VOAL

VOAL

Berisha: Ja si do e zëvendësojmë Alibeajn

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live, theksoi se Komisioni i Rithemelimit, përveç se ka shumicën e bazës së demokratëve, ka edhe shumicën e grupit parlamentar pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Peka, se ‘a e shkarkon dot Berisha dhe Komisioni Enkelejd Alibeajn’, ish-kryeministri shpejgoj se si do zëvendësohet kryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Pjesë nga intervista: 

Peka: Alibeaj përmendi emrat e 32 deputetëve dhe në një studio tjetër është shprehur se unë e ka sfiduar të më shkarkojë në grupin parlamentar dhe ai ka heshtur pasi unë kam shumicën dhe ai nuk më shkarkon dot. Dijet se kush e ka bazën e PD-së e ka Sali Berisha, por grupin parlamentar e keni mazhorancën apo jo?

Berisha: Absolutisht pas asnjë diskutim që shumica dërrmuese e deputetëve njeh 11 dhjetorin dhe 6 marsin. Nuk ka asnjë diskutim por ka një problem, zëvendësimi i Alibeajt që nuk është më kryetar për ne, bëhet sipas statutit, duhet të zëvendësohet nga Nënkryetarin e partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana, pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar dhe Nënkryetari që do të kryesojë grupin, ai rri thjeshtë në funksion të Edi Ramës por ai për grupin është  krejtësisht i pavlerë.

Sali Berisha në Çim Peka Live: Basha e Alibeaj po krijojnë partinë e tyre

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë angazhuar në mënyrë të turpshme në manipulimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në Çim Peka Live, zoti Berisha tha se shumica e deputetëve njohin Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 6 marsit dhe shprehu bindjen se me deputetët do të gjendet gjuha e përbashkët. Berisha tha se baza e Partisë Demokratike po shkon drejt bashkimit. Ish-kryeministri u ktheu përgjigje edhe thirrjeve të Ramës për hetimin e tij nga SPAK-u. 

  Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se ish-kryetari Lulzim basha dhe Enkelejd Alibeaj janë angazhuar në manipulimin e grupit parlamentar demokrat. Berisha tha se Basha e Alibeaj po bëjnë gjithçka për krijimin e partisë së tyre.

Duke u nisur nga leximi i emrave të 32 deputetëve nga Enkelejd Alibeaj, Berisha e akuzoi atë për manipulim të vullnetit të deputetëve dhe theksoi se shumica e grupit parlamentar demokrat njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit.

“Janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Kjo është 100% e sigurt. Duke u angazhuar në këtë proces ata i lejuan vetes të vazhdojë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 Dhjetorit. këtu fillon çdo gjë. Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka që edhe tani nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë Kuvendin e 11 Dhjetorit, votimin e 6 marsit. Që këtu besoj se ata bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre“, tha Berisha.

Duke folur për zgjedhjet në degët e partise që po zhvillohen me parimin një anëtar një votë, Berisha tha se asnjë prej kandidatëve nuk është miratuar nga kryetari apo kryesia por vetëm nga anëtarësia e Partisë Demokratike duke përcaktuar kështu fundin e kryetarokracisë në PD.

“Çfarë kemi premtuar ne? Ne kemi përcaktuar fundin e kryetarokracisë dhe kryesiokracisë. Kemi premtuar vendosjen në themel të partisë së themeluar votën e anëtarësisë, votën e lirë. Në një hap të paparë gjer sot në Shqipëri, zgjedhjet e 6 marsit u organizuan me kandidatë që vetëkandiduan, morën miratimin e anëtarësisë dhe dolën e garuan. Është një rithememelim kjo. Jo vetëm të organizimit, por të të gjithë vlerave të partisë, fundin e kryetarokracisë”.

Berisha tha se pavarësisht problemeve, baza e demokratëve po shkon drejt bashkimit të vërtetë. Ish-kryeministri Berisha reagoi edhe ndaj deklaratave të Taulant Ballës, në lidhje me negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Kreu i grupit të PS tha se nuk do merremi me Foltoren por me Alibeaj. Kjo nuk më lëndoi, por më nderoi. Do qëndrojmë opozitë e vërtetë”.

Ish-Kryeministri Berisha e cilësoi Edi Ramen si kreun e një organizate kriminale, referuar aferës së inceneratorëve ku siç tha ai, nga kryeministri deri te vartësit kanë fimosur për të vjedhur bashkërisht mbi 430 milionë euro.

Ai iu përgjigj edhe thirrjeve të Edi Ramës në Kongresin e Partisë Socialiste që SPAK të hetonte Sali Berishën.

“Nuk njoh asnjë parashkrim, por kërkesa e Ramës ‘skape’ Berishën, faktoi atë që kam thënë që ajo është SPAK-u i partisë. Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës. Ai ndahet keq dhe humbet kontrollin dhe i thote SPAK-ut ‘skape’ Berishën”.

Ish-kryeministri Berisha tha se afera e inceneratorëve nuk është e vetmja pasi, siç u shpreh ai, ka afera të tjera me potencial edhe më të madh.

Berisha: Ja çfarë e provon se PD-ja s’do të shuhet

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se Partia Demokratike do ta kalojë këtë tronditje dhe do të pasurohet me hapjen e saj.

Sipas Berishës edhe pse u përfol se PD-ja do të shuhet pas humbjes së fundit në zgjedhjet e 25 prillit, 620 mijë votues qëndronin prej idealeve të kësaj partie.

Sali Berisha theksoi se do të ketë një gjeneratë të re politikanësh që nuk mund të pengohen për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur Lulzim Basha.

“Kjo parti po kalonte nga humbja në humbje. Analizën e tyre e merrja shumë serioze. Kishte një fakt tjetër që ishin 620 mijë votues.

Pra, të gjitha këto ishin dy gjëra të cilat dhe për të cilat unë po rri dhe mendoj gjatë e jo pak, çfarë fati do kemi.

Një gjë më bën të mos besoj në shuarjen. Kjo tërësi votuesish, 620 mijë, e dija që kryetari i tyre ishte vetëm 19 për qind e tyre, ishte tërësia e idealeve që i mbante këta.

6 marsi në kundërshtim me çdo gjë, logoja e partisë time zbriti në zhdukje, në 13 për qind.

Nëse unë më 11 dhjetor thoja do krijoj partinë konservatore të Shqipërisë, a nuk do ishte zhdukje e PD-së?

Besoj se PD do ta kalojë këtë tronditje, së dyti do pasurohet me hapjen e saj, flukse të reja.

Do ketë një gjeneratë të re politikanësh e cila nuk mund të penalizohet për shkak të qëndrimeve të Lulzim Bashës.”-deklaroi Berisha në Syri Tv.

‘Rama solli bandat’/ Berisha: Në 21 janar isha në zyrën time, jo në drejtimin e Ministrisë së Brendshme

Në Çim Peka Live në SYRI TV, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, duke theksuar se ishte në mbrojtje të flamurit dhe zyrës dhe jo në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Berisha ktheu në vëmendje se Edi Rama solli bandat dhe rrethoi kryeministrinë për që nuk ia doli dot ta pushtojë.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Për dy gjëra është akuzuar Sali Berisha fort nga opozita gjatë qeverisjes së tij. Është Rruga e Kombit për ‘korrupsion të supozuar’ me 240 milionë dollarë, ministër Transporti Lulzim Basha dhe për 21 janarin ‘shpërdorim detyre’, ministër i Brendshëm Lulzim Basha. Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë deklaratë të ministrit përgjegjës për dy ngjarjet që je akuzuar më shumë?

Sali Berisha: Mendova se është në një siklet të atillë sa i humbet dhe mendja, sepse unë në 21 janar kam qenë në zyrë dhe jo në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Kam qenë në zyrë, kam nderuar flamurin dhe zyrën e Kryeministrit, nuk jam larguar dhe kam qenë i vendosur për të mos u larguar. I pruri Edi Rama bandat që të pushtonte Kryeministrinë dhe nuk ia doli dot. Kaq, është i regjistruar se janë të gjitha deklaratat se populli do të tejkalonte Kushtetutën.

Berisha: Faktoi atë që kam thënë gjithmonë, ja pse Rama i bëri thirrje SPAK të më hetojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ramës në Kongresin e PS i cili i bëri thirrje SPAK që të hetojë Berishën pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Berisha deklaroi se Rama faktoi para shqiptarëve dhe botës atë që vetë ish-kryeministri ka thënë më parë, që Rama kontrollon SPAK.

“Kërkesa e Ramës, që kape Berishën, më krijoi një kënaqësi, se faktoi atë që kamë thënë unë. Ai është s’kapi i partisë. Edi Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës atë, ai e përdori atë meqë e sheh se kohërat po i vështirësohen, me qënë se e sheh se loja me opozitën false po merr fund, ndihet shumë keq sa humbet kontrollin dhe i thërret SPAK-ut kape Berishën.”-tha Berisha.

Berisha: S’kam pasur kurrë përballë kandidatë fiktivë, Basha të garojë përballë meje

Lideri historik i PD Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se në të gjithë karrierën e tij politike nuk ka pasur kurrë përballë kandidatë fiktivë.

I pyetur nëse do ishte komod sikur përballë tij të kandidojë Lulzim Basha për kryetar PD, Berisha tha se nuk ka asnjë pengesë që ai të garojë.

“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka, s’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar.

E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit.

Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjtiha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod.”-tha Berisha.

Berisha: Në Kuvendin e 30 prillit shpallim datën për zgjedhjen e kryetarit të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe më pas Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë.

Lideri historik i Partisë Demokratike tregoi se më 30 prill do të shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

“Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit.”-deklaroi Berisha.

‘Nuk bashkëpunojmë me ‘non gratat’/ Berisha-Ballës: Ju jeni kriminelë, ne jemi opozita e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës i cili tha se do të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjen e presidentit të ri.

Berisha tha se Balla nuk e ka lënduar kur ka thënë se ‘s’do bashkëpunojnë me non gratat’ por me opozitën e vërtetë.

Sipas liderit historik të PD Sali Berisha është nder të mos bashkëpunosh me anëtarë të një organizate kriminale.

“Balla tha se do merret me Alibeajn. Mendoi se mua më lëndoi, por më nderoi. Për ne është fatkeqësi të kesh të bësh me anëtarë të një organizate kriminale. Do qëndrojmë opozitë e vërtetë.”-tha Berisha.

