VOAL

VOAL

“Nuk mund të jetë më President, ka kryer 7 shkelje të rënda!”- PD depoziton në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Bajram Begajt

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.


Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Begaj nuk mund të jetë më Kreu i Shtetit shqiptar, pasi ka kryer 7 shkelje të rënda.

Bardhi: Kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është argumentuar në një material voluminoz ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit, të cilat i çmojmë se kanë cënuar rendin kushtetues. Jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të jetë më de juro kryetar i shtetit. Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda. gsh

Sali Berisha mbush sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD, shpreh mirënjohje për Zotin dhe familjen.

 

Po ashtu kryedemokrati mirënjohje ka edhe për të gjithë mbështetësit e betejave të tij, që siç shprehet “me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”.

Postimi i Sali Berishës:

Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!Panorama

berisha fb

 

“Duhet ribërë Tirana”- Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat me Gjykatë Kushtetuese

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24, teksa foli për vizionin e tij për Tiranën, nëse do kandidonte për kryebashkiak dhe do fitonte zgjedhjet.

 

Lubonja theksoi se Tirana është një qytet që duhet ribërë nga e para. Kryeqyteti duhet kthyer në normalitet, për t’i dhënë hapësirën e mjaftueshme çdo qytetari me pemë dhe parqe.

Sakaq, shton se me Gjykatë Kushtetuese do kishte rimarrë kompetencat që i takojnë një kryebashkiaku.

Fatos Lubonja: Pra duhet të ketë 18 metra katrorë, kemi në një Tiranë ku atje ku banoj ka apo s’ka fusha. Prapa Piazës, tani jam në Petrelë. E di sa kemi ne aty, asanjë metër katror për banorë. A mund ta kthejmë dot një Tiranë normale për ti dhënë çdo qytetari 18 m2. E pamundur. Po që të shtosh metra2 gjelbërim ,duht studim thelbësor. Duhet ribërë Tirana. Duhet projekt urbanistik, kjo kërkon moratorium për gjithë ndërtimet. Lali Eri kur tha zero ndërtime, unë thashë bravo. Pse nuk e realizoi, çështje tjetër.

Gjëja e parë që do bëja në një fushatë dhe do kërkoja nëse fitoj, kthimi përmes GJK i të drejtës së kryebashkiakut të marrë kompetencat. Kur i flisja lali Erit, i kam thënë të ka zgjedhur populli. Nuk mund t’ja japësh Ramës. 

“Për Portin e Durrësit ka filluar procedimi penal”- Dumani raporton te “Ligjet”: Sa i takon Eco Parkut hetimet janë drejt përfundimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi sot te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, teksa iu përgjigj edhe shqetësimeve të opozitës. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe Eco Parkun në Durrës.

 

Pyetja e Oerd Bylykbashit: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund.

E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.

Përgjigja e kreut të SPAK, Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj.

Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj. Panorama

“Situata e rëndë tek Onkologjiku” Partia Demokratike kërkon mocion me debat në Kuvend

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e  të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe  ofrimin e shërbimit në kohë.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët:
Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo. bw

Arian Kraja, baba dhe burrë i vërtetë, meriton të shpallet Hero Kombëtar

 Arian Kraja, baba dhe burrë i vërtetë, meriton të shpallet Hero Kombëtar.
Ai sakrifikoi jetën e tij duke shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, një akt trimërie që vetëm njerëzit me zemër të madhe mund ta bëjnë.
Pas këtij akti heroik, ai luftoi për tre muaj në koma, duke luftuar mes jetës dhe vdekjes, por fatkeqësisht nuk ia doli.
Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend tjetër, sot emri i tij do të ishte shkruar me shkronja të arta si simbol i sakrificës dhe humanizmit.
Por edhe nëse askush nuk e shpall zyrtarisht hero, për ne ai është dhe do të mbetet përgjithmonë hero në zemrat tona.
Nderim dhe respekt i përjetshëm për të! 🕯️🇦🇱
Nga muri i Drasati Shpresa

Shkresa në Kuvend- PD kërkon komision hetimor për McGonigal: Të verifikohen veprimet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas demokratëve, Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.

Grupi i PD shprehet se sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.

Kërkesa e PD:

KËRKUES: Jo më pak se 35 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se ¼ e deputetëve të Kuvendit).

OBJEKTI: Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

BAZA LIGJORE: Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë;
Neni 25 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë;
Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar.

DREJTUAR: Z. Niko PELESHI
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Zoti Kryetar i Kuvendit,

Në datën 15.09.2022, zyra e prokurorit pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias dorëzoi një akt-padi, lidhur me çështjen penale Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Charles F. McGonigal, ndaj të cilit rëndonin akuzat penale për fshehje të të ardhurave, deklarime të rreme, falsifikime dokumentesh apo të dhënash.

Në përmbajtje të kësaj padie, citohen disa veprimtari të kryera nga zyrtarë shqiptarë, përfshirë Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, Z. Agron Neza [identifikuar si personi A], ish-funksionar i Sigurimit të Shtetit dhe Z. Dorian Duçka [identifikuar si personi B], ish-zyrtar i lartë dhe këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama.

Konkretisht, Z. McGonigal ishte një agjent special i FBI-së, me detyrë ish-shef i divizionit të kundërzbulimit, për zyrën e FBI-së në Neë York. Ai ishte përgjegjës për çështjet e kundërzbulimit dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë shtetet evropiane si Shqipëria dhe Bosnia-Hercegovina (shih akt-padinë USA v. Ch.F.McGonigal, §2).

Z. Agron Neza, është një qytetar i naturalizuar amerikan, i lindur në Shqipëri dhe jeton në Neë Yersey. Ai ka qenë punonjës i ish-Sigurimit të Shtetit, disa dekada më herët. Ky shtetas është pronar i një kompanie, të regjistruar në Delaëare ((ibid, §6-7). Z. Dorian Duçka, është një shtetas shqiptar, i punësuar nga një kompani energjetike kineze. Ai vepron si këshilltar informal i kryemistrit të Shqipërisë, duke mbajtur një adresë qeveritare email-i dhe një pasaportë diplomatike. Z. Neza dhe Z. Duçka janë miq dhe kanë bashkëpunuar në marrëdhënie biznesi (ibid, §8).

Z. McGonigal dhe Z. Neza kishin një marrëdhënie me njëri-tjetrin, e cila përfshinte dhënien e 225.000 (dyqind e njëzet e pesë mijë) dollarëve amerikanë, udhëtime në Evropë, prezantimi nga Z. Neza të personave të njohur dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto marrëdhënie nuk u raportuan asnjëherë nga Z. McGonigal, me qëllim fshehjen e tyre nga autoritetet amerikane dhe publiku, duke krijuar kështu një situatë të konfliktit të interesit aktual dhe në dukje, ndërmjet detyrave zyrtare dhe interesave private financiare (ibid, §12-13).

Z. McGonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Z. Neza, që aktualisht dhe haptazi binte në kundërshtim me detyrën e tij si zyrtar i FBI-së. Për shembull, ndër të tjera, Z. McGonigal bëri që zyra e FBI-së në Neë York të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, duke shërbyer Z. Neza si burim njerëzor konfidencial, si dhe u përpoq që të organizonte një takim ndërmjet qytetarëve C dhe D me autoritetet amerikane, që do t’i sillte përfitime financiare Z. Neza, duke fshehur gjatë gjithë kësaj kohe marrjen e 225.000 dollarëve nga Z. Neza (ibid, §17).

Në datën 7 Shtator 2017, Z. McGonigal udhëtoi me Z. Neza nga SHBA-të në Shqipëri, ku përgjatë disa ditëve janë takuar me Z. Duçka dhe me shtetas të tjerë të huaj. Shpenzimet e qëndrimit dhe akomodimit në Shqipëri nuk u paguan as nga Z. McGonigal dhe as zyra e FBI-së (ibid, §21). Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, Z. McGonigal u takua personalisht me Z. Duçka dhe kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama. Me kërkesë të Z. Neza, Z. McGonigal nxiti kryeministrin e Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për nxerrjen e naftës në Shqipëri të kompanive ruse. Z. Neza dhe Z. Duçka kishin një interes të drejtpërdrejtë financiar në vendimet e qeverisë shqiptare për dhënien e licencave të nxjerrjes së naftës (ibid, §22).

Pas udhëtimit të zhvilluar në muajin Shtator në Shqipëri, Z. McGonigal mbajti marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë. Në datën 5 Tetor 2017, jashtë një restoranti, në një vendparkim në qytetin e Neë York-ut, Z. McGonigal mori 80.000 dollarë cash nga Z. Neza. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën private të Z. Neza në Neë Yersey, Z. McGonigal mori shumat 80.000 dollarë dhe 65.000 dollarë. Në deklarimet e bëra në datën 16 Tetor 2017, Z. McGonigal fshehu faktin se kishte takuar kryeministrin shqiptar (ibid, §26-28).

Në 19 Nëntor 2017, Z. McGonigal dhe Z. Duçka u takuan për darkë me njëri-tjetrin. Në datën 20 Nëntor 2017, Z. McGonigal zhvilloi një takim me kryeministrin e Shqipërisë (ibid, §33-24). Në datën 25 Nëntor 2017, Z. McGonigal informoi prokurorin e Departamentit të Drejtësisë mbi një hetim penal potencial, i cili përfshinte një qytetar amerikan, të regjistruar për të kryer detyra lobimi për një parti politike shqiptare, të ndryshme nga partia ku kryeministri ishte anëtar. Një ditë më herët, ai [Z. McGonigal] kishte marrë informacione nga Z. Duçka për lobistin amerikan (ibid, §36).

Në Dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Ëashington me Z. Neza dhe me zyrtarë të qeverisë shqiptare, dhe kohë më pas darkoi me Z. Neza dhe kryeministrin e Shqipërisë. Në 4 Janar 2018, Z. McGonigal mori informacione nga Z. Neza lidhur me lobistin amerikan, dhe ia përcolli informacionet një agjenti special të FBI në zyrën e Neë York-ut. Në deklarimet e bëra për udhëtimet e tij në Nëntor 2017, Z. McGonigal fshehu faktin se ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë (ibid, §37-39].

Në 22 Janar 2018, Z. McGonigal mori informacion nga Z. Neza për lobistin amerikan, të cilat ia përcolli një zyrtari të FBI-së në Neë York, i cili ishte një vartës i tij [Z. McGonigal]. Z. Neza e mori informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Nga data 21 deri në 24 Shkurt 2018, Z. McGonigal udhëtoi me Z. Neza drejt Shqipërisë, por ai nuk e raportoi këtë udhëtim, siç kërkohej (ibid, §40-41). Në datën 26 Shkurt 2018, zyra e FBI-së në Neë York hapi një hetim penal lidhur me lobistin amerikan, me kërkesë të Z. McGonigal dhe sipas udhëzimeve të tij. Z. Neza u identifikua si burim njerëzor konfidencial i FBI-së dhe gjatë hetimeve, ai ofroi të dhëna dhe informacione. Ai po ashtu lehtësoi zhvillimin e takimeve ndërmjet FBI-së dhe dëshmitarëve të Evropë, duke paguar shpenzimet e udhëtimeve të dëshmitarëve (ibid, §42).

Në 4 Mars 2018, Z. McGonigal darkoi në Ëashington, me, ndër të tjerë, Z. Neza, kryeministrin e Shqipërisë, dhe një ish-agjent special të FBI-së, i cili punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale (ibid, §43). Në të gjitha deklarimet e bëra nga Z. McGonigal, ai ka mohuar të ketë përfituar shumën 225.000 dollarë nga Z. Neza, dhe që të ketë zhvilluar takime apo të ketë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Z. Neza, Z. Duçka dhe Z. Rama.

Faktet dhe të dhënat e mësipërme provojnë qartazi se Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, është përfshirë në veprimtari të dyshimta, të cilat kishin për qëllim: (i) të dëmtonin interesat e partisë kryesore opozitare [Partisë Demokratike të Shqipërisë], nëpërmjet fillimit të një hetim penal ndaj lobistit amerikan të angazhuar për kryerjen e veprimtarive të tij; dhe (ii) krijimit të favoreve të parregullta dhe të dyshimta për shtetasin Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, veçanërisht në dhënien e licencave në industrinë e naftës.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, janë kryer një sërë takimesh në periudhën 2017 – 2018 nga Z. Edi Rama me shtetasit McGonigal, Neza dhe Duçka, janë vënë në dispozicion dokumente dhe informacione nga zyra e kryeministrit, janë ofruar para në shumën 225.000 dollarë, si dhe janë paguar shpenzime udhëtimi, akomodimi për shtetasin amerikan McGonigal dhe dëshmitarët për të ndihmuar hetimin penal ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, lidhur me licencat në industrinë e naftës, sipas të dhënave të publikuara në media , rezulton se shtetasi Charles McGonigal është administrator dhe ortak me 25% i një kompanie shqiptare, të quajtur “Laë Office and Investigation”, aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, nga Shefqet Dizdari, me profesion avokat, i cili në vitin 2019, i ka shitur aksionet e tij shtetasve Charles McGonigal, Agron Neza dhe Mark Thomas Rossini.

