VOAL

VOAL

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe 6 të tjerë, ja për çfarë akuzohen

 

SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrësa, Benet Beci dhe 6 të tjerë. Ndaj tyre rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

 

SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, së bashku me 6 persona të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Krahas Becit, të pandehur janë Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, dhe Rudin Gjoni.

Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për tenderin e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë zhvillimit të kësaj procedure janë kryer veprime të kundërligjshme nga titullari i autoritetit kontraktor, anëtarët e njësisë së prokurimit dhe komisioni i vlerësimit të ofertave, të cilat lidhen me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve të tenderit dhe vlerësimin e ofertave.

Sipas SPAK, Benet Beci, në kohën kur ushtronte detyrën e administratorit të KESH, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, ka paracaktuar dhe krijuar avantazhe të padrejta për shoqërinë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k., duke shkelur dispozita të ligjit për prokurimin publik dhe aktet nënligjore përkatëse.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Ilir Alimehmeti: Shqipëria në emergjencë kombëtare, qeveria rrëzohet vetëm me veprim

Ai theksoi se problemi nuk lidhet vetëm me keqmenaxhimin apo korrupsionin financiar, por me rrënimin e vlerave, familjes, pronës dhe orientimit perëndimor të Shqipërisë. Alimehmeti u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës që të kalojnë nga fjalët te veprimi, duke nënvizuar se ndryshimi nuk vjen nga sallat e konferencave, por nga përballja e drejtpërdrejtë me qeverinë në rrugë, në bulevarde dhe pranë institucioneve.

Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë, faleminderit të gjithëve ju për që jeni këtu. Falënderoj shumë në fakt edhe audiencën sepse unë e di që mes tyre ka njerëz që po mendojnë a të bashkohen apo jo me këtë iniciativë, absolutisht për të rrëzuar një qeveri një orë e më parë. Faleminderit doktor Berisha për këtë ftesë dhe organizim. Të themi një gjë të qartë, të gjithë neve, po mos përsëritem. Ne jemi në emergjencë kombëtare. Të jemi të qartë, domethënë, nuk po flas këtu për katastrofa natyrore që na godasin ne çdo verë e çdo dimër dhe gjejmë përballë një shtet të paaftë për t’u marrë me to. Jemi në emergjencë kombëtare sepse ne po qeverisemi nga njerëz antikombëtarë. Nga antivlera, nga antimoral. Kjo është e vërteta. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, se flasim shumë për fondet, por na vjedhin të ardhmen e kalamajve tanë.

Po vjedhin çdo gjë që përfaqëson ky shtet këtu. E në fund fare neve, të gjithë ne, po patjetër, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, po dhe ata që na dëgjojnë, duhet të vendosin, do marrin rolin e spektatorit këtu, apo do marrin rolin e aktorit këtu? Sepse këtu ka nevojë për veprim. Nuk është thjesht çështje që neve t’i themi gjërat. Ata i mendojnë, na japin të drejtë moralisht, po ka nevojë të kuptojmë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit. Dhe unë dëgjoj shpesh, kemi mendime të ndryshme. Po, patjetër kemi mendime të ndryshme.

A mund t’i vëmë në një platformë të përbashkët? Edhe këtë mund ta bëjmë, patjetër. Po pyetja e parë është, me të vërtetë, sa të ndryshme janë këto mendime? Pra, neve si qëndrojmë kundër shpopullimit? Neve si qëndrojmë kundër korrupsionit moral dhe financiar? Neve si qëndrojmë kundër narkotrafikut? Po për familjen, si qëndrojmë neve? Se ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe t’ia shpjegojmë dhe të flasim me njerëzit, deri tek pragu i institucioneve, ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit kjo? Po patjetër kalon përmes rrugës dhe bulevardit. Por duhet të kalojë në mënyrë të fortë, në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të përshkallëzuar. Se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë. As nga sallat e konferencave nuk hidhet. Hidhet nga atje jashtë, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe së bashku me ty, duke shkuar atje për t’i treguar atyre vendin që meritojnë. Një vend antikombëtar, një person që është antikombëtar, nuk e meriton vendin e tij mes këtij kombi, e jo më mbi këtë komb.

Ermal Hasimja: Bashkëpunimi i PD me partitë e vogla?/ Kjo është formula e vetme për të mposhtur pushtetin

Politologu Ermal Hasimja ka bërë një analizë të thelluar të situatës politike në Shqipëri.

Sipas tij, në një demokraci funksionale me zgjedhje të lira, çka Shqipërisë i mungon, edhe një opozitë me performancë mesatare do të ishte e mjaftueshme për të sfiduar dhe larguar një regjim nga pushteti.

Në qendër të çdo platforme bashkëpunimi opozitar duhet të qëndrojnë dy shtylla të patjetërsueshme: garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe mbështetja pa ekuivoke për sistemin e drejtësisë. Hasimja vë në dukje se Partia Demokratike ka shfaqur luhatje në qëndrimin e saj ndaj reformës në drejtësi, por shton se kohët e fundit vërehen sinjale më pozitive. Ai thekson se institucionet e drejtësisë gëzojnë sot një besueshmëri më të lartë publike se vetë partitë politike.

Bashkimi i forcave opozitare nuk shihet si një luks, por si një domosdoshmëri matematikore. Duke analizuar rreth 150,000 votat e marra nga partitë e reja dhe të vogla, Hasimja argumenton se një pjesë e konsiderueshme e këtij elektorati përbëhet nga votues të majtë të zhgënjyer, të cilët nuk do të votonin kurrë për të djathtën tradicionale. Kjo e bën përfshirjen e këtyre forcave të reja politike thelbësore për çdo strategji që synon fitoren.

Hasimja:

E kam më kollaj ta them këtë gjë se s’jam as anëtar i Partisë Demokratike, as i bashkangjitur në çfarëdo lloj mënyre. Problemi kryesor që ka është problemi i besueshmërisë. Domethënë normalisht në çfarëdo lloj vendi ë europian normal me demokraci sot në botë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme që ne s’i kemi, do të mjaftonte jo një opozitë e shkëlqyer, por thjesht një opozitë normale, mesatarisht, që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo thjesht nga pushteti por dhe nga historia. Kështu që ky është burimi i parë që duhet të kërkojë, në fakt, opozita po flas në tërësi.

Nga ana tjetër pastaj unë mendoj që, opozita, dhe prapë flas gjithmonë opozita në tërësi, jo thjesht Partia Demokratike, nuk e ka luksin që të shmangë nga radhët e veta ose të krijojë konflikte të të brendshme ose çfarëdo lloj ndarje, përçarje e të tjera e të tjera, hiq ndonjë rast pastaj si puna e marksistëve të Arlind Qorrit, Lëvizjes Bashkë, kjo është muhabet tjetër pastaj.

S’po flasim për atë. Nga pikëpamja ime dhe hajduti më i madh në botë është më i preferuar në raport me një me një komunist, me një marksist. Po e lëmë atë pjesë, edhe ajo është e diskutueshme. Edhe edhe ata në fund të fundit mund të kontribuojnë në qoftë se dëshirojnë, pavarësisht se e dimë shumë mirë që nuk, as nuk e kanë plan, kështu që s’ia vlen me u lodh me atë aspekt. Çfarë bëhet me pjesët e tjera pastaj?

Mendoj që Partia Demokratike dhe partitë e tjera do të duhet të mblidheshin në fakt dhe të diskutojnë jo me hartime, poezi e të tjera e të tjera, dhe pa pas nevojë të trajtojnë, të nxjerrin problemet dhe diskutimet. Të gjithë problemet që kemi këtu, edhe unë jam vetë sipërmarrës përveç të tjerash, i dimë shumë mirë. S’ka nevojë t’i diskutojmë se çfarë qeverie është kjo, e dimë shumë mirë.

Çështja është, unë mendoj që në qoftë se do ketë një lloj bashkëpunimi, duhet ndërtuar mbi bazën e diçkaje konkrete, mbi bazën e një propozimi konkret, një platforme konkrete, në bazë të së cilës, pse jo dhe mu bë qejfi shumë mirë që dëgjova nga nga doktor Berisha atëherë më përpara, ato dy pikat e para, domethënë një, ajo që është themelore, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se këtu fillon i gjithë diskutimi, dhe prandaj dhe ne sot kemi këtë që kemi, këtë lloj situate dhe këtë lloj qeverisje, dhe dy pastaj, pika e dytë që është gjithashtu shumë e rëndësishme, çështja e mbrojtjes dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë. Këtu PD-ja është me luhatje. Megjithatë, unë vetë kam konstatuar këto kohët e fundit që ka një lloj qëndrimi shumë më pozitiv.

Do të duhet me u bërë e qartë dhe të tjerëve me sa duket se tek një pjesë e mediave akoma s’ka mbërritur kjo gjë. Domethënë, sot institucionet më të besueshme në Shqipëri janë institucionet e drejtësisë. Shumë më larg partive. Domethënë, do s’do PD-ja, Shehaj, Lapaj e të tjera e të tjera, sot institucionet më të besueshme janë pikërisht këto. Dhe bashkëpunimi me partitë e tjera nuk është çështje luksi, është çështje domosdoshmërie. Pse? Sepse, dhe ja marr një çikë me këtë punë se kam dhe instiktet e vetë të të politologut, njeriut që edhe e shikon, e studion politikën, jo si analist televizioni po dikush që ka ca reflekse të tjera, pak më të thella. Nga ato 150.000 votat që kanë marrë sot partitë e reja dhe të vogla, një pjesë e mirë e atyre votave janë vota që s’do të shkonin kurrë tek e djathta. Te asnjë parti e djathtë. Janë vota që janë marrë në zona si si, ato që PD-ja e quan Stalingrad në fakt, me shumë të drejtë.

Tani, janë vota të cilat nuk do të shkojnë ndonjëherë tek e djathta sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Në rastin më të mirë, këta janë njerëz që nuk, thjesht abstenojnë dhe nuk votojnë. Kjo është dhe një arsye tjetër pse në fakt votat e këtyre partive janë të nevojshme. Dhe shumë mirë që dhe ftesa iu bë dhe atyre, dhe unë kam qenë i mendimit që duhet, do të duhet të ishim. Megjithatë mendoj, kjo është thjesht çështje teknike, që në qoftë se ftohen për diskutim dhe për bashkëbisedim, nuk ka nevojë dhe thjesht të bëhen edhe publike. Ndoshta mund të jetë edhe një tryezë diskutimi që mund të bëhet mbi një platformë duke nisur nga ato dy pikat.

Por mendoj që duhet më tepër sesa kaq. Mendoj që duhet që Partia Demokratike të tregojë edhe një nivel besueshmërie, një nivel parimor më të lartë sesa ai që ka pasur deri më sot. Për shembull, nuk ka kuptim që Partia Demokratike ta lejojë veten që të shfaqet si bashkëpunuese me Partinë Socialiste për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër pastaj t’i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Çfarë kuptimi ka kjo? S’ka asnjë lloj kuptimi. Në qoftë se PD-ja është e sinqertë tek bashkëpunimi, unë mendoj dhe është akoma në kohë, dhe hapi i parë është bërë sepse në këtë moment nuk është bashkëpunuese, e ka pezulluar bashkëpunimin, me sa di unë në parlament, le ta vazhdojë këtë edhe një hap më tutje.

Tryeza e PD – Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi: Shqipëria e kapur edhe nga mafia e ushqimeve, kërcënime, shantazhe…

Një denoncim i fortë ka ardhur nga një prej biznesmenit të njohur Nikollaq Neranxi, i cili ka akuzuar se krimi i organizuar ka shtrirë tentakulat e tij në këtë sektor jetik, duke shkatërruar konkurrencën e ndershme dhe duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.

Në tryezën e thirrur nga PD me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe intelektualët, sipas dëshmisë së Neranxit, pas investimeve masive në sektorin e ndërtimit, mafia tashmë ka kapur industrinë ushqimore, një fushë më pak e ekspozuar ndaj vëmendjes publike.

