VOAL

VOAL

Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Njoftimi i Policisë Dibër:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç. bw

Dollarë, paundë e tollona nafte- Tensione në Maqellarë, pamje nga momenti kur demokratët bllokojnë makinën e biznesmenit Fiqiri Pali (VIDEO)

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari i Blendi Klosit, dhe dy persona te tjerë.

Në pamje nga ngjarja, shihet një numër i shtuar i militantëve të PD të cilët nuk i kanë lënë automjetet të largohen deri në momentin që ka mbërritur prokuroria e cila ka kryer edhe kontrollet e nevojshme.

Nga kontrollet u gjetën 4.500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte janë gjetur në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali, i cili duhet të theksojmë se ka marrë pune publike në Bashkinë Mat e Dibër.

Në automjetin tjetër ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.bw

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 euro. Në një nga makinat ishte edhe sekretari i Blendi Klosit

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes.

Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan 2 automjete

Në automjetin e tipit Mercedes Mybach i biznesmenit Fiqiri Pali, që ishte i mbyllur dhe parkuar, u gjetën 4500 dollar 1 paund dhe tollona nafte.

Në automjetin tjetër ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.

Prokurori urdhëroi sekuestrimin e celularëve të personave që dyshoheshin për krim zgjedhor.

Oficerëve u është dashur që të presin për rreth 2 orë që të kryhej kontrolli në automjetin e biznesmenit Pali, pasi automjeti ishte i parkuar dhe ishte shoferi ai që solli çelësin.

Ndërkohë e gjitha është shoqëruar edhe nga një situatë e tensionuar.

Prokuroria është duke hetuar nën dyshimet për krim zgjedhor. bw

Fevziu shfazon Ramën: Të hënën Sali Berisha kryeministër

Kryeministri Edi Rama është shfazuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka shkuar direkt pas mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit dhe me të drejtë, pasi takimi madhështor përmbyllës i PD-së e ka çoroditur.

Gjatë prezantimit nga ana e Blendi Fevziu për temat e përballjes me gazetarët, Rama është hutuar kur moderatori i ka kujtuar liderin e opozitës, Sali Berisha, i cili i kishte lënë një pasaportë për kryeministrin, ku tregohet dështimi dhe keqqeverisja 12-vjeçare e mazhorancës socialiste.

‘Nuk e njoh’, u shpreh Rama, por i menjëherëshëm ka qënë dhe përgjigjia e Fevziut ku e nxjerrë nga faza, duke i thënë se ‘është kryeministri i ardhshëm kur ai të humbi zgjedhjet ditën e hënë’.

Debati në studio:

Fevziu: Në pjesën e parë të emisionit do të jetë një llogaridhënie për qeverisjen, në pjesën e dytë do jenë pikat tuaja të programit. Ka 5 pika që kemi listuar, korrupsioni dhe kapja e shtetit, pensionet, premtimi për ujin e pishëm, rritja e çmimeve dhe demografia, ku futet ikja dhe plakja e popullatës.

Rama: Asnjë interes se për çfarë duhet të votojnë njerëzit ditën e diel, thjeshtë se për çfarë kanë votuar në të shkuarën.

Fevziu: E lamë për pjesën e dytë se për këto vite më ka dhënë Doktor Sali Berisha një pasaportë për ju…

Rama: Kush është ky?

Fevziu: Ky është kryeministri i ardhshëm kur ju të humbni zgjedhjet ditën e hënë

Rama: Nuk e njoh…

 

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, do përmbysim këtë diktaturë. Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Në fund të fjalës së tij në tubimin madhështor në Bulevardin e ri të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, kjo forcë politike do e anëtarësojë Shqipërinë në BE.

‘Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë. Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE’, theksoi në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pra miq, 11 Maji në të vërtetë është ditë e çdo shqiptari.

Është ora e çdo shqiptari.

Është ora e Shqipërisë.

Është ora e atdhetarisë së shqiptarëve.

A e shihni ju ku kemi rënë?

Kemi rënë në kombin që kemi sot treguesin e lindshmërisë më të ulët në botë.

Kemi rënë në kombin që sot kemi treguesin e jetesës më të keqin në Europë.

Kemi rënë në kombin e vetëm që ka një vend që quhet kanabistan apo Kolumbi e Europës.

Miq, më 11 Maj firmosim së bashku për një Shqipëri krenare, për një Shqipëri tjetër.

Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë.

Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE.

Ne që dolëm nga honet e mjerimit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, do ecim drejt mirëqenies, punësimit, rrogave të larta, drejt shkollimit.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, le ta bëjmë natën ditë, të vazhdojmë komunikimi, kontaktet, bisedat me çdo të njohur kudo që është.

T’i ftojmë të bashkohen.

Nuk është çështja për partitë, nuk është çështja për pushtetin e Sali Berishës.

Absolutisht jo.

Por është çështja për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për mirëqenien.

Për begatinë.

Për punësimin.

Për rroga të larta.

Për pensione të larta.

Për shkollimin e të rinjve.

Për ëndrrën e të rinjve në Shqipëri.

Është çështja për rininë në Europë.

Është çështja për Shqipërinë zonjë.

Rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!

sn

Shqipëri – sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, përcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të. Sipas këtij neni, dita para datës së zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe, ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore.

Për ata që shkelin këtë dispozitë, Kodi Zgjedhor parashikon sanksione financiare. Në nenin 174, përcaktohet se subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen zgjedhore mund të gjobiten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me një shumë prej 500,000 lekësh. Po ashtu, media që shkel këtë rregull mund të gjobitet me një shumë prej 2,000,000 lekësh.

Këto masa synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të paanshëm, duke garantuar që zgjedhësit të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre pa ndikime të jashtme në periudhën e heshtjes zgjedhore.

Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

Votimi i diasporës

Për herë të parë në këto zgjedhje voton edhe diaspora. Ky proces realizohet përmes postës. Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.

Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se ka pasur pakënaqësi nga partitë politike , të cilat e kanë akuzuar KQZ-në për parregullsi, si p.sh. se zarfi ka mbërritur pa fletën e votimit apo se nuk ka shkuar adresën.

Në garë më 11 maj janë 11 parti politike:
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate

bw

Berisha: Chris LaCivita faktor madhor i kësaj fushate fantastike të fitores së 11 majit

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se Chris LaCivita ka qenë një faktor kyç në suksesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe në fitoren që pritet të arrihet më 11 maj.

Sipas Berishës, LaCivita ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në organizimin dhe udhëheqjen e kësaj fushate, duke e bërë atë një nga më të suksesshmet në historinë e opozitës.

Berisha e quajti LaCivita një “faktor madhor” të fitores, duke theksuar se ai ka qenë një element esencial në forcimin dhe mobilizimin e elektoratit të Partisë Demokratike.

Deklarata e plotë:

Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim. sn

“PD do të fitojë”, Gazment Bardhi tregon se çfarë u zgjidh qytetarëve vota me nr. 1: Qeverinë do ta rrëzojmë

Gazment Bardhi fton qytetarët që më 11 maj të votojnë PD-në, pasi sipas tij, çdo votë për të vlen. Kandidati për deputet tregon për gazetën “Panorama” se çfarë u zgjidh shqiptarëve vota me nr.1.

Bardhi shprehet se “Vota për numrin 1, për PD-në, do të thotë votë për një qeverisje që përmirëson standardin e jetesës, rrit pagat, investimet, pensionet, ul taksat, ndihmon të rinjtë për hapjen e bizneseve të reja, rikthen cilësinë në arsim dhe shëndetësi”.

Gazment Bardhi apelon se qeveria duhet ndryshuar me votën e çdo shqiptari, që ka të parën familjen dhe jo partinë. Bardhi flet për problematikat e hasura gjatë fushatës, se si do të mbrohet vota e shqiptarëve dhe ambicien e opozitës për të qeverisur vendin pas 11 majit.

Z.Bardhi, çfarë rëndësie merr 1 votë në zgjedhjet e së dielës?

Që kur kam krijuar ndërgjegjen time politike, kam besuar në fuqinë e votës. Është i vetmi rast kur një individ mund të ndikojë në të ardhmen e vendit. Një votë përfaqëson një mundësi të re. Një votë është vendimi ynë sesi do të jetë jeta jonë për 4 vitet e ardhshme. Një votë përcakton nëse do të kesh një qeveri të mirë apo të keqe, do të kesh më pak taksa apo jo, do të paguhesh më shumë për punën tënde, a do të kenë fëmijët e tu një shkollim më të mirë apo jo.

Një votë ka fuqinë e ndryshimit. E kam thënë shpesh gjatë kësaj fushate se çdo votë për PD-në vlen. Ndryshe nga kundërshtarët, unë nuk i inkurajoj njerëzit të qëndrojnë në shtëpi kur janë të pakënaqur. Kjo është diabolike dhe keqdashëse për demokracinë. Njerëzit duhet të dalin të votojnë! Të hedhin votën e tyre të protestës, por të votojnë. Të bëjnë që zëri i kujtdo të dëgjohet. Heshtja nuk është zgjidhje. Ajo nuk zgjidh problemin, e përkeqëson atë. Me bindjen se njeriu e përcakton vetë fatin e tij, u bëj thirrje të rinjve të dalin të votojnë të dielën. Ndryshimi ka nevojë për votën e rinisë.

Çfarë u zgjidh shqiptarëve vota me nr. 1?

