VOAL

VOAL

Darkë informale mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev në restaurantin e Gjergj Lucës në Elbasan

Në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca në Elbasan po mbahet një darkë informate mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga presidenti serb shihen të 3 lidërët të buzëqeshur.“Ne e konsiderojmë Open Balkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat.

Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev” – thuhet në postimin e Vuçiç.

Më herët në Tiranë u mbaj një protestë nga ish-kryeministri Berisha kundër Open Balkan. ©LAPSI.al

Zëri i Amerikës: Vuçiç në Tiranë për ‘Open Balkan’, protestë e Berishës

Në Shqipëri, ish kryetari demokrat Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan sot në mbrëmje në Tiranë, një manifestim proteste kundër projektit “Ballkani i hapur” dhe vizitës në Tiranë, në këtë kuadër, të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër, së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë shqiptar Edi Rama do të zhvillojnë takimin e radhës të këtij projekti.

Ndërsa ndodhen në një betejë të hapur me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e konsiderojnë të shkarkuar pas Kuvendit të thirrur në 11 dhjetor dhe referendumit të organizuar të shtunën, mbështetësit e zotit Berisha, u mblodhën në oborrin e selisë së PD-së. Në pritje të mbërritjes së ish kryetarit Berisha, ata shpërthyen herë pas here në thirrje kundër zotit Basha. Prej andej, të gjithë së bashku u drejtuan në këmbë për nga selia e Qeverisë, ku ishte ngirtur dhe një podium.

“Kjo është një protestë kundër projektit fantazmë, të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama e Zaev”, deklaroi zoti Berisha që në hyrje të fjalës së tij, duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për një manifestim kundër bashkëpunimit rajonal. “Eshtë protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Open Balkan”është një “projekt djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit, projektin europian të integrimit të rajonit në BE”.

Për zotin Berisha, projekti është në të vërtetë një nismë e presidentit serb, pas së cilës “qëndron ideja e serbomadhërisë dhe përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Serbia e Vuçiçit, edhe më shumë se ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusinë e vogël. Dhe kjo është rrezik për paqen e stabilitetin e Ballkanit dhe Europës”.

Në fjalën e tij zoti Berisha tha se kjo e sotmja, është e para e një serie protestash kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “në këto 8 vite, shqiparët u vodhë e plaçkitën më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave kleptokratë e të kreut të Qeverisë”, u shpreh ai duke përmendur “aferën e inceneratorëve që u ka grabitur shqiptarëve 430 milion euro”.

Zoti Berisha dhe organizatorët e protestës kujtuan disa herë se ajo ishte thirrur me urgjencë, brenda 48 orësh, duke justifikuar kështu dhe pjesmarrjen modeste. Manifestimi u zhvillua qetësisht, me përjashtim të disa flamujve serbë të cilët u dogjën nga grupe të vogla protestuesish.

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Eshtë njoftuar po ashtu dhe pjesmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online.

Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm. Kryeministri Edi Rama, një mbrojtës i flaktë i projektit, e sheh atë si një mekanizëm të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe një “projekt strategjik për interesat e Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar”./ VOA

Gazment Bardhi: 1958 është e barabartë me 5004

Gazment Bardhi nuk ka mundur ti japë përgjigje se ku ishin ulur 5004 delegatët e kuvendit të Lulzim Bashës.

Në një konferencë për mediat, Bardhi i pyetur nga SYRI TV se ku ishin ulur 5004 delegatë në një sallë me 1958 karrige, u shpreh se ata ishin shpërndarë në të gjithë pjesën e brendshme të pallatit.

‘I numëruat ju, në pamje, ka pasur edhe persona që kanë qëndruar në këmbë në të gjithë pjesën e brendshme të pallatit. Për shkak të kapacitetit të sallës, ka pasur delegatë edhe në ambientet jashtë kësaj salle’, tha Bardhi.

Ndërsa i vendosur përballë faktit se delegatët që ishin jashtë salle nuk kanë votuar, Bardhi u shpreh se nuk u kishte vendosur GPS njerëzve.

I pyetur se çfarë funksionesh kanë në PD, delegatët e Kuvendit të Bashës, Bardhi u shpreh se ‘funksioni i tyre është anëtar i Kuvendit Kombëtar’. syri.net

2000 policë rrethojnë kryeministrinë, shtyllat lyhen me graso

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.

Mësohet se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat ‘Shqiponja’.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë. syri.net

Rama shmang Tiranën, çon Vuçiçin dhe Zaevin në Elbasan te ‘vendi’

Teksa pasditen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të vijnë në vendin tonë, në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’, zbardhet axhenda zyrtare.

Në kohën kur opozita ka paralajmëruar protestë në Tiranë, Edi Rama do e shmangë Tiranën dhe do i dërgojë Vuçiç dhe Zaev direkt në Elbasan.

Aty do ketë edhe një darkë, por nuk dihet nëse si zakonisht do darkohet te Luca i Ramës.

AXHENDA DATA 20 DHJETOR

18.30 – Mbërritja në Elbasan

19.00 – Darka zyrtare e delegacionit

Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë:

Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

Digjet afati 24-orësh, Basha nuk nxjerr emrat e ‘delegatëve’

Afati i vendosur prej vetë atij skadoi!

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i Komisionit për punimet e takimit të datës 18 dhjetor, Jemin Gjana, nuk i bënë publikë emrat e 5004 delegatëve, që sipas tyre ishin të pranishëm të shtunën në Pallatin e Kongreseve, për të votuar rezolutën kundër personave të shpallur non grata nga SHBA-të, të cilët nuk do të lejohen të kenë poste drejtuese në parti.

Edhe pse e gjithë e diela ishte në dispozicionin e tyre, as Basha dhe as Gjana nuk dolën në konferenecë, për të bërë pubklike emrat, siç vetë premtuan ditën e shtunë, njëri pas tjetrit.

Ky veprim i tyre vjen në kulmin e debateve dhe polemikave mbi numrin real të delegatëve që u ulën në shkallët e Pallatit të Kongreseve, ku pati dhe një numër të madh të tyre , që u identifikuan me foto se ishin duke kryer votim familjar.

I tillë ishte dhe rasti i zonjave që merren me pastrimin në selinë e PD-së të cilat u shoqëruan në Kuvend dhe nga anëtarë të tjerë të familjeve të tyre. syri.net

Shifrat zyrtare- 43385 anëtarë të PD votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës

Janë zyrtarizuar shifrat e referendumit të anëtarëve të PD-së që ka konfirmuar vendimin e marrë në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale pranë PD-së ka bërë të ditur shifrat zyrtare të referendumit të 18 dhjetorit.

Kanë marrë pjesë në Refeendum, 43879 anëtarë

Kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, 43385 anëtarë

Kanë votuar kundër shkarkimit të Lulzim Bashës, 306 anëtarë

Kanë abstenuar vendimin për shkarkimin e Bashës, 17 anëtarë

171 të pavlefshme kanë qenë të pavlefshme.

Më poshtë, njoftimi zyrtar:

Njoftim nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale.

Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vendimi bashkangjitur.

Deklarata e rëndë- Basha: Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken

Lulzim Basha në panik dhe i rrethuar me gardë ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur u pyet nëse do merrte pjesë në protestën e thirrur nga Berisha dhe grupi për rithemelimin e PD kundër Aleksandër Vuçiç të hënën i cili viziton Tiranën për ta bërë Shqipërinë pjesë de facto të Serbisë së Madhe.

Basha tha: “Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken”.

Nuk marrim pjesë në atë protestë“, tha.

Por se çfarë e lidh Aleksandër Vuçiç me Anthony Blinken vetëm Basha dhe Rama mund ta dijë. syri.net

Berisha fton qytetarët: Të hënën përpara Kryeministrisë. Sllobodani i ri do të pritet ashtu siç e meriton

Lideri historik i PD, Sali Berisha fton qytetarët t’i bashkohen protestës ditën e hënë orën 16:00 përpara Kryeministrisë. 

Berisha tha se shqiptarët do ta presin me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti Sllobodani i ri dhe ish-Gebelsi i Millosheviçit.

Qytetarët do të jenë në këmbë, tha Berisha, sa herë të shkelen interesat kombëtare, siç është nisma Ballkani i Hapur i Edi Ramës me Vuçiç.

