VOAL

VOAL

Meta shtrëngon duart me Yuri Kim: Nuk ka asnjë problem mes nesh

Presidenti Ilir Meta, mbajti një fjalim në një konferencë me titull ‘Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan’, ku e ftuar është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Meta shtrëngoi duart me ambasadoren amerikane, përpara se të fliste në konferencë. Për herë të parë zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kanë shtrënguar sot duart.

Meta tha që institucionet duhet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore, i cili në Ballkan është në nivele të larta. Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

“Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuara janë qytetarë nga rajoni ynë. Një sërë masash janë marrë prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal”.

“Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë, por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit dhe prokurorëve, për hetimin me shpejtësi”.

“Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash pasi janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel globa. Mbrojtja e jetës është një mision që na përket të gjithëve. Ashtu siç ka thënë dhe Nënë Tereza: Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”, u shpreh kreu i shtetit.

Në përfundim të forumit për trafikimin e qenieve njerëzore, ku u takua me ambasadoren Yuri Kim, presidenti Ilir Meta u pyet se cili bëri hapin e parë për shtrëngimin e duarve, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit nuk ka asnjë problem mes tyre.

“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve për fat të keq të fëmijëve, të pashoqëruar nga prondërit. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë. Ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar”, tha Meta.

syri.net

Video/ Takimi me Yuri Kim, kush e bëri hapin e parë? Meta: Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim, përveç…

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, me të cilët vitin e kaluar pati tensione. Sot ai u pyet se kush e bëri hapin e parë për përmirësimin e kësaj marrëdhënieve me ambasadoren e SHBA. Meta tha se nuk sheh asnjë problem në këtë drejtim.

“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit të mëtejshëm jo vetëm kundër trafikut të qenieve njerëzore, që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve tanë që largohen dhe për fat të keq dhe të fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit të cilët bien shpesh pre e trafikantëve ndërkombëtarë që është një pasojë e madhe jo vetëm për shoqërinë tonë, sepse jo vetëm shkatërron të rinj, fëmijë, familje të ardhshme, por edhe shteron shumë prej energjive të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë një prioritet për të gjithë ne këtu, për qeverinë, opozitën, parlamentin, e cila duhet të rrisë rolin kontrollues, padyshim në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

Trafikimi është një krim ndërkombëtar, ku trafikantë nga vend të ndryshme organizohen në mënyrë perfektë dhe ata nuk mund të ballafaqohen ndryshe veçse me një bashkëpunim më të fortë ndërmjet organizatave, duke mbështetur shoqërinë civile”, deklaroi Presidenti Meta.

Ndërkohë sa i përket procesit për zgjedhjen e pasuesit të tij, Meta tha se parlamenti duhet të vazhdojë të bëjë punën e tij me përgjegjësi dhe ai vetë me përkushtim deri më 24 korrik.
“Besoj se parlamenti i di detyrimet e tij dhe do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale brenda kohës së duhur këtë detyrim kushtetues. Mos i ul tre vota, me 87, megjithatë nuk është e rëndësishme, besoj se dhe parlamenti do vazhdojë të bëjë punën e tij me përgjegjësi dhe unë me përkushtim deri më 24 korrik”, tha Meta. bw

‘Grupet kriminale 150 mld dollarë fitim’- Presidenti Meta: Duhet fuqi për të goditur trafikun

Presidenti Ilir Meta thotë se lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është një sfidë e madhe në nivel global.

Në fjalën e tij, gjatë miratimit të rezolutës ‘Për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe sigurimit të një mbrojtje efektive për viktimat e trafikimit’, Kreu i Shtetit përmendi shifra marramendëse, që siç tha ai organizatat kriminale fitojnë nga ky fenomen.

Presidenti Meta tha gjithashtu se janë ende 100 mijë persona që trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, ndërsa 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona të rajonit.

‘Unë dua të theksoj se kjo është një betejë shumë e vështirë edhe nga shumë folës te tjerë të shquar më parë, Kemi të bëjmë me një sfidë të madhe në nivel botëror, por edhe në nivel evropian dhe të rajonit tonë.

150 mld dollarë fitim nga trafikimi është një shifër marramendëse që tregon një organizim të jashtëzakonshëm dhe që padyshim nuk mjafton të përballet vetëm me angazhim të sinqertë, me deklarata politike me rezoluta. Në fund të fundit një fuqi kaq e madhe kriminale duhet të përballet me një fuqi edhe më të madhe nga shtetet e mbarë botës, sidomos ato demokratike ku liria është baza e ekzistencës së tyre.

Unë besoj se edhe ne kemi shumë për të bërë. Fakti që vendet e rajonit janë një problem edhe për BE apo Britaninë e Madhe, fakti që jemi duke dalë nga kufizimet e pandemisë, që do të thotë rreziku i rritjes së viktimave është edhe i madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje energjike dhe të vendosur nga çdo vend, por edhe nga të gjitha vendet së bashku.

Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona dhe nuk është pak, po të kemi parasysh që do të bëhemi anëtarë të BE.

Është për të ardhur keq, nuk kemi adresuar ende shumë cështje që kanë të bëjnë me rrënjët sociale dhe ekonomike’, tha nder te tjera Kreu i Shtetit.

Kreu i Shtetit i beri thirrje Parlamentit qe te beje me shume ne kete drejtim: ‘Parlamenti duhet të bëjë një punë më të madhe për të adresuar këto çështje, për të rritur kontrollin, të shikojë sa fonde alokohen për këtë qëllim, për të parë si funksionin drejtësia në këto raste’

syri.net

Shqipëria në shtetrrethim- Kuvendi njofton anulimin e seancës plenare

Seanca plenare, e parashikuar për ditën e nesërme, nuk do të zhvillohet.

Me anë të një njoftimi për mediat, Kuvendi njofton se punimet e parashikuara për nesër do të zhvillohen në një datë tjetër.

“Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.

Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Kuvendit nuk jep sqarim për arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme.

Shqipëria është në shtetrrethim për shkak të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës.

syri.net

Dhuna mbi median- Policia i merr aparatin reporterit, nuk e lë të filmojë

Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit Edi Rama, policia shqiptare nuk e ndal dhunën mbi median.

Një incident i shënua edhe mbrëmjen e shkuar, teksa kryeqyteti i përfshi nga një valë dhune në prag të ndeshjes mes Romës dhe Feynoord-it.

Policia nuk e lejoi fotografin e agjencisë së njohur LSA që të filmonte teksa po ndalonte tifozët holandezë.

Përfaqësuesi i LSA, Genti Shkullaku tha se policia reagoi në mënyrë të dhunshme duke mos lejuar fotografimin.

Fotografit të LSA-së iu mor edhe aparati.

Policia ia ktheu më vonë aparatin duke e detyruar të fshijë fotot.

syri.net

Nga Alibeaj te Xhaferaj: Ja 19 deputetët që nuk votuan kundër marrëveshjes për Butrintin

Kuvendi miratoi mbrëmë projekt-ligjin për marrëveshjen mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, lidhur ndërmjet ministrisë së kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Pas një seance të gjatë me debate të ndezura nga të gjithë palët, ligji i qeverisë u miratua me 75 vota pro dhe mori 18 vota kundër.

Por ajo që ra në sy ishte numri shumë i ulët i votave kundër këtij projekti, të kritikuar nga PD si korruptim.

Bie në sy se deputetët e asaj pjese të akuzuar nga kryetari demokrat, Sali Berisha si të marrë peng nga Edi Rama, ishin në sallë por nuk votuan kundër.

SYRI sjell listën e tyre, e cila nis me emra si Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu e përfundon me Ferdinand Xhaferrajn.

19 deputetët e peng-opozitës që ishin prezent dhe nuk votuan kundër ‘Butrintit’!

1- Agalliu, Arbi

2- Alibeaj, Enkelejd

3- Bakiu, Merita

4- Bardhi, Gazmend

5- Dhori, Ilda

6- Gështenja, Lefter

7- Gjergji, Zheni

8- Hoxha, Flamur

9- Koreshi, Sajmir

10- Metaliaj, Lindita

11- Mziu, Xhelal

12- Nallbati, Bledjon

13- Pampuri, Orjola

14- Piroli, Kastriot

15- Sula, Dashnor

16- Tabaku, Jorida

17- Tyli Çupi, Dhurata

18- Ulliri, Andia

19- Xhaferaj, Ferdinand

Majko “del nga rreshti” dhe kritikon qeverinë për “Butrintin”: Çfarë ka ndodhur që…?

Deputeti i PS, Pandeli Majko, ka kërkuar një përgjigje të detajuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lidhur me projektin e Butrintit.

Majko shprehet se në  planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët është bërë mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa sipas tij qeveria si bazë legale të marrëveshjes ka marrë vendimin e KM të miratuar në 2022.

“Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e KM të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë.

E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave…

Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VK që ka kaluar para dy muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit6, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VK numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…

Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VK së 2002, duke krijuar edhe një VK tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë.

Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko. bw

Duma: Ringritja nis me Berishën! Duhet njohur vullneti i demokratëve

Deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar zgjedhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së.

Në një prononcim para mediave, Duma theksoi se ajo tha se e vlerëson kontributin e kreut të ri të PD dhe tha se duhet respektuar vullneti i demokratëve.

Sipas Dumës, ringritja do të fillojë edhe me Berishën, megjithatë sipas saj, duhet zgjidhur ende problemet e brendshme brenda partisë.

Duma: Nuk kërkoj asnjë post nga PD. Kam thënë që nëse PD do të konsiderohet nga Berisha si krijesë, mendoj që duhet lënë e lirë për t’u zmadhuar. Që mund të bënte zgjedhje më të mira se sa kaq, po mendoj se po. Ai mund të bënte zgjedhje të mira, unë jam një nga X faktorët që e them si këshillë. Pesha që i drejtohet ai demokratëve është më e madhe se të tjerëve. Që duhet njohur vullneti i demokratëve, duhet njohur.

Këtu kemi qenë përpara se të jepte dorëheqjen Basha. Kam thënë që ringritja do të fillojë edhe me Berishën. Janë pjesë të dyja palët. Patjetër që Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë, e sigurisht që ne këtë duhet ta zgjidhim. syri.net

Butrinti- Protestuesit i kërkojnë mbështetje: Mos lejoni të kalojë ligji. Berisha: Mbrojtja e tij, imperativ për çdo shqiptar

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në parlament dhe është takuar me protestuesit jashtë seancës, të cilët po protestojnë kundër ligjit për Butrintin. Berisha iu ka premtuar mbështetje teksa theksoi se Edi Rama nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave.

“Mbrojtja e Butrintit imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave, ajo është pronë e shqiptarëve”, tha Berisha.

“Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt”, tha Berisha.

 

Ambientalisti Sazan Guri i kërkoi mbështetje Berishës për të mos e lejuar ligjin të kalojë.
“Duke pasur ikonat e arkeologjisë me vete, si zoti Apollon Bace duam që të kapet sot mikrofoni të mos kalojë ligji”, tha Guri.

Berisha nga ana e tij, premtoi se do të përdorë zërin e tij kundër këtij projekti.

“Unë e ndjek me vëmendje dhe do përdor zërin tim kundër këtij projekti korruptiv në Shqipëri dhe Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”, tha Berisha. bw

Humbi zgjedhjet përballë Sali Berishës, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi

Pasi humbi zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ardhur reagimi i parë dhe nga Ibsen Elezi.

Teksa falenderon të gjithë ata që e inkurajuan në këtë garë, Elezi ka dhe një mesazh për ata që e presin ndryshimin nga kafja. Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.

Postimi i Elezit:

Falenderim !

Së pari për ata që më inkurajuan dhe votuan, shumicën pa i takuar dhe as njohur.

Së dyti për atë pjesë të medias, gazetarët dhe opinionistët që më inkurajuan.

Së treti për stafin tim modest prej 4-personash, që përballoi këto 10 ditë fushate të ngarkuar, dhe gjithë vëzhguesit që ndoqën procesin e votimit.

Kujtesë!

Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndenjur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.

Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt, dhe, apo ata që presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo më të ardhmes së ketij vendi.

Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë.

syri.net

Protestë para Kuvendit: Butrintin po ia bëjnë sot dhuratë ministrit grek

Një protestë po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër dhënies me ligj nën administrim të Parkut Kombëtar të Butrintit, një fondacioni privat për menaxhimin e tij.

Protestuesit janë intelektualë të shquar të fushave të ndryshme, të arkeologjisë, historisë, mjedisit.

Edhe avokati Zaçe Islami ishte një ndër ta. Ai deklaroi para mediave se çfarë fshihet pas miratimit të kësaj marrëveshjeje për Butrintin pikërisht në ditën kur në Shqipëri po zhvillon një vizitë, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

“Sot ka ardhur Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe nuk është rastësi që do të mblidhet parlamenti për ta miratuar ligjin, për ta kthyer Butrintin në pronë të dikujt që nuk është as historian, as shqiptar, as ka interesa në Shqipëri. Pra, është dhuratë që ky parlament i shitur, ia bën Ministrit të Jashtëm grek, nuk është rastësi.