Gjithçka! Zgjedhjet përcaktojnë që nga cilësia e ajrit që shqiptarët thithin, deri tek uji që pinë. Ne sot kemi një qeveri që nuk jep llogari për asgjë. Ka 12 vjet në qeveri dhe kurrë nuk kemi dëgjuar nga kryeministri të shpjegojë pse nuk i ka mbajtur premtimet me të cilat erdhi në pushtet, ose premtimet e reja që bëri rrugës. Po marr si shembull Fierin. 4 vjet më parë, në takimin përmbyllës elektoral premtoi me pompozitet të madh ngritjen e një universiteti të ri ndërkombëtar mjekësie. S’e keni dëgjuar kurrë më ta thotë, sepse ai i përdor premtimet për të mashtruar njerëzit.

PD-ja është e kundërta. Sa herë kemi qenë në pushtet, ne kemi punuar për t’i mbajtur premtimet dhe shpesh ia kemi dalë. Ka pasur edhe plot gabime, por PD-në si në qeveri, edhe në opozitë, e karakterizon llogaridhënia para njerëzve. Vota për numrin 1, për PD-në, do të thotë votë për një qeverisje që përmirëson standardin e jetesës së shqiptarëve, rrit pagat, rrit investimet, rrit pensionet, ul taksat, ndihmon të rinjtë për hapjen e bizneseve të reja, rikthen cilësinë në arsim dhe shëndetësi. Vota për numrin 1 dhe PD-në përfaqëson shpresën për një qeverisje më të mirë, më transparente dhe më të përgjegjshme, ku interesi i qytetarëve vlen më shumë se interesat personale të pushtetarëve.

A ka mundur PD-ja që t’i vetëdijësojë qytetarët për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit dhe lidhjet me pushtetin?

Nëse opozita ka bërë diçka të pamohueshme nga askush është ekspozimi i aleancës mes pushtetit të Edi Ramës dhe krimit të organizuar. Ne kemi paraqitur prova dhe fakte për këtë aleancë, që ka shkatërruar të paktën 4 zgjedhjet e fundit. Prej 12 vitesh, ne kemi një kryeministër peng të krimit të organizuar. Është i vetmi kryeministër europian që ka caktuar një koordinator mes zyrës së kryeministrit dhe familjeve mafioze. Janë ata që i përcaktojnë Edi Ramës kush do të jetë ministër i Brendshëm, kush shef policie do të vendoset ku. Edi Rama përfaqëson një fasadë të krimit të organizuar dhe shumë njerëz e dinë këtë. Çështja qëndron që shoqëria të mos mësohet me të keqen, të mos e pranojë si diçka të zakonshme. Këtë betejë të vështirë dhe të pabarabartë PD-ja e ka bërë çdo ditë të ekzistencës së saj.

Cila është problematika që keni hasur deri tani…?

Qarku i Fierit ka zona që kanë votuar historikisht për PS-në. Janë bastione të PS-së për shkak të ideologjisë të së kaluarës, por kam gjetur shumë zhgënjim kudo, sepse nuk ka pothuajse asnjë investim me vlerë. Duke i konsideruar si të vetët, PS-ja nuk ka bërë asgjë. U kanë marrë votën dhe i kanë lënë në mes të katër rrugëve, pa mbështetje, pa zgjidhje, pa ndihmë. Njerëzit atje kanë nisur të bëjnë një llogari. Ka 12 vjet që kanë edhe bashkinë, edhe qeverinë të vetëm, pa ndërhyrje. Si ka mundësi që nuk përmirësohet, por përkeqësohet jeta e komuniteteve që kanë votuar pushtetin? Dhe përgjigja është njësoj si për socialistët, edhe për demokratët. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për njerëzit, sepse përdor mekanizma antiligjorë për të qëndruar në pushtet.

Frikëson, shantazhon, korrupton. Në këto zgjedhje, këto mekanizma janë shumëfishuar me drejtimin e qarkut nga Belinda Balluku. Socialistët flasin për një arrogancë të jashtëzakonshme, për trajtimin e tyre pa asnjë dinjitet, për zëvendësimin e strukturave me drejtorët e Tiranës, që janë të gatshëm për zbatimin e çdo skenari antiligjor në këmbim të votës. Ka një fenomen të korrupsionit elektoral në këto zgjedhje në qarkun e Fierit në nivele shumë të larta, ku shteti është vendosur totalisht në shërbim të partisë në pushtet. Është edhe një problem tjetër në Fier, që jam përpjekur t’i jap zë. Është një nga qarqet me shpopullimin më të madh. Nga largimi i njerëzve 10 vitet e fundit, janë mbyllur mbi 30 shkolla në qark! S’ka fatkeqësi më të madhe për një zonë sesa ikja e forcës së punës. Sikur vetëm për këtë arsye, kjo qeveri duhet të trajtohet si fatkeqësi kombëtare dhe duhet të largohet me çdo kusht.

Si e shihni garën në Fier? Çfarë rezultati synon opozita në këtë qark?

Më bëri shumë përshtypje apeli i ambasadës së SHBAve për qytetarët shqiptarë: “Votoni pa frikë”. S’do mend që votoni pa frikë nuk do të thotë votoni pa frikën e Gazment Bardhit në opozitë. Mesazhi është votoni pa frikën e Ballukut, pa frikën e Edi Ramës në pushtet. Qarku i Fierit është më i vështiri për PD-në, sepse është bastion i socialistëve, gara është krejt e pabarabartë, shteti është vënë në shërbim të fushatës së Belinda Ballukut, krimi i organizuar gjithashtu. Megjithatë, unë besoj te fushata derë më derë. Kam takuar personalisht mijëra banorë në fshat dhe në qytet, njësoj kanë bërë të gjithë kandidatët dhe strukturat e PD-së.

Shpresoj që pozitiviteti i fushatës, pastërtia e kandidatëve tanë, profesionalizmi dhe integriteti i ekipit tonë, sjellja e njerëzishme dhe sinqeriteti ynë të përkthehet në besim, në votë, në mbështetje. Projeksionet janë pozitive dhe Fieri do të shkruajë historinë e ndryshimit në këto zgjedhje, duke votuar masivisht si asnjëherë më parë PD-në. Fieri nuk e pranon arrogancën e pushtetit, arrogancën e Ballukut. Thirrja ime është “votoni pa frikë”, sepse askush nuk jua kontrollon dot votën! Pa frikën e Ramës, pa frikën e Ballukut! Çdo votë e juaja për PD-në vlen!

Sa alarmante është përfshirja e elementit kriminal në zgjedhje?

Problemi është që në Fier, në Elbasan, në Shkodër, në Durrës krimi i organizuar është bërë njësh me shtetin. Nuk e kupton ku fillon policia dhe ku mbaron krimi. Në pjesën më të madhe të tyre, drejtorët e policisë janë marioneta të krimit, u shërbejnë grupeve kriminale, sepse ky është fenomen që buron nga kreu i qeverisë. Problemi tjetër është se edhe policia në Fier vepron si një strukturë kriminale kundër opozitës. Në vend që të shërbejnë me paanësi, bëjnë plane për të ngritur kurthe ndaj kandidatëve të opozitës! Janë kaq qesharakë dhe të paaftë! Një polici që u shërben qytetarëve dhe jo krimit apo qeverisë si partnere e krimit është një nga objektivat kryesore të qeverisë së PD-së.

PD ka denoncuar tentativat për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve, por si do ta mbrojë votën e 11 majit?

Ne kemi eksperimentuar në të kaluarën disa variante, nuk kanë funksionuar ose kanë qenë me kosto shumë të lartë dhe të padëshiruar. Askush më mirë se individi nuk e mbron dot votën. Por, le të bëjmë një pyetje tjetër, që të shkojmë te thelbi i çështjes. Si ka mundësi që në 2025-ën flitet akoma për mbrojtje vote në një vend që ka hapur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE-në? Kjo është pyetja që ne duhet t’i bëjmë vetes. Përgjigjen e dimë të gjithë. Kemi një qeveri të korruptuar, që duhet ndryshuar me votën e çdo shqiptari që ka të parën familjen dhe jo partinë.

Pse Kryeministri Edi Rama gjatë gjithë kësaj fushate elektorale po luan fort me kartën e integrimit në BE?

Sepse i duhet diçka e madhe për të mbuluar dështimin e madh. Tund një pasaportë që s’ekziston, për ta larguar vëmendjen nga llogaridhënia dhe problemet madhore: korrupsioni, papunësia, rritja e çmimeve dhe shpopullimi. Është ky Edi Rama, që personalisht vendosi të bllokojë për tre vjet marrjen e statusit të vendit kandidat, kur ishte në opozitë. Është i njëjti Edi Rama që me sulme qesharake akuzonte BE-në deri pak vite më parë se i kishte mbyllur derën Shqipërisë dhe se po e detyronte Ramën të shihte për zgjidhje të tjera, dmth., Rusinë, Kinën. Kjo e pasaportës europiane është njësoj mashtrim si legalizimet falas, shëndetësia falas, 300 mijë vendet e punës apo si Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Fier, si stadiumi i Fierit, si furnizimi me ujë 24 orë në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Mashtrimet nuk votohen! Ndëshkohen me votë!

Si e shikoni rezultatin zgjedhor të 11 majit? Cilat janë pritshmëritë e opozitës?

Ne presim të marrim besimin e shumicës së shqiptarëve për të krijuar një qeveri që punon për njerëzit. Ne kemi gabuar shumë herë gjatë rrugës, por këto zgjedhje janë ndryshe nga të tjerat. Kur të fitojmë, PD-ja nuk ka alternativë tjetër përveç suksesit. Është misioni i jetës së zotit Berisha. Suksesi i qeverisë, suksesi i shqiptarëve është mundësia e vetme për PD-në të qëndrojë një parti e madhe. Të dielën, kur të votojnë, shqiptarët duhet ta mbajnë ketë si një garanci të patjetërsueshme për votën e tyre!