“Ju bëj thirrje qytetarëve, të hënën në orën 16:00 të mblidhemi para Kryeministrisë dhe në këtë shesh, në protestën e parë kombëtare. Të shpallur, duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, ish Gebelsi i Millosheviçit do të pritet ashtu siç e meriton, me protesta. Pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti, aleacës trilaterale, të Beogradit me dy vasalët e tij në rajon, Shkupin dhe Tiranën. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët, kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Kjo aleancë është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon dhe hapje ndaj influencës ruse në këtë zonë. Ndaj dhe ne do të qëndrojmë fuqishëm dhe do të mbrojmë. Sa herë të na shkelen interesat kombëtare, sa herë të përpiqet kush t’i nëpërkëmbë ato, do të jemi në këmbë. E hëna do të jetë protestë”, u shpreh Berisha. syri.net

Berisha: Tarraca e selisë së PD është mbushur me gardistë dhe RENEA

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në tarracën e selisë së PD ndodhen gardistë dhe forcat RENEA. 

Berisha tha se efektivët që ndodhen brenda selisë së PD janë të pajisur me bomba gazi lotsjellës.

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, lideri historik i PD i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëhet pjesë e këtij skenari të turpshëm dhe të rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

Revolucionin demokratik tha Berisha nuk do ta pengojë asgjë, ndërsa shtoi ky revolucion po troket te dyert e qeverisë.

“PD është shtëpia e lirisë. Ju e patë historinë e turpit të sotëm se si ishin mbledhur aty fëmijë dhe njërëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Të mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Edi Ramës se kurrë këtë revolucion s’do mund ta ndalosh, as nuk mund ta mposhtësh. Por me këto që bën duke marrë peng Lul Bravën, duke ia mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA, shndërruan në një aset të vërtetë të qeverisë. Ata nuk paguhen për të ruajtur Lul Bravën, ata paguhen për të mbajtur rendin dhe qeverisë. I them Edi Ramës, revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Leri lojërat, mos luaj me pluralizmin. Ky revolucion është i gatshëm të çmontojë narkoshtetin. Është i gatshëm të përballet me çdo pengesë. Dhe do t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë”, u shpreh Berisha.

Berisha te selia e PD: Plebishit, 44 mijë demokratë shkarkuan Bashën. S’ka forcë që e ndal revolucionin

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia e PD se 44 mijë demokratë votuan në referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës. 

Berisha tha se Basha është larguar tashmë përfundimisht nga drejtimi i PD.

“Demokratët vendosën në mënyrë plebishitare largimin e peng Bashës. Jo Basha, por Brava ik nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar si një person që në detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për favore personale. Dhe trajton PD-në si një pronë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer. Shkruat një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik.

Revolucioni nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që ta ndalë këtë revolucion. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralzimit. Mjafton t’iu kujtoj paraqitjet me orë të tëra në studiot televizive të pengmarrësit në favor të pengut të tij. Por asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre.

Nuk ka forcë që pegon dot njerëzit e lirë nga arritja e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet, për të ardhmen, forcën e tyre politike dhe shoqërinë shqiptare në tërësi. 

Me këtë rast i jap fjalën komisionit që drejtoi referendumin dhe t’i falenderoj. Është i njëjti komision që menaxhoi në mënyrë të përsosur Kuvendin historik të 11 dhjetorit. Dhe po me kaq përgjegjësi, me transparencë absolute menaxhoi referendumin e parë në historinë e një force politike“, tha Berisha.

Berisha tha historia përsëritet dhe se Basha pësoi të njëjtin fat si diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia 30 vjet më parë.

Vota e demokratëve të degës 8 tha Berisha, e denatyralizoi Lulzim Bravën, siç e quajti Berisha, deputetin Basha.

Historia përsëritet. Në vitin 1991 kjo lagje, ndër më demokratiket e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës, apo peng Bashës të njëjtin fat. Me një dallim, diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim Brava ka lindur aty. Pra e denatyralizuan. Ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes numër 8. Nderim dhe mirënjohje të pakufishme për votën e tyre”.

Te dega 8, shkarkimi i Bashës u votua me 760 vota pro, 10 kundër, 4 të pavlefshme.

Ndërsa në total, shkarkimi i Lulzim Bashës u ratifikua nga 43 385 vota pro.

syri.net

VIDEO- Basha nxjerr njerëz të veshur me të zeza në tarracën e PD

Lulzim Basha nxjerr njerëzit në tarracën e PD. 

Kjo lëvizje menjëherë pasi mori vesh lajmin se aty do të mbërrijë pas pak minutash ish-kryeministri Sali Berisha për të dhënë një konferencë për mediat.

Në videon që sjell Syri duken një grup njerëzish të veshur me të zeza në tarracën e selisë blu.

Prezencë të madhe njerëzish ka edhe në oborrin e jashtëm të PD.

Ironia historike- Administratori i aseteve të skemave piramidale të viteve 1990, Farudin Arapi emërohet të administrojë kompaninë e incineratorëve

Kompania ‘Integrated Technology Services’, e cila u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në incineratorin e Elbasanit u vendos nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara ndërsa kjo e fundit, caktoi si administrator të saj Farudin Arapin.

Dokumente të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vendimi i sekuestros është depozituar në datë 15 dhjetor dhe se administratorët e mëparshëm, Denisa Tollkuçi dhe Klodian Zoto shkarkohen për t’u zëvendësuar nga Farudin Arapi.

Zoti Arapi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Skema e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndërtim incineratorësh duke përdorur disa persona pa eksperiencë të njohur në një fushë të tillë është krahasuar shumë me skemat piramidale të kohës së Sali Berishës kur ai ishte president para vitit 1997. Por rishfaqja e z. Arapi si administrator i kompanisë së incineratorëve duket se përbën një ironi historike që i vë kapakun. Në fakt, Arapi ishte zyrtari i qeverisë shqiptare që mori përsipër administrimin dhe likuidimin e skemave famëkeqe piramidale në fillim të viteve 2000. Dhe njësoj si në atë kohë, edhe kompania që Arapi pritet të administrojë sot nuk duket në gjendje shumë të shëndetshme financiare.

Sipas bilancit të vitit 2020, kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (830 euro) ndërsa fitimet e akumuluara në masën 549 milionë lekë (4.6 milionë euro) janë “shpërndarë” në pjesën dërrmuese vetëm pak muaj më parë. Një vendim i 1 korrikut të këtij viti përcakton që administratori dhe pronari i vetëm i kompanisë, Klodian Zoto, ka vendosur të shpërndajë në formë dividenti 43 milionë lekë nga fitimet e kompanisë.

Në bilancin e kompanisë të vitit 2020 raportohet gjithashtu se kompania ka detyrime në masën e 1.3 miliardë lekëve ose mbi 11 milionë euro detyrime afatshkurtra.

Shqiptarët nuk dolën shumë të lumtur nga administrimi i pronave të skemave të para piramidale në fillim të viteve 2000. Procesi i likuidimit zgjati për shumë vite dhe ajo që qytetarët morën në fund, ishin disa qindarka nga paratë që kishin depozituar në skemat piramidale. Dukshëm edhe në këtë rast, historia ka marrë rrugën drejt përsëritjes. SPAK ka urdhëruar sekuestron e kompanive që kanë borxhe por jo kapital aksioner ndërsa paratë, bashkë me të dyshuarit, kanë ikur në drejtim të paditur.

Edhe kompania Albtek Energy, e cila u vu gjithashtu në sekuestro, duket se ka shumë borxhe, në një kohë që 41 milionë lekë fitime janë shpërndarë te pronarët, pra te Stela Gugallja më 1 korrik 2021./reporter.al

Pa kuorum dhe pa transparencë- Takimi i Bashës me 1700 persona

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur takimi i thirrur nga Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD.

Salla mban rreth 1700 persona, çka sugjeron se brenda saj nuk është as numri i nevojshëm për kuorum.

Jo vetëm kaq, por edhe personat e pranishëm aty nuk janë verifikuar siç duhet.

SYRI ka denoncuar po ashtu se janë të paktën 1600 emra delegatësh që janë ndryshuar nga Gazment Bardhi.

Salla ishte instruktuar që të thërriste Basha, Basha disa herë. Ndërkohë në momentet e tjera mungonte entuziazmi.

Ambasadori holandez: Zhvillimet në selinë blu, shenjë demokracie

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ka qenë në Universitetin “Luarasi” për një bisedë me studentët ekselentë, pas shfaqjes së filmit “Një herë e një kohë në Venezuelë”.

Sipas tij, Venezuela është një vend tragjik me shumë pasuri por me qeverisje të keqe. Biseda natyrisht u zhvendos në aktualitetin shqiptar. I pyetur se si të luftojmë korrupsionin sistematik në Shqipëri, ambasadori u përgjigj:
“Në fakt nuk e dimë. Duhet të keni durim. Korrupsioni është kërcënim i madh. Duhet ta mbani qeverinë në llogaridhënie sa i përket luftës ndaj korrupsionit. Qeveria juaj po e bën në mënyrë pak të ashpër. Procesi i vettingut është spektakolar për tu parë. Është një hap kundër korrupsionit. Është proces i ashpër sepse keni humbur 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe do të vazhdojë për ca kohë, ndaj keni një problem. Por këtu fillohet, sepse është treguar se kjo është e papranueshme”.