Kush është shqiptar dhe do vendin e tij, duhet të jetë këtu dhe ta bllokojmë këtë ligj me çdo mjet deri në kryengritje të armatosur. Ne Butrintin nuk e lëshojmë, Butrinti është shqiptar, jo grek. Ai amerikani (kreu i fondacionit ) nuk është vetëm, e ka dërguar tjetërkush, janë plane të vjetra. Por Butrinti është dhe mbetet shqiptar.” syri.net

Vizita e Dendias- PDIU: Të diskutohet Ligji i Luftës dhe Çështja Çame

Ditën e sotme, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Tiranën, duke zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë, duke nisur me kryepeshkopin Anastas Janullatos, dhe më pas edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe homologen e tij Olta Xhaçka.

Sakaq, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU në një deklaratë për mediat i bëjnë apel qeverisë që me ministrin Dendias të diskutohet ndër të tjera për heqjen e Ligjit të Luftës, dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Deklarata e plotë:

Qeveria të diskutojë me Dendias heqjen e Ligjit të Luftës dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë është një rast i mirë dhe i përsëritur, që qeveria shqiptare të diskutojë dhe të fusë në rrugën e zgjidhjes, çështje që prej kohësh kanë mbetur pa zgjidhje.

Shoqata Patriotike “Çamëria” i bën thirrje qeverisë shqiptare, që pa komplekse, me reciprocitet dhe me argument të kërkojë:

1. Heqjen e “Ligjit të Luftës” që Greqia mban në fuqi me Shqipërinë që nga viti 1940, pra që nga Lufta e Dytë Botërore dhe akteve nënligjore që do t’i hapnin rrugë, problematikave pronësore për shtetasit shqiptarë të Çamërisë dhe më gjerë.

Nisur edhe nga situata gjeopolitike e krijuar në rajon, agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, kjo çështje nuk duhet të zvarritet më.
U bënë 7 vjet që në çdo takim apo bisedime, pala greke premton që do ta heqë “Ligjin e Luftës”. Tani është koha që ky apendiks që nga Lufta e Dytë Botërore të hiqet.

2. Trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame, që buron si detyrim nga ligji 7839, datë 30.06.1994 “Për shpalljen e datës 27 qershor si Dita e Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë, datë 08.04.2004, “ Për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe heqjen e “Ligjit të luftës”.

Trajtimi i Çështjes Çame nga pikëpamja historike, juridike, pronësore dhe e të drejtave të njeriut është detyrim për qeverinë shqiptare, që buron nga vendime detyruese të Parlamentit të Shqipërisë, referuar Ligjit dhe Rezolutës.

Nisur dhe nga situata në rajon dhe në frymen e dialogut, çështje si ajo e shelfit kontinental dhe zonave ekskluzive ekonomike; Njohja e Kosovës nga Greqia; Marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi; Trajtimi i tyre me reciprocitet do të ishin një kontribut i çmuar dhe direkt për marrëdhënie të mira e fqinjësore me Greqinë.

Ne mirëpresim dhe jemi të vëmendshëm ndaj dialogut për këto çështjeve të rëndësishme që do të kapërcenin ngërçin e çështjeve historike duke hapur një kapitull të ri midis dy vendeve. syri.net

‘Duan të kalojnë pabesisht ligjin’- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit thërret protestë urgjente

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka thirrur një protestë para Parlamentit pasi mazhoranca ka përcaktuar në rend dite të kalojë ligjin për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Thirrjen e ka bërë njëri prej nismëtarëve Aulon Kalaja, i cili thotë se ‘nesër, e henë, ora 09:30, mblidhemi para Parlamentit, sepse duan të kalojnë pabesisht ligjin për Butrintin. Nëse mundeni takohemi atje me kolegë të tjerë si Apollon Baçe, Neritan Ceka, Edmond Budina, Andi Tepelena, Aulon Kalaja, etj.’. syri.net

VIDEO- ‘U krye’ – Fjalët e para të Sali Berishës si kryetar i PD: Kjo, mrekulli e vërtetë shqiptare!

Sali Berisha ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. 

Mrekulli shqiptare e quajti Berisha votën e lirë të demokratëve që u demonstrua sot nga 43 mijë e 680 anëtarë të PD në të gjithë vendin.

“U krye! U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin të 21”, ishin fjalët e para të Berishës.

Kreu i PD shprehu mirënjohje për demokratët që në këto muaj rikthyen vlerat e lirisë, duke bërë historinë në vend, ndërsa solli në vëmendje mesazhet e James Baker në Tiranë 31 vitë më parë.

Duke deklaruar se Shqipëria është nënshtruar nga një regjim, Sali Berisha nuk ka kohë për të humbur dhe jo pa qëllim u shpreh se demokratët janë në mision për të ndryshuar larguar qeverinë ‘Rama’ dhe transformuar vendin.

Nuk kam ndonjë fjalim të gjatë sot, por kam një përulje të madhe, dhe një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarëve si mrekullia e vërtetë e shekullit të 21-të. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Baker, do t’u thoshte shqiptarëve se ju do jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Dëshmitar i pengesave të jashtëzakonshme, por anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të idealeve më të larta, më fisnike, njerëz të lirë, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm.

Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre. Kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata anëtarë që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e Partisë Demokratike. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju, ne do t’ia dalim, ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza, që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohin PD t’i njohë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton”, u shpreh Berisha.   syri.net

Zgjedhjet për kreun e PD, 31950 votues deri në orën 15:00

Partia Demokratike ka bërë të ditur shifrat e votuesve deri në orën 15:00.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për 31950 votues.

Njoftimi nga PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkëngjitur.

Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.

Kreu i ri i PD, deri në orën 13:00 votuan 24165 anëtarë

Partia Demokratike ka bërë publike shifrat e reja të votimeve në të gjithë Shqipërinë.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 24165 anëtarë.

Për kreun e ri të PD-së konkurrojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Njoftimi i PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 13.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkëngjitur.

Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.

Presidenti- Raundi i dytë drejt dështimit, Rama me emrin në ‘mëngë’

Raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit pritet të ketë fatin e të parit, pasi deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur.

Afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave për kreun e shtetit është ora 16:00 e kësaj të diele dhe të drejtën e propozimit, PS ia la opozitës.

Deputeti i PD-së, Enkelej Alibeaj u tërhoq nga propozimi i emrave, pasi PS-ja ia bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës dhe se e djathta duhet t’i gjente vetë 20 deputetët firmëtarë.

Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit, atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit. Kështu ka thënë nga Fieri, kryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh kreu i grupit negociator me opozitën për procesin e zgjedhjes së Presidenti Taulant Balla.

“Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, u shpreh Balla.

Të hënën pasdite pritet të mbahet seanca plenare ku do të cilësohet si i ezauruar raundi  dytë dhe sipas procedurave të parashikuara Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë mbajtjen e raundit të tretë, i cili është i fundit që kërkon 84 vota për zgjedhjen e presidentit. syri.net

Zgjedhjet për kryetar të PD, Vokshi: Kanë votuar 14 mijë anëtarë deri në 11.00, por ja pse nuk e kemi numrin e plotë të anëtarësisë

Pas katër orësh nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Vokshi ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar në 108 qendra votimi për kreun e ri të PD-së 14012 anëtarë.

 

“Janë hapur në orën 08:00, 108 qendra në të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin. Procesi është hapur normalisht, po vijon normalisht. Duket një interes shumë i madh i demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit, por fakti që kemi më shumë qendra se sa qendrat në të cilat është votuar në zgjedhjet për kryetar partie e ka bërë më të menaxhueshëm dhe pavarësisht se ka një interes të lartë është bërë një menaxhim i mirë i fluksit të demokratëve në qendrat e votimit. Do doja që të informoja publikun për pjesëmarrjen e votuesve:

Shkodër 1287
Lezhë 830
Kukës 1081
Dibër 650
Durrës 1005
Tiranë 3694
Elbasan 1190
Berat 460
Korçë 1200
Fier 1520
Vlorë 570
14012 anëtarë të PD-së që kanë votuar deri në orën 11:00”, tha Vokshi.

Votimi Deri Ne 11

Lidhur me numrin e plotë të anëtarësisë, Vokshi shpjegoi se është një punë në progres si dhe listat që janë përdorur.
“Është në fakt një punë në progres. Ne ju kemi bërë me dije si komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale që lista me të cilën është punuar gjatë votimeve të fundit është e vetmja listë e plotë e gjetur në PD, e 2019 dhe kemi pranuar se është një listë fiktive. Pra, askush nuk e di se sa është numri real i anëtarësisë së PD-së pasi listat kanë qenë tepër të fryra. Pas votimeve të referendumit siç dhe ju kemi bërë me dije ka pasur shumë demokratë të cilët kanë votuar me kartat e tyre të anëtarësisë në PD, kartat që nga 1990 dhe ndër vite. Gjë e cila ka vijuar dhe për primaret. Pavarësisht se kemi shtuar anëtarësinë që ka votuar për referendumin, edhe në primare, por edhe në votimet për kryetar të PD-së janë paraqitur pranë qendrave të votimit anëtarë të PD-së të cilët kanë votuar me karta.
Kjo do të ndodhë, jam e sigurt edhe sot. Pra, sot ne kemi vënë në dispozicion listën e 2019 me të gjitha shtesat gjatë votimeve të fundit, domethënë në muajt e fundit. Do t’ju japim raportin final në fund të këtij procesi, bashkë me shtesat e fundit”, deklaroi Vokshi.

Ajo kujtoi se gjatë votimeve të fundit që janë zhvilluar në PD, duke nisur nga referendumi, ku kanë marrë pjesë rreth 43 mijë anëtarë të PD-së, pa primaret sepse ishin vetëm në 6 degë, por në zgjedhjet për kryetar të degëve, me parimin një anëtar, një votë, pa dy degë janë 39512 anëtarë.

“Këtu ka varijuar 40-43 mijë anëtarë të PD-së që kanë votuar në zgjedhjet e fundit në PD. Sigurisht ne do t’ju informojmë për çdo gjë, për çdo shifër, nëse do ketë problematika ditën e sotme.
Komisioni ka qenë në punë deri në orët e para të mëngjesit. Deri pas mesnate kemi pritur kërkesa nga kandidatët. Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani.
Parimi ynë, t’i jepet e drejta çdo demokrati. Arsyeja pse kemi vendosur të përdorim listat e 2019, sepse ishin më të plotat. Nuk kemi dashur të ndodhë ajo që ka ndodhur herët e tjera, nëse kryetarit nuk i pëlqen t’i hiqet emri nga lista. Më mirë kemi preferuar të mbajmë listat e fryra, që kushdo që paraqitet në qendrën e votimit, të ketë të drejtën të votojë.
Z. Elezi, përfaqësuesi i tij që në momentin që është regjistruar si kandidat ka pasur akses të plotë te listat. Në database të partisë ka dhe të dhëna personale, pasi kanë firmosur një deklaratë, kanë pasur akses të plotë”, deklaroi Vokshi.

https://www.youtube.com/watch?v=A9ZZON5y7yI

Ajo tha më tej se votat do të numërohen në çdo qendër votimi. Sipas saj, rezultati do të dalë shumë shpejt.
“Duke qenë se sot është një nga ditët më të rëndësishme jo vetëm për PD-në, por dhe për Shqipërinë, doja të ftoja të gjithë anëtarët të dalin për të votuar”, u shpreh Vokshi.

Ekspozitë mbi aktivitetin e Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri në vitet 1919-1921

“The Spirit of America” exhibit in Albania

Pëllumb Sulo

Në qytetin e Shkodrës u hap të shtunën ekspozita me fotografi “Shpirti i Amerikës”, kushtuar mbështetjes që dhanë vullnetarët e Kryqit të Kuq Amerikan në shërbimin mjekësor shqiptar, strehimin e fëmijëve jetimë, ngritjen e shkollave dhe institucioneve të para humanitare në Shqipërinë e viteve 1919-1921. Kryqi i Kuq Amerikan nxiti dhe mbështeti krijimin në vitin 1921 të Kryqit të Kuq Shqiptar. Pjesa me e madhe e fotove të pasqyruara në ekspozitën “Shpirti i Amerikës” jane realizuar nga vullnetarët e Kryqit të Kuq Amerikan dhe ruhen në arkivin e Kongresit Amerikan.

Ekspozita me fotografi “Shpirti i Amerikës” u hap në qendër të qytetit të Shkodrës si pjesë e veprimtarive kushtuar 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ekspozita është organizuar nga Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, kur 100 vite më parë, me mbështetjen e vullnetarëve të parë të Kryqit të Kuq Amerikan që erdhën në Shqipëri, u ngrit spitali civil i qytetit. Organizatori i ekspozitës, Pjerin Mirdita, thotë se misioni i parë i vullnetarëve të Kryqit të Kuq Amerikan arriti në Shqipëri në vitin 1919, në një periudhë të vështirë për popullsinë shqiptare pas kaosit të Luftës së Parë Botërore.

“Ishte misioni i parë, le të themi i huaj, që vinte në Shqipëri në ato vite pasi gjendja dihej si ishte. Në Shqipërinë e sapo dalë nga Lufta e Parë Botërore, gjendja ishte e mjerueshme, një gjendje faktikisht katastrofike përsa i përket gjendjes shëndetësore, por edhe asaj materiale. Njerëzit kishin probleme me urinë, me veshjet dhe me çdo aspekt të jetës së përditshme. Dhe misioni i Kryqit të Kuq Amerikan dha një ndihmesë të madhe duke sjellë staf të kualifikuar nga Amerika, me mjekë, infermierë dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan shumë shoqërinë shqiptare”.