A do ta njohë PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, cilido qoftë ai?

PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Për ne ka shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira, prandaj çështja nuk është a njeh PD-ja rezultatin apo jo, sepse kjo është e parëndësishme për vendin. Çështja është a do të kemi ne zgjedhje të standardeve demokratike? Kjo pyetje duhet të na shqetësojë të gjithëve. Një qeveri që nuk del nga zgjedhje demokratike, nuk punon për zhvillimin e vendit. Ne e kemi të provuar këtë me Edi Ramën. Për sa na takon, ne do të bëjmë gjithçka mundemi që rezultati i zgjedhjeve të jetë reflektim i vullnetit të lirë të qytetarëve. Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në votime, aq më e pamundur bëhet për qeverinë ndërhyrja e paligjshme, aq më shumë jemi pranë ndryshimit! Votoni pa frikën e pushtetit!/Gazeta Panorama

‘PD sot 98% e bashkuar’- Tabaku: Heqja e ‘non-grata’-s ndaj Berishës, tregoi fundin e një padrejtësie

Jorida Tabaku, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, është shprehur në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, se debatet e brendshme në PD tashmë i përkasin të kaluarës dhe se partia është e bashkuar në masën dërrmuese.

Ajo nënvizoi se heqja e ‘non grata’-s për Sali Berishën është një sinjal i qartë që PD nuk ka probleme me SHBA apo BE dhe se ky zhvillim përforcon pozitat e partisë në skenën ndërkombëtare.

Jorida Tabaku: Debatet të PD, kanë përfunduar me kohë edhe unë as që dua t’i rikthehem sepse sot Partia Demokratike në 98% është e bashkuar. Ndonjë gjë e vogël që ka ikur, ka firuar, është totalisht e kompensuar me votën popullore. Normalisht do të kompensohet me votën popullore, nuk ka asnjë diskutim për këtë.

Heqja e non-grata ndaj zotit Berisha, ishte një mesazh së pari për kundërshtarin, për tabu, për tabu të thyera. Së pari, zoti Berisha e së dyti PD, nuk ka absolutisht asnjë problem me SHBA-të. Nuk ka asnjë problem me BE, zoti Berisha ishte në Kongresin e PP, pjesëmarrja në skenë, takimi me gjithë liderët botëror. Ishte një mesazh shumë i fortë, që dyert i ka të hapura PD këtu dhe ju e dini që në gjithë Bashkimin Evropian sot qeveris e djathta.

Edhe në Gjermani, sapo filloi qeverisja e re. Ne si PD, kemi të paktën katër ministra, një grup i madh njerëzish që kemi komunikime personale, që janë atje dhe do të jenë atje për Partinë Demokratike. Vadefuli që ka qenë kundërshtari më i gur. Ka kundërshtuar në 2020 ndryshimet që bënë këtë kod, ndryshuan këtë kod dhe prodhuan aleancat. Pas 5 qershorit ai ka qenë kundërshtari më i egër dhe unë e disa kolegë të tjerë në PD kemi komunikim të drejtpërdrejtë me të. Dhe një mbështetje e drejtpërdrejtë nga ai, sigurisht që është një derë e hapur për Partinë Demokratike.

Por duke shkuar tek Amerika, sepse Amerika është Amerika. Shumë nga ne, shumë koleg të PD në senat, në kongres dhe tashmë me deklaratën e DASH që ka reaguar zyrtarisht për çështjen e non-grata-s. Shumë njerëz e kishin kuptuar që kishte rënë, shumë njerëz e kishin kuptuar që kishte rënë që në momentin që ekipi amerikan erdhi për të punuar me Partinë Demokratike, përndryshe do të ekzistonte edhe një ngërç, edhe një komunikim në marrëdhënie.

Dje u bë publike për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të gjithë ata që se kishin kuptuar. Ishte një mesazh i mirë për shqiptarët. Ishte një mesazh i mirë për demokratët, por ishte një mesazh i mirë për të kuptuar që qëndrueshmëria në politikë në këtë rast, ka rënë.

Mbizotëroi në këtë rast e drejta, por mbizotëroi që ishte një luftë e padrejtë. Ishte një betejë e padrejtë.  

PD letër KQZ e ODIHR: Dërgoni mision në Greqi, audit logjistikës! SPAK të hetojë PS-në, po bën postën

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral.

PD shprehet se në raportin e saj përfshihen problematika me parregullsitë me votën e diasporës në Greqi, por edhe në vende të tjera të BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës.

Image

Kësisoj, Partia Demokratike ka kërkuar një audit të gjithë logjistikës së votës së diasporës, rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar, hetim penal nga ana e SPAK për blerje të votave dhe përfshirje të Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre si edhe një dërgim të një misioni të OSBE-ODIHR në qendrat e diasporës në Greqi mes të tjerash.

Skandali- Rama frikë nga vota e shqiptarëve! Përsërit thirrjen qytetarëve të mos shkojnë te kutitë e votimit

Në një vend demokratik, zgjedhjet janë të shenjta. Por në Shqipëri, vetëm pesë ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama zgjedh të minojë vetë themelin e demokracisë: pjesëmarrjen qytetare.

Në një akt të paprecedentë për një lider të një vendi europian, Rama përsërit thirrje qytetarëve që nuk do të votojnë për Partinë Socialiste, të mos shkojnë fare në votime. Mesazhi është i qartë: nëse nuk je me mua, më mirë hesht! Kjo thirrje nuk është thjesht antidemokratike – është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar qeverinë përmes votës.

Në rubrikën e tij “Sy më sy”, Rama u përball me të vërtetën që përpiqet ta fshehë: Një qeveri që pas 12 vitesh është kthyer në sinonim të arrogancës, korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.

“Ik me nder dhe ler të rnjtë të japin kontributin boll e mbajte pushtetin e pushtuar” i shkruan Neti, një komentues.

Dhe komenteve të qytetarëve që përçuan një mesazh të thjeshtë: “Mjaft më!” Kryeministri reagoi me nervozizëm dhe përbuzje.

Komentuesja: Edi Rama frikacak bëhu gati të shkosh në Spak! Edi Rama, frikacak. Me mbylljen e fushatës bëri thirrje për të mos votuar. Frikacaku do shkojë tek SPAK-u. Edi Rama frikacak, bëhu gati për në SPAK

Edi Rama: Një bejte me rimë. Po patjetër edhe ty të bëj thirrje të mos votosh meqë e ke mendjen në kënetë e meqë nuk ke asnjë lloj tundimi që mbase voton për mua e PS dhe për shumicën e BE-së mos voto fare. . Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike, qytetarë dhe kombëtare. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh”

Kjo është shenjë e qartë që Rama e sheh votën si kërcënim dhe qytetarin si armik. Thirrja e tij për të mos votuar, është thirrje për apati, për heshtje, për dorëzim.

Kjo nuk është hera e parë që Rama bën thirrje për të mos shkuar të votojnë qytetarët. Hera e fundit ishte në mitingun përmbyllës të qytetit të Lezhës dy ditë më parë

Në asnjë demokraci të zhvilluar nuk do të tolerohej një deklaratë e tillë nga një kryeministër në detyrë. Dhe është detyrë e çdo qytetari që beson ende në vlerën e votës, të mos e dëgjojë këtë thirrje të turpshme. Demokracia vdes kur vota braktiset. Dhe kjo është, ndoshta, ajo që Rama do më shumë se gjithçka tjetër: një popull që hesht, ndërsa ai flet për të gjithë. sn

Këshilltari Amerikan i fushatës së demokratëve: Në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete siç bënë në SHBA me Trump që donin ta shkatërronin

Philip Griffin, këshilltari kryesor i Chris LaCivita, strategu i njohur amerikan që drejton fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, ishte i pranishëm në takimin elektoral përmbyllës të opozitës të zhvilluar në Tropojë.


Gjatë fjalës së tij para mbështetësve demokratë, Griffin shprehu vlerësimin e tij të lartë për liderin e opozitës, Sali Berisha. Ai theksoi se gjatë viteve të tij në politikë, nuk kishte parë ndonjë politikan tjetër që të punonte me të njëjtin përkushtim dhe energji si Berisha.

Fjala e plotë e Philip Griffin:

Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit!

Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që ju keni më 11 maj.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ne bëmë histori në Amerikë në nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu.

Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë.

Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori. Fitore, Fitore, Fitore!

Faleminderit.

gsh

“Vetëm fillimi, ‘Mundësia’ renditet partia e tretë në rang kombëtar”, Agron Shehaj: Lista e PS me Ceno Klosin nën hetim nga SPAK

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për korrupsion.

Gjatë një takimi elektoral në Fier, Shehaj renditi disa kandidatë nga lista e Partisë Socialiste si persona nën hetim, duke përmendur edhe Ceno Klosin.

Sipas tij, ndërkohë që drejtësia po çon të korruptuarit në burg, Rama i përfshin në lista për t’i shpëtuar me votën e qytetarëve.

“Listat e PS-së janë plot me ish-deputetë dhe ish-ministra nën hetim për korrupsion. Olta Xhaçka nën hetim për korrupsion. Rama e mbrojti për të mos i hequr mandatin. Tani kërkon votën tuaj që ta mbrojë sërish në Parlament. Po kështu me Plarent Ndrecën dhe Ceno Klosin, që e keni kandidat në Fier, të dy nën hetim nga SPAK,” – u shpreh Shehaj.

Ai theksoi se, ndryshe nga kjo praktikë e “listave të korruptuara”, kandidatët e Partisë Mundësia nuk kanë pasur poste e privilegje dhe vijnë nga puna e ndershme.

