VOAL

VOAL

Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë! Kryeministrja italiane: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe d uke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.

Meloni e ka komentuar me batutë gjestin e kreut të qeverisë shqiptare.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha ajo me shaka. bw

‘Sara Mila u ndihmua nga Suel Çela?’ Gazetarja: Personazh pa kontribut, SPAK të hetojë!

Gazetarja Klodiana Lala, duke bërë një pasqyrë të ndikimit të krimit në zgjedhje, deklaroi se rasti i deputetes së PS që pritet të dali me rekord votash në Elbasan, Sara Mila, është i çuditshëm, pasi një person i panjohur është renditur e para me një numër të lartë votash.

E ftuar në Të Paekspozuarit, Lala bëri thirrje se i takon SPAK të provojë nëse Mila ka sponsorë nga krimi i organizuar, konkretisht nga grupi i Suel Çelës.

Lala: Kuptuar që patronazhimi është skemë perfekte e ndërtuar nga mazhoranca socialiste, që ka  mundësuar një numër të lartë madatesh, ka krijuar frikë për të votuar subjekte të tjera. Qytetarët kur i pyet për kë votuat, jashtë kameras e tregojnë, por kishin frikë se mos zbulohej se ku dërgonin votën.

Shqipëria është zbrazur, pjesa dërrmuese është administratë, u është kërkuar të sjellin vota të fotografuara nga diaspora.

Krimi ka patur ndikim e vet. Në Elbasan, Sara Mila është një zonjë pa asnjë kontribut publik, por rezulton gruaja më e votuar në qarkun e Elbasanit. Si ka mundësi një grua që nuk njihej nga 90% e qytetarëve?

Po të flasësh me qytetarë në Elbasan apo Librazhd, ata të tregojnë dhe të thonë, jo vetëm mua si gazetare, por edhe të BIRN, ku qytetarët orientoheshin për të votuar këtë zonjë. Fakti që nuk kishte kontribut publik dhe rezulton më e votuara, kjo ngre dyshime që krimi i organizuar ka ndikuar. Dyshohet se ka patur ndikim grupi i Suel Çelës, këtë mbetet ta provojë SPAK.

Zonja mund të dalë të japë reagimin e vet. Po të bisedosh me qytetarët, ishin orientuar drejt kësaj zonje. Ka me kontribut shumë të çmuar brenda PS, që nuk kanë marrë vota.

Të shkosh në Durrës, e dinim Arkend Ballën dhe Anri Dyrmishin se cfarë rezultati do të kishin. sn

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, 47 liderë shtetesh bëhen bashkë në Tiranë, axhenda

E premtja e kthen sheshin “Skënderbej” në kryeqendrën e Europës.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë.

Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve do të mbërrijnë që të enjten në Tiranë. I pari mbërriti kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, i cili u takua me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të firmosen edhe dy marrëveshje.

Më vonë pritet të mbërrijnë, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Europian Antonio Kosta dhe përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas, të cilët do të marrin pjesë në një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu në kuadër të samitit, do të mbërrijnë sot në Tiranë liderit e shteteve Maqedonisë së Veriut, Andorës, Qipros, Azerbajzanit, Polonisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Serbisë, Holandës, Finlandës, Lituanisë dhe Spanjës. Kosova dhe Greqia do të përfaqësohen në nivel presidencial.

Nesër pritet të vijnë liderët e vendeve: Belgjika, Austria, Turqia, Hungaria, Kroaci, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Franca dhe Ukraina.

Çfarë pritet të ndodh nesër?

Sipas njoftimit të Këshillit Europian ambicia e Samitit të Komunitetit Politik Europian është të lehtësojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet liderëve të kontinentit për të adresuar çështje me interes të përbashkët, për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Europës.

“Ky samit nuk ka për qëllim të zëvendësojë ndonjë strukturë, organizatë ose proces ekzistues, por është një forum ku shtetet europiane mund të gjejnë mundësi të tjera për bashkëpunim mbi çështjet më urgjente të kontinentit”.

Deri tani, Komuniteti Politik Europian ka zhvilluar pesë takime. Në takimin e parë historik në Çeki, diskutimi u dominua nga çështje të paqes, sigurisë dhe energjisë që rrjedhin nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në samitin e dytë në Moldavi, liderët u përqendruan te përpjekjet për paqe dhe siguri, si dhe te qëndrueshmëria energjetike dhe lidhshmëria dhe mobiliteti në Europë.

Takimi i tretë në Spanjë u përqendrua në forcimin e qëndrueshmërisë, prosperitetit dhe gjeostrategjisë së Europës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, në samitin e katërt, dialogu u përqendrua në mbrojtjen dhe sigurinë e demokracisë, migrimin, energjinë dhe lidhshmërinë.

Në takimin më të fundit në Hungari, liderët diskutuan sfidat e sigurisë të Europës, migrimin e parregullt, sigurinë ekonomike, lidhshmërinë dhe marrëdhëniet BE-SHBA.

Axhenda:

10:00: Mbërritja e delegacioneve
11:15: Ceremonia e hapjes
11:40: Fotografia e përbashkët familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:15: Drekë zyrtare
14:30: Tryeza e dytë tematike
15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve
17:30: Seanca plenare e mbylljes
18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).

Sali Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta nga e gjithë bota, duke siguruar mbështetje për përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë.

Lideri opozitar, Sali Berisha tha se PD ka dokumentuar në kohë reale parregullsitë dhe manipulimet, dhe sapo të përfundojë procesi i ankesave, do dorëzojë raportin përfundimtar në kancelaritë kryesore perëndimore.

Sipas Berishës, ndryshe nga viti 2001, këtë herë është përfshirë i gjithë shteti në blerje votash përmes shpërndarjes së parave publike, punësimeve dhe lidhjeve me krimin.

Berisha shtoi se PD po kërkon gjithashtu një dëgjesë në Kongresin Amerikan për të paraqitur provat e instalimit të narkoshtetit. Lidhur me parlamentin, opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë. Ndaj ndalimit të protestës së nesërme nga Policia e Shtetit, Berisha u shpreh se vendimi është antikushtetues dhe protesta do të mbahet. Në fund të këtij takimi, Berisha dha një intervistë për Syri Tv:

Z.Berisha, IDU më herët ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, të propozuar nga PD, sot ju jeni pjesë në këtë samit. Si kanë qenë takimet dhe ku e keni fokusuar ju bisedën me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e IDU?

Sot është forumi botëror i IDU-së që mbahet në Bruksel. Njëherë mbahet në Uashington, herën tjetër mbahet në Bruksel. Unë erdha këtu me urgjencë për të mgrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum, farsën e turpshme zgjedhore të 11 majit.

Dhe, këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së.

Në këto orë qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj për zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-së, z.Stefan Harper dhe shumë personalitete të tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbarë bota.

Pra, qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kam denoncuar, dhe e kanë denocuar me profesionalizëm të madh, edhe vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 majit.

Me përfaqësuesit, drejtuesit e partive politike morët një lloj garancie, çfarë garancie i dhanë ata Sali Berishës sa i takon kësaj çështjeje?