Kjo ndërhyrje, sipas tij, ka sjellë një rënie drastike të standardeve të sigurisë ushqimore. Biznesmeni ngre pyetje retorike tronditëse: “A guxon kush t’i kërkojë llogari atyre që sjellin ushqime të skaduara, oriz sintetik, pula me salmonelë, peshk me parazitë, apo produkte të ndryshme me substanca kancerogjene?”

Ai i përshkruan këto grupe si “tregtarë droge” që tashmë po u shesin konsumatorëve “vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta”. Klima e krijuar është ajo e frikës dhe pafuqisë së institucioneve. Sipas denoncuesit, asnjë doganier, punonjës i tatimeve, specialist bujqësie apo inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) nuk guxon të përballet me këto grupe. Lajmet për ushqimet e rrezikshme, thekson ai, vijnë kryesisht nga institucionet e huaja dhe vetëm pasi produktet janë konsumuar tashmë nga shqiptarët.

Situata ka arritur kulmin me një ngjarje të rëndë të ndodhur pak javë më parë, ku një biznesmen u mor peng nga shtëpia e tij dhe u dërgua tek bandat.

Ironia, sipas Neranxit, qëndron në faktin se të nesërmen e kësaj ngjarjeje skandaloze, Kryeministri zhvilloi një takim me biznesmenë, por asnjë prej tyre nuk guxoi të ngrinte zërin apo të bënte “pyetjen ekzistenciale: Kush na e siguron neve jetën dhe biznesin?”

“Ne jemi kthyer në një Sinaloa ku ligjin e bën i forti. Ky vend është lënë nën menaxhimin dhe sundimin e mafies, dhe ne si biznes, që nuk kemi asnjë lidhje me atë botë, vuajmë çdo ditë pasojat”, u shpreh Neranxi.

Nikollaq Neranxi: Faleminderit për mundësinë që më dhatë për të folur mbi problemet e biznesit. Për të mos përsëritur të njëjtat probleme të biznesit me taksa të larta dhe vështirësi nga më absurdet, sot kam zgjedhur të fokusohem në një problematikë që e njoh mirë për shkak të aktivitetit tim. Të gjithë e dimë se investimi i parave të mafies është në sektorin e ndërtimit. Por në fakt, mafia sot në Shqipëri ka kapur dhe një sektor tjetër jetik, atë të ushqimit, më pak i ekspozuar në krahasim me sektorin e ndërtimit. Po çfarë po rrezikojmë me kapjen e sektorit ushqimor nga krimi? Përsa i përket konsumatorëve, kur mafia investon në këtë sektor, ulen të gjitha standartet e sigurisë ushqimore. Si mendoni ju? A guxon kush t’i kërkojë llogari atyre që sjellin ushqime të skaduara, oriz sintetik, pula me salmonel, peshk me parazit, apo produkte të ndryshme me substanca kancerogjene. Këta tregtarë droge, që sot kanë investuar dhe në sektorin ushqimor, po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta. Asnjë doganier, punonjës i tatim taksave, specialist bujqësie apo AKU-je nuk guxon t’ju afrohet. Edhe kur ka lajme për ushqimet e rrezikshme, ato vijnë nga institucionet e huaja, asnjëherë nga kontrollet tona dhe gjithmonë mbasi janë konsumuar e gjithë sasia nga shqiptarët. Problemi i dytë i futjes së mafies në sektorin ushqimor ka të bëjë me shkatërrimin e konkurrencës së lirë dhe nxjerrjen nga tregu të bizneseve ekzistuese, të cilët kanë të gjithë eksperiencën dhe ekspertizën e duhur për të operuar në këtë sektor. Nuk dua askush të më paragjykojë, megjithëse më keni ftuar, ju falenderoj dhe njëherë. Dua të tregoj që mos të përmend biznese të tjera, thjesht problemet që ka biznesi Neranzi. Bizneset Neranzi janë akoma në këmbë vetëm sepse ky regjim i gjeti me themele të forta dhe me një këmbëngulje të madhe nga ne për të punuar shumë, sigurisht dhe me edukimin e konsumatorit. Aktiviteti ynë është bërë shumë i vështirë. Duket sikur çdo ditë shkojmë në luftë dhe jo në punë. Mafia e ushqimeve ka nxjerrë në rrugë gangsterët e saj që terrorizojnë klientët tanë. Imagjinoni, ka pronarë pastiçerish, restorantesh apo hotelesh të cilat na pohojnë këtë gjë. E thonë hapur. Jemi të kërcënuar. Duhet të blejmë tek ata, sepse na shkatërrojnë biznesin pasi janë të lidhur me pushtetin. Pak muaj më parë arritën të terrorizonin një nga furnitorët tanë. Kishim një bashkëpunim prej 15 vitesh. Dhe më thotë vëlla, të lutem, nuk mund të bashkëpunojmë më bashkë. Më kanë ofruar para që ta heq përfaqësinë tuaj, mbasi u thashë jo, më kërcënuan. Kam fëmijë për të rritur. Do ndërpresim bashkëpunimin. Dhe ky nuk është një rast i izoluar. Ka plot biznese të konsoliduara në treg të cilat janë të kërcënuar, të shantazhuar. Disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje. Pak javë më parë, na mësuam se një biznesmen u mor peng nga shtëpia e tij dhe u dërgua tek bandat. Ironia më e madhe cila është? Të nesërmen, kryeministri i vendit bën takim me biznesmenët. Nuk doli asnjë biznesmen apo sipërmarrës që t’i bënte të paktën një pyetje ekzistenciale. Mbasi ndodh ky rrëmbimi i këtij biznesmeni, kush na e siguron neve jetën dhe biznesin? Kjo është një ngjarje skandaloze. Pra ne jemi kthyer në një Sinaloa ku ligjin e bën i forti. Ky vend është lënë nën menaxhimin dhe sundimin e mafies dhe ne si biznes që nuk kemi asnjë lidhje me atë botë, vuajmë çdo ditë pasojat. Por a ka zgjidhje ky problem? Që mafia të futet në sektorin ushqimor, kjo nuk është e padëgjuar.

Berisha ftoi forcat politike në një tryezë, ja emrat që marrin pjesë në mbledhjen e opozitës

 

Teksa ditë më parë kryetari i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat ftoi aktorët politikë që të jenë pjesë e tryezës së sotme, jo të gjithë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar emrat e disa prej të pranishmëve, por dhe të atyre që mungonin. Kujtojmë se publikisht refuzuan ftesën Adriatik Lapaj i “Shqipëria bëhet” dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

TË PRANISHËM
Florjan Binaj
Ermal Hasimja
Aulon Kalaja
Ola Xama
Akil Pano
Ilir Alimehmeti
Lush Susaj
Andi Tepelena
Entela Binjaku
Basir Collaku
Neritan Liçaj
Koloreto Cukali
Beti Njuma
Nikollaq Nerenxi
Shpend Gashi
Nard Ndoka
Fatmir Mediu
Agron Duka
Tedi Blushi
Pbdnj (perfaqesues)
Sali Shehu
Adriatik Alimadhi
Selami Jenisheri
Kostaq Papa
Ekrem Spahiu
Kujtim Gjuzi

MUNGOJNË
Partia ‘Mundësia’, ‘Shqipëria Bëhet’, Lëvizja Bashkë dhe PDIU.

“Je hipokrit, qesharak, ke hapur lokal në shesh!”/ Plas mes Qorit dhe Lapajt: Lëri dënglat, mos bridh, por bashkohu të rrëzojmë Ramën!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një përplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, të cilët kanë qasje të ndryshme për mënyrën se si e mendojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës.

Lapaj tha se të gjithë duhet të bashkohen në shesh duke lënë mënjanë logot e partive, për të rrëzuar Ramën, ndërsa Qori refuzon kategorikisht çdo bashkim me forca të tjera si PD, apo edhe partitë e reja, pasi thotë se nuk janë të ndershme.

Debati: 

Arlind Qori: Na kërkohet të bashkohemi me parti të tjera. Kam thënë që partitë e tjera nuk kanë ndershmërinë dhe nivelin e seriozitetit tonë. Fatmirësisht nuk e bëmë gabimin të bashkoheshim me ta, sepse do të bëheshim gazi i botës me tezen apo me dajën që lufton për mandat. Të gjithë partitë e tjera përveç Lëvizjes Bashkë janë në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet e Tiranës. Çdo parti ka lirinë dhe të drejtën të bëjë çdo aksion që ka qejf, çdo lloj proteste që dëshiron. Ne qëndrojmë larg këtyre aventurave.

Adriatik Lapaj: Në lidhje me tryezën e zotit Berisha, jemi në shesh po protestojmë prej 32 ditësh pa ndërprerje. Në këtë kuptim, nuk është normale të ulemi sallave të konferencave të diskutojmë në lidhje me protestat. Protesta është këtu, sheshi është i hapur për të gjithë.
Kemi thënë ka një kohë për partinë dhe ka një kohë për Shqipërinë. Asnjë nga ne veç e veç, në këtë moment që ndodhet vendi nuk e mund dot Edi Ramën. Ai ka një sistem montruoz të projeksionimit të votës, është “monstër politike”, që prodhon rezultat në disfavor të ndryshimit dhe Shqipërisë. Nuk do të shkojmë në atë tryezë, pasi ajo ka logo partie. Po të qe për tryeza partie, e shtroja unë një dhe i ftoja të gjithë. Po ndenjëm brenda gardheve nuk krijohet dot kohezioni social për të detyruar Ramën të ikë.

Ylli Rakipi: Ju ndryshoni shumë edhe me njëri tjetrin te forcat e reja. Ju mbeteni si shoqata. Këtë a ma shpjegoni dot?

Adriatik Lapaj: Ju aty zoti Rakipi, ndoshta nuk doni ta kuptoni por unë sapo ta shpjegova, thashë ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Ne nuk jemi si parti politike këtu. Ne e kemi lënë egon mënjanë, partinë mënjane te selia dhe po themi e kemi ulur gardhin partiak për ta hapur veten ndaj shoqërisë, qytetarëve. Nuk kemi siklet të rrimë në këtë shesh edhe me qytetarë që kanë votuar lëvizjen e Qorit, partine e Shehajt, PD-në. Mjafton të kuptojmë që edhe pse nuk e përlqejmë njëri tjetër halli i përbashkët, Edi Rama, është më i madh. Problemi më i madh është Edi Rama. Veç e veç të ndarë, gjtihmonë humbasim ne. Askush të mos ketë sikletin e logove dhe partive, ne themi, nuk jemi këtu si Shqipëria Bëhet dhe të mos vijnë të tjetër si parti, por si shqiptarë. Edi Rama me bandën që drejton duhet të ikë. Ndaj them, ka një kohë për partine, ka një kohë për Shqipërinë. Këta mund të mos më duan mua, edhe pse nuk kam ndonjë problem me këta, por nuk mund të jenë egoistë, për të bërë çdo gjë, përveçse të përballen me Edi Ramën. Edi Rama e ka zyrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Arlind Qori: Politika duhet bërë në emër të të drejtës dhe vërtetës. Kush gënjen i bën dëm shoqërise. Një kryetar partie nuk mund të thotë nuk veproj si kryetar i një parti politike. Të thuash jam kryetar dhe jam pa logo, është nonsense. Në vitin 2018 gjatë protestave të studentëve, kryetarja e LSI ishte Monika Kryemadhi, tha grisa teserën e LSI dhe tani po shkoj si qytetare. Nëse thua nuk vij si kryetar partie, duhet të pranosh që edhe Berisha do të vijë si qytetar. Edhe bashkimi yt me Berishën. Nuk është koalicoon partiak por na qenka bashkim popullor… Kjo nuk është e vërtëtë. Kjo është hipokrizi. Kemi nevojë për të vërtetën dhe ata që merren me politikë të kenë përgjegjësinë të thonë të vërtetën.