Shehaj u ndal edhe te deklaratat e Ramës kundër partive të reja, duke i quajtur përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi sistemin politik “Edi Rama thotë ‘s’na duhen parti të treta’, sepse i trembet ndryshimit. Ai kërkon të mbajë të vjetrit në lojë, me rotacion të korrupsionit.”

Sipas tij, Partia Mundësia është sot e treta në rang kombëtar, por nuk synon të jetë as kingmaker dhe as aleate e sistemit të vjetër. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi partia e parë. Dhe kur të vijë ajo ditë, Edi Rama nuk do ketë më vend në politikë,” përfundoi Shehaj.

Partia Mundësia garon për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit dhe mban numrin 10 në fletën e votimit. gsh

“Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian fliste me ju”, – Eurodeputetja Erica Mazzeti në mitingun e Berishës: Duhet të bëjmë një front të përbashkët perëndimor

Eurodeputetja italiane, Erica Mazzeti, u bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë që më 11 maj të votojnë për Partinë Demokratike, me qëllim që kryedemokrati Sali Berisha të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj në Fushë-Krujë, ku Berisha zhvilloi një takim elektoral, Mazzeti theksoi rëndësinë e krijimit të një froni të përbashkët perëndimor, duke nënvizuar mbështetjen e saj për opozitën shqiptare dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Erica Mazzeti: Jeni të mrekullueshëm dhe shumë të shumtë, faleminderit nga zemra miqve shqiptarë! Jemi një familje e madhe, italianë, shqiptarë, shqiptarë dhe italianë, dhe ne ju presim me gjithë qendrën e djathtë për të qeverisur këtë komb të madh. Shumë vite më parë keni ardhur në Itali dhe ju kemi pritur me krahë hapur, dhe ju të gjithë i keni dhënë shumë këtij vendi, dhe ne jua njohim meritat për këtë. Faleminderit që më dhatë këtë mundësi të jem këtu me ju. Është një mundësi e madhe për popullin shqiptar, është një rast për të marrë revanshin në këtë tokë të bukur. Jeni shumë, jeni plot energji, keni mendje, zemër dhe vullnet për të qeverisur këtë vend të madh.

Unë jam prej dy ditësh këtu për fushatë elektorale, falë mikut tim Doda që më përfshiu në këtë përvojë të bukur, dhe mbi të gjitha falë Berishës, një mik i madh i vendit italian. Ne duam të bashkëpunojmë me Berishën, me të gjithë ju, sepse duhet të bëjmë një front të përbashkët perëndimor. Ne jemi Perëndimi, jemi pjesë e Partisë Popullore Evropiane dhe të gjithë ju duhet të bëheni pjesë e saj, por këtë mund ta bëni vetëm me një kryeministër të madh, kryeministrin Berisha.

Është e drejtë që të gjithë ju të jetoni mirë, sepse e drejta themelore e një personi është të jetojë mirë, ju duhet të keni një shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë, ekonomi më të mirë, dhe për të gjitha këto meritoni falënderime, si kryeministri Berisha, ashtu edhe të gjithë ju. Të dielën, më 11 maj, do të keni një mundësi të madhe, dhe kjo varet nga ju, me votën tuaj, duke bindur të afërm, miq, familjarë, që të shkojnë të votojnë dhe të votojnë për Partinë Demokratike me Berishën kryeministër.
Ne ia kemi dalë, dhe jam e sigurt që edhe ju do t’ia dilni.

Ju falënderoj, ju që në popullin tuaj, në gjithë Italinë, jeni bashkuar me të tjerët, dhe ju falënderoj që jeni pjesë e nesh. Italiani më i madh, presidenti Silvio Berlusconi, që ju ka dashur, ju ka adhuruar, ju ka pritur, thoshte një gjë të rëndësishme: “Nëse dikush beson, lufton – dhe kush lufton, fiton gjithmonë!” Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian, fliste me ju. Nuk ka askënd që lufton, nëse nuk ka njerëz që luftojnë për të. Në vitin e largët 1991, ai ju njohu sapo arritët, edhe pse ishit të huaj, ju priti sepse ai ishte largpamës, e kuptonte që ishit një popull i madh, dhe kjo duket nga numri juaj sot, nga energjia dhe dëshira për të ndryshuar këtë komb.

Prandaj është shumë e rëndësishme që secili prej jush të mos qëndrojë në shtëpi, por këtë javë të bëjë një fushatë të madhe elektorale, kundër të gjithëve, sepse demokracia dhe liria janë gjërat më të bukura që një popull mund të ketë. Prandaj, vraponi të votoni, të bëni të tjerët të votojnë!

Unë si qytetare italiane, si deputete italiane, do të sigurohem që bashkatdhetarët tuaj që jetojnë në vendin tim, që janë me origjinë shqiptare dhe që mund të votojnë, të shkojnë e të votojnë për Berishën! Unë, përkrah Berishës, ju ftoj të votoni, bashkë me ju dhe të gjithë ata që janë në vendin tuaj, që kanë emigruar në vitin 1991, të votojnë për Berishën dhe për lirinë demokratike! Është thelbësore!

Ne jemi bindshëm perëndimorë, bindshëm demokratë, dhe bindshëm liberalë e popullorë. Prandaj, shkoni të gjithë të votoni, votoni siç duhet dhe do të takohemi këtu, në këtë shesh, për të festuar për Berishën, qendrën e djathtë të bashkuar dhe Shqipërinë në Partinë Popullore Evropiane, me një ngritje të madhe të të gjithëve ju! gsh

Eurodeputetët italianë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga KE në kampin e Gjadrit: 35 ngjarje kritike në 13 ditë, 10 tentativa vetëvrasje

Eurodeputetja Rachele Scarpa dhe eurodeputetja Cecilia Strada kërkuan a ndërhyrje urgjente nga Këshilli i Evropës për shkak të “shkeljeve të dukshme të të drejtave themelore”. Ngjarjet kritike ishin 2.7 në ditë në 13 ditët që u monitoruan, me afërsisht dhjetë tentativa vetëvrasjeje.

Jeta dhe siguria e personave të ndaluar në Qendrën e Paraburgimit të Riatdhesimit në Gjadër në Shqipëri janë në rrezik. Ky është alarmi i dërguar Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës nga deputetja e Partisë Demokratike Rachele Scarpa dhe eurodeputetja Cecilia Strada.

Parlamentarët kanë mbledhur në një raport me shkrim çështjet kritike që dolën gjatë vizitave të tyre inspektuese, së bashku me shënimet e bëra nga kolegët e tyre të opozitës dhe përfaqësuesit e Tryezës së Azilit dhe Imigracionit.

“Në dritën e mospërputhjeve serioze midis praktikave të raportuara dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me shkelje të qarta të të drejtave themelore të garantuara në të”, eurodeputetët i kërkuan komitetit të “shqyrtojë një vizitë urgjente” nga ekspertët e Këshillit të Evropës “për të hetuar legjitimitetin dhe proporcionalitetin e këtyre masave”.

Raporti përqendrohet në ndalimin e atyre që sillen në qendrat shqiptare pas ndryshimit të destinacionit të operuar nga qeveria: më 28 mars të vitit të kaluar, me një dekret tjetër, ekzekutivi i Giorgia Melonit transformoi ato që ishin qendra ndalimi për azilkërkuesit në qendra riatdhesimi, në një përpjekje për të shpëtuar projektin e Shqipërisë.

“E pamë qendrën me sytë tanë, folëm me pothuajse të gjithë personat e ndaluar në dy javët e para dhe konsultuam në thellësi regjistrin e ngjarjeve kritike, duke zbuluar një pamje shumë serioze”, thonë Scarpa dhe Strada.

Nga dhjetë vizitat, midis 9 dhe 27 prillit, del në pah një mungesë e madhe transparence, vështirësi në gjetjen e informacionit dhe metoda të transferimit “në kundërshtim me respektin për dinjitetin njerëzor” . Deri më sot, nënvizojnë deputetët, kriteret e përzgjedhjes për njerëzit që do të zhvendosen jashtë vendit janë ende të paqarta dhe asnjë nga njerëzit e transferuar nuk e kishte kuptuar se do të çoheshin në Shqipëri.

Ajo që është shqetësuese është gjendja psiko-fizike e njerëzve të mbyllur në kontejnerë: në dy javë, janë regjistruar 35 ngjarje kritike, “kryesisht akte të rënda të vetëlëndimit, deri në tentativë vetëvrasjeje”. bw

‘Nuk na duhet kokaina se kemi tenderat’- Lala zbulon si emëronte Suel Çela zyrtarët në Elbasan dhe merrte tendera

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për hetimet ndaj Suel Çelës dhe disa zyrtarëve në Elbasan, si dhe tenderat publik.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se ka dyshime që Suel Çela ndikonte për emërimin e zyrtarëve në Elbasan dhe më pas merrte tendera prej tyre. Madje aq fitimprurëse ishte kjo praktikë, saqë në përgjime ata shprehen se ka më tepër leverdi se trafiku i kokainës.

Lala: Kemi raportuar edhe më herët që ka patur kontrolle të urdhëruara nga SPAK në Elbasan. Janë tre kontrolle te Luan Tabaku, zyrtar në Elbasan te Ujësjellësi, koorinator i PS dhe lidhje e fortë e Suel Çelës. Mariglen Çoku dhe biznesi i Nazif Bajramit.

Rezulton se zoti Tabaku, sipas hetimeve të kryera, është diktuar dhe emëruar nga Suel Çela, sepse në komunikime dhe datat përkojnë dhe thuhet “bisedoni me Luanin se na duhet”. Pra njeri që do t’ju jepte edhe tendera.