Ndërsa vuri theksin tek depolitizimi i shoqërisë, në bisedë me studentët e “Luarasit”, Reinout Vos, foli për negociatat duke rikonfirmuar qëndrimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

“Ne jemi striktë dhe të drejtë. Tani jemi të bindur se Shqipëria duhet të nisë negociatat zyrtare për tu bërë anëtar i BE-së. duhet të shtyjmë edhe pak kolegët bullgarë”, tha ambasadori Vos.

Lidhur me zgjedhjet e muajit prill, diplomati holandez pranoi në bisedën miqësore me studentët ekselentë të Luarasit se ka pasur blerje votash, por tha se opozita kishte mundësi reale dhe mori shumë vende në parlament.

“Analiza finale është se PD i kishte mundësitë për të fituar. Ata morën disa vende në parlament dhe kjo nuk është pak. Demokracia jetohet nga njerëzit”, u shpreh ai.
Zhvillimet në PD ambasadori nuk i komentoi gjatë, pasi siç tha nuk përfshihet në këtë debat.
“Edhe në Partinë Demokratike ne shohim që po mbahen dy kongrese. Mbase nuk është një zhvillim i mirë, por në të njëjtën kohë, është demokraci brenda një partie. Është mjaft interesante të shohësh si do përfundojë”, tha ambasadori holandez.

Biseda me studentët ekselentë “Luarasi” u mbajt në ambientet e universitetit, që prej kohësh është kthyer në një pol takimesh e bashkëbisedimesh me diplomatë dhe personalitete mbi çështje që shqetësojnë shoqërinë. bw

Mustafaj: Do votoj nesër në referendumin për shkarkimin e Bashës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj  e sheh pozitive nismën e ish-Kryeministrit Sali Berisha për të rithemeluar partinë. Në një intervistë për Klan News, Mustafaj thotë se kjo lëvizje po nxjerr Partinë Demokratike nga depresioni.

“Unë mendoj se nisma e Berishës po i bën shumë mirë Partisë Demokratike, po e nxjerr nga depresioni, po aktivizon masën e demokratëve, po i bën ata të vetëdijshëm dhe po u jep besim se mund ta bëjnë opozitën”.

Mes Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit, Mustafaj zgjedh këtë të fundit, për të votuar shkarkimin e kryetarit të partisë.

“Unë jam në mbështetje të kësaj lëvizje dhe nesër do shkoj në referendum të votoj. Unë e kam prapa karrierën politike, por jam demokrat dhe e kam jetën të lidhur me këtë parti. E shoh me shqetësim se Basha po sillet në mënyrë anormale, po bën gjithçka për ta paraqitur veten si viktimë, po bën provokim sistematik. Rezultati do të jetë i dëmshëm për Bashën”.

Së fundmi, ish-deputeti ka publikuar një roman “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin”, ndërsa për gazetaren Iva Kalemi ka shpjeguar mesazhin që përcjell kjo vepër.

“Një pushteti që ngjall frikë, një pushteti që abuzon, i intereson shumë një populli të përgjumur, një populli të pavetëdijshëm. Janë përzier të gjitha ato reflekset, fantazmagoritë, si mund të thuhet në mënyrë figurative, e një njeriu të mbyllur ndaj dhe ju e krahasoni pak a shumë me ‘Fermën e Kafshëve’ sepse ka edhe personazhe kafshë edhe personazhe njerëz që bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme”.

Ky libër i vendos personazhet të skenës shqiptare në simbolika që i përngjajnë veprës “Ferma e Kafshëve” të George Orwell./Klan News

Mbyllet zyrtarisht dosja e Kostandin Kacifas, drejtësia dhe ekspertiza shqiptare: Ekstremisti grek është vetëvrarë!

Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat.

Mësohet se më datë 13 dhjetor, gjyqtarja Suela Dashi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.Gjatë seancës ku u dha vendimi për pushimin e dosjes, mësohet se ka qenë i pranishëm babai i Kostandin Kacifasit, Jani Kacifas.ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten.
Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.

Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës.

Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup, janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.bw

Tiranë: Gazetarët e pambrojtur dhe kufizimet e lirisë së shtypit, në një tryezë me BE-në

Ilirian Agolli

Në Tiranë, përfaqësues të gazetarëve diskutuan sot në një tryezë me diplomatë të Bashkimit Europian mbi rreziqet dhe presionet në punën e tyre.

Gazetarët pohuan se janë të pambrojtur gjatë veprimtarisë së tyre dhe se kufizimet e shumta prej autoriteteve nxitin auto-censurën.

Komisioni Europian theksoi në raportin vjetor se në Shqipëri ekzistojnë ende sulmet verbale, fushatat shpifëse dhe kërcënimet kundër gazetarëve.

Qendra Res Publica organizoi sot, së bashku me Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian, një diskutim publik mbi Sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve shqiptarë.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë gazetarë, gjyqtarë, diplomatë dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat kryesore në përpjekjet për të mbrojtur gazetarët shqiptarë në punën e tyre.

Përfaqësuesja e Qendrës Europiane për Liri të Medias dhe Shtypit, me qendër në Lajpcig të Gjermanisë, Flutura Kusari, thotë se gjendja e gazetarëve në Shqipëri është vërtet e keqe dhe një nga më të rëndat në Europë.

“Arsyeja pse ne vazhdojmë ta përsëritim se gjendja është e keqe, është për shkak se nuk ka vullnet politik për t’u përmirësuar situate e gazetarëve. Po flasim në një shtet si Shqipëria, ku gazetarët nuk janë të lirë që të raportojnë. Shumica e gazetarëve, me ndonjë përjashtim të vogël, nuk kanë të drejtë të vendosin se çfarë është në interes të publikut dhe çfarë jo. Pra, ata kanë një vetëcensurë për shkak të kushteve në të cilat jetojnë. Gazetarët jo vetëm që nuk kanë kontrata, por edhe ata që kanë, nuk kanë qasje në ato kontrata. Paguhen cash, nuk kanë qasje në informacione dhe kanë një mbyllje hermetike të institucioneve. Në takime si sot ne e dokumentojmë se çfarë po ndodh, por për aq kohë sa nuk ka vullnet politik nga Partia Socialiste në këtë rast që të përmirësohet situata, do të vazhdojmë të kemi një situatë të rënduar dhe një nga më problematiket në kontinentin e Europës. Jo më keq se Turqia, Polonia, Azerbajxhani, por është jashtëzakonisht të rënduar” – thotë zonja Kusari.

Shqetësimit të gazetarëve shqiptarë iu bashkua përsëri sot ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili theksoi se asnjë gazetar nuk duhet të të dëmtohet për shkak të punës që bën, se ata duhet të ndihen të sigurt për të punuar, dhe se pa lirinë e medias nuk ka shoqëri të lira dhe demokratike.

Ambasadori Soreca tha se liria e shprehjes dhe e medias është një pikë e rëndësishme në marrëdhëniet e BE-së me vendet kandidate si Shqipëria, dhe një standard kyç me të cilin BE-ja vlerëson përparimin e vendeve kandidate drejt anëtarësimit.

“Raporti vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2021 vëren se atmosfera e sulmeve verbale, fushatat shpifëse dhe akte e kërcënimit kundër gazetarëve ekzistojnë ende madje deri ditët e fundit, – thotë ambasadori Soreca. Raporti theksoi se për asnjë nga sulmet e raportuara kundër gazetarëve vitin e kaluar nuk pati dënim të formës së prerë, kur përkundrazi nevojitet tolerancë zero ndaj sulmeve kundër medias. Ai këmbënguli te vetërregullimi në mediat online dhe theksoi se parlamenti dhe qeveria i kanë kanë konfirmuar BE-së se nuk kanë asnjë qëllim për të vazhduar me diskutimin dhe miratimin e të ashtuquajturit projektligj për median. “Nëse do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e tyre në të ardhmen, presim që parlamenti dhe qeveria të mbajnë angazhimin e tyre për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm i këtij projektligji të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i nënshtrohet konsultimeve të duhura me palët e interesuara dhe me bashkësinë e mediave” – tha ambasadori Soreca.