Ata mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë, dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Ne u jemi pafundësit mirënjohës IDU-së, PPE-së dhe CDI-së, të cilat kanë folur në rezoluta të tyre në një gjuh të njëjtë ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori që ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Ekipit të PD, edhe sa kohë i duhen për të dorëzuar këto prova tek përfaqësuesit e PPE-së, PE, KE, përfaqësuesit e IDU-së, për t’i dorëzuar provat e farsës elektorale, siç e quani ju, dhe atyre që ju keni denoncuar nga selia blu gjatë këtyre ditëve, pas 11 majit?

Ne, çdo gjë e kemi gati në kohë reale, e kemi të pregatitur, por natyrisht, finalizohet me finalizimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të ankesave. Pas kësaj, ne raportin e kemi gati. Ne kemi punuar në mënyrën më serioze. Ne kemi parashikuar ëto zhvillime. Dhe pikërisht, në këtë trend, ne kemi dokumentuar shumësinë e pafundme të parregullsive, të dhunimeve, të manipulimeve, të këtyre zgjedhjeve.

Kështu që, fundi i procesit ka pothuaj në të njëjtën kohë, është dhe përfundimi i raportit të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha organizatat e mëdha, ku bëjnë pjesë të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe botës, në Uashington, në kancelarinë gjermane, britanike, në Francë. Kudo, do paraqesim dokumentacionin e farsës elektorale të Edi Ramës.

Z.Berisha, jeni pyetur edhe më herët, ku është ndryshimi midis 2001 dhe 2025, dhe këto prova, duke parë edhe zhvillimin e teknologjisë tashmë, ju keni më shumë besim tek provat që keni mbledhur tani, apo tek ato duke bërë krahasimin me 2001?

Kanë qenë të një karakteri të ndryshëm. Pse kanë qenë të një karakteri të ndryshëm?

Në 2001, qeveria angazhoi kryesisht policinë. Kurse, kësaj here, angazhimi ishte shteti i tërë. Kësaj here, Edi Rama publikisht bleu vota, shpërndau 70 milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota, duke i dhënë 100 euro 48% të votuesve shqiptarë që janë pensionistët sot. Bleu vota duke fal 200 milionë euro kamata dh gjoba të dhjetëvjeçarit. Bleu euro duke autorizuar mbjelljen e miliona-miliona rrënjve kanabis, në një kohë kur një rrënjë kanabis sjell të ardhura 1000 euro.

Bleu vota, duke punësuar me dhjetëra mijëra qytetarë. Po këto ishin publike. Bota e krimit, si asnjë herë më parë, u angazhua me të gjitha qindra, miliona mos miliarda euro në blerje votash në urdhra dhe sjell në parlament rreth 28 kandidatë të financuar, të mbështetur, të garantuar prej organizatave kriminale.

Ju keni mbajtur dy dëgjesa të rëndësishme, dy dëgjesa i keni mbajtur më herët. Mendoni se një dëgjesë në Kongresin Amerikan ka rëndësi të madhe, duke parë dhe këtë situatë? Çfarë po bëhet në këtë drejtim nga ana e PD, por edhe përfaqësuesve të saj, po edhe nga vet ju, për të mundësuar një zhvillim në Amerikë për sa i takon çështjes së zgjedhjeve?

Ne vijmë për t’ja paraqitur gjithçka ligjvënësve, administrtatës së SHBA-ve të gjitha faktet flagrante që kemi, të cilat rrëzojnë këtë farsë elektorale dhe dëshmojnë në Shqipëri është i instaluar narkoshteti.

Ne, po përpiqemi dhe jam optimist. Natyrisht, agjenda e Kongresit Amerikan dhe e senateve është një agjendë shumë e ngjeshur. Por, unë kam shumë besim që do arrijmë që, në një mënyrë ose një tjetër të paraqesim kauzën tonë të drejtë.

Z.Berisha, parlamenti i vjetër, po e quaj kështu, pasi parlamenti i ri ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të rikthehet sërish në seancë plenare. Si do të shkojë opozita tashmë në parlamentin e Shqipërisë? do të vijojë edhe betejën e saj për votën e lirë, siç e keni quajtur ju në parlament? Ka një agjendë për sa i takon kësaj çështjeje?

Opozita do të hartojë agjendën e saj, por Opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë në të gjitha format.

Ka një vendim nga ana e Policisë së Shtetit që mos të lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozitës ditën e nesërme në ora 17:00, keni një përgjigje për Policinë e Shtetit dhe keni një skenar të dytë?

Opozita nuk njeh asnjë vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së tubimeve. Po, ne e deklarojmë publikisht se tubimi i opozitës nuk kërcënon dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e mysafirëve në Tiranë.

PD kërkesë KQZ: Duam dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora!

Partia Demokratike, përmes një shkrese zyrtare dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka kërkuar kësaj të fundit dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diaspora.

Kërkesa, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, konstaton 8 pika.

Pika e parë lidhet me dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo emigrant i regjistruar në platformën PER ka marrë dhe dorëzuar zarfin personalisht, ka firmosur vetë dhe ka paraqitur mjet identifikimi.

Së dyti, demokratët kërkojnë inventarin e zarfeve të diasporës, ato që janë të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kshtet e sigurisë.

Pika e tretë parashikon vendosjen në dispozicion numrin e fletëve të vulosura nga KQZ-ja, por që nuk janë shpërndarë, duke përfshirë dhe ato të fondit rezervë.

Së katërti, PD-ja kërkon numrin e sasisë së zarfave të papërdorura A dhe B, si dhe vendndodhjen e tyre aktuale.

Së pesti, kërkohet sa zarfa janë dorëzuar tek DHL-ja, sa janë kthyer pas si të parregullta për t’u marrë në administrim shpërndarje nga kompania postare, si dhe ato që janë kthyer nga DHL-ja pas dorëzimit dhe marrjes së zarfave nga votuesi emigrant.

Pika e gjashtë shtron kërkesën për numrin e emigrantëve që rezultuan me adresa të pasakta, e që kërkuan saktësim pas përfundimit të afatit të regjistrimit në platformën PER.

Po kështu demokratët kërkojnë kopje të manifestit të dërgesave ditore për zarfat e dërguara e ato të mbërritura, të njëhsuara me origjinalin.

Së fundmi, Partia Demokratike kërkon procesverbalet mbi gjendjen numerike dhe fizike të dërgesave postare që DHL-ja ka raportuar në zonën doganore dhe ka administruar në ambientet e dedikuara postare. Kjo pikë parashikon dhe informacionin nëse ka pasur ndërhyrje në ndonjë rast nga ana e autoriteteve doganore apo policore mbi zarfat.

 

Arian Ndoja thyen rekordin e preferencialeve në Durrës, siguron mbi 8 mijë vota

Arian Ndoja, kandidati i koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka arritur një rezultat të spikatur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke marrë 8133 vota preferenciale në qarkun e Durrësit.

Ky rezultat e vendos atë përpara Igli Carës, kandidatit më të votuar të PD-së në zgjedhjet e vitit 2021, i cili kishte grumbulluar 6,952 vota.

