VOAL

VOAL

Kemi dy qeveri: Rama apo Meta, kush do godasë i pari? – Nga Blendi Fevziu

Premtuan se do të qeverisnin së bashku; premtuan një rilindje të shoqërisë shqiptare; premtuan se do të vënë në vijë reforma të mëdha dhe thelbësore, por e gjitha ç‘po bëjnë aktualisht është një betejë deklaratash. Një betejë në distancë, por që bëhet edhe më evidente sa herë janë përballë. Në pritje, konferënca, apo ceremoni si ajo e djeshmja. Rama dhe Meta nuk kanë më asnjë linjë politike që t’i bashkojë. Nëse heq këtu administrimin që i bëjnë pushtetit që kanë ende bashkë, mes tyre s’mbetet më asgjë.

Meta i kujtoi dje se në politikë ka edhe rotacion nëse nuk ka konsensus. I kujtoi se nga mazhoranca mund të dalësh edhe në opozitë. Ndërsa Rama nuk harroi të përsëriste pikërisht atë që Meta ka refuzuar më shumë: që kjo ishte një reformë që e donte mazhoranca, por jo opozita. Madje që opozita u detyrua nga ndërkombëtarët dhe jo se kërkoi konsensusin.

Replikuan dje në afërsi, por duket se po e bëjnë çdo ditë në distancë. Me deklarata deputetësh e ministrash, me deklarata të rinjsh, por edhe komentatorësh. Rama dhe Meta nuk kanë më asgjë që t’i bashkojë, por kanë të gjitha arsyet që mos jenë më bashkë. Madje nuk duhet të jenë, sepse qeverisja nuk mund të mbetet peng i paaftësisë së dy forcave politike për të ndërtuar një vizion të përbashkët qeverisjeje. Dhe i paaftësisë së dy liderëve për të ndarë qëndrime të ngjashme për problemet thelbësore të vendit.

Nuk ka nevojë të ripërsëriten gjithë deklaratat e ditëve të fundit, por kushdo që merret me politikë e di që nuk ka më një qeveri, por dy. Qeveria e PS dhe Qeveria e LSI. Dy qeveri që nuk bashkohen më nën një kryeministër dhe një program, por nën llogaritjen e përditshme për të parë se kush i bën 71 vota për të përzënë nga mazhoranca tjetrin. Ky është edhe sporti më popullor sot në politikën shqiptare: llogaritja e votave, trafikimi i deputetëve, vendosja e njërit apo tjetrit në kolona mbështetësish pro Ramës apo Metës. Se kur do të shpërthejë kjo strategji llogarish është vështirë të thuhet. Vështirë të përcaktosh nëse furtuna mes Ramës e Metës do nisë në Gusht, në Shtator apo pak më vonë. Vështirë të thuash edhe kush do godasë i pari.

Por analiza është e qartë, i pari do hidhet në sulm ai që do besojë se ka 71 vota të sigurta. 71 vota për të garantuar veten dhe për të nxjerrë në opozitë tjetrin. Deri atë ditë nuk ka as qeverisje dhe as program. Ka vetëm matematikë dhe operacion financiar e trafik influencë në mbështetje të tij. Sepse Rama dhe Meta nuk janë më bashke. Edhe kur shtrëngojnë dorën, edhe kur buzëqeshin, edhe ku flasin kanë në mend vetëm një moment, atë kur do të flakin tjetrin. Dhe kush do ta bëjë i pari këtë. Deri atëherë, shqiptarët do asistojnë në teatrin më komik që kanë parë ndonjëherë: atë të dashurisë së sforcuar për hir të interesave.

Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Mark Frroku

Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se pasuritë, Frroku i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal. Objektet që do të sekuestrohen janë disa apartamente dhe disa dyqane.

Frroku aktualisht është i arrestuar për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, ndërsa ndaj tij janë zhvilluar edhe hetime për vënien e pasurisë.

Meta: Seanca për 7 ligjet vendoset këto dy ditë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me ambasadoren gjermane Susanne Schutz, foli para mediave për reformën në drejtësi.

Meta deklaroi se  “Jemi në një proces diskutimesh edhe me zotin Xhafa dhe Bylykbashi dhe me dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, do të jemi në komunikim vazhdimisht dhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund tju them me siguri është se deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë e të vazhdojnë programin e tyre. Besoj se këto dy ditë do të jemi shumë të qartë. Pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus do ju njoftojmë në orët e ardhshme për datat, kur jemi të bindur se po shkojmë drejt një seance të suksesshme

“Miratimi i 7 ligjeve edhe sipas planit me ndërkombëtarët. Folëm për miratimin e Vettingut. Çdo gjë do të shkojë sipas afateve Kushtetutese. Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur. Të gjithë janë të angazhuar pozitivisht. Kemi komunikim të vazhdueshëm” 

“Një gjë është e sigurtë se unë dhe zoti Xhafa dhe Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore” tha Meta duke qeshur.

Meta – Ramës: Ka edhe rrotacion

TIRANË-Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se miratimi i reformës në drejtësi ishte hapja e një epoke të re për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij nga pritja e organizuar nga Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, kryeparlamentari përcolli mesazhe pozitive, ndërsa kryefjala ishte; konsensusi.

Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa rikujtoj edhe thënien e Romano Prodit disa vite më parë, ‘Solidaritet, solidaritet, solidaritet’. Ndër të tjera Meta nuk la pa falënderuar edhe bashkëpunëtorët për arritjen e konsensusit dhe miratimit të reformës në drejtësi.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Një falendeirm të veçantë e kam për Kryetarin e Reformës, zotin Xhafaj. Një falënderim të veçante e kam edhe për zotin Bylykbashin. Një falënderim të jashtëzakonshëm e kam për Komisionin e Venecias. Nëse do të kisha një fjalë si dje do thosha: ‘Rroftë Venecia, rroftë konsensusi’. Ne do ta kishim të pamundur që ta bënim mbrëmjen e 21-22 korrikut. 21 korrikun është domosdoshmëri për të çelur një epokë në vendin tonë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur. Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vite më parë në Tiranë, Romano Prodi, ‘Stabilitet, stabilitet, stabilitet’. Për fat të ketë, ne politikanët shqiptarë kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam shumë këtë këshillë, institucionale por dhe prindërore. Në atë kohë Shqipëria ishte e ndjeshme. Sot, për fatinë mirë të këtyre vendimeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në integrimin evropian.”, tha Meta.

Nga ana tjetër kryeparlamentari pohoi se ajo çka e la pas Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, në krahasim me vendet e tjera të rajonit ishte pikërisht konflikti mes palëve politike. Kreu i Kuvendit tha se qeveria nuk duhet të sulmojë opozitën, pasi ka qenë dikur edhe në vendin e saj, duke shtuar se ka dhe rrotacion politik.

“Çfarë e la pas Shqipërinë, me këto vende të rajonit, për procesin e integrimit? Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik?Jo. ne na ka lënë pas dhe kërcënon të na çojë pas konflikti i shfrenuar politik. Kjo reformë historike ishte dhe mbetet domosdoshmëri dhe duhet të vazhdoje me konsensus. Konsensus do të thotë stabilitet, dialog politik. Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të së drejtës. Konflikti politik do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Do të thotë pasiguri për të ardhmen. Dëshiroj të falënderoj opozitën që u përfshi me të drejtë. Ne vendosëm ta fokusonim në Kuvend, pasi atje është opozita. Ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mospërfshirjen në një reformë si ajo Administrativja, ajo tashmë u përfshi edhe pse me vonesë. Opozita dha kontribut për përmirësimin e drafteve. Edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore, që e mbante larg konsensusit, pasi Shqipëria duhet të fitonte konsensusi i nevojshëm. E ftoj opozitën të vazhdoj konsensus në mënyrë racionale, pasi i bën nder vetes së saj dhe jep kontribut për këtë reformë. Kam edhe një mesazh për kolegët e mi të maxhorancës, nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë në opozitë, rrotacioni është i pashmangshëm. Një ditë të gjithë do jemi në opozitë. E kuptoj kur opozita kërkon tension, por se kuptoj që është interesi i mazhorancës, apo qeverisë t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë, se ndihmon Shqipërinë për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësi të duket më mirë përpara BE, SHBA, vendeve partnere në rajonin tonë. Pasi kemi interes që të duket më mirë, para BE, SHBA-ve dhe vendeve partnere të rajonit tonë. Dua të theksoj dhe kam një mesazh për kolegët opozitar dhe ata maxhoritar; le të punojmë me politikanët shqiptarë për vendin tonë.”, pohoi Meta.

Bashkëpunimi sipas Metës, opozitë-maxhorancë duhet të jetë për reformat kyçe, siç është ajo në drejtësi. “Të paktën për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë, si shtet i të drejtës. Le të punojmë për vendin për integrimin e Shqipërisë, siç punon edhe eurodeputuet. Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam marrë zotin Flanchestain dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar në darkë, për ta informuar, dhe më ka thënë që më merr në orë të ditës e natës, por kjo gjë duhet të mbyllet nesër. Nesër paradite kam një operacion për 4 orë, po pate ndonjë gjë serioze më lajmëro, ne shihnim titra nëpër televizione dhe shihnim sikur të shkëmbenin sulme zjarresh mes armiqve politikë.”, bëri të ditur Meta.

Në mbyllje të fjalës së tij Meta tha se: “Për Ilir Metën shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq historik, ne në votimin e 22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë që të rriten në një vend të së drejtës dhe në një vend të sigurt. Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci, të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që ti mbajmë duart larg nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21 -22 korrikut që do ti japë shpresë të gjithë qytetarëve shqiptarë.”.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË KUVENDIT, ILIR META
Një falënderim të veçantë e kam për Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z. Xhafaj, dhe njëkohësisht përfaqësuesit e mazhorancës në Komision që janë sot këtu me ne, pasi z. Xhafaj ishte edhe iniciatori në emër të Komisionit për këtë event. Por një falënderim akoma më të veçantë e kam për nënkryetarin e këtij komisioni, z. Bylykbashi dhe për anëtarët opozitarë të këtij komisioni, që në këto momente janë duke punuar me ligjin për vetingun. Një falënderim të jashtëzakonshëm e kam për Komisionin e Venecias. Nëse unë do të kisha sot dy fjalë që t’i shoqëroja me thirrjen “rroftë” si një herë e një kohë, do të ishte “Rroftë Venecia, rroftë konsensusi”. Pa këtë angazhim të jashtëzakonshëm të këtij institucioni të gjithëpranuar në të gjithë botën demokratike, dhe në vendin tonë, i cili na bëri një Kushtetutë të shkëlqyer në vitin 1998, të cilën ne politikanët e deformuam rrugës dhe që tani u detyruam ta ribëjmë në mënyrë që të bëjmë një pakt kombëtar për drejtësinë, ne do ta kishim të pamundur të arrinim atë që ndodhi në mesnatën 21-22 korrikut. Në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim, i paparashikuar edhe për më optimistin në këtë botë mëngjesin e 21 korrikut.

Ka shumë që e shohin si rastësi, si mrekulli. Jo!
Unë personalisht jam i bindur se konsensusi ishte dhe mbetet domosdoshmëri! Domosdoshmëri për të çelur një epokë vërtet të re për vendin tonë, për 30 vitet që vijnë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur për shkak kryesisht të konfliktit të shfrenuar politik. Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vjet më parë në Tiranë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi. Ai nënvizoi tre herë me vendosmëri apelin për “Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet”, që Shqipëria të ecte më shpejt për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian. Për fat të keq, ne politikanët shqiptarë, kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam si duhet këtë këshillë, jo vetëm institucionale, por edhe prindërore. Atëherë Shqipëria ishte ndjeshëm përpara disa vendeve të rajonit, pjesë e ish-Jugosllavisë që kishin dalë nga luftërat dhe ende përjetonin konflikte etnike në drejtim të procesit të integrimit evropian.

Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në ecurinë e integrimit evropian. Çfarë e la pas këtyre vendeve të tjera të rajonit vendin tonë në procesin e integrimit evropian gjatë këtyre 15 viteve që kur Romano Prodi me shumë dhembshuri na porositi stabilitet, stabilitet, stabilitet? Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik? Jo, absolutisht! Ne na ka lënë pas, dhe ende na kërcënon si hije të na çojë edhe më pas vetëm konflikti i paprinciptë dhe i shfrenuar politik. Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus. Jo vetëm për ligjin e vetingut, i pari që duhet miratuar, dhe shtatë ligjet e tjera, por për të 40 ligjet që mbështesin realizimin dhe zbatimin me sukses të kësaj reformë. Sepse konsensus do të thotë stabilitet, sepse konsensus do të thotë dialog politik, sepse dialog politik do të thotë sukses, jo vetëm për zbatimin e reformës kryesore në fushën e drejtësisë, por për të gjitha reformat kyçe që kërkon integrimi europian i vendit dhe çelja e negociatave për anëtarësim. Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të pavarura dhe konsolidim i shtetit të së drejtës.

E kundërta, konflikt politik do të thotë dobësim i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës.
Do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë papërgjegjshmëri, pandëshkueshmëri, dhe njëkohësisht, pasiguri për të ardhmen. Unë dëshiroj sot të falënderoj opozitën që u përfshi në këtë proces, dhe siç e përmendi me të drejtë z. Xhafaj, ne vendosëm ta fokusonim këtë reformë në Kuvend pikërisht sepse aty është opozita. Ajo nuk ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë, që gjithashtu mund të lozte një rol kryesor. E falënderoj opozitën, sepse ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mos përfshirjen në realizimin e një reforme tjetër historike të vendit, atë administrative-territoriale, edhe pse me vonesë, ajo u përfshi, dhe sikurse e përmendi dhe me të drejtë edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Buquicchio, ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe substancial për përmirësimin e drafteve të para.

Është e vërtetë që ata kanë luftuar për të fituar garancitë që u jepte Komisioni i Venecias, dhe unë mund t’ju them edhe juve që edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas saj e mbante larg nga konsensusi, të famshmin rekomandimin 88, vetëm për një arsye, që Shqipëria të fitonte konsensusin e domosdoshëm, dhe me këtë rast e ftoj opozitën të vazhdoj në rrugën e konsensusit në mënyrë konstruktive, në mënyrë racionale, në mënyrë konkrete, sepse në këtë mënyrë i bën nder edhe vetes së saj, por natyrisht jep një kontribut historik për përmbylljen me sukses të një reforme madhore për 30 vitet që vijnë.

