VOAL

VOAL

Lubonja: Ja pse nuk mund të jem në anijen e protestës

Kërkesat e protestës janë të drejta, dhe PD mund të nxisë bashkimin e të pakënaqurve. Këtë qëndrim ka shprehur pasditen e sotme në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti Fatos Lubonja, duke u ndalur edhe tek situata politike e krijuar në vend. Ndonëse shprehet mbështetës i kërkesave të opozitës, Lubonja thotë se “nuk mund të hipë në anijen e protestës”, për shkak se sipas tij nuk është parë ende një reflektim i thellë nga ana e PD.

“Kërkesat e paraqitura në protestën e opozitës janë të drejta. Unë e mbështes protestën e PD, por pa hipur në anijen e protestës. Them se jam dakord me kërkesat e tyre, për zgjedhje të lira e të ndershme, por nëse rruga e tyre ndryshon, do të hedhin nga anija e tyre, sepse unë do them ikim këtej, dhe ata ikim andej”, tha Lubonja.

Analisti thotë se pavarësisht ngjashmërisë në disa elementë me protestën e socialistëve gjatë qeverisjes së PD, ka disa diferenca. Sipas Lubonjës, një ndryshim i madh tashmë vihet re në qëndrimin e ndërkombëtarëve.

“Ngjashmëria me protestën e PS disa vite më parë është tek çadra, tek bllokimi i bulevardit, tek protesta. Por ka edhe diferenca. Sot shoh një faktor ndërkombëtar shumë më pak të rëndësishëm. Edhe qëndrimi i opozitës ndaj ndërkombëtarëve tashmë është i ndryshëm. Nuk i shohin më si negociatorë. Edhe vetë eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se me Bashën do të zhvillohej një takim për të biseduar mbi çështje të caktuara, dhe nuk do të negociojë për protestën. Dhe reagimi i Fleckenstein ishte i pritshëm. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që përmirësimin e situatës në vend e presin nga shqiptarët e jo nga ndërkombëtarët”, tha ai.

Sa i takon këtij qëndrimi të politikës shqiptare ndaj ndërkombëtarëve, Lubonja shtoi se “Dalja jonë nga projekti i BE, paraqet rreziqe të mëdha për vendin, duke marrë parasysh edhe situatën në politikën shqiptare”.

Analisti u ndal edhe tek bojkoti i opozitës, dhe shqetësimi real për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Pavarësisht miratimit të ligjit të dekriminalizimit, nuk është bërë asgjë. Marrim rastin e Roshit, i cili vijon të jetë në krye të bashkisë së Kavajës. Një tjetër deputeti i dalin disa identitete. Dëgjojmë që po lirohen nga burgu disa persona me precedentë penalë. Si mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë. Si mund të flasin ndërkombëtarët vettingu, vettingu… apo reforma në drejtësi. edhe deri më tani ka patur diskutime në Parlament për dekriminalizimin, por asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Lubonja.

Zhvillime sot brenda mazhorancës? Meta pas darkës me Ramën mbledh kryesinë e LSI-së

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të mbledhë mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00 kryesinë e saj. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për mediat i Ilir Metës, Emiljano Aleksi, ndërsa mbledhja vjen fill pas një darke që shefi i qeverisë, Edi Rama shtroi mbrëmë në ambjentet e kryeministrisë për kreun e LSI-së.

Ndonëse kohët e fundit marrëdheniet mes dy aleatëve u tensionuan deri në pikën sa Meta deklaroi se ishte i gatshëm të dilte i vetëm në zgjedhje nëse Rama siguronte 71 mandate, mbrëmë ata zgjodhën të darkojnë në ambientet e kryeministrisë nën “zhurmën” e protestës së pandalshme të opozitës, e “ngujuar” në një çadër me kërkesën për qeveri teknike.

Thuhet se Meta ishte i ftuari i Ramës dhe darka mes të dyve ka zgjatur disa orë, ndonëse nuk ka ende asnjë informacion se çfarë kanë diskutuar.

Ndoshta Meta do të shfrytëzojë mbledhjen e sotme të kryesisë për të dhënë ndonjë detaj nga darka e mbrëmshme ndërkohë që kreu demokrat, Lulzim Basha deklaroi sot se “buka e popullit do t’iu ngecë në fyt”.

AI shqetësime për gjendjen e pakicave kombëtare, fëmijëve, çështjen e të zhdukurve, sistemin e drejtësisë dhe gjendjen e burgjeve.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, në raportin vjetor mbi “Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë”, në pjesën për Shqipërinë, ngre shqetësimet për gjendjen e pakicave kombëtare, të fëmijëve, çështjen e të zhdukurve, sistemin e drejtësisë dhe gjendjen e burgjeve.

Në raport theksohet se autoritetet nuk kanë bërë asnjë përparim në vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për zhdukjen me forcë në vitin 1995 të Remzi Hoxhës një shqiptar nga Maqedonia, fati dhe vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur.

Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për personat e zhdukur për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur nën regjimin komunist midis viteve 1944 – 1991. Edhe më tej rreth 6 mijë persona ndodhen në listën e të zhdukurve.

Raporti vë në pah se në muajin qershor të vitit 2016 autoritetet në Tiranë kërcënuan me dënim me forcë mbi 80 familje, kryesisht rome dhe egjiptiane që jetojnë në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet, por nuk kishin siguruar nja strehim tjetër.

Sipas raportit, në muajin qershor, një gjykatë pezulloi kreun e Policisë së Shtetit, për abuzim dhe pjesëmarrjen në vendosjen e pajisjeve regjistruese në komisariatet e policisë. Në përgjigje, kryeministri dhe ministri i Brendshëm akuzuan gjyqësorin se po i shërben opozitës duke dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit.

Në muajin korrik, parlamenti miratoi një reformë në drejtësi që ndryshoi dhjetëra nene të Kushtetutës dhe futi legjislacionin e ri për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit dhe për të parandaluar ndërhyrjet e politikes dhe korrupsionin.

Gjatë vitit të kaluar mbi 1 mijë kërkesa për strehim janë paraqitur tek autoritetet në Shqipëri, pa mbylljes së kufirit Greqi dhe Maqedoni, që nxiti shumë emigrantë të kërkojnë mbrojtje në Shqipëri.

Nga ana tjetër, sipas raportit, rreth 20 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa për strehim në vendet e Bashkimit Evropian, shumica e tyre në Gjermani. Mirëpo, shumica e kërkesave janë refuzuar, meqë Shqipëria është përfshirë në listën e “vendeve të sigurta të origjinës”.

Raporti thekson se në muajin mars, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës ka shprehur shqetësime lidhur me kushtet e paraburgimit në Shqipëri. Komiteti ka dokumentuar raporte të shumta nga të paraburgosurit – duke përfshirë të mitur – për keqtrajtim nga punonjësit e policisë, që në disa raste përfshijnë edhe përdorimin e torturës.

Raporti kujton se në muajin maj, tortura apo keqtrajtimet e tjera të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës, shkaktoi një skandal kombëtar, pasi prokurori i rrethit zbuloi shkallën e abuzimit. Pesë persona, duke përfshirë edhe ish-drejtori i jetimores, u arrestuan.

Përrallë sorosiane ? Sali Berisha i pergjigjet deputetit te parlamentit Europian, Fleckenstein!

Te dashur miq, deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri per Shqiperine, Knut Fleckenstein ne nje konference shtypi sipas mediave nder te tjera ka deklaruar sa vijon:
“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë.”

Me kete rast, duke shprehur me sinqeritet vleresimin tim te palekundur per kontributin e tij qenesor personal dhe te Parlamentit Europian ne dekriminalizimin por dhe probleme te tjera te vendit, me duhet t’i them se deklaraten e tij e konsideroj te ngutur dhe te pa bazuar per arsyet qe vijojne:

– Deklaratat e mia per Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si nje rrezik madhor per demokracine shqiptare jane te bazuar jo ne hamendje por ne dokumenta autentike te pakundershtueshme nga te gjithe ata qe duan te besojne te verteten.
– Denoncimet e mia ne parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze te Soros dhe neworkut te tij ne Shqiperi, te bazuara ne dokumenta dhe fakte, datojne vite me pare dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit.
– Xhorxh Soros perfaqeson sot miliardierin qe ka korruptuar me shume se kushdo tjeter mbi toke politikane, personalitete lokale dhe nderkombetare ne vendet ishkomuniste por edhe ne vende te tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe ne institucione serioze nderkombetare te vendosura ne kryeqytete te vendeve te ndryshme perfshi ketu Berlinin!

Ne kete kontekst, mendoj se jo hedhja poshte me apriori apo paragjykime te zerave qe kerkojne te nxjerrin ne shesh nje te vertete tronditese, por hetimi me transparence nga parlamenti europian dhe parlamente te vendeve te interesuara duhet te ishte pergjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e verteta.

Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetem nje qellim; te mbroje nje te vertet qe e vleresoj se ka interes te padiskutueshem per vendin tim por edhe miqte e mi kudo qe jane! sb

Presidenti Nishani nderoi “Kompaninë 4000” me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Kujtesës së Martirëve dhe Viktimave të regjimit komunist, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani nderoi me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pjesëtarët e “Kompanisë 4000”: “Në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri, duke nxjerrë në pah vlera të çmuara atdhetare si dhe duke sakrifikuar jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe euroatlantike”.

Gjatë ceremonisë ku ishin të pranishëm familjarë dhe pasardhës të anëtarëve të “Kompanisë 4000”, historianë, studiues, politikanë, ish-të përndjekur dhe ish-të burgosur nga regjimi komunist, Kreu i Shtetit shqiptar, pasi i falënderoi për pranimin e ftesës si dhe për praninë e tyre të nderuar në këtë ceremoni solemne, por të vonuar dhe aq shumë të domosdoshme për të vënë në vend nderin dhe sakrificat e atdhetarëve që lanë me gjakun e tyre të kulluar altarin e lirisë së kombit shqiptar, theksoi se: “Që nga e dita e parë që u zgjodha President i Republikës, në përmbushje edhe të detyrimeve kushtetuese, por në radhë të parë duke iu përgjigjur zërit të ndërgjegjes si qytetar i këtij vendi dhe si përfaqësues i unitetet të popullit jam, përpjekur pareshtur që të vë në pah dhe të vlerësoj edhe zyrtarisht të gjithë ato figura, personalitete dhe kontribues të denjë të kombit kombit tonë, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare.”

“Kjo ceremoni solemne, ka për qëllim jo vetëm të shkundi pluhurin e harresës nga përpjekjet dhe sakrificat sublime të disa shqiptarëve atdhetarë, por edhe t’i vendosë ata denjësisht atje ku e kanë vendin, në piedestalin e heronjve liridashës shqiptarë, duke vlerësuar në këtë mënyrë gjithçka bënë për tokën tonë të shenjtë dhe kombin tonë të shtrenjtë. Sot është një ditë e shënuar për Shqipërinë, që përfaqëson rrëzimin e simboleve të komunizmit, shtatoreve të figurës së urryer të diktatorit Hoxha, jemi mbledhur së bashku jo thjesht për të kryer një rit, për të zhvilluar një ceremoni, por edhe për të qartësuar disa padrejtësi. Brenda të ashquajturës ‘luftë e klasave’, akuza më e rëndë, krimi më i ndëshkueshëm, ishte nëse kishe gjyshin, babain, vëllain të arratisur ose ‘diversant’, siç i stigmantizonte propaganda e ideologjisë bolshevike njerëzit që kërkonin lirinë.

Ende sot nëpër disa gazeta dhe disa ekrane televizive publikohen intervista dhe çfaqen filma përmes të cilave i thurren lavde ish-Sigurimit kriminal të Shtetit. Lufta vëllavrasëse e klasave nuk kurseu askënd: pleq, burra, gra, nëna, madje as fëmijë të vegjël apo të porsalindur. Ajo luftë nuk ka emër tjetër veçse: Krimi më çnjerëzor i një grushti njerëzish shqiptarë të etur për pushtet dhe gjak kundër shqiptarëve normalë.

Burrat dhe djemtë që u rreshtuan vullnetarisht në radhët e Kompanisë ‘4000’ në fund të viteve 1940-të dhe fillim vitet 1950-të ishin gjyshërit, baballarët, xhaxhallarët tuaj që gjendeni sot në këtë sallë. Ata nuk qenë ‘tradhtarë’ e as ‘diversantë’.

Ata qenë njerëz që lirinë e kishin vënë mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi jetën dhe familjet e tyre. Ata qenë shqiptarë të mirë e të vërtetë.

Ata qenë shqiptarë në mërgim që u stërvitën nga aleatët tanë perëndimorë me synimin e vetëm për të përmbysur një regjim totalitar.

Ata qenë Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Hasan Dosti e shumë e shumë të tjerë, të cilët në Historinë e Kombit tonë zënë secili një vend të nderuar. Origjina e tyre nga Veriu apo Jugu, Dibra, Hasi, Tropoja, Kruja, Shkodra, Vlora, Mokra apo nga Kosova, nëse qenë anëtarë të Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’ apo ndonjë organizate tjetër, nëse u grumbulluan në Itali, Gjermani, Greqi, Maltë apo u rikthyen nga ajri, deti apo toka, nuk ka kurrfarë rëndësie. Rëndësi ka që të gjitha ata i bashkonte gjëja më e shenjtë: ideali për një Shqipëri të lirë, demokratike e të pavarur.

Sot në përvjetorin e 26-të të shembjes së shtatoreve të diktatorit, ne duhet të kujtojmë me krenari se anëtarët dhe rekrutët e ‘Kompanisë 4000’ ishin ushtarët e parë shqiptarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u rekrutuan, u stërvitën dhe erdhën me misionin e qartë politik dhe ushtarak për të luftuar e përmbysur regjimin më anti-popullor të historisë së Shqipërisë. Ishin ata që dhanë jetën e tyre për liri dhe demokraci, për të njëjtat vlera dhe parime mbarëkombëtare, për të cilat sot ushtarakët tanë po operojnë në kuadër të NATO-s anembanë e botës, kudo ku këto vlera po rrezikohen dhe kërcënohen, po ashtu si amerikanët, anglezët, gjermanët, italianët, grekët, kanadezët, aleatët tanë që po luftojnë krah për krah kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, totalitarizmit, në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë, e deri në zemër të Evropës.

Ata ishin dhe mbetën deri në amshim vëllezërit, baballarët, gjyshërit, xhaxhallarët tuaj e të shumëkujt tjetër. Ata lindën në këtë tokë, jetuan, luftuan dhe vdiqën duke derdhur gjakun e tyre të pastër prej shqiptari.

Ende sot nuk është parë apo as dëgjuar ende prej askujt nga Sigurimi i Shtetit apo drejtuesit komunistë të kohës një kërkesë ndjese apo pendese sado e vogël. Shumë prej jush jeni gati të falni me gjithë zemër, por jo të harroni krimet që ju janë shkaktuar e për të cilat keni vuajtur për gjysmë shekulli. Por juve ende nuk ju është kërkuar falje, as nuk ju është shfaqur ndonjë shenjë pendese. Shqiptarët atdhetarë zemërgjerë dinë të falnin, dinë edhe të kërkojnë ndjesë, dinë edhe se si në emër të vëllazërisë dhe atdhedashurisë të ecin përpara, por jo të harrojnë kurrsesi. Nuk do harrohen kurrë gjyqet publike, akuzat e stisura, dëshmitarët falsë, torturat çnjerëzore, përndjekjet shtazarake, viktimat deri në disa breza të së ashtuquajturës ‘luftë klasash’ që vazhdoi deri në fillim të viteve ’90-të.

Ne kemi nevojë të ruajmë kujtesën e viktimave të regjimit komunist, ta bëjmë pjesë të kurrikulave shkollore dhe të dënojmë me forcë krimet e përbindshme, sepse vetëm kështu mund të vijë shërimi i plagëve shpirtërore dhe Shqipëria t’i bashkëngjitet dinjitetit të familjes së madhe evropiane.