Ka një moment për Mariglen Çokun, rezulton se kur u godit organizata e Suel Çelës, administratori i akademisë së futbollit, është gjetur brenda ambjentet e trgetu Agro Ushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës.

Ka dyshime që ky person të jetë lidhje e ngushtë e Suel Çelës, por të ketë qenë në shoqerinë e tij kur është aksioni. Po kryhen hetime për akademinë e futbollit Elbasani.

Disa pasuri të Suel Çelës, regjistroheshin në emra të personave të tjerë.

Pra emëronin drejtuesit e insitucioneve, injektonin para të pista te lidhjet e tyre, me qëllim që të pastroheshin paratë. Nga drejtuesit e institucioneve, kanë përfituar tendera. Prokuroria po sekuestron një sërë tenderash, që janë dhënë për shkak se Suel Çela kishte ndikuar në emërimin e titullarëve.

Suel Çela thotë “mos e keqpërodrni Lanin për gjëra të vogla, se na duhet për gjëra të rëndësishme”. E ka fjalën për Luan Tabakun dhe tenderat. Ka miliona euro që qarkullojnë dhe ka fjali në dosje “nuk duhet të merremi as me kokainë, se kemi tenderat”. Kjo po hetohet.

Dega e PD në Cërrik denoncon vjedhjen e zyrës: Kanë marrë kompjutera dhe një televizor

Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar vjedhjen e zyrës elektorale.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

Sipas pretendimit të PD, personat që kanë hyrë në zyrë kanë marrë kompjutera dhe një televizor.

Policia është ende në proces verifikimi, por nga të dhënat paraprake nuk janë konstatuar shenja thyerje, por po punohet zbardhjen e ngjarjes.

Hoxha: Edi Rama ka përdorur në mënyrë të frikshme paratë, për të bërë lobing për vete jo për Shqipërinë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV u shpreh se, Edi Rama ka përdorur paratë dhe burimet njerëzore në mënyrë të frikshme që të lobonte për veten e tij, dhe jo për Shqipërinë.

Hoxha ka sjellë në vëmendje rastin e Bilal Shehut i cili u dënuar në Amerikë, se kishte paguar 80 mijë dollarë të Edi Ramës, që ky i fundit të futej në një takim të presidentit Amerikan të kohës, Barack Obama.

Hoxha u shpreh se, Rama nuk u lejua të futej në takim, por i lejuan të bënte një foto, ndërsa Bilal Shehu bëri edhe burgun e Edi Ramës, sepse kishte shkelur ligjet amerikane.

‘Task Forca e krijuar për të monitoruar zgjedhjet, ka qenë një krijim, me mbështetje financiare nga pas nga Ambasada Britanike.

Një javë më parë, pamë se si prokurori i Përgjithshëm, ai i SPAK raportuan para ambasadorëve ndërkombëtarë që ndodhe në Tiranë.

Ata kanë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, para zgjedhësve dhe forcave politike shqiptare, të cilët janë aktorët që marrin pjesë në proces. Pra nëse kanë konstatuar problematikë, duhet të ua kërkojnë atyre, duhet tu thonë atyre dhe shqetësimet që kanë, dhe të marrin edhe shqetësimet që kanë forcat politike.

Duhet të raportojnë tek aktorët që marrin pjesë në zgjedhje se, çfarë kanë hasur, çfarë kanë konstatuar dhe çfarë problematikash ka fushata zgjedhore deri më tani dhe ku po veprojnë realisht.

E kjo duhet bërë para 11 majit, se pas 11 majit nuk ka vlerë. Nëse Rama fiton zgjedhjet, ai të jep kë të duash, jo Belindën, por kë të duash, zgjat dorën dhe merr kë të duash.

Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit nga Rama është se, ai ka përdorur në mënyrë të frikshme, burimet njerëzore, burimet financiare, për të bërë lobing dhe për të pasur përkrahje dhe mbështetje tek ato që janë sot fuqitë madhore në politikën globale.

Fillimisht në SHBA dhe tashmë i kemi të provuar, dhe pastaj në vendet kryesore të BE. Praktikisht Edi Rama nuk loboi për interes të Shqipërisë, por për interes të vet.

Rasti i Bilal Shehut, atij taksixhiut në Nju Xhersi, kur Rama ishte akoma në opozitë. Çfarë bëri? Filloi një operacion që në shtator 2012, gjeti mënyrën se si do të shkonin në Nju Xhersi dhe shkuan në emër të Bilal Shehut dhe gruas së tij.

Këto para që shkuan atje në rrugë bankare, dhe u përkthyen në çeçe që do çoheshin në aktivitetin e 8 tetorit në San Francisko ku do të mblidheshin fonde për presidentin e kohës, Obama. 70 mijë dollarë shkuan në emër të Bilal Shehut dhe 10 mijë dollarë shkuan në emër të gruas së tij.

Ligji i SHBA e ndalon financimin nga shtetas të huaj dhe prandaj u përdorën dy shtetas shqiptarë që ishin qytetarë amerikanë, për të shfrytëzuar pikërisht këtë hapësirë që lejonte ligji amerikan.

Bilal Shehu u dënua dhe e bëri burgun dhe për Ramën’, tha Artan Hoxha në SYRI TV.

Haxhimali: Qytetet po zbrazen, bashkitë fryhen me administratë — 80% e buxhetit shkon për paga, vetëm 20% për qytetarët

Ekspert i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, i ftuar në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ me moderator Flavio Qarri theksoi se bashkitë në rang vendin janë të fryra me punonjës, që përdoren për fushatë.

Ai tha se në një bashki të vendit sot diskutohet se 80% është buxheti për personelin dhe pjesa e mbetur është për investime, dhe sipas tij kjo bije ndesh me normat e BE-së, sepse qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime si rrugë ujësjellsa etj.

Në fakt është një keqardhje shumë e madhe ngre një shqetësim të madh për përdorimin e fondeve publike në periudhë zgjedhore. Çfarë po thuhet, po thuhet që të jemi të depolitizuar. Qeveria dhe politika është larg institucioneve të pavarura siç janë bashkitë. Keqadministrimi i Administratës publike.

Rasti i bashkisë Tiranës, ku kemi diskutuar në televizionin tuaj një turp i madh ti nxjerrësh ata 5000 punonjës në atë pllakën e betonit aty në qendër të Tiranës apo të hyjë  të dali kryeministri nga zyrat e bashkisë. Këto ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër. Por lëvizjet tashmë janë edhe më masive në prag të zgjedhjeve, nga njëra anë propogandojnë se jemi shumë afër BE, nga ana tjetër bën atë lëvizje që në BE nuk ndodh.

Çfarë do të thotë?

Duhet ta pranojmë realitetin që ka një besnikëri të pathyeshme të administratës lokale me partinë në pushtet. Por përpos të gjithë këtyre lëvizjeve më shqetëson fakti se a janë efikas, që a kryen shërbime publike si administratë.Ne tashmë e kemi parë në fushatë politike ato shkojnë të gjithë kryetari me administratën. Kryetari i dërgon mesazhe administratës që të jenë në filan ditë këtu merrni fëmijë, merrni burrin merrni gruan njoftoni të afërmit. Kjo është krejtësisht e pamoralshme por ja që ka ndodhur tek ky vendi që me zorr po presim që të marrim pasaportën evropiane që me zorr po presim që t’i japim leksion Evropës. Se si administrata publike të marri pjesë në fushatë lokale.

Dhe e fundit është rrezik për financat publike, shifrat janë katastrofike pavarësisht se në volum duket sikur është rritur buxheti, rriten shpenzimet. Por nëse unë vetëm të jap një shifër, po të mbledhësh buxhetet për kostot operative plus ato të personelit bën afërisht 80 % të buxhetit vjetor të një bashkie. Dhe pjesa tjetër, 25%, 20% apo 15 % shkon për investime.

Po pse e kanë luksin bashkinë të kenë këto racionale. Po ata kanë paguar taksa që të marrin investime, rrugë, ujësjellësave dhe jo të marrin atë administratë të fryrë. Sipas  një raporti që unë do ta publikoj, numri i punonjësve në të gjitha bashkitë për vitin 2024 ishte 39 000, 1500 më shumë se viti 2023. Nuk shkon kështu që vetëm rrit e rrit sepse kemi dy dimesnione që bej ndesh. Nga njëra anë është ulur numri i popullsisë në 59 bashki përveç bashkisë të Tiranës që ka një rritje të lehtë edhe bashkia Durrës me një rritje të lehtë. Kurse 59 bashkitë e tjera nuk e kanë më numrin e qytetarëve që të përballojë, të marrë shërbim nga ky kontingjenti i administratës bashkiake. Përse rriten kujt do ti shërbesh? Dhe e dyta propagandohet për epokën dixhitale, por këto nuk rrinë bashkë nëse ti bën shërbime dixhitale nuk ka çtë duhet shërbimet manuale nëpër njësitë e qeverisë vendore.”

tha Haxhimali.

Berisha: Në Tiranë kishim përfaqësues të 110 partive të Qendrës së Djathtë, të cilët ia dogjën në dorë Ramës, pasaportën kallpe

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qytetin e Kuçovës, lideri i opozitës, Sali Berisha, nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë së Edi Ramës duke theksuar se përkundër faktit që qeveria e Ramës pretendon disa arritje, ato janë realizuar me një çmim të lartë, ku shumica e taksave janë vjedhur.

Berisha u shpreh gjithashtu se Rama është i tmerruar nga mundësia e humbjes në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se ai ka dështuar në çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike.