6 degët ku u zhvilluan zgjedhjet, Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatet dhe drejtuesit e rinj (EMRAT)

Komisioni i Rithemelimit ka bere me dije rezultatet e zgjedhjeve ne deget e PD qe u zhvilluan zgjedhje diten e sotme. Perkatesisht jane shpallur fituesit e rinj ne:

Librazhd- Ilirjan Alliu me 53 të votave

Berat- Shyqyri Dura me 46% të votave

Prrenjas-Arjan Karriqi me 61% të votave

Dega 1 Tiranë- Fetah Hasanaj me 76% të votave

Dega 5 Tiranë- Fatmir Myrta, me 47% të votave

Dega 8 Tiranë- Gazmend Sallaku, me 64% të votave

 

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 6 degë të PD.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1. Dega Berat:
Morën pjesë në garë 4 kandidatë.
Fitues u shpall z. Shyqyri Dura me 46% të votave

2. Dega Librazhd:
Morën pjesë në garë 3 kandidatë.
Fitues u shpall z. Ilirjan Alliu me 53 të votave

3. Dega Prrenjas:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave

4. Dega 1 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Fetah Hasanaj me 76% të votave

5. Dega 5 Tiranë:
Morën pjesë në garë 5 kandidatë.
Fitues u shpall z. Fatmir Myrta, me 47% të votave

6. Dega 8 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Gazmend Sallaku, me 64% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

(BalkanWeb)

Paloka: Pjesëmarrja në zgjedhje ka kaluar referendumin e 18 dhjetorit! Platforma e Alibeajt, gënjeshtër

Në një lidhje direkte me emisionin Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, deputeti Edi Paloka ka folur për zgjedhjet brenda PD dhe platformën e Alibeajt.

Për sa i përket zgjedhjeve në degët e PD-së, Paloka ka theksuar se pjesëmarrja ka kaluar shifrat e demokratëve të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit kur ka qënë Lulzim Basha, si dhe shifrat e pjesëmarrjes në referendumin e 18 dhjetorit.

Paloka është ndalur edhe te platforma e Alibeajt, duke e quajtur një platformë të gënjeshtërt pasi disa deputetë e kanë denoncuar tashmë se nuk kanë firmosur.

‘Po të vazhdohet me këmbënguljen e Alibeaj që është linja e Bashës e ndjekur sot nga Alibeaj, do të ishim komplet jashtë realitetit pasi do dukej sikur nuk kishte ndodhur as 11 dhjetori, as 18 dhjetori apo 6 marsi’, tha Paloka.

Pjesë nga intervista: 

Paloka: Pjesëmarrja në total në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet, deri tani jemi në shifra që kalojnë dukshëm pjesëmarrjen në votime, si psh. në votimet për Lulzim Bashën herën e fundit, si dhe shifrat e referendumit të 18 dhjetorit të vitit të kaluar. Pastaj do të dalin shifrat sipas degëve dhe komisioni do të japë rezultatin final.

Krisafi: Alibeaj prezantoi një platformë, ku ndërsa ju flisni për shumicën në bazë, ndërsa shumica e grupit parlamentar duket se nuk e ka Komisioni i Rithemelimit?

Paloka: Nuk është reale ajo që ka dalë në media, është gënjeshtër për të mos thënë më shumë pasi disa deputetë e kanë denoncuar tashmë si gjoja platformë e rakorduar.

Ajo që ka ndodhur është se nga komunikimet e mia që kam pasur me disa prej deputetëve që u ka dalë emri, më kanë kontaktuar vetë dhe më kanë thënë që vetëm janë telefonuar nga njerëzit që rrinë pran Lulzim Bashës, të cilët u kanë thënë se kemi bërë një platformë bashkëpunimi dhe bashkimi dhe u thënë se duhet të biem dakord parimisht për të vijuar më tej, pa iu bërë të qarta detajet që u bënë publike më pas nga Alibeaj. Kjo ka qënë u është kërkuar parimisht konsensus për një platformë bashkimi. Aty është një pikë që është e kotë të luhet akoma me atë pikë, pasi shumica e deputetëve të grupit parlamentar është e qartë se Sali Berisha është pjesë e Grupit Parlamentat të PD-së.

Dhe mund të jenë vetëm pak kokrra deputetesh për të mos thënë 2 apo 3 që dalin gjatë gjithë kohës në skenë nga krahu tjetër të cilët vazhdojnë të ngulin këmbë për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Po ju them se në atë listë që e ka publikuar Alibeaj janë mbi 80-90% e atyre deputetëve që Sali Berishën e konsiderojnë pjestar të grupit parlamentar dhe s’mund të jetë ndryshe.

Po të vazhdohet me këmbënguljen e Alibeaj që është linja e Bashës e ndjekur sot nga Alibeaj, do të ishim komplet jashtë realitetit pasi do dukej sikur nuk kishte ndodhur as 11 dhjetori, as 18 dhjetori apo 6 marsi.

Shumica e deputetëve janë të gjithë me bindjen që Sali Berisha është pjesë e grupit, por për pjesën e ideve që janë prezantuar këto diskutohen në grupin parlamentar dhe këto ide mund të votohen.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë Alibeaj pasi disa deputetë vetëm janë kontaktuar në telefon dhe nuk kanë firmosur atë platformë të Alibeajt pasi të gjithë deputetët janë për bashkimin e PD-së.

Edith Harxhi: Baza e PD është e unifikuar, në zgjedhje shkojmë të bashkuar

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edith Harxhi komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv zgjedhjet në degët e PD ndërsa theksoi se kryetari i degës në Korçë do të zgjidhet më 25 prill.

Harxhi deklaroi se kanë dalë me një mesazh bashkimi dhe e gjithë anëtarësia duhet të marrë pjesë në votime.

“Pavarësisht kush ka qenë në krahun e Foltores apo nuk ka qenë, janë bashkuar të gjitha palët për zgjedhjet e grupseksioneve, seksioneve dhe kryetarët e degëve.”-tha Harxhi.

Më tej anëtarja e Komisionit të Rithemelimit tha se zgjedhjet po bëhen së bashku nga të dyja palët.

Ndër katër kandidatët, njëri do jetë kryetar dege në Korçë. Ky mesazh është përtej asaj që thonë anëtarësia në bazë, bashkimi fillon nga baza dhe shkon deri lart.”-deklaroi Harxhi.

E pyetur për platformën e Enkelejd Alibeajt, Edhith Harxhi theksoi se ky proces nuk zhbëhet dhe s’ka arsye përse.

E ftoj Alibeajn në Korçë, të vijë të shohi çfarë bëhet këtu. Nëse sheh një cënim të këtij procesi, do jetë i lirë të flasi.”-tha Harxhi.

 

Një ditë pasi Metës i mbaron mandati në Presidencë, LSI mban Konventën Kombëtare

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë në 25 Korrik Konventën Kombëtare, pikërisht 1 ditë pasi Ilir Metës i mbaron mandati në Presidencë.

Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur se do t’i rikthehet politikës aktive pas 24 Korrikut, por pa thënë nëse kjo nënkupton rikthimin e tij në LSI. Në këtë kontekst nuk dihet nëse mbajtja e Konventës Kombëtare të LSI-së, ish partisë që Ilir Meta e krijoi në vitin 2004, në 25 korrik, është thjeshtë rastësi, apo e lidhur me mbarimin e mandatit nga ana e kreut të shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha në një konferencë për shtyp se në këtë konventë do të merren vendime të rëndësishme që lidhen me zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

“Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, gërma B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit”, tha Brahimllari.

Sipas tij “Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemise gjatë vitit 2020”.

Ai bëri të ditur se në LSI është ngritur ekipi qëndror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI.

“Në kuadër të këtij organizimi, ngarkohen të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare të marrin masa për organizimin e struktrurave të LSI. Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023.  Në këtë proces intensiv riorganizimi do të jenë edhe grupet e punës për riorganizimin e strukturave të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim të cilat do të kenë një rol më të rëndësishëm në organizimin, funksionimin dhe vendimmarrjen e LSI”. bw

Skandali: Rama pagoi Vilma Nushin pa kryer shërbimet

Koncesionet e dhëna nga qeveria po marrin miliona euro nga xhepat e qytetarëve, por shumë prej tyre po paguhen edhe pa kryer shërbimin. KLSH ka konstatuar së fundmi abuzimet me koncesionin e ‘Check Up’, ku kompania e Vilma Nushit është paguar rregullisht edhe gjatë pandemisë, kur shërbimi ishte ndërprerë

SYRI TV

Koncesionari i Vilma Nushit, që ofron shërbimin e “Check-Up” për qytetarët shqiptarë, është paguar rregullisht gjatë vitit 2020, megjithëse shërbimi u ndërpre për shkak të pandemisë Covid-19.

Skandali financiar është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilin ua ka bërë prezent deputetëve në Raportin Vjetor për vitin 2021, të dorëzuar së fundmi në Parlament.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se “është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbimin e pakryer të kontrollit bazë të popullsisë, megjithëse 2020 ishte një vit i vështirë fiskal, ndërkohë që kontrata ishte ndërprerë përkohësisht”.

Në mars 2020, menjëherë pas shpalljes së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, qeveria shqiptare njoftoi pezullimin e përkohshëm të kontratës së ‘Check-Up’, me qëllim menaxhimin efikas të fondeve për të përballuar sfidën me virusin.

Por, megjithëse koncesionari “3P Life” nuk e ka ofruar shërbimin për disa muaj, ai rezulton të jetë paguar rregullisht edhe për kohën e pushimit, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo veprimtari qeveritare i ka sjellë kosto shtesë Buxhetit të Shtetit, ndërkohë që qytetarët nuk e kanë marrë shërbimin e kontraktuar.

Koncesioni i ‘Check-Up’ ishte kontrata e parë e nënshkruar nga qeveria “Rama” për shërbimet shëndetësore.

Kjo kontratë është prej dy vjetësh nën hetim nga SPAK, nën dyshimet për favorizim të biznesmenes Vilma Nushi, e njohur për afërsinë me kryeministrin Edi Rama.

Bardeli: S’kemi firmosur platformë, të mblidhet grupi për qëndrimet tona

Deputetja demokrate, Greta Bardeli Gjoni reagoi pasi disa media pranë qeverisë raportuan se ajo ishte në mesin e disa deputetëve që e kanë firmosur platformën e Enkelejd Alibeajt dhe më pas kanë ndryshuar mendje.

Ajo kërkon mbledhjen e grupit për të diskutuar qëndrimin e saj dhe të tjerëve.

“Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë “pishman” duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!!