Për të kuptuar interesin e treguar nga shtetasit Agron Neza dhe Dorian Duçka për licencat për nxjerrjen e naftës, duhet t’i referohemi aktivitetit të shtetasit Shefqet Dizdari, i cili rezulton të jetë administratori i shoqërisë “Transoil Group AG”, aktualisht Terraoil Sëiss sh.a. Kjo kompani rezulton që në vitin 2018 të jetë shpallur fituese për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë.

Sipas një vendimi të Gjykatës Administrative Vlorë, nr. 781, datë 27.06.2019, përzgjedhja e kësaj kompanie u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera nga ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Albpetrol sh.a., duke rrezikuar t’i shkaktojë vendit një dëm në vlerën 300 milionë dollarë.  Sipas një investigimi të kryer nga BIRN, kjo kompani ishte e lidhur me kompaninë ruse Gazprom dhe atë serbe NIS. Të dhënat e mësipërme tregojnë qartazi se ndihma e ofruar nga shtetasit Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka që kryeministri Edi Rama të dëmtonte kundërshtarët politikë nëpërmjet një hetimi penal të filluar në SHBA, është shpërblyer nëpërmjet dhënies së një koncesioni për fushat naftëmbajtëse në jugun e vendit në shkelje të ligjit.

Pas publikimit fillestar të këtyre informacioneve, në mediat shqiptare dhe ato amerikane janë publikuar fakte dhe të dhëna të reja. Konkretisht, siç shpjeguam më lart, interesat ekonomike të shtetasve Agron Neza dhe Dorian Duçka duket të jenë materializuar nëpërmjet kompanisë TransOil Group sh.a. (sot TerraOil Sëiss sh.a.), e cila fitoi koncesionin për tre fusha naftëmbajtëse në jug të vendit (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë). Kjo kompani rezultonte me borxhe ndaj kompanisë shtetërore Albpetrol në masën 7 mijë ton naftë ose 2.5 milionë dollarë, si dhe detyrime të prapambetura në vlerën 700 mijë dollarë. Më herët, kompania shtetërore Albpetrol i kishte hequr licencën kompanisë Phoenix për shkak të një borxhi në shumën 100 mijë dollarë, ndërkohë që në rastin e kompanisë TransOil Group sh.a., i jep të drejtën e shfrytëzimit të tre fushave të tjera naftëmbajtëse.

Për t’i hapur rrugë këtij koncesioni, rezulton se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri kishte urdhëruar që shoqërisë GBC Oil Company Ltd, përfaqësuar nga dega e saj në Shqipëri, Transatlantic Albania, t’i hiqeshin dy vendburimet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj. Lidhur me këtë vendimmarrje, shoqëria GBC Oil i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila në Korrik 2020 ka vendosur detyrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Agjencinsë Kombëtare të Burimeve Natyrore të shpërblejnë dëmin e shkaktuar në shumën 12.5 milionë dollarë dhe rreth 300 mijë euro kosto arbitrazhi. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit është njohur dhe dhënë fuqi ligjore nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 49, datë 04.05.2021.

Gjatë seancës për pranimin e fajësisë të zhvilluar në Shtator 2023, shtetasi McGonigal ka pranuar se ai duke shfrytëzuar miqësitë e tij me shtetasit Neza, Duçka dhe kryeministrin Rama, ka pasur për synim që të përgatiste terrenin për mundësitë e biznesit në Shqipëri, pas largimit nga FBI. “Para se të largohesha nga FBI në Shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulence sigurie me një mik. E dija që kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur nisa më vonë biznesin”, tha ai në gjykatë, duke iu referuar kontakteve me qeverinë shqiptare. Shtetasi McGonigal ka pohuar mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.

Ky i fundit dukej se kishte një interes direkt ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, fillimin e një hetimi penal ndaj lobistit amerikan që bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Faktet e përmendura në akt-padi dhe të cituara më lart nga ana jonë, provojnë se ndërhyrja e shtetasit McGonigal kishte mundësuar hapjen e një hetimi penal në Shtetet e Bashkuara ndaj lobistit të PDSH-së, ashtu siç edhe hapjen e një çështje penale nga Prokuroria e Tiranës, me kallëzues shtetasin Taulant Balla, me detyrë asokohe Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Faktet lidhur me shtetasin amerikan McGonigal sa i përket njohjeve dhe takimeve të tij me kryeminstrin Edi Rama, shkëmbimi i informacioneve nga burimet e FBI-së, marrja e përfitimeve monetare, interesimi për fushat naftëmbajtëse në Shqipëri, konfirmohen edhe nga një sërë intervistash mediatike të bëra nga shtetasja amerikane Allison Guerriero, asokohe partnerja e Charles McGonigal.

Duke iu referuar të njëjtave burimeve mediatike, rezulton se në aktivitetin e zhvilluar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara, të shtetasit Charles McGonigal është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi Erion Veliaj. Ky i fundit thuhet të ketë zhvilluar disa takime me shtetasin McGonigal, madje edhe i ka paguar një shumë prej 8 milionë euro, me qëllim që një pronar mediash shqiptare, me të cilin Veliaj kishte konflikte të vazhdueshme, të shpallej non-grata në Shtetet e Bashkuara. Në artikuj të ndryshëm mediatikë, kryesisht media amerikane, përmenden edhe emra biznesmenësh të tjerë, të cilëve iu janë përvetësuar shuma të mëdha, duke i kërcënuar me shpalljen non-grata nga SHBA.

Më tej, nga të dhënat e publikuara nga Zëri i Amerikës  lidhur me çështjen McGonigal rezulton se vetë zyrtarët e FBI-së në Neë York kishin ngritur pikëpyetje lidhur me kërkesën e agjentit Charles McGonigal për hetimin e lobistit amerikan Nick Muzin. Konkretisht, në një letër të datës 16 Mars 2018, e cila është bërë publike, zyrtari i FBI-së që e shkruan, pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”.

Po ashtu, bashkëlidhur kësaj letre ishte edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 Korrik 2019, pas daljes në pension të Z. McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se…ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet shprehimisht Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në datën 20 Shtator 2023, Charles McGonigal nënshkroi një marrëveshje me zyrën e prokurorit të Distriktit të Kolumbias, ku ai pranoi fajësinë lidhur me të gjitha akt-akuzat, të cilat përfshinin, ndër të tjera, vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Edi Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënie të vazhdueshme me të”, dhe zotin Duçka, si dhe faktin se ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë…për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të lobizëm për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama.”.

Në datën 5 Janar 2024, prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i dorëzuan Gjykatës një memorandum, ku kërkonin 30 muaj burg dhe 95 mijë dollarë gjobë për Charles McGonigal për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”. Në dokument shpjegohet se zoti McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit të zotit Neza dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në memorandumin e prokurorëve.

Në datën 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shtetasi Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e cështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”.

Në datën 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhjen me çështjen McGonigal, nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për marrëdhëniet e ish-agjentit special të FBI-së me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Me interes të veçantë duket të jetë një footnote në faqen 7 të këtij dokumenti, në të cilin thuhet: “Në 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një foto të vetes dhe kryeministrit [Edi Rama] një miku personal dhe i shkroi një tjetër miku personal që Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe kjo ofronte plot mundësi”.

Pasur parasysh dokumentet zyrtare të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe publikimet e bëra publike nga burime serioze mediatike, lindin dyshime të arsyeshme sa i përket ligjshmërisë së veprimeve të kryer nga zyrtarë publikë shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI, Charles F. McGonigal.

Pikërisht, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjeve në këto marrëdhënie, verifikimin në thellësi të veprimeve të funksionarëve shqiptar me ish-agjentin McGonigal, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Verifikimin e Ligjshmërisë të Veprimeve të Zyrtarëve Shqiptar në Raport me ish-Agjentin Special të FBI-së Charles McGonigal.

Gjykata Kushtetuese e cilëson si “kompetencë kushtetuese” të drejtën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Duke e veshur një të katërtën e deputetëve me këtë pushtet, Kushtetuta “…institucionalizon një lloj tjetër autoriteti kushtetues, që njihet si pushteti i pakicës parlamentare”, që realizohet “…në mënyrë të pavarur…” dhe që është “….i pakufizuar nga vullneti i shumicës”. E drejta e kontrollit hetimor i është njohur pakicës parlamentare, e cila duke i pasur të kufizuara mjetet në dispozicion, mund ta shndërrojë atë në një instrumet të fuqishëm kushtetues.

Ushtrimi normal i veprimtarisë së Kuvendit kërkon ekzistencën e elementeve të domosdoshëm që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për respektimin e ligjeve nga të gjitha organet e tjera të pushtetit publik dhe shtetasit, si dhe pajisjen e tij me mjetet e përshtatshme për realizimin e kontrollit mbi mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik.

Komisionet hetimore që ngrihen për këtë qëllim në kuptim të nenit 77 të Kushtetutës, janë një mjet që i shërben pikërisht ushtrimit të kontrollit parlamentar. Ato janë instrument i rëndësishëm i parlamentit për mbledhjen e informacionit për cështje të vecanta, me qëllim arritjen e përfundimeve të caktuara, që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të parlamentit e të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit.

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e ligjit në marrëdhëniet e funksionarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin Charles McGonigal, njohjen dhe verifikimin në thellësi të veprimeve të kryera nga zyrtarët shqiptarë, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasoja negative që mund të vinë për shtetin dhe palët e treta, nga marrëdhënie të fshehta e të dyshimta që mund të krijojnë zyrtarët shqiptarë me zyrtarë të huaj, jashtë funksioneve të tyre zyrtare.

Objekti dhe qëllimi i ngritjes së këtij Komisioni Hetimor është në përputhje me Kushtetutën dhe parimet themelore kushtetuese, për shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime të kompetencave të parashikuara nga Kushtetuta për organe të tjera, por synon njohjen dhe verifikimin në hollësi të të gjitha problematikave që lidhen me marrëdhëniet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin Charles F. McGonigal, me qëllim që të kontrollohet ligjshmëria e veprimeve të zyrtarëve shqiptar, të nxirren përgjegjësitë institucionale, si dhe të merren masa të përshtatshme në garantimin e integritetit të marrëdhënieve të zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj, pavarësisht nëse ata veprojnë ose jo në cilësitë zyrtare.

E drejta e Komisionit për kryerjen e hetimeve do të realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar dhe detyra kushtetuese që mbulojnë deputetët, si përfaqësues të popullit dhe zëdhënës të interesit publik, për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. Dobishmëria e këtij hetimi konsiston pikërisht në nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale, duke ndihmuar në evidentimin e problemeve dhe mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës. Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë e tij në përputhje me parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, procesit të rregullt ligjor, prezumimit të pafajësisë, paanshmërisë dhe respektimit të jetës private.

Nëse i referohemi praktikës ndërkombëtare, natyra e cështjeve të hetuara nga komisionet hetimore ka qenë e një rëndësie substanciale apo parësore për publikun, me ndikim të vecantë në marrëdhëniet ndërshtetërore, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe mospërsëritjen e fenomeneve të hetuara në të ardhmen. Në këtë drejtim, cështjet më të shumta kanë patur për objekt administrimin e fondeve publike, marrëdhëniet ndërshtetërore, falimentimet e korporatave apo subjekteve të ndryshme private, të cilët kanë patur një impakt në ekonominë e vendit, apo hetimin e fenomeve kriminale.

Në rastin konkret, puna e Komisionit Hetimor nuk do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësive penale për personat që potencialisht mund të kenë kryer shkelje, pasi kjo është detyrë funksionale e organeve të drejtësisë. Komisioni Hetimor do të përqendrojë punën e tij në në njohjen dhe verifikimin në thellësi të ligjshmërisë të veprimeve të kryera nga zyrtarët shqiptarë gjatë zhvillimit të marrëdhënieve me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Nga ana tjetër, mbledhja e informacioneve të detajuara nga burimet relevante synon që në përputhje me realitetin e diktuar nga rrethanat, provat dhe të dhënat në dispozicion, të nxirren përfundime mbi nevojën e miratimit, plotësimit apo korrigjimit të ligjeve të veçanta, me qëllimin ofrimin e një mbrojtjeje të plotë ligjore dhe institucionale të parimeve të ligjshmërisë, integritetit dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptarë me zyrtarët e huaj.

Përdorimi i petkut dhe funksioneve zyrtare për të krijuar favore dhe përfitime për zyrtarë të huaj, me qëllim që këta të fundit të përdoren për luftë politike të brendshme, është një dëm i madh për reputacionin ndërkombëtar të shtetit shqiptar, si dhe mund të krijojë problematika të caktuara me shtetin e origjinës të zyrtarëve të atillë.

Kërkesa për ngritjen nga Kuvendi të një komisioni hetimor, përmbush tri kriteret kushtetuese si vijon: (i) çështja ka të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera për të cilat ai është i autorizuar të marrë masa ligjore; (ii) objekti i hetimit fokusohet në një çështje konkrete; dhe (iii) ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme që dëshmojnë për ekzistencën e problematikave dhe dyshimeve të arsyeshme lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me zotin Charles McGonigal.

