VOAL

VOAL

Kuvendi Kombëtar i PD- Paloka: Nesër nis rrugën e saj opozita e vërtetë

Nesër nis punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Kuvendi do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve nga ora 10 e në vazhdim.

Deputeti Edi Paloka postoi një mesazh, ku thekson se nesër nis rrugëtimin e saj opozita e vërtetë.

“Nga nesër fillon rrugën e saj opozita e vërtetë, ajo që Rama nuk do të donte ta kishte përballë se i trembet si djalli temjanit!

Ka ardhur koha ta çojmë në djall!” shkruan Paloka. syri.net

Takimi me zyrtarët e DASH- Enkelejd Alibeaj u ikën pyetjeve të SYRI TV

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka takuar në Kryesinë e Kuvendit kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Në takim me zyrtaren e lartë të DASH ishin edhe Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Pas takimit, Alibeaj foli për mediat.

“Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që ka pasur PD me SHBA, që nga lindja e saj. Me kënaqësi vura re mbështetjen e posaçme për këtë marrëdhënie. Mora mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme, për një opozitë pro-amerikane që sheh nga e ardhmja,” tha ai.

I pyetur nëse është takuar për çështjet e brendshme në PD, Alibeaj bëri ‘bisht’ duke thënë: “Në takim u ngritën ato çështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Më tej Alibeaj iu shmang pyetjeve të gazetarëve dhe u largua teksa SYRI TV po e pyeste nëse ishte diskutuar në takim për çështjen e presidentit të ri.

Erion Braçe: Gruri në pikën më kritike. Duhet naftë për vaditje me pompa, fermerët në ankth për çmimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sjellë në fokus sërish një shqetësim që vjen nga fermerët shqiptarë. Në një postim në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm ish-zëvendëskryeministri ka publikuar një video nga një arë e mbjellë me grurë.

Sipas tij fermerët janë në ankth për çmimin dhe se si do të duhet ta shesin grurin në treg.

POSTIMI I BRAÇES
GRURI NE PIKEN KRITIKE;
Fazene e kallirit!
Kerkon UJE-me cdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira;
DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN!
Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke plehra kimike per kilogram i ka shkuar deri tani.
Atehere;
I duhet nafta per vaditje me pompa,
I duhet plehu i lire per fazen e fundit te prodhimit.
Aaaa ka edhe me;
Eshte ne ankthin e tmerrshem te cmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me cmimin e vjetshem nuk do marr as leket e mia!
31 VJEC, BEN KETE PUNE TE VESHTIRE E NUK MERITON KETE ANKTH! bw

Paloka: Peticionin s’e ka bërë Berisha, unë e firmosa me bindje të plotë

Deputeti demokrat Edi Paloka ka folur në lidhje me peticioni “online” kundër qëndrimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Paloka hodhi poshtë akuzat duke thënë se peticioni nuk është bërë nga Sali Berisha, por që ai e mbështeste atë.

Deputeti ndër të tjera ka thënë se vetë e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë.

“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ça ka Berisha dhe se çfarë kemi ne, e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai”.

“Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu, jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje”, tha Paloka në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

Shqipëria plot kanabis, zbulohet ‘shtëpi bari’ edhe në Valbonë

Kultivimi i lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, të njohura si “shtëpi bari”, po gjen përhapje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Së fundmi një rast i tillë është zbuluar në Tropojë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës, Shpëtim Selimaj. Kurse elektricisti i zonës po procedohet në gjendje të lirë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valbona”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.

Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, fidanë narkotikë, llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Shpallet në kërkim pronari i banesës.

Procedohet në gjendje të lirë elektricisti i zonës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Valbonë, një shtetas kishte përshtatur banesën, për kultivimin e bimëve narkotike kanabis, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Valbona”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Sh. S., ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës, shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Valbonë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Q. B., 59 vjeç, banues në Shoshan, me detyrë elektricist.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Plani i biznesit- Butrinti do të kthehet në restorant me pije freskuese

Plani i biznesit për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit tek një ‘organizatë jofitimprurëse’, synon shtimin e të ardhurave përmes rritjes së çmimit të biletës dhe shitjes së pijeve freskuese dhe ushqimeve.

Nga Gjergj Erebara dhe Blerina Gjoka-BIRN

Një plan i qeverisë shqiptare për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një fondacion, parashikon rritje të çmimit të biletës për vizitorët si dhe krijimin e të ardhurave nga shërbimi i kateringut, me synimin final të punësimit të 44 personave me paga më të larta se sa standardet e zakonshme të administratës publike si dhe krijimin e një bordi që do të kushtojë rreth 140 mijë USD në vit, nën supozimin se një menaxhim i tillë do të përmirësojë eksperiencën e vizitorëve në të.

Plani i biznesit u mbajt fillimisht ‘sekret’ nga qeveria, për arsye se, sipas asaj që deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, të dhënat financiare “mund të keqinterpretohen”.

Pasi media dhe opozita ngriti pikëpyetje se pse çështja e menaxhimi të trashëgimisë kulturore të vendit duhet të bëhet me kontrata sekrete, Kuvendi publikoi të mërkurën në mbrëmje një version të plotë të draft-marrëveshjes në faqen e internetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i revoltuar të enjten në parlament ndaj kritikëve, duke sharë opozitën si antiamerikane si dhe duke e fyer atë si rracë budallenjsh.

“Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që trashëgohet brez pas brezi,” deklaroi Rama me një gjuhë të pazakontë të enjten gjatë seancës parlamentare. “E keni në ADN-në e partisë suaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi,” vijoi ai, në një fjalim, të cilin zyra e tij e shtypit e shpërndau të transkriptuar për median.

Kontrata midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit parashikon zhvillimin e parkut kombëtar për shërbime turistike, duke investuar në restorante dhe një shërbim vozitje me varka, si dhe sigurimin e të ardhurave nga shitja e biletave, e ushqimeve dhe pijeve.

Plani i biznesit është përgatitur nga një kompani angleze në vitin 2019, kompani që është kontraktuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Ky i fundit është një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara dhe që ka aktivitete të ndryshme ekonomike në Shqipëri, përfshirë një paketë minorance në koncesionin shumë fitimprurës të prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, koncesion që është në gjendje të paguajë për aksionerët e vet dividentë çdo vit me vlerë disafish mbi kapitalin e investuar.

Plani i biznesit për menaxhimin e Butrinit nuk parashikon të jetë kaq fitimprurës, por gjithsesi ai parashikon që fondacioni të realizojë kthime me mbi 15% në vit mbi vlerën e investimit, me synimin final që kur të jetë plotësisht operacional, të realizohet një fitim prej 1.5 milionë USD në vit. Gjithsesi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nuk do të përfitojë të ardhura nga aktiviteti i Butrintit, pasi fitimet do t’i mbesin fondacionit të Butrintit.

“Nevojitet një investim kapital total prej 7.52 milionë USD, nga të cilat 39% do të shpenzohen për

konservimin e sitit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin,” thuhet në planin e biznesit të parë nga BIRN.

“Projekti në tërësi gjeneron suficit operativ vjetor në Vitin 3 dhe suficit të akumuluar në Vitin 7 ku ai operon me fitim prej afërsisht 1.5 milionë USD në vitin pasardhës,” shkruhet më tej në planin e biznesit.

Plani parashikon investime prej 7.1 milionë USD, nga të cilat, 4.99 milionë USD do t’i investojë Fondi ndërsa 2.1 milionë do t’i investojë qeveria me paratë e taksapaguesve. Plani i biznesit parashikon shtimin e të punësuarve në parkun arkeologjik nga 14 që janë aktualisht në 44.

Rritje çmimi biletash

Butrinti është sakaq një operacion praktikisht shumë fitimprurës për qeverinë shqiptare. Sipas të dhënave të planit të biznesit, Butrinti është vizituar nga rreth 236 mijë vetë në vit para pandemisë, të cilët kanë paguar bileta me vlerë rreth 900 mijë dollarë. Butrinti ka aktualisht një staf prej 14 vetësh me fond vjetor pagash prej 88 mijë USD në vit, ndërsa pjesa tjetër e parave janë në Ministrinë e Kulturës, shuma e akumuluar prej tyre do të duhet t’i transferohet fondacionit të ri.

