Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë në lidhje me sfidat që përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në deklaratën e tij, Gonzato theksoi se rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të shmangur drejtësinë dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre në institucione, duke minuar besimin e qytetarëve dhe duke dëmtuar rëndë kohezionin social dhe mirëqenien publike.
Ai shtoi se bashkëpunimi ndërkufitar dhe forca e sistemit të drejtësisë janë thelbësore për t’i bërë ballë këtyre kërcënimeve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit europian. Gonzato theksoi se vetëm institucione të pavarura, që veprojnë pa frikë apo favor, mund të garantojnë sundimin e ligjit – një kusht kyç për anëtarësimin në BE.
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato: BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit. Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë. Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.
Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE. bw