VOAL

VOAL

“Skandali i Ballukut tregoi se pushteti u kap në flagrancë”- Adriatik Lapaj: Më 4 janar të dalim në protestë masive

Adriatik Lapaj foli mbrëmë para Kryeministrisë, në vijim të protestës, duke e vënë theksin te skandali që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilin e cilësoi si provë të qartë të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.


Lapaj deklaroi se ka nisur organizimi për protestën e 4 janarit, në orën 12:00, ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha shtresat shoqërore dhe nga çdo cep i vendit, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e asaj që ai e quajti “klikë në pushtet”.

Sipas tij, rasti i zv/kryeministres Balluku është prej muajsh i njohur publikisht, por institucionet kanë heshtur.

Ai theksoi se protestat e javëve të fundit kanë thyer kontrollin e debatit publik dhe kanë rikthyer reagimin qytetar.

Në përfundim, ai u shpreh i bindur se ndryshimi është i mundur dhe se Shqipëria mund të drejtohet nga njerëz të pakorruptuar, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestën e 4 janarit.

Adriatik Lapaj: Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet. Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike.

Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re. Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…

Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”. Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim

“Firmosa nën trysni”, dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut. SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut iu rrëfeu prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë.

Pas kësaj dëshmie SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj. E kjo sipas prokurorisë provohet nga përgjimet.

Këto fakte janë pasqyruar ne kërkesën që SPAK ka dorëzuar në kuvend për leje për të arrestuar zv.kryeministen.

Dëshmia

Datë 10 nëntor 2025

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Ajo deklaron se kètë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë.

Ajo deklaron se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.

Pasi ai kishte folur dhe kjo procedurë ishte mbyllur, do të anulohej, pasi nuk ishte asnjëri nga operatorët ekonomik në rregull.

E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021, për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo ka nënshkruar, pasi është trysnuar nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurèn.

Ajo deklaron se shtetasi Evis Berberi ishte anëtar i komisionit, si dhe personi që diktonte vendimmarrjen e komisionit. Në lidhje me procedurën e prokurimit të rishpallur me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” ajo deklaron se sa herë mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë të komisionit i kishin marrë vendimet me njëri-tjetrin dhe e intimidonin atë në lidhje me qëndrimet e saj.

SPAK thekson se Balluku po frikëson dëshmitarët e kjo ësjtë një nga arsyet që kërkon dhe leje për arrest.

SPAK

Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj).

Keshilli i mandateve dhe imuniteteve zhvilloi një mbledhje por socialistët thonë se do të votojnë pasi të shprehet gjykata Kushtetuese. Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente dhe dorëzimin e. Ballukut të drejtesia. bw

Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të menaxhonte por edhe të garantonte mosvjedhjen e këtyre fondeve. Për Belinda Ballukun kemi folur dhe do të flasim gjatë. Por sot do të ndalemi te arsyeja se përse ju, të nderuar qytetarë, nuk i keni mësuar deri më sot këto vjedhje.

Kjo arsye është zbuluar sërish nga dosja e SPAK, ku miliona euro të vjedhura nga ju janë përdorur për të blerë mediat që të bllokonin informacionin se si po vidheni dhe nga ana tjetër fokusin ta mbanin te sulmet ndaj opozitës. Do t’ju sjellim në vijim një prej përgjimeve më skandaloze, se si pronarë mediash bëjnë rolin e sekserit të tenderave. E madje ankohen se përse paratë e korrupsionit u vonohen dhe nuk shkojnë me urgjencë në xhepat e tyre.

Fjala e lirë dhe kapja e mediave ka qenë fjalë kyçe thuajse në çdo raport të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për faktin se si financohen apo se si janë kapur mediat nga pushteti për të bërë propagandën, që thuajse në çdo rast përdoren për të mbyllur gojën përballë skandaleve korruptive, për të sulmuar opozitën apo për t’i shërbyer qeverisë në momentet e saj delikate.

Dosja e korrupsionit të zv. kryeministres Belinda Balluku është një nga panoramat më të qarta se si mediat blihen nëpërmjet parave që u vidhen shqiptarëve dhe më pas përdoren për t’u bërë atyre propagandë proqeveritare.

Etalon në korrupsionin mediatik, sipas asaj që zbulojnë prokurorët e SPAK, është sërish biznesmeni italian Carlo Bollino, që siç ka rezultuar në shumë dosje të së shkuarës, emri i tij rezulton si përfitues i një pjese të pagesave të korrupsionit.

Nga mesazhet e siguruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, SPAK ka siguruar edhe rastin korruptiv, ku Carlo Bollino i ankohet zv. kryeministres Belinda Balluku se ai nuk kishte marrë pagesat siç kishte rënë dakord me të, mesazh të cilin Balluku ia bën forward Berberit që t’i japë zgjidhje.

CARLO BOLLINO

Buonasera Belinda, sento il dovere di informarti che nulla di quello che siamo detti è avvenuto, né il vecchio (il cui valore è stato addirittura spalmato tra “piani di liquidazione” nei prossimi tre anni), né il nuovo…

Pasi i dërgon Evis Berberit mesazhin e biznesmenit italian Carlo Bollino, pronar i televizionit Report TV dhe Shqiptarja.com, Belinda Balluku urdhëron vartësin e saj të zgjidhë gjithçka e të mos krijojë probleme.

Belinda Balluku

Merre, zgjidhe këtë, se s’ta kam fare, por fare terezinë!

Pas urdhrit nga shefja e tij, Evis Berberi i përgjigjet Belinda Ballukut me një mesazh sqarues për të gjitha pagesat që janë bërë ndaj Carlo Bollinos kohët e fundit, ku siç do të shikoni bëhet fjalë për fatura të majme deri në 700 mijë euro.

Evis Berberi

Ja kam pranuar projektin në këshill teknik, ka marrë 28 milionë lekë të rinj nga 70 milionë të rinj dhe pagesën e mbetur ia kam shtrirë në tre vjet. Tani do marrë 3 milionë të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për gjithë projektet dhe nëse duhet ia japim në qershor 39 milionë të rinj që është diferenca. Për gjënë e re s’di për çfarë flet, pasi s’kam diskutuar gjë tjetër me të.

Pas këtij sqarimi, Belinda Balluku urdhëron Berberin që të thërrasë përfaqësuesin e Carlos dhe ta sqarojë, dhe për faktin se nëse i shkruan më ankesa zv. kryeministres duhet ta harrojë bashkëpunimin.

Belinda Balluku

Thirre atë plehrën që e përfaqëson dhe thuaji: kjo është skema, çfarë halli ke. Shko sqaro Carlon, thuaji mos shkruaj më tek min, ose pastaj harroje bashkëpunimin.

Nga verifikimet e kryera rezulton se kompania që ka përfituar tenderin, nga e cila Carlo Bollino nuk kishte marrë pjesën e tij, është Archi Space e Rais Petrelës, një personazh i njohur për afrimitetin me Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, me të cilin as vetë Carlo Bollino nuk e ka fshehur miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin.

Plug ka arritur të zbulojë se Carlo Bollino dhe Rais Petrela kanë një marrëdhënie të ngushtë biznesi mes tyre. Kjo marrëdhënie lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e godinës së Report TV, në pronësi të Carlo Bollinos, tek e cila do të ndalemi gjerësisht në këtë emision. Sipas asaj që reklamon vetë Petrela, kompania Archi Space ka bërë projektin e godinës së televizionit Report TV, godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore e për më tepër edhe me fonde shtetërore. Por ndërsa Rais Petrela bënte projektin e godinës së Report TV, në të njëjtën periudhë Carlo Bollino bënte sekserin tek Edi Rama që kompania Archi Space të përfitonte tenderat e supervizimit në Unazën e Madhe të Tiranës apo në projekte të tjera të ARRSH. Pra duket qartë se marrëdhënia e tyre e biznesit dhe financiare ka qenë e mirëkoordinuar, ku njëri bënte projektet dhe tjetri kujdesej për lekët.

Nga mënyra se si shfaqet në këto përgjime, Carlo Bollino bën rolin e sekserit të tenderave. Por situata bëhet edhe më e rëndë për mënyrën se si shpërndahen këto fonde për kapjen e mediave, pasi në përgjim del se ato shpërndahen edhe me ndërhyrjen e vetë kryeministrit Edi Rama. Për këtë fakt, prova janë komunikimet e Belinda Ballukut me Evis Berberin, ku qartazi shprehet se për tenderat e supervizimit të loteve të Unazës, përfituesit kanë rënë dakord me kryeministrin Edi Rama, ku siç u provua, njëri prej tyre është edhe Carlo Bollino.

Pas bisedës së mësipërme, Belinda Balluku vijon bisedën me Evis Berberin për tenderat e hapur për supervizimin e punimeve të mirëmbajtjes të loteve të Unazës.

Belinda Balluku: “Ke një supervizion mirëmbajtjeje”.

Evis Berberi: “Po”.

Pa skanimin, Balluku i dërgon edhe fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17.03.2022, dhe konkretisht:

  • Loti 4: Kontrata D “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
  • Loti 3: Kontrata C “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Juglindor”;
  • Loti 2: Kontrata B “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Verilindor”;
  • Loti 1: Kontrata A “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”; si dhe “Supervizion për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore të shtruara me VKM nr. 600, datë 13.10.2021”.

Belinda Balluku: “Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën. E dyta, pse ia ke bërë për 3 vite? Se është çmenduri. Merru me këto se do më çmendesh. Sqaroji atij kurvë që nuk do hapen procese të reja se nuk lejojnë financat.”

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: “Ça janë këto supervizione që paske hapur ti???”

Evis Berberi: “Po, pa, për tre vite. Janë të mirëmbajtjes.”

Belinda Balluku: “Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? E po një do ta marrë ky super k… se ia ka premtuar R?”

Evis Berberi: “Po, BB i kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodohesh më shumë.”

Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.”

Evis Berberi: “Po kë të doje.”

Belinda Balluku: “Jo, kë të doje jo.”

Evis Berberi: “Të vi në mijë.”

Pra, siç duket qartë nga ky komunikim, pagesa për të vjetrën u zgjidh, por sipas asaj që ka ndarë me kryeministrin Edi Rama, për Carlo Bollinon u zgjidh edhe tenderi i ri, që do të jetë objekt investigimi në një tjetër emision.

Ndërsa pagesat e tenderave abuzivë pa garë e me flamuj të kuq vijonin të çonin para korrupsioni në llogari të Carlo Bollinos, mediat e tij kishin arritur deri aty sa këtë akt korruptiv ta cilësonin mrekulli. Por siç u pa, mrekullia e vetme janë milionat e vjedhura shqiptarëve për të përfunduar në xhepat e biznesmenit italian, që po me ato para organizonte sulme publike ndaj opozitës.

Siç e thamë që në fillim të emisionit, Carlo Bollino është etaloni se si paratë e korrupsionit blejnë mediat për të sulmuar opozitën dhe për t’i bërë lavazh truri opinionit publik sipas propagandës qeveritare. Por fatkeqësisht, mesazhet e Belinda Ballukut faktojnë se jo vetëm Report TV dhe Shqiptarja.com, por pjesa më e madhe e mediave përfitojnë para krimi dhe korrupsioni për t’i shërbyer qeverisë. Në komunikimet me Berberin, Belinda Balluku zbulon se drejtorit të ARRSH-së i kishte lënë në patronazh vetëm pagesat për Carlo Bollinon, pasi drejtorët e tjerë paguanin për pjesën më të madhe të mediave.

Belinda Balluku: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat. Ty një të kam lënë, ngelë duke e bërë çorap.”

Evis Berberi: “Kuptova.”

Por, historia është më e rëndë se kaq. Shembja e ndërtesave dhe leja e ndërtimit janë një aferë më vete. Pasi mori në zotërim të gjithë pronën së bashku me godinat, Carlo Bollino, me vendim të qeverisë, shemb objektet ekzistuese, ndonëse kushtonin qindra mijëra euro, dhe ndërton objektin e ri pa i paguar asnjë lek dëmshpërblim shtetit. Por Plug zbuloi se godinat u shembën nën pretendimin e dëmtimit nga tërmeti, ndërsa në të vërtetë Carlo Bollino kishte aplikuar për leje ndërtimi te qeveria shumë më parë se të binte tërmeti.