Njëkohësisht kam edhe një mesazh për kolegët e mazhorancës.
Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë.
Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë.
Unë e kuptoj ndonjëherë kur opozita kërkon tension, por nuk besoj kurrë se është interesi i mazhorancës dhe i qeverisë që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq, sepse kjo nuk e ndihmon Shqipërinë, për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësinë kryesore sot, që të duket më mirë përpara BE-së, përpara NATO-s dhe SHBA-ve, përpara të gjitha vendeve partnere në rajonin tonë. Njëkohësisht dua të theksoj se kam një mesazh tjetër për koleget opozitarë dhe për kolegët e mazhorancës.

Këtë e kam menduar sot kur po kthehesha në avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Le të punojmë ne politikanët shqiptarë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë si shtet i së drejtës, si një shtet demokratik, si një shtet që ofron siguri për të gjithë gjeneratat dhe sidomos për fëmijët e të gjithë Shqipërisë, siç punojnë dy të huaj për integrimin europian të Shqipërisë, pikërisht si punon Eurodeputeti i majtë, Fleckenstein dhe Eurodeputeti i djathtë, Kukan.
Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam telefonuar z. Fleckenstein dy ditë para votimit në darkë vonë dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar për ta informuar se si po ecnin diskutimet dhe bisedimet.
Dhe më ka thënë që ta merrja në çdo orë të ditës dhe në çdo orë të natës, sepse kjo gjë duhet të përmbyllet patjetër me sukses. Jo vetëm kaq por më ka thënë, që të nesërmen paradite kishte për katër orë një operacion, “kështu që po pati ndonjë gjë më dërgo mesazh”.

Dhe kjo ndodhte ndërkohë që unë dhe shumë të tjerë shikonim shkëmbime titrash nëpër televizione si të ishin shkëmbime zjarri midis armiqve të përbetuar politikë, kur kërkohej më shumë se kurrë përqendrim për të përmbyllur gjithçka me sukses një punë të jashtëzakonshme të bërë prej dy vjetësh nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, nga Komisioni i Venecias, nga Komisioni Europian dhe EURALIUS në mënyrë të veçantë dhe nga OPDAT-i. Unë dua t’iu them shumë sinqerisht që për Ilir Metën si Kryetari i Kuvendit, nuk ka rëndësi se ku do të jetë pas një viti në zgjedhjet e ardhshme, as pas 10 vjetësh dhe as pas 30 vjetësh. Për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq të rëndësishëm dhe historik, kur me votimin e mesnatës së 21-22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik. Kjo është rruga më e mirë për të shlyer çdo gabim që kemi ndaj popullit dhe ndaj vendit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të angazhimit publik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë, që të rriten në një vend të së drejtës, në një vend të sigurt. Gjithashtu, këto ditë kam menduar se spanjollët menjëherë pas vdekjes së Frankos, pas përjetimit të një sistemi diktatorial, në një kohë rekord arritën përmes pakteve të Moncloas, jo vetëm të përmbyllnin plagët e diktaturës, por njëkohësisht të hynin të sigurt në rrugën e demokracisë, të anëtarësoheshin në BE dhe të bëheshin një ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që t’i mbajmë larg duart nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21-22 korrikut, që duhet t’i japë shpresë dhe garanci të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë t’i japë të ardhme të gjithë të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë. Me këtë rast nuk mund të rri pa shprehur disa falënderime të veçanta. Falënderim të veçantë për Ambasadorin Lu për angazhimin dhe për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe të SHBA-ve.

Një falënderim të jashtëzakonshëm për Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Europën, znj. Nuland. Ardhja e saj në Shqipëri në një moment kritik, kyç, kur ajo personalisht ndeshet me shumë sfida të tjera, për të na futur në rrugën e konsensusit dhe respekti që ajo tregoi për sovranitetin e vendit ishin një kontribut i veçantë për atë që ne arritëm në mesnatën e 21-22 korrikut. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Ambasadoren Vlahutin, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm. Dua të falënderoj të gjithë personalitetet në Komisionin Europian, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, znj. Mogherini e shumë të tjerë dhe në mënyrë të veçantë komisonerin Hahn për angazhimin e tij personal në 72 orët e fundit për të sqaruar çdo paqartësi lidhur me draftin final dhe për të inkurajuar politikanët shqiptarë që të mbyllnin çdo gjë me sukses dhe me konsensus ashtu sikurse ndodhi. Dua të falënderoj të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe, por edhe gjithë të tjerët. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, është një moment i rëndësishëm për NATO-n sepse Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti në të gjithë rajonin, është po kështu për BE-në, por është edhe për fqinjët tanë.

Një falënderim të veçantë e kam për Kryeministrin Rama, iniciatorin e kësaj reforme.
Një falënderim të veçantë e kam për kryetarin e opozitës z. Basha, i cili në dy muajt e fundit bëri përpjekje të lavdërueshme sipas mendimit tim për të ecur në rrugën e duhur sepse rruga e konsensusit është drejtimi i duhur për Shqipërinë e 30 viteve që vijnë.
Faleminderit të gjithëve edhe një herë.

Serbia do t’i kthejë në Kosovë 11 mijë refugjatë serbë nga Mali i Zi

Gjatë një vizite të cilën kryetari i listës “Srpska”, Sllavklo Simiç, ua ka bërë refugjatëve serbë në Mal të Zi, këta të fundit kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, “ndoshta jo në Gjakovë, Deçan e Pejë, por në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë”.

Tani kur janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar punimet në ndërtimin e vendbanimit “Lugina e diellit”, serbët janë në kërkim të familjeve serbe që do të duhej të ktheheshin për të jetuar në këtë vendbanim, për të cilin Serbia investon mbi 5 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Në këtë vendbanim me 300 shtëpi, ku do të vendosen 1500 serbë, kryesisht refugjatë që jetojnë në Serbi, por njëkohësisht edhe serbët e ikur nga Kosova e të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi, refugjatët serbë në Mal të Zi kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij projekti, të cilin shqiptarët e kanë cilësuar kolonizues.

E për t’ua matur pulsin serbëve të zhvendosur në Mal të Zi, saktësisht në Podgoricë dhe në Sutumore, ata i ka vizituar kryetari i listës “Srpska”, Sllavko Simiç, dhe kryetari i Shoqatës për Refugjatë, Milenko Jovanoviç.

Sipas tyre, “në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 11 mijë refugjatë nga Kosova.

Ata i kanë siguruar refugjatët serbë se për ta do të krijohen kushte për t’u kthyer për të jetuar në Kosovë, në pronat e tyre, por nëse nuk mund të krijohen kushte të sigurisë, atëherë për ta duhet të ndërtohen vendbanime në komunat me shumicë serbe”.

Mori ryshfet 50 mijë euro, shpallet në kërkim ndërkombëtar burri i gjyqtares

Odhise Andrea

Bashkëshorti i ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, Odhisea Andrea është shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për “Panorama” se së fundi Interpol Tirana e ka shpallur atë person në kërkim ndërkombëtar.

Fakti që së bashku me gruan iu drejtuan Italisë, e prej saj erdhi vetëm ish-gjyqtarja dhe jo bashkëshorti, ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë në Itali.

Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin e tij dhe para se gjykata të vendoste pezullmin e Majlindës nga detyra.

Ajo u kthye me të njëjtin traget që iku në Itali, përmes Durrësit, por burri i saj, ndaj të cilit ishte caktuar “arrest me burg”, nuk u kthye.

Odhise Andrea akuzohet se përmes sekserit Petraq Dashi ka marrë 50 mijë euro, që e shoqja të jepte një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos, për njohjen e pronësisë së rreth 40 hektarëve tokë në Butrint.

Një ditë pas dhënies së parave, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe Majlinda Andrea, u shpreh në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Gjykata pak ditë më parë vendosi që Eleni Lino të hetohet në masën arrest shtëpie, ndërsa Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi u lanë në arrest me burg.

Një ditë më parë prokuroria vendosi sekuestro për 50 mijë Euro të çiftit, në dy banka të nivelit të dytë.

Punimet në TAP, del në dritë kapiteli i shekullit VI (fotot)

Një kapitel i shekullit të VI është zbuluar gjatë punimeve në Polenë të Skraparit. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare njofton se “në kuadër të projektit TAP gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve hyrëse që TAP po realizon në Çorovodë, në Polenë Skrapar, seksioni Zogas-Potom, u zbulua një kapitel paleokristian”. Sipas DRKKsë, punimet u ndërprenë menjëherë pas evidentimit të gjetjes në kantier.

kap1

“U morën masa mbrojtëse, duke e kufizuar zonën e pezullimit të punimeve me shirita me ngjyra të dallueshme. Kapiteli u zhvendos përkohësisht në mjediset e siguruara me roje të përhershme të zyrave të TAP-it në Çorovodë”. Bëhet me dije se u njoftuan specialistet e ASHA dhe specialistët e DRKK-Berat, të cilët u paraqiten në zyrat e TAP në Çorovodë, ku mbajt një procesverbal për transferimin e përkohshëm në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat. Transferimi u krye në kushte të plota sigurie.

Tek përshkrimi i gjetjes, DRKK shënon se: “Gjetja u përcaktua si një kapitel i një kolo-ne të një monumenti (strukturë me natyrë fetare), ndoshta kishë të shekullit të 6-të të e.s. Kapiteli është 0.40 m i lartë dhe diametri i bazës rrethore të tij është 0.24 m. Baza rrethore e kapitelit ka të ruajtur në qendrën e saj një gropëzim që shërbente për lidhjen e tij me trupin e kolonës (me metal të derdhur). Trupi i kapitelit vjen duke u holluar lehtësisht në mes dhe zgjerohet në pjesën e sipërme të tij, duke marrë formë katërkëndëshe. Lënda e parë e përdorur për kapitelin është gur gëlqeror cilësor dhe trupi i tij është zbukuruar me vija të thelluara, që krijojnë tetë figura florale të përsëritura dhe që lidhen në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën”.

Sipas njoftimit të DRKK-së, përmasat, forma dhe zbukurimet e tij sugjerojnë krahasime relativisht të sigurta me shumicën e monumenteve paleokristiane nga vendi ynë. Sipas monitoruesit të Trashëgimisë Kulturore, ekspertit të Trashëgimisë Kulturore të TAP, bllok-menaxherit të kompanisë supervizore dhe inxhinierit të kontraktorit në terren, duhet nënvizuar që artifakti nuk u gjet insitu.

kap2

Vendimi më i fundit i Ramës ia jep Gjirin e Lalëzit për 20 vjet Saimir Manes (dokumentet)

Edi Rama vendos në mbledhjen e sotme të qeverisë që t’i japë Hamallajn, në Gjirin e Lalëzit për shfrytëzim 20 vjet biznesmenit Samir Mane.

ramavendimi

Rama ka lejuar me këtë vendim, përdorimin e brigjeve për investuesin strategjik ‘’New Born’’. Po cila kompani do bëjë ndërtimin?

‘’E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës’’, thuhet në vendim.

‘’Mane TCI’’ është kompania që ka si ortak ‘’BALFIN’’, e cila është në pronësi të biznesmenit të njohur Samir Mane.

Pagesa për kontratën 20-vjeçare është vetëm 100 lekë për metër katrorë.

qkr

V E N D I MI I PLOTË:

PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NEË BORN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Neë Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
  2. Afati për përdorimin e brigjeve, sipas këtij vendimi, të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  3. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
  4. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Durrës.
  5. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës.
  6. Ngarkohet Bashkia Durrës për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.
  7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

BE dhe SHBA nxjerrin Bashën gënjeshtar: Draftin ua dhamë në qershor!

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh në një intervistë për VOA-n një ditë më parë se është i gatshëm ta mbledhë Kuvendin këtë javë për të votuar ligjet në mënyrë që reforma në sistemin gjyqësor të nisë sa më shpejt nga zbatimi. Por për demokratët, është antikushtetuese që Kuvendi të votojë ligjet në një kohë kur ende nuk kanë hyrë në fuqi amendimet kushtetuese të miratuara në seancën e 22 korrikut. Ata thonë se Kuvendi duhet mbledhur pas datës 11 gusht kur plotësohet afati prej 15 ditësh.

Në një deklaratë të përbashkët nga delegacioni i BE dhe SHBA në Shqipëri, ku kërkohej votimi i paketës ligjore sa më shpejt, thuhej se ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë marrë konfirmimin e kryeparlamentarit Ilir Meta se është i gatshëm që të thërrasë kuvendin pas 11 gushtit, në një seancë të jashtëzakonshme.

Por ajo që bie në sy është fjalia e fundit e kësaj deklarate: “Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.

Në një deklaratë që lideri demokrat Lulzim Basha bëri këtë pasdite në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se projektligji i është vënë në dorë demokratëve vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme. Ai tha se ekspertët e PD janë duke e shqyrtuar draftin në mënyrë që të kenë gati qëndrimin apo propozimet e tyre gjatë ditës së nesërme. Por në deklaratën e BE dhe SHBA thuhet se ky draft i është vënë në dispozicion anëtarë të komisionit të posaçëm të drejtësisë, në gjysmën e dytë të muajit qershor, dhe jo më 26 korrik siç pretendoi publikisht Basha./Gazeta Express/

Reforma në Drejtësi – Rama: Do të gjykohen ata që kurrë s’janë gjykuar

Ndryshe nga aleati i tij në qeveri, Kryeministri Edi Rama nuk i njeh merita opozitës në kalimin e paketës së ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi me konsensus të plotë. Në një fjalë të mbajtur me rastin e 25-vjetorit të pranisë në Shqipëri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rama shprehu falënderim vetëm për ndërkombëtarët.

“Reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variantin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlumë të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata inevstuan përpjekjet dhe imazhin e atyre”, tha Rama.

Kryemistri më tej theksoi se, kjo reformë krijon instrumente ligjore për të “gjykuar ata që kurrë nuk janë gjykuar” dhe se tani “drejtësia nuk shndërrohet më në diçka që mund ta shesës apo mund ta blesh”.