Kërkesa për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë, bazohet në nenin 77, pika 2 e Kushtetutës, i cili parashikon se: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të vecantë.”, si dhe neni 25 i Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon se “1. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një së katërtës së të gjithë anëtarëvë të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të vecantë. 2. Komisionet hetimore të Kuvendit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.”

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, ne, një grup deputetësh, jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 77, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 25, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit,

KËRKOJMË:

1. Ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Verifikimin e Ligjshmërisë së Veprimeve të Zyrtarëve Shqiptar në Raport me ish-Agjentin Special të FBI-së, Charles McGonigal.

2. Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

3. Komisioni do të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

5. Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

bw

Vizita e Von der Leyen, Berisha: Përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotësojmë asnjë kusht për integrimin në BE

Teksa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen vlerësoi rrugën e Shqipërisë në BE, kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se përveç kriterit gjeostrategjik, asnjë kusht tjetër nuk plotësohet. Në një konferencë për mediat, Berisha renditi disa nga ‘njollat’ e zeza të vendit, siç janë dhe largimet masive.

“Në fakt sot është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë. Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj. Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë. Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve. Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi”, tha ai. bw

A ka një datë për anëtarësimin? Von der Leyen: Meritat e Shqipërisë drejt BE janë të dukshme, procesi po zgjatet për të forcuar demokracitë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se meritat e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE janë të dukshme.

Von der Leyen tha se vonesat për zgjerim, është një proces që ndihmon në forcimin e demokracive në rajon.

Von der Leyen: Ne të gjithë themi me të drejtë që fushë zgjerimit zbatohet ne meritat . Dhe këtyre meriata janë të duksh,. Është një proces në normal grupin e kapitujt. Për mua është mjaft inimpresioneues që të shikoj zhvillimin drejt BE. Dria që këto reforma janë për ne që të forcojmë demokracinë në vendet tona. Dhe prandaj kjo është e dukshëm e bërë në Shqipëri e suksesshme. Por dhe plani i rritjes po funskionon shumë mirë. Unë pot hem që ja e impresionuar thellë nga fryma që gjej këtu në Shqipëri. Dhe jam shumë të përqendruar në ambicien tuaj që Shqipëria të bëhet pjesë e BE deri në 2027. bw

Von der Leyen sot në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian nis takimin me presidentin Begaj (AXHENDA)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Forumit të Investimeve EU-WB6. Zyrtarja e lartë nisi turin e takimeve si fillim me presidentin Bajram Begaj. Ishte Begaj që priti në hyrje të Presidencës Presidenten e Komisionit Europian.

AGJENDA
Sakaq, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore.

Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ajo do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, në një takim që pritet të mbahet në orën 9:15 në ambientet e Presidencës. bw

VIDEO/ Florjan Binaj feston 40-vjetorin e lindjes: Zbulova sa i fortë jam fal atyre që kanë dashur të më bëjnë keq

Florjan Binaj, aktori i njohur dhe kandidati për bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, ka festuar sot 40-vjetorin e lindjes me një mesazh të gjatë dhe emocional, të publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë reflektim personal, Binaj shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit që kanë ndikuar në rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional, nga shokët e fëmijërisë në lagjen Allias, mësuesit dhe kolegët artistë, te familja dhe bashkëshortja e tij, Sadina, me të cilën ka tre fëmijë.

“Unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time,” shkruan Binaj, duke kujtuar me nostalgji periudha kyçe si koha në Liceun Artistik, Akademinë e Arteve, përvojën e gjatë në televizion, si dhe projektet në radio.

Ai ka vlerësuar gjithashtu figurat që e kanë frymëzuar në fushën e artit dhe humorit, si Koço Devole, Zef Deda, Gëzim Kruja e të tjerë, ndërsa ka falënderuar edhe ata që e kanë sfiduar gjatë jetës, duke thënë se “falë tyre zbulova sa i fortë jam”.

Në fund të mesazhit, Binaj thekson rëndësinë e familjes dhe vlerave të trashëguara nga prindërit e tij, duke mbyllur postimin me fjalët:

“Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Ju dua shumë!”

Florjan Binaj, i njohur prej dy dekadash në skenën e humorit dhe medias shqiptare, është një prej figurave publike më të ndjekura dhe aktualisht angazhuar edhe në politikë, si kandidat për kryebashkiak i Tiranës.

Ja postimi i plote:

S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not.
Por, në këto 4 dekada, unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time.
Shokët shoqet e fëmijërisë në periferinë e Alliasit ku hapësirat ishin të pafundme po aq sa imagjinata, ku ligjet e fizikës i mësonim duke lozur qindra lojra nga lindja e diellit deri në perëndim. Shokët e shoqet e klasës dhe mësuesit e nderuar në shkollën (8 vjeçare atëherë) Ramazan Jarani, me shumë prej të cilëve takohemi ende.
Shoqërinë tek Pallati i Pionerëve i cili ishte oazi i artistëve të kohës dhe atyre që do vinin më pas me mësues të rrallë si Atixhe Arapi.
Të gjithë artistët e shquar që i shihnim nëpër filma, këndonim dhe këndojmë këngët e tyre të festivaleve dhe sot, humoristët guximtarë dhe frymëzues si Koço Devole, Parodistët e Vlorës, Zef Deda, Vasillaq Vangjeli, Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Gëzim Kruja, Zyliha Miloti, Marjana Kondi, e shumë të tjerë që në kanë gdhëndur shqisat.
Shoqërinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” të cilët sot i kam motra e vëllezër. Mësuesin e artit Klement Zoraqi dhe shumë mësues të tjerë të cilët na mësuan me disiplinë durimin për të punuar shumë për të arritur në heshtje mjeshtrinë e së bukurës.
Kushurinjtë e mi në Tiranë e Vlorë me të cilët kam kujtime më të bukura se të gjithë filmat vizatimorë mbledhur së bashku.
Shoqërinë e Akademisë së Arteve. Bashkëudhëtarët e Portokallisë me të cilët u rrita në një tjetër përmasë që deri në atë kohë, të tjerët ma quanin “mungesë serioziteti” por që ato 18 vite punë deri në vetëmohim, sot flasin ende vetë!
Përkrahësin e parë aty, Agron Llakajn i cili besoi tek unë.
Çunat e gocat e talentuara në Top Albania Radio, Club FM dhe sot PaperRadio ku RIKOSHET lindi e u rrit si emisjoni humoristik radiofonik më i dëgjuar prej 19 vitesh e gjysëm.
Mësuesit dhe miqtë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega Arkitekturë që sot i quaj familje.
Kolegët e projekteve të shumta, ca të kryera e shumë ende nëpër sirtare ëndrrash, të netëve pa gjumë, të sakrificave të patreguara, të plagëve të pashëruara që më mbështetën dhe më dhanë zemër edhe kur unë isha në kufijtë e mi.
Njerëz të rrallë si Dritan Hoxha që krijoi kontinentin ku çelën qindra artistë të rinj si unë.
I jam mirënjohës edhe atyre që në jetë kanë dashur të më bëjnë keq sepse fal tyre zbulova sa i fortë jam.
Bëhesha edhe më i drejtë sa herë donin të më shtrëmbëronin.
Bëhesha edhe më i fortë kur donin të më lëndonin.
Bëhesha edhe më i dashur sa herë donin të më hidhëronin.
Miqtë fotografë të botës së egër, miqtë ekologjistë, miqtë artistë.
Fansat anembanë botës të cilët edhe sot më çojnë video ku më thonë: kur isha i vogël e kisha shumë qejf këtë skeçin tënd, sot e shoh sërisht por me fëmijët e mi! Emisjonin Piranjat që më bëri edhe më të pjekur edhe më pranë problemeve të njerëzve dhe që më njohu me një ekip guximtar, të rrallë për këto kohë.
Gjyshërit që na rritën me urtësinë e të dashurit atdheun dhe Kombin më shumë se sytë e ballit.
Prindërit e mi të cilët më mësuan që nderi dhe dinjiteti as nuk blihet dhe as nuk shitet dhe se padrejtësitë vetëm luftohen.
Ndershmërinë në ADN-në e tyre e trashëguam plotësisht unë, motra ime Ada dhe vëllai im Klevin.
Dhe padiskutim gjysmën time më të shtrenjtë, gruan time, Sadina e cila ka qënë në çdo hap timin këto 22 vite bashkë, edhe kur jam rrëzuar, edhe kur jam ngritur sërisht me të përkrah, ku prej dashurisë tonë erdhën në jetë 3 mrekullitë tona, Krena, Glauk dhe Vjosa!
Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Faleminderit për urimet. Ju dua shumë!

 

Shembet masivi shkëmbor në Theth, pamje të rralla nga veriu i vendit

Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë në zonë.

“Në Theth shembet mali”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale për shkak të largësisë së shembjes nga zonat e banuara. bw

“Para 3 netësh Veliajn e nxorën nga burgu”, Berisha: E çuan në drejtim të paditur, papagalli i Ulziut…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shtetërore, duke aluduar për një ngjarje të pazakontë që sipas tij ka ndodhur brenda ambienteve të burgut ku ndodhet i arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se ka informacione jozyrtare dhe “gossip”-e që flasin për një episod misterioz që ka ndodhur pak net më parë. Sipas tij, Veliaj është nxjerrë nga burgu në mesnatë dhe është çuar “në drejtim të paditur”.

“Kanë qarkulluar shumë gossipe, se burgu ka lajme dhe gossipe. Njëri prej tyre është se para 3 netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por gossipi i asaj ndërtese këtë thotë,” tha Berisha para mediave.

Sipas tij, ky veprim përbën një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës, duke nënkuptuar se Veliaj mund të jetë subjekt i një skenari për ta eliminuar politikisht apo edhe më shumë.

“Pse e thashë këtë? E thashë sepse Edi Rama do që ta shohë me çdo kusht të asgjësuar politikisht, të paktën. Por ndoshta edhe për atë tjetrën. Ta nxjerrësh tjetrin në 12 të natës, të kalamendur, dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkte për Ramën. Ku e çoi atë?”

Berisha ngriti gjithashtu dyshime nëse është respektuar ndonjë procedurë ligjore për këtë veprim, apo nëse është përdorur, siç e cilësoi ai, “papagalli i Ulziut”, duke iu referuar ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

“Mori autorizim apo jo, apo përdori vetëm papagallin e Ulziut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 11 të natës, këtë nuk e dimë”. bw

Nga Alba Kepi – Alarm i ri nga gazetarët italianë – Rreziku i mafias shqiptare në Siçili – Interviste me gazetarin Giuseppe Bascietto

Një forcë e heshtur po merr kontrollin e qyteteve juglindore të Siçilisë: mafia shqiptare. Në Vittoria dhe Ragusa, Luzim Ndreu, i njohur si “Giulio u testuni”, dhe familja Tosku po shndërrojnë qytetin në një nyjë kyçe të trafikut të drogës, gjobave dhe mashtrimeve të sofistikuara.

Ky është një alarm i ri për autoritetet dhe komunitetin: shqiptarët nuk veprojnë më si pjesëmarrës të thjeshtë. Ata kanë pushtet të sofistikuar dhe strategjik, duke diktuar tregjet, bizneset dhe marrëdhëniet midis klaneve. Ndreu është truri, Tosku dhe aleatët e tij janë krahu i armatosur, dhe bashkë ata krijojnë një rrjet që shtrihet nga Tirana deri në Sicili.

Ky është një alarm i paprecedentë: fuqia e mafias shqiptare është e sofistikuar, e organizuar dhe në rritje.

Shqiptarët nuk janë më thjesht krahu i zgjatur i mafies siciliane, por aktorë të parë në ridizajnimin e hartës kriminale të Vittoria-s. Figura si Luzim Ndreu dhe familja Tosku kanë shndërruar qytetin në një nyje strategjike të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke e lidhur drejtpërdrejt me Fierin, Rrogozhinën dhe Tiranën. Ata sjellin jo vetëm forcë ushtarake dhe disiplinë të hekurt, por edhe kapacitet për të menaxhuar flukset e kokainës nga Amerika Latine dhe për t’i shkrirë me ekonominë lokale bujqësore. Kjo prani shqiptare nuk është më një fenomen i kufizuar: është zemra e një modeli të ri kriminal, ku dhuna, paratë dhe aleancat shumë-etnike kanë zëvendësuar format klasike të mafies italiane. Në këtë mënyrë, Vittoria bëhet shembull i një realiteti të ri: një mafie pa kufij, ku shqiptarët janë katalizatori kryesor

Gjithcka nisi me një sekuestrim

Një 17-vjeçar, djali i një familjeje sipërmarrësish frutash, u rrëmbye të enjten e shkuar në qytetin e Vittorias, në Ragusa të Sicilisë. Rrëmbimi i shpejtë, i kryer para syve të shokëve të tij e në më pak se 24 orë u la i lirë. Kjo ngjare nuk është një episod i izoluar. Veprimi i sekuestrimit, skena e dhunshme demostrative në publik dhe mungesa e do kërkese për shpërblim e bëjnë të qartë një mesazh për qytetin: “Këtu komandojmë ne”.