Pas ndryshimit të kontratës më 19 shkurt, qeveria i hap rrugë kantierit për godinën e re të Karlo Bolinos. Në datën 6 maj të vitit 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, vendoset shembja e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr. 1” 2 kat, “Objekti nr. 2” 1 kat, “Objekti nr. 3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m².

Për të gjitha këto veprime, kryeministri Edi Rama u shpreh më parë se janë kryer në zbatim të ligjit, duke mohuar të ketë kryer shkelje. Megjithatë, i pyetur nga gazetarja e Syri Televizion, Ambrozia Meta, se pse u dha leja e ndërtimit për një godinë të re, ndërkohë që objekti i kontratës ishte rikonstruksioni i godinave ekzistuese, kreu i qeverisë nuk dha përgjigje…

Në datën 14 dhjetor të vitit 2019, kur Shqipëria ishte në gjendje të jashtëzakonshme dhe ende nuk kishte përfunduar procesi i kërkim-shpëtimit nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, shoqëria MTSC e Carlo Bollinos i dërgon një shkresë Ministrisë së Financave ku i kërkon autorizimin për të prishur godinat, me pretendimin se tashmë janë shumë të dëmtuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. Bashkëlidhur kërkesës, Carlo Bollino vendos edhe një akt inspektimi paraprak të Institutit të Ndërtimit, që mbante datën 13 dhjetor 2019.

Deri këtu, duket se gjithçka ka qenë në rregull, pra Carlo Bollino kërkon shembjen e godinave me një pretekst të arsyeshëm. Mirëpo, ajo që nxjerr zbuluar këtë kërkesë është pikërisht aplikimi për leje ndërtimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, disa ditë përpara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një shkresë që Agjencia e Zhvillimit të Territorit i dërgon Ministrisë së Financave në datën 29 maj 2020 nxjerr një të dhënë shumë të rëndësishme, e cila tregon pikërisht datën se kur Carlo Bollino aplikoi për leje ndërtimi në qeveri. AZHT i thotë Ministrisë së Financave se shoqëria MTSC ka protokolluar në datën 11 nëntor 2019, pranë kësaj agjencie, kërkesën për nisjen e procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit për objektin “Godinë multi-screen e televizionit Report TV”, si dhe ambientet ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit.

Nga sa qartësohet, rezulton se aplikimi apo propozimi për Leje Ndërtimi, pranë KKT-së, nga subjekti apo Ministria e Financave, është bërë në datën 11.11.2019. Nëse ky aplikim apo propozim do të ishte në përputhje me të drejtat që qiramarrësi kishte sipas kontratës së qirasë, atëherë do të duhej që në Lejen e Ndërtimit të kishim të miratuar rikonstruksionin e 3 godinave dhe jo “ndërtimin e një objekti të ri”.

Për më tepër, është për t’u evidentuar se, në datën e aplikimit, ende nuk kishte ndodhur tërmeti i 26 nëntorit 2019, që rezulton të jetë përdorur si arsye për vendimmarrjen e prishjes së godinave. Pra, KKT ligjërisht mundej dhe duhej të kishte miratuar lejen vetëm për rikonstruksionin e godinave në përputhje me kontratën e qirasë, miratuar me VKM. Kjo edhe për faktin se Akt-Ekspertiza e Institutit të Ndërtimit është kryer pasi subjekti i ka dërguar një kërkesë në datën 27.01.2020.

Duket qartë se tërmeti i 26 nëntorit ishte vetëm preteksti i duhur në kohën e duhur që përdori Carlo Bollino për të realizuar idenë e tij. Siç u përmend më sipër, Bollino aplikoi për leje ndërtimi më 11 nëntor 2019, pra dy javë përpara se të ndodhte tërmeti. Administrata e qeverisë Rama duket se, pas kërkesës së Carlo Bollinos për leje ndërtimi, është vënë menjëherë në lëvizje. Dhe pikërisht, kur vendi ishte në kulmin e përballimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria gjeti kohë që të miratonte lejen e ndërtimit për godinën e re të Report Televizion.

Në datën 13 janar të vitit 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, miratohet leja e ndërtimit. Sipas të dhënave zyrtare të lejes së miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit me firmë të kryeministrit Edi Rama, sipërfaqja e përgjithshme e truallit ishte 4021.5 metra katrorë, pra aq sa ishte lidhur në kontratën e qirasë të muajit tetor të vitit 2019. Nga kjo, sipërfaqe e zënë nga struktura (gjurma) ishte 1180.9 metra katrorë, ndërsa sipërfaqe ndërtimore ishte parashikuar 3048.9 metra katrorë…

Këto të dhëna janë të rëndësishme për të treguar atë se çfarë do të ndodhë deri në muajin gusht 2020. Fillimisht duhet të themi se Carlo Bollino, publikisht deri më 13 janar, kishte kryer dy veprime: kishte lidhur kontratën për marrjen në përdorim të ish-repartit të orëve në ish-uzinën mekanike dhe kishte siguruar lejen e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama. Leja nuk u zbardh pas datës 13 janar 2020, pasi në fakt Carlo Bollino nuk kishte marrë në zotërim të gjithë pronën.

Që leja e ndërtimit të zbardhej, Carlo Bollinos i duhej fillimisht të siguronte edhe sipërfaqen tjetër ndërtimore, pasi në kontratën e muajit tetor 2019 Bollino mori në përdorim vetëm katin e parë të godinës kryesore të ish-repartit të orëve. Për këtë arsye, pasi mori lejen e ndërtimit, në datën 10 shkurt 2020, shoqëria MTSC i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një shkresë të re, ku kërkon pa konkurrim një shtesë sipërfaqe prej 872.6 metrash katrorë.

Brenda dy ditëve, në datën 12.02.2020, Ndërmarrja Industriale nr. 1 Tiranë mbledh Këshillin Drejtues, miraton dhe përcjell në ministri praktikën e plotë. Në datën 17.02.2020 Ministria e Financave dërgon në Këshillin e Ministrave, për shqyrtim dhe miratim, projektvendimin, i cili miratohet me vendimin nr. 157, datë 19.02.2020. Më pas firmoset aneks-kontrata e re, e cila i jep Carlo Bollinos të gjitha godinat e repartit të orëve.

Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k., në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datën 13.01.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike dhe jo rikonstruksionin e tre godinave të ndryshme ekzistuese shtetërore, siç parashikohej në kontratën e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30 ditë më parë, në datën 13.01.2020.

Pasi aplikoi për leje ndërtimi dhe pasi ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019, Carlo Bollino kërkoi shembjen e objekteve. Kërkesa e drejtuar Ministrisë së Financave do të merrte rrugë dy muaj pasi u miratua shtesa e kontratës, e cila i jepte kontrollin e plotë Bollinos mbi ndërtesat ekzistuese.

Dy muaj pasi Ministria ia dërgoi për kompetencë kërkesën e subjektit MTSC për prishjen e godinave si pasojë e tërmetit, Ndërmarrja Industriale nr. 1 Tiranë i përgjigjet ministrisë ku i kërkon caktimin e një eksperti për të vijuar procedurat në lidhje me kërkesën e kryer nga kompania e Carlo Bollinos për shembjen e godinave.

Gjatë periudhës mars–maj 2020, Ndërmarrja Industriale nr. 1 dhe Ministria e Financave, ndonëse vendi ynë ishte i gjithi në izolim, ndërmarrin disa veprime për të nxjerrë jashtë përdorimit godinat e marra me qira nga shoqëria “MTSC”. Nga data 10 mars deri në datën 6 maj 2020, kur u miratua VKM për shembjen e godinave, janë ndërmarrë të paktën 10 akte zyrtare për procedurat e shembjes së godinave. Një prej këtyre akteve është ekspertimi i vlerës së godinave nga eksperti Arian Lako, i cili përcaktoi se objektet ekzistuese kapnin vlerën e rreth 35 milionë lekëve, apo rreth 350 mijë euro.

Siç rezulton nga përmbajtja e kontratës së qirasë, ku duhet theksuar se qëllimi i kësaj kontrate është rikonstruksioni i tre godinave shtetërore dhe rikthimi i tyre te pala shtet, kur afati i qiradhënies të përfundonte, rikthimi te pala shtet do të ishte me përfitimin e kthimit të një godine me parametra cilësorë dhe bashkëkohorë. Por ndërkohë që ky qëllim jepet në dispozitat hyrëse dhe specifike të kontratës (neni 2 i draftit të kontratës), qëllimi real i saj jepet në nenin 10, ku parashikohet në një dispozitë të fundit, tranzitore/kalimtare, se: “Kontrata e qirasë do të ishte e vlefshme deri në çastin që prona publike e dhënë me qira privatizohet sipas akteve ligjore në fuqi”.

Kujtojmë këtu se të gjitha aktet për Carlo Bollinon, të kryera nga Ministria e Financave e drejtuar nga Anila Denaj, janë ndërmarrë në një kohë kur administrata publike punonte nga shtëpia, për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë veprohej në kohë rekord për të miratuar vendime në shërbim të kësaj paligjshmërie, duke i shkaktuar dëm financiar shtetit në vlerën 34.958.426 lekë.

Por le të kthehemi përsëri te ngjarjet e majit 2020. Fill pasi u miratua me firmë të kryeministrit Edi Rama shembja e godinave të ish-repartit të orëve, ndonëse kontrata parashikonte rikonstruksionin e tyre, për të mbuluar paligjshmërinë e deritanishme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit i kërkon Ministrisë së Financave të amendojë kontratën me Carlo Bollinon, në mënyrë që ajo të ishte në përputhje me lejen e ndërtimit.

Sikurse jeni në dijeni, pjesë e dokumentacionit që disponojmë lidhur me aplikimin e sipërcituar, është Kontrata e Qirasë nr. 2604 Rep., nr. 727 Kol., datë 14.10.2019. Ndërkohë, me Vendimin nr. 368, datë 06.05.2020, Këshilli i Ministrave ka vendosur shembjen e objekteve. Për sa më sipër, duke qenë se në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë “MTSC” sh.p.k. parashikohet dhënia me qira e pronës shtetërore “Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana (Reparti i Orëve)”, për rikonstruksion total të sipërfaqes ndërtimore, si dhe bazuar në Vendimin nr. 368, datë 06.05.2020, lutemi që, në cilësinë e autoritetit kompetent për administrimin e pronës shtetërore, të bëni amendimin e objektit të kontratës së qirasë në përputhje me aplikimin për leje ndërtimi.

Ndërkohë, nga aktet e administruara rezulton gjithashtu se Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj, i është përgjigjur AZHT-së në datën 10 qershor 2020:

“Në nëntor të vitit 2019, vendi ynë u përball me një fatkeqësi natyrore që solli pasoja të rënda në shumë objekte ndërtimore. Ndër të tjera, edhe prona e marrë me qira nga subjekti pësoi dëmtime strukturore, e certifikuar kjo nga raporti i inspektimit të Institutit të Ndërtimit, si dhe nga aktet e monitorimit të kontratës të mbajtura nga Njësia Monitoruese. Në këto akte u konstatuan dëmet e shkaktuara si dhe gjendja për shkak të amortizimit të objekteve të pasurisë të dhënë me qira. Ndodhur në kushte të reja nga ato të cilat ishin në kohën e dhënies së kësaj pasurie me qira, subjekti qiramarrës “MTSC” sh.p.k. paraqiti pranë MFE-së kërkesën për prishjen e objekteve të marra me qira, me qëllim përmbushjen e objektit të kontratës dhe realizimin e investimit sipas planit të biznesit. Në referencë të rrethanave faktike dhe veprimeve procedurale ligjore të parashtruara më sipër, ka dalë VKM nr. 368, datë 06.05.2020, për prishje objekti dhe është krijuar një situatë e re ku trualli tashmë është i lirë. Për rrjedhojë, kërkesa juaj për amendim të kontratës nuk është veprim juridik i nevojshëm.”

Pra, siç rezulton nga faktet e dhëna më sipër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AZHT dhe subjekti “MTSC” kanë bashkëpunuar midis tyre për të reklamuar fakte dhe rrethana të pavërteta, me qëllim falsifikimin e dokumentacionit, për të justifikuar jo vetëm plotësimin e dosjes për t’u pajisur me leje ndërtimi, por për të arritur qëllimin kryesor: përfitimin prej Carlo Bollinos të pasurisë shtetërore truall.

