VOAL

VOAL

Rama mes miqve serbë, Sali Berisha: Mungon vetëm Lukashenko

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e kaluar mes serbit të Bosnjës, Milorad Dodik i cili është shpallur non grata nga SHBA dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa komenton foton e Ramës me miqtë e tij serb, shkruan se ‘mungon vetëm Lukashenko’, udhëheqësi i Bjellorusisë.

Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, Rama duket mjaft i qeshur dhe tregon qartë miqësinë që ka me serbët.

Mungon vetëm Lukashenko.”-shkruan Berisha krah fotos së publikuar në rrjete sociale. syri.net

Deputetët e PD kërkojnë dënimin e masakrës së Srebrenicës, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël! Arkitekt i gjenocidit të boshnjakëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Berisha ka shprehur solidaritet me viktima boshnjake.

“Të dashur qytetarë, kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm, në jetën e këtij parlamentit dhe po kaq me rëndësi për kombin shqiptar. Nisma e deputetëve të Grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është nismë që synon nderimin e  8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore të regjistruar në Europë,. Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, ka synim të dënojë një akt të pashembullt. Udhëheqësit  aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denocim. Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

‘Lulëzon’ tregtia me Ukrainën pas luftës, importet rritje me 91%, eksportet 41%. Shifrat e INSTAT

Përkundër panikut në ditët e para të luftës në Ukrainë, tregtia me Shqipërinë jo vetëm nuk u ndal po ka shënuar një rritje jo të zakontë si në vlerë dhe në sasi.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, gjatë muajit mars importet nga Ukraina shënuan një vlerë prej 1.3 miliardë lekësh me një rritje 91 për qind në krahasim me një vit më parë në të njëjtën periudhe.

Rritja në vlerë ka qenë e zakonshme edhe për shtete e tjera, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para, mirëpo përgjatë tremujorit sidomos në muajt shkurt dhe mars ku lufta ishte e pranishme, mallrat e importuara nga Ukraina njohën rritje edhe në sasi me 112 e për qind në raport me vitin e kaluar.

Rritje të lartë shënuan edhe eksportet shqiptare drejt Ukrainës, por me ritme më të ulëta se importet. Për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vlera e mallrave të eksportuara në Ukrainë u rrit me 41% në vlerë dhe mbi 3% në sasi.

Tregtia e Shqipërisë me Ukrainën është modeste. Në janar -mars 2021 mallrat e eksportuara drejt Ukrainës zunë 0.15 % të eksporteve totale, nga 0,14% që ishin vitin e kaluar në tremujorin e parë.

Ndërsa importet nga Ukrainë në tremujorin e kaluar zunë 0.66% të importeve totale, nga 0.44 që zunë në janar-mars 2021.

Artikulli më i importuar në këtë tremujor nga Ukraina ishte vaji i lulediellit dhe me tej mobiliet, dyshekët dhe materiale të tjera prej druri, çelik, bulmet etj.

Ndërsa artikujt më eksportuar nga Shqipëria drejt Ukrainës ishin zarzavatet dhe frutat.

 

Tregtia në vlerë u rrit edhe Rusinë pavarësisht sanksioneve

Ndryshe nga sa pritej, lufta e ka intensifikuar më tej tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë.

Importet për disa artikuj të tillë si çeliku, vaji kanë pësuar zgjerim si në vlerë dhe në sasi, duke bërë që pesha e importeve nga Rusia te rritet në totalin e importeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar -mars 2022 importet ruse në vlerë ishin 3.6 miliardë lekë me një rritje 68% në krahasim me një vit më parë. Në janar-mars 2022 importet nga Rusia zunë 3 për qind të totalit të importeve në vlerë nga 2 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Për të gjithë tremujorin e parë 2022 u importuan nga Rusia 44 mijë tonë mallra me rënie vjetore 14 për qind. Por vlera e tyre ishte më e lartë në krahasim me vitin e kaluar për shkak të rritjes së çmimeve.

Në tremujorin e parë 2021 Shqipëria kishte zero eksporte në Rusi ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022 u eksportuan 2 milionë lekë mallra, një vlerë tejet modeste.

Importet e naftës nga Rusia ndaluan pothuajse totalisht nga Rusia në tremujorin e parë duke pësuar rënie me 97 %. Sipas të dhënave të INSTAT importet e lëndëve djegëse (nafta dhe gazi) nga Rusia ishin vetëm 2800 tonë në tremujorin e parë 2022 nga 22 mijë tonë që ishin në të njëjtën periudhe të një viti më parë. importet e këtyre produkteve shënuan rënie vjetore me 87 për qind. Vitin e kaluar importet e naftës dhe gazit Rus zinin 12 % të importeve totale të këtij grupi.

Në krahun tjetër importet e çelikut rus drejt vendit tonë u rritën me ritme të larta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga INSTAT në tremujorin e patë u importuan 11 mijë tonë hekur, nga vetëm 1500 tonë vitin e kaluar me një rritur mbi 600%, ndërsa importet e vajit pësuan një rritje të shpejtë. Në -tremujorin e parë u importuan nga Rusia rreth 2400 tonë vaj nga 641 tonë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 273 për qind.

Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën, tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit./B.Hoxha

SPAK: Nuk po hetojmë as Berishën, as Metën

Nuk ka një procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.

Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.

Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po e heton për këtë çështje. Euronews Albania e pyeti SPAK edhe dosjen CEZ-DIA, për të cilën  i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.

Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.

Asnjë hetim nuk ka për Ilir Metën lidhur me këtë çështje, ishte përgjigja e SPAK për Euronews Albania.

Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

Prej tre javësh kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. syri.net

Nje kenge qe uleriti me buçima dilentanteske !…Persona mbase te rinj, por pensionist ne mentalitet Nga Diana Ziu

Nje kenge qe uleriti me buçima dilentanteske !…

Kenge qe erdhi si rezultat i një drejtimi nga persona mbase te rinj, por pensionist ne mentalitet.

Vërtet do e quaja turp atë paraqitje vidioklipsuese ne nje Fest si Eurosong.

Se pari, po e nis nga poezia ( teksti) ne fjale, ku sot eshte ne mode banaliteti i gjese !..

Poezia në një kenge qe frymezon krijuesin është primare ne fillesen e ndertimit te kenges,si kenge dhe pikerisht ky tekst i kenges ne fjale a thua ka qene nje poezi apo ka frymezuar krijuesen ose krijuesin ne fjale?

Është komike, pasi a kishte poezi ?

A thoshte dhe çfare thoshte !?

Pikerisht ketu është , banaliteti dhe shthurrja ne ndertimin e se teres !….

Poezia ka strukturen anatomine e saj!…

Poezia ne levizje ka formen e saj !…

Është e natyrshme per njeriun per kedo qe nderton nje rruge te re te enderroje dhe ne vazhdim te ëndërres , aty te shkele vete endrra, perfytyrimet fluide mbi dhe pergjithcka te bukur , prane asaj vlage te ngrohte jetesore qe po ta krahasojme me vlagen e tokes do te thoshnim se bën te mbije dicka e bukur!…

A kishte kenga poezi!?

A kishte kenga stil!???

Stili percaktohet jo prej teknikes , por prej personalitetit krijues !…

Ne pasurine e vlerave interesi është per ate te padukshmen e bukur ,e shprehur me nota muzikore ,ku fjala shpreh ne unison thelbin e gjese !…

Por,padyshim kur vjen bukur tek spektatori degjues!…

E nisa me pak fjale per poezine, pasi piknisja e nje teksti banal pa kurrfare gjeje ( le te themi vetem per hire te asaj qe quhej “melodi” )

dhe qe te kryente funksionin e saj si tekst qe me shume te tingellonte si mbajtes metronomik per ritmin e te kercuerit ne cmendurine e levizjeve pa kriter .

Gjithashtu duhet thene qe estetikisht dobet, edhe pse vajza e kercimit baletor ka padyshim talentin e saj te padiskutueshem, por kur vihet ne funksion te mediokritetit zbehet dhe nuk sjell asgje ne atmosfere si ne qiell apo ne toke !.. vertet nje turp !