“Me 140 vota tanimë kemi hyrë në një epokë të re të historisë shqiptare, pasi tani kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar e që kanë tjetërsuar misionin dinjitoz të gjyqtyarëve për ta pasur si instrument që e shndërron drejtësinë në dicka që e blen e shet”, nënvizoi Rama.

Ndocaj: Largimi i Metës nga koalicioni, nder i madh për PS-në

 Eduart Ndocaj

Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj në një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook, shkruan për zhvillimet e fundit në kampet politike, sidomos sjelljen e kreut të LSI-së, njëherazi edhe kreu i Kuvendit, në raport me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ndocajt, largimi i Metës nga koalicioni qeverisës do t’i bënte një nder të madh PS-së.

Statusi i Ndocajt:

Prapë këta???

Shqipëria ka shansin më të mirë të largohet dhe të distancohet njëherë e përgjithmonë nga e keqja. Shqiptarët nuk duhet të pranojnë të vazhdojnë të tallen politikisht, të abuzohet nga pushteti e të shtypen nga arroganca.
Ndoqa me neveri disa fotot e filmime që të “deleguarit” e politikës shqiptare, me celularë në xhep kishin filmuar vetën teksa takonin dikë në konventën e Demokratëve në SHBA!
Madje, ndoqa me neveri teksa Meta i bënte elozhe Bashës, në prani të një demokrati amerikan. Meta po thoshte, se Basha është një lider social-demokrat.
E kuptoj vështirësinë e Metës për të bërë shpjegimin e PD shqiptare, sepse kjo është e djathtë dhe origjinalja në SHBA është e majtë. Pra, që këtu nis çoraplliku shqiptar. Një gjë që është tamam në Perëndim.
Po ashtu më vjen keq për Metën, i cili nga kryeministër në koalicion e Rilindjes, është kthyer në këshilltar i Bashës dhe një “përkthyes”. Pse vallë kjo zgjedhje e Metës? Pas 2013 PS është krenuar se Bashën e 2013 e mundi me një milion shpulla. E në këtë lum shpullash, bënin pjesë edhe ato të Metës. A i ka dhënë me të vërtetë Meta shpulla Bashës? Unë, nuk kam pasur kurrë iluzioni se marrëdhënia e Metës ka mbaruar me Bashën, atë ditë që ne bën koalicionin e qeverisjes pas zgjedhjeve të 2013! Po kur pashë sot skenën e “dashurisë” mes Bashës dhe Metës në Konventën e PD, më erdhi neveri për politikën shqiptare e më erdhi keqardhje për shqiptarët! PS, ka kaluar shumë sfida të vështira që kanë pasur të bëjnë edhe me ekzistencën e saj politike. Këto sfida janë edhe sot e mjaft të pranishme. Disa ngjarje kanë ndodhur në Shqipëri e një ndër ata është pikërisht 21 janari.
Ndoshta me miratimin e reformës në drejtësi dhe me nisjes e dashurisë së re të Bashës me Metë, është momenti që familjet e të rënëve në 21 janar të marrin përgjigjet e munguara dhe po ashtu është momenti që PS të gjejë kurajën për të bërë betejën e vërtetë për drejtësi.
Po ashtu ndoqa këtë herë edhe intervistën e radhës të Metës tek Zëri i Amerikës, i cili po na mbushte mendjen se Basha kishte të drejtë në lidhje me nenin 88! Mirë! Po kishin të drejtë Basha dhe Meta, apo do të kishin drejtësi shqiptarët! Jo, se është shumë e rëndësishme ta ndajmë këtë gjë!
Shqiptarët duhet ta kenë të qartë, se neni 88 është miratuar sipas rekomandimeve të ambasadorit Lu! E vërteta po manipulohet dhe po përdoret! Pra, nuk ka ndryshuar asgjë, po ndërkombëtarët do të kenë të drejtë vendimarrje në Këshillin e Prokurorëve dhe të Gjyqtarëve.
Po ashtu ndoqa me të qeshura tek sa Meta në intervistën e tij të dhënë tek Zëri i Amerikës thoshte: “Dua t’i siguroj të gjithë socialistët, pra atë me PS, unë jam një njëri që i qëndroj fjalëve dhe marrëveshjeve. Unë për respekt të tyre dhe të cilitdo që ka një shqetësim, jam gati që të shkojnë në grupin parlamentar të PS-së dhe t’i sqaroj për çdo përmirësim të qeverisë, por nuk duhet të përziejmë çështjen e shtetit me çështjet e koalicionit tonë”.
A thua të jetë e vërtetë që Meta i ka kaq merak socialistët? A thua se Meta nuk flenë gjumë për fatin e socialistëve. Kjo është e vështirë për tu besuar duke pasur parasysh se pikërisht nga Meta dhe LSI, socialistët janë trajtuar në disa qarqe si qytetar të dorës së dytë. Mjafton të përmendim rastin e Lezhës, LSI me 10% të votave, ka 90% të pushtetit edhe pse i humbi zgjedhjet në 2015. Ja cfarë i bëmë ne Metës! Atë që i bëri Berisha, e lamë të rritej e të forcohej në kurrizin e votave të socialistëve të thjeshtë! Po ashtu, Meta duhet të di një gjë, që nëse ai largohet përfundimisht nga koalicioni, mijëra e mijëra socialistë nisin festën kombëtare nëpër qytete si një formë shpëtimi. Pra, socialistët e presin me shumë dëshirën largimin e Metës.
Ajo që nuk kuptoj dhe këtë e them nga eksperienca ime politike është fakti, se si ka mundësi Basha, një lider i ri me një të ardhme, preferon të rinis lojën e pushtetit me Metën. Përsëri për të kuptuar këtë absurditet, mjafton të marrin përsëri në konsideratë Lezhën! Demokratët humbën zgjedhjet në 2013 dhe u lanë pa punë dhe u diskriminuan nga LSI dhe kryetar i Bashkisë. Në 2015 demokratët bën gjithë betejën për të mundur LSI dhe PS dhe ja dolën. A janë të gatshëm tani demokratët ta kenë përsëri aleat Metën dhe ta falin ish kryetarin e Bashkisë? Nga aq sa e njoh unë është thuajse e pamundur që kjo të ndodh!
Largimi i Metës nga koalicioni i bën një nder të madh PS! Një nder të madh u bën edhe socialsitëve të thjeshtë!
Ndërsa nëse Basha do e rimarr përsëri Metën, ai do të marr përsipër një gjë shumë të papranueshme dhe do të rrezikoj zhdukjen nga pushteti! Shpresoj se shqiptarët do e kuptojnë lojën që po bëhet dhe tu jap përgjigjen e merituar me 3 milion shpulla këtë herë!

Gjermania 50 milionë euro për linjën Shqipëri-Maqedoni

Ndërtimi për linjën e interkoneksionit Elbasan-Manastir, parashikon dhe zgjatimin nga Elbasani në Fier. Gjiknuri: Përmbyllim lidhjen me vendet e rajonit

Qeveria shqiptare firmosi sot me qeverinë gjermane marrëveshjen për financimin e ndërtimit të linjës së interkoneksionit 400 kilovolt me Maqedoninë, (Elbasan-Manastir) e cila kap një total prej 50 milion eurosh. Përmes Bankës gjermane për Zhvillim, Kfë shuma prej 30 milion eurosh është e gatshme për t’u lëvruar, ndërsa për pjesën e mbetur prej 20 milion eurosh, e cila gjithashtu është miratuar nga pala gjermane, do të ketë një marrëveshje tjetër pas pushimeve verore. E gjithë kostoja e projektit në Shqipëri, shkon në afër 70 milion euro, ku 5 milion janë parashikuar si kontribut i palës shqiptare, dhe pjesa tjetër nga Bashkimi europian.

Në territorin shqiptar projekti përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 deri në kufi me Maqedoninë, rreth 56 km. Zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2 me dy zbara dyfishe 400 kV, një dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr. Ndërkohë, e njejta linjë do të zgjatet edhe në drejtim të Fierit. Linja ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, është rreth 70 km e gjatë dhe do të ketë dhe dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier. Gjithashtu, projekti parashikon zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier, 1×400 MVA dhe lidhjen me rrjetin e transmetimit.

Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga ministri i Energjitikës Damian GJiknuri sipas të cilit “bëhet fjalë për një nga projektet jashtëzakonisht të rëndësishme të ndërlidhjes, një axhendë që tanimë siç dihet mbështetet edhe nga procesi i Berlinit. Janë siguruar të gjitha financimet e nevojshme dhe procesi po ecën në rrugë të mbarë”, theksoi ministri Gjiknuri duke sqaruar se përmes kësaj linje do të përmbyllet lidhja me vendet e rajonit. Pak javë më parë Shqipëria inauguroi mbylljen e punimeve të linjës së interkoneksionit me KOsovën, ndërkohë që ajo është tashmë e lidhur me Malin e Zi dhe Greqinë.

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz, deklaroi se “përmes mbështetjes që japim duam të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj, ti japim shans brezit të ri që të ndërtojë jetën në vendin e vet por dhe të mund të ndalojmë emigracionin”, u shpreh zonja Schütz, ndërsa shtoi se bashkëpunimi ekonomik midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm dhe se “që prej vitit 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion rreth 810 milionë euro për bashkëpunimin teknik e financiar duke qenë edhe donatori më i madh në nivelin dypalësh”.

Projekti për ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kilovolt me Maqedoninë parashikohet që të fillojë zbatimin në fillim të vitit 2017 ndërsa përfundon në fillim të vitit 2020.

Bija e Bujar Kaloshit: Emri yt mbetet ende në hije dhe krimi mbetet ende i lirë!

Letra prekëse e Viola Kaloshit

 

20 vjet më parë është vrarë Bujar Kaloshi, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë. Kaloshi u vra në një prit, ndërsa dilte nga shtëpia. 20 vjet më pas vajza e tij Vjola, e cila atëhere ishte fëmijë i mitur, kujton babain me një letër prekëse. Shkas për letrën duket se është bërë dhe miratimi i reformës për drejtësi dhe shpresa për tu përballur me të vërtetën e atij krimi.

I dashur babi,

Megjithëse kanë kaluar 20 vite, që nga dita kur dora kriminale qëlloi mbi ty, dhimbja e humbjes tënde, mbetet po aq e freskët dhe e pambyllur, sa 20 vite më parë, kur isha ende fëmijë, dhe nuk e kuptoja mosardhjen tënde në mbrëmje në shtëpi.

I lindur në një nga kampet më famkeqe të komunizmit në vitin 1956, mes kushteve më mizore dhe moralit njerëzor më të ulët, ti u përpoqe të shfrytëzoje shanset e lirisë, duke e marrë atë seriozisht, si shansin e jetës tënde. Ti bëre gjithçka të plotësoje atë që të kish munguar, u përpoqe të jetoja me librat që më parë të ishin ndaluar, me optimizmin e lirisë që kishe ëndërruar,me humanizmin që ëndërroje nga njerëzit në internim, me korrektësinë që të kish munguar të ta falte mjedisi rreth teje, dhe mbi të gjitha, për drejtesi dhe demokraci.

Ti e konsiderove shansin e lirisë në vitin 1990, si një rast për të dëshmuar se ky komb do t’ia dilte të bëhej një shtet i së drejtës dhe një vend i lirë. Jeta që të kishte ikur thuajse kot në komunizëm, nuk kishte më vlerë për ty, nëse nuk e sakrifikoje për lirinë, ndaj dhe ishe aq i ashpër dhe i drejt, në atë që bëje dhe me atë çfarë u përballe.

Falë guximit dhe ëndrrës tënde të  madhe për liri dhe demokraci, rrugëtimi yt që nga partia e parë opozitare në Lushnjë, e deri tek shoqata e të persektuarve dhe dënuarve politikë, ishte ideali yt.

Karakteri yt i forte dhe i pathyeshëm, shpirti tolerant, mendimi ndryshe dhe mbi të gjitha etja për drejtësi me punën tënde në krye te Policisë Financiare dhe më pas në Drejtorinë e Burgjeve  hapën siparin e luftës kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e kombit tënd.

Ëndrra jote ishte që ti dhe bashkvuajtusit e tu të bëheshin njerëz të barabatë në liri dhe të kompesionin dramën e madhe që kishin përjetuar në komunizëm. Ishte ky ideali që të shtyu drejt themelimit të Shoqatës Antikomuniste, çka kishte si qëllim kryesor të sajin integrimin e shtresës më të vuajtur ( atë të të Përndjekurve Politike) nga regjimi famkeq i komunizmit.

Ishte pikërisht vendosmëria jote, shpirti reformator, ndershmëria, ideali etj. ato që cënuan anti vlerat, të korruptuarit, njerëzit e etur për pushtet dhe që pushteti ju dukej si pronë e tyre e që kurresesi nuk mund te pajtoheshin dot me mendimin ndryshe.

Sot tingëllon paksa patetike, por kur ti thoshje që për shtetin jap jetën, ti ishe i sinqert dhe ishe duke ballafaqur shanset e lirisë, me privimet e diktaturës. Dhe ti e dhe jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, emri yt mbetet ende në hije dhe krimi mbetet ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh.

Babi,

Une sot dua të them që ëndrra dhe dëshira jote me e madhe për ndërtimin e shtetit ligjor, ku të gjithë të përkulen përpara ligjit dhe askujt tjeter, u be realitet. Shqipëria ka nisur një epokë të re, me një aksion të përbashkët politik për një sistem të ri drejtësie. Është një shans i ri për të gjithë, për drejtësinë e vonuar dhe për krimet e harruara dhe pluhurosura, jo vetëm të komunizmit, por dhe postkomunizmit, jo vetëm për krimet që mbuloi dhe fshehu diktatura, por dhe për krimet që mbuloi dhe fshehu një sistem i korruptuar drejtësie për 25 vite.

Por le të shpresojmë që krimi nuk do të endet dhe për shumë kohë i lirë dhe se orët ë drejtësisë janë afër.

Prehu në paqe i shtrenjti im!