Adriatik Lapaj: Është hall i madh, por nuk e lë pa pëgjigje. E para, e di gjithë Shqipëria që ne vendosëm listat e mbyllura njerëz për ti djegur për të garuar me listë të hapur dhe unë kam garuar me listë të hapur, nuk u fsheha te lista e mbyllur. Tezet dhe hallat, ne i vendosëm për ti djegur, por ju i keni vendosur nëpër lista, motrat dhe vëllezërit.

Arlind Qori: Ata janë aktivistë. A e di kush është deputeti i Lëvizja Bashkë? E njohin të gjithë për mirë. Deputeten tuaj nuk e njeh njeri. Ju u tallët me popullin. Si pretendoni që pasi u bëtë gazi i botës të tërhiqni edhe të tjerët.

Adriatik Lapaj: The një pretendim që nuk bashkohen njerëz. Të dielën kur janë arrestuar katër persona, duhet të dilje krah tyre, sepse gjykata tha u arrestuan në mënyrë të paligjshme. Ka patur 3 mijë qytetarë.

Arlind Qori: A mos u tall? Po si mo 3 mijë qytetarë?

Adriatik Lapaj: Kjo qasje i shërben Edi Ramës. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës!

Arlind Qori: Ti ke hapur lokal në shesh.

Adriatik Lapaj: Të gjtihë bashkë të rrëzojmë Ramën! Nuk ka nevojë Shqipëria për dënglat e tua dhe të mijat, por ka nevojë të ikë Rama sot, jo nesër!

Arlind Qori: Si e heq ti Ramën, duke u bërë qesharak? Duke zënë atë vend?

Adriatik Lapaj: Të kam kursyer kaq kohë. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës. Ti dhe gjithë të tjerët. Bashkohuni kundër Ramës, lëri tezet dhe dajot. Bashkohu kundër Ramës dhe pastaj futu në zgjedhje.

Arlind Qori: Ju jeni në koalicion me njëri tjetrin, nuk ju ndjek njeri, nuk keni reputacion.

Adriatik Lapaj: Mos më bridh nëpër Tiranë, bashkohu kundër Edi Ramës, që drejton regjimin. Shefi i Ballukut është Rama. Klptokracinë e drejton Edi Rama.

Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon hetim për hidrovorin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

 

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së Durrësit, në reagim ndaj përmbytjeve masive që prej disa ditësh kanë prekur disa zona të qytetit.

Protestuesit kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe një hetim të thelluar mbi funksionimin e hidrovorit të dytë. Gjithashtu, ata kanë bërë thirrje për një investigim të plotë lidhur me rastin e punonjësit të bashkisë, Astrit Hysenaj, i cili u gjet pa shenja jete ditën e djeshme, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

“Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon” dhe “Hetim për portin e ri” ishin disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit gjatë tubimit. bw

Bankers Petrolium/ Ahmetaj: Është pezulluar mbledhja e një detyrimi prej 120 milionë dollarësh

 

Bankers Petrolium/ Ahmetaj: Është pezulluar mbledhja e një detyrimi prej 120 milionë dollarësh

Ahmetaj ka denoncuar edhe ndikimin e paligjshëm në pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

Arben Ahmetaj: Këtu kam shkresë ku kam shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e Bankersit, të 120 milionëshit.  Kam thënë, ta dinë shqiptarët se çfarë fillojnë sajojnë ca brenda prokurorisë së Fierit që kanë qenë nën influencën e vetingut, të drejtueses politike e tjera e tjera. E di çfarë thotë letra ime? Ka dhe numër protokolli. Dhe kjo është në fund të vitit 2016. Në zbatim të ligjit të akcizës, i them. Prej datës 1 prill 2014, nuk ka përjashtim për karburantin që përdoret si hollues në proceset e nxjerrjes së naftës. Dhe më pas të merret detyrimi e tjera e tjera. Këtu pastaj, këto dy letra, unë nuk e di si e ka bërë Anila Denaj, se për hir të së vërtetës nuk ma ka marrë mendja, kanë pezulluar mbledhjen e 120-shit me kërkesë të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku në letrën e vet shkel në shpërdorim të pastër detyre, për të mos thënë më tej, bën interpretim të ligjit, këtu është 2019, diçka te i katërti ndoshta, nuk e di, 8 i katërti, po e shoh këtu. Protokolli është 502 më duket, po nejse, unë kam letrën dhe do t’jua jap, që nuk i lejohet ministrit të infrastrukturës. Në rastin, midis të tjerave, në rastin konkret jemi në kushtet kur holluesi nuk përdoret si karburant por as si lëndë djegëse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike janë procese të manualit. Dhe aq më tepër që ligji i akcizës prevalon mbi çdo lloj, thotë jo, akcizohet.

 Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashkë me holluesin, u hodh 1 litër naftë, u hodh 1 litër hollues dhe dy dhe dy litra naftë, po po e shpjegoj thjesht për të kuptuar logjikën. Dhe dolën tre litra lëng djegës. Që do akcizohet. Se kaq shumë kanë përdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thotë që përjashtohet nga akciza thotë. Dhe detyrojnë administratën dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anilës për pezullim. Pra, çfarë ndodh? Ky prish shtëpi në Theth dhe fal taksa të papaguara oligarkësh me 5%. Qëndrimi im ka qenë, nëse dikush nga bizneset do me deklaruar në proces pastrimi të vetvetes asete dhe likuiditete, në bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai që ka paguar atje rregullisht taksat, çfarë është ai? Ndërkohë ti vetë shkon prish shtëpitë në Theth. Ti shkon fut në burg për gjëra të vogla. Dhe këtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t’i investigojnë gazetarët,” tha Ahmetaj

 

Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Kostoja 14 miliardë Euro – Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmjen e sotme me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama.

Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për shpërdorim masiv të pasurive publike përmes koncesioneve, investimeve strategjike, marrëveshjeve të pafishta dhe projekteve pa garë.

Porto Romano – koncesioni 35–70 vjetësh për “Lidl”

Ahmetaj deklaroi se kompania gjermane “Lidl” ka marrë një koncesion 35-vjeçar (me të drejtë rinovimi edhe për 35 vite të tjera) për një terminal doganor në Porto Romano, ndërkohë që porti i ri ende nuk është ndërtuar.

Sipas tij, qeveria ka kryer shpronësime duke përdorur argumentin e interesit publik, por aseti në fakt kalon në duart e një subjekti privat për dekada të tëra.

Arben Ahmetaj: Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik.

Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme,  kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë. Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.

Aeroporti i Vlorës – pagesa të padeklaruara dhe ndarje paraprake të hapësirave tregtare

Ahmetaj pretendoi se tenderi i aeroportit të Vlorës është negociuar në zyrat qeveritare dhe se partnerë të projektit i kanë pohuar ekzistencën e një pagese jozyrtare rreth 3 milionë euro.

Ai shtoi se duty-free-t dhe hapësirat komerciale janë ndarë përpara hapjes së aeroportit, ndërsa kundërshtimet e tij dhe të Damian Gjiknurit, sipas tij, janë injoruar.

Arben Ahmetaj: Edhe, edhe çfarë se isha atje? Ç’punë kam unë me procedurën? Unë kur kam pasur punë dikur për të thënë fjalën time, unë do shkoja edhe ke inaugurimi i përfundimit të punimeve nëse, nëse, nëse drejtësia do vihet në vend ore. Patjetër.

Pavarësisht se sot tashmë Plaçkitësja i ka shpërndarë ato duty-free-të aty, që pa u inauguruar. E dinë të gjithë. Tashi, çfarë tha Behgjeti? Behgjeti tha që në zyrë të saj u nda koncesioni. Ë? E tha publikisht. Po. Foli dhe për një 3 milionësh, që nuk rezulton zyrtarisht. Duhet të jenë parë. Ato ma tha dhe mua. Duhet të jenë parë.

Tuneli i Llogarasë – kompania supervizore “Hill International” ka paguar hotelet e ministrave

Ahmetaj tha se kompania që mbikëqyr ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka paguar shpenzime hoteli jashtë vendit për kryeministrin Rama, zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministren Delina Ibrahimaj, ndërsa më pas fitoi kontrata shtetërore. Ai e cilësoi këtë rast konflikt të hapur interesi.

Arben Ahmetaj: Ka bërë për Delinën, Delina tani ka marrë rolin e Belindës, të gjithë kompanitë shkojnë te Delina, arsyet ja kam thënë njëherë kryeministrit kur ishte kryeministër në zyrë. 

Pagesa në një aktivitet në Greqi. Belinda, Rama, Delina. Të paktën këta kam unë këtu. Dhe diskutimet për supervizionin. Hill International ka marrë supervizionin për tunelin.

Pra ky është supervizori i tunelit, që ka paguar për hotelet e këtyre. Tani zoti Dumani, me të njëjtin argument duhet dhe Delinën.

Belindën po e po, se ka dhënë. Po siç ka tentuar të më akuzojë mua, Delina  ka bërë rialokime. I bie se ça më thua mua ti, ti ke bërë rialokime, ti ke fjetur në një hotel me gruan edhe ke bërë dhe rialokime.

Pra, sipas këtij standarti zoti Dumani, ti dhe Delinën duhet ta çosh në ndjekje penale për korrupsion, apo jo? Me këtë.Ka paguar për kryeministrin dhe ka marrë dhe tender ky.

Ka paguar për kryeministrin, ka paguar për Delinën dhe për Belindën. I ke këtu. Dakord? Merre. Po rrimë tek infrastruktura kritike

Projekti “Smart City” – kosto të shumëfishuara për kamerat e sigurisë

Ahmetaj tha se projekti kombëtar për instalimin e kamerave të survejimit, financuar përmes një kredie jashtë vendit, ka kaluar nga 60 milionë dollarë në mbi 140 milionë, duke u dhënë pa tender.

Ai përmendi çmime të pajustifikueshme, si 15,700 dollarë për kamera trupi dhe 52,000 dollarë për kamera trafiku.

Arben Ahmetaj: Një numër shumë të madh? 5.7 milionë euro kushtoi atëherë. Në kohët e Tahirit. 5.7 milionë euro. Tani është gjysma e fondit që u shkon vetëm me shtesë, vetëm për kamera ë trupi. Dhe mos harroni që ka dhënë 70 milionë dollarë Banka Botërore për monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni që çdo, që çdo bashki ka investuar tek Smart Safe Cities. Për çfarë e bën këtë projekt? Për veten e vet. Për çfarë? Për çfarë? Kujt do t’ia japi? Ku shkojnë, ku shkojnë kompanitë? Dhe e mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Mua më ka ardhur anash, s’më ka përdorur ndonjëherë kështu për këto.

S’kam qenë ndonjëherë depozitë e tij. Po sigurisht që mua më nxorën pritë dhe pushkën e kishte Altini. Gjithsesi, edhe shkon Xhemali firmos. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër. Ky ikën, se ky është i paprekshëm.

Ahmetaj: Rama e ka “shqepur në para” Karlo Bolinon

Ahmetaj tha se kreu i qeverisë i ka falur Karlo Bolinos një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro.

Sipas tij, ky është një shembull i qartë i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronarëve që i shërbejnë pushtetit.

Arben Ahmetaj: Ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë. Dhe për t’i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos.

Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon.

Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo?.

KAYO – privatizim i pasurisë shtetërore nën petkun e mbrojtjes
Në pikën e fundit, Ahmetaj u ndal te kompania KAYO, projektuar si shtylla e industrisë së mbrojtjes. Sipas tij, KAYO po përdoret si urë për devijimin e pronave dhe aseteve publike drejt bizneseve private, duke shmangur tenderat, transparencën dhe kontrollin e KLSH-së. Ai tha se shteti rrezikon humbjen e kontrollit mbi bazën materiale të ushtrisë, ndërsa kontratat mund të jepen me negociata të mbyllura.

Arben Ahmetaj: E dini besoj që ë, Kayo është kjo kompania e industrisë së mbrojtjes. Ky nuk është projekt industrial, të dashur qytetarë. Është Roni Yeffet? Do vijmë te Roni Yeffet. Ky është projekt financiar.
Se Kayo s’do prodhojë ndonjë gjë.