Më vjen keq ta them, por është qesharak ky lajm nga fillimi në fund!

Lidhur me sajesa të tilla që i konsideroj “të lodhura” i sugjeroj mediave që për çdo sqarim mund të më kontaktojnë nëse kanë nevojë, që mos këtë keqinformim të këtij lloji nga kushdo që i shpërndan apo më keq akoma botohen pa patur fakt. Është e qartë që firmë nga ana ime nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qendrimin tim që tashmë është publik. Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër. Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për t’u dëgjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa perjashtim!

Mesazhi i ditës së Pashkës duhet të udhëheq në rrugën e bashkimit të gjithë ne për hir të interesit qytetar!

Ditë të mbarë!” shkruan ajo. syri.net

Zgjedhje në 18 degë të PD, kush janë kryetarët e rinj

Në 18 degë të Partisë Demokratike në vend është zhvilluar procesi i votimit për të zgjedhur kryetarët e ri të degëve. Pas numërimit të votave janë publikuar edhe rezultatet e kandidatëve fitues.

Në degën nr 13 në Tiranë fitues është Arsen Vasili i cila ka siguruar 63 % të votave të anëtarësisë së kësaj dege.

Në degën numër 3 në kryeqytet kryetar i ri i PD është Gëzim Demushi.

Në Kamëz fitues është shpallur Arjan Hoxha. Në Vlorë kryetar i ri i kësaj dege është Atird Hoxha.

Në Gjirokastër pas numërimit të votave është shpallur fitues Eris Shehaj i cili ka marrë 53 % të votave.

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në degët e PD në Memaliaj dhe Tepelenë. Në Tepelenë krytari i ri i Degës së
PD është Malo Sadikaj i cili është shpallur fitues me 87% te votave të anëtarësisë.

Ndërsa në Memaliaj fitues dhe drejtues i ri kësaj dege është Bujar Kapllani i cili ka siguruar 87.7% të votave.

Votime për kreun e ri të PD janë zhvilluar edhe në degën e Përmetit ku pas votimit një anëtar një votë është shpallur fitues Arson Lipe me 81% të votave. Në degën e Këlcyrës kryetar i ri i kësaj dege është Arjan Kasaj.

Në degën e PD Cerrik është shpallur fituese zonja Nadire Asllani e cila ka marrë 78% të votave.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në degën e Partisë Demokratike në Patos, ku pas publikimit të të dhënave rezulton se fitues është Shezaim Ymeraj.

Në Pogradec Genti Çela dhe në Sarandë fituese është Manjola Nikollo kurse në Kukës Admir Sinamati.

Ndërsa në Has zgjedhjet për kryetar të PD i fitoi Elez Maçi i cili mori 539 vota kundrejt 429 vota te Demush Kastrati. syri.net

Protestë te ‘Sheshi i Flamurit’, qytetarët: Për këtë shesh është derdhur gjak

Projekti i Rilindjes për ndërtimin e një terminali në ‘sheshin e Flamurit’ në Vlorë, ka ngritur në protestë dhjetëra qytetarë. Të ardhur nga mbarë vendi ata kanë kërkuar ndalimin sa më parë të punimeve pasi projekti po shkatërron vlerat historike të të gjithë shqiptarëve.

Nga SYRI TV

Qytetarë nga i gjithë vendi u mblodhën të dielën për të protestuar në Vlorës kundër ndërtimit të terminalit në ‘Sheshin e Flamurit’.

Qytetarët akuzojnë qeverinë e vendin se po e shkatërrojnë qëllimisht memorien historike të këtij qyteti.

Qytetarët i kërkuan kryeministrit të ndal zbatimin e projektit në Sheshin e Flamurit dhe theksuan se çdo punim në shesh duhet të jetë transparent pasi Sheshi i Flamurit mbart vlera të mëdha historike. syri.net

Zgjedhjet në PD, këta janë drejtuesit e rinj të 9 degëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka zbuluar emrat e drejtuesve të 9 degëve, disa në Tiranë dhe rrethe, që dolën fitues nga zgjedhjet e djeshme.

Procesi u hap në orën 8:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1. Dega 6 Tiranë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave

2. Dega PD Skrapar:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave

3. Dega 16 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave

4. Dega Paskuqan:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votive

5. Dega 10 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votive

6. Dega PD Kucovë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votive

7. Dega PD Elbasan:

Morën pjesë në garë pesë kandidatë.

Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votive

8. Dega PD Tropojë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votive

9. Dega PD Tirana 11:

Morën pjesë në garë katër kandidatë.

Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Votimet për krerët e degëve të PD, Luan Baçi flet nga Patosi: Platformat përçarëse do të dështojnë

Luan Baçi deputeti demokrat që po ndjek nga afër procesin e zgjedhjes në PD në qarkun e Fierit tha se ka një fluks votuesish edhe në Patos ku gjatë ditës së sotme do të zgjidhet kreu demokrat i degës.

Ai në praninë e dy kandidatëve të PD për këtë degë komentoi edhe platformën e publikuar në media nga Alibeaj duke shtuar se ajo ka një falsitet dhe ata që merren me këto lloj platformash po mundohen që të përçajnë bazën e PD.

Por po të shikojmë sot ata nuk do të arrijnë të përcajnë bazen pasi siç duke edhe sot demokratët janë të gjithë bashkë për këto zgjedhje. “Të gjithë pranuara dhe me gjithëpërfshirje”, tha deputeti i PD. syri.net

Ja qytetet ku po mbahen sot zgjedhjet për kryetarë dege të PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik
2. Patos
3. Gjirokastër
4. Përmet
5. Këlcyrë
6. Memaliaj
7. Tepelenë
8. Pogradec
9. Kukës
10. Has
11. Tirana 3
12. Tirana 9
13. Tirana 13
14. Kamëz
15. Kavajë
16. Vlorë
17. Delvinë
18. Sarandë

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur. bw

‘U nxor forcërisht nga avioni’- Dëshmitarët tregojnë si u shoqërua Rama nga policia gjermane

Zbardhen detaje të reja lidhur me skandalin e kryeministrit Edi Rama në avionin e Lufthansa në aeroportin e Frankfurtit, ku edhe u ndalua nga policia gjermane.

Kreu i qeverisë shqiptare është nxjerrë nga avioni i linjës Frankfurt-Detroit, pasi refuzoi të mbante maskën anti-COVID.

Skena është parë edhe nga disa shqiptarë të tjerë të cilët janë bërë dëshmitarë të shoqërimit të kryeministrit nga policia gjermane.

Dy dëshmi të mbërritur në llogarinë e Facebook të liderit historik të PD, Sali Berisha, tregojnë me detaje si u nxor Edi Rama nga avioni duke u kapur për krahu, prej policëve gjermanë.

Data shënonte 6 dhjetor 2021 dhe Edi Rama i shoqëruar nga stafi i tij, po udhëtonin drejt SHBA-ve. Pasi e zbritën nga avioni, kryeministri shqiptar ka humbur avionin dhe për pasojë ka udhëtuar drejt Detroit me një linjë tjetër.

Më poshtë dëshmitë e qytetarëve në Facebook-un e Berishës
Deshmi te reja mbi nxjerrjen me force nga policia te Rames nga avioni i Lufthanses!
Deshmitaret e ngjarjes qe udhetonin me Ramen provojne se Fuga dhe Spiropali genjejne.
Ata deshmojne se Rama u nxorr forcerisht perkrahesh nga policia gjermane nga avioni i Lufthanses ne Frankfurt.

Lexoni mesazhet e deshmitareve te ngjarjes! sb

Pershendetje Doktor!
Te pata shkruar per incidentin qe shkaktoi Rama ne Frankfurt gjate rruges se tij per ne Michigan. Nje çift i vjeter, burre dhe grua, te aferm te mij e kane pare me syte e tyre ngjarjen. Ata thone ngjarja  ka qene me keq sec transmetohet. Ramen e kane marre me force nga krahet dhe e kane nxjerre jashte. Mund te shikoni mesazhin me poshte  qe ju kam derguar me daten 6 dhjetor.
Me fal per shqetesimin.

6 Dhjetor 2021

Skandal i kryeministrit Rama :

Në Frankfurt, gjate udhetimit per në Michigan me 3 dhjetor, Edi Ramen dhe krejt stafin i kanë nxjerre jashte nga avioni mbasi kane refuzuar te veshin maskat. Avioni eshte nis me 2 ore me vonese per arsye te refuzimit te Rames per te vene masken. Kane ardhur police te armatosur dhe i kane nxjerre jashte në force dhe nuk jane lejuar te futen në avion. Per kete arsye Rama nuk arriti te merrte pjese në darken e rezervuar ne Restorantin Besa në Detroit ku e pritnin nje numer i madh protestuesish. Rama dhe stafi, kane marre nje avion tjeter ate nate jo per në Detroit por në ëashington DC. Rama mberriti në Michigan te nesermen në Mengjes. Kjo ngjarje eshte e deshmuar nga deshmitare qe i njoh dhe kane qene në ate avion.
Ndoshta nje gazetar mund ta verifikoje me linjat ajrore.

Xhelal Mziu: Bashkimi fillon nga heqja dorë e ankimimit ndaj Kuvendit të 11 Dhjetorit

Deputeti i PD, Xhelal Mziu kërkon bashkimin e demokratëve, duke nisur nga heqja dorë e ankimimit në Gjykatë ndaj Kuvendit të 11 Dhjetorit dhe vendimeve të marra. 

Në një shënim të gjatë në Facebook, Mziu shprehet se grupi parlamentar demokrat duhet të jetë i unifikuar.

Ai thekson se duhet të shpallet i pavlefshëm çdo vendim i mëparshëm lidhur me përjashtimet nga PD.

Deklarata
Si bashkohet Partia Demokratike!

Partia Demokratike është në situatën më kritike, çfarë e bënë të domosdoshme bashkimin e plotë të saj, duke mos përjashtuar askënd nga PD apo gara dhe duke shfrytëzuar të gjithë energjinë, potencialin dhe kontributin e gjithëseicilit, që Partia Demokratike të jetë mazhorancë qeverisëse në zgjedhjet vendore dhe qendrore!

Një shembull ilustrues:

Zgjedhjet në 6 mars në Bashkinë Dibër folën qartë (përjashtuar vjedhjes masive të rilindjes), ja fakti!

Në 25 Prill 2021.

PD=14,000 + LSI=3.000=17.000 vota, ndërsa PS=11.000 vota.

Në 6 Mars 2022.

PD=4.500+4.500=9.000 vota, ndërsa PS=14.000 vota.

