja Ina Zhupa, e cila ka qenë përfaqësuese e disa padive në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar në lidhje me largimin e Elsa Toskës si dhe mos zbatimin e vendimit për Xhackën nga kuvendi.

Të dyja mund të lidhen me vullnetin e mazhorancës për ta kontrolluar totalisht Gjykatën sepse deri tani balanca e brishtë 5-4 mund të rrezikohet me vendimarrjet të mundshme për mandate të deputetëve.

Statusi i plotë:

”Gjykata Kushtetuese sot është e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar.

Gjykata ka vetëm dy rrugë: ose të marr vendime pro mazhorancës dhe ti njihen ose vendimet e marra jashtë vullnetit mazhorancës nuk do zbatohen dhe nuk do njihen nga parlamenti.

Në këtë minim të drejtësisë vjen edhe lajmi i dorëheqjes së një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, që në çdo vend tjetër do ishte temë themelore e diskutimit mbi arsyet dhe motivet.

Elsa Toskën se kam njohu dhe se kam takuar kurrë në jetë. Por kam qënë në sallën e Gjykatës Kushtetuese për të parë integritetin e saj në qëndrime dhe profesionalizmin e saj në vendimarrje.

Ndoshta këto kanë qënë arsyet që e kanë detyruar të jap dorëheqjen… ndoshta më shumë gjyqtarë vegla duhen sesa balanca e brishtë 5-4 e shumë vendimarrjeve të fundit. Kjo mund të jetë nevoja e re e pushtetit.

Secili nga ne është i rrezikuar kur cënohet integriteti i vendimarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, që në thelb garanton mos cënueshmërinë e të drejtave tona themelore kushtetuese, ndarjen dhe balancën e pushteteve dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit”, thotë Zhupa.

Ekspertët në Shqipëri: Rritet rreziku i përmbytjeve pas zjarreve masive të këtij viti

VOA

Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipëri pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.

Zjarret që konsiderohen si më të mëdhatë e dekadës së fundit kanë djegur në shumë zona mbulesën bimore duke përshpejtuar erozionin dhe vërshimin e ujrave.

Sipas ekspertëve qeveritë vendore po tregojnë mangësi të mëdha si në mbrojtjen nga zjarri, në menaxhimin e pyjeve dhe përballimin e emergjencave.

Pamjet me dron në shumë zona të Shqipërisë tregojnë situatën që kanë lënë pas në pyje dhe kullota zjarret masive të këtij viti.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, Shqipëria është përshkuar nga fillimi i këtij viti nga rreth 160 zjarre masive që kanë djegur rreth 46 mijë hektarë me pyje.

Dëmet nga zjarret e këtij viti janë më të mëdhatë e dekadës së fundit, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.

“Viti 2024 rezulton me numrin më të madh të zjarreve dhe po ashtu me sipërfaqen më të madhe të djegur në Shqipëri, një vit i cili e ka kaluar gati me 3mijë hektarë vitin 2017 që mbahej si viti rekord i zjarreve. Pasoja e parë me të cilën Shqipëria pritet të përballet gjatë këtij viti nga kjo djegie masive e pyjeve është rreziku i përmbytjeve”, thotë zoti Diku.

”Elementi i parë më negativ me të cilin ne përballemi aktualisht është shpyllëzimi i shpateve të pjerrëta. Rezultat i kësaj është degradimi i menjëhershëm i tokës, zhveshja e sipërfaqes së tokës nga bimësia pyjore. Këto janë pasojat të cilat ndihen në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë me përmbytje dhe erozion masiv të tokës bujqësore.”

Studiuesi i shkencave të natyrës Lulëzim Shuka flet për zjarret masive të këtij viti të ndikuara jo vetëm nga ndryshimet globale klimatike, por edhe nga kushtet e veçanta të Shqipërisë.

“Mbulesa bimore është shumë e ulët aq më tepër që mbulesa pyjore është akoma edhe më e ulët, për pasojë toka nuk ruan lagështi, avullimi është shumë herë më i madh dhe sigurisht periudha e verës është tejet e nxehtë. Kjo bëhet shkak për zjarre edhe për shkak të një mbulese bimore të mbledhur në vite si pasojë e mungesës së kullotjes së bagëtive në shumë zona të vendit.”