Plani i ri i qeverisë është që, pas transferimit të menaxhimit te fondacioni, çmimi i biletës të mund të rritet nga 6 në 11 USD përgjatë një periudhe shtatëvjeçare, gjë që do të sjellë shumicën dërrmuese të të ardhurave shtesë si dhe fitimet me vlerë 1.5 milionë USD në fund të vitit të shtatë. Edhe investimet e planifikuara do të paguhen pjesërisht nga të ardhurat operacionale. Plani i biznesit parashikon që numri i vizitorëve të rritet deri në 296 mijë vetë, ndërsa supozon se Butrintit do t’i duhen edhe pesë vite nga sot që të arrijë numrin e vizitorëve të para pandemisë.

Plani i biznesit parashikon gjithashtu se shërbimi i pijeve dhe ushqimeve, të cilave ai u refereohet si “shërbimi i kateringut”, të sigurojë të ardhura vjetore prej 296 mijë USD.

Në total, nga viti i shtatë i operimit, falë rritjes së çmimit të biletave dhe rritjes së pritshme të vizitorëve, fondacioni do të sigurojë të ardhura me vlerë 3.7 milionë USD në vit, nga të cilat, 1.5 milionë do të jenë fitime neto.

Plani i biznesit bën të qartë se transformimi i menaxhimit të Butrintit nga sistemi aktual në një fondacion, do të mundësojë çlirimin nga kufizimet ligjore si dhe rritjen e pagave.

Plani i biznesit thekson se rreziku që ndërmarrin investitorët në kryerjen e këtij investimi është i ulët për shkak se vizitorët do të kthehen gjithsesi në Butrint pas pandemisë dhe për rrjedhojë, do të vijojnë të paguajnë biletat e hyrjeve.

Kontrata e menaxhimit do të zgjasë për 10 vjet me të drejtë rinovimi. Në rast se ajo nuk rinovohet, fondacionit do t’i mbesin në fund të vitit të dhjetë rreth 4.5 milionë dollarë fitime neto. Këto fitime, sipas marrëveshjes, nuk do të shpërndahen, por do të mbahen nga fondacioni.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që bordi i drejtorëve të fondacionit, një institucion me pesë vetë, nuk do të marrë paga, por atyre do t’u mbulohen shpenzimet për vete dhe një staf ndihmës prej pesë vetësh me një kosto të përgjithshme prej 140 mijë dollarësh në vit.

Aktualisht bordi i fondacionit drejtohet nga ministrja e Kuturës Elva Margariti si kryetare, drejtuesit e Fondi Shqiptaro-Amerikan, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, juristja Flonja Boriçi, si dhe Presidenti i Universitetit Amerikan të Romës Richard Andrew Hodges. Drejtues ekzekutiv i fondacionit është emëruar arkeologu Lorenc Bejko. syri.net

Ministria e Financave në vështirësi për të marrë borxh, provon sërish me obligacionet 15 vjeçare

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të kryejë një rihapje të dytë të ankandit të obligacioneve 15 vjeçare. Vendimi duket se lidhet me vështirësitë në sigurimin e shumave të planifikuara të huamarrjes nëpërmjet instrumenteve të tjerë gjatë dy muajve të fundit.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe u emetuan për herë të parë në nëntor 2021. Ankandi i nëntorit 2021 kishte qëllim testimin e tregut, që reagoi mjaft pozitivisht.

Nga një miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë mbi katër herë më të lartë, gjithsej 4.295 miliardë lekë, ndërsa kuponi i obligacionit rezultoi 5.88%.

Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave ta rriste vlerën e obligacioneve të shitura edhe me 150 milionë lekë të tjera, për një huamarrje totale prej 1.15 miliardë lekësh. Kërkesa e lartë që shfaq tregu e nxiti Ministrinë e Financave të organizonte dhe një rihapje të këtij ankandi, në muajin shkurt të këtij viti.

Në rihapjen e muajit shkurt, nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë 3.44 miliardë lekë. Në ankand u paraqitën 64 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan 41 të tilla.

Yield-i i obligacionit rezultoi në nivelin 5.84%, Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave sërish të pranonte kërkesa për një shumë edhe më të lartë se ajo e shpallur, gjithsej 2.3 miliardë lekë.

Obligacionet 15 vjeçare mund të një alternativë interesante, sidomos për investitorët institucionalë që synojnë rritjen e kthimeve të portofolave afatgjata. Në tregun shqiptar, investitorët më tipikë të këtij lloji janë fondet e pensionit dhe ato të investimit.

Megjithëse ankandi fillestar i nëntorit 2021 dhe rihapja e muajit shkurt rezultoi e suksesshme, kushtet e tregut së fundmi kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pasiguria rreth investimeve afatgjata është rritur. Lufta që shpërtheu në Ukrainë i zhvendosi edhe më shumë në rritje projeksionet inflacioniste dhe bëri që disa banka qendrore, përfshi këtu Bankën e Shqipërisë, të ndërhynin më shpejt se parashikimet për të rritur normat e interesit.

Normat e interesit kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje, ndërkohë që pjesëmarrja e investitorëve në ankande ka qenë më e ulët. Ekspertët e shpjegojnë marrjen e pozitave pritëse pikërisht me pritshmëritë se normat e interesit do të rriten më shumë në të ardhmen.

Për këtë arsye, tentativa e re Ministrisë së Financave për të nxjerrë në shitje obligacionet 15 vjeçare mund të rezultojë më pak e suksesshme, ndërsa yield-et me shumë të ngjarë do të jenë më të larta se ato të ankandeve të mëparshme./ Marrë nga Monitor.al

Berisha: 22 maj! Data që do t’i propozohet Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të PD

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, takim i cili zgjati mbi 4 orë. 

Në përfundim të mbledhjes, lideri historik i PD, Sali Berisha ka njoftuar detajet e diskutimeve.

Berisha tha se në mbledhje është vendosur që Kuvendit Kombëtar të PD në 30 prill, t’i propozohet data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD pritet të zhvillohen në 22 maj, por zyrtarizimi do të bëhet të shtunën nga Kuvendi Kombëtar.

“Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë anëtarë. Komisioni do të jetë para jush nesër për t’ju informuar për të gjithë procesin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 21 ose 22 maj, varet cila do të jetë e diel. Cilido kandidat do të depozitojë pranë Komisionit të Operacioneve Zgjedhore i cili ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni. Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar”, u shpreh Berisha pas mbledhjes.

I pyetur nga gazetarët se kur do ta shpallë kandidaturën për kryetar të PD, Berisha tha se kjo do t’i takojë ditët pas Kuvendit Kombëtar.

“Sapo të vendosë Kuvendi dhe të formalizojë datën, pastaj ditët e ardhshme do t’ju njoftoj”. syri.net

KPA e shkarkon nga detyra- Elisabeta Imeraj: Vendimi është në kundërshtim me ligjin

Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Imeraj ishte konfirmuar në detyrë nga KPK.

Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua sot nga detyra e kryeprokurores së Tiranës, ka dalë sot në një komunikim për mediat. Ajo tha për mediat se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin.

Vendimi për shkarkim u dha sot nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare. Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Pa marrë parasysh anjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim.Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia.

Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka zero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur.

Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i një sistemi të pavarur pavarësisht sesa është nduikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave.
Kam paraqitur prova që dëshmopjnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra……

Kuvendi i 30 prillit- Kaso: Delegatët do vendosin për garën e kreut të PD dhe Këshillin Kombëtar

Të shtunën Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendoset edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD.

Në një prononcim për SYRI TV, anëtar i Komisonit të Rithemelimit të PD-së Ivi Kaso deklaroi se një nga ndryshimet e statutit do të jetë edhe futja automatikisht e deputetëve demokrat dhe krerëve te degëve në Këshillin Kombëtar.