Flitet dhe ka nisur një proces për hapjen e dosjeve. Kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj se hapja e dosjeve duhet të nisë nga krimet e bëra ndaj të pushkatuarve pa gjyq dhe atyre që nuk u janë gjendur ende varret. Ky do të ishte hapi i duhur dhe shenja e parë e seriozitetit të këtj procesi.

Bijtë, bijat dhe trashëgimtarët e të përndjekurve në fakt ishin të parët që zgjatën dorën e pajtimit pas vitit 1990 duke dhënë mesazhin e duhur se mes shqiptarëve nuk duhet dhe nuk ka vend përçarja ideologjike apo krahinore, por përkundrazi, ne duhet të na bashkojë e duhet të na karakterizojë filli i njëjtë i identitetit tonë të patjetërsueshëm identitetit shqiptar.

Padyshim që sakrificat e njerëzve që u përballën me kalvarin e gjatë të përballjes së diktaturës, me izolimin, me urrejtjen, me ekstremizmin, me përçarjen kanë pasur kostot e tyre. Këto sakrifica kurrsesi nuk duhen lënë të nëpërkëmben, por as të harrohen. Përkundrazi, është detyrë dhe përgjegjësi e gjithësecilit prej nesh, e institucioneve shtetërore, e aktorëve dhe publikut, e çdo individi që të kujtojë, t’i nderojë e t’i transmetojë si trashëgimi tek brezat që vijnë, për të reflektuar dhe për të pasur frymëzim mbi rëndësinë e dimensionit që ka liria, e cila kurrë nuk është falur, por gjithmonë është fituar, e cila ka nevojë gjithmonë të ruhet e të mbrohet. Është pothuajse e pamundur të flasësh në një ceremoni për dimensionin atdhetar dhe sakrificat e shumta të atyre njerëzve, që ishin të gathshëm të sakrifikonin për kauzën e lirisë dhe të drejtimit të Shqipërisë nga Perëndimi. Të flasësh për përpjekjet e tyre viti pas viti, dekada, me veprimin vendimtar të shqiptarëve për ta gjetur lirinë e Shqipërisë, e të flasësh për rrugëtimin prej dekadash të atyre burrave dhe atyre djemve, për sakrificat individuale dhe kolektive që ata bënë, për gjithçka që ata lanë si trashëgim, për të mos u harruar e për t’u nderuar. Prandaj dëshiroj që në emrin tim, edhe në cilësinë e Kreut të Shtetit, të vlerësoj me Dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ të gjithë burrat trima të ‘Kompanisë 4000’. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët dikur të martirizuar nga diktatura e sot të dalë në rrugën e mundësive të lirisë!” – u shpreh Presidenti Nishani në fjalën e Tij.

Dekorata e lartë iu dorëzua nga Kreu i Shtetit shqiptar zonjës Lumturi Saraçi. Veprimtaria u përshëndet edhe nga zoti Bedri Çoku që prezantoi një historik të shkurtër, si dhe nga zonja Afërdita Gjuraj, e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këtë rast, e cila në emër të të pranishmëve theksoi se “janë të gjitha si një familje e lidhur nga gjaku i dëshmorëve”.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 5 people, text

Eurodeputeti Knut Fleckenstein i ka kërkuar sërish PD që të lërë bojkotin parlamentar dhe ti kthehet punës

Vizita në Tiranë – Fleckentsein: PD mos bojkotojë

Eurodeputeti Knut Fleckenstein i ka kërkuar sërish PD që të lërë bojkotin parlamentar dhe ti kthehet punës për të mos bllokuar procesin e vettingut.

Në një konferencë nga zyrat e BE, Fleckenstein tha se zgjedhjet janë të rëndësishme për hapjen e negociatave

Boll me përralla sorosiane

Fleckenstein: Kam shumë respek për zotin Berisha. Ndoshta edhe më shumë respëekt se cmund të imagjinoni ju. Por do të doja që ti kërkoja që të mos fliste më për atë përralle sorosianë. madje është e njëjta histori që kamë dëgjuar në Maqedoni dhe përvoja ime është që vetëm të dobëti kanë nevojë për atë lloj përrale dhe përvoja ime më ka treguar që Berisha nuk është i dobët.

Fleckenstein: Bojkoti i Kuvendit është për mednimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa i përket atyre zgjedhesve që kanë votuar për deputetet. Prandaj i kërkoj kolegëve të mi në PD që të vazhdojnë të kërkojnë që ata mendojne se është e nevojshme, por të kthehen në punë. Mund tju siguroj se ky nuk është mendimi i Knut Fleckenstein, as i Hahn, Mogherinit  apo Vlahutin por e të gjithëve ne dhe Eduard Kukan.

Reforma në drejtësi ka qenë një betjë e fortë, në mënyrë që për opozitën të siguronim ndarjen 50 me 50 në komisione dhe prandaj i them kolegëve të PD mos na jepni ndijesinë që e keni keqpërdorur këtë. Prandaj minimalja është të ktheheni në komisionet, mos ndaloni procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi.

Shpresoj se do gjendet zgjidhja

Fleckenstein: Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje është një situatë e vështirëm jo vetëm për vendin, por edhe për integrimin në BE. Unë shpresoj që do të gjendet zgjidhje në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Nuk kam marrë ndonjë garanci, por mendoj që opozita 4 muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qartësi dhe e ashtuquajtura qeveri teknike nuk shoh si mund të ketë marrëveshje për këtë çështje javës që vjen.

Kemi dëgjuar fjalë, tani duam vepra

Fleckenstein: Deri tani kemi dëgjuar fjalët, tani duam të shohim vepra. Është momenti më i mirë që të gjitha që kanë pasur mundësi të kenë qenë pro të bërit të gjerave në lëtër tani të bëjnë veprimet e duhura apo reformat. Gjatë këtyre dy ditëve të fundit kam dëgjuar fjalën dinjeitet dhe jam dakord me ata që thonë se këtu nuk bëhet fjalë për dinjitetin e politikanëve, por për dinjitetin e Shqipërisë. Shpresoj që kur të kthehem në shtator duhet të keni pasur zgjedhje të mira, dhe të mos ketë ndaluar zbatimi i reofmrës në drejtësi që ne të marrim më pas hapat e tjerë.

Kur procesi i vettingut të vazhdojë do hapen negociatat

Fleckenstein: Në rast se nuk do të mblidhen kjo do të ndalojë për ca kohë, pra do të bëhet pushim sa i takon vettingut, por që varet dhe kur do të rifillojë, unë nuk mendoj se do të jetë fundi për gjithmonë. Ndoshta mund ta shihni që kur procesi të vazhdojë, atëherë do të mund të fillojnë negociatat. Kjo mund të jetë pas zgjedhjeve, mund të jetë pas disa javësh, muajsh apo vitesh. këtë e kanë në dorë politikanët shqiptarë. Unë nuk dua të ndërhyj për të thene nëse PD ka të drejtë apo jo për atë që po kërkojnë në protesta, por e vetmja gjë që kërkoj është: Gjeni një mundësi që mos ndalohet vettingu dhe reforma në drejtësi

Fleckenstein – Berishës: Mos fol më për përralla sorosiane

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flencestein pas takimeve të djeshme në Tiranë, ka dalë sot në një konferencë për mediat nga zyrat e BE në Tiranë.

Ai deklaroi se do të flasë për të vërteta që shumëkujt mund të mos u pëlqejnë. Në nisje të fjalës, ai lëshoi një mesazh për ish-kryeministrin Berisha.

“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Me përalla të tilla merren njerëz të dobët. Zoti Berisha nuk është i dobët”- tha ai.

Ai tha se nuk do të komentojë protestën e PD-së, por nga konferenca iu drejtua me një thirrje gjithë deputetëve të PD-së.

“Unë nuk do ndërhyj e as komentoj protestën pasi është cështje e brendshme, është e drejtë e qyterarëve dhe e opozitës të protestojë. Por, bojkoti i Kuvendit është jo mënyrë e duhur sidomos për zgjedhësit që kanë votuar për ata deputetë, unë u kërkoj kolegëve të mi në PD të vazhdojnë ata që mendojnë që është e nevojshme, por u kërkoj të kthehen në punë, e ky nuk është vetëm mendimi im, por Kukan, Hahn, Mogerinit, e Vlahutin, pra i të gjithëve ne”- tha ai.

Duke kërkuar zbatimin e Vetingut, ai theksoi: “U them kolegëve të PD mos na e jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur punën dhe besimin, darjen 50% me 50% për reformën, minimalja është të shkoni në punën e komisioneve, mos ndaloni procesin e vetingut dhe reformën në drejtësi”.

Duke komentuar përplajset mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Llalla, ai tha se të gjithë po luftojnë për një objektiv.

“Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv, dhe ndonjëherë ka keqkuptime, por nuk është një luftë personale e Donaldit, Romanës apo Knutit, por jemi të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e BE-së dhe autoriteteve të SHBA”, tha ai.

Sipas Raportuesit të PE, kyc per negociatat me BE mbeten reforma dhe zgjedhjet.

“Natyrisht që dy gjërat kryesore që kemi diskutuar janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet, për këtë mund të na duhet më shumë kohë. Jam shumë i kënaqur që do raportoj në Parlamentin Europian atë që ne e quajmë raporti për Shqipërinë. Madje në rast se do të donit fakte e prova sesa shumë do PE që Shqipëria të përmbushë këto kushte, duhet të jeni aty të dëjgoni ato debate.

Do të thosha që të gjitha grupet në PE, përvec ekstremit të djathtë kanë folur për këto gjëra dhe nuk kanë fshehur faktin se ka shumë gjëra për të bërë. Madje ne kemi folur dhe i kemi bërë thirrje Këshillit Europian në mënyrë shumë të qartë dhe madje ne i kemi bërë thirrje KE që në rast se zgjedhjet do shkojnë si duhet dhe reforma në drejtësi do vazhdojë si duhet është normale që të çelen negociatat”.

Sipas raportuesit për Shqipërinë në PE, Vettingu duhet të kthehet në qëllimin e përbashkët për të gjithë në Shqipëri.

“Ne ishim shumë të lumtur që ndryshimet kushtetuese kaluan me 140 vota dhe tani duhet të tregojmë që kjo ka qenë prej vërteti. Të gjithë e dimë që procesi i Vettingut është kyç, jo vetëm për të korruptuarit, por edhe për të treguar se ka njerëz të pa korruptuar. Biseduam me Vasilin dhe Gjoshën dhe dëgjuam se mund të ketë disa probleme teknike, që mund të duhet një dakordësi mes Shqipërisë dhe BE. Ne kemi edhe një problem tjetër dhe jemi këtu që sëbashku të luftojmë për këto synime përbashkëta”.

Sesion shkencor: “Çamëria dhe Marrëdhëniet shqiptaro-greke nëpër shekuj”

SHOQATA E INTELEKTUALËVE MBARSHQIPTARË ’’ TROJET E ARBRIT ’’
Oganizon më, 4 Qershor 2017 në Gjirokastër Sesionin e XIV-të Shkencor me temën:
“Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj”
Shoqata ’’Trojet e Arbrit ’’ në këtë konferencë shkencore do të trajtoj një temë sa delikate aq edhe të domosdoshme, duke pretenduar që ka ardhur koha që çështja çame të mos jetë më një tabu, por të bëhen studime serioze dhe shkencore. Gjithashtu në këtë konferencë do të trajtohen edhe : Mardhëniet shqiptaro-greke nëpër shekuj, Ekspanzioni grek në trojet shqiptare pa e harruar edhe trajtimin në Mesjetë të Principatës Arbërore të Artës e cila pas dy shekujve jetë të veprimit dhe sundimit politik dhe ushtarak do të bije përfundimisht. Principata e Artës do të bie në duart e grekërve dhe pushtusve të ndryshëm , fiset arbërore në Artë do të shuhen . Ku nga terrori dhe dhuna do të detyrohën të mërgojnë nëpër vende të ndryshme, por me kujtimin se dikur ka ekzistuar Principata e Artës dhe trojet e tyre në kohen kur sundonte Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha (1350-1450), shtriheshin prej lugut të Liqenit të  Janinës dhe Çamërisë e deri afër Gjirit të Korintit e Ambrokisë duke përfshirë Ahelon, Kseromerin, Gjirokastrën e Neupakten, ku përfshinte krahinat e Epirit, Etolisë, Akarnanisë e Tesalisë. Ndërkohë që Çamëria shtrihet në pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut, të banuara prej shqiptarëve që nga antika ( koha pellazgjike-ilire) e deri më sot. Ajo përbëhet nga një popull me vazhdimësi territori. Këtë e dëshmojnë edhe autorë të lashtësisë, enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Çështja çame ka qenë dhe vazhdon të jetë një problem sa kombëtar aq dhe institucional që përkufizon marrëdhëniet shqiptaro-greke.  E cila lindi si problem i mprehtë që në Kongresin e Berlinit më 1878, ku u konkretizua përfundimisht në  Konferencën e Ambasadorëve të  Londres më 1913 ku vendimet e saj ndonëse konkretizuan dhe njohën Pavarësinë e Shqipërisë i shkëputën asaj zonat më vitale si : Kosovë, trevat shqiptare në Mal të Zi dhe ato në Maqedoni dhe Çamërinë.
Marrja e krahinës së Çamërisë nga Greqia në 1913, vetëm sa i shtoj oreksin për të pretenduar më tepër se aq. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtimet e veta historike, popullsia autoktone e Çamërisë iu nënshtrua fatit tragjik të saj, duke u konsideruar si minoritet etnik shqiptar në Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi jo vetëm në territore, por edhe në njerëz. Pas aneksimit të Çamërisë më 1913 e deri më sot, popullsia e saj gjatë këtyre viteve nën sundimin e shtetit grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke  mbështetur në konceptimin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e vet, kanë ndjekur një politikë shoviniste.
Pra, kjo konferencë mbarëkombëtare me studiues nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare, ka si synim trajtimin e çështjes së Çamërisë dhe ndërgjegjësimin e faktorit shqiptar dhe ndërkombëtar  për Çamërin.
Linjat kryesore të studimeve që mund të referohen nga studiuesit:
– Principata e Artes dhe Roli i Gjin Bua Shpatës e Pjeter Loshës;
-Ekspanzioni Grek kunder Trojeve Shqiptare;
-Kontributi i çamëve përgjatë shekujve ;
-Roli i çamëve në sendërtimin e Greqisë si shtet në shek XIX-të;
-Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij;
-Protokolli i Korfuzit dhe autonomia e “ Vorio Epirit”;
– Marrëveshja e Lozanës dhe pasojat e saj ;
-Çameria mes Shqipërisë dhe Greqisë përgjatë Luftës së Dytë Botërore;
 -Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri përgjatë shek XX-të;
– Genocidi grek në Çamëri;
-Kontributi i At Gjergj Fishtës dhe Imzot Luigj Bumqit në shpëtimin e Korqës dhe Gjirokastrës;
-Mbreti Zog dhe politika e tij ndaj Greqisë me fokus çështjen çame;
– Roli i Mit’hat Frashërit në zgjidhjen e çështjes çame.
-Përpjekja për ta ndërkombëtarizuar çështjen çame;
-Marrëdhëniet shqiptaro-greke në periudhën 1945-1990;
-Trajtimi i çështjes çame në vitet e 90 – ta e deri më sot ;
-Dosja çame në Gjykatën e Hagës dhe
-E ardhmja e Çamërisë dhe përpjekjet gjithëshqiptare për shpëtimin e saj.
Ftojmë të gjithë studiuesët dhe studiuesit, të cilët kanë dokumente,materiale dhe burime të tjera historike për këtë temë të marrin pjesë me kumtesat e tyre.
Paraqitjen e Temave mund ta bëni deri më, 20 Maj  në këto Adresa:
Nue Oroshi Kryetar
email:nue_oroshi@yahoo.de
Ermelinda Kashah Nënkryetare
email:e.kashahu@gmail.com
Besim Morina Nënkryetar
email:besimorina@yahoo.de
Leonora Laçi Sekretare e Përgjithshme
email:nora.laci@yahoo.com

Fevziu: “Çfarë do të ndodhë me Bashën nëse protesta e PD dështon”

Gazetari dhe analisti, Blendi Fevziu, në një shkrim opinion të tijin botuar në faqen opinion.al merr në analizë objektivat e protestës së PD-së.