Rreziku i përmbytjeve rritet në disa rajone të vendit, si pasojë e dëmtimit të mbulesës bimore nga zjarret, thotë më tej zoti Shuka.

“Mungesa e mbulesës bimore nga zjarret bën që ujrat të mbërrijnë më shpejt në lumenj dhe për pasojë në det gjë që shkakton përmbytje të mëdha. Kjo e favorizuar edhe nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Ne kemi zënë grykat e lumenjve me ndërtime. Gjirokastra, përshembull jo më kot ishte në shpatet e malit për shkak të këtyre përmbytjeve.”

Si studiuesi i natyrës Shuka edhe inxhinieri i pyjeve Diku flasin për nevojën e menjëhershme, sipas tyre, të ndryshimit të situates nga qeveritë vendore që menaxhojnë pyjet.

“Kërkohet një sjellje tjetër menaxhuese ndaj natyrës dhe ekosistemeve natyrore. Për këtë duhet të planifikohen mbjellje fidanësh. Është dicka specifike që ndodh në Shqipëri: në shumë zona të vendit kemi ecjen lart të disa llojeve halore që mund të shfrytëzohen në kushtet e e klimës së sotme për mbjelljet e reja. Po ashtu qeveritë vendore duhet të mendojnë për shuarjen e zjarreve duke forcuar kapacitetet me mjete dhe burime njerëzore,” thotë zoti Shuka.

“Për fatin e keq nuk është se ka mungesë kapacitetesh, ka mungesë organizimi më shumë. Dua të kujtoj që dhjetë vitet e fundit administrata e bashkive është shtuar me 10 mijë punonjes që do të thotë që duhet të kishim më shumë njerëz në terren për të menaxhuar, për të parandaluar, për të ulur ndikimin negative të zjarreve, por kjo nuk po ndodh”, thotë zoti Diku.

Sipas tij pajisjet teknologjike që janë të nevojshme për zbulimin e zjarreve në kohë mungojnë. Gjithashtu, mjetet për luftimin e zjarreve që nga pompat e thjeshta deri tek mjetet e motorizuara mungojnë. Vëmendje e shtuar, thonë ekspertët, duhet kushtuar edhe trajnimit të stafit që duhet të aganzhohet në terren për shuarjen e zjarreve.

“Mbi të gjitha dua të kujtoj që në shërbimin pyjor shqiptar 75% e të punësuarve nuk janë specialistë pyjesh”, thotë zoti Diku.

Ministria shqiptare e Mjedisit e shpalli vitin 2024 si viti i pyjeve në 101 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar me një program ku përfshihet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella me fidanë pyjorë.

Por ritmet e mbjelljes janë tejet të ulta, në raport me mijëra hektarë që dëmtohen cdo vit . Sipas ekspertëve ato nuk kalojnë as 100 hektarë mbjlleje të reja fidanësh pyjorë në vit.

Një vit më parë një zjarr masiv përshkoi me ditë të tëra rreth 820 hektarë në Zonën e Mbrojtur të Pishë Poro në Fier ku rreth 365 hektarë ishin me pisha të cilat u dogjën plotësisht.

“Sill paratë këtu në 2 të natës se i thashë shefit”- Salianji nxjerr përgjimet e Fredi Alizotit me Drejtorin e Policisë:

Gjatë seancës gjyqësore në Apel, deputeti demokrat Ervin Salianji ka nxjerrë përgjimet e Fredi Alizotit me Drejtorin e Policisë së Fierit.

Deputeti demokrat ka theksuar se në përgjime Fredi Alizoti urdhëron në 2 të natës Drejtorin e Policisë së Fierit që t’i dërgojë paratë pasi në të kundërt do të ankohet te “shefi”.

Gjithashtu, deputeti demokrat mohon që të ketë patur komunikime me Fredi Alizotin.

Ervin Salianji: Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?!


Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me Drejtorin e Policisë së Fierit, zv/drejtorin e Policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës.

Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga Fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij, për çfarë i jep para kur ky që kam akuzuar unë ka vëllanë ministër dhe ndërkohë prokuror i çështjes Gentian Osmani fliste për të, e kanë çuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe sot nuk është më prokuror.

Dhe të gjithë këta nëse hyjmë nga ana proceduriale, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që i kanë shantazhuar këta që të kalonin Vettingun dhe që janë përfshirë që i kemi ndjekur në karrierën e tyre si kanë qenë, janë të gjithë të shkarkuar, Gent Osmani u shkarkua.bw

 

I akuzuar për trafik droge- Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi janë dënuar me nga 12 vite burg.

Sipas vendimit ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre dhe Paul (Agustin) Deda i cili njihet si ish-shoqërues i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri

Edhe Deda është dënuar me 12 vite burg, por 1/3 e dënimit i është ulur dhe do të vuajë vetëm 8 vite burg në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Vendimi: 

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  4. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul (Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP te sigurisë së lartë.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

  1. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale, dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  8. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
  9. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 20.09.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Argita Malltezi: Ja shkaku që mund të më detyrojë të kandidoj për deputete më 2025

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha se nëse kandidon për deputete, do t’i nënshtrohet garës së primareve.

Në emisionin Open në News24, ajo theksoi se nuk do të kandidonte në të njëjtën listë ku ndodhet emri i babait të saj, Sali Berishës, kryetar i PD-së.

“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështje primare.

 

Fakti që Sali Berisha mbahet në një masë kaq të gjatë arresti tregon se ka një skenar për të mos e lejuar që të kandidojë.

 

Nuk ka ndodhur kurrë që të vendoset një masë arresti pa u pyetur më parë personi që po hetohet”, tha Malltezi.bw

1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani- PD në zi, deputetët largohen nga Kuvendi

Deputetët e PD janë larguar nga Kuvendi, në nisje të seancës parlamentare të kësaj të enjteje.

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Largimi i ligjvënësve demokratë, vjen për shkak të shpalljes ditë zie në të gjitha aktivitetet e PD, pas ndarjes nga jeta të ish deputetit Gerti Bogdani, pas një arresti kardiak të mërkurën.

Demokratët njoftuan se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike më 18 – 19 shtator në të gjithë vendin do të anulohen, po ashtu në të gjitha selitë e PD-së, flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është projektligji  për studentët e mjekësisë, “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.sn

Dosja e SPAK-ut për Berishën, Kaso: Në 500 faqe nuk ka asnjë provë të vetme për korrupsion

Drejtuesi politik i Korçës pwr Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se nga dosja prej 500 faqesh e SPAK-ut për Berishën, nuk ka asnjë provë që lidhet me korrupsionin.

Kaso: Në 500 faqe nuk ka një provë të vetme lidhur me një akt të mirëfilltë korrupsioni që përfshin ish kryeministrin e vendit dhe sot drejtuesin e opozitës, Sali Berishën.

Kemi të bëjmë me një akuzë që siç e kemi thënë ka filluar e motivuar politkisht e bazuar në një kallëzim haptazi të rremë të bërë nga atëhere kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Them haptazi të rremë sepse akti i parë që ka administruar SPAK-u në kuadër të fillimit të këtij procedimi penal në kushtet që pretendohej që u është kthyer 5 familjeve tiranase një pronë e shpronësuar thonë nga italianët, pra këto italianët e kishin shpronësuar 5 familjeve dhe këto 5 familje e kanë marrë pa të drejtë një pronë të cilën nuk u takonte ta merrnin sepse nuk ua kishte shpronësuar regjimi komunist por e kishin shpronësuar italianët dhe akti i parë që është administruar ka qenë fletorja zyrtare e vitit ’42 ku qartazi vërtetohej nga një akt me fuqinë e ligjit që kjo pronë vetëm ishte rekuizuar për 6 muaj këtyre familjeve dhe me përfundimin e këtij afati kjo pronë i është kthyer 5 familjeve tiranase.sn

Tensionet në Kosovë- Burimi: Prishtina ka nevojë për mbështetje të madhe. Shqipëria mos të heshtë

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24, duke folur për tensionet e fundit në Kosovë dhe kërcënimet e Vuçiç tha se Prishtina në këto momente ka nevojë për mbështetje të madhe.

Burimi theksoi se Shqipëria nuk duhet të heshtë. Ai shtoi se nuk sheh as sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Në fjalën e tij, Burimi vlerësoi se shqiptarët duhet të dinë ta mbrojnë veten.

Genc Burimi: Situata në veriun e Kosovës është e ndërlikuar. Serbia është në prag të vendosjes të regjimit të detyrueshëm ushtarak. Kosovës i duhet një mbështetje e madhe. Nuk shoh sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Serbia ka vendosur sot ta kriminalizojë të gjithë Kosovën. I bie që rrezikon që edhe Kurtit mund t’i vendosin prangat.

Kryeministri shqiptar Rama po hesht shumë për këtë çështje. Shqipëria nuk duhet të heshtë. Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk është e mbrojtur ndërkombëtarisht. Serbia sot është shumë afër Rusisë. Serbia kërkon ta marrë Kosovën me luftë, pasi ka përforcuar edhe armatimin e vet. Duhet të mbrojmë veten.bw

Ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian takon Berishën: Rama si Putini, pse hesht Brukseli?!

Ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, polaku Ryszard Czarnecki publikoi pak ditë më parë një editorial të fortë, ku theksonte se lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, është arrestuar me një urdhër politik.

Ndërkohë, Czarnecki ka vijuar shkrimet në median polake.

Këtë herë ai sjell një artikull pas takimit me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Pas vizitës së tij në shtëpinë e kreut të PD, ai ngre pikëpyetje të mëdha se si një ish-president i një vendi kandidat në BE, mbahet në arrest.

Shkrimi i publikuar ne gazetën polake Oltynska me titull “Politika në shqip”, thekson se si Shqipëria në 13 vite pushtet nga socialistët ka rritur korrupsionin dhe kultivimin masiv të lëndëve narkotike, në një kohë që sipas ish-zyrtarit evropian, socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër…

Më poshtë shkrimi i plotë:

Jam në banesën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe po dëgjoj për “abuzimin me drogën”. Po, po flet për atdheun e tij. Ai flet gjerësisht për “kanabizimin” e Shqipërisë, pra kultivimin masiv të marijuanës të promovuar nga autoritetet e majta të vendit. Është burim i të ardhurave të mëdha, megjithëse, siç thekson bashkëbiseduesi im, nuk përfiton shteti, por privatët.

Çfarë?! Ata që marrin dritën jeshile nga kryeministri socialist Edi Rama. Ky ish-piktor ka 13 vjet në pushtet dhe duket se dalëngadalë ka filluar t’i ketë zili Putinin dhe Lukashenkon, për një sundim edhe më të gjatë në vendet e tyre. Mikpritja e presidentit është vërtet e jashtëzakonshme dhe i ngjan polonishtes së vjetër:

Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar (edhe pse në sasi simbolike) – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike, të cilën e çoi në fitore elektorale më shumë se një herë. Nuk mundet sepse… ka kohë që është në arrest shtëpie!

Po, në Evropë, në dekadën e tretë të shekullit të 21-të, lideri i opozitës prej shumë muajsh nuk mund të largohet nga shtëpia e tij dhe kjo po ndodh në një vend që ka vite që negocion me Brukselin për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian! Çfarë thotë BE-ja për këtë? Nuk thotë asgjë në praktikë. Ndoshta sepse ai është plot mallkime për lirinë e fjalës, shtetin e së drejtës, kontrollin demokratik të pushtetit dhe gërmadha të tjera evropiane që nuk i qëndrojnë realitetit.

Në vendet anëtare, si Polonia, dhe vendet kandidate, si Shqipëria, është e vështirë të mos vërehet – siç u theksua në një bisedë me mua nga ish-presidenti në arrest shtëpie – korrupsioni në Shqipëri në vitet 2007-2008, pra gjatë qeverisjes së tij, ishte tre herë më i vogël (!) se në vitet 2022-2023, pra pas rreth një dekade sundimi të majtë.

Socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër… sn

Këlliçi: Berisha në burg pa prova e fakte, Veliaj që vjedh është i lirë! S’dorëzohemi deri sa Veliaj të shkojë në burg

Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi thotë se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.

Këlliçi në prodtestën e 25 para Bashkisë së Tiranës, tha Veliaj nuk do t’ia dalë ta mposhtë qëndresën e qytetarëve, të cilët nuk do të dorëzohen deri në çuarjen para drejtësisë të një kryehajduti.

Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!

Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje.

Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë.

Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë?

Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në  protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë  në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, tupr për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato 80 eruo që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari. sn

Teliti: Drejtësia do të bëhet nga qytetarët, të korruptuarit do të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin e vendit

Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorian Teliti në protestën e përjavshme përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se  nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.

Teliti ka theksuar se sot po paguajmë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.

“Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.”sn

Mandati i Xhaçkës, vota e socialistëve pengon për herë të tretë dërgimin e rastit në Kushtetuese

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, për herë të tretë, vota e deputetëve socialistë pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.

Vetëm 25 votat e deputetëve të opozitës të cilat ishin në favor, nuk mund të bënin asgjë. Përfundimi mbeti i njejtë, pavarësisht se sipas kryetares së Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur 14 deputetë demokratë, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres.

Paralelisht, disa ditë më vonë një mocion i ngjashëm u paraqit dhe nga një tjetër grup deputetësh të opozitës. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë.

Në atë kohë, socialistët vlerësuan se nuk plotësoheshin kriteret për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Në nëntor 2022, ata votuan kundër mocionit të opozitës, e cila menjëherë më pas iu drejtua Gjykatës.

Kjo e fundit u përball me dy kërkesa, njëra nga 1 e dhjeta e deputetëve, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes tyre dhe parlamentit dhe shfuqizimin e vendimit të marrë prej tij, dhe tjetra, nga 1 e pesta e deputetëve që përveç shfuqizimit të vendimit, kërkonte konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, pra shqyrtimin prej saj, direkt të rastit.

Gjykata i kaloi të dyja kërkesat në seancë gjyqësore, por në fund, në janar të vitit 2023, i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga parlamenti, i cili sipas Kushtetueses, duhet të kishte pranuar mocionin e opozitës. Ndërsa kërkesa e 1 të pestës së deputetëve u pushua.

Për më shumë se 1 vit, rasti u mbajt zvarrë nga parlamenti, dhe vetëm në prill 2024, kaloi sërish në seancë plenare, ku 72 votat kundër të shumicës, bllokuan sërish dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët iu referuan përcaktimit ligjor se “parlamenti vendos” dhe se vendimet merren me votë, e deputetët janë të lirë për mënrën se si votojnë, dhe se kjo përcaktohet në Kushtetutë ku thuhet se mandati i tyre nuk është detyrues.

Opozita e cilësoi qëndrimin e socialistëve një “puç kushtetues” dhe iu drejtuan sërish gjykatës, e cila në korrik të këtij viti shfuqizoi sërish vendimin e parlamentit, duke kërkuar sërish nga parlamenti që rasti t’i përcillej asaj.

Kryetarja Zaçaj tha se: “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej, dhe nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë sërish ndërhyrjen e Gjykatës e cila praktikisht është vënë në një përplasje të drejtpërdrejtë me parlamentin.

Kryetarja Elisa Spiropali, përfaqësuese e shumicës socialiste, u shpreh pas votimit se do t’i dretohej menjëherë Komisionit të Venecias, për të bërë një interpretim të situatës, e cila si asnjëherë më parë, ka vënë përballë dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Ish-ministri kërkon mbylljen e RTSH: Vend ku ndajnë intimitete jashtëmartesore, marrin dhe rrogë!

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo janë përfshirë në një replikë në distancë, pas debatit qe që ka lindur për Televizionin Publik Shqiptar dhe largimin e drejtorit të përgjithshëm, Alfred Peza.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Manjani është shprehur i ashpër me punën e RTSH, teksa është shprehur se duhet mbyllur fare si institucion, pasi paguhet me paratë e qytetarëve. Manjani në reagimin e tij është treguar i ashpër teksa është shprehur se në RTSH janë punuar persona që ndajnë intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që paguhen dhe me taksat e qytetarëve.

“Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.  Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike”, shprehet Manjani.

REPLIKA E BUNGOS

Ndërkohë që Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së në replikën e tij e ka quajtur RTSH-në si “maternitetin” ku janë formuar figurat kryesore të gazetarisë në vend.

Bungo në shkrimin e tij “shprehet se RTSH nuk është bordello”, por një institucion ky punojnë 100-dra të gra e vajza të ndershme dhe të talentuara. Sipas Bungos, thirrja për mbylljen e RTSH, është njolloje sikur ky i fundit të kërkonte mbylljen e Ministrisë së Drejtësisë se ka korrupsion.

“Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike. I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshëm”, shprehet Bungo.

Ylli Manjani

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.

Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!

Logjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekondë e më parë. Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.

Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…

Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike.

RTSH ngjan si ai parku i ish metalurgjikut në Elbasan që vetëm mbetje të dëmshme dhe pamje të kuqërreme që ngjallin vetëm sëmundje e kancer.

Duhet mbyllur menjëherë, mendoj unë. Ato para publike që mbajnë në këmbë këtë mbetje të pariciklueshme, mund të financojnë vërtetë aktivitete kulturore e artistike kombëtare, me audiencë të garantuar.

Edhe ideja që një media e tillë i shërben pushtetit të radhës (në fakt i shërben) nuk mbështetet nga realiteti. Pushteti blen më mirë mediat private, sepse me ato kryn punë. Po të ishte për RTSH pushteti nuk fiton kurrë asgjë. Ndaj s’ka asnjë kuptim mbajtja e një media të tillë me paret tona.

****
Me shumë lutje sugjeroj që të mos merrni mundimin të krahasoni këtë realitet me ZDF, RAI apo BBC. Ju lutem!

leka Bungo

REAGIMI I PLOTE I LEKA BUNGOS

Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve.

Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës.  Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”.

Sikur te mos qe “ndriçimi” i tyre edhe sot e kësaj dite vendi i ynë do të renditej ndër vendet me të errëta.

Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si  dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër…  Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…

Ky i fundit, si një nga yjet që prej vitesh rropatet për t’i ndriçuar mendjen shqiptarëve, pak ditë më parë, mesa duket i ngarkuar nga Perëndia për të luftuar degjenerimin në Shqipëri, ka botuar një shkrim në gazetën Tema me titull:  “R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”

I përnderti ish- ministër.  Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta.  Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.

Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme.  Jo ti, por askush nuk mund te hedhe balte mbi to.  As mbi djemte dhe burrat.  Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.

Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.

I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.

Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.

*Kryetar i Keshillit Drejtues të RTSH-së

Panorama

FOTOLAJM- Rama çakordohet nga përgjimi, ministri i bandave shkrihet

Publikimi i një përgjimi nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që tregon se si krimi i organizuar përcakton se kush do jetë drejtori i Policisë së Shkodrës, duket se ka çakorduar plotësisht kryeministrin Edi Rama.

Ai reagoi me fyerje të rënda ndaj opozitës, duke lëshuar gojën si zakonisht.

Megjithatë, më i lumturi nga kjo situatë ishte Taulant Balla, që shihet në foto duke u shkrirë së qeshuri.

Balla njihet edhe si ministri i bandave, ndaj duket se përgjimi e ka nxjerrë nga vetja edhe atë.sn

“Do dilni më keq se më 1997”- Bardhi i përgjigjet Ramës: O shoku i Mondit, i jeni ulur në gjunjë…

Një përplasje e fortë verbale u shënua ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Rama tha se PD në zgjedhjet e 2025 do të dalë më keq se në vitin 1997.

Ndërsa, Bardhi u përgjigj se qeveria e Rilindjes është e lidhur me krimin e organizuar.

“O shoku i Mondit, pse u bërë nervoz? Ne mund të jemi edhe me kokën drejt dhe me kohën poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë na mëngjesi në darkë nuk jemi.

Zyrtarë tuaj jeni kapur në Skyy Ecc duke biseduar. Legalizimet falas ku i ke, shëndetësinë falas ku e ke zotrote. Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve”, tha Bardhi.bw

Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike, Bardhi: 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit!

Pika e parë në rendin e ditës së punimeve në Kuvend është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.

Bardhi: Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe.

Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit.
Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane.

Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht.bw


Send this to a friend