Pra, Opozita humbi 8 mijë vota nga konflikti,

Rilindja u rrit 3.mijë vota nga vjedhja (pavarësisht se Dibranët janë më keq se një vit më parë)!

Platforma dhe hapat përbashkues, që duhet të aprovohen dhe ndiqen nga grupi parlamentar si e vetmja strukturë përfaqësuese dhe përgjegjëse e PD, që të kemi një PD fituese në zgjedhjet vendore të vitit 2023!

1. Unifikimi total i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas 25 prillit 2021.

2. Heqja dorë nga ankimimi në gjykatën e apelit të vendimit për Partinë Demokratike!

3. Shpallja NUL e çdo përjashtimi, që nga kryesia PDSH, këshilli kombëtar e çdo zgjedhje apo emërim të bërë në strukturën drejtuese e deri në bazën e PD (nga PD apo Foltorja)!

4. Ndalimin i menjëhershëm i konflikteve dhe debateve të brendshme dhe pa vlerë brenda PD.

5. Hartimi i një programi e grafiku zgjedhjesh nga baza deri në Kuvendin Kombëtar përbashkues të PD!

6. Grupi parlamentar i PD si e vetmja strukturë e çertefikuar të jetë pjesa substanciale e grupeve të punës në terren nga dy palët, ku zgjedhjet nga Seksioni, Grupseksioni dhe deri në rang Kryetar dege të jenë deri në korrik 2022, më sakt:

A. Zgjedhje të reja në seksione Maj 2022.

B. Zgjedhje të reja në Grupseksione Maj-Qershor 2022.

C. Zgjedhje e Kryetarëve të Degëve në bazë dege dhe Bashkie në Qershor-Korrik 2022.

D. Zgjedhje e Kryetarit të PDSH Korrik ose Gusht 2022.

E. Organizimi i Kuvendit Kombëtar Përbashkues i PD dhe zgjedhja e strukturave të Këshillit Kombëtar të PD, etj në Korrik ose deri Gusht 2022.

F. Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Zgjedhja e Kryesisë dhe strukturave të tjera drejtuese të PD Gusht ose në Shtator 2022.

H. Të hartojmë një platformë konkuruese qeverisëse të PD (të shpaloset në shtator ose tetor), që të binden jo vetëm demokratët por dhe apolitikët, pse jo dhe socialistët që Shqipëria meriton një qeverisje ndryshe nga sot, një qeveri që i bënë qytetarët shqiptarë që të ndjehen si qytetarët e BE këtu në Shqipëri.
Këtë duhet dhe mundet që ta bëj vetëm Partia Demokratike.

Kjo është ajo çfarë duhet të bëj grupi i punës i përbashkët i grupit parlamentar të PD por dhe eksponent të tjerë, që të kemi një PD më të madhe se me 25 prill dhe fituese në raport me rilindjen.

Historia jo e largët ose koha, do të dënoj me forcë këdo që është kundër bashkimit pakushte të Partisë Demokratike!

Demokratët dhe shqiptarët janë në krizë të thellë, ne po Ju humbim shpresën atyre.

Shqipëria çdo ditë po bëhet më e vogël nga dje dhe për fajin tonë!

Blendi Himçi është kryetari i ri i PD në Elbasan

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Elbasan.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD Dega Elbasan u shpall Blendi Ferdinand Himçi me 66% të votave.

Blendi Himçi mori 750 vota.

Në garë ishin edhe Eliona Gremi, Sonila Daiu, Klodjana Çapja dhe Elior Vila.

Zgjedhjet u zhvilluan sipas parimit një anëtar, një votë. syri.net

Sot zgjidhet kryetari i ri i PD në Vlorë- Kush janë 4 kandidatët në garë

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë do të zgjedhë të dielën kryetarin e ri. 

Në garë janë katër kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, njëherazi drejtues i qarkut, fton anëtarët e PD që të marrin pjesë në zgjedhje pasi vota e tyre e lirë do t’i shërbejë edhe procesit të bashkimit të demokratëve.

“Kryetari i ri i degës së PD Vlorë duhet që nga e nesërmja e zgjedhjes së tij të ndërmarrë hapa konkrete për bashkimin e demokratëve dhe, mbi të gjitha, duhet të tregojë me akte konkrete, që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj, asnjë demokrat, asnjë themelues, asnjë qytetar, që, mbi të gjitha, do Shqipërinë“, thotë Leskaj.

Postimi
Nesër në Vlorë zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD!

Të katër kandidatëve për kryetar të degës, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj, Lorenc Danaj, u uroj suksese në këtë proces të vështirë, por të domosdoshëm të riorganizimit që nga themeli të Partisë Demokratike. Natyrisht njëri do të zgjidhet, por realisht fiton procesi.

Nesër demokratët e Vlorës do të shprehen me votën e tyre të lirë, e cila duke qenë në themel dhe në ADN-në e Partisë Demokratike, përcjell mesazhin e bashkimit dhe përfaqëson fitoren e demokracisë.

Kryetari i ri i degës së PD Vlorë duhet që nga e nesërmja e zgjedhjes së tij të ndërmarrë hapa konkrete për bashkimin e demokratëve dhe, mbi të gjitha, duhet të tregojë me akte konkrete, që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj, asnjë demokrat, asnjë themelues, asnjë qytetar, që, mbi të gjitha, do Shqipërinë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kryefjala jonë ka qenë “BASHKIMI”, sepse asnjëherë nuk kemi pasur dyshimin se pavarësisht divergjencave, kundërshtarët nuk janë ata që mendojnë ndryshe brenda familjes së madhe të Partisë Demokratike, por kundërshtari ynë i vetëm është një dhe vetëm një: sekti Rama në pushtet!

Jo bashkim me përjashtime, por bashkim, që nuk përjashton ASNJË demokrat nga proceset e riorganizimit dhe fton të gjithë kontributorët që nga 1990 e deri më sot. Sepse, në fund të fundit, duhet bashkim nëpërmjet diversitetit, legalizimit dhe respektimit të fraksioneve; debatit të lirë e lirisë së shprehjes së mendimit ndryshe!

Procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike në qendër dhe në bazë aktualisht po bëhet me një përgjegjësi të lartë ndaj Partisë Demokratike, demokratëve të bashkuar dhe shqiptarëve, të cilët qëllimin e tyre final kanë përballjen me sektin Rama, për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

Harxhuam shumë kohë të çmuar e energji në luftën tonë të brendshme. Ndoshta u bënë edhe gabime nga të dyja palët. Gabime në organizim që krijuan idenë e mënjanimit të padrejtë të ndonjë demokrati, por që do të korrigjohen gjatë rrugës. Duhet që edhe ne, drejtuesit e lartë të PD dhe deputetët të kërkojmë ndjesë. Me qytetari, ndershmëri dhe sinqeritet. Të gjithë deputetët pa përjashtim e fituam mandatin nga puna, përpjekjet, përkushtimi i demokratëve të thjeshtë. Ndaj duhet të dimë të mbajmë edhe përgjegjësi! Për të mirën e Partisë Demokratike, demokratëve, Shqipërisë e shqiptarëve.

Natyrisht, këtë regjim, e rrëzon vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar, e hapur dhe e fortë; e cila duke respektuar votën e lirë, diversitetin e ideve, lirinë e shprehjes, fraksionet dhe respektimin e tyre; do të jetë fituese, do të përthithë të gjitha forcat progresiste të shoqërisë shqiptare, do të jetë SHPRESË për të ardhmen dhe ASPIRATË për ndryshim.

Duke besuar thellësisht tek BASHKIMI, unë jam i bindur që në Kuvend do të marrin pjesë të gjithë deputetët, anëtarët e Këshillit Kombëtar, drejtuesit e vjetër dhe të rinj të degëve e strukturave në bazë, sepse vetëm kështu i shërbejmë procesit të ringritjes së partisë dhe interesit të demokratëve.

Sot flitet shumë për Bashkimin, por duhet punuar edhe më shumë për Bashkimin real, sidomos kur ndonjëri punon ende për përjashtimin, pengimin, ndarjen!

Një gjë e tillë do të ishte katastrofike! Asnjë gabim në riorganizim, asnjë përjashtim ndoshta i padrejtë, asnjë qejfmbetje, nuk duhet të prevalojë mbi Kuvendin bashkues të demokratëve. Askush nuk i shërben bashkimit dhe PD me pengim të Kuvendit të 30 prillit.

Partia Demokratike është aset, është “pronë” e të gjithë demokratëve.

Vetëm kështu PD mund të përmbushë misionin e saj të madh si opozitë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim i ngritur mbi korrupsionin, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e shpresës, varfërimin dhe largimin e tyre nga Shqipëria.

Sepse kundërshtari i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve është Rama dhe sekti i tij!

‘Nxit përçarje’- Grupi Parlamentar i PD rrëzon platformën e Alibeajt

Platforma e prezantuar të shtunën nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e PD, jo vetëm nuk gjen mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar, por deputetët as nuk e njohin Alibeajn si kryetar grupi. Flamur Noka dhe Edi Paloka, sollën në vëmendje Kuvendin e 11 dhjetorit, duke theksuar se Basha-Alibeaj kanë frikë nga përballja me vullnetin e demokratëve. Në të njëjtën linjë ishin edhe reagimet e deputetëve Tritan Shehu e Ervin Salianji, të cilët deklaruan se në vend të bashkimit, Alibeaj po nxit përçarje.

SYRI TV

Platforma përçarëse e prezantuar këtë të shtunë nga Enkelejd Alibeaj në emer të bashkimit të PD, nuk ka gjetur mbështetjen e grupit parlamentar, shumica e së cilit as e njohin Alibeajn si kryetar të grupit.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka në një prononcim për mediat i është përgjigjur deklaratave të Enkelejd Alibeaj, i cili e quajti procesin e zgjedhjeve në bazë ‘përçarës të partisë dhe i njëanshëm.

Sipas Nokës, Basha –Alibeaj ka frikë nga përballja me vullnetin e demokratëve.

“Grupi parlamentar është një organ shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë dhe të garantojë të drejtat statutore të cdo organi, por mbi të gjitha është vullneti i anëtarësisë së Partisë që vendos qëndrimin politik të saj. Me këtë rast, theksoj, se askush nuk do mundet më të organizojë procese ku 1958 karrike të lexohen si 5004 delegatë. Askush nuk do mundet më, të zëvendësojë votën e lirë me blinda apo gaz lotsjellës. Askush nuk mundet më të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar të PD. Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të dhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. Bashkimi vjen përmes votës së lirë”, u shpreh Noka.