Në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, Partia Demokratike do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendos edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD-së.

Sipas Ivi Kaso ndryshimet që do të pasqyrohen në statutin e Partisë Demokratike, do dërgohen në gjykatën e Tiranës për t’u regjistuar.

Kaso bëri me dije se ashtu si në Kuvendin e 11 Dhjetorit, secili delegat që do të marrë pjesë në Kuvend e së shtunës, do të identifikohet me anë të barkod –it. syri-net

Thyen heshtjen dhe merr statusin e të penduarit, Dumani ka folur me emra konkretë

Hetimet për Nuredin Dumanin marrin tjetër kthesë. Dumani ka marrë statusin e të penduarit.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se Dumani ka rrëfyer për krime të rënda. Rrëfimet e Dumanit nuk janë ndalur vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Durrës, Shkodër dhe vende të tjera.

Dumani ishte ndër më të shumëkërkuar dhe tashmë ai ka dhënë detaje të forta për ngjarjet kriminale dhe pendesa mund të dritë  duke bërë që jo vetëm personazhe të botës së krimit , por edhe  njerëz të pushtetshëm të mund të përfundojnë pas hekurave.

“Nuredin Dumani ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe po rrëfen të gjitha krimet e kryera . Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë. Dumani ka rrëfyer krime të rënda…Sipas burimeve pranë SPAK, “News24” mëson se edhe miku i tij Henrik Hoxhaj ka marrë statusin e të penduarit. Bëhet fjalë për dy të penduar që pritet të hedhin dritë për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend. Dumani ka folur me emra konkret për persona që kanë urdhëruar krimet. Një nga ngjarjet që Dumani ka zbërthyer ka të bëjë me masakrën e Bradasheshit, ka folur edhe për ngjarje të tjera kriminale deri tek ngjarja e fundit ku ishte edhe vëllai i Talo Çelës. Por ka folur edhe për atentatin e vëllezërve Baho , për ngjarje kriminale në ngjarjen e Durrësit.

Bëhet fjalë për dy të penduar dhe SPAK thotë se dëshmitë përputhen dhe tashmë ka gjasa të çohen pas hekurave jo vetëm njerëz të krimit por edhe të pushtetshëm, rrezikojnë të shkojnë pas hekurave shumë persona. Mbrojtja e tyre është në masa shumë të larta. Dumani ishte ndër njerëzit më të shumëkërkuar, në rastin konkret ka dhënë detaje të forta për ngjarjet kriminale në qytete të ndryshme në vend dhe pendesa e tyre mund të hedhë dritë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Durrës , Shkodër, etj”, tha gazetarja Klodiana Lala, duke shtuar: “Bëhet me dije se ai kishte marrë një listë personash për të ekzekutuar, por për shkak se u arrestua nuk arriti të kryente këto ekzekutime”.

(BalkanWeb)

Baçe: Privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit, bordi drejtohet nga Hodges, një antishqiptar!

Pas përplasjeve të forta për Parkun Kombëtar të Butrintit dje në Komisionin parlamentar të Edukimit, midis deputetes së PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku Zhupa ngriti zërin kundër marrëveshjes për administrimin e Butrintit nga një fondacion për menaxhim, ka reaguar akademiku Apollon Baçe, profesor i arkeologjisë.

Akademiku tha në një prononcim të shkurtër, “se privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit dhe Kushtetutën. Bordi i drejtimit ka kryetar Hodges-in, një antishqiptar ekstrem, më të cilin jam zënë në 2006-ën nga që foli sende ekstremisht të pabesueshme. Kam folur në 2 emisione, por më kot”, shtoi profesori i njohur.

Kujtojmë se deputetja Zhupa insistoi dje në komisionin e Edukimit se para se Ministria e Kulturës të bënte këtë marrëveshje, duhej të dëgjohej mendimi i ekspertëve të fushës në duhej të administrohej apo jo Butrinti nga një fondacion privat.

Çfarë përmban projektligji për Butrintin, që u miratua nga qeveria më 6 prill 2022?

Ministrja Elva Margariti atë ditë shpjegoi se “Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”.

Së bashku me partnerin tonë strategjik, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) kemi themeluar Fondacionin e posaçëm të Menaxhimit të Butrintit.

Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës e 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë, që do të sigurojë paanshmërinë e këtij bordi vendimmarrës është një figurë e njohur e trashëgimisë kulturore, Richard Hodges.

Marrëveshja e nënshkruar, që merr jetë me miratimin e këtij projektligji, krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë, por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar fondacionit të posaçëm autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar.”

Hoxha: Më 30 prilli deputetët ndahen përfundimisht, ose me PD ose me Ramën

Indrit Hoxha, i deleguar i Komisionit të Rithemelimit në njësinë 8 në Tiranë, është shprehur se në Kuvendin e 30 prillit, deputetët ndahen përfundimisht, nëse do ti bashkohen PD-së apo do ikin te Rama.

‘30 Prilli, është dita kur deputetët e PD ndahen përfundimisht ose me anëtarësinë e PD-së ose me Ramen.

Të gjithë delegatët e zgjedhur të PD-s duhet të zgjedhin Këshillin Kombëtar në Kuvend, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë Kryesinë e kjo e fundit nënkryetarët e Sekretariatin.

Më pas Baza kryetarin e PD, e me pas përballje vetëm me Ramën’, – shkruan Indrit Hoxha në Facebook. syri.net

Merr fund drejtësia- Dhjetëra zyrtarë të Ramës emërohen gjyqtarë. Lista

Sistemi i Drejtësisë ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj, për shkak se shumë i ka larguar vetingu. Sot përfundoi provimi rekrutues në Shkollën e Magjistraturës nga ku do dalin 80 gjyqtarë e prokurorë.

Në tre vitet e fundit janë rekrutuar 176 magjistratë gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë gati të zëvendësojnë ata që ikën. Të dhënat hedhin dritë mbi një fakt që tërheq vëmendje: gati gjysma e tyre vijnë nga administrata shtetërore e viteve të fundit.

Punonjës të shtetit, me pozicione në administratën qendrore ose lokale, janë brezi i ri i Reformës në Drejtësi, ata që do zëvendësojnë të “vetinguarit”. Janë ata që kaluan filtrat e rreptë të Shkollës së Magjistraturës. Fillimisht, u rekrutuan nga administrata shtetërore dhe pasi studiuan e punuan njëkohësisht, sot do jenë drejtësia e re.

Shumë magjistratë vijnë nga ministritë. Të tjerë nga institucionet në varësi të ministrive apo kryeministrisë. Institucionet që kanë trajtuar çështjet e pronësisë dhe pushteti vendor mbajnë numrin më të madh. Disa magjistratë janë rekrutuar prej ndërmarrjeve me kapital shtetëror nga pozicione të mirëpaguara.

Lista e magjistratëve gjyqtarë e prokurorë tregon vetëm ku kanë punuar para rekrutimit dhe nuk analizon aftësitë e tyre:

• Albert Spahiu- ASHK

• Agim Korçari- ASHK

• Alisa Spahja- ASHK

• Besmira Arshiaj- ASHK

• Ema Lazaj- ASHK

• Klajdi Terova- ASHK

• Gladiola Bregu- ASHK

• Matilda Peza- ASHK

• Griselda Haxhiaj- ASHK

• Anisa Xake- Ministria e Drejtësisë

• Enea Babameto- Ministria e Drejtësisë

• Ornela Ferhati- Ministria e Drejtësisë

• Mirjon Brahimllari- Ministria e Drejtësisë

• Edona Vajushi- Ministria e Drejtësisë

• Dejvi Çelçima- Ministria e Drejtësisë

• Emirjana Dimo- Ministria e Drejtësisë

• Esmeranda Basho- Ministria e Drejtësisë

• Dajana Ndreja- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

• Alma Veizi- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

• Lumturi Zhupa- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

• Anjeza Kalanxhi- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

• Eni Çulli- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

• Hava Memko- Ministria e Bujqësisë

• Megi Strakosha- Ministria e Bujqësisë

• Nertil Dushku- Ministria e Bujqësisë

• Erolda Tarelli- Ministria e Mbrojtjes

• Leonard Kryeziu- Ministria Mbrojtjes

• Irida Barkaj- Ministria e Financave

• Sonila Qerolla- Ministria e Financave

• Lirim Bulica- Ministria e Arsimit

• Valjona Haxhiraj- Ministria e Mjedisit.