Fevziu shkruan se Basha ka vënë një bast të fortë, por nëse protesta mbyllet pa qeveri teknike, atëherë ai do të jetë i humburi i madh dhe PD do të marrë kosto marramendëse në zgjedhje.

“Nuk ka asnjë dyshim që Basha ka vënë një bast të fortë. Nëse presioni i tij dhe i opozitës është i tillë që e detyron qeverinë të tërhiqet, atëherë ai ka fituar një betejë të madhe”, shkruan Fevziu.

“Nëse ai ia arrin që faktori ndërkombëtar ta mbështesë dhe të kthejë kokën me seriozitet nga Shqipëria, sërish kjo është një fitore.

Por nëse PD tërhiqet pa arritur asgjë, kjo konsiderohet disfatë dhe mund të ketë kosto të mëdha për Bashën dhe PD në zgjedhjet e ardhshme. Ky është basti i vështirë i Bashës dhe ai po e luan këtë.

Liderët politike rriten dhe krijojnë personalitet vetëm përmes sfidave dhe basteve të vështira. Në këtë këndvështrim, vendimi për të protestuar, me çdo përfundim që të vijë do ta konsolidojë atë si lider politik”, vijon ai më tej.

Fleckenstein në Tiranë: Vendi i deputetëve është në parlament

Relatori për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, tha sot në Tiranë se vendi i deputetëve është në parlament, ndërsa saktësoi se ai nuk do të përfshihet në ndonjë negociatë për zgjidhjen e krizës së krijuar pas vendimit të opozitës për të bojkotuar parlamentit dhe për të protestuar pa ndërprerje për arritjen e një qeverie teknike. Kryetari demokrat Lulzim Basha nënvizoi se opozita nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të pjesshme

Eurodeputeti Knut Fleckenstein nisi sot vizitën zyrtare në Tiranë, një vizitë e programuar që më parë, por që përkon me zhvillime të tensionuara në vend, pas vendimit të opozitës për të protestuar deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme 18 qershorin e ardhshëm. Opozita ka vendosur gjithashtu bojkotimin e parlamentit. Por për eurodeputetin Fleckenstein “anëtarët e parlamentit duhet të kryejnë punën e tyre në parlament”.

Një ditë më parë në një intervistë për Televizionin publik shqiptar, zëdhënësja e Komisionit europian Maja Koçijançiç u shpreh se “debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian” duke kujtuar rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Edhe eurodeputeti i së djathtës europiane Eduard Kukan, një njohës i mirë i realitetit shqiptar, përmes një postimi në Twitter, shprehej sot se “Opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”.

Relatori për Shqipërinë Fleckenstein takoi sot gjatë paradites Kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Ai tha se do të takojë gjithashtu edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, duke saktësuar se nuk do të përfshihet në asnjë proces negocimi me opozitën.

Që prej ditës së shtunë opozita vazhdon protestën përpara selisë së kryeministrisë. Drejtuesit e saj kanë përsëritur me këmbëngulje se “nuk ka kthim pas nga rruga e nisur”. Kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi sot se nuk do të pranohet asnjë zgjidhje e pjesshme: “Jemi këtu e do jemi këtu çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të vendosur deri në realizimin e plotë, jo të pjesshëm, të kushtit tonë, zgjedhje të lira e të ndershme, largimin e këtij kryeministri dhe krijimin e një qeverie teknike. Sot nuk ka detyrë më të madhe se sa këtë protestë ta shtrijmë anembanë Shqipërisë. Asgjë nuk do të jetë më si më parë derisa zëri i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet”, deklaroi zoti Basha, sipas të cilit “kur në vend ka rënë çdo institucion, është koha të rrëzohet Qeveria”.

Për shumicën, protesta e opozitës është “një alibi për të justifikuar humbjen elektorale të radhës” dhe “ka si synim të pengojë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. “Le ta provojnë të kundërtën – tha sot kryeministri Edi Rama – Le të vazhdojnë të protestojnë, le të vazhdojnë ta bojkotojnë Parlamentin dhe le të çojnë atje ata, 3 njerëz duhen, që i përfaqësojnë për të ngritur komisionet që populli shqiptar përmes Parlamentit dhe me Kushtetutën në dorë të shpëtojë nga kthetrat e këtyre killer-ave të veshur me të zeza, që kanë 25 vjet që i bien me çekiç kokës, nënave të viktimave, vajzave të përdhunuara dhe të gjithë atyre që shkojnë në gjykatë për të marrë një pronë dhe e humbasin pronën, duke marrë çekiçin në lule të ballit”, u shpreh kryeministri gjatë një aktiviteti me Policinë e Shtetit.

KUR FLET POPULLI SUS TIRANIA – Nga Mexhit Prençi

 “Çdo sistem tiranik i bazuar në dhunë, pasohet nga dekadenca. Koha ka treguar\ se tiranet janë maskarenj të mëdhenj. _..
ALBER EINSTEiN
1
Lëvizja e fuqishme popullore, së bashku me opozitën, në protestën që po zhvillohet në kryeqytet, në sheshin përballë selisë të Kryeministrit të dhunshëm Edi Rama: “S’keni parë gjë akoma”,  promovon modelim  më të mirë se si duhet protestuar me kulutrë, etikë, sjellje dhe qedrim qytetar. Në të njetën kohë, promovon  kryetarin e opozitës Lulëzim Basha si lider modern I së ardhmes,, i cili po udhëheq këtë lëvizje të fuqishme për një kauzë të madhe, fondamentale  siç janë zgjedhjet e lira dhe demoktatike.
*** Pjesmarrësit në këtë Lëvizje janë të ndërgjegjësuar  për ta vazhduar protestën,  gjer sa të realizohen kërkesat e tyre me të gjitha mjete demokratike.
2
Si intelektual  i shqetësuar  për lirinë e dhunuar, demokracinë e tjetërsuar, drejtësinë si alibi dhe për mjerimin e njerëzve të shtresave të varfra, e të mesme dhe sidomos të pensionistëve, dhunuar nga tirania e kryeministrit, skuadra e tij ministrre e përbërë nga bijtë e baballarëve të kuq enveristë dhe të inkriminuarit,   –  shpesh herë e kam ngritur zërin, se një neodiktaurë po instalohet, por ka qenë thirrje në shkretëtrirë, Me vrullin e marrëzisë,  tashmë kanë kaluar në tirani.
*** “Çdo sisitem tiranik i bazuar në dhunë- do të thoshte- Alber Einstein  pasohet nga dekadenca. Koha ka dëshmuar se tiranët janë maskarenj më të mëdhenj”
3
Këtë e vërrteton edhe koha dhe realiteti ynë i sotëm. Eshtë e tmerrshme si u ngjit në majë të piramidës së pushtetit ekzekutiv  një  sëmurë psikik i cili që ditëtn e parë që u bë kryeministër, kur opozita po e kritikonte në parlament, – me buzëqeshje cinike dhe arrogancë artikulon togfjalëshin: “S’keni parë gjë akoma”. Dhe herë pas here reciton në situate krizash mendore, për punët e pista  që bën duke shkelur kushtetutën sloganin “S’keni parë gjë akoma” .Është  një ogur i zi    dhe gjëmë për këtë vend, kur  këtë e thotë një tiran pa din e pa iman, si# do të thoshte Urtaku.
4
I  tronditurt këto ditë nga protesta e  madhe, sfiduese e protestave te dhunshme si ajo e 21 janarit, ku grupi i protestuesve terroristë godiste me skopinj forcat e rendit; i tmerruar sidomos nga protestat e shoqërisë civile, njerëzit  e varfër, të  mjeruarit që zvarriten  me rrasën e varrit mbi shpiunë , të pa punët dhe të rinjtë që u është vrarë shpresa,por kësaj here po e  vrasin  frikën.
*** Tirani i  dhimbshëm s’e ndjenë veten mirë… po përjeton  një gjendje të rëndë pskike e megjithatë  nuk e lëshon veten, fryhet si kaposh: ”Qentë le të lehin karvani shkon përpara”. Po fill pas kësaj ligjerate, i vjen në mendje  deklarata e tij ca vite më pare: kam  probleme me vdekjen se dua të mbetem në histori dhe në trurin e  trurin e sëmurë. qelizat kerleshen. Si mjeshtër I gënjeshtrës dhe mashtrimit, Pranon protestat e Lëvizjes  popullore, flet  urtë e butë “me dashuri” e “qetësi” duke zjerë përbrenda.dhe  sulmuar opozitën dhe lidërin  e saj…
5
Ndërsa  natën gjumi nuk e zë?!?… Të pranoj kërkesën për qeveri teknike, do të ishtë fatale për mua.!..Sigurisht, fatale do të thoshte Urtaku, humbës i madh në zgjedhjet e 18 qershorit, për faktin e thjeshtë se nuk mund ë bleshë më votat, nuk mund të aktivizosh të inkriminuarit e të korruptuarit, me të cilët ke mbushur administratën dhe grupin parlamentar me  ne krye kllounin Bala, dhe i ke përdorur si kobure duke terrorizuar votuesit e  kundershtarëve tuaj politikë që i konsideron armiq…
***  Është në hall kryeministri ynë !…Ndonjë ditë do ta shihni në balkonin e kryeministrisë duke recituar momologun e Hamletit  “Të rrosh a të mos rrosh”   i  cili mund të  përkthehet  “Të jem apo mos të jem kryeministër, kjo është #eshtja”. Urtaku do t’i rekomandonte të pyes Zalon,e me siguri  do të qeyësohej e do të vetëdorëhiqet.
6
Protesta ka filluar bukur si prolog, por mendoj se në vazhdim ritmi duhet të jetë më dinamik, i shkallëzuar gradualisht e me kulme, njreri pas tjetrit,, me ngirtjen e toneve, me shpërthime e thirrje drithëruese dhe gjer në rrethimin dhe izolimin e kryeministrit, o të pranojë kushttet e protestuesve për një qeveri teknike që  të administrojë zgjedhjet, o të vetdorhiqet që të mos përmbyset.
KUR FLET POPULLI SUS TIRANI.
***
Do ta mbyll me fjlët e arta të  ALBER  EINSHTEIN: “Dy gjëra janë të pafundme UNIVERSI DHE MARREZIA.
Përsa i përket UNIVERSIT akoma dyshoj”

Zheji: “Sot është dita e Metës, a do ta dëgjojë ai zërin e popullit”

Analisti Artur Zheji shkruan se sot ka ardhur dita e Ilir Metës, që ai të reagojë për protestën dhe kërkesat e Partisë Demokratike.

 

Në shkrimin me titull “Rama në mbrojtje, Meta në pritje”, Zheji shkruan se “Të gjithë sot presin Ilir Metën! Që është “King maker” ose pushtet bërës në shqip. A do të jetë ai sot një “People maker?!” e pra do të dëgjojë ai, psherëtimën e zhgënjyer dhe të trembur të popullit të vet, pa le të vejë si të vejë?! Sepse ky Udhëkryq, nuk ka më të bëjë vetëm me Partinë Demokratike, por ka të bëjë me ndaljen e Marrëzisë që po çon Shqipërinë në katastrofë!”.

 

Sipas tij “…Sepse Ay, kryeministri i të pasurve dhe kryeministri i Oligarkëve, kërkon të fitojë përsëri zgjedhjet dhe për këtë ka rreshtuar e organizuar Skuadronet e Dhunës dhe thesaret e parave të grumbulluara si edhe thamë më lart. Sepse erdhi pra dita, që Ambasadorët që kemi në tribunë, as nuk shohin dhe as nuk dëgjojnë, as nuk flasin dhe as nuk i japin “Dum!” kësaj situate. Sepse edhe kësaj rradhe: “Gomarin e nxjerr vetëm i Zoti nga balta ku ka rënë!””.

Berisha: Përgjigje kryeredaktores së ‘Zërit’, ndrikullës Arbana Xharra

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje sot një artikulli të kryeredaktores së gazetës “Zëri” në Kosovë, Arbana Xharra. Në një shkrim të botuar sot, Xharra shkruan se me gjithë kritikat për Edi Ramën, Sali Berisha sipas saj i ka bërë më shumë dëm Shqipërisë.

Ajo shkruan më tej se “Sali Berisha është në gjendje të përmbysi vendin për të ardhur në pushtet”.
Por ish-kryeministri e quan ‘ndrikull’ gazetaren kosovare, për gazetën e së cilës thotë se është si Zëri i Popullit.

Madje Berisha e quan Xharrën “përfaqësuese e mafies sorosiane në Kosovë, pra ndrikull netuorki (networki)”. Ai i përgjigjet më tej akuzave të gazetares në shkrimin e botuar tek “Zëri”.

SHKRIMI I KRYEREDAKTORES SE GAZETES “ZERI”:

“Me gjithe kritikat qe i kam per Edi Ramen, mendoj qe Sali Berisha i ka bere shume me shume deme Shqiperise. Ne kohen e tij ka lulezu kanabisi, ka lidhe marreveshje me vende arabe, ka demtu Kosoven ne sistemin e energjise me zvaritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV…etj Sali Berisha eshte ne gjendje me e permbyse vendin per me ardhe ne pushtet”.

REAGIMI I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA

Pergjigje kryeredaktores se gazetes “Zeri” te Kosoves, zj/znj (ndrikull) Arbana Xharra!
Te dashur miq, gazetare dhe miq te mi nga Kosova me derguan nje shkrim te kryeredaktores se gazetes “Zeri”, simotres se “Zerit te Popullit”, te Kosoves, Arbana Xharra, ne te cilin ajo nder te tjera ne prononcimin e saj per protesten qytetare te Tiranes shkruante: “Me gjithe kritikat qe i kam per Edi Ramen, mendoj qe Sali Berisha i ka bere shume me shume deme Shqiperise. Ne kohen e tij ka lulezuar kanabisi, ka lidhur marreveshje me vendete arabe, ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV”…etj

“Sali Berisha eshte ne gjendje te permbysi vendin per te ardhur ne pushtet”, shkruan Xharra.
Qe ne fillim, me duhet ti them me sinqeritet te plote kryredaktores se “Zerit”, si motres se “Zerit te Popullit”, se si perfaqesuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki (networki) ju me nderoni me preferencen e koduar qe keni per Ramen! Per kete keni vetem pergezime! Po keshtu, ne pretendimin tuaj se Berisha per te ardhur ne pushtet eshte ne gjendje te permbyse vendin, mendoj se çdo njeri ka te drejte te thote, apo te imagjinoje ate qe do.

Kurse me akuzat e tjera ajo del si nje trilluese ordinere qe flet per Shqiperine si zedhenese e asaj mafieje, pavaresisht se deshmon nje injorance ekzemplare apo flet si per ndonje ishull te larget te Oqeanise. Le t’i marrim me rradhe.

Ajo shkruan se “ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV..etj”. Lidhur me kete pretendim mjeran, sqaroj lexuesit se une kam bere gjithçka per ndertimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe se gjate qeverise se PD eshte hedhur ideja, eshte gjetur financimi, eshte bere studimi, eshte bere projekti dhe eshte shpallur tenderi madje dhe fituesi.

Por mbi bazen e ankimeve dhe te dhenave operative per korrupsion, eshte anulluar pasi fituesi ishte shpallur me nje oferte 9 milione euro me te shtrenjte se sa kompania tjeter qe plotesonte kushtet por qe ishte perjashtuar ne menyre korruptive, siç faktohej edhe nga dokumenta operative. Pas kesaj eshte shpallur per se dyti tenderi dhe eshte shpallur fituesi me vlere 9 milione euro kursim per takspaguesit shqiptar. Fituesi i shpallur eshte pranuar me unanimitet. Pa dyshim qe perseritja e tenderit mori disa muaj kohe. Por une kurre nuk do pranoja korrupsionin patriotik pasi e konsideroj toksine per patriotizmin. Ne te vertet, bazuar ne financimin, projektin, tenderin e qeverise se meparshme, linja ka perfunduar te pakten qe para nje viti por e ka bllokuar Aleksandri si deshmi e miqesise me Edi Ramen duke shkelur edhe rregullin nderkombetar.