Ndoja, i cili këtë herë garon në një listë të hapur, ka thyer kështu rekordin e mëparshëm të preferencave për një kandidat të djathtë në këtë qark. Procesi i numërimit është ende në vijim, ndërsa nuk janë përfshirë ende votat e ardhura nga diaspora, të cilat pritet të kenë ndikim të mëtejshëm në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

Nëse ky trend votash vazhdon dhe Ndoja mban pozicionin e parë në listën e hapur të PD-ASHM-së, ai pritet të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për legjislaturën e ardhshme. Ky është një moment kthese për të, pasi kandidimi në politikë përbën angazhimin e tij të parë publik pas largimit nga sistemi i drejtësisë.

Rezultati i Ndojës konsiderohet si një sukses i dukshëm personal dhe politik, duke dëshmuar mbështetjen e gjerë që ai ka fituar në qarkun e Durrësit. Ish-prokurori duket se ka fituar besimin e qytetarëve në një rol të ri dhe sfidues në jetën publike. sn

Image

Rama: Do bëjmë marrëveshje ekonomike, Starmer: Jemi dakort për kampet e refugjatëve…

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer mbajtën një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Vizita e kreut te qeverisë britanikë ka filluar një ditë më parë. Dhe rëndësia e madhe e vizitës së tij është ajo se ka siguruar një marrëveshje me kreun e qeverisë Rama për të sjellë në Shqipëri emigrantët nga Britania, sidomos ata që kanë problem të mëdha me ligjin. Pra Shqipëria do përdoret si kosh plehrash edhe për Anglinë.

Ndërkohë që Rama i thoshte kreut të ekzekutivit britanik se do të bëjmë marrëveshje ekonomike, ai me qetësinë angleze dhe pa ironi i thoshte se kemi arritur marrëveshjen për kriminelët britanikë që ti strehojnë “përkohësisht” në kampet e Shqipërisë.

“Po po diskutojmë këtë çështje me një sërë shtetesh sa i takon qendrave të kthimit. E shoh si novatore e të rëndësishme. Në përputhje me punën që kemi bërë, marrëveshjet e kthimit që kemi. Ajo që dëshiroj  të arrij është të shtoj këto qendra kthimi. E po bëjmë këto diskutime”, tha Starmer.

Edhe britanikët kishim mangut. Pasi Italia e bëri shtëpinë e kriminelëve te saj në Gjadër tani mbetet të kuptohet vetëm ku do ta kenë shtëpinë këta të Britanisë. sn

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Shqipëria është mikpritësja e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Sheshin Skënderbej në Tiranë, duke sjellë së bashku liderët e 47 shteteve dhe institucioneve kryesore evropiane. Kjo është hera e parë që samiti zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për rajonin dhe një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në kontinent.

Një ditë më herët, më 15 maj, në Tiranë do të zhvillohet një darkë pune mes liderëve të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe udhëheqësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja organizohet bashkë nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe kryeministri Edi Rama, nën temën “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Në samit do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme Kaja Kallas, si dhe përfaqësues nga NATO, OSBE dhe Këshilli i Evropës.

Për këtë rast, në zemër të kryeqytetit është ngritur “Shtëpia e Europës”, një strukturë simbolike e ndërtuar në Sheshin Skënderbej, që do të presë delegacionet zyrtare. Pjesë e saj janë dhe punimet artistike të nxënësve shqiptarë që pasqyrojnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës.

Në fokus të samitit janë katër tema strategjike:

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike, me theks te mbështetja për Ukrainën dhe mbrojtja nga ndërhyrjet e huaja.

Konkurrenca dhe siguria ekonomike, përmes inovacionit, tranzicionit energjetik dhe qëndrueshmërisë industriale.

Migrimi, lëvizshmëria dhe rinia, duke trajtuar sfidat dhe potencialin e brezit të ri evropian në epokën digjitale.

Lidershipi evropian në një botë të re, ku pritet një vizion më i qartë dhe vendosmëria për të vepruar në arenën ndërkombëtare.

Ky samit vjen në një moment kritik për Evropën, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, kërcënimet hibride dhe ndryshimet teknologjike. Tirana shndërrohet kështu në një pikë kyçe për dialogun evropian, bashkëpunimin rajonal dhe hartimin e një kursi të përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

Axhenda:

10:00: Arritjet dhe pritjet
11:00: Ceremonia hapëse
11:30: Foto familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:00: Dreka
14:30: Mbledhja në tryeza tematike
15:45: Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve
17:30: Mbyllje e seancës plenare
18:30: konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës (ky i fundit do të jetë pritësi i radhës i këtij samiti)

bw

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri — e para herë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë në këtë nivel.

Pas vizitës me presidentin, Starmer do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Të dy liderët do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 12:40.

Kjo vizitë zhvillohet në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Tiranë, dhe ku Shqipëria është mikpritëse. Që sot, priten të mbërrijnë në Tiranë liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në strukturën e përkohshme të quajtur “Shtëpia e Europës”, e ngritur në Sheshin Skënderbej. bw

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë! Nuk do pranojmë kurrë një mandat mbi krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur me drejtuesit politikë të qarqeve, u shpreh se, edhe ndërkombëtarët e kanë pranuar se, zgjedhjet ishin farsë.

Berisha u shpreh se, se një parlament me mandat mbi krimin, nuk do të pranohet kurrë.

‘Po ne kurrë, mandat mbi krimin nuk pranojmë se do ishte tradhtia më e madhe ndaj këtij kombi dhe ndaj këtij vendi.

Vëzhguesit, ambasadori Zanieri, përfaqësuesi i Parlamentit Europian, koordinatori Gahler, përfaqësues të tjerë, i thanë fjalët e tyre. Edhe dy komisionerët, me gjuhë diplomatike, de facto pranuan plotësisht se në zgjedhje u ndesh shteti elektoral me partinë politike, por që në këto moment, zgjedhjet janë një farsë elektorale’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Kemi bërë gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor.

E keni dëgjuar, dhe prapë u kërkoj ju, që gjer momentin e fundit, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne jemi parti e shtetit ligjor, nuk tërhiqemi.

Po ne kurrë, mandat mbi krimin nuk pranojmë se do ishte tradhtia më e madhe ndaj këtij kombi dhe ndaj këtij vendi.

Cilido që mendon se ne nuk kemi të drejtë, e ftojmë të njihet me dokumentet.

Cilido që mendon se opozita, më tha mua një majtist i pakorrigjueshëm në Strasburg, ti tha po kërkon të deligjitimosh Edi Ramën. Ky ishte një mik i Ilir Metës ky i majti.

Kur i tregova unë zvarritjen dhe goditjen e Ilir Metës, i thashë po ti e ke mik këtë, po ky deligjitimon veten.

Cilido që mendon se mund t’u shesë krimin elektoral shqiptarëve për legjitimitet, gjysmë milionë shqiptarë do kërkojnë drejtësi për procesin zgjedhor.

Atë që bënë me votën e diasporës, është edhe më e shëmtuar.

Të parambushura nga një dorë, nga një penë, nga një kuti.

Çfarë del aty është jashtë çdo lloj imagjinate.