• Edison Tatoshaj- Drejtoria e Tatimeve

• Urim Kalia- Drejtoria e Tatimeve

• Alba Ngresi- Bashkia Tiranë

• Glenda Zeneli- Bashkia Tiranë

• Mexhit Doçi- Bashkia Tiranë

• Dorina Stroka- Bashkia Gjirokastër

• Vasjana Postol- Bashkia Korçë

• Uran Korra- Bashkia Elbasan

• Aida Yzeiraj- Bashkia Fier

• Malvina Pellumbi- Bashkia Kavajë

• Dorina Alushi- Prefektura Durrës

• Lirëza Sinollari- Prefektura Korçë

• Gentiana Shukullari- Këshilli Qarkut Korçë

• Brisida Leka- DPPPP

• Delvijot Llusha- DPPPP

• Olta Cenaj- Fondi Shqiptar i Zhvillimit

• Aurora Alimadhi- Fondi Shqiptar i Zhvillimit

• Mikel Hysometaj- Avokatura e Shtetit

• Besiana Sadikaj- Avokatura e Shtetit

• Albulena Kuliçi- OSHEE

• Megi Muhaj- OSHEE

• Irma Cacaj- Posta Shqiptare

• Eva Hysko- Posta Shqiptare

• Enri Rista- AKEP

• Bevil Beqiraj- DAP

• Eni Naqellari- ADISA

• Olta Hadushaj- Komisioni i Prokurimit Publik

• Anjeza Topçi- Agjencia Kombëtare e Mjedisit

• Kristi Jorgji- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor

• Alfred Gjonpali- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

• Silvana Belishta- Agjensia e Trajtimit të Pronave

• Ermelinda Fejzo- Albpetrol

Shkolla e Magjistraturës menaxhohet nga i njëjti staf pedagogjik dhe drejtues prej shumë vitesh.

Megjithëse sistemi i drejtësisë po reformohet, ata që kanë rekrutuar, trajnuar dhe nxjerrë breza prokurorësh, gjyqtarësh që i largoi vettingu, bashkë me të tjerët që po zëvendësojnë të ikurit, “menaxherët” e Magjistraturës mbeten të njëjtë.

Vangjeli: Një tjetër dosje nga Amerika për Lulzim Bashën

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë një dosje për ish kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vangjeli tha në studion e Abc Live se fati i dosjes për Lulzim Bashën nuk dihet, sepse rasti nuk është bërë publik.

“Ka ardhur një dosje tjetër nga Amerika për pasardhësin e Berishës, Lulzim Bashën. Nuk dihet fati i saj. Nuk mund të them detaje tjera sepse nuk e kam çelësin e sirtarit ku është dosja”, tha Vangjeli./CNA.al/

 

Berisha: Rizgjedhja e Macron, fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën

Ish kryeministri Berisha ka përshendetur rizgjedhjen në postin e Presidentit të Francës të Emanuel Macron.

Në një mesazh në facebook Berisha shkruan se, “kjo ishte nje fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën. Rivalja e tij Marine Le Pen ishte një ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe”.

Postimi i plotë:

Rizgjedhja e Presidentit Makron, një fitore për Francën dhe Europën!

Të dashur miq, në zgjedhjet presidenciale të Francës presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat të dytë.

Kjo ishte një fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën. Rivalja e tij Marine Le Pen ishte një ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.

Ndaj dhe ti urojmë suksese Presidentit Macron në të mirë të Francës dhe Bashkimit Europian. sb

syri.net

Meta uron Macron: Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, do forcohen edhe më shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Presidentin e Francës Emanuel Macron për fitoren pas rizgjedhjes së tij.

“Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Franceze”, shkruan Meta në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Emmanuel Macron,

Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Franceze.

Besoj fort se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit tuaj të ri.

Bashkëpunimi i ngushtë dypalësh edhe shumëpalësh është shumë i rëndësishëm sot, si në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe si vende të NATO-s, veçanërisht në përballjen me sfidat rajonale, europiane dhe globale që të dy vendet tona kanë përpara.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian, shpresoj fort se, rizgjedhja Juaj si President i Francës do të nxisë edhe më fort mbështetjen që ky proces i rëndësishëm gjeostrategjik rajonal dhe europian të përfundojë me sukses dhe në kohën e duhur.

Ristrukturimi i PD, zgjidhen kryetarët e rinj të degëve në Vorë, Belsh, Maliq, Tiranë e Krujë (EMRAT)

Është zgjedhur kryetari i ri i Degës së PD në Belsh. Komisioni i Rithemelimit bën të ditur se fitues është shpallur Flamur Cani me 94% të votave.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.

Në Maliq, kryetar është zgjedhur Nevjon Chevdet Kodrasi, ndërsa në Vorë, fitues është shpallur Përllumb Ibrahim Brusha.

Njoftimet:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Maliq.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Maliq u shpall z. Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Vorë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.

Sakaq, procesi ka përfunduar edhe në degën e 14 në Tiranë ku fitues ka rezultuar Besim Kuka, ndërsa në Krujë demokratët i kanë besuar drejtimin Xhevahir Biljas.

Njoftimet:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë dhe PD Krujë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

– Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

– Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Vasili: Serborusi Rama po shet kufijtë detarë, integriteti i Shqipërisë rrezikohet si më 1913

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama po rrezikon integritetin e Shqipërisë si më 1913. Duke e quajtur atë serborus Vasili thotë se Rama ka nxjerrë në pazar kufijtë detar të vendit siç nxorri më parë kufijtë e Kosovës.

Më tej Petrit Vasili thekson se në çdo tavolinë ku diskutohet interesat e Shqipërisë Rama është kundër vendit të tij.

Statusi i Vasilit
Me nje serborus si Rama integriteti i Shqiperise i rrezikuar si ne 1913! Shqiperia njeh dy serboruse te medhenj ne historine e saj Esat Pashe Toptanin dhe Edi Ramen. I pari shiti kufijte e Shqiperise dhe demtoi ne menyren me te rende atdheun si askush tjeter i mbeshtetur nga Serbia dhd Rusia per te realizuar qellimet e tij.

Sot nje serborus i ri i deklaruar si Edi Rama, avokati me i zjarrte i Vuçiçit dhe Serbise, ka nxjerre ne pazar kufijte detare te vendit sic nxori me pare kufijte e Kosoves. Serborusi Rama si avokat i Vuçiçit shume i ekzaltuar thote:

“Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!” thote Rama.

Eshte vertet mjerane dhe qesharake te shohesh se si Rama shfaqet si nje zgjatim serb dhe ben nje avokati abortive si alibi pro serbe.

Sepse vete Vucic me i sinqerte thote po per kete votim te Serbise:

“Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin” tha Vuçiç për RTS më 7 prill.

Serish Vuçiç me i sinqerte deklarohet kunder sanksioneve ndaj Rusise dhe thote:

“Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të Ukrainës” tha Vuçiç. Ate qe vete Vuçic nuk e pranon del Rama i veteposhteruar dhe ja justifikon neveritshem.

Pra eshte e qarte per te gjithe se me Ramen ne krye te qeverise te gjitha interesat kombetare te Shqiperise jane te rrezikuara si kurre me pare. Ne cdo tavoline ku negociohen interesat e Shqiperise, Rama si kryeministri i saj eshte kunder vendit te tij dhe ne krah te interesave te cdo lloj shovinizmi antishqiptar.

Qendrimi ndaj kufijve detare te Shqiperise dhe vendimet  e qendrimet e fshehta te Rames, duke ju fshehur cdo trasparence dhe instituconeve kushtetuese te vendit eshte nje prove shume e rende se sa te rrezikuara jane interesat e vendit me kete kryeminister.