Ndërsa reporterja investigative, Lindita Çela, pjesë e projektit për raportimin mbi krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, thotë se këto tryeza me ndërkombëtarët janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur gazetarët, sepse kanë mbetur të vetemet mënyra për të ngritur zërin dhe për t’I diskutuar problemet. Por pasi mbyllen këto tryeza me ndërkombëtarët askush nuk merret me problemet e vërteta që kanë gazetarët në Shqipëri.

“Pas këtyre takimeve, ne përfshihemi në punën tonë të përditshme dhe të gjitha këto vështirësi që renditen në tryeza të tilla përsëri ngelemi ne vet duke u përballur. Gazetaria në Shqipëri ka aktualisht problematika shumë të mëdha, që burojnë prej dëshirës që ka qeveria për të kontrolluar mediat. Duket se mediat janë krejtësisht nën kontrollin e qeverisë. Ne kemi edhe një vendim të qeverisë, i cili synon të krijojë një agjenci, dhe që ka nisur të quhet ministria e propagandës. Duket se gazetarët janë të lënë të vetëm në betejën e tyre” – thotë zonja Çela.

Vetërregulllimi i bashkësisë së gazetarëve vlerësohet si rruga më e mirë për rregulluar gjendjen kritike, por edhe këtu mbeten përsëri shumë cështje në dorë të qeverisë, thotë zonja Kusari, për sa kohë që mediat ndikohen dhe përdoren fuqishëm nga politika dhe bizneset, që i kanë ato nën pronësi.

“Nuk mund të presësh vetë-rregullim kur shumica e pronarëve të mediave janë biznesmenë, të cilët nuk e kanë median si biznes të parë, por i përdorin ato si mjet për të shantazhuar qeverinë, ose si i thonë këtu në Shqipëri për disa prej tyre, janë gjobëvënës. Nuk presësh në këto kushte që ata të rregullojnë vetveten. Shpresa e parë dhe më e madhe mbetet tek ndikimi ndërkombëtar, sepse Shqipëria aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Ende mund ta përdorim ndikimin ndërkombëtar në mënyrë që të përmirësohen gjërat. Ndonëse situata është e rënduar, ka gazetarë të mirë e të guximshëm, edhe pse në numër të vogël, dhe shpresa është tek ata” – thotë zonja Kusari e Qendrës Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit.

Shqipëria është në prag në hapjes së negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe nevojitet të përmbushë standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, të shtojë masat mbrojtëse dhe një mjedis të sigurt pune për ta.

“Ku është zyra e Lulzim Bashës”, si u përplas Evi Kokalari me gazetarët: Më të frikshëm jeni ju tani! Jeta ime më e rëndësishme se lajmi që jepni ju

TIRANË

Përplasja me një mbështetëse të kreut të PD, duket se e ka vënë në qendër të vëmendjes anëtaren e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, mbështetëse e Sali Berishës, Evi Kokalarin, e cila gjithashtu është ‘përplasur’ me gazetarët dhe operatorët që duke kryer detyrën e tyre, kanë vrapuar pas saj.

Në një video të publikuar Kokalari shihet në selinë e PD, duke provuar të hapë dyert për të gjetur zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Ku është zyra e Lulzim Bashës?”, pyet ajo, teksa gjithë kohës është në objektivin e kamerave. Ndërsa më pas ajo iu kërkon gazetarëve dhe operatorëve të bëjnë kujdes pasi po e vrasin. “Bëni shumë kujdes se po na vrisni se jemi femra, më të frikshëm jeni ju tashi”, thotë ajo.

Ndërkohë që një prej gazetarëve e ka pyetur nëse do iu kërkojë ndjesë gazetarëve që kanë transmetuar fjalën e saj dhe i quajti të frikshëm. Kokalari mohoi se i ka quajtur të frikshëm, duke shtuar se jeta e saj është më e rëndësishme se lajmi.

“Nuk thashë që janë të frikshëm. Në qoftë se unë rrëzohem dhe vritem ai është një problem shumë i madh, se jeta ime është pak më e rëndësishme se lajmi që do jepni ju, që të jemi të qartë”, tha Kokalari.

Qeveria pranon: Becchetti na ka marrë para në Itali, Angli dhe Francë, mund të bllokojë edhe Eurobondin

Çështja e humbur nga Shqipëria përballë biznesmenit Francesco Becchetti në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar mund të cenojë edhe besueshmërinë e Shqipërisë në tregjet financiare ndërkombëtare.

Ndër të tjera, qeveria nuk përjashton që Becchetti të mund të bllokojë edhe pagesat e lidhura me Eurobondet apo me instrumente të tjera të huamarrjes së jashtme.

Në prospektin e emetimit të Eurobondit që iu është paraqitur investitorëve ndërkombëtarë, qeveria është detyruar të bëjë një shënim të veçantë për këtë çështje. Shqipëria ka pranuar se në 2 prill 2021, një trupë e posaçme e Gjykatës së Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin në favor të kompanive italiane, Hydro S.r.l. and Costruzioni S.r.l., dhe katër shtetasve italianë Francesco Becchetti, Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti.

Sipas qeverisë, shuma që duhet t’iu paguhet subjekteve të mësipërme është 99 milionë e 487 mijë euro, plus interesat. Në prospekt thuhet gjithashtu se përfituesit kanë nisur procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e detyrimit në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Angli, Itali dhe Holandë. Madje, qeveria shqiptare ka pranuar se Becchetti dhe përfituesit e tjerë kanë arritur të mbledhin një pjesë të shumës së fituar në disa shtete, duke përfshirë Anglinë, Francën dhe Italinë.

“Si me çdo çështje ligjore, nuk ka asnjë garanci se Qeveria do të jetë e suksesshme në kontestimin e procedurave të mbledhjes së detyrimit dhe shuma e përfituar nga pretendentët e mund të jetë edhe më e lartë se ajo që përmendet në dokument.

Nëse një vendim i formës së prerë për ekzekutimin e detyrimeve, është nxjerrë ose do të nxirret në ndonjë nga juridiksionet e përmendura, (ose në ndonjë juridiksion tjetër) dhe nëse një vendim i tillë ekzekutohet më pas, ai mund të ketë një efekt negativ në pozicionin financiar të qeverisë dhe të ndikojë negativisht në të ardhmen në vlerën e tregut të Eurobondeve. Edhe pse qeveria synon të kundërshtojë me forcë çdo procedurë të tillë, është e mundur që paditësit mund të kërkojnë gjithashtu të sekuestrojnë ose të fitojnë të drejta mbi të ardhurat e transaksioneve të Shqipërisë në tregjet e kapitalit, duke përfshirë të ardhurat nga Eurobondet, pagesat e planifikuara, ose borxhet e tjera të papaguara të jashtme që mund të ndikojnë në procesin e shlyerjes së Eurobondit ose të kenë një ndikim negativ material në çmimin ose tregtimin e Eurobondeve të Shqipërisë në tregun sekondar,” thuhet në prospektin e emetimit të Eurobondeve.

Qeveria shqiptare ka hezituar vazhdimisht të bëjë transparencë publike për këtë çështje dhe në përgjithësi informacionet kanë dalë nga vetë Becchetti ose nga burime të tjera. Por, në prospektin e Eurobondit, kjo çështje është trajtuar në mënyrë specifike, për të shmangur pasoja të mundshme ligjore dhe reputacionale në të ardhmen.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht, për shkak të linjës editoriale të ndjekur nga Agon Channel ndaj qeverisë shqiptare. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit. Sipas deklaratave të tij në prill të këtij viti, shuma totale që Shqipëria duhet t’i paguajë arrin në rreth 150 milionë euro./Monitor

Festat e fundvitit, Rama darkë në Elbasan me ambasadorët e akredituar në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ftuar në një darkë miqësore ambasadorët e akredituar në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka zgjedhur Elbasanin që të darkojë me diplomatët në një darkë në kuadër të festave të fundvitit. Mes ambasadorëve është dhe diplomatja e SHBA-ve Yuri Kim.

Ndërkohë, përgjatë aksit të rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan-Labinot Fushë që nga ora 18:00 ka pasur praninë të shumtë të forcave policore.

Për më tepër shihni pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

Fuga: Basha i paaftë për të zgjidhur krizën në PD, mjediset e partisë të jenë të hapura për anëtarët

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, në një intervistë me Skype me moderatoren Sonila Meço në emisionin Task Force në Syri TV, foli për zhvillimet brenda PD-së.

Fuga theksoi se Basha është i paaftë që të zgjidhë krizën në PD, duke shtuar se mjediset e partisë duhet të jenë të hapura për anëtarët.

