VOAL

VOAL

Lulzim Basha: Dita e parë e reformës është dita e fundit e kësaj qeverie

Lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur me të njëjtë monedhë gjuhës me tone kritike të kryeministrit Rama në foltoren e Kuvendit. Pas përfundimit të votimit në seancë, para gazetarëve Basha u shpreh se dita e parë e kësaj reforme është edhe dita e fundit e qeverisë Rama.

 

“Reforma në drejtësi që sot u miratua me konsensusin e Kuvendit të Shqipërisë, paketa që kaloi me votat e deputetëve të mazhorancës e opozitës të bashkuar është një ogur i mirë për shqiptarët për drejtësi.

Është një ogur për çdo shqiptar, për drejtësinë e kushtutueshmërisë ku çdo drejtësi merret siç duhet. Kjo është një betejë që duhej t’i bashkonte shqiptarët 1 vit më parë.

Falënderoj miqtë tanë, kancelarin Merkel, zv/sekretaren Nuland për mbështetjen që i dhanë opozitës së Shqipërisë.

Ne ishim në këtë betejë në emër të çdo qytetari, të votuesve tanë që sot janë më të shumtë, edhe të votuesve të qeverisë që sot janë në minorancë. Korrupsioni është në çdo zyrë të shtetit, papunësia ka kapur nivelet rekord, qeveria donte ta anashkalonte.

Dita e parë e Reformës në Drejtësi është edhe dita e fundit e kësaj qeverie. Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, që një qeveri e themeluar mbi korrupsion dhe krim, u detyrua që të votonte këtë reformë”, – tha Basha.

BE: Përgëzime, e rëndësishme është që zbatimi i reformës të nisë menjëherë

TIRANË – Pas miratimit me unanimitet të draftit kushtetues për reformën në drejtësi, ka reaguar nëpërmjet një deklarate Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Delegacioni përgëzon popullin shqiptar liderët dhe forcat politike për miratimin, ndërsa thekson se tashmë është me rëndësi të nisë menjëherë zbatimi i reformës.

”Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një refomë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.

Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standartet evropiane”- thuhet në deklaratën e BE.

Çfarë fitoi PD me ‘Po’-në e “Drejtësisë” – Nga BLENDI FEVZIU

Lulzim Basha i ka thënë ‘Po’ reformës në drejtësi, mbi bazën e një drafti të propozuar nga ndërkombëtarët dhe të përmirësuar deri në muajin e fundit nga amendimet e opozitës. Ndryshe nga sa kishin paralajmëruar një pjesë e madhe e mediave dhe ndryshe nga përbetimet nën zë dhe informale të një pjese të njerëzve në korridoret e PD, Basha e ka marrë vendimin e tij. Përtej presionit të jashtëzakonshëm në këtë rast të ndërkombëtarëve; përtej presionit publik në vend që ishte hapur në favor të reformës, përtej shantazheve me vota të blera apo deklarimeve të së paku dy deputetëve të njohur të PD në favor në draftit, përtej shpalljes së LSI se votat e saj do shkonin me mazhorancën në çdo rast, duket se Basha ka qenë i vendosur për të thënë ‘Po’. Ka qenë padyshim zgjidhja e tij më e mirë dhe jo e lehtë.
Po çfarë ka fituar PD me ‘Po’-në e sotme.
E para, Basha ka shmangur një konflikt publik dhe të panevojshëm të opozitës me ndërkombëtarët. PD është rikthyer në pozicionin e saj natyral, atë që ka pasur që në themelim, bartëse e vlerave perëndimore dhe aleate e drejtpërdrejtë e Europës demokratike dhe SHBA. Çdo sjellje tjetër, çdo refuzim do të kishte pasur pasoja afatgjata për të. Në këtë rast, ndërkombëtarët do vijojnë të mbeten partnerë kryesorë të PD në betejën e ardhshme të saj për reformën elektorale dhe votën e lirë!
E dyta, shmangu mundësinë e rrjedhjeve nga PD dhe hapjen e një konflikti të brendshëm. Nëse PD nuk do të votonte dhe mazhoranca do t’i bënte 94 votat e nevojshme edhe me ndihmën e disa deputetëve të PD, pasoja do të ishte shumë e madhe. Sinjalet ishin dhënë dhe media ishte në dijeni të emrave dhe ofertave që ishin bërë në këtë drejtim.
E treta, Basha ka luajtur deri në momentin e fundit për të marrë sa më shumë ndryshime në favor të tij dhe ia arriti kësaj. Ai modifikoi mjaft pika të draftit, duke marrë favore që opozita nuk i kishte as në ligjin aktual. Përmes këmbënguljes dhe negocimit, arriti disa gjëra që në thelb dukeshin të pamundura disa muaj më parë. Por, detajet e ligjit nuk kanë aq rëndësi. Rëndësi ka impakti politik i tij.
E katërta, edhe pse me shumë vonesë, Basha mbylli një kapitull që ishte në disfavor të tij. Në vend që të merrej me qeverisjen e keqe, problemet ekonomike, varfërinë, rendin apo korrupsionin, PD u detyrua të fokusohej te reforma në drejtësi. Duke qenë në pozita më pak të favorshme se sa PS dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, ajo zbehu rolin e saj primar, betejën për qeverisjen e mirë të vendit. Problemet thelbësore ikën nga fokusi kryesor edhe mediatik, duke i vendosur në fokus reformën.
E pesta, kalimi i reformës e relaksoi opozitën. Tani problemi i mbetet mazhorancës. Thyerja e PS me LSI është më se evidente dhe qeverisja e mëtejshme e tyre mbetet thjesht një farsë. Thënë ndryshe, nuk ka më qeverisje. Ka administrim të përditshëm, secili në parcelën e tij, por jo zbatim i një programi qeverisës. Pas kësaj, PS dhe LSI do harxhojnë më shumë kohë dhe energji në betejën e tyre nën tavolinë dhe opozita do të jetë komode dhe e furnizuar me akuza që të dyja palët e qeverisë ia bëjnë vetë njëra-tjetrës.
E gjashta, ‘Po’-ja e djeshme i jep mundësi Bashës të hapë një aksion tjetër politik brenda opozitës. Ai ka mundësinë të vlerësojë se kush do të jetë ekipi i tij i ardhshëm dhe kush ka nevojë të ndalojë këtu. Duke e falënderuar për kontributin që ka dhënë, por duke i kujtuar se tashmë opozita ka nevojë për të tjera energji dhe tjetër filozofi në rrugën drejt pushtetit. Ky do të jetë edhe aksioni më i rëndësishëm i Bashës. Pa një ekip të tijin, pa një ekip që ngjall shpresë dhe entuziazëm në publik, shanset janë të pakta. Basha ka thënë sot një ‘Po’ të rëndësishme. Një ‘Po’, që pavarësisht rrethanave në të cilat u mor, i jep Bashës staturën që kishte nevojë dhe opozitës, vendin që i takon!

Votohet me konsensus Reforma në Drejtësi

Parlamenti miraton me të 140 votat paketën e ndryshimeve kushtetuese. Vendimi përshëndetet menjëherë nga ndërkombëtarët

Parlamenti shqiptar miratoi mbrëmë pas mesnate me një konsensus të plotë të të gjithë deputetëve Reformën në Drejtësi pas një procesi të gjatë e veçanërisht cfilitës në orët e fundit. Edhe gjatë ditës së djeshme, pasi 24 orë më parë ishte rënë dakort për ndryshimet kushtetuese, u deshën mbi 7 orë bisedime me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit europian për të kapërcyer dhe pengesën e dalë në momentet e fundit, kur opozita këmbënguli për formulën e emërimeve nga ana e parlamentit të disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Fatmir Xhafaj në fjalën e tij theksoi se “sot, qytetarët, miqtë dhe skeptikët e reformës, gjejnë të kurorëzuar hapin e parë të rëndësishëm për të shëruar sistemin nga klientelizmi, mungesa e aksesit dhe e ndershmërisë, pandëshkueshmëria dhe korrupsioni, korporatizmi dhe mungesa e llogaridhënies. Reforma nuk do të jetë ndërrim persoash por krijim mekanizmash që ai të jetë efikas e profesional”, nënvizoi zoti Xhafaj, i cili për gjatë afër 20 muajsh drejtoi dhe koordinoi të gjithë procesin.

Përfaqësuesi i opozitës në Komision Oerd Bylykbashi, ndërsa vlerësoi Reformën si një një mundësi për të sjellë një drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk i shmangu kritikat ndaj shumicës. “Për fat të keq, të gjithë shqiptarët e kanë parë se si themeli i këtij procesi vazhdimisht ka qenë në konflikt dhe kjo ka qenë një zgjedhje e drejtpërdrejtë e kësaj shumice. Reforma u pa si një mjet për të goditur kundërshtarin. Nuk mundet që kushtetuta të jetë e themeluar mbi konfliktet dhe mungesën e konsensusit”, theksoi ai.

Por edhe kryeministri Rama nga ana e tij, duke e përcaktuar miratimin e Reformës si nisjen e një revolucioni në sistemin e Drejtësisë, shigjetoi hapur opozitën e cila sipas tij u përpoq ta pengojë procesin. “I siguroj të gjithë shqiptarët se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e Vetting-ut ku trupat e zbatimit të reformës do të paraseleksiohen dhe do të mbështeten nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në një luftë të egër, me killerat parelinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare dhe me politikën e mbrapshtë e cila nuk do të heqë dorë asnjë ditë apo natë, në përpjekjen e marrë për ta ndalur historinë e re që sapo ka filluar. Figurat tragjikomike të një politike të trembur, hileqare dhe delirante e cila në kilometrin e fundit të votimit të reformës, humbi çdo sens të realitetit dhe na bëri të gjithëve gazin e botës, është shprehja më kuptimplotë e vlerës së kësaj reforme historike”.

Pasi seanca e parlamentit u mbyll, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili e ndoqi në një nga llozhat e sallës foli për “një betejë që nuk duhej të luftohej mes dy palëve. Nga kjo sallë duhet të kish dalë më shumë se një vit më parë. Por kjo u imponua, sepse u konceptua si një betejë politike, nga ata që nuk e deshën opozitën në këtë proces, e që bënë gjithçka për damkosjen e opozitës. Opozita – shtoi ai – luajti një rol qëndror për abortimin e përpjekjes së rrezikshme të shumicës për kapjen e sistemit”.

Miratimi nga ana e parlamentit u përshëndet mënjeherë nga ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan Lu, i cili ishte gjithashtu në sallë me homologen e tij të BE-së Vlahutin, përmes një deklarate theksoi se “miratimi i Reformës në Drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn duke nënvizuar se “ndryshimet kushtetuese përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor” përgëzuan “popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik. Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, thekson deklarata ku vihet në dukje se “tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane”.

Prania e OSBE-së në Shqipëri ndërsa mirëpret vendimin e parlamentit e cilëson atë si “një arritje të rëndësishme, që i hap rrugë zbatimit të reformës së njëmendtë në drejtësi. Ndryshimet e miratuara sot tani duhet të pasohen nga ligje dhe akte nënligjore, procedura dhe politika, për të tërë sistemin gjyqësor. Reforma do të jetë e vërtetë vetëm kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, anembanë vendit”. Edhe OSBE vë theksin në rëndësinë e mënyrës se si kjo reformë do të vihet në jetë. “Mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës. Qëndrueshmëria dhe suksesi, gjithashtu, varen nga ndryshimi i sjelljes: nga vendosja e një kulture përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje, lufta kundër pandëshkueshmërisë dhe konsolidimi i respektimit të shtetit të së drejtës, në të gjitha shtresat e shoqërisë”, përfundon deklarata. za

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu: “Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu pas votimi të reformës :

“Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik.

Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.”

SHBA janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë…”

…presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.”

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Variant i ri për reformën në drejtësi, Rama dhe Meta e pranojnë, pritet Basha – Fleckenstein: Ky është i fundit

TIRANE- Eurodeputeti Knut Fleckenstein konfirmon hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi pas negociatave mes palëve. Sipas tij, ky do të jetë drafti dhe propozimi i tyre i fundit, ndaj u bën thirrje deputetëve që ta votojnë.

“Propozimi i fundit mbi tavolinë, tani votojeni Këshilla ime, lërini diskutimet dhe votojeni”, shkruan në rrjetin social Twitter, eurodeputeti Fleckenstein.

Palët janë mbledhur sërish në një takim në Kryesinë e Kuvendit, për të negociuar mbi propozimin e ri, ku të pranishëm janë edhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Mësohet se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama e kanë pranuar draftin. Sakaq Meta ka lënë Kryesinë. Tashmë pritet edhe përgjigjja e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Propozimi i ri përfshin KLGJ dhe KLP-në.

META E RAMA: “PO” DRAFTIT TË RI
Ora 17:10- Kreu i Kuvendit ka lënë i pari Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillopheshin negociatat duke lënë pas një përgjigje pozitive. Sipas burimeve edhe kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për propozimin e ri. Ndërkaq burimet shtojnë se propozimi i ambasadorëve nuk përcakton zgjedhjen e KLGJ dhe KLP sipas vettingut.

BASHA RIKTHEHET PËR NEGOCIATA NË KRYESINË E KUVENDIT
Ora 16:20- Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar sërish Kryesisë së Kuvendit, ndërsa do të vijoj negociatat së bashku me kryeparlamentarin Ilir Meta. Mësohet se Basha është shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

PERFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT E PD
Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi. Sipas burimeve deputetët e PD­së nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.

LU E VLAHUTIN TAKOHEN ME FATMIR XHAFAJN
Ora 14:50 – Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.

DY AMBASADORET PROPOZOJNE NJE VARIANT TE RI PER TE ZGJIDHUR NGERCIN
Ora 14:15 – Sipas burimeve dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.

Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-­ne dhe KLGJ-­ne.

PERFUNDON PA MARREVESHJE TAKIMI I AMBASADOREVE ME BASHEN E METEN
Ora 13:44- Përfundon pa marrëveshje takimi për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi mes Bashës, Metës e ambasadorëve të SHBA e BE. Pas apelit të kreparlamentarit Meta, se duhet gjetur konsensusi që reforma në drejtësi të jetë e zbatueshme dhe se vetë ai do negocionte me ambasadorët e Bashën, nis një takim në Kryesinë e Kuvendit.

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodhën bashkë me Metën, dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas tyre ka shkuar Basha, Bylykbashi si dhe Manjani.

Rreth orës 13:32, një orë pas diskutimeve, Kreu i PD-së Lulzim Basha doli nga Kryesia e Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e News 24, Elda Menga nëse kishte mundur të bindte ambasadorët se kishte të drejtë, kryedemokrati Basha nuk ka dashur të komentojë.

Sakaq, seanca plenare vijon diskutimet nën kryesimin e nënkryetares Leskaj. Në sallë nuk ndodhet as kryeminsitri Rama, i cili pas kafes me disa deputetë socialistë është kthyer në Kryeministri.

PD ultimatum Ramës: Nuk kthehemi në Kuvend pa u pranuar varianti ynë

 Zhvillimet orë pas ore – pritet përgjigjja e Ramës

Miratimi i draftit final të Reformës në Drejtësi ka futur në ngërç të madh të gjitha palët politike. I gjithë debati është te mënyra se si do të formohen katër institucionet e reja që krijohen nga Reforma.

 

PD-ja kërkon që ajo të ketë përfaqësuesit e saj në raport 3-2 për maxhorancën, siç ishte rënë dakord për vetingun, ndërkohë që PS e kundërshton.

Ora 15:30 Burimet e “Panorama.al” thonë se deputetët e PD-së nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.

Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi.

Ora 14:50

Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.

Ora 14:25

Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-ne dhe KLGJ-ne.

Ora 14:15

Burimet bëjnë të ditur se dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.

Ora 13:40

Basha ka paralajmeruar nje mbledhje te grupit parlamentar ne oren 14:30.

Ora 13:35

Nderkohe qe Basha eshte larguar nga Kryesia e Kuvendit, po vijon takimi i Ilir Metes me dy ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin.

Ora 13:30

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha le zyren e Ilir Metes pas rreth 100 minutash takim. Basha nuk pranoi te fliste per mediat.

Ora 13:20

Prej 90 minutash kreu i PD-se, Lulzim Basha i shoqeruar edhe nga Oerd Bylykbashi vijon takimin ne zyren e Kuvendit me Ilir Meten. Te pranishem jane gjithashtu edhe dy ambasadoret Lu e Vlahutin.

Ora 13:00 

Kryeministri Rama ka qenë ndër të fundit që ka lënë Kuvendin, pas mbylljes së seancës plenare. Ai ka qenë me deputetin Shalsi, të cilit i ka hedhur dorën në qafë, ndërkohë që nuk ka deklaruar asnjë fjalë, edhe pas këmbënguljes së medias për një prononcim.

Ora 12:45

Kuvendi ka njoftuar mbylljen e seances, në pritje të një konsensusi mes palëve për reformën në Drejtësi. Pas kësaj, deputetë dhe ministra kanë lënë sallën dhe kanë dalë, duke njoftuar se mbeten në pritje të asaj çfarë do të prodhojë takimi që mbahet ndërkohë në zyrën e Metës, në Kryesi.

Ora 11:58

Rama duke biseduar me Rucin

Kreu i qeverisë, Edi Rama eshte ulur krah deputetit socialist Pandeli Majko me të cilin po bisedonte, e më pas u pa pranë kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.

Ora 11: 55

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend ku po takohet me deputetët e grupit parlamentar demokrat. Pak momente më pas, ata të dy së bashku u larguan.

Ora 11:45

Kreu i PD-së Basha, shoqëruar nga negociatori demokrat për Reformën, Bylykbashi, kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit, ku më parë janë mbledhur te Meta, edhe ambasadorët Lu e Vlahutin.

Ora 11:42

Meta është nisur drejt zyrës së tij në kryesinë e Kuvendit dhe menjëherë pas tij kanë mbërritur ambasadorët Lu e Vlahutin.

Ora 11:40

Pas fjalimit të Ilir Metës i cili ka bërë thirrje për konsensus dhe jo votim përmes shantazhit, Parlamenti ka marrë disa minuta pushim.

Ora 11:20

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu është drejtuar në seancë dhe ka deklaruar se do të votojë pro reformës. Pas saj kanë ardhur edhe shumica e deputetëve demokratë.

Ora 10:15

Konferenca e Kryetareve ne Kuvend ka mbyllur punimet edhe në pjesën me dyer te mbyllura ku u diskutua se si do te vijohet me seancen parlamentare per shkak se ende nuk ka nje marreveshje per kater institucionet e reja qe krijohen. Sipas PD-se dhe LSI-se seanca nuk mund te vazhdoje pa u arritur me pare marreveshja ne komisionin e posaçem. Pas kerkeses se PD-se dhe LSI-se u ra dakord te rinisin negociatat dhe per te integruar letren e Komisionerit per Zgjerimin, Johannes Hahn.

Meta kërcënon: Ose votim konsensual, ose jap dorëheqjen

Kryetari i Parlamentit Meta ndërmjetëson negociatat mes ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së dhe kryetarit të PD-së Basha për formulën e emërimit të anëtarëve të dy institucioneve të Drejtësisë. Meta thirrje për një votë konsensuale “ndryshe jap dorëheqjen”

Në Shqipëri parlamenti nisi sot paradite seancën e tij ku është parashikuar votimi i Reformës në Drejtësi, ndërkohë që ka ende çështje pezull. Mbrëmë përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që formula e dakortësuar për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të verfikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përdorej edhe për dy institucionet e tjera Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ambasada amerikane u shpreh “e zhgënjyer” për “kërkesën e re të zotit Basha” duke e cilësuar atë “të papranueshme”. Në deklaratën e saj ambasada përdori tone të forta ndërsa theksonte se “ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.

Sot paradite kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se “nuk ka asnjë kusht të ri. Ky është një mashtrim i turpshëm. Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’u bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala kundërshtare bie përtokë me prova”, tha zoti Basha duke kujtuar se dy ditë më parë ai kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se sipas formulës së dakortësuar për komisionet e verifikimit “përzgjidhen anëtarët e KLGJ-së jogjyqtarë dhe anëtarët e KLP-së joprokurorë”

Në hapje të seancës parlamentare, kreu i parlamentit deklaroi se “asgjë nuk duhet të pengojë miratimin e Reformës me konsensus”. Ai u tërhoq nga drejtimi i seancës për t’ju dedikuar ndërmjetësimit për “zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes zotit Basha dhe Shteteve të Bashkuara” duke ftuar që në këto përpjekje të angazhohej dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Të dy ambasadorët të pranishëm në hapjen e seancës ju bashkuan menjëherë zotit Meta në zyrat e Parlamentit, ku më pas ka shkuar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas kryetarit të parlamentit, negociatorët e partive politike duhet ndërkohë të përmbyllnin kthimin në një akt ligjor të marrëveshjes së arritur dje me ndërmjetësimin e Komisionerit europian Johannes Hahn, në mënyrë që më pas ajo të përfshihej në projektin e ndryshimeve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm parlamentar. Kjo çështje në fakt ishte pjesë e debateve të gjata në fillim të ditës edhe në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Zoti Meta në fjalën e tij bëri disa herë thirrje për domosdoshmërinë që Reforma të kalojë me konensusin e të gjitha palëve “në interest ë stabilitetit të vendit”. Ai deklaroi se votat e partisë që drejton, LSI-së janë të gjitha në favor të Reformës, duke njoftuar se nëse ajo nuk kalon me konsensusin edhe të opozitës, “do të jap dorëheqjen nga detyra e kryetarit të parlamentit, sepse nuk mund të rri në një parlament që funksionon me presione”, deklaroi zoti Meta.

Pak përpara se të niste seanca e sotme Delegacioni I Bashkimit Europian përmes një deklarate theksonte se “sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, përfundon deklarata.

Shfryn Meta: Votat e LSI pro reformës, por jo votim me shantazh e me SMS

Vetëm pak çaste pas nisjes së seancës plenare, kryeparlamentari Meta ka deklaruar mbylljen për disa momente të punimeve, në kërkim të një konsensusi final mes palëve për reformën në drejtësi.

 

Ai ka deklaruar se nëse nuk ka konsensus, 20 votat e LSI janë pro reformës, por ai do të ikë nga drejtimi i Kuvendit, pasi nuk mund të pranojë një reformë votuar nën shantazh e me SMS, ndërkohë që duhet të votohej me bindje, për veten dhe partnerët e nderuar.

“I kam thënë edhe ambasadorit Lu, të mos dëgjojë lart e poshtë fjalët që thonë se Meta po bën lojë, nuk di të bëj Meta lojë, 20 votat e LSI janë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë është sipas Venecias dhe u kam kërkuar aktorëve, të mblidheshin në mënyrë që të jepnin zgjidhje dhe kjo reformë të ishte votuar.  Të mos shqetësohen amerikanët, asgjë nuk do ndodhë këtu, nuk jemi në ’97-n, unë besoj te përgjegjësia e Ramës ka qenë më konstruktivi në gjithë këtë cështje, ka qenë dakord me SHBA/BE, le të jetë kështu edhe përgjegjësia e Bashës”- tha Meta.

Sipas tij, nëse nuk i sqarojnë këtu cështjet, le ti sqarojnë në nivelet më të lartë të SHBA se SHBA,sipas tij,  duan të forcohet stabiliteti në Shqipëri.

“Nëse PD, Basha, Berisha, Topalli, pas sqarimit të këtyre momenteve nuk duan të votojnë reformën se kanë frikë nga reforma, ne do ta votojmë, unë do ta votoj, do iki nga kryetar Kuvendi, nuk rri nën një kuvend që voton nën shtantazh me SMS një reformë që duhet ta votojë me bindje, për veten dhe partnerët e nderuar”- tha Meta.

Në nisje të fjalës, me ton të ashpër, Meta theksoi se “Nuk kemi nevojë për deputetë patriotë, por për votim patriotik. Pse është kaq i rëndësishëm konsensusi patriotik? Sepse kjo është një kushtetutë re e Shqipërisë. Nuk votohet në mënyrë të njëanshme pavarësisht se do votohet në çdo lloj mënyre. Ka pasur problemet e veta. Duhet të përmbyllet me sukses. Kjo është e domosdoshme për vendin. Është për dekadat që vijnë. U bëj thirrje qytetarëve amerikanë dhe europianë të jenë të qetë. Ata që mendojnë se mund ta votojnë me 94 apo 95 duhet të kuptojnë që konsensusi është i rëndësishëm”.

Bregu: Burrat janë më keq se gratë e këqija, do ta votoj Refomën

Majlinda Bregu, ish ministre e Partisë Demokratike dhe tani deputete e saj, është e pakënaqur me qëndrimet e kreut të kësaj partie.

Bregu deklaroi para gazetarëve se po shkon në Kuvend për të votuar Reformën në Drejtësi.

“Deri sot, tha ajo, kisha besuar në marrëveshjen, por burrat janë bërë më të këqinj se gratë e këqija dhe i qëndrojnë fjalës. PD e ka pranuar marrëveshjen për ta votuar Reformën në Drejtësi. Prandaj të vijë në Kuvend dhe ta votojë.”

LULZIM BASHA, RRUGËTIM EURO-ATLANTIK – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

1.
Kryehere, në vitet ’90, Lulzim Basha, gjimnazist i “Sami Frashërit” në Tiranë, mori pjesë në manifestime, protesta e veprimtari të Partisë Demokratike me devizën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, etj. Në zgjedhjet e 22 marsit 1992 ishte me mandatin e vëzhguesit të PD.
Kjo kohë e fillimeve demokratike shenjon fillesat e autobiografisë politike të Lulzim Bashës në PD e në politikën e madhe të kohës panshqiptare.
Lulzim Basha u rrit politikisht në moshë e karierë në kohën e demokracisë në Shqipëri, Hollandë e Kosovë. U rrit sëbashku me partinë e tij, Partinë Demokratike, prej nga simpatizant, veprimtar e antar i saj e deri kryetar i saj.
Lider i themeleve të PD, lider i themeltë i saj.

2.
Politikani i ri Lulzim Basha është diplomuar (1993-‘99) në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin 379 vjeçar të Utrechtit, ma i madhi në Hollandë e i klasifikuar një ndër 50 universitetet ma të mira të botës. I vetmi lider i derisotëm i një partie politike shqiptare që i ka nis e krye studimet e larta universitare në Perëndim.
Bashkëshortja e tij Aurela Basha është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit dhe ka një MBA nga Universiteti i Amsterdamit në kryeqytetin hollandez.
Një të tillë shembull shkollimi bashkëshortor nuk e kemi në asnjë rast tjetër ndër liderët politik partiak shqiptar. Të dy, sëbashku, me shkollimin e tyre universitar në një nga vendet perëndimore ma demokratike të botës, si rast i përveçëm, si brumim, rrezatim, realizim, përbajnë sot një model emblematik, si të thuash, një “institucion” pro perëndimor më vete, në përkushtim të kohës demokratike, drejt të ardhmes euro-atlantike.

3.
Lulzim Basha, si asnjë tjetër politikan kryepartiak shqiptar i derisotëm, vjen në politikën zyrtare të Shqipërisë Londineze me një karierë të shumfishtë mbi pesëvjeçare (1999-2004) në institucionet ndërkombëtare.
Fillimisht, ky euro-atlantik, punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, për Gjykatën e Hagës, ku përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit. Pastaj, këshilltar ligjor i Misionit UNMIK të OKB-së, një nga shtyllat e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës euro-atlantike. Njëkohësisht, ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
Kjo udhë drejt Perëndimit euro-atlantik, CV e tij elitare, janë përvojë e trashëgimi e thesartë, jo vetëm për Lulzim Bashën 42 vjeçar (12 qershor 1974), po edhe për Partinë Demokratike tre dekadore, janë edhe pjesë e strategjisë për ta promovuar liderin e vet si kryeministrër i ardhshëm i Shqipërisë.
 
4.
Lulzim Basha ka ardhë në politikën zyrtare të Tiranës si një prurje euro-atlantike risore, meritore, aktive, cilësore, si një frymë e re në PD e politikën panshqiptare.
Si i tillë ai kreu detyrën e Kordinatorit të Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), që ishte shtysë efektive e lartësim elektoral i fitores së PD-së më 2005. Njëherash ishte edhe Zëdhës i Fushatës Zgjedhore të PD më 20015. Kandidat për deputet i PD në Tiranë. Sigurisht, afirmativ e përballës me të majtën e figura politike të saj në debate televizive të Elektoriadës 2005.
 
5.
Lulzim Basha, ndryshe nga të gjithë ministrat e PD-së, pati katër mandatime në kohën qeverisëse koalicionore të PD-së, duke sjellë gjithato prurje euro-atlantike, duke shënuar plot arritje euro-atlantike.
Si ministër i Transporteve ishte përballës politik, nismëtar i flaktë e në disa menaxher i talentuar i Rrugës së Kombit (Autostrada Durrës-Kukës) për integrim me Kosovën shqiptare, i Tunelit të Krrabës të lidhjes së Tiranës me Elbasanin e Shqiptarët e Shkupit Dardan, etj.
Si ministër i Punëve të Jashtme u zgjodh në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh Ë. Bush, në kohën e marrrjes së Ftesës e antarësimit në NATO, Hapja e Negociatave për Liberalizimin e Vizave, përshpejtimit të objektivave për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) e njohjet ndërkombëtare të saj, etj.
Si ministër i Brendshëm (2009-2011) kur Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet teknike për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian, etj.
 Në katër vite kryebashkiak i metropolit shqiptar (2011-’15)  punoi me përkushtim, me projekte transformuese e realitete ndryshuese, për ta kthyer Tiranën në një qytet modern dhe europian.
 
6.
Kryetari aktual i PD-së, euro-atlantiku Lulzim Basha, i zgjedhur para tre vitesh, në korrik 2013, sipas parimit “1 antar – 1 votë”, me mbi 80 për qind të votave në elektoriadën partiake.
Ky është një mandat i fuqishëm për sipërmarrje politike prej tij për t’u dhënë shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë vizionare e qëndrestare,  për t’i dhënë vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin e tejzgjatur, në përballje me qeverinë Rama-Meta.
Lulzim Basha për ta kryer në kohë e lartësi këtë mision historik, kombëtar, politik, po punon për një organizim anglo-sakson të PD-së, me antarësinë, themelin e partisë, me të gjitha strukturat e saj në të gjitha bashkitë e forumet drejtuese të saj. Në këtë rrugëtim po mbështetet fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve ndër vite, tek pasuria e paçmueshme e vlerave të lidershipit historik të Sali Berishës.
 
7.
Kauza e Orientimit Pro-Perëndimor të Shqipërisë është rrugëtim i gjatë historik, në gjithato stacione të historisë. Para 800 vitesh e patën si dukuri e praktikë Dinastia Progoni e shtetit të Arbrit, e ktheu në platformë politike e shtetërore Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar, etj. ”Kauza e Enveriadës” ishte Orientimi Pro Lindor i Shqipërisë, drejt Moskës, Beogradit e Pekinit, drejt Lindjes Komuniste, çka shpesh herë ngre krye e bahet pengesë dhe në Orientimin Pro-Perëndimor të Shqipërisë, në integrimet e saj euro-atlantike. Në Dhjetor ’90 dhe lideri demokrat Sali Berisha e ktheu në kauzë orientimin pro-perëndimor të Shqipërisë postkomuniste.
Lideri euro-atlantik Lulzim Basha, kryetar i PD-së me qytetarinë e tij të lartë e kombëtarizmin e tij të sprovuar, po ngrihet denjësisht në lartësi epokale të mbrojtjes e lartësimit të kauzës të Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë. Kjo po duket dhe tek e sotmja Reformë në Drejtësi.
Lulzim Basha është një nga Apostujt e Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë. Kjo shprehimohet dhe në dekorimin e tij “Qytetar i Lirë i Londrës”, “Qytetar Nderi” i Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës, “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit, etj., në cilësimet ndaj tij si “Princ i Integrimeve Euro-atlantike”, “Golden Boy i Demokracisë”, “Yll në ngjitje” etj.
Lideri emblematik Lulzim Basha është jo vetëm prurje euro-atlantike për PD, për të Djathtën Shqiptare, për Shqipërinë, për Kombin, po edhe ka sjellë prurje euro-atlantike në zhvillimet kombëtare politike panshqiptare në vitet e demokracisë.


RAMIZ LUSHAJ
 
 
Tiranë, 20 korrik 2016

Reforma në ngërç, ja çështja që ka futur në sherr PD-në dhe PS-në

Maxhoranca dhe opozita nuk po bien ende dakord për të mbyllur draftin e reformës në Drejtësi. Shkak është bërë përbërja e dy institucioneve të reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid  per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”, thuhet ne njoftimin e Partise Demokratike.

Ne mbledhjen e komisionit ku nuk jane te pranishem deputetet e Partise Socialiste bie ne sy fakti qe eshte i pranishem Petrit Vasili i Levizjes Socialiste per Integrim.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka deklaruar se bllokimi i konkludimit të konsensusit po bëhet nga mazhoranca. Bylykbashi theksoi se mazhoranca po shkel marrëveshjen e arritur sa i takon formulës së Vetingut..

“Ka më shumë se dy orë që përfaqësues të PS-së refuzojnë që komisioni i reformës të mblidhet për të bërë këto ndryshime që janë të domosdoshme. Miratimi i këtyre ndryshimeve që u ranë dakord sot nga palët janë esenciale. Mos kryerja e kësaj seance të këtij komisioni e bën të pamundur që nesër Parlamenti të miratojë propozimin e dakordësuar mbi bazën e propozimit hibrid”, tha Bylykbashi.

“I vetmi element themelor që është formuala e zgjidhjes së katër organeve të parashikuara nga neni 88, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Vetingut do të jetë një e vetme. Një zgjidhje kërkon Komisioni i Venecias edhe për rrjedhojë ky ka qenë elementi përçuar në këto negociata. U informoj se përtej çdo keqinformimi të qëllimshëm të bërë sot nga PS dhe qeveria se në mbledhjen negociuese PD-PS-LSI dhe ekspertëve ndërkombëtarë, një kërkesë të ministrit Manjani në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, unë kam deklaruar përapara të gjithë anëtarëve se formuala do të jetë e njëjtë si ajo për vetingun. Përfaqësuesi i PS-së është shprehur se është rënë dakord që do të ndahen pesë anëtarët jo gjyqtar dhe pesë anëtarët jo prokurorë do të jenë në raportin 3 me 2”, theksoi me tej nenkryetari i komisionit te posacem.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në reagimin e tij pas deklaratës së bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi ka konfirmuar formulën për të cilën është rënë dakord gjatë negociatave.

“Kemi diskutuar për çështje që kishin mbetur pezull për propozimin e z. Nuland. E konfirmoj atë që tha pak më parë z. Bylykbashi për të kuptuar realisht se për çfarë është rënë dakord sepse kanë qenë negociata dypalëshe PS-PD. Po presim që negociatorët të mblidhen. Në këtë çast mandati im nuk është të bëjë zëdhënësin e askujt”, tha Manjani.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një status në Facebook shkruante rreth ores 21 se deputetët e PD po presin për të nisur mbledhjen “për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…”

strazimiri

Por sipas tij, “shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…”

Sakaq, më herët ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta që i bëri thirrje grupit të negociatorëve të reformës në drejtësi të mblidhen brenda ditës së sotme për të përfunduar draftin hibrid.

“Kryetari Kuvendit Ilir Meta kërkon nga grupi negociator i mandatuar nga takimi i dites se hene qe te rimblidhet sa me pare, brenda dites se sotme, per te finalizuar detajet perfundimtare te daftit hibrid, pas dakortesimit te paleve ne frymen e konsensusit te prezantuar sot paradite nga Komisioneri Hahn”, thuhej në njoftimin për mediat nga Kuvendi.

Statusi i Strazimirit:

LIVE nga salla e Komisionit të Reformës në Drejtësi:

Nata ra’ siç e pata merakun…. Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…

Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…

Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç’po bisedohet në … mbledhjen që ende s’po mblidhet…

SHBA: Basha po përpiqet qëllimisht të bllokojë reformën në drejtësi

Ambasada amerikane ne Tirane ka bere nje reagim mbremjen e se merkures duke deklaruar se, kreu i opozites Lulzim Basha ka bere nje propozim te fundit per reformen ne drejtesi qe ka per qellim bllokimin e saj.

Propozimi më i fundit për të cilin flet SHBA, ka të bëjë me përgatitjen e ndryshimeve të fundit në draftin e reformës në drejtësi, ku PD kërkon që këto ndryshime të përgatiten nga grupi i negociatorëve.

Reagimi:

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE.

Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

Shqipëri, plagoset një polic në operacionet anti-drogë

Policia e Gjirokastrës njoftoi incidentin e parë të armatosur gjatë këtij viti në operacionet ndaj kultivuesve të marijuanës në jug të Shqipërisë.

Një polic u plagos në Memaliaj, nga dy persona të armatosur me armë gjahu, që ruanin një plantacion të mbjellë me marijuanë. Në këtë zonë Policia ka zbuluar ditët e fundit mijëra bimë narkotike. Policia tha se në ndërhryjen më të fundit sekuestroi edhe dy armë gjahu dhe shkatërroi 1300 rrënjë marijuane.

Ditët e fundit policia shqiptare po ndihmohet me vëzhgime nga ajri nga një Mision i Interforcës Italiane për sipërfaqet e mbjella me narkotikë. Sipas autoriteteve policore shqiptare të dhënat u dërgohen Drejtorive të policisë që bëjnë edhe më pas ndërhyrjet operacionale në terren.

Burimet paraprake policore flasin se këtë vit sipërfaqet e evidentuara të mbjella me marijuanë janë shumë më të mëdha se vitin e shkuar. Policia thote se ka shkatërruar deri tani rreth 700 mijë bimë marijuane në të gjithë vendin.

Arritja e konsensusit, Rama: Vijat e kuqe mbetën thellësisht të kuqe

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin që dha kreu i PD Lulzim Basha për arritjen e konsensusit dhe miratimin nesër në seancë parlamentare të reformës në drejtësi.

Ai ka ndarë edhe mesazhin e dërguar nga komisioneri Hahn drejtuar tre liderëve kryesore të tre partive politike në vend lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Deklarata e plotë e Edi Ramës:

Është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin, se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët çojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës të të korruptuarve që mban peng drejtësinë në këtë vend.

Êshtë kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit, dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE, nëpërmjet komisionerit Hahn:

I dashur kryeministër, kreu i Kuvendit, lider i opozitës,

Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju dje dhe sot, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme të të quajturit propozim hibrid të cilat i keni në tavolinë.

Këto pika janë vijat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar sic e kemi nënvizuar në vijimësi përgjatë gjithë procesit.

E para, roli i OMN duhet të ketë një bazë solide të ligjshme brenda Kushtetutës të Shqipërisë.

E dyta, unë e rinënvizoj sic kemi thënë përgjatë gjithë procesit se OMN do të bëjë rekomandime, s’janë ligjërisht të detyrueshme dhe këto do mbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marrë bazuar në krieret e kërkuara nga legjislacioni.

Besoj se mund të vijojmë tani në këtë bazë. Ju lutem konfirmoni me një përgjigje në mënyrë që votimi në parlament të bëhet nesër.

Domethënë që vijat e kuqe ishin, janë dhe do mbeten aty të palëvizura me votimin unanim të Kuvendit.

Që domethënë se falë këtyre vijave të kuqe kjo reformë ka garantaur vijën mbrojtëse nga cdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi me mjetet e korrusionit politik apo financiar.

Dua po ashtu t’i jap përgjigje të gjithë atyre që patën një moment shqetësimi lidhur me shpalljen e fitores nga kreu i PD.

Jam shumë i gëzxuar që PD u bë pjesë e kësaj fitore të madhe për Shqipërinë. E dyta jam shumë i gëzuar që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë SHBA dhe BE rezultoi një flluske sapuni.

Dhe e treta dua të ndaj me ju faktin se ky është drafti i reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë për sa i përket dy cështjeve që mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit.

Pranisë së OMN në kushtetute dhe rolit të OMN.

Për të parën jemi të qartë.

Për të dytën po lexoj përkthimin e asaj që u lexua më parë nga kreu i PD, duke lexuar këtë draft që thotë:

Vëzhguesi ndërkombëtarë ushtron këto detyra

A- jep rekomandime lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit.

B- Jep mendime për cështje që shqyrtohen nga komisioni

C- U jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për ankim

D- Kanë të drejtë të marrin të dhëna për të monituar procesin dhe vlerësimin

Pra të dashur motra dhe vëllezër sot të gjithë duhet të ndjehemi të lehtësuar jo vetëm për faktin se reforma historike nesër do kalojë me konsensues se ska mur shurdhërie që mund ta kalojë po dhe se në Shqipëri smundi të formësohej asnjë grupim që ta damkoste vendin tonë me një njollë të pashlyeshme, ku beteja politike zhvillohet mes një pale që është me BE dhe një pale tjetër që vë në pikëpyetje themelet e kësaj bote.

Duke falenderuar të gjithë për kontributin, duek falenderuar popullin shqitpar presioni i të cilit është ndierë në të gjitha poret e elitës shqiptarë, më vjen mirë që si piktor them se vijat e kuqe mbetën thellësisht të kuqe.

Edi Rama: Reforma o do votohet, o do votohet! Historia nuk ndalet me manovra në xunkth

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i bindur se reforma në drejtësi do të votohet nesër. Në një deklaratë të fundit të bërë në rrjetet sociale, Rama thotë se historia nuk ndalet me manovra në xunkth dhe se ky popull i përket Europës.

“Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra në xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës!”, shkruan Rama.

Deklarata e tij vjen një ditë para se reforma në drejtësi, të votohet në parlament. Drafti kushtetues është pika e parë e rendit të ditës për seancën e nesërme, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do ta votojë në parim.

BIRN: INVESTIGIMI/ Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri, lista e 10 gjyqtarëve më të kamur në Shqipëri

Nga Aleksandra Bogdani, BIRN

Tetë gjyqtarë të Apelit të Tiranës dhe dy gjyqtarë të Apelit në Vlorë zotërojnë së bashku rreth 800 milionë lekë pasuri të deklaruar ose më shumë se gjysmën e pasurisë së të gjithë gjyqtarëve të Apelit në vend. Dhjetë gjyqtarët e top-listës numërojnë 12 kompani biznesi dhe miliona lekë të investuara në pasuri të paluajtshme.

Portofoli i dhjetë gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri vlen 802 milionë lekë ose më shumë sesa gjysma e pasurisë së 81 gjyqtarëve të karrierës të marrë së bashku. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se dhjetë gjyqtarët më të kamur të Apelit në vend kanë pesëfishuar  pasurinë e tyre nga viti 2003 deri në fund të vitit 2014, duke investuar vlera të mëdha parash në pasuri të paluajtshme dhe kompani biznesi.

Lista e gjyqtarëve më të pasur të Apelit në Shqipëri kryesohet nga Gjin Gjoni-njëherazi anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjyqtari i shumëdiskutuar, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN ka arritur disa rekorde njëherësh; ai ka shënuar kurbën më të lartë të shtimit të pasurisë në 11 vjet dhe zotëron familjarisht numrin më të madh të kompanive të biznesit.

E dyta në listë është gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Gjinovefa Gaba, e ndjekur nga Zegjine Sollaku, Alaudin Malaj dhe Agim Bendo të Apelit të Tiranës. Vlera më të vogla pasurie-por gjithsesi pjesë e 10 më të pasurve zotërojnë gjyqtarët Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari i Apelit të Krimeve të Rënda, Fiqerete Mullaj, Vasil Hanxhari dhe Evjeni Sinojmeri.

Në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurive për zyrtarët e lartë-dhjetë gjyqtarët e Apelit zotëronin së bashku 145 586 726 lekë ose 1.2 milionë USD. Në fund të vitit 2014, pasuria bruto e tyre, sipas deklarimeve që ata vetë kanë bërë është rritur me rreth 5 milionë USD.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarët më të pasur në Shqipëri zotërojnë gjithashtu në total një paketë borxhesh prej 152 029 223 lekësh ose 1.2 milionë USD në fund të vitit 2014. Ndërsa pasuria neto kap shifrat e 650 080 518 lekëve ose 5.3 milionë dollarëve në total.

Të dhënat e përftuara tregojnë se shtatë gjyqtarët më të pasur i përkasin Gjykatës së Apelit të Tiranës. Dy prej tyre janë gjyqtarë Apeli në Vlorë dhe një i tretë punon në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN analizoi deklaratat e pasurisë së 81 gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në Shqipëri, pasi i administroi ato nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI përmes një kërkese të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit.

Të dhënat e plotësuara nga gjyqtarët në secilën deklaratë vjetore u hodhën në një databazë dhe iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike, e cili bazohet në një nga format e kontrollit të përdorura nga ILDKPKI për të hetuar pasurinë e zyrtarëve dhe është e njohur si një nga praktikat më të mira ndërkombëtare.

Përmes hedhjes në sistem të pasurive të deklaruara dhe vlerës së tyre, databaza gjeneron të dhëna për vlerën e përgjithshme të pasurisë së 81 gjyqtarëve, për pasurinë në total që zotëron secili gjyqtar dhe për shpërndarjen e saj sipas pasurive të paluajtshme apo llogarive bankare.

Të dhënat e përftuara nga ILDKPKI nuk ofrojnë fakte nëse pasuritë e këtyre gjyqtarëve janë shtuar apo jo në mënyrë të kundraligjshme. Gjithashtu, përfundimet e BIRN bazohen në pasuritë që gjyqtarët kanë deklaruar në ILDKPKI, sipas kategorive të përcaktuara prej tyre.

Hetimet e thelluara të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive kanë nxjerrë të dhëna të ndryshme në të paktën dy raste, Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn. Dy gjyqtarët janë kallëzuar më pas në Prokurori, me akuzat e deklarimeve të rreme dhe fshehjes së pasurisë.

Gjyqtarët më të pasur

Në deklaratën e tij të parë, Gjin Gjoni raportoi në Inspektoriatin e Lartë të Pasurisë vetëm të ardhurat e tij nga paga si gjyqtar dhe një automjet “Benz” në emër të vëllait në vlerën e 1.3 milionë lekëve për vitin 2003. Në fund të vitit 2014, pasuria e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë vlen rreth 162 milionë lekë ose 1.3 milionë dollarë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Gjoni ka në fund të vitit 2014 një paketë borxhesh rreth 20 milionë lekë. Pasuria e tij neto në fund të periudhës së deklarimit është 141 milionë lekë ose 1.1 milionë dollarë.

Përgjatë 11 viteve të analizuara, Gjoni ka qenë ortak në tre kompani biznesi, aksionet e të cilave ia ka transferuar bashkëshortes së tij, Elona Çaushi. Në fund të vitit 2014, kjo e fundit ishte pronare e gjashtë kompanive të biznesit, ku vendin kryesor e zë “Albanian Duty Free Distribution” me një kapital prej 25 milionë lekësh sipas Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve.

Gjin Gjoni është njëri prej 12 gjyqtarëve që ILDKPKI kallëzoi në Prokurori në prill 2014 për veprat penale të deklarimit të rremë, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Prokuroria dhe gjykata pushuan akuzat kundër tij, përmes një procesi të debatueshëm.

Ndryshe nga Gjin Gjoni, gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Gjinofeva Gaba ka zotëruar një pasuri të konsiderueshme në vitin 2003-sipas deklaratës së parë të pasurisë së saj. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në vitin 2003, Gaba zotëronte mbi 45 milionë lekë ose 373 mijë dollarë pasuri. Në vitin 2014, pasuria e saj është ngjitur në 126 milionë lekë ose rreth 1 milion dollarë.

Kompania e bashkëshortit të saj me aktivitet në fushën e printimeve dhe botimeve siguron një pjesë të të ardhurave të deklaruara të gjyqtares, ndërsa pasuria më me vlerë e familjes është një apartament në qendër të Tiranës.

Me një portofol prej 101 milionë lekësh pasuri bruto, Zegjine Sollaku renditet e treta në listën e gjyqtarëve më të pasur. Në vitin 2003, familja Sollaku deklaronte rreth 14 milionë lekë pasuri, të përbërë nga dy apartamente, një shtëpi private dhe një sipërfaqe të konsiderueshme pylli.

Në fund të vitit 2014, kjo pasuri llogaritet në 101 milionë lekë, ndërkohë që borxhet e familjes kapin shifrën e 17 milionë lekëve. Pasuria e deklaruar e familjes Sollaku ka shënuar ritme të shpejta rritjeje pas vitit 2008, kur bashkëshorti i gjyqtares, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka filluar aktivitetin si avokat.

Nga viti 2008 deri në vitin 2014, gjyqtarja Sollaku ka deklaruar të ardhura nga studioja avokatore e bashkëshortit 87 milionë lekë, çka i ka mundësuar familjes të shtojë pasuritë e patundshme në vlera të mëdha parash në Tiranë.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, një tjetër personazh i diskutuar i sistemit të drejtësisë në vend zotëron sipas të dhënave të BIRN një pasuri të deklaruar prej rreth 92 milionë lekësh ose 752 mijë dollarësh.

ILDKPKI e kallëzoi Malajn në vitin 2014, duke e akuzuar atë për fshehje të pasurisë, që sipas saj kapte shifrën e 1.7 milionë eurove, por Prokuroria i pushoi hetimet.

Në deklaratën e vitit 2003, Malaj raportonte se pasuria e tij është 8 milionë lekë. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se pasuria e tij e deklaruar është rritur me rreth 84 milionë lekë në 11 vite.

Malaj ka blerë gjashtë apartamente në Tiranë dhe Durrës përgjatë viteve 2003-2014, ndërsa babai i tij i ka dhuruar bashkëshortes Edlira Malaj dy apartamente të tjera. Pasuritë e patundshme janë kthyer në një gjenerator të ardhurash për familjen e gjyqtarit Malaj, pasi disa apartamente u dhanë me qira në vlera të konsiderueshme, ndërsa disa të tjera u shitën në vlera shumëfish më të larta se ç’ishin blerë.

Gjithashtu, familja Malaj zotëron 4 kompani biznesi në Vlorë, Tiranë dhe Kosovë, dy prej të cilave kanë si aktivitet kryesor fushën e ndërtimit.

Agim Bendo, një tjetër gjyqtar i Apelit të Tiranës zë vendin e pestë në listën e gjyqtarëve më të pasur të Apelit. Me një pasuri bruto prej 28 milionë lekësh në vitin 2003, familja Bendo është ngjitur në shifrat e 77 milionë lekëve të deklaruara në fund të vitit 2014.

Si shumica e gjyqtarëve në Shqipëri, edhe familja Bendo ka investuar para në pasuri të paluajtshme, ndërsa siguron të ardhura edhe nga aksionet që bashkëshortja e gjyqtarit zotëron në një kompani private.

Lefter Jahaj dhe Gurali Brahimllari zotërojnë respektivisht 57 milionë dhe 54 milionë lekë pasuri në fund të vitit 2014. Të dy gjyqtarët kanë arritur të katërfishojnë pasurinë e tyre nga viti 2003 deri në fund të vitit 2014, ndërkohë që burimet e pasurisë kanë qenë të ndryshme.

Prona më me vlerë e familjes së gjyqtarit të Apelit, Jahaj është një apartament me vlerë 130 mijë dollarë, për të cilën gjyqtari deklaron se e ka blerë me paratë e kursyera dhe ndihmë financiare nga familja dhe të afërmit që ndodhen në Kanada.

Ndërsa të ardhurat kryesore në familjen e gjyqtarit të Apelit të Krimeve të Rënda, Brahimllari vijnë nga bashkëshortja me profesion stomatologe.

Fiqirete Mullaj, gjyqtare e Apelit të Tiranës renditet e teta në listën e pasurive të analizuara nga BIRN. Familja e gjyqtares Mullaj ka një pasuri me vlerë 47 milionë lekë dhe zotëron zero lekë borxhe.

Megjithatë, pasuria e saj përbëhet kryesisht nga të ardhurat e punës së specializuar të bashkëshortit të saj, studiues i njohur në Institutin e Kërkimeve Biologjike dhe paga e djalit të gjyqtares, i cili punon për një prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Në fundin e listës së dhjetë gjyqtarëve më të pasur të Apelit renditen Vasil Hanxhari i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Evjeni Sinojmeri e Apelit të Tiranës. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Hanxhari e ka dyfishuar pasurinë e tij gjatë 11 viteve, duke llogaritur në portofolin e tij 43 milionë lekë të deklaruara në fund të vitit 2014.

Ndërsa gjyqtarja Sinojmeri e ka dhjetëfishuar pasurinë e saj në 11 vite, duke kapur shifrën e 41 milionë lekëve në fund të vitit 2014.

Biznesi i gjyqtarëve

Sistemi gjyqësor shqiptar vuan një nivel të lartë korrupsioni, sipas perceptimit të shumicës së shqiptarëve dhe raporteve monitoruese ndërkombëtare. Një reformë në drejtësi që mundëson njëkohësisht pastrimin e sistemit nga gjyqtarët e korruptuar është kushti kyç i Brukselit për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Nëse reforma miratohet më 21 korrik, pasuritë e gjyqtarëve në vend do t’i nënshtrohen një skanimi të thelluar nga institucionet e vetingut, pasi konsiderohen si një nga indikatorët që përcakton integritetin e gjyqtarëve të Shqipërisë. Bashkë me pasurinë, gjyqtarët do të filtrohen edhe për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar apo për aftësitë e tyre profesionale.

Në dy investigime të mëparshme të bazuara në deklaratat e pasurisë së 11 viteve, BIRN arriti në përfundimin se 81 gjyqtarët e Apelit në Shqipëri zotërojnë së bashku më shumë se 2 miliardë lekë të deklaruara pasuri.

Duke përdorur teknikat e certifikuara të kontrollit aritmetik dhe logjik, BIRN arriti të zbulonte gjithashtu se 79 për qind e gjyqtarëve të Apelit rezultojnë se kanë pasur të paktën në një vit të karrierës së tyre diferenca të pajustifikuara midis pasurisë së krijuar dhe burimeve financiare të deklaruara.

Në total, shuma e pajustifikuar nga gjyqtarët e Apelit kap shifrën e 2.7 milionë USD.

Megjithatë, analiza e deklaratave të pasurisë tregon gjithashtu se stili i jetesës së gjyqtarëve të karrierës në Shqipëri mbështetet sot nga disa burime të ardhurash, ku paga nga funksioni zë vetëm 1/3 e totalit të fitimeve.

Në vitin 2004, paga si gjyqtar përbënte gjysmën e të ardhurave familjare në total.

Të ardhurat nga kompanitë e biznesit të familjarëve, nga shitja e pasurive të paluajtshme apo nga qiratë e apartamenteve zënë një volum të rëndësishëm të pasurisë së përgjithshme të gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri.

BIRN arriti të zbulojë se 81 gjyqtarët kanë përfituar në total 439 537 823 lekë (3.6 milionë USD) nga kompanitë e biznesit, 165 412 983 lekë (1.5 milionë USD) nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe 11 2849 267 lekë (923 mijë USD) nga qiratë përgjatë dhjetë viteve të deklarimit të pasurisë.

Gjyqtarët deklarojnë gjithashtu vlera të konsiderueshme dhuratash cash, të ardhura nga mësimdhënia apo të ardhura të tjera, të cilat nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme.

Detyrimet e gjyqtarëve të Apelit përbëjnë më pak se ¼ e të ardhurave totale të tyre. Shumica e gjyqtarëve deklarojnë borxhe për llogari të kredive bankare, borxhe ndaj palëve të treta dhe ndaj kompanive të ndërtimit.

Në deklaratat e tyre fillestare të dorëzuara në ILDKPKI në vitin 2004, gjyqtarët raportojnë borxhe në vlera të mëdha ndaj palëve të treta dhe më pak kredi bankare. Në vitin 2014, raporti është i përmbysur, ndërsa kreditë bankare zënë pjesën më të madhe të detyrimeve të tyre.

Komunitetet e Krishtera thirrje klasës politike: Miratoni reformën në drejtësi

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga seanca e shumëpritur kur pritet të kalojë reforma në drejtësi, komunitetet e Krishtera të Shqipërisë kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët për mediat ku i bëjnë thirrje faktorëve dhe liderëve politikë që të miratojnë këtë reformë të rëndësishme.

Në këtë deklaratë theksohet se gjetja e një gjuhe të përbashkët që reforma në drejtësi të kalojë me konsensus është në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

DEKLARATA E PLOTË 

Ne Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), jemi duke ndjekur me interes dhe shqetësim rrugëtimin e reformës në drejtësi gjatë gjithë kohës që flitet për të. Në mënyra të ndryshme, kemi thënë fjalën tonë për këtë reformë në përgjithësi apo për aspekte të veçanta të saj.

Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet data dhe mundësia për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat më problematike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejtë jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, i bëjmë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh.

Drejtësia dhe zbatimi i përpiktë i saj nuk është një zgjedhje në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë që të garantojmë ndarjen nga korrupsioni, i cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë.

Gjetja e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi jemi të bindur se do të shtojë besimin e popullit tek faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët.

Orët në vazhdim janë shumë të rëndësishme dhe jetike për këtë reformë. Ne besojmë se ka ende hapësira për t’u ulur dhe për të lënë mënjanë retorikën konfliktuale. Populli pret shumë nga ju e nga ne të gjithë, që në mënyra të ndryshme duhet të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së tij. Ne premtojmë lutjet tona dhe të besimtarëve tanë drejtuar Zotit, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe miratimin e kësaj reforme.

Paqja e Zotit qoftë me ju!

Debati në Komision – Përplasja e çuditshme për portin 5 miliardë dollarë në Karpen

 Ministrja Milva Ekonomi dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Qeveria prezantoi dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese projektligjin për ndërtimin e portit të Karpenit. Ministrja e ekonomisë, Milva Ekonomi tha se investimi llogaritet 5 miliardë dollarë. Ajo e cilësoi një investim të dimensioneve të mëdha ku punësohen 7 mijë qytetarë, rriten të ardhurat dhe do të jetë i domosdoshëm për Mesdheun.

Ekonomi u kërkoi deputetëve miratimin e projektligjit për të nisur negociatat për kontratën me kompaninë “Star Bridge Port Developments Limited”, “Në këtë fazë që ne vijmë te ju është faza kur kërkojmë të drejtën për të negociuar kontratën, faza kur udhëhiqet nga një studim parafizibiliteti, kurse studimi i mirëfilltë i fizibilitetit do të hartohet pas marrjes të së drejtës nga Kuvendi. Projekti është i dimensioneve të mëdha”, tha Ekonomi.

Por, projekti u prit me shumë pikëpyetje nga deputetët. Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku kërkoi të dinte arsyet pse zgjidhet Karpeni për ndërtimin e portit.

“Do të doja të dija ndërtimi në Karpen është vendi më i përshtatshëm në Mesdhe në aspektin gjeografik, për pozicionin strategjik për ata që kanë synim të ndërtojnë dhe të menaxhojnë këtë port. Në çfarë aspekti qenka i vetmi vend në Mesdhe për t’u ndërtuar një port i tillë”, tha Kopliku.

Ekonomi tha këto arsye për deputetin Kopliku. “Ata kanë sjellë propozimin për të ndërtuar një port në Karpen, sepse e shikojnë si një pozicion strategjik, një pozicion që mund ta lidhë me Roterdamin, që mund ta lidhë me kanalin e Suezit dhe për këtë kanë bërë hartat dhe i kanë propozuar në projektin e parafizibilitetit”, tha Ekonomi.

Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin e garancive që ofron investitori. Deputeti i PD-së, Helidon Bushati tha se kompania ka 100 sterlina si kapital në llogari. “Kompania fituese është një kompani me kapital 100 sterlina dhe asnjë kompani tjetër që do të bashkëpunojë me kompaninë fituese nuk bën publike projektin, duke qenë se janë kompani serioze dhe në procedurat ndërkombëtare me vlerën 5 miliardë dollarë diskutohen edhe në website” tha Bushati.

Ministrja Ekonomi dha shpjegim edhe për kapitalin e ekonomisë.” Po kjo është e vërtetë, sepse “Starbridge Poor Development LTD” është kompani investuese, është fond investimi dhe po ta shikojmë gjithë historinë e tyre është që portofoli mbushet me të ardhura dhe zbrazet, sepse diku po investohet sipas projekteve. Garancinë për këtë e sjell edhe “William Blair”, një kompani e regjistruar në Amerikë më 1936 ku punon në 22 vende të botës, e angazhuar me memorandumin e saj me SPV-në që e ka të regjistruar në Wells. Çdo moment tjetër do të jetë i zgjidhshëm në kontratë, se si do të aksesohet, vlera, koha e investimit dhe do të jenë marrëdhënie që ka për t’i marrë përsipër investitori në raport me legjislacionin shqiptar”, tha Ekonomi.

Projektligji u votua vetëm nga moxharanca, opozita abstenoi pasi kërkoi më shumë transparencë rreth projektit.

DEBATI NË KOMISION

NAMIK KOPLIKU: Pse duhej kjo procedurë e veçantë, nga ana ligjore do të doja shpjegim, pse procedurë e veçantë? Një sqarim tjetër, do të doja të dija ndërtimi në Karpen është vendi më i përshtatshëm në Mesdhe në aspektin gjeografik, për pozicionin strategjik për ata që kanë synim të ndërtojnë dhe të menaxhojnë këtë port. Në çfarë aspekti qenka i vetmi vend në Mesdhe për t’u ndërtuar një port i tillë?

MILVA EKONOMI: Procedura e komunikimit ka dy vjet që ka nisur, investitorët kanë dy vjet që trokasin në dyert e ministrive tona për të kuptuar seriozitetin dhe angazhimin e tyre. Ata kanë sjellë propozimin për të ndërtuar një port në Karpen, sepse e shikojnë si një pozicion strategjik, një pozicion që mund ta lidhë me Roterdamin, që mund ta lidhë me kanalin e Suezit dhe për këtë kanë bërë hartat dhe i kanë propozuar në projektin e parafizibilitetit.

HELIDON BUSHATI: Kompania fituese është një kompani me kapital 100 sterlina dhe asnjë kompani tjetër që do të bashkëpunojë me kompaninë fituese nuk bën publike projektin, duke qenë se janë kompani serioze dhe në procedurat ndërkombëtare me vlerën 5 miliardë dollarë diskutohen edhe në website.

MILVA EKONOMI: Po kjo është e vërtetë, sepse “Starbridge Poor Development LTD “është kompani investuese, është fond investimi dhe po ta shikojmë gjithë historinë e tyre është që portofoli mbushet me të ardhura dhe zbrazet, sepse diku po investohet sipas projekteve. Garancinë për këtë e sjell edhe “William Blair”, një kompani e regjistruar në Amerikë më 1936, ku punon në 22 vende në botës e angazhuar me memorandumin e saj me SPV-në që e ka të regjistruar në Wells.

HELIDON BUSHATI: Nuk shpjegohet se kujt do t’i shërbejë ky port, port që të pranojë në basenin e tij anije, post-Panamax,(për të gjithë ata që nuk janë specialist, janë anije që shkojnë deri në 300 metra gjatësi, ka nevojë për thellësi minimale deri në 50 metra dhe njëra prej tyre transporton deri në 14 mijë kontenierë). Si do të trajtohet rrjeti i transportit, si do të bëhet lidhja, pasi nuk është thënë asnjë fjalë? Thellësia e portit në Karpen prej 20 metrash është 3 milje apo 6 km nga bregu, duke qenë se është bregdet shkëmbor dhe është shumë e vështirë të thellohet. Për çfarë do të shërbejë, do të transportoni minerale, mbetje, fason, kur keni konkurrent portin e Pireut dhe portin e Gjenovës në Itali.

MILVA EKONOMI: Thelbi i biznesit është transporti detar që do të transportojë kargo që mund të jenë edhe fasonët, edhe mbeturinat, mineralet që nuk i shërbejnë vetëm Shqipërisë, por edhe rajonit. Personat e interesuar i kanë bërë takimet me kabinetin e kryeministrisë, ministrisë së ekonomisë, ministrisë së transportit për të arritur deri këtu, pasi investimi është serioz.

EDUART NDOCAJ: Dëgjova kolegun që kompania, e cila do të investojë ka 100 sterlina. Është e vërtetë që kjo kompani ka 100 sterlina në bankë apo u tall? Është e vërtetë kjo zonja ministre?

MILVA EKONOMI: Është e vërtetë që kjo kompani ka 100 sterlina.

EDUART NDOCAJ: Qenkemi të gjithë biznesmenë, sepse të gjithë i kemi nga 100 mijë lekë.

MILVA EKONOMI: A ke mundësi të ftosh për qark vetes kompani të tjera të rëndësishme?

EDUART NDOCAJ: Kërkoj një shpjegim zonja ministre, sepse edhe unë i kam 100 sterlina dhe po marr pjesë të ndërtoj portin dhe po heq dorë nga mandati.

HELIDON BUSHATI: Ky është një propozim i pakërkuar

DORINA AZO

Debati i plotë pa media në PD, përplasjet mes Bashës, Bregut e Patozit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një mbledhje jashtë radhe Grupin Parlamentar demokrat për të unifikuar qëndrimin e PD-së kur ngelen edhe 24 orë deri në votimin e reformës në Kuvend.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha është përballur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar mbi koston politike që do të ketë PD-ja në rast se nuk do të votojë Reformën në Drejtësi.

Kreu i opozitës ka informuar deputetët demokratë mbi propozimin e fundit të ardhur në tryezën e negociatave nga përfaqësuesi i BE-së, i cili ka prishur në mënyrë të pakuptimtë edhe marrëveshjen e arritur nga negociatorët.

Basha ka deklaruar se një propozim i tillë nuk do të kalojë kurrsesi, pasi ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e draftit të reformës. Sipas kreut të PD-së, opozita do të mbështesë çdo lloj negociate për të përmbyllur me sukses Reformën në Drejtësi.

“Nga sot qëndrojmë në gatishmëri dhe të hapur për negociata, fuqimisht në parimet e shpallura nga SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias, e jemi gati të ofrojmë, të kërkojmë dhe të pranojmë zgjidhje të argumentuara në bazë të kësaj kornize parimesh fare të qartë. Jemi shumë afër, ndaj nuk jam pesimist. Sot them që kjo është një reformë drejt miratimit dhe jo dështimit, por PD-ja i bën thirrje maxhorancës që së bashku të ulemi e të gjejmë zgjidhjen përfundimtare për çështjen që e mban peng, çështje e rakorduar dje. Kjo sepse shqiptarët meritojnë një zgjidhje konsensuale të Reformës në Drejtësi”, ka deklaruar Basha.

DEBATI NË GRUPIN E PD

Lulzim Basha: Dua t’ju informoj se jemi shumë pranë arritjes së një konsensusi me të gjitha forcat politike për të miratuar me konsensus Reformën në Drejtësi. Këtë konsensus, negociatorët tanë e kanë arritur dy ditë më parë në komision, por ka qenë një propozim i beftë dhe i pakuptimtë i ardhur nga përfaqësuesi i BE-së në këto negociata që ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e konsensusit. Por jam besimplotë që kjo sakrificë nuk do të bëhet pengesë dhe ne si forcë politike do të bëjmë gjithçka për ta kaluar reformën.

Arben Imami: Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike. A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin? Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është. Është një ambasadore e angazhuar publikisht dhe politikisht në përkrahje të qeverisë. Teknicieni që EURALIUS ka në tryezën e negociatave, sigurisht ka ndryshuar qëndrim vetëm përmes mesazheve që vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë për ta kundërshtuar konsensusin që u arrit. Mbështes atë që tha Z.Basha se ka një plan për t’ia faturuar opozitës këtë çështjen e reformës, që më pas të përdoren në fushatë.

Sali Berisha: Propozimi i fundit i bërë nga ai eksperti i EURALIUS ishte realisht i papranueshëm për ne. Është një propozim stalinist, është oruellian. Më mirë të thonë hajde miratojmë listën e Ramës dhe të jemi të qartë, sesa Rama thotë këtë dhe këtë s’e do opinioni.

Igli Cara: Kemi 1 vit e gjysmë që nga koha kur është mandatuar z.Halimi dhe jeni mandatuar edhe ju për të udhëhequr negociatat për Reformën në Drejtësi me maxhorancën. Që nga ajo periudhë janë bërë ndryshime shumë pozitive, të cilat janë meritë e Partisë Demokratike. Siç na keni bërë me dije, sot dhe mbrëmë Edi Rama nuk lëshon dy elementë teknikë, të cilat parimisht normalisht janë principale, parimore. Tani është anormale që Kryeministri të na fusë në kurthin e tij, duke na bërë që për këto dy elementë të mos mbajmë qëndrim për Reformën në Drejtësi. Nuk mund të lejojmë që dy elementë teknikë të rrëzojnë 99% të punës që kemi bërë. S’mund të mbajmë ne faturën për reformën, kur përgjatë gjithë procesit pengesa ka qenë Edi Rama. Nga ju personalisht, por edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duhet gjetur mundësia teknike që Ramës t’i zhvishet ky argument dhe kjo çështje teknike. Për sa i takon çështjes së votimit, të gjithë ne votojmë në të njëjtën linjë dhe sipas vendimit politik të Grupit Parlamentar të PD-së.

Lulzim Basha: Jam plotësisht dakord me të gjitha ato që the dhe pikërisht mbi këtë gjë jemi duke punuar.

Igli Cara: Ajo që unë shoh si shqetësim dhe që dua të investohemi, është që fatura të mos i ngelet Partisë Demokratike. Një tjetër çështje që më ka bërë përshtypje këto ditët e fundit është se diskutimi për Reformën në Drejtësi është bërë trepolar, ndërkohë që më parë ishte dypolar. Në momentin që ky diskutim bëhet trepolar, nuk mund të lejojmë që në momentin e fundit dikush të na shpallet si babai i kombit.

Eduard Selami: Jemi futur në një rreth vicioz, apo në një spirale kur ndërkombëtarët na shohin si pengesë? Ju thatë se vetëm neni 88-të ishte pengesa. Partia Demokratike kurrsesi nuk mund të krijojë të tilla distancime sa u takon qëndrimeve që mban në raport me aleatët tanë të SHBA-ve e BE-së. Jemi një forcë politike që jemi krijuar si parti mbi frymën perëndimore dhe me mbështetjen amerikane. Nuk mundemi që me të tilla qëndrime të jemi kaq të ndryshëm, pikërisht me këta aleatë strategjikë. Është një peshë e madhe që Partia Demokratike nuk ka pse ta mbajë dhe nuk duhet ta mbajë për aq kohë sa e gjithë anëtarësia e saj kërkon që të miratohet kjo reformë. Z.Basha ju personalisht në mbledhje, në media, në dalje zyrtare keni dalë për javë, ndoshta edhe për muaj me radhë, nëse jam i saktë dhe keni thënë nëse maxhoranca pranon që të zbatojë rekomandimin e 88-të të Komisionit të Venecias, unë do të jem gati në atë moment të votoj me Grupin Parlamentar reformën. Sot ky rekomandim është tejkaluar sepse është pranuar prej kohësh, ndërkohë që kanë dalë çështje të tjera. Unë mendoj se duhet të jemi koherentë dhe më korrektë me qëndrimet që mbajmë, sidomos kur ato i japim përpara aleatëve tanë.

Lulzim Basha: Z.Selami, më fole më tepër në mënyrë të përgjithshme mbi parimet e Partisë Demokratike, të cilat i njoh shumë mirë, pavarësisht se nuk kam shumë kohë në krye të partisë. Ti nuk ke qenë prezent në të gjitha mbledhjet e grupeve parlamentare, por ne kemi ecur mbi këtë rrugë për të cilën unë fola dhe sqarova. Nëse je në brendësi të gjithë negociatave, do të kuptosh që kemi qenë gjithnjë koherentë me qëndrimet që kemi mbajtur, ndërkohë që jemi përballur me një palë që më shumë sesa për reformën kanë qenë të interesuar për t’i lënë një faturë opozitës, me të cilën të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht për këtë arsye edhe ne kemi qenë të kujdesshëm dhe kemi dashur që në çdo moment publiku të njihet mbi qëndrimet kontradiktore të shumicës. Rasti më i fundit ishte një ditë më parë, negociatori ynë, z.Bylykbashi, ka qenë prezent deri në orën 2 të mëngjesit kur edhe është arritur një dakordësi dhe në kohën kur është arritur marrëveshja, negociatori i tyre ka nxjerrë një tjetër arsyetim për ta rrëzuar konsensusin.

Majlinda Bregu: E thashë edhe në mbledhjen e një jave më parë dhe dua ta përsëris edhe sot. Partia Demokratike nuk duhet të mbajë një peshë shumë të madhe, që për më tepër edhe nuk i takon dhe që lidhet me mosvotimin e Reformës në Drejtësi. Ne nuk mund t’u dalim kundër ambasadorëve dhe jo më t’i shpallim “luftë” Ambasadës së SHBA-ve. Qëndrimi ynë si forcë politike duhet të jetë i qartë dhe unë mendoj se nga kjo mbledhje duhet të dalim me një vendim për të miratuar si Grup Parlamentar Reformën në Drejtësi. Nuk shoh se ka vend për të bërë diversion dhe përllogaritje në raport me forca të tjera politike. Edhe kjo çështja teknike e fundit që ka ngelur në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut besoj se duhet të marrë fund. Janë histori të vjetruara këto që kanë qarkulluar këto ditë dhe mbi bazën e të cilave janë zhvilluar diskutimet e fundit. Filmat me diversantë dhe desantë ajrorë i kemi lënë pas qëkur ishim fëmijë. Ndaj edhe vota e PD-së të mos lihet për në momentin e fundit, por të deklarohet hapur pro reformës në Kuvend. Sepse kam parë ditët e fundit se fillimisht është parë qëndrimi i Ilir Metës dhe LSI-së për reformën dhe më pas ka dalë me deklarata mbështetëse edhe PD-së. Po ne nuk kemi pse të jemi të varur me forca të tjera jashtë spektrit tonë politik dhe për më tepër me forca që nuk janë pjesë e koalicionit opozitar. Ne koalicionin e kemi me shqiptarët. Ata e duan reformën, ata na ndëshkojnë me votë nëse fatura e dështimit të kësaj reforme na ngelet ne.

Lulzim Basha: Jam plotësisht dakord! Për këtë çështje po negociojmë. Ne si forcë politike edhe publikisht e kemi deklaruar se jemi që Reforma në Drejtësi të kalojë, por të kalojë përmes konsensusit.

Majlinda Bregu: Thatë se ka pasur një tërheqje nga maxhoranca pas negociatave që kanë zgjatur deri në orën 02:00 të mëngjesit. Unë propozoj që të kërkohet që të zbardhen procesverbalet e asaj mbledhjeje dhe opozita t’i bëjë publike ato në media. E kam thënë edhe vazhdoj ta përsëris, duhet të investohemi që kjo faturë, kjo përgjegjësi për reformën të mos bie mbi ne.

Lulzim Basha: Patjetër, edhe kjo mund të jetë një formë. T’i marrim ato procesverbale t’jua vëmë në dispozicion juve si deputetë, por edhe medias.

Astrit Patozi: Përtej faktit që PD-ja është në një pozicion të panatyrshëm si në konflikt me Perëndimin, kam edhe një shqetësim tjetër. Tani nuk ka më kohë për të shpjeguar detajet, ku kemi ngecur, edhe sikur ne të kemi të drejtë. Tani duhet marrë një vendim i qartë politik, sepse retorika nuk ka me asnjë vlerë, sepse të gjithë janë të lodhur nga gati dy vjet debate. Në këtë forum ne duhet të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin dhe duhet ta themi se nuk është më çështje parimesh, por pragmatizmi politik. Sepse vetëm për parime nuk mund të flitet më në politikën shqiptare. Dhe duhet ta pranojmë se edhe ne nuk jemi të larë në këtë histori, se kemi edhe ne njollat tona të errëta në këto vite apo në këtë proces, pavarësisht se kundërshtari mund të ketë bërë më shumë gjynahe. Shembulli më tipik ishte kur dikush mbrëmë tha se unë nuk jam ai që isha dje dhe ju e dini për kë e kam fjalën. Pra, vetëm pragmatizmi ngelet të merret në konsideratë. Dhe pyetja ime është nëse i kemi ne votat për ta ndalur atë që sipas nesh është e pavotueshme? Sepse do të ishte dyfish e rënde që reforma të kalojë dhe ne të votojmë kundër. Unë sërish këmbëngul që konsensusi është i mundur dhe ne duhet ta kërkojmë. Por edhe në rast se nuk e arrijmë, ne nuk duhet të votojmë kundër një reforme që mund të kalojë edhe pa ne.

Genc Ruli: Kam lexuar në lidhje me kushtet që do të duhet të pranoj një person që do të punojë në Prokurorinë Speciale. Dhe të jem i sinqertë, nuk e konceptoj se si njeri me vullnet të pranojë të jetë i përgjuar përgjatë gjithë kohës. Për më tepër, të përgjohet jo vetëm ai, por edhe familjarë të tij. Unë besoj se asnjë njeri i ndershëm nuk do të pranonte të ishte i përgjuar dhe i survejuar gjatë gjithë kohës, t’i përgjohej bashkëshortja, t’i përgjohej vajza etj.

JUXHIN MUSTAFAJ

Lulzim Basha: Ja pse e prishëm marrëveshjen e mbrëmshme

*Basha: Ja dy çështjet që çuan në prishjen e marrëveshjes së sapoarritur nga ekspertët

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Rama për të arritur konsensus për reformën në drejtësi. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se ekspertët e PD prej orës 14:00 do të ulen në tryezën e bisedimeve për të vijuar aty ku mbetën mbrëmjen e djeshme, negociatat për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.
“I përgjigjem pozitivisht ftesës së Ramës për konsensus. Ekspertët tanë prej orës 14:00 do të ulen në tryezën e diskutimeve për të gjetur zgjidhje për reformës. Për këtë çështje kaq madhore përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të jenë bashkë dhe të përkushtuar”, tha Basha.Kreu i demokratëve ka shpjeguar edhe dy çështjet që sipas tij kanë çuar në prishjen e marrëveshjes së arritur mbrëmjen e djeshme mes ekspertëve.

DEKLARATA E BASHES
U ra dakord në takimin e djeshëm që PS, OD, dhe LSI që me praninë e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT t’i jepnin zgjidhje çështjeve të mbetura pezull. PD ka dhënë kontributin e saj për të gjetur zgjidhje të përbashkët. Kemi kërkuar bashkim dhe jo përçarje. Dyshja Rama-Meta, apo secili prej tyre për hesap të vet, kanë përjashtuar opozitën nga të gjitha hallkat e procesit, por nuk e kanë përjashtuar dot nga kontributi që kanë sjellë që ditën e parë.

Edhe dje thashë se ka qenë një takim konstruktiv. Rama nuk ra dakord për një deklaratë përbashkët, se tha secili do ketë deklaratat e veta, kishte organizuar një shfaqje tjetër. Ai iu rikthye gjuhës së vjetër të konfliktualitetit, çka për fat të keq nuk i kontribuonte shpirtit të negociatave që pritej të fillonin.

Negociatat nisën dhe për 2 çështje kryesore të mbetura pezull u mbajtën këto qëndrime: përfaqësuesit e mazhorancës propozuan nenin 123 të kushtetutës si formulën për funksionimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Neni 123 i Kushtetutës thotë se Republika e Shqipërisë u delegon ndërkombëtarëve kompetenca për çështje të caktuara. Por neni 122 thotë se një marrëveshje ndërkombëtare e miratuar me ligj ka epërsi ndaj ligjeve të vendit, kur bie ndesh me to. Dhe ne e konsideruam këtë një zgjidhje të pranueshme.

Problemi i dytë i mënyrës si do funksionojë Operacioni u zgjidh me një propozim të ardhur nga partnerët, të cilët propozuan që Operacioni të stacionohet pranë një prej dy organeve, Presidentit, apo Avokatit të Popullit që ai të marrë të gjitha aplikimet, të hartohet një listë e bardhe me ata që plotësojnë kriteret, një liste e gjelbër për ata që nuk plotësojnë kriteret dhe një listë e zezë për ata që ka dokumente fakte dhe prova.

Të 3 listat administrohen nga organi që është Presidenti. Presidenti ia dërgon 3 listat një komisioni ad hoc në kuvend. Ky komision ka mundësinë që me 4 nga 6 votat në qoftë se konstaton gabime materiale në listën e gjelbër kalon në listën e bardhë. Me 5 nga 6 vota nëse e sheh që ka gabime nga lista e zezë kalon në listën e bardhë. Lista i shkon komisionit ad hoc me 12 anëtarë dhe prej këtej me formulën hibride procesi vazhdon ashtu siç është.

Cilat janë kriteret? PD propozoi disa kritere dhe morëm vlerësimin e ndërkombëtarëve: aftësi profesionale, pastërti e figurës, deklarimi i pasurisë, nuk kanë qenë anëtarë partie në 20 vitet e fundit, nuk kanë marrë pjesë në reformën në drejtësi. Mbi bazën e këtyre kritereve do vendoset nëse i plotësojnë apo jo kushtet.

Por më pas u kërkua që Operacioni të ketë të drejtë të përjashtojë pa fakte kandidatë nga aplikimi. Kjo bie ndesh me kushtetutën. Një pretendim absurd, i papranueshëm. Po në qoftë se është një person i papranueshëm për opinionin publik? Duan t’i japin vëzhguesve ndërkombëtarë rolin e zëdhënësit të opinionit publik. Rikthimi te kjo pikë ishte për fat të keq sinjali i zhbërjes së marrëveshjes që ishte arritur tashmë.

Pika e dytë ka të bëjë me mënyrën se si rregullohet prania e misionit ndërkombëtar dhe funksionimi i tij në Shqipëri. Propozimi për nenin 123 papritur u kundërshtua. U kundërshtua me pretendime absurde, që një mision që funksionon në bazë të një marrëveshje të tillë mund të kontestohej në Gjykatën Kushtetuese. Ky pretendim nuk qëndron.

Rreth orës 2 prisnim që rreth orës 2 edhe këto dy çështje që u ngritën të dakordësoheshin, por u refuzua çdo zgjidhje. Me pretendimin, jo se e çojnë në Strasburg. Por kjo është lajthitje, se edhe sipas kushtetues mund të shkosh në Strasburg. Po nëse një çështje çohet në Strasburg do të thotë se nuk është bërë ashtu siç duhet, por ne duam që kjo reformë të bëhet ashtu siç duhet”, tha Basha.

Bomba e Selamit: Reformën e votoj edhe nëse PD nuk pranon

Deputeti Eduard Selami është i pari që shpall publikisht se do të japë votën e tij për Reformën në Drejtësi edhe nëse Partia Demokratike nuk pranon të miratojë këtë reformë.

Lajmin e bën të ditur News24 duke theksuar se deputeti është i vendosur të votojë në favor të reformës.

Eduard Selami tha se vota për reformën eshtë vota për të ardhmen e Shqipërisë. Ai i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike të ndryshojë qëndrimin ndaj reformës dhe të lejojë deputetët të votojnë sipas bindjeve të tyre.

Ankaraja letër Tiranës: Politikani D.B. dhe disa gazetarë lidhje me Gylenin

Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

 

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime të organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët, shkruan “tesheshi.com”.

Burimet bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një material të hollësishëm, i cili është shumë i gjatë dhe ka ardhur në rrugë zyrtare shumë konfidenciale.

Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e shoqërisë civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë.

Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është memo, sa për kujtesë, dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Shumë shpejt do të vijnë edhe listëpagesat periodike të Gylenit në Tiranë, të cilat janë aktivizuar shumë ditët e fundit.

Janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë vënë në krye të opinionit publik për të sulmuar presidentin turk, por që e bëjnë vetëm për një qëllim: marrin para me grushte nga FETO.

Ditët e fundit këto para janë ndarë cash nga një person shumë i rëndësishëm në Shqipëri që financon një numër të madh portalesh online, dhe që njihet si eksponent opozitar, por pa staturë politike.

Ndërkaq, në materialin konfidencial përmendet një listë zyrtarësh tepër të rëndësishëm që rezultojnë në listëpagesat e gylenistëve.

Ish-kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Ermir Gjinishi, në një shkrim të publikuar në media përmendte deri dhe struktura qeveritare ku gylenistët kanë depërtuar.

Madje, një fakt i tillë mund t`i sjellë kokëçarje kryeministrit Rama, i cili, në njërën anë ka raporte tejet të afërta me presidentin Erdogan, e nga ana tjetër, në krah, një nga ministrat më të rëndësishëm në kabinet, e ka pjesë të strukturave gyleniste.

D.B. ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar, dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik anti-Erdogan prej vitesh.

Sakaq, duhet sqaruar se për të qenë i lidhur me strukturat gyleniste, jo domosdoshmërisht ka rol identiteti fetar. Si D.B. nga politika e si M.K. nga media, njihen si ateistë; po ashtu, nga media është dhe A.Ç. që i përket besimit ortodoks, por kjo nuk i pengon të jenë pjesë e strukturave dhe politikave të Gylenit në Shqipëri. Në radhë më pas vijnë: analistët L.D. dhe I.K., njeriu i letrave A.T., si dhe politikani i majtë, por jo aktiv për momentin, A.M. Dhe lista vazhdon… /tesheshi.com/

Ilir Meta: Kuvendi të enjten nuk mbaron pa votuar reformën me konsensus

Meta: Do e duartrokasë SHBA e BE

TIRANË- Kryeparlamentari Ilir Meta fill pas takimit me kryedemokratin Basha u shpreh shpresëplotë për votimin e reformës në drejtësi ditën e enjte. Sipas tij, ka vetëm një plan për kalimin e reformës, përmes konsensusit dhe Venecias.

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihet dhe drafti do të miratohet në parim dhe nen për nen, ndërsa shtoi se Kuvendi nuk do të mbarojë derisa ta votojë reformën me konsensus.
“Reforma në drejtësi do votohet, ka vetëm një plan, është me konsensus dhe sipas Venecias sic ka thënë edhe komisioneri Hahhn. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falenderoj Ramën e Bashën se mendoj që kanë qenë konstruktivë, pavarësisht retorikave. Kuvendi të enjten do fillojë me këtë çështje madhore, dua të këshilloj Washingtonin dhe Brukselin se pavarësisht retorikave, Republika e Shqipërisë do ta bëjë këtë hap të madh dhe historik për dekadat që do vijnë, vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk luftohet korrupsioni me korrupsion dhe krim të organizuar. Ditën e enjte Kuvendi fillon dhe nuk do mbarojë deri sa të miratohet kjo reformë me konsensus siç i takon një vendi të NATO”.“Askush të mos shpresojë se do minojë konsensusin dhe do të njollosë Shqipërinë me vota të diskutueshme, Ajo që pengon reformën sot është retorika helmuese publike. Aktorët vendas dhe ndërkombëtarët të përqendrohen tek Venecia. Ka vetëm një plan, miratim sipas Venecias, Washingtoni dhe Brukseli do ta duartrokasin”,- vijoi Meta.

Deklarata e plotë e Ramës: Të bashkojmë të gjitha partitë, të miratojmë bashkërisht reformën në drejtësi

Ka patur një odise të gjatë negociatash me PD për reformën në drejtësi. Është realizuar progres i mirë për disa çështje, por vija e kuqe e SHBA dhe BE ka rezultuar e pakapërcyeshme për pretendimin e BE për të hequr nga projekti kushtetues, operacionin ndërkombëtar të monitorimit, dhe për të ndryshuar kornizën e këtij operacioni, që synon pastrimin e sistemit nga të korruptuar. Propozimi hibrid i paraqitur nga Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin parlamentar të 21 korrikut.

Unë e rikonfirmoj se deri në ora 10:00 të 21 korrikut, gatishmëria për të gjetur zgjidhje për këtë propozim, tashmë është e plotë. Ne 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është shumë e qartë o të votojmë në emër të Shqipërisë, dhe njerëzve të këtij vendi, për të shpëtuar nga kthetrat e atyre që kanë marrë peng këtë vend, ose të veprojmë sipas frikës duke lejuar këtë pengmarrje shekullore. Ose të votojmë faqebardhë për të mundësuar çeljen e negociatave e të ulemi në tryezën e BE, ose ta votojmë për faqen e zezë kundër SHBA e BE e ta bëjmë Shqipërinë vendin që do damkoset se refuzoi reformën strategjike për pastrimin e drejtësisë nga plehrat e korrupsionit.

O të votojmë me konsensus të gjithë së bashku, o të ndahemi në mbrojtës të dritës, e të errësirës. Prej 25 vitesh ua bëjnë ujë gjakun e shqiptarëve. I bëj thirrje kreut të PD të sillet si lider, se ka mbi supe përgjegjësin e një barre, nga ato që historia nuk i sjell përditë në udhëheqjen e një opozite. I kemi plotësuar opozitës kërkesën themelore për barazi të plotë në realizimin e reformës, por nuk mund t’ia plotësojmë kërkesën për të kundërshtuar SHBA dhe BE. PD ka kërkuar në këtë proces të gjithë atë që meriton, dhe e komplimentoj Bashën për rrekjen e tij për gjithë atë që kanë arritur. Por PD nuk mund të marrë atë që nuk i takon.

Thirrja ime për ndërgjegjen e çdo deputeti opozitar nuk është blerje, por përpjekje për të mos lënë gur pa lëvizur jo për hesapin aritmetik për qeverisë, por llogarinë morale të vendit që unë qeveris. Shantazhet, baltosjet, fjalë për djegie mandatesh, nuk më bëjnë një.

Unë kam qenë, jam dhe do të jem deri në orën 10:00 të datës 21 korrik për konsensusin dhe kam bërë gjithçka për këtë.

Të bashkojmë të gjitha partitë, të miratojmë bashkërisht reformën në drejtësi. Duke iu dhënë të gjithëve mesazh se s’ka asgjë të pamundur kur të gjithë jemi bashkë

Reforma në drejtësi, Meta me Bashën në hotel “Rogner”

TIRANË- Ndërsa na ndajnë dy ditë nga kalimi i reformës në drejtësi në Kuvend, krerët e politikës kanë intensifikuar takimet mes tyre.

Raportohet se në mesditë rreth orës 11:50 ka nisur një takim i kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha në hotel “Rogner”.

Kryeparlamentari shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministri Ylli Manjani, i zgjedhur edhe si negociator për reformën si dhe Dervishaj. Ndërsa kreu i PD-së shoqërohet nga Edi Paloka.

Pikërisht pak orë më parë, në po ato ambiente u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga deputeti Aqif Rakipi.

Po sot, ambasadori Donald Lu ka ashpërsuar gjuhen me krerët e politikës shqiptare, kur paralajmësoi pasoja të rënda dhe afatgjata për ta personalisht, nëse nuk miratojnë reformën.

Rama: Në 12:30 LiveTV pas odisesë së negociatave flet për hapat e mëtejshëm drejt 21 korrikut

TIRANE- Kryeministri Edi Rama do të komentojë live mesditën e sotme zhvillimet sa i takon reformës së drejtësi, pasi përfundimit të negociatave mes ekspertëve.

Vetë kreu i Qeverisë njoftoi përmes rrjetit social “Facebook”, se në orën 12:30 do të flasë live për hapat e mëtejshëm drejt 21 korrikut.

“Në 12.30 mbi përfundimin e odisese së negociatave të ekspertëve tanë e të huaj me PD dhe hapat e mëtejshëm drejt 21 korrikut LiveTv”, shkruan kryeministri Rama.

Nicë, zbulohet identiteti i çiftit shqiptar që furnizoi me armë vrasësin

TIRANE- Autoritetet franceze arrestuan dje një çift shqiptarësh në Nicë, me akuznë e bashkëpunimit me autorin e masakrës që la pas 84 të vdekur, mes tyre dhjetëra fëmijë.

“Albanian Daily News” ka zbuluar sot identitetin e tyre. Duke iu referuar burimeve të autoriteteve franceze, thuhet se shqiptarët janë Artan Henaj, lindur në Fier më 1978 dhe Enkelejda Zaçe, lindur më 1974 në Elbasan.

Dy shqiptarët akuzohen se furnizuan me armë 31-vjeëarin frankotunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili hyri mes turmës që festonte me kamion dhe la pas 84 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa u vra më pas nga policia.

Përfundon Rama-Meta-Basha. Kreu i PD: Presim lajmin e mirë nga negociatorët. Kryeministri flet në orën 19:00

TIRANE- Ashtu siç ishte parashikuar, sot në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi trepalësh Rama-Meta-Basha për të gjetur një zgjidhje për reformën në drejtësi, por pa 2 ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. Takimi zgjati gati dy orë, ndërsa i pari që la Kryesinë, pa bërë asnjë koment për mediat, ishte kryeministri Edi Rama.

Menjëherë pas takimit kryeministri shkroi në Twitter se do flasë për fatin e reformës në drejtësi dhe asaj çfarë u diskutua në takim në orën 19:00. Ndërsa 1 orë pas tij, kryeopozitari Basha do thotë versionin e tij për publikun.

Rreth orës 17:00 ishte kreu i komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj që doli nga mbledhja.

TAKIMI
I pari që erdhi në institucionin që ai drejton ka qenë kryepalamentari Ilir Meta, ndërsa fill pas tij ka ardhur i vetëm kryeministri Edi Rama e dy minuta më vonë, kreu i PD-së, Lulzim Basha. Mësohet se Meta ishte i shoqëruar nga kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësië, Ylli Manjani. Ndërsa kreu i opozitës shoqërohej nga Oerd Bylykbashi, ndërsa Rama me Fatmir Xhafajn.

Ambasadorët kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, që nuk e përmend propozimin hibrid, kusht i Lu dhe Vlahutin për të marrë pjesë në takim. Nga ana tjetër burime nga PD thonë se nuk ka tërheqje pas deklaratës së ambasadorëve. Sakaq, burime nga PS pohuan se u prish formati i takimit 5 palësh.

“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.
Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadave.

Një ditë më parë kryeparlamentari Meta ftoi zyrtarisht në një takim në kryesinë e Kuvendit për të gjetur konsensus për reformën, Ramën, Bashën dhe dy ambasadorët. E duke qenë republikë parlamentare, nuk mund të mungojë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë qenë të parët që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës e më pas kryeministri Edi Rama, por kushti i tyre ka qenë që në tryezën e debatit të jetë vetëm propozimi hibrid i Nuland dhe jo propozimi i PD.

Ndërsa sot edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj pozitivisht ftesës, duke thënë se takimi duhet të fokusohet tek opinioni i Venecias.

“Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit. PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit te Venecias”, deklaroi Basha.

PE – Knut Fleckenstein: Shqipëria moment kruçial: Votimi i reformës – test për liderët e Shqipërisë!

Voal – Voal.ch shkruan se Knut Fleckenstein, anëtari i Parlamentit Europian boton sot një opinion për Eurpian Western Balcan ku nënvizon faktin “se Shqipëria është në një moment kruçial dhe se ai shpreson që Parlamenti i Shqipërisë do të votojë amendamentet e Kushtetutës me qëllim që reforma në drejtësi të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur.”

“Që kur jam prej 2014 Reporter i Parlamentit Europian për Shqipërisë “, shkruan Knut Fleckenstein, “e kam vizituar shumë herë Shqipërinë dhe kam takuar përfaqësues të qeverisë, parlamentit, shoqërisë civile dhe kam diskutuar me ta nevojat e domosdoshme të reformave që i duhen Shqipërisë për pranimin në BE.” ” Reforma në drejtësi”, shkruan Knut Fleckenstein, “është më rambiciozja dhe më e rëndësishmja për Shqipërinë në këta 25 vjet.”

Pse është reforma anë drejtësi kaq e rëndësishme, shkruan Knut Fleckenstein:

“Së pari, sepse qytetarët e Shqipërisë janë të pakënaqur me shtetin ligjor në vendin e tyre…

Së dyti, sepse reforma në drejtësi është një nga pesë prioritetet themelore që ekspertët e BE i kërkojnë Shqipërisë t’i përmbushë për tä hapur negociatat e hyrjes në BE…

Së treti, një reformë e suksesëshme në drejtësi do të lejojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në një mënyrë efektive….

E katërta, shteti ligjor do t’i lejojë Shqipërisë lehtësira për të ngritur biznese, do të ndihmojë investimet dhe do të krijojë mundësi për rritje të tregut të punës…., duke u krijuar njerëzve mundësi të mira perspektive në vendin e tyre….

E fundit por jo e pakta, kjo reformë do të jetë një test kruçial për liderët e Shqipërisë. Ata tani duhet të provojnë  se reforma në drejtësi është larg ndikimeve të politikës, korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizuar….

Përmbushja e kësaj reforme është detyrim i shtetit të Shqipërisë ndaj qytetarëve të tij….”

Basha, Rama e Meta takohen sot

Takimi i shumëpërforlur me Edi Ramës dhe Lulzim Bashës i kërkuar nga ambasadori amerikan Donald Lu do të mbahet sot. Në këtë takim u vetëofrua edhe Ilir Meta. Opinion.al ka mësuar nga burimet të sigurta se takimi mes tre politikanëve kryesorë në vend dhe dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin mbahet sot në orën 16:00

Përgjimet që iu bënë Majlinda Andreas, anëtares të Gjykatës të Lartë

  • Sa më shpejt se është vap dhe njerzit ikin

Gjyqtarja Andrea refuzon tokën në këmbim të vendimit, kërkoi para. Grupi i vëzhgimit fiksoi momentin kur bashkëshorti i gjyqtares ka marrë shumën e 50 mijë eurove nga shtetasi Petraq Dashi, i cili sapo e kishte tërhequr këtë shumë parash nga një pikë e këmbimit valutor në qytetin e Fierit dhe e ka dorëzuar në një lokal në Tiranë.

Hetimi i gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshorti të saj Odhise Andrea ka zbardhur një skemë të mirëfilltë korruptive duke provuar se janë paguar para në këmbim të vendimit.

Ndërmjetësi në këtë çështje, Petraq Dashi, tashmë i arrestuar për shkak të njohjes me bashkëshortin e gjyqtares ka marrë përsipër të ndërhyjë tek ai që bashkëshortja të jepte një vendim në favor të palës së interesuar.

Për këtë çështje është ofruar edhe tokë në këmbim të vendimit, por ky propozim është refuzuar nga bashkëshorti i gjyqtares.

Për të zgjidhur çështjen, ndërmjetësi ka ofruar t’i jap ai paratë për llogari të Ilia Çabirit dhe Eleni Lino, të cilët janë pala përfituese në proces gjyqësor.

Dashi ka ofruar paratë e tij dhe ka nënshkruar një kontratë noteriale me përfituesit e pronës, të cilët ishin në pritje të njohjes së pronësisë për 40 ha tokë në Sarandë.

Sipas prokurorisë, provohet se tre shtetasit Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi do të jenë përfitues të sipërfaqes së tokës që kërkohet të kthehet në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit të pretenduar dhe se këta persona janë interesuar drejtpërdrejt në lidhje me ecurinë e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë.

Nga hetimi provohet se këta persona bisedojnë në mënyrë të qartë në lidhje me shumën që duhet të paguhet për efekt të procesit gjyqësor, për shumën që duhet të kontribuojnë edhe personat e tjerë trashëgimtarë të ish pronarit.

Në datën 10.07.2016 ata janë njoftuar nga shtetasi Petraq Dashi se duhet që të paguajnë shumën 50, shumë e cila nga kronologjia dhe konteksti i bisedave të tyre është shuma prej 50.000 euro.

Dyshohet se shuma e mësipërme është siguruar nga shtetasi Petraq Dashi dhe se dy personat e tjerë kanë nënshkruar deklaratat noteriale, sipas të cilave ata ia njohin pjesën e detyrimit të tyre si borxh shtetasit Petraq Dashi.

“Shtetasi Petraq Dashi gjatë kësaj kohe ka qenë në pritje të përgjigjes së mikut të tij që nga kronologjia e veprimeve është shtetasi Odhise Andrea. Ai ka folur për kostot e procesit me shtetasin Ilia Çabiri menjëherë pasi ka takuar shtetasin Odhise Andrea në datën 07.07.2016. Ka konfirmuar faktin se personi i mësipërm nuk dëshironte tokë por vlerë monetare. Dashi tha se iu ka ulur nga 60 në 50 shumën e kërkuar që është sipas tij diçka e madhe”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Tre përfituesit e tokës më pas kanë vazhduar takimet mes tyre për të siguruar shumën e parave dhe për të pritur momentin e dhënies së parave pak përpara se të jepej vendimi në Gjykatën e Lartë.

Nga hetimet e prokurorisë duket qartë se ka një lloj nxitimi nga përfituesit e tokës për ta mbyllur këtë çështje sa më shpejtë për shkak dhe të pushimeve që po afrojnë, pasi përgjatë muajit gusht gjykatat nuk punojnë.

Në përfundim të negociatave dhe takimeve mes tyre është rënë dakord që paratë do i paguaj shtetasi Petraq Dashi, i cili ishte në rolin e ndërmjetësit në këtë çështje dhe në këmbim të parave ai do të përfitonte një sipërfaqe toke pasi të njihej e drejta e pronësisë në Gjykatën e Lartë.

Sipas prokurorisë pasi ka marrë shumën e caktuar nga zyra e një pika këmbimi në Fier, në datën 11.7.2016 Petraq Dashi ka komunikuar menjëherë me shtetasin Odhise Andrea me të cilin kanë lënë takimin për në Tiranë.

Në këtë bisedë që është përgjuar me urdhër të prokurorisë, Dash i ka thënë bashkëshortit të gjyqtares Andrea: “sa më shpejt aq mirë se është vap dhe njerzit ikin”.

Ky takim është mbajtur në mbikëqyrje nga grupi i vëzhgimit të policisë i cili në raportin e shërbimit të hartuar për këtë çështje thotë se në takimin midis tyre shtetasi Petraq Dashi i ka dhënë shtetasit Odhise Andrea të njëjtën qese që kishte marrë nga pika e këmbimit në Fier.

Një ditë pasi janë dhënë paratë, trupi gjykues pjesë e të cilit ishte gjyqtarja Andrea ka dhënë vendimin  në favor të përfituesve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Dekonspirimi i hetimit për gjyqtaren Andrea, të gjithë të dyshuar

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e një hetimi pas dyshimeve se është dekonspiruar dosja e gjytqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea bashkëshortit të saj Odhise Andrea.

Mësohet tashmë është regjistruar procedimi penal për akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor dhe çështja i është përcjellë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

Sipas burimeve të akuzës mësohet se në këtë hetim janë të gjithë të dyshuar.

Në hetime do përfshihet institucioni i prokurorisë, personat që kanë patur dijeni për çështjen.

Por jashtë vëmendjes nuk do ngelen as efektivët e policisë, veçanërisht grupi i vëzhgimit dhe eprorët e tyre që kanë patur dijeni për çështjen, pasi kanë qenë të angazhuar për ndjekjen në terren të veprimeve të të dyshuarve.

Gjithashtu sipas prokurorisë në hetime do përfshihet edhe Gjykata e Lartë edhe pse nga të dhënat paraprake nuk rezulton se mund të ketë patur dijeni për çështjen.

Kjo edhe për faktin se kërkesa për masën e sigurimit pezullim nga detyra për gjyqtaren dhe kërkesa për arrestimin e bashkëshortit të saj janë dërguar në Gjykatën e Lartë mesditën e së premtes.

Ndërsa gjyqtarja dhe bashkëshorti janë larguar ngas Shqipëria në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Kur Gjykata e Lartë shpalli masën e sigurisë pezullim nga detyra të gjyqtares Majlinda Andrea, ajo kishte të paktën 12 orë që kishte lënë Shqipërinë.

Sistemi Tims tregon se gjyqtarja Majlinda Andrea, e dyshuar për korrupsion pasiv, ka dalë nëpërmjet portit të Durrësit me bashkëshortin gjatë orës 02:00 të mesnatës së të premtes, ndërsa vendimi është dhënë nga kolegji penal në orën 16:30 të së shtunës.

Sipas burimeve, në sistemin Tims është regjistruar se 48-vjeçarja ka dalë e shoqëruar nga familjarët me një automjet.

Ka dyshime të forta se ka rrjedhje të informacionit dhe se gjyqtarja Andrea është vënë në dijeni për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme e cila po përgjonte të paktën pesë persona për aferën korruptive. Burimet shpjegojnë se emri i gjyqtares së lartë ka dalë rastësisht në përgjime.

Grupi i hetimit po përgjonte në fund të qershorit për një çështje tjetër korruptive dhe sapo është përmendur emri i Andreas dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nga ana e saj po ashtu ka shpallur mos kompetencën duke ja deleguar Prokurorisë së Përgjithshme.

E ndërsa me këtë dosje është marrë prokurori Arben Kraja, në përgjime dhe sipas raportit të vëzhgimit, del se i pandehuri Petraq Dashi pas nënshkrimit të një kontrate fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lito, e ka tërhequr këtë shumë në një “exchange” në qytetin e Sarandës dhe më pas ka udhëtuar drejt kryeqytetit duke ja dorëzuar në një lokal 50 mijë eurot bashkëshortit të gjyqtares, Odisea Andrea.

Burimet shtojnë për Top Channel se kanë nisur gjithashtu hetimet edhe për dekonspirim të dosjes.

Ja pasuria e gjyqtares Andrea për vitin 2015

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila tashme është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka marrë ryshfet 50 mijë euro për të dhënë një vendim gjyqësor, rezulton se ka një pasuri në vlera normale, madje ka edhe borxhe.

Në deklaratën e saj të pasurisë për 2015 rezulton se ajo ka përfituar nga paga e saj 1.5 milionë leke nga rroga e saj, ndërsa bashkëshorti, Odhise Andrea, që është anëtar i komisionit të sigurisë ka përfituar nga paga e tij për vitin 2015 rreth 1.1 milionë lekë.

Sakaq bashkëshorti i gjyqtares ortak pasiv në kompaninë GranitImport–AL sh.p.k ka marrë dividend prej 2.1 milionë lekësh nga fitimi i kësaj kompanie.

Djali i gjyqtares, Kristi Andrea, rezulton të ketë marrë nga paga si administrator i kësaj firme rreth 790 mijë lekë.

Djali i gjyqtares, Kristi Andrea, si administrator pranë shoqërisë GranitImport–AL sh.p.k ka marrë 7.9 milionë lekë të vjetra.

Në 2015 Majlinda Andrea ka përfituar rreth 5 mijë euro nga shitja e një automjeti, ndërsa bashkëshorti i saj në 2014 gjithashtu ka shitur 500 mijë lekë një makinë Volkswagen.

Djali i çiftit posedon një autoveturë BMW vlera e së cilës shkon në 5 milionë lekë.

amilja Andrea rezulton se ka depozitë bankare në vlerën e 20 mijë eurove, ndërkohë Majlinda Andrea ka tërhequr nga një depozitë në vlerën 30 000 euro për blerje të një apartamenti në kryeqytet.

Ndër të tjera në deklaratën e pasurisë gjyqtarja e gjykatës së lartë deklaron se është pronare e 60 % të shoqërisë, “BESIMI GRANIT” sh.p.k që operon në Kosovë.

Propozimi i Metës për takim, Basha gati

Reforma në Drejtësi, kryetari i opozitës i përgjigjet pozitivisht ftesës për një takim me praninë dhe të ambasadorëve Lu e Vlahutin. Basha: Qeveria teknike, zgjidhja e duhur

Në Shqipëri, kryetari i opozitës Lulzim Basha ju përgjigj sot pozitivisht ftesës së bërë një ditë më parë nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta për një takim tjetër me kryeministrin Edi Rama për Reformën në Drejtësi , me praninë edhe të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe të Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin. “Mbështesim dhe mirëpresim propozimin e Metës për një dialog shumëpalësh. Gjithpërfshirja ka zgjidhje”, shprehet zoti Basha përmes një deklarate. Zoti Basha ishte i vetmi që nuk kishte komentuar deri sot në mëngjes ftesën, dhe me përgjigjen pozitive mbetet vetëm të caktohet ora e takimit.

Opozita deri tani ka këmbëngulur në kundër-propozimin që ajo bëri ndaj ofertës së kompromisit të dhënë më 10 korrik nga Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland. Një propozim që është konsideruar i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara. Edhe në përgjigjen që ambasadori amerikan Donald Lu, i ktheu ftesës së zotit Meta saktësohet se ftesa mirëpritet “duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid. Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS”. Në të njejtën linjë ka qenë dhe ambasadorja Vlahutin. “BE e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid. Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarres duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare”, shpjegon deklarata e djeshme e Delegacionit të BE-së.

Në deklaratën e tij të sotme për takimin zoti Basha nuk është se tërhiqet nga propozimi i opozitës por lë hapësira për bisedime për zgjidhje. “PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Zgjidhja është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër, me kontributin e të gjithëve, me forcën imponuese të argumenteve dhe largpamësisë, siç i ka hije përgjegjesisë politike, bashkëpunimit dhe parneritetit strategjik”, saktëson zoti Basha.

Drejtuesi i opozitës gjithashtu ka mirëpritur propozimin e kryetarit të parlamentit Ilir Meta i cili miratimin e Reformës në Drejtësi e ka lidhur dhe me krijimin e një qeverie të re teknike. “Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit. Fakti që një parti qeveritare i bashkohet në mënyrën dhe autonominë e vet opsionit të opozitës tregon qartë se kjo është rruga e vetme, në kushtet e degradimit ekstrem të qeverisjes, për një konkurim te lirë, të drejtë e të barabartë të partive në zgjedhje, duke e lënë vendimin në duart e sovranit”, shprehet zoti Basha.

Lidhur me kushtëzimin e krijimit të qeverisë teknike me miratimin e Reformës, kreu i opozitës jep një shpjegim të përgjithshëm. “Dëshiroj të nënvizoj se PD dhe opozita kanë kërkuar dhe janë angazhuar që prej fillimit e deri në këtë sekondë për një reformë konsensuale të standarteve të Venecias dhe në bashkepunim të ngushte me partnerin tone strategjik SHBA dhe BE”, thekson zoti Basha.

Meta: Ta miratojmë reformën, ta shpërndajmë parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Polemikat mes forcave kryesore politike në Tiranë mbi reformën në sistemin e drejtësisë morën një kthesë të re sot kur kryetari i LSI-së, Ilir Meta, propozoi një takim mes tij, kryetarit të PS-së Rama, kryetarit të PD-së Basha, ambasadorit amerikan Lu dhe ambasadores europiane Vlahutin për të gjetur kompromisin në afatin e fundit për miratimin e saj.

Duke sjellë një thyerje të papritur në radhët e maxhorancës, zoti Meta tha se ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit, nëse kjo i shërben konsensusit, pasi ky të miratonte reformën e drejtësisë dhe të shpërndahej për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme, të përgatitura nga një qeveri teknike.

“Rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush.” – tha ai.

Ai shtoi se mungesa e konsensusit për këtë reformë po sjell rreziqe të mëdha për Shqipërinë, e cila vuan nga një sistem gjyqësor i korruptuar.

“Unë shoh një rrezik serioz për vendin nëse reforma nuk miratohet me konsensus, sipas Venecias dhe pa dyshim edhe sipas standardeve europiane dhe euroatlantike. Në rast mosmiratimi të reformës, vendi do të bëjë një hap të madh prapa, duke i hapur rrugë paqartësive lidhur me institucionet dhe stabilitetin e vendit – tha zoti Meta.

Ai theksoi se mbështetste fuqimisht deklaratën e fundit të ndihmës sekretares amerikane Nuland për të arritur konsensusin, dhe se mbështeste propozimin hibrid të saj.

Zoti Meta tha se reforma në drejtësi bëhet për të paktën për 30 vitet e ardhshme, bëhet për gjyqësorin e ardhshëm dhe jo për të shpëtuar parlamentin aktual.

“Maxhoranca aktuale nuk i ka votat, por edhe në rastin e miratimit të saj pa konsensusin e opozitës, nëse mosmiratimi i saj është hap mbrapa për vendin, miratimi në mënyrë të diskutueshme apo ilegjimite mund të hapë një situatë të re për vendin, e cila mund të hapë një kapitull të gjatë të mungesës së stabilitetit në vend dhe funksionimit të institucioneve që përfshihen”, – tha zoti Meta.

Ai tha se për hir të kompromisit është gati të japë dorëheqjen në çast nga kryetar i parlamentit, ministrat e LSI-së po ashtu.

“Votat e LSI-së janë për reformën, mjafton që PD-ja dhe PS-ja të arrijnë konsensusin. I vetmi institucion që bën të mundur këtë është Komisioni i Venecias. Kjo nuk është çështje 88 apo 99 por e një mosbesimi të jashtëzakonshëm që ekziston sot jo vetëm në politikë, por edhe në opinionin publik” – tha zoti Meta.

Pak orë më vonë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin pranuan ftesat e tij. Ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin kërkuan që bisedimet e të hënës të bazohen mbi propozimin e sjellë nga ndihmës sekretarja e shtetit Viktoria Nuland.

Ambasadori Lu theksoi në deklaratën e tij se “më 10 korrik qeveria dhe opozita u angazhuan para ambasadores Nuland se negociatat e ardhme do të bazohen vetëm mbi propozimin hibrid, i cili zbaton plotësisht pikën 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e misioneve Euralius dhe OPDAT”.

Zonja Vlahutin tha se , e informoi zotin Meta, se BE e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid.

“Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarres duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare” – thuhet në deklaratën e BE-së.

Bashkimi Evropian ka mbështetur dhe lehtësuar si punën e ekspertëve, ashtu edhe negociatat politike për reformën në drejtësi që prej fillimit. Kjo reformë kërkohet nga qytetarët shqiptarë dhe përbën një parakusht thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë për integrimin në BE.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të japim asistencën tonë me anën e po ketij roli edhe në të ardhmen. Megjithatë, është e qartë që përgjegjësia për këtë reformë është e autoriteteve shqiptare” – deklaroi zyra e Delegacionit Europian..

Rama reagon ndaj reagimit të Bashës: Thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për letrën e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi. Një ditë më parë, kreu i PD në letrën drejtuar kryeministrit shkruante “Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike”.

Në përgjigje të kësaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë shkruan se PD nuk duhet të ketë frikë nga reforma në drejtësi.

Rama ripërsërit qëndrimin e tij, duke u shprehur se është i gatshëm të pranojë çdo propozim të PD për reformën, i cili do të ketë dakordësinë e SHBA dhe BE.

Kryeministri Rama thotë se është i gatshëm për të diskutuar ballë për ballë me opozitën për këtë çështje, “në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd”.

“Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian”, shkruan kryeministri Rama.

REAGIMI I PLOTE
“Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatoret e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, sic e dini, të gatshem që sot.”


Zoti kryetar i PD,
e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht, që propozimi Juaj “i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias” jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre.

Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!

Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!

Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!

I dashur Lulëzim,
thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri!

Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.

Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian.

Koha vrapon sfida është historike!
Edi Rama

Arrestohet mashtruesja, hiqej si punonjëse e Kryeministrisë, mori mbi 6 500 euro për makinat në ankand

TIRANE– Një grua 51-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një qytetari një shumë të konsiderueshme parash. Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se në pranga ka përfunduar Esmeralda Huqi, banuese në Tiranë. Kjo e fundit, duke u prezantuar si punonjëse e Kryeministrisë, i ka marrë 28- vjeçarit me iniciale F.B. shumën prej 6500 euro, me qëllim që t’i jepte makina të këtij institucioni që dilnin në ankand. Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vetë 28-vjeçari nga Tirana, i cili ka pohuar se shumën e sipërpërmendur ia kishte dhënë pak kohë më parë.

Menjëherë pas kësaj, Huqi u arrestua në banesën e saj nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Të njëjtat burime shtuan më tej se 51-vjeçarja më herët është arrestuar po për të njëjtën mënyrë të mashtrimit. Ajo ishte dënuar nga Gjykata me 8 vite burg, ndërsa ishte në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Herën e parë që Esmeralda Huqi është prangosur, mësohet se ishte prezantuar te qytetarët që u kishte marrë paratë si punonjëse e Ministrisë së Financave.

Gjatë dëshmisë që gruaja ka dhënë para oficerëve të policisë ka pranuar akuzën që i është ngritur, ndërsa ka shtuar më tej se nuk ka më asnjë shumë nga paratë që i kishte marrë të riut, pasi i kishte shpenzuar. Ndërkohë, materialet në lidhje me këtë çështje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Mashtrimit”.

Basha – Ramës: Lëri letrat, propozimi ynë 100% sipas Venecias

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përgjigje të letrës së hapur që kryeministri Rama i nisi për Reformën në Drejtësi.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Basha e quan manovër letrën e hapur të Ramës, duke i kujtuar se reforma në drejtësi është një çështje që kërkon seriozitet dhe jo tallje.

Sipas Bashës, propozimi i PD bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilin të dy palët politike e kanë pranuar si udhërrefyesin e vetëm.

Në kushte te tilla, sipas Bashës, topi është në anën e Ramës, i cili duhet të autorizojë negociatorët të ulen në tryeze për zgjidhje.

Deklarata e Bashës

Zoti Rama,
Leri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma ne drejtesi kerkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi yne bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias te cilat PD dhe PS i kane pranuar si udherrefyesin e vetem. Autorizo negociatoret e PS t’i rikthehen negociatave per zgjidhje. Negociatoret e PD jane, sic e dini, te gatshem qe sot.

Anulimi i takimit nga Presidenti, flet Visar Zhiti: Të mos merremi me djajtë

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Vatikan ka folur për herë të parë për incidentin në pritjen e diplomatëve shqiptarë në Presidencë.

Ky takim u anulua papritur nga Presidenti Nishani, çka ngriti një tjetër valë përplasjesh mes Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm.

Por Visar Zhiti, i cili nuk është dekretuar nga Presidenti Nishani për t’u bërë ambasador, pas propozimit që erdhi nga qeveria, nuk preferon ta komentojë gjatë këtë çështje.

“Shkuam në pritje të caktuara me kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, shkuam dhe në Presidencë siç ishte parashikuar, ku u tha se për arsye… Nuk u bë ky takim dhe dola bashkë me të gjithë. Nuk kam një koment të veçantë për këtë”, thotë Zhiti.

“Në 5 nëntor në Shkodër do të bëhet lumturimi i 38 martirëve. Të merremi me shenjtërimet dhe sa më pak me djajtë, sidomos kur janë të vegjël”, shprehet Zhiti.

“Gërdeci”, “Doshi”, “Frroku” dhe “Meta”, çështjet që gjykoi e arratisura Andrea

 Ajo rezulton se ka dhënë pafajësi në vitin 2011 për Ilir Metën, në atë që u quajt skandali i videos Meta-Prifti

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila është arratisur nga Shqipëria bashkë me të shoqin para se kjo gjykatë të jepte masën e pezullimit për të dhe “arrestit me burg” për të shoqin, ka gjykuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

Ajo akuzohet nga Prokuroria për korrupsion me një çështje prone, ku sipas provave ka marrë 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të atyre që e kanë paguar.

Gjithashtu, bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, Këshilltar te Kuvendi, ka luajtur rolin e sekserit.

Gjyqtarja Majlinda Andrea ka gjykuar çështjen “Gërdeci”, e cila i referohej shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve ku pati edhe viktima dhe që zbuloi një skandal korrupsioni me armët që demontoheshin.

Si për ironi të fatit, gjyqtarja Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj Tom Doshit, dhe ajo ishte e vetmja anëtarë e Gjykatës së Lartë që votoi kundër lehtësimit të masës së sigurisë ndaj deputetit, me pretendimin se ai mund të largohej nga Shqipëria.

Gjithashtu, rezulton se Majlinda Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj deputetit Mark Frroku. Ajo rezulton se ka dhënë pafajësi në vitin 2011 për Ilir Metën, në atë që u quajt skandali i videos Meta-Prifti.


Send this to a friend