Ai përmendi gjithashtu mbështetje të fuqishme për PD-në nga 110 partitë e Qendrës së Djathtë të Europës dhe botës, të cilët e përkrahën atë dhe programin e saj, duke e cilësuar pasaportën e Ramës si të “djegur në dorë”.

Deklarata e plotë:

Zonja dhe zotërinj.
Hidhni një sy fushatës tjetër. Ka qeverisur 12 vite, nuk është i zoti të paraqesë asnjë sukses të vetëm.
Dhe a e dini pse? Diçka është bërë, se nuk mund të themi zero, jo. Por problemi është se ato që janë bërë, janë bërë me një çmim 9-10 me çmimin real që duhet të kishin. Kanë vjedhur, kanë vjedhur, kanë vjedhur 90% të taksave tuaja.
Ndaj dhe burreci 2-metrosh. Dhe i them burrec se e meriton.
Shiko, e kam ftuar dhe e ftoj edhe sonte para jush, hajde ulemi këtu në Kuçovë bashkë me këta burra dhe gra para nesh.
Hajde të ulemi të japim llogari të dy, të shpjegojmë programin të dy. Ti ke qeverisur 12 vite, unë kam 12 vite që nuk kam qenë në pushtet.
Urdhëro tregoju qytetarëve çfarë ke bërë ti, dhe çfarë do bësh.
Ndryje, s’del dot, nuk ja mban. Dhe vetëm flet me veten çdo mëngjes.
Sy më sy, me ato që i thotë vetes, sapo zgjohet, po flas këto, po flas ato. Po.
Së dyti. Ju e konstatoni kalon nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalës, bajate, banale, të turpshme sikur jo kryeministër, por mund ti vesh çdo epitet, nuk po përdor epitete.
Burrec 2 metra i gjatë po i them prap.
Çfarë flet, këneta, zhapinj, hardhuca, çyryk, autik, budalla dhe këto janë fjalori i tij. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në një mënyrë meskine, në një mënyrë që mund ti vesh çdo epitet të krijojë çarje nëpër familje, se burrat janë kështu, se ata janë ato, se po të mos ishit ju ata do bëheshin me bisht.
Gjëra të cilat janë aq bajate, edhe në BigBrother nuk do ja pranonin. Jo.
Por miq, çfarë fshehin të gjitha këto. Këto fshehin edhe një tmerrim të tij.
Ai është i tmerruar, i tmerruar.
Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon, e çon atë buzë greminës, e çon atë buzë disfatës, e çon drejt 11 majit, humbjes së tij përfundimtare.
Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike.
Ju e patë miq. Dje dhe pardje ne kishim në Tiranë miq më të shquar, përfaqësues të organizatës, të 110 partive të Qendrës së Djathtë në Europë dhe në botë, të cilët shprehën mbështetje të plotë dhe totale për ju, për PD-në dhe Koalicionin e Shqipërisë Madhështore, programin e saj.
Të cilët ja dogjën në dorë pasaportën kallpe të Edi Ramës. sn

PD: Kontrata me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve se SPAK ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e saj me avokatin e presidentit Trump.

Me anë të një deklarate për mediat, PD thotë se, gjithçka është depozituar sipas rregullave dhe depozituar në FARA.

Në deklaratën e saj, PD shprehet se, kontrata me avokatin e presidenti Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij.

Deklarata e PD:  

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelet e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184!

Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston.

Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore! sn

Berisha: Ne kemi në krah avokatin e presidentit Donald Trump. Ata të tjerët kanë bandat, Suel Çelët, Bajrat, Hajrat…

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, në fjalimin e tij në Kuçovë, theksoi mbështetjen e Chris LaCivita për PD, avokatin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili, sipas Berishës, ka drejtuar fushatën më të suksesshme elektorale të presidentit Trump.

Ai e përmendi këtë si një garanci për forcimin e opozitës dhe luftën për të drejtat e shqiptarëve, duke theksuar se LaCivita është avokat i kauzës së votës së lirë.

Berisha tha se opozita është e fuqishme, udhëhequr nga LaCivita, ndërsa nga ana tjetër e konsideroi kundërshtarin, se ka lidhje me bandat, duke përmendur emra si Suel Çela, Bajrat dhe Hajrët.

Ai tha se kundërshtarët e tij janë të tmerruar nga mundësia që grupet e lidhura me ta të shpallen si “grupe terroriste” më 12 maj, dhe akuzoi Edi Ramën si bashkëpunëtor të këtyre grupeve.

Fjalimi i Berishës përfundoi me një apel për fitoren e opozitës dhe besimin tek “shpirti madhështor i shqiptarit”, duke shprehur optimizëm për një Shqipëri të lirë dhe të suksesshme.

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Kuçovë:

Por përsëri ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita.

I ra dotës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.

Por miq, këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump.

Imagjinoni tani miq.

Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.

Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë.

I them unë këtu para jush, janë tmerruar se në mënyrë absolute do të shpallen grupe terroriste me datën 12 maj, dhe Edi Rama bashkëpunëtor kryesor i tyre. Po, po.

Kështu që edhe ato pak shpresa ju shuan, Edi Rama të ardhme nuk ka.

Fitorja është e njerëzve të lirë, e qytetarëve të lirë, e atyre që besojnë tek shpirti madhështor i shqiptarit, tek Kuçova Madhështore, Shqipëria Madhështore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,

Fitore, fitore, fitore!

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit! Reagon PD: Është transparente, e nënshkruar në përputhje me ligjet e të dyja shteteve

Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimit të SPAK për nisjen e verifikimeve mbi kontratën e saj me një firmë lobimi në Uashington, kontratë e cila është vlerësuar në 6 milionë dollarë për dy vjet. Në një deklaratë për mediat, PD ka akuzuar qeverinë se po përdor SPAK për të shmangur skandale të tjera të mëdha, duke përfshirë ato të lidhura me McGonigal, kartelët e drogës dhe inceneratorët.

Në reagimin e saj, PD ka theksuar se kontrata me avokatin e Presidentit Trump është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e Shqipërisë dhe të SHBA-së dhe se është depozituar siç kërkohet në regjistrat përkatës. PD ka ritheksuar se është e hapur dhe transparente për këtë marrëveshje dhe ka falënderuar komunitetin shqiptaro-amerikan për mbështetjen e vazhdueshme.

Për më tepër, PD ka akuzuar qeverinë se po mbyll sytë ndaj skandaleve të mëdha, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të fshehur korrupsionin dhe përfshirjen e grupeve kriminale në proceset zgjedhore. Partia Demokratike ka shprehur besimin se me mbështetjen nga diaspora, fitorja e PD-së është shumë afër dhe ka bërë thirrje për një angazhim maksimal të demokratëve në dy javët e mbetura të fushatës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184!

Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston.

Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore! bw

Partia e Lirisë: Rilindja ka objektiv shpopullimin masiv, më 11 maj votoni ndryshimin që Shqipëria ka nevojë

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë publike, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Aleancës për Shqipërinë Madhështore në përpjekjen për një Shqipëri më të jetueshme.

Haxhiu akuzoi qeverinë aktuale për varfërinë në rritje, mungesën e shërbimeve bazë dhe për shpopullimin masiv të vendit, ndërsa theksoi se integrimi europian nuk është prioriteti i “Rilindjes”.

Ajo prezantoi katër shtyllat kryesore të programit të koalicionit e ftoi qytetarët të votojnë Nr.1 në zgjedhjet e 11 majit, për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

Deklarata per shtyp

Te nderuar qytetare !
Aleanca per Shqiperine Madheshtore po troket ne deren tuaj me kerkesen qe se bashku ta bejme Shqiperine te jetueshme . Trokasim ne deren tuaj me kandidate qe jane bashkeudhetaret tuaj te perditshem, ndaj edhe do te behen zeri juaj ne parlament. Secili prej nesh e njeh mire varferine qe jetojne familjet shqiptare, renien e neivelit arsimor dhe pasigurine ne shkolla. Ne jemi deshmitare te mungeses se sherbimit shendetesor ne spitale. Falimentin e biznesit te vogel e perjetojme perdite ne lekuren tone.

C’ju thote Rilindja kur troket ne deren tuaj? Me hipokrizi ju tregon pasaporten europiane, ku jane vete ata qe nepermjet narkoqeverisjes se tyre kane perkeqesuar cdo tregues qe do te na fuste ne Europe. Sepse integrimi europian nuk eshte interesi i tyre. Interesi i tyre eshte te mbajne pushtetin me cdo kusht, edhe pse nuk kane mbajtur asnje premtim.

Vetem nje objektiv ka arritur Rlindja: Shpopullimin masiv te Shqiperise.

Aleanca Per Shqiperine Madheshtore ka nje program shume te qarte qe mbeshtetet ne kater shtylla
1. Paketa e Dhembshurise do te aktivizohet brenda 100 diteve te para ,sipas te ciles asnje ndihme ekonomike per njerezit ne nevoje, per grate, studentet, pensionistet etj nuk do te jete nen 200 euro qe eshte minimumi jetik. Pensionet do te rriten me 20%. Paga minimale do te jete 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro. Karta e konsumatorit do tu ktheje shqiptareve deri ne 450 euro ne vit si kthim TVSH-je.. Cmimi i energjise do te jete 7 leke kw/h. Cmimi i naftes do te ulet me 35%. Do te mbeshtesim personat me aftesi te kufizuar dhe kujdestaret e tyre.
2. Shqiperia qe prodhon eshte shtylla e dyte. Ne do te mbeshtesim cdo prodhues vendas, nga fermat te fabrikat, nga bizneset e vogla te teknologjia.