Por dua t’ju tregoj gjenezën e KAYO-s, që të kuptoni se çfarë ndodh me vendin tonë dhe me kreun e organizatës. Okej.

Në korrik të 24-ës u bë ligji numër 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtetërore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Në letër ky ishte projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes.

Dakord? Në praktikë, ky ligj u bë baza formale për krijimin e një mekanizmi që i jep qeverisë mundësi të përdorë pasuritë shtetërore si kapital tregtar privat, jashtë çdo mbikëqyrje parlamentare.

Atëherë, menjëherë pas ligjit 88, u bë një seri me VKM. I kam këtu VKM-të, do t’i jap dosjen. 230, 231. Këto i sajonte Elira Kokona se ajo i merrte dhe i bënte një përdredhje për të dalë aty ku deshte kreu i organizatës. Dhe thotë, zgjerimi i fushës së veprimtarisë së Kayos përtej ligjit themelues, me vendim qeverie që s’lejohet.
Duke e kthyer atë nga prodhues ushtarak në operator tregtar me partnerë privatë.

Bankers Petrolium/ Ahmetaj: Është pezulluar mbledhja e një detyrimi prej 120 milionë dollarësh

Ahmetaj ka denoncuar edhe ndikimin e paligjshëm në pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

Arben Ahmetaj: Këtu kam shkresë ku kam shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e Bankersit, të 120 milionëshit.  Kam thënë, ta dinë shqiptarët se çfarë fillojnë sajojnë ca brenda prokurorisë së Fierit që kanë qenë nën influencën e vetingut, të drejtueses politike e tjera e tjera. E di çfarë thotë letra ime? Ka dhe numër protokolli. Dhe kjo është në fund të vitit 2016. Në zbatim të ligjit të akcizës, i them. Prej datës 1 prill 2014, nuk ka përjashtim për karburantin që përdoret si hollues në proceset e nxjerrjes së naftës. Dhe më pas të merret detyrimi e tjera e tjera. Këtu pastaj, këto dy letra, unë nuk e di si e ka bërë Anila Denaj, se për hir të së vërtetës nuk ma ka marrë mendja, kanë pezulluar mbledhjen e 120-shit me kërkesë të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku në letrën e vet shkel në shpërdorim të pastër detyre, për të mos thënë më tej, bën interpretim të ligjit, këtu është 2019, diçka te i katërti ndoshta, nuk e di, 8 i katërti, po e shoh këtu. Protokolli është 502 më duket, po nejse, unë kam letrën dhe do t’jua jap, që nuk i lejohet ministrit të infrastrukturës. Në rastin, midis të tjerave, në rastin konkret jemi në kushtet kur holluesi nuk përdoret si karburant por as si lëndë djegëse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike janë procese të manualit. Dhe aq më tepër që ligji i akcizës prevalon mbi çdo lloj, thotë jo, akcizohet.

 Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashkë me holluesin, u hodh 1 litër naftë, u hodh 1 litër hollues dhe dy dhe dy litra naftë, po po e shpjegoj thjesht për të kuptuar logjikën. Dhe dolën tre litra lëng djegës. Që do akcizohet. Se kaq shumë kanë përdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thotë që përjashtohet nga akciza thotë. Dhe detyrojnë administratën dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anilës për pezullim. Pra, çfarë ndodh? Ky prish shtëpi në Theth dhe fal taksa të papaguara oligarkësh me 5%. Qëndrimi im ka qenë, nëse dikush nga bizneset do me deklaruar në proces pastrimi të vetvetes asete dhe likuiditete, në bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai që ka paguar atje rregullisht taksat, çfarë është ai? Ndërkohë ti vetë shkon prish shtëpitë në Theth. Ti shkon fut në burg për gjëra të vogla. Dhe këtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t’i investigojnë gazetarët,” tha Ahmetaj

“Shifra totale, 14 miliardë dollarë”

Sipas Ahmetajt, në të gjitha këto projekte dhe të tjera, dëmshmëria financiare ndaj buxhetit të shtetit arrin deri në 14 miliardë dollarë  shifrë që ai thotë se i vë në dispozicion SPAK-ut.

Arben Ahmetaj: Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek e tek.  Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë.

Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s’u fut te tuneli?

“Rishfaqja e Belinda Ballukut në ekrane, turp!”- Tomor Alizoti: Të gjithë e dinin sa makute është ajo!

Rishfaqja në ekrane e zv/kryeministres Belinda Balluku dje për shkak të situatës së motit të keq që ka goditur vendin, ishte e turpshme, ndërsa po mundohet të justifikojë krimin dhe e trajton gjithçka ka ndodhur si normale.


Kështu shprehet deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku komenton daljen e numrit dy të qeverisë në terren, teksa SPAK kërkon heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin, për shkak të abuzimeve me tenderët në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

“Rishfaqja e Belinda Ballukut në ekrane, si “punëtore e qeverisë”, është pasqyra më e qartë e dhunës me të cilën Edi Rama po përpiqet të bëjë politikë. Edhe para se të dilte dosja e vogël e SPAK-ut, të gjithë e dinim se çfarë abuzuese ishte Balluku. Por përgjimet e nxorën në shesh sa makute ishte realisht zëvendësja e Ramës”, shprehet mes të tjerash ligjvënësi opozitar.

Balluku aktualisht është e pandehur dhe me masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra, akt ky që përkohësisht është pezulluar nga vendimi i Kushtetueses, e cila pritet të shprehet më 22 janar nëse Gjykata ka të drejtë të pezullojë një ministre nga detyra.

“Refuzimi për t’u larguar, shfaqja e çiftit të kapur matë në TV duke dhënë leksione morali, nuk ka më lidhje me karakterin e tyre. Ka lidhje me moralin tonë si shoqëri. Ata duan të na mësojnë se liderët duhen të jenë hajdutë, se populli i do kështu, të zhytur në llum e me duart në xhepat e shtetit”, vë në dukje deputeti.

Postimi i plotë i deputetit Tomor Alizoti:

“Rishfaqja e Belinda Ballukut në ekrane, si “punëtore e qeverisë”, është pasqyra më e qartë e dhunës me të cilën Edi Rama po përpiqet të bëjë politikë. Edhe para se të dilte dosja e vogël e SPAK-ut, të gjithë e dinim se çfarë abuzuese ishte Balluku. Por përgjimet e nxorën në shesh sa makute ishte realisht zëvendësja e Ramës.

Kur vjedhja bëhet publike, ka vetëm dy rrugë: ose e justifikon, ose e mohon. Rama dhe Balluku zgjodhën rrugën më të ndyrë, bashkëjetesën me vjedhjen. Nuk e refuzojnë krimin, nuk e shpjegojnë. Sillen sikur është gjë normale.

Në çdo vend me një grimcë demokracie kjo sjellje do ishte e papranueshme. Por të rrethuar nga interesa mafioze, të marrë peng nga aferat e regjistruara, ata po përpiqen të marrin peng edhe votuesit e tyre, të bëjnë pis gjithë shoqërinë.

Refuzimi për t’u larguar, shfaqja e çiftit të kapur matë në TV duke dhënë leksione morali, nuk ka më lidhje me karakterin e tyre. Ka lidhje me moralin tonë si shoqëri. Ata duan të na mësojnë se liderët duhen të jenë hajdutë, se populli i do kështu, të zhytur në llum e me duart në xhepat e shtetit.

Ata po përpiqen të tregojnë se edhe kur je i kapur me prova, prapë mund të sundosh. Të bëjnë pis të gjithë vendin bashkë me veten e tyre. Kjo ndodh vetëm kur zullumi të ka ngrënë çdo qelizë.

Sot as nuk dihet kush është kryeministër e kush vartës. Rama dhe Balluku janë një trup i vetëm, i lidhur me frikë, dosje dhe interesa kriminale.

Ata mendojnë se Shqipëria meriton fatin e vendeve pa ligj, se shqiptarët janë të gatshëm të qeverisen nga hajdutë e trafikantë. Si diktatorët që mbajnë pushtetin me para, frikë dhe pazare të pista, mendojnë se do përziejnë qytetarët me aferat e tyre dhe do mbeten “zgjidhja”.

Por publikimi i mesazheve ua ka mbyllur rrugën. Ëndrra për ta mbuluar zullumin me heshtje dhe para ka marrë fund. Rama është në agoni. Përpiqet të blejë kohë, por fati i tij është shkruar prej vetë tij. I kapur disa herë në bashkëpunim me kartele droge, me grupe kriminale dhe në vjedhje, sot nuk ka më askënd që ta shpëtojë. Ne mund të mos kemi traditë të gjatë demokracie, por jemi popull evropian.

Prandaj shfaqja e Ramës dhe Ballukut në TV është shpenzim i kotë. Koha e kartelit politiko-kriminal që përfaqësojnë ka mbaruar.

EDI RAMA, ti po del nga politika siç jetove: si një hajdut vulgar. Çfarë turpi!”. gsh

Lubonja: Apokaliptike! Shteti i papërgatitur ndaj fatkeqësive natyrore! Zjarri te 5 maji, mund të jetë dhe zonë për t’u ndërtuar

Analisti Fatos Lubonja komentoi në “Kjo Javë” mbrëmë situatën e rëndë me përmbytjet në vend. Lubonja theksoi se shteti ynë është i papërgatitur për të përballuar situata të tilla.


Sakaq, shtoi lidhur me zjarrin te zona e 5 majit, se kjo zonë mund të jetë edhe një vend ku mund të ndërtohet.

Lubonja: Apokaliptike! Tani, varet si e shikon dhe ku e ndjeshmërinë. Kemi një fenomen natyror të rëndë që ndodhin në botë për shkaqe të ndryshme. Kjo është njëra anë e gjësë. Besoj se në këtë aspekt nuk kemi shumëçka të komentojmë.

Fakti se sa kemi ndërtuar një shtet vend që të jetë sa më i përgatitur kundër këtyre fatkeqësive natyrore, kurse zjarri nuk është natyror. Mund të jetë një aksident. Kush e ka ndezur apo jo. Duke mos patur besim, këto mund të jenë dhe vende për tu ndërtuar. E treta për paaftësinë për ta shuar. Aty është një kaos. Ashtu si është bërë ajo.

Protesta në Durrës- Protestuesit dhe dy deputetë të PD, tentojnë të hynë në ambientet e Bashkisë

Protesta ka nisur ditën e sotme nën slaganin “Durrësi skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”.

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë, pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet masive. Një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Protesta ka nisur ditën e sotme nën sloganin “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”.  Protestuesit e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut dhe kanë vazhuar, marshimin  e tyre drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet. Ndërsa shtojnë se dëmet materiale, si pasojë e kësaj situate janë të konsiderueshme./Dosja.al

Përmbytjet në Durrës- Prokuroria nis hetimet, dyshohet për mosfunksionimin e hidrovorit! Tenderi 19 mln euro u fitua nga kompania e Petrit Kovaçit, babait i të besuarit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit. Organi i akuzës i ka nisur hetimet për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka shkaktuar 19 milionë euro.


Tenderi me vlerë 19 milionë euro për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T e Adriatik dhe vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet nga Petrit Kovaçi në masën 50%. Petrit Kovaçi është babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve.

Kovaçi rezulton të jetë lidhje familjare e Ceno Klosit, ish drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, ndërsa aktualisht është deputet në qarkun e Fierit. Spartak Kovaçi është në listën e njerëzve të besuar të Belinda Ballukut, zëvendës kryeministren e marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Referuar të dhënave të Open Data, kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës, ndërsa ka qenë më herët drejtues i Gardës së Republikës. gsh

‘4-depozitat e korrupsionit të Edi Ramës’ – ‘DËSHMIA E ARBEN AHMETAJT QË TRONDIT PUSHTETIN’

‘4-depozitat e korrupsionit të Edi Ramës’ – ‘DËSHMIA QË TRONDIT PUSHTETIN’ – Arben Ahmetaj rikthehet në INTERVISTË EKSKLUZIVE sonte në Çim Peka Live, SYRI TV ora 20:45

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rikthehet me intervistën e katërt EKSKLUZIVE në emisionin “Çim Peka Live”, që transmetohet sonte në orën 20:45 në SYRI TV.