Po keshtu Ballkani i Hapur serborus eshte nje fakt, qe flet vete dhe ku askush nga aksi euroatlantik nuk e ka mbeshtetur pervec aksit Beograd Moske dhe klounit Rama ne Tirane.

Qendrimi coptues proserb dhe i eger ndaj kufijve te Kosoves eshte prove asgjesuese per antishqiptarizmin e pazarxhiut antikombetar Edi Rama. Sot Shqiperia eshte po aq e rrezikuar si 1913.

Eshte e rrezikuar sepse ne krye te qeverise eshte kryeministri i vetem i deklaruar serborus si asnje kryeminister tjeter ne historine e saj, kryeminister i hapur per çdo pazar ne dem te vendit.

Ndaj qendrimi perballe Rames deri ne largimin e tij eshte nje perballje historike per mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit te nje Shqiperie te rrezikuar si kurre me pare nga nje kryetradhetar i pashembullt. syri.net

Kokalari: Që kur larguam monstrat e Bashës, gratë e PD po shkëlqejnë

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar zgjedhjet për kryetar të degëve në Partinë Demokratike. Kokalari shprehet se mbështet të gjitha gratë që janë përfshirë në këtë garë. Përmes rrjeteve sociale ajo thekson se prej largimit të monstrave të Lulzim Bashës, gratë e PD po shkëlqejnë.

“Di që disa gra fantastike janë në garë për kryetare dege. Ju uroj suksese sot! Që kur larguam monstrat e Bashës, gratë e PD-se po shkëlqejnë.

Por suksese të gjithëve sot, pa përjashtim. Shanset e fitores janë të barabarta për të gjithë ju.”-shkruan Kokalari. syri.net

Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet në 14 degë të PD, ja kush janë kandidatët për kryetarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot më dt. 23 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në disa degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

 

Alfred Lela: Ankimi i Alibeajt/ Gjykata u ndikua, por nuk ndryshon gjë, 6 marsi tregoi se…

Gazetari dhe Drejtori i Politiko.al, Alfred Lela, në një lidhje me Skype për ‘Ora 19:00’ me moderatoren Juli Krisafi në Syri Tv, komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, që pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt, edhe pse nuk ishte palë në proces. 

Sipas tij, Gjykata është ndikuar nga deklaratat që vijnë nga zyrat, duke iu referuar ndërhyrjeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Gjyqësori po përdoret si mjet për luftën politike. Këtë radhë mjetet janë gjyqësori, aparati i sistemit të drejtësisë, ndikimi i tij. Deklaratat e kanë bërë punën e vet për arsyen e zyrës prej nga vijnë, apo zyrave, por edhe për arsye të diskurit shumë të ngarkuar për domosdoshmëri të Reformës në Drejtësi, deri në shenjtëri të Reformës. Kështu që, edhe në mos pastë qenë i drejtpërdrejtë, i tërthortë ka qenë ky vendim, gjë që u duk edhe te vendimi për të marrë në shqyrtim kazusin e Enkelejd Alibeaj, të cilin s’di si ta quaj se ka qenë i ngarkuar më shumë punë në PD“, u shpreh Lela.

Politikisht në PD shumica është Sali Berisha dhe kjo u konfirmua në 6 mars, thotë Lela, duke shtuar se vendimi i Apelit nuk ndryshon gjë.

“Në 6 mars Sali Berisha certifikoi se cila është mazhoranca dhe cila është pakica, ose togjet e mbetura nga fraksioni Basha i dikurshëm. Politikisht është e qartë, por loja e nervave mes kundërshtarëve të qartë politik, me stërkëmbësha, me ndërhyrje, do të vazhdojë. Unë nuk mendoj se ndryshon gjë, ndonjë vendim që është marrë, ndonjë verdikt të dhënë në 6 mars. Kështu që do të mbetet në nivelin e lojës dytësore, që mundohet të ndikojë politikën, por është, sa më takon mua, ekstra politik. 6 marsi e ka vendosur se kë preferon baza“, theksoi ai.

Jozefina Topalli rikthehet në PD, Sali Berisha tregon se kur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike.

Berisha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Topalli do të bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.

Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?

Sali Berisha: Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.
Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim. bw

Biznesmeni i Bashës merr miliona nga inceneratorët

Victoria Invest, një kompani pranë ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, ka përfituar qindra milionë lekë nga bosët e plehrave në vend. Sipas të dhënave zyrtare, kompania që drejtohet nga Fatmir Kuçi është paguar mbi 400 milionë lekë nga koncensonarët e Fierit dhe Elbasanit

SYRI TV

Afera e inceneratorë po provon çdo ditë e më shumë arsyet se përse opozita e Lulzim Bashës është treguar tejet e butë me aferën më të madhe financiare në Shqipëri.

“Victoria Invest”, një kompani shumë pranë ish-kryetarit të Partisë Demokratike, rezulton se ka përfituar qindra miliona lekë nga “biznesmenët e plehrave”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shoqëria në pronësi të Fatmir Kuçit është paguar mbi 400 milionë lekë të vjetra nga shoqëritë koncensionare të landfilleve të Elbasanit dhe Fierit.  Koncensionari i inceneratorit të Elbasanit, “Albtek Energy”, në pronësi zyrtare të Stela Gugalljas, ka faturuar për llogari të “Victoria Invest” shumën totale prej 220 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa koncensionari i landfillit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment”, në pronësi absolute të Klodian Zotos, ka paguar për “Victoria Invest” shumën prej 210 milionë lekë të reja.

Biznesmeni elbasanas, Fatmir Kuçi, konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Lulzim Bashës. Raportimet mediatike të disa kohëve më parë treguan se “Victoria Invest” ka në pronësi mjetin Mercedes, të cilin e përdor publikisht ish-kryetari i Partisë Demokratike.

Më herët, Syri TV raportoi se familja e Agron Kapllanaj, një tjetër personazh i afërt me Lulzim Bashën, kishte përfituar mbi 50 milionë lekë të vjetra nga inceneratori i Fierit.

Partia Demokratike gjatë kohës që drejtohej nga Basha, ngriti një Komision Hetimor Parlamentar për çështjen e koncensioneve të Plehrave. Punimet e komisionit krijuan një kakofoni të madhe publike, duke ngritur dyshimet se ajo ishte e gjitha një farsë politike për të mos zbuluar të vërtetën e skandalit gjigant që ka përfshirë qeverinë e Edi Ramës.

Rama mbush arkën e Rusisë- EurActiv: Janë dyfishuar importet

Importi i grurit nga Rusia drejt Shqipërisë është dyfishuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën, raporton portali i Brukselit, EurActiv.

“Pas pushtimit rus, i cili u pasua nga raportime për mizori dhe krime lufte masive, BE vendosi katër grupe sanksione ndaj vendit dhe po shqyrton paketën e pestë”.

“Megjithatë që nga marsi, Shqipëria ka importuar rreth 10 mijë ton grurë nga Rusia, krahasuar me 5 mijë ton në mars të vitit 2021, një rritje me 100 përqind”.

“Shqipëria ka rritur jo vetëm konsumin e drithit rus, por ka rritur edhe fluksin e parave në arkat ruse.

Në fillim të luftës kishte frikë se mund të kishte mungesë gruri në vend. Përfaqësuesit e industrisë deklaruan se do blinin produktet e kërkuara jashtë Rusisë dhe pjesërisht jashtë Ukrainës. Në vend shpërthyen protesta, me dhjetëra protestues të arrestuar dhe burgosur si pasojë,” shkruan agjencia. syri.net

Berisha: Rama është tmerruar nga opozita e vërtetë, ka panik nga unë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama se mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me opozitën nëse ajo zgjedh të drejtohet nga ish-kryeministri i shpallur non grata nga SHBA.

Sipas Berishës, kjo deklaratë e Ramës tregon se është i frikësuar nga opozita e vërtetë.