SHBA dhe BE: Mos shkoni në pushime pa miratuar 7 ligjet

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të enjten e kaluar, tani duhet që të miratohen edhe shtatë ligjet për institucionet e drejtësisë në mënyrë që Reforma të fillojë të funksionojë. Prej dy ditësh po përflitet për një seancë tjetër ditën e enjte ku të miratohen shtatë ligjet, megjithëse Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në komisionin e posaçëm kur draftet janë diskutuar. Për këtë arsye “panorama.al” pyeti ambasadën amerikane nëse ka një kërkesë drejtuar Parlamentit që të enjten të zhvillohet seanca e radhës për Reformën në Drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi miratimin e shtatë ligjeve dhe zbatimin e plotë të Reformës nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent gjatë javëve që vijnë”, bëri të ditur zyra e ambasadës së SHBA­së në Tiranë. Ndërkohë, Top Channel raporton se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të Vettingut brenda muajit korrik për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga BE.

Lidhur me këtë kërkesë kreu i grupit të PD­së, Edi Paloka tha se “Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord që 25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në Grupin Parlamentar të PD­së nuk ka asnjë kërkesë nga askush për të mbledhur seancën plenare”. Ndërsa sipas Petrit Vasilit “Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligje, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, thotë Vasili. Nga ana tjetër kreu i grupit të PS­së, Gramoz Ruçi thotë se Parlamenti nuk mbyllet asnjëherë. “Parlamenti është gjithmonë i pambyllur. Ai është funksional në çdo kohë.

Autori i masakrës në spital dhe objekti i sulmit (fotot)

 Lefter Cani, autori i sulmit me benzine ne spital

Ky që shihni në foto është Lefter Cani, 57-vjeçari nga Gjirokastra, që një ditë më parë, spërkati me benzinë një pacient teksa mjekohet te Hemodializa dhe i vuri flakën.

Nga zjarri që mori përmasa të mëdha humbën jetën dy gra, po paciente në pavion. Sot, pak pasi u njoftua se ai ishte arrestuar, u mësua se autori Cani humbi jetën.

Ai ishte paraqitur dje në mëngjes për të kryer dializën dhe ishte i informuar se aty ndodhej edhe pacienti tjetër, me të cilin ai kishte konflikt, Dashamir Saraçi, ky personi qe shihni ne kete foto.

dashamiri

Dashamir Saraçi

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 57- vjeçari Cani ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçit, 47 vjeç, me qëllim për ta vrarë.

Nga kjo ngjarje humbën jetën Sanie Sulaj, 55 vjeç, nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Hani Mali 55 vjeç nga Laçi e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar.

Refugjatët sirianë nisin të depërtojnë në Shqipëri

Policia e Fierit tha se bllokoi 9 shtetas nga Siria në segmentin e rrugës kombëtare Tepelenë – Fier. Sipas burimeve zyrtare refugjatët u bllokuan tek udhëtonin me një automjet luksoz BMW X 5, për ti shpëtuar kontrollit policor. Policia tha se vuri në pranga drejtuesin e automjetit, një shetas nga Tirana, i cili po realizonte transportin e refugjatëve kundrejt një shume të konsiderueshme të hollash.

Polica shqiptare po heton nëse bëhet fjalë për ndonjë rrjet të mireorganizuar të transportit të refugjatëve. Burimet policore greke njoftuan edhe për riatdhesimin e 2 refugjatëve të tjerë sirianë nga kufiri shqiptar I Kakavijes. Disa mijëra refugjatë sirianë ,të shpërngulur nga zonat e luftës ndodhen te strehuar në kampe në zona të ndryshme të Greqisë. Katër prej kampeve janë në Veri të Greqisë në zonat kufitare afër Shqipërisë.

Më parë refugjatët e vendosur ne keto kampe kishin deklaruar për gazetarët shqiptarë se nuk donin të udhëtonin drejt Shqipërisë. Por së fundi rrjete të trafikut të qënieve njerëzore kanë nisur të veprojnë në organizimin e udhëtimit të tyre duke e parë Shqipërinë si një zonë tranzit për t`i kaluar më pas refugjatët drejt Malit të Zi apo Italisë.

Pak ditë më parë polica greke goditi një rrjet të tillë që synonte të transportonte me autobuzë drejt Shqipërisë rreth 80 refugjatë.Rrjeti,sipas policsë greke, përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe shtetas grekë.

Atentat në Vlorë – Dy të ekzekutuar, një i plagosur rëndë

Policia e Vlorës ka bërë shoqërimin e tre personave si të dyshuar për atentatin me kallashnikov ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagos rëndë një i tretë. Atentati ka ndodhur në një lokal bastesh në shumë pranë Spitalit Rajonal të Vlorës.

Dy të ekzekutuarit janë Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani, 60 vjeç. Ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj, 53 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dy viktimat dhe të plagosurit ishin ulur në një tavolinë në ambientet e jashtëm të lokalit, në momentin që janë qëlluar me kallashnikov nga një person që zbriti nga një makinë.

Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur nga një hasmëri e vjetër dhe objektivi ka qenë Ilir Deromemaj. Ky i fundit rezulton se është dhe pronar i lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Komunikata e Policisë:

Rreth orës 22:05, në lagjen “Partizani” Vlorë, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur :

1-  I.D., rrerh 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i një eurolloto (viktimë).

2-  Dh.C., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë (viktimë).

3-  K.R., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë (i plagosur).

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

Punohet për detaje të tjera, për të cilat do t’ju informojmë në vazhdim.

Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames? – Nga Blendi Fevziu

Mjaftoi nje postim ne tuiter i Kryeministrit Rama qe administrata shteterore shqiptare te mesoje se diten e hene, ne date 25 Korrik do te jete nje dite pushimi.

Nuk eshte degjuar deri me sot, qe nje postim ne rrjetet sociale te kete vleren e nje vendimi zyrtar shteteror. Kryeministri nuk sqaronte as cili organ e merrte kete vendim, as me cfare numer shkrese dhe protokolli, por sqaronte se dita e pushimit, ishte njekohesisht nje dite feste per kalimin e reformes ne drejtesi!

Padyshim qe reforma ne drejtesi ishte nje moment i rendesishem per politiken shqiptare. Shpresohet qe te jete nje moment kthese ne shtetin e se drejtes dhe ne respektimin e ligjit. Por nese Kryeministri ishte kaq entuziast per kete, ai mund te ftonte ke te donte dhe te festonte ne Kryeministri, ne shesh, ne ndonje lokal apo po te donte dhe ne shtepi. Ai mund te festonte me partine e tij, me partine e Ilir Metes e po te donte edhe me Lulzim Bashen, meqe reforma kaloi me 140 vota, por Kreu i qeverise nuk mund te merrte nje vendim personal, qe implikon administraten dhe veshtireson jeten e te gjithe shqiptareve.

Thene ndryshe, te henen asnje shqiptar nuk mund te trokase ne dyert e administrates per te zgjidhur problemet e perditshme. Do jene mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jene mbyllur zyrat qe japin pasaportat, do jene mbyllur hipotekat, do jene mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato te pagesave te tjera. Do jene te gjithe ne plazh, duke festuar reformen ne drejtesi dhe duke i kushtuar shtetit, me thjeshte nje tuiter te Kryeministrit disa miliona euro.

Vec problemeve qe do ndeshin qytetaret, postimi i Kryeministrit do t’i sjelle vendit edhe nje kosto prej disa miliona eurosh. Nese i referohesh fondit te pagave dhe sigurimeve shoqerore per administraten shteterore qendrore ai eshte 5.8 miliard leke ne muaj. Duke e pjesetuar me 22 dite pune, i bie qe shteti paguan per administraten 2.6 milion euro ne dite.

Dhe kjo vetem qendrorja. Po t’i shtosh edhe gjysmen e kesaj qe paguhet per administraten lokale, i bie qe Qeveria te paguaje nga parate e taksapaguesve plot, 4 milion euro vetem paga, per nje pune te pakryer.

Ky eshte nje dem i paster ekonomik pasi me nje urdher administrativ dilet mbi detyrimet ligjore kontraktuale te marredhenies punemarres – punedhenes. Nje marredhenie qe percakton se per te perfituar page, duhet te ofrosh sherbimet e percaktuara ne kontrate. Keto sherbime tashme jane anulluar me tuiter dhe shqiptaret do paguajne disa milion euro sepse Kryeministri ka vendosur te festoje.

Nese Kontrolli i Larte i Shtetit do te kerkonte nje shkelje te paster dhe nje dem ekonomik te mirefillte mund ta niste ketu.

Dhe e fundit, shteti nuk eshte nje ciflig privat qe punon kur do pronari dhe pushon kur ai nuk ka me qejf. Ne shtet marredheniet e punes i percakton kushtetuta, kodi i punes dhe shume ligje te tjera dhe jo humori i kujtdoqofte.

Ndaj te henen do te jemi pushim, sepse keshtu na u tha ne tuiter dhe do te punojne vetem deputetet, pikerisht ata qe votuan reformen ne drejtesi dhe qe me sa duket, nuk varen dot nga tuiteri i Kryeministrit!

Rekordet e beqarisë në Shqipëri ndër meshkuj dhe femra – ja lista e qarqeve

Vitet e fundit duket se është rritur numri i femrave dhe meshkujve që janë beqarë. Bëhet fjalë për femra dhe meshkuj mbi moshën 15-vjeçare.

INSTAT ka ofruar shifra që kanë tregojnë se numri i beqarëve në Shqipëri është i lartë.

Kështu mesatarja e femrave beqare është rreth 23.1 për qind në shkallë vendi. Shumë më i madh është numri i meshkujve beqar. Është rreth 32 për qind në të gjithë Shqipërinë dhe vendin e parë çuditërisht e zë Dibra.

Më poshtë qytetet me numrin më të madh të femrave dhe meshkujve beqarë.

Harta e femrave beqare:

Tiranë – 27.2 për qind

Durrës – 22.6 për qind

Vlorë – 20.3 për qind

 

Korçë – 18.3 për qind

Lezhë – 25.1 për qind

Shkodër – 24.2 për qind

Elbasan – 22.6 për qind

Dibër – 24.9 për qind

Harta e meshkujve beqarë:

Tiranë – 33.9 për qind

Durrës – 31.5 për qind

Vlorë – 29.9 për qind

Korçë – 29.0 për qind

Lezhë -33.1 për qind

Shkodër – 32.8 për qind

Elbasan – 32.5 për qind

Dibër – 35.4 për qind

Krisjen e koalicionit e konfirmon edhe Xhafa: Pse ta fsheh që…

Duket se efekti i parë i reformës në drejtësi është qetësimi i situatës në kampin e mazhorancës. Por pavarësisht se me pushimet do ketë edhe tone të ulura, socialisti Fatmir Xhafa ka pranuar se koalicioni mes PS-LSI ka probleme.

Më i matur është treguar Ylli Manjani i LSI-së, i cili sic edhe në daljet e tjera publike të tij ka theksuar se dallimet nuk mund t’i ndajnë, por të ecin përpara për të qeverisur vendin. Këto deklarata ata i bënë në një intervistë për “Vizion Plus”.

Xhafa: “Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë”.

Manjani: “Performanca e një koaliconi s’matet me çështje të caktuara, ne dallimet mund t’i mbajmë por ama ecim përpara. Këto dallime nuk mund të na ndajnë”

Hetim policëve – Kush i njoftoi grabitësit e Rinasit?

TIRANE– Operacioni që Policia e Tiranës po kryente disa ditë më parë për arrestimin e autorëve të grabitjes spektakolare në Aeroportin e Rinasit, ka dyshime se është dekonspiruar.

Në kohën që Policia ishte informuar për vendndodhjen e furgonit të bardhë, që ishte përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga vendngjarja, dikush ka informuar autorët dhe ata janë larguar para se Policia të mbërrinte në adresën ku ata ndodheshin.

Për këtë arsye ka nisur një tjetër hetim për mundësinë e dekonspirimit të operacionit të Policisë. Furgoni i përdorur nga grabitësit e 1 milion eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit është gjetur i braktisur në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.

Automjeti i bardhë, tip “Ford”, pa targa, ndodhet i sekuestruar prej afro 10 ditësh, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ekspertët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për administrimin e provave.
Burimet thanë se deri tani ende nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtash apo ndonjë mbetje biologjike që të çojë në identifikimin e autorëve.

Furgoni është gjetur në Tiranë mbrëmjen e datës 12 korrik dhe ka të njëjtat karakteristika me mjetin e fiksuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës nga Rinasi në Laknas e deri në Kamzë.

Një automjet i ngjashëm, furgon mallrash i bardhë, është përdorur nga grabitësit e Rinasit për t’u larguar nga vendngjarja, pasi i vunë flakën makinës “Benz”, me të cilën u futën brenda pistës së avionëve.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin automjet.

Furgoni po mbahet tashmë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si një provë mjaft e rëndësishme për hetimin e ngjarjes. Burimet thanë se në vëzhgim po mbahen 2 grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitjet, ku bëjnë pjesë edhe disa shtetas kosovarë me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se hetimet po vijojnë me intensitet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.
Ndërsa dosja hetimore, që fillimisht ishte në Policinë e Durrësit, i ka kaluar Policisë së Tiranës, për shkak të dinamikës së ngjarjes, por edhe për mungesë të kapacitetit të nevojshëm për ta hetuar këtë ngjarje të rëndë nga Komisariati i Krujës, ku u referua fillimisht ngjarja. /panorama/

SHPALLJA E 25 KORRIKUT SI FESTIM E PUSHIM ZYRTAR ËSHTË NJË TEPRI QEVERITARE E FYERJE KOMBËTARE – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

          1.
            Sivjet, 25 korriku do të jetë Ditë Pushimi, përndryshe: Festë Zyrtare,  njësoj si 25 Dhjetori i Krishtlindjeve,  pasi kryeministri ynë Edi Rama na e bani dhuratë kumtuese me ferman qeveritar të 22 korrikut, sepse u votua me 140 vota Reforma në Drejtësi, etj. A mund të jetë “Krishtlindje” Reforma në Drejtësi në Shqipëri për t’i dhanë kaq haptë, kaq lartësi, etj.?!
Kësisoj, më duket tepri ky pushim, kjo festë e 25 korrikut 2016. Përveçse si një tjetër akt servilizmi publik vendimor e politik ndaj Ndërkombëtarëve, e shoh dhe si një akt dite për kapital politik elektoral partiak, (ndër)kombëtar për vet kryeministrin aktual e partinë e tij – PS-në – të rilindur tash 25 vjet – nga Kongresi i PPSH i 12 qershorit 1991.
E thotë vet kryeministri ynë Edi Rama: “Së bashku kemi arritë të paarritshmen në 25 vjet”. Ky, ndoshta, është kuti i tij politik e elektoral.  Përndryshe: kjo thënie e tij është e mbetet “Hiç”, sepse asgjë nuk lindi nga “Hiçi”. Sistemi ynë i Drejtësisë ka 25 vite me gjithato ligje të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë sanksionon shumë dispozita kushtetuese, nene të saj, për institucione e veprimtarinë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Kemi ligje të veçanta “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (2008), “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” (2000), “për organizimin e funksionimin e Prokurorisë në RSH” (2001), “Për organizimin dhe funksionimin e KLD” (2001), “Për Avokatinë në RSH” (1994), “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda” (2003), “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrveshjeve administrative” (2012), “Për Noterinë”, etj., të cilat janë produkt dhe i një konsensusi të gjërë politik parlamentar.
 