Pas denoncimeve publike që fillimisht u cilësuan “akuza politike”, por që sot janë shndërruar në dosje penale ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Edi Ramës dhe atij vetë – nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, te aferat qindra milionëshe të AKSHI-t – Ahmetaj vjen me një tjetër dëshmi tronditëse mbrëmjen e sotme me gazetarin Çim Peka.

Në këtë intervistë ekskluzive, ish-numri dy i qeverisë pritet të hedhë dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, duke sjellë fakte, emra dhe skema që nuk janë dëgjuar kurrë më parë nga publiku shqiptar.

Ahmetaj rrëfen se si shteti është shndërruar në një strukturë mafioze, si funksionon dirigjimi i sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si kryeministri i vendit përdor pushtetin për të shmangur përgjegjësinë penale etj.

Mos e humbni intervistën EKSKLUZIVE të Arben Ahmetaj në “Çim Peka Live”, sonte në orën 20:45, vetëm në SYRI TV.

Vjosa del nga shtrati! Përmbyten shtëpi e toka bujqësore!

Nën ujë janë qindra ha toke bujqësore në Kashisht, Cerven dhe Ferras. Rreth 27 familje janë te rrethuara nga uji në Ferras fshati afër urës së Mifolit.

 

FIER- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati i vet duke përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore. Ndryshe nga vërshimet e muajve të kaluar, këtë herë niveli i Vjosës ka kaluar njësinë matëse me afërsisht një metër duke bërë që uji të kalojë argjinaturat.

Nën ujë janë qindra ha toke bujqësore në Kashisht, Cerven dhe Ferras. Rreth 27 familje janë te rrethuara nga uji në Ferras fshati afër urës së Mifolit. Gjithashtu mësohet se, është rrethuar nga uji dhe stacioni i pompave të ujit në Kafaraj stacioni qe furnizon qytetin e Fierit me ujë të rrjedhshëm disa lagje në qytet nuk kane ujë të rrjedhshëm.

Ndërkohë, sipas specialistëve të emergjencave civile, situata do të jetë kritike pasi ujërat e Vjosës nëpërmjet kanaleve kullues pritet të vërshojnë në zonën fushore drejt Darëzezës./Dosja.al 

Ftesa e Berishës, Lapaj: Kush të dojë, të vijë në shesh! Nëse shkoj te tryeza e Saliut, nuk më ndjek njeri pas

Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa u përgjigje nëse do marrë pjesë te tryeza e Berishës me të gjithë faktorët opozitarë të premten e 9 janarit.

 

Lapaj u përgjigj se nëse shkon atje ndjekësit e tij do e lënë veten.

Ai shton se pret këdo të vijë në shesh dhe diskutimet e tjera duhen lënë më vonë pas rrëzimit të Ramës.

Lapaj: I kam kthyer përgjigje që kam thënë publikisht. Jemi në shesh. Hajdeni dhe kush të dojë të vijë. Mekanizmin që ka ndërtuar Rama është i tillë që asnjë parti nuk e mund dot. Duhet mundur me një aleancë të madh popullore. Duhet shembur çdo barrierë që masiviteti të jetë i tillë që të mos e përballojë dot. Ja vajta atje, mendoni se më ndjek njeri po të shkoj te Saliu. Ngelem veten. Nuk është çështje emrash, është çështje sheshi.

A mund të bashkohemi të gjithë si qytetarë në shesh? I duhet një e shtyrë ta hedhim. Dhe këto të tjera pastaj më vonë.

BIRN: Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kërkesa e tyre u refuzua për herë të tretë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Peleshi nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të BIRN mbi arsyet e shtyrjes pa afat të thirrjes së Këshillit që prej mbledhjes së vetme të zhvilluar më 19 dhjetor, ndërkohë që një këshilltar i tij referoi një përgjigje zyrtare të dhënë prej tij më datë 24 dhjetor për anëtarët e opozitës.

Në këtë letër, Peleshi e justifikonte refuzimin për thirrjen e mbledhjes me kërkesën e mbrojtjes së Ballukut për 3 javë kohë për t’u njohur me dokumentacionin përkatës në mënyrë që të zhvillohej një proces i rregullt ligjor.

“Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje,” shkruan kreu i Kuvendit në përgjigje.

Opozita e hedh poshtë argumentin e Peleshit dhe e akuzon këtë të fundit se me refuzimin për të mbledhur Këshillin po kryen vepër penale.

“Sot përfundoi edhe afati 3 javë që iu dha Ballukut. Duke nisur nga nesër, çdo sekondë vonesë nënkupton shpërdorim detyre nga Peleshi,” deklaroi të martën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Dhënia e autorizimit për caktimin e një mase sigurie ndaj deputetit parashikohet në nenin 118 të Rregullores së Parlamentit, pa afate të qarta për shyrtimin paraprak. Sipas këtij neni, kryetari i Kuvendit është i detyruar që t’u kalojë anëtarëve të Këshillit dhe deputetit në fjalë kërkesën e Prokurorisë dhe dokumentet shoqëruese, ndërkohë që i bën të ditur këtij të fundit koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit dhe shqyrtimi i kësaj kërkese vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në seancën pasardhëse.

Sipas ekspertëve të ligjit, Kuvendi në rastin e Ballukut po shtyn pa afat shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, çka sipas tyre bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit.

Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN se, shtyrja pa afat e mbledhjes së këtij këshilli, “nuk është në frymën e nenit 118 të Rregullores së Kuvendit dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit”.

Skëndaj arsyeton se mospërcaktimi i afateve të qarta në Rregullore ka krijuar një artificë për të vonuar procesin, duke shfrytëzuar një boshllëk ligjor në dëm të administrimit të procesit hetimor në afat të arsyeshëm, sikurse po ndodh aktualisht. Nga ana tjetër, Skëndaj thekson se konsiderohet “shkelje” mosrespektimi i parashikimit të Rregullores së Kuvendit për mbledhjen e Këshillit kur këtë e kërkon ½ e anëtarëve të saj.

“Kjo sjellje dëmton veprimtarinë e organeve të drejtësisë të ngarkuara me luftën kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të nivelit të lartë,” tha Skëndaj.

Për avokatin Gentjan Serjani, “ky rast krijon një precedent të rrezikshëm institucional, ku qëndrimi politik vendoset mbi detyrimin ligjor”.

“Një qasje e tillë cenon parimin e shtetit të së drejtës dhe nënkupton se, ndonëse Rregullorja është miratuar me konsensus për t’u zbatuar në mënyrë strikte, interesat politike kanë diktuar shmangien nga zbatimi i saj “gërmë për gërmë”. Një praktikë e tillë minon besueshmërinë e institucioneve parlamentare dhe autoritetin e vetë Rregullores së Kuvendit,” tha ai.

Sipas Serjanit, sjellja e anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit dëshmon qartazi mosfunksionimin e Rregullores së Kuvendit në rastin konkret dhe kjo strukturë që duhej të garantonte respektimin e normave procedurale, është pikërisht ajo që ka kryer një shkelje flagrante të pikës 6 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit

“Kjo dispozitë përcakton shprehimisht se Këshilli mblidhet me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit ose të gjysmës së anëtarëve të tij, se rendi i ditës caktohet nga Kryetari dhe se mbledhja është e vlefshme vetëm kur janë të pranishëm jo më pak se pesë anëtarë. Mosrespektimi i këtyre kritereve procedurale përbën një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të pajustifikueshme të Rregullores,” arsyeton Serjani.

Kuvendi nuk mund luajë rolin e gjykatës

Edhe pse justifikimi kryesor për shtyrjen pa afat të mbledhjes për imunitetin e Ballukut lidhet me fitimin e kohës së mjaftueshme për t’u njohur me provat e sjella nga SPAK, asnjë prej deputetëve socialistë, anëtarë të këtij Këshilli, nuk e ka tërhequr USB-në me 16 mijë faqe të dorëzuar në Kuvend.

Vetë kryeministri Rama në konferencën vjetore për mediat pranoi këtë fakt, ndërsa ironizoi përmbajtjen e dosjes si e mbushur me dokumente arkivore të ministrisë.

“USB-në e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, avokati. Që të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë ‘i kanë nxjerrë këta ato,” tha Rama duke lënë të hapur mundësinë e rrëzimit të kërkesës së SPAK.

“Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë, dhe Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë,” shtoi ai.

Juristët megjithatë argumentojnë se Këshilli i Mandatave nuk mund të sillet si një gjykatë dhe se detyra e tij është vetëm të shohë nëse kërkesa e prokurorisë është ligjërisht në rregull dhe jo të marrë përsipër të shyrtojë provat hetimore.

“Sipas standarteve të Komisionit të Venecias, nëse kërkesa për kufizimin e imunitetit shqyrtohet në detaje, përveç se bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, krijon perceptimin publik se jemi në kushtet e një procesi politik,” tha Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Për rrjedhojë, shton ajo, “argumentat e shtyrjes pa afat të mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë mbi leximin e të gjitha dokumenteve në dosje dëmtojnë efikasitetin e hetimit, pasi Këshilli nuk është organ gjyqësor, duke krijuar kushtet e favorizimit të funksionarit publik, veçanërisht kur ky vazhdon të mbajë poste të larta publike”.

Edhe për anëtarin e PD-së në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi, Kuvendi nuk mund të kthehet në gjykatë dhe të shqyrtojë provat hetimore të prokurorisë, por shikon vetëm nëse kërkesa e prokurorisë nuk ka karakter politik.

“Unë e kam marrë, por nuk e kam hapur USB-në e prokurorisë, sepse si deputet më bind relacioni i SPAK, ku referohen të dhëna të mjaftueshme pse kërkohet masa e sigurisë për ministren,” tha Bylykbashi./BIRN

“Ergys Agasi ka vënë në përgjim ambasadat dhe diplomatët e huaj në Shqipëri”- Denoncimi i fortë i Berishës: Të dhënat sekrete të NATO-s ia ka eksportuar armiqve të Aleancës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, duke deklaruar se Ergys Agasi ka vënë në përgjim ambasadat dhe diplomatët e huaj në Shqipëri.


Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se Agasi ka shpërndarë të dhëna sekrete të NATO-s, të cilat i ishin besuar shtetit shqiptar, duke i eksportuar te armiqtë e aleancës.

Ai shtoi se informacione tepër sekrete janë shpërndarë edhe te kartelet e drogës dhe organizatat kriminale ndërkombëtare.

“Hetimi tregoi se Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Evropës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e cdo qytetari shqiptar për qëllime mafioze të familjes Rama. Është kryemafiozi që vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve, që ka vënë në përgjim telefonat, kompjuter të ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj në Shqipëri. Ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhëna të NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale”, tha Sali Berisha në konferencë me gazetarët. gsh

VIDEO- Tjetër rrezik në Qukës-Qafë Plloçë- Rrëshqitje dherash, bllokohet një korsi

Vijojnë problematikat serioze në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë. Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, aktualisht po evidentohen rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit.

Vetëm pak metra larg këtij vendi, rreth një muaj më parë, u shemb një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapin një bypass provizor.

Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës. bw

Skandali me tenderat e AKSHI- “Më ktheni telefonat!”, GJKKO rrëzon kërkesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Polici, Ervina Gjana

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.


Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku rezulton i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Renato Hristiç.

Ndërkohë emri i saj është përmendur edhe në bisedat e publikuara të Ergys Agasit.