“Rama fakton që opozita e vërtetë e ka tmerruar. Unë e thashë edhe në takimin që pata një javë më parë. Ai është tmerruar dhe ka kaluar në mohim. Ai ka frikë dhe panik nga Sali Berisha,” tha Berisha.

Më herët kryeministri Rama, nga foltorja e Kuvendit u shpreh: “Me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur politikisht dhe institucionalisht, biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”. syri.net

Berisha-Ramës: Tmerrove pasagjerët në avion, menduan se je terrorist

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka marrë fjalën në parlament, por e ka nisur me një replikë me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Kjo e fundit duke iu drejtuar Berishës tha se ishte i turpshëm akti që ai bëri. Por Berisha tha se i turpshëm ishte akti i saj që nuk i dha fjalën dhe i dha një paralajmërim.

“I turpshëm ishte akti yt, kërkova fjalën për replikë. Hera e dytë që përdor fyerje, por po vazhdove në këtë mënyre do marrësh përgjigjet më të merituara,” tha Berisha.

Më pas ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama.

“Jam sot këtu për të falënderuar për herë të parë Edi Ramën, i cili i tmerruar, në panik deklaroi se nuk bashkëpunon me mua. E siguroj se është nder i veçantë, por do të vazhdoj betejën time deri kur të marrësh vendin që meriton.

Por jam këtu për të thënë se në një proces mafioz, njësoj si tenderat sekretë që zhvillon në kryeministri, nuk mund të përlyhet opozita dhe të marrë pjesë.

Së treti, ky është kryeministri i vetëm në Europë dhe botë që nxirret forcërisht nga avioni. A e dini se çfarë tmerri panë pasagjerët? Nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit. Kur e panë që nuk kishte hekura në dorë, u tmerruan edhe më shumë, e morën për Abu Al Kasam. Për përfaqësues të një organizate terroriste. Shkoni dhe pyesni po të doni. Ja, ky është kreu juaj,” tha Berisha. syri.net

Rama braktis sallën- Berisha: Do denoncoja skandalin e tij në Gjermani

Lideri historik demokrat, Sali Berisha mbërriti në Kuvend për të replikuar me Edi Ramën që i kishte adresuar disa fyerje.

Por Rama e braktisi Kuvendin, kurse kryetarja e seancës, Lindita Nikolla kërkoi 5 minuta pushim.

Jashtë sallës, Berisha tha se do denonconte skandalin e Ramës në Gjermani.

“Edi Rama ulet aty jo vetëm si kreu i organizatës kriminale të djegësve, por edhe si një njeri që është përzënë nga avioni me dhunë.

Çfarë do i thosha në parlament: nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit. Por ju duhet ta dini dhe shqiptarët duhet ta dinë se në avion policia ndërhyn vetëm në dy rrethana: e para, kur transportohen të burgosur. Pasagjerët e panë që ai nuk kishte hekura në duar. Ata u tmerruan. Këtë do ia thosha në parlament.

Rast tjetër kur ndërhyn në avion është kur ka sinjale se kanë ardhur terroristë. Ata që nuk e njihnin, menduan se kishim të bënim me një Abu Al Kasam dhe ngjalli një frikë të tmerrshme në avion. Këtë do ia thosha unë, dhe do ia them, por ai ia mbathi.

Në vend që të kërkonte ndjesë publike për skandalin në udhëtimin e tij, duke menduar se është në Shqipëri dhe ligji nuk ekziston për të as në Gjermani, përdori një gjuhë të denjë vetëm për të.

Njeriu, në vendin e të cilit janë ekzekutuar njerëz pse nuk kanë mbajtur maska. Dhe janë nxjerrë tanket në rrugë për të tmerruar njerëzit,” tha Berisha. syri.net

Rama fyen Berishën, Nikolla nuk i jep fjalën atij, por Alibeajt

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim skandaloz në Kuvend, duke sulmuar opozitën.

Në fjalën e tij, ai e quajti liderin historik demokrat, Sali Berisha, si një njeri të vdekur.

Por pavarësisht se lëshoi një fyerje kaq të rëndë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e lejoi Berishën të merrte fjalën.

Jo vetëm kaq, por ajo ia dha fjalën Enkelejd Alibeajt.

Një shkelje e tillë flagrante bëri që Berisha të dilte në foltore duke kërkuar të drejtën e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar për mediat jashtë Kuvendit debatin që pati me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se nuk kishte ndërmend të bënte debat me Alibeajn, por dëshironte të fliste për çështje madhore dhe se kishte dëgjuar që emri i tij ishte lakuar disa herë.

“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë, s’ka skandal më të madh”, tha Berisha.

syri.net

Rama lajthit në Kuvend, fyen deputetët dhe ‘cakton’ kreun e opozitës

Rikthimi i Sali Berishës në krye të opozitës shqiptare duket se po shfazon gjithmonë e më shumë Edi Ramën.

Në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend, ai sulmoi me fyerje opozitën, duke thënë që në fillim të seancës se ishte gati t’i shkonte në shtëpi një deputeteje.

Më pas, ai tha se Sali Berisha është i vdekur. Komentet e tij sollën reagime të ashpra nga deputetët e opozitës në sallë.

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar publikisht sot Partinë Demokratike, që nëse Sali Berisha vjen në krye të kësaj force politike, do ndërpresë çdo marrëdhënie.

Do të ishte mirë që dy gjëra të ishin të qarta. Me Saliun ne s’kemi punë. Për ne ai është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe institucionalisht, jo biologjikisht. Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Kjo është e para. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar. Nëse ju merrni vendimin për t’u drejtuar me një të vdekur, ne ndërpresim me PD çdo marrëdhënie”.

“Ju e keni kaluar ylberin. Jeni përtej ylberit, gjëra për ju s’ka. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur është i gjallë dhe bindin popullin që i vdekuri është i gjallë, ata janë për t’u mëshiruar”, tha Rama.

Më tej ai tha se PS është në kalë, kurse opozita e sheh atë nga poshtë kalit.syri.net

Berisha flet jashtë parlamentit: Ja çfarë do t’i thosha Ramës në seancë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas ndërprerjes së seancës.

“Në çdo aspekt më takonte fjala. Siç e vini ju ka një seleksion politik. Por unë dola për diçka tjetër. Edi Rama ulej aty jo vetëm si kreu i organizatës kriminale, të djegësve, por edhe si njëri që është përzënë nga avioni me dhunë. Tani dy momente dua të theksoj, çfarë do i thoja në parlament. Nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit. Ju duhet ta dini se në avion policia ndërhyn strikt vetëm në dy rrethana: rrethana e parë kur transportohen të burgosur dhe njëra polici ia dorëzon policisë tjetër. pasagjerët e panë që 2 metroshi nuk kishte hekura në duar, nuk ishte i burgosur. Ata u tmerruan dhe unë këtë do t’ia thosha në parlament sepse në rast tjetër kur policia ndërhyn në avion, kur ka sinjale se kanë ardhur terroristë. Atë e besuan të gjithë ata që nuk e njihnin se është kryeministri i Shqipërisë. Ngjalli një frikë të tmerrshme në avion, te pasagjerët. këto do t’i thosha unë Edi Ramës dhe do t’ia them tani, por ia mbathi. në vend se të kërkonte ndjesë publike për superskandalin që bëri në udhëtimin e tij, duke menduar se është në Shqipëri dhe se ligji nuk ekziston për të as në Gjermani përdori një gjuhë të denjë vetëm për atë”.

‘Presidenti i ri’- Berisha: Opozita të mos legjitimojë një proces mafioz

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbajti një deklaratë për mediat pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ai tha se opozita nuk duhet të legjitimojë një proces mafioz për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund e s’do e e njohë kurrë PD një praktikë të tillë,” tha Berisha, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

“Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Rama për procesin e zgjedhjes së presidentit, praktikë që diskrediton institucionin e Presidencës e vetë zgjedhjen e Presidentit, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze cdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër vec të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon.