Aleksander Vucic kerkon as me shume dhe as me pak se sa copeza te sovranitetit te Kosoves per te lejuar levizjen e lire te energjise! Shtoj ketu se zonja apo zonjusha Xharra, qe nxjerr Berishen si demtues te Kosoves per vonesen e linjes se Interkonjeksionit dhe jo Vuçiçin, e zbulon keq vehten. Mundet qe te mos jene lidhjet e saj me bossin Vuçiç, te cilin e merr ne mbrojtje duke gjetur pergjegjesine tek une shkak i akuzave te saj.Une ne te vertet, personalisht me shume besoj se ajo duket se ka qene e blere nga kompania qe donte te gjobiste takspaguesit tane me 9 milione euro.

Lidhur me pretendimin e saj se ” ka lidhur marreveshje me vendet arabe”, dua t’i them zj/znj Xharra se nje fjale latine thote: Ignjorantia non est argumentum/Padija nuk eshte argument!
Cdo marrveshje e lidhur me cdo vend eshte bere ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ligjin nderkombetar.Perndryshe Shqiperia gjate qeverise se PD u be anetare e NATO-s.

Se fundi, lidhur me pretendimin e saj se “ne kohen e tij ka lulzuar kanabisi”, me duhet te them thjeshte se zj/znj Xharra eshte viktime e nje trillimi te Edi Rames, te cilin per hir te se vertetes tani Rama nuk e perserit. Kjo jo se nuk do, por se me rritjen, sipas matjeve, me 1250 here te siperfaqes se mbjelle me kanabis ne Shqiperi ne vitin 2016, me shpalljen e vendit si Kolumbi e Europes, si prodhues kryesor i kanabisit ne Europe etj etj, ai ka frike se perveç ndrikull Arbanes, zedheneses se mafies sorosiane ne Kosove, ate nuk e beson me njeri. Po rikujtoj ketu vetem dy fakte.

Per shkak te nderprejes se trafiqeve kriminale, pra te droges dhe te tjera gjate qeverisjes se meparshme, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqiperine. Me kete nuk them se nuk mbillej kanabis, por mbillej ne sasi te tilla sa qe trafiku i saj ra ne menyren me dramatike.
Kurse sot, per shkak te “luftes se madhe” qe i ka bere Rama kanabisit dhe “vyshkjes”se kesaj bime, gjate qeverise Rama vetem ne tre dite te javes qe kaloi, ne brigjet italiane ne tre ngarkesa u sekuestruan 19.5 ton kanabis dhurate e Edi Rames nga Kolumbia e Europes.

Po e mbyll kete sqarim duke i rikujtuar zj/znj (ndrikull) Xharra se trillimi dhe manipulimi i fakteve nuk eshte ne dinjitetin e nje gazetareje qe nuk deshiron te flase, siç thone korcaret, “si nena e Zeqos ne maje te thanes”! sb

Meta-Veselit: Mbështetim demarkacionin me Malin e Zi dhe dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka filluar sot një viztë dyditore në Shqipëri, ndërsa takimin e parë e ka realizuar me kryeparlamentarin Meta

TIRANË – Gajtë konferencës për mediat me homologun e tij të Kosovës, Kadri Veseli, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh se Shqipëria mbështet miratimin marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa dialogun Kosovë-Serbi e konsideron të rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka filluar sot një vizitë dyditore në Shqipëri, ndërsa takimin e parë e ka realizuar me kryeparlamentarin Meta.

Temat e diskutimit në takim kanë qenë rreth marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, mundësive për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha sferat, zhvillimet e fundit në Kosovë, etj.

“Dua të theksoj mbështejen tonë të plotë dhe pa ekuivok për realizimin(miratimin) sa më shpejt të marrëveshjes së demarkacionit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të ZI, që është jetike dhe vendimtare jo vetëm për të përfituar liberalizimin e vizave, por edhe për ti dhënë fund një stanjacioni dhe për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Miratimi do të ishte edhe një kontribut tjetër për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Kemi vlerësuar sjelljen e përgjegjshme të udhëheqësve të Kosovës për të mos rënë pre e tentativa provokuese, siç ishin ato me murin në Mitrovicë apo incidenti me trenin”, u shpreh Meta.

Sipas tij, ripërtëritja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për të avancuar më tej normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duhet patjetër të mbështetet nga të gjithë, pasi është e domosdoshme për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në fund Meta theksoi se Shqipëria mbështet fuqishëm integrimin europian të Kosovës, që sipas tij është interesi i gjithë shqiptarëve.

Veseli u shpreh gjatë fjalës së tij se Shqipëria dhe Kosova kanë perspektivë të qartë euro-atlantike. “Kemi qëndrime të qarta në rrugëtimin tonë për integrimin në Bashkimin Europian dhe në NATO. Shqipëria është përkrahëse e Kosovës në çdo proces drejt integrimit euro-atlantik. Përpiqemi në çdo aspekt të marrim përvojat pozitive që shteti shqiptar i ka kaluar në këtë procese, sfida që janë edhe para Republikës së Koosvës”, u shpreh ai.

Sipas Veselit, Kosova është duke punuar që të krijojë perspektivë për qytetarët e saj pa dallime etnike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës së tij do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. aa

Rama – socialistëve: PD po përdor çadrën për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi

Protesta e opozites ka qene tema kryesore ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te Partise Socialiste.

Kryeministri Edi Rama mesohet se u ka kerkuar deputeteve qe te mos merren me komente ne rrjetet sociale per protesten e opozites.

Burimet bejne te ditur se porosia ka qene e prere per deputetet: te dalin ne zonat ku jane caktuar se bashku me te deleguarit e qarqeve per te takuar qytetaret.

“Opozita po na kërkon gjëra që nuk varen nga ne. Bojkotimi i Kuvendit ka për qëllim bllokimin e Vettingut. Protestat janë organizuar për qëllime që nuk thuhen. PD ka kohë për alibi për humbjen e radhës” tha Rama.

Nje dite me pare kreu i qeverise i kushtoi nje pjese te fjalimit te tij ne komunikimin javor,  protestes se Partise Demokratike.

“Protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë edhe vetëlargimin e qeverisë, por nëse çadra që polli protesta e djeshme do shërbejë si streha për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi, ata, protestuesit e djeshëm do jenë të tradhëtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës së tyre. Unë s’kam asnjë formulë magjike për kuruar më shpejt plagët e të shkuarës”, tha Rama.

Gjate tre diteve te protestes se demokrateve, nuk kane qene te pakte deputetet socialiste te cilet kane ironizuar protesten e PD-se, duke e quajtur nje vend ku hahet pica dhe hidhet valle me kengen e Sali Berishes.

Po kujt po ia hedh kështu ky Astrit Patozi – po le të bëjë demagogji tek shtëpia e vet jo popullit

Ju ftojmë që të lexoni reagimin e Astrit Patozit ndaj reaksionit që ka shkaktuar në popull ftesa që PD i ka drejtuar Ilir Metës!

Astrit Patozi e trajton popullin si bagëti.

Dhe këtu gabohet fort.

Këtë demagogji vulgare të nivelit kooperativist ai ta shesë atje ku ia blejnë.  Në shtëpinë e vet ? Nëse ia blejnë, po!

Tek populli jo!

Ja ku e keni deklaratën e tij për të parë se sa i shtënë është Patozi për kolltukun që ka dalë nga lista e njëshit jo nga gara e ndershme, sepse me garë të ndershme Patozi dilte me këpucë të kuqe !

Ja se si shprehet Astrit Patozi:

Ftesa e PD-së për LSI-në, ja si e komenton Astrit Patozi

Pas njoftimit se protesta e PD-së do të ishte pa afat, nga çadra ku po protestojnë demokratët nisën të forcohen zërat e parë që ftonin kreun e LSI-së të mbante një qëndrim në lidhje me kauzën e opozitës, madje edhe të bashkohej me të.

Por deputeti i PD-së, Astrit Patozi, e interpreton ndryshe këtë ftesë.

Ai thotë se thirrja e Berishës për LSI-në nuk është ftesë për koalicion politik, por për t’u rreshtuar në krah të atyre që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nese ju e interpretoni thirrjen e z.Berisha si një kërkesë për afrimin e LSI me Partinë Demokratike, unë mund të shkoj përtej kësaj.

Mund të them që në këtë lëvizje janë të ftuar jo vetëm LSI, për të cilën unë kam rezerva, por edhe PS.

Kjo nuk është ftesë për koalicion politik, por aleancë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe është e ftuar jo vetëm LSI, por edhe çdo socialist, përfaqësues politik apo jo që kërkon që Shqipëria të votojë normalisht.

Dhe në këtë kontekst, nuk ka keqkuptim në ftesën që i bëhet forcave të tjera politike se ne besojmë se shqiptarët që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme janë shumë më shumë se partitë e tjera të marra së bashku.

Ndaj në këtë kuptim, kjo ftesë është për këdo, edhe për LSI.

Por kjo nuk do të thotë që ne duam koalicion me LSI, unë do të isha njeriu i fundit që do ta përqafoja këtë lloj ideje, se konsideroj se LSI është po aq përgjegjëse sa PS për këtë katrahurë ku është zhytur vendi sot.

Por gjithsesi çdo individ, çdo forcë politike ka të drejtë të marrë një vendim dhe të ndryshojë qëndrimet politike. Sepse ne jemi për evolucionin e ideve dhe evolucionin e platformave”, u shpreh Patozi në një prononcim për ABC News.

 

Para 4 vjetësh kërkonte arrestimin e Berishës, ja ç’bëjnë sot Spahiu dhe ish-kreu i PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha është parë sonte, në ditën e dytë të protestës, të ulet në një tavolinë në çadrën e ngritur para Kryeministrisë, me kreun e AK-së Kreshnik Spahiu.

Në takimin që zgjati rreth 20 minuta, mësohet se Spahiu i ka kërkuar Berishës radikalizimin e protestave nëpër institucione.

Berisha dhe Spahiu takohen për herë të parë që kur Aleanca Kuq e Zi protestonte dhe kërkonte arrestimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Ai i është bashkuar nismës së opozitës dhe teksa foli gjatë ditës së dielë për News24 nga çadra ku po proteston opozita, u shpreh se është krenar që nuk është pjesë e parlamentit, ndërsa tha se do ketë diversifikim të protestës dhe ai do jetë protestuesi i fundit që do largohet.

“Jam krenar që nuk jam pjesë e parlamentit. Do ketë diversifikim të protestës dhe unë do jem protestuesi i fundit që do largohem. Duhet të ngrihet qeveria teknike me ekspertë”- tha Spahiu.

Ndërkohë i pyetur mbi besueshmërinë e koalicionit mes Aleancës Kuqezi dhe partisë Demokratike, Kreshnik Spahiu tha se demokratët dhe socialistët ndryshojnë dhe janë si nata me ditën. Ai tha se ka kritika për demokratët, por tek ata nuk ka të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit.

“Arsyet pse ne jemi në krah të Berishës dhe Bashës sepse demokratët dhe socialistët ndryshojnë si e bardha me të zezën. Demokratët nuk kanë të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit. Unë di të bëj dallimin mes korrupsionit dhe krimit. Duhet të pastrohet llumi i politikës.”- tha Kreshnik Spahiu.

Po çfarë thoshte Kreshnik Spahiu kur Aleanca Kuq e Zi protestonte më 7 Prill 2013 me moton “pa Berishën”?

“Shikojini ato shqiptarë dhe bij shqiptarësh dhe mos i shikoni si kundërshtarë se ata ne do i kthejme dinjtetin, integritetin, ata do jenë policia që do mbrojnë si një xhandarmëri dhe dorë e hekurt shtetin shqiptar, ata do i vendosin prangat atij faqeziu.

Orë pas ore/ Dita e tretë e protestës, PD ftesë Metës e Blushit: Bashkohuni me ne

Partia Demokratike zhvillon sot ditën e tretë të protestës kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët morën një vendim të madh, raporton “Panorama”. 

cadra para km

E hënë 20shkurt 2017

Ora 09:53

Deputeti Aldo Bumci nga tenda e protestës i ka bërë thirrje kreut të LIBRA, Ben Blushi të mbështesë kauzën e opozitës për zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Eshtë logjike që thirrje t’u bëhet të gjithë faktorëve parlamentarë. Thirrja e parë i drejtohet Edi Ramës, t’i hapi rrugë qeverisë teknike. Thirrja e dytë për Ilir Metën. I kanë bërë gabim llogaritë. Zgjedhjet e lira janë të paevitueshme. Ti bëjnë llogaritë, Shqipëria nuk do i nënshtrohet Edi Ramës. Protesta e të shtunës tregon se ne nuk do të nënshtrohemi. Ramës i bëhet thirrje se pas 20 vitesh në karrierë politike, ka vetëm një mënyrë, të largohet. I bëjmë thirrje çdo force politike, Zotit Blushi, PDIU-së. Nuk ka zgjidhej tjetër. Kjo është thirrje. Ti ribëjnë llogaritë”- tha Bumçi, për “News 24”.

Ora 09: 15

Nga çadrat e ngritura të Partisë Demokratike deputeti Edi Paloka është shprehur se ata nuk do të ndalen dhe se reagimet që vijnë nga mazhoranca nuk u bëjnë përshtypje.

Edi Paloka: E rëndësishme nuk është se çfarë do të vendosi mazhoranca. Ajo do të vazhdojë që ti vjedhin zgjedhjet. Ne jemi këtu për ta ndaluar këtë gjë. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës së opozitës. DW ka ngritur dhe shqetësimin se nuk do të ketë zgjedhje të lira. Ambasadori amerikan më parë kë thënë së krupe kriminale do të vjedhin zgjedhjet. Ne si opozitë nuk kemi asnjë përgjegjësisë për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Jemi lodhur duke dëgjuar deklarata të bëra nga vetë Rama apo dhe deputetët Balla dhe Tahiri që thonë se po pengohet reforma në drejtësi dhe po pengohet procesi i integrimit. Këto janë deklarata që me falni për shprehjen vijë “sa herë që ne i kapim me brekë nëpër këmbë”. Zgjedhjet janë veçse të popullit, ndaj ne jemi këtu.

 

Ora 07:42

Qytetarë e militantë të PD-së kaluan një tjetër natë në çadrën e improvizuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë. Protesta hyn sot në ditën e tretë. Qëndrimi në çadër sipas oranizatorëve bëhet me turne.

Ashtu siç është parashikuar dhe vendosur nga grupi Parlamentar i PD në mbledhjen e djeshme dhe me aleatët e saj, duke nisur nga sot do të ketë përshkallëzim të protestës.

E djelë 19 Shkurt 2017

Ora 19:00 Arben Ristani, deputeti i PD ka thene se nuk do te futen ne Parlament nese nuk sigurohen zgjedhjet e lira.

“Për ne parlamenti është këtu ku ndodhen edhe qytetarët. Do vijojmë me protestë, pse duhet të ketë grevë urie?”

Ora 15:30 “Kemi një demokraci fasadë, ku shkelen përditë të drejtat e qytetarëve kemi parlament fasadë, që nuk përfaqëson as socialistë e as demokratë. Detyra jonë është t’i japim fund demokracisë fasadë dhe zgjedhjeve fasadë, që bëhen për të mbajtur në pushtet një grusht pushtetarësh që duan të mjelin Shqipërinë.

Duhet të kthejmë shpresën për një vend më të mirë. Nga ky shesh i kemi dhënë një mesazh të fuqishëm botës mbarë se shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë

Nuk ka kthim pas pa larguar Edi Ramën nga pushteti, qeveri teknike për zgjedhje të lira” u shpreh kreu i opozites Lulzim Basha tek cadra e protestes duke theksuar se në protestën e djeshme frika vdiq.

Ora 12:50 Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestuesve duke thene se protesta e opozites po merr mbeshtetje nderkombetare.