Ergys Agasi: (flet ne telefon) O mo vlla, hë ça bën mirë je ti… mirë, mirë. Shiko tashi, do të vi ERVINA se do të bëhet një aksion për disa falsifikime…”

Nga hetuesit ka dyshime se Ergys Agasi, përmes Gjanës vinte në lëvizje strukturat e hetimit kibernetik për të goditur biznese të ligjshme apo grupe kriminale rivale, me qëllim largimin e tyre nga veprimtaria ku ai, apo miq të tij, kishin interesa. gsh

Kushtoi 260 mln euro- Shembet sërish aksi i florinjtë Qukës-Qafë Plloçë. Rruga e Ballukut shkakton aksidente (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku ka pasur rrëshqitje te dherave.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se në momentin e rrëshqitjes është goditur një automjet që ka qenë në lëvizje.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar automjetin vetëm në pjesën e përparme të tij.

Bilanci nga përmbytjet në Durrës- 800 banesa nën ujë, qindra të tjera të evakuuar

Situata në Durrës është mobilizuar përgjithësisht por mbetet problematike gjendja në disa zona, kryesisht në periferi të qytetit.

 

DURRËS- Pas reshjeve të dendura të shiut, bilanci janë rreth 800 banesa të përmbytura. Situata në Durrës është mobilizuar përgjithësisht por mbetet problematike gjendja në disa zona, kryesisht në periferi të qytetit.

Sipas shtabit të emergjencave në prefekturë, gjendje vijon e pa stabilizuar,  kryesisht në zonat më të ulëta dhe më problematike, si ish-Këneta, Spitalla, Nishtulla dhe zona të tjera. Edhe në burgun e Durrësit situata mbetet problematike. Kati i parë i godinës ka prani të lartë uji. Për sa i përket mësimit nuk po zhvillohet as sot në disa shkolla oborret e të cilave janë nën ujë.

Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar 304 persona, ndërsa numri i të prekurve mund të rritet, në varësi të situatës në terren dhe verifikimeve. Besohet se uji është tërhequr nga rrugët kryesore dhe nga autostrada Durrës-Tiranë, duke normalizuar qarkullimin, por në disa lagje vijon prania e ujit dhe nevoja për ndërhyrje emergjente për banorët e izoluar që nuk ia dalin dot pa ndihmë.

Godina, biznese dhe sipërfaqe të tëra tokash u përmbytën. Dhjetra automjete u dëmtuan nga uji si rezultat i situatës së krijuar nga  reshjet e dendura të shiut dhe mosfuksionimit normal të rrjetit të kanalizimeve./Dosja.al

‘Zgjidhja për Shqipërinë’! Partia Demokratike do të mbajë të premten takimin me partitë dhe sindikatat

Kjo ftesë është bërë me synim për të diskutuar mbi situatën politike dhe rrugëdaljet për vendin.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar më herët partitë politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sindikatat në një tryezë bashkëpunimi. Kjo ftesë është bërë me synim për të diskutuar mbi situatën politike dhe rrugëdaljet për vendin.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Partia Demokratike bën me dije se tryeza e titulluar ‘Zgjidhja për Shqipërinë’ do të zhvillohet më 9 janar, në orën 11:00./Dosja.al

Ashensorë pa kontroll rrezik për qytetarët, ISHMT ngre alarmin: Siguria e tyre nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor

Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit. Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor.

 

Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje. Administratorët apo shoqëritë administruese janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore.

Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre. Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta. Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

ISHMT thekson se mungesa e regjistrimit, e mirëmbajtjes së rregullt apo e inspektimeve periodike rrit ndjeshëm rrezikun e defekteve teknike dhe aksidenteve, duke vënë në rrezik përdoruesit e përditshëm. Për këtë arsye, inspektorati ushtron kontrolle në terren dhe, në rast shkeljesh, mund të vendosë masa administrative, deri në ndalimin e përdorimit të ashensorit, nëse konstatohet rrezik serioz për sigurinë.

Apeli i ISHMT-së vjen në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e ashensorëve në vend janë të vjetër ose nuk menaxhohen sipas kërkesave ligjore. Institucioni u bën thirrje administratorëve dhe bashkëpronarëve që të tregojnë përgjegjësi, duke respektuar detyrimet ligjore, pasi siguria e ashensorëve nuk është vetëm çështje teknike, por një element thelbësor i mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve./Monitor

“Ligji 7501 shkatërroi pronën private”, Çoçoli: Pas masakrës, janë tallur me pronarët!

Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë, ka folur në emisionin “Studio24” për problematikën e kompensimit të pronave dhe pritshmëritë për vitin 2026, duke e cilësuar situatën si një nga plagët më të rënda të shtetit shqiptar.

Sipas Çoçolit, kalvari i pronave në Shqipëri është i trishtë, pasi prona private, që është themeli i një shteti të së drejtës, është cenuar që në vitin 1991 me ligjin famëkeq 7501. Ai theksoi se ky ligj zhbëri të drejtën legjitime të pronës private, krijoi konfuzion dhe solli konfliktet më të mëdha sociale e ligjore, duke rrëzuar themelet e shtetit ligjor dhe duke mos njohur pronën e fituar në mënyrë të ligjshme.

Eksperti nënvizoi se prona është e patjetërsueshme dhe se ndër vite ka pasur një “tallje” të vazhdueshme me të drejtat e pronarëve nga të gjitha sistemet dhe partitë politike që kanë qeverisur vendin. Sipas tij, premtimet e dhëna për zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk janë mbajtur, ndërsa një drejtësi e vonuar për pronarët përkthehet në drejtësi të munguar.

Çoçoli e cilësoi situatën si një masakër ndaj pronës private, duke shtuar se shtyrja dhe mosmbajtja e premtimeve për kompensimin e pronave është jo vetëm mungesë serioziteti nga shteti, por edhe një padrejtësi e rëndë ndaj qytetarëve që presin prej dekadash zgjidhje.

“Rama po shkatërron provat”- Berisha: Duhet një front i gjerë kundër narko-regjimit

 

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkatërrim, falsifikim dhe manipulim të dokumenteve shtetërore me qëllim bllokimin e hetimeve dhe proceseve gjyqësore që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike. • Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se këto veprime po kryhen në mënyrë të organizuar në institucione dhe agjenci shtetërore, përfshirë AKSHI-n, të cilën e cilësoi si pjesë të një mekanizmi për fshehjen e provave. • Berisha akuzoi qeverinë për ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë dhe për bllokim të mandateve të arrestimit ndaj zyrtarëve të lartë, duke përmendur raste konkrete nga e kaluara dhe aktualiteti. • Në lidhje me zgjedhjet Berisha u shpreh se PD dhe opozita nuk do të marrin pjesë në asnjë proces zgjedhor pa krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. • Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve, Berisha konfirmoi se në tryezën e opozitës do të ftohen të gjitha partitë opozitare pa përjashtim, me synim ndërtimin e një fronti të gjerë opozitar kundër narko-regjimit. • Sa i përket protestave, kryedemokrati tha se nuk e konsideron praninë e flamujve partiak si pengesë për bashkimin e qytetarëve dhe forcave opozitare, duke theksuar se partitë politike kanë një rol të rëndësishëm në mobilizimin dhe organizimin e protestave. • Në përgjigje të kritikave për qëndrimet e tij ndaj drejtësisë, Berisha hodhi poshtë krahasimet me kryeministrin Rama, duke deklaruar se ai ka respektuar procedurat ligjore dhe institucionale, pavarësisht se i ka cilësuar akuzat ndaj tij si të pabazuara. dosja.al

“104 milionë euro pa transparencë!”- PD denoncon abuzimet në AKSHI, Vangjeli: Ja kompanitë që përfituan nga kontratat e klasifikuara

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).


Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli thekson se mungesa e fondeve për ndihmën ekonomike, barnat, fermerët apo pensionet lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe klientelizmin e pushtetit.

Sipas Vangjelit, Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime për AKSHI-n, ku është evidentuar abuzim sistematik me prokurimet dhe përdorim i pajustifikuar i kontratave të klasifikuara. Ajo bëri me dije se shumë prej këtyre kontratave kanë afate mbi 24 dhe 36 muaj dhe kanë nisur pas marrjes së detyrës nga drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

“Sipas të dhënave zyrtare të Spending data, nga viti 2016 e deri më sot, për 10 vite, shqiptarët kanë paguar plot 104 milionë euro për kontrata të tilla. 

Pa asnjë njoftim publik, pa transparencë, pa publikuar të dhëna apo drafte kontratash dhe përmes kontraktimeve të mbyllura pa garë, rezulton se pagesat më të larta për kontrata të klasifikuara nga AKSHI kanë shkuar për:

ABS shpk, me pronar Gerond Meçe (aktualisht  kaluar në emër të nënës së tij), e cila ka përfituar 17 milionë euro, kryesisht për shpenzime mirëmbajtjeje të pajisjeve të zyrave.

FIRST shpk, me pronarë prestanome dhe shtetasin Gëzim Hoxha, ka përfituar 18.5 milionë euro, nga të cilat 3.5 milionë nga AKSHI dhe 15 milionë euro me një pagesë të vetme nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”, thuhet ne deklaratën e Vangjelit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Nëse sot mungojnë paratë për ndihmën ekonomike, për barnat, për fermerët apo për pensionet, arsyeja është e thjeshtë: paratë e shtetit përfundojnë në duart e pushtetit.

Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime të lidhura drejtpërdrejt me AKSHI-n, ku është evidentuar qartë klientelizmi dhe abuzimi sistematik me prokurimet.

Për publikun dhe në vëmendje të SPAK, sot sjellim numrin e lartë të kontratave të klasifikuara që AKSHI ka lidhur me kohëzgjatje mbi 24 apo 36 muaj. Këto kontrata kanë nisur pas marrjes së detyrës si drejtuese e AKSHI-t nga Mirlinda Karçanaj.

Kontratat e klasifikuara, sipas ligjit, përjashtohen nga prokurimi publik vetëm kur kanë ndikim të veçantë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Ndërsa kontratat e klasifikuara të AKSHI-t kanë si objekt shërbime sigurimi, ruajtjeje dhe, në pjesën dërrmuese të tyre, shpenzime për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.

Sipas të dhënave zyrtare të Spending data, nga viti 2016 e deri më sot, për 10 vite, shqiptarët kanë paguar plot 104 milionë euro për kontrata të tilla.

Pa asnjë njoftim publik, pa transparencë, pa publikuar të dhëna apo drafte kontratash dhe përmes kontraktimeve të mbyllura pa garë, rezulton se pagesat më të larta për kontrata të klasifikuara nga AKSHI kanë shkuar për:

ABS shpk, me pronar Gerond Meçe (aktualisht  kaluar në emër të nënës së tij), e cila ka përfituar 17 milionë euro, kryesisht për shpenzime mirëmbajtjeje të pajisjeve të zyrave.

FIRST shpk, me pronarë prestanome dhe shtetasin Gëzim Hoxha, ka përfituar 18.5 milionë euro, nga të cilat 3.5 milionë nga AKSHI dhe 15 milionë euro me një pagesë të vetme nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Infosoft Systems, me pronarë Armand Sharra dhe Bledar Dhima-12.6 milionë euro.

TBS 96 shpk, me pronar Artan Xhori-11.8 milionë euro.

AES Communication shpk, me pronar Jani Angjeli-6.7 milionë euro.

Soft Solution shpk, me pronar Ermal Beqiri-5 milionë euro.

IKUBINFO, me pronarë Romeo Sherko dhe Armand Sharra-3.8 milionë euro.

Alisa Albania, me pronarë vëllezërit Dulaku-2.1 milionë euro.

Image Communication Development, me pronar Igli Gjelishti-2 milionë euro.

Intech +, ish-pronar Ilir Beqaj, aktualisht Sokol Sinani-1.6 milionë euro.

Fastech shpk, me pronar Andis Papa-1.2 milionë euro.

Trezhnjeva shpk, me pronar Adem Trezhnjeva-1.2 milionë euro.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të finalizojë hetimet për AKSHI-n, duke marrë në konsideratë kontratat e kategorizuara si ‘të klasifikuara’, dhe hetimi të shkojë tek Edi Rama, si eprori i AKSHI-t dhe përgjegjësi kryesor për planifikimin dhe organizimin e këtyre skandaleve që kanë sjellë shpërdorimin e miliona eurove të shqiptarëve.