Ndërsa deputeti Edi Paloka, solli në vëmendje Kuvendin e 11 Dhjetorit, ku duket qartë se shumica dërrmuese e demokratëve mbështesin Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit, dhe liderin historik Sali Berisha.

Paloka shprehu keqardhje për miqtë dhe kolegët e tij që me dije apo vetëdije kanë firmosur nismën e Alibeajt.

“Thjesht keqardhje për miqtë dhe kolegët që në rastin më të mirë, nuk kanë lexuar se çfarë ju kanë vënë përpara…Keq nëse nuk e kanë kuptuar! Shumë keq nëse e kanë kuptuar dhe nënshkruar me vetëdije të plotë!”, thotë Paloka.

Kundër kësaj platforme ka dalë edhe deputeti Ervin Salianji, dikur mbështetës i grupimit Basha, por që pas zhvillimeve të fundit në kampin blu, mendon ndryshe.

Sipas Salianjit, në vend të bashkimit, Alibeaj po nxit përcarjen. Ai thekson me tej se  Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokukenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!

“Dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proçes i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!

Pas deklarimit publik të ketij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithpërfshirëse! Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrijnë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partise aty jane, mungon vetem vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi per ta ndare PD në pjese!”, thotë ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Tritan Shehu, i cili në një reagim në SYRI TV,  tha se Alibeaj nga  ana morale, politike, e ka humbur të drejtën për të qenë Kryetar i Grupit Parlmantar të PD-se.

“Duhet të jemi realistë: Kryetari i Grupit Parlamentar është gjithëpërfshirës, nuk mund të jetë z. Alibeaj. Formalisht ai mund të thotë që jam, por moralisht dhe politikisht nuk mund të jetë, kjo është e sigurt. Aq më shumë kur merr atribute që tejkalon kompetencat e Grupit Parlamentar, se Grupi ka dhe një kryesi“, tha Shehu.

Më herët lidhur me këtë platformë kanë reaguar edhe depuetët të tjerë të PD, si Edmond Spaho, Luçiano Boçi etj, të cilët jo vetëm e mbështesin, por deklarojnë se nuk e njohin Alibeajn si kreun e grupit parlamentar.

Berisha nxjerr VIDEO-n e Musa Ulqinit: Në partinë tonë pranohen edhe njerëz problematik si Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video të vjetër nga koha kur Edi Rama është anëtarësuar në PS.

No comment!’, shkruan Berisha në Facebook.

Në fjalimin e tij para kolegëve socialistë Rama pranon se është i padisiplinuar dhe menjëherë ka marrë fjalën Musa Ulqini i cili pranon se në PS pranohen edhe njerëz problematik si Edi Rama.

Rama: Përgjithësisht i pamësuar me idenë e disiplinës partiake por ju siguroi se nuk kam hyrë në PS duke përfituar nga mungesa aktuale e disiplinës.

Ulqini: Në partinë tonë pranohen edhe njerëz si ato që janë pranuar deri tani por edhe njerëz problematikë si Edi Rama. syri.net

 

Salianji për platformën e Alibeajt: Mbyll rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijon premisat për ndarjen përfundimtare të PD

TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit sot të platformës për bashkimin e PD nga Enkelejd Alibeaj.

Salianji shkruan se forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!

Ai thekson se pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirës! “Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!”, deklaron ai.

DEKLARATA E PLOTË
Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakordësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp!

Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!
Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi interesat e demokratëve!

Dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proces i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!

Pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirës!
Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!

Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrinë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partisë aty janë, mungon vetëm vullneti ne rastin më të mirë apo akoma më keq synimi për ta ndarë PD në pjesë!

Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale! bw

I vendosën armën në trup dhe e futën me forcë në makinë, studenti merret peng në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në rrugën e Kavajës, ku një i panjohur i është futur të riut në makinë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të vijojë rrugën duke i thënë se do ta vriste. Rreth një orë më pas, i riu ka mundur të shpëtojë nga pengmarrësi, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të kriminelit.

Pengmarrja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në njërën prej rrugëve më të rrahura të kryeqyteti siç është Rruga e Kavajës. Vetëm 300 metra më tej, në vijë ajrore ndodhet Komisariati nr.2 i Policisë së Tiranës.

Burime të abcnews.al bëjnë me dije se studenti 20-vjeçar ishte duke pritur një mikun e tij me makinë në krah të Rrugës së Kavajës, kur papritur në vendin e pasëm të pasagjerit i është futur me shpejtësi një person i panjohur. Duke mos i dhënë kohë të reagojë, personi i panjohur i ka vënë atij armën nën brinjë duke i kërkuar të lëvizte nga ai vend. I trembur dhe nën kërcënimin e armës, 20-vjeçari ka lëvizur makinën duke iu bindur pengmarrësit.

Me tytën e pistoletës përballë, i riu në vendin e shoferit dhe pengmarrësi në vendin e pasëm të pasagjerit kanë bërë disa kilometra me makinë në rrugët plotë trafik dhe policë në kryeqytet, por askush nuk ka mundur të kuptojë asgjë. Mësohet se gjatë gjithë kohës, 20-vjeçari është kërcënuar nga pengmarrësi se do ta vriste atë si edhe policin e parë që u dilte para nëse ai bënte ndonjë “çmenduri”.

Siç mëson abcnews.al, makina e marrë peng rezulton të jetë futur nga Rruga e Kavajës për në Unazën e Tiranës, Rruga Muhamet Gjollesha në drejtim të Zogut të Zi. Më pas ata kanë kaluar në drejtim të Laprakës për të shkuar në zonën e Kamzës.

Shpëtimi
Gjatë kohës që ndodhej në makinë, pengmarrësi i ka kërkuar të riut që të hiqte të gjitha kodet nga celulari i tij si edhe t’i dorëzonte portofolin, orën dhe të gjitha sendet e tjera me vlerë. Pasi i ka marrë këto, ai e ka drejtuar të riun për në Kamzë ku pasi është futur në disa rrugica aty pranë, i ka thënë të hapë xhamin me qëllim që ta nxirrte direkt nga makina.

Për një moment, pengmarrësi ka dalë nga makinë për të shkuar nga vendi i pasëm i pasagjerit për në vendin e shoferit, por pikërisht aty i riu i ka dhënë gaz makinës duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Denoncimi

Pasi përjetoi këtë situatë të frikshme, burime bëjnë me dije se i riu dhe të afërmit e tij i janë drejtuar Komisariatit nr.3 në Tiranë për të bërë denoncimin. Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia ka filluar të verifikojë kamerat e sigurisë për të gjetur ndonjë detaj që mund të çonte në zbulimin e pengmarrësit, por edhe pse kanë kaluar pesë ditë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Ky është një nga ato raste të konfirmon se niveli i kriminalitetit është tepër i lartë në Shqipëri, ku askush nuk mund të ecë lirshëm në rrugë pasi në çdo moment dikush mund të vijë dhe të të marrë peng apo të të grabisë në mes të qytetit pa ia bërë syri “tërr” nga policia. /abcnews.al

Berisha: Kongresi i PS ishte kongres i mafies shtetërore! Rama e shpalli SPAK-un pjellë të partisë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, komentoi kongresin e socialistëve.

“Kongresi i një mafie shtetërore, ose le ta quajmë kongresi i Cosa Nostra-s. Kjo u faktua te tematika kryesore e këtij kongresi. Shqiptarët, që prisnin me padurim të dëgjonin se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijon rritja e çmimeve, nuk morën asnjë përgjigje.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, rrahën gjoksin dhe u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, i informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, në anketën e mashtrimit kombëtar. U zotuan me solemnitet se nëse shqiptarët janë dakord për përdorim individual, do lejohet edhe përdorimi individual. Praktikë kjo e shkatërrimit kombëtar.

Gjithçka në kuvend u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte, flakët e inceneratorëve. Të mbulohej kjo aferë, me të cilën që nga Edi Rama deri te vartësit e Alqi Bllakos dalin para jush si një organizatë kriminale, që ka vjedhur qindra milionë dhe do vidhnin qindra të tjerë. Vetëm në një aferë.

Nuk u tha asnjë fjalë se përse Edi Rama si kreu i organizatës mafioze të inceneratorëve firmosi kontratën me negocim të mbyllur. Kjo do të thotë negocim në shpellat e mafies. Zyra e kryeministrit është shndërruar në shpellë. Ajo lejon kontratën me negocim të mbyllur. Sepse kryejuristi i organizatës kriminale, Agaçio, që lumturon bosët e mafias me dhjetëra e dhjetëra hektarë tokë, në vend që të respektonte Kushtetutën dhe të thoshte se kjo nuk mund të firmoset, argumenton se kjo është legjitime,” tha Berisha.

“Ata që kanë pasur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohet duke e quajtur SPAK-un, si SPAK i partisë, u gjetën në mënyrë të zhgënjyer. Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër i PS, është fëmija e saj, pjellë e saj dhe këtë duhet ta dijë Shqipëria dhe bota.

Në diktaturë, ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria, gjykatat, policia, ushtria, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë. Armë në duart e partisë. Armë në duart e diktaturës së proletariatit. Këtë herë nuk është më diktaturë e proletariatit. Këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit.

Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë SPAK-un e partisë duke i thënë që e dua Sali Berishën në burg dhe në djall opozitën. Në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, kuvende të  tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar, por kaq të paskrupullt, kaq të hapura, përpiqej që të maskonte diçka”.

‘Problemi i Edi Ramës është se me Sali Berishën nuk e tërheq dot më zvarrë opozitën’

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se tashmë opozita është çliruar nga pengmarrja.

“Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizonte një kongres të tillë? Interesat e klaneve mafioze të drogës. Por edhe frika dhe tmerri se mos SKAP-i i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij. Këto ishin dy motivet që e shtynë atë në ekstrem.

Ai ka tmerr nga opozita e vërtetë. Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive apo peng-opozitën ka marrë fund. Ai e di se shqiptarët, çdo ditë e më tepër, po vendosin që t’i japin atij përgjigjen e merituar. Në garat e ardhshme, shqiptarët do e arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.

Por çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Sali Berishën nuk mund të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij.

Nuk them se nuk i kujtohen tre disfata pas vitit 2005 deri në vitin 2011. Por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar për hunde nëpërmjet udhëheqjes së tij,” tha Berisha.

Berisha: Gjykatës po i bëhet presion, Alibeaj u urdhërua nga Rama për të bërë padinë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp nga selia e PD se gjykatës po i bëhet presion.