Fotot e paraqitura në ekspozitën “Shpirti i Amerikës” janë shkrepur nga vetë vullnetarët e Kryqit të Kuq Amerikan dhe reporterët amerikanë që i shoqëronin gjatë udhëtimeve që ato ndërmorrën në shumë qytete, kryesisht në veri të Shqipërisë, ku edhe gjendja ekonomike dhe shëndetësore e banorëve ishte më e rënduar. Fotot dëshmojnë jo vetëm situatën e rëndë mes popullsisë shqiptare, por edhe punën e vullnetarëve amerikanë për ngritjen e dispanserive të para, vizitat mjekësore, shpërndarjen e ndihmave humanitare, ngritjen e shkollave dhe qendrave shëndetësore për fëmijët shqiptar.

Duke parë gjendjen e popullsisë shqiptare dhe nevojën fëmijëve për arsim, Kryqi i Kuq Amerikan mblodhi fonde në SHBA për të ngritur shkolla në zonat e thella të vendit, një prej të cilave ishte edhe shkolla e Thethit, e hapur ne vitin 1920 me mbështetjen e Kryqit të Kuq Amerikan.

“Fotografitë janë të shkrepura nga fotografë të kohës, të cilët raportonin për situatën në Shqipëri dhe ishin pjesë e misionit të Kryqit të Kuq Amerikan. Këto fotografi janë ruajtur për 100 vite në arkivin e bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington. Janë fotografi që dëshmojnë mirë, qartë, se cila ishte situata e Shqipërisë në ato vite”.

Gjendjen e popullsisë shqiptare në veri të Shqipërisë dhe veprimtarinë e vullnetarëve të parë të Kryqit të Kuq Amerikan e ka pasqyruar në librin e saj “Majat e Shalës” reporterja amerikane e këtij misioni, Rouz Lein.

Gara Berisha-Elezi, ja sa është numri i anëtarëve që pritet të votojnë sot për kreun e PD (Qarqet)

Ka nisur procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD, një garë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Fushë-Krujë

Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se në Fushë-Krujë, janë 800 anëtarë që do të votojnë pranë selisë së partisë. Ndërkohë, 1200 anëtarë të Krujës votojnë në dy qendra votimi, tek selia e partisë në Krujë dhe në një ambient të përshtatur për votimet në Thumanë.

Lezhë

Votimi ka nisur edhe në qarkun e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton se në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote që do përzgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike.

Lushnje

Në Lushnje pritet të votojnë 1825 anëtarë, ndërsa në Divjakë 820 anëtarë. Gazetari Jul Kasapi raporton se edhe në këto dy qendra ka nisur tashmë votimi.

Berat

Në Berat, gazetarja Eneida Petova raporton se votohet në selinë e PD Berat dhe se janë 2300 anëtarë. Ndërkohë në Kuçovë votohet në selinë e PD dhe janë 1500 anëtarë. Në Dimal votohet në selinë e PD dhe janë 870 anëtarë, ndërsa në Skrapar votohet sërish në selinë e partisë dhe janë 630 anëtarë. Sakaq, në Poliçan pritet të votojnë 930 anëtarë.

Gjirokastër 

Gazetarja Brikena Metaj, raporton se në votimi ka nisur edhe në qarkun Gjirokastër. Të gjithë̈ anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë̈ me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme  anëtarësie. Në Gjirokastër pritet të votojnë 1200 anëtare, në Tepelenë 256 anëtarë, në Këlcyrë 570 anëtarë, në Përmet 470 anëtarë, në Memaliaj 300 anëtarë, duke shkuar në total në 2796 anëtarë.

Korçë

Gazetarja Lorena Kodra raporton se Korça ka një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë. Pogradeci ka 2 qendra votimi në  zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 lista ndërsa aktivë janë 700. Devoll, një qëndër votimi në zyrën e degës në qytet,numri i listës 2400 anëtare ndërsa aktivë janë rreth 1000. Maliq, ka dy qëndra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës 2200 anëtarë ndërsa aktivë 1000. Erseka, ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i anëtarëve është 700, ndërsa aktivë rreth 400.

Fier

Sakaq, ka nisur procesi i votimit për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokrati  në qarkun e Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton se në Fier pritet të votojnë 2000 anëtarë. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë, në Mallakastër në 1 Qendër Votimi me 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 Qendra Votimi me afërsisht 700 anëtarë. Procesi ka nisur i qetë në orën e përcaktuar, ora 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00

Kukës

Edhe në qarkun Kukës ka nisur votimi, ku pritet që të votojnë rreth 1200 anëtarë.

/BalkanWeb

Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, në garë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

Sot në Partinë Demokratike zhvillohet procesi zgjedhor për kryetar të PD, i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Procesi i votimit zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 18:00 të pasdites së të dielës.

Në të gjithë vendin janë 108 qendra votimi ku demokratët do të drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre me votë. syri.net

“Zbërthehet” Xhixha: Pas vrasjeve, Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë! Tension në sallën e gjyqit (Dëshmia)

Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

BalkanWeb mëson se në disa momente ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit.

Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, BalkanWeb mëson se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.” bw

Krijohet Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit

VOA/Ilirian Agolli

Sot në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë zhvilluan një tubim ku shpallën krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit.

Ata thanë se do të bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur të paprekur këtë zonë të rëndësishme të historisë dhe të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit pohuan se qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim profesional për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe sipas tyre, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike, sic kanë pretenduar.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit, pohuan organizatorët, është një aleancë qytetare, që synon të nxitë autoritetet që të veprojnë me kujdes dhe profesionalizëm shkencor në një zonë delikate me vlera të mëdha si Parku Kombëtar i Butrintit.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.

Berisha: Demokratët i rezistuan mafies politike brutale të Xhorxh Sorosit

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e nisi takimin në Vlorë duke falënderuar demokratët për rezistencën e tyre.

“Së pari dua të përulem me nderim të madh dhe mirënjohjen me të thellë në këtë sallë, përpara demokratëve të këtij qyteti dhe banorëve të këtij qarku.

Të përulem me mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD-së në një hark kohor të shkurtër, ju, djem dhe vajza, burra dhe gra me ideale fisnike, rithemeluat, ringritët në këmbë PD-në, shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, shpëtuat demokracinë në këtë vend, por edhe të ardhmen e këtij vendi.

Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha.

Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik.

Por në këtë përpjekje të qeverisë, demokratët u përballën edhe me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale, të mafies së Xhorxh Soros, që është mafia politike ndërkombëtare më e rrezikshme mbi tokë. Kjo mafie besonte se mund t’i caktonte PD-së fatin e saj, mund ta shndërronte këtë forcë politike në një satelit apo freskore të Edi Ramës.

Pavarësisht nga këto presione të shumëllojta, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura, ju edhe më 25 prill votuat masivisht për PD-në. 620 mijë shqiptarë që votuan për këtë PD, duke e mbajtur atë në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike në Evropën ish-komuniste. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë, i dhuruan vendit atë mekanizëm pa të cilën pluralizmi politik vdes,” tha Berisha.

‘Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, Rama na lidhi pas qerres së Vuçiçit’

Në takimin e Vlorës, lideri historik demokrat, Sali Berisha e vuri theksin te nevoja për të mbrojtur interesin kombëtar.

“Gjëja e parë që të vjen në mendje këtu në Vlorë është interesi kombëtar, mbrojtja e të cilit është jetike, përcaktuese, vendimtare për zhvillimin, për të ardhmen, për dinjitetin, për prosperitetin tonë kombëtar.

Sot nuk kemi fuqi të huaja në territorin tonë dhe as të Kosovës. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim që shkelmon me politikat që ndjek, interesat më jetike kombëtare të shqiptarëve.

Sot ka një përputhje, deri diku edhe bashkëpunim, mes albanofobisë dhe qarqeve albanofonike në rajon dhe botë, dhe qeverisë në Tiranë. Kjo është e pamohueshme. Mund t’ju jap me dhjetëra shembuj. Po ndalem në faktin se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe këto interesa janë përcaktuese, qoftë për fatin, qoftë për zhvillimin tonë.

Të gjitha kombet kanë kundërshtarët dhe dashakeqësit e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një qeveri që është gardiane e interesave të kombit dhe qytetarëve të tij. Dhe kur qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.

Çfarë ndodh sot? Në çdo rrafsh po ta analizosh, po marrim vetëm Ballkanin e Hapur. Dy projekte janë, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është një projekt me të cilin fuqitë e mëdha duan të na mbajnë të lidhur me procesin e integrimit evropian.

Nga lindi Ballkani i Hapur? Lindi nga Beogradi. Sepse Beogradi nuk është i gatshëm që të ndjekë procesin e integrimit evropian. Sepse ka një president që është doktrinal i gjenocidit në Bosnje. I cili deklaronte se për çdo serb duhen vrarë 100 myslimanë. Atij i duhet të njohë gjenocidin, para se të bëjë hapat e vërtetë drejt Brukselit. Ky zotëria shkon dhe na lidh pas qerres së tij dhe krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës.

A nuk është ky një dhunim i interesit tonë, në rrafshin politik? Meqenëse ne si komb të ndjehemi dy herë më të fuqishëm, ky na pjesëton.

Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Për arsye se nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë në dekada, të paktën 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarët,” tha Berisha.

‘Një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit’/ Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrasa guri

Nga qyteti i Vlorës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal te abuzimet e qeverisë. Ai theksoi sidomos abuzimet me projektin e Rilindjes Urbane.

“Borxhi ka shkuar në 107 përqind. Ku shkuan këto para? U shndërruan në rrogë, në pensione, në shërbime shëndetësore moderne, në shkolla moderne apo në rrugë? Të gjitha, shumica dërrmuese u shpërdorua dhe u vodh. Kjo qeveri nuk ka asnjë kontroll nga qytetarët, asnjë interes nga qytetarët.

A nuk është ky një shkelmim i interesit tonë kombëtar?

Kjo është më shumë se kurrë që ne t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, se ne nuk duhet të pranojmë kurrë një politikë të tillë.

Pse unë u bëj thirrje që të shohim në këtë nivel? Sepse nëse nuk shohim në këtë nivel, do shkojmë poshtë e më poshtë. Sepse vetëm kështu mund të ngrihemi si misionarë, të përballemi me këtë qeveri, të ecim përpara me misionin tonë dhe të çlirojmë vendin që në shumë aspekte sillet si një pushtues i huaj.

Një qeveri që arreston 38 mijë qytetarë për faturat e ujit dhe dritat, se nuk ndodh në botë që të arrestohet kush për fatura, ky e bën këtë që të ngulisë frikën te qytetarët. Diktaturat e bëjnë këtë sepse e dinë se qytetarët sundohen vetëm me frikë.

Ai përdor urinë, kurse vetë shëtit me avion në dispozicion. Çdo udhëtim nga 150 deri në 300 mijë euro. Edhe sot, në kulmin e kësaj krize, kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë se disa muaj më parë, kur qytetarët e blejnë naftën dy-tre herë më shumë se në SHBA, ku të ardhurat për frymë janë 30 herë më të larta, sot vazhdojnë dhe 7 milionë euro nga fondi rezervë i japin për ahengje për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.

Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?

Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit,” tha Berisha.

Berisha: Ky është stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Vlorë se kjo qeveri është e mbytur nga skandalet. Ai përmendi sërish mega-aferën e inceneratorëve, duke thënë se Sharra është kthyer në minierë ari për qeverinë.

Por ai përmendi edhe skandalin e ministres Olta Xhaçka, e cila u shpall investitore strategjike.

“Kushtetuta e thotë hapur që deputeti nuk mund të pasurohet me prona publike. Pse e shkel këtë Rama? Absolutisht sepse është aksioner vetë. Sepse kryeministër që firmos duke shkelur Kushtetutën, nuk ka. Po e bën sepse edhe vëtë pasurohet.

Prandaj ne demokratët duhet të sqarojmë se pse ne po varfërohemi? Pse ne si vend i pasurive të mëdha po kthehemi në ato vende të mallkuara për burimet pasurore. Atyre ia shfrytëzonin kolonizatorët, ne na e shfrytëzojnë ministrat.

Si ka mundësi që të rriten çmimet më shumë se kudo tjetër?

Rriten sepse janë të lidhur me qeverinë. Qeveria, në vend që të indeksojë, sepse kjo është alfa e tregut, ky çfarë bën, zgjedh një bord, thotë joqeveritare gjoja, thotë se ky bordi po cakton ky çmimet. Bordin e blejnë me lecka oligarkët dhe flet sipas tyre, dhe vetë heq përgjegjësitë.

Nuk ka qëndrim më antiqytetar se ky,” tha Berisha.

Sipas tij, demokratët kanë arritur stacionin e parë, atë të ringritjes së opozitës së vërtetë.

“Ky është vetëm stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi. Nga ky proces që po e bën Shqipërinë, nga një vend i bekuar, në një vend shprese dhe besimi, në një vend ky ikin të rinjtë.

Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve, të vazhdojmë si një ëlvizje e papërballueshme për regjimin. Forca e idealeve dhe forca e njerëzve të lirë është e pandalshme.

Ju, demokratët e Vlorës dhe mbarë shqipërisë do bëheni gardianë të interesave kombëtare dhe do ta shndërroni Shqipërinë në vendin e shpresës,” tha Berisha.

Muçollari: Demokratët morën fatet e tyre në dorë dhe do vendosin vetë për kryetarin e PD-së!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe i Komisionit të Rithemelimit, Grigels Muçollari, ishte i pranishëm në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Vlorës në kuadër të zgejdhjeve për kreun e PD-së në 22 maj.

Muçollari ka theksuar se demokratët vendosën të marin vetë fatet e tyre në dorë dhe të vendosin se kush do ti drejtojë ata pas 22 majit.

Sipas Muçollarit, një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.

Muçollari: Ndodhemi sot dy ditë para shprehjes së vullnetit tonë nëpërmjet votës për të zgjedhur kryetarin e PD-së pas një rrugëtimi disa mujor,  të lodhshëm por edhe të bukur, pasi ishte një rrugëtim që unë do ta quaja rrugëtimin e njerëzve të lirë. Rrugëtimin e njerëzve që vendosën të marin fatin e tyre në dorë dhe jo për ta lënë peng të pazareve që ushtronin drejtuesit e më parshëm të PD-së.

Këto muaj na kanë treguar se forca e secilit prej nesh për të besuar te njëri tjetri dhe liria jonë për të vendosur, e drejta jonë për të vendosur se kush do të na drejtojë dhe të mos e shesim këtë të drejtë qoftë te ndonjë multimiliardieri apo ndonjë amabsadore që ka vendosur të na heqi të drejtën për të vendosur në vendin tonë.

Ne kemi vendosur të jemi të vërtetë dhe është po aq e vërtetë se një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.

Berisha: Mandatin e parë krijoi narko-shtetin, në të dytin pseudo-opozitën

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha nga Vlora se Edi Rama përdori mandatin e parë për të krijuar narko-shtetin, kurse mandatin e dytë e përdori për të krijuar pseudo-opozitën.

“Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha. Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik,” tha Berisha.

“Pavarësisht nga këto presione, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura. Ju edhe më 25 prill, votuat masivisht për PD-në, 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie, duke e mbajtur në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë”, tha Berisha.

“Në Vlorë më shumë se kudo shqiptarët ndjejnë frymëzim. Frymëzimin e atdhetarisë e dashurisë për këtë vend. Më 28 nëntor 2012 ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë, vendi në të katër anët ishte i shkelur nga pushtues të huaj. Por të gjitha këto nuk e trembën Ismail bej Vlorë, nuk e dekurajuan që të shpallte pavarësinë, pas kësaj shqiptarët me beteja e përpjekje që u kushtuan jo më pak se 1/6 e popullatës, e bënë të pavarur Shqipërinë, i larguan pushtuesit. Në Vlorë gjëja e parë që të vjen në mendje është interesi kombëtar. Mbrojtja e të cilit është jetikë, vendimtare, përcaktuese për të ardhmen dinjitetin prosperitetin kombëtar,” tha Berisha.

Berisha: Lëvizja jonë e papërballueshme nga regjimi! Rikthejmë shpresën në Shqipëri

Nga Vlora ku takoi qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha u shpreh se demokratët do të shndërrohen në një lëvizje të fuqishme dhe të papërballueshme nga qeveria. 

Berisha tha se kjo lëvizje që shpëtoi opozitën dhe Partinë Demokratike, ka për mision të shpëtojë Shqipërinë dhe kombin nga një proces denatyrimi, siç e quajti ai.

Ky mision i lëvizjes së demokratëve, shtoi Berisha, do ta shndërrojë Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës dhe të ardhmes së qytetarëve.

Nëse ne, gjer sot ngritëm opozitën si opozitë të vërtetë, shpëtuam PD-në, ky është vetëm stacioni i parë nga i cili ne nisim një mision të madh të ri, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi, nga ky proces që po e bën Shqipërinë nga një vend të bekuar, në një vend që thonë shqiptarët nuk bëhet, nga një vend shprese dhe besimi, në një vend zhgënjimi dhe dëshpërimi nga i cili ikin të rinjtë. Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve në mbarë Shqipërinë. Të vazhdojmë si një lëvizje e fuqishme e papërballueshme nga regjimi dhe askush tjetër, asgjë s’mund të ndalë ne në misionin tonë. Forca morale, forca e idealeve të njerëzve të lirë është e jashtëzakonshme. Dhe unë kam bindjen se ju demokratët dhe demokratet e Vlorës, dhe të mbarë Shqipërisë, në një lëvizje të fuqishme do të bëheni gardianë të interesave kombëtare, do të shndërroni Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës, të besimit, të të ardhmes së fëmijëve tanë“, u shpreh Berisha.

Berisha: Votoni të lirë më 22 maj! E rëndësishme për PD-në, misionin e saj dhe të ardhmen e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me demokratët e Vlorës u bëri thirrje demokratëve të votojnë me vullnet të lirë më 22 maj, datë kur mbahen zgjedhjet për kryetar të PD.

Berisha tha se pjesëmarrja në këtë proces është jsahtëzakonisht e rëndësishme për Partinë Demokratike, misionin e saj dhe të ardhmen e vendit.

“Më 22 maj ju ftoj të merrni pjesë në procesin e votimit dhe të votoni të lirë sipas vullnetit, ndërgjegjes suaj.

Pjesëmarrja në këtë proces është jashtëzakonisht e rëndësishme për PD, misionin e saj dhe të ardhmen e vendit.“-tha Berisha.

syri.net

 

Dëshmitë e Nuredin Dumanit tronditin opinionin, zbërthehen 17 krime të rënda

Zbërthimi i Nuredin Dumanit para prokurorëve të SPAK, ka nxjerrë në pah skenarë tronditës, që janë përdorur për të kryer vrasje dhe atentate. Ato nisin nga viti 2011, me vrasjen e Elvis Dedajt dhe një vit më pas të nënës së tij që nuk i linte të qetë, duke përfunduar më ‘rrëzimin’ përfundimtar të ‘killerit’ në Papër dy muaj më parë. Të gjitha janë bërë përkundrejt një shpërblimi monetar, duke nisur nga 10 mijë deri në 200 mijë euro.

Nga SYRI TV

Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, kanë hedhur dritë mbi dhjetra ngjarje kriminale që nga viti 2011 e në vijim. Në fashikujt e dosjes hetimore, për disa nga krimet të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit, rrëfimet e Nuredin Dumanit janë tronditëse. Sa i përket Elbasanit, evidentohet vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ku Dumani tregon se e ka tentuar ta ekzekutojë pikërisht me armën që i kishte falur ish-miku i ngushtë ti tij.

‘2 ditë para vrasjes së Bujarit, miku im Klevis Kapllani u ekzekutua në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Vendosa në dijeni Erjon Alibej se do organizoja vrasjen e Talo Çelës për të marrë hakun e shokut tim. I thashë Erjonit do t’i jap çunave 60.000 euro, Enverit Divës dhe Besmir Xhixhës. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari kisha informator Eljo Bitrin. Unë shkova për ta qëlluar, por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Arma mu bllokua, Besi e kreu ekzekutimin’.

Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Henrik Hoxhaj tregon se Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri i kishin premtuar 200 mijë euro.

Henrik Hoxhaj rrëfen:

‘E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi, ndodhi pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro’

Dëshmia e Nuredin Dumanit vijon me detajet të krimeve të tjera që janë të frikshme. Ai ka treguar se si kishte refuzuar që të vriste ish-gruan e avokatit Alban Bengasi me të cilën ishte në proces divorci.

‘Ma kërkoi me ngulm Festim Qoli, pasi donte t`ia bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Me Eljo Bitrin zbatuam porosinë. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arritur kërkesa e tij. Mesa di unë nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Më tha se rrahja e saj vetëm sa ia kishte shtuar inatin dhe për këtë e donte të vdekur kundrejt 120 mijë eurove. Nuk pranova, i thashë se janë pak para për të vrarë një grua’.

Në Tiranë ishte porositur një tjetër vrasje, ajo e biznesmenit Lulzim Masha, e cila sipas Dumanit u kërkua nga Suel Çela përkundrejt 150 mijë eurove. 35-vjeçari ia la në dorë që ta organizonte Henrik Hoxhaj, e më pas ta ekzekutonte Skerdi Tasi. Por nuk ia dolën dot. Për vrasjen është paguar kapari prej 10 mijë euro.

Kthehemi pas në vite, dhe në një qytet tjetër, atë të Durrësit, tek ekzekutimi i Elvis Dedajt në 2011, ku armiqtë nuk u mjaftuan me të, por një vit më pas i ekzekutojnë edhe të ëmën, pasi nuk po i linte të qetë me ankesat për vrasjen e të birit.

‘Ervis Deden e kishte vrarë Festim Qoli, i cili e kishte mbyllur çështjen për të ciëln më tha se vetëm këtyre ‘qenve’ këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro. Aty jam njohur edhe me Henriko Hoxhën dhe kam mësuar se ky së bashku me Festimin e kishin vrarë Elvisin… Talo e kishte me qef ta vriste Fatmirën në varreza, ku shkonte tek vendi ku prehej i biri, por unë nuk pranova dhe vendosëm ta presim në garazhd’.

200 mijë euro ishin ofruar nga Suel Çela për të eliminuar biznesmenin Elton Kila, më 29 mars të këtij viti, pikërisht data ku Dumani mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua në qytetin e Fierit. Këtu nis edhe rënia e Nuredin Dumanit. ‘Pentito’ tjetër Henrik Hoxha rrëfen:

‘Nuredini më ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro. E kisha të vështirë ta bëja vetëm ndaj Nuredini u kthye nga Kosova ta bënim bashkë… Qëndrova tek një lavazh për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh.  Rrugës për tek ai më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë, nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Më tha se 3 persona të maskuar kishin qëlluar ndaj tij…’

Berisha: Operacioni i SPAK ishte një bllof, ja pse u dekonspirua aksioni

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e përjavshme për mediat se operacioni i djeshëm i SPAK ishte një bllof.

“Një bllof i madh mbushi dje mediat, një operacion që ishte disfatë dhe u shpall sukses i madh, në të cilin nga 32 urdhër-arresti, janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan për drejtime të paditura.

Pse them se u njoftuan? Unë nuk kam të dhëna se morën mesazhe, se edhe kjo nuk përjashtohet, nga narkopolicia apo prokuroria apo institucionet e tjera, por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët.

Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani, një vrasës serial, është bërë i penduar. Nqs prokuroria është e interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim është i qëllimshëm pasi pas çdo bosi qëndron një qeveritar, qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës. Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi.

Ajo që iu servir shqiptarëve si një sukses, ishte një bllof. Unë mbështes çdo akt dhe përpjekje për ndëshkimin e krimit, por dënoj bashkëpunimin me krimin, përfshi Edi Ramën. Çfarë e nxori Edi Ramën që të përsërisë fjalët e SPAK dhe të drejtorit të policisë? Çfarë e detyroi atë? E detyruan lidhjet me bandat dhe krimin dhe asgjë tjetër.

Ajo që e përforcon këtë është deklarata e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë. Unë këtë deklaratë e marr si të vërtetë, pasi ai nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë. Pra, për t’u njoftuar bandat, kishte një rrugë: t’u thuhej atyre se Dumani po flet dhe ju jeni të gjithë të arrestuar mbi bazën e dëshmive.

Ky është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka kush ta hetojë, kur kreu i SPAK thotë se nuk ka dekonspirim, do të thotë që nuk ka hetim. Sepse ai e di, siç e dini edhe ju, që qeveritarët qëndrojnë prapa këtyre banditëve, prapa këtyre kapove. Janë shumë të qarta këto,” tha Berisha.

syri.net

Berisha në Korçë: Regjimi i Ramës më anti-shqiptari pas Enver Hoxhës! Qeveritarët shtojnë pasuritë përrallore

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme para demokratëve të Korçës se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve.

Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.

“Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.

Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas  regjimit të Enver Hoxhës.

Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri?

Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër.“-tha Berisha.

Berisha: Rama nuk thotë një fjalë të keqe për Beogradin! Vetëm lavdërime për Vuçiçin

Nga Korça, në vijim të turit të takimeve me demokratët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha, hodhi akuza në drejtim të Ramës.

Berisha tha se kryeministri ka ashpërsuar retorikën ndaj BE, por nuk thotë asnjë fjalë të keqe për Beogradin.

Gjithashtu, Berisha shtoi se Rama i thur lavdërime mikut të tij Vuçiç.

“Kemi 9 vite në vendnumëro. Kemi 9 vite mbrapa kthehu, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm. Dhe tani është e qartë për secilin prej nesh, se jo Brukseli, po të keni parasysh retorikën e Edi Ramës vitet e fundit, ju nuk e gjeni atë të thotë një fjalë të keqe për Beogradin. Jo, absolutisht! Vetëm lavdërime për mikun e tij Vuçiç. E gjeni të thotë, sa herë flet, fjalë kundër Europës, se ata na e kanë fajin, se ata nuk duan”, u shpreh Berisha.

3 mandatet e Ramës – Berisha: Krijoi narkoshtetin, mori peng opozitën, sot po shkatërron kombin

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta këtë pasdite në takimin me demokratët e Korçës. Berisha deklaroi se Rama në tre mandate, ka krijuar narkoshtetin, shndërroi opozitën në fasadë dhe po shkatërron kombin shqiptar dhe identitetin e tij.

Berisha denoncoi se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

Përtej shkatërrimit që Rama i ka bërë vendit, Berisha theksoi se sot në dallim nga dje janë një opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.

“Sot në dallim nga dje, ne jemi në këmbë, opozitë e vërtetë, dhe jo opozitë fasadë. Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve.

Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën.

Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin.

Në mandatin e dytë kompromenbtoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij.“-tha Berisha.

Berisha: Nga kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet e bandave kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar vendin ndërsa shtoi se sot janë një opozitë e vërtetë, dhe jo fasadë si ajo e Lulzim Bashës.

“Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve“-tha Berisha.

‘Bota e Ramës është droga’/ Berisha: Ka rrethuar Kosovën me armiqësi prej miqësisë që ka me Beogradin

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se Rama flet vetëm për drogën pasi kjo është bota e tij bujqësore. Ai theksoi se Rama e ka rrethuar Kosovën me armiqësi për shkak të afërsisë që ka me Beogradin. Sipas Berishës shqiptarët kanë fatin e keq që qeverisen nga Rama, regjim të cilin tha se duhet ta largojmë sa më parë.

“Mora vetëm këtë aspekt, se në atë politik është më tragjik akoma. Ka rrethuar Kosovën në armiqësi. Në vend të ndihemi dy herë më të fuqishëm se jemi të lirë, tani ky ndihet afër me Beogradin, Kosova ndihet larg me Tiranën.”-deklaroi Berisha.

Më tej lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria ka çdo potencial që qytetarët e saj të jetojnë e të begatohen gjithnjë e më shumë.

“S’ka asnjë vend në Rajon me pasuritë e mëdha që ka Shqipëria. Fati i saj i keq është kjo qeverisje që duhet ta largojmë sa më parë.”-tha Berisha.

‘I bëjnë Like njëri-tjetrit’/ Berisha: Rama dhe Vuçiç nuk fshihen më! Soros kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së

Jo vetëm që e ndjekin njëri-tjetrin, por Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç nuk kursejnë as Like-t për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. 

Një ditë më parë, Vuçiç pëlqeu postimin e kryeministrit për Ballkanin e Hapur, ku sulmonte Vjosa Osmanin dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç.

Ky moment ka sjellë reagimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga Korça ku takoi demokratët.

Berisha tha se Rama dhe Vuçiç e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe nuk fshihen më.

Gjithashtu, Berisha akuzoi Soros se kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së, në mënyrë që kjo e fundit të shndërrohet në shtojcë të Edi Ramës.

“E keni vënë re tani, nuk ka më të fshehur, Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si me qenë dy adoleshentë edhe në Facebook, po, pëlqehen. Është fakt real, nuk e fshehin. Pra, kemi edhe mafien e George Soros. Është mafia e George Soros që kërkon t’i emërojë PD-së kryetarin, që kërkon ta bëjë shtojcë të Edi Ramës Partinë Demokratike. 

Por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni jonë është liria e shqiptarëve. Ne vazhdojmë këtë betejë, vazhdojmë këtë mision, më të vendosur se kurrë si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD. Si një lëvizje e fuqishme e cila do të bëjë me vete çdo shqiptar që beson te ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t’i thotë vetes të bashkohemi me këtë lëvizje, të mos themi më kurrë “ç’më duhet mua”, të mos themi më kurrë “s’ke ç’ti bën”, t’i harrojmë këto, por kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri, kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj”, u shpreh Berisha.

‘Demokratët u kërcënuan që mos t’i bashkoheshin Foltores’/ Berisha: Ne u ngritëm si njerëz të lirë…

Gjatë takimit entuziast në qytetin e Korçës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se demokratët janë shantazhuar e kërcënuar prej mujash që të mos i bashkoheshin Foltores.

Berisha u shpreh se demokratët janë kërcënuar se do të hiqen nga puna nëse do t’i bashkoheshin lëvizjes së tij, apo se do u hiqeshin vizat amerikane, por u ngritën absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë.

Berisha: Në të gjithë këtë situatë, mund të themi se zhvillim historik, ishte vepra juaj, vepra e demokratëve shqiptarë që ngritën në një afat kohor rekord opozitën e vërtetë shqiptare. U ngritët si misionarë të vërtetë. Këto 10 muaj, kanë qenë muaj presionesh të mëdhash mbi ju.

Kanë qenë muaj shantazhesh, kërcënimesh. Njëri ju kërcënonte se do ju heq nga puna po u bashkuat me lëvizjen. Tjetri ju kërcënonte se do ju pushonte gruan apo prindërit nga puna. Tjetri ju kërcënonte se viza amerikane nuk do i shihni me sy. Ne u ngritëm absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë. Ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizëm jetik për veten tonë, për fëmijët tonë dhe të afërmit tonë. Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim.

Berisha: I dhamë fund kryetarokracisë! Asnjë nga kerët e degëve nuk është i emëruar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se asnjë nga krerët e degëve të PD nuk janë të sugjeruar apo emëruar nga lart, por janë zgjedhur me vullnetin e lirë të demokratëve.

Berisha deklaroi se i kanë dhënë fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se një kryetar partie duhet të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.

“Për herë të parë në ekzistencën e PD, sot asnjë kryetar partie nga Tropoja deri në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është absolutisht i emëruar, i përzgjedhur, i përcaktuar, i sugjeruar nga qendra e PD.

Të gjithë janë të zgjedhurit e demokratëve. Kjo ka qenë e qëllimshme, së pari fundi i kryetarokracisë. Kryetari nëse do që të drejtojë partinë, ka aq shumë gjëra për të bërë.

Gjëja më e madhe që bën është të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.”-deklaroi Berisha.

Berisha: George Soros non grata në Shqipëri, akti i parë i PD në pushtet

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga Korça se George Soros do të shpallet non grata në Shqipëri.

Berisha tha gjithashtu se i ka kërkuar Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA, të ndalojnë veprimtarinë e Soros jashtë SHBA.

“Nga aktet e para të PD në pushtet do të jetë George Soros non grata. George Soros me rivendosjen e monizmit në Shoqërinë Civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë në kontrollin e qeverisë, me implikimin direkt në shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare.

Kam kërkuar nga PE dhe Kongresi i SHBA, të ndalojnë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA. Dhe kjo për Shqipërinë, ai nuk do të ketë vend më dhe veprimtaria e tij nuk do të ushtrohet në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

syri.net

Një President për PD! – Nga Florjan Nuri

Ky “procesi” transparent dhe jashte mase gjitheperfshires per zgjedhjen e Kreut te Shtetit na ka lene pa mend. Po rrotullohemi ne karrike se ngjan sikur nuk jetojme ne Shqiperi.

Palet jane “ulur” bashke me njera-tjetren. Dialogojne me qetesi, kapin duart dhe ferkojne shpatullat dhe ne rend te pare kane vendosur nje propozim ne leter te dale nga dora dhe goja e z.Alibeaj.

Procese te tilla dialoguese, por shume larg ketij te sotmit kemi pare dhe me pare. Por, te pakten ka pasur sinqeritet dhe qendrime te forta, me akuza, por dhe argumenta politike dhe kushtetuese te seciles prej paleve te perfshira. Dhe mbi te gjitha, kane kthyer dhe koken pas, per te shlyer sado pak “gabimet” e te kaluares…

Sot eshte harruar gjithcka. A thua se problemi i vetem i politikes eshte te qenit anti komunist i Presidentit te ardhshem. Po a ka me rendesi te jete anti komunist apo te veproje si i tille ne krye te detyres?

Cila figure me integritet do te pranonte te quhej President i ardhur nga opozita kur do te merrte vetem votat e nje pjese te grupit parlamentar? Apo do mjaftohej vetem me faktin se diku dhe dikur ishte shpallur anti komunist? Integritetin zor se e gjen te shpjeguar ne letra, por e gjen masivisht te detajuar me veprime ne momente kyce!

Opozita e z.Alibeaj fatkeqesisht po vijon politiken e fitoreve te vogla te trumbetuara me aq zell me pare nga z.Basha. Kur shikonim disa figura te dores se trete te dilnin nga dyert per shkak te ligjit te dekriminalizimit, dhe te nesermen merrnim vesh se kishin hyre nga dritarja direkt e ne Kuvendin e Shqiperise njerez me probleme te theksuara me ligjin. Por ne e dinim se kishim fituar se ishte opozita ajo qe e kishte propozuar ate ligj!

Njesoj dhe me zgjedhjet e kaluara. Kur marreveshja midis paleve politike u fshi me nje te rene te lapsit nga Kuvendi i atehershem dhe PD hyri ne zgjedhje me sigurine qe do fitonte. Dhe fitoi ne fakt! Votat ishin ne kuti!

Po i permend keto elemente per nje fakt te thjeshte. Ujku qimen e nderron, po zakonin s’e harron, thote nje fjale e urte popullore. Dhe ujku ne rastin e zgjedhjes se Presidentit nuk eshte se ka ndonje faj. Sepse bariu qe do duhej ta mbante vathen te bashkuar e ka mendjen ta ndaje ate. Disa jane te tijat, ndersa te tjerat i ka lene ne meshire te fatit. Madje, me shume se kaq, jo vetem qe nuk ben asnje tentative t’i afroje, por ben veprime konkrete t’i hedhe ne gremine. Ju kujtohet besoj fjala e bariut Alibeaj para ish sekretarit Pompeu apo jo? Dhe ketu nuk e kam fjalen per z.Berisha, por per qindra e mijera demokrate qe kane zgjedhur te perfaqesohen nga kjo figure politike dhe e kane bere te qarte tashme kete vendim te tyre me disa procese zgjedhore.

Sot PD kishte dhe ende ka pak kohe nevoje te sjelle nje fryme paqtimi dhe bashkimi per vete. Rastesi apo jo nuk e di, por PD sot ka nevoje te kete Presidentin e vet. Jo si emer, por si fryme! Se “presidenti” per kete pune eshte, te percjelle nje fryme tolerance dhe bashkimi. Koincidence apo jo nuk e di, por legalizimi i fraksioneve, nisur nga procesi i zgjedhjes se Presidentit, kishte rastin e arte te zbatohej per here te pare ne PD. Ku ne qendrimin e unifikuar te paleve ne PD te perfshihej dhe qendrimi i asaj pjese te grupit parlamentar qe mendon ndryshe nga z.Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Ndersa z.Alibeaj ulet njehere me z.Balla, vendos gjithcka aty e me pas kujtohet qe duhet mbledhur dhe grupi parlamentar te propozoje ndonje emer. Dhe ndermjet ketyre mban dhe nje fjale me zero peshe politike kur vjen puna te vleresoje marrdheniet historike 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

PD e përfaqesuar sot nga z.Alibeaj ka zgjedhur perfaqesimin nga nje avokat. Qe te ngjason me historine e nje gjyqi. Kur përfundoi procesi gjyqësor dhe gjykata dha vendimin, pala humbëse nuk po kuptonte dot ngazellimin e avokatit te saj. Ore pse qesh ti i thanë pasi dolën nga gjykata. Fituam apo humbem ne? Fituam i tha avokati, fituam të drejtën e apelimit të këtij gjyqi që humbëm sot!

Sa i përket Presidentit tjetër, atij të shtetit, le ta zgjedhë ujku. Se dhe atë, ujkut i duhet për ta ngrënë në fund të historisë.

Salianji: Loja e Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin do të dalë zbuluar

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ervin Salianji thekson se procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua nga kryeministri Edi Rama me emrat në zarf dhe se do përfundojë me një President të Ramës në institucion dhe me ëndrrën e thyer të çdo deputeti për të pasur një president personal!

“Fundjava do të nxjerrë zbuluar lojën e pastër të Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin, por më shumë se kaq, do të detyrojë protagonistët në radhët e opozitës të bëjnë një tërheqje të sforcuar që sërish do të krijojë një kosto të panevojshme për PD.”, shkruan më tej Salianji.

Reagimi i plotë

Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua nga Rama me emrat në zarf dhe do përfundojë me një President të Ramës në institucion dhe me ëndrrën e thyer të çdo deputeti për të pasur një president personal!

Presidenti i Republikës që duhet të jetë personifikimi i unitetit të kombit përfundon si grup emrash në publik, që nuk marrin dot as unifikimin e grupit parlamentar dhe opozitës në tërësi! Nuk ka një president pas diskutimeve por shumë “president”!!

Për fat të keq, Edi Rama pikasi nevojën për protagonizëm bosh për këtë process në rradhët e opozitës dhe i la në “dorë” pataten e nxehtë të dy raundeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend për kreun e shtetit. (Praktikisht asgjë sepre këto janë të drejta që i jep kushtetuta)

Përmes angazhimit personal për të qenë në këtë proces, e frangmentarizoi opozitën, krijoi një proçes paralel në opozitë dhe thelloi ndarjen në PD dhe në fund s’do ketë asnjë emër që mbledh 20 firma! Proçesi u dështua vetëm për egoizma personalë, dëmi për opozitën dhe favorizimi për Ramën është përtej çdo amatorizmi apo “naiviteti” politik!

Presidenti i Republikës do përzgjidhet nga Rama, fundi i telenovelës së dirigjuar nga Rama për të shmangur vëmendjen nga ekonomia dhe skandalet do ta tregojë se si arriti objektivat maksimale me thuajse asnjë kosto, por për kostot e krijuara përgjegjës do të ketë!

Fundjava do të nxjerrë zbuluar lojën e pastër të Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin, por më shumë se kaq, do të detyrojë protagonistët në rradhët e opozitës të bëjnë një tërheqje të sforcuar që sërish do të krijojë një kosto të panevojshme për PD.

(BalkanWeb)

Dekonspironte operacionet Shefi i Krimeve që u arrestua sot nga SPAK- Ishte me oficerin e ndjerë Saimir Hoxha kur u vra nga Aldi Rama!

Shefi i Krimeve të rënda në Komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi është vënë në prangat e policisë gjatë mega-operacionit të SPAK dhe policisë së Shtetit, ku u goditën 8 grupeve kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Leonard Palushi akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa kreu i SPAK kur u pyet nëse efektivi dekonspironte operacionet e policisë u përgjigj: “Personi që ju thoni është pjesë e strukturës së policisë së shtetit, ka dal për të një masë “Arrest me burg” për shpërdorim të detyrës, për detaje më tepër nuk mund të themi pasi është pjesë e procesit të hetimit.

Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur se ishte një numër shumë i lartë i personave që i ka dal masa e sigurimit.”

Kush është efektivi i krimeve të rënda në Lezhë?

Leonard Palushi ishte i përfshirë në ngjarjen e rëndë më 28 shtator, ku u ekzekutua me armë zjarri kolegu i tij, oficeri i krimeve Saimir Hoxha, nga i riu Aldi Rama. Mëngjesin e asaj dite, ai së bashku me dy efektivët, Saimir Hoxha dhe Petrit Doda udhëtuan të veshur civil drejt ishull Lezhë.

Sipas dëshmisë së Leonard Palushit, ata kishin asgjësuar një parcelë me kanabis dhe në kthimin janë këmbyer në rrugë me automjetin ku udhëtonte i ndjeri Aldi Rama dhe dy të rinj të tjerë.

Efektivët i kërkuan 21-vjeçarit Aldi Rama të tregonte mjetin e identifikimit, por në këtë moment i riu ka qëlluar me armë në drejtim të efektivit Saimir Hoxha duke e lënë të vdekur në vend.

Në këtë moment, Leonard Palushi dhe Petrit Doda janë vënë në ndjekje të dy të rinjve që ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, duke arritur t’i arrestojnë, ndërsa 21-vjeçari u largua me automjet nga vendngjarja.

Dëshmia e tij pas krimit

Punoj pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me detyrën shef i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë që nga viti 2020. Më datë 28.09.2021, si çdo ditë kam ardhur në punë në orën 08:00 dhe rreth orës 09:00 së bashku me oficerin e krimeve të ndjerin Saimir Hoxha dhe punonjësin e policisë Petrit Doda kemi marrë makinën tip foristradë me targa TR3997M me ngjyrë të bardhë që është në administrim nga Policia e Shtetit dhe kemi shkuar në ishull-Lezhë në bregun e lumit Kune-Vain.

Sapo kemi shkuar në vendin ku kishte dyshime se në brendësi të ferrave në bregun e lumit kishte bimë narkotike cannabis sativa. Pasi kemi konstatuar bimë të mbjella të dyshuara si cannabis sativa, në këtë kohë kemi parë përreth zonës nëse kishte njeri dhe kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, prerja dhe asgjësimi i bimëve narkotike duke marrë një mostër për kampion për të kryer ekspertimin kimik dhe e kemi vendosur në makinë, pasi është djegur e gjithë sasia e lëndës narkotike kemi marrë makinën për të ikur në Lezhë.

Unë isha në drejtim të mjetit, në sediljen e parë ishte i ndjeri Saimir Hoxha, ndërsa në sediljen e pasme ishte inspektori i policisë së rendit Petrit Doda. Gjatë rrugës kur po ktheheshim në drejtim të Lezhës, rreth 100 metra nga vendi ku ndërpritet shtresa e asfaltit të rrugës automobilistike, jemi shkëmbyer në rrugë me një mjet autoveturë, e cila po lëvizte në drejtim nga Lezha për në Kune, në të cilën ishin tre djem të moshës së re dhe na tërhoqi vëmendjen, pasi ajo zonë është e pabanuar dhe në vendin që hapi krahun për tu shkëmbyer menjëherë janë kthyer pas nesh për në Lezhë, pas makinës tonë. Në këtë moment kemi vënë re që kjo makinë po vinte pas nesh, gjë e cila na ka shtuar akoma dyshimet në lidhje me këta persona, në këto rrethana kemi diskutuar të tre bashkë dhe kemi vendosur që t’i ndalonim për të verifikuar se kush ishin këta persona dhe çfarë po kërkonin në atë zone. Rreth 100 metra pasi kemi kaluar ndërprerjen e asfaltit kam hapur krahun dhe kemi zbritur të tre nga mjeti dhe i kemi bërë më dorë shenjë ndalimi mjetit që vinte pas nesh dhe ky mjet ka ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit unë së bashku me Petrit Dodën jemi afruar nga ana e shoferit dhe Petriti ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se jemi punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë të drejtuesit të mjetit, në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka zbritur nga mjeti, Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument.

Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna.

Gjatë kësaj kohe që u shmangëm për tu pozicionuar përballë mjetit të policisë kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës.

Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici.

Berisha në Berat: Lëvizja jonë është revolucion! Rama nuk meriton të qeverisë as 5 ditë

Berisha: U ringritëm, pazaret e Bashës morën fund! Rama ktheu Shqipërinë në delen e zezë të Rajonit

Në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 22 maj, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim entuziast me demokratët e Beratit.

Berisha deklaroi se demokratët janë ngritur për të shpëtuar PD-në në një kohë kur ajo ishte katandisur nga udhëheqja e Lulzim Bashës në një kallp opozitë.

Berisha akuzoi dhe Ramën duke thënë se ai e katandisi Shqipërinë në ditën e saj më të zezë ndërsa shtoi se kryeministri ka bërë vetëm skandale

“U katandis në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe një grusht drejtuesish të saj. Kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara.

Të vështira se patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës, me anti-popullore dhe më anti-kombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Një qeverisje e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal.

Nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patëm një qeverisje e cila sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Rajonit për rekordet e saj të zeza.”-tha Berisha.

Berisha: Rama flet me pasion për drogën! Shqipëria rruga kryesore e heroinës për në Europë

Berisha deklaroi se sot Shqipëria është rruga kryesore e heroinës për në Europë ndërsa shtoi se Rama flet sot për kanabisin me më shumë pasion se për çdo gjë tjetër.

“Porti i Durrësit është shndërruar në një nga portet kryesore të kokainës. Problemi është se Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin, flet më me pasion për kanabisin se për ullirin, fikun apo arrat.

Blegtorinë nuk e zë kurrë me gojë. Pra në 5 vitet e fundit shqiptarët ikën si proporcion më shumë se çdo vend tjetër.

Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë.“-tha Berisha.

Berisha në Berat: Lëvizja jonë është revolucion! Rama nuk meriton të qeverisë as 5 ditë

 

Përpara qindra mbështetësve, Berisha u shpreh se lëvizja e demokratëve është revolucion i cili nuk do të ndalet deri në realizimin e misionit.

Ky regji, tha Berisha, nuk meriton të qeverisë as 5 ditë.

“Opozita me pasivitetin, por edhe pazaret e saj, nuk ngjallte shpresë. Kur ju vinit nga Berati, Skrapari, Përmeti, nga të gjitha zonat, njerëz të idealeve, për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush. Kjo është e vërteta. Në të gjithë këtë dëshpërim që na ka shoqëruar ne në kohëra për shkak të historisë së vështirë. Ne nuk qemë në lartësinë e idealeve tuaja. Po përsëri ju qëndruat, përsëri me të gjitha këto, ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj, përsëri ish-kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime, antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike në parti. Ju jeni të gjithë para meje sot misionarët ë vërtetë, ju jeni burra dhe gra, djem, e vajza idealistë, të cilët u ngritën sapo u dhanë shkëndijat e para. Dhe gjatë këtyre muajve nga shtatori e gjer sot kapërcyet çdo pengesë, çdo presion, çdo intrigë, çdo shantazh. Vendosët të qëndronit për idealet tuaja. Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej gjatë kësaj periudhe. Gjatë përpjekjes sonë për të dalë opozitë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë në këtë vend. Nuk u penguam ne, nuk u tërhoqëm ne, është revolucion lëvizja jonë dhe unë ju garantoj se kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj të madh kurrë nuk do të ndalet“, u shpreh Berisha.

‘I vinin mesazhe’- Berisha sulmon Bashën: Nuk përmendte emrin e kundërshtarit në protesta para demokratëve

Berisha tha se Lulzim Basha shuante protestat e qytetarëve pasi merrte mesazhe dhe i binte telefoni.

Më tej Berisha deklaroi se Basha nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit të tij para demokratëve.

Lideri historik i PD tha se Basha më 25 prill u vendos në shërbim të qeverisë me veprime anti-demokratike dhe anti-ligjore.

Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur demokratët vinin nga Berati, Përmeti e shumë qytete të tjera për të protestuar. Ish-kryetarit i binte telefoni, merrte mesazhe dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush.

Kjo është e vërteta. Në gjithë këtë dëshpërim që na shoqëroi në kohëra për shkak të historisë së vështirë, PD nuk ishte në lartësinë e idealeve tuaja, por ju qëndruat.

Më 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj përsëri Basha do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime anti-ligjore dhe anti-demokratike në parti. “-tha Berisha.

Mesazhi i Ramës për BE-në/ Berisha: Sharlatan që s’njeh moral! Fatet tona s’i ka në dorë një aventurier

Duke rikujtuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili i tha BE-së ‘nëse s’hapen negociatat do shoh të ndryshoj drejtimin e Shqipërisë’, Berisha theksoi se ai është sharlatan dhe i papërgjegjshëm.

“I tha BE-së nëse s’hapen negociatat do ndryshoj drejtimin e Shqipërisë, sikur e ka plaçkë të vetën.

Sikur fatet tona, vokacionin tonë e paska në dorë një aventurier që s’ka normë as moral.”– u shpreh Berisha.

Berisha: Rama i thur himn Vuçiçit! Dy qëllimet e Serbisë me Ballkanin e Hapur

Berisha tha se Rama i thur hymne presidentit serb, ndërsa me rrëzimin e rezolutës për gjenocidin serb në Bosnje, turpëroi vendin.

Ish-kryeministri foli edhe për Ballkanin e Hapur, duke e konsideruar atë projekt të Serbisë për të dalë në detin Adriatik si dhe për të dominuar rajonin.

“Pse ne të ndjekim vallen e tij? Pse ne të vendosim interesat tona? Europa ka krijuar një mekanizëm, Procesin e Berlinit, për të na tërhequr më afër. Jo, jo, thotë ky, Ballkani i Hapur. Jo, i thonë, Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik. Nuk kam asgjë unë kundër qarkullimit të mallrave, apo shkarkimit të importeve serbe në portet shqiptare, jo, por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Jo, portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Ata që dinë pak histori e kanë të qartë. Dy kanë qenë ambiciet më të mëdha imperiale ruse në Europë, Adriatiku dhe Dardanelet. Si mund të lidhemi ne me ata? U ndala këtu se në lojë është qenia jonë, në lojë është përfytyrimi ynë, në lojë është shkretimi ynë si komb. Por në se ne na ikin çdo vit në 4 vite 530 mijë qytetarë, absolutisht shumica e tyre të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme ne. Shto këtu borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme dhe që sot fëmija që do të lindë pas 15-20 vitesh do të ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar”, u shpreh Berisha.

‘2 metra i gjatë vjedh me firmë’- Berisha: Baxhanaku i Ramës ka pëfituar 50 tendera nga qeveria e tij

Në fjalën e tij Berisha sulmoi Ramën për shkelje të kushtetutës, pasi baxhanaku i tij ka fituar mbi 50 tendera nga qeveria e tij.

Sipas Berishës, kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal.

Berisha: Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.

Na thuaj zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres si investitor strategjik dhe ti japësh qindra mijëra metra në bregdet, kur kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal. Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.

Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera derë para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre.

‘Presidenti’/ Berisha: Farsë e turpshme e Ramës me pseudo-opozitarët! Më 22 Maj…

Nga Berati ku zhvilloi takimin me demokratët, në vijim të turit në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të PD, lideri historik Sali Berisha e quajti farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit. 

22 maji, tha Berisha, do të jetë dita e kontrastit mes demokratëve që do të votojnë për kryetarin e ri të PD dhe farsës me zgjedhjen e Presidentit, mes Edi Ramës dhe pseudo-opozitarëve.

“Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit”, tha Berisha.

‘Dil para shqiptarëve’/ Berisha-Ramës: Na trego, si i dhe burrit të ministres mijëra m2 tokë në bregdet?

Sali Berisha akuzon Edi Ramën se ka firmosur procedura korruptive, duke zhvatur miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. 

Berisha iu drejtua Ramës duke e sfiduar që të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë si ka firmosur aferën 420 milionë euro të inceneratorëve dhe ‘dhurata’ mijëra mijëra m2 tokë në bregdet që i bëri bashkëshortit të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi.

“Na thuaj pak zoti Rama, hajde thuaju qytetarëve, si e firmose ti me procedurë negociatë e mbyllur tenderin e djegësve 420 milionë euro. Si e firmose? E di që ajo procedurë është e ndaluar me ligj. Na thuaj pak zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh qindra e mijëra metra në bregdet, në një kohë kur Kushtetuta thotë në neni 70 se ministri, familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike dhe pronat publike të pushtetit vendor apo pushtetit lokal. Por pse i bën ti këto, ti që je 2 m i gjatë, ti vjedh me firmë, nuk fut duart në xhepa, por merr me kontenierë, valixhe dhe çdo gjë”.

syri.net

VIDEO- Budina: Rama dhe Veliaj duan të pastrojnë paratë në sheshin e Teatrit

Teksa kujton i trishtuar natën e kobshme të shembjes së Teatrit Kombëtar, regjisori dhe aktivisti Edmond Budina e quan gënjeshtër deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që është shprehur se vonesa në ndërtimin e teatrit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve për shkak të luftës.

Prej dy vitesh artistët nuk kanë një skenë, ku të zhvillojnë veprimtarinë e tyre, ndërsa teatrot funksional s’i përmbushin të gjitha kushtet.

I zhgënjyer për zvarritjen e çështjes së teatrit, Budina sheh opozitën si të vetmen dritë për ringritjen e tij dhe të demokracisë.

Ndër të tjera Budina tha se nata e shembjes së teatrit nuk duhet kujtuar si natë përshpirtjesh, po si një ditë lufte që njerëzit duhet të ngrihen për të drejtat dhe liritë e tyre.

Kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi

Kompozitori i njohur, Limoz Dizdari, i cili ishte shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ka dalë nga intubimi.

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu, ka vizituar kompozitorin Limoz Dizdari, ndërsa falënderoi ekipin e mjekëve për punën e tyre.

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu. bw

Zgjedhjet për kryetar të PD, Sali Berisha takim me demokratët në Durrës

Berisha: Koha tregoi që revolucioni ynë nuk ndalej, tani jemi opozita e vërtetë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Durrësi se koha tregoi se revolucioni për rithemelimin e PD-së nuk ndalet.

“Së pari ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj me mirënjohje të thellë për mbështetjen që i keni dhënë PD-së që nga dita e parë e themelimit e deri më sot, dhe veçanërisht për rolin tuaj në rithemelimin e kësaj force politike.

Ne vijmë sot këtu në Durrës pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por e vërteta është pas një udhëtimi unik në historinë e Europës.

Në një moment të caktuar, ne ndërmorrëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer te vlerat tona, për t’u rikthyer te parimet tona, për të ngritur në këmbë forcën tonë politike, që kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje, askush nuk parashikonte se sot do ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, një ushtri e vërtetë misionarësh. Burra dhe gra, djem dhe vajza të një autoriteti të madh moral dhe të veçantë, të cilët u përballën me çdo lloj vështirësie. Unë jam dëshmitar i trysnive të pandershme që u ushtruan ndaj jush nga institucionet e një shteti që nuk njeh ligj e parim. Jam dëshmitar edhe i presioneve të një klientele private që është shndërruar në segmente të mafias shtetërore. Jam dëshmitar i presioneve të mafies së George Soros në çdo hap tonin drejt demokracisë dhe lirisë. Të gjitha këto nuk na kanë penguar.

Kam deklaruar dhe deklaroj se kjo lëvizje është e pandalshme. Ishte shprehur se ky revolucion nuk ndalet më. Koha tregoi që nuk ndalet. Ngadhënjeu mbi çdo pengesë, mbi çdo përpjekje dhe sot ja ku jemi; opozitë e vërtetë e Shqipërisë,” tha Berisha.

Berisha: Siç ndryshuam veten, duhet të ndryshojmë shoqërinë! Ky është misioni i ri jetik

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi nga Durrësi se misioni i ri i demokratëve duhet të jetë ndryshimi i shoqërisë, që ata të reagojnë ndaj të keqes.

“Në një kohë të shkurtër, establishmenti po dridhet. E keni konstatuar vetë ju. Për PS-në, për kreun e saj, prokuroria speciale është bërë më e dashur se komiteti qendror.

Por tani na pret një mision tjetër jetik për interesat e qytetarëve, për qenien tonë dhe identitetin tonë kombëtar. Për të ardhmen tonë.

Misioni ynë është që të bindim secilin që kemi në krah, që njohim dhe dimë, që edhe ai të thotë ndal ndaj kësaj rrokulliseje. Para syve tanë po ndodh shkretimi i kombit. Një vjedhje e pasurive të saj. Ndodhin përçudnira të pabesueshme. Disa prej tyre pasqyrohen direkt në interesin kombëtar. Por një pjesë e madhe e shoqërisë i përcjellin me indiferencë këto. Rinia thotë se këtu nuk është për t’u jetuar. E thonë për vendin e pasurive të mëdha.

Por përse të gjitha këto? Sepse ne si shoqëri vazhdojmë të tolerojmë, të mos reagojmë, vazhdojmë të mos përgjigjemi. Çfarë ndodh që ne, del problemi i inceneratorëve, aty është e qartë si drita e diellit që kreu i qeverisë ka firmosur për të vjedhur 400 e ca milionë euro me një procedurë ligjore që nuk ekziston në ligjet e vendit, por ku është reagimi ynë? Ku është reagimi i shoqërisë? Askush nuk është më përgjegjës për këtë mungesë reagimi se ne demokratët për këtë mungesë reagimi. Ne jemi përgjegjës.

Siç ndryshuam veten, duhet të ndryshojmë të tjerët. Pastaj të shohim nëse do reagojnë apo jo,” tha Berisha.

‘Aleanca e Ramës me Vuçiçin shkelmon interesin kombëtar’/ Berisha: Të reagojmë, të bindim çdo shqiptar

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u ndal në Durrës sërish te çështja e rrëzimit të rezolutës për gjenocidin serb.

“A mund të imagjinosh që ne të votojmë kundër gjenocidit serb në Srebrenicë? U them ju se për secilin prej nesh, edhe ne që votuam, është një njollë e madhe turpi kombëtar. Një komb i qytetëruar nuk mund ta bëjë kurrë këtë. Nuk mund të shkelë mbi shpirtrat e viktimave të pafajshëm të Srebrenicës, por edhe mbi shpirtrat e viktimave shqiptare, nga Molla e Kuqe deri te Kulla e Lumës apo në Përbreg te zona tjetër.

Parlamenti shqiptar, me urdhër të Edi Ramës, e bëri këtë.

…Serbia është vend i rëndësishëm në rajon, por Serbia lëkundet mes Rusisë-Kinës dhe Perëndimit. Ka një faktor madhor të lidhur direkt me presidentin e tyre. Ky faktor është gjenocidi. Pa njohur gjenocidin, në Europë nuk mund të futen dhe ky është interesi më i madh i Serbisë. Mirëpo njohja e gjenocidit, ku një prej autorëve të gjenocidit është Vuçiçi që thoshte se duhen vrarë 100 myslimanë për një serb.

Por si mund ta lidhim Shqipërinë në sqetullën e tij? Sot shkojmë e lidhemi verbërisht, duke shkelmuar interesin kombëtar, me Beogradin dhe izolojmë Prishtinën. Sot në vend që kombi të jetë dy herë më i fuqishëm, e pjesëton Edi Rama me aleancën me Beogradin.

Por çfarë bëjmë ne? Cili është reagimi ynë? Duhet të bindim çdo shqiptar dhe besoj se argumentet i kemi të jashtëzakonshëm. Asnjëherë, përveçse në diktaturën hoxhiste, nuk është vepruar kundër qenies dhe identitetit tonë,” tha Berisha.

Berisha: Jemi mbi 40 mijë në këmbë! Rikthimi im është si i Steve Jobs

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, përsëriti dy mesazhe në Durrës: Ai tha se duhet ndryshuar edhe mentaliteti i shoqërisë, njësoj siç ndryshoi edhe Partia Demokratike.

Disa herë, Berisha tha se janë mbi 40 mijë demokratë të vendosur, ndërsa rikthimin e tij e krahasoi me atë të Steve Jobs.

“Unë shoh kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi.

Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka të qetë.

Vendi ka opozitë të vërtetë tani.

Më duhet t’i them: PD e vërtetë dhe në këmbë e ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë. Je i pashpresë.

Tani i them, kthimi im është si kthimi i Steve Jobs. Atë që pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë, por ai me iPod, iPad, Apple ndryshoi botën.

Ne do ndryshojmë Shqipërinë.

Ndaj ju ftoj të votoni më 22 maj.

Mos harroni se më 22 maj ka dy procese. Ai për kryetarin e PD dhe një tjetër për presidentin kukull,” tha Berisha.

Berisha: Establishmenti po dridhet! SPAK është bërë si Komiteti Qendror

Nga Durrësi ku takoi demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD, Sali Berisha u shpreh se forca dhe energjia e demokratëve ka bërë që të dridhet establishmeti.

Berisha e krahasoi SPAK-un me Komitetin Qendror të Partisë së Punës.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se pa lëvizjen e demokratëve, opozita sot do të ishte një kukull dhe lolo në duart e qeverisë, siç janë marrëdhëniet Rama-Alibashs sot, shtoi Berisha.

“Nëse kthemi pak muaj më parë, kam deklaruar dhe deklaroj edhe sot se kjo lëvizje është e pandalshme, nuk ndalet. Kisha shprehur se ky revolucion nuk ndalet më dhe koha provoi se kjo nuk u ndal dhe sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Do të ishim në rast se nuk do të ngriheshim thjeshtë një kukull, një lolo, një vegël në duart e një qeverie. Shembullin tipik po e shihni këto ditë në marrëdhënien Rama-Alibasha, më tipike. Por në rast se ne arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në këmbë, të vendosur për të rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira konservatore, tradicionale, arbënore, universale. Si e arritëm ne këtë? Të gjithë ne po rrokulliseshim pas disfatës që pësuam në zgjedhjet e 25 prillit, të gjithë ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Por ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim: Ndal, nuk ecet më kështu! Nuk mund të pranojmë më këtë gjendje! Mjaft është mjaft, duhet të rikthehemi! Dhe kjo ndodhi dhe sot ja ku jemi, të vërtetë shumë, të fuqishëm, të qartë, në një kohë të shkurtër establishmenti po dridhet. E keni konstatuar ju vetë disa herë më shumë se në diktaturë çdo ditë është bërë për Partinë Socialiste, kreun e saj, udhëheqjen e saj, prokuroria speciale është bërë më i dashur se Komiteti Qendror. A është kështu apo jo?“, u shpreh Berisha.

Berisha-Ramës: Mori fund koha me opozitën kukull! Do të të mund në çdo garë

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi para demokratëve të Durrësit platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu, pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD, deklaroi se Rama ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por kjo kohë ka marrë fund.

Berisha deklaroi se Rama shpirtin se ka të qetë ndërsa shtoi se PD-ja e vërtetë pas rikthimit të tij e ka mundur tre herë dhe do ta mundë në çdo garë.

“Shpirtin s’e ka të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet t’i them se PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të të mundë në çdo garë. Edi Rama, je i pashpresë, ta kesh të qartë.”-tha Berisha.

‘Po të mos ishim ngritur, do ishim lolo të qeverisë’/ Berisha: Shembulli tipik, marrëdhëniet Rama-Alibasha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar nga Durrësi, ku takoi demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD, bashkëpunimin mes Enkelejd Alibeajt dhe Edi Ramës, vazhdimësi i raporteve Rama-Basha. 

Po të mos ishin ngritur demokratët, tha Berisha, opozita sot do të ishte kukull dhe lolo në duart e qeverisë.

“U shpreha që revolucioni nuk ndalet më dhe koha e provoi. Sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo. Vegël e një qeverie. Shembullin po e shihni në marrëdhëniet Rama-Alibasha. Nëse arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD, të vendosur për rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira. Si e arritëm këtë? Ne po rrokulliseshim pas disfatës së pësuar pas 25 prillit. Ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Ne e arritëm se secili prej jush morën një vendim: Ndal, nuk ecët më kështu. Nuk pranohet kjo gjendje. Kjo ndodhi. Sot ja ku jemi, të vërtetë”, tha Berisha.

‘Po asgjëson portin 3 mijë vjeçar’/ Berisha akuza Ramës: Shfrytëzon 1 mln metër katror tokë…

Nga qyteti bregdetar i Durrësit ku po zhvillon një takim me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për projektin e portit të Durrësit, ku tha se Rama po asgjëson një port 3 mijë vjeçar.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë po shfrytëzon 1 milion metër katror për të ndërtuar pallate me kompaninë e tij ose të klientëve të tij.

Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën edhe për aferën e inceneratorëve për të cilën u shpreh se kreu i qeverisë ka firmosur vetëm për të vjedhur.

Berisha: Ja ku e keni portin. Ka qenë arterie për Durrësin. Nëse Durrësi ka lulëzuar, portin ka pasur si burim lulëzimi. Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësait. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.

A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Iç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet.

Ne arritëm por, në këtë stacion ku jemi, një mision i madh tjetër na pret. I një rëndësie jetike dhe historike, për identitetin tonë kombëtarë, për të ardhmen tonë. Për të ardhmen e këtyre të rinjve dhe të fëmijëve tanë. Ku qëndron ky mision i yni, qëndron në atë që të bindim secilin që kemi në krah, që njohim që dhe ai të thotë ‘ndal tani’. Para syve tanë ndodh një shkretim i kombit. Një vjedhje e paimagjinueshme e pasurive kombëtare. Ndodh një poshtërim i tij.

Ndodh përçudnira të cilat janë të pabesueshme. Disa prej tyre pasurohen direkt në interesin kombëtar dhe identitetin tonë kombëtar. Të tjera janë të lidhura me të. Kurse ne i përcjellim. Të rinjtë thonë se nuk është për t’u etuar kët. Vendi i një mjedisi të pashoqë. Pse të gjitha këto? Sepse ne si shoqëri vazhdojmë të tolerojmë, vazhdojmë të mos reagojmë e përgjigjemi.