Shqiptarët kërkojnë drejtësi dhe ajo nuk mund të ekzistojë për sa kohë Edi Rama nuk i dorëzohet drejtësisë. gsh

Shehaj thirrje deputetëve të opozitës: Ka ardhur koha të bëjnë publike dosjen e zv/kryeministres Balluku

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe që, sipas tij, disponojnë dosjen ndaj Belinda Ballukut.

Shehaj u bëri thirrje këtyre deputetëve që ta bëjnë publike dosjen voluminoze prej rreth 16 mijë faqesh, duke theksuar se transparenca është në interes të qytetarëve. Sipas tij, në këtë rast duhet të veprohet edhe përtej kufijve ligjorë.

“Anëtarët e Këshillit të Mandateve duhet të shkelin ligjin dhe të bëjnë publike dosjen me 16 mijë faqe për Ballukun. Deputetët duhet ta shkelin ligjin në këtë rast, në interes të qytetarëve”, u shpreh Shehaj në reagimin e tij.

Më tej, kreu i Partisë Mundësia u shpreh skeptik ndaj mundësisë që kryeministri Edi Rama të lejojë ndonjë veprim penal ndaj Ballukut, duke deklaruar se kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë.

“Nuk mund të presim që Rama të lejojë arrestimin e Ballukut, sepse ai nuk ka për ta bërë kurrë”, përfundon Shehaj. bw

Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje Nga: Sebi Alla Foto: Atdhe Mulla

KLSh konstaton ndotje në nivele të larta në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz dhe sëmundje të shtuara malinje, kardiovaskulare dhe respiratore. Rrëfimi i banorëve: “Frikë për fëmijët”.Të gjithë të lidhur me naftën për punësim, por edhe me sëmundje.
Ndanë pragut të shtëpisë, pusi ‘i zi’ nr. 1754-P, tanimë i izoluar me kapak betoni, është shenja që nuk hiqet lehtë për 71-vjeçaren dhe fëmijët e saj, të mëdhenj e të vegjël. “Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si të veprojmë se moshat tona ikën, po kemi hallin e fëmijëve, brezat tanë, fëmijët e kopshteve, të shkollave, çfarë ajri do marrin ata këtu?” – ngre shqetësimin nëna 71-vjeçare.
“Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si të veprojmë se moshat tona ikën, po kemi hallin e fëmijëve, brezat tanë, fëmijët e kopshteve, të shkollave, çfarë ajri do marrin ata këtu?”
Banesën e ka në dalje të fshatit Zharrëz, aty ku pak metra më larg qëndrojnë si ngrehina të mëdha plot ndryshk depozita të naftës. “Banorët që jetojnë kryesisht në zonën Patos-Marinëz janë të ekspozuar nga niveli i lartë i ndotjes në mjedis, i cili shkaktohet nga nxjerrja e naftës në këtë zonë. Situata e deritanishme paraqitet e rënduar, e konfirmuar edhe nga raportet e gjendjes së mjedisit”, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të hollësishëm.
Përtej së dukshmes, nafta për shumë banorë është parë si bukë e përditshme, por një “bukë me pasoja” të rënda shëndeti. Alarmi është dhënë edhe në raportin e KLSH-së që, duke krahasuar shifrat, del në përfundimin se sëmundjet resporatore, kardiovaskulare dhe malinje janë shumë më të pranishme në zonën naftëmbajtëse të aksit Patos-Marinëz. Në raport KLSH nxjerr një tjetër problematikë po aq të “zezë” sa procesi i nxjerrjes së naftës: Institucionet shtetërore kanë shifra të ndryshme dhe përlasje mes numrit të të sëmurëve, por edhe të dhënave reale mjedisore, duke mbuluar të vërtetën, ose nuk kanë kryer studime të vazhdueshme.

Zharrëz-Marinëz

Të gjithë janë të lidhur me naftën; dikush i punësuar, një tjetër me dhënien e tokave me qira për kompaninë Bankers Petrolium dhe po të gjithë janë në një hall të përbashkët: sëmundjen dhe ndotjen.“Ajri është shumë i ndotur. Nuk hapim dot dyer e dritare, ca nga mjegulla e ca nga erë e gazeve që bëhen bashkë. Ne mbjellim grurë, kemi edhe ullinj dhe nuk marrim dot produkte. Ata, (naftënxjerrësit) u hedhin një solucion dhe vjen squfuri dhe prek lulet, i vret”, – thotë 71-vjeçarja.
“Ajri është shumë i ndotur. Nuk hapim dot dyer e dritare, ca nga mjegulla e ca nga erë e gazeve që bëhen bashkë. Ne mbjellim grurë, kemi edhe ullinj dhe nuk marrim dot produkte. Ata, (naftënxjerrësit) u hedhin një solucion dhe vjen squfuri dhe prek lulet, i vret”
Edhe nëse dëshiron t’i ikë mendimit të ndotjes dhe sëmundjes, pusin e naftës, aktualisht të taposur, e ka as 10 metra nga pragu i oborrit. “Pusi shpërthente dhe vinte serë (naftë bruto). Këtu para shtëpisë ka qenë një gropë e madhe e ndotur. Pastaj erdhën dhe vendosën kapakët. Tani nuk ka më aq erë si më përpara”, thotë ajo. Frika për të folur lirshëm është e madhe edhe kur bëhet fjalë për shëndetin. “Do të flas shumë, por jo me emër, më mirëkupto, djalë”, thotë një zotëri 64-vjeçar i cili ankohet për mbetjet e shumta në një përrua aty pranë, ku ujërat e zeza bashkohen po me serën e zezë të naftës, e cila është kamufluar në një tub që hedh mbetjet në mënyrë ilegale.. “Ne jemi të vdekur, por kam hallin e fëmijëve dhe nipit të vogël. Shëndeti i tyre është në rrezik, por nuk flas dot se djali më punon në bashki”, thotë ai.
“Ne jemi të vdekur, por kam hallin e fëmijëve dhe nipit të vogël. Shëndeti i tyre është në rrezik, por nuk flas dot se djali më punon në bashki”
Pasi kthen kokën pas e anash, (me frikën mos e dikton kush), na drejton me droje pranë tubit që shkarkon mbetje nafte e cila bashkohet me ujërat e zeza për të marrë udhë nga Zharrëza drejt Semanit. “Në zonën e Patos-Marinzës ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë ndoten seriozisht nga puset e naftës, gjatë nxjerrjes me pompa, nga tubacionet dhe impiantet para trajtimit dhe në ajër shkarkohet gazi sulfurik dhe hidrokarbure të ndryshme. Ujërat e përdorur nga këto impiante shkarkohen në lumin Gjanicë, ku përveç përbërësve të naftës kanë edhe lëndë toksike”, konstaton raporti.
Nafta i mban, nafta i han
Një mesoburrë, ndërsa lan një makinë, tregon se ndotja është e madhe, sidomos kur shpimet në thellësi bëheshin me shpërthime eksplozivi. “Vendosej eksploziv, por banorëve kur ankoheshin i thonim se ka pasur tërmete. Kam shumë vite që punoj te Bankers Petrolium kur e kishin kanadezët dhe tani që e kanë edhe kinezët. Jam zjarrfikës dhe në ndërhyrjen e shpejtë në repartin e avarive”, thotë ai, ndërsa shton: “Unë e di se çfarë bëhet aty me shëndet e abuzime, por nuk dal dot hapur”. Më pas, justifikohet: “është buka e gojës në mes”.
“Unë e di se çfarë bëhet aty me shëndet e abuzime, por nuk dal dot hapur”. Më pas, justifikohet: “është buka e gojës në mes”
Lëmë disi pas Zharrëzën për të kalur nga Marinza, ku edhe aty halli është i njëjtë. “Në një mënyrë apo një tjetër jemi të lidhur me naftën. Këtu punojmë, në shpime, sigurinë e puseve dhe depozitave, apo në transport, nafta na mban e nafta na han”, thekson një i moshuar që ka dalë në pension. Mjekët në Tiranë më udhëzuan që të ndiqesha nga një hematolog, se kam probleme me gjakun”, thotë ai.
Në dy qendra shendetësore, në atë të Zharrëzës dhe spitalin bashkiak të Roskovecit janë me mijëra analiza të “kontrollit bazë”, ku ndër ta është edhe ajo e gjakut. “Ka një ndjekje të rregullt me analiza dhe kur konstatojmë probleme që lidhen me të dhëna shqetësuese në gjak I rekomandojmë ndjekjen tek hematologët”, thotë një mjeke e Spitalit të Roskovecit, ndërsa pranon se “nuk ka statistikë dhe analizim mbi shkaqet e sëmundjeve në disa raste kancerogjene, kryesisht në gjak dhe prekjen e organeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në Zharrëz, qendra e vogël shëndetësore ka një mjek dhe dy infermiere, por prania e medias është “patologji shqetësuese” për ta dhe nuk pranojnë të japin të dhëna mbi sëmundshmërinë dhe ankesat e banorëve, se po sëmuren nga ndotja si pasojë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.
Të “fshehësh” vdekjen!
“Lidhur me të dhënat e administruara nga Roskoveci, krahasuar me ato të 2 qendrave shëndetësore Marinëz dhe Kuman, situata shfaqet problematike, duke vënë në diskutim informacionin e dërguar nga NjVKSh – Fier”, thotë KLSH, pasi ka marrë në shqyrtim të dhënat që vijnë fillimisht nga qendrat shëndetësore me aktivitet të lartë të ndotjes nga nafta, por edhe në rang bashkie. Për vitin 2018, në gjithë Roskovecin deklarohen 30 të sëmurë malinjë, ndërsa për dy qendra shëndetësore Kujan dhe Marinëz (zona me aktivitet naftënxjerrjen) raportohen 22 persona, më tej për 2021 deklarohen 25 në gjithë Roskovecin prej të cilëve 21 nga këto 2 qendra shëndetësore. “Për vitin 2022, deklarohen 25 për gjithë Roskovecin, ndërkohë për këto 2 qendra shëndetësore deklarohen 28 të sëmurë, pra 3 më shumë. Për vitin 2023, deklarohen 37 për gjithë Roskovecin, ndërkohë që vetëm në 2 QSH deklarohen 28 të sëmurë malinjë, dhe për vitin 2024, deklarohen 30 për gjithë Roskovecin, ndërkohë që vetëm në 2 QSH deklarohen 27 të sëmurë malinjë”, thotë KLSH teksa pranon se “të dhënat paraqesin mangësi”, duke lënë hapësirë për fshehjen reale të të sëmurëve.
“Duke vlerësuar të dhënat e ardhura vetëm nga 2 QSH, (shënim: Qendra Shëndetësore), rezulton se në zonën e Marinzës dhe asaj të Kumanit, situatat shëndetësore mund të konsiderohet alarmante, pasi numri i personave me sëmundje malinje është relativisht i lartë, ku çdo vit janë 20 deri në 30 persona me sëmundje malinje, ku për krahasim, për të njëjtën periudhën (tre vitet e fundit) Bashkia Belsh ka 100% deri në 500% më pak raste se sa 2 QSH të Roskovecit”, konstaton KLSH. Në raport ky institucion ka marrë të dhëna statistikore nga bashkitë Fier, Patos, Mallkastër Roskovec dhe Belsh. Në këtë rast Belshi është përfshirë si “rast studimor”, pasi cilësohet me rrezik të ulët ndotjeje dhe të dhënat për këtë bashki kanë shërbyer si krahasuese me bashkitë e tjera të Qarkut Fier që kanë ndotje në nivel të lartë nga aktiviteti i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.
Bankers nuk paguan
Një tjetër shqetësim që ngrihet nga banorët që kanë dhënë me qira për shfrytëzim tokën e tyre është mungesa e korrektesës së pagesa nga ana e kompanisë Bankes Petrolium. Për një dynym tokë të marrë me qira për shfrytëzim kompania është dakordësuar të japë 400 mijë lekë në vit, një shifër e pranueshme për banorët që të ardhurat nga bujqësia i kanë të pakëta, kjo edhe për shkak të prodhueshmërisë së ulët që ndikohet nga ndotja. “Para pesë vitesh nënshkruam kontratën e qirasë dhe i merrnim paratë për dy javë. Tani do të lutesh dhe shkosh pas zyrave të tyre që të marrësh paratë tua, paratë e fëmijëve”, thotë për Faktoje, Tajar Bine.

“Para pesë vitesh nënshkruam kontratën e qirasë dhe i merrnim paratë për dy javë. Tani do të lutesh dhe shkosh pas zyrave të tyre që të marrësh paratë tua, paratë e fëmijëve”

Ai shton se këtë problem nuk e kanë pasur kur kjo kompani drejtohej nga kanadezët, por tashmë që pronësia dhe administrimi i kaloi kompanisë kineze, sipas tyre kanë problem me likujdimin e qirave për tokën. “Kjo kompani tashmë nuk kujdeset për ambientin në radhë të parë dhe pastaj për kontratat e qirasë që kanë”, shton Bine.
Institucione në ajër
I përmbledhur në disa pika, raporti i KLSH-së nisur vetëm nga një studim i një zone të ngushtë del në përfundimin se institucione lokale dhe qëndrore jo vetëm nuk kanë monitoruar situatën mjedisore për ndotjen, por nuk kanë asnjë të dhënë për më shumë se 10 vite. Në nivel mjaft “amator” përsa u përket dy shtyllave kryesore; mjedis dhe shëndet janë bashkitë që mbulojnë territorin e zonave naftëmbajtëse.
“Në nivel vendor, investimet e kryera për riaftësimin dhe rehabilitimin mjedisor kanë qenë minimale dhe të pamjaftueshme në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit në këtë zonë. Masat e marra nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit në zonën Patos-Marinëz nuk kanë qenë të mjaftueshme”, del në përfundim KLSH. Në këtë zonë të gjithë ankohen për ndotje dhe sëmundje, por thuajse të gjithë druhen të reagojnë për shkak të punësimit, por edhe mosbesimit për zgjidhje nga institucionet shtetërore.
/Faktoje.al

 

“Në nivel vendor, investimet e kryera për riaftësimin dhe rehabilitimin mjedisor kanë qenë minimale dhe të pamjaftueshme në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit në këtë zonë. Masat e marra nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit në zonën Patos-Marinëz nuk kanë qenë të mjaftueshme”, del në përfundim KLSH. Në këtë zonë të gjithë ankohen për ndotje dhe sëmundje, por thuajse të gjithë druhen të reagojnë për shkak të punësimit, por edhe mosbesimit për zgjidhje nga institucionet shtetërore./ Sebi Alla, Faktoje.al

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku sfidon hapur drejtësinë, hap 4 tendera me vlerë 90 mln euro. 15 mln euro do shpenzohen për vijëzime rrugësh

Ndërsa SPAK ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, në institucionet që varen prej saj po merren vendime me kosto të lartë financiare. Vetëm pak ditë pas emërimit të Ami Kozelit në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë hapur me shpejtësi katër tendera të rinj me vlerë dhjetëra milionë euro.

Tenderi i parë ka të bëjë me të ashtuquajturin “arredim dhe rikualifikim urban” të superstradës Tiranë-Durrës, nga Faza I deri në Fazën III.

Për punime që përfshijnë kryesisht vijëzime dhe sinjalistikë horizontale e vertikale, fondi limit është rreth 1.4 miliardë lekë, ose afro 15 milionë euro. Kjo ndodh pavarësisht se për ndërtimin e këtij aksi janë shpenzuar më parë mbi 75 milionë euro në disa lote të ndryshme.

Screenshot 57
Screenshot 57

Dy tenderë të tjerë janë hapur për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan me Korridorin e tetë. Për fazën e parë është parashikuar një fond mbi 35 milionë euro, ndërsa për fazën e dytë rreth 25 milionë euro të tjera. Në total, për Unazën e Elbasanit janë akorduar mbi 60 milionë euro, në një zonë që prej vitesh konsiderohet një nga nyjet më problematike të trafikut në vend.

Screenshot 58
Screenshot 58

Tenderi i katërt lidhet me aksin Kashar-Nyja Vaqarr, faza e tretë. Për këtë segment është parashikuar një fond prej rreth 16 milionë eurosh, ndërkohë që për dy fazat e mëparshme janë shpenzuar dhjetëra miliona euro të tjera. Edhe në këtë rast, procedura është hapur me shpejtësi, duke ngritur dyshime mbi arsyet e urgjencës.

Screenshot 59
Screenshot 59

Hapja e këtyre katër tenderëve vjen në një moment delikat, kur ministrja përgjegjëse është nën hetim dhe SPAK ka kërkuar autorizim për masa më të rënda sigurie, çka ka shtuar pikëpyetjet mbi transparencën, prioritetet dhe kontrollin institucional mbi fondet publike. bw

“Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me dhunë…

Tensionet janë rikthyer në ambientet para Kryeministrisë, teksa një grup aktivistësh të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer të protestojnë, në vijim të rezistencës së tyre disa-javore.

Teksa ishin duke shpjeguar situatën me arrestimet dhe procedimet penale të disa prej anëtarëve të lëvizjes dhe protestuesve, efektivë të policisë kanë hequr sërish karriget e vendosura përballë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë ditës së djeshme protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët.

Ndërkaq, gjatë orëve të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ndërsa u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital. bw

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, arrestohen katër mbështetës, procedohen disa të tjerë! Nisin hetime edhe për Adriatik Lapajn

Policia e Tiranës ka arrestuar katër protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët janë përplasur me efektivët ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

shqiperia behet protesta para kryeministrise tensione perplasje me policine (3)

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për shtetasit me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Adriatik Lapaj, E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

•arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;

•referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë. Panorama

Berisha nga SPAK: Ky vit do na sjellë fitore! Do realizojmë protestat me të fuqishme që ka njohur vendi! Ramaduro do largohet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga SPAK ka deklaruar për gazetarët se ky vit do të sjellë fitoren për demokratët dhe largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.


“Ky vit për demokratët ka për të sjellë fitore, largimin e Ramaduros dhe votën e lirë për shqiptarët”, tha ai, ndërsa shtoi se këto qëllime do të arrihen duke realizuar protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.

Ndër të tjera, ai theksoi se kryengritjet apo protestat e Partisë Demokratike do të jenë paqësore.

Berisha: Ky vit për demokratët ka për të sjellë fitore, largimin e Ramaduros dhe votën e lirë për shqiptarët. Me protestat me të fuqishme që ka njohur vendi, nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha format e protestat janë të mundshme, ne e kemi betejë vendimtare.

Ai e ndjente vetë, unë jam fajtor, por nuk kemi naftë sa Venezuela, jo kartele të mëdha sa Venezuela. I kemi, por jo aq të mëdha. Protestat janë kryengritje, revolta, por paqësore. gsh

“Rrëzimi i Maduros lajm i mirë edhe për shqiptarët”- Berisha: Rama nuk pranon kurrsesi të zbatojë vendimet e drejtësisë! I takon popullit ta rrëzojë

 

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se rrëzimi i Presidentiti të Venezuelës Nicolas Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët. • Duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati theksoi se këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve. • Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Edi Rama nuk pranon kurrsesi të zbatojë vendimet e drejtësisë dhe i takon popullit që të ngrihet dhe ta rrëzojë nga pushteti. • Më tej ai akuzoi Kryeministrin  se i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë dhe paralajmëroi protesta të reja të fuqishme të opozitës, duke theksuar se beteja do të zhvillohet nën moton “ja vdekje, ja liri”. • Duke folur për protestat, Berisha tha se 22 dhjetori provoi se opozita është një shumicë politike në Shqipëri dhe e gatshme për tu përballur me Edi Ramën në një betejë përfundimtare për rikthimin e votës së lirë. • Në fund, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj ndaj Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhjet me krimin. • Lideri i opozitës nënvizoi se Ergys Agasi është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Kryeministri Rama. dosja.al

Imuniteti i Ballukut, Berisha: Rama s’e dorëzon sepse është i frikësuar! “Don Agaçio”, super mafioz!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e fajësuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

 

Gjatë komunikimit online me qytetarët, Berisha u shpreh se mbështet çdo prokuror dhe gjykatës që vepron në përputhje me ligjin, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e pandikuar nga politika.

Ai u ndal gjithashtu te çështja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se Rama refuzon ta dorëzojë për shkak të frikës për fatin e tij politik dhe penal.

I pyetur nga qytetarët se pse në konferencën e Ramës me gazetarët për fundvit nuk e përmend emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, Berisha tha se “ai është Don Agaçio është një super mafioz që ka duart e tij të zeza në të gjitha proceset mafioze”

“Don Agaçio është një super mafioz që ka duart e tij të zeza në të gjitha proceset mafioze. Asgjë nuk e shpëton nga veprimi i ligjit, por bosi i Don Agaçios është Edi Rama dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Rama e ka kuptuar se kërkesat për Ballukun janë kërkesa për Ramën”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së shtoi se qëndrimi i kryeministrit në pushtet varet nga reagimi i opozitës dhe qytetarëve.

“Palloshi i gjatë qëndron edhe 12 vite në pushtet nëse e lejojmë ne. Qëndrimi ose mosqëndrimi i tij përcaktohet nga reagimi ynë si opozitë. Do ngrihemi ne dhe do kemi mbështetje më të madhe”, përfundoi Berisha. Panorama

E pazakontë në Lushnjë, rreth 200 mijë banorë, por prej 29 dhjetorit 2025 vetëm një bebe e lindur në Maternitet!

Orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2026 nuk kanë sjellë asgjë të re në pavionin e Obstetrisë, në spitalin bashkiak të Lushnjës.


Deri në orën 10:00 të paradites së vitit të ri, asnjë bebe nuk ka lindur në Lushnje. Në spital është vetëm një bebe e lindur në datën 29 dhjetor dhe asnjë e qarë e re.

Ndonëse Lushnja regjistron një popullsi rreth 138 mijë banorë, shto këtu edhe 60 mijë banorë të Divjakës, nuk ka lindje të reja!

Nga ana tjetër në spital janë paraqitur disa raste me lëndime të lehta nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe personat e lënduar kanë marrë mjekim dhe janë larguar për në banesat e tyre. gsh

Elbasan, 6 bebe lindin në orët e fundit të vitit 2025, Zheni Gjergji: Mirëseardhja më e bukur e fundvitit

Gjatë orëve të fundit të ditës së sotme gjashtë familje në Elbasan janë gëzuar me ardhjen në jetë të bebeve duke e bërë edhe më të bukur dhe më domethënëse festën tradicionale të ndërrimit të viteve.

Whatsapp Image 2025 12 31 At 16.53.09

Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, duke përhapur gëzim, emocione dhe shpresë në të gjithë qarkun.

Lajmin e bukur e ka ndarë edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

“ Mirëseardhja më e bukur e fundvitit

Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort në Spitalin Rajonal Elbasan.  Dy bebe të porsalindura, Darla dhe Riguel, engjëj të vegjël me buzëqeshjen e jetës që sapo ka nisur, sjellin gëzim, dashuri dhe besim për të ardhmen.

Mes duarve të kujdesshme të personelit shëndetësor dhe ngrohtësisë së festave, këto jetë të reja janë dhurata më e çmuar e fundvitit.”, shkruan drejtoresha e spitalit rajonal në një postim në facebook. bw

Ambasada e SHBA në Tiranë iu uron shqiptarëve Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes vlerave të përbashkëta!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Ambasada e SHBA: Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë! gsh

Vlorës nuk i ndahen “hallet”- Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm…

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
-Petrolifera
-TECI
-Porti i Peshkimit
-Zvërnec

Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë. bw


Send this to a friend