Kjo evidentohet lehtësisht edhe në krahasim të fakteve, ku zonja Denaj, pasi dha një përgjigje negative për AZHT-në, çuditërisht, po zonja Ministre Denaj vihet në lëvizje vetëm me një kërkesë të subjektit “MTSC”, i cili në datën 11.07.2020 i kërkon MFE-së të saktësojë nenin 2 dhe nenin 5, pika 5.7 të kontratës, shprehimisht:

“Pas urdhrit të shembjes së tre objekteve ekzistuese, gjë që ishte e paparashikuar në momentin e nënshkrimit të kontratës, ne kërkojmë që të saktësohet neni 2 dhe neni 5.7 i kontratës nr. 2604 Rep., nr. 727 Kol., duke shtuar në rreshtin e dytë, pas fjalës ‘rikonstruksionin’, fjalën ‘minimalisht të totalit’ (duke hequr fjalën ‘total’).”

Në datën 17.07.2020, vetëm gjashtë ditë më pas, zonja Anila Denaj dërgon propozimin e saj për projektvendimin për marrje mendimi prej Ministrisë së Drejtësisë. Në datën 21.07.2020, Anila Denaj e dërgon për shqyrtim dhe miratim këtë projektvendim në Këshillin e Ministrave. Në projektvendim kërkohet amendimi i kontratës në nenin 2 dhe nenin 5, pika 5.7, ku në rreshtin e dytë, pas fjalës “rikonstruksion”, shtohet “minimalisht të totalit” dhe hiqet fjala “total”.

Vetëm një ditë më pas, Këshilli i Ministrave miraton VKM nr. 589, datë 22.07.2020, dokument publik i botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 139, datë 29.07.2020.

Në datën 24.07.2020, palët firmosin aktin noterial nr. 1145 Rep., nr. 420 Kol., amendimin e kontratës:

“Neni 1

Në nenin 2 ‘Qëllimi i përdorimit’ dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7 të nenit 5 ‘Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit’, fjalët ‘rikonstruksionin total’ zëvendësohen me ‘rikonstruksionin minimalisht të totalit’.”

Por edhe ky akt nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar paligjshmëritë e bëra më parë dhe nuk mund të zbardhej leja e miratuar në janar 2020. Në datën 04.08.2020, palët firmosin një amendim tjetër kontrate, nr. 1205 Rep., nr. 438 Kol., në kundërshtim flagrant me VKM nr. 589, datë 22.07.2020, ku citohet:

“Neni 1

Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e pasurisë shtetërore Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana (Reparti i Orëve), me sipërfaqe të përgjithshme të pronës 4021.5 m² dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimore 3048.9 m²…

Neni 2

Fjalët ‘rikonstruksion total’ zëvendësohen me ‘rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese’.”

Konstatohet qartë se në këtë aneks-kontratë janë falsifikuar jo vetëm pikat objekt ndryshimi të VKM nr. 589, por janë ndryshuar edhe të dhënat e pronës, duke vendosur sipërfaqe ndërtimore 3048.9 m² dhe jo 2497.04 m², siç ishte miratuar me VKM nr. 157, datë 19.02.2020.

Pra, provohet qartësisht se Leja e Ndërtimit e KKT-së, datë 13.01.2020, ka diktuar ndryshimin e kontratës së qirasë, dhe jo e kundërta. Leja e ndërtimit është miratuar vetëm pasi kontrata e qirasë është falsifikuar në datën 04.08.2020. /EMISIONI PLUG

Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

 

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.

Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.

E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të pushtetit të rilindjes ka qenë i lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetërve shqiptare, për ti përdorur patronazhistët e PS në zgjedhje, ai është lakuar me rënien e sistemit informatik të vendit dhe vjedhjen e të dhënave nga hakerat iranianë, me rjedhjen e pagave të qindra mijra punëonjësve, etj.

Pyetja që shtrohej për të gjithë ata që e njihnin, por dhe për të tjerët që nuk ia identifikonin dot fytyrën është e njëjtë: Si po rreziston kaq gjatë kjo grua?

Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që i jepte kunatit të Ramës, Armand Frangu.

Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës. “Ishte e vetmja që kur Rama ishte i nervozuar i hynte në zyrë dhe arrinte ta qetësonte”, i tregoi Lapsit, një punonjëse e bashkisë, në fillim të viteve 2000, pra në kohën kur Karçanaj punoi si drejtore e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, nga maji 2007 deri në shtator 2011.

Kur Ramës i vodhën ato dhjetë votat e famshme dhe e nxorën nga bashkia, prej aty u largua edhe ajo, për tiu rikthyer përkohësisht zanatit të saj si lektore në Fakultetin e Ekonomisë. Por ky udhëtim në shkretëtirë nuk zgjati shumë. Me ardhjen e Ramës në pushtet, ajo ishte një nga zyrtaret e para të rikthyera në administratë që në vitin 2013.

Në katër vitet e dyta të pushtetit fuqia që do i jepej asaj do të zmadhohej tepër. Në 2017, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kaloi direkt nën kontrollin e kryeministrit. Ironia e fatit: kjo lëvizje u bë në emër të luftës kundër korrupsionit për të mbledhur në një dorë të gjithë tenderat për të dixhitalizuar sistemet dhe për të zhdukur rryshfetet e vogla nëpër sportelet e shtetit.

Pas këtij momenti AKSHI do të kryente çdo procedurë prokurimi që lidhej me infrastrukturën e IT për çdo njësi të qeverisë, që nga blerja e kompjuterëve dhe deri te implementimi e mirëmbajtja e sistemeve. Kështu dalë ngadalë, do të krijohej ai që më pas Arben Ahmetaj do ta quante “kopshti privat i kryeministrit”.

Që kur ndodhi ndryshimi i vitit 2017, kjo agjensi, e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, nën vartësi direkte nga Edi Rama ka menaxhuar mbi gjysëm miliardi Euro.

Duke përshkruar këtë hop marramendës gazetarja Ola Xama ka vënë re: “Në 2017-n buxheti i AKSHI-t ishte 5 milion euro, ndërsa për vitin 2026 planifikohet të jetë 189 milion euro, rritje me 38 herë….”. më pas ajo ka komentuar: ” fabula është kjo: nuk marrim më 2 mijë lekë të vjetra për të lëshuar certifikatën, por vjedhim miliona euro me tenderat e sistemeve që do të eliminojnë korrupsionin e administratës së ulët! Qytetarët varfërohen më shumë, por ndihen më pak të vjedhur”.

Kjo para është pak a shumë filozofia që polli atë që po përjetojmë sot duke parë fotot dhe përgjimet e ralizuara nga “kordinatori i Ramës me krimin”, Ergys Agasi.

Dosja e SPAK që ka çuar në arrest shtëpie Mirlinda Karçanajn, për shkelje të barazisë në tendera dhe për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal tregon se si përdoreshin këto qindra miliona euro: për tendera të paracaktuar, për vendosje të kritereve siç i donin fituesit e percaktuar dhe për pengmarrje ndaj atyre që ankoheshin. Në përgjime dëgjohen fraza të tilla: “tenderi realisht kushton 2 milionë euro, po do e bëjmë 4”.

Si rezultat i kësaj skeme grabitëse, në ngritur nën hundën dhe me bashkëpunimin e Kërçanajt, sipas llogarisë së prokurorëve dyshohet se Ergys Agasi ka futur në xhep rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t, ndërsa partneri tjëtër i tij Ermal Beqiri, me kompaninë SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

Të tre këta personazhe rrezulton të jenë takuar disa herë sipas filmimeve që disponojnë prokurorët. Ndonëse është munduar ti relativizojë këto takime drejtoresha e AKSh-it nuk i ka mohuar ato në dëshminë e saj të dhënë për SPAK: “As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohuri tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjidhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim” është rrefyer ajo.

Ndërkohë, duke lexuar mbi 200 faqet e dosjes të detajuar të SPAK me provat e kësaj bande të dyshuar si kriminale, të lind një pyetje: Ku e gjenin ata guximin të vidhnin ditën për diell dhe të shkonin deri aty sa të rrëmbenin njerëz? Kush ia jepte fuqinë për të përdorur si shantazhues oficerë të lartë policie, apo pushtetin për të kontrolluar aplikimet e tenderave përmes Komisionit të Prokurimit Publik?

Vetëm kur shtron këtë pyetje e kupton ata që nuk gjendet mes rreshtave të dosjes së SPAK. Erdys Agasi është tashmë i njohur botërisht si eminenca gri e Edi Ramës në mbajtjen e lidhjeve me krimin. Ajo që bashkëpunonte me Agasin, Kërçanaj qe njeriu që u mor nga rama nën vartësinë e tij personale, për të menaxhuar një fond 540 milionë euro (nga 2017 deri sot). Prandaj profili i drejtoreshës së AKSH, që prej 2011 kur ajo filloi punë në bashkinë e Tiranës shërben shumë për të kuptuar gjenezën e batërdisë që na ka shpërthyer sot para syve./Lapsi.al/

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Gjykata konsideron të paligjshëm ndalimin, lirohen 4 protestuesit

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet janë liruar pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin.

Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdhërimin e lirimit te menjëhershëm të tyre. 3. Rrëzimin e kërkesës për vendosje masë sigurimi.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga PD-ja, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj skandaleve të qeverisë. bw

“Surreli është zonë krimi”- Berisha nxjerr fotot: Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës, policia i ka gjobitur makinën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.


Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur.

Po ashti Berisha me dokumente tregon se në disa raste makina e Ergys Agasit ka qenë në Surrel, madje i janë vendosur edhe gjoba nga ana e policisë.

Kyreopozitari tha se është fyerje per shqiptaret qe Edi Rama te vazhdoje te qëndrojë ne pushtet.

“Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush.

Ajo që flet më shumë se cdo gjë tjetër janë fitimet 22 mln herë më shumë brenda 4 muajve sesa kapitali fillestar i investuar ne EA Solution

Nuk ka provokim më të madhe se shqiptarët. Nuk ka fyerje më të madhe sesa Rama qëndron në pushtet”, tha Berisha. gsh

gjobat per agasin

Në bashkëpunim më SHBA, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar sistemet moderne të mbrojtjes Javelin, falë bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndër të tjera, shprehet se Javelin-ët do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ardhja e sistemeve , falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shprehet Vengu. gsh

 

Katër të arrestuar për protestën e opozitës, Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri ishte djali i një ish-luftëtari të UÇK

Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se dy nga personat e arrestuar për protestën e djeshme ishin turistë nga Kosova dhe nuk kishin lidhje me protestën.

 

Sipas tij, njëri prej tyre ishte djali i një ish luftëtari të UÇK-së. Berisha tha se ai ishte arrestuar vetëm se ai kishte bërë foto me të. Kryedemokrati kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Janë ndaluar 10 nga të cilat 4 janë arrestuar. Këta dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.

E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës, në mos gabohem. Kanë bërë foto. Njëri më tha se jam djali i një luftëtari të UÇK.

Bëra foto me të. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë që të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, e kriminelëve në detyrë.”, tha Berisha.  Panorama

“Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”- Berisha: Publikojmë librin me 1500 faqe, dokumenton dhunimin e votës

Partia Demokratike ka publikuar sot librin me mbi 1500 faqe që sipas tyre dokumenton vjedhjet në zgjedhjet e 11 majit.


Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Libri është realizuar sipas Berishës falë një punë të jashtëzakonshme të strukturave të Partisë Demokratike.

“Jemi këtu para jush, para shqiptarëve publikimin e PD, të cilin kësaj herë kemi preferuar ta quajmë “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Ky dokument i hartuar mbi 1500 faqe dhe mbi 2000 e ca prova, dokumente, video, fotografi. Një punë e jashtëzakonshme e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar cdo shkelje ligjore, cdo dhunim të votës, cdo ndërhyrje e krimit etj”, tha Berisha. gsh

“Balluku ka ushtruar presion ndaj dëshmitarëve, gjendja e lirë të pandehurës paraqet rrezik”- Bardhi lexon kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit: E pandehura mund të asgjësojë provat dhe të arratiset

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë anëtarë në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve morën pjesë në mbledhjen që ata vetë e kishin thirrur, por PS nuk mori pjesë.