“Opozita është shumë e rëndësishme për shoqërinë. Opozita është pjesë e sistemit shtëtëror. Korridoret, zyrat dhe ambjentet e një partie janë të hapura për anëtarët e partisë, aq më tepër ish-drejtues, pak rëndësi ka është kundër apo jo. Partitë në Shqipëri problem është se partitë janë krijuar në mënyrë staliniste. Rruga e vetme e PD-së është që të demokratizohet, nuk dija gjë për shpalljen non grata të Berishës. Por kjo krizë e ardhur nga jashtë krijoi konjekturë të dytë, ajo tregoi sesa e paaftë është një parti për të zgjidhur problemet e veta.

Situata ishte e vështirë, problemi është te zgjidhja. Njëra është mënyra autoritare, opozita sot është në një situatë të rëndë krize. Lulzim Basha nuk menaxhoi dot siç duhet krizën. Aktorët politikë tek selia duhet të kenë kujdes, sepse shembulli të përhapet kudo në vend, në qytete, komuna e fshatra dhe situatat mund të jenë aspak të këndshme. Hapësirat e një partie janë të hapura edhe për artistët në Europë, e jo më për anëtarët e vet partisë.

Kam lexuar lajme që Basha ka takuar ambasadorë, unë nuk e marr si mbështetje, nuk pashë deklaratë dhe ishte veprim normal. Bashës ia dhanë partinë, ata që ia kanë dhënë partinë, kanë thënë se do ikim nga politika e me dorë të fortë, e Basha tani del e thotë se është për sistem ku partia drejtohet nga një njeri. Kur kemi një parti që ka vetëm një person që merr vendime, shkojmë drejt humbjes. Nuk e kuptoj Bashën kur thotë dua t’i jap fund dualizmit në parti”, deklaroi Fuga.

Berisha: Burracaku Basha, përgjegjësi personale për çdo provokim

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të deputetit Lulzim Basha në lidhje me denoncimet ndaj Lefter Kokës dhe çështjes së inceneratorëve.

Me një reagim në faqen ne Facebook, Berisha shkruan edhe për incidentin e ndodhur me gratë demokratë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Çoles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.

Sëpari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qene nder me te paret qe ka denoncuar kete mega afere korruptive ne nje seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e ne vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë.

Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokës, Berisha ka publikuar dy reagime te forta nder te cilat nje deklerate shteruese ne FB e tij ne te cilën fakton ne mënyre te pakundërshtueshme se Terr Koka meriton plotesisht arrestimin, por ai nuk eshte Koka e grupit te organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferes prej 430 milion euro te djegësave është Kreu i Meduzës se organizatës kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (te cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues te departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi.

Por sa me lart nuk mund te largoje për asnjë moment vëmendjen dhe shqetësimin per sulmin verbal dhe fizik qe Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave te LDG dhe Komisionit te Rithemelimit! Kjo me shume se cdo gje tregon respektin dhe fytyrën e vërtete te Lul Burracakut për figurën dhe rolin e zonjave ne Partine Demokratike! I bëjmë me dije burracakut Basha se do mbaje përgjegjësi personale ne përballje me mijëra demokrate, për çdo provokim apo incident qe njerëz te paguar prej tij do guxojnë te bëjnë ndaj anëtareve dhe drejtuesve te Partisë Demokratike.

Dhunë verbale në PD ndaj Albana Vokshit dhe Evi Kokalarit nga militantja e Bashës (video)

TIRANË

Sërish tension e kaos jashtë selisë së PD, ndërsa Albana Vokshi e Evi Kokalari u rikthyen sot në seli. Ndërsa fliste për mediat, një militante e PD, e njëjta që u shpaq në mbrojtje të Lulzim Bashës, ditën kur Sali Berisha e mbështetësit e tij hynë në seli, e akuzoi Kokalari si mashtruese.

“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit, e cila i kërkon mbeshtetëses mos e prekë me dorë.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja.

Albana Vokshi: Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë.

Gazetarja-Bashës: Ju jeni i vetmi ministër i qeverisjes së PD që jeni proceduar për korrupsion

Gjatë konferencës me gazetarët, deputeti i PD-së Lulzim Basha është përballur me pyetjet e gazetarëve, në lidhje me korrupsionin për të cilën ai është akuzuar.

Gazetarja e RTSH-së, Anisa Kadesha duke i kujtuar deklaratën e mëparshme Bashës, u shpreh se në fakt, i vetmi ministër i qeverisjes së PD që është akuzuar për korrupsion.

‘Meqenëse i referoheni herë pas here, korrupsionit të qeverisjes së PD-së. Keni ndonjë emër konkret kush ka qenë i korruptuar, pasi me sa kujtohemi vetëm ju keni patur një dosje për korrupsion për Rrugën e Kombit, në cilësinë e ministrit të Transporteve’, u shpreh gazetarja.

Duke iu përgjigjur pyetjea, Basha u shpreh se ai kishte kërkuar që ti hiqej imuniteti, por gjykata e mbylli çështjen.

‘Ajo çështje e mori përgjigjen e vet, sepse vetë përgjigja e drejtësisë tregon se e gjitha ishte një sulm i keq organizuar politik, pasi askush nuk e di për çfarë u ngrit ajo akuzë.

Vendimi i gjykatës së lartë, i formës së prerë, konkludoi se prokuroria nuk arriti të ngrijë një akuzë të vërtetë, por unë u përballa’, deklaroi gjatë përgjigjes së tij, deputeti i PD-së Lulzim Basha. syri.net

Përgjigje për deklaratën e zëdhënësit të DASH ndaj kritikave të mia në adresë të ambasadores Kim – Nga Sali Berisha

 

Duke shprehur konsideratën time të lartë për Departamentin e Shtetit dhe zëdhënësin Ned Price dua të theksoj sa vijon:

Së pari në bindjen time kritikat nuk janë sulme, unë kam kritikuar qëndrime dhe deklarata të ambasadores së SHBA, të cilat nuk kanë qenë në përputhje në vlerësimin tim me ligjet e vendit dhe Konventën e Vjenës. Unë mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejte pasi është formë e pastër bullizmi diplomatik.

Se dyti, populli shqiptar e do shumë popullin e madh mik amerikan dhe qeverinë e tij. Ato kanë bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Se treti, shqiptarët si komb i lirë sovran anëtar i NATO-s duan ti zgjedhin vetë në përputhje me ligjet e vendit dhe votën e tyre përfaqësuesit e tyre qoftë në Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq më pak nga përfaqësues të vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre te ju diktojnë se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet të futet dhe cili nuk mund të hyjë në parlament as dhe që të angazhohen në lojë me kukulla në fushatë brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia.

Së katërti, shqiptarët kanë vuajtur më shumë se çdo komb tjetër nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili ndër të tjera i kërcënonte ata me shprehjen se bar do të hamë, por SHBA nuk do t’ju nënshtrohemi. Kështu që mendoj se përdorimi i kësaj shprehje të diktatorit Hoxha pikërisht nga përfaqësuesja e SHBA si kërcënim për anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët 30 vite më parë përmbysën diktaturën hoxhiste është ofendim kolektiv i palejueshëm dhe kjo meriton një ndjesë publike.

Për njerëzit e lirë arroganca nuk është virtut.

Së pesti, shqiptarët janë të bindur se fuqia e SHBA qëndron para se gjithash në liritë që ju garantojnë kushtetuta dhe ligjet qytetarëve të këtij vendi të madh dhe frymëzohen nga ky shembull. Ata presin që përfaqësuesi i SHBA-së të inkurajojë lirinë e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi t’ju kërkojë gazetarëve të censurojnë veprimtarinë politike të deputetëve apo politikanëve vendas.

Së gjashti, SHBA i kanë dhënë Shqipërisë një ndihmë tejet të çmuar në luftën kundër korrupsionit dhe në historinë 30-vjeçare të demokracisë asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve të pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Tetë vite pas largimit të tij nga pushteti, Shqipëria sot thirret si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Ajo sipas raporteve të DASH konsiderohet tani si qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme. Kurse sipas raporteve të Bankës Botërore vendi im renditej në vitin 2020 i dyti në botë për sa i përket ryshfetit.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, në një rast unik në histori, Sekretari Blinken i dezinformuar nga lobim korruptiv i Edi Ramës dhe protektorit të këtij të fundit multimilardierit George Soros ka shpallur më 19 maj 2021, Sali Berishën ‘person non grata’ për korrupsion domethënës.

Ky është një rast unik në historinë e botës që një person shpallet ‘non grata’ 8 vite pasi ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurrë një akuzë të ngritur për korrupsion nga ndonjë institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes së tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet.

Lidhur me këtë çështje duke konsideruar këtë vendim kryekëput të pabaza dhe mirëfilltas si një hakmarrje politike të armiqve të mi dhe demokracisë shqiptare, Edi Rama e George Soros unë kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken në Gjykatën e Parisit.