E thotë vet Edi Rama, kryeministri ynë: “Vota e sotme do të çelë tiparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi”. Çështja shtrohet dhe kësisoj: Ndryshimi i Sistemit të Drejtësisë nga Komunizmi në Demokraci ishte dhe është një Revolucion i vështirë, i gjatë, me suksese e me dobësi. Çdo ligj ishte evolucion, ishin hapa të këtij Revolucioni ende në proces, tue përfshi dhe Reformën në Drejtësi. Përndryshe: sa herë të vijnë liderë të rinj në shumicë pushtetore nuk mund të fillojmë një “Revolucion të Ri”.  Vetëm amerikanët kur i kryejnë revolucionet shkojnë në shtëpi, tek puna, tek kasha, tek shkolla, etj., ndërsa ne – europianët, sidomos ne – shqiptarët, edhe pasi kryejmë revolucione prapë mbetemi në rrugë, apo i lamë ato në mes të rrugës, etj. Shqipëria, mirë apo keq, kemi 104 vite shtet e gjithçka nuk fillon as me Ahmet Zogun, as me E.Hoxhën, as me Sali Berishën, as me Fatos Nanon apo Edi Ramën. Sigurisht, as Reforma në Drejtësi, sado piedestalore ta kemi në këtë vit e në të tjera vite në vazhdimësi plotësimi e përmbushjeje të saj me Ndryshime Kushtetuese e ligje të veçanta të njipasnjishme.
 
E vlersoj/më jetësore, tokësore, deri dhe qiellore, Reformën në Drejtësi e kontributin e Ndërkombëtarëve, të ekpsertëve juridik shqiptarë e të huaj, të Kuvendit të Shqipërisë, të partive politike shqiptare parlamentare e liderëve të tyre Rama, Basha, Meta e të tjerët, sepse e çmoj ma të vështirë një Reformë në Drejtësi se sa Luftën e Dytë Botërore. Kjo për faktin se Lufta ka një afat kur niset e mbyllet (1939-1944), po Drejtësia e keqe e në duar të këqija të “vret” (viktimizon) për çdo ditë e këdo prej nesh, biem viktima të saj. Përndryshe:  nuk mund të themi se prej 21 apo 22 korrikut 2016 zbriti Zoti nga Qielli e dolën “Zeusët” apo “Kreshnikët” e Drejtësisë Shqiptare dhe prej kësaj dite/date kena 25 korrikun pushim e festim. Sigurisht: Nuk duhet të sillemi si “Çlirimtarë të Drejtësisë”. Nuk duhet të pjellim “Revolucionarë të Drejtësisë”. Nuk duhet të jemi “Inkuizicionistë të Sistemit të Drejtësisë, të gjyqtarëve e prokurëve të tij, etj., Nuk duhet të ndërmarrim “kryqëzata”masive të menjëhershme ndaj tyre. Jo vetëm se i kemi pak: mbi 400 gjyqtarë, mbi 400 prokurorë, mbi 320 noterë (120 vetëm Tirana), 140 përmbarues gjyqësor privat aktiv (85 vetëm Tirana), avokatët, etj. po këta kanë përvojen e viteve të punës së tyre, kanë përvojën e shekujve të drejtësisë shqiptare kanunore e shtetërore, etj. Sistemet politike në Shqipëri, politika e politikanët në Shqipëri e kanë “mbyt” deri në fyt Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri. Komunizmi me Reformën Agrare, me Shtetëzimet, me eleminimin e pronës private, etj. dhe Demokracia me Ligjin 7501 të ndarjes së tokës, privatizimet, etj. e kanë detyrue sistemin gjyqësor e prokurinë në të gjitha shkallët të bajnë mbi 1 milionë gjyqe për pronat (deri dhe në Strasburg). Mijëra gjyqe po bahen në Shqipëri për largimet nga puna në Gjykatat Administrative të dy shkallëve, aq sa kanë çështje që rrijnë mbi dy vite në pritje shqyrtimi vendimor final. Askush në Shqipëri nuk ka ngarkesë ditore e volumore sma të madhe e të vështirë se sa gjyqtarët  e prokurorët, të cilët kanë status të veçantë e peshë deri jetike në vendimmarrjet e tyre. Vërtet e kryesisht politika iu jep atyre pagat e “bukë” gjykimesh me gabime, të meta e fajet e tyre, po këto janë aq të shumta sa që shpesh herë nuk iu del koha e mjaftueshme me hangër vakt pas vakti bukën e tyre të përditshme, me ose pa lekët e tyre. Ndaj Politika Shqiptare është debitorja ma e madhe e Drejtësisë Shqiptare, e sistemit gjyqësor të saj në të gjitha shkallët, etj. Ndaj pa u ba marksistë, të punojmë sipas thanies së Marksit: brezat ecin mbi supet e njëri-tjetrit, që kur të vijnë të rinjtë edhe po s’ua morën shembullin të vjetërve, tua lanë përvojën e vyer e të gjatë të tyre.
 
 
2.
 Tepri kjo ditë feste e pushimi zyrtar, politik, popullor, juridik…, pasi me 25 korrikun, plotnohen 15 ditë festa zyrtare. Një 15-ditësh pushim.  Shto dhe 103 të shtuna e të diela për vitin 2016 – i takon rreth 4 muaj pushime në vit për administratën e Shqipërisë Londineze(!).
Çdo president apo kryeministër i Shqipërisë, nga ata dhe me funksionin kryetar partie në pushtet, përveç festave të domosdoshme:  Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë (28 nëntor), Dita e Çlirimit (29 nëntor), Viti i Ri (dy ditë), Dita e Novruzit (22 mars), Dita e Pashkës Katolike dhe ajo e Pashkës Ortodokse, Dita Ndërkombëtare e Punonjësve (1 maji), Dita e Bajramit të Madh dhe ajo e Kurban Bajramit) dhe Krishtlindjeve, kanë caktue dhe festa të tjera zyrtare: Presidenti Sali Berisha 8 Dhjetorin – Dita e Rinisë. Kryeministri Fatos Nano 14 Marsin – Ditën e e Verës dhe 19 tetorin – Dita e Lumturimit të Nanë Terezës. Para dy ditësh, kryeministri aktual Edi Rama, e vendimoi 25 korrikun (me sa duket vetëm për këtë vit) si Ditë Pushimi e Feste prej/për Reformën në Drejtësi.
 E thotë analisti Blendi Fevziu tek nji koment i tij “Sa miliona euro na kushton Tuiteri i Ramës”, botue në “Koha Jonë”(23 korrik 2016), e përllogarit se Qeveria Rama duhet të paguajë nga paratë e taksa-paguesve shqiptar për adminstratën qëndrore dhe lokale plot 4 milionë euro vetëm paga për një punë të pakryer. Plotësisht e saktë. Krejtësisht e drejtë.
Veç duhet me dvet kush t’na ndijnë: A thue, shteti ynë, i mbetur në krizë ekonomike-financiare, që po thellutet në krizë politike institucionale, etj. e paska një luks kaq të madh për shpenzime kaq të larta, të panevojshme, edhe të denueshme?! A thue Qeverisë po i duket pak se me 21 e 22 korrik 2016 të Votimit të Reformës (po edhe me 18,19,20 korrik në pritje tensioni e presioni diplomatik e politik ndërkombëtar e kombëtar) i la shumicën e shqiptarëve pa punë, me sy e veshë tek fatet e Reformës e të Qeverisë?!
 
3.
Sigurisht, lania e miratimit të Reformës në Drejtësi më 21 korrik 2016 është e pa qëlluar në kohë, etj.
Jo për faktin politik se kjo ndodhi në ma pak se 300 ditë kalendarike para dekretimit Presidencial për Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit 2017. Po ka dhe diçka tjetër: gjithësesi e randësishme dhe e patolerueshme.
Gjithandej e gjithkush po thuhet se Miratimi i Reformës në Drejtësi hapi një Epokë të re, etj., etj., veçse duhet me e ditë dhe këtë faktin tjetër: Prej Ditës së miratimit të kësaj Reforme të gjitha gjykatat e sistemit tonë gjyqësor, gjykatat e çdo shkalle e në çdo bashki të Shqipërisë, i mbyllin dyert e tyre për popullin e vet deri në shtator 2016, në ma shumë se një muaj kohë. Kjo, për faktin se hana e 25 korrikut është pushim e festë prej kryeministrit Edi Rama e Qeverisë së tij, ndërsa katër ditët e tjera të mbetura (26, 27, 28, 29) janë ditë me pak gjyqe,etj. Gushti është muaj tradicional për pushimet e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri.
Edhe ky fakt e nxjerr 25 korrikun 2016 nji ditë pushimi të panevojshme, nji festë të tepërt. Pak reale e shumë politike për nga dimensionet e saj,  nga pulset e kumtet e saj.
 
4.
Ashtu, jo kot, po due me thanë se 25 korriku 2016 vjen ndryshe për Parlamentin e Ilir Metës, vjen ndryshe për qeverinë e Edi Ramës.
Për Parlamentin është shpall ditë pune, pasi në websajtin e Parlamentit njoftohet thirrja e Seancës Plenare në ora 10.00 të paradites së 25 korrikut, ndërsa për Qeverinë, në websajtin e saj, njoftohet 25 korriku ditë pushimi për administratën qëndrore e lokale.
Në websajtin e Kryeministrisë 25 korriku 2016 shenjohet, sipas kalendarit gregorian, ditë e hane, ndersa në websajtin e Parlamentit shenjohet (ndoshta sipas “kalendarit politik”) si ditë e enjte dhe ky fakt publik të krijon idenë sikur ende vazhdon e enjtja e 21 korrikut 2016.
Edhe këto dy mos përkatësi apo dakortësi të krijojnë nji ide ma të plotë rreth teprisë kryeministrore për caktimin e 25 korrikut 2016 si Ditë Pushime e Feste (!)
 
 
5.
Mbi të gjitha e para të gjithave, 25 korriku 2016 si një Ditë Pushimi e Feste është një fyerje e madhe, e pa tolerueshme, e dënueshme për Traditën e Trashëgiminë Juridike Shqiptare, jo 25 vjet si e thotë kryeministri ynë Edi Rama për Reformën në Drejtësi, por mbi 2.500 vjet kohë e histori, prej nga kushtetutat ilire në mbretëritë ilire, në “qytet-shtetet” ilire, me Kodin e Lekës së Madh (i tokës e origjinës shqiptare, zanafilla e Kanunit të Lekë Dukagjinit), me Kodin e Justinianit të Madh (perandorit romak me origjinë ilire), në principatat shqiptare të Arbnisë e kohës së Skënderbeut, me Kushtetutën Shqiptare të vitit 1998, etj.
 
Presidenti Meidani e shpalli me Dekret  të dielën e 22 nëntorit 1998 si ditën e miratimit përfundimtar me Referendum të Kushtetutës së Shqipërisë, po as ky si kreu i shtetit dhe as Majko si kryeministër i asaj kohe, nuk e shpallën të hanën pushim zyrtar, festim. As Kuvendi i Shqipërisë me kryetar Skënder Gjinushin, kur e mirtaoi në Kuvend Ligjin nr. 8417, në të mërkuren e 21 tetorit 1998, nuk e mori nismen ta shpalli të nesermen ditë pushimi zyrtar, si 25 korrikun e sivjetëm, 2016. Shembuj të tillë mund të sjellim plot për të dëshmue se astenjiherë në historinë e shtetit shqiptar, nga mbretëritë ilire, principatat shqiptare e dekteri në shek. XXI, në asnjë rast kur është miratue një reform, si kjo e tanishmja – Reforma në Drejtësi, nuk ka ndodh që të caktohet ndonjë nga ditët pasardhëse si ditë pushimi zyrtar. Gjithmonë populli ka ditë si të festojnë e pushojnë dhe administrate sit ë gëzojnë e të punojnë, pa pasë vendime qeverie si ky për 25 korrikun 2016 (!)
Në Kombin Shqiptar të Justinianit të Madh (482-565) që i la Perandorisë së Bizantit e Botës së përjetshme përmbledhjen justiniane të përbotshme “Codex repetitae praelectionis” në mbi 50 libra, i njoftun si “Kodi i Justininit të Madh” dhe që ende Europa Kontinentale e ka në themele juridike të saj,  dhe në atdheun e prijtarit e mendimtarit të madh Lekë Dukagjini që na la Kanunin e Lekë Dukagjinit me gjithato nene që ua kalojnë dhe atyre të Europës së sotme të Bashkuar (BE), në vendin e “Kanunit të Skënderbeut”, etj. të shpallësh 25 korrikun 2016 ditë festimi e pushimi për arritje të miratimit të nji Reforme në Drejtësi, është disi, jo pak, një fyerje kombëtare ndaj Justinanit të Madh, ndaj Skënderbeut e Lekë Dukagjinit, ndaj Kombit tand në zemër e themeli të Europës së Bashkuar, etj.
Tiranë, 24 korrik 2016

Të enjten e ardhshme votohen 7 ligjet e reformës në drejtësi

Kuvendi do të mblidhet të enjten e ardhshme, më 28 korrik, për të votuar shtatë projektligjet që rrjedhin nga reforma në drejtësi. Miratimi i këtyre ligjeve është përfshirë në kalendarin e punimeve të kuvendit. Shtatë ligjet që do të votohen të enjten e ardhshme janë :

-Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “Në ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe procesi për shqyrtimin e tij nga Kuvendi.