 

Gazment Bardhi tha se anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve po bëhen avokatë të Belinda Ballukut.

Ai lexoi edhe një pjesë nga kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit, ku sipas tij është urgjente mbledhja dhe shqyrtimi i çështjes së mandatit të Ballukut.

Sipas Bardhit, SPAK thotë se Balluku ka ushtruar presion ndaj dëshmitarëve, konkretisht ndaj një vartëse të saj. Po sipas Bardhit, referuar kërkesës së SPAK, e pandehura Balluku mund të prishë dhe asgjesojë provat dhe mund të largohet.

“Njësoj si kriminelët që i fshihen drejtësisë edhe kolegët e mazhorancës janë të fshehur. Nuk janë paraqitur në një mbledhje të vlefshme. Pengimi i drejtësisë me urdhër politik të Edi Ramës është akti më i rëndë që ka kryer ky kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë deputetët të mbledhë Këshillin e Mandateve.

Unë për herë të parë dua tju lexoj pjesë nga kërkesa që SPAK ka sjellë në Kuvend dhe e bëjnë të ngutshme mbledhjen.

Balluku që ka interes për të zvarritur cështjen. Pse pesë anëtarë të Këshillit bëhen zëdhënës të një të pandehuri për veprime korruptive që kapin vlerën e 1.1 mld eurove.

SPAK ka argumentuar se “në vijim të hetimeve nga përdorimi i metodave speciale kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Ballukut ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur, konkretisht një vartësja të saj. Jemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit për Belinda Ballukun. Vlerësojmë se pas caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Pasi po kryhen hetime penale për procedura të tjera. Gjendja e lirë e të pandehurës paraqit rrezik real. Ekziston mundësia që ajo të asgjesojë ose të prishë provat. E pandehura Belinda Balluku ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Largimi i të pandehurës është evident”, tha Bardhi. Panorama

Balluku e “zënë” duke fshehur milionat e vjedhura, BE skualifikon qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë

Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Më 18 dhjetor, ky ministral ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për shkak të detyrave që Belinda Balluku ishte zotuar të realizonte në sektorin e energjisë, por siç duket nuk ka mundur ti realizojë pasi ka qenë e “zënë’ duke fshehur milionat që ka vjedhur.

Sipas dokumentit të Ministerialit të Energjisë, Shqipëria nuk ka miratuar dhe zbatuar ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për t’u përputhur me Direktivën e Bashkimit Europian, që lidhet me përgatitjen për rrezikun në sektorin e energjisë elektrike.

“Shqipëria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar një autoritet kompetent për përgatitjen ndaj rreziqeve, pavarësisht se afatet përkatëse kanë përfunduar më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.“- thuhet në vendim.

Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.

“Zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri përfshijnë miratimin në vitin 2024 të Ligjit të ri gjithëpërfshirës nr. 25/2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde më të gjera evropiane. Përveç kësaj, është krijuar Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), për të mbikëqyrur dhe koordinuar përpjekjet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike”, vlerëson raporti.

Vendimi i Ministerialit të Energjisë mendohet se lidhet me tre projekte ku Balluku është investuar personalisht, si TEC-i i Roskovecit, ku dyshohet si investitore edhe një korporatë ruse, anijet energjitike “Tigrat” në Vlorë dhe destabilizimi i linjave të interkonjeksionit europian për shkak të marrëveshjeve korruptive.

Bashkimi Europian ka vendosur se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do të ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara në politikat e energjisë.

“Shqipëria duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të ndrequr shkeljen e identifikuar në nenin 1 dhe për të siguruar menjëherë pajtueshmërinë me ligjin e Komunitetit të Energjisë. Shqipëria do të raportojë rregullisht në Sekretariat dhe në Grupin e Përhershëm të Nivelit të Lartë në lidhje me masat e marra në vitin 2026” – theksohet në vendimin e Ministerialit të Energjisë së Bashkimit Europian.

Nëse shkeljet e Shqipërisë nuk janë korrigjuar deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të fillojë një procedurë sipas nenit 92 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që parashikon pezullimin e disa të drejtave që rrjedhin nga zbatimi i këtij traktati për palën përkatëse, duke përfshirë pezullimin e të drejtave të votimit dhe përjashtimin nga mbledhjet ose mekanizmat e parashikuar në këtë traktat./boldnews.al

foto galeri

U paraqit në SPAK, Olta Xhaçka në Prokurorinë e Posaçme për hetimet në Portin e Limionit

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.


E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se ajo është thirrur për hetimet mbi Portin e Limionit.

Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.

Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. gsh

BIRN:Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, kur një fuoristradë e zezë “Range Rover Defender” me xhama të errët i preu rrugën dhe u ndal pranë tij.

Nga fuoristrada zbriti një burrë i veshur me uniformë blu me mbishkrimin “BKH” dhe i thirri në emër.

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne,” i tha ai duke hapur derën e pasme të makinës. I bindur se po thirrej nga organet e drejtësisë, Meçe nuk bëri rezistencë. Por iluzioni i ndalimit nga SPAK zgjati vetëm pak minuta.

Sapo makina u largua nga zona e banuar, “oficerët” i vendosën Meçes një kapuç të zi në kokë dhe morën rrugën e vjetër të Krrabës në drejtim të Elbasanit. Në rrënojat e një godine të braktisur në afërsi të fshatit Graçen, maskat ranë dhe jelekët e BKH-së u zëvendësuan me pistoleta të drejtuara në kokë.

Pengmarrësit e Gerond Meçes, që SPAK i lidh me organizatën kriminale “Çopja”, i dorëzuan atij një zarf të bardhë që përmbante një tabelë në Excel me një listë të detajuar tenderash publikë, procedura të ankimuara nga kompania e Meçes, “Advanced Business Solutions” ABS, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP.

“E njeh këtë letër?”, e pyetën rrëmbyesit. Mesazhi ishte i qartë: Tërhiqu. “Në të kundërt ke plumbin në kokë”.

Ultimatumi zbuloi se pas rrëmbimit mafioz fshihej lufta për milionat e tenderave publikë në fushën e teknologjisë, kryesisht të prokuruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe rivalin e Meçes në biznes, Ermal Beqirin për organizimin e pengmarrjes së tij me qëllimin zhdukjen e një pengese në kontrollin e tenderave me vlerë dhjetra milionë euro të AKSHI.

Hetimi është shumë më i gjerë dhe nxjerr në sipërfaqe simbiozën mes krimit të organizuar dhe drejtueseve të AKSHI në shpërndarjen e tenderave të teknologjisë; për të mundësuar përzgjedhjen e fituesve dhe devijimin e dhjetra milionë eurove në llogaritë e Ergys Agasit – një ish funksionar publik i dorës së dytë, i akuzuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj si koordinatori i Ramës me krimin e organizuar.

Përveç Agasit dhe Beqirit, Prokuroria e Posaçme akuzon drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të AKSHI.

Vendimi i gjykatës për masë sigurie sugjeron se Agasi komandonte dyfishimin e kostove për tenderat publikë, eliminonte përmes kërcënimit dhe korrupsionit rivalët dhe menaxhonte pastrimin e parave përmes një kompanie fiktive dhe një distributori çokollatash të lira turke.

Të dhënat e SPAK dëshmojnë se vetëm në periudhën dhjetor 2024 – shtator 2025, kompania e dyshuar fiktive në pronësinë e Agasit, EA Solution, arkëtoi rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t.

“Të gjitha sa sipër, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se, personat nën hetim Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë kryer veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, në kuadër të një formacioni të posaçëm, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, citohet në vendimin e GJKKO prokurori Bledar Maksuti, i cili po heton dosjen.

Agasi e Beqiraj janë tashmë në arrati dhe nuk qenë të arritshëm për koment, ndërsa studioja ligjore “Beçi & Partners” që po mbron drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj tha se do të ketë një qëndrim pasi të njihet me materialet e dosjes.

“Modus operandi”

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masë sigurimi e bën të qartë që grupi nën menaxhimin e Agasit nuk e kishte për herë të parë që përdorte dhunën për të futur duart në fondet publike.

Për të ilustruar mënyrën e operimit, prokurori përmend një ngjarje të pahetuar të vitit 2019  me personazhe ish-deputetin e dënuar në aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako dhe Agasin që kishin në shenjestër një koncesion në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pengesa në këtë rast, sipas vendimit, ishte ministri i kohës, Damian Gjiknuri dhe Agasi i shkruante Bllakos: “Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj”, duke nënkuptuar ndonjë grup kriminal.

Prokuroria thotë se ky rast ilustron “modus operandi” të Ergys Agasit.

“Kjo rrethanë lidhet dhe me pengmarrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së,” arsyeton Prokuroria.

Dosja hetimore shkon përtej përdorimit të dhunës, që ishte akti i fundit në mekanizmin e përvetësimit të fondeve publike. Sipas vendimit, Agasi regjistronte bisedat me ortakët dhe zyrtarët publikë në zyrën e tij pranë “Vesa Center” në Tiranë – regjistrime që ndodhen tashmë në duart e SPAK.

Prokuroria liston dhjetëra screenshot nga video të sekuestruara në zyrën e Agasit, ku flitet për fiksimin e tenderave publikë.

Në bisedat e cituara në dosje, Agasi cakton kriteret e tenderave dhe po ashtu haptazi fryn fondet limit që duhen për kryerjen e punëve. Në një takim të datës 16 mars 2024 mes tij, Karçanajt dhe Beqirajt, Agasi citohet të thotë: “Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike, arsyeshëm krijohet bindja mbi lidhjet me interes që kanë këta shtetas me njëri-tjetrin, e cila, nga analizimi i përmbajtjes së bisedave të transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshëm mbi realizimin e një skeme kriminale në funksion të paracaktimit të procedurave të prokurimit, krijimit të avantazheve dhe përfitimit të paligjshëm prej tyre,” arsyeton prokuroria.

Edhe dëshmitë e marra nga punonjësit e AKSHI dhe të dhënat nga dokumentacioni për tenderat, provuan sipas prokurorisë se vlerat e tenderave fryheshin dhe kur ishte e nevojshme tenderat fshiheshin pas emërtimeve “sekret” dhe “të klasifikuar”. Duke iu referuar kësaj situate, prokurori citon edhe biznesmenin nën hetim Gëzim Hoxha, i cili ka pranuar në dëshmi se një projekt për të cilin ai paguante EA Solution të Agasit si bashkëpunëtor, kostoja ishte vetëm sa gjysma e vlerës.

“Duke u nisur nga vlera e fondit limit dhe shpenzimeve të mia, mund të them se kanë qenë rreth 50% e vlerës, për blerjen e këtyre moduleve ose si shpenzime në tërësi…”, citohet Hoxha.

Në dosje identifikohen 19 procedura tenderimi ku dyshohet se grupi ka futur duart në një formë apo një tjetër. Prokurori i ndan ato në tre kategori; procedurat e shpallura në kohën e takimeve mes Agasit, Karçanajt dhe Beqirit; procedurat e prokurimit për të cilat Gerond Meçe u detyrua të tërhiqej nga ankimet si dhe procedurat për të cilat dyshohet se janë bërë pagesa fiktive në drejtim të subjektit “EA Solution” sh.p.k., në pronësi të Agasit.

Bazuar në vlerat e përmendura në vendimin e gjykatës dhe dokumentet për tenderat që gjenden online, vlera e këtyre kontratave pa TVSH është rreth 5.9 miliardë lekë apo 59 milionë euro.

Prokuroria thotë se tenderat manipuloheshin për t’u fituar nga kompania “Soft& Solution” e Beqirajt, kompania “Fastech” e Andis Papës dhe kompania First sh.p.k e Gëzim Hoxhës.

“Nga analiza e këtyre dy procedurave të prokurimit, në harmoni dhe me shpjegimet e punonjësve të shoqërisë “EA Solution”, krijohet bindja se këto procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, në bashkëpunim me shtetasin Andis Papa, fitimet e të cilave, i kalohen në mënyrë fiktive subjektit “EA Solution”, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi”, thotë prokuroria duke iu referuar procedurave nën hetim.

Pagesa fiktive për çibukë e çokollata

Ergys Agasi gjatë dëshmisë së tij në SPAK. Foto: LSA.

Në hallkën e fundit, Prokuroria thotë se ka zbuluar se përtej manipulimit të procedurave, palët në proces u përfshinë në pastrim parash dhe faturime fiktive.