Personalisht denoncoj këtë farsë të shëmtuar të zgjedhjes së presidentit të Republikës. Kur ajo zhvillohet me zarfe sekret brenda grupit parlamentar, si mund të jetë ajo me opozitën? Në radhë të parë përcaktohen rregullat që duhet të kenë ligjin e parë transparencën. Më thoni, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar? Ai që don Edi Rama u propozua. Ai do të zgjedhë emrin që do. Prandaj u bë sekret. Thirret edhe shoqëria civile, i thonë mos shqipto emra, por dërgo email. Kjo i shërben një narkoshteti. Opozita nuk ka lidhje me këtë proces. Nuk mund të legjitimojë opozita këtë proces,” tha Berisha.

“Unë nuk e njoh Alibeajn. Unë i quaj të paqena vendimet për përjashtimet e deputetëve. Nuk mund të pranoj vendimet e paqena,” theksoi ai.

Sa i përket një propozimi nga Komisioni i Rithemelimit, Berisha tha se: Ka idera, por sa është racionale. Mund të propozosh po të kesh vota, por kur nuk ke vota tallesh me veten tënde. syri.net

Kryemadhi: Numëruesit shitën me urdhër të Bashës tri mandate të LSI-së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën fajtor Lulzim Bashën për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se numëruesit e Lulzim Bashës kanë shitur tri mandate deputeti të LSI-së.

Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga Lulzim Basha.

“Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet atje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e Bashës dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas një ore me urdhër nga Basha është grisur dhe çuditërisht, kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë.”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi nxjerr vendimin e Gjykatës së Lartë: Nën akuzë 4 ministra dhe Engjëll Agaçi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi citon një vendim të Gjykatës së Lartë, i cili sipas saj fajëson për aferën e inceneratorëve 4 ministra të qeverisë ‘Rama’.

Ligji 9000 i vitit 2003, neni 9, tha Kryemadhi në ‘Opinion’, ve para përgjegjësisë edhe Engjëll Agaçin, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë bën me dije se të paktën katër ministra kanë pasur dijeni se po miratonin një financim për një procedurë të parregullt.

Këtu Gjykata e Lartë vetëm emrin nuk i ka shkruajtur Sekretarit të Përgjithshëm, Engjell Agaçi. Ku është vendimi i famshëm ku kanë marrë një VKM, që është VKM për një kontratë që rrjedh nga një procedurë e paligjshme.

Pra është ligji 9000 viti 2003 neni 9. Këtu Gjykata e Lartë vetem emrin nuk i ka shkruar Sekretarit të Përgjithshëm, Engjell Agaçi.

Është përgjegjës për hartimin e vendimeve të qeverisë edhe për t’i futur në mbledhje qeveria dhe për t’i kthyer mbrapsht. Këtu këta përmendin qeverinë ministrat, Niko Peleshin dhe automatikisht akuzojnë Engjell Agaçin“. syri.net

FMN: Çmimet në Shqipëri do të jenë më të lartat e 20 viteve të fundit

Çmimet në vend do të jenë të larta jo vetëm këtë vit, por ato të vijojnë të jenë më të lartat në dy dekada të paktën deri në vitin 2027.

Parashikimi është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar së fundmi.

FMN vlerëson se inflacioni mesatar në Shqipëri, në vitin 2022 do të jetë 5.5%, nga 2% që ishte mesatarja e vitit të kaluar. Çmimet pritet të jenë të larta edhe në vitin 2023, me normën e inflacionit që vlerësohet të jetë në 3.7%. Deri në 2027-n inflacioni pritet të qëndrojë në rreth 3%, në objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Këto janë nivelet më të larta që nga viti 2004, kur FMN raporton të dhënat. Për periudhën 2004-2013, inflacioni mesatar është luhatur në 2.7%, ndërsa nga viti 2014 deri në 2021 është luhatur midis 1.3-2%.

Në raportin e titulluar “Lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike”, FMN vlerëson se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej.

Raporti thekson se efektet ekonomike të luftës po përhapen gjerësisht – si valët sizmike që burojnë nga epiqendra e një tërmeti – kryesisht përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe lidhjeve financiare. Për shkak se Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve, dhe, së bashku me Ukrainën, të grurit dhe misrit, rënia aktuale dhe e pritshme e ofertës së këtyre mallrave tashmë i ka rritur ndjeshëm çmimet e tyre.

Edhe para luftës, inflacioni ishte rritur në shumë ekonomi për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave dhe çekuilibrit të kërkesë-ofertës të shkaktuar nga pandemia. Disa tregje në zhvillim dhe banka qendrore të ekonomive të zhvilluara, si Rezerva Federale e SHBA-së dhe ato në Amerikën Latine, tashmë ishin nën presion para luftës, duke përshpejtuar shtrëngimin e politikës së tyre monetare.

Mungesa e furnizimit të lidhura me luftën do t’i përforcojë shumë këto presione, veçanërisht nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë, metaleve dhe ushqimit.

Megjithëse pengesat pritet të lehtësohen përfundimisht pasi prodhimi do të nxitet në vende të tjera në përgjigje të çmimeve më të larta, duke shtuar njëkohësisht dhe kapacitetet, mungesat e furnizimit në disa sektorë pritet të zgjasin deri në vitin 2023. Si rezultat, FMN parashikon që inflacioni të mbetet i lartë për shumë më gjatë, si në tregjet e avancuara ashtu edhe në ato në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

FMN parashikon që rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë. “Në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve mund të shtojë ndjeshëm rrezikun e trazirave sociale”, thuhet në raport.

Në raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.

Inflacioni në vend kërceu në 5.7% në mars

Në mars inflacioni në vend arriti në 5.7%, më i larti në dy dekada (shënim i Monitor). INSTAT raportoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë.

Kjo e fundit, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak ditë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1%, nga niveli minimal historik prej 0.5% që ishte deri tani.

Rritja e ndjeshme e çmimeve pritet të përkeqësoje dukshëm situatën financiare të familjeve shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre deklaruar si asnjëherë tjetër se presin një përkeqësim të situatës financiare të familjeve të tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm./MONITOR

Berisha: ‘Bitcoin’ dhe serat e kanabisit po gllabërojnë energjinë, lidhen direkt me qeverinë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertët për krizën energjetike, se dy faktorë po gllabërojnë energjinë në mënyrë të paligjshme: minierat e monedhave virtuale dhe serat e kanabisit.

Berisha tha se të dyja kanë lidhje direkte me qeverinë.

“Dy faktorë që po gllabërojnë sasi kolosale energjetike lidhen direkt me këtë qeveri, me eksponentët e saj.

Këta dy faktorë janë, impiantet e bitcoin të vendosura pranë hidrocentraleve, gllabërues të papërmbajtur, kuçedra të vërteta të energjisë elektrike. U zbuluan dy në Shijak, ato janë miniaturë me ato që ndodhen pranë hidrocentraleve. Ata janë të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk merr përsipër të shndërrojë Shqipërinë në minierë të bitcoin përveç qeverisë.

E dyta, serat e kanabisit, që janë të kontrolluara të gjitha nga qeveria dhe policia. Harroje se ngre kush serë kanabisi pas garanci të qeverisë.

Pra janë këta dy faktorë që grabisin energjinë pa fatura dhe që faturën e tyre e paguajnë më të varfrit e Shqipërisë. Faturën e tyre e paguajnë konsumatorët, pensionistët, ata që nuk kanë.

Nuk jam kundër bitcoin, por duhet të jetë gjithçka legale. Do të prodhosh bitcoin, shko dhe regjistrohu. Të gjitha fijet e bitcoin të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse pyet ata që merren me këtë, ata të tregojnë me gisht nivelin më të lartë të qeverisë,” tha Berisha. syri.net

Berisha: Vuçiç pengoi ndërtimin e ‘trurit’ komandues Shqipëri- Kosovë, do kursenim 20% të energjisë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha mbajti një fjalim në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertë për krizën energjetike në vend.

Në fillim, Berisha tha se kjo nuk është një krizë e ardhur nga lufta, por nga vjedhja dhe babëzia qeveritare.