Çfarëdo që del, del problemi i inceneratorëve. Është e qartë si dielli se kreu i qeverisë ka firmosur për të vjedhur. Një procedurë që nuk ekziston në ligjet e vendit. E ka quajtur negociata të mbyllura që është e përjashtuar nga ligjet. Nuk mund të vidhte ndryshe. Vazhdon firma deri tek Lefter Koka dhe me rradhë, por ku është reagimi ynë. Flas për reagimin e shoqërisë. Askush nuk është më përgjegjës për këtë mungesë reagimi se sa ne demokratët që jemi në këmbë si misionarë. Nuk janë përgjegjës ata që nuk reagojmë. Siç ndryshuam veten, do të duhet të ndryshojmë dhe të tjerët. Po rikthehem prapë.

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi para demokratëve të Durrësit platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu, pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD, deklaroi se vota për Partinë Socialistë është plumbi.

Berisha solli në vëmendje plagosjen me armë zjarri të ish-kreut të FRESHm Ardit Kërtusha një ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Më lejoni t’ju lexoj çfarë ndodh në partinë tjetër, sipas një aktivisti të kësaj partie. Thotë që: Dëgjova me vëmendje, nuk iu besova veshëve të mi për ato që tha kryetari për Edi Ramën, por pyeta, mora në telefon dhe i thash si qe ky problem?

Kryetarët do t’i caktonte komisioni zonal pa votë, në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u prova se do i caktonte edhe plumbin jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS.”-deklaroi Berisha.

Berisha: Vuçiç në përgjime me vrasës që bluajnë njerëz të gjallë! Rama nuk i lë gjë mangët

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga takimi me demokratët e Durrësit se Aleksandër Vuçiç nuk mund të futet në Europë pasi është përgjuar duke komunikuar me banditë dhe me vrasës që bluajnë njerëz të gjallë.

Berisha kujtoi edhe rastin kur Zelensky i bëri kërkesë qeverisë shqiptare që mos të pranojë turistët rusë, ndërsa nuk vonoi as një orë kur Rama tha se nuk mund të ndalohen. Sipas Berishës, Ramës i duhet treguar vendi sa më parë.

“A mund të futet në Europë ky i regjistruar në 100 komunikime me banditë. Mund të sillet në Europë ai i cili një anë e mban me rusët dhe një anë e mban me kinezët, dorën tjetër thotë do vij drejt Brukselit? Bëj zgjedhjen njëherë me kë je ti.

Apo ky që në një anë thotë mbështet luftën në Ukrainë, në anën tjetër Zelensky një kërkesë bëri, mos i pranoni turistët rusë si një qëndrim pro-Ukrainës. Si një qëndrim anti-rus. Nuk vonoi asnjë orë dhe Rama tha se ajo s’mund të ndodhi.

Të vijnë ata që kanë përdhunuar e masakruar të vijnë në plazhet tona? Asnjë s’duhet të vij. I bën para syve tanë. Ne duhet t’i tregojmë vendin sa më parë.”-tha Berisha.

‘Shamia e pionierit në Cërrik’- Hasimja: Njësoj si të organizosh në Berlin një aktivitet me simbolet hitleriane

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, politologu Ermal Hasimja ka four për skandalin e përdorimit të simboleve të diktaturës në ceremoninë e Bashkisë Cërrik. Nxënësit veshin shaminë e pionierit.

Hasimja ka theksuar se kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe në këtë rast duhen pyetur prindërit nëse kanë qënë të njoftuar për përdorimin që po i bëhet fëmijëve të tyre.

Për Hasimjen është njësoj sikur të shkosh të Berlin dhe të organizosh një aktivitet me simbolet e rinisë hitleriane.

Hasimja: Mendoj që televizionet të kishin dhe gazetarë në këto aktivitete dhe të pyesnin prindërit nëse janë pyetur në lidhje me përdorimin e fëmijëve pasi një pjesë e tyre nuk e di a janë të vetëdijshëm. Është jashtëzakonisht e rëndë pasi është njësoj sikur të shkosh të Berlin dhe të organizosh një aktivitet me simbolet e rinisë hitleriane. Për Shqiëprinë është edhe më e rëndë pasi ka hequr më keq se komunizmi se nga Hitleri. Kur shikon këta nxënës të vjen keq. Janë fëmijë që indoktrinohen kur bëhet fjalë për regjimin më totalitar që ka njohur Europa dhe e gjithë bota.

Shehaj: Grabitja e pronave në bregdet nga ministrat, zyrtarët dhe ortakët e Ramës

Partia Demokratike me anë të deputetit Agron Shehaj ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij, se ligjin e investimeve strategjike e ka kthyer në ligjin e ministrave strategjikë.

Gjatë konferencës nga selia e PD-së, Shehaj deklaroi se ky ligj po shërben për të grabitur prona në bregdet nga ministra, zyrtarë të lartë dhe ortakët e Edi Ramës.

‘PD ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të familjarëve të ministres Xhaçka dhe faljen e qindra mijëra hektarë tokë shtetërore për oligarkët’, tha deputeti Agron Shehaj.

Deklaratë e PD-së, deputeti Agron Shehaj:

Të nderuar qytetarë

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh aksionin e koordinuar dhe kriminal të qeverisë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet.

Çdo ditë, qytetarët shqiptarë po njihen me fakte tronditëse se si bregdeti po grabitet nga ministrat, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe biznesmenët ortak të qeverise.

Mekanizmi kryesor që po bën të mundur këtë vjedhje të përmasave gjigante është ligji antikueshtetues i investimeve strategjike.

Në fakt, ky ligj do duhej të quhej ndryshe.

Do duhej të quhej ligji i ministrave strategjikë.

Sepse deri tani ka prodhuar vetëm ministra me hotele dhe resorte dhe asnjë investime strategjike nga kompanitë e njohura të turizmit ndërkombëtar.

Shtatë vjet pas miratimit të tij nga maxhoranca socialiste, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje.

Cilët janë investitorët që solli në Shqipëri ligji i investimeve strategjike?

Cilat janë brandet e njohura të turizmit që po investojnë sot në bregdetin shqiptar?  Ka vetëm një përgjigje; ministrat dhe klientët e Edi Ramës.

Investitorët strategjikë që solli ky ligj janë bashkëshorti i ministres së Jashtme, kushërinjtë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, dhe grushti i përhershëm i miqve të Edi Ramës.

Janë këta që po përvetësojnë pronat dhe plazhet e bregdetit shqiptar.

Janë këta që po marrin favoret që vijnë me statusin e investitorit strategjik, si falje taksash, ndërtim infrastrukture me paratë e qytetarëve, përvetësim i pronës publike, etj.

E madje për llogari të këtyre qeveria po shpronëson pronat e qytetarëve në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Përballë këtyre fakteve, Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të  familjarëve të ministres Xhaçka.

Kryeministri Rama duhet të japë llogari para qytetarëve se si me vendimin e  qeverisë te datës 2 mars 2022 i dha pronën publike në përdorim në Dhërmi familjes Xhaçka.

Te japë llogari se si po shkatërrohen Parqet Kombëtare që të ndërtohen resortet e kushërinjve të qeverisë.

Te japë llogari se si po falën qindra mijëra hektarë tokë shtetërore për oligarkët.

Partia Demokratike është e angazhuar të mbrojë interesin publik nga ministrat dhe zyrtarët strategjikë të qeverisë, dhe do vazhdojë të denoncojë të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie.

syri.net

Salianji: Pakica e opozitës po bëhet pjesë e farsës së Ramës me presidentin

Pas diskutimeve në Kuvend për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit, ka reaguar edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Salianji shkruan se ky proces farsë, ka tërhequr pakicën e opozitës e cila po bëhet pjesë.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!

Siç dhe i interesonte Ramës, ky proces e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSH.

Ky proces zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetëm për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjmë nga 5 ditë në 7 datën e raundit.

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për atë që PDSH e ka emergjence, çdo përpjekje dhe  tentativa të pafundme për tu bashkuar!

Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!

E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjē pse opozita nuk po dërgon emrat? syri.net

Meta për shkrimin e austriakes “Krone Zeitung”: Mashtrim. Nëse ju duket Vasili si ish-presidenti i SHBA?! Padi gazetës

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq gazetën austriake “Krone Zeitung”. Në një konferencë për mediat, Meta tha se akuzat janë të pavërteta.

“Ç’koment të kem për këto mjerime të rilindjes lokale dhe ndërkombëtare (fërshëllen dikush) ja fjalë e vërtete, E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi, që nuk është gjë tjetër por një ripërtypje në publik e disa shpifjeve në publik dhe të bëra nga revista Father Jonson. Përsa i takon LSI-së keni një deklaratë nga ish-zëdhënësi Sulçe, ku në 2017-ën kam qenë kryetar Kuvendi. Ai nuk i botoi ato pyetje. Për sa më takon mua, ja ku i keni që në 3 maj 2013, një gazetar i Fax News, Bledian Koka më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është e qartë; një mashtrim totalisht. pasi kam marrë pjesë si kryetar i Kuvendit, bashkë me Vasilin, me ftesë dhe gjithçka është e verifikueshme dhe për shkak të kamerave, dhe s’kemi asnjë lidhje me atë mashtrim. Ata thonë; ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë, për të bërë foto me Trump. Por nëse ju duket Vasili si Tramp? Ai është pak mbështetjes i Trump. Është e verifikueshme.”, tha ai.

Presidenti Ilir Meta pohoi se dy prej pronarëve të inceneratorëve, që janë shpallur në kërkim në Shqipëri, me gjasa ndodhen në Vjenë.

Por sipas tij, Meta aludoi se pronari i vërtetë është tjetër kush, duke shigjetuar kështu Ramën.

“Më thonë dikush se; nuk mban ekuilibrin. Por kur të gjithë janë një palët dhe kjo palë është në funksion të 5-6 oligarkëve, për të mbajtur në presion dhe terror. E dëgjuar dje; kush ka makinë të shtrenjtë, të deklaroj pagën. Çfarë është ky presion dhe terror që iu bëhet qytetarëve? Kush të ka penguar që të bësh hetim. Si shpjegohet se pronarët e 3 iniciatorëve, po bëjnë namin në kontinentet të tjera dhe s’janë kapur dhe thuhet se dy prej tyre janë në Vjenë. Shpjegohet se ata nuk janë pronarët e vërtetë, por s’kanë venë emrat. Dihet kush është pronari dhe pse i është futur tartakuti.”, tha Meta.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar padi për gazetën austriake “Krone Zeitung” e cila ka shkruar se ka paguar 700 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump në vitin 2017.

Ai tha se garë mes avokatëve për ta përfaqësuar në gjyq, teksa foli dhe për një listë të parave që inceneratorët kanë dhënë në media.

“Në mënyrë të padiskutueshme. Po, kemi njoftuar ambasadën austriake këtu, kam njoftuar dhe ambasadorin tonë në Vjen. Po të mos isha President i Republikës nuk do t’i padisja, sepse shpifje të tilla ju dëgjoni çdo ditë.

T’ju nxjerr listën, se e nxjerr unë të inceneratorëve sa lekë jep nëpër media që të dalë X analist vetëm të përsërisë këto gjëra kundër Ilir Metës, kundër Sali Berishës, etj. Vetëm për këtë punë paguhen, asgjë tjetër. Ata vërtetë na shajnë ne, po thonë shyqyr që jeni se nuk do kujtohej njëri për ne. Vetëm për këtë punë paguhen. Ata do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe mes avokatëve të ndryshëm në Vjen për të më përfaqësuar në këtë gjyq. Do keni mundësi të ndiqni etapat dhe gazeta ka mundësinë t’i nxjerrë me emër të gjithë ata që kanë mashtruar jo thjesht gazetën por atë pjesë të opinionit që mund ta kenë lexuar. Do ta bëj për dinjitetin e postit që përfaqësoj. Siç kemi fituar gjyqe në Itali, do ta fitoj dhe në Austri”, deklaroi Meta. bw

Thirrja e Ramës për SPAK, Meta ia kthen me pyetje kryeministrit: Pse ai vetë ka frikë nga drejtësia? Pas 24 korrikut me fakte e prova në…

Presidenti Ilir Meta tha se është i hapur të hetohet nga SPAK, pasi u pyet për thirrjet e kryeministrit Rama.

Kreu i shtetit u pyet gjithashtu nëse do të bashkëpunojë me Berishën pas 24 korrikut.

Do bashkëpunoni me Rithemelimin?

Pas 24 korrikut kur të takohemi bashkë këtu, data 25 është ditë pune, kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme. Më 25 korrik e tutje pesimizmi është kohë e humbur për çdo shqiptar.

Rama i ka bërë thirrje SPAK se duhet të hetojë Berishën dhe ju. Keni një përgjigje?

Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë dhe interesin kombëtar i cili falë marrëveshjes së 5 viteve më parë është cënuar si asnjëherë tjetër, ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin, është një lidership që mban fjalën. Ajo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje se pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e tij që e ka kapur për fyti. i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Ilir Metën? Shumë mirë bën që e bën këtë gjë. Tu çojë edhe pyetjet bashkë me Agaçin, sikurse ia çuan disa gjyqtarëve të Kushtetutës. Ilir Meta ka armët më të forta, unë nuk i jam shmangur ndonjëherë drejtësisë, as në 1992 kur më hoqën imunitetin. Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjitihë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund. bw


Send this to a friend