Cdo lloj levizje ne sfondin qe nuk perputhej aspak me kengen solli nje asgje, vertet Turp!…

Mos sinkronizimin me kengen + tekst pa kurfare llidhje ne mendim, dhe kjo sipas mendimit tim,
një turp ,ne paraqitjen e kenges ne gjithçka!…

Kjo ecuri e gabuar ne strukturen e festivalit ka shume kohe qe duke u bëre pazar me gjëne ne fjale shemtohet imaxhi, varferohet gjithhere e me teper kenga si zhvillim ne ecurine nder vite qe fest,.. sjell ne cdo dimer dhjetor!…

Natyrisht është feste Festivali !

Është tradite !…

Është një feste tradite,

është bukur…

Por keqberja e ndertimit per nje Festival ende është i dobet pa forme ,pa kenge te duhura te kompozitoreve Shqip. me emra qe mungojne cdo vit dhe po cdo vit degjojme emra anonim ,qe askush nuk i njeh si krijues ,apo teksshkrues ne kete Adheun tone !…

Gjithçka ndertuar dobet !Ketu fillon diskutimi per mua ,sipas mendimit tim eshte institucioni qe akoma nuk po organizon nje forme ,ku arti, muzika kenga te kete vlere larmine e saj dhe kete e bejne vete profesionistet dhe jo drejtues te vendosur pa kriter ne RTSH ku dhe vendosin fatin e shume kompozitoreve, mbase jo per faj te tyre ,por nga pa dija mbase!…,

Mbase i rrembaen vetem fakti per te shkuar ne te madherishmen Eurosong!?.

Ka shuuume per te thene rreth kenges dhe Festivalit akoma me teper per te diskutuar per te bere gjene e duhur !…

Por mbase na u lodh ky shpirt!….

Mendoj si gjithkush artist krijues profesionist e mendon qe nuk eshte e veshtire te ndertosh nje festival ku shporta me kenge te na mungoje !

Por fakti i nje menaxhimi teper dobet eshte pergjigjja qe ne degjuam pame ne paraqitjen e dobet te kenges ne fjale!…,

Hera heres e them po na mund Tallavaja ne te teren e saj ne jetet tona!..

Atehere, per kengen si kenge ,

pasi vetem kenge nuk ishte dhe kurre nuk quhet kenge, dhe nuk kam cfare te diskutoj Nuk eshte kurre nje kenge pa melodi si do qe te jete ne stilin e saj si kenge !.

Madje sa vjen ne cdo stine jehon kenga cmendurishit, kafsherisht!….

promovohen hite, kenge vidioklipe marramendese lluksose per hof ,… aman aman dhe per kete nuk flet kush !… dhe

Kjo ka qene kenga qe i exlipsoi jurine ne festivalin e dimer dhjetorit tone,????Festival ku ftohtesia e dimrit ish dhe mbetet ne nje festival pa shpirt krijues, ?

Dhe po e mbyll me nje shprehje te poetit te famshem Pol Elyar “Te gjithe ujerat e oqeanit nuk e lajne dot nje njollez gjaku intelektual”

Ky varg teper i rrepte sipas mendimit tim është i duhur per shume nga ato/ a qe shajne apo levdojne te sygjestionuar prej opinioneve te papergjegjeshme dhe fjale kafenesh
nuk po kane guximin te perballen me realitetin e hidhur ,

por te strukur nen modernen e hidhur,

krijojne artin e pikpyetjes qe nuk ka pergjigje !….Po e theksoj vertet turp!…

Berisha: BE respekton votën në PD, datën e zgjedhjeve e caktoi Kuvendi

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e tij për shtyp se Bashkimi Europian do të respektojë votën në PD.

“Pavarësisht nga demarshet, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE-së, që ne do respektojmë votën,” tha Berisha.

I pyetur nëse do shtyhen zgjedhjet për kreun e PD-së, siç ka kërkuar kandidati Ibsen Elezi, Berisha tha se kjo datë është caktuar nga Kuvendi.

“Duke shprehur respektin tim për zotin Elezi, ftesa ime është që të shqyrtohet mundësia e plotësimit të çdo kërkese të ligjshme të zotit Elezi. Por një gjë do u them: datën e zgjedhjeve e ka caktuar Kuvendi Kombëtar. Është jashtë çdo kompetence të organeve drejtuese, përveç Kuvendit, as Këshilli Kombëtar nuk duhet ta anulojë.

Duhet të mblidhet Kuvendi që të anulojë datën. Kjo është e vërteta,” tha Berisha.

Lidhur me caktimin e dy deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi për t’u konsultuar me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se “qëllimi i PD-së është që të diskutojë, shkëmbejë mendime, me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakordësojë ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit. PD, mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha, ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.

Ish-kryeministri deklaroi disa herë se kundër tij nuk ka ndonjë provë apo fakt që mund ta çojë përpara drejtësisë.

“Unë do mbroj të vërtetën të vërtetën, do zbatoj ligjin ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time”, u shpreh ish-kryeministri.

syri.net

Berisha: Rama mashtroi DASH për mua, tani do që të hetohen shpifjet e tij

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama ka mashtruar Departamentin e Shtetit dhe tani kërkon të hetohen shpifjet e tij.

“Ka edhe një arsye tjetër në dezekuilibrimin e Edi Ramës.

Ai është autori kryesor që ka mashtruar Departamentin e Shtetit për Sali Berishën.

Nuk e them unë këtë, lexoni përgjigjen që DASH i ka dhënë një të përditshmeje shqiptare, ku thotë se burim i informacionit, përveç OJF-ve dhe medieve, kanë qenë raportet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare.

Unë e besoj plotësisht këtë. Pra Edi Rama ka dërguar raporte në DASH, që nuk i ka publikuar kurrë, që nuk i ka dërguar dot kurrë në prokurori pasi janë fund e krye shpifje.

Tani ai i thotë drejtësisë: hetoni shpifjet e mia. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam dërguar në DASH.

Laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë sepse raportet e tij kanë qenë një shpifje fund e krye. Unë i them Edi Ramës, publikoi ato. Çoji të gjitha në SPAK dhe ku të duash.

E gjithë kjo fushatë ka për qëllim të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës. Natyrisht ushtrojnë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare, me të cilën e ka të humbur betejën.

Për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës? Kundër kundërshtarëve të tij, kaq është,” tha Berisha.

syri.net

Berisha: Rama përgjegjës direkt për vdekjet e 24 viktimave të Thumanës

Në një konferencë për mediat, lideri historik i PD-se, Sali Berisha ka akuzuar dhe ka bërë përgjegjës për 24 viktimat që humbën jetën si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit në Thumanë, Edi Ramën.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka quajtur ‘vrasje’ duke shtuar se ato sipas Berishës janë ‘vrasje shtetërore, nga neglizhenca e pafalshme shtetërore’.

Sali Berisha: Rama flet për afera, i them unë: Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara, janë 24 viktimat e Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë dhe me të gjitha dokumentat, banesat e tyre ishin të pabanueshme.

Por papërgjegjësia e plotë e Edi Ramës, e Vangjush Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin vdekjet në të njëjtat shtëpi, të prisnin tërmetin vdekjeprurës. Deri sot janë hetuar vetëm dy ish-kryetarë komune të PD në zona që nuk kishte dëmtime fare nga tërmeti. Asnjë njeri nuk është përgjegjës në kohën kur Edi Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vdekjet e tyre.

Vrasjet e Thumanës në këtë aspekt janë vrasje shtetërore, janë vrasje nga neglizhenca e pafalshme shtetërore. Dajoja i Taulant Ballës ishte drejtor në Kovalishencë. Aty humbi jetën një oficer i lartë i policisë. Dajoja është kthyer përsëri aty sepse ai është një nyje e rëndësishme e trafiqeve. syri.net

Berisha: Ramës i ka hyrë frika në palcë nga revolucioni i opozitës së vërtetë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se aferat e Edi Ramës janë të panumërta dhe kanë shpërthyer nga të gjitha anët.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Ajo është një aferë multidimensionale. Rama mund të jetë aty aksioner, pasi miku i tij po ndërton resortin në Gjirin e Manastirit. Po ashtu në Kepin e Stillës është dhëna leja për 620 vila”.