“Në këtë sheh, që e keni pagëzuar dje si sheshin e lirisë, demokracisë dhe shpresës së re që lind për cdo shqiptar. Po rritet nga momenti në moment mbështetja për kërkesën tonë të drejtë, për kauzën tonë të ndershme. Zgjedhje me qeveri teknike që garanton zgjedhje të lirë.

Fitorja do të jetë e juaj e çdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e PD apo të Lulzim Bashës, por për kauzën e të ardhmes së Shqipërisë dhe të fëmijëve shqiptarë. Kjo i ka dhënë një kauzë”, tha ai.

Ora 09:40 Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha i jane ribashkuar çadrës së protestuesve para Kryeministrisë

Ora 08:50 Deputeti Eduard Selami shfaqet per here te pare te çadra e protestuesve te PD-se para Kryeministrise. Nderkohe, deputete te tjere u jane ribashkuar protestuesve ne çader.

Varri i përbashkët makabër i vitit 1951 – 22 të pushkatuarit e “bombës në ambasadën sovjetike” Nga AGIM XH. DISHNICA

Pas pyetjesh e kërkimesh të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen, nën një kodrinë afër Urës së Beshirit, u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo gropë? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i vitit 1951.

Nga shenja të ndryshme ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh tmerr!

Përse i vranë ata?

Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz që të mundemi të përballojmë situatën.”

Viti 1951 qe një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin më kot Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Ndërkohë natën nëpër rrugët e taracat e Tiranës, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin fletushkat e hedhura nga duar të panjohura, ndoshta edhe nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës:”mos hapni radion në kanalet italiane!”.

Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.

Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje pati zyrtarë rusë që ndërhyn për lirimin e disa prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para.

Ata 22 fatkeq, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit.

Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për „veprimtaritë terroriste” që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë. 26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë.

Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapsht dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them pasi nga pyetja që bëhej nga zyrat e Ministrisë së Brendshme, ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk është lënë kohë për gjykimin e çështjes..” Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati.

Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin. Në mes të natës, kur era e maleve ulurinte si mallkim, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok. Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje: “Ç’i paskam bërë perëndisë!” Ishte Sabihaja! Plumbi nuk e kishte kapur! Atëhere ushtarët u sulën dhe ia shuan jetën, duke e qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve britma pushoi. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Në të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur në dyert e miqve të tyre dhe sipas një zakoni të lashtë, rrëfyen se ç’kishte ndodhur në mes të natës. Më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e zvarriste. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë një vendim: dënimin me vdekje për 22 të vdekur!! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim. Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.

Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”

Ja cilët ishin ata, që humbën jetën, shumica në moshë të re, pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë të 26 shkurtit 1951:

-Sabiha Kasimati, 38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo vajzë patriote e ditur, dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte e mundur të dënohej me vdekje dhe të masakrohej një engjëll si ajo? Fajtor për këtë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, ishte vetë dora e përbindëshit ziliqar, E. Hoxha.

-Tefik Shehu 39 vjeç, i lindur në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta mbronte nga vandalët.

-Pjerin Guraziu 45, vjeç i lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me rezultate të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Për këto aftësi meritoi pushkatimin.

-Jonuz Kaceli 43 vjeç U lind në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulture, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera, sadisti i Ministrisë së Brendshme e vrau në tortura dhe e hodhi nga dritarja. Shkuan vite dhe sadisti i “terrorit të kuq”, u dergj në shtrat i vrarë.

-Anton Delhysa, 47 vjeç. U lind në Prizren, specialist ndërtimi, kreu me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të Shkollës Teknike të Fullcit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës, drejtoi punimet për për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin në Gjirokastër, për fabrikën e tullave ë Vorë etj. Për punën e tij, u dekorua edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, së fundi edhe me pushkatim…

-Haki Kodra-, 30 vjeç. U lind në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik deri në vitin e zi të pushkatimit 1951.

-Gafur Jegeni, 41 vjeç. U lind në Dibër.Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar në Shqipëri. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria deri në shkurt të vitit 1951. Epilogu: Në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së ekzekutimit barbar me ushtarë, që mbanin yll të kuq në ballë.

-Myftar Jegeni, 36 vjeç. U lind në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët pasi e arrestuan e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më sepse në mesnatë e priste pushkatimi i pabesë.

-Manush Peshkëpia, 39 vjeç, poet patriot, u lind në Vlorë. Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën. Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur shkrimtari i shquar Vedat Kokona: “Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekada vuajtjesh dhe mjerimesh. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë…Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jeshë poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jeshë njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri”. Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit, ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë.

-Reiz Selfo, u lind në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmesës së tij për lulëzimin e Shqipërisë, por dora e diktatorit E.Hoxha, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu pa mëshirë, jetën këtij biznesmeni të madh patriot.

-Qemal Kasaruho, 49 vjeç. U lind në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja, Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave, ndër kohë mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjerman. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut, së fundi jashtë nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e Kombit.

-Zyhdi Herri, 30 vjeç. U lind në Tiranë. Studjoi në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Ç. Pas luftës kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priste pushkatimi pa gjyq. e pa faj.

-Gjon Temali, 47 vjeç. U lind në Shkodër. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946 deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, duhej të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj. -Petro Konomi, 30 vjeç. U lind në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Ç. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës engjëll, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë.

-Niko Lezo, 50 vjeç. U lind në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Ka kryer Universitetin e Tuluzës. në vitin 1921. Më 1923, ngriti të parin laborator kimik.në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës punon sërish kimist në laboratorin, tashmë nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, duhej pushkatuar pa mëshirë.

-Pandeli Nova 59 vjeç. U lind në Opar, në një familje të pasur. Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoi Frontin N.Ç. Pas luftës punoi në një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Ky prind, i një djali partizan në mesnatën e 26 shkurtit 1951, do të dëgjonte për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit partizan: Zjarr!

-Thoma Katundi- Më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç! U lind në Katund të Korçës. Ish-vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun.

-Mehmet Shkupi, 58 vjeç. U lind në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion nëpunës kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Franceze dhe se zhvillonte veprimtari terroriste. Pra prova konkrete për dënimin me vdekje pa gjyq, shërbeu sajesa me emrin dyshim.

-Ali Qorralliu, 61 vjeç U lind në Tiranë. Tiranas i pasur. Jurist. Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës ka perkrahur Ballin Kombëtar, ndaj u burgos nga regjimi komunist. Megjithatë pas lirimit nuk ndërmori asnjë veprim kundër regjimit. Pa patur asnjë trashëgimtar, u arrestua si “terrorist” dhe u pushkatua pa mëshirë, pa gjyq. La vetëm kujtimin e një njeriu, të ditur e të pasur. Kur u zbulua varri, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë.

-Fadil Dizdari, Me origjinë nga Shkodra, u lind në Kavajë, Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave dhe të fejuarës së vet, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, apo “armik i Pushtetit. Popullor.” Në të vërtetë faji i tij, ishte bujaria, teksa shiste pothuaj falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuara “të verdha”, të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler etj. Shpëtoi vetëm unaza e fejesës që u gjet në gropë, për të dëshmuar për krimin e fshehtë e barbar në mes të natës.

-Hekuran Troka, 32 vjeç. U lind në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për këtë djalë të hijshëm, është shënuar “tregtar i dyshimtë spekulant”, “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “terrorist”. U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja u internua e punoi në punë të rënda për bukën e gojës. Ja, si dënoheshin me mungesë provash e vriteshin natën ata, që dyshoheshin.

-Lluka Rashkoviç, 51 vjeç. U lind në Mal të Zi. Ka ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Gjatë kohëve të ndryshme u mor me transport udhëtarësh, në Shqipëri e Ballkan, jashtë çdo rryme politike. Për gjithë këtë jetë të pastër dhe punë të ndershme në shërbim të vendit tonë, u arrestua dhe u pushkatua pa gjyq.

Për gropën e braktisur në errësirën e ftohtë 60 vjet më parë, nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve, foli dhe kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, e vëllazërive, e nipave, e qytetarëve dhe e fshatarëve të ndershëm. Folën me zë të lartë që ta dëgjonte bota dhe rinia të merrte vesh, megjithëse me vonesë, se kush ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, apo Komuniste e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanar ndriçues”, burg apo varr i përbashkët i shqiptarëve?

 

 

 

Manjani – Policisë: I grabitët vetë paratë në Qafë-Kashar

Edhe pse nuk është më ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka ndalur sulmin ndaj Policisë së Shtetit.

Në kritikat e vazhdueshme që ai ka pasur ndaj  kryeministrit Edi Rama dhe ministrave socialist, Saimir Tahiri ka qenë më i shigjetuari prej tij. Këtë radhë, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Manjani, ka sulmuar Policinë në lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 shkurt në Qafë-Kashar, pranë Rinasit. Ish-ministri bën një akuzë të fortë kur implikon në këtë grabitje vetë policinë. Ai thotë se ata i kanë grabitur vetë paratë, dhe tashmë sipas tij po luhet me skenarin e gjetjes së parave të bankës së nivelit të dytë.

“Qënka kapur edhe një tenxhere me para sot! Urime! I marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere..! Duhen ende tenxhere të tjera…”, shkruan Manjani në mënyrë ironike.

Deri më ani për grabitjen e ndodhur janë vënë në pranga 5 persona, disa prej të cilëve kanë pranuar autorësinë dhe sipas policisë kanë treguar edhe se ku i kanë fshehur një pjesë të parave. Më 9 shkurt dy makinave blind të bnakës ju bë pritë nga autorët të cilët u larguan me 3.2 milionë dollarë. Makinat u sulmuan teksa ishin duke i trnasportuar paratë për në aeroportin e Rinasit, dhe të gjithë shoqëruesit e parave ishin të kompanisë private të Sigurisë. /Gazeta Express/

Edhe Ndoka ftesë Metës: Presim të veprosh si burrë shteti

Shtohet retorika e opozitës për destabilizim nëse Qeveria nuk pranon negociata për zgjedhje të lira.

Është kryetari i PDK Nard Ndoka i cili në një status në rrjetet sociale, shkruan se “pa plotesuar kete kerkese tashme te paneguciushme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe”.

Ai ka edhe nje sinjal per Meten, kur thote se tani eshte koha qe te marre nje vendim per “t’i hequr tullen e fundit” Rames dhe te zgjidhjet nje qeveri teknike.

“Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.
Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur din te largohesh si burre!”

Statusi i Ndokes:

Opozita e ngriti kauzen popullore dhe nderkombetare.
Rama po mendohet, i friksuar, në dilemë, i paperqendruar dhe shumë i trembur.
Meta po hesht per te folur!
Tashme loja është e hapur, e drejteperdrejte dhe transparente, me shumë se kaq ky vend nuk kishte parë ne keto vite pluralizem.
Opozita nuk ka rruge tjeter, as kthim prapa, zgjedhje me standarde me qeveri teknike.
Pa plotesuar kete kerkese tashme te paneguciushme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe.
Rama është kapur “shah mat”, por ka edhe dy levizje akoma te detyruara ose te percaktuara.
Sa me shpejt, me mirë per te dhe per vendin!
Meta lojtar krizash, i shquar per vendimarrje te forta, por i pa orientuar akoma me realitetin e ri, po pret nese Rama po bie vete, po e rrezon opozita, apo po mendohet ti heqe “tullen e fundit”.
Meta gjithmone i shpall vendimet 3-4 muaj pasi i merr ato, sot koha nuk pret!
Opozita ka fituar terren, qetesine, mbeshtetjen, garancite dhe padiskutim ka kaluar në epersi te dukshme politike dhe popullore.
Rama ka humbur drejtimin dhe rrugen e duhur, renia është e pashmangeshme.
Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.
Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur din te largohesh si burre!

Rama rrëfehet: Pse shpërndava videon e protestës në FB tim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë zyrtarisht për protestën e opozitës, që sot është në ditën e saj të dytë.

Në komunikimin e javës, shefi i qeverisë ka shpjeguar edhe pse vendosi të bëjë lëvizjen e pazakontë ditën e djeshme, duke shpërndarë në të paktën tre raste, videon Live nga protesta e PD.

Rama ka sqaruar, se ndryshimi ndërmjet kësaj qeverie dhe asaj në të kaluarën, është se tashmë, kushdo mund të protestojë dhe të shprehë pakënaqësitë ndaj qeverisë, siç ndodh në çdo vend demokratik, pa iu prekur fije floku.

Kjo për Ramën, ka qenë edhe mesazhi që ka dashur të përcjellë ditën e djeshme me shpërndarjet që i bëri videos në Facebook-un e tij, të protestës së PD.

“Protesta na e bëri vetvetiu dallimin e madh me protestën e 6 viteve më parë kur protestuesit u vranë barbarisht edhe pse nuk bënë asgjë më shumë se qytetarët që u mblodhën dje në bulevard. Në një shtet normal është e drejtë elementare për opozitën që të protestojë paqësisht dhe të mos cënohet në asnjë fije floku pavarësisht retorikës politike. Transmetimi i video live në facebookun tim ishte nënvizim i kësaj të vërtete të thjeshtë për një shoqëri pluraliste ku kurrë më nuk duhet të përsëritet historia e përçmimit.” tha Rama /Gazeta Express/

Tiranë: Opozita vendosi të bojkotojë parlamentin në ditën e dytë të protestës

Protesta pa afat e Partisë Demokratike të opozitës vazhdoi sot në ditën e dytë, ndërsa qindra përkrahës të saj po qëndrojnë nga mesdita e djeshme në tendën e ngritur midis parlamentit dhe qeverisë në shëtitoren Dëshmorët e Kombit.

Partia Demokratike vendosi sot të mos marrë pjesë në veprimtarinë e parlamentit, derisa të përmbushen kërkesat e kësaj proteste, që kanë të bëjnë me garancitë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të rregullta nga një qeveri teknike.

Protestuesit po sfidojnë kushtet e vështira të motit me shira dhe temperatura të ulëta.

Ata duken të vendosur në qëndrimin e tyre, ndërsa kujdesen për veten me pije të ngrohta pas një nate të ftohtë dhe pa gjumë.

Ndërsa herë pas here vizitohen dhe shkëmbejnë biseda me drejtues të PD-së.

Protestuesit dhe përfaqësues të Partisë Demokratike mendojnë se gjendja ekonomike është e vështirë, papunësia është rritur, krimi dhe korrupsioni janë përhapur gjerësisht në cdo ivel të administraës, por sipas tyre, burimi i gjithë këtyre të këqijave është shkelja e të drejtës së votës.

Partitë e koalicionit qeveritar ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim ndaj kësaj proteste të opozitës.

Nesër pritet të vijë sërish në Tiranë për një vizitë të zakonshme treditore edhe relatori europian për Shqipërinë Knut Finkenshtejn, vizitë e cila përkoi edhe me bojkotimin e parlamentit nga opozita.

Spahiu flet nga çadra: Do jem protestuesi i fundit që largohem, pse do jemi në koalicion me PD

TIRANE- Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur për News24 nga çadra e ngritur përpara kryeministrisë ku po proteston opozita. Kreshnik Spahiu u shpreh se është krenar që nuk është pjesë e parlamentit, ndërsa tha se do ketë diversifikim të protestës dhe ai do jetë protestuesi i fundit që do largohet.

“Jam krenar që nuk jam pjesë e parlamentit. Do ketë diversifikim të protestës dhe unë do jem protestuesi i fundit që do largohem. Duhet të ngrihet qeveria teknike me ekspertë”- tha Spahiu.

Ndërkohë i pyetur mbi besueshmërinë e koalicionit mes Aleancës Kuqezi dhe partisë Demokratike, Kreshnik Spahiu tha se demokratët dhe socialistët ndryshojnë dhe janë si nata me ditën. Ai tha se ka kritika për demokratët, por tek ata nuk ka të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit.

“Arsyet pse ne jemi në krah të Berishës dhe Bashës sepse demokratët dhe socialistët ndryshojnë si e bardha me të zezën. Demokratët nuk kanë të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit. Unë di të bëj dallimin mes korrupsionit dhe krimit. Duhet të pastrohet llumi i politikës.”- tha Kreshnik Spahiu.

 

Dita e dytë ne protestës – Cili është skenari përshkallëzues i PD-së?

Kur protesta e Partisë Demokratike ka hyrë në ditën e dytë të saj, tashmë kanë filluar edhe të ndërtohen plane për mënyrën e vazhdimit.

Sipas Shqiptarja.com, në varësi të reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe lëvizjeve të mazhorancës, opozita pritet ndërmarrë lëvizjen e dytë, që parashikon zhvillimin e një greve urie.

Po ashtu, opozita duket se ka edhe një plan B, i paralajmëruar deri diku dje edhe nga dy përfaqësues të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumçi.

Ristani ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri sa të largohet qeveria, ndërsa Aldo Bumçi ka nënkuptuar kalim në një aksion dhune. Ai tha se nëse Rama nuk largohet butësisht, do të përdoren mjete të tjera për ta larguar.

KQZ: Këta 19 deputetë janë me probleme kriminale

19 deputetë nga 140 kanë të dhëna dhe shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.

Është ky numri i bërë publik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sa i përket ligjit të dekriminalizimit. Pjesa tjetër, 121 prej tyre janë të pastër.

KQZ thotë se nga kryebashkiakët, 50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë në vërtetimet gjyqësore, 11 prej tyre kanë të dhëna në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.

Sa i përket ministrave ata janë të gjithë të pastër.

PO ashtu KQZ i është përgjigjur edhe akuzave të prokurorisë duke thënë se institucioni po zbaton vetëm ligjin e dikriminalizmit.

Deklarata e plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të komunikimeve publike për të ofruar transparencë mbi zbatimin e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit,  informon opinion publik se;

  • Nga 140 deputetë:
  • 121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • 19 prej tyre kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
  • Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputet, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • Nga 61 kryetar bashkie:
  • 50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • 11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
  • KQZ ka verifikuar 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ. (Të dhënat për këshilltarët janë bërë tashmë publike në mbledhjet e KQZ-së)
  1. Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët  e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
  2. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.

III. Referuar nenit 45/3 i Kushtetutës dhe nenit 2 të ligjit 138/2015, përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar:

  • me burgim;
  • me vendim të formës së prerë;
  • për një krim;

kur janë vërtetuar të 3 këto elemente, në mënyrë kumulative.

Ligji nr.138/2015 (i dekriminalizimit) është kujdesur në vijim të detajojë dispozitat përkatëse kushtetuese, duke sanksionuar një listë të mbyllur krimesh e duke përjashtuar veprat e tjera penale (rrjedhimisht edhe kundërvajtjet penale). Mbështetur mbi këtë bazë të qartë kushtetuese e ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionarët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat konsiderohen “krime” dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal të RSh.

Bazuar në nenin 11 të ligjit të “dekriminalizimit”, KQZ duhet të bëjë kallzim penal për ata funksionarë që nuk kanë deklaruar dënime vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të funksionit. 

Në zbatim të nenit 11 dhe 2 të ligjit 138/2015,  për funksionarët e sipërcituar, të dhënat e pa deklaruara nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallzim penal.

-Përsa iu përket funksionarëve publikë, deputetët: Artan Gaçi, Asllan Dogjani, Blendi Klosi, Florian Mima, Luan Rama, Mhill Fufi, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakët: Ndrec Dedaj, Xhelal Mziu, Zef Hila që rezultojnë se, me vendim të formës së prerë, janë shpallur të pafajshëm ose çështja është pushuar nga organet kompetente shqipëtare, KQZ konstaton se nuk janë subjekt i ndalimit sipas ligjit.

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon gjithashtu se, 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit. Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave  kanë qenë ose për ndryshim gjenealitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë  për plotësim, është bërë për dënim me burg (45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990.

Këto kërkesa, janë depozituar dhe pranuar në KQZ përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016.

Sqarojmë se, për pranimin  e kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, konkretisht neni 64 dhe neni 61, të cilët parashikojnë të drejtën e plotësimit dhe ndryshimit të dokumentacionit të depozituar pranë organeve administrative. Ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në asnjë dispozitë të tij nuk ndalon në mënyrë të shprehur plotësimin dhe/ose korrigjimin në një kohë të dytë të të dhënave të vetëdeklaruara personalisht nga subjektet e ligjit. Rrjedhimisht, në kuptim të parimit të ligjshmërisë, Kodi i Procedurave Administrative dhe ligji nr.138/2015 lexohen në harmoni me njëri tjetrin, përndryshe, normat e K.Pr.A. do të mbeteshin pa efektivitet.

VII. KQZ tërheq vëmendjen se, qëllimi i ligjit të “dekriminalizimit”, është “të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj dhe të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve” (neni 1 i ligjit 138/2015) dhe jo inkriminimi i pakuptimtë dhe cenimi i padrejtë i dinjitetit të individëve që janë subjekte të vetëdeklarimit. Çdo interpretim tjetër i dispozitave të ligjit për dekriminalizimin është i gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi automatikisht sjell dhunimin e një sërë të drejtash kushtetuese.

Pranimi nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i plotësimit të të dhënave pas afatit ligjor, i shërben qëllimit të ligjit, pasi ndihmon në bërjen e plotë transprencën dhe verifikimin sa më real për të gjithë funksionarët publik që janë subjekt i këtij ligji.

Vlerësojmë se, vetëm verifikimi i plotë dhe transparenca për çdo të dhënë në lidhje me dënimet penale, garanton besimin e publikut në organet e zgjedhura.

VIII. KQZ e ka treguar qartësisht vullnetin në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin! Në të gjitha rastet kur prokuroria dhe organet e tjera i kanë vënë në dispozicion materialet e mjaftueshme në lidhje me subjekte të caktuar, KQZ nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerjen e mandateve të deputetëve, kryebashkiakëve apo këshilltarëve bashkiakë.

Përsa iu përket disa pretendimeve të ngitura sëfundmi nga Prokuroria e Përgjithshme në drejtim të KQZ, institucioni ynë siguron qytetarët dhe opinionin publik se, e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të “dekriminalizimit”, është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Fjalimi i plotë i Bashës në mitingun e 18 shkurtit 2017

Nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, shqiptarë të ndershëm, shqiptarë të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, është derdhur sot këtu në këtë shesh, sheshin e lirisë, sheshin e protestës, sheshin e vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Mirësevini!

Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet.

Ju të gjithë e dini mirë këtë.

Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.

Sot, ne nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilën vendi ka kaq shumë nevojë, për të cilin ka nevojë kaq shumë çdo shqiptar, për të cilin ka nevojë çdo fëmijë, i ri dhe e re.

Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Duam ndarjen e politikës nga krimi!

Duam dinjitet!

Duam drejtësi!

Duam punë!

Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!

Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!

Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.

Vendimi për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve

Sot jemi të bashkuar në këtë shesh sepse nuk e pranojmë dot më këtë gjendje; jemi të bashkuar sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze; jemi të bashkuar nga alarmi kombëtar dhe ndërkombëtar se pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve.

Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.

Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.

Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Evropës nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.

Partia Demokratike lindi në rrugë dhe në sheshe, me ju popullin në krah.

Partia Demokratike lindi sepse e deshët ju, qytetarët e këtij vendi.

27 vite më parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike.

Sot, ne prapë kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.

Kjo qeveri palaçosh ka dështuar! Ju e dini këtë!

Kjo mazhorancë është një dështim total! Ju e vuani këtë!

Ky kryeministër është turpi i vendit! Ju e shihni këtë!

Garanci që qytetarët të ndihen të mbrojtur

Sot, ne nisim kthimin e Shqipërisë, sot ne nisim kthimin e vendit tonë në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes.

Unë jam këtu, me ju, sepse dua që ju, njerëzit e lirë, shqiptarët e lirë, të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për Shqipërinë tonë.

Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur. Të mbrojtur nga arroganca. Të mbrojtur nga padrejtësia. Të mbrojtur nga varfëria. Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi. Të mbrojtur nga propaganda. Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.

Po, jam sot këtu sepse dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit dhe jo ju. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Ata po ju shkatërrojnë jetën. Droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Korrupsioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Krimi i organizuar nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Papunësia nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Varfëria nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Emigrimi nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë! Bashkëqytetarët e mi, Shqipëria po shkatërrohet. Shqipëria po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon. Shqipëria po shkatërrohet sepse kjo qeveri nuk punon për njerëzit. Ata punojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për xhepat e tyre.

Ata dështuan për të sjellin një jetë më të mirë për shqiptarët. Një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh, po gëzojnë gjithçka, ndërsa shqiptarët po marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.

Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës. Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas. Ata dështuan me demokracinë e vërtetë. Dështuan me lirinë e vërtetë.

Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen? Frikë për të ardhmen e fëmijëve.

Frikë për shëndetin. Frikë se do të humbasin ose nuk do e gjejnë kurrë një vend pune.

Frikë nga taksidari që u vjen tek biznesi dhe ua mbyll. Frikë nga kriminelët e veshur me pushtet.

Frikë për të votuar të lirë.

Frikë se do t’ju duhet të lënë shtëpitë e tyre, për të nisur një jetë të vështirë, plot të panjohura në emigracion.

Qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin

Kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin, kjo duhet të marrë fund!

Ne kemi qenë në pushtet dhe kemi qeverisur. E dimë sa e vështirë është. E dimë që duhet kurajo, për të marrë vendimin e duhur, çdo ditë. Ne u përpoqëm ta përmirësojmë jetën për njerëzit. Në fakt ne e bëmë këtë.

Ne e vendosëm Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare, e futëm në NATO, hoqëm vizat. Ne punuam fort për të ruajtur vlerat tona, lirinë, taksat e ulëta, investimet madhore në infrastrukturë.

Ne punuam për të mirën e vendit tonë.

A bëmë mjaftueshëm? Jo. Por a e shkretuam vendin kështu? A lamë fatin tuaj në dorë të krimit dhe kriminelëve? Jo.

A jemi ne ndryshe nga këta? Po!

Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati!

Jam gati, t’ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.

Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë. Tani, kam një pyetje të thjeshtë për ju, për ju qindra, mijëra shqiptarë në këtë bashkim më të madhin popullor në histori dhe për shqiptarët anembanë vendit:

A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë? Të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira?

Për të shporrur qeverinë e krimit, për të shporrur qeverinë e korrupsionit.

Bashkë për një qeveri të njerëzve? Bashkë për një qeveri të qytetarëve? Le të nisim sot, jo nesër. Sot, sot, sot, lëvizjen e madhe kombëtare dhe demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot, qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do të punoj pa pushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që gjithsecili prej jush të bëjë realitet ëndrrën e tij për një jetë më të mirë për veten tuaj dhe për familjen tuaj.

Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi! Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh. Më i madh se qëllimet e një partie politike. Më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë. Shumë më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në të kuqe.

Sepse ka të bëjë me vendin tonë. Sepse ka të bëjë me njerëzit tanë. Ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendimin që ne vetë, ne vetë dhe askush tjetër të mos vendosë për fatin tonë! Miqtë e mi, gjithçka në jetë varet nga vendimet që ne marrim.

Sot, bashkë do ta marrim një vendim të madh! Ky vendim është në dorën tuaj.

Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është fatalitet i pashmangshëm.

Ju, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, e keni shkruar një herë historinë.

Unë e mbaj mend si të ishte dje, 8 dhjetorin 1990, atë ditë ne morëm një vendim, vendimin se nuk mund të vazhdonim më si më parë.

Vendimin për t’u ngritur kundër krimit dhe tiranisë shtetërore, vendimin për të zgjedhur lirinë! Sot unë dua që ju, të gjithë bashkë, të marrim një vendim tjetër të madh. Thellë brenda vetes, e dimë se kështu nuk mund të vazhdojmë më.

Sot, ne vendosim:

Ose vendi do të vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;

Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë. Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.

Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.

Në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon! Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë! Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën! Ka ardhur koha miqtë e mi. Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh.

Vendimin për të bërë realitet ëndrrat tona. Vendimin për t’u ngritur bashkë! Vendimin për të vrarë frikën dhe për të zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë. Vendimin për të caktuar vetë fatin e fëmijëve tanë.

Vendimin për të shpallur se ky vend i lashtë ka çfarë t’i ofrojë popullit të vet, ka çfarë t’i ofrojë Evropës.

Vendimin për të vënë punën e ndershme, mirëqenien, demokracinë e vërtetë, në themelet e reja të Shqipërisë.

Vendimin, miqtë e mi, për të bashkuar, për të bindur, të gjithë ata që e duan Shqipërinë me zemër.

Vendimin për të dekriminalizuar shtetin, vendimin për të zhdukur ekonominë e drogës, vendimin për t’u kthyer njerëzve fuqinë ekonomike, vendimin për t’iu kthyer njerëzve pushtetin.

Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne do të qëndrojmë në këtë shesh dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga dhe krimi.

Unë do të qëndroj këtu në shesh. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku!

Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.

Ky është vendimi im.

A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?

Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!

Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!

Ne ngrihemi bashkë!

Ne fitojmë bashkë!

Shqipëria fiton me ne!

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fjalimi i Shefit të Opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në protestën e 18 Shkurtit.

PS-së me aleatë në protestat e 18 shkurtit 2011: Zgjedhje të reja pa Saliun! Në rrugë deri sa të ikë Berisha!

E botuar më 18 shkurt 2011

Shikoni video, fjalimin e Edi Ramës në 18 shkurt 2011. Kërkon dorëheqjen e Berishës dhe zgjedhje të reja! Do të rrimë në protesta deri në largimin e Berishës!

Demonstrata nisi me fjalimet e njerëzve të thjeshtë, sikur edhe tek protesta e djeshme!

Populli ka të njëjtat halle!

Tash 27 vjet!

Edi Rama e konsideron regjimin e Berishës, diktaturën e fundit.

Luli nuk të beson, i thotë Edi Rama!

Ilir Metën e konsideron m.. këpuce i Berishës!

Zgjedhjet e reja të parakohëshme, e vetmja zgjidhje që i jep fund krizës!

Demostratat nuk ndalen, demostratat do të vazhdojnë për ditë e për javë më të mëdha, do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Në pankarta shkruhet e njëjta gjë: Zgjedhje të reja dhe largimin e Berishës!

Edhe çadrat janë përsëri një copypaste!

Ambasada e SHBA: Ruhuni nga protesta

Protesta e opozites e paralajmeruar me 18 shkurt ka detyruar ambasaden amerikane t’u beje thirrje shtetasve te saj qe ndodhen ne Shqiperi te bejne kujdes. Paralajmerimi eshte bere paraditen e djeshme dhe ne oret e pasdites u pasua edhe nga nje i dyte, per tubimin e se dieles, njoftuar nga Partia Demokratike.

Me ane te nje deklarate leshuar diten e djeshme, ambasada e SHBA-se u ka bere thirrje shtetasve amerikane qe ndodhen ne Tirane te shmangin udhetimet e panevojshme me date 18 shkurt e me tej.

Ne deklaraten e saj, ambasada amerikane shprehet se “kemi informacione qe protestat e opozites te zgjasin disa dite rresht”. Kurse vijohet: “Ne i njoftojme qytetaret e SHBA, se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet t’i shmangni ato nese eshte e mundshme”. Ne njoftimin e leshuar dje nga ambasada e SHBA-se, evidentohej fakti se demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ambasada e SHBA ka keshilluar personelin te shmange zonat ku ndodhin demonstrata dhe te kufizojne te gjitha udhetimet e panevojshme gjate protestave.

“Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per vendndodhjen tuaj dhe degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike. Qytetareve te SHBA-se po i kerkojme te ushtrojne kujdes te forte, nese ata gjenden prane demonstruesve”, thuhen ne deklaraten e ambasades amerikane leshuar diten e djeshme. Paralajmerimi i dyte, vinte per 20 shkurtin, per koncertin festiv qe do te zhvilloje diten e diel Forumi Rinor i Partise Demokratike. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA, kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit. Ndersa paralajmeron bazuar ne proceduren qe po ndjek qe prej 21 janarit, se tubimet ne Tirane mund te jene te dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqesore. “Partia Demokratike e Shqiperise ka lajmeruar zhvillimin e nje mitingu te dielen ne 20 shkurt 2011.

Ambasada nuk ka informacion specifik per vendin apo zonen ku do te zhvillohet mitingu. Me pare mitingjet publike kane prekur te gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht perreth Parlamentit, Kryeministrise dhe bulevardit, “Deshmoret e Kombit”. Personeli i Ambasades se SHBA eshte keshilluar qe te shmang cdo kalim ne zonen e demonstratave dhe te limitojne cdo udhetim gjate kohes se zhvillimit te protestes”, thuhet ne njoftimin e Ambasades se SHBA-se qe per shkak te procedures rutine, ne pjesen me te madhe eshte perseritje e atij per kujdes nga 18 shkurti. Nderkohe edhe disa ambasada te vendeve te Bashkimit Evropian, ashtu si heret e kaluara qe nga 21 janari, u kane bere thirrje shtetasve te tyre te qendrojne larg vendeve ku do te grumbullohen demonstruesit me 18 shkurt, ndersa theksojne se qytetaret e vendeve te tyre duhet te shmangin levizjet e panevojshme ne Tirane deri ne perfundim te demonstratave, qe sipas informacioneve mund te vazhdojne disa dite. Keto ambasada kane leshuar deklarata vigjilente edhe ne demonstratat e meparshme te zhvilluara nga opozita. Ambasada britanike e ajo italiane u kane bere thirrje diten e djeshme shtetasve te tyre qe ndodhen ne Shqiperi, te kene kujdes me 18 shkurt pasi demonstratat e PS edhe pse jane paralajmeruar paqesore mund te rezultojne si ajo e 21 janarit. Apeli “Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te çojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin . U bejme thirrje qytetareve amerikane, te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj, degjoni se çfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike”.

 

 

Intervista nga çadra – Vangjel Dule: I bëj ftesë zyrtare Metës të na bashkohet

TIRANË- Partia Demokratike nuk ka qenë vetëm në protestë. Edhe parti të tjera aleate, si PR, PBDNJ, PDK etj i janë bashkuar. Madje disa prej tyre kanë qenë edhe në protestat që bënte dikur Partia Socialiste.

Në një prononcim për “News24”, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se kjo forcë është bashkë me qytetarët në protestë për një motiv që është ai i garantimit të zgjedhjeve të lira e të pakontestueshme. Ai tha se qeveria teknike është e mundur vetëm me ndryshimin e raporteve aktuale në parlament, duke iu referuar kështu LSI-së. Ai tha se nëse kjo forcë nuk do të mbajë përgjegjësinë me kryeministrin Rama duhet të marrë një vendim në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Kjo mund të cilësohet edhe si e para ftesë zyrtare që Ilir Metës i vjen nga opozita për t’iu larguar koalicionit me Ramën dhe për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike.

 

Z.Dule ju keni qenë edhe tek protesta e 2011-ës…
Kemi një motiv që ka sjellë të gjithë këta qytetarë sot për të protestuar. Motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pakontestueshme. Dua t’iu drejtohem kolegëve të PS-së, se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në demokraci nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre kur 4 muaj para zgjedhjeve nuk ka përfunduar reforma zgjedhore. Zgjedhjet e vitit 2015 me standarde më të ulëta se ato të 2013-ës. Për të mos folur për zgjedhjet e pjesshme në Korçë apo në Dibër.

Ju jeni për qeveri teknike?
Qeveria teknike nuk është dëshirë por domosdoshmëri, në kushtet kur askush nuk beson më. Kjo reflektohet edhe në sondazhet e pakontestueshme siç ishte ai i BERZH se vetëm 24% e shqiptarëve mendojnë se do ketë zgjedhje të ndershme. Qeveria aktuale pavarësisht se ka maxhorancën në parlament, në shoqëri tashmë është minorancë.

Kryeministri ka thënë se është protestë e pakicës?
Sigurisht që nuk mund të pohonte realitetin. Në një kohë që zoti Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po i krijon vendit dhe perspektivës së tij një problem jetik.

Maxhoranca i ka të gjitha numrat, sa e vështirë është një qeveri teknike?
Nuk mund të realizohet në parlament me raportet aktuale nëse nuk ndodh një lëvizje nga forcat e caktuara politike që nuk duan ta mbajnë përgjegjësinë me zotin Rama.

E keni fjalën për LSI-në?
Natyrisht është LSI, duke marrë parasysh edhe betejat e tyre, me grevë urie, nuk besoj se duan që të komprometohen kaq rëndë për interesat e zotit Rama. Shoqëria nuk mund të pranojë që t’i refuzohet fjala.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga LSI-ja për protestën…
Ne nuk mund të merremi me LSI-në, është në të drejtë të tyre të marrin vendimin që mendojnë se është në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Forcat opozitare janë të detyruara t’i prijnë një lëvizjeje popullore.

Fevziu: Kërkesa e Bashës për qeveri teknike është edhe një ftesë në distancë për LSI-në

“Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme”.

Kështu shkruan gazetari i njohur dhe analisti Blendi Fevziu në një shkrim në portalin “Opinion.al”, duke komentuar protestën e sotme të opozitës.

 

“Argumentimi politik i PD nuk është i ri. Sipas saj, në kushtet kur reforma zgjedhore nuk ka mundësi të bëhet me sugjerimet e opozitës; në kushtet e një fuqizimi të krimit dhe botës së kanabisit; në kushtet e një parlamenti të mbushur me njerëz të lidhur me krimin, PD i sheh zgjedhjet me këtë qeveri të pamundura. Ajo mendon se e vetmja mënyrë për të kompensuar reformën e munguar zgjedhore është një qeveri teknike, garante për të gjithë.

Natyrisht, vendimi i PD nuk është i lehtë dhe në kalkulimin politik nuk mund të krahasohet me atë të PS në Prill 2010 kur ajo hyri në grevë urie.

meta rama basha

PS në atë kohë ishte në vitin e parë pas zgjedhjeve, ndërsa PD është vetëm 4 muaj prej tyre. Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme.

PD nuk mund të dështojë sepse dështimi 4 muaj përpara zgjedhjeve është i parikuperueshëm dhe do të jetë fatal për të. Duke qenë fatal për PD, ai mund të bëhet shumë kollaj fatal edhe për zgjedhjet e lira dhe ballancën e nevojshme politike në vend”.

Sakaq, sipas Fevziut, kërkesa e Bashës për qeveri teknike është edhe një ftesë në distancë për LSI.

“Në këtë kontekst Basha ka vënë një bast të vështirë, por edhe me një rrugë të vetme, atë të ecjes përpara. Ai nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të japë protestës përmasa masive që të arrijë objektivin e saj.

Por vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t’i dhënë besueshmëri zgjedhjeve.

Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të prononcohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë. Pra nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal.

Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv.

Nuk dihet nëse LSI do reagojë dhe nuk dihet se sa Basha do ta ndezë zjarrin e protestës në vend. Por një gjë nuk duhet ta harrojmë. Pavarësisht suksesit apo jo të PD, protesta në vetvete është dinjitet. Sa më shumë të protestojnë shqiptarët aq më e mirë bëhet kjo shoqëri; aq më të kujdesshëm bëhen ata që qeverisin; aq më shumë e ndjejnë përgjegjësinë përpara publikut. Popujt dinjitozë dinë të protestojnë; popujt e nështruar duartrokasin. Midis të dyjave personalisht në çdo rrethanë do kisha zgjedhur të parën”, shkruan gazetari Blendi Fevziu.

Protestë për të rikthyer në pushtet Mehdiun ?!

Lulzim Basha, i ashtuquajturi lideri i opozitës proteston në krah të Fatmir Mehdiut.

Pse kjo është kauza ?

Që të riciklohen prapë, të ikë Rama që të vijë Basha dhe Mehdiu, sikur u riciklua Rama kur iku Berisha, Basha dhe Mehdiu ?`!

Pse ky është standarti i demokracisë riciklimi i pushtetit ?!

Duhet me protestu me i heq të gjithë si klasë politike!

A mundeni ?!

Surroi me akuza të reja: Vrasjet e pasluftës u ndalën kur Thaçi mori pushtetin

Veton Surroi është rikthyer akuzave në drejtim të Hashim Thaçit duke thënë se vrasjet e pasluftës u ndalen tek atëherë kur Presidenti aktual mori pushtetin. Ka thënë se Shteti duhet të pastrohet nga kriminelët që e kanë kapur shtetin dhe ata që e administrojnë Kosovën si të ishte pronë e tyre.

“Shteti duhet të pastrohet nga ata kriminelë që e kapën shtetin pas pavarësisë dhe që nga atëherë e administrojnë si të ishte pronë e tyre”, ka thënë Surroi, për Gazetën gjermane, Neue Zürcher Zeitung.

Surroi për herë të parë drejton gishtin kah Hashim Thaçi për vrasjen e civilëve serbë dhe aktivistëve të LDK’së të eliminuar pasluftës.

“Është indikative se vrasjet u ndalën kur Thaçi mori pushtetin”, konstaton ish-Kryetari i Partisë ORA.

Surroi ka thënë se Thaçi është bërë partner konstruktiv i Bashkësisë Ndërkombëtare për shkak se mund të jetë njëri nga të akuzuarit kryesor të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se pret që aktakuzat e Speciales ta shkundin skenën politike të Kosovës.

Edhe në një intervistë për gazetën e tij, Koha Ditore, e realizuar muaj më parë, ish-politikani Veton Surroi e kishte quajtur të padijshëm e primitiv Hashim Thaçin. Madje, kishte parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson.

Kishte folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së.

Kishte gjykuar edhe votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm.

Edhe Dobrica Qosiq fliste për mospranimin e kufijve të tashëm të Kosovës – Nga Prof.dr. Zejnullah Gruda

Kështu Sllobodan Milosheviqi, që më së shumti i ka kontribuar shkatërrimit të Jugosllavisë dhe zhvillimit të disa luftërave në këto hapësira, i kontestonte kategorikisht ndarjet brenda Jugosllavisë. Ai qysh më 1990-1991 deklaronte se “nuk ekzistojnë rrethanat as kushtet nën të cilat Serbia do të pranonte çfarëdo formule të ndarjes së popullit serb në më shumë shtete sovrane në kundërshtim me vullnetin e tij … sepse kufijtë administrativë nuk janë suaza në të cilat jetojnë popujt e veçantë, ato nuk mund të shpallen thjesht si kufij shtetërorë”, duke aluduar qartë se republikat që shkëputen nuk mund të mbajnë të gjitha “viset që janë gjendur në kufijtë administrativë të republikave ekzistuese.” (Helsinski odbor za ljudska prava u Srbiji, Kovanje antijugoslovenske zavere, knjiga 1 Beograd, 2006, str. 57-58).

Dobrica Qosiq, në shënimet e tij, më 30 janar 1999, fliste për “debolshevizimin e Kosoves” që ka dy përmbajtje qenësore, prej të cilave e para është “mospranimi i kufijve të tashëm të Kosovës.” Sipas Qosiqit “Krahina e Kosovës është de facto shteti i dytë shqiptar, i krijuar në territorin serb dhe jugosllav me Kushtetutën e 1974 dhe me përzënien gjenocidale të popullit serb, me përkrahjen e plotë të kreut politik të Jugosllavisë, koalicionit antiserb në Jugosllavi” (Dobrica Cosic, Kosovo, Novosti, 2004, str. 103; 57).

Ky kontestim ishte intensifikuar sidomos prej momentit kur kanë dështuar përpjekjet për centralizimin e Jugosllavisë nën dominimin serb, përmes “konstituimit të kombit unik jugoslav” (ngjashëm si ai amerikan), pra të krijimit të “kombit shtetëror”, i cili “definohet në bazë të shtetësisë e jo në bazë të etnisë”. Nacionalistët serbë e fajësonin Titon për këto zhvillime, sepse ai e kishte ndërprerë krijimin e kombit jugosllav kur në Kongresin e VIII të LKJ–së më 1964 kishte deklaruar “se nuk mund të jesh jugosllav për nga kombësia dhe se ai vetë është me kombësi kroat”.

Atëherë është paraqitur opsioni i (ri)krijimit të shtetit serb dhe ka filluar të flitej hapur se nëse popujt e Jugosllavisë nuk mund të merren vesh rreth formulës së rregullimit të ardhshëm (federatë e centralizuar ose konfederatë), atëherë do të imponohet domosdoshmërisht parashtrimi i çështjes së kufijve, ngase sipas tyre kufijtë AVNOJ-anë janë kufij administrativë, respektivisht kufij komunistë dhe si të tillë nuk janë legjitim. Sipas këtyre “kufijtë AVNOJ-anë ishin kufij komunistë, të përkohshëm, meqë nuk mbështeteshin (përveç Sllovenisë) në etni, në gjeopolitikë, në ekonomi, në komunikacion”.

Vetë ideologu kryesor i projektit të ripërtrirjes nacionale serbe Dobrica Qosiq “asnjëherë nuk i kishte pranuar kufijtë AVNOJ-anë” me arsyetimin se këta “nuk ishin legjitim as në kuptimin historik, as në kuptimin shtetëror-juridik, këta kufij janë përcaktuar me qëllime politike dhe kritere të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe me kushtetutën brioniane.” Qosiqi avokonte “të drejtën e popujve për vetëvendosje” (serbëve të Serbisë, të Kroacisë, të Bosnjë e Hercegovinës, të Kosovës dhe të Maqedonisë) e jo të njësive federale dhe promovonte idenë për ridefinimin e kufijve. Kjo kishte filluar me përpjekjet e Serbisë (të përkrahur nga Armata Popullore e Jugosllavisë) që të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974. Kjo ishte realizuar me ndryshimin e Kushtetutës republikane me 1989, me çka ishte anuluar pozita e veçantë e Krahinave Autonome, pra edhe e Kosovës. Në prag të fillimit të luftërave kur kishte “rënë regjimi komunist dhe dështuar komunizmi, propagohej se kufijtë AVNOJ-anë kishin humbur çfarëdo baze historike, e nuk kanë asnjë rregullsi ndërkombëtare-juridike”.

Duke u nisur nga kjo, theksohej se nuk mund të rrënohet rendi shoqëror, të cilin e kishte krijuar Partija Komuniste, e të “mos rrënohet edhe përcaktuesi historiko – politik i tyre – kufijtë AVNOJ-anë”. (Helsinski odbor za ljudska prava u Srbiji, Kovanje antijugoslovenske zavere, Knjiga 1, Beograd, 2006 str. 31-36; 44). Në projekt Deklaratën mbi Unitetin Nacional Serb, të miratuar më 8 prill 1991, Qosiq, Millorad Ekmeçiq dhe Matija Beqkoviq kishin shkruar shprehimisht se “kufijtë ekzistues ndërepublikanë nuk mund të konsideroheshin shtetërorë dhe të pandryshueshëm.” Sipas tyre, nëse rirregullohet Jugosllavia, “populli serb, në ato territore jashtë Republikës së Serbisë, ku përbën shumicën, vendos në mënyrë sovrane në cilin dhe çfarë shteti do të jetojë”. (Dobrica C, Beograd 2009, Liçna istorija jednog doba – Knjiga 3 Vreme raspada 1981-1991, str. 265-268.)

Kryetari i Komisionit për Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), Antonije Isakoviq, në një intervistë të publikuar në “Intervju”, më 1 shtator 1989, e vajtonte fatin e Serbisë dhe Jugosllavisë unitariste, të cilën “lëvizja komuniste kishte qëllim kryesor ta copëtonte”. Ai lavdëronte tri bërthama që kishin kontribuar në transformimin e Serbisë (pas vdekjes së Titos): Francuska 7, Akademia e Shkencave e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Sipas tij Serbia ishte e mbërthyer dhe “nuk mund të lëvizë deri sa ekziston Kushtetuta e vjetër (Kushtetuta e 1974), sepse i kishim krahinat si barrë”.

Prandaj beteja kryesore zhvillohej rreth asaj se a do të jetë Jugosllavia federatë apo konfederatë. Para një perspektive të shndërrimit të Jugosllavisë në konfederatë, ky deklaronte se protagonistët e variantit të dytë “mashtrohen shumë nëse mendojnë se konfederata mund të ekzistojë në kuadër të këtyre kufijve” për të cilët ai (Isakoviq) nuk dinte “kush dhe kur dhe me cilin referendum dhe në cilin kuvend, realisht i ka krijuar” dhe për të cilët pyeteshin “si janë krijuar”. Këto ishin arsyet pse Isakoviqi këto i kualifikonte si “kufij të paligjshëm”. Sipas tij “konfederata nuk mund të ishte në këta kufij si të këtillë, ato duhet të ndryshohen …”(Antonije Isakovic, Govori i razgovori, Gornji Milanovac – Pristina, 1990, str. 340-356).

Për mundësinë e ndarjeve të reja, pra për ridefinim të kufijve në Jugosllavi kishte folur edhe akademiku serb Lubomir Tadiq. Në një shkrim të botuar në librin Kriza dhe “hegjemonizmi serbomadh”, Tadiq kritikonte “juristët perëndimorë nga Haga dhe Brukseli” dhe Bashkimin Evropian se kishin: a) pranuar të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje disa kombeve jugosllave, p.sh. popullit kroat dhe slloven, por jo edhe popullit serb: dhe b) se “arbitrazhi perëndimor” në rastin e Jugosllavisë kishte pranuar parimin e ndryshueshmërisë se kufijve të jashtëm të Jugosllavisë, e shprehimisht pandryshushmërinë e kufijve të brendshëm administrativë në mes të republikave jugosllave, e madje edhe krahinave autonome, të cilët i kishte qepur në mënyrë “arbitrare dhe të papërgjegjshme … oligarkia bolshevike në Jugosllavi” (Ljubomir Tadic, Kriza i “Velikosrpski hegemonizam”, Beograd, 2008, str. 113 – 114.)

Tadiqi kishte shpjeguar diçka që të gjithë e dinë, pos “ekspertëve” të Qeverisë së Kosovës, se për “kufijtë ekzistues pas luftës kishte vendosur kreu politik … Në këtë ka marrë pjesë edhe Milovan Gjilas. Këta kufij ishin arbitrarë. Në rast të ndarjes së Jugosllavisë, të gjitha çështjet duhet të hapen, sepse çështjet e kufijve nuk janë fakt i kryer”. (Ljubomir Tadic, Kriza i “Velikosrpski hegemonizam”, Beograd, 2008, str. 399).

Në një intervistë të botuar në “Politika”, më 16 gusht 1991, Tadiqi kishte thënë se “e drejta për shkëputje është parim bolshevik” në bazë të të cilit “në mbështetje në kushtetutë çdo pjesëz nacionale mund të kërkonte të drejtën për shtet sovran”, që e kishte shfrytëzuar “naciokracija shqiptare” duke kërkuar fillimisht “Kosova Republikë”. Sipas tij “në çdo rend kushtetues jobolshevik kërkesa e tillë do të konsiderohej akt i secesionit dhe menjëherë do t’i nënshtrohej sanksioneve më të ashpra”. (Ljubomir Tadic, op. cit., str. 500).

Edhe prijësi i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i fajësonte komunistët që e kanë formuar Jugosllavinë “në baza antiserbe, ku Titoja dhe komunistët i kanë krijuar entitetet e brendshme (republikat) dhe kufijtë në dëm të serbëve.” Ai refuzonte kufijtë republikanë dhe betohej se “kur nuk do t’i pranojmë kufijtë që zullumqari dhe krimineli Josip Broz Tito kishte qepur brenda nëpër Jugosllavi.”

Sipas tij “shteti i ripërtrirë, i pavarur dhe i lirë serb në Ballkan do të përfshinte të gjitha tokat serbe, që do me thënë, përveç njësisë së sotme të ngushtuar federale serbe, edhe Maqedoninë serbe, Malin e Zi serb, Bosnjën serbe, Hercegovinen serbe, Dubrovnikun serb, Dalmacinë serbe, Kordunin serb, Likën serbe, Baninë serbe, Sllavoninë serbe dhe Baranjën serbe.” Ai thoshte “dëshirojmë kufirin serb Karlobag, Ogulin, Karlovac, Virovitica, e në anën tjetër janë Italianët.” (dr. Vojislav Seselj, Vatikan glavno satansko gnezdo, Beograd, 2006, str. 338-358).

Berisha: “Sot ishin 500 mijë në shesh, ja ku është fshehur Edi Rama”

Duke përsëritur mbështetjen për vendimin e madh të kryetarit Basha për të qëndruar në shesh deri në shporrjen e qeverisë, ish-kryeministri Berisha ka “zbuluar” edhe vendin se ku sipas tij është fshehur sot kryeministri Rama.

“Ai është fshehur në malet e Sharrit sot, atje është fshehur. Unë i them, hiqe maskën dhe largohu, ik, në koshin e plehrave të historisë”- tha ai.

Sipas Berishës, me Ramën nuk ka zgjedhje. “E tha kryetari këtë i ka dhënë direktivat, por zgjedhje pa PD nuk ka”- theksoi Berisha.

Mbi 500 mijë shqiptarë në funeralin e Rivdekjes

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në protestën e organizuar nga opozita. Duke postuar foto në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se mbi 500 mijë shqiptarë i janë bashkuar protestës dhe duke e quajtur këtë si funeral të Rivdekjes.
16807091_738035133024063_8641948645283600352_n

Statusi i plotë i Berishës

Mbi 500 mije shqiptare ne funeralin e Rivdekjes!! sb

16649050_738035136357396_5598982451993067757_n16806861_738035159690727_5742247518340042446_n16807091_738035133024063_8641948645283600352_n

Hahn: I habitur nga pikëpytjet për Bordin e OMN-ës

Komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn është shprehur “i habitur nga pikëpyetjet e ngritura” nga dy ministrat e LSI-së, ai i Drejtësisë Petrit Vasili dhe ajo e Integrimit Klajda Gjosha, lidhur me Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (Omn), që do të kryejë vëzhgimin e procesit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shqiptarë. Komisioneri Hahn, i ka dërguar një letër me shpjegime kryeministrit Edi Rama, pas shqetësimeve të ngritura zyrtarisht nga ministri Vasili dhe kolegia e tij Gjosha. Ishte jo e fundit që kërkoi ndërhyrjen e zotit Hahn.

Ministri Vasili foli për “shqetësime të rëndësishme lidhur me ligjshmërinë e procesit të ndërtimit të asaj pjese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të quajtur Bord i Menaxhimit të Monitorimit Ndërkombëtar”, duke shtuar më tej se “në të gjitha dispozitat kushtetuese apo ligjore, nuk ka asnjë përcaktim për ngritjen e Bordit të Menaxhimit të OMN-së”. Në letrën dërgua autoriteteve më të larta të vendit si dhe ambasadores se Delegacionit europian në Tiranë Romana Vlahutin, si dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, ministri Vasili, ndërsa saktësonte se kushtetuta parashikon ardhjen dhe rolin e ekspertëve, “sa i takon Bordit të Menaxhimit të OMN-së, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë process, anëtarësisë së tij me pjesmarrës të përhershëm dhe të përkohshëm, si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligj”, nënvizohet në letrën e zotit Vasili.

Komisioneri Hahn, bën fillimisht një përshkrim të procesit që coi në ngritjen e OMN-ës, dhe shkëmbimeve me Qeverinë shqiptare. Ai sjell në vëmendje përgjigjen që Drejtori i Përgjithshëm në Shërbimin e Komisionit europian, Christian Danielsson, i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, pas kërkesës formale që qeveria shqiptare kishte paraqitur për fillimin e aktivitetit të OMN-ës. “Duke konfirmuar se Komisioni europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin arritur një marrëveshje administrative bashkëpunimi për ngritjen e OMN-së, zoti Danielsson ka shpjeguar se ishte vendosur krijimi i një Bordi Menaxhimi, i përbërë nga përfaqësuesë të Komisionit europan dhe SHBA-ve, në mënyrë që OMN të mund të kryente funskionet e saj të parashikuara në ligj”, thekson Komisioneri.

Më tej zoti Hahn, nënvizon se “Bordi i Menaxhimit nuk është një organizëm mbi OMN-ën, por pjesë themelore e OMN-ës, për të garantuar ecurinë administrative, koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në OMN, si ndërvepruese me autoritetet kompetente dhe mbikqyrëse e aktivitetit të monitorimit, për të cilin janë emëruar profesionistë të nivelit të lartë, të emëruar nga Bordi i Menaxhimit”.

Në letrën e tij, ai shton se “meqënëse pyetjet e ngritura nga anëtarë të qeverisë suaj ngrejnë dyshimn mbi legjitimitetin e strukturave të OMN-ës, ndjehem i detyruar të kujtoj se: Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016; Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vëzhguesit ndërkombëtarë që duhet të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-ën e cila do të jetë nën udhëheqjen e Komisionit europian; Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet “të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikqyrjes të të gjithë procesit të rivlerësimit” dhe se “duhet të drejtohet nga Komisioni europian”. Në fakt, një drejtor i Komisionit europian po drejton Bordin; Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord; OMN-ja duhet “të emërojë vëzhguesit”. Pra, është nga Kushtetuta që rrjesh nevoja që OMN-ja të ketë një organizmë që të vendosë për këto emërime”, saktëson Komisioneri Hahn.

Në mbyllje të letrës dërguar Kryeministrit shqiptar, zoti Hahn nënvizon se “Komisioni europian mori përsipër drejtimin e OMN-ës me angazhimin maksimal që të mbështesë procesin dhe të lehtësojë arritjen e objektivave për të cilat është parashikuar në Kushtetutë ky proces. Të jini i sigurt zoti Kryeministër se një angazhim i tillë dhe një qasje rigoroze do të jenë në bazë të të gjithë veprimtarësisë së OMN-ës”, shkruan zoti Hahn

Komisioneri për Zgjerimin e mbyll letrën e tij duke theksuar se “OMN-ja luan një rol kyç për besueshmërinë e të gjithë procesit dhe besoj se dhe Qeveria e Shqipërisë në tërësinë e saj, ka të njëjtin qasje ndaj këtij procesi dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar”.

PD djeg para kryeministrisë “Ramën”, “Tahirin” dhe “Beqaj”, Basha: Nuk ikim nga sheshi pa shporrur qeverinë

TIRANË- Me brohorima dhe entuziazëm është pritur kryedemokrati Lulzim Basha në foltoren e ngritur para kryeministrisë, i cili paralmëroi se pikërisht në këtë shesh do merret një vendim i madh për Shqipërinë. Ai paralajmëroi se do të qendrojë në shesh derisa të ketë zgjedhje të lira, të cilat mund të arrihen vetëm duke shporrur qeverinë. Ai paralajmëroi se do të qendrojë në shesh derisa të ketë zgjedhje të lira, të cilat mund të arrihen vetëm duke shporrur qeverinë. E ndërsa tha vendimin e madh u dogjën edhe dordolecët me fytyrën e”Ramës” “Beqajt” e “Tahirit”.
Ai thotë se demokratët janë gati të mos marrin pjesë në zgjedhje, nëse ato nuk janë të ndershme.“Sot këtu në këtë shesh shoh bashkimin më të madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, populli është derdhur në këtë shesh, sheshin e vendimt të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarëve. Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat e shtëpitë, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet. Ju, ne jemi mbledhur për të thënë boll më, boll kemi duruar”,- tha Basha në nisje.

LULZIM BASHA. PROTESTA 1jpg
Basha tha më tej se është i gatshëm t’i udhëheqë shqiptarët nga kaosi drejt të ardhmes dhe i ftoi të ngrihen për zgjedhje të lira dhe për të shporrur qeverinë.

“Nuk e lëmë fatin tuaj në duar të kriminelëve, jemi ndryshe nga këta. Sot dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati t’ju udhëheq në rrugën që do ju nxjerrë nga ky kaos drejt të ardhmes, jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re për çdo shqiptar, unë jam gati sot më shuëm se kurrë.Tani kam një pyetje të thjeshtë: A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë, të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira për të shporrur qeverinë? Të nism sot lëvizjen e madhe kombëtare demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do punojmë pa pushim”.

Nga ana tjetër Basha theksoi se shqiptarët janë të bashkuar, ndërsa shtoi se janë gati për një vendim të madh.

“Sot, jemi këtu për të shpallur këtë vendim të pandarë, por duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duam ndarjen e politikës nga krimi. Duam dinjitet, drejtësi, punë. Duam që të vëmë i tersin e qytetarëve të thjesht të parin, duam të ardhme që na bën krenar për vendin tonë, shpresë nga ky bashkim. Nuk e pranojmë dot këtë gjendje. Kemi një vlerësim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze. Jemi të bashkuar nga lajmi kombëtar dhe ndërkombëtar. Duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme. Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndaluar një herë e mirë maskaradën e zgjedhjeve, ose do bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do ketë. Nuk do t’i pranojmë zgjedhjet me kriminel, zgjedhjet që shtrembërojnë vullneti tuaj, Nuk do kenë më në Shqipëri zgjedhje që nuk pranojnë vullnetin tuaj. PD lindi tek ju populli në krah. 27n vite me parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike. Sot kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike. Kjo qeveri palaçosh ka dështuar dhe ju e dini këtë. Kjo maskaradë është një dështim total, ju e vuani këtë. Ju e vuani këtë. Ky kryeministër është turpi i vendit, ju e shihni këtë. Sot e nisim gëzimin e Shqipërisë, sot ne nisim gëzimin e vendit tonë në rrugën e sigurt drejt të ardhmes.”, tha Basha.

LULZIM BASHA. 1jpg
vijon

Rama nuk “trembet” nga protesta, poston videon e fjalimit të Bashës

TIRANE- Në një kohë kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para qindra protestuesve po fliste kryeopozitari Lulzim Basha, kryeministri i vendit, Edi Rama duket se ka qenë dhe një nga ndjekësit e fjalimit të rivalit të tij politik.

Duke i bërë në një farë mënyrë ironi, Rama ka publikuar live dhe fjalimin që Basha po mbante në podium para protestuesve opozitarë, të cilët janë mbledhur para zyrës së kreut të qeverisë për të kërkuar largimin e tij. Po sot Rama reagoi në lidhje me protestën e PD-së, ndërsa u kujtoi 4 të vrarët e ’21 Janarit’.

Edi Rama komenton protestën e PD-së, kujton 4 të vrarët e “21 Janarit”

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po organizohet sot nga Partia Demokratike, ndërsa është rikthyer pas në kohë duke kujtuar ‘21 Janarin’, ku humbën jetën 4 persona në Bulevard, para Kryeministrisë. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook” Rama pohoi se Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e pushtetit.

Madje kreu i ekzekutivit shqiptar ka publikuar dhe pamjet live nga tubimi i sotëm, ndërsa shtoi se kjo i bën sot ata krenarë.
edi-rama-per-stadiumin-658x438
REAGIMI I RAMES
Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.
Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.
Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Protesta ndryshe e PD-së, Basha i bashkohet turmës dhe….(Video)

TIRANE- Zbulohen detaje nga protesta e sotme që Partia Demokratike do të zhvillojë pas pak orësh. “BalkanWeb” mëson se ndryshe nga herët e tjera, në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë, nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa do të jenë qytetarët dhe simpatizantët e PD ata që do flasin.
Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se i vetmi politikan që do të mbajë fjalimin e fundit para protestuesve do të jetë vet lideri i PD-së, Lulzim Basha. Protestës së PD-së, në të cilën do dominojnë dhe elementet kombëtare pritet t’i bashkohen të gjithë aleatet e saj, që nga Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Aleanca Kuq e ZI, Partia Demorkastiane si dhe Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut.

Mësohet se lideri i PD-së, do t’i bashkohet turmës së protestës, të cilët do të vinë nga Sheshi Skënderbej, tek rruga Murat Toptani, afër Ministrisë së Brendshme, e më pas do shkojnë të gjithë drejt Kryeministrisë. Sakaq, burime nga selia blu pohojnë për ‘BalkanWeb’ se janë marrë të gjitha masat për mobilizimin dhe mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të vendosen kordon para Kryeministrisë, për të mbajtur nën kontroll turmën.


Send this to a friend