Prandaj ju ftoj për hir të transparencës të paraqisni në gjykatë ku unë kam ngritur padi për shpifje çdo fakt, provë apo dokument që ju apo cilido individ apo institucion mbi tokë disponon për të faktuar akuzën dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza.

Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptarët në tërësi dhe demokratët në veçanti presin krenar dhe thellësisht mirënjohës 100 vjetorin e marrëdhënieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona.

Ata mbeten të vendosur të japin kontributin e tyre edhe në 100 vitet që vijnë.

A ishte hetimi për inceneratorët i tradhtuar? Kush ishin dy njerëzit e afërt me një ish-ministër që shkuan në zyrën e Klodian Zotos para se ai të fshihej

TIRANË

“A ishte hetimi i tradhtuar, pasi dy nga personazhet kryesore të aferës së inceneratorëve nuk u arrestuan?”.

Kjo është pyetja pas operacionit të djeshëm të SPAK që çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërsa u shpallën në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se njerëz të afërt me një ish-ministër janë konstatuar në zyrën e biznesmenit Klodian Zoto, më pas ai e kyçi këtë zyrë dhe u largua.

“Pa asnjë dyshim arrestimi i një zyrtari të lartë, konkretisht ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka është një rezultat domethënës i SPAK megjithatë pyetjet vijojnë të ngelen. A ishte hetimi i tradhtuar, kjo për faktin se dy nga personazhet kryesorë, konkretisht Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk u arrestuan, por edhe sepse ky hetim prej ditësh po bënte xhiron e institucioneve. Burimet bënë me dije se njerëz të afër me një ish-ministër janë konstatuar ditët e fundit në zyrën e biznesmenit Klodian Zoto, i cili është shpallur në kërkim tashmë mbi bazën e një urdhër arresti të firmosur nga SPAK dhe pas këtij momenti ai e kyçi këtë zyrë dhe u largua. Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Operacionale pranë Policisë së Shtetit ishin caktuar t’i vëzhgonin të dyshuarit Zoto dhe Gugallja në distancë nga frika se mos ata tjetërsonin dokumentet dhe provat dhe do të largoheshin, por askush nuk mund ta shpjegojë se si të dy arritën të zhdukeshin pa lënë asgjë gjurmë. Mbrëmjen e kaluar burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë me dije se kanë ushtruar kontroll në disa ambiente me shpresën për të arrestuar biznesmenin Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan, por nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Kjo, sepse dyshimet janë që të paktën Klodian Zoto gjendet brenda territorit të Shqipërisë. Ndërkohë që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka vijon të mbahet në qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës. I vetmi që e ka takuar z. Koka është avokati i tij Fatmir Braka, i cili nuk ka pranuar të flasë për mediat, duke deklaruar se gjithçka që ai në ka në raport me aferën e inceneratorëve do ta thotë në gjykatë në momentin që z.Koka do të dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg që ishte caktuar ndaj tij në mungesë”, raportoi Lala.

Ish-ministri Koka u arrestua ditën e djeshme mbi bazën e një urdhër-arresti të SPAK. Ai dyshohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas të dhënave të deritanishme të SPAK rezulton që z.Koka ka kryer disa shkelje që kanë të bëjnë me shpalljen dhe lidhjen e kontratës për inceneratorin e Elbasanit, pra pa pasur një shpallje, por me procedurë të drejtpërdrejt. Gjithashtu thuhet sipas SPAK se ai ka injoruar të gjitha dokumentet standarde të Ministrisë së Financave dhe ajo çfarë është më e rënda lidhet me dyshimet për korrupsion të z. Koka sepse sipas SPAK në bashkëpunim Zoton dhe Gugalljan ai ka përfituar një shumë të madhe prej 3.5 mln eurosh përmes një skeme të krijimit të shoqërive fiktive. Konkretisht shoqëria që e ka përfituar koncesionin dhe ajo që e ka ndërtuar atë me ortakë Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton kanë lëshuar fatura fiktive dhe paratë i janë dërguar disa kompanive që sipas SPAK janë njerëz të lidhur me ish-ministrin Koka.

“Në lidhje me këtë çështje janë duke u hetuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë për të cilët ende nuk ka një vendim final dhe një konkluzion nga ana e SPAK. Paralelisht ka dhe një tjetër hetim në Prokurorinë e Posaçme që lidhet me dy inceneratorët e tjerë, të Fierit dhe të Tiranës dhe nëse i shkohet deri në fund këtij hetimi mund të ketë të tjerë emra të politikës që mund të ndëshkohen dhe mund të provojnë shijen e hidhur të prangave”, raportoi gazetarja Lala.

Historia- Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Në fillim të këtij shtatori, pak ditë para se të fillonte sesioni i ri parlamentar, shumëkush mbeti i çuditur kur dëgjoi se deputeti i sapo zgjedhur i PS-së, Lefter Koka kishte dhënë dorëheqjen. Kjo habi bëhej edhe më e madhe nga mungesa e arsyetimit të këtij akti në njoftimin që vetë Koka bëri në Facebook. Shprehja se “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël,” nuk i thoshte asgjë kureshtarëve.

Por për ata që i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikës nuk kishte asnjë mister. Lefter Kokën po e lëshonin ata që e kishin mbrojtur dhe përdorur, për ta hedhur në kthetrat e drejtësisë. Edi Rama ia kishte rrëmbyer atë Ilir Metës, e kishte përdorur për ta lënë LSI-në pa deputet në Durrës, e kishte bërë pjesë të listës përkrah me emrin e tij në këtë qytet, tani ia kishte hequr vështrimin dhe mbështetjen. Ashtu si me skenarin e arrestimit të zyrtarëve të uniformave të policisë, që u pushuan nga puna para se të prangoseshin edhe me Kokën u ndoq e njëjta linjë. Kryeministri që kontrollon gjithçka edhe në SPAK, e mënjanoi Kokën nga grupi parlamentar në mënyrë që kur të vinte ora e spektaklit me drejtësinë, ai dhe partia në pushtet të njolloseshin sa më pak.

Ky moment mbërriti tre muaj më pas dhe sot ish ministri, kryebashkiaku dhe deputeti 57 vjeçar akuzohet nga SPAK për veprat penale: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në mega aferen e inceneratorëve.

Pak a shumë, në sferat e larta të politikës të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte. Rreth një muaj para zgjedhjeve, edhe e hidhëruar që Koka e kishte tradhëtuar, shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi e denoncoi atë në prokurorinë speciale për aferën e inceneratorëve. LSI e akuzoi Kokën si përfitues të 3.3 milionë eurove nga koncesionari i incineratorit të Elbasanit, një kontratë që u lidh nga vetë Koka si Ministër i Mjedisit.

Sipas denoncimit, ish ministri kishte ngritur një skemë kompanish fantazëm me të afërm të tij, ku këto lekë paguheshin nga kompanitë e incenerattorëve. Denoncimet e bëra me gojën e Kryemadhit shkuan edhe më tej. Sipas tyre, Lefter Koka si ish ministër i Mjedisit është vetëshpallur si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneretaorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e ka vetëm Këshilli i Ministrave. Gjithashtu Koka nuk ka lënë gjurmë vetëm me këtë veprim. Ai dyshohet se ka gënjyer Këshillin e Ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Po Lefter Koka ka shkelur ligjin duke mos organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohet.

Natyrisht e gjithë kjo panoramë e zymtë nuk ka qenë e tillë vite më parë, kur Rama e falenderonte Lefter Kokën teksa me një ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parë të Elbasanit duke e shpërngulur gjithë qeverinë në kantierin e tij. “I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i përurimit në Prill 2017.

Dy vjet më pas, Lefter Koka do të bëhej edhe më i domosdoshëm. Kur e gjithë opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nënshkrimet që pati hedhur për inceneratorët, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bë një nga deputetët e perferuar të ambasadave perëndimore që i përshëndetën të gjithë ata që nuk shkuan pas interesave personale të liderëve që “për interesat e tyre personale minonin të ardhmen e vendit”.

Por Ramës, Lefter Koka nuk iu desh vetëm për të bërë rolin e opozitarit fallco. Për të gjithë është tashmë e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, në të cilën, nën avujt e disa shisheve verë, ftonin dhe Nasip Naçon të braktiste LSI-në dhe t’i bashkohej fushatës zgjedhore të PS-së.

Ajo që u pa në ato imazhe vulgare dhe të neveritshme për këdo që ka një koncept normal për politikën, pas pak kohësh u bë realitet. Edhe Koka edhe Naço konkuruan me PS-në dhe arritën t’i heqin LSI-së dhe opozitës më së paku një mandat në Durrës dhe një mandat në Berat.