Sipas tij, Enkelejd Alibeaj vendosi të ngrejë padi ndaj PD-së në kundërshtim me ligjin. Berisha tha se Alibeaj u urdhërua nga Edi Rama për të bërë padinë.

“Në kampin opozitar, vazhdon procesi i zgjedhjeve në degët e PD-së. Procesi i afrimit dhe i përpjekjeve të ndershme të bazës dhe jo vetëm bazës së partisë, për shërimin e çarjes së krijuar. Vazhdojnë gjithashtu përpjekjet e Edi Ramës, nëpërmjet ndonjë pengu të tij në opozitë për të mbajtur peng PD-në nëpërmjet procedurave antiligjore të padive pa asnjë bazë ligjore. Por këto janë të destinuara të dështojnë. Shfrytëzoj rastin që të dënoj presionet që po bëhen mbi gjykatën e Tiranës për t’i imponuar qëndrime dhe praktika antiligjore.

..Edi Rama loz me fasadën. Njeriu i parë që kam takuar pas vendimit të gjykatës së Tiranës ishte Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhi. U ula me ta për t’u dhënë mesazhet e shkëputjes nga një periudhë përçarje e PD-së. Njeriu që e krijoi, u largua duke marrë përgjegjësitë. Por kjo ofertë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama përmes Lulzim Bashës, siç e shprehu vetë në Shkodër, paditi PD-në në gjykatë. Padia e tij është nul sepse nuk kanë qenë palë. Kodi i Procedurës Civile parashikon se kush mund të paraqesë ankim. Përveç kësaj, Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument, përveçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar.

PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit si organ kolegjial. Askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të PD-së. Natyrisht me urdhër të Edi Ramës, institucionet e narkoshtetit janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye, u detyrova t’i them Alibeajt se nuk je më kryetar grupi për ne, pasi ke shkelur ligjet duke paditur PD-në,” tha Berisha.

Berisha: Rama do dështojë në krijimin e dy PD-ve, Basha synon t’i dhurojë pushtetin vendor

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se Edi Rama ka për qëllim që të krijojë dy PD. Por ai tha se Rama do të dështojë sërish.

“Qëllimi i Ramës është të krijohen dy PD. Por ka dështuar dhe do të dështojë në mënyrë të përsëritur. Të besosh se Alibeaj është kryetar i PD, mohon në mënyrë më absurde kuvendin e 11 dhjetorit, që e ka shkarkuar atë. Padinë në gjykatë e ka bërë si kryetar i emëruar nga Gaz Bardhi,” tha Berisha.

“Alibeaj është peng politik i Edi Ramës. Alibeaj po bën gjithçka të faktojë se ka dy PD. Koha është ajo që do i nxjerrë më mirë gjërat”.

Lideri historik u pyet për disa deklarime të Lulzim Bashës nëpër takimet e tij se do ketë arrestime brenda grupit të rithemelimit.

“Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik. Janë një seri përpjekjesh për t’i dhuruar Edi Ramës sërish pushtetin vendor. Ai përpiqet që ta shfrytëzojë pengun e tij. Nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen, doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjino çfarë dhurate do ishte kjo për Edi Ramën,” tha Berisha.

Në fillim të konferencës, Berisha tha se vlerëson raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një skenar preciz të situatës së rëndë në vend.

I pyetur se përse e vlerëson DASH për raportin, por jo për vendimin e marrë kundër tij, Berisha tha: “Thjesht një fakt, një provë, një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë. Por pa një fakt, pa një provë, pa një dokument është e pamundur që një njeri i lirë të pranojë diçka të tillë. Çdo njeri i civilizuar nuk mund ta pranojë. Nuk jam vetëm unë, janë edhe të tjerë”.

Berisha: Basha ka një seri drekash dhe darkash me Aqif Rakipin. U përpoq ta fuste në koalicion

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp se përse nuk e ka komentuar vendimin e SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi.

“Nuk jam futur shumë në hollësi, se po të futesha, më dilnin një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar njëherë në jetën time. Në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje të votës.

Por meqë insistuat, pse unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes çdo vendim të bazuar në fakte, argumente dhe prova, kjo është. Unë dënoj çdo akt të blerjes dhe shitjes së votës.

Nuk jam ndalur te personi, se po të flisja, më dilte Basha, më dilte seriali i drekave të Lulzim Bashës me të,” tha Berisha.

Në fillim të konferencës, Berisha tha se vlerëson raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një skenar preciz të situatës së rëndë në vend.

I pyetur se përse e vlerëson DASH për raportin, por jo për vendimin e marrë kundër tij, Berisha tha: “Thjesht një fakt, një provë, një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë. Por pa një fakt, pa një provë, pa një dokument është e pamundur që një njeri i lirë të pranojë diçka të tillë. Çdo njeri i civilizuar nuk mund ta pranojë. Nuk jam vetëm unë, janë edhe të tjerë”.

Ambasadori gjerman: PD duhet të rigjejë veten, duhet opozitë e fortë

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, PD duhet të rigjejë veten dhe të kthehet në një alternativë për qytetarët ku të flitet për përmbajtjen e saj dhe jo për personat.

Duke folur nga Korça, Zingraf  tha se PD duhet të zhvillojë procese transparente dhe të zgjedhë një udhëheqës që është i orientuar nga e ardhmja dhe të kthehet në një opozitë të fortë që do të kontrollonte qeverinë.

“Në fakt përgjigja ime do duhej të kishte qenë këto janë çështje të brendshme të një partie rreth të cilave nuk do të duhej të shprehesha. Por më duhet të them gjithsesi diçka rreth kësaj sepse kemi të bëjmë me të ardhmen politike të një partneri të ngushtë sikurse është Shqipëria për Gjermaninë.

Çdo vend, i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional, do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë, e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur. Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje.

Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave”, është shprehur ai. syri.net

58% e qytetarëve të Shqipërisë nuk e shohin Serbinë si një shtet mik

Çdo i dhjeti qytetar i Shqipërisë e sheh Serbinë si një vend mik me Shqipërinë, ndërsa rreth gjysma e shqiptarëve besojnë se Serbia nuk është një vend mik, sipas një sondazhi të publikuar nga Euronews Albania.

Sipas një sondazhi të kryer nga MRB dhe DataCentrum nga data 25 mars deri më 5 prill, ku janë anketuar një mijë qytetarë, 96 për qind e tyre janë një vend mik i Shteteve të Bashkuara, ndërsa 94 për qind besojnë se është Turqia. Më shumë se 90 për qind e të anketuarve e shohin Italinë dhe Gjermaninë si miqësore.

Sa i përket vendeve të Ballkanit (Kosova nuk merret parasysh), Maqedonia e Veriut perceptohet si vendi më miqësor ndaj Shqipërisë, sipas 77% të të anketuarve. Pas saj, shqiptarët shohin si vende mike Malin e Zi (73 përqind), Kroacinë (59 përqind) dhe Greqinë (57 përqind).

12 për qind e të anketuarve e shohin Serbinë si një vend mik me Shqipërinë dhe 58 për qind e tyre besojnë se Serbia nuk është një vend mik.

Shehaj: PD po shkon drejt bashkimit, ‘6 marsi’ tregoi ku është shumica

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kjo parti po shkon drejt bashkimit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj tha se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan se shumica është me liderin historik të PD, Sali Berisha.

“PD vjen nga një përçarje e madhe që fillimin e ka nga vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën. Berisha nuk e pranoi atë vendim, e konsideroi të padrejtë.

Ai mblodhi Kuvendin në mënyrë legjitime, tha jemi shumica dhe vendosim të rithemelojmë PD-në. Zgjedhjet e treguan qartë se sa e përçarë është partia, nga është shumica dhe nga është pakica.

Ishte një moment përçarje dhe po shkojmë drejt bashkimit. Nuk ka asnjë diskutim. Nuk duhet të ngatërrojmë përçarjen dhe raportet brenda grupit parlamentar me raportet brenda anëtarësisë.

Në anëtarësi përçarja është shumë më e vogël sesa mund të duket dhe shumë më e vogël sesa është në grupin parlamentar”, tha Shehaj.

Genc Burimi: Rithemelimi të përjashtojë Bardhin dhe Alibeajn nga grupi parlamentar

Gazetari i Radio Francë, Genc Burimi ka folur në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ku ka kërkuar që Grupi i Rithemelimit të përjashtojë deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi nga Grupi Parlametar i PD-së.

Burimi ka theksuar se ‘pas kësaj këta njerëz nuk dalin më të kakarisin, as Alibeaj as Basha pasi këta janë të shporrur’.

Burimi: A ka sot tagrin sot Grupi i Rithemelimit ti dërgojë një letër kryetares së Kuvendit Nikolla se ky deputet dhe ky deputet nuk është më në grupin parlamentar të PD-së?

Grupi i Rithemelimit mund ti përzërë ata nga PD-ja dhe ti çojë letër Nikollës që këta nuk janë më anëtarë të grupit parlamentar të PD-së.

Në Francë partia e Macron e tradhton komplet në parlament dhe shkon te Le Pen dhe ti më thua mua që këta të mblidhen dhe të përjashtojnë veten, kjo nuk funksionon pasi partia ësthë më e madhe.

Pas kësaj këta njerëz nuk dalin më të kakarisin, as Alibeaj as Basha pasi këta janë të shporrur. Dhe në parlament Rama nuk ka më tradhtar dhe negocion me demokratët e vërtetë.

Pjesa që nuk i nënshtrohet grupit të rithemelimit të shporret. Nëse Rama dhe Nikolla ndërhyjnë atëherë të mbushen sheshet dhe të lihen problemet brenda partisë.

SPAK bën rekurs: Tahiri të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat

Në limitet e afatit ligjor, SPAK ka marrë vendimin të bëjë rekurs për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 12 vite heqje lirie.

SPAK argumenton se vonesa e rekursit kishte të bënte me pritjen e zbardhjes se vendimit.

Gjykata rrëzoi SPAK për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit kriminal të ngritura ndaj Tahirit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli fajtor ish-ministrin për shpërdorim detyre duke lënë në fuqi dënimin me 5 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg. syri.net

Grupi Kastrati blen shumicën e aksioneve të Euronews Shqipëri,Kosovë, MV – Balfin Group e Saimir Mane ble 100% të aksioneve Scan TV Nga Alice Taylor

 

Grupi Kastrati blen shumicën e aksioneve për Euronews Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore

Grupi Shqiptar Kastrati ka blerë shumicën e aksioneve në kompaninë që zotëron Euronews në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Kastrati njoftoi në një deklaratë për shtyp blerjen e 60 për qind të aksioneve të Intermedia Group, e cila zotëron ekskluzivitete për tre vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kastrati Group është bërë sot zyrtarisht pjesë e Intermedia Group me 60% të aksioneve, ndërsa 40% e aksioneve i mbeten Theodori Cami”, thuhet në njoftim.

