• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se rrëzimi i Presidentiti të Venezuelës Nicolas Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët. • Duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati theksoi se këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve. • Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Edi Rama nuk pranon kurrsesi të zbatojë vendimet e drejtësisë dhe i takon popullit që të ngrihet dhe ta rrëzojë nga pushteti. • Më tej ai akuzoi Kryeministrin se i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë dhe paralajmëroi protesta të reja të fuqishme të opozitës, duke theksuar se beteja do të zhvillohet nën moton “ja vdekje, ja liri”. • Duke folur për protestat, Berisha tha se 22 dhjetori provoi se opozita është një shumicë politike në Shqipëri dhe e gatshme për tu përballur me Edi Ramën në një betejë përfundimtare për rikthimin e votës së lirë. • Në fund, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj ndaj Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhjet me krimin. • Lideri i opozitës nënvizoi se Ergys Agasi është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Kryeministri Rama. dosja.al