Më tej ai denoncoi skandalin e mungesës së gazifikimit në vend, duke shtuar se sërish kjo çështje është penguar për shkak të aferave korruptive.

Kryefjala e Berishës ishte mungesa e diversifikimit të burimeve energjetike në vend, edhe pse potenciali është i jashtëzakonshëm.

“Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në botë. Karaburuni është një nga platformat e erës më të fuqishme, po ashtu edhe gryka e Tepelenës, rrafshnalta e Pukës. Ka me dhjetëra zona që janë studiuar, por patën një tërheqje pasi u tërhoq BE nga subvencionimi i energjisë gri. Por më vonë u bënë sërish aktuale. Ka parqe gjigante erërash. Këto projekte janë studiuar vite e vite nga kompanitë”, tha Berisha.

Ai e quajti një krim mjedisor projektin për hidrocentralin e Skavicës.

“Diversifikimi i energjisë për ne do mbetet përparësi absolute. Çmimi do rikthehet në ato nivele, me të cilin nuk ka të humbur. Shqipëria do jetë një vend shumë atraktiv për bizneset e huaja edhe për çmimet e energjisë,” tha Berisha.

Në fund ish-kryeministri denoncoi një tjetër skandal të kësaj qeverisje.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende, që në rast se vendosin sistemin unik të komandimit të sistemeve energjetike, në rast se ndërtojnë trurin dixhital të komandimit të sistemeve energjetike, respektivisht kursejnë nga 20 përqind të energjisë. Në funksion të kësaj u ndërtua linja e energjisë Tiranë-Prishtinë. E bllokoi Vuçiçi për vite të tëra, derisa Angela Merkel i tha se do të shkëpusim nga sistemi evropian i transmetimit.

Kjo qeveri loz me falsitetin dhe fasadën. Nëse vendosim një ‘tru’ komandues që drejton portat e digave dhe furrat e TEC-eve në Kosovë, secili vend kursen të paktën 20 përqind të energjisë. Këta kanë ngelur te ‘abetarja’. Firmosën një marrëveshje për ‘abetaren’ të vënë në jetë në vitin 2011. Pra falsitet, falsitet dhe mashtrime,” tha Berisha.

syri.net

Berisha: Sipërmarrjet energjetike kanë falimentuar! Çmimet i rriti vjedhja, jo lufta në Ukrainë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ishte i pranishëm në një tryezë të organizuar për çështjen e krizës së rëndë energjetike.

Berisha tha se Shqipëria e ka potencialin për të mos e ndjerë shumë krizën në Ukrainë. Por ai shtoi se çmimet janë rritur nga vjedhja dhe babëzia qeveritare.

“Tani ky problem, në hijen e agresionit rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka tre ose katërfishuar çmimin e energjisë për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin e energjisë edhe për konsumatorët.

Shqipëria është vendi i vetëm që takson naftën mbi 1 euro dhe ka një prej çmimeve më të larta në Europë edhe pse prodhon 1 milion ton. Sigurisht Shqipëria nuk është një ishull, është pjesë e kontinentit. Me gjithë këtë, në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër, ndikimin mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën.

Kjo mbasi energjia e saj në masën 96 deri 98 përqind është tërësisht ujore. Jo vetëm është ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit.

Së treti, prodhimi i energjisë në Shqipëri, gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, është rreth 9.8 miliardë kilovat/orë. Pra, duke pasur parasysh këto faktorë, dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton lehtësisht se shkaku më themelor i krizës energjetike në Shqipëri nuk është moti, nuk është lufta, por është absolutisht plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje.

Nuk besoj të ketë një vend tjetër që zbraz digat dhe shet energji me 42 euro në të njëjtën ditë kur në bursë ajo është 130 euro. Apo blen energji me 300 euro, në një kohë kur në bursë atë ditë është 150 euro. Pra kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara tërësisht nga keqmenaxhimi dhe vjedhja.

Ai që shiti energji me 42 euro, ka ndarë para me blerësin. Sepse ky i fundit e ka shitur diku me çmimin e bursës. Pra kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të këtyre sipërmarrjeve publike, që de facto janë të falimentuara, pasi borxhi i tyre i ka kaluar 1 miliard euro.

Por çfarë qëndron tjetër në themel të kësaj krize? Në themel të saj qëndron qëndrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie, e cila në 9 vite, nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie, përveç burimeve ujore të kontraktuara më parë. Në një kohë kur potencialet ishin të jashtëzakonshme. Në një kohë kur kjo qeveri trashëgoi kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentraleve në mbarë vendin. Përparësia e saj absolute duhej të ishte diversifikimi i burimeve të energjisë elektrike. Rrallë të ketë një vend me potencial të tillë për diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike,” tha Berisha. syri.net

SPAK: E dashura e Moisi Habilajt tha se ministri Tahiri e ndihmoi disa herë

Prokuroria e Posaçme kërkon rigjykimin e Saimir Tahirit dhe dënimin e tij në Gjykatën e Apelit për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal të vëllezërve Moisi e Artan Habilaj. Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi theksojnë në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, se Apeli ka interpretuar gabim ligjin dhe provat në vendimin e dhënë më 4 shkurt të këtij viti duke e dënuar Saimir Tahirin me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”, në një kohë që akuza kishte kërkuar 12 vjet heqje lirie.

Sipas prokurorëve, është provuar se Saimir Tahiri ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me kushërinjtë e tij Artan e Moisi Habilaj gjatë kohës që ata kanë trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Si shembull prokurorët paraqesin faktin se Artan e Moisi Habilaj kanë kryer shërbime ndaj Saimir Tahirit dhe familjes së tij në rastin e udhëtimeve në Greqi në gusht 2014 dhe riparimin e mjetit lundrues të përdorur “Auras”, në shtator 2014.

Në këtë rast sipas prokurorisë është angazhuar vetë Moisi Habilaj.

Një tjetër fakt sipas akuzës është përdorimi nga Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij, i makinës me targa AA 003 GB edhe pasi ajo ishte shitur tek Artan Habilaj, si dhe fakti se për dy vite, mjeti është përdorur dhe leja e qarkullimit nuk ishte rifreskuar. Heqja e emrit të Tahirit nga leja e mjetit është bërë vetëm pas publikimit në media të dëshmisë së Dritan Zaganit.

Prokuroria evidenton numrat e përbashkët telefonikë dhe përgjime që tregojnë komunikimin e vazhdueshëm të familjes së Saimir Tahirit me Moisi Habilajn.

Ky i fundit përmend në përgjime rroba dhe bizhuteri të blera si dhurata për Tahirin dhe familjarët. Prokurorët përmendin edhe dëshminë e shtetasit italian Antonio Riela, i cili ka pohuar se Moisi Habilaj e qetësonte duke i thënë se një person i rëndësishëm në Shqipëri e mbronte dhe e lejonte të eksportonte sasi të mëdha marijuane.

Në rekurs evidentohet edhe dëshmia e të dashurës së Moisi Habilajt, një punonjëse policie, e cila ka thënë se partneri iu kishte thënë se Saimir Tahiri e kishte ndihmuar në disa raste pa i treguar konkretisht pse.

Sipas prokurorisë nga viti 2013 deri në 2015, Moisi Habilaj ka dërguar në Itali ngarkesa të mëdha me kanabis, të siguruara nga mosveprimi i Policisë së Shtetit dhe kryesisht Policisë së Vlorës, që drejtohej nga Jaeld Çela, ku kultivimi i bimës narkotike ishte kthyer në aktivitet krihminal masiv që nuk luftohej.

Në dosje prokuroria përmend faktin se parcelat me kanabis për llogari të Habilajve ose nuk prekeshin, ose policia bënte sikur i asgjesonte dhe bimët e padjegura merreshin pas largimit të forcave të rendit dhe trafikoheshin drejt Italisë.

Sipas akuzës, Saimir Tahiri nuk ka firmosur asnjë kërkesë për përgjimin apo hetimin e grupit Habilaj, ndërkohë që parcelat e tyre me drogë ishin filmuar edhe nga misionet e Guardia di Finanza.


Send this to a friend