“Dy oligarkë të shëndetësisë fryhen dhe pasurohen me jetën e shqiptarëve: Vilma Nushi dhe Tom Doshi, të dy të lidhur si bloza me tymin me Edi Ramën”.

“Pra, shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme kanë bërë që Edi Rama të humbasë arsyen, logjikën dhe të futet në sindromën e problemeve të thella psikike. I trembur.

Por një pse tjetër, duhet të jemi të hapur, i këtij qëndrimi, është edhe frika në palcë nga opozita e vërtetë.

Mori fund loja e turpshme me pseudo-pluralizmin, me opozitën e blerë, me opozitën-fasadë. Vendi sot ka një opozitë të vërtetë dhe kjo e tmerron Edi Ramën.

E tmerron sepse kjo opozitë është revolucion. Ne, në mënyrë absolute nuk do pajtohemi me këtë plaçkitje të tmerrshme që po iu bëhet shqiptarëve. Ne nuk bëjmë presion as te SPAK, por iu drejtohemi qytetarëve të mbrojnë pronat nga një organizatë kriminale, nga më të rrezikshmet në botë.

E paralajmëroj Edi Ramën, këto ditë do jenë të harruara. Je i pashpresë, asgjë nuk e ndalon revolucionin pa i dalë zot interesit publik shqiptar. Asgjë. Sepse nuk do të ishte më opozitë, do ishte pseudo-opozitë. Ajo ka marrë fund dhe nuk ekziston më,” tha Berisha.

syri.net

Berisha publikon dokumentin: Rama firmosi mega-aferën e djegësave

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, doli në konferencë për shtyp për të reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, që sulmoi ashpër drejtësinë. Berisha tha se Rama po e sulmon drejtësinë, pasi ai është i kapur në mega-aferën e inceneratorëve.

“Prej disa javësh, kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve me një panik të jashtëzakonshëm, merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat janë të denja për Korenë e Veriut apo për regjimin e etërve të tij, ka disa synime.

Së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, i cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje. Dje po kontrolloja të dhënat. Rezultonte se nga viti 2014 deri më sot, indeksi i çmimeve të ushqimeve është rritur 100 përqind. U jap vetëm një të dhënë, shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50 përqind të të ardhurave vetëm për ushqim, pra një varfëri e frikshme rritet çdo javë e çdo muaj në këtë vend. ndërkohë kryeministri dhe ministrat vazhdojnë të vjedhin pronat dhe asetet publike,” tha Berisha, duke cituar dhe publikuar dokumentet e aferës me firmën e Edi Ramës.

“Me datën 11.11.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. Gjashtë ditë më vonë, Koka i drejton sërish një shkresë APP, duke kërkuar dhënien e mendimit për vendimin e sipërcituar. Një ditë më vonë, APP i kthen përgjigje ministrit Koka, duke cituar nenin 22 të prokurimeve publike për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, sipas të cilat mund të përdoret vetëm njëra nga tri procedurat: e hapur, e negociuar dhe me shpallje paraprake. Procedura pa negocim dhe pa shpallje, ligji shqiptar nuk e njeh.

…Don Agaçio u vu në dijeni për këtë. Ai e dinte se procedura e propozuar ishte e paligjshme. Sekretari i Përgjithshëm i mafias, në zyrën kryesore të mafias, të Edi Ramës, thotë se është shpallur procedurë, kur e gjitha ishte antiligjore. Detyra e tij është që të kthejë mbrapsht çdo projektvendim që bie në kundërshtim me ligjin. Duke mos e kthyer atë, ai ka shkelur ligjin. Cila është pasoja? Ky vendim që i del në gjumë Edi Ramës. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste për një kontratë dhe një aferë të tillë. Kjo është vetëm një aferë, aferat e tjera janë zinxhir,” tha Berisha.

syri.net

Meta: Më 25 korrik fillojmë ekzekutimin e frikës! Luftë pa kompromis mafies…

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi në një intervistë për emisionin ‘Top Story’ se pasi t’i përfundojë mandati si President, më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës e llogaridhënies në çdo nivel.

Meta u shpreh se do të nisë një luftë pa komporomis kundër mafias lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel. Nis një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”-tha Meta. syri.net

Berisha: Bylykbashi-Boçi negociatorët e PD për Presidentin! Alibeaj, ministër i Ramës

Lideri i PD Sali Berisha deklaroi për mediat pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu se Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë negociatorët me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike për çështjen e Presidentit.

“këta të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare me në emër të Partisë Demokratike.”-tha Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD votoi rezolutën ku u autorizua Komisioni i Rithemelimit për negociata me partitë e tjera opozitare për propozimin e një kandidature për President.

Ndërsa për Enkelejd Alibeajn Berisha deklaroi se ai është ministër virtual i Edi Ramës. syri.net

E vrau se e quajti ‘malok’- Dhimitri: Nuk mbaj mend gjë, jam penduar

“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”.

Kështu është justifikuar para togave të zeza Olger Dhimitri, 37-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Ilir Kapos në Tiranë.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

60-vjeçari u sulmua për vdekje nga i riu pas një sherri verbal, që degradoi në përplasje fizike duke bërë që i riu të nxirrte thikën e të sulmonte për vdekje Kapon.

Dyshohet se konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur pasi viktima, Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje

Pas arrestimit të tij nga policia, Olger Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit.

Ngjarja u regjistrua të shtunën pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme dhe jetonin në të njëjtën lagje. syri.net

Ibsen Elezi do të jetë rival i Sali Berishës, në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike

Dy emra në garë për kreun e PD-së. Ibsen Elezi do të jetë rival i Sali Berishës, në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

1. Z. Sali Berisha
2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.

Zëri i Amerikës: Kryeministri nuk i ka kërkuar SPAK të veprojë ndaj Vangjush Dakos, Tom Doshit, Aqif Rakipit

Rama sulmon SPAK-un: S’po vepron ndaj Berishës “non grata”

VOA

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama sulmoi sot me tone të ashpra Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryemnistrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. SPAK nga ana e saj i tha Zërit të Amerikës se nuk kishte asnjë koment mbi deklaratat e kryeministrit. Ndërsa Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se sipas saj sulmet e kryeministrit janë një mesazh i koduar që Prokuroria e posaçme të tërhiqet nga çështjet që prekin drejtpërdrejtë kryeministrin

Në harkun kohor të një muaji kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot për herë të dytë toneve të forta kritike ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sërish ai përdori forumet e Partisë socialiste për ta bërë këtë: në muajin Prill nga podiumi i Kongresit dhe sot nga salla e Asamblesë, duke i kushtuar një pjesë të mirë të fjalimit të tij.

Kryeministri vuri në dukje se “peshkaqenëve të mëdhenj të sistemit të drejtësisë”, siç i quajti ai gjyqtarët dhe prokurorët që u lanë jashtë sistemit të Drejtësisë nga procesi i vettingut, “nuk u ka hyrë gjemb në këmbë”. Ndërkohë që siç tha, SPAK veproi me nxitim të hetonte gjyqtarin Ardian Dvorani. “Kampioni i antikorrupsionit me vulë dhe me firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK, në hetim për çfarë? Për një hetim të kujt? Për një denoncim të atij që, jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë para SPAKU-t, Ilir Metës. Po si qenka kjo kështu, kaq e përmbysur?”, u shpreh zoti Rama.

Kryetari socialist la të kuptohej sërish se SPAK po godet më shumë nga e majta, duke theksuar megjithatë se partia e tij ka patur gjithnjë të njejtin qëndrim sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido pjestar i tyre.

Por pakënaqësia më e madhe e zotit Rama lidhet me mosndërmarrjen e asnjë veprimi ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion madhor”. Sipas tij në përmballjen me të keqen, SPAk deri tani ka dalë i humbur, tha zoti Rama duke folur për “një tallje të madhe”.