Ne do te ngreme nje ekonomi kombetare qe mban vulen “Made in Albania”.
3. Ndalja e shpopullimit dhe mbeshtetja e familjes eshte misioni yne i rendesishem. Ne do te realizojme jo vetem nje rikthim fizik, por rikthim me dinjitet, me kushte, me mbeshtetje. Zero taksa per 5 vite per cdo emigrant qe kthehet dhe investon ne Shqiperi . paga dinjitoze dhe program strehimi per familjet e reja.
4. Pastrimi i shtepise eshte kushti qe Shqiperia te behet vertet madheshtore. Milionat e vjedhura do tu kthehen shqiptareve. Me ane te nje auditi te pergjithshem vesi , hajduteria, korrupsioni do te shkulet njehere e pergjithmone nga Shqiperia. Vendi yne do te ndertohet mbi virtytin dhe meriten.
Ne 11 Maj votoni programin per Shqiperine Madheshtore. Votoni Nr 1. Votoni njerezit qe e mbajne fjalen.
sn

Berisha: Edi Rama, çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton

Lideri i Opozitës, Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë nga Pogradeci në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon”.

Berisha tha gjatë fjalës së tij se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton, ndërsa akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’.

Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë.

Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit.

Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja.

Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta.

Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat.

Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.

Njeriu është njeri.

Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor.

Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton.

Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë.

Ndryshim, ndryshim, është radha jonë.

Fitore, fitore.

Rroftë Pogradeci, rroftë Shqipëria.

sn

Ermal Meta- “Fortuna nuk është vajza ime e parë, jam bërë baba 3 vite më parë në Shqipëri”, këngëtari

Në një intervistë për “Vanity Fair”, Ermal Meta tregon se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk është vajza e tij e parë. Ai dhe partnerja e tij Chiara Sturdà u bënë prindër tre vjet më parë, kur takuan dy vajzat e tjera në një jetimore në Shqipëri.

Duke qenë se nuk ishin të martuar, nuk mundën t’i adoptonin, por në qershor do të mbushin 18 vjeç dhe do të vijnë në Itali për të jetuar me ta.

Zbulimi i Ermal Metës

“E pashë kaq të vogël, kaq të pambrojtur ”, tha këngëtari. Duke folur për dyshimet që kishte për veten e tij përpara se të bëhej baba, ai tregoi se tashmë është bërë prind : “Unë dhe partnerja ime Chiara do të kemi së shpejti me vete dy vajzat tona të tjera, të cilat deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ishin 15 vjeçe, por, duke mos qenë të martuar, nuk mund t’i birësonim. Në qershor ata do të mbushin 18 vjet dhe do të mund të vijnë me ne.

Takimi me dy vajzat shqiptare dhe dëshira për t’i birësuar

Këngëtari u takua me dy vajzat teksa punonte në një shtëpi strehimi në Shqipëri, ku pret vajza dhe të reja me histori të tmerrshme pas tyre: “Ne shihemi gjatë gjithë kohës, që atëherë, shkojmë t’i vizitojmë, tani do vijnë këtu ”. Ai e kuptoi se ishte bërë babai i tyre në momentin kur u larguan në Itali: “Një verë, kuptova se nuk mund të bëja më pa ta “.

Një rol kyç ishte murgesha që rriti vajzat

“Më merr në telefon dhe më thotë se janë në qytet për të bërë një fushatë bamirësie. Kështu që u përpoqa t’i shoh, shkoj i marr dhe dalim për drekë. Unë isha në makinë me to, në një moment kthehem dhe them: Vajza, çfarë keni për të bërë këtë verë? ‘Ah, jo, asgjë.’ Nëse doni të vini me pushime me mua dhe Chiara-n….Kur morën vesh që Chiara ishte shtatzënë, u gëzuan pa masë: Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ata u shikuan me njëra-tjetrën… Unë i qetësova menjëherë: Asgjë nuk do të ndryshojë, do të keni një motër shtesë.

Udhëtimi i tyre në Itali tashmë është pothuajse gati dhe ai dhe partnerja e tij mezi presin: “Ne i kemi rregulluar tashmë dhomat. Ka shumë dashuri që i pret.”bw

Kontratë lobimi 6 mln dollarë në kompaninë pranë Trumpit? PD reagim zyrtar: Kontributi mbulohet 100% nga shqiptarët në SHBA

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të një kontrate lobimi në Shtetet e Bashkuara, me vlerë 6 milionë dollarë. Në një reagim zyrtar, PD sqaroi se pagesa është mbuluar tërësisht nga shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, si dhe nga demokratë të larguar nga Shqipëria në vitet e fundit.

Sipas PD-së, shërbimi i lobimit është kontraktuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Partisë Demokratike me Kongresin dhe Qeverinë amerikane.

Kontrata është lidhur me kompaninë “Continental”, drejtuar nga ambasadori Carlos Trujillo, i njohur si një figurë e afërt me ish-presidentin Donald Trump dhe për qëndrimet e tij të ashpra antikomuniste.

Partia Demokratike thekson se ka dhënë miratimin për këtë bashkëpunim në përputhje të plotë me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA-së, por nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që rrjedh nga marrëveshja.

Në përfundim, PD falenderoi komunitetin shqiptaro-amerikan për mbështetjen dhe angazhimin në ndihmë të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Reagimi i plotë i PD:

Komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për te ndihmuar ne konsolidimin e marrëdhënieve miqësore te Partisë Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor te Shqipërisë për te rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e te drejtës ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qëndrimet e tij!

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marre përsipër 100% nga patriote shqiptare qe jetojnë dhe punojnë prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjerë te larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro – amerikan për bujarinë dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonëse ka dhënë dakordesine për marrjen e këtij shërbimi ne përputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnjë barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marrëveshje.

Shqipëria, kampi i përqëndrimit italian

Emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit po përballen me kushte të vështira jetësore. Përveç mungesës së lirisë, ata po përballen me mungesë së aksesit në drejtësi dhe trajtim çnjerëzor.

Tridhjetë e tetë emigrantët të mbërritur nga vendet e Lindjes dhe të strehuar në kampin e Gjadrit, si pjesë e marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, po përballen me kushte jetese të rënda dhe trajtim, që sipas aktivistëve dhe rrjeteve për të drejtat e njeriut, përbën shkelje të normave ndërkombëtare.

Monitorimet e kryera nga Delegacioni i Tryezës për Azil dhe Emigracion, tregojnë se migrantët jetojnë të izoluar në hapësira të vogla, nuk u lejohet të fikin dritat gjatë natës, të lëvizin lirshëm dhe trajtohen me qetësues dhe ilaçe psikotrope pa miratim. Aktivistët italianë e krahasojnë kampin me një formë moderne të një kampi përqendrimi.

Godina e kampit në Gjadër u ndërtua pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane dy vite më parë, më 2023-shin. Sipas marrëveshjes të publikuar, në Gjadër do të vendoseshin meshkujt në moshë madhore nga vendet e cilësuara si të sigurta e që do t’i nënshtroheshin procedurave të përshpejtuara për azil në Itali.

Megjithatë, aktualisht kampi gëzon një tjetër status, duke e shndërruar në një qendër për të dëbuarit, sipas një drafti të ri të miratuar nga qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Shitës trëndafilash me precedentë penalë, kush është emigranti i parë që u dëbua nga kampi i Gjadrit

Rregullat e Bashkimit Evropian nuk e lejojnë transferimin e emigrantëve në një vend që nuk është as vendi i tyre i origjinës dhe as vendi i tranzitit.

Të dëbuarit

Image

Me duar të lidhura dhe në shoqërinë e autoriteteve italiane, 40 emigrantë me origjinë nga Bangladeshi, Maroku dhe Tunizia kaluan kufirin detar midis Shqipërisë dhe Italisë më 11 prill nëpërmjet anijes “Libra”.

“U morën në mënyrë brutale, nuk iu tregua destinacioni i tyre, dhe ata që kërkuan të përdornin tualetin iu tha të “kryejeni nevojat personale në të mbathurat”, gjë që për fat të keq ndodhi”, – tregon Eleonora Stano, anëtare e Këshillit Drejtues të shoqatës “Mediterranea Saving Humans”.

Për të disatën herë destinacioni i udhëtarëve të anijes ushtarake italiane ishte kampi i Gjadrit, megjithatë, ndryshe nga herët e mëparshme kur emigrantët u kthyen mbrapsht në Itali, 38 prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e kampit.

Aktivistët italianë e krahasojnë kampin me një formë moderne të një kampi përqendrimi ndërsa rezultatet e nxjerrja nga monitorimi i mjediseve të brendshme të kampit të Gjadrit e përforcojnë këtë bindje.

Sipas Delegacionit të Tryezës për Azil dhe Emigracion, që ka mundësuar zhvillimin e një monitorimi të pavarur të transferimit dhe qëndrimit të emigrantëve të kampin e Gjadrit, ata po përballen me kushte të vështira qëndrim, çka bie ndesh normat evropiane të respektimit të të drejtave të njeriut.

“Vendimi për të transferuar me detyrim persona tashmë të ndaluar në Itali në një CPR të zhvendosur jashtë kufijve kombëtarë përbën një shtrembërim të qartë të normave evropiane dhe kushtetuese, dhe sjell shkelje të rënda të të drejtës për mbrojtje ligjore, azil, njësi familjare dhe liri personale”, – thuhet në publikimin e CIR Refugati ku problematike paraqitet edhe mënyra e funksionimit të kampit.