-Projektligji “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

-Projektligji “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit te Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Për të miratuar këto shtatë ligje do të duhen 84 vota, të cilat mesa duket nuk do të kenë asnjë problem për t’u arritur, pasi reforma në drejtësi mori 140 votat e Kuvendit. Me miratimin e këtyre ligjeve, parlamenti mbyll punimnet e këtij sesioni.

Lulzim Basha: Dita e parë e reformës është dita e fundit e kësaj qeverie

Lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur me të njëjtë monedhë gjuhës me tone kritike të kryeministrit Rama në foltoren e Kuvendit. Pas përfundimit të votimit në seancë, para gazetarëve Basha u shpreh se dita e parë e kësaj reforme është edhe dita e fundit e qeverisë Rama.

 

“Reforma në drejtësi që sot u miratua me konsensusin e Kuvendit të Shqipërisë, paketa që kaloi me votat e deputetëve të mazhorancës e opozitës të bashkuar është një ogur i mirë për shqiptarët për drejtësi.

Është një ogur për çdo shqiptar, për drejtësinë e kushtutueshmërisë ku çdo drejtësi merret siç duhet. Kjo është një betejë që duhej t’i bashkonte shqiptarët 1 vit më parë.

Falënderoj miqtë tanë, kancelarin Merkel, zv/sekretaren Nuland për mbështetjen që i dhanë opozitës së Shqipërisë.

Ne ishim në këtë betejë në emër të çdo qytetari, të votuesve tanë që sot janë më të shumtë, edhe të votuesve të qeverisë që sot janë në minorancë. Korrupsioni është në çdo zyrë të shtetit, papunësia ka kapur nivelet rekord, qeveria donte ta anashkalonte.

Dita e parë e Reformës në Drejtësi është edhe dita e fundit e kësaj qeverie. Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, që një qeveri e themeluar mbi korrupsion dhe krim, u detyrua që të votonte këtë reformë”, – tha Basha.

BE: Përgëzime, e rëndësishme është që zbatimi i reformës të nisë menjëherë

TIRANË – Pas miratimit me unanimitet të draftit kushtetues për reformën në drejtësi, ka reaguar nëpërmjet një deklarate Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Delegacioni përgëzon popullin shqiptar liderët dhe forcat politike për miratimin, ndërsa thekson se tashmë është me rëndësi të nisë menjëherë zbatimi i reformës.

”Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një refomë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.

Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standartet evropiane”- thuhet në deklaratën e BE.

Çfarë fitoi PD me ‘Po’-në e “Drejtësisë” – Nga BLENDI FEVZIU

Lulzim Basha i ka thënë ‘Po’ reformës në drejtësi, mbi bazën e një drafti të propozuar nga ndërkombëtarët dhe të përmirësuar deri në muajin e fundit nga amendimet e opozitës. Ndryshe nga sa kishin paralajmëruar një pjesë e madhe e mediave dhe ndryshe nga përbetimet nën zë dhe informale të një pjese të njerëzve në korridoret e PD, Basha e ka marrë vendimin e tij. Përtej presionit të jashtëzakonshëm në këtë rast të ndërkombëtarëve; përtej presionit publik në vend që ishte hapur në favor të reformës, përtej shantazheve me vota të blera apo deklarimeve të së paku dy deputetëve të njohur të PD në favor në draftit, përtej shpalljes së LSI se votat e saj do shkonin me mazhorancën në çdo rast, duket se Basha ka qenë i vendosur për të thënë ‘Po’. Ka qenë padyshim zgjidhja e tij më e mirë dhe jo e lehtë.
Po çfarë ka fituar PD me ‘Po’-në e sotme.
E para, Basha ka shmangur një konflikt publik dhe të panevojshëm të opozitës me ndërkombëtarët. PD është rikthyer në pozicionin e saj natyral, atë që ka pasur që në themelim, bartëse e vlerave perëndimore dhe aleate e drejtpërdrejtë e Europës demokratike dhe SHBA. Çdo sjellje tjetër, çdo refuzim do të kishte pasur pasoja afatgjata për të. Në këtë rast, ndërkombëtarët do vijojnë të mbeten partnerë kryesorë të PD në betejën e ardhshme të saj për reformën elektorale dhe votën e lirë!
E dyta, shmangu mundësinë e rrjedhjeve nga PD dhe hapjen e një konflikti të brendshëm. Nëse PD nuk do të votonte dhe mazhoranca do t’i bënte 94 votat e nevojshme edhe me ndihmën e disa deputetëve të PD, pasoja do të ishte shumë e madhe. Sinjalet ishin dhënë dhe media ishte në dijeni të emrave dhe ofertave që ishin bërë në këtë drejtim.
E treta, Basha ka luajtur deri në momentin e fundit për të marrë sa më shumë ndryshime në favor të tij dhe ia arriti kësaj. Ai modifikoi mjaft pika të draftit, duke marrë favore që opozita nuk i kishte as në ligjin aktual. Përmes këmbënguljes dhe negocimit, arriti disa gjëra që në thelb dukeshin të pamundura disa muaj më parë. Por, detajet e ligjit nuk kanë aq rëndësi. Rëndësi ka impakti politik i tij.
E katërta, edhe pse me shumë vonesë, Basha mbylli një kapitull që ishte në disfavor të tij. Në vend që të merrej me qeverisjen e keqe, problemet ekonomike, varfërinë, rendin apo korrupsionin, PD u detyrua të fokusohej te reforma në drejtësi. Duke qenë në pozita më pak të favorshme se sa PS dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, ajo zbehu rolin e saj primar, betejën për qeverisjen e mirë të vendit. Problemet thelbësore ikën nga fokusi kryesor edhe mediatik, duke i vendosur në fokus reformën.
E pesta, kalimi i reformës e relaksoi opozitën. Tani problemi i mbetet mazhorancës. Thyerja e PS me LSI është më se evidente dhe qeverisja e mëtejshme e tyre mbetet thjesht një farsë. Thënë ndryshe, nuk ka më qeverisje. Ka administrim të përditshëm, secili në parcelën e tij, por jo zbatim i një programi qeverisës. Pas kësaj, PS dhe LSI do harxhojnë më shumë kohë dhe energji në betejën e tyre nën tavolinë dhe opozita do të jetë komode dhe e furnizuar me akuza që të dyja palët e qeverisë ia bëjnë vetë njëra-tjetrës.
E gjashta, ‘Po’-ja e djeshme i jep mundësi Bashës të hapë një aksion tjetër politik brenda opozitës. Ai ka mundësinë të vlerësojë se kush do të jetë ekipi i tij i ardhshëm dhe kush ka nevojë të ndalojë këtu. Duke e falënderuar për kontributin që ka dhënë, por duke i kujtuar se tashmë opozita ka nevojë për të tjera energji dhe tjetër filozofi në rrugën drejt pushtetit. Ky do të jetë edhe aksioni më i rëndësishëm i Bashës. Pa një ekip të tijin, pa një ekip që ngjall shpresë dhe entuziazëm në publik, shanset janë të pakta. Basha ka thënë sot një ‘Po’ të rëndësishme. Një ‘Po’, që pavarësisht rrethanave në të cilat u mor, i jep Bashës staturën që kishte nevojë dhe opozitës, vendin që i takon!

Votohet me konsensus Reforma në Drejtësi

Parlamenti miraton me të 140 votat paketën e ndryshimeve kushtetuese. Vendimi përshëndetet menjëherë nga ndërkombëtarët

Parlamenti shqiptar miratoi mbrëmë pas mesnate me një konsensus të plotë të të gjithë deputetëve Reformën në Drejtësi pas një procesi të gjatë e veçanërisht cfilitës në orët e fundit. Edhe gjatë ditës së djeshme, pasi 24 orë më parë ishte rënë dakort për ndryshimet kushtetuese, u deshën mbi 7 orë bisedime me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit europian për të kapërcyer dhe pengesën e dalë në momentet e fundit, kur opozita këmbënguli për formulën e emërimeve nga ana e parlamentit të disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Fatmir Xhafaj në fjalën e tij theksoi se “sot, qytetarët, miqtë dhe skeptikët e reformës, gjejnë të kurorëzuar hapin e parë të rëndësishëm për të shëruar sistemin nga klientelizmi, mungesa e aksesit dhe e ndershmërisë, pandëshkueshmëria dhe korrupsioni, korporatizmi dhe mungesa e llogaridhënies. Reforma nuk do të jetë ndërrim persoash por krijim mekanizmash që ai të jetë efikas e profesional”, nënvizoi zoti Xhafaj, i cili për gjatë afër 20 muajsh drejtoi dhe koordinoi të gjithë procesin.

Përfaqësuesi i opozitës në Komision Oerd Bylykbashi, ndërsa vlerësoi Reformën si një një mundësi për të sjellë një drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk i shmangu kritikat ndaj shumicës. “Për fat të keq, të gjithë shqiptarët e kanë parë se si themeli i këtij procesi vazhdimisht ka qenë në konflikt dhe kjo ka qenë një zgjedhje e drejtpërdrejtë e kësaj shumice. Reforma u pa si një mjet për të goditur kundërshtarin. Nuk mundet që kushtetuta të jetë e themeluar mbi konfliktet dhe mungesën e konsensusit”, theksoi ai.

Por edhe kryeministri Rama nga ana e tij, duke e përcaktuar miratimin e Reformës si nisjen e një revolucioni në sistemin e Drejtësisë, shigjetoi hapur opozitën e cila sipas tij u përpoq ta pengojë procesin. “I siguroj të gjithë shqiptarët se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e Vetting-ut ku trupat e zbatimit të reformës do të paraseleksiohen dhe do të mbështeten nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në një luftë të egër, me killerat parelinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare dhe me politikën e mbrapshtë e cila nuk do të heqë dorë asnjë ditë apo natë, në përpjekjen e marrë për ta ndalur historinë e re që sapo ka filluar. Figurat tragjikomike të një politike të trembur, hileqare dhe delirante e cila në kilometrin e fundit të votimit të reformës, humbi çdo sens të realitetit dhe na bëri të gjithëve gazin e botës, është shprehja më kuptimplotë e vlerës së kësaj reforme historike”.

Pasi seanca e parlamentit u mbyll, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili e ndoqi në një nga llozhat e sallës foli për “një betejë që nuk duhej të luftohej mes dy palëve. Nga kjo sallë duhet të kish dalë më shumë se një vit më parë. Por kjo u imponua, sepse u konceptua si një betejë politike, nga ata që nuk e deshën opozitën në këtë proces, e që bënë gjithçka për damkosjen e opozitës. Opozita – shtoi ai – luajti një rol qëndror për abortimin e përpjekjes së rrezikshme të shumicës për kapjen e sistemit”.

Miratimi nga ana e parlamentit u përshëndet mënjeherë nga ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan Lu, i cili ishte gjithashtu në sallë me homologen e tij të BE-së Vlahutin, përmes një deklarate theksoi se “miratimi i Reformës në Drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn duke nënvizuar se “ndryshimet kushtetuese përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor” përgëzuan “popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik. Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, thekson deklarata ku vihet në dukje se “tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane”.

Prania e OSBE-së në Shqipëri ndërsa mirëpret vendimin e parlamentit e cilëson atë si “një arritje të rëndësishme, që i hap rrugë zbatimit të reformës së njëmendtë në drejtësi. Ndryshimet e miratuara sot tani duhet të pasohen nga ligje dhe akte nënligjore, procedura dhe politika, për të tërë sistemin gjyqësor. Reforma do të jetë e vërtetë vetëm kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, anembanë vendit”. Edhe OSBE vë theksin në rëndësinë e mënyrës se si kjo reformë do të vihet në jetë. “Mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës. Qëndrueshmëria dhe suksesi, gjithashtu, varen nga ndryshimi i sjelljes: nga vendosja e një kulture përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje, lufta kundër pandëshkueshmërisë dhe konsolidimi i respektimit të shtetit të së drejtës, në të gjitha shtresat e shoqërisë”, përfundon deklarata. za

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu: “Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu pas votimi të reformës :

“Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik.

Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.”

SHBA janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë…”

…presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.”

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Variant i ri për reformën në drejtësi, Rama dhe Meta e pranojnë, pritet Basha – Fleckenstein: Ky është i fundit

TIRANE- Eurodeputeti Knut Fleckenstein konfirmon hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi pas negociatave mes palëve. Sipas tij, ky do të jetë drafti dhe propozimi i tyre i fundit, ndaj u bën thirrje deputetëve që ta votojnë.

“Propozimi i fundit mbi tavolinë, tani votojeni Këshilla ime, lërini diskutimet dhe votojeni”, shkruan në rrjetin social Twitter, eurodeputeti Fleckenstein.

Palët janë mbledhur sërish në një takim në Kryesinë e Kuvendit, për të negociuar mbi propozimin e ri, ku të pranishëm janë edhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Mësohet se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama e kanë pranuar draftin. Sakaq Meta ka lënë Kryesinë. Tashmë pritet edhe përgjigjja e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Propozimi i ri përfshin KLGJ dhe KLP-në.

META E RAMA: “PO” DRAFTIT TË RI
Ora 17:10- Kreu i Kuvendit ka lënë i pari Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillopheshin negociatat duke lënë pas një përgjigje pozitive. Sipas burimeve edhe kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për propozimin e ri. Ndërkaq burimet shtojnë se propozimi i ambasadorëve nuk përcakton zgjedhjen e KLGJ dhe KLP sipas vettingut.

BASHA RIKTHEHET PËR NEGOCIATA NË KRYESINË E KUVENDIT
Ora 16:20- Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar sërish Kryesisë së Kuvendit, ndërsa do të vijoj negociatat së bashku me kryeparlamentarin Ilir Meta. Mësohet se Basha është shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

PERFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT E PD
Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi. Sipas burimeve deputetët e PD­së nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.

LU E VLAHUTIN TAKOHEN ME FATMIR XHAFAJN
Ora 14:50 – Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.

DY AMBASADORET PROPOZOJNE NJE VARIANT TE RI PER TE ZGJIDHUR NGERCIN
Ora 14:15 – Sipas burimeve dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.

Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-­ne dhe KLGJ-­ne.

PERFUNDON PA MARREVESHJE TAKIMI I AMBASADOREVE ME BASHEN E METEN
Ora 13:44- Përfundon pa marrëveshje takimi për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi mes Bashës, Metës e ambasadorëve të SHBA e BE. Pas apelit të kreparlamentarit Meta, se duhet gjetur konsensusi që reforma në drejtësi të jetë e zbatueshme dhe se vetë ai do negocionte me ambasadorët e Bashën, nis një takim në Kryesinë e Kuvendit.

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodhën bashkë me Metën, dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas tyre ka shkuar Basha, Bylykbashi si dhe Manjani.

Rreth orës 13:32, një orë pas diskutimeve, Kreu i PD-së Lulzim Basha doli nga Kryesia e Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e News 24, Elda Menga nëse kishte mundur të bindte ambasadorët se kishte të drejtë, kryedemokrati Basha nuk ka dashur të komentojë.

Sakaq, seanca plenare vijon diskutimet nën kryesimin e nënkryetares Leskaj. Në sallë nuk ndodhet as kryeminsitri Rama, i cili pas kafes me disa deputetë socialistë është kthyer në Kryeministri.

PD ultimatum Ramës: Nuk kthehemi në Kuvend pa u pranuar varianti ynë

 Zhvillimet orë pas ore – pritet përgjigjja e Ramës

Miratimi i draftit final të Reformës në Drejtësi ka futur në ngërç të madh të gjitha palët politike. I gjithë debati është te mënyra se si do të formohen katër institucionet e reja që krijohen nga Reforma.

 

PD-ja kërkon që ajo të ketë përfaqësuesit e saj në raport 3-2 për maxhorancën, siç ishte rënë dakord për vetingun, ndërkohë që PS e kundërshton.

Ora 15:30 Burimet e “Panorama.al” thonë se deputetët e PD-së nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.

Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi.

Ora 14:50

Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.

Ora 14:25

Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-ne dhe KLGJ-ne.

Ora 14:15

Burimet bëjnë të ditur se dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.

Ora 13:40

Basha ka paralajmeruar nje mbledhje te grupit parlamentar ne oren 14:30.

Ora 13:35

Nderkohe qe Basha eshte larguar nga Kryesia e Kuvendit, po vijon takimi i Ilir Metes me dy ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin.

Ora 13:30

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha le zyren e Ilir Metes pas rreth 100 minutash takim. Basha nuk pranoi te fliste per mediat.

Ora 13:20

Prej 90 minutash kreu i PD-se, Lulzim Basha i shoqeruar edhe nga Oerd Bylykbashi vijon takimin ne zyren e Kuvendit me Ilir Meten. Te pranishem jane gjithashtu edhe dy ambasadoret Lu e Vlahutin.

Ora 13:00 

Kryeministri Rama ka qenë ndër të fundit që ka lënë Kuvendin, pas mbylljes së seancës plenare. Ai ka qenë me deputetin Shalsi, të cilit i ka hedhur dorën në qafë, ndërkohë që nuk ka deklaruar asnjë fjalë, edhe pas këmbënguljes së medias për një prononcim.

Ora 12:45

Kuvendi ka njoftuar mbylljen e seances, në pritje të një konsensusi mes palëve për reformën në Drejtësi. Pas kësaj, deputetë dhe ministra kanë lënë sallën dhe kanë dalë, duke njoftuar se mbeten në pritje të asaj çfarë do të prodhojë takimi që mbahet ndërkohë në zyrën e Metës, në Kryesi.

Ora 11:58

Rama duke biseduar me Rucin

Kreu i qeverisë, Edi Rama eshte ulur krah deputetit socialist Pandeli Majko me të cilin po bisedonte, e më pas u pa pranë kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.

Ora 11: 55

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend ku po takohet me deputetët e grupit parlamentar demokrat. Pak momente më pas, ata të dy së bashku u larguan.

Ora 11:45

Kreu i PD-së Basha, shoqëruar nga negociatori demokrat për Reformën, Bylykbashi, kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit, ku më parë janë mbledhur te Meta, edhe ambasadorët Lu e Vlahutin.

Ora 11:42

Meta është nisur drejt zyrës së tij në kryesinë e Kuvendit dhe menjëherë pas tij kanë mbërritur ambasadorët Lu e Vlahutin.

Ora 11:40

Pas fjalimit të Ilir Metës i cili ka bërë thirrje për konsensus dhe jo votim përmes shantazhit, Parlamenti ka marrë disa minuta pushim.

Ora 11:20

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu është drejtuar në seancë dhe ka deklaruar se do të votojë pro reformës. Pas saj kanë ardhur edhe shumica e deputetëve demokratë.

Ora 10:15

Konferenca e Kryetareve ne Kuvend ka mbyllur punimet edhe në pjesën me dyer te mbyllura ku u diskutua se si do te vijohet me seancen parlamentare per shkak se ende nuk ka nje marreveshje per kater institucionet e reja qe krijohen. Sipas PD-se dhe LSI-se seanca nuk mund te vazhdoje pa u arritur me pare marreveshja ne komisionin e posaçem. Pas kerkeses se PD-se dhe LSI-se u ra dakord te rinisin negociatat dhe per te integruar letren e Komisionerit per Zgjerimin, Johannes Hahn.

Meta kërcënon: Ose votim konsensual, ose jap dorëheqjen

Kryetari i Parlamentit Meta ndërmjetëson negociatat mes ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së dhe kryetarit të PD-së Basha për formulën e emërimit të anëtarëve të dy institucioneve të Drejtësisë. Meta thirrje për një votë konsensuale “ndryshe jap dorëheqjen”

Në Shqipëri parlamenti nisi sot paradite seancën e tij ku është parashikuar votimi i Reformës në Drejtësi, ndërkohë që ka ende çështje pezull. Mbrëmë përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që formula e dakortësuar për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të verfikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përdorej edhe për dy institucionet e tjera Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ambasada amerikane u shpreh “e zhgënjyer” për “kërkesën e re të zotit Basha” duke e cilësuar atë “të papranueshme”. Në deklaratën e saj ambasada përdori tone të forta ndërsa theksonte se “ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.

Sot paradite kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se “nuk ka asnjë kusht të ri. Ky është një mashtrim i turpshëm. Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’u bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala kundërshtare bie përtokë me prova”, tha zoti Basha duke kujtuar se dy ditë më parë ai kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se sipas formulës së dakortësuar për komisionet e verifikimit “përzgjidhen anëtarët e KLGJ-së jogjyqtarë dhe anëtarët e KLP-së joprokurorë”

Në hapje të seancës parlamentare, kreu i parlamentit deklaroi se “asgjë nuk duhet të pengojë miratimin e Reformës me konsensus”. Ai u tërhoq nga drejtimi i seancës për t’ju dedikuar ndërmjetësimit për “zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes zotit Basha dhe Shteteve të Bashkuara” duke ftuar që në këto përpjekje të angazhohej dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Të dy ambasadorët të pranishëm në hapjen e seancës ju bashkuan menjëherë zotit Meta në zyrat e Parlamentit, ku më pas ka shkuar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas kryetarit të parlamentit, negociatorët e partive politike duhet ndërkohë të përmbyllnin kthimin në një akt ligjor të marrëveshjes së arritur dje me ndërmjetësimin e Komisionerit europian Johannes Hahn, në mënyrë që më pas ajo të përfshihej në projektin e ndryshimeve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm parlamentar. Kjo çështje në fakt ishte pjesë e debateve të gjata në fillim të ditës edhe në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Zoti Meta në fjalën e tij bëri disa herë thirrje për domosdoshmërinë që Reforma të kalojë me konensusin e të gjitha palëve “në interest ë stabilitetit të vendit”. Ai deklaroi se votat e partisë që drejton, LSI-së janë të gjitha në favor të Reformës, duke njoftuar se nëse ajo nuk kalon me konsensusin edhe të opozitës, “do të jap dorëheqjen nga detyra e kryetarit të parlamentit, sepse nuk mund të rri në një parlament që funksionon me presione”, deklaroi zoti Meta.

Pak përpara se të niste seanca e sotme Delegacioni I Bashkimit Europian përmes një deklarate theksonte se “sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, përfundon deklarata.

Shfryn Meta: Votat e LSI pro reformës, por jo votim me shantazh e me SMS

Vetëm pak çaste pas nisjes së seancës plenare, kryeparlamentari Meta ka deklaruar mbylljen për disa momente të punimeve, në kërkim të një konsensusi final mes palëve për reformën në drejtësi.

 

Ai ka deklaruar se nëse nuk ka konsensus, 20 votat e LSI janë pro reformës, por ai do të ikë nga drejtimi i Kuvendit, pasi nuk mund të pranojë një reformë votuar nën shantazh e me SMS, ndërkohë që duhet të votohej me bindje, për veten dhe partnerët e nderuar.

“I kam thënë edhe ambasadorit Lu, të mos dëgjojë lart e poshtë fjalët që thonë se Meta po bën lojë, nuk di të bëj Meta lojë, 20 votat e LSI janë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë është sipas Venecias dhe u kam kërkuar aktorëve, të mblidheshin në mënyrë që të jepnin zgjidhje dhe kjo reformë të ishte votuar.  Të mos shqetësohen amerikanët, asgjë nuk do ndodhë këtu, nuk jemi në ’97-n, unë besoj te përgjegjësia e Ramës ka qenë më konstruktivi në gjithë këtë cështje, ka qenë dakord me SHBA/BE, le të jetë kështu edhe përgjegjësia e Bashës”- tha Meta.

Sipas tij, nëse nuk i sqarojnë këtu cështjet, le ti sqarojnë në nivelet më të lartë të SHBA se SHBA,sipas tij,  duan të forcohet stabiliteti në Shqipëri.

“Nëse PD, Basha, Berisha, Topalli, pas sqarimit të këtyre momenteve nuk duan të votojnë reformën se kanë frikë nga reforma, ne do ta votojmë, unë do ta votoj, do iki nga kryetar Kuvendi, nuk rri nën një kuvend që voton nën shtantazh me SMS një reformë që duhet ta votojë me bindje, për veten dhe partnerët e nderuar”- tha Meta.

Në nisje të fjalës, me ton të ashpër, Meta theksoi se “Nuk kemi nevojë për deputetë patriotë, por për votim patriotik. Pse është kaq i rëndësishëm konsensusi patriotik? Sepse kjo është një kushtetutë re e Shqipërisë. Nuk votohet në mënyrë të njëanshme pavarësisht se do votohet në çdo lloj mënyre. Ka pasur problemet e veta. Duhet të përmbyllet me sukses. Kjo është e domosdoshme për vendin. Është për dekadat që vijnë. U bëj thirrje qytetarëve amerikanë dhe europianë të jenë të qetë. Ata që mendojnë se mund ta votojnë me 94 apo 95 duhet të kuptojnë që konsensusi është i rëndësishëm”.

Bregu: Burrat janë më keq se gratë e këqija, do ta votoj Refomën

Majlinda Bregu, ish ministre e Partisë Demokratike dhe tani deputete e saj, është e pakënaqur me qëndrimet e kreut të kësaj partie.

Bregu deklaroi para gazetarëve se po shkon në Kuvend për të votuar Reformën në Drejtësi.

“Deri sot, tha ajo, kisha besuar në marrëveshjen, por burrat janë bërë më të këqinj se gratë e këqija dhe i qëndrojnë fjalës. PD e ka pranuar marrëveshjen për ta votuar Reformën në Drejtësi. Prandaj të vijë në Kuvend dhe ta votojë.”

LULZIM BASHA, RRUGËTIM EURO-ATLANTIK – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

1.
Kryehere, në vitet ’90, Lulzim Basha, gjimnazist i “Sami Frashërit” në Tiranë, mori pjesë në manifestime, protesta e veprimtari të Partisë Demokratike me devizën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, etj. Në zgjedhjet e 22 marsit 1992 ishte me mandatin e vëzhguesit të PD.
Kjo kohë e fillimeve demokratike shenjon fillesat e autobiografisë politike të Lulzim Bashës në PD e në politikën e madhe të kohës panshqiptare.
Lulzim Basha u rrit politikisht në moshë e karierë në kohën e demokracisë në Shqipëri, Hollandë e Kosovë. U rrit sëbashku me partinë e tij, Partinë Demokratike, prej nga simpatizant, veprimtar e antar i saj e deri kryetar i saj.
Lider i themeleve të PD, lider i themeltë i saj.

2.
Politikani i ri Lulzim Basha është diplomuar (1993-‘99) në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin 379 vjeçar të Utrechtit, ma i madhi në Hollandë e i klasifikuar një ndër 50 universitetet ma të mira të botës. I vetmi lider i derisotëm i një partie politike shqiptare që i ka nis e krye studimet e larta universitare në Perëndim.
Bashkëshortja e tij Aurela Basha është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit dhe ka një MBA nga Universiteti i Amsterdamit në kryeqytetin hollandez.
Një të tillë shembull shkollimi bashkëshortor nuk e kemi në asnjë rast tjetër ndër liderët politik partiak shqiptar. Të dy, sëbashku, me shkollimin e tyre universitar në një nga vendet perëndimore ma demokratike të botës, si rast i përveçëm, si brumim, rrezatim, realizim, përbajnë sot një model emblematik, si të thuash, një “institucion” pro perëndimor më vete, në përkushtim të kohës demokratike, drejt të ardhmes euro-atlantike.

3.
Lulzim Basha, si asnjë tjetër politikan kryepartiak shqiptar i derisotëm, vjen në politikën zyrtare të Shqipërisë Londineze me një karierë të shumfishtë mbi pesëvjeçare (1999-2004) në institucionet ndërkombëtare.
Fillimisht, ky euro-atlantik, punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, për Gjykatën e Hagës, ku përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit. Pastaj, këshilltar ligjor i Misionit UNMIK të OKB-së, një nga shtyllat e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës euro-atlantike. Njëkohësisht, ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
Kjo udhë drejt Perëndimit euro-atlantik, CV e tij elitare, janë përvojë e trashëgimi e thesartë, jo vetëm për Lulzim Bashën 42 vjeçar (12 qershor 1974), po edhe për Partinë Demokratike tre dekadore, janë edhe pjesë e strategjisë për ta promovuar liderin e vet si kryeministrër i ardhshëm i Shqipërisë.
 
4.
Lulzim Basha ka ardhë në politikën zyrtare të Tiranës si një prurje euro-atlantike risore, meritore, aktive, cilësore, si një frymë e re në PD e politikën panshqiptare.
Si i tillë ai kreu detyrën e Kordinatorit të Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), që ishte shtysë efektive e lartësim elektoral i fitores së PD-së më 2005. Njëherash ishte edhe Zëdhës i Fushatës Zgjedhore të PD më 20015. Kandidat për deputet i PD në Tiranë. Sigurisht, afirmativ e përballës me të majtën e figura politike të saj në debate televizive të Elektoriadës 2005.
 
5.
Lulzim Basha, ndryshe nga të gjithë ministrat e PD-së, pati katër mandatime në kohën qeverisëse koalicionore të PD-së, duke sjellë gjithato prurje euro-atlantike, duke shënuar plot arritje euro-atlantike.
Si ministër i Transporteve ishte përballës politik, nismëtar i flaktë e në disa menaxher i talentuar i Rrugës së Kombit (Autostrada Durrës-Kukës) për integrim me Kosovën shqiptare, i Tunelit të Krrabës të lidhjes së Tiranës me Elbasanin e Shqiptarët e Shkupit Dardan, etj.
Si ministër i Punëve të Jashtme u zgjodh në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh Ë. Bush, në kohën e marrrjes së Ftesës e antarësimit në NATO, Hapja e Negociatave për Liberalizimin e Vizave, përshpejtimit të objektivave për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) e njohjet ndërkombëtare të saj, etj.
Si ministër i Brendshëm (2009-2011) kur Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet teknike për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian, etj.
 Në katër vite kryebashkiak i metropolit shqiptar (2011-’15)  punoi me përkushtim, me projekte transformuese e realitete ndryshuese, për ta kthyer Tiranën në një qytet modern dhe europian.
 
6.
Kryetari aktual i PD-së, euro-atlantiku Lulzim Basha, i zgjedhur para tre vitesh, në korrik 2013, sipas parimit “1 antar – 1 votë”, me mbi 80 për qind të votave në elektoriadën partiake.
Ky është një mandat i fuqishëm për sipërmarrje politike prej tij për t’u dhënë shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë vizionare e qëndrestare,  për t’i dhënë vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin e tejzgjatur, në përballje me qeverinë Rama-Meta.
Lulzim Basha për ta kryer në kohë e lartësi këtë mision historik, kombëtar, politik, po punon për një organizim anglo-sakson të PD-së, me antarësinë, themelin e partisë, me të gjitha strukturat e saj në të gjitha bashkitë e forumet drejtuese të saj. Në këtë rrugëtim po mbështetet fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve ndër vite, tek pasuria e paçmueshme e vlerave të lidershipit historik të Sali Berishës.
 
7.
Kauza e Orientimit Pro-Perëndimor të Shqipërisë është rrugëtim i gjatë historik, në gjithato stacione të historisë. Para 800 vitesh e patën si dukuri e praktikë Dinastia Progoni e shtetit të Arbrit, e ktheu në platformë politike e shtetërore Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar, etj. ”Kauza e Enveriadës” ishte Orientimi Pro Lindor i Shqipërisë, drejt Moskës, Beogradit e Pekinit, drejt Lindjes Komuniste, çka shpesh herë ngre krye e bahet pengesë dhe në Orientimin Pro-Perëndimor të Shqipërisë, në integrimet e saj euro-atlantike. Në Dhjetor ’90 dhe lideri demokrat Sali Berisha e ktheu në kauzë orientimin pro-perëndimor të Shqipërisë postkomuniste.
Lideri euro-atlantik Lulzim Basha, kryetar i PD-së me qytetarinë e tij të lartë e kombëtarizmin e tij të sprovuar, po ngrihet denjësisht në lartësi epokale të mbrojtjes e lartësimit të kauzës të Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë. Kjo po duket dhe tek e sotmja Reformë në Drejtësi.
Lulzim Basha është një nga Apostujt e Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë. Kjo shprehimohet dhe në dekorimin e tij “Qytetar i Lirë i Londrës”, “Qytetar Nderi” i Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës, “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit, etj., në cilësimet ndaj tij si “Princ i Integrimeve Euro-atlantike”, “Golden Boy i Demokracisë”, “Yll në ngjitje” etj.
Lideri emblematik Lulzim Basha është jo vetëm prurje euro-atlantike për PD, për të Djathtën Shqiptare, për Shqipërinë, për Kombin, po edhe ka sjellë prurje euro-atlantike në zhvillimet kombëtare politike panshqiptare në vitet e demokracisë.


RAMIZ LUSHAJ
 
 
Tiranë, 20 korrik 2016

Reforma në ngërç, ja çështja që ka futur në sherr PD-në dhe PS-në

Maxhoranca dhe opozita nuk po bien ende dakord për të mbyllur draftin e reformës në Drejtësi. Shkak është bërë përbërja e dy institucioneve të reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid  per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”, thuhet ne njoftimin e Partise Demokratike.

Ne mbledhjen e komisionit ku nuk jane te pranishem deputetet e Partise Socialiste bie ne sy fakti qe eshte i pranishem Petrit Vasili i Levizjes Socialiste per Integrim.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka deklaruar se bllokimi i konkludimit të konsensusit po bëhet nga mazhoranca. Bylykbashi theksoi se mazhoranca po shkel marrëveshjen e arritur sa i takon formulës së Vetingut..

“Ka më shumë se dy orë që përfaqësues të PS-së refuzojnë që komisioni i reformës të mblidhet për të bërë këto ndryshime që janë të domosdoshme. Miratimi i këtyre ndryshimeve që u ranë dakord sot nga palët janë esenciale. Mos kryerja e kësaj seance të këtij komisioni e bën të pamundur që nesër Parlamenti të miratojë propozimin e dakordësuar mbi bazën e propozimit hibrid”, tha Bylykbashi.

“I vetmi element themelor që është formuala e zgjidhjes së katër organeve të parashikuara nga neni 88, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Vetingut do të jetë një e vetme. Një zgjidhje kërkon Komisioni i Venecias edhe për rrjedhojë ky ka qenë elementi përçuar në këto negociata. U informoj se përtej çdo keqinformimi të qëllimshëm të bërë sot nga PS dhe qeveria se në mbledhjen negociuese PD-PS-LSI dhe ekspertëve ndërkombëtarë, një kërkesë të ministrit Manjani në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, unë kam deklaruar përapara të gjithë anëtarëve se formuala do të jetë e njëjtë si ajo për vetingun. Përfaqësuesi i PS-së është shprehur se është rënë dakord që do të ndahen pesë anëtarët jo gjyqtar dhe pesë anëtarët jo prokurorë do të jenë në raportin 3 me 2”, theksoi me tej nenkryetari i komisionit te posacem.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në reagimin e tij pas deklaratës së bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi ka konfirmuar formulën për të cilën është rënë dakord gjatë negociatave.

“Kemi diskutuar për çështje që kishin mbetur pezull për propozimin e z. Nuland. E konfirmoj atë që tha pak më parë z. Bylykbashi për të kuptuar realisht se për çfarë është rënë dakord sepse kanë qenë negociata dypalëshe PS-PD. Po presim që negociatorët të mblidhen. Në këtë çast mandati im nuk është të bëjë zëdhënësin e askujt”, tha Manjani.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një status në Facebook shkruante rreth ores 21 se deputetët e PD po presin për të nisur mbledhjen “për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…”

strazimiri

Por sipas tij, “shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…”

Sakaq, më herët ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta që i bëri thirrje grupit të negociatorëve të reformës në drejtësi të mblidhen brenda ditës së sotme për të përfunduar draftin hibrid.

“Kryetari Kuvendit Ilir Meta kërkon nga grupi negociator i mandatuar nga takimi i dites se hene qe te rimblidhet sa me pare, brenda dites se sotme, per te finalizuar detajet perfundimtare te daftit hibrid, pas dakortesimit te paleve ne frymen e konsensusit te prezantuar sot paradite nga Komisioneri Hahn”, thuhej në njoftimin për mediat nga Kuvendi.

Statusi i Strazimirit:

LIVE nga salla e Komisionit të Reformës në Drejtësi:

Nata ra’ siç e pata merakun…. Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…

Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…

Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç’po bisedohet në … mbledhjen që ende s’po mblidhet…

SHBA: Basha po përpiqet qëllimisht të bllokojë reformën në drejtësi

Ambasada amerikane ne Tirane ka bere nje reagim mbremjen e se merkures duke deklaruar se, kreu i opozites Lulzim Basha ka bere nje propozim te fundit per reformen ne drejtesi qe ka per qellim bllokimin e saj.

Propozimi më i fundit për të cilin flet SHBA, ka të bëjë me përgatitjen e ndryshimeve të fundit në draftin e reformës në drejtësi, ku PD kërkon që këto ndryshime të përgatiten nga grupi i negociatorëve.

Reagimi:

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE.

Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

Shqipëri, plagoset një polic në operacionet anti-drogë

Policia e Gjirokastrës njoftoi incidentin e parë të armatosur gjatë këtij viti në operacionet ndaj kultivuesve të marijuanës në jug të Shqipërisë.

Një polic u plagos në Memaliaj, nga dy persona të armatosur me armë gjahu, që ruanin një plantacion të mbjellë me marijuanë. Në këtë zonë Policia ka zbuluar ditët e fundit mijëra bimë narkotike. Policia tha se në ndërhryjen më të fundit sekuestroi edhe dy armë gjahu dhe shkatërroi 1300 rrënjë marijuane.

Ditët e fundit policia shqiptare po ndihmohet me vëzhgime nga ajri nga një Mision i Interforcës Italiane për sipërfaqet e mbjella me narkotikë. Sipas autoriteteve policore shqiptare të dhënat u dërgohen Drejtorive të policisë që bëjnë edhe më pas ndërhyrjet operacionale në terren.

Burimet paraprake policore flasin se këtë vit sipërfaqet e evidentuara të mbjella me marijuanë janë shumë më të mëdha se vitin e shkuar. Policia thote se ka shkatërruar deri tani rreth 700 mijë bimë marijuane në të gjithë vendin.

Arritja e konsensusit, Rama: Vijat e kuqe mbetën thellësisht të kuqe

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin që dha kreu i PD Lulzim Basha për arritjen e konsensusit dhe miratimin nesër në seancë parlamentare të reformës në drejtësi.

Ai ka ndarë edhe mesazhin e dërguar nga komisioneri Hahn drejtuar tre liderëve kryesore të tre partive politike në vend lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Deklarata e plotë e Edi Ramës:

Është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin, se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët çojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës të të korruptuarve që mban peng drejtësinë në këtë vend.

Êshtë kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit, dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE, nëpërmjet komisionerit Hahn:

I dashur kryeministër, kreu i Kuvendit, lider i opozitës,

Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju dje dhe sot, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme të të quajturit propozim hibrid të cilat i keni në tavolinë.

Këto pika janë vijat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar sic e kemi nënvizuar në vijimësi përgjatë gjithë procesit.

E para, roli i OMN duhet të ketë një bazë solide të ligjshme brenda Kushtetutës të Shqipërisë.

E dyta, unë e rinënvizoj sic kemi thënë përgjatë gjithë procesit se OMN do të bëjë rekomandime, s’janë ligjërisht të detyrueshme dhe këto do mbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marrë bazuar në krieret e kërkuara nga legjislacioni.

Besoj se mund të vijojmë tani në këtë bazë. Ju lutem konfirmoni me një përgjigje në mënyrë që votimi në parlament të bëhet nesër.

Domethënë që vijat e kuqe ishin, janë dhe do mbeten aty të palëvizura me votimin unanim të Kuvendit.

Që domethënë se falë këtyre vijave të kuqe kjo reformë ka garantaur vijën mbrojtëse nga cdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi me mjetet e korrusionit politik apo financiar.

Dua po ashtu t’i jap përgjigje të gjithë atyre që patën një moment shqetësimi lidhur me shpalljen e fitores nga kreu i PD.

Jam shumë i gëzxuar që PD u bë pjesë e kësaj fitore të madhe për Shqipërinë. E dyta jam shumë i gëzuar që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë SHBA dhe BE rezultoi një flluske sapuni.

Dhe e treta dua të ndaj me ju faktin se ky është drafti i reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë për sa i përket dy cështjeve që mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit.

Pranisë së OMN në kushtetute dhe rolit të OMN.

Për të parën jemi të qartë.

Për të dytën po lexoj përkthimin e asaj që u lexua më parë nga kreu i PD, duke lexuar këtë draft që thotë:

Vëzhguesi ndërkombëtarë ushtron këto detyra

A- jep rekomandime lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit.

B- Jep mendime për cështje që shqyrtohen nga komisioni

C- U jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për ankim

D- Kanë të drejtë të marrin të dhëna për të monituar procesin dhe vlerësimin

Pra të dashur motra dhe vëllezër sot të gjithë duhet të ndjehemi të lehtësuar jo vetëm për faktin se reforma historike nesër do kalojë me konsensues se ska mur shurdhërie që mund ta kalojë po dhe se në Shqipëri smundi të formësohej asnjë grupim që ta damkoste vendin tonë me një njollë të pashlyeshme, ku beteja politike zhvillohet mes një pale që është me BE dhe një pale tjetër që vë në pikëpyetje themelet e kësaj bote.

Duke falenderuar të gjithë për kontributin, duek falenderuar popullin shqitpar presioni i të cilit është ndierë në të gjitha poret e elitës shqiptarë, më vjen mirë që si piktor them se vijat e kuqe mbetën thellësisht të kuqe.

Edi Rama: Reforma o do votohet, o do votohet! Historia nuk ndalet me manovra në xunkth

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i bindur se reforma në drejtësi do të votohet nesër. Në një deklaratë të fundit të bërë në rrjetet sociale, Rama thotë se historia nuk ndalet me manovra në xunkth dhe se ky popull i përket Europës.

“Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra në xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës!”, shkruan Rama.

Deklarata e tij vjen një ditë para se reforma në drejtësi, të votohet në parlament. Drafti kushtetues është pika e parë e rendit të ditës për seancën e nesërme, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do ta votojë në parim.


Send this to a friend