Ndërsa deklaroi se durimi i shumicës në pushtet po soset, ai ju drejtua me një thirrje të hapur SPAK-ut: “Zonja e zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni e dilni në mbrojtje Shqipërisë. Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non grate, një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tërë dynjasë, këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë, SPAK-u. Askush tjetër!”

Zoti Rama u kujdes të nënvizonte se kjo “nuk është një thirrje partiake, nuk është një thirrje politike por është thirrja e forcës që e ka udhëhequr dhe që e garanton reformën në drejtësi”, pasi sipas tij “po sfidohet drejtësia dhe se po delegjitimohet SPAk-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë”.

Zoti Berisha është figura më e lartë e përfshirë në listën e Shteteve të Bashkuara, por jo i vetmi, dhe kryeministri nuk ka kërkuar ndonjëherë përse SPAK nuk po vepron dhe ndaj të tjerëve. Ish kryebashkiaku I Durrësit Vangjush Dako, ishte një njeri i afërt me kryeministrin. Socialistët sot llogarisin në parlament si mbështetje të tyre dhe tre votat e deputetëve të Partisë së zotit Tom Doshi, ndërsa falë lidhjeve të qarta me shumicën ish deputeti Aqif Rakipi mundi të fuste në parlament në radhët e socialistëve djalin e tij dhe një tjetër të afërm.

Partia Demokratike, e kontrolluar nga zoti Berisha, e që ka sulmuar shpesh SPAK-un duke e konsideruar si një vegël të kryeministrit, reagoi sot ndaj deklaratave të zoti Rama. Sipas anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi “sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij. Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar. I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit!”

Ndërsa presidenti Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij duke u shprehur se “mbrojtja që kryeministri i jep në publik zotit Dvorani nga partia, është thirrja publike për organet e Drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë se përndryshe do të kenë pasoja”, nënvizoi zëdhënësi i Kreut të Shtetit.

SPAK, nga ana e vet, shmangu reagimet mbi deklaratat e kryeministrit. E pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama, zëdhënësja e SPAK-ut u përgjigj se ky institucion nuk kishte asnjë koment.

 

* Titulli i redaksisë marrë nga teksti brënda

Lajmi i Javës: Reportere Sans Frontiere i bën thirrje Edi Ramës të heqë ndalimin arbitrar ndaj gazetares Ambrozia Meta

Reporter Sans Frontiere i ka kërkuar direkt Edi Ramës përmes dy tweet-eve në Twitter që t’i heqë embargon dhe dënimin gazetares së Syri.net Ambrozia Metës. Po i sjellim dy tweet-et e RFS:

@RSF_inter @ ediramaal “Kur u pyet për rënien e # Shqipërisë me 20 pikë më poshtë në vendin e 103-të në indexin e ri të RFS ( #RSFIndex-in), Kryeministri hodhi poshtë pyetjet e gazetares së SyriNet, Ambrioza Meta, duke pretenduar se ajo ishte ende nën “riedukim”. RSF i bën thirrje @ediramaal për të hequr ndalimin arbitrar që kërcënon të drejtën e informimit.

@RSF_inter @ ediramaal prej marsit për dy muaj vendosi të refuzonte t’i përgjigjej Ambrioza Metës, pasi ajo e kishte pyetur për çështje të interesit publik: arrestimin e anëtarit të partisë së tij dhe një rast korrupsioni. Një embargo e tillë skandaloze informacioni nuk ka vend në një vend që dëshiron të anëtarësohet në #BE.”

Ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit, trafikoi 1 ton drogë në Itali

Interpol Tirana njofton se është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari Hekuran Marku, ish-truprojë i Saimir Tahirit, i kërkuar për disa vepra penale.

Marku u arrestua nga policia gjermane me kërkesë të SPAK disa javë më parë.

Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për trafik droge në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, ndaj dy ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda. Ky i fundit u arrestua gjithashtu në Francë.

Njoftimi i Interpol
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

***

Hekuran Marku dhe Agustin Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërsa Marku është ekstraduar në Shqipëri, Agustin Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase.

Operacioni “Shpirti” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës u zhvillua më 7 korrik të vitit të kaluar, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë.

38 persona janë arrestuar për akuza të ndryshme si korrupsion, abuzim me detyrën, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge.

Deklaratat e Ramës, reagon Presidenca: Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë çfarë e mban peng “Dvoranin” e qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?

TIRANË

Këshilltari i Presidentit të Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ish-kreun e KED Ardian Dvorani. Duke iu referuar deklaratës së Ramës se gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Z. Tedi Blushi shkruan se të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë çfarë e mban peng “Dvoranin” e qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”.

Ai pyet më tej se të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?

Sipas tij, është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja.

“Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?
Të gjithë shqiptarët e dinë se:
📌 1. Dvorani pengoi me çdo mjet, qëllimisht dhe për llogari vetëm të Ramës, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke falsifikuar, manipuluar e shkelur Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë, vetëm e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e Ramës.
📌 2. Dvorani u provua zyrtarisht se fshehu pasurinë.
📌 3. Por Vettingu i partisë në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme mbylli sytë për këtë fshehje të pasurisë dhe ky është fakt që nuk mbulohet dot kurrë.
📌 4. Shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit për Dvoranin e partisë-shtet i vërtetoi botërisht edhe Komisioni i Venecias.
📌 5. Nëse do të ekzistonte vërtet Reforma në Drejtësi, Dvorani do të duhej të ishte i pari përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?
Është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja.
Rama-Dvorani dhe Dvorani-Rama binomi i pandarë i antishtetit, dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit, falsifikimit të dokumenteve zyrtarë dhe kapjes së shtetit për llogari të partisë.
Koha e “opozitarizmit” të tredhur nga korrupsioni qeveritar po skadon me shpejtësi. Çkapja e shtetit nis nga çkapja e opozitarizmit.
ASGJE NUK DO TA NDALË ZBARDHJEN E SKANDALEVE TË NARKOQEVERISË SADO TË GULÇOJË GRUAJA E BILALIT!”, shkruan Blushi. bw

Asambleja e PS, reagon Salianji: Kush e ka frikësuar Ramën aq sa të sterrojë dhe t’i nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?

TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS. Salianji pyet se kush e ka frikësuar kryeministrin aq sa të sterrojë dhe t’i nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK.

Sipas tij, Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!

“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve!
Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!
Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!
Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”, deklaron Salianji.

Rama sulmon SPAK-un: Po hetoni Ardian Dvoranin, kampionin e anti-korrupsionit nga DASH

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un nga Asambleja e PS-së. Ai tha se SPAK po heton Ardian Dvoranin, që është shpallur kampion i anti-korrupsionit.

“Jam në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend, mbase do kisha qenë unë që do kisha bërë denoncimin sot.

Por nuk kam se si t’ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca, jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është ende shumë e shtrembëruar.

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një shembull tjetër.

A e dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë, që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit, si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit, që të mos e lejonte të hynte në proces për t’u promovuar si gjykatës.

A thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë ose javë do të largohet nga zyra e presidentit?

Nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vetingu do ishin sot në burg?

Kampioni i anti-korrupsionit nga Sekretari i Shtetit është futur në hetim për shkak të një denoncimi nga Ilir Meta, që gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK.

Po e them sot që jam gjithmonë e më i paduruar përballë faktit që ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, e bënë një vend ku pandëshkueshmëria u bë simbol, janë sot të paprekur. Të gjithë. Dhe me një lehtësi të hatashme, SPAK-u bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin që jeton në një apartament të para viteve 90,” tha Rama.

Rezoluta e PD për zgjedhjen e Presidentit: Kandidatë nga opozita, nëse do të ketë konsensus

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar rezolutën me qëndrimin politik për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit në Kuvendin e Shqipërisë. Në rezolutë thuhet se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar qëndrimin politik të forcës kryesore të opozitës për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në rezolutën e aprovuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, është mandatuar Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partise Demokratike që të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rezolutën që u prezantua nga deputeti Oerd Bylykbashi thuhet se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend.

Ne tekstin e rezolutes thuhet se mazhoranca socialiste, në mënyrë sistematike ka kapur pushtetet e pavarura përfshirë atë të drejtësisë, duke rrënuar sistemin kushtetues të kontrolleve dhe balancave.

Rezoluta thekson gjithashtu se Edi Rama aktualisht kontrollon rreth 90% të pushtetit publik dhe kapja e institucionit të Presidentit prej tij do të siguronte pushtet absolut, të paprecedent edhe në periudhën e diktaturës para rënies së regjimit komunist.

Rezoluta
Këshilli Kombëtar me këtë rezolutë vendos:

PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave të mazhorancës socialiste.

Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushte për konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.

Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë.

Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit”.

‘Një zonjë që i dha dinjitet garës’- Paloka me Qiricin: Sa më shpejtë ta shohim PD në vendin që i takon

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka shpërndarë një foto me kandidaten Eleina Qirici, duke e vlerësuar për dinjitetin që i dha garës.

‘Sot me Eleina Qiricin, nje mike, kolege e demokrate e mire. Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon’, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sot me Eleina Qiricin, nje mike, kolege e demokrate e mire. Nje zonje qe i dha dinjitet gares per kreun e Keshillit Kombetar te PD!

Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon! 

syri.net

Salianji: Alibeaj po nxiton që të ulet me Ramën, duan të ndajnë PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji hedh poshtë pretendimet e Orjola Pampurit, se gjatë ditës së sotme ka pasur një mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar.

Sipas Salianjit një mbledhje e tillë nuk është bërë, dhe ka një nxitim të pajustifikuar nga ana e Alibeajt për t’u ulur në një tavolinë me Edi Ramën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ervin Salianji: Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit, ka një tentativë për ta ndarë grupin në dy, do të bëj çdo përpjekje për të komunikuar me demokratët, për të mos e lejuar këtë.

Dje kam komunikuar me përfaqësues të Rithemelimit dhe zotit Alibeaj, për të pasur mundësi që deputetët të kenë një takim, po kërkohet me ngulm një takim për presidentin, në një kohë që Rama e ka zgjedhur. Është një kurth që të keqpërdoren deputetët.

Kam pasur një komunikim me zotin Boçin, i cili ka kërkuar që mbledhja e kryesisë së vogël, të shtyhet në një moment tjetër të ditës, dhe është bërë ai komunikim i turpshëm. Nuk përfaqësohet qëndrimi i grupit.

Nuk ka pasur një mbledhje të tillë, nëse ka qenë ndonjë nga kryetarët e komisioneve në këtë mbledhje, ka një nxitim për ta ndarë PD-në, dhe për të caktuar një palë këtej një palë andej. Ka pothuajse 3 muaj që nuk funksionojnë mbledhjet e grupit, duan të na vënë damkën që jemi palë të njërit grup apo tjetrit.

Kryesia e grupit parlamentar, fakti që unë kam komunikuar me zotin Alibeaj, nuk besoj se ka ndonjë diskutim nëse njihet apo jo. Jemi në një nxitim të pashpjegueshëm, për çfarë? Pse është shqetësimi i demokratëve zgjedhja e presidentit që e ka vendosur Edi Rama. Ne nuk mund ti japim Edi Ramës kriteret se si të zgjedhë presidentin.

syri.net

Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD është zgjedhur Edi Paloka.

Në procesin e zhvilluar sot në garë ishin Paloka dhe Elira Qirici.

Paloka mori 132 vota përballë kandidates Eleina Qirici e cila mori 79 vota. bw

Këshilli Kombëtar i PD miraton rezolutën, Bylykbashi: Vendimet për Presidentin i merr Komisioni i Rithemelimit

Këshilli Kombëtar i PD miratoi rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të ri. 

Projektrezoluta u lexua nga deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi.

Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e PD dhe partitë aleate do punojnë për gjetjen e kandidaturave të përbashkëta, nëse procesi politik do të krijojë kushte për konsensus.

Rezoluta thekson gjithashtu se çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, do të refuzohet më votë në Kuvend, sikurse theksohet se çdo qëndrim tjetër që bie ndesh me rezolutën, nuk përfaqëson Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

“Këshilli Kombëtar me këtë rezolutë vendos, PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave të mazhorancës socialiste. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushte për konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.

Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit”. syri.net

Ndahet nga jeta diplomati i njohur Hajdar Muneka

Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë, është ndarë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë këtë betejë .

Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin tonë diplomatik dhe ishte një njohës shumë i mirë i çështjeve aziatike. Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Maljazi, dhe Jo rezident ne Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh, Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Nga profesioni i gazetarit në Radio Tirana, ai kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke i dhënë një kontribut të spikatur diplomacisë shqiptare.

Si botues i librit “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën” një ese me vlerë për historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe të një vepre tjetër nga kjo temë e cila pret që të botohet pas ndarjes së tij nga jeta, harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar themelues i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë të fushës së diplomacisë. syri.net

Berisha: Baton Stanishiç propozoi gruan e Ramës për presidente! Alibeaj po sillet si ministër

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ndal disa herë edhe te procesi për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai se quajti sërish një proces mafioz dhe të diskredituar.

Sipas tij, për të treguar sa i diskredituar është procesi, mjafton të shohësh propozimin nga propagandisti i Edi Ramës, Baton Haxhiu, që Linda Rama të bëhet presidente.

“Zhvillime të tjera ka pasur në procesin qesharak të zgjdhjes së presidentit. Ato kulmojnë deri aty, sa nëpërmjet Baton Stanishiçin, Edi Rama të propozojë për president edhe bashkëshorten e tij. A mund ta imagjinoni? A ka një zëdhënës më autentik të Edi Ramës se Baton Stanishiçi? Ai e njoftoi nëpërmjet tij. Arriti ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues, sa ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare.

Ky është procesi më i diskredituar që mund të bëhet ndonjëherë. Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD-së pas Kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD-së ndaj këtij procesi. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë”.

Duke kujtuar raportimet për qeverisje të përbashkët mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe spekulimet se Enkelejd Alibeaj do merrte post ministri, Berisha tha se Alibeaj po sillet si anëtar kabineti.

“Ky debat po zhvillohet në nivel të grupit parlamentar pasi Edi Rama ka marrë peng Enkelejd Alibeajn. Ju kujtohet kur dolën fjalë për qeverisje të përbashkët? Ju kujtohen emrat e ministrave? Prandaj e trajton si peng Alibeajn.

Alibeaj është i shkarkuar dhe nuk ka asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar. Ai është tërësisht në funksion të Edi Ramës,” tha Berisha. syri.net

Berisha: Kam plotësuar dokumentet për kandidim! Nuk shpik rivalë, më 22 maj do ketë referendum

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se ai ka plotësuar për të kandiduar për kreun e PD-së.

“Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme, të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit dhe jo vetëm ajo, kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju? Njeriu ka shpallur publikisht se do të kandidojë dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? A nuk është kjo një antifushatë që shkel çdo parim demokratik?

Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do t’ju drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundem të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, ku shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Kësaj situate do i jap fund,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk do ketë rivalë, Berisha tha: “Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro. Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë me datën 22 maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”. syri.net

Berisha apel gazetarëve: Krijoni sindikatat tuaja, të mbrojmë fjalën e lirë

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar thirrje në drejtim të institucioneve ndërkombëtare pas vdekjeve në komisariate në vend. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët Berisha tha se duhet të marrin fund qëndrimet e qeveritarëve të cilët sipas tij nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore.

“I bëj thirrje Komisionit për të drejtat e njeriut të OKB, i bëj thirrje komitetit antitorturë të Këshillit të Europës me urgjencë dhe procedurë të përshpejtuar të ushtrojnë çdo kontroll të duhur mbi IEVP dhe organet e policisë në mënyrë që të marrin fund dramat e tmerrshme njerëzore në birucat e këtyre komisariateve. Të marrin fund qëndrimet e këtyre qeveritarëve të cilët në fakt nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore, vdekjet e të rinjve, asfiksime apo djegie për së gjalli si ndodhi në Kamëz. Por jemi në rrafshin e lirive dhe të drejtave njerëzore. De fakto ato po arrijnë nivele diktatoriale, po arrijnë nivelet e drejtësisë së Putinit. Dhe atje ka protesta, po ka rusë që ngrihen në protesta, burgjet mbushen, por prapë dalin në protesta”, deklaroi Berisha.

Ai u ndal më tej në konferencë te raporti i Reporterëve pa kufij për lirinë e medias. Berisha iu bëri apel gazetarëve të krijojnë sindikatat e tyre për të mos shkuar në një nivel me Korenë e Veriut apo Rusinë e Putinit.

“Lajmi që sollën Reporterët pa kufij për një rrokullisje dramatike me 20 vende për lirinë e mediave, për lirinë e hsprehjes së mendimit dhe fjalës është një lajm dramatik, i paprecedentë në historinë e këtij vendi. Një saç, një kupolë e mafies shtetërore dhe e biznesve të lidhura me të, po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri. Po mbyt lirinë e mediave dhe të mendimit. Qëndrimi ndaj këtyre zhvillimeve është i papranueshëm.

Edhe lajmi dramatik që u dha për këtë zhvillim u përcoll në mënyrën më superficiale. Unë ju bëj thirrje të krijoni sindikatat tuaja, me qëllimin e vetëm që të mos ju dhunojë dhe mos ju cenojë kush në profesionin tuaj. Është mision për vendin, nuk e bëni vetëm për veten tuaj. Tirania duhet të kundërshtohet në çdo element të saj. Me tiraninë duhet bërë çdo betejë dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij. Përndryshe sot jemi tek Angola dhe Zimbabve, vitin tjetër do shkojmë te Koreja e Veriut dhe Rusia e Putinit. Ndaj thirrja ime është të mbrojmë fjalën e lirë, të mbrojmë lirinë e mediave si një pasuri e paçmuar për qytetarët dhe për shoqërinë dhe vendin në tërësi. Këto ishin dy nga zhvillimet më dramatike të javës, më skandaloze”, tha Berisha. bw

‘S’ka kuorum’- Ervin Salianji: Kjo nuk është mbledhje grupi, por takim mes deputetësh

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes së thirrur nga Enkelejd Alibeaj. 

Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizai raporton se gjatë debateve, Salianji ka thënë se mbledhja është e pavlefshme pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm.

Ai e ka quajtur takim mes deputetësh dhe jo mbledhje të grupit parlamentar.

Ervin Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetesh. Mbledhjen ta caktojme me kryesine e grupit dhe ta caktojme kur te jene te gjithë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë.

***

Mbledhja e grupit parlamentar e thirrur nga Alibeaj dështoi që në nisje, për shkak se ndodheshin vetëm 21 nga 52 deputetë. Një orë pasi kishte nisur mbledhja, mbërriti edhe deputetja Ilda Dhori, por sërish kuorumi nuk u arrit, prej të paktën 26 deputetësh. Enkelejd Alibeaj u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit.

EMRAT- Këta janë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Zbardhen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, të dalë nga Kuvendi i 30 prillit.

Listën e bëri publike Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi gjatë një deklarate për mediat të mbajtur nga selia blu.

Nesër është thirrur Këshilli Kombëtar në orën 18:00, ku priten të merren disa vendime të rëndësishme.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD:

1. ADMIR SINAMATI.

2. ADRIANA GJONAJ.

3. ADRIANA KALAJA.

4. AFROVITA DHIMOJANI.

5. AGRON GJEKMARKAJ.

6. AGRON KULIÇAJ.

7. AGRON SHEHAJ.

8. AGRON SURE LOKA

9. AIDA SHEHU.

10. AKIL KRAJA.

11. ALBANA VOKSHI.

12. ALBERT DOD MËLYSHI.

13. ALBINA DEDA.

14. ALDO BUMÇI.

15. ALEKSANDËR BIBERAJ.

16. ALFRED RUSHAJ.

17. ALTA AZIZI HALUCA.

18. ALTIN NIKOLLA KALLAPODHI.

19. ANDI DOLLAPI.

20. ANDI GANI BELIU.

21. ANDI MUSTAFAJ.

22. ANDIA ULLIRI.

23. ANDON FRROKAJ.

24. ANISA DERVISHAJ.

25. ANISA KADESHA.

26. ANKELITA ÇELA.

27. ANTON LEK PJETERNIKAJ.

28. ANXHELA MALKO.

29. APOLLON BAÇE.

30. ARBEN BEQIRI.

31. ARBEN IBRO.

32. ARBEN IMAMI.

33. ARBEN LLESH NDOI.

34. ARBEN MIZA.

35. ARBEN RISTANI.

36. ARBI AGALLIU.

37. ARBJOLA HALIMI.

38. ARDIAN MUKA.

39. ARDIAN TURKU.

40. ARJAN DEDEJ.

41. ARJAN KAPLLAN KASA.

42. ARJAN SHEFKI KARRIQI.

43. ARJAN XHAVIT HOXHA      .

44. ARMEND MUSAJ.

45. ARNOLD KARIQI.

46. ARSEN KUJTIM VALISI.

47. ARSON KLEANTHI LIPE.

48. ARVIT BUSHATI.

49. ASTRIT MYSLIM KASA.

50. ATIRD NURI HOXHA.

51. AULON KALAJA.

52. AUREL BYLYKBASHI.

53. AVENIR PEKA.

54. AVNI RAM TOBLI.

55. BARBARA DODA.

56. BARDH SPAHIA.

57. BEDRI HOXHA.

58. BEHAR VELI XHAFERAJ.

59. BELIND KËLLIÇI.

60. BENARD GJON NDRECA.

61. BESART XHAFERRI.

62. BESIM MEXHIT KUKA.

63. BESNIK ALIAJ.

64. BESNIK XHAFER DUSHAJ.

65. BISLIM AHMETAJ.

66. BLEDI KASMI.

67. BLEDJON NALLBATI.

68. BLENDI FERDINAND HIMCI.

69. BUJAR KAPEXHIU.

70. BUJAR KARAFIL DHËMBO.

71. BUJAR LESKAJ.

72. BUJAR PASHO KAPLLANI.

73. BUJAR VUKAJ.

74. ÇLIRIM GJATA.

75. DAFINA MUDA.

76. DASHNOR SULA.

77. DASHO ALIKO.

78. DAVA MARKU.

79. DEMIR QAMIL HYSENI.

80. DENION SHENGJERGJI.

81. DENISA NAZMI VATA.

82. DEVIS XHEZAR OSMANI.

83. DHURATA TYLI (ÇUPI).

84. DOREL MEMOÇI.

85. DORIAN TELITI.

86. DRITAN BURGIA.

87. DRITAN FLAMUR CANI.

88. EDI PALOKA.

89. EDITH HARXHI.

90. EDMOND SPAHO.

91. EDUARD GANI REXHA.

92. EDUARD SHARKA.

93. ELDA HOTI.

94. ELEINA QIRICI.

95. ELEZ ISUF MACI.

96. ELGI HYKA.

97. ELIONA GREMI.

98. ELIOR VILA.

99. ELISABETA SKRAPARI.

100. ELIZABETA RREDHI.

101. ELTON BANO.

102. ELVIS JANI HAJDERLLI.

103. ELVIS MALASI.

104. EMELS BEKTASH XHAXHAJ.

105. EMILJA KOLIQI.

106. ENDIRE BUSHATI.

107. ENKELEJD ALIBEAJ.

108. ENKELEJDA SALLAKU.

109. ENNO BOZDO.

110. ENSA BASHA.

111. ERALDA BANO (TASE).

112. ERIS SHAHIN SHEHAJ.

113. ERVIN MINAROLLI.

114. ERVIN SALIANJI.

115. ESMERALDA METKO.

116. ETION KAPEDANI.

117. FATBARDH KADILLI.

118. FATBARDHA KADIU.

119. FATION VEIZAJ.

120. FATJON BATHORJA.

121. FATMIR GANI MYRTA.

122. FATOS JAHO HOXHA.

123. FERDINANT XHAFERAJ.

124. FERIDE RRAHMANAJ.

125. FETAH XHEMAL HASANAJ.

126. FIORALBA DIZDARI.

127. FIQIRI ISMAILI.

128. FLAMUR HOXHA.

129. FLAMUR NOKA.

130. FLORIANA GARO.

131. FLORIN KURMEKAJ.

132. FLORIND XHEVDET MANSAKU.

133. FLORION MIMA.

134. FLUTURA AÇKA.

135. GAZMEND AHMET SALLAKU.

136. GAZMEND DIBRA.

137. GAZMENT BARDHI.

138. GAZMIR SPAHIA.

139. GENC DEROMEMAJ.

140. GENC POLLO.

141. GENT STRAZIMIRI.

142. GENTI SHAQIR CELA.

143. GENTIAN MISHOVA.

144. GËZIM HASAN DEMUSHI.

145. GJENARIN NDOC KAPARI.

146. GJERGJ MERO.

147. GJERGJ PAL OROSHI.

148. GJOK VUKSANI.

149. GLAUK OLLDASHI.

150. GRETA BARDELI.

151. GRIDA DUMA.

152. GRIGELS MUÇOLLARI.

153. HAJREDIN LAKE BAKIASI.

154. HELIDON BUSHATI.

155. HIL NDUE KOLA.

156. HYSEN QAZIM KADIU.

157. IBRAHIM MORINA.

158. IGLI LATIF CARA.

159. ILDA DHORI.

160. ILIR ALIMEHMETI.

161. ILIR FAIS KROSI.

162. ILIR SABRI KASA.

163. ILIRJAN RAMADAN ALLIU .

164. ILIRJANA KUÇANA.

165. IMANUEL ÇAUSHAJ.

166. IMELDA KRAJA.

167. INA ZHUPA.

168. INDRIT HOXHA.

169. IRENA SHESTANI.

170. IRMA PROFI MARKU.

171. ISUF ÇELAJ.

172. IVI KASO.

173. JAMARBER MALLTEZI.

174. JOLA HYSAJ.

175. JORIDA TABAKU.

176. JULIAN DEDA.

177. KASËM MAHMUTAJ.

178. KASTRIOT PIROLI.

179. KELTIS KRUJA.

180. KLARA BICI.

181. KLAUS SHAQIRI.

182. KLEVIS BALLIU.

183. KLODIAN LATA.

184. KLODIAN MUÇO.

185. KLODIANA ÇAPJA.

186. KODHEL TEFIK CALA.

187. KRESHNIK ÇOLLAKU.

188. LAURA VORPSI.

189. LEDIANA FRATARI.

190. LEDINA ALOLLI.

191. LEDINA MANDIA.

192. LEDIO NURAJ.

193. LEFTER GËSHTENJA.

194. LEONARD JOSIF RAKIPAJ      .

195. LINDITA METALIAJ.

196. LISANDER HOXHA.

197. LORENC LUKA.

198. LORIN HOXHA.

199. LUAN BAÇI.

200. LUÇIANO BOÇI.

201. LULZIM BASHA.

202. MAL BERISHA.

203. MALBOR DUKA.

204. MALO HYDAI SADIKAJ.

205. MANJOLA KASTRIOT NIKOLLO.

206. MARIGLEND DOÇI.

207. MARJANA BRUNGA.

208. MATILDA QYRKU.

209. MEGI BALLIU.

210. MERIGLEN KURTBALAJ.

211. MERITA BAKIU.

212. MIMOZA HAJDARMATAJ.

213. MIMOZA REXHVELAJ.

214. MINUSHE LAZAJ.

215. MIRELA TABAKU.

216. MUSTAFA ZYLYF PASHJA.

217. MYQEREM TAFAJ.

218. MYSLIM ISUF HAXHI.

219. MYSLYM MURRIZI.

220. NADIRE AQIF ASLLANI.

221. NADIRE MEÇORAPAJ.

222. NAZLIE LAÇI.

223. NEVJON XHEVDET KODRASI.

224. NIKOLIN ÇALI.

225. OERD BYLYKBASHI.

226. ONELDA GJIN ZEFI   .

227. ORJOLA Pampuri.

228. OSMAN MULA.

229. OSMAN STAFA.

230. PARID TEFERIÇI.

231. PËLLUMB IBRAHIM BRUSHA.

232. PREL GJONI.

233. QEMAL ÇEJKU.

234. QEMAL HOXHA.

235. RAJMONDA BULKU.

236. RAMADAN LIKAJ.

237. RENIS GJOKA.

238. RESMI BILBIL SHANAJ  .

239. REZART TUSHA.

240. ROBERT BUDINA.

241. ROLAND KETA.

242. RRAPI RAKO GJIKA.

243. RUBENS SHIMA.

244. RUDINA HAJDARI.

245. SAIMIR KORRESHI.

246. SAIMIR MULGECI.

247. SALI BERISHA.

248. SARA BODO.

249. SELADIN JAKUPLLARI.

250. SEVALGON BERISHA.

251. SHAQIR MANJANI.

252. SHEFEREDIN SHEHU.

253. SHEZAIM RAMADAN YMERAJ.

254. SHKËLQIM HOXHA.

255. SHYQYRI HAJRULLA DURO.

256. SORINA KOTI.

257. SPIRO VASO.

258. SUZANA GUXHOLLI.

259. TOMOR ALIZOTI.

260. TRITAN SHEHU.

261. VALDETE VORPSI.

262. VIKTOR AVNI DURO.

263. VOLTANA ADEMI.

264. XHELAL MZIU.

265. XHERALDO DASHI.

266. XHEVAIR SALI BILJA.

267. XHULJAN GUÇE.

268. YLLI ASLLANI.

269. ZEF HILA.

270. ZHENI GJERGJI.

271. ZYRAFETE KULLA.

272. JOZEFINA TOPALLI.

273. BUJAR NISHANI.

274. EDUARD SELAMI.

Vdekja e dyshimtë në komisariat- AMP: Ja pse u arrestuan tre policët

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë publike detaje nga hetimi për ngjarjen e mbrëmshme në komisaritain e policisë në Kavajë ku humbi jetën 31-vjeçari Ilvi Meta.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:

1. Nënkomisar Petrit Brahimaj, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;

2. Inspektor Bexhet Berberi, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;

3. Inspektor Rushit Kola, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Njoftimi i plotë

Kavajë – Në vijim të komunikimit për ngjarjen e ndodhur me datën 04.05.2022 në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku është gjetur i vdekur shtetasi I.M., Drejtoria Rajonale e AMP Durrës-Kavajë ka përfunduar hetimet paraprake nga ku ka rezultuar si vijon:

Më datë 04.05.2022, rreth orës 19:00, në dhomat e sigurisë/ndalimit/arrestimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë, shtetasi i arrestuar I.M., 31 vjeç, ka kryer vetëvrasje duke përdorur lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur, duke gjetur më pas dhe vdekjen.

Nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë është bërë këqyrja e viktimës nga ku ka rezultuar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të shtetasit I. M. gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.

Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:

1. Nënkomisar P. B., me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;

2. Inspektor B. B., me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;

3. Inspektor R. K., me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 90 90.

EMRAT- Vdekja e dyshimtë e të riut Ilvi Meta në qeli, arrestohen 3 punonjësit e policisë së Kavajës

3 punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes se rëndë të ndodhur ne ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Mësohet se të arestuarit janë:
– Bexhet Berberi, me detyrë inspektor
– Rushit Kola, me detyrë inspektor
– Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar

Te njëjtat burime shpjegojnë se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë rreth orës 12:00 i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë.
I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë.

Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë është ngritur një grup hetimor, si dhe kanë shkuar me urgjencë në Komisariatin e Kavajës Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Lorenc Panganika, dhe disa oficerë të SHÇBA-së.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babai i viktimës Ilvi Meta, Agim Meta, i cili hedh akuza ndaj policisë, ndërsa ka deklaruar se djali i tij u akuzua për vjedhjen e një dere alumini.