“Në ditët e para të funksionimit janë regjistruar disa episode dramatike dhe domethënëse: disa nga personat e transferuar kanë ndërmarrë akte vetëdëmtimi, është vënë re vështirësi në aksesin ndaj ndihmës ligjore, mungesë e informacionit paraprak dhe të qartë mbi transferimin me detyrim, si dhe mënyra transporti që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor,” – raportohet më tej, ndërkohë që Eleonora Stano, thotë në intervistën për “shteg.org” se nga monitori i realizuar prej rrjetit “Mai più lager – NO ai CPR” (Kurrë më kampe përqendrimi – Jo ndaj CPR-Qendra të Përhershme për Riatdhesimin) rezulton se dhomat në të cilat ndodhen emigrantët në kampin Gjadrit janë të pajetueshme.

“Hapësirat e dhomave janë shumë të vogla dhe emigrantëve nuk u lejohet të dalin prej tyre. Ushqimi u shërbehet përmes një dritareje të vogël ose u hidhet në dysheme, duke qenë se nuk ekzistojnë ambiente të përbashkëta apo mensa ku të konsumohen vaktet”, – thotë Stano, duke shtuar se emigrantët po përballen në Shqipëri me një mjedis torturues, ku detyrohen të marrin mjekime qetësues dhe psikotrope.

“Ashtu si në të gjitha strukturat e ndalimit administrativ, edhe në kampin e Gjadrit është përqafuar që në fillim praktika brutale e dhënies së qetësuesve dhe ilaçeve psikotrope, pa marrë më parë pëlqimin e personave të ndaluar, një shkelje e rëndë e të drejtës për vetëvendosje dhe për kujdes shëndetësor”, – tregon Stano.

Nga 40 emigrantë, vetëm një prej tyre u riatdhesua në vendin e origjinës, ndërsa një tjetër u rikthye në Itali. Të tjerët po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut dhe me kushte të vështira jetese dhe të pa informuar mbi të ardhmen e tyre.

Kampi i ferrit

Image

Përtej ekranit të celularit, në anën tjetër të detit Adriatik, aktivisti dhe mjeku italian Nicola Cocco shprehet i shqetësuar për jetët e emigrantëve të vendosur në kampin e Gjadrit në Shqipëri.

“Kur flitet për riatdhesimet, meqë një person është riatdhesuar në Bangladesh disa ditë më parë, nga ata që ishin në Gjadër, nuk është se riatdhesimi ndodh direkt nga Shqipëria, sepse kjo nuk bën pjesë në protokoll. Çfarë ndodh? Personi transferohet nga CPR italian (Qendra e Përkohshme e Riatdhesimit) në CPR-n e Gjadrit, më pas sillet sërish në Itali dhe aty bëhet riatdhesimi”,- thotë Cocco.

Mjeku ka bindjen se jetët e emigrantëve nga Lindja po përdoren për propagandë politike në Itali dhe në Shqipëri.

“Problemi është që në Itali kemi rreth 500-600 mijë persona të parregullt, pa leje qëndrimi. E gjithë kjo ‘luftë kundër imigracionit të parregullt’ po bëhet përmes propagandës mbi kurrizin e 40 personave që janë dërguar në Gjadër”, – thotë ai duke shtuar se dërgimi i emigrantëve “të padëshirueshëm” të Italisë është fyese edhe për shtetin shqiptar.

Përballë akuzave për trajtim të ashpër, autoritetet italiane e kanë justifikuar masën si të nevojshme për të përballuar migracionin e parregullt. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi i ka quajtur emigrantët “kontingjent kriminal”, por Cocco thekson se ndalimi në CPR nuk lidhet me vepra penale, por me mungesën e lejes së qëndrimit.

“Duhet sqaruar se në qendrat e qëndrimit për riatdhesim (CPR) nuk përfundojnë persona për të vuajtur dënime penale. Duhet ta kujtojmë këtë, sepse kemi të bëjmë me ndalim administrativ, i lidhur me mungesën e lejes së qëndrimit dhe me procedurat për riatdhesim të mundshëm. Pra nuk është e vërtetë që dërgohen atje persona për të vuajtur dënime. Mund të përfundojnë në CPR vetëm persona që kanë përfunduar dënimin në burg dhe që gjatë periudhës së burgimit nuk kanë mundur të rinovojnë lejen e qëndrimit dhe menjëherë pasi përfundojnë dënimin, fillon ndalimi në CPR. Ky është mekanizmi”, – thotë ai duke shtuar se emigrantët në kamp nuk gëzojnë të drejtën për mbrojtje ligjore, përveç avokatëve që ofron vetë qendra, çka bie në konflikt interesi me qëllimin e tyre për t’u larguar nga kampi.

Eksperti shqiptar i sigurisë, Fatjon Sofo, ngre shqetësimin e përfshirjes së emigrantëve në aktivitete kriminale, zakonisht për shkak të mungesës së integrimit dhe monitorimit të duhur.

“Eksperiencat në Itali kanë treguar se një përqindje e vogël e emigrantëve, veçanërisht ata me status të pasigurt ose në pritje të depërtimit, janë përfshirë në rrjete kriminale, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe krime seksuale. Këto fenomene ndodhin më lehtë kur mungon kontrolli i plotë dhe kur personat nuk kanë një sistem integrimi apo mbikëqyrjeje të qëndrueshme”, – thotë Sofo.

Ndërsa për Eleonora Stanon kampi i Gjadrit përbën një precedent të rrezikshëm për politikat e BE-së në të ardhmen.

Sipas saj, kampi shqiptar mund të jetë nisja e një praktike çnjerëzore e dëbimit të emigrantëve ndërkohë që Bashkimi Evropian parashikon ngritjen e qendrave të ngjashme si ajo që italianët ndërtuan në Gjadër, pas vitit 2027.

“T’i marrësh një copë toke popullit shqiptar dhe të ndërtosh aty një kamp përqendrimi nën juridiksionin italian, për të burgosur dhe depërtuar njerëz nga një qendër në tjetrën, nuk ka aspak të bëjë me sigurinë. Bëhet fjalë për praktika çnjerëzore dhe të paligjshme, të kryera në dëm të personave më të pambrojtur dhe të racizuar”, – thotë Eleonora Stano./Shteg.org

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, qeveria shpall të shtunën 26 prill, ditë zie kombëtare

Qeveria ka shpallur 26 prillin (ditën e shtunë), ditë zie kombëtare, pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Franceskut.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë, ndërkohë që i është bërë thirrje edhe mediave që të transmetojnë muzikë funebre.

Kujtomë se Papa Francesku përcillet të shtunën për në banesën e fundit.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nga arqipeshkvi i Shkodrës, te Baba Mondi! Ja përfaqësuesit e komuniteteve fetare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut

Ndërsa bota përgatitet për ceremoninë e lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe komunitetet fetare në Shqipëri do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe shpirtërore dhe historike.

Në një akt uniteti ndërfetar, përfaqësues të lartë të besimeve të ndryshme në vend do të nderojnë Papën. Ceremonia pritet të jetë një moment i veçantë reflektimi, nderimi dhe bashkimi shpirtëror mes besimeve, duke dëshmuar edhe njëherë kulturën e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar që karakterizon vendin tonë.

KOMUNITETE FETARE QE KANE KONFIRMUAR shkuarjen dhe pjesmarrjen ne Ceremonine e Lamtumires se Atit te Shejte Papa Francesku

Kisha Katolike e Shqiperise:

1- Shtz Arqipeshkvi I Shkodres dhe Pultit -it Imzot Giovanni Peragine

2- Arqipeshkvi Mitropolit Tirane – Durres Imzot Arjan Didaj

Nga Kryegjyshata Botetore Bektashiane :

1-Kryegjyshi Boteror Bektashijve Shejteria e Tije Dede Edmond Brahimaj

2- Ferdinand Samarxhi

Sulmoi fëmijët me spektër autik- Rama trash skandalin: E kam lexuar në literaturën politike

Situata psikologjike e Edi Ramës sa vjen dhe rëndohet.

Sulmet dhe fyerjet krahinore, sulmi ndaj burrave të Dibrës, të cilët i quajti çyrykë, fyerja familjeve shqiptare duke u thënë grave të ndajnë burrat, skandali me fëmijët të cilëve u thoshte më shihni mua lakuriq, u pasua nga një rrëshqitje psiqike edhe më e rëndë, teksa fyeu rëndë personat që vuajnë nga spektri i autizmit.

Mirëpo, në vend të kërkimit të faljes me përulje, Rama ka dalë si lugat mbrëmjen e së martës ka mbrojtur fyerjen që bëri duke thënë se e kishte lexuar në literaturën politike, por po vetë thotë në video që kjo shprehje paska 10-15 vite që nuk përdoret më. Këmbëngulja për të justifikuar skandalin e rëndë, tregon që kryeministri i vendit ka shkalluar, për më tepër tregon se prej 10-15 vitesh nuk ka kapur libër me dorë. Gjë që tregon se fyerja ndaj personave me aftësi ndryshe jo vetëm që nuk përdore në literaturën politike askund, por se Edi Rama deliron dhe ka firuar nga gjendja psikologjike aq shumë se mendon se do bindë ndokënd me justifikimin. sn

E rëndë- Shkallon Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më voton mua është…

Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dhe të shihnin fotot e tij nudo, ndërsa sot ai ka fyer rëndë njerëzit me aftësi ndryshe. Në një deklaratë publike, Rama u shpreh: “Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën domethënë nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues.

Mënyra sesi kryeministri përdori një term që i referohet një çrregullimi neurozhvillimor si fyerje ndaj kundërshtarëve nuk veçse një nga gafat e shumta të diskursit publik të tