VOAL

VOAL

Tragjike- Shuhet në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum, njeriu që ndihmoi shqiptarët të rrëzonin komunizmin

Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, ndërron jetë në vendin që e deshi aq shumë.

Diplomati ndërroi jetë në Shqipëri, ku kishte mbërritur prej disa ditësh.

Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.

Burimet thonë se ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Mendohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Daum mori pjesë para pak ditësh në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Gjatë vizitës në Bashkinë e Kavajës, ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990.

Pas largimit nga Shqipëria, Daum punoi për të afruar vendin me publikun gjerman përmes një ekspozite të madhe në Mynih (2001) dhe më pas në Vjenë, me mbi 32,000 vizitorë. Ajo përfshinte ikona shqiptare, artefakte dhe skena nga jeta tradicionale, duke nxjerrë në pah bukurinë dhe trashëgiminë shqiptare.

“Jam krenar që ndihmova në sjelljen e kësaj bukurie në Gjermani,” tha Daum, duke falënderuar Kavajën për nderimin.

Ndërkohë një ditë më parë ai ishte i pranishëm me një intervistë për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV.

Në këtë intervistë, ai pranoi se kishte vepruar i vetëm kundër qeverisë së tij për të ndihmuar shqiptarët që të rrëzonin komunizmin.

Kujtojmë se Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë më vonë, ai pranoi se e bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit.

Redaksia e SYRI TV dhe SYRI.net u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe miqve të ambasadorit të nderuar.

Ndërhyrja brutale e pushtetit në Theth: Reagon Arqipeshkevi i Shkodrës

Në kulmin e tensioneve në Theth, ku qeveria ka nisur shembjen e banesave të banorëve me pretendimin se janë ndërtime pa leje, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama u kishte premtuar legalizimin, ka reaguar edhe Arqipeshkvi i Shkodrës duke shprehur kështu edhe qëndrimin e Kishës.

“Jemi të shqetësuar për çka po ndodh… dhe ndihemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë të të gjithë prisnin një qëndrim më të fortë të Kishës në mbështetje të banorëve të zonës, kundër brutalitetit me të cilin po ndërhyn pushteti në mes të sezonit turistik qëndrimi i Arqipeshkvit është si më poshtë:

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.

Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.
sn

‘Eksodi do të sjellë rrëzimin e regjimit’- Një ambasador si ‘kavalier i vetmuar’ kundër komunizmit

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Josif Budon, heroin e demokracisë, me një shtatore të ngritur në mes të qytetit.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ishte i pranishëm kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha dhe ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Werner Daum.

Po kush është ish-diplomati i vlerësuar disa herë për qëndrimin e mbajtur ndaj regjimit komunist?

Berisha jo pak herë në fjalimet e tij ka theksuar se Daum ishte ndër të paktët ambasadorë perëndimorë, që nuk donte që Shqipëria të mbetej një ‘ishull’ i izoluar komunist në Europë.

Disa herë, Berisha ka theksuar se Daum nuk e pranonte që vendi ynë të ishte një Kubë e Adriatikut, siç përflitej në atë kohë.

Edhe sot, Berisha tha se Daum ishte një ‘kavalier i vetmuar’ në përpjekjet e tij për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi.

Në fakt, roli i Daum në rrëzimin e regjimit komunist mbetet shumë i rëndësishëm.

Ai kishte inkurajuar grupet antikomuniste në Shkodër, Kavajë etj për të intensifikuar lëvizjen e tyre.

Sipas revistës Spiegel, ai kishte inkurajuar shqiptarët që të kapërcenin muret e ambasadave.

Kur kjo ndodhi më 2 korrik të vitit 1990, ambasadori e pa si një mundësi të artë.

“Ishte e qartë për mua se një eksod masiv do të çonte në rrëzimin e regjimit”, tha Werner Daum për median gjermane.

Ishte pikërisht Daum i cili ndezi shpejt dritat e projektorëve dhe hapi portat.

Për Werner Daum, ambasadorin e parë të Gjermanisë Perëndimore në Shqipëri, hapja e dyerve të ambasadës së tij ishte vetëm në plan të dytë një akt humanitar. “Para së gjithash, isha i bindur se një katastrofë e tillë e paimagjinueshme në qendër të kryeqytetit do të çonte në përmbysjen e qeverisë”, tha Daum për Deutsche Welle.

Por regjimi komunist nuk ishte mposhtur ende. Ambasadat që strehonin refugjatët ishin nën një presion të madh.

“Ishte e tmerrshme. Pas disa ditësh, uji ynë u ndërpre. Ne e transportuam nga apartamentet përballë në ambasadë me kova, në mënyrë që të gjithë të mund të pinin të paktën një gotë. Pastaj furnizimi me ushqim u ndërpre. Tashmë kishte një revolucion në rrugë dhe disa pjesë të popullsisë u siguruan që të merrnim të paktën pak bukë”, kujton Daum.

Por u desh pak kohë dhe vëmendja ndërkombëtare dhe presioni perëndimor u kthye më në fund mbi Shqipërinë.

‘Kuba e Adriatikut’ do mbetej vetëm një iluzion dhe për këtë gjë, shqiptarët i detyrohen edhe ambasadorit gjerman. sn

Rama e akuzoi për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike

Pas kritikave publike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e hetimeve për një rast ndërtimi pa leje në Theth, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.

Pjesë nga shkresa:

Paraqes këtë kërkesë zyrtare pranë institucionit tuaj, në mbrojtje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, të cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama

 

Prokuroria ka regjistruar një kallëzim penal më 28.05.2025 pas një referimi nga policia dhe çështja më është caktuar për verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisë rezultonte se në lagjjen Fushë-Theth, në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, nga ana e I.M.T-së ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerëve, në pronën e shtetases Lene Prroni. Këta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare si dhe llamarina model sanduiç. Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi. Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se: Kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pronësie, por e ka të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu ka shpjeguar se, në dijeninë e saj, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh, tek të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qënë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha. Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Shkodër e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative. Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundravajtjes administrative. Me 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë të tij publik me tone denigruese edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se, vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët, lidhur energjia elektrike dhe kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.

Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se:
• “Kam hedhur në kosh një krim të shumëfishtë”;
• “Jam përfaqësuese e drejtësisë që mbron shkatërrimin e pronës publike”;
• “Kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe të dyshimtë”;
• “Duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin tim” etj.
Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Ky qëndrim publik është:
• I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;
• Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;
• Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.

Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon të më vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vlerësoj të rëndësishme ndër të tjera të ndalem në disa momente të lidhur jo vetëm me dinamikën e fundit të ngjarjeve, të cilat shkojnë përtej normales, por edhe të lidhur me karrierën time profesionale nga momenti i fillimit të detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës që do t’a mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj.

Vlerësoj të theksoj faktin që pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i Prokurorit, si dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje, edhe pse aktualisht i gjithë sistemi i Prokurorisë është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme, të prejardhura si pasojë e mbingarkesës, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë (pa llogaritur asnjë ditë pushimi), pasi të gjithë besojmë tek vlerat e një drejtësie të pavarur, në drejtim të mbrojtjes së interesit publik dhe të krijimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe me marrje të një numri të konsiderueshëm të dosjeve për hetim dhe për gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar deri më sot që të ushtroj profesionin tim me integritet. Pavarësisht faktit se për vitin 2024 më shumë se unë, në lidhje me punën time mund të flasin shifrat zyrtare të analizuara edhe në Raportin Vjetor të këtij viti, sa i përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë, si të pandehur. Është kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i marrë në akuzë për veprën penale të parashikuar nga neni 79/dh dhe 22 i Kodit Penal, duke cilësuar faktin se edhe pse ditën që është shqyrtuar seanca gjyqësore për vleftësimit e arrestimit të tij kam pësuar një aksident automobilistik, kjo nuk më pengoi që të vrapoja për në sallën e gjykimit, sërish në mbrojtje të interesit publik. Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë objektiv i punës sime lancimi i ngjarjeve, por qëllimi është lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës dhe që jam betuar që do t’a mbroj solemnisht në çdo moment.

Do të ju lutesha dhe do ju kërkoja që të ndërmerrnin masat përkatëse ato instucione që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushteta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i faktit të kundërt do të cenonte rëndë parime themelore kushtetuese.

Kërkesat:

Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:

Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;

Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.
Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional. bw

“Mezi pres përballjen me regjimin në Strasburg”, Salianji: Jam në pritje të vendimit nga Gjykata e Lartë, pas tij…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në Shërbimin e Provës, në kuadër të lirimit me kusht, pas dënimit me një vit burg, nga i cili ka vuajtur vetëm 9 muaj.

Salianji deklaroi se është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, me synimin për të vijuar më tej në Gjykatën Kushtetuese. Në rast se nuk gjen zgjidhje as atje, ai paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Kushtetuese dhe nëse nuk ka zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut,” u shpreh Salianji.

Lidhur me detyrimin për t’u paraqitur në Shërbimin e Provës, ai sqaroi se do të bëjë një tjetër paraqitje brenda këtij muaji, në zbatim të kushteve të vendosura nga gjykata.

Ervin Salianji: Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.

Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut. bw

Vetting- Si Balluku dhe njerëzit e saj favorizuan Arbër Abazin, skema që çoi milionat e mirëmbajtjes së rrugëve në duart e “Alko Impex”. Akuza për falsifikim

Vetting

Monopoli i tenderave të mirëmbajtjes
Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin kompanitë e Arbër Abazit. “Vetting” ka zbuluar se për këta tendera, për të cilët ka patur ankesë edhe te Komisioni i Prokurimit Publik janë shpallur fituesit nga ish drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho, njeri i afërt me Ballukun, i cili ka kaluar administrator te Hekurudha shqiptare. Nga këto kontrata, për lotin 4, 12 dhe 13 ka patur ankesa nga kompanitë konkurruese, duke pretenduar se në disa raste janë favorizuar nga Ergys Verdho.

Sipas inxhinierit Romeo Nazarko, probleme me Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhet me mënyrën se si funksionon Bordi i këtij institucioni. “Bordi ka autoritetin ta vendosi drejtorin e përgjithshëm të ARRSH-së me shpatulla pas muri, por nuk e bën. Kjo gjë sjell edhe mundësitë që drejtuesi i ARRSH-së ti realizojë tenderat sipas “porosive” nga lart”, u shpreh inxh. Nazarko.

 

Tenderi i parë lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve të Rajoni Verior, Loti XII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Kuben- Vasie” me fond limit 117 milionë lekë. Nga mesi i dhjetorit 2020, Verdho do të shpallte fitues kompanitë “ALKO” me ofertë 114 milionë lekë, me ofertë më të lartë se kompania tjetër “DODA R”, e cila kishte ofruar 113 milionë lekë, ose 1 milionë lekë më pak se kompanitë “ALKO”.

Kompania “DODA-R” do të paraqiste ankesën te ARRSH-ja se vlerësimi me pikë ishte i padrejtë, duke nënvizuar faktin se vlerësimi për ofertën më ekonomike zë peshën kryesore, si edhe kishte të njëjtën eksperiencë në realizimin e kontratave të tilla. Gjithsesi bie në sy fakti se ARRSH-ja, i ka kërkuar kësaj kompanie që të paraqitet pranë zyrave qendrore për ankesën, ndërkohë që mund të ishte bërë procesi në mënyrë elektronike për shkak të pandemisë. Ashtu si ARRSH-ja, edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e kompanisë.

 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e e rrugëve të Rajonit Verior, Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi – Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin), Peshkopi- Ushtelence” me fond limit 112 milionë lekë. Ky tender është fituar nga bashkimi i kompanive “ALKO” me ofertë 109 milionë lekë, përsëri me ofertë më të lartë se kompania garuese, në këtë rast “SIRETA -2F” shpk.

Kjo e fundit ka paraqitur ankesë, por vendimi i Ergys Verdhos nuk është ndryshuar, duke i dhënë përsëri fonde publike kompanive të lidhura me Arbër Abazin, ku nuk mungojnë edhe fondet e akorduara nga Evis Berberi. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinier Romeo Nazarko, tenderat e mirëmbajtjes kanë të njëjtën skemë si tenderat e tjetër të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Ne shohim plot rrugë në jug dhe në veri të Shqipërisë që nuk mirëmbahen. Por ky nuk është problemi më i madh pasi rreziku real janë rrugët që kanë defekte në projektim, tek të cilat shoferët e rinj rrezikojnë shumë. Po nuk folëm sot, nesër do të jetë tepër vonë për brezat që po vijnë”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko.

Por a po mirëmbahen rrugët nga kompanitë “Alko”?
Një nga tenderat e mirëmbajtjes që ka shfaqur probleme me zbatimin është kontrata  për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qendror, Cërrik – Shalës – Belsh – Vlashuk, Belsh – Fierzë – Kosovë e vogël. Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se një pjesë e kësaj rruge nuk është mirëmbajtur duke shkelur rregullat e mirëmbajtjes. Në kontratën e nënshkruar mes ARRSH-së dhe kompanive “ALKO” kërkohet që të vendoset sinjalistika, të rehabilitohet rruga dhe të rregullohet pjesa e bimësisë që devijon në rrugë.

Por kjo rrugë, e cila ka lëvizje është lënë në harresë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë.

Alko Impex, falsifikues dokumentesh
ALKO është eleminuar në disa tendera sepse ka falsifikuar dokumentet për të fituar garën, por në disa raste ka arritur të fitojë tenderat, duke mos plotësuar kushtin për xhiron vjetore. Ka qenë tenderi për “Ndërtim trotuari përgjatë rrugës nacionale (ndriçim, gjelbërim” Prrenjas i organizuar nga Bashkia e Prrenjasit në vitin 2017, ku sipas dokumenteve të siguruara nga “Vetting”, kompania “Alko Impex General Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara për punime të ngjashme.

Konkretisht, kjo kompani, e cila e ka bazën në Kosovë dhe ka si aksioner Imer Ademin dhe administrator Arbër Abazin, ka paraqitur si shembull i një pune të ngjashme për tenderin që garonte, kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë me vlerë 3.5 milionë euro. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka komunikuar me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë, ku ka zbuluar se kontrata e lidhur nga kompania ishte me vlerë 153 mijë euro, gjë e cila e skualifikon automatikisht konmpaninë.

Por çfarë ka ndodhur?
Asnjë masë nuk është marrë ndaj kompanisë, e cila nuk e ka herën e parë që ka fallsifikuar dokumentet për të garuar dhe për të fituar tenderat publikë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se kompanitë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction”, në shumicën e rasteve kanë dalë të fituara nga ankesat te Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit. Por teksa Evis Berberi ndodhet në burg për akuzat me tenderat dhe pastrim parash, para disa ditësh është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion edhe kreu i KPP-së Jonaid Myzyri për një nga tenderat e ARRSH-së duke u pezulluar nga detyra.

Disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ballukut janë arrestuar ose janë nën hetim nga SPAK, por shkeljet e kësaj kompanie dhe favorizimet nga zv/kryeministrja Balluku qëndrojnë larg shqetësimeve të Drejtësisë, ku mos të harrojmë se dita ditës këto kompani fuqizohen ekonomikisht në dëm të konkurrencës.

“Vetting” ka bërë një kërkesë për informacion në Prokurorinë e Posacme përsa i përket ecurisë së hetimeve për denoncimin ndaj Ballukut nga gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK ka zbuluar se në 10 nëntor 2021 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 303, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal nga shtetasi Kastriot Myftaraj ndaj shtetases Belinda Balluku. Por sipas të dhënave mediatike, i ndjeri Myftaraj është paraqitur në SPAK në 3 nëntor 2021, ndërkohë ka një javë diferencë midis padisë dhe regjistrimit të saj në regjistrin e SPAK-ut.

Prokuroria e Posaçme do të zbulonte se po në të njëjtën datë, më 10 nëntor 2021, i ndjeri Myftaraj ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr nga kallëzimi i tij ndaj ministres Balluku. Në përgjigje SPAK deklaron se pavarësisht tërheqjes nga kallëzimit të Kastriot Myftaraj, ka vazhduar me verifikimet. Por ajo që ka shtuar dyshimet dhe misterin me këtë rast është fakti se brenda 4 ditësh në kohë rekord SPAK ka sqaruar çdo gjë, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme janë kryer verifikimet e kallëzimit nga Myftaraj duke vendosur mosfillimin e procedimit penal më 15 nëntor 2021 pasi pretendimet e të ndjerit nuk kishin elementë penalë të falsifikimit. Në mbyllje të letrës, Prokuroria e Posaçme shton se vendimi i është njoftuar menjëherë kallëzuesit, ku rezulton se Myftaraj nuk ka ushtruar ankim në Gjykatë.

Sipas avokatit Llangozi, Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me hetimet pasi vonesat ngrenë shumë pikëpyetje. “Ne kemi rastin e ish-zv/kryeministrit Ahmetajt, dosja flinte në Prokurori dhe vetëm pasi u bë publike në media pati zhvillime. Mendoj se SPAK-u duhet të jetë më funksional me hetimet pasi vonesat e gjata nuk japin drejtësi në masën e duhur”, tha avokati Llangozi.

“Vetting” i ka bërë një kërkesë për informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në muajin shkurt 2025. Prej 5 muajsh, institucioni që drejtohet nga Evgjeni Bashari ruan me fanatizëm dosjet e drejtorave dhe zv/ministrave të Ballukut, duke penguar verifikimin e fakteve që ekspozojnë konfliktet e interesit dhe indiciet për korrupsion.

Mjegullaja rreth hetimeve ndaj Ballukut dhe standardi i këtyre hetimeve ndaj bashkëpunëtorëve të numrit dy të qeverisë shqiptare ngrenë pikëpyetje për vetë procesin. E gjithë garda e Ballukut goditet dalëngadalë, duke i trajtuar rastet si korrupsion individual ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe provat që ka sjellë “Vetting” tregojnë se përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë Alko Impex dhe kompanitë e familjarëve të kabinetit të Ballukut, si Drejtori i Kabinetit në zv/kryeministri Ermal Nufi. bw

“Fantazma” e Unazës ndjek edhe Ballukun- Arbër Abazi “fitoi” tenderin 14 mln euro pa rival në garë, manovrat me kompanitë. Del në skenë Ergys

Vetting

Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Do të ishte pikërisht ky skandal që do të largonte nga detyra Gjiknurin për t’u zëvendësuar në 17 janar 2019 nga ish-vartësja e tij, drejtoresha e AlbControlit Belinda Balluku. Pikërisht nga viti 2018 deri në vitin 2019, kompania “Alko Impex Construction” do të shumëfishonte të ardhurat nga 28 milionë lekë në 354 milionë lekë, ose gati 3.6 milionë euro të ardhura në vit nëpërmjet fondeve publike.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinierit Romeo Nazarko, në rastin e Autoritetit Rrugor Shqiptar kemi raste të korrupsionit me tenderat e rrugëve. “Kemi rastin e Unazës së Tiranës me kompaninë amerikane, të cilët ne (Shoqata e Gjeodetëve) e kemi denoncuar”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko. Ngritja në detyrë e Ballukut nga Drejtoreshë e AlbControl, në ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shoqërohej paralelisht me zhvillimin ekonomik të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

 

Mallkimi i tenderave të Unazës së Tiranës me fondet e ARRSH-së nuk do të mbyllej me kaq, pasi ashtu si paraardhësi i saj Gjiknuri, edhe Balluku do të ishte pjesë e një skandali për paracaktimin e fituesve me institucionet në varësi të saj. “Vetting” ka zbuluar afera të tjera që lidhen me tenderin e mirëmbajtjes dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës. Më 11 prill 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte garën për Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Verior dhe Qendror me fond limi 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë euro.

Ky tender do të njollosej nga gara pa garë, pasi në 6 Qershor 2022 dy kompanitë “Alko” që administrohen nga Arbër Abazi do të fitonin tenderin pa patur asnjë konkurrent, duke u shënuar me flamur të kuq. Sipas platformës “Openprocurement.al” të AIS-it, kjo procedurë paraqet dyshime për korrupsion dhe favorizime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nga verifikimi i kushteve për të fituar tenderin, “Vetting” ka zbuluar se dy kompanitë nuk plotësojnë kushtin 2.2.1, të cilat lidhen me kapacitetet ekonomike dhe financiare të kompanive që marrin pjesë në garë.

Sipas pikës 2.2.1, “për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim nga administrata tatimore, për xhiron vjetore për vitet financiare 2018, 2019, 2020, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e parashikuar e kontratës që prokurohet”.

 

Në rastin konkret, duke bashkuar të dyja xhirot e kompanive, në qoftë se përllogarisim xhirot maksimale për këto vite, zbulojmë se në asnjë moment ato nuk arrijnë xhiron vjetore totale 1.4 miliardë lekë, e cila është edhe vlera e fondit limit.

Në vend që t’i skualifikonte kompanitë dhe të anullonte tenderin, ish-Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi ka bërë të kundërtën duke shpallur fituese kompanitë në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike.

Sipas avokatit Llangozi, shqetësimi i ngritur nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani  për mungesën e kallëzimeve nga institucionet shtetërore është një problem që nuk ka marrë zgjidhje.

“Rastet e shkeljes së procedurave të tenderave janë të shumta, por institucionet nuk denoncojnë, gjë e cila është evidentuar edhe nga drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumani”, deklaroi avokati Llangozi.

Verdho dhe Berberi favorizuan duopolin e tenderave në ARRSH
Në maj 2018, kompania “ALKO-IMPEX General Construction” dhe “2 T” sh.p.k do të themelonin kompaninë koncesionare “ECO CLEANING”, e cila do të ndryshonte dhe pozitat e këtyre kompanive në tregun shqiptar, të cilat më së shumti veprojnë në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe mbetjeve. Në këtë rast “2T” dhe “ALKO-IMPEX General Construction” zotërojnë një kompani koncesionare, e cila ka lidhur kontratë pastrimi me Bashkinë Kamëz. Ky bashkim operatorësh do të ndryshonte edhe kushtet e garës për këto kompani, pasi të dyja do të garonin për tenderat e shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga kërkimi i “Vetting” rezulton se këto kompani do të garonin disa herë në të njëjtin tender, duke shkelur vetë kushtet e pranimit.

“Vetting” ka zbuluar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave te Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka evidentuar lidhjen midis dy kompanive, të cilat janë në shkelje të ligjit. Edhe pse kanë shkelur disa herë kushtet e dokumenteve standarte, edhe pse janë shpallur fituese nga institucioni që varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përsëri ky fakt nuk është bërë evident, as nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që duhet t’i kishte skualifikuar, as nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sipas Ligjit nr. 9121 dt 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, neni 10, përqendrime të ndërmarrjeve kemi në rastet kur shkaktohet një ndryshim i qëndrueshëm i kontrollit si rrjedhojë e bashkimit të dy ose më shumë ndërmarrjeve ose pjesë ndërmarrjesh të pavarura nga njëra–tjetra.

Në këtë rast, sipas nenit 12, të po këtij ligji, njoftimi duhet të bëhet kur xhiroja vjetore në tregun e brendshëm e bashkimit të këtyre dy kompanive arrin më shumë se 400 milionë lekë ose njëra prej këtyre kompanive duhet ta ketë xhiron në tregun e brendshëm mbi 200 milionë lekë.

Të dyja kompanitë kanë xhiro vjetore më të lartë se 400 milionë lekë dhe për të verifikuar rastin, “Vetting” kontaktoi Autoritetin e Konkurrencës nëse këto kompani kishin bërë njoftimin, që e kanë detyrim ligjor për krijimin e një kompanie të re si bashkim ndërmarrjesh.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Sekretari i Përgjithshëm, Endri Çekani deklaroi se rasti do të merrej në shqyrtim, duke sqaruar se do të ketë masa në rast të mungesës së njoftimit.

Për “Vetting”, Autoriteti i Konkurrencës konfirmoi se të dyja kompanitë nuk kishin bërë njoftimin, pra ishin në shkelje, por duke qenë se kanë kaluar më shumë se 5 vite nga këto raste, sipas nenit 78, pika 2, vendosja e gjobave u nënshtrohet afateve të parashkrimit sipas rastit në nenin 74 të ligjit të Konkurrencës. Pra, gjoba u falet kompanive sepse rasti është evidentuar shumë vonë, edhe pse në këtë rast miliona euro janë fituar duke dëmtuar konkurrencën.

Por ka një problem, kontratat publike janë firmosur në vitin 2020 dhe 2021 dhe për këtë duhet të reagojë jo vetëm Autoriteti i Konkurrencës, por edhe Agjencia e Prokurimeve Publike pasi kemi hapur një shkelje që nuk mund të amnistohet.

Në të paktën 4 raste, “Vetting” ka konstatuar se bashkimi i kompanive “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction” kanë garuar, në të njëjtat tendera me kompaninë “2 T” sh.p.k, kompani me të cilën Arbër Abazi rezulton i lidhur nëpërmjet kompanisë “ECO-CLEANING”.

Rasti i parë lidhet me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen me performancë e rrugëve të Rajoni Qëndror, Loti 6 me fond limit 302 milionë lekë me afat 48 muaj. Gara për tenderin u shpall në korrik 2020, ku të vetmit që garonin për fondet publike ishte konsorciumi i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction” kundra kompanisë “2 T” sh.p.k.

Më 12 tetor 2020, Ergys Verdho do të shpallte fitues të kontratës me ofertë 301 milionë lekë osë 3 milionë euro bashkimin e kompanive, që menaxhohen nga Arbër Abazi. Në vend të dytë, do të renditej “2 T” sh.p.k, me ofertë 400 mijë lekë më pak se bashkimi i operatorëve ALKO.

Dyshimet janë të forta për tender të paracaktuar pasi ofertat nga të dyja kompanitë garuese janë 99.9 % e fondit limit dhe në këtë rast, Ergys Verdho duhet të kishte anuluar tenderin.

Sipas ligjit të Prokurimit Publik, neni 2 citon se gara ka si synim të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të nxisë konkurrencën, e cila nuk është arritur te tenderi i mirëmbajtjes.

Madje, ky ligj ka të parashikuar edhe masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit, ku sipas nenit 18, shkruhet qartë se “Operatorët ekonomikë me veprimet e tyre nuk duhet të shkelin parimet e konkurrencës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.”

Rasti i dytë lidhet me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qëndror – Loti 4 me fond limit 263 milionë lekë me afat 48 muaj.  Edhe në këtë tender, në shkurt 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte fitues bashkimin e kompanive “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “Alko-Impex General Construction” me ofertë fituese 223 milionë lekë.

Përsëri në të njëjtën garë, ku ishin binjakët ALKO do të merrte pjesë kompania “2 T” shpk, por kësaj radhe do të kishte edhe konkurrentë të tjerë si kompanitë “I.D.K Konstruksion & 4A-M” dhe “VICTORIA INVEST”. Kjo e fundit do të skualifikohej nga gara pasi do të bënte ankesë për vendimin e grupit që organizonte tenderin nën drejtimin e Ergys Verdhos.

Më 14 dhjetor 2021, “Victoria Invest” do të paraqiste ankesë te Komisioni i Prokurimit Publik, institucion që drejtohej nga Jonaid Myzyri. Në ankesë, kjo kompani kundërshtonte vlerësimin me pikë nga ARRSH-ja, si dhe kërkonte skualifikimin e të dyja kompanive, konsorciumit të ALKO-ve dhe kompanisë “2 T”, të cilat rezultojnë si bashkëpronare të kompanisë “ECO-CLEANING”.

Në fakt “Victoria Invest” sh.p.k ka ofertë më të volitshme se të dyja kompanitë, por sipas ARRSH-së është skualifikuar sepse nuk ka marrë shumë pikë te kriteret e tjera, si eksperienca dhe makineritë. Përpara se të bënte ankesë te KPP-ja, kompania ka bërë ankesë te Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku sipas “Victoria Invest”, ARRSH-ja nuk i kishte shpjeguar arsyet se pse kompania me ofertën më të mirë ishte në fund të renditjes me pikë. Madje, theksohet se është vendosur një kriter për pikët midis kompanive konkurruese, i cili është në kundërshtim me vet kushtet e tenderit (DST).

Por ajo që bie në sy është standarti i dyfishtë i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku nga institucioni publik kërkohet që makineritë, të cilat do të përdorin kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve të mos jenë në përdorim në kontratat e tjera. Në këtë rast, “Victoria Invest” sjell si shembull vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik në shtator 2020, për tenderin “kryerja e sherbimit te pastrimit ne qytetin e Elbasanit”, ku ankues ishte “ALKO-IMPEX General Construction”.   KPP-ja e ka pranuar ankesën dhe e ka gjykuar këtë kusht në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike. Edhe pse ka bërë ankesë të gjatë dhe të argumentuar, Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e “Victoria Invest”, duke e skualifikuar plotësisht nga gara.

Kjo nuk është hera e parë, që Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Komisioni i Prokurimeve Publike koordinohen në sinkron me njëra-tjetrën për fituesit e tenderave, edhe kur këta të fundit nuk plotësojnë të gjitha kushtet e vendosura te Dokumentat Standarte. Është e qartë se ekziston një autoritet mbi të tjerët, që favorizon këtë kompani dhe kjo sjell dyshimet drejt njerëzve, që lidhen me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Përpara se të kalonte si drejtues i Agjencisë së Prokurimeve Publike, Myzyri ka qënë pjesë e Komisionit të Prokurimeve Publike te njësia e Ministrisë së Infrastrukturës, nën drejtimin e zv. kryeministres Balluku. bw

Dosja në SPAK- Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit. Vetting zbulon lidhjet

Emisioni investigativ Vetting, News24

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro. Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017. Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës. Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495 duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku. Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës. Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

 

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

 

Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel
Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”. Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi. bw

Hapja e ambasadës gjermane- Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, veçanërisht të rinjtë

Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, gjatë fjalës së tij në përurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë, u shpreh se ky moment përfaqëson jo vetëm nderimin e një individi të guximshëm, por edhe lindjen e lirisë që shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe intelektualët, sollën me vendosmëri dhe sakrificë.

Ai theksoi se ndryshimi i madh politik nuk erdhi nga jashtë, por nga forca e brendshme e popullit shqiptar, i cili me guxim dhe shpresë hodhi themelet e një Shqipërie të re dhe demokratike.

Daum kujtoi kohën kur ishte ambasador në Shqipëri dhe përjetoi nga afër sfidat dhe rënien e regjimit, duke vënë në dukje se edhe intelektualë të shquar si Ismail Kadare ishin pjesë e kësaj lëvizjeje për liri, pavarësisht presioneve dhe hetimeve që i janë bërë.

Ai shprehu krenarinë e tij për rolin e vogël që pati në këtë proces dhe dashurinë e thellë që ndjen për Shqipërinë, natyrën e saj të mrekullueshme dhe njerëzit e saj të fortë.

Pjesë nga deklarata:

Unë isha këtu për tre vjet, që nga viti 1987, kur hapa ambasadën, deri në korrik të vitit 1990, kur ambasada ime u shemb në kuptimin fizik. Por jo vetëm ndërtesa e ambasadës shkoi drejt rrënimit, por edhe marrëdhënia që unë përpiqesha të ndërtoja me popullin shqiptar, me shoqërinë, me intelektualët, gjithçka dukej sikur ishte humbur.
Por, përkundrazi, ajo që ndodhi ishte lindja e diçkaje të re dhe të bukur.
Ishte lindja e lirisë. Nuk do të thosha se ishte menjëherë demokracia në Shqipëri, por ishte padyshim lindja e lirisë. Unë pata një dorë të vogël në këtë, por nuk isha personi që solli ndryshimin.
Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, populli shqiptar, dhe veçanërisht të rinjtë.
Por unë mendoj se edhe një numër i madh intelektualësh ishin forca të rëndësishme që shtynë përpara ndryshimin, po aq sa edhe ata që morën pjesë drejtpërdrejt në revolucion.
Dua të përmend në veçanti mikun tim të vjetër të mirë, Ismail Kadarenë. Kadare nuk është vetëm vëllai ynë shpirtëror dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, por ai kishte edhe shpirtin e lirisë.
Dhe edhe një njeri si Ismail Kadare, i njohur në mbarë botën, siç më tregoi vetë më pas, pas revolucionit, edhe ai përballej me hetime nga regjimi sa herë që takohej me mua.
Një regjim që dyshon edhe te intelektualët e vet më të mëdhenj është i destinuar të bjerë – dhe jam krenar që pata një dorë, sado të vogël, në këtë proces.
E dua Shqipërinë, e dua këtë vend, natyrën e tij të mrekullueshme, malet, detin, veçanërisht vendet historike, kishat bizantine, qytete si Berati, Korça, Shkodra, Vlora, dhe më duhet të them se i doja shumë shqiptarët.
Pas largimit tim nga Shqipëria, vendosa të sillja Shqipërinë më afër popullit gjerman. Isha diplomat, por gjithashtu edhe profesor universiteti dhe kurator në një muze të madh gjerman.
Organizova një ekspozitë të gjerë për historinë dhe artin shqiptar, e cila u hap në vitin 2001 në Mynih. Ajo pati mbi 32 mijë vizitorë dhe më pas u zhvendos në muzeun e Vjenës, ku pati sërish sukses të madh.
Njerëzit u tërhoqën veçanërisht nga pjesa kryesore e ekspozitës: ikonat madhështore të artit shqiptar, shumë prej tyre nga muzeu i Beratit dhe ai i Tiranës, si dhe skena të rindërtuara nga jeta tradicionale në fshat, kostume tradicionale, me ndihmën e kuratorëve të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë.
Jam shumë krenar që arrita të sjell një pjesë të bukurisë së Shqipërisë, të cilën e dashurova aq shumë, pranë popullit gjerman. Dhe për këtë ekspozitë mora edhe një dekoratë nga Presidenti. sn

Berisha: Ne nuk pajtohemi me këtë regjim! Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer shpresën

Në fjalën e tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e viteve ’90 dhe duke theksuar se urrejtja dhe shtypja ndaj shqiptarëve janë po aq të thella sa dikur.

Ai tha se politika e sotme ka shkaktuar një eksod masiv dhe shkatërrim demografik, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk duhet të pajtohen me këtë regjim. Berisha e cilësoi Josif Budën si frymëzim për një përpjekje të re për rikthimin e dinjitetit dhe shpresës në vend.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare.

Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg.

Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990.

Nuk kishte pushtet më shumë diktatori i fundit se sa ç’ka sot narkodiktatori Ramaduro.

Nuk ka urrejtje më të pakët Ramaduro i sotëm ndaj Kavajës, ndaj Shkodrës, se sa ç’kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.

Nuk kishte urrejtje më të madhe për të rinjtë shqiptarë Ramiz Alia se sa ç’ka sot Ramaduro i Tiranës.

Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë.

Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe.

Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin.

45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria.

Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.

Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë.

Çfarë mund t’i bëjë një armik tjetër një kombi se sa u bën Ramaduro shqiptarëve?

Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi.

Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës.

A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?

Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë.

Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim.

Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin.

Do ta mbyll duke të falënderuar shumë zoti kryetari i bashkisë.

Ke një meritë të veçantë për këtë nismë që ke marrë.

Ke nderuar Josif Budën, ke nderuar jo vetëm familjen Buda, por çdo familje të ndershme të këtij qyteti dhe të gjithë shqiptarët liridashës.

Ervin Salianji në inaugurimin për Josif Budën: Ai nuk ra rastësisht, ishte zëri i ndërgjegjes së kombit…

Ish-deputeti Ervin Salianji, mori sot pjesë në aktivitetin e parë që nga lirimi i tij nga qelia vetëm dy ditë më parë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qytetin e Kavajës, aktivitet ku merr pjesë edhe kreu i PD Sali Berisha, Salinaji ka vlerësuar figurën e Budos, i cili u nda nga jeta 34 vite më parë në kërkim të lirisë dhe demokracisë.

“I nderuar që kam rastin të flas në këtë inaugurim. Zemra më thotë të flas si qytetar i thjeshtë, por jam një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si një realitet në diktaturën e re.
Në një izolim që jeta nuk numërohet me orë por me durim, heshtje dhe qëndresë.
Josif Buda nuk ra nga rastësia, por kërkoi liri dhe demokraci”, tha ai.

Fjala e [plotë:
Fjala e plotë e Salianjit

Fjalë nderimi për Josif Budën

Të dashur të pranishëm, familjare, i nderuar Kryetar i Opozites Doktor Berisha, i dashur Fisnik, Hysen.

Zemra më thotë të flas si qytetar, jo si perfaqesues politik.

Si një individ që sapo perfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si realitet ne diktaturen e re.

Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë.

Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu

Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur.

Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kerkonte drejtesi, liri!

Josifin nuk e mori jeta — ia morën spamistet!

Sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, te mos pranonte padrejtesine, mungesen e lirise!

Të mos pranonte të jetonte në gjunjë.

Në një vend ku dhe fjala të kushtonte jetën, Josifi zgjodhi reagimin.
Në një kohë ku të shihje drejt e në sy të keqen ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim.
Dhe për këtë, ai u vra.

Por le ta pranojmë me vete një të vërtetë të madhe:
Keta njerez nuk vriten, nuk zhduken.

Sepse jane me shume se trup. Ishin dhe jane ndërgjegje.

Josif Buda ishte ndërgjegje.
Jo vetëm e kohës së tij, por edhe e kohës sonë.
Sepse ai na e la një pyetje që nuk ka humbur fuqinë as sot:

A ia vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet?

Të gjithë qe kane kaluar ferrin e diktaturës, e dine se ajo që shpëtonte njeriun nuk ishte buka, por besimi.
Në Zot, në liri, në një ditë që do të vinte.
Josifi nuk e pa atë ditë. Por ne jemi këtu sepse ajo ditë erdhi fale individeve se ai e nuk duhet lene qe brezi jone te njihet si brezj qe rihumbi te drejta te fituara!

Dhe ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë.

Sot jemi të lirë sepse dikush zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës që duartrokiste të keqen.
Sot jemi këtu sepse dikush si Josifi tha “Jo” — në një kohë kur një “jo” mund të të kushtonte jetën.
Dhe për këtë, ai nuk duhet të kujtohet vetem si viktimë.
Por si dritë.

Josifi nuk e kërkoi martirizimin.
E kërkoi jetën. Por e kërkoi me fytyrë nga qielli, jo me kokën ulur nga frika.

Të dashur miq,
Në një botë që harron shpejt, Josif Buda është kujtimi që duhet të mos harrohet kurrë.
Jo për të vajtuar, por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika.

Lavdi qëndresës së tij.
Lavdi dritës që nuk u shua.
Lavdi Josif Budës.

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”, Dhoma Amerikane e Tregtisë adreson problematikat e sezonit turistik: Të gjendet zgjidhje afatgjatë për fuqinë punëtore!

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij.

DHAT rendit si shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit mungesën e ujit të pijshëm në zonat bregdetare, djegien e mbetjeve në landfille apo edhe vazhdimi i punës në sektorin e ndërtimit në vendet turistike.

“Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut”, deklaron DHAT.

Një tjetër shqetësim i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka të bëjë me mungesën e fuqisë punëtore ndërsa thekson nevojën për një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.

Deklarata
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.

Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.

Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje. bw

Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit që shpëtoi dy turistë në liqenin e Shkodrës

Pas tri ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Kapiteni 52-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi shpëtoi dy turistë të huaj nga mbytja në liqenin e Shkodrës, por fatkeqësisht nuk arriti të dilte vetë në breg.

Operacioni i kërkimit nisi herët në mëngjesin e së enjtes, rreth orës 05:00, dhe përfshiu forca të kërkim-shpëtimit nga policia, ushtria dhe zhytës profesionistë. Trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit.

Si ndodhi ngjarja?

15 turistët e nisur nga Shiroka, kërkuan të shijonin me not liqenin më të madh në Ballkan dhe refuzuan të dëgjojnë kërkesën e kapitenit Anamali, për të mos u futur në ujë, sepse era që vinte nga veriu i rrezikonte. Pak minuta pasi u futën në liqen, turistët kërkuan ndihmë, pasi era i kishte larguar rreth 50 metra nga anija.

Kapiteni është hedhur në liqen me dy kamerdare shpëtimi, por ka mbetur në ujë pa mundur të kthehej për shkak të erës së fortë, e cila e shtynte në thellësi. Arben Anamali ishte punësuar nga bashkia e Shkodrës si kapiten më 1 maj të vitit 2024, kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”. sn

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë sa kundërshtarët s’e arrijnë dot!

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio.

Në mesazhin e tij, Rubio thekson përgatitjen e lartë të NATO-s për të projektuar ndikim ushtarak, diplomatik dhe ekonomik. Ai shprehet se kjo forcë e aleancës është në nivele që kundërshtarët nuk mund ta arrijnë.

Sipas tij, kjo mbi-përgatitje shërben për të penguar luftërat e ardhshme. Deklarata vjen në kuadër të përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë globale dhe forcimit të NATO-s.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme.” – Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio bw

Berisha: Çështja Salianji s’mbyllet, sapo ka filluar! Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se s’do vrasë Fatmir Xhafën

Për liderin e PD, Sali Berisha, dënimi dhe burgosja e ish deputetit demokrat, Ervin Salianji nuk është një çëhstje e mbyllur, teksa paralajmëroi se ajo vetëm sapo ka filluar.

Interesimit të gazetarëve për këtë çështje, Berisha u përgjigj duke thënë se ishte një gjykatës pa moral, që ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se nuk do të vrasë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa apo të vëllanë, Geronin.

‘Por ajo çështje është vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij’, paralajmëroi Berisha.

Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe tani do vijë dhe ta takoj.

Dhe kam komunikim të shpeshtë me të dhe të vazhdueshëm.

Ervin Salianji ëhtë nënkryetar i grupit parlamentar të PD. Është anëtar i kryesisë së PD dhe në këto kushte ai ka këto dy funksione shumë të rëndësishme.

Cilat do jenë funksionet e ardhshme të Ervin Salianjit dhe secilit tjetër drejtues, do i përcaktojë anëtarësia e PD.

Por edhe njëherë, meqë jam këtu, Ervin Salianji doli dje një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafiozë Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës.

Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.

Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Pas ndryshimeve, gjykohen nga SPAK-u.

Por pasiguria e Fatmir Xhafës, i cili është një mafioz dhe ndjehet shumë i kërcënuar nga Salianji

Se Faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit, po ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia me gjithë familjen e tij. Dhe këtu e kishte hallin që e bëri atë akt me Edi Ramën dhe Edi Rama u angazhua me gjithë fuqinë e tij sepse dihej që Geron Xhafaj ishte një me Olsi Ramën në lojërat e fatit dhe aktivitete të tjera.

Pra, mos të mendojë kush se çështja Salianji mbyllet.

Çështja Salianji vetëm sa ka filluar.

Ervin Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur.

Një gjykatës që nuk ka ligj as moral, ia shtyu vendimin nga data 20 e sa maj, që e përfundoi, ia shtyu dhe një muaj.

Dhe e dini çfarë i kërkonin?

I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën.

Në një kohë kur ky ishte i burgosur politik.

A e kuptoni se ç’racë banditësh janë këta?

E merrni vesh se ç’racë janë këta?

Por ajo çështje është vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij.

Nuk e liroi sepse nuk donte të hynte në parlament.

Atij i takonte të zinte vendin, ishte nënkryetar i grupit parlamentar.

Por kjo betejë është.

sn

Aksioni në Theth- Banori shtrihet mes fadromave: Mos mi prishni shtëpitë… Jam me borxhe!

Ndërsa IKMT vijon me heqjen e objekteve të vendosura pa leje në Theth, një nga banorët me aftësi të kufizuara është shtrirë në mes të rrugës duke kërkuar ndihmë urgjente nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që të mos i prishen objektet prej druri. Ai u fut në mes të fadromës së IKMT dhe u shpreh se më mirë do të vdesë sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.

“Nuk ka beton fare,” tha ai. “Unë jam i vdekur nëse mi prishin. Jam 200 milionë lekë borxh. Ju lutem shumë, Edi Rama dhe Benet Beci, më ndihmoni.”

“I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.

Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë në Theth po vijon aksioni i IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje nga banorët e zonës. sn

Rezoluta e Parlamentit Evropian, Begaj: Mbështetje e fortë për reformat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë. Ai shprehet se rezolutën e sheh si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, – shprehet Presidenti Begaj. bw

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës: Jemi në fazën e hetimeve paraprake

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet strategjike të infrastrukturës ajrore në Shqipëri.

SPAK ka njoftuar se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake.”

Hetimi vjen dy muaj pas fluturimit të parë certifikues në aeroportin e ri, i cili pritet të jetë një “portë hyrëse” për jugun e Shqipërisë dhe një nyje e rëndësishme për turizmin dhe zhvillimin ekonomik rajonal.

Projekti është zhvilluar nga kompania “Mabco Constructions”, në pronësi të biznesmenit të njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve. Pjesa tjetër prej 2% i përket kompanisë shqiptare “2A Group SH.P.K.”. bw

Lala: ‘Babale’ nuk është hetuar si duhet. Nëse do të hetohej, jo Salianji por emra të tjerë do të ishin në burg

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log”, ka folur rreth dosjes “Babale”, ku është shprehur se ajo nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji.

Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

“Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut.

“Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.

“Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt. sn

“Sot hapim një kapitull të ri”, Salianji mesazh demokratëve: Kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq, të rikthejmë PD-në aty ku e meriton!

Pas afro 10 muajsh burg politik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se ka dalë me kokën lart nga burgu i Fierit një vend që, siç thotë ai, kurrë nuk e kishte imagjinuar si pjesë të rrugëtimit të tij jetësor.

Salianjit thekson se, burgosja e tij është rezultat i një padrejtësie politike, që synonte të ndëshkonte zërin e tij kritik ndaj qeverisë dhe trafikantëve që, siç thekson ai, e kanë vendin në burg.

Ervin Salianji: “Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike.

Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë regjim dhe për çdo mundësi të humbur për ta ndalur këtë të keqe që ka mbjellë vetëm dhunë dhe shkatërrim për më shumë se një dekadë. Trafikanti që denoncova, dhe çdo trafikant tjetër e ka vendin në burg!

Sot jam rikthyer në shtëpinë time politike në Partinë Demokratike. Këtu bëra denoncimin tim 8 vite më parë, dhe prej këtu më hoqën padrejtësisht nga beteja zgjedhore 10 muaj më parë, duke më ndalur me forcë rrugën drejt përballjes me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në zgjedhjet Parlamentare.

Sot kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq: të rikthejmë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare aty ku e meriton dhe e presin të gjithë shqiptarët. Do të jap gjithçka, me të gjithë energjinë time njerëzore e politike, për ta bërë këtë realitet së bashku me kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë.

Faleminderit me zemër për gjjthë përkujdesjen, mesazhet dhe telefonatat e panumërta që më keni bërë sot e mbështetjen pa kufi ne keto muaj të vështirë! Sot hapim një kapitull të ri.” bw

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”, Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”, Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga selia e PD, pas lirimit nga burgu, deklaroi se ka vuajtur një dënim politik si rezultat i denoncimit të një trafikanti droge.

Ai akuzoi qeverinë se e izoloi përpara zgjedhjeve për ta penguar politikisht.

Salianji tha se sakrifica e tij ishte në interes publik dhe denoncimi që bëri zbardhi lidhjet kriminale të pushtetit.

 

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së në konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike: Prej muajsh kam bërë burg politik. Jemi këtu me një Shqipëri që edhe me dënimin tim, nuk pati benefit, por pati regres në demokraci. Pas 35 vitesh, Shqipëria dënon për herë të parë për agjitacion e propagandë. Çova para drejtësisë një trafikant droge. Ky pushtet buron kryesisht nga këto lidhje kriminale. Kam dalë nga burgu, pasi kam kryer dënimin politik. Është sakrificë nga ana ime, e bërë për interes publik.

U dënova për kallëzim të rremë, ndërsa kallëzim nuk është bërë fare. Nuk kam pasur akuzë për vjedhje a korrupsion apo diçka tjetër, por vendimi i gjykatës thotë se kam pasur qëllim ta rrëzoj qeverinë dhe në zona ku kam dashur të rrëzoj përfaqësuesit e qeverisë në zonë, duhet të izolohesha përpara zgjedhjeve dhe të dal pas zgjedhjeve. Vullneti i një individi vendos mbi çdo institucion, normë e nen të shkruar në Kushtetutë. Pas denoncimit tim, një i dënuar për trafik droge, shkoi dhe u dorëzua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Denoncimi im vetëm e ka ‘zhveshur’ qeverinë.

A duhet të bëjë analizë të brendshme PD? Salianji: Në Shqipëri s’ka zgjedhje të lira. Të gjejmë rrugën si të largojmë Qeverinë

Ervin Salianji, ish-deputet i PD, pas lirimit nga burgu, deklaroi se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Ai tha se Partia Demokratike duhet të gjejë mënyra për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

Salianji shtoi se çdo proces zgjedhor është farsë dhe i manipuluar. Salianji theksoi se nuk mjafton denoncimi, por duhet veprim konkret për rrëzimin e regjimit.

 

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së në konferencë për mediat pasi u lirua nga burgu: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. PD duhet të gjejë zgjidhje sesi të largojë regjimin. Të thuash farsë elektorale për 11 majin është pak. Në çdo palë zgjedhje ne përballemi me situatë të njëjtë. Ne nuk mund të presim që Edi Rama të reflektojë. PD, por sidomos anëtarët e Partisë Demokratike dhe shqiptarët që presin ndryshim, duhet të gjejmë zgjidhje, me cilën formë do largojmë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar.

Ne duhet të gjejmë zgjidhje sesi të largohet qeveria. Partia Demokratike po bën mirë në denoncimin e zgjedhjeve të deformuara. Ne duhet të fokusohemi shumë tek gjetja e zgjidhjeve, nuk besoj se ka shqiptarë në Shqipëri se beson se ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe denoncimin në këtë aspekt, e kanë bërë mirë kolegët e Partisë Demokratike. Të gjejmë zgjidhje sesi të rrëzojmë një regjim. Regjimi ka edhe para që vijnë nga korrupsioni.

A do të kandidoni për deputet në 2029? Ervin Salianji: Vendimi për moszbardhjen e rekursit e qëllimshme, do e dërgoj deri në Strasburg

Prej më shumë se 100 ditësh, Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin për rekursin e kërkuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji.

Në konferencën për mediat, i pyetur nga gazetari i News24, Osman Stafa, Salianji tha se ndonëse sipas ligjit afati maksimal është 60 ditë, kjo vonesë e pajustifikuar përbën jo vetëm shkelje të ligjit procedural, por edhe cenon të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe më tej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

 

“Ka një pengesë me urdhër politik nuk është bërë zbardhja e Rekursit nga Gjykata e Lartë. Ka bërë një falsifikim të shortit për të përzgjedhur trupën për të shqyrtuar rekursin tim. Pse duhet të hiqej një trupë e zgjedhur  me short elektronik dhe të emërohej një trupë e zgjedhur me miqësi.

E dini miqësinë e ish-ministrit Fatmir Xhafajt me kryetarin e Gjykatës së lartës. Kjo është shkelje e ligjit përtej çdo shkelje. Të cilën pas zbardhjes, do ta dërgoj vendimin e Rekursit në Kushtetuese e më pas në Strasburg”, tha Salianji.

“Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit”, Ervin Salianji: Falenderoj Berishën dhe Metën. Me drejtues të partive aleate do të ulem të bisedoj

Pas dhjetë muaj vuajtje dënimi në burgun e Fierit, Ervin Salianji në ditën e parë të lirisë, shprehet mirënjohës për drejtuesit e lartë të PD, kolegë deputetë dhe simpatizantë të cilët sot e kanë pritur dhe shoqëruar gjatë gjithë rrugës së kthimit nga burgu i Fierit deri në selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës për media, Salianji veçoi liderin e PD Sali Berisha, presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta që ndodhet aktualisht në burg, duke mos harruar kolegët e tij, veçanërisht deputetët e qarkut Fier që e pritën para hyrjes së godinës së burgut.

 

“Kam patur mijëra mesazhe dhe kam patur komunikim rrugës për Tiranë dhe me zotin Berisha dhe drejtues të lartë të PD.

Para derës së burgut kisha deputetët e Fierit, Saimir Korreshin e përqafova tek rrethrrotullimi i Kolonjës. Falënderoj Berishën dhe Metën, drejtuesit e PD e partive të tjera, do të gjej mundësinë për ti takuar e biseduar me ta. Ato parti që nuk hynë dot në parlament”, tha Salianji.bw

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të lirohet sot nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës së sotme në Gjykatën e Fierit.

Në seancën e sotme në gjykatë Shërbimi i Provës ka paraqitur raport pozitiv për Salianjin, ndërsa edhe prokurori i çështjes ka shprehur dakordësinë për lirimin e tij.

Salianji ndodhej në burgun e Fierit prej shtatorit të vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Salianjit, Ledio Braho u shpreh:”Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive dhe qëndrimit pozitiv të prokurorit mbi kërkesën e Ervin Salianjit, vendosi lirimin e zotit Salianji”.BW

Vijon prej dy ditësh zjarri në Dukat – Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme e malit

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme në zonë.

Ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur në zonë ndërsa është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse në terren për mos përhapjen e tij.

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter.

Terreni është mjaft i vështirë pasi nuk ka rrugë për të mbërritur tek zjarri ndërsa forcat zjarrfikëse po përballen me situatë të vështirësuar.

Në këtë zonë ka pisha, bredha por dhe bimësi të dendur.sn

Kërkon lirimin me kusht- Sot seancë në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin, pritet raporti i Shërbimit të Provës

Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Ai ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar padrejtësisht. bw

VIDEO – Rama rikthehet në Vlorë- E moshuara kërkon ta takojë – I rrethuar nga garda ai kthehet dhe i bërtet…

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në Vlorë, për një tjetër takim në Bashkinë e qytetit. Ai shoqërohej nga dy deputetët e zgjedhur të Qarkut, Bledi Çuçi dhe Pirro Vengu.

Rama u prit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, dhe nuk ka takuar askënd, por ka avancuar pa folur drejt bashkisë.

Bëhet me dije se drejt Bashkisë së Vlorës, ku ndodhet kryeministri, kanë shkuar të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë të qarkut, si dhe punonjës të administratës.

Ndërkohë që pas takimit një numër qytetarësh ishin mbledhur para bashkisë së qytetit bregdetar dhe kërkonin që të takon kreun e Rilindjes për hallet e tyre. Por garda dhe policia bashkiake dhe ajo lokale e rendit nuk lejonin njeri ti afrohej liderit.

Një e moshuar nuk hoqi dore dhe duke u përballur me gardën dhe duke u shtyrë më ta arriti ti afrohej kryeministrit. Por ai me një arrogancë të paparë i kthehet dhe i bërtet të moshuarës duke u kërkuar shpjegime se pse ajo po e ngrinte zërin, ndërkohe që garda dhe policia nuk e linin ti afrohej kreut te qeverisë.

Ky është takim i dytë i Ramës brenda pak ditësh në Bashkinë e Vlorës, ku në të parin u kërkoi dorëheqjen 21 drejtorëve, të cilët e zbatuan në rresht për një.

Emërimin e drejtorëve të rinj nuk do e ketë në dorë Ermal Dredha, por vendimi do të jetë kolegjial nga një komision.

21 drejtorët që dhanë dorëheqjen

1- Zambak Selmanaj  drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes

2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë

3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik

4- Kozma Mali drejtor i Financave

5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake

6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë

7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve

8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit

9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP

10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit

11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit

12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës

13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë

14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore

15-Lorela Ballaj  drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta

16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile

17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko

18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës

19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore

20-Igli Zahaj i drejtor i IMT

21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit

Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë- Berisha: Edhe ky krim i rëndë është amnistuar nga Altin Troplini

Gjatë fjalës së tij nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në landfill në Elbasan e Vlorë.

Sipas Berishës, kjo masakër mjedisore është amnistuar nga Altin Dumani.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti.

Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit.

Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.sn

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Troplini është delinkuenti numër 2 pas Ramaduros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën ndaj tij, detyrim paraqitje.

Në dalje të SPAK, Berisha bëri publike mesazhin që la, ku theksoi se ‘Altin Troplini është delinkuenti numër 2 pas Ramaduros’.

Berisha: Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon:

Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri.

Kjo, u la në këtë prokurori.sn

‘Berisha e mban të bashkuar PD-në’- Shehu: Regjimet s’shemben me votë, por me lëvizje popullore

Tritan Shehu, deputeti më jetëgjatë i Kuvendit, denoncon mazhorancën e qeverisë për tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve më 11 maj. Sipas tij, regjimi i instaluar në Shqipëri nuk përmbyset me votë, por me lëvizje popullore.

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës thotë për gazetën “Panorama” se me 11 maj nuk kishte zgjedhje të lira, por masakër zgjedhore. Shehu tregon se çfarë ndikimi kanë pasur te ndërkombëtarët denoncimet e vjedhjes së votës. Ai flet edhe për hapat e ardhshëm të opozitës për t’i siguruar Shqipërisë një proces të ndershëm zgjedhor. Tritan Shehu u përgjigjet edhe zërave për dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së se largimi i tij do të kishte pasoja të rënda pasi e mban të bashkuar Partinë. Tritan Shehu shpreh bindjen se Sali Berisha sot është i domosdoshëm në krye të PD-së e opozitës në vend.

Z.Shehu, më 11 maj PD-ja, përveç zgjedhjeve, a humbi edhe besimin e shqiptarëve, të cilët nuk e rikthyen as kësaj here në pushtet?

Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetje duhet t’i përgjigjesh pyetjes pararendëse: A ishin këto zgjedhje të lira e të ndershme? Rezultati i tyre a shpreh vullnetin e votuesve, apo ishin të deformuara? Dhe pastaj mund të shkosh te pyetja e juaj. Kështu do ta filloj dhe unë nga duhet filluar.

Këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të ndershme, e rezultati i tyre nuk reflekton vullnetin e votuesve, qoftë këta brenda Shqipërisë qoftë jashtë vendit. Besoj se ju po i ndiqni faktet, provat që përditë PD e Berisha po publikojnë për deformimin e thellë të këtij procesi zgjedhor. Besoj se e lexuat raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it me ato probleme madhore që ai ngre. Ju i keni ndjekur rezolutat e partive të qendrës e të djathta për atë proces. Do ketë edhe më shumë fakte e prova të tilla. Pra, ishte një proces i imponuar, deformuar nga regjimi ky, dhe si i tillë, rezultati nuk ka të bëjë aspak me vullnetin e qytetarëve.

Opozita e konsideron të pavlefshëm rezultatin zgjedhor ndërkohë nga rinumërimi i votave pati vetëm ndryshime minimale për PD dhe PS dhe nuk ndikohen mandatet…

Unë kur flas për deformim të procesit, por jo vetëm, si edhe OSBE, nuk e kam fjalën thjeshtë për atë proces të 24 a 48 orësh të fundit të votimit e numërimit, megjithëse dhe për atë proces dolën probleme serioze së fundmi, si p.sh. në Fier. E kam fjalën për një proces të gjerë zgjedhor, jo thjeshtë votimi teknik, nën një regjim. Besoj se sot askush nuk ka dyshime se në Shqipëri është instaluar një regjim, autokraci, që po shkon drejt diktaturës. Ju e shikoni çfarë po ndodh me veprimet arbitrare, antiligjore të Edi Ramës edhe ditët e fundit, me pushtetin vendor e deri tek AKU.

Dhe ky regjim i kthyer në parti-shtet përdori gjithçka për deformimin e votës, duke krijuar një masakër elektorale. Përdori paratë, krimin, drogën, policinë, presionin mbi administratën, mbi biznesin. Përdori mashtrimet joshëse, vendet e punës fiktive, paratë e buxhetit për të gënjyer pensionistët, ata në nevojë, investime elektorale, etj. etj.. Pra, përdori të gjithë makinën shtetërore, kriminale, korruptive etj. Dhe këto i shkruan edhe raporti i OSBE. Pra, u përdor i gjithë arsenali që përdorin regjimet për të deformuar vullnetin e qytetarëve në votim, sepse të tilla janë regjimet.

Por që nuk e rrëzuat dot me votë…

Regjimet nuk shemben me votë. Ky është një rregull i njohur, sepse ata tjetërsojnë rezultatet. Pra, rezultati, si përgjigje e pyetjes suaj të parë, nuk shpreh vullnetin e qytetarëve nën një regjim. Kështu ndodhi edhe në vendin tonë. Por kështu ndodhi dhe me votën e diasporës, veçanërisht në Greqi. Ju u njohët me faktet e asaj që ndodhi aty. Ishte skandaloze në të gjitha drejtimet. U shkelën edhe kontratat me DHL, zarfet nuk u shpërndanë te qytetaret, u falsifikuan etj..

Atëherë pse u futët në zgjedhje?

E lehtë sot të bësh këtë pyetje. Por diçka duhet të kuptojmë, bojkotet në përgjithësi, veçanërisht në kushtet tona janë dëmtuese, shkatërruese. Në qoftë se ne nuk do të kishim marrë pjesë ne atë proces, a mundet sot të ngrinim këto probleme të procesit, masakrën ndaj tij? A do të kishte një raport të OSBE-së si ky që kemi me probleme thelbësore? Jo nuk do të kishim. I gjithë faji e përgjegjësia do të ishte mbi PDnë. Sot do të ishim jashtë çdo mundësie veprimi.

Në fakt, ne kemi një eksperiencë shumë të hidhur nga bojkotet. Dorëzimi i mandateve ishte një gabim fatal i PD-së, që i hapi rrugën Ramës për të ndryshuar kodin elektoral, për të përvetësuar të gjithë pushtetin lokal, drejtësinë me pasoja të thella negative edhe aktuale. Unë e kam theksuar disa herë se një veprim i tillë nuk mund të ishte vetëm një gabim, ishte pjesë e komplotit, që u shpalos e vazhdon kundër PD-së, Berishës, pluralizmit shqiptar.

Ju flisni për komplot, edhe për “non grata” e Berishës sipas jush është pjesë e tij?

Absolutisht po! Ajo që u zhvillua e po zhvillohet edhe sot me atë proces farse ndaj Berishës është një komplot i vërtetë i realizuar në Shqipëri e jashtë saj, që synonte e synon t’i japë Ramës të gjithë pushtetet, të krijojë një opozitë fasadë. Pa dyshim me “shkopin e dirigjentit” të atyre që e orkestruan atë. Ju i keni ndjekur zhvillimet për thelbin politik të “non grata” të Berishës, izolimin e tij për mbi një vit, tentativat për të nxjerrë jashtë ligjit PD-në duke i rrëmbyer simbolet, emrin etj., dhe vazhdon e sot. Fatmirësisht shumë faktorë ndërkombëtarë kanë ndryshuar së fundmi dhe tashti “non grata” realisht nuk ekziston më, simbolet i fituam, Berisha është i lirë, pavarësisht inskenimeve të reja ndaj tij. Dhe kjo ndodhi në saj të rezistencës së PD-së e stoicizmit të Berishës, që kjo parti arriti të shpëtojë nga shpërbërja ku donin ta çonin, e sot lufton me të gjitha forcat për rivendosjen e demokracisë.

Dhe cila është zgjidhja?

Duhet çarmatosur regjimi nga mjetet që përdor për deformimin e votës, për t’i hapur rrugë një procesi të lirë e të drejtë votimi, pikërisht që rezultati të shprehë vullnetin e qytetarëve. Atëherë mund t’i përgjigjesh pyetjes suaj të parë.

Pra, së pari, duhet përballuar regjimi me lëvizje popullore. Unë këtë e kam shprehur qartë shumë më parë. Dhe më tej votimi mund të jetë i drejtë.

Po sot nga duhet ta rifillojë PD-ja? A duhet të ketë një proces analize brenda saj?

Duhet ta fillojë nga kjo që po zhvillon. Demonstrimi, faktimi i të gjithë çrregullimeve shkatërruese të procesit zgjedhor. Paraqitja e tyre para opinionit shqiptar, institucioneve ndërkombëtare që të gjithë të kuptojnë gravitetin e gjendjes politike në vendin tonë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-së, në rrugën e integrimit europian, gjë që nuk mund të lerë në indiferencë partnerët tanë për atë që po ndodh këtu. Materialet janë paraqitur, të tjera po mblidhen e do të paraqiten duke krijuar kudo se paku një interes të veçantë e deri tek reagimet e qarta shqetësuese, që ju i dini. Pra, po kryhet një proces i tërë voluminoz në këtë drejtim. Ju flisni për analiza në PD. Pa dyshim që do të ketë. Por mbi bazën e asaj që ka ndodhur, të vërtetës që po del gjithmonë e me qartë. Edhe analiza, edhe konkluzione për punën tonë do të ketë, pa asnjë dyshim. Por sot PD e Berisha janë përfshirë totalisht në procesin e demonstrimit të krimit zgjedhor.

Pas humbjes së 11 majit, ka zëra se Berisha duhet të lërë drejtimin e PD-së…

Edhe këtu pyetja e parë është a ishin zgjedhje të vërteta apo ishin një farsë zgjedhore? Dhe në bazë të kësaj arrihet të pyetja juaj. Kjo është shumë e rëndësishme. Më lart unë argumentova se ishin farsë, pra dhe qëndrimi duhet mbajtur si për diçka të tillë. Në këto kushte nuk shtrohet çështja e dorëheqjes së Berishës. Por ka dhe më shumë. Në këto kushte regjimi, revanshi antidemokratik të Ramës e të tij, çfarë efekte pozitive do të sillte një largim i supozuar i Berishës nga drejtimi i PD? Jo vetëm asnjë, por do të kishte efekte shumë të rënda negative për PD, pluralizmin shqiptar, demokracinë.

Berisha është faktori kryesor i çlirimit të PD nga ai komplot që folëm më lart, faktori kryesor sot i demaskimit të farsës zgjedhore, faktori kryesor i mbajtjes së bashkuar të militantëve, anëtarëve, PD në tërësi e i frymëzimit për të qëndruar e përballur me regjimin. Kjo është e vërteta, mos të kemi iluzione. Berisha sot është i domosdoshëm në krye të PD-së e opozitës sonë. Çdo largim i tij do të sillte efekte shumë të rënda negative. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë ata që pa u thelluar deklarojnë ndryshe. Se sa për ata që duan Ramën si Sulltan, është e kuptueshme që do të nxisin për largimin e Berishës nga drejtimi.

Nisur nga kjo situatë, a duhet të rinovohet Partia Demokratike?

Absolutisht ka vend për rinovim. Dhe PD e ka bërë në vazhdimësi. Ashtu si ka nevojë për bashkëjetesë brezash, profesionesh, eksperiencash, gjinore, idesh brenda programit tonë etj.. PD është një parti e madhe, e hapur, që në forumet drejtuese të saj, si Këshilli Kombëtar, grupi parlamentar ka shumë të rinj të aftë e më perspektivë. Ky është një proces fiziologjik, që nuk duhet konsideruar si luftë brezash, që do ishte shkatërrues. Ta kthesh të tillë do të thotë se paku ta transformosh në një proces diskriminues e dëmtues të rëndë.

Ne kemi nevojë të zgjerohemi në të gjitha fashat e popullsisë, jo të përjashtojmë të tilla. Të punojmë të gjithë së bashku për t’iu kundërvënë këtij regjimi, i cili nga autokracia po shkon në diktaturë dhe që nuk është e lehtë për ta përmbysur. Prandaj duhet të jemi të qartë në këtë, pikërisht për të shtuar forcën përballë regjimit, që të mund t’i hapim rrugë një procesi të ndershëm zgjedhor.

Ju jeni deputeti më jetëgjatë në Kuvend. Çfarë ju mban ende aktiv në politikë?

Unë jam deputet që nga parlamenti i parë i 1991. Unë vij në politikë nga universiteti e spitali, duke u bërë pjesë e lëvizjes demokratike që në orët e para të saj, duke qenë në atë kohë mjek e drejtues i një nga departamentet universitare më të rëndësishmE klinike. Dhe gjithë ky aktivitet politik më bën realisht shumë krenar, ashtu si më bën dhe aktiviteti im universitar, mjekësor, shkencor në vazhdimësi.

Në lidhje me sa me pyesni, jam i vendosur të qëndroj aktiv në politikë për aq kohë sa perëndia të më japë shëndet e mundësi. Sot mendoj se është koha për të vazhduar të qëndrosh, të marrësh pjesë. Dhe kjo realizohet në shumë mënyra, edhe në qoftë se nuk do isha deputet përsëri, do të isha aktiv në politikë. Sot më shumë se kurrë, ashtu si më 1990-91 kërkohet pjesëmarrja e të gjithë atyre që aspirojnë në një Shqipëri demokratike, europiane, të zhvilluar e të lirë nga sulltanatet. Ne fatkeqësisht nuk e kemi luksin të tërhiqemi, të qëndrojmë të qetë në shtëpitë tona, kur vendi po shkon drejt katastrofës më të thellë në të gjitha aspektet. Ky është qëndrimi im, këto janë bindjet e mia, për të cilat do të luftoj sa të kem mundësi.

Ju jeni zgjedhur për të tretën herë deputet i Qarkut të Gjirokastrës. Sa e vështirë është që një deputet i opozitës t’iu përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve?

Për të qenë shumë i qartë dua të them se për një deputet të opozitës nën një regjim si këtu, është shumë e vështirë të ndihmojë konkretisht njerëzit në zonën e tij. Regjimi nuk krijon hapësira për punën normale të deputetit të opozitës. Dhe kjo me jep një keqardhje të thellë duke parë si është katandisur ajo popullsi fisnike, vlerash, kulture e atij Qarku, si janë katandisur e degdisur institucionet e tij, universiteti, spitalet, si është shkatërruar ekonomia. Dhe mbi të gjitha si shkelen çdo ditë të drejtat e qytetarëve. Dhe është e vështirë të influencosh konkretisht për individin nga nëpërkëmbja që i bën regjimi. Dhe kjo të trishton fort.

Por unë përpiqem të ruaj marrëdhëniet njerëzore me ata njerëz të rrallë nga vlerat, të ngre vazhdimisht problemet e tyre në Kuvend, media, kudo ku mundem, qoftë edhe përballë shurdhësisë se regjimit. Përpiqem t’i ndihmoj sa mundem me profesionin tim si mjek, me kolegët e mi që janë gjithmonë të gatshëm të më përgjigjen e unë i falënderoj shumë për ketë. Pra, kryesisht për problemet e shëndetit. Sot në këtë gjendje të rëndë të shërbimit shëndetësor kujdesi për çdo të sëmurë merr rëndësi të veçantë. Dhe unë këtë përpiqem ta bëj, duke qenë natë e ditë i gatshëm për të ndihmuar ata banorë, që i falënderoj shumë, pavarësisht nga gjendja sociale, përkatësia politike etj. Përballë shëndetit nuk mund të ketë diferenca. sn

MONITOR – EUROSTAT: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon- Për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e BE

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën.

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit.

Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia sjell 8.8% të vlerës së shtuar bruto[1]. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, me 8.8%, e ndjekur nga Mali i Zi me 6.5%, Turqia me 6.3% dhe Bosnjë Hercegovina me 5%.

Në rajon, peshën më të ulët të bujqësisë e ka Serbia, me 3.7%, duke qenë më poshtë edhe se Greqia (3.8%) dhe Kroacia (4.1%).

Në Shqipëri, kontributi i bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u ulur në vite, teksa në vitin 2019, ky tregues ishte 21%, por sërish vendi mbetet më bujqësori në Europë. Fakti që jemi vendi më bujqësor në Europë nuk ka ndihmuar aspak që qytetarët e vendit të kenë produkte ushqimore më të lira. Përkundrazi.

Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%).

Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së. Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta dhe në raport me vendet e rajonit. Serbët  blejnë ushqimet me çmime që janë sa 96.4% e mesatares së BE-së. Në Mal të Zi ushqimet kushtojnë sa 84.4% e mesatares së BE-së, në Bosnjë sa 83.2% dhe më të lirat, jo vetëm në Europë, por dhe në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, sa 73.4% e mesatares së BE-së.

Bujqësia shqiptare vuan nga problematika të thella që nisin nga që copëzimi i tokës, që nuk mundëson ekonominë e shkallës, subvencionimet më të ulëta se vendet e rajonit, konkurrueshmërinë e ulët, ndërprerjen e zinxhirit të vlerës si dhe emigrimin që ka ulur disponueshmërinë e fuqisë punëtore.

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Sipas INSTAT u shënuan rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet./Monitor

Shkaktuan 5 miliardë euro dëm, dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë ‘Bankers’

CEO i kompanisë “Bankers”, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobaj, kanë mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, ku u janë komunikuar masat e sigurisë të caktuara nga Prokuroria dhe Gjykata e Fierit.

Të dy drejtuesit u sollën në ambientet e gjykatës me një furgon të policisë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda për evazion fiskal, që sipas hetimeve paraprake, i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej mbi 5 miliardë euro.

Përveç Hong Ping Xiao dhe Leonidha Çobaj, janë lëshuar masa sigurie për edhe 7 punonjës dhe zyrtarë të tjerë të kompanisë, ndërkohë që 5 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

Gjykata pritet të vendosë sot për masat e sigurisë që do të aplikohen ndaj personave të ndaluar, ndërkohë hetimet për çështjen vijojnë.sn

Presidenti Begaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për partneritetin strategjik me një aleat të qëndrueshëm

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.

Përmes një postimi në platformën X, kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Shqipërisë.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Ky mesazh vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për kombin amerikan, por edhe për Shqipërinë, e cila prej dekadash e ka konsideruar SHBA-në si një aleat të pazëvendësueshëm në rrugën e saj drejt demokracisë, integrimit dhe sigurisë rajonale e globale.gsh

Rinumërimi në Fier e nxori deputete, Maldrita Bardho jep dorëheqjen pa u mandatuar. Zegjine Çaushi do të hyjë në Parlament

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e Parlamentit shqiptar.

Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushi, që siç shkruan, “e meriton të jetë në sallën e Kuvendit”.

Reagimi i Maldrita Bardhos

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

Maldrita Bardho Postimi
Maldrita Bardho Postimi

(BalkanWeb)

Flakë dhe tym toksik në ajër- Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, asnjë reagim zyrtar nga institucionet

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes edhe në orët e mesditës së sotme.

Ndonëse nga sipërfaqja duken më pak flakë, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen, veçanërisht në pjesën perëndimore por edhe afër zonës qëndrore të landfillit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për mjedisin.

Autoritetet kanë ndërhyrë deri në mesditë me hedhjen e 10.500 metra kub dhera mbi zonën e prekur, për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar zjarret nën sipërfaqe. Megjithatë, zjarri mbetet aktiv në shtresat e brendshme të mbetjeve, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë të situatës.

Situata u inspektua në mesditë nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Të dy zyrtarët zgjodhën të mos japin deklarata për median, duke shmangur komentet mbi shkakun e zjarrit, masat e marra dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin publik apo mjedis.

Ndërkohë, mungesa e informacionit zyrtar ka shtuar shqetësimin e komunitetit lokal, veçanërisht për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj zonave përreth. Ende nuk dihet nëse ekziston një plan i detajuar për shuarjen e plotë të vatrës, apo për shmangien e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Ky incident i rikthen edhe njëherë në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe sigurisë në pikat e grumbullimit, një çështje e përsëritur në shumë qytete të vendit. Ndërkohë që qytetarët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi, autoritetet duket se zgjedhin të heshtin.bw

831 vota “fantazmë” për Ceno Klosin – një krim elektoral i mirëorganizuar që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK!

Një nga shkeljet më të rënda zgjedhore të dokumentuara ndonjëherë në një proces zgjedhor pluralist në Shqipëri, u zbulua në Fier, ku Ceno Klosi, i zgjedhur deputet më 11 maj, rezulton të ketë përfituar 831 vota më shumë në procesverbal, sesa ato që u gjetën realisht në kutitë e votimit. Kjo diferencë flagrante votash dëshmon për një falsifikim të pastër dhe të vetëdijshëm të rezultatit.

Shifra e falsifikuar është firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit, çka nënkupton bashkëpunim të gjerë dhe të organizuar në manipulimin e vullnetit të qytetarëve.

Shtimi i 831 votave për Ceno Klosin nuk është thjesht gabim teknik apo njerëzor – është një krim elektoral i mirëorganizuar, që minon thelbin e demokracisë.

Kjo është një “masakër zgjedhore”, për të cilën nuk mund të ketë heshtje, as justifikim dhe as amnisti morale apo ligjore.

SPAK ka për detyrë dhe përgjegjësi ligjore të mos vonojë asnjë ditë. Duhet të nisë hetimin penal ndaj këtij rasti dhe të zbardhë përgjegjësinë e plotë, që nga komisionerët që kanë firmosur, e deri te përfituesi i votave të falsifikuara. Hetimi duhet të nisë edhe nëse asnjë subjekt zgjedhor nuk bën kallëzim për arsye të ndryshme – mosinteresim, frikë apo pazare politike – sepse fakti është i dokumentuar dhe mjaftueshëm i rëndë.

Në një kohë kur besimi te vota është i brishtë dhe demokracia ende në provë, heshtja do të ishte bashkëfajësi. Zgjedhjet nuk mund të jenë pazar shifrash, por pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve. Dhe kur kjo pasqyrë thyhet, drejtësia duhet të ndërhyjë menjëherë!

Seanca plenare – Leskaj në Kuvend: Kryetarja nuk duhet të udhëhiqet nga motoja ‘shërbeni sa më mirë Skënderbeut’

 

Gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar se roli i saj si kryetare është të shërbejë për interesin e qytetarëve dhe jo për të udhëhequr Kuvendin sipas interesave të ngushta të Edi Ramës.

Leskja ka theksuar se “Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figurë 2, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja ‘ti shërbeni sa më mirë Skënderbeut’”.

Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si mazhoranca ka menaxhuar punimet e Kuvendit dhe ka kërkuar një angazhim më të madh për të përfshirë opozitën në proceset vendimmarrëse të rëndësishme për vendin.

“Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?- tha gjatë fjalës së tij Leskaj.

Deklarata e tij:

Në rast se ju vazhdoni të realizoni objektivat formalisht, vazhdoni, por kjo nuk është as e drejtë, as e ndershme, as në respekt të deputetëve.

Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?

Ky këshill e nxit veprimtarinë për të nxitur bashkëpunimin mes forcave politike dhe ju jeni të detyruara të dëgjoni edhe deputetët e opozitës sa i përket problemeve të integrimit.

Ju nuk mund t’i gënjeni deputetët e opozitës me raportin, kjo është në vazhdën e propagandës që ju keni realizuar nga dita e parë deri te dita e fundit.

Më vjen keq por më duhet ta pohoj, ju në mbyllje të legislaturës keni një mori ligjesh të paraqitura nga deputetët të opozitës dhe nuk i keni marrë fare në konsideratë.

Ju e kishit për detyrë të kalonit në seancë me normalisht me kartonin e shumicës së votave që keni ti rrezoni dhe kjo është një minus për ju.

Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figura 32, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja, ti shërbeni sa më mirë Skënderbeut.

Ju duhet ti shërbeni qytetarëve shqiptarë, jo atij….

Detaje të reja – ‘Rrëmbeu 5 miliard euro nga nafta’- Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurie për anëtarët e ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dhënë masat e sigurisë për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka lëshuar 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Prej tri ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në landfillin e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton se edhe pse në sipërfaqe flakët janë shuar, zjarri vazhdon në thellësinë e të gjithë sipërfaqes.

Shtëllunga të mëdha tymi dalin vetëm në pjesën perëndimore te saj.

Mësohet se mbi sipërfaqe janë hedhur të paktën 10.000 m3 dhera, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve në sipërfaqe.

Zjarri në landfill është tashmë në ditën e tij të tretë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve me grimcat e dëmshme që lëshpohen në ajër.

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Lindja e fëmijëve në SHBA me vizë turistike mund të sjellë…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar.

“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin e udhëtimit kur aplikojnë për viza dhe thekson se çdo shkelje mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.bw

SPAK çon për gjykim dy “kokat” shqiptare të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Zvicrës (Emrat)

 

TPZ

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për dosjen 108/2024 dhe e ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Në qendër të këtij hetimi është një rrjet ndërkombëtar trafiku droge, me dy shtetas shqiptarë në rolet drejtuese: Gëzim Bakalli (alias Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci.

Të akuzuarit dhe rolet e tyre
Gëzim Bakalli akuzohet si organizator, drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike në të paktën 15 episode. Ai përballet me akuza për:

Trafik ndërkombëtar droge (neni 283/a/2),
Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1),
Falsifikim dokumentesh dhe pasaportash kosovare,
Falsifikim aktesh të gjendjes civile.

Erjon Loci, bashkëpunëtor i Bakallit, akuzohet për:

Prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në të paktën 6 episode,
Pjesëmarrje në organizatë kriminale (neni 333/a/2).
Hetimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar:
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane (Kantoni i Solothurnit), Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë Kriminale Shqiptare. Në fokus ishte një rrjet që operonte gjatë viteve 2018–2024, duke trafikuar kokainë, heroinë, marihuanë dhe ecstasy kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania drejt Zvicrës, ku lënda shpërndahej.

Për zbulimin e rrjetit janë përdorur metoda speciale të hetimit, përfshirë përgjime në platformat e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”, të cilat kanë zbuluar planifikimin dhe koordinimin mes anëtarëve të grupit.

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve në Shqipëri e Zvicër, janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti 44%–86.9%)
22.25 kg heroinë (pastërti 30.7%–62%)
1 kg kokainë në tentativë
2 kg marihuanë
10,000 tableta ecstasy
2 armë zjarri, municion luftarak
Ora luksoze “Rolex” dhe “Hublot”
Pajisje elektronike, dokumente, kontrata, telefona, karta bankare
Për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, është ndarë një dosje e re, me numër 108/1 të vitit 2025, për të cilën hetimet janë në zhvillim.

Ky është një nga rastet më të mëdha të goditjes së trafikut ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me autoritetet e huaja


Send this to a friend