Këtë interpretim e mbështet analiza e gazetarit antimafia Giuseppe Bascietto, i cili ka rindërtuar gjeografinë e re kriminale të Raguzës. Sipas tij, pak ditë më parë, në dy zona të izoluara të Vittorias, u zhvillua një takim sekret mes klaneve shqiptare dhe familjeve mafioze lokale, me përjashtim të Venturës. Nga ai pakt doli që shqiptarët, të fuqishëm nga ana e logjistikës dhe armëve, imponojnë Gianfranco Stracquadanin si regjent të trafikut të drogës, ndërsa familjet Greco dhe sipërmarrës të tjerë të lidhur me krimin mbajnë në duar menaxhimin ekonomik dhe lidhjet me jashtë provincës.

Kështu ridizenjohet zinxhiri i pushtetit: nga njëra anë krahu i armatosur i klaneve shqiptare, nga ana tjetër borgjezia mafioze që investon, pastron para dhe hap terren të ri. Projekti për një “konsorcium” përgjatë rrugës së Arceritos është vetëm shenja e parë konkrete e këtij kontrolli të ri kriminal.

Rrëmbimi i 17-vjeçarit nuk është thjesht një akt kriminal. Ai është një shfaqje dhune për të mbjellë frikë dhe për të treguar se kush ka sot kontrollin mbi fshatrat, serat dhe ekonominë e errët të Vittorias. Një sfidë e hapur ndaj shtetit dhe komunitetit lokal, që thekson forcën e rrjetit mafioz dhe nevojën për vëmendje dhe veprim të menjëhershëm nga autoritetet.

Analiza e gazetarit Giuseppe Bascietto

Vittoria (RG) – Harta e re e pushtetit. Nga Shqipëria në Vittoria: si u zhvendosën ekuilibrat kriminalë në zemër të Ragusanos

Ekuilibrat kriminalë të Vittorias, një qytet me mbi 70 mijë banorë në juglindje të Sicilisë, nuk janë më ata të dikurshmit. Shahu i pushtetit është ridizenjuar, dhe lëvizjet e reja vijnë shumë më larg nga sa mund të lënë të mendohet rrugicat e qytetit.

Fronti shqiptar

Në qendër të skenës është Luzim Ndreu, i njohur si Giulio u testuni. Është ai që cakton kohën, që përcakton kush duhet të komandojë e kush duhet të bindet. Me të veprojnë Gaetano Abbate, i dënuar më parë për drogë, Pandeli Prifti dhe Kujtim Rapushi, gurë të çmuar në menaxhimin e trafikut. Përreth tyre lëviz familja Tosku: Giorgio, Dashor dhe tre vëllezër të tjerë. Një bllok i lidhur nga gjaku, gati t’i rezistojë çdo goditjeje, i frikshëm për tregtarët dhe parkuesit.

Fronti vittories

Nëse zemra e sistemit gjendet mes shqiptarëve, qendra vittoriese mban emrin Gianfranco Stracquadaini, i quajtur “fytyra e engjëllit”. I emëruar regjent në një mbledhje të shtatorit, megjithëse ishte në arrati për më shumë se një vit pas tentativës për vrasjen e Roberto Di Martino (u cuzzularu), është ai që dikton rregullat. Të gjithë zbatojnë, përfshi shqiptarët. Sepse, pavarësisht forcës së tyre ushtarake dhe ekonomike, ata kanë nevojë për Stracqudainin dhe të tjerët nga Vittoria për të mbajtur marrëdhënie me familjet mafioze të provincave siciliane. Përkrah tij, në një pozicion të tërhequr por aspak dytësor, qëndron Massimo Leggio, figurë urë mes të shkuarës dhe së tashmes, kujdestar i lidhjeve që ende vlejnë.

Mozaiku ndërprovincial

Zemra e lojës nuk luhet vetëm në Vittoria. Lidhjet e jashtme kalojnë nga Elio Greco, sipërmarrës me rrënjë në Gela dhe degëzime deri në Catania e Francofonte, dhe nga Roberto Salerno, një tjetër nyje thelbësore e mozaikut ndërprovincial.

Për të mbështetur sistemin janë sipërmarrësit e krimit: Pino Gueli, i Pack Art, dhe Giacomo e Michael Consalvo, njerëz që dinë të mbajnë një këmbë në ligj dhe tjetrën në hije. Me ta, bijtë e Elio Greco – Alberto, Nuçio dhe Saro – trashëgimtarë të një pushteti që ndërlidh ambalazhimet, serrat dhe gjakun. Degëzimet shtrihen deri në bregdet: Casuzze dhe Santa Croce Camerina, me figura si Ismet Totraku dhe Elis Rustami, pararojë shqiptare larg dritave të reflektorëve por afër rrjedhave të parave dhe drogës.

Krahu i armatosur i Toskuve

Nëse Ndreu është truri, vëllezërit Tosku janë krahu. Sipas hetuesve që i arrestuan në vitin 2016 për trafik dhe shpërndarje, më të frikshmit janë Giulio dhe Dashor: të dhunshëm dhe të gatshëm të mos ndalen para asgjëje. Pas rrëmbimit të shkurtër që trazoi qytetin, ata u kthyen menjëherë aktivë, duke imponuar ligjin e tyre në treg për llogari të Ndreut dhe Stracqudaini-t.

Ata qarkullojnë me një lloj “çmimoreje”: nga dy mijë në pesë mijë euro për parkuesit, shifra më të larta për bizneset, të llogaritura sipas xhiros apo parametrave të tjerë. Nuk mjaftohen me gjobat tradicionale. Kanë përsosur metodën e mashtrim-gjobës: blejnë mall bujqësor, e rishesin, fitojnë dhe pastaj nuk paguajnë. Tregtari e di, e merr parasysh, hesht. Kështu çdo marrëveshje bëhet një imponim. Dhe kur bëhet fjalë për borxhe ndaj klaneve, janë ata që trokitin: përmbaruesit e sistemit.

Arrestimi i Ndreu, Prifti dhe Rapushi nga policia në shkurt 2019

Emrat e Ndreu, Prifti dhe Rapushi nuk shfaqen vetëm në procesverbale mbledhjesh apo kronika lagjesh. Karriera e tyre kriminale është e shënuar tashmë nga hetime gjyqësore. Në një operacion të policisë, tre u arrestuan me 57 kg hashash, 2,5 kg kokainë dhe 330 kg marijuanë.

Një ngarkesë që nuk lindi në Sicili, por me rrënjë në Tiranë, prej nga droga ishte organizuar dhe dërguar. Një sekuestrim që portretizon profilin e Ndreut: jo një ndërmjetës i thjeshtë, por një njeri i aftë të menaxhojë njëherësh disa lloje substancash dhe disa rrjedha, në linjë me klanet shqiptare më moderne.

Përtej Adriatikut: origjina

Për të kuptuar Vittorian duhet parë përtej Adriatikut, në komunat Fier dhe Rrogozhinë, në prefekturën e Tiranës. Prej andej vijnë Ndreu dhe Tosku. Trafikantë dhe shpërndarës që gjetën terren pjellor në Vittoria, Santa Croce, Casuzze, Marina di Ragusa dhe Scicli. Gjeografia, këtu, nuk është detaj folklorik: është çelësi për të deshifruar lidhjet dhe aleancat që kanë rishtypur raportet e forcës.

Në fillim të viteve 2000 shfaqet Kompania Bello, e konsideruar gjatë si organizata më e fuqishme shqiptare dhe një nga rrjetet më të sofistikuara të narkotrafikut në Evropë. Nuk mjaftohej me rolin e ndërmjetësit: kontrollonte gjithë zinxhirin e kokainës, dhe falë marrëveshjeve me kartelët e drogës në Amerikën e Jugut, kontrabandës detare e tokësore, shpërndante drogën në Itali, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Forca e Kompanisë ishte tek teknikat e sofistikuara: komunikime të koduara, ndarje sekrete në mjete, pastrim parash përmes sistemit klandestin kinez të transfertave fei ch’ien, i aftë të lëvizte miliona pa lënë gjurmë. Prej andej nis depërtimi shqiptar në Itali.

Aleanca që dikton ligjin

Fraksione të bandave më të ashpra e të egra të Durrësit dhe Tiranës kanë marrë përsipër drejtpërdrejt fazën më të rrezikshme të trafikut – transportin – shpesh në dobi të mafieve tradicionale. Me kalimin e kohës, klanet shqiptare kanë lidhur aleanca me kartelët kolumbianë, bolivianë dhe meksikanë, deri sa kanë zbehur supremacinë e ‘Ndrangheta-s kalabreze.

Sot hetimet vërtetojnë se organizatat shqiptare kanë fituar një peshë të tillë sa të lënë në pozita të dorës së dytë edhe grupet italiane që bashkëpunojnë me to. Madje Cosa Nostra, ‘Ndrangheta dhe Camorra, dikur mbretëreshat e narkotrafikut, shpesh shfaqen thjesht si klientë.

DIA, në analizat më të fundit, flet për një model të ri: një bashkim mes mafieve vendase dhe organizatave të huaja, fillimisht rastësor, sot gjithnjë e më i strukturuar. Ndër të gjitha, konsorciumet shqiptare dallohen për aftësinë për të favorizuar qasje multietnike dhe për të konsoliduar bashkëpunime operative.

Harta e pushtetit nuk lexohet më vetëm në rrugicat e Vittorias apo në fushat e Ragusanos. Ajo vizatohet nga vija te padukshme që lidhin Tiranën me Sicilinë, Fierin me Scoglittin, Rrogozhinën me Vittorian, portet e Amerikës së Jugut me tregjet e frutave e perimeve. Një rrjet që nuk njeh kufij dhe që mban një vulë të qartë: atë të aleancës mes klaneve siciliane dhe shqiptare.

Dhe është kjo aleancë, e egër dhe e heshtur, që sot ritmon jetën dhe vdekjen.

Interviste me gazetarin Giuseppe Bascietto

Mafia shqiptare pushton Sicilinë: Aleanca që po ndryshon hartën e krimit’ – Intervistë me Giuseppe Bascietto

Në një intervistë për Syri Tv, gazetari investigativ sicilian Giuseppe Bascietto zbërthen një rrjet kriminal ndërkombëtar që po ndryshon hartën e mafies në Evropë. Mafia shqiptare, dikur thjesht furnizuese, tani është fuqi drejtuese: kontrollon tregun e frutave e perimeve të qytetit siçilian Vittoria, përdor kompanitë e fruta perimeve dhe ato bujqësore për të fshehur kokainën nga Amerika Latine, dhe klanet italiane janë klientët e saj.

Ky rrjet i sofistikuar përfshin Cosa Nostrën, ’Ndranghetën dhe Sacra Corona Unita, dhe hap rrugën për një “esperanto të krimit të organizuar”, siç paralajmëroi Giovanni Falcone. Mafia nuk është më thjesht dhunë dhe drogë – është ekonomi paralele, pastrim parash dhe frikë e organizuar, që sfidon ligjin dhe shtetin.

Bascietto paralajmëron: Italia po humb hapësirën që dikur kontrollonte Cosa Nostra – dhe mafia shqiptare po mbush boshllëkun.

Alba Kepi: Faleminderit Giuseppe Bascietto, gazetar investigativ nga Sicilia, i cili kohët e fundit ka shkruar shumë artikuj për mafien shqiptare. Ka një zhvillim të ri — për të cilin e përmenda edhe javën e kaluar — por ti vazhdon ta ndjekësh: mafia shqiptare, thuhet, po kontrollon tregun e dytë më të madh të frutave dhe perimeve në Itali, atë të Vittorias në Sicili. Çfarë po ndodh?

Giuseppe Bascietto: Po ndodh diçka që disa vite më parë do të ishte e paimagjinueshme: një aleancë hibride mes një mafie të huaj, si ajo shqiptare, dhe klaneve lokale siciliane.
Kjo aleancë ka sjellë një kontroll jo vetëm mbi territorin, por edhe mbi aktivitetet ekonomike, përfshirë tregun e frutave e perimeve dhe operatorët që punojnë aty. Përmes frikës, kërcënimeve dhe reputacionit të tyre për brutalitet në nivel ndërkombëtar, shqiptarët i frikësojnë njerëzit, duke i detyruar shumë operatorë të paguajnë ose të bëjnë marrëveshje me kompani në pronësi shqiptare.

Alba Kepi: Çfarë lloj kompanish janë këto?

Giuseppe Bascietto: Janë kompani që tregtojnë produkte bujqësore — shpesh me cilësi të mirë, më thonë — por formalisht janë në emër të personave pa precedentë penalë. Pas këtyre fasadave, megjithatë, fshihen drejtuesit e mafies shqiptare lokale: L. N., K. R., L. D., E. L, emra tashmë të njohur për forcat e rendit dhe të arrestuar disa herë, ashtu si edhe D. L.
Krahu i tyre operativ përbëhet nga shqiptarë të tjerë, në veçanti vëllezërit T., të konsideruar ndër kriminelët më të dhunshëm aktualisht aktivë në Vittoria.