Euronews u hap në Shqipëri dy vite më parë dhe është pjesë e rrjetit europian të lajmeve me seli në Lion të Francës. Ajo është në pronësi të 88% të firmës portugeze të menaxhimit të investimeve Alpac Capital. Babai i CEO, Mario David është një bashkëpunëtor dhe këshilltar për një kohë të gjatë i udhëheqësit hungarez Viktor Orban.

“Kompania e njohur për suksesin e saj në investime në fusha të ndryshme ka shtrirë ambiciet e saj në tregun mediatik duke u bërë pronare e aksioneve të një prej televizioneve më të suksesshëm në Shqipëri”, premtoi Kastrati Group.

Ata thanë se do të investojnë në operacionet e Euronews në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

“Me këtë lëvizje, Kastrati Group synon suksesin si lider mediatik për trevat shqipfolëse”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Euronews Serbia është në pronësi të Arena Channels Group, një LLC në pronësi të kompanisë shtetërore Telekom Srbija.

Vetëm javën e kaluar, Balfin Group, në pronësi të Saimir Mane, bleu 100% të aksioneve të Scan TV./Exit.al

Manipulimet e Edi Ramës – me demek populli qenka pro Open Ballkan

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan”

Mosaprovimi nga kancelari gjerman Shultz i projektit të Ballkanit të Hapur dhe këmbëngulja e tij për të vënë theksin tek forcimi i Procesit të Berlinit e ka bërë Edi Ramën të ndryshojë sërish strategji. Nëse për një kohë të gjatë ai është rrekur të mbrojë para shqiptarëve tezën se nisma e tij dhe e presidentit Vuçiç mbështetet nga Brukseli, tani ai ka kaluar në një tjetër regjistër: Ai po përdor farsën e këshillimit kombëtar për të thënë se e ka obligim nga populli i tij të shkojë përpara me këtë projekt. “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”, tha kryeministri këtë të martë gjatë një konference shtypi në Berlin (video poshtë).

Por për një kohë të gjatë Rama u ka imponuar qytetarëve shqiptarë idenë e gënjeshtërt se ashtu si SHBA edhe BE e mbështet “Open Balkan”. Megjithëse edhe gjatë vizitave në Shqipëri, si ish kancelarja Merkel si shefja e Komisionit Europian Van der Leyen u shprehën kundër, propaganda nuk ka rreshtur. “Besoj se ishte e qartë e thënë nga komisioneri Varhelyi se Komisioni Europian e mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton të treja vendet e tjera t’i bashkohen”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët me Zaevin dhe Vuçiçin në dhjetor të vitit të shkuar. Komisioneri hungarez për zgjerimin, i cili është akuzuar nga shtypi si njeri që lobon për interesat e presidentit serb, e pati pohuar këtë në një video konferencë gjatë takimit të tre liderëve ballkanikë.

Ndërsa këtë javë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Gjermani, largimit të së djathtës dhe ardhjes në pushtet të social demokratëve, kancelari Shultz nuk denjoi asnjëherë ta përmendë Ballkanin e Hapur dhe ai e vuri theksin tek procesi i Berlinit.Por këtij refuzimi konsistent Rama i është përgjigjur me një anketë fake ku prezumohet se Shqiptarët e mbështesin nismën e tij të të Vuçiçit.

“Ballkani i Hapur është një bashkim interesash konverguese, jo diverguese. Dhe çdo konvergjencë që ne realizojmë me fqinjët i shërben paqes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe social… Ballkani i Hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, i shqiptarëve dhe i Kosovës…” tha ai kur shpalli “rezultatet” e Këshillimit Kombëtar, sipas të cilave 59% e shqiptarëve e mbështesnin Open Balkan (tabela poshtë).

E gjithë kjo histori dëshmon për piruetat që është detyruar të ndërmarë Edi Rama për të shpënë përpara besën që ka lidhur me Vuçiçin dhe Zaevin. Për gati dy vite me radhë, ai u tha shqiptarëve se ky projekt mbështetet nga BE, por kur kjo e fundit insiston që nisma mos i mbivendoset Procesit të Berlinit të mbështetur prej saj, Rama thotë ashtu si sot: “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”./lapsi.al

Titulli i voal.ch

 

Gjermania injoron Ballkanin e Hapur, Rama tërbohet nga pyetjet Gjermania injoron Ballkanin e Hapur, Rama tërbohet nga pyetjet

Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelari gjerman kërkoi avancimin e Procesit të Berlinit, si e vetmja alternativë për bashkëpunimin rajonal, duke mos njohur nismën për Ballkanin e Hapur.

Avancimi i procesit të Berlinit ishte porosia kryesore, e  kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili injoroi nismën e Ballkanit të Hapur, gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, në Berlin. Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas  takimit kokë me kokë, mes Ramës dhe Scholz, kancelari gjerman u angazhua personalisht, për avancimin e Procesit të Berlinit, si i vetmi instrument për tregun e përbashkët rajonal.

Të martën, Rama u pyet për këtë çështje nga gazetarët shqiptarët, por si zakonisht shpërtheu ndaj atyre që kundërshtojnë nismën në Tiranë.

“Procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin edhe për shkak se çfarë u parapa në Procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha Rama.

Rama u pyet lidhur me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, por sipas Ramës kjo nuk ka pse ta shqetësojë farë Shqipërinë.

Më tej Rama u shpreh se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri tani ka treguar se është bashkë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për t’u shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i fryjmë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Rama. syri.net

Rama pyetet për Aqif Rakipin: Nuk kam ardhur në Berlin për këtë

Kryeministri Edi Rama është pyetur në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Berlin për vendimin e DASH që ka shpallur “non grata” ish-deputetin e PS, Aqif Rakipi, djali i të cilit është sot në Parlament i zgjedhur kandidat nën siglën e PS.

I pyetur nëse ndihet se ka marrë vendimin e duhur për të zgjedhur kandidat për deputet djalin e Aqif Rakipit që sot është non grata, Rama nuk preferoi të komentonte.

Pyetje: Zgjodhët një kandidat që sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti babai i të cilit është shpallur “non grata”, a ndiheni se keni marrë vendimin e duhur?

Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështuqë kalojmë në pyetjen tjetër. syri.net

‘Telefonat BQ përvëlojnë socialistët’- Berisha: Në Tiranë kanë ardhur 30 prokurorë të BE

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se në Tiranë kanë mbërritur prej disa ditësh 20-30 prokurorë evropianë.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha thotë se kanë në dorë dosje ‘përvëluese’ siç i cilëson ai për Tiranën, Beogradin, Shkupin, ndërsa shton se përmes telefonave ‘BQ’, janë duke u përgjuar dhe transkriptuar biseda të dyshimta.

“Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropianë. Kanë disa ditë. Keni dëgjuar historinë e telefonave BQ. Janë dosjet më përvëluese për Tiranën, Beogradin, Shkupin.

Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialistë.

Ditë e natë punohet për transkriptim, me një numër të madh përkthyesish, teknikësh. Nuk ka pasë kurrë një vërshim i tillë në Tiranë. Ka një marrëveshje me konventa ndërkombëtare”, u shpreh Berisha në ‘Politiko’. syri.net

‘Air Albania’ hap krahët për herë të parë drejt Bazelit!

 

Air Albania nis fluturimet drejt Bazelit dhe Zyrihut nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.

Këtë vit Air Albania udhëton për herëtë parë me fluturime direkte në Bazel.

Pas Londrës, Athinës dhe Duseldorfit, këto dy kryeqendra të Zvicrës ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë ishin destinacionet e shumëprituraprej tyre.

Shtimi i destinacioneve të reja është pjesë e planeve afatgjatatë Air Albania për të patur një hartë gjithnjë e në zgjerim të qiejve ku flamuri shqiptar është i pranishëm.

Aeroporti i Bazelit, “EuroAirport” organizoi pritjen për 128 pasagjerët e parë duke shënuar kështu edhe një tjetër sukses për Air Albania, pasi fluturimi u shit në kapacitetin e tij tëplotë.

Këto fluturime janë një tjetër shembull sesi kjo kompani qëndron pranë shqiptarëve kudo ku ata ndodhen, duke ofruar shërbime ekselence në çmime tepër ekonomike.

Për rezervime të biletave drejt destinacioneve të Zyrihut dhe Bazelit nga Aeroporti i Kukësit mund të prenotoni në faqenzyrtare https://www.airalbania.com.al

Berisha: Ballkani i Hapur make-up për Aleksandër Vuçiçin që s’njeh genocidin në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nisma Ballkani i Hapur është denoncuar nga BE në të gjitha nivelet dhe përfaqësues të lartë të SHBA.

Sipas Sali Berishës nisma ‘Open Balkan’ është një make-up ndaj Vuçiçit, i cili nuk njeh genocidin në Kosovë.

” Ballkani i Hapur është denoncuar nga BE në të gjitha nivelet dhe përfaqësues të lartë të SHBA.

Ballkani i Hapur s’ka qëllim veçse tualet ndaj një njeriu që s’njeh genocidin në Bosnjë dhe Kosovë, ka emrin Aleksandër Vuçiç.

Olta Xhaçka ka një bashkëshort strategjik, lëre pastaj kur shkon në Jalë, e denoncojnë oficerët, në kundërshtim me të gjitha ligjet.”-tha Berisha. syri.net

Morinë: 313 raste të dokumentuara me pamje filmike audio e video. Si e përdornin TIMS-in për të përfituar shuma deri në 400 euro

Një aktivitet korrupsioni që ishte organizuar mirë dhe funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës.

“BalkanWeb” ka zbardhur një pjesë të dosjes, ku sipas Prokurorisë punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro nga ata që kryenin kontrabandë apo rezultonin në TIMS të kërkuar, apo nuk donin të regjistroheshin. Prokuroria deklaron se janë 313 rastë të dokumentuara të korrupsionit me pamje filmike audio e video.

Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim Laert Sulo, Ani Hoxholli, EMilton Hasllanaj, Halim Shehu, Arben Kastrati, Arjan Sokoli, Dashnor Braha, Elidjana Toçila, Endrit Uka, Fatri Isiberi, Fatri Braha, Gëzim Duraku, Haqif Halilaj, Kapllan Dogjani, Mimoza Shahinaj (Ismailaj), Muhamet Cengu, Rezarta Lako, Urim Lami (Elezi), Vehbi Nerguti, Vojsava Selmani, Xhuliana Maksutaj, Ylber Hoxha, Bedri Duraku, Avni Tershalla, Arben Goçi, Shpëtim Cenaj, Atli Jashati dhe Sule Onuzi, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Kjo për arsye:
Së pari, personat nën hetim, me veprimet e mosveprimet e tyre në periudha të ndryshme kohore, bazuar edhe në porositë e kryera në formë favoresh, nga shtetas të ndryshëm lejonin kalimin e kufirit të shtetasve pa u regjistruar në sistemin TIMS, kryen kërkime në sistemin TIMS për persona të cilët mund të paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të cilët i kontrollonin dhe jepnin informacione nëse janë në kërkim apo jo. Veprime të cilat kryhen kundrejt marrjes së ryshfetit duke u takuar më pas me këta shtetas. Po ashtu, paraqiten raste ku për shkak të kompetencave që i jep detyra funksionale, ushtron ndikim tek vartësit e vet për favorizimin dhe mosregjistrimin e shtetasve në kufi siç janë rastet e cituara më sipër kundrejt përgjegjësave të turnit, Emilton Asllanaj, Artan Redhaj dhe Ani Hoxholli, ku në vijim këta puinonjës në kundërshtim dhe në shkelje të plotë të ligjit kanë kryer veprime për kalimin në kufi të shtetasve, pa u regjistruar në sistemin TIMS apo duke iu shmnagur kontrollit kufitar.

Së dyti, nga aktet e administruara është evidentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë kufitare të lartëpërmendur gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në Pikën Kufitare Morinë Kukës që konsiston në marrjen e ryshfetit në 313 raste të dokumentuara me pamje filmike audio e video, nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të përgjimit të bisedave në kabinat e kontrollorëve në hyrje të Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë Kukës. Nga hetimi janë grumbulluar të dhëna se në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë Kukës nga ana e punonjësve të policisë kufitare që kanë kryer shërbimin, me detyrë Trupë Shërbimi, Ndihmës Specialist Kontrollor, Përgjegjës Turni, Shef Stacioni i Policisë Kufitare kanë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme veprime korruptive duke kërkuar dhe marrë ryshfet personave të ndryshëm, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë përfituar shumë të konsiderueshme në euro.

Shuma e përfitimit rezulton nga 350 euro deri në 400 euro, ndonjë ditë shkon edhe më tepër…bazuar në llojin e veprimit të kundraligjshëm që kryhet nga punonjësi i policisë, siç është konstatuar tek rastet e lejimit të mallrave kontrabandë dhe shmangies së kontrollit të vijës së dytë, ku drejtuesi i automjetit është konstatuar të lërë ryshfet në shumën 200 euro për një kalim. Për veprimin e mosregjistrimit të shtetasve në sistemin TIMS, pavarësisht nëse ka apo nuk ka probleme të regjistruara në sistem, pagesa varion nga 60 euro deri në 70 euro për person, kur ka pasur disa persona, deri në tre, pagesa ka rezultuar deri në 300 euro. Po ashtu, për veprimin e kundraligjshëm të lejimit të shtetasve të huaj për udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë, në mungesë të dokumentacionit të vaksinimit ose në mungesë të autorizimit nga pronari për përdoruesin e mjetit, pagesa varion nga 5 euro, 19 euro, 20 euro për person. Po ashtu, pagesat për veprimin e moregjistrimit të automjeteve të shtetasve të ndryshëm në kufi, të cilat në shumë raste rezulton se janë automjete me problem, si dhe personave që i transportojnë këto automjete, variojnë nga 50 euro deri në 100 euro për person.

Së treti, nga aktet është evidentuar mekanizmi i kryerjes së këti jaktiviteti të kundraligjshëm nga ana e punonjësve të policisë gjatë shërbimit të turnit të tyre, ku çdo përgjegjës turni në përfundim të shërbimit ditor cakton një punonjës policie me detyrë kontrollor, i cili mbledh shumën e ryshfetit nga secili punonjës në shërbim. Nga kjo shumë që nxirret si formë ryshfeti dhe ekziston dyshimi i arsyeshëm se ndahet në mënyrë të veçantë pjesa për Shefin e Stacionit të Policisë dhe pjesa për Drejtorin e Qarkut. Secili përgjegjës turni ka grupin e tij të punës, zgjedh punonjësit që atij i duken të përshtatshëm për të punuar, me qëllim sigurimin e përfitimeve sa më të larta.

Sipas prokurorisë, marrja e ryshfetit është kthyer në qëllimin kryesor të qëndrimit në detyrë.
Së katërti, personi nën hetim Klevis Salkurti ka hyrë në biseda dhe tenton të bëjë kompromise me qëllim përfitimin material në formë monetare për vete dhe për persona të tjerë duke negociuar për mbylljen e çështjes së Robert Saraçit, të cilit i është kapur automjeti me mallin kontrabandë.

Sali Berisha publikon një video të Edi Ramës me sakicë në dorë

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka publikuar një video të kryeministrit aktual Edi Rama me sëpatë në dorë.

Rama ishte paraqitur me sëpatë per të prerë shtyllat në mes të rrugës në vitin 2003. E sot, Berisha e ka shpërndarë videon sa për ‘rikujtim’.

Video është bërë virale në rrjetin Social TikTok, e cila përcillet në sfond me një tekst të shkëputur nga një tjetër kronikë.

Postimi i plotë i tij:

Meta thirrje të arrestuarve për aferën e inceneratorëve: Bëhuni të penduar

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook Meta, bën thirrje që 400 mln eurot e vjedhura sipas tij me aferën e inceneratorë t’i kthehen qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu ai thekson se të arrestuarit duhet të tregojnë personat të  cilët sipas Presidentit u kanë dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.

Reagimi:

“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.”, shkruan Meta në facebook, duke shtuar: “Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin e Parlamentit për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë në atë kohë. Ajo që na duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit shqiptar”,. bw

Resmi Shanaj u zgjodh kryetar i ri i PD-së në Mallakastër

Demokratët dje kanë zgjedhur drejtues kandidatin Resmi Shanaj, me profesion mësues, i cili ka marrë 277 vota.

I dyti është renditur Astrit Xhafaj me 80 vota.

Ndërsa vota të pavlefshme kanë qenë 12.

Në këto zgjedhje morën pjesë 356 anëtarë të PD në Mallakastër.

Zgjedhjet në Mallakastër

1. Astrit Adem Xhafaj – 80 vota
2. Resmi Bilbil Shanaj –  277 vota

Të pavlefshme – 12 vota

Në këto zgjedhje PD aplikoi për herë të parë në Shqipëri, sistemin elektronik për regjistrimin dhe verifikimin e zgjedhësve në garën për kryetar të PD në rrethe.

Kryetari i ri i degës së PD, Astrit Xhafaj në mesazhin e tij para mediave, u shpreh se do të punojë për bashkimin e partisë.

Njoftimi
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që mbarëvajtja e zgjedhjeve për Kryetar dege të PD Mallakastër ishte shumë e mirë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00. Numri i votuesve në total ishte 369, duke shënuar pjesëmarrje të lartë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Mallakastër u shpall Z. Resmi Bilbil Shanaj me 277 vota.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur. 

Ndërkohë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale që në nisje të procesit përcolli mesazhe për të gjithë anëtarët e PD-së në Mallakastër, që të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Meta: SPAK s’ka ndëshkuar asnjë nga aktet mafioze të bashkisë së Tiranës

Presidenti Ilir Meta kritikoi Prokurorinë e Posaçme, SPAK, se nuk ka hetuar asnjë nga vendimet e bashkisë së Tiranës, të cilat i quajti akte mafioze.

Në një konferencë urgjente për mediat, kreu i shtetit tha se SPAK nuk ka hetuar shembjen e Teatrit dhe inceneratorët.

“I kam paralajmëruar prej kohësh të mos i vënë stërkëmbëshin interesit publik. Asnjë veprim të prokurorisë dhe SPAK nuk kemi parë për ndëshkimin e akteve mafioze të Bashkisë së Tiranës, si shembja e Teatrit dhe inceneratori.  
Sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverisë. Nuk është Presidenti fajtor pse në Ukrainën që është në luftë nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po. Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt të Qeverisë nuk është Presidenti fajtor”, tha Meta.

Kreu i shtetit kishte edhe një këshillë për të akuzuarit e aferës së inceneratorëve.

“I ftoj të gjithë të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ju ka dhënë garanci për të shkelur ligjin”, tha Meta.

‘Të kthehen 400 mln € e vjedhura’/ Meta: Mafia në Siçili s’ka bërë asgjë më shumë me plehrat, se këtu

Presidenti Ilir Meta kërkoi sot jo vetëm dënimin e përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, por edhe kthimin e mbi 400 mln euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë. 

Kreu i shtetit tha se mafia siçiliane e njohur botërisht si organizatë kriminale e plehrave, s’ka bërë asgjë më shumë se ajo që ka ndodhur në Shqipëri me mbetjet, por sërish, shtoi Meta, ata nuk kishin ndikim në qeverinë qendrore, ndryshe nga këtu.

“Veç burgosjes së përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, është e rëndësishme që mbi 400 milionë euro abuzime të kësaj afere t’ju kthehen qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili se sa këtu, por atje ndikimi në qeverinë qendrore ishte i pjesshëm, ndërsa këtu… Nuk janë përfituesit e vërtetë të kësaj afere as Stela, as Zoto, as Mërtiri, ata janë instrumente.

Kur e pyetën Kordokovskin para pak ditësh se si po ecën ky regjimi oligarkik në Rusi, tha, ‘ishte oligarki, por është diktaturë’, oligarkët tani janë instrumente të diktatorit, përdorin emrat, kompanitë, bëhen edhe bedela një pjesë e madhe në fund kur plasin skandalet e mëdha. Kjo është një situatë që nuk mund dhe nuk do të vazhdojë, të jeni i sigurtë për këtë“, tha Meta.

‘T’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin’

Gjate këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Ndërkohe Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj ka reaguar ne lidhje me legalizimin e kanabisit ne vendin tone.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Famullitari Palaj shkruan:

Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

Deri kur…!

syri.net


Send this to a friend