Babai i Ilvi Metës flet për Syri Tv: Djalin na e vranë brenda komisariatit të Kavajës! Ja për çfarë e kanë detyruar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në komisariatin e Kavajës ku i riu Ilvi Meta 31 vjeç sipas policisë vrau veten në qelinë e paraburgimit duke u vetëvarur.

Babai i viktimës në një lidhje telefonike për Syri Tv tha se trupi i të birit ndodhet në spitalin e Durrësit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore ndërsa ka bërë dhe akuza të forta ndaj autoriteteve duke i akuzuar për vrasjen e djalit brenda komisariatit.

“Nuk më kanë lënë të shkoj atje, përveç çunit të xhajës tim. Vetëm atë kanë lënë. Kisha informacion që u shoqëruar pasi ishte i dehur. Jam shumë i tronditur për të treguar të gjithë ngjarjen.”-tha babai i 31-vjeçarit.

Ndërsa një i afërm i viktimës (djali i xhaxhait) thotë se kushëriri i tij i cili tashmë ka ndërruar jetë, më herët është shoqëruar dhe detyruar të firmosë në komisariat për të pranuar autorësitë e ngjarjeve që nuk i ka kryer.

“Ilvi nuk e ka vrarë veten. Jemi të tronditur për ngjarjen. Tronditja e dytë pasi nuk na njoftuan. Se kush e ka bërë këtë vrasje, nuk e dimë.

Nuk e quajmë vetëvrasje, por vrasje brenda ambientit të komisariatit. Ilvi nuk ka vrarë veten. Ishte djalë i fortë, i qeshur, plot jetë. Ka pasur plane për jetën.

E kanë shoqëruar dhe më parë, por sipas të atit që është xhaxhai im, atij i është kërkuar që të firmosë të marrë përsipër ngjarje që nuk i ka kryer.

Dyshojmë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në këtë rast. Ai nuk e ka vrarë veten.”-tha i afërmi i të riut.

Edvin Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD: Nuk bëhem pjesë e farsës

Sali Berisha duket se do të garojë i vetëm për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që po organizohen nga Komisioni i Rithemelimit, që do të mbahen në datën 22 Maj.

Deri tani asnjë kandidat nuk ka shpallur kandidaturën përballë tij, dhe i vetmi që kishte shprehur interesin, Edvin Kulluri ka vendosur të tërhiqet.

Kulluri shpjegon arsyet në postimin e tij, ndërkohë që zgjedhjet i konsideron farsë, dhe Komisionin që i organizon antistatutor.

Ai shprehet se nuk mund të bëhet pjesë e një farse të tillë, dhe nuk mund të jetë një rival kukull përballë Berishës.

Postimi i Kullurit:

Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e nje Komisioni Zgjedhor te vete emeruar pa vendim te Keshillit Kombetar si organ i zgjedhur, qe shpalli procedurat per zgjedhjet per Kryetar te PDSH!

Meqenese para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor eshte anti-statutor; 2) afati per “primare” prej 2 javesh eshte i njejti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lene kohe kandidateve per te bere fushate; 3) ne kete Komision ka anetare te njejte nga ata qe vodhen vota per Lul Braven duke e bere kete proces po aq te pabesueshem;

4) nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”! Fatkeqesisht PD dhe demokratet po tallen dhe neperkemben po njesoj prej te pakten 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe perfaqesimi!

Propaganda e 11 dhjetorit per “primare” e “sovranitet” vote rezultoi vecse propagande duke zhgenjyer per te disaten here demokratet e ndershem dhe opinionin publik! Per keto arsye, vendosa te mos behem pjese e kesaj farse te shemtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh per demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!

Me shpresen se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje perpjekjet maksimale per te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresen se ka ende nje te ardhme per opoziten!

I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emeruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise ne Partine Demokratike!
Me respekt, Edvin Kulluri!

Ish-komandanti gjerman i KFOR-it vizitë tek Sali Berisha, çfarë biseduan?

Ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler, i cili është edhe president i Asocacionit Gjerman Kosovar në Gjermani, ka vizituar ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit e lavdëroi atë si mik të shquar të shqiptarëve dhe tregoi se e ka falënderuar punën e tij për paqen në Kosovë.

“Dje pata një takim me një mik të shquar të shqiptarëve, Gjeneralin me katër yje, Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it në Kosovë dhe ish-komandant i lartë në zona të rëndësishme të NATO-s dhe President i Asosacionit Gjerman-Kosovar në Gjermani. Në këtë takim unë e falënderova me mirënjohje Gjeneralin Buhler për ndihmesën e tij të çmuar për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe rajon si dhe interesin e tij të rëndësishëm në organizimin e shqiptarëve në Asocacionin Gjerman Kosovar ne Gjermani dhe udhëheqjen e këtij asocacioni në vendin e tij”, ka shkruar Berisha.

Ai tha se shqiptaret sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani dhe tha se pjesëmarrja e tyre në nivel lokal dhe atë federal është e rëndësishme.

“Shqiptarët sot janë komuniteti i dytë i huaj më i madh në Gjermani organizimi i tyre në nivel lokal, por doemos edhe federal, është i domosdoshëm dhe me interes shumë të madh si për komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tij në Gjermani që iu takojnë në përputhje me ligjet gjermane dhe ato të BE-së, por edhe për lobimin e tyre të fuqishëm në ndihmë të Shqipërisë dhe Kosovës pranë Bundestagut, Kancelarisë dhe institucioneve tjera federale dhe bizneseve të Gjermanisë”.

Berisha njoftoi se në këtë takim diskutuan për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon./Gazeta Express/

Berisha mesazh bashkimi deputetëve që munguan në Kuvend: Partia është e juaja, derën e keni të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në një konferecë për shtyp mungesën e një numri deputetësh të PD në Kuvendin Kombëtar. Berisha tha se vendi i tyre është në Partinë Demokratike dhe ata janë deputetë të kësaj partie.

“Nuk mundet kurrë që një deputet, dy deputetë, por dhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë një forcë politike qeveritare.

Deputetët, për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive, në parlament dhe në shumicë janë përfaqësues të shumicës, shumicës së popullit opozitar që i ka votuar.

Në këtë popull opozitar janë edhe shumica e anëtarësisë së PD në atë zonë. Vendi i tyre është me shumicën dhe vetëm me shumicën.”-deklaroi Berisha.

Më tej lideri i PD shtoi se për çdo demokrat dhe çdo kundërshtar, 6 marsi ka meritën e përcaktimit të shumicës.

“Jo në një sondazh, por dal vivo në shoqërinë shqiptare. Deputetët e PD do i bashkohen shumicës. Nuk mund të them se çdonjëri prej tyre, por në tërësi shpreh bindjen se pas Kuvendit të 30 prillit, edhe shumuca dërrmuese e tyre do i bashkohen PD-së.”-tha Berisha.

syri.net

Berisha: Votat u numëruan LIVE! Kandidatët e Këshillit mund të kërkojnë rinumërimin e tyre

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se të gjitha votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar janë numëruar në mënyrë transparente para kamerave.

Lideri i PD theksoi se të gjithë kandidatët e Këshillit Kombëtar mund të kërkojnë rinumërimin e votave.

“Live, përveç arkivës digjitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit që çdonjëri që dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë e rinumërojë.”-tha Berisha. syri.net

Rënia pikiatë në lirinë e medias- Tërbohet Rama: Janë gënjeshtra!

Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në median sociale në lidhje me raportin e organizatës Gazetarët pa Kufij, ku Shqipëria ka shënuar një rënie pikiatë.

Duke vlerësuar si tepër serioze gjenden e situatës ekonomike dhe politike të medias në Shqipëri, organizata ndërkombëtare Gazetarët pa Kufij renditi Shqipërinë në vend të 103 në botë sa i përket lirisë së medias, një përkeqësim me 20 vende në krahasim me vitin paraardhës.

Ashtu siç ka ndodhur edhe me raportet e tjera që tregojnë rënien e demokracisë në vend, Rama tha se këto janë gënjeshtra.

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!” shkruan Rama.


Send this to a friend