Alba Kepi: A përdoren këto kompani edhe për trafikun e kokainës?

Giuseppe Bascietto: Është shumë e mundshme. Kur mbërrin kokaina, shpesh fshihet pikërisht në këto ndërmarrje bujqësore, të cilat ndodhen në zona të vështira për t’u arritur edhe nga forcat e rendit. Vittoria ka një territor prej 182 kilometrash katrorë, me zona të paarritshme madje edhe për vetë banorët.

Përveç kësaj, ata përdorin edhe kompani logjistike për transportin e kokainës, që mbërrin nga Amerika Latine.

Alba Kepi: Pra, nga Amerika Latine?

Giuseppe Bascietto: Po. Nga Shqipëria, droga më pas shkon në Puglia, ku Sacra Corona Unita vepron si një “agjenci shërbimi”: e shoqëron drogën deri në kufirin me Kalabrinë, ku merret në dorë nga njerëzit e ’Ndranghetës. Këta, që janë klientë të klaneve shqiptare, e transportojnë deri në kufirin me Sicilinë, ku hyn në lojë logjistika e drejtuar nga Lulzim Ndreu dhe të tjerë, që e çojnë deri në Vittoria. Prej andej shpërndahet në të gjithë provincën dhe më gjerë.

Ekziston edhe një rrugë detare: skafe të shpejtë që vijnë direkt nga Shqipëria dhe zbarkojnë në brigjet e Raguzës, të gjata dhe pjesërisht të pakontrolluara.

Alba Kepi: Në artikujt e tu ke përmendur edhe lidhjen Vittoria–Durrës–Fier–Vlorë–Kalabri. Mund ta shpjegosh më mirë?

Giuseppe Bascietto: Sigurisht. Nga hetimet e mia kam vërejtur se shumë persona të përfshirë vijnë nga një zonë e caktuar e Shqipërisë, që përfshin Durrësin, Tiranën dhe Vlorën — pra edhe Korçën dhe Fiersin.

Deri në vitet 2020–2021, ajo zonë ishte nën kontrollin e Kompanisë Bello, organizata më e madhe e trafikut të drogës në botë, e cila furnizonte Kamorrën, ’Ndranghetën dhe Cosa Nostrën.
Mafia shqiptare ka marrë nga mafiet italiane disa karakteristika: horizontalitetin nga Kamorra, pamëshirshmërinë nga ’Ndrangheta dhe organizimin nga Cosa Nostra. Duke i bashkuar këto, ka krijuar një organizatë shpërthyese, brutale, të pamëshirshme dhe pa skrupuj.

Alba Kepi: Pra, klanet siciliane kanë vendosur të bashkëpunojnë me ta?

Giuseppe Bascietto: Pikërisht. Ata e kuptuan se kishin nevojë për këtë “krah të armatosur” për të riafirmuar kontrollin mbi territorin.

Alba Kepi: Kokaina vjen në Shqipëri dhe pastaj kalon në Sicili. Por si ndodhi që Cosa Nostra, dikur aq e fuqishme, ua la hapësirën shqiptarëve?

Giuseppe Bascietto: Cosa Nostra dukej shumë e fuqishme, por Totò Riina e izoloi nga pjesa tjetër e botës. Ky izolim e dobësoi në nivel ndërkombëtar. Në vitet ’80, Cosa Nostra kontrollonte rreth 90% të trafikut të drogës në Evropë; pas luftës së brendshme të nisur nga Riina dhe Provenzano, arriti të kontrollonte vetëm 3%. Pjesa tjetër kaloi te ’Ndrangheta, e cila ndërkohë kishte krijuar marrëveshje me kartelet e Amerikës së Jugut.
Sot, për shkak të atij dobësimi, klanet shqiptare janë vendosur pikërisht aty ku kriminaliteti sicilian është më i brishtë.

Alba Kepi: Në artikujt e tu ke thënë se sot ’Ndrangheta është kliente e mafies shqiptare. Është e vërtetë?

Giuseppe Bascietto: Po. Dikur ishte e kundërta, por sot ’Ndrangheta blen drogën nga shqiptarët dhe merret kryesisht me pastrimin e parave. Në këtë mënyrë ekspozohet më pak dhe shmang akuzat për trafik ndërkombëtar. Mafia shqiptare merret me “punën e pistë” ndërsa mafiet italiane janë klientë dhe pastrues të parave.

Alba Kepi: Përmende Kompaninë Bello, një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare antimafia, ku për herë të parë klanet shqiptare u përcaktuan si kartelet e narkotrafikut. A është shkatërruar ajo?

Giuseppe Bascietto: Po, por vetëm formalisht. Shqiptarët janë kriminelë shumë të lëvizshëm, si qeliza terroriste: shpërbëhen dhe ribashkohen menjëherë.
Pas shkatërrimit të Kompanisë Bello, u krijua një tjetër me një emër të ndryshëm, por me të njëjtët kontakte dhe territore: Fier, Durrës, Vlorë.

Alba Kepi: Pra, një narkotrafikant mund të bëhet lehtësisht sipërmarrës?

Giuseppe Bascietto: Po, dhe kjo ndodh shpesh. Në Itali, procedurat për të verifikuar origjinën e paligjshme të kapitalit janë të gjata dhe të ndara nga proceset penale. Kështu, narkotrafikantët arrijnë të pastrojnë paratë, edhe duke humbur 40% të tyre, për t’i reinvestuar më pas në veprimtari të ligjshme.
Kjo ndot ekonominë dhe krijon një sistem paralel. Do të duhej një skuadër ndërinstitucionale — policia, karabinieria, garda e financës — nën drejtimin e Drejtorisë Kombëtare Antimafia, për të goditur edhe kompanitë “të pastra” pas të cilave fshihet paraja e drogës.
Siç mëson antimafia: ndiq paranë (follow the money).

Alba Kepi: Në shkrimet e tua ke botuar edhe foto sinjalistike të mafiozëve shqiptarë, që tregojnë dosjen e tyre penale, por që janë të lirë. Pse ndodh kjo?

Giuseppe Bascietto: Sepse shpesh akuzohen vetëm për vepra të vogla, si shpërndarje droge apo shfrytëzim pune. Forcat e rendit i mbajnë nën vëzhgim, por mungon një analizë më e gjerë e fenomenit.
Në katër vitet e fundit, në të cilat shumë prej tyre janë kthyer të lirë, ata kanë ndërtuar një sistem ekonomik të infiltruar në ekonominë legale të Vittorias, duke krijuar aleanca dhe imponuar rregulla të reja.
Problemi është se nuk është “shikuar përtej”, siç do të thoshte Saviano: jemi ndalur te pluhuri i kokainës, pa parë botën që fshihet pas saj. Sot mafia është hibride, e ndryshuar.

Alba Kepi: Si mund ta përkufizojmë, pra, risi­në e kësaj hetimi tënd?
Giuseppe Bascietto: Risia është depërtimi i klaneve shqiptare në një territor tradicionalisht të mbyllur si Sicilia.
E dyta është aftësia e mafies shqiptare për të krijuar aleanca multietnike. Falcone, para se të vritej, kishte frikë pikërisht nga kjo: lindja e një “esperanto të krimit të organizuar”. Sot kjo po bëhet realitet.
Mafia ndryshon lëkurë, dhe ne duhet të jemi një hap përpara: të analizojmë jo vetëm territorin, por edhe atë që fshihet pas tij.

Alba Kepi: Pyetja e fundit: jemi mësuar të analizojmë aleancat për trafikun e kokainës midis klaneve shqiptare dhe ’Ndranghetës kalabreze. Risia është se mafia shqiptare ka krijuar aleanca edhe me Cosa Nostran për kokainën?

Giuseppe Bascietto: Sigurisht. Pas vdekjes së Riina, Provenzano dhe Messina Denaro, familjet mafioze amerikane kanë rilidhur kontaktet me Cosa Nostran siciliane.

Ka pasur një luftë të heshtur mes organizatave italiane dhe atyre të Amerikës së Veriut — nga Quebecu deri në Amerikën e Jugut — por sot gjithçka ka ndryshuar: kanë kuptuar se është më mirë të jesh klient i mafies shqiptare sesa armik i saj.
Alba Kepi: Faleminderit, Giuseppe.
Giuseppe Bascietto: Faleminderit juve.

Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, do të marrim pjesë!

Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në Bashkinë Tiranë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar vendimin për shkarkimin e Veliajt dhe dekretin e Bajram Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet më 9 nëntor.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj thekson se kurdo që të caktohet dita e votimit, ai do të marrë pjesë.

“Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim”, shkruan ai, ndërsa shton se partia më e rëndësishme dhe më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.

“Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve”, shkruan Binaj. Panorama

“Është në dosjet belge, s’do mbyllet kurrë”, Berisha flet me emra: Ja kush ishte në takimin e Arubës

Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë.

Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar.

I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane.

“Thuhet që në Aruba ka qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian bazuar në interceptimet e dosjes italiane. SPAK e mban të fshehtë. Duhet ta marrim vesh nga belgët, italianët dhe Dumani që kërkonte të zgjaste mandatin, i mbante të fshehta”, u shpreh Berisha.

 

Pyetje: Një pyetje për Arubën. A e lidh gjë Sali Berishën me Artur Shehun?
Sali Berisha: Artur Shehu, kurrë s’më lidh asnjë gjë në mënyrë absolute.

Pyetje: Keni hipur ju në makinën e tij, siç tha Taulant Balla?
Sali Berisha: Artur Shehu është një vlonjat, i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Engjël Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë gjeneral Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet e sipërfaqeve të drogës. Ky është i gjithë problemi.

Unë nuk e mbaj mend a e kam takuar në jetën time apo jo, as nuk mohoj as se pohoj. Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të them emra. Aruba nuk mbyllet më se, është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit.

Ai ishte Rama apo jo nuk e di, por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e antimafias Italiane. Altin Dumani mban dosje të fshehtë sepse, duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët dhe Dumani që donte të zgjaste mandatin, dobjonte i mban të fshehta. bw

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, anulon zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës. Si pasojë, zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës pezullohen. Ky vendim nuk prek 5 bashkitë e tjera ku në 9 Nëntor do të zgjidhen kryetarët e rinj bashkiakë.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.

Avokatët e Veliajt më 2 Tetor, depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen. Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në Log në News24 se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen. bw

Shkrumbohet nga flakët stalla e bagëtive, digjen të gjalla më shumë se 170 dele! Pamjet nga vendngjarja

Një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht gjatë mbrëmjes në fshatin Çërravë të Pogradecit.Mësohet se shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe se mbi 170 dele janë djegur të gjalla.

Stalla ndodhej larg fshatit dhe zjarri është konstatuar nga pronari vetëm mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Panorama

Hetimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri, zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF: 33 milionë euro janë përdorur në mënyrë të papërshtatshme

Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë në Shqipëri, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit IPARD.

 

Në një intervistë, Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF, tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.”

“Ne, si Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” – tha Saastamoinen për Monitor.

Sipas saj, hetimi kishte për qëllim të identifikonte nëse kishte keqpërdorime të fondeve IPARD, të cilat synojnë mbështetjen e zhvillimit rural dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare. “Hetuam dhe gjetëm prova që kishte parregullsi,” – theksoi ajo.

Raporti i OLAF i dërgoi Komisionit Europian rekomandime financiare dhe konstatime ligjore, por zbatimi i masave është në dorën e autoriteteve kompetente të BE-së dhe të qeverisë shqiptare.

“Ne nuk jemi ata që zbatojmë ndëshkimet. Roli ynë është të japim rekomandime dhe të sigurohemi që fondet e Unionit mbrohen. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë në Komisionin Europian vendosi ngrirjen e fondeve derisa Shqipëria të ndërmarrë hapat e duhur,” – shpjegoi Saastamoinen.

Masat e marra në Shqipëri

Pas publikimit të gjetjeve, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur procedura për rikthimin e fondeve nga përfituesit që kanë rezultuar me shkelje. Sipas të dhënave publike, dhjetëra bizneseve u është kërkuar të kthejnë grantet IPARD, ndërsa për disa raste të veçanta janë dërguar dokumentet për ndjekje gjyqësore.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare Antimashtrim, një dokument të hartuar në bashkëpunim me OLAF.

“Ne kemi dhënë komente për rëndësinë e vlerësimit të rrezikut dhe krijimin e kanaleve të raportimit të parregullsive. Jemi të kënaqur që këto elemente janë reflektuar në versionin përfundimtar,” – tha Saastamoinen.

Sipas saj, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare “ka ardhur duke u përmirësuar”. Në fillim, sqaroi ajo, kishte paqartësi lidhur me kompetencat hetimore dhe procedurat, por tani komunikimi është më i qartë dhe strukturat shqiptare po ofrojnë mbështetje në terren.

Programi IPARD II, me një fond total prej 112 milionë eurosh, ishte ndër instrumentet kryesore të Bashkimit Europian për të mbështetur zhvillimin rural dhe bujqësinë shqiptare. Hetimet e OLAF kanë zbuluar parregullsi në mënyrën si janë dhënë grantet, përfshirë dyshime për kontrata të manipuluara dhe përdorim të fondeve për qëllime jashtë kritereve të përcaktuara.

Aktgjykimi: Kuvendi nuk është konstituuar, votimi në pako nuk është i përcaktuar në Kushtetutë

Radio Evropa e Lirë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar të mërkurën aktgjykimin e plotë lidhur me ankesën e dorëzuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka bërë të ditur në vendimin e publikuar ditë më parë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë 12 ditë afat deputetëve që ta finalizojnë procesin, prej ditës së publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj.

Aktgjykimi i plotë është publikuar më 8 tetor.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se aktgjykimi i obligon palët që brenda 48 orësh të caktojnë mbajtjen e seancës.

“Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve”, është thënë në vendimin e plotë.

Gjykata ka thënë mes tjerash se “bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”.

Lista Serbe ishte ankuar pikërisht për këtë pikë të procedurës, duke vlerësuar se mosvotimi në pako i dy nënkryetarëve nga pakicat, përbënte shkelje.

Në 3 minuta

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga minoriteti joserb, ndërsa asnjëri deputet serb nuk i ka siguruar votat e nevojshme për pozitën e rezervuar për këtë minoritet, pavarësisht disa rundeve të votimit dhe ndryshimit të emrave të kandidatëve.

Pas pranimit të ankesës, Gjykata Kushtetuese pati vendosur një masë të përkohshme, e cila ua ka ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime drejt formimit të Qeverisë së re, meqë ka pasur dyshime për ndonjë shkelje kushtetuese.

Megjithatë, as në këtë aktgjykim, Kushtetuesja nuk e ka bërë të qartë se çfarë ndodh nëse nënkryetari nga radhët e komunitetit serb nuk zgjidhet me votim të hapur apo me short.

Bugaqku: Aktgjykimi i Kushtetueses nuk është në linjë me aktgjykimet paraprake

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës beson se aktgjykimi i 8 tetorit nuk është në linjë me dy aktvendimet paraprake lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

“Jam edhe i habitur dhe paksa i çuditur me ndërrimin e standardit të menjëhershëm të Gjykatës Kushtetuese – dhe atë brenda një periudhe kaq të shkurtë”, ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Bugaqkut, ky aktgjykim nuk e zgjidh çështjen e bllokimit të konstituimit të Kuvendit.

Si erdhi situata deri këtu?

Në proces e sipër të konstituimit të Kuvendit, kryetari Dimal Basha i ka kërkuar propozimet e partive politike për pesë nënkryetarë të Kuvendit.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit përmes një votimi në pako.

Më pas është votuar Emilija Rexhepi nga pakica joserbe.

Kur është kërkuar emri i kandidatit për nënkrytear nga pakica serbe, Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin. Ai nuk i ka siguruar votat e domosdoshme, mirëpo subjekti politik ka insistuar vetëm në këtë emër.

Kryetari Basha, më pas, i ka shfrytëzuar dy mekanizmat debllokues, duke ndjekur procedurën e shortit dhe janë hedhur nga tri herë në votim tetë prej 10 pjesëtarëve të komunitetit serb, meqë dy deputetë kanë refuzuar të kandidohen.

Pavarësisht se asnjëri kandidat nuk i ka marrë votat e nevojshme, Basha ka ardhur në përfundim që Kuvendi është konstitutuar dhe që puna duhet të vazhdojë.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar, pa u zgjedhur edhe nënkryetari serb.

“Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit”.

Në një pikë të aktgjykimit, Gjykata ka përmendur se ekzistojnë raste kur Kuvendi do të mund të vazhdonte punën edhe pa i zgjedhur të gjithë nënkryetarët, mirëpo që ky nuk është as rasti dhe as nuk ka të bëjë me rrethanat konkrete, meqë procesi tani nuk është finalizuar për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për kandidatët e propozuar, qoftë të propozuar drejtpërdrejt ose përmes shortit.

Në aktgjykimin e plotë, Gjykata ka thënë se bazuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 vota për, dhe propozimi bëhet me shkrim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb”.

Në përbërjen e Kuvendit, Lista Serbe i ka nëntë ulëse që janë të rezervuara për komunitetin serb dhe një tjetër e ka fituar Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është edhe ministër në detyrë në Qeverinë e Albin Kurtit.

“Përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në strukturën e Kryesisë së Kuvendit, është garanci kushtetuese, në mënyrë që edhe komunitetet që nuk janë shumicë, respektivisht, komuniteti serb dhe komunitetet tjera që nuk janë shumicë, të përfshihen në funksionimin e plotë të Kryesisë së Kuvendit duke iu mundësuar atyre që të marrin pjesë në vendimmarrjen e Kryesisë së Kuvendit, në mënyrën e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit”, ka thënë mes tjerash Gjykata në arsyetimin e vendimit të marrë.

Pavarësisht se kanë kaluar muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të mos i ketë institucionet e reja. Partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara dhe për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.

Në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para dhe i ka fituar 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Ulëset tjera janë të rezervuara për pakicat.

Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja.

Më herët gjatë ditës, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u ka bërë thirrje deputetëve që t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses dhe të mos i kenë në plan të parë interesat partiake.

U vra në sallën e gjyqit, përfundojnë homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, arkëmorti përcillet për në Shkodër

Kanë përfunduar homazhet në nder të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra  më 6 tetor në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Homazhet u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë figura politike dhe personazhe nga bota e drejtësisë.

Pas përfundimit të homazheve arkëmorti i gjyqtarit të vrarë do të përcillet për në vendlindjen e Kalasë në Shkodër, vendi ku do të prehet gjyqtari i vrarë. gsh

“Po zbatohen pikë për pikë detyrat që la Ramiz Alia në 1989”- Shpërthen ish-prokurori: Reforma në drejtësi ka dështuar! Është pjesë e Katovicës që pronarët të mos marrin pronat

Ish-prokurori Ervin Karanxha foli me tone të ashpra në Log. News24, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Apelit pasditen e djeshme, nga një pjesëtar i një pale në proces gjyqi.


Karanxha theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi pronarët e tokave ende sorrollaten dhe nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.

Sakaq, thekson se kushtet në Apel janë të papranueshme dhe nuk mund t’i ngelet faji një roje sigurie që ka lënë të futet në Gjykatë një njeri i armatosur.

Ervin Karanxha: Kur shteti nuk ruan me siguri gjyqtarin është goditje shumë e madhe për shtetin ligjore dhe për këtë propagandë jo shtet, jo reforma. Reforma në drejtësi ka dështuar. Zero. Është bërë pjesë, e Katovicës. Sepse përfaqësuesit e pronarëve, ky ka qenë qëllimi i Katovicës pronarët të mos marrin pronat. Po zbatohen pikë për pikë dhe detyrat që janë marrë në 89 nga fjalimi i famshëm i Ramiz Alisë.

Në apel është mbledhur gjithë Shqipëria. Janë shumë gjyqtarë mangët. Kushtet janë jashtë standardeve sallën e gjyqit, gjyqtari hyn me palët. Nuk ka hyrje. Është jashtë kushteve teknike. Njerëzit dhe gjyqet vijnë vërdallë. Aty dyndet gjithë Shqipëria. Si mundet një roje tek pull të bëjë sigurinë aty?!

U investua mld dollarë në reformën në drejtësi dhe nuk ke asnjë godinë të re. Ku do hyjnë njerëzit, gjyqtarët, palët e viktimës. Aty futen bashkë. Mund të kërcasë dhe grushti. Gjykata e Apelit është jashtë kushteve teknike. Aty vetëm punohet rifurxho. Është problem i thellë. gsh

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Dhoma e Avokatisë shpall bojkot kombëtar më 9 dhe 10 Tetor

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur një ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja gjatë ushtrimit të detyrës.

Në një deklaratë zyrtare, Komiteti e cilëson këtë ngjarje si “më të rëndën dhe të paprecedentë që ka ndodhur ndonjëherë në sistemin e drejtësisë në vend”. Si reagim ndaj kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të ngritur zërin për sigurinë e aktorëve të drejtësisë, Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot kombëtar të të gjitha proceseve gjyqësore dhe hetimore, përfshirë ato penale, civile dhe administrative, në datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky bojkot, siç thuhet në vendimin e miratuar njëzëri nga Komiteti Drejtues, është një thirrje publike ndaj institucioneve shtetërore dhe shoqërisë shqiptare, për të garantuar sigurinë dhe integritetin fizik të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në kryerjen e detyrës së tyre.

“I bëjmë thirrje opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme që të reagojnë me përgjegjësi maksimale për të siguruar jetën dhe shëndetin e përfaqësuesve të drejtësisë,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Sakaq, vendimi i bojkotit nuk do të zbatohet për masat e sigurimit në procesin penal, të cilat do të vijojnë normalisht për të garantuar të drejtat themelore të qytetarëve. bw

“Rama i sulmonte me emër e mbiemër”, Braho: Në Kolumbi gjykatësit rrinin me maska, por s’ka ndodhur atentat si ai në Apel

Avokati Ledio Braho, në një bisedë për programin informativ në News24 theksoi se atentat si ai i djeshmi në Gjykatën e Apelit nuk ka ndodhur edhe në Kolumbinë e viteve 80’, kur gjyqtarët e bënin me maska procesin gjyqësor, për mos u identifikuar nga kartelet e kokainës.

Ai tha se Rama i ka sulmuar me emër dhe mbiemër gjyqtarët, dhe sipas tij, kryeministri ka publikuar vendime gjykate që nuk arrin t’i kuptojë. Sipas tij, një rrjedhë e tillë ngjarjesh tregon se situata në vend nuk është normale.

Ledio Braho: Ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë. Është hera e parë që ndodh në sallën ë gjyqit, kur gjyqtari ka shpallur vendim me togën e gjyqtarit. Po ta krahasojmë edhe me Kolumbinë e viteve 80’ kur gjyqtarët bënin një proces gjyqësor me maska për shkak të ruajtjes së anonimatit, as atje nuk janë vrarë gjyqtarë. Ndërkohë që në Shqipërinë e vitit 2025 vritet një gjyqtar në sallën e gjykimit. Nuk ka asnjë arsye që të ekzekutohet një gjyqtar. Lexoj mijëra komente që i japin të drejtë vrasësit dhe mendoj që është faji i një gjyqtari apo të tjerëve që sistemi është në këtë gjendje.

Është e pa konceptueshme që një shoqëri e tërë të sulmojë sistemin e drejtësisë. Deri këtu është bërë dhe çështje tradite që kushdo që nuk është i kënaqur me një vendim gjykate.

Dhe duke nisur që nga kryeministri, që sulmon me emër mbiemër gjyqtarë. Sulmon duke publikuar vendime gjykate që as nuk i kupton dhe i publikon në faqe Facebook dhe i ka quajtur gjyqtarët në mish për top. Tregon se situata nuk është aspak normale. bw

Kandidimi i Florjan Binajt për Tiranën- Fatos Lubonja: Ndjenjë pozitive e opozitës për t’u bashkuar

Në rubrikën informative të drekës në News24 ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili diskutoi për zgjedhjen e aktorit Florjan Binaj si kandidat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e pjesshme më 11 nëntor.

Ai tha se këtë ngjarje shikon si një ndjenjë pozitive e opozitës, për tu ribashkuar. Lubonja shtoi më tej se kandidati duhet të jetë i besueshëm për të gjithë, dhe se mund të jetë edhe një provë e cila rezultati do të shikohet në fund.

“Ka shumë faqe kjo ngjarje për ta komentuar. Atë e shikoj si një ndjenjë pozitive e opozitës për t’u bashkuar bashkohen. Për hir të mirës së Tiranës , apo për kryeministrin Rama. Gjithashtu përveç pozitivitetit , unë shikoj edhe një dështim. Nxjerrin një figurë, e cila nuk merr përgjegjësitë e mëdha. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap. Ne duhet të bëjmë një analizë se pse ne kemi nevojë të hapemi. Kam përshtypjen dhe se sa besnik është njëra palë ose tjetri për opozitën. Kandidati duhet të jetë i besueshëm për të gjithë. Unë do i kisha këshilluar që kandidati të ruajë atë pjesën e komikut por duke bërë politikanin. Mund të them se është një provë që rezultatin do ta shikojmë në fund. Rama ka kapur sistemin dhe  mund të vendosi edhe një kandidat të dobët. Si ka mundësi që Rama fiton edhe kur dalin edhe disa skandale? Nuk është çështje e një kandidati të mirë apo të keq, por është regjimi. Edhe sikur Rama të kandidonte vetë do të rrëzohej nga sistemi që ka ngritur vetë”, tha Lubonja.

Gjatë fjalës së tij në studio, Lubonja u ndal edhe tek artikulimi i emrit të tij si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se do të hezitonte të hynte në zgjedhje pasi nuk do të bënte fasadën sikur Shqipëria është në demokraci.

“Njeriu ka shumë arsye për të hyrë në kandidim apo jo. Unë do të hezitoja të hyja pasi do të dal të bëj fasadën sikur Shqipëria është në demokraci. Unë do të hyja vetëm për ta provuar pasi nuk do të bëja fasadën e Ramës”, përfundoi Lubonja. bw

“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”, MEPJ reagon për deklaratën e Beogradit: Akuza të pabaza! Mos ngatërroni agresorët me viktimën

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.

Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.

Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë. bw

Në Serbi arrestohen dy shtetas të Bosnjës “me boks metalik dhe simbole të flamurit shqiptar”

Në njoftimin e MUP-it serb thuhet se te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbole të flamurit shqiptar.

 

Radio Evropa e Lirë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, mbrëmjen e 6 tetorit, në Parkun e Pionierëve në Beograd u identifikuan dhe ndaluan dy shtetas të Bosnje e Hercegovinës – M.S. (30) dhe S.R. (22) – të cilët nuk kishin vendbanim të regjistruar në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbolet e flamurit shqiptar.

Ndaj tyre do të ngrihet padi për kundërvajtje sipas Ligjit për të Huajt, ndërsa kundër M.S. do të ngrihet edhe padi për kundërvajtje sipas Ligjit për Armët dhe Municionet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk tha nëse personat e ndaluar kishin pasur ndonjë kontakt me ata që ishin të mbledhur në Parkun e Pionierëve në Beograd.

Në këtë park, që gjendet para Parlamentit të Serbisë, grupe njerëzish kanë bllokuar një nga rrugët më të ngarkuara, për më shumë se katër muaj.

Kjo është bërë nga mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, për t’iu kundërvënë protestave antiqeveritare që vazhdojnë në Serbi që nga nëntori i vitit të kaluar.

Agron Shehaj kundër emrit të Florian Binajt: Si mund të shkojmë në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë? Kjo është e papranueshme

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka shprehur kundërshtinë ndaj mënyrës si Partia Demokratike shpalli Florian Binajn si kandidatin për Bashkinë e Tiranës, duke e quajtur procesin jo serioz dhe të paqartë.


Sipas Shehajt, opozita duhej të zgjidhte kandidatin më të mirë përmes një sondazhi transparent, dhe jo të vendoste në mënyrë të njëanshme.

Ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Sali Berishën dhe se komunikimi ndërpartiak u ndërpre në momentin që PD shpalli kandidatin pa konsultim me partitë e tjera opozitare.

Agron Shehaj: Qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim ? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shapllur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.
Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidatë, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momentin kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidatë. Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë” .
E përseris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin. Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh.
Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri.
Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi. gsh

Presidentja Osmani akuzon Vuçiqin se tentoi ta prishte takimin e Bërdo-Brionit

Liderët e Ballkanit Perëdimor mblidhen në Durrës të Shqipërisë për Samitin Bërdo-Brioni, 6 tetor.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se tentoi “të prishte takimin” e Bërdo-Brionit që u mbajt në Durrës, por shtoi se në fund udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me unanimitet miratuan një deklaratë të përbashkët të samitit.

Pas samitit, Osmani tha për transmetuesin publik shqiptar se Vuçiq, iu drejtua samitit me “ofendime dhe arrogancë”.

“…natyrisht që për çdo propagandë që Vuçiqi synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumente në anën e së drejtës dhe argumente të cilat janë fuqizuar e mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare, nëpërmjet mendimeve të GJND-së”, tha Osmani, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që vendosi se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008 nuk ishte shkelur ligjin ndërkombëtar.

Serbia refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin pjesë të saj.

Gjatë samitit, sipas Osmanit, Vuçiq u ankua edhe për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë arritur në mars të këtij viti.

“Ai [Vuçiq] mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë dhe përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës sonë si komb ne asnjëherë nuk e kemi sulmuar askënd, s’e kemi pushtuar askënd, por gjithmonë e kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë integritetin tonë territorial. Aleanca tona janë aleanca mbrojtëse për të na mbrojtur nga rreziqet që na vijnë nga të tjerët. Për Kosovën, rreziku na vjen nga Serbia kështu që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë ushtrinë tonë”, tha Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat se gjatë takimit në Durrës kishte pasur përplasje me Osmanin kur u diskutua për integritetin territorial, që sipas tij, çdokush e interpreton siç do.

“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Të rrotullohet stomaku dhe të gjithë e dëgjojnë dhe tundin kokën… Prandaj, unë ia kujtova ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, i urova që të ketë më shumë turizëm në jetën e saj dhe kjo ishte”, tha Vuçiq.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën të hënën në Durrës të Shqipërisë për Samitin rajonal Bërdo-Brioni, duke zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).

Duke folur në hapje të seancës plenare të këtij tubimi, presidenti i Shqipërisë si mikpritës i ngjarjes, Bajram Begaj, tha se Tirana e mbështet dialogun rajonal, me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian.

“Për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE. Duhet të vazhdojmë t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Bërdo-Brionit”, tha Begaj.

Tema e samitit të sivjetshëm ishte “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi u përqendrua në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Pas samitit, Osmani tha se procesi i anëtarësimit në BE nuk bazohet në merita, sepse, po të ishte kështu, tha ajo, Kosova “do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit. Por, fatkeqësisht, zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit, ku morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.

Samiti u zhvillua në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, u trajtuan edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit gjithashtu i solli Osmanin dhe Vuçiqin përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiq tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiq po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, nën udhëheqjen e presidentit shqiptar Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Florian Binaj kandidat i PD-së dhe opozitës në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Sali Berisha zbulon arsyet: Është personalitet

Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve.

“Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bë nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës.
Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.
Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.
Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave.
Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar, i përzuri nga televizioni ABC dhe u zhvendosën tek televizioni SYRI.
Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin drejtues të Piranjave dhe stafin, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit.
Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur në lidhje me personin apo grupin që do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, tha se kjo është në dorën e kandidatit që PD do të mbështesë, pra Florian Binaj.

Berisha u shpreh megjithatë se PD dhe opozita janë të gatshëm që të vënë në dispozicion të gjithë potencialet që kandidatit do t’i nevojiten.

Sali Berisha: Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin, dhe do të jetë kandidati që do të kërkojë ndihmën nda forca jonë politike dhe nga forca të tjera të opozitës. Të gatshëm të angazhojmë të gjithë potencialet tona që kandidati gjykon se i shërbejnë fitores së tij. bw

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Durrës për Samitin Bërdo-Brioni

Liderët e Ballkanit Perëdimor gjatë samitit të vitit të kaluar në Tivar

 

Radio Evropa e Lirë

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Durrës të Shqipërisë për Samitin rajonal Bërdo-Brioni, për të zhvilluar bisedime për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian (BE).

Tema e samitit të sivjetshëm do të jetë “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Samiti vjen në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, do të trajtohen edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit gjithashtu i sjell Osmanin dhe Vuçiqin përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiq tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiq po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet në Tiranë, Adriatik Lapaj mbështet kandidatin Florian Binaj: Shqipëria vlen mbi partinë!

Partia Shqipëria Bëhet ka deklaruar se në zgjedhjet që do të mbahen në Tiranë më 9 nëntor, do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Adriatik Lapaj shkruan se edhe më parë kishin bërë me dije që për shkak të rrethanave ku mbahen këto zgjedhje, kandidatura për kryebashkiakun e ri të Tiranës duhet të vinte nga nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.

Postimi i plotë:
Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë. bw

Nis sot në Shqipëri viti i ri akademik, studentët iu drejtohen auditorëve

Në të gjithë universitetet e vendit studentët nisën sot vitin e ri akademik 2024-2025.

Ndërkohë që këtë vit vijon ende raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, i cili ka nisur më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48-orëshe. Ndërsa raundi i tretë zhvillohet nga data 13 tetor deri më 24 tetor 2025.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qytet Studenti, ku bëri me dije se këtë vit do të akomodohen 700 studentë më shumë se vitet e tjera.

“MIRËMËNGJES dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai. bw

“Jam i lumtur që PD kuptoi se duhet një kandidat jashtë partive”- Agron Shehaj: Të nxjerrim disa emra dhe e gjithë opozita të pajtojë një kompani sondazhesh

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj foli pasditen e sotme për News24, lidhur me kandidatin e përbashkët për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku PD, aleatët përfshirë Mundësia do dalin me një emër jashtë partiak.


Shehaj u shpreh i lumtur që PD-ja sipas tij kuptoi se tashmë duhet dalë me një kandidat jo partiak për të maksimalizuar votat.

“Sigurisht jam i lumtur, për këtë gjë. Kjo tregon se realisht kemi të gjitha partitë opozitar që kanë pranuar këtë formulë kanë dëshirë të dalim me një kandidat që i afrohet fitores pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se është e vështirë. Pozitivisht, më bëhet qejfi që edhe dje i bëri thirrje kandidatëve të tjerë të shfaqin interesin e tyre.”

Më tej Shehaj tha se duhet opozita duhet të një kandidat që maksimalizon votat.

“Janë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe jam i lumtur që kanë shpallur interesin. Sa më shumë të jenë aq më shumë mundësi ka. E rëndësishme që nxjerrim kandidatin që ka më shumë shanse në zgjedhjet e ardhshme. Mund ta bëjmë në mënyrë transparente dhe perëndimore të mundshme.”

Sakaq, fton të gjithë aleatët opozitarë të pajtojnë një kompani të huaj sondazhesh që do tregoj nga sondazhi cili kandidat ka mundësi të fitojë përballë Ogerta Manastirliut.

“Unë ftoj partitë opozitare që duan të mbështesin një kandidat jashtë partive dhe të pajtojmë një kompani të huaj që të na thotë se cili kandidat ka mundësi të fitojë. Mënyra më e drejtë për të maksimalizuar mundësitë e opozitës. Dy ditë janë më se të mjaftueshme. Shumë do thonë se nuk ka kohë, dy ditë nuk janë pak. Mazhoranca na ka vënë në kushte që fushata do zgjasë pak javë. Mënyra e duhur për të marrë vendimin e saktë, vetëm kjo është një sondazh profesional.”

Shehaj u shpreh se kjo ide për kandidat jashtë partiak erdhi pasi opozita prej kohësh nuk po korr fitore dhe tashmë duhet prodhuar diçka e re.

“Kam 3 muaj që kam hedhur idenë e kësaj formule. Edhe nëse jemi me vonesë përgjegjësitë nuk i gjeni te unë. Opozita do jetë gjithmonë në vështirësi nga mazhoranca. Në kushte të vështira do jemi. Me gjithçka do jemi të kufizuar. Do shfrytëzojmë hapësirat që kemi.

Kemi 12 vjet që prodhojmë të njëjtën produkt. Është e pamohueshme që PS mri49 % të votave. PD mori 33-34%, pastaj jemi ne 6% pastaj partitë e tjera. Është e qartë se nëse vazhdojmë të njëjtën betejë në të njëjtën formë dhe me të njëjtët njerëz. Duhet të prodhojmë diçka të re. Askush nuk duhet të kompleksohet.

Çdo gjë që po bëjmë po e bëjmë në mënyrë, jam i lumtur që PD-ja më në fund kuptoi se nuk mund të nguli këmbë si ka vazhduar këto vjet. Dhe kuptoi se duhet një kandidat jashtë partive politike.’

EMRAT- Çmontohet karteli italo-shqiptar i drogës në Leçe! 13 shqiptarë mes 29 të arrestuarve, tonelata droge nga Shqipëria në Spanjë

Një megaoperacion është zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Antimafia e Leçes më 2 tetor, duke çmontuar një organizatë narkotrafiku italo-shqiptare, që operonte në kalimin e tonelatave me drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Spanjë dhe anasjelltas.


Të paktën 29 persona janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë, mes tyre edhe gra, ku shumica janë familjarë dhe bosët emra të njohur.

Baza kryesore e organizatës ishte në Salento, ndërsa në operacion morën pjesë qindra forca dhe u sekuestruan drogë, para dhe sende me vlerë prove materiale.

Hetimi zbuloi ekzistencën e grupeve të shumta kriminale, kryesisht të përbëra nga italianë dhe shqiptarë (përfshirë një spanjoll), të cilët dyshohet se drejtonin një rrjet kompleks trafikimi droge. Operacioni, i quajtur “Gioele”, i drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Leçes, e cila koordinoi hetimin, vazhdoi drejtpërdrejt me paralajmërimet, pa kërkuar më parë një masë paraprake.

Hetimet kanë nisur që në kohën e Pandemisë Covid-19, nëpërmjet survejimeve, përgjimeve, arrestimeve sporadike dhe sekuestrimeve. Kontaktet e forta të mbajtura jashtë vendit, veçanërisht në Spanjë dhe Shqipëri, ishin thelbësore për të gjithë këtë.