Vota 90 përqind si në Korenë e Veriut për PS-në. Etj, etj.

Pra, misioni është sot më jetik se kurrë dhe ne do ta përmbushim misionin tonë.

Unë kam besim të madh se qëndrimi ndaj këtyre zgjedhjeve, si i shqiptarëve, ashtu edhe i komunitetit ndërkombëtar, do të bazohet në vlerësimin e parimeve ndërkombëtare dhe kodit zgjedhor të Shqipërisë.

Vëzhguesit, ambasadori Zanieri, përfaqësuesi i Parlamentit Europian, koordinatori Gahler, përfaqësues të tjerë, i thanë fjalët e tyre. Edhe dy komisionerët, me gjuhë diplomatike, de facto pranuan plotësisht se në zgjedhje u ndesh shteti elektoral me partinë politike, por që në këto moment, zgjedhjet janë një farsë elektorale. sn

“Jam i shokuar me rezultatin”, Spaho largohet nga politika: Këto zgjedhje ishin të fundit e karrierës sime. PD të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet!

Një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike, sidomos në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho, njofton tërheqjen nga politika aktive pas rezultateve të 11 Majit.

Spaho ishte në listën e hapur në Korçë, natyrisht i pamundur të marrë një mandat deputeti pasi, PD siguroi vetëm 4 kandidatët e listës së mbyllur.

Në një postim në rrjete sociale, Spaho shprehet se është i shokuar për rezultatin që mori opozita në 11 maj.

“I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë”, shkruan Spaho.

Postimi i Spahos:

Të nderuar miq,

Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!

Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.

Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.

Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.

Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.

I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.

Me shumë mirënjohje,

Edmond Spaho

Screenshot 119
Screenshot 119

(BalkanWeb)

Zgjedhjet e 11 majit- Partitë e vogla mbledhin 210 mijë vota. Si u ndanë mandatet e partive të reja sipas votave që morën

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 9 subjetet e reja politike që garuan të dielën kanë arritur të mbledhin 210 mijë vota, ku Nisma-SHB ka arritur të marrë 57,877 vota ose 3.8% deri tani, duke siguruar një mandat në Tiranë, atë të kryetarit të koalicionit, Adriatik Lapaj.

Më pas renditet PSD me 48, 661 vota ose 3.2% duke marrë 3 mandate në qarkun e Shkodrës. E katërta për nga numri i votave vjen partia “Mundësia” me 46,680 vota ose 3.1% duke siguruar deri tani 2 mandate në Tiranë, kryetari i kësaj force politike Agron Shehaj dhe i dyti në listën e Mundësisë, Erald Kapri.

Në rend zbritës, vjen lëvizja “Bashkë” me 22,916 vota ose 1.5% e cila ka marrë një mandat deputeti në Tiranë.

Në fund të listës janë partitë e reja që nuk kanë siguruar pragun e duhur të votave për të përfituar një mandat sic janë;  Koalicioni Euroatlantik me 20,170 vota ose 1.3%, Djathtas për Zhvillim e Dashamir Shehit me 5,815 vota ose 0.4%, AKSH 3,303 vota ose 0.2% dhe Lëvizja “Atdheu” me 2,207 vota ose 0.1%.

Ndërsa dy forcat e mëdha politike, PS ka marrë 787,816 vota ose 52.3% dhe PD-ASHM 510,156 vota ose 33.9%.

Në një reagim në facebook, kryetari i koalicionit “Nisma-SHB”, shkruan se aktualisht 1 mandat i PS del me 9479 vota, ndërsa 1 mandat i partive të vogla del me 57 711 vota. Deri në fund, yni shkon me afro 70 000.

“Ja kjo është “demokracia” për të cilën kemi luftuar ta ndryshojmë”, thotë Lapaj duke iu referuar sistemit proporcional zgjedhor në Shqipëri. Ky sistem është përfaqësim proporcional me lista të mbyllura.

Ka 12 zona elektorale me shumë anëtarë që korrespondojnë me 12 rajonet administrative të vendit . Brenda çdo zonë elektorale, partitë duhet të arrijnë një prag prej 3 përqind të votave, dhe koalicionet parazgjedhore duhet të plotësojnë një prag prej 5 përqind të votave.

PS 52.3% 787,816 vota

PD 33.9% 510,156 vota

Nisma-SHB 3.8% 57,877

Mundwsia 3.1% 46,680 vota

KEA 1.3% 20,170 vota

AKSH 0.2% 3,303 vota

ADR 0.1% 1,092 vota

PSD 3.2% 48,661 vota

bw

Zgjedhjet- Pedagogu Osmani: PD ta kontestojë procesin, por duhet të reflektojë

Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani, i ftuar në News 24, në një diskutim mbi zhvillimet politike, ka theksuar se Partia Demokratike duhet të tregojë maturi dhe të ndërmarrë një proces reflektimi.

Ai u shpreh se PD ka të drejtë të kontestojë procesin zgjedhor, por kjo duhet të shoqërohet me një analizë të thellë të mënyrës së funksionimit të saj të brendshëm dhe rolit të lidershipit. Sipas tij, është e rëndësishme që procesi të mos dominohet nga hijet e së shkuarës, duke iu referuar indirekt figurës së Sali Berishës.

 

Osmani vuri në dukje edhe çështjen e patronazhimit, duke e quajtur të rrezikshme situatën kur angazhimi partiak është i vetmi mjet për mbijetesë për individët në nevojë. Ai nënvizoi se ekonomia duhet të orientohet drejt prodhimit dhe zhvillimit real.

Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani: Opozita duhet të reflektojë dhe të tregojë maturi. Ata mund të menaxhojnë gjithë procesin, jo duke qëndruar në hijen e liderit. Le të jenë asetet e Sali Berishës diku, por procesi i reflektimit duhet me patjetër. PD mund ta kontestojë procesin, por edhe duhet që të reflektojë. Në lidhje me patronazhimin, do thosha që nëse një person nuk ka gjë tjetër përpos kontributit në parti, kjo është e frikshme. Duhet thënë që njerëzit në nevojë përdoren në formë të shëmtuar. Ekonomia jonë duhet të jetë e orientuar nga prodhimi.

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur në Shkodër, futet në Kuvend Bardh Spahia

Qarku i Shkodrës po vijon procesin e numërimit për kandidatët e listës së hapur që do të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e ri. Deri tani janë numëruar 267 nga 405 kuti votimi, ndërsa ndarja e mandateve në këtë qark është: 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka arritur të sigurojë një mandat përmes kësaj formule. Deputeti i vetëm që hyn në Kuvend nga lista e hapur është Bardh Spahia, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër, i cili ka marrë 6,216 vota. Partia Socialiste, ndonëse ka siguruar katër mandate, nuk ka mundur të nxjerrë deputet nga lista e hapur.

Sipas renditjes, kandidatët që përfaqësojnë PD-në në Kuvend janë: Luçiano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj (të gjithë nga lista e mbyllur) dhe Bardh Spahia (nga lista e hapur). Gjithashtu Tedi Kopliku ka siguruar deri më tani  (5494) vota.

Procesi i numërimit në Shkodër pritet të përmbyllet në orët në vijim.

Lista e PD- 5 mandate
Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
Kliti Hoti (listë e mbyllur)
Greta Bardeli (listë e mbyllur)
Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
Bardh Spahia 6216 vota

Lista e PS- 4 mandate
Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
Onid Bejleri (listë e mbyllur)
Xhenis Çela (listë e mbyllur)
Bujar Rexha (listë e mbyllur)

Lista e PSD- 2 mandate
Tom Doshi (listë e mbyllur)
Sabina Jorgo (listë e mbyllur)

sn

Deklarata e parë për zgjedhjet- “Administrata presione votuesve, u përdorën asetet shtetërore”, BE citon vërejtjet e ODIHR: Shqipëria të bëjë detyrat për integrimin. Duhet reformë elektorale që adreson rekomandimet!

Bashkimi Europian, me anë të përfaqësuesve të lartë, Shefja e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka reaguar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëria. Sipas tyre, ka qenë një funksionim normal në të gjithë vendin.

Në fund të deklaratës, inkurajohet Shqipëria të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e kërkuara për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore.

DEKLARATA E BE

Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike të votës, duke zgjedhur përfaqësuesit e tij në Parlament. Përgëzojmë të gjitha autoritetet kompetente që siguruan funksionimin normal në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan edhe futjen e votimit jashtë vendit për herë të parë.

Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.

Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime. Megjithatë, votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin një fushë loje të barabartë. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe levave institucionale, mund të ndodhë që mazhoranca në pushtet kishte një avantazh të detyrës. U bënë akuza të shumta për presion ndaj votuesve, veçanërisht punonjësve publikë. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim i mirëpritur dhe është i nevojshëm vazhdimi për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimeve zgjedhore. Pavarësia e medias vazhdon të jetë një çështje dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës ka mbetur gjithashtu e kufizuar.

BE do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit.

Ne inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e kërkuara për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv kombëtar strategjik dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqishëm nga qytetarët e Shqipërisë. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​pasi të gjitha partitë politike shqiptare dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE. bw

Reuters: Vëzhguesit ndërkombëtarë rrëzojnë zgjedhjet, vihet në dyshim integriteti i votimeve, qeveria hesht

Reuters

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka siguruar një mandat të katërt të paprecedentë në pushtet, pasi Partia e tij Socialiste fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës, sipas një numërimi pothuajse të plotë të votave të martën.

Me 94% të votave të numëruara, Partia Socialiste (PS) kishte 52% të votave, përpara Partisë Demokratike (PD) në vendin e dytë me 34%, sipas të dhënave zyrtare nga komisioni zgjedhor, megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë vunë në dyshim drejtësinë e votimit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatet e plota të martën.

Nëse konfirmohet, rezultati do të shënonte një përmirësim krahasuar me zgjedhjet e fundit kur PS mori 49%, dhe do t’i jepte Ramës një shumicë të rehatshme për të formuar një qeveri. Kjo gjithashtu do t’i mundësonte atij të vazhdojë të punojë për të përmbushur premtimin e tij për të sjellë Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, megjithëse shumë ekspertë thonë se ky afat kohor është optimist.

Rama, në pushtet që nga viti 2013, ishte favoriti për të fituar, i mbështetur pjesërisht nga një rrjet ndikues i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një opozitë e fragmentuar.

Por përmasat e fitores kanë befasuar disa analistë që kishin pritur që skandalet e korrupsionit dhe trazirat e fundit do të dëmtonin epërsinë e Ramës.

Në vend të kësaj, fitorja e thellë duket se do të zgjasë një ndjenjë të parashikueshmërisë në Shqipëri, në kontrast me vende të tjera të Ballkanit si Kosova, Serbia dhe Bullgaria, ku partitë në pushtet janë përballur me kriza politike gjatë vitit të kaluar.

“Askush nuk priste të kishte një shumicë të kualifikuar për një parti të vetme. Është si (Kryeministri i Hungarisë) Orban në ditët e tij më të mira,” tha analisti politik Lutfi Dervishi.

PS është drejt rrugës për të fituar 82 vende në parlamentin me 140 vende, ndërsa PD do të marrë 51 vende, sipas televizionit lokal Top Channel.

Rama ka fituar favore nga Perëndimi duke pranuar emigrantë nga Italia dhe duke strehuar afganë që presin përpunimin e vizave për Shtetet e Bashkuara.

Por votuesit e zakonshëm në vend thonë se ai drejton vendin mbi një sistem patronazhi dhe ka bërë pak për të çrrënjosur korrupsionin dhe papunësinë. Rama e mohon këtë, megjithatë qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar që kur ai erdhi në pushtet, në kërkim të perspektivave më të mira jashtë vendit.

Mandati i tretë i turbullt i Ramës u shënua nga trazira mbi një goditje të perceptuar ndaj opozitës dhe një seri skandalesh korrupsioni.

Një mision ndërkombëtar i monitorimit të zgjedhjeve i udhëhequr nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se kishte pasur një “keqpërdorim të burimeve publike dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet” në fushatë. Ajo tha se kishte “raporte të shumta për presion ndaj punonjësve publikë dhe votuesve të tjerë si dhe raste të frikësimit.”

Qeveria nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi këtë. sn

Mbyllet numërimi në Kavajë- PD kryeson bindshëm me 53.75% të votave

Mbyllet numërimi në Kavajë/ PD kryeson bindshëm me 53.75% të votave. sn

Kruja “blu”, e vetmja bashki e qarkut Durrës ku nuk fituan socialistët

Në Krujë ka fituar Partia Demokratike, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës, që fitohet nga e djathta.

Partia Demokratike mësohet se ka fituar rreth 200 vota më tepër se PS.

Kruja në total kishte 93 qendra votimi. Edhe pse PD fitoi në Krujë, sërish në qarkun Durrës, PS fiton 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Pjesa dërrmuese e votave socialiste ka shkuar për Ani Dyrmishi dhe Arkend Ballën. Ky i fundit ka qenë edhe deputet në legjislaturën e fundit. Edhe 50 kuti kanë mbetur për t’u numëruar në të gjithë qarkun e Durrësit.bw

Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

Rikard Jozwiak

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE). Ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në Ukrainë, KPE-ja mblidhet në nivelin më të lartë dy herë në vit, teksa kryesuesi i saj ndërrohet ndërmjet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe 20 vendeve që s’bëjnë pjesë në BE.

Tani është radha e Shqipërisë, dhe ngjarja do të jetë njëfarë arritje kulmore për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në pushtet që nga viti 2013, ai tashmë është një prej drejtuesve më me përvojë, ndërsa takimi do të mbahet vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në republikën e Ballkanit Perëndimor, në të cilat e para doli sërish Partia e tij Socialiste.

Brukseli e vlerëson lart Ramën, ndërsa zyrtarët e BE-së e lavdërojnë atë për aftësitë e tij diplomatike dhe për mprehtësinë e tij. Pasqyrim i kësaj është fakti se Shqipëria, brenda një viti, ka hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE, teksa pritet të hapë më shumë të tjerë deri në fund të këtij muaji.

Çfarë është Komuniteti Politik Evropian?

KPE-ja nuk është organizëm i BE-së, as nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE, siç frikohen disa vende që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Ajo është, në thelb, forum për diskutime që nuk prodhojnë zyrtarisht rezultate konkrete apo komunikata përfundimtare; ajo s’ka vend të përhershëm apo sekretariat.

Përderisa mediat po mundohen ta shpjegojnë se çfarë saktësisht është apo se cilit qëllim i shërben ajo, duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë aq shumë institucione tjera evropiane (si Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, sa për t’i përmendur disa), udhëheqësit duket se i kanë për qejf samitet e KPE-së.

Fotografia e përbashkët e udhëheqësve në samitin paraprak të KPE-së, në Hungari.

Fotografia e përbashkët e udhëheqësve në samitin paraprak të KPE-së, në Hungari.

Arsyeja prapa kësaj mund të jetë fakti se KPE-ja ka koreografi minimale zyrtare krahasuar me, për shembull, samitet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe të BE-së, të cilat ndjekin protokolle të rrepta. Sigurisht, ka ceremoni hapëse, ka seancë plenare dhe ka fotografi të përbashkët. Udhëheqësit, më pas, ndahen në tri tavolina tematike, që përqendrohen mbi sigurinë, konkurrueshmërinë dhe migracionin.

Pjesa më e madhe e tubimit njëditor, megjithatë, do t’i përkushtohet takimeve të ndryshme të planifikuara dhe spontane bilaterale, të cilat shpejt mund të shndërrohen në takime më të mëdha, në rast nevoje. Samiti zhvillohet pa shumë ndihmës dhe këshilltarë të akredituar, që mundëson shumë takime dhe grumbullime të shpejta diplomatike, me ushqim dhe pije me bollëk. Tubimi ofron “njëfarë lirie dhe kreativiteti në jetën e tyre kryesisht të strukturuar”, siç është shprehur një diplomat.

Udhëheqësit e BE-së të ftuar në samitin e KPE-së

Në samitet e mëparshme të KPE-së pati orvatje politike për t’i bërë bashkë në një tavolinë udhëheqësin e Armenisë dhe atë të Azerbajxhanit, në shoqërinë e udhëheqësit të Francës dhe atij të Gjermanisë, por përpjekje të tilla nuk priten këtë herë, ndonëse ato nuk mund të përjashtohen kurrë.

Kush do të vijë? Deri më tani, askush nuk e ka refuzuar ftesën që i ka shkuar të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë, Rusisë dhe Vatikanit. Pjesëmarrës do të jenë kryetarët e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian, ashtu sikurse edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, majtas, me ideatorin e KPE-së, presidentin francez, Emmanuel Macron, në samitin e Budapestit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, majtas, me ideatorin e KPE-së, presidentin francez, Emmanuel Macron, në samitin e Budapestit.

Ky do të jetë takimi i parë multilateral edhe për kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz. Pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe nëse një gjë e tillë nuk konfirmohet deri në minutën e fundit. Udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdogan, gjithashtu pritet të shkojë, pasi kishte munguar në disa prej samiteve të mëparshme të KPE-së.

Kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, është ftuar të marrë pjesë, sikurse në samitin e fundit në Budapest, në nëntor. Diplomatët e BE-së janë të vendosur të theksojnë se takimi në Tiranë është i KPE-së dhe jo i BE-së, duke marrë parasysh se kjo e fundit ndjek politikën e mosangazhimit me zyrtarë të lartë gjeorgjianë, pas zgjedhjeve të kundërshtuara parlamentare në Gjeorgji, tetorin e kaluar. Nëse Kobakhidze merr pjesë, do të jetë interesante të shihet se si do të reagojnë udhëheqësit e BE-së.

Sytë nga Fico dhe Vuçiq

Ngjashëm, do të jetë interesante të shihet se cila do të jetë qasja e udhëheqësve karshi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, të cilët morën pjesë në paradën për Ditën e Fitores në Moskë, më 9 maj, duke qëndruar përkrah Vladimir Putinit.

Fico është kryesisht i izoluar në nivel të BE-së, ndonëse nuk pritet të përballet me ndonjë sanksion apo ndëshkim pas udhëtimit në Moskë.

Brukseli e kishte paralajmëruar Vuçiqin të mos shkonte në Rusi, duke theksuar se, si kandidate zyrtare për anëtarësim në BE, Serbia duhej të ndiqte politikat e jashtme të bllokut. Por, duket se as Vuçiq nuk do të përballet me ndonjë masë.

Një zyrtar i lartë i BE-së ka konfirmuar, në një bisedë “off-the-record”, para samitit në Tiranë, se Serbia do të mbetet vend kandidat, dhe se nuk ka konsensus mes shteteve anëtare të BE-së për vënie sanksionesh ndaj saj.

E vetmja pasojë për Serbinë do të jetë mospërparimi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, diçka që s’çon fort peshë, meqë republika ballkanike nuk e ka hapur asnjë kapitull negociatash në katër vjetët e fundit.

Një javë e madhe për NATO-n

Më 14 maj, shefat e Mbrojtjes të aleancës ushtarake 32-anëtarëshe do të mblidhen në Bruksel për takimin e tyre të fundit para samitit të NATO-s në Hagë, muajin e ardhshëm.

Mbështetja për Ukrainën dhe për misionet, operacionet dhe planet e mbrojtjes të NATO-s do të jenë në krye të agjendës.

Në të njëjtën ditë, por në vendpushimin bregdetar turk, Antalia, Rutte do t’i mbledhë ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s për një takim joformal dyditor. Tubimi është kontrovers, për shkak të politikave shtypëse të Turqisë ndaj opozitës, sidomos burgosjes së kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, së voni.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Trim Haliti

Zgjedhjet parlamentare, si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Deri më tani rezultatet e procesit të numërimit të votave janë si më poshtë:

Në rang vendi janë numëruar deri në orën 8:00 1527 qendra votimi nga 5225 nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 52.85% të votave (total 20,3046 vota) ndërsa Partia Demokratike 34.27% të votave (total 131,662 vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 4798 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 483 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 4260 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 13318 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 717 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 276 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 1359 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 10105 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 14165 vota

Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Radio Evropa e Lirë

Associated Press

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri tregojnë se Partia Socialiste në pushtet është në epërsi, teksa votuesit kanë mbështetur përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kandidaturën e kryeministrit aktual, Edi Rama, për një mandat të katërt.

Me rreth 25 për qind të votave të numëruara, socialistët e majtë të Ramës kanë siguruar 53 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar i djathtë, i udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, ka marrë 35 për qind.

Këto përqindje u japin socialistëve së paku 71 mandate të nevojshme për të qeverisur të vetëm dhe, sipas gjasave, edhe më shumë se në mandatin e kaluar.

Pjesëmarrja preliminare në votime të dielën ishte rreth 42.16 për qind, ose 4 për qind më pak se katër vjet më parë.

Rreth 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri dhe jashtë saj votuan për të zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar. Për shkak të emigracionit të lartë, vendi me 2.8 milionë banorë ka një numër më të madh të votuesve të regjistruar. Për herë të parë, rreth 191.000 shqiptarë të diasporës kishin mundësinë të votonin me postë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se procesi i votimit të dielën ka qenë në përgjithësi i qetë, me disa parregullsi të izoluara që përfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre, por që nuk pritet të ndikojnë në rezultat.

“Procesi, në tërësi, përveç rasteve sporadike, ka qenë në përputhje me rregullat dhe standardet”, tha ai në mbrëmje, pas përfundimit të votimit.

Partia Socialiste ka premtuar se do të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh — duke përfunduar negociatat deri në vitin 2027 dhe duke pritur miratimin e 27 vendeve anëtare deri më 2030 — një objektiv ambicioz përballë kundërshtarëve konservatorë dhe premtimeve të tyre për rritje pagash.

Rama, 60 vjeç, i cili siguroi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit të kaluar, ka theksuar arritjet në infrastrukturë dhe reformën në drejtësi gjatë fushatës së tij.

Socialistët synojnë të përshpejtojnë zhvillimin e turizmit, duke e rritur numrin e vizitorëve të huaj nga 10 milionë në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030, përmes zgjerimit të projekteve infrastrukturore. Rama ka premtuar, gjithashtu, rritje pensionesh dhe pagash.

Kundërshtari kryesor i Ramës është Sali Berisha, 80 vjeç, ish-president dhe ish-kryeministër, i cili argumenton se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarësim në BE.

Berisha zhvilloi një fushatë që ngjasonte me atë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke angazhuar edhe një nga këshilltarët e tij kryesorë për fushatë.

Më shumë se 570 vëzhgues ndërkombëtarë, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës ndoqën zgjedhjet, duke theksuar rëndësinë që bashkësia ndërkombëtare i kushton një procesi zgjedhor të besueshëm dhe transparent.

UGSHPD: Mbërrijnë thasët e fundit me zarfet e Diasporës në Qendrën e Votimit ngritur pranë Parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar- Nga ALBA KEPI

Mbërrijnë thasët e fundit me zarfet e Diasporës në Qendrën e Votimit ngritur pranë Parkut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Pak minuta para orës 19.00 kanë mbërritur në Qendrën e procesimit të votës së Diasporës, zarfet e fundit me votën e emigrantëve.

Avioni i DHL ka mbërritur nga Lajpcingu ku ndodhet dhe selia qendrore e grumbullimit dhe seleksionimit të dërgesave të DHL.

Vëzhguesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës kanë mësuar se numri i zarfeve të fundit është mjaft i ulët.

Numri i zarfeve të rregullta janë 80 e 63 të tjera kanë rezultuar të parregullt, pra zarfa gri.

UGSHPD sjelle ekskuzivisht pamjet e mbylljes së kutive të fundit të votës së Diasporës shqiptare e cila për herë të parë në histori votoi përmes sistemit postal.

UGSHPD konstaton se numri i votës së emigrantëve të mbërritur në atdhe nuk ka mundur të arrijë shifrën 200 mijë, dhe pse në sistemin e votuesve nga jashtë ishin regjistruar  245.935 votues, ndërsa 227.097 është numri i Zarfe të marra nga zgjedhësit

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Grupi i xhirimit i Syri TV zbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë.

Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Ndërkohë deputeti Erjon Braçe mbërriti dhe i kërkoi gazetares së Syri TV Meta të largohet.

Për disa momente pati përplasje dhe mes përfaqësuesit të PD-së dhe Braces

“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe Ambrozia Metës)

“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe

Ambrozia Meta: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi. 

Në disa momente ka pasur dhe përplasje fizike me një nga përfaqësuesit e PD-së Olek Hanku që ka bërë denoncimin nëpolici.

“Ik ore copë mishi mos të shoh këtu’

Syri TV zbulon zyrën e fshehtë të patronazhistëve PS në Tiranë! Mes tyre drejtoresha e agjencisë së Ekselencës

Një situatë skandaloze dhe e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm  një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Grupi i xhirimit i Syri TV zbuloi një zyrë të patronazhistëve të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë.

Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Syri Tv mëson se njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës

Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së.

Komisioni Rregullator nuk shqyrton kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit për Vlorën. Procesi mbyllet në orën 19:00

Komisioni Rregullator nuk ka shqyrtuar kërkesën e PS për shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës, duke lënë në fuqi orarin e caktuar sipas Kodit Zgjedhor.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj tha se dy anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ, përfaqësues të opozitës Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj, janë shprehur se një vendimarrje e tillë nuk është kompentencë e Komisionit Rregullator dhe janë larguar nga mbledhja.

Me largimin e tyre dhe mungesën e një koroumi pasi për këtë vendim duhen 4 vota, u vendos mosshqyrtimi i kësaj kërkese depozituar anëtari i Komisionit Rregullator, Arens Çela. bw

‘Ik se të zhduka!’ Kandidati i PD-se, Hoxha: Jo vetëm sekretarja, e gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve në çdo QV

Kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha në një intervistë për Syri TV zbulon detaje nga videoja e sekretares së Rakip Sulit dhe patronazhistëve të cilët kërcënojnë: Ik se të zhduka.

Ai zbulon se kërcënimi i administratës së Rakip Sulit është prezent në cdo QV.

Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në.

Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova. 

Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve”

Ambasadori i BE, Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Isha dhe në Durrës, pasi kishim indicie për banda në këto dy qytete

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vizituar sot Prokurorinë e Fierit, duke theksuar rëndësinë e veçantë që mbart procesi zgjedhor i sotëm, veçanërisht pas çeljes së negociatave me BE-në.

Gonzato sqaroi se nuk po kryen vëzhgim formal zgjedhor, por është në terren për të parë nga afër mënyrën si po ecin zgjedhjet dhe bashkëpunimi mes institucioneve. Ai tha se ishte më herët në Durrës për shkak të informacionit mbi aktivitetin e bandave dhe u zhvendos në Fier për të ndjekur situatën nga afër. Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunim institucional po funksionon mirë, ndërsa çdo incident do të hetohet nga institucionet përkatëse.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit. Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetem në Tiranë. Isha në Durrës, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu.bw

VIDEO/ Kapen me lista në duar, Sekretarja e Rakip Sulit kërcënon: Ik se të zhduka fare! Plehër

Në çdo zonë zgjedhore, patronazhistët e Edi Ramës po kapen me lista nëpër duar, duke parë se kush ka votuar, kë duhet paguar që të votojnë.

Një tjetër rast është evidentuar këtë herë në zonën e Kamzës, tek qendra votimi ‘Kopshti i vjetër’.

Katër vajza patronazhiste ndodheshin në makinë, duke kontrolluar listat e votuesve.

Pasi janë kapur gafil, patronazhistet e Ramës janë bërë dhe të dhunshme, duke goditur denoncuesin, ndërsa një i ri me makinë, e intimidonte që të mos filmonte.

Njëra prej tyre është identifikuar si sekretarja e Rakip Sulit, kryetari i bashkisë së Kamzës.  sn

FOTOT- Vlora, me pjesëmarrjen më të ulët në rang vendi, zhgënjen edhe Shkodra. Qarqet ku ka fluks votuesish, surprizon Tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.

Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët. Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Nga të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Finiqi, ku kanë marrë në votim deri në orën 14:00 vetëm 12.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Gazetari Enrik Mehmetaj raportoi për News24 se në pjesëmarrjen e ulët mund të ketë ndikuar edhe ‘Giro d’Italia’, event që ka bllokuar disa rrugë kryesore të qytetit bregdetar.

Në Qarkun e Shkodrës gjithashtu vërehet pjesëmarrje e ulët ku KQZ raporton se deri në orën 14.00 kanë votuar rreth 26%.

Shkoder 26
Shkoder 26

Qarqet e tjera me pjesëmarrje të ulët janë Durrësi me 27.8%, Gjirokastra 28.1%, Berati me 29.2% si dhe Korça me 29.6%.

Ndërkohë, qarqet me pjesëmarrjen më të lartë janë Tirana dhe Dibra. Në këto zgjedhje, Qarku i Tiranës shihet si surprizë ku deri në orën 14.00 pjesëmarrja vlerësohet në 34.89%. Në qarkun më të madh të vendit kanë votuar deri tani, sipas KQZ-së, 239 210 votues.

Screenshot 11

Edhe në Qarkun e Dibrës vërehet pjesëmarrje e lartë ku deri në orën 14.00 i janë drejtuar kutive të votimit 35.2% e zgjedhësve.

Dibra
Dibra

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, agjentë të BKH dhe oficerë të Policisë zbarkojnë në Fier, vëzhgojnë zonat e “nxehta” të Qarkut

Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH, shoqëruar edhe nga oficerë të Policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të Qarkut. Një nga keto zona është edhe Roskoveci.

Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit per krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjeter e SPAK Doloreza Musabelliu.

Deri tani nuk janë verejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numerimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore. bw

Celibashi-thirrje qytetarëve: Ata që s’kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një thirrje të qartë për qytetarët dhe subjektet politike gjatë orëve të fundit të procesit të votimit. Ai paralajmëroi se kushdo që tenton të fotografojë votën do të përballet me pasoja ligjore, ndërsa theksoi se pranë Qendrave të Votimit (QV) nuk duhet të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor.

“Paligjshmëria me votën është e dënueshme me deri në 3 vite burg,” u shpreh Celibashi, duke bërë thirrje për raportimin e çdo individi të dyshimtë që qëndron pranë QV-ve. Ai nënvizoi se partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen rregullave deri në mbylljen përfundimtare të votimit, ndërsa konfirmoi se janë marrë disa referime nga Task Forca për raste të dyshuara shkeljesh.

Ilirjan Celibashi: Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore. Ata që nuk kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg. Paligjshmëria me votën është dënim me 3 vite burg. Të raportohet për personat që qëndrojnë pranë QV. Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e votimit. Partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen ligjit. Kemi pasur disa referime nga Task Forca. bw

Gjekmarkaj: Arrestimi i bashkëshortit të deputetes Hoti është kurth, qytetarët të votojnë masivisht

Deputeti i Partisë Demokratike në listat e mbyllura dhe njëkohësisht drejtuesi politik i saj për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, pasi ushtroi të drejtën e votës në qytetin e Lezhës, dha një deklaratë për mediat ku komentoi edhe arrestimin e bashkëshortit të deputetes Elda Hoti.

Gjekmarkaj e cilësoi arrestimin si një kurth të ngritur nga organet shtetërore, të cilat, sipas tij, në vend që të ndëshkojnë ata që cenojnë procesin zgjedhor dhe merren me shitblerjen e votës, po targetojnë qytetarët që mbrojnë të drejtën e votës. Ai theksoi se Partia Demokratike po monitoron çdo rast abuzimi dhe do t’i denoncojë publikisht ato.

Në përfundim të deklaratës, Gjekmarkaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe për vendin. “Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të ndërtuar një Shqipëri ku sundon ligji dhe jo bota e krimit. Indiferenca është armiku më i madh i demokracisë”, u shpreh ai. bw

Ilir Meta voton i veshur kuq e zi: Gazetarët s’u lejuan të hyjnë në QV e 313! Koha e ndryshimit ka ardhur

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar mëngjesin e sotëm, duke e cilësuar këtë një ditë historike për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se kishte rënë dakord me administratën të votonte në orën 10:00, me praninë e mediave.

Ai shprehet se gazetarët nuk u lejuan të futeshin në qendrën e votimit pasi patronazhistët njoftuan se ai ishte i veshur kuq e zi. Meta akuzoi “kreun e Organizatës” Edi Rama se ka frikë nga ngjyrat kuq e zi dhe nga pamjet e tij live. Ai theksoi se ngjyrat kuq e zi simbolizojnë mbrojtjen e Kushtetutës dhe të kufijve të Kosovës. Ish-presidenti Meta tha se regjimi aktual trembet nga vota e lirë dhe nga liria e shqiptarëve. Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve patriotë që të votojnë masivisht për ndryshimin.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!
Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!
Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.
Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!
Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!

 

Zgjedhjet- Presidenti Bajram Begaj voton në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kreu i shtetit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, gjatë procesit të votimit.

“Një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendin dhe demokracinë. Kjo ditë e sotshmja ka një rëndësi të veçantë pasi kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë e sotshmja mendoj se duhet të jetë një ditë e gëzuar dhe ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion, me përgjegjshmëri që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe i numërimit. Administratorët zgjedhorë e kanë për detyrim ligjor që t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve shqiptarë”, tha Presidenti Begaj. bw

“Do të kemi një ditë të dytë vere!” Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Pak më parë kreu i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”.

Në një prononcim për mediat ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.
Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Të votojnë!
Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.
Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.
Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”, tha ai.

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha me mesazh për mbështetësit: Mirëmëngjes njisha, jeni gati?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar mbështetësve të tij në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Berisha shkruan: “Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, një mesazh që duket se synon të motivojë votuesit demokratë për pjesëmarrje masive në votim.

Zgjedhjet po zhvillohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku qytetarët votojnë për përbërjen e re të Kuvendit. bw

Banditët e rilindjes bllokohen duke blerë vota edhe në Donaj të Mirditës

 

Një denoncim tjetër ka mbërritur në redaksinë e Syri tv për blerje votash nga eksponentë të rilindjes.

Behet fjalë për zonën e Mirditës në lagjen Donaj.

Denoncuesui thotë se banditët e rilindjes janë duke blerë vota.

Duket se edhe policia ka mbërritur në vendngjarje. sn

Image

 

Vonesa në nisjen e procesit të votimit në disa qendra në Tiranë

Është hapur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, megjithatë në disa qendra votimi në Tiranë është raportuar të ketë vonesa.

Edhe pse ka kaluar kohë nga nga orari zyrtar i nisjes së procesit të votimit, 2 qendra ne parkun olimpik ende nuk janë hapur për të votuar qytetarët.

Arsyeja është se kapaket e kutive të votimit jane vendosur mbrapsht. sn

 

 

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive në votim: Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit.

Ervin Salianji: “Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe.

Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë.

Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë për qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë.”


Send this to a friend