Dhe këtu misioni i Lefter Kokës mbaroi. Firmat e tij të dikurshme, që shërbyen për ta shantazhuar qoftë për të bërë opozitën fallco, qoftë për ta përdorur si rilindas në zgjedhje, tani mund t’i shpiheshin drejtësisë. Kujdesi i fundit duhej të ishte që pasi e përdorën si mish për top në garën elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua të japi dorëheqjen në shtator, tre muaj para se SPAK ta akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash. Tani mbi të rëndojnë firmat që ka hedhur për shpënien përpara të aferës së inceneratorëve, një mega skandal për të cilin Edi Rama ka vënë të nënshkruajnë vetëm vartësit. Lapsi.al

Skema e korrupsionit- Bllokohen inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit

Skandali i inceneratorëve që çoi në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën dhe për të cilin kërkohen nga policia Klodian Zoto dhe Stela Gugallja ka rrëzuar një nga projektet më të reklamuara të qeverisë Rama dhe që trajton mbetjet e qyteteve më të mëdha të vendit, Fierit dhe Elbasanit.

Skema e korrupsionit që zbuloi sot SPAK është vetëm njëra hallkë e zinxhirit, por që i ka dhënë mundësi prokurorisë të ndalë të gjithë projektin.

Ryshfeti për Lefter Kokën

Sipas SPAK, Lefter Koka pasi i kaloi Klodian Zotos koncensionin e inceneratorëve mori në formën e ryshfetit më shumë se 3.6 milion euro. Kjo u arrit përmes kompanive të të afërmve të Lefter Kokës, në formën e punimeve që kryheshin për inceneratorët pretendon SPAK.

“Janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 368.672.760 lekë (ose rreth 2.950.000 Euro). Shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 91.963.141 lekë (ose rreth 735.000 Euro)” shkruhet në njoftimin e SPAK.

Paralizimi i inceneratorëve në Elbasan dhe Fier

SPAK njoftoi se ka vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, që kanë të bëjnë me inceneratorët në Elbasan dhe në Fier.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit zotërohen respektivisht nga kompanitë Albtek Energy me pronare Stela Gugallja dhe Integrated Technology ëaste Treatment Fier, ku 70 % e aksioneve zotërohen nga Klodian Zoto.

“Integrated Technology Services” është një kompani me kapital 100 mijë lekë, e themeluar në nëntor të vitit 2010 nga aksioneri i vetëm, Klodian Zoto-sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Edhe inceneratori i Tiranës, më i madhi dhe i kushtueshmi ndër të tre u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës. Sipas Zërit të Amerikës në Tiranë përfaqësues i kompanisë u ekspozua sërish Klodian Zoto por më vonë ai dha dorëheqjen. Mbetet për t’u parë nëse impiantet e djegies së plehrave do të vazhdojnë të funksionojnë apo tashmë puna aty është bllokuar si pasojë e sekuestros së prokurorisë.

Arratisja e Klodian Zotos dhe Stela Gugalles

Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk janë arrestuar deri më tani nga policia. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me dekonspirim të operacionit apo mosgjetja e këtyre dy personave është rastësi. Gjithsesi kur ka denoncuar aferën e inceneratorëve rreth një vit më parë. Lulzim Basha e kishte parashikuar arratisjen. Asokohe ai tha se një nga personat kyç të aferës, administratorja e kompanisë “Albtek-Energy”, Stela Gugallja ishte nën presion nga mafia dhe ajo mund të largohej nga vendi.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyç në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”, shprehej Basha vitin e kaluar.

Në fakt ashtu ndodhi. Sot që SPAK kërkoi arrestimin, asnjë prej administratorëve të kompanive nuk është gjetur ende./Lapsi.al

Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi në SPAK Alfred Shehun, ish-prokurorin e Elbasanit që u bë i famshëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi gënjeu publikisht kur tha se në vendin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nuk u gjetën materiale zgjedhore. Gjatë konferencës për mediat, prokurori u pyet nëse ishin gjetur apo jo materiale zgjedhore në makinën e patronazhistit të Partisë Socialiste dhe ai e mohoi këtë.

Por manipulimit të prokurorit i doli boja disa ditë më pas, kur në sallën e gjyqit, u detyrua të pranojë se në makinën e Kelmend Xhaferrit (Kel Çamit një nga protagonistët e ngjarjes) ishin gjetur karta identiteti, lista dhe formularë patronazhistësh dhe një sasi eurosh.

Menjëherë në media u krahasua deklarata që dha prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu në konferencë me gazetarët, me atë në sallën e gjyqit, pasi zgjedhjet kishin përfunduar. Në media u botuan edhe pjesë nga dosja hetimore që paraqiti në sallë prokurori për vrasjen e Xhuvanit, ku ishin përmendur materialet që kishin të bënin me shitblerjen e votës.

Vrasja e Xhuvanit ngërtheu në vetvete përplasjen më të fortë mes grupimeve politike para zgjedhjeve të 25 Prillit. Për ta përdorur në interes të fushatës u vu në punë e gjithë makineria e manipulimit të pushtetit.

Ngjarja implikoi jo vetëm blerësit e votave për Partinë Socialiste, jo vetëm kriminelë të përfshirë në fushatën e PS-së së Elbasanit, por edhe një ndërhyrje manipulative nga policia dhe prokuroria e qytetit.

Protagonist i padiskutueshëm ishte prokurori Alfred Shehu, i cili duke mohuar gjetjen e materialeve zgjedhore apo materialeve që kishin të bënin me shitblerjen e votës në vendngjarje,  i shërbeu socialistëve në pushtet për të fshehur shkakun e krimit, që ishte shitblerja e votave.

Menjëherë pasi kreu shërbimin ndaj socialistëve, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje.

Nuk kaloi as një muaj nga zgjedhjet dhe prokurori kaloi me sukses vetingun. Disa muaj më pas u ngrit në detyrë dhe u emërua në krye të prokurorisë së Sarandës. Pak muaj më pas, emri i tij u propozua për në SPAK.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, këtë të hënë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë vendosi renditjen e tij në vendin e dytë me 211 pikë, duke pranuar propozimin për SPAK.

Promovimi është finalizuar me emërimin në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, që duhej të ishte ekipi elitë i organit të akuzës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por që gjithnjë e më shumë po i ngjan një seksioni të prokurorisë në shërbim të mazhorancës në pushtet./Lapsi.al

Të zhdukurit në diktaturë- Blloshmi përplaset me Stojanin: Flet pallavra si prokuror i komunizmit, mbron shtetin e Enver Hoxhës

Një konferencë triditore për zhdukjet me forcë dhe të pavullnetshme në kohën e diktaturës dhe të kaluarës totalitare organizuar nga OSBE në Tiranë, ka përplasur ish të përndjekurin politik Bedri Blloshmi me prokurorin Sokol Stojani, drejtor i koordinimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa prokurorë të huaj, gjyqtarë, diplomatë dhe organizata për të drejtat e njeriut, folën për detyrimet e shtetit shqiptar për kërkimin e të zhdukurve në diktaturë dhe mundësitë ligjore për kërkimin, Stojani, shpalosi pengesat.

Prokurori Sokol Stojani tha se: “Procesi penal në vetvete nuk është garanaci për gjetjen e personave. Janë aplikuar në thelb dy praktika pune, ajo e ndjekjes së procedurave administrative dhe ajo nëpërmjet procedimit penal. Anashkalohet Ministria e Brendshme si autoritet përgjegjës. Këto dy qëndrime kanë tërhequr zvarrë procesin e gjetjes dhe rikuperimit të trupave. Marrëveshja me ICMP(Komisioni Ndërkombëtar për të Zhdukurit) ka përcaktuar si lider Ministrinë e Brendshme dhe vendosja e prokurorisë nën drejtimin e kësaj të fundit në funksion të një procesi penal, do të krijonte një problem te natyrës kushtetuese, pasi kushtetuta e njeh prokurorinë si organ të përcaktuar prej saj të pavarur e më të lartë”.

Fjala e tij u ndërpre nga ish i dënuari politik, Bedri Blloshmi i cili i ju drejtua Stojanit:
“Kërko falje 6 mijë të pushkatuarve. Mos fol për Remzi Hoxhën fol për 6 mijë të pushkatuarit që i ka zhdukur shteti i Enver Hoxhës sepse ke deklaruar para dy muajsh se nuk i merr në hetim sepse i ka dënuar shteti i Enver Hoxhës. Është fyerje për popullin shqiptar të dëgjoj pallavrat tuaja këtu si prokuror i komunizmit. Ti s’dënon shtetin e Enver Hoxhës, ky është karakteri ligjor, ti e quan vendimin e shtetit Enver Hoxhës, që ka vrarë qytetarë të pafajshëm e quan të drejtë dhe nuk ke të drejtë të nisësh hetime.

Në anën tjetër ambasadorja e Shqipërisë në BE, Belgjikë dhe Luksemburg, ndërsa foli si anëtare e Komitetit të zhdukjeve me forcë dha shifra dhe mesazhe të qarta. “Sipas grupit të Punës të OKB-së që re ka vizituar Shqipërinë ne vitin 2015 ka përllogaritur se procesi (kërkimi, zhvarrimi e identifikimi) kërkon deri në 15 milionë euro”.

Konferenca është mbledhur nga OSBE për të gjetur rrugën institucionale dhe koordinimin mes aktorëve vendas e të huaj për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve, rikthimin e dinjitetit të viktimave dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sepse zhdukja e tyre, është krim që vazhdon. Shteti shqiptar në 3 dekada nuk ka arritur as të vërë para drejtësisë persekutorët as të bëjë drejtësi për viktimat duke zvarritur të drejtën e viktimave politike për varr.bw

‘Referendumi i së shtunës’- Komisioni i Rithemelimit organizon grupet e punës në gjithë degët e PD

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD ka njoftuar se janë ndarë detyrat dhe grupet e punës në të gjitha degët e partisë për të implementuar realizimin e referendumit ditën e shtunë.

‘Të gjithë anëtarët e komisionit janë këtë javë në terren për të implementuar realizimin e referendumit ditën e shtunë, në bashkëpunim me strukturat e partisë në bazë’, shkruhet në postimin e Floriana Garos.

Postimi i plotë i Floriana Garos:

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD u miratua në Kuvendin Kombëtar. Ky komision u mblodh të hënën në Selinë e PD për zbatimin dhe implementimin e vendimeve të kuvendit.

Ndër të tjera, zuri vend kryesor zbatimi i vendimit nr. 6 te Kuvendit për zhvillimin e referendumit me 18 dhjetor për ratifikimin e këtij vendimi.

Ky komision ndau detyrat dhe grupet e punës në gjithë degët e PD.

Të gjithë anëtarët e komisionit janë këtë javë në terren për të implementuar realizimin e referendumit ditën e shtunë, në bashkëpunim me strukturat e partisë në bazë.

Referendumi është një proces gjithëpërfshirës që ndodh për herë të parë nga një forcë politike në Shqipëri.

Ky është aplikimi i demokracisë direkte. Ne nivel qarqesh dhe degesh po organizohen grupet e punës ne nivel qarku dhe dege per te miremenaxhuar procesin e votimit nga anetaret e PD per ratifikimin e vendimit te Kuvendit Kombetar, shkarkimin e Lulzim Bashes si kryetar i PDSH. syri.net

‘Kam mbështetjen e 95% të demokratëve’- Ambasadori Bashës: Atëherë pse kërkon ndihmë?!

Kanë dalë detaje të reja nga takimi i deputetit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ambasadorët e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Burime të SYRI.net dhe SYRI TV kanë thënë se gjatë bisedës, Lulzim Basha, ju ka thënë diplomatëve të lartë se ai gëzon mbështetjen e 95% të demokratëve.

Por pikërisht në atë moment ka ndërhyrë njëri prej ambasadorëve, i cili i ka thënë se nëse është kështu, atëherë na ke thirrur kotë për ndihmë, kur ke gjithë këtë mbështetje.

‘Ambasadori e pyeti për mbështetjen e tij (të Bashës) brenda bazës së PD-së. Basha u përgjigj, se e ndjen që rreth 95% e anëtarëve e mbështesin. Pas kësaj ambasadori iu përgjigj, se në këtë rast duket se nuk ka asnjë problem dhe takimi ynë ndoshta nuk ka shumë kuptim’, – ka thënë burimi për ‘SYRI-n’.

Zyra e BE konfirmon për SYRI TV: Takimin me ambasadorët e kërkoi Basha

Disa prej ambasadorëve të vendeve kryesore të akredituara në Tiranë ishin sot në selinë blu me ftesë të Lulzim Bashës.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar për SYRI TV zyra e BE në Tiranë.

‘Takimin me ambasadoret e ka kërkuar Basha’.

Në takimin e sotëm me Bashën kanë qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, ambasadori i Britanisë, King-Smith dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.

Basha për mediat deklaroi se ‘takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen’.

Peshëngritja në zi: Ndahet nga jeta kampioni dhe trajneri i shquar i peshëngritjes Ferid Berberi

TIRANE – Ferid Berberi, kampioni dhe ish-trajneri i shquar i peshëngritjes së Dinamos dhe ekipit kombëtar është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ferid Berberi (lindur më 6 dhjetor 1946 në Tiranë, Shqipëri) theu 37 rekorde Kombëtare të peshëngritjes si sportist dhe ishte kampion kombëtar për 7 vjet nga 1961-1973.

Ai ishte i pari shqiptar që ngriti mbi 400 kg në tre stile.

 Si trajner i shquar ai ka përgatitur sportistë të shquar si  Pirro Dhima, Aleksander Kondo, Luan Shabani, Agron Haxhihyseni, Xhemal Qarri, Ardian Kokonozi dhe mjaft peshëngritës të tjerë.

Ferid Berberi ka punuar si mësues i edukimit fizik në gjimnazin “Sami Frashëri”,

pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, si dhe studjues në departamentin e kërkimit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Për 8 vite ai shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, nga  1992 deri në 2000.

Si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ferid Berberi mori pjesë në Lojërat Olimpike 1996 në Atlanta dhe Lojërat Olimpike 2000 në Sidnei.

Ndër metodat e tij të stërvitjes ai i vinte rëndësi dietës dhe ushqyerjes së shëndetshme, si dhe theksimit të teknikave dhe disiplinës së duhur.  

Në vitin 2021 u nderua me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sherri në market, ja kush është polici që vrau me pistoletë 29-vjeçarin Jurgen Duka

Është mësuar identiteti i autorit të krimit në Tiranë, ku pas të shtënave me armë mbeti i vdekur 29-vjeçari Jurgen Duka.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se autori është Arbër Sula, 27 vjeç banues në Sauk. Ky i fundit është punonjës policie, me detyrë agjent krimesh në DVP Dibër. Gjatë momentit të ngjarjes, mësohet se ai ka qenë jashtë shërbimi. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, Sula dhe Duka, ndodhen pranë njëri-tjetrit në banakun e marketit.

Fillimisht, ata konfliktohen verbalisht së bashku, pasi Duka, kishte hyrë pa radhë për të paguar paratë te kasa. Ndërkohë, debatet verbale, në një moment degjenerojnë në konflikt fizik, e deri në përdorimin e armës nga Sula, që rezulton fatale për 29-vjeçarin Jurgen Duka.

Ai shihet teksa bie në tokë pa ndjenja, ndërsa personat që ndodheshin në market largohen me shpejtësi jashtë. Gazetarja Bezat, raporton se autori pas krimit është larguar me një mjet tip “Benz” dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Dosja e inceneratorëve- SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka

TIRANË

Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë. Urdhër-arresti për të u firmos nga prokurorët Dritan Premci dhe Vladimir Mara. bw

VIDEO- Çfarë ndodhi dje në selinë e PD-së në 18 minuta

Një ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit të PD u vendos në selinë blu.

Duke zbatuar vullnetin e anëtarësisë, e cila u shpreh me votë në Kuvendin e 11 dhjetorit, komisioni nisi punën.

Qëllimi do jetë ratifikimi me referendumin e anëtarësisë i vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

SYRI TV sjell pa koment atë që ndodhi një ditë më parë në selinë e demokratëve.

“Burri i deputetes së PS i solli skenën nga Italia në Air Albania”, Gjylameti reagon pas akuzave të Bashës: E mirëkuptoj gjendjen e vështirë në të cilën ndodhesh. Do shihemi në gjyq

TIRANË

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ka reaguar sot pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha dje se bashkëshorti i saj i ka sjellë nga Italia skenën Sali Berishës më 11 dhjetor nga Air Albania.

Gjylameti thotë se e mirëkupton gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet kreu i PD, por se kjo nuk i justifikon halucinacionet duke e akuzuar për shpifje.

Ajo shkruan se kompania për të cilën foli Basha nuk ka asnjë lidhje me të, e me familjarët e saj e për këtë paralajmëron hedhjen në gjyq të kreut të PD.

POSTIMI I PLOTË

E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist.

Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake…

Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste…

Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.


Send this to a friend