Një pjesë e dosjes është në proces pasi hetimet kanë nisur që nga 2018, duke vijuar gjatë pandemisë dhe aktualisht me arrestime dhe sekuestrime të tjera në vijim, informon media italiane.

Kush janë të dyshuarit?

Të akuzuarit dhe të arrestuarit janë: Xhuljano Ajazay, një shqiptar 28-vjeçar, Claron Bajrusi, një 21-vjeçar nga Campi Salentina, Julian Beqiraj, një shqiptar 45-vjeçar, Laura Borioni, një 51-vjeçare banore e Romës (por me vendbanim në Milano), Stefano Brocca, një 48-vjeçar nga Roma, Luigi Buttazzo, një 69-vjeçar nga Castri di Lecce, Mauro Centonze, një 50-vjeçar nga Lecce, Cristian De Giorgi, një 43-vjeçar nga Lecce, Alfred Feta (i njohur edhe si Fredi), një shqiptar 56-vjeçar, me vendbanim në Vicchio (Firence).

Po ashtu dhe: Jeta Feta, 51-vjeçare shqiptare, Matteo Fracarolli (i njohur si Rolli), një 40-vjeçar nga Novellara (Reggio Emilia); Erion Kaloshi, 44-vjeçari shqiptar; Arjan Komini, 44-vjeçari shqiptar; Lulezim Kule (i njohur si Luli ose Jimmy), 49 vjeç shqiptar, banues në Monteprandone (Ascoli Piceno); Eltion Majkaj (i njohur si Elti), 37-vjeçari shqiptar; Alessandro Marchello (i njohur si Otto), një 52-vjeçar nga rrethi Castromediano i Cavallino.

Nën hetim janë edhe: Lusjan Mbole (i njohur si Lusi), një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Lecce dhe Zagarolo (Romë); Xhjusild Osmenaj, një shqiptar 34-vjeçar; Francesco Prato, një 55-vjeçar nga Lecce; Nelm Sacaj, një shqiptar 28-vjeçar; Shkelqim Sinani (i njohur si Çimi), një shqiptar 48-vjeçar me banim në Copertino; Marco Scalise (i njohur si Shell), një 52-vjeçar nga Milano; Carlo Serio, një 51-vjeçar me banim në Ibiza, Spanjë, me banim në Torre Chianca, Lecce; që dyshohet edhe si bosi i kartelit, Joan Herrera Sotorres, një 43-vjeçar nga Barcelona (Spanjë); Endri Xhumbaraj, një shqiptar 33-vjeçar; Ervis Xhumbaraj (i njohur si Visi), një 47-vjeçar shqiptar, banues në Romë (por me shtëpi në Leçe).

Së fundi: Sheptim Xhepa (i njohur si Tmi), 43 vjeç shqiptar, banues në Leçe; Anila Zeqe, 51 vjeçe shqiptare, banuese në Castri di Lecce; dhe Kujtim Zeqe (i njohur si Jimmy ose Çimi), 53 vjeç shqiptar, banues në Leçe. Disa nga të akuzuarit nga Lecce po mbrohen nga avokatët Silvio Verri, Antonio Savoia, Americo Barba dhe Raffaele Benfatto.

Mbi 2.5 tonë drogë

Gjatë hetimit, të kryer nga GICO (Grupi i Hetimit të Krimit të Organizuar) i “Fiamme Gialle” dhe të përqendruar në një periudhë dyvjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2020, rreth tridhjetë persona u arrestuan në flagrancë dhe u sekuestruan gjithsej 2,677 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe 4,975 litra vaj hashashi.

Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e 192,640 eurove në para të gatshme, së bashku me gjashtëmbëdhjetë makina dhe katër anije, të gjitha asete që besohet se kanë qenë instrumentale për aktivitetin e paligjshëm.

Sipas hetuesve, vlera e drogës, nëse do të ishte vendosur në treg, do të kishte gjeneruar fitime të paligjshme të vlerësuara për organizatat kriminale prej afërsisht 6 milionë eurosh.

Grupi i Lulzimit dhe Serios

Ndër aktorët kryesorë në hetim janë shqiptari Lulezim Kule, banor i rajonit Marche, dhe Carlo Serio nga Lecce. I pari besohet se ka qenë në krye, duke mbajtur kontakte midis Shqipërisë dhe Spanjës; kjo e fundit është terminali i saj i konsoliduar.

Serio besohet gjithashtu se është banor i Ibizës dhe është tashmë në gjyq për trafikim të ngjashëm si pjesë e hetimit ndaj klanit Pepe-Penza-Gagliardi, i cili u shfaq vitet e fundit si dominues në kryeqytet dhe zonat përreth.

Prandaj, Kule do të kishte ofruar mbështetje logjistike për furnizimin, transportin dhe ruajtjen e “mallrave” (kryesisht kokainës), duke përfituar nga bashkëpunimi i një tjetër vendasi të Leçes, Francesco Prato, dhe Roman Laura Borioni.

Ndërkohë, Serio – bashkëpunëtori i besuar i Kules – me përvojë të provuar në “sektor” dhe burime financiare, do të kthehej në Itali kur të ishte e nevojshme për të organizuar trafikimin, gjithashtu me mbështetjen e Alessandro Marchello (nga Cavallino), Marco Scalise (nga Milano) dhe Joan Herrera Sotorres (nga Spanja) për përpunimin e drogës para dorëzimit tek blerësit përfundimtarë.

Shumë më tepër sesa një kuriozitet: për prodhimin e kanabisit, banda do të kishte përdorur ekspertizën e Matteo Fracarolli nga Reggio Emilia, pronar i një kompanie që merret me kultivimin e bimëve për përpunimin e fibrave tekstile, nëpërmjet shtimit të kanabisit të lehtë, duke krijuar në mënyrë efektive një laborator të aftë për të prodhuar sasi të mëdha të drogës në një kohë të shkurtër.

Trafikët e tjerë

Një tjetër burrë nga Lecce që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm është Mauro Centonze, i cili, sipas dokumenteve, është i lidhur me vëllezërit shqiptarë Endri dhe Ervis Xhumbaraj, operativin e dytë në kryeqytetin e Salentos, dhe me Lusjan Mbole, me të cilin të dy janë të lidhur.

Ata dyshohet se krijuan një lidhje të vërtetë midis organizatave kriminale italiane dhe shqiptare, me Centonzen që bashkëpunonte duke ruajtur dhe shitur drogën, në disa raste duke drejtuar automjete të ngarkuara me “mallra” për të arritur në vendet e shkëmbimit.

Pastaj ishte grupi shqiptar i përbërë nga Alfred Feta, Arjan Komini, Shkelqim Sinanin dhe Kujtim Zeqe, me një tjetër bashkëpunëtor të dyshuar nga Salento, Luigi Buttazzo. Thuhej se ata ishin specializuar në tranzitin e narkotikëve nga bregu shqiptar, veçanërisht marihuanës dhe kanabisit, të destinuara për qendra të ndryshme italiane pasi ruheshin në provincën e Leçes.

Në veçanti, 69-vjeçari Buttazzo, një njeri i besuar i Zeqes (i cili jetonte gjithashtu në Lecce), dyshohet se ka siguruar punë në pikat e zbarkimit dhe ka ndihmuar në transportimin e drogës në një depo në marinën Torre Chianca. Prej andej, siç u përmend, substancat do të transportoheshin diku tjetër.

Krahas këtyre figurave të shquara, sipas hetimeve të urdhëruara nga Prokurori Publik Giovanna Cannarile, kishte edhe të tjerë që nuk u akuzuan për komplot për trafik droge, por për incidente individuale të trafikimit të drogës.

Disa janë identifikuar dhe për këtë arsye po hetohen, ndërsa të tjerë mbeten të panjohur.

“T’ua kthejmë bashkinë qytetarëve!”- Florian Binaj shpall kandidaturën për Tiranën: Partitë që duan ndryshimin, të na bashkohen

“Ta nxjerrim bashkinë nga gjendja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne”.

Me këto fjalë aktori i njohur Florian Binaj ka vendosur të shpallë kandidaturën e tij në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë, pas vendimit për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se vendimin për të kandiduar e kanë marrë nisur nga nevoja që Tirana ka për t’u drejtuar nga një figurë që nuk vjen nga partitë politike, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e tij nëse merr mjaftueshëm vota nga qytetarët dhe të drejtojë Tiranën për 2 vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:
Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.
Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.
Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!
Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen.
Faleminderit. bw

Kundërshtojnë prishjen e bizneseve, banorët e 4 fshatrave në Vlorë: Do të mbrojmë pronat tona, duan t’ua japin oligarkëve

Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë në Vlorë janë ngritur kundër aksioneve të IKMT-së, të cilat, sipas tyre, synojnë prishjen e bizneseve vendase për t’u hapur rrugë projekteve turistike që favorizojnë oligarkë të lidhur me qeverinë.

 

Ata u mbledhën në një takim të përbashkët, të cilin e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”, me qëllim kundërshtimin e prishjeve të bizneseve të tyre nga ana e IKMT-së.

Sipas organizatorëve, pas këtij aksioni qëndron një plan i qeverisë për t’i kaluar pronat e banorëve në duart e disa oligarkëve, përmes projekteve turistike.

“IKMT-në do ta thyejmë. Nëse duhet, edhe me përplasje fizike! Ky është vetëm fillimi,” – deklaroi organizatori i takimit, Edvioll Kulluri, ndërsa ftoi banorët të bashkohen në peticione dhe kallëzime penale, por edhe në rezistencë aktive.

Sipas banorëve, prishjet e paralajmëruara nuk kanë lidhje me ndërtimet pa leje, por me plane për t’u marrë tokat banorëve dhe për t’ua kaluar individëve me ndikim për ndërtimin e resorteve turistike.

Ata thanë se një grup i IKMT-së ka dhënë një afat verbal për largimin e bizneseve nga zona e Orikumit dhe Llogarasë deri në fund të tetorit, duke e quajtur këtë një veprim të paligjshëm dhe të pakoordinuar.

“Prishjet nuk bëhen për ndonjë shëtitore, por për resorte luksoze që do të përjashtojnë ne vendasit nga çdo mundësi zhvillimi ekonomik. Nuk jemi kundër zhvillimit, por kundër grabitjes me ligj!” – thanë të pranishmit.

Banorët gjithashtu denoncuan falsifikimin e certifikatave të pronësisë, duke pretenduar se toka u është marrë vendasve dhe regjistruar në emër të personave të lidhur me pushtetin.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit firmosën një peticion për funksionimin zyrtar të Kuvendit Komunitar dhe ngritën grupe pune për të organizuar hapat e mëtejshëm të protestës.

Ata ranë dakord të rikthehen sërish ditën e diel, ku pritet të vendosin mbi format e rezistencës dhe aksionet e ardhshme kundër vendimeve të IKMT-së. Panorama

Pse PD vendosi të mbështesë të pavarurit? Berisha përmend rastin e Gjermanisë: Jo partiakët kanë rezultuar të suksesshëm

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë arsyetim se përse ka vendosur të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur.

Duke ju referuar dhe rastit të landit të Rine Vefstalia në Gjermani, ku sipas Berishës, kandidatët e pavarur për zgjedhje vendore ishin kryesisht intelektualë dhe morën rezultat pozitiv, kur u mbështetën nga forcat e mëdha politike gjermane.

Berisha: Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu.

Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është.

Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike. Pra, nuk është kjo.

Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.

Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës.

Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.

Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre.

Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo. bw

Zgjedhjet e 9 Nëntorit- PD nuk shpall emra, Berisha: Mbështesim kandidatët e pavarur në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera. Jo figura politike!

PD nuk do të shpallë kandidat nga radhët e saj për Tiranën. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Kryesia e PD e cila u mblodh këtë pasdite me rend dite zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit. Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një prononcim për mediat se opozita do të mbështesë kandidatët e pavarur për bashkinë e kryeqytetit dhe jo një figurë politike.

I njëjti model, tha Berisha, do të ndiqet edhe me 5 bashkitë e tjera.

Lideri i opozitës ftoi intelektualët dhe ekspertët që duan të kandidojnë në zgjedhjet e pjesshme, të paraqesin interesin e tyre pranë PD, për të hyrë në garën elektorale të muajit të ardhshëm.

“PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera. Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë”, tha Berisha.

 

Sali Berisha: Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.

Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu. Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është. Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike. Pra, nuk është kjo.

Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër. Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës. Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi. Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre. Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo.

***

Ndërkohë, kryetari i PD, Sali Berisha tha para anëtarëve të forumit më të lartë vendimmarrës të PD se nuk do të bojkotohen zgjedhjet e 9 Nëntorit, pavarësisht rezervave që ka shprehur opozita me dekretin e Presidentit Bajram Begaj.

Në 9 Nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Për Bashkinë e Tiranës, PS ka shpallur tanimë kandidimin e ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Në Mat, mazhoranca ka prezantuar emrin e Altin Bojnit. Ndërsa, për 4 bashkitë e tjera socialistët nuk kanë ende emra të zyrtarizuar. bw


Send this to a friend