Edhe pse Agasi rezulton pronar i EA Solution, kjo e fundit funksionon brenda zyrave të kompanisë së Beqiraj dhe asnjë prej punonjësve të pyetur nuk e di që Agasi është pronar dhe as që punojnë për këtë kompani.

Punonjësit thonë se u intervistuan nga “Soft&Solution” dhe ishin habitur që rezultonin në listpagesat e EA Solution. Vetë administratorja e kompanisë së Agasit pranon se punëtorët e tyre menaxhoheshin nga burimet njerëzore të kompanisë së Beqirit.

Pasi mori në më pak se një vit 29 milionë euro nga kompanitë e Beqirit, Papës dhe Hoxhës, kompania EA Solution shpenzoi vetëm 30 mijë euro për blerjen e një makine luksoze, duke dëshmuar se nuk kishte aktivitet real.

Në një operacion paralel për transferim dhe pastrim parash, në skemë është përfshirë edhe një kompani import-eksporti nën pronësi të Rogers Rrytës.

Kompania ka aktivitet të kufizuar në importin e veshmbathjeve dhe produkteve ushqimore nga Turqia. Vetë aksioneri e pranon se praktikisht ajo sjell dhe shpërndan çokollata e çibukë. “Gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave”, citon prokuroria deklarimin e Rrytës.

Por çuditshëm, kompania ka kontrata mbi 10 milionë euro për “zgjidhje teknologjike” dhe “për aplikacione kompjuterike”.

Administratori i “Fastech”, Andis Papa është i bindur që nuk ka blerë çibukë nga kjo kompani, edhe pse ajo nuk shet tjetër gjë.

“Shtetasi Andis Papa u pyet edhe lidhur me bashkëpunimet me shoqërinë “Mega Distribution” sh.p.k., për të cilën ai deklaroi se: “…Po, kam bashkëpunuar përpara vitit 2020, kam bashkëpunuar me këtë shoqëri, gjithnjë në fushën e teknologjisë dhe informacionit…””, citohet Papa.

Shteti digjital në duart e krimit

Pengmarrësit e veshur me uniforma të sajuara policie që rrëmbyen biznesmenin Gerond Meçe nuk janë identifikuar ende, por hetimet gjetën se makina që ata përdorën i përket kompanisë Merkaj 3 sh.p.k. në pronësi Endri Merkaj. Për SPAK, ky i fundit dhe vëllai i tij Klajdi Merkaj, nuk janë figura të panjohura.

“Nga burimet e hapura është verifikuar fakti se shtetasi Endri Merkaj, së bashku me vëllain e tij Klajdi Merkaj, janë lidhje me interes të shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lamçe, pjesë e grupit kriminal “Çopja,”, thuhet në dosjen hetimore.

Klajdi Merkaj është dërguar ndërkohë për gjykim në një procedim të lidhur me vëllezërit Çopja dhe akuzohet se kreu pastrim parash për llogari të tyre duke përdorur kompanitë e tij të ndërtimit.

SPAK thotë se kjo nuk qe e vetmja lidhje mes palëve, sepse në zyrën e Agasit u sekuestruan kontrata shitjeje pasurish të paluajtshme që po ashtu të çonin te lidhja dhe kontakti me Çopjat.

“Këto të dhëna, në përputhje dhe me deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, i cili shpjegon se ka konstatuar se dy nga personat që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje njëri prej tyre i kishte thënë se po ta shihte në Elbasan, do ta përshëndeste”, thuhet në dosje.

Në dëshmitë e marra nga SPAK, Andis Papa, administratori i kompanisë “Fastech” pretendon se nënshkroi kontrata me vlerë mbi 1.5 milion euro me kompaninë EA Solution të Agasit, pa takuar kurrë qoftë edhe një përfaqësues të vetëm të kësaj kompanie. Tenderat e fituar nga Beqiri dhe Papa prekin drejtpërdrejt infrastrukturën kritike digjitale.

Të 19 tenderat që janë nën hetim prekin drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë qytetarët, pasi kanë të bëjnë me dokumente identifikimi, nënshkrimin digjital e të ngjashme, deri te siguria ushqimore e ajo e barnave. Ndërkohë, këtyre kompanive u është dhënë akses dhe u është lejuar të ndërtojnë sisteme për sigurinë e burgjeve apo sisteme të Policisë së Shtetit.

Sipas hetimeve të SPAK, të gjithë tenderat sensitivë u lanë në duart e një grupi, që kur mori peng Meçen përcolli mesazhin: “Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, grua, motër, nënë, se babë nuk ke ti”./BIRN

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputeteve, por u ndëshkuan vetëm 6 demokratë, Manja: Ja pse u tërhoqëm

Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, për shkak të tensionit dhe kaosit në seancën e fundit parlamentare.

 

Për në mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës, PS u tërhoq për 26 deputetë, mes tyre edhe për Berishën dhe Bardhin, të cilët nuk u përjashtuan.

PS mori vendimin që të përjashtojë për 30 ditë punë 6 deputetë, Belind Kelliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur  Noka dhe Elda Hoti.

“Sot erdhëm u mblodhëm për të dhënë edhe masat përkatëse, në përfundim sekretariati vendosi që për 6 deputetë nga ata që u propozuan të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë seanca.

Belind Kelliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur  Noka dhe Elda Hoti kanë kryer veprime të dhunshme.

Ndërsa të gjithë deputetët e tjerë, për të cilën u propozuan 30 dhe 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Sekretariati vendosi që këtë radhë të mjaftohet vetëm me tërheqjen e vëmendjes”, tha Manja per mediat. Panorama

“Kemi armik të përbashkët”- Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë! Ky regjimi nuk rrëzohet me…!

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye para Kryeministrisë në bulevard për të vijuar protestën e lëvizjes së tij, që ka nisur prej 16 ditësh.

 

Ai bëri edhe një deklaratë nga sheshi ku vendosi edhe një herë karriget që ishin larguar më herët për protestën e selisë blu. Lapaj “thumboi” edhe protestën e PD-së, duke nënvizuar se “regjimi nuk mundet me kapsolla” dhe se “duhet qëndresë”.

“Fermerët duhet të dalin e të kuptojnë se duhet të dalin në protestë, ata që duan ilaçe, atyre që u vidhen pronat, të vijnë këtu, kjo është çështje ekzistence e popullit, nuk është e një partie, nuk është politikë. Është koha për të shpëtuar Shqipërinë dhe për t’u përballur me regjimin e Ramës. Veç e veç ai na mund të gjithëve, por të bashkuar mund t’ia dalim”, tha ai.

Lapaj nënvizoi se shqiptarët kanë një armik të përbashkët, të harronin ngjyrat partiake dhe të përballeshin si qytetarë ndaj regjimit. Ai i bëri thirrje qeverisë për dorëheqje dhe qeveri teknike, që do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne kemi një armik të përbashkët të Republikës, që është Edi Rama. Mund të kemi mendime të ndryshme, ngjyra të ndryshme e parti të ndryshme, por kemi një hall të përbashkët, e të gjithë duhet të jemi bashkë kundër regjimit të hajdutërisë. Të bashkohemi të gjithë e të ndryshojmë historinë. Të shpëtojmë atdheun që është marrë peng. Fuqia jonë është rezistenca dhe qëndresa ndaj këtij regjimi. Ne kërkojmë dorëheqje dhe qeveri teknike”, tha Lapaj.

Ai i ftoi qytetarët që çdo ditë në orën 18:00 të shkonin para Kryeministrisë e t’i bashkoheshin, ndërsa nesër do njoftohej strategjia e radhës.

lapaj te kryeministria

Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Ai bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive.

“Për dy orë hymë në rezistencën e 16-të. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta. Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar. Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë… Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, u shpreh Lapaj. Panorama

“Mijëra orë filmime”- Gazment Bardhi: Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm se nuk i pëlqenin! Do dalin gjëra të rënda, ka cënuar sigurinë kombëtare

Gazment Bardhi deklaroi në emisionin “Studio 24” se Prokuroria ka sekuestruar një numër të madh përgjimesh të Ergys Agasit ku, sipas tij, përfshihen ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Rama.

 

Ai tha se Agasi ka regjistruar për vite me radhë takimet në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke krijuar një arkivë me mijëra orë pamje që, sipas Bardhit, tregojnë mënyrën se si ka funksionuar pushteti, nga aferat korruptive dhe ndarja e tenderave, deri te lidhjet me krimin e organizuar.

Bardhi pretendoi se Agasi kontrollonte institucionet e sigurisë kombëtare dhe se kishte mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se nga hetimet priten zbulime të rënda që prekin edhe sigurinë kombëtare.

Gazment Bardhi: Prokuroria ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm përgjimesh ku përfshihen ministra.

Zoti Agasi kishte një hobi, regjistronte veten, janë me mijëra orë filmime ku del në sipërfaqe si ka funksionuar qeveria e Ramës.

Nga kryeministri e me radhë kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Nga afera korruptive tek ndarja e tenderave, tek vrasjet dhe ndihma ndaj krimit të organizuar.

Agasi ka filmuar, kush ka shkuar në shtëpinë dhe zyrën e tij është regjistruar, i ndante dhe i ruante filmimet me data me muaj e vite, kishte një arkivë të plotë.

Agasi ka qenë tipikisht një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij. Edhe pse prokuroria e tij kishte shkuar. Do të dalëin gjëra të rënda, do të dalin që cështjet që lidhen me sigurinë kombëtare kanë qenë në duart e krimit të organizuar.

Agasi kontrollonte cdo institucion të sigurisë kombëtare, nga mbrojtja, SHISH, deri tek policinë. Me pushtetin, në krah të tij qëndronte Rama. Ai kontrollonte këto instituciobe, Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm për shkak se nuk i pëlqenin Ergys Agasit.

Reuters: “Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë pasi prokurorët ngritën akuza për korrupsion ndaj Ballukut”, Simpatizantët hodhën molotov drejt Kryeministrisë

Reuters ka pasqyruar pamje nga protesta e së hënës e opozitës në të cilën nuk munguan dhe incidente si pasojë e hedhjes së molotovëve nga mbështetësit e PD.

Sipas medias së huaj prestigjioze, opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë pasi prokurorët ngritën akuza për korrupsion ndaj Ballukut.

“Protestuesit hodhën bomba molotovi në ndërtesën qeveritare ku ndodhet zyra e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.

Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi akuzat u bënë kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ndërkohë që një mbështetës i opozitës digjet nga një koktej molotovi gjatë një proteste antiqeveritare në Tiranë, Shqipëri, më 22 dhjetor 2025″, shkruan Reuters.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve rezolutë drejtuar KLGJ-së: Togat e zeza nën presion të vazhdueshëm. Mbingarkesa në Gjykata e paprecedentë, shqetësues cenimi i sigurisë!

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i është drejtuar me një rezolutë Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke ngritur shqetësime serioze dhe urgjente mbi funksionimin e gjykatave, veçanërisht atyre të Tiranës dhe Apelit.

Në dokument theksohet se mbingarkesa e jashtëzakonshme e çështjeve, mungesa e gjyqtarëve, problemet e sigurisë dhe standardet jorealiste të vlerësimit po cenojnë drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit, mirëqenien e gjyqtarëve dhe të drejtën e qytetarëve për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

REZOLUTA

Drejtuar: Këshillit të Lartë Gjyqësor

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në ushtrim të rolit të saj përfaqësues dhe në përmbushje të misionit për mbrojtjen e pavarësisë, dinjitetit dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor, në mbledhjen e saj të fundit të dates 10.12.2025, vendosi t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të paraqitur shqetësime serioze dhe urgjente lidhur me funksionimin e disa gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, veçanërisht Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Në këtë moment, këto gjykata janë ato që përballojnë ngarkesën më të madhe të çështjeve të juridiksionit përkatës në shkallë vendi. Gjithashtu, i njëjti shqetësim vlen edhe për gjykatat administrative.

Që prej fillimit të zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting), nga viti 2018 e në vijim, këto gjykata, dhe jo vetëm, janë përballur me një situatë mbingarkese të paprecedentë, të zgjatur në kohë, të shoqëruar me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore, si në nivelin e gjyqtarëve ashtu edhe të administratës gjyqësore.

Kjo situatë ka tejkaluar kufijtë e një vështirësie të përkohshme, duke cenuar drejtpërdrejt respektimin e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, efikasitetin dhe eficiencën e administrimit të drejtësisë, si dhe perceptimin dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor. Kjo situatë është shoqëruar madje dhe me raste ekstreme të cenimit të jetës së gjyqtarëve, deri në rastin tragjik të kolegut tonë gjyqtar z. Astrit Kalaja.

Njëkohësisht, mbingarkesa strukturore dhe afatgjatë (puna me orare përtej atij zyrtar, angazhimi me punë gjatë fundjavave dhe ditëve të festave zyrtare e pushimeve vjetore), ka cenuar rëndë mirëqenien fizike, psikologjike dhe sociale të gjyqtarëve dhe të stafit administrativ, duke krijuar kushte pune që bien ndesh me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për ushtrimin e pavarur dhe dinjitoz të funksionit gjyqësor. Mirëqenia e gjyqtarëve njihet tashmë edhe në dokumentet e Kombeve të Bashkuara si element thelbësor për garantimin dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe cilësisë së drejtësisë (Deklarata Nauru mbi Mirëqenien e Gjyqësorit datë 25.05.2024). Fluksi i jashtëzakonshëm i çështjeve, rishortimet e vazhdueshme dhe mungesa e infrastrukturës kanë vendosur gjyqtarët përballë një presioni të vazhdueshëm profesional dhe njerëzor, duke i cenuar në ushtrimin e pavarur dhe cilësor të funksionit gjyqësor.

Në këtë kontekst, Shoqata parashtron problematikat konkrete të mëposhtme dhe paraqet kërkesat përkatëse ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, si organ kushtetues i qeverisjes së sistemit gjyqësor.

I. Problematikat e konstatuara
1. Siguria institucionale në gjykata
1.1. Kontrolli i personave që hyjnë në ambientet e gjykatave kryhet nga persona të patrajnuar dhe pa standarde të unifikuara sigurie, me trajtim finanaciar të ulët. Për pasojë punonjësit e sigurisë caktohen punonjës të sektorit të shërbimeve mbështetëse të cilet rekrutohen me pagën e përafërt me pagën minimale në shkallë vendi, të cilët nuk plotësojnë kriteret për të kryer këtë shërbim në mënyrë efikase.

1.2. Mungon ndarja funksionale e ambienteve të brendshme ndërmjet:
• gjyqtarëve;
• stafit administrativ;
• palëve në proces dhe publikut.

1.3. Në shumicën e ambienteve gjyqësore mungojnë pajisjet teknike të kontrollit të sigurisë (detektorë metalikë, mjete skanimi etj.).

1.4. Nuk ka personel të dedikuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore në sallat e gjykimeve.

2. Ngarkesa e punës dhe menaxhimi i çështjeve

2.1. Gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përballen aktualisht me një ngarkesë mesatare që tejkalon 1100 çështje për gjyqtar (ngarkesë kjo tashmë sistematike prej më shumë 7 vjetësh). Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po ashtu përballet me një ngarkesë të lartë të çështjeve të prapambetura, duke e bërë të pamundur realizimin e standardit kushtetues të gjykimit brenda afateve të arsyeshme. Radha e shqyrtimit të ankimeve të zakonshme në këtë gjykatë është ende në vitet 2017–2018, ndërkohë që rreth 50.000 dosje presin shqyrtimin.

Kjo ngarkesë vjen si pasojë e:
a) organikës së paplotësuar të gjyqtarëve, e cila deri në fund të vitin 2022 për gjykatën e shkallës së pare ka qenë rreth 52% sipas raportit të ILD-së datë 29.09.2023 dhe vijon të jetë e tillë, ndërsa për gjykatën e apelit ka një numër shumë të vogël gjyqtarësh vetëm 32 nga 78 që duhet të kishte. Kohët e fundit KLGJ-ja, me delegimin dhe ngritjen në detyrë të disa gjyqtarëve nga gjykata e shkallës së parë, ka rritur numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë, por efektiviteti i kësaj vendim-marrje mbetet për t’u vlerësuar në kushtet e mungesës së infrastrukturës me salla gjykimi, zyra gjyqtarësh dhe staf administrative mbështetës.

b) mungesës së stafit administrativ shoqëruar me mangësi në trajnimin e tyre profesional, veçanërisht të sekretarëve dhe ndihmësve ligjorë, duke sjellë:

• vonesa procedurale;

• angazhim të gjyqtarëve në detyra administrative, në kundërshtim me natyrën e funksionit të tyre.

2.2. Transferimet e gjyqtarëve të kryera nga KLGJ-ja gjatë viteve të fundit nuk kanë prodhuar rritje reale të kapaciteteve gjyqësore, për shkak se janë shoqëruar me ngritje në detyrë dhe lëvizje paralele të gjyqtarëve në gjykata të tjera.

2.3. Rishortimi i çështjeve të mbetura nga gjyqtarët e larguar ose të transferuar ka krijuar:

• rritje të menjëhershme të ngarkesës për gjyqtarët aktualë dhe cenimin e mirëqenies së tyre fizike, psikologjike, emocionale, duke i vënë përballë një situate të vazhdueshme për gjykimin e çështjeve tej kapaciteteve të mundshme njerëzore dhe përballjen me presionin e palëve, për shkak të pamundësisë së respektimit të afateve ligjore të gjykimit të çështjeve dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore. Gjyqtarët përballen me menaxhimin e një situate të jashtëzakonshme, që nuk ka ardhur për faj të tyre;

• vonesa të mëtejshme në shqyrtimin e çështjeve;

• pakënaqësi dhe mungesë besimi nga ana e palëve në proces.

2.4. Transferimet, përfshirë edhe ato të përkohshme, nga një seksion në një seksion tjetër brenda së njëjtës gjykatë, kanë sjellë rishortim çështjesh sipas vendimit nr. 724, datë 07.12.2023, të KLGJ-së dhe ndërprerje të vazhdimësisë së gjykimit e për pasojë ngarkesë joproporcionale mes gjyqtarëve.

2.5 Nuk ka mjaftueshëm salla për të zhvilluar gjykimet në gjykata. Kjo ka sjellë si pasojë cenimin e cilësisë dhe transparencës së procesve gjyqësore në raport me palët. Godina e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është krejtësisht e papërshtatshme, duke qenë se mungojnë hapësirat e nevojshme për salla gjyqi (ka vetëm 8 salla dhe me kalimin e gjyqtarëve të rinj në këtë gjykatë bëhet tejet e vështirë, në mos e pamundur, që gjyqtarët të zhvillojnë seanca gjyqësore), ka mungesë hapësire për arkiva, akomodim të gjyqtarëve dhe stafit ndihmës, mungesë të ambienteve të përshtatshme për avokatët, palët ndërgjyqëse, prokurorët, të paraburgosurit si dhe për qytetarët.

3. Vlerësimi dhe pëgjegjësia e gjyqtarëve

3.1. Vendimi nr. 433, datë 22.07.2025, i Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për përcaktimin e afateve standarde minimale kohore dhe standardeve minimale sasiore”, parashikon kritere të cilat, në kushtet aktuale të mbingarkesës strukturore, rezultojnë objektivisht të parealizueshme për një pjesë të konsiderueshme të gjykatave, veçanërisht për ato të Tiranës. Ky vendim parashikon mundësinë e gjykatave për të vendosur afate tej atyre të parashikuara në të , sipas specifikave të tyre, duke i deleguar kompetencën për të sanksionuar këto rregulla Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve, të secilës gjykatë. Megjithatë, vlerësojmë se ky mekanizëm krijon mundësinë që gjykata të ndryshme të vendosin rregulla të ndryshme mbi afatet e gjykimit dhe standartet minimale sasiore, për rrjedhojë shkallë të ndryshme vlerësimi. Kjo krijon premisën për pabarazi në trajtimin e gjyqtarëve në shkallë vendi .

Kjo sjell për pasojë:
• trysni dhe presion ndaj gjyqtarëve;
• subjektivizëm në procesin e vlerësimit;
• rrezik për ushtrimin e pushtetit diskrecional nga organet vlerësuese dhe kontrolluese;
• dekurajim të ushtrimit normal të funksionit gjyqësor, për shkak të kritereve jo të qarta; jotranspartente dhe jo të unifikuara të vlerësimit të gjyqtarëve.

Vendimi nr. 433/2025, shton klimën e trysnisë dhe presionit ndaj gjyqtarëve për të arritur afate jorealiste për kohën, dhe për pasojë cenon cilësinë e gjykimeve dhe në tërësi performancën e gjykatës. Deri tani gjyqtarët kanë treguar përgjegjshmëri dhe angazhimin maksimal në evadimin e një numri të konsiderueshëm dosjesh, i cili tejkalonte ndjeshëm standardet sasiore të ngarkesës, të cilat ishin në fuqi sipas Vendimit nr. 261/2, datë 14.04.2010, të KLD-së. Në këtë situatë të një krize komplekse, për shkak të ngarkesës dhe backlog-ut të mbivendosur prej disa vitesh, KLGJ-ja duhet të gjejë mekanizma për të rritur kapacitetet në gjykata, në vend të implementimit të një akti nënligjor shumë të kontestuar paraprakisht nga trupa gjyqësore. Ky akt nënligjor nuk kontribuon në mbështetjen e gjyqtarëve dhe as në një menaxhim më të mirë të kohës gjyqësore, por në rritjen e presionit ndaj tyre, si dhe në cenim të pavarësisë së brendshme të gjyqtarëve. Një rregullim i tillë nënligjor duhet të përputhet me kuadrin ligjor, realitetin objektiv të gjykatave, si dhe me praktikat me të mira ndërkombëtare për të përcaktuar, në funksion të sistemit të vlerësimit dhe mbikëqyrjes së gjyqtarëve, afate kohore dhe standarde sasiore që janë të arsyeshme, por dhe të mundshme, sidomos në situatën aktuale, për t’u realizuar. Për këto arsye, ky vendim duhet të rishikohet dhe të merren në konsideratë opinionet e trupës gjyqësore, të bëra prezent pranë KLGJ-së me komunikimet e mëparshme elektronike.

3.2. Standardi 4-mujor për arsyetimin e vendimeve gjyqësore, i vendosur mbi bazën e raportit të ILD-së, të datës 29.09.2023, dhe i miratuar nga KLGJ-ja, nuk është proporcional dhe as realist në kushtet e një ngarkese pune të jashtëzakonshme, që ka filluar prej më shumë se shtatë vitesh dhe që vijon të jetë e tillë. Madje, kjo është konstatuar edhe nga KLGJ-ja në rastet e kërkesave të ILD-së për masa disiplinore. Presioni i vazhdueshëm për respektimin e këtyre afateve cenon pavarësinë funksionale të gjyqtarit dhe të sistemit gjyqësor, që duhet të garantohet jo vetëm ndaj pushteteve të tjera, por edhe brenda vetë sistemit.

II. Kërkesa dhe propozime
1. Në lidhje me sigurinë institucionale
1.1. Rritja e numrit të punonjësve të trajnuar për garantimin e sigurisë në gjykata dhe përmirësimi i statusit të tyre financiar.
1.2. Vendosja e detektorëve dhe pajisjeve të tjera të kontrollit në hyrjet e gjykatave.
1.3. Krijimi i ambienteve të ndara dhe të sigurta për gjyqtarët dhe administratën gjyqësore, në funksion të garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë.
1.4. Sigurimi i personelit të dedikuar për ruajtjen e rendit në sallat e gjykimit.
1.5. Krijimi i ambienteve të reja per salla gjykimi.

2. Në lidhje me ngarkesën dhe menaxhimin e çështjeve
2.1. Plotësimi në mënyrë emergjente i vendeve vakante të gjyqtarëve në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Me qëllim plotësimin sa me shpejt të vendeve vakante, por edhe në funksion të mos cënimit të pavarësisë së brendshme të sistemit gjyqësor, propozojmë përshpejtimin e proceseve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe mundësisht kryerjen e këtyre vlerësimeve përpara se gjyqtarët të hyjnë në proceset e ngritjes në detyrë apo të lëvizjeve paralele.
2.2. Në gjykatat e shkallës së pare propozohet mosshortimi i çështjeve të dorëzuar nga gjyqtarët për shkak të promovimit dhe lëvizjes paralele tek gjyqtarët aktualë të mbingarkuar, deri në emërimin efektiv të gjyqtarëve të rinj. Kjo kërkon eventualisht një ndërhyrje në vendimin nr. 724, datë 07.12.2023, të KLGJ-së.
2.3. Përmirësimi i mekanizmave nënligjorë, vendimit nr. 724, datë 07.12.2023, të KLGJ-së, për të shmangur rishortimin e çështjeve në rast transferimi nga një seksion në një seksion tjetër brenda të njëjtës gjykatë.

2.4. Shtimi i stafit administrativ, veçanërisht i sekretarëve gjyqësorë, trajnimi i tyre për të përmirësuar nivelin profesional, shoqëruar me përmirësimin e trajtimit financiar.
2.5 Implementimi i një sistemi të digitalizuar në gjykata, që do të rriste ndjeshëm eficiencën dhe efektivitetin në menaxhimin e çështjeve gjyqësore.

3. Në lidhje me vlerësimin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve

3.1. Përcaktimi i një ngarkese reale, objektive dhe të përballueshme çështjesh për çdo gjyqtar, duke garantuar një ndarje të drejtë dhe të barbartë mes tyre në shkallë gjykate dhe vendi.

3.2. Në lidhje me vendimin nr. 433, datë 22.07.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për përcaktimin e afateve standarde minimale kohore dhe standardeve minimale sasiore”, vlerësojmë të përshtatshme dhe në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të propozimit për ndryshimin e këtij vendimi, të parashikohen rregullime në lidhje me standartet që normojnë veprimtarinë e gjykatave në një situatë të jashtëzakonshme dhe/ose pezullimin e zbatimit të tij, gjatë periudhës tranzitore të mbingarkesës strukturore, deri në përmirësimin e situatës përmes plotësimit të vakancave dhe arritjen e ngarkesë reale të punës së gjyqtarëve sipas pikës 3.1.

3.3. Moszbatimi i standardit 4-mujor për arsyetimin e vendimeve gjyqësore për aq kohë sa vazhdon situata e jashtëzakonshme e ngarkesës në punë.

3.4 Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të unifikuar komunikimi institucional, me qëllim informimin transparent dhe objektiv të publikut mbi problematikat reale me të cilat përballet aktualisht sistemi gjyqësor, në funksion të ndërgjegjësimit mbi shkaqet e vonesave në gjykim dhe të forcimit të besimit të publikut në drejtësinë.

III. Përfundime
Për sa më sipër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të ndërmarrë masa konkrete dhe të menjëhershme për adresimin e problematikave të mësipërme, në funksion të garantimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, mirëqenies së gjyqtarëve dhe ofrimit të një drejtësie cilësore, efektive dhe të besueshme për qytetarët. Shoqata shpreh gadishmërinë për të bashkëpunuar me Këshillin e Lartë Gjyqësor në adresimin e situatës dhe zgjidhjen e problemeve të mësipërme.

Berisha: Vjedhjet e Ballukut shkojnë në 1.2 mld euro- Lulet e ‘kopshtit’ i ujiste Linda, kopshtari ishte baxhanaku i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se vjedhjet e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës arrijnë në vlera deri në 1.2 mld euro.


Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Balluku ka 300 apartamente dhe 14 supermarketë.

I ndalur tek dosja e AKSHI-t, kryedemokrati u shpreh se “ai ishte kopshti privat i Edi Ramës, lulet i ujiste Linda e Surrelit, ndërsa kopshtar ishte baxhanaku i kryeministrit”.

“Edi Rama pa dorëzuar veten e vet nuk dorëzon Lubi Ballukun. Sic keni dëgjuar nga dosja e plotë demi dhe vjedhjet shkojnë në 1.2 miliard vetëm në këto dosje, aty hajduti i parë është Edi Rama.

Krahas tyre ju keni dëgjuar se ka dalë edhe dosja e baxhanakut, e kopshtit privat të Edi Ramës apo AKSHI-t. Lulet e atij kopshti i ujiste Linda, jo Linda e AKSHI-t, por ajo e Surrelit. Kopshtari i atij kopshti ishte Frangu, baxhanaku i Edi Ramës.

Në atë kopsht shtetëror ishin marrë tre pengje dhe ndoshta gjëra të tjera të mëdha mund të dalin.

Rama e ka të qartë që mbi të rëndojnë krime të përmasave që dalin jashtë parashikimeve.

Nëse Lubisë i janë gjetur 300 apartamente, 14 supermarkete etj, ju garantoj se ato të Ramës janë 8-10 më të mëdha sesa këto të Lubisë. Pra kemi të bëjmë me këtë situatë”, tha nder te tjera Berisha. gsh

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian.

Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit./ Monitor

 

 

Degradimi i shëndetësisë – Spitalet pa shërbim për sklerozën multiple, pacientët marrin ilaçe kot

 

“Unë kam marrë lloj e soj medikamentesh, jo të duhura”, shprehet Ambra Koka e cila është diagnostikuar me sklerozën multiple kur ishte vetëm 3 vjeçe.

Prindërit e dërguan në Itali për trajtim ku pati një gjendje stabël, por nisja e trajtimit në Shqipëri ka rënduar aspektin shëndetësor të Ambrës.

“Kohët e fundit marr një medikament që më jep shumë efekte anësore. Më është bllokuar këmba e majtë. Kam patur edhe temperaturë çdo dy ditë dhe është një gjendje që nuk e përballoj dot. E kam lënë ilaçin disa muaj, por mjekët më dhanë të njëjtin mjekim. Tani pres skemën e vitit 2026 për të marrë një trajtim të ri”, shprehet Ambra.

Pacientët me sklerozën multiple deri në vitin 2025 kanë patur vetëm dy medikamente për trajtim. Nga viti i ardhshëm, numri i tyre shkon në 6, por sërish Shqipëria mbetet mbrapa vendeve të rajonit për trajtimin e këtyre pacientëve.

“Kërkojmë transparencë. Çfarë ilaçesh po marrim, pse po i pimë, çfarë përmirësimi apo përkeqësimi do të kemi. Maqedonia ka 10 ilaçe, Mali i Zi më shumë, Serbia akoma edhe më shumë. Madje, edhe Kosova ka mbulim më të mire”,- shton Ambra.

Pacientët me sklerozën multiple kanë nevojë për shërbim fizioterapeutik, shërbim psikologjik si dhe integrim në tregun e punës, nevoja këto që ende janë të munguara./A2 CNN

“Shteti lajmëroi kriminelët!”- Zhdukja e verës miliona euro nga kantina e Ergys Agasit, Shehaj: Imagjinoni sesi i prish provat Belinda Balluku!

Kryetari i Partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht një rast, që sipas tij, dëshmon bashkëpunimin e hapur mes krimit të organizuar dhe institucioneve shtetërore, lidhur me zhdukjen e verës miliona euro nga kantina e Ergys Agasit.


Sipas Shehajt, disa ditë më parë prokuroria ka ushtruar kontroll në vilën e Ergys Agasit, ku në kantinë është konstatuar një koleksion verash me vlerë të paktën 3 milionë euro. Prokuroria ka komunikuar menjëherë me doganat, duke kërkuar sekuestrimin e mallit.

Por, sipas tij, doganat i kthejnë përgjigje prokurorisë dhe i thonë: “Sot është shumë vonë, tani është shumë vonë, është natë. Do të shkojmë nesër në mëngjes.”

Ai theksoi se gjatë natës, sipas informacioneve, janë njoftuar të afërmit e Ergys Agasit, të cilët kanë shkuar në kantinë, kanë marrë verërat, kanë prishur provat dhe kamerat e sigurisë dhe janë larguar. Të nesërmen, doganat janë paraqitur në vendngjarje dhe kanë deklaruar se nuk ka më mall për t’u sekuestruar.

“Kjo është arsyeja pse SPAK-u kërkon arrestimin e të akuzuarve. Por nëse ky është një tregues i qartë i bashkëpunimit midis krimit të organizuar dhe shtetit”, deklaroi Shehaj, ndërsa shton se “imagjinoni sesi prishen provat nga drejtorat e KESH-it, OSHEE-së apo të AKSH-it, të cilët pavarësisht se SPAK-u i ka marrë në hetim”.

Shehaj akuzoi kryeministrin Rama se po mbron zyrtarë të lartë të dyshuar për korrupsion, përfshirë edhe zv/kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestim.

“Imagjinoni sesi i prish provat Belinda Balluku, për të cilën po ashtu SPAK-u ka kërkuar arrestin e saj, por Edi Rama e ka marrë në mbrojtje. Kjo po ndodh në Shqipëri! I gjithë shteti është vendosur në mbrojtje të të korruptuarve dhe të kriminelave dhe kundër SPAK-ut. Rama vazhdon duke i sulmuar”, shprehet ai.

 

Agron Shehaj: Është e pabesueshme ajo që po ndodh me drejtësinë. Para disa ditësh prokuroria ka shkuar në vilën e Ergys Agasit dhe në kantinë ka gjetur një koleksion verash prej të paktën 3 mln euro,  me një vlerë prej të paktën 3 mln euro. Ka komunikuar me doganat dhe i kërkuar doganave që të shkojnë ta sekuestrojnë mallin. Por, doganat çfarë bëjnë?

I kthejnë përgjigje prokurorisë dhe i thonë: “Sot është shumë vonë, tani është shumë vonë, është natë. Do të shkojmë nesër në mëngjes.”

Ndërkohë lajmërojnë të afërmit e Ergys Agasit, të cilët shkojnë, marrin verën, prishin provat, prishin dhe kamerat e sigurisë dhe ikin. Qartësisht të nesërmen doganat shkojnë dhe thonë: “Na vjen keq, por aty nuk kishte më mall.” Kjo është ajo që po ndodh. Kjo është arsyeja pse SPAK-u kërkon arrestimin e të akuzuarve. Por nëse ky është një tregues i qartë i bashkëpunimit midis krimit të organizuar dhe shtetit, imagjinoni sesi prishen provat nga drejtorat e KESH-it, OSHEE-së apo të AKSH-it, të cilët pavarësisht se SPAK-u i ka marrë në hetim. Disa prej tyre janë në arrest shtëpie, Edi Rama nuk i lëshon.

Imagjinoni sesi i prish provat Belinda Balluku, për të cilën po ashtu SPAK-u ka kërkuar arrestin e saj, por Edi Rama e ka marrë në mbrojtje. Kjo po ndodh në Shqipëri! I gjithë shteti është vendosur në mbrojtje të të korruptuarve dhe të kriminelave dhe kundër SPAK-ut. Rama vazhdon duke i sulmuar.

Sot ka dalë dhe ka thënë: “Prokurorët dhe gjykatësit që janë vërsulur Arkës së shtetit”. Imagjinoni, kjo është çmenduri! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Duhet të kemi zgjedhje të parakohshme sa më shpejt! Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Tani e ka nxjerrë kokën. Edi Rama është i korruptuar me të korruptuarit! gsh

“Rama po zvarritet se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij”, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Në protestën e 22 Dhjetorit, të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus të diskutimeve ishin arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së 22 dhjetorit, para kryeministrisë.

Bardhi u shpreh se demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit.

“Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar.

Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do ti japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë!”, shkruan Bardhi në rrjetin social facebook.

Protestojmë të gjithë bashkë, të hënën, datë 22 Dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar.

Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do ti japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë! bw

Dosja e Ballukut/ Berisha: Jo vetëm Bolino, shuma të mëdha ka marrë edhe Top Tuneli! BB është Ben Blushi

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjete sociale, theksoi se Karlo Bolino nuk është i vetmi emër i përfshirë në dosjen e Lubi Ballukut.

Ai shtoi se shuma të mëdha parash janë përvetësuar gjithashtu nga Top Channel dhe figura të tjera të lidhura me “Top Tunelin”, ndërsa “BB” i referohet Ben Blushit.

Berisha denoncoi atë që e quajti një “rreth vicioz” të përfitimeve dhe shpëlarjes së mediave, duke theksuar se pasojat më të rënda bien mbi qytetarët që mbeten pa ilaçe, ndërsa dokumentet e zbuluara duhet të zgjojnë zemërimin e merituar të shqiptarëve ndaj kësaj mafie.

“E vërteta, në përgjime përfshihej Karlo Bolino, përfshihej ai BB, duhet ta them këtu, ishte Ben Blushi, ai vepra shkruan, por aty ishte.

Përfshiheshin edhe të tjerë.

Kjo do të thotë mafiozizëm i tmerrshëm i medieve.

Imagjino pak, ky mafioz që e ka filluar jetën si i tillë, vjell vrer, shpif dhe trillon kundër opozitës, ndërkohë që ka marrë tokat e lënë për gjimnaz nga pronarët me 4 vendime të Edi Ramës.

Katër vendime për tokën në mes të Tiranës, për të ndërtuar zyrat e tij.

Karlo Bolino, vetëm në një nga këto regjistrimet, ka qindra milionë me këste që Evis Berberi të shpifte për Sali Berishën, të shpifte për ju, të mashtronte shqiptarët p[ër të vërtetat, të lavdëronte Edi Ramën.

Por Karlo nuk është i vetëm.

Të themi atë që është.

Shuma më të mëdha ka marrë Top Channel.

Aty BB-ja. Tek tuneli, nuk e quajtën kot Top Tuneli, etj. Dhe sa portale mbahen me paratë që u vidhen taksapaguesve për të shpëlarë fytyrat e nxira të këtyre hajdutëve ministra. Pra një rreth vicioz.

Por edhe njëherë do kërkoj mirëkuptimin se forma më e zezë për mua është kjo bie tek të sëmurët me sëmundje të rënda se mbeten pa ilaçe se u vidhen fondet.

Dhe mediat heshtin, dhe në të gjitha mediat është vetëm një gazetar që pranon çdo lloj kërcënimi për t’u bërë zëri i atyre të sëmundjeve.

Uroj që këto dokumente të zgjojnë tek shqiptarët zemërimin e merituar ndaj kësaj mafie.”- tha Berisha.

Protesta kombëtare e 22 Dhjetorit, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në protestën kombëtare të opozitës më 22 Dhjetor, do t’i jepet ultimatum kryeministri Edi Rama për t’u larguar.


“I japim ultimatumi Edi Ramës, duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kusht që Shqipëria të gjejë paqen që meriton”, tha Berisha.

Duke shtuar se: “Rama urdhëroi deputetët e tij që të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut, për faktin e vetëm që nëse Lubia ka 300 apartamente, Rama ka minimum 1000.

Nëse Lubia ka 2-3 vila, Rama është pronar në resorte të tëra turistike”. gsh

Berisha: Zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese kundër kësaj qeverie është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij

Rama rrugën ligjore e mbylli. E mbylli sepse në këtë vend, si fjalë e fundit është Gjykata Kushtetuese të cilën ai, po të përdor një term figurativ, e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion të paimgjinueshëm. Kështu që zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Ai tani ka të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të marrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti, pasi kjo bandë është faktuar se nuk ka asnjë legjitimitet.

Dua të ju them qytetarëve, siç dëgjuan për AKSHI-n, kopshtin privat të Edi Ramës, që është një dosje edhe më e zezë se sa tuneli i Llogarasë dhe dosjet që janë paraqitur gjer sot për Lubi Ballukun, por ndër të tjera, tek AKSHI është një ndër mekanizmat kriminal më kryesorë të grabitjes së votës. Aty është gatuar dhe fermentuar i tërë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve. dosja.al

“S’trembem nga procedimet”, Lapaj thirrje Ramës poshtë zyrës së tij: Dorëhiqu! Koha që brezi i ri të na bashkohet!

Nga protesta para Kryeministrisë e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama ka vjedhur masivisht shqiptarët.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti
Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale.”, tha Lapaj. bw

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”- Artan Hoxha: Veliaj, Balluku dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”.

 

Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut nga ekstratet e dosjes së publikuar në media, Hoxha tha se Balluku është mes zgjedhjes së një tmerri pa fund ose një fundi të tmerrshëm.

Më tej ai mori 3 rastet e forta të këtij viti, Veliaj, Balluku dhe AKSHI që sipas tij janë 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Edi Ramës.

“Balluku sot mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm. Tmerri pa fund është rruga ku përpiqesh të shpëtosh, por zhytësh edhe më shumë. Fundi i tmerrshëm është dorëzimi i menjëhershëm dhe arrestimi,

Rama jo është pranë, por ai po përpiqet të vonojë vajtjen e tij në SPAK. Ngjarjet e këtij viti, nisi me Erion Veliajn, vazhdoi me Ballukun, dhe përfundoi me AKSHI-n.

Tre rrënjët kryesore që mbanin trungun e pushtetit të Edi Ramës. Dhe janë qarku më i madh në vend që s’ka ndodhur të fitojë 12 mandate, dhe na solli Zengjinenë në parlament”- shprehet Artan Hoxha.

Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’

Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.

 

TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kerkuar 3 jave kohe te njihet me dosjen, por prokuroret e SPAK ka thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi. Ndërkohë, PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar./Dosja.al

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, PD kërkon mbledhje të hënën, PS në janar!

Anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit po diskuton mundësinë shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

 

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se Partia Demokratike kërkon që mbledhja të zhvillohet më 22 dhjetor, ndërsa mazhoranca kërkon mbledhja të shtyhet deri në janar.

Avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen, ndërsa prokurorët e SPAK kanë argumentuar se 3-5 ditë janë të mjaftueshme dhe se brenda këtij afati kohor mund të zhvillohet sërish mbledhja.

Më herët Prokurorët e SPAK,  kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.

Burime për Panorama Online bëjnë të ditur nga mbledhja se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.

Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.

Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.

Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.

Po ashtu mësohet se palët po diskutojnë edhe mundësinë e shtyrjes së mbledhjes për Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.

“Dorëzoni Belindën”- Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit: Detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet

Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.

I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

Për Florjan Binajn, protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”. bw

Balluku qëndron prej orësh në zyrë, Rama rikthehet në Kryeministri! Me kë bisedoi kreu i qeverisë për 15 minuta brenda në makinë

Prej më shumë se 4 orë, që kur nisi mbledhja e qeverisë, Belinda Balluku për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ajo vazhdon të qëndrojë në zyrën e saj në kryeministri.


Edhe pse mbledhja e qeverisë përfundoi, kryeministri dhe ministrat u larguan, numri dy i qeverisë vazhdon të jete ende aty.

Madje pas disa orësh kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në Kryeministri. Ai është parë jashtë ambienteve të kryeministrisë, teksa ka qëndruar brenda në makinë për rreth 15 minuta duke folur në telefon. gsh

“Konto bankare, vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka renditur pasuritë sipas tij marramendëse të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.

Ai tha se ajo disponon 300 apartamente dhe konto bankare ndërsa shtoi se ka dhe dy jahte.

“Kanë vjedhur qytetarët. Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet? Dy jahtet. Po vilat? Po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, t’i falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse meritonin cdo dënim kapital. Vinoteka e Ramës te Agasi, 4 mln euro me shishe 33-35 mijë euro, 70 vjeçare. Kamerat e Agasit tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë, Rama e kishte si shtëpinë e dytë. Ku është Agasi sot. Shteti ka rënë. Rama duhet të japë dorëheqjen, Lubia ka vjedhur por ka zbatuar urdhërat e tij”, tha Berisha. bw

“Duan ta mbyllin çështjen!”, Shehaj nga protesta kundër Ballukut: Kërkova të isha në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por…

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk është lejuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Ballukut.
Shehaj u shpreh se synojnë që të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK.

Gjithashtu hodhi akuza se Balla ka urdhëruar që në mbledhje të jenë vetëm anëtarët.

“Kanë vendosur dhe duan të bëjnë gjithçka për të mbuluar atë që po ndodh. Duan të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK-ut. Unë kam të drejtë të jem pjesë e Këshillit të Mandateve. Jemi parti politike dhe kemi nevojë të përfaqësohemi. Balla, në asnjë mënyrë, dhe anëtarët e tjerë që janë aty, u tha se nuk lejohen të tjerët. Ky është preteksti që e kanë kërkuar prokurorët. Kjo është hera e parë që e mbajnë mbledhjen me dyer të mbyllura. Kjo është e mbyllur!

Balluku thotë në përgjigje: është vendosur tenderi nga Rama. S’ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Një qytetar shqiptar nuk e di më se kujt t’i drejtohet ditën kur ka nevojë për mbrojtje. Kujt t’i kërkojë të mbrohet, policit që e merr peng?

Unë kam bërë edhe kërkesë që të jem në Këshill. As këtë nuk e bënë. Është e qartë që duan ta mbyllin çështjen. Nuk dihet se cilat janë argumentet që ka SPAK. Po kërkohet arresti i Ballukut. Ajo duhet të dalë para drejtësisë.”, tha Shehaj. bw

Shehaj: Ju ka ardhur fundi! Kapri: Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura, skandal!

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj vijon të qëndrojë prej më shumë se një ore jashtë dyerve ku mbahet mbledhja për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ai ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama synon të mbrojë veten e tij.

Po ashtu ai ngriti shqetësimin për presion nga ana e gardistëve.

“Filloi presioni, dhe këtu ka njerëz të ndershëm por ka edhe palaço. Vijnë këtu dhe fillojnë presionin. Ka gardistë të ndershëm por ka edhe palaço që vijnë bëjnë presionin. Mendojnë se do jenë përgjithmonë në pushtet. Por do ju vijë dita dhe po ju vjen shumë shpejt në fakt. Ku është shefi? Mund ta thërrisni? Jeni të Gardës edhe ju? Mund ta thërrisni shefin? Nëse është normale që garditëst të kalojnë këtu dhe bëjnë presion…Të shohim pak gangsterët që bredhin këtu nëpër parlament”, tha Shehaj.

Deputeti Erlad Kapri deklaroi se është informuar nga deputetë të opozitës se kreu i Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura. Sipas kjo është bërë për faktin që të mbaheshin të fshehta diskutimet dhe të vërtetat.

“Jam informuar nga kolegë të opozitës që Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura. Është thënë që përderisa i është drejtuar kuvendit përse mos ta dinë të gjithë deputetët. Taulant Balla thotë jo, kërkon të bëhet me dyer të mbyllura. Skandal. Kjo bëhet që ajo që thonë prokurorët në këtë sallë të mos bëhet e ditur.”, tha Kapri. bw

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut- Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ka përfunduar.

Belinda Balluku është ende në godinën e Kryeministrisë dhe nuk ka dalë për t’ju drejtuar Kryesisë së Kuvendit.

Gazetari Osman Stafa tha për News24 se Balluku duket se nuk ka preferuar për të qenë brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Balluku u rikthye në detyrë pas vendimit të Kushtetuese dhe SPAK veproi duke kërkuar arrestimin e zv/kryeministres.

Jo vetëm protesta dhe revolta, Berisha paralajmëron grevë urie

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.

Berisha ka paralajmëruar protesta më të forta më të vendosura deri në grevë urie.

“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie me të gjitha format. Deri sa të përmbushim misionin tona. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura.”, tha ai. bw

“Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja

Pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi.

Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se Carlo Bolino ka përfituar qindra milionë lekë nga ARRSH-ja.

Në bashkëbisedimin mes Ballukut dhe Berberit, zbardhet se Carlo Bollino, çon persona të tretë të interesohen tek ministrja dhe drejtori i ARRSH për projektet dhe pagesat.

Gjatë këtij bashkëbisedimi mes Ballukut dhe Berberit flitet për shumat që ka marrë Bollino nga drejtori i ARRSH.

Në aplikacionin “Whatsapp”, midis shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, shtetasja Belinda Balluku i përcjell (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore e’ stato addirittura spalmato te “plani i likujdimi” nei prossimi tre anni!!!) ne’ il nuovo, si dhe i dërgon mesazhet “Merre zgjidhe ktë Se sto kafane po fare terezinë.

Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi: “Ja kam pranuar projektin në këshill teknik ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj the pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet tani do marrë o mil të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca.

Për gjënë e re se di për çfarë flet Pasi skam diskutuar gjë tjetër me të”.

Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku: “Thërrite atë plehrën që perfaqëson dhe thuaji, kjo është skema çfarë halli ke, shko sqaro Carlon thuaji. Mos shkruaj me tel, min ose pastaj harroje bashkëpunimin”.

Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall”,– thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të publikuar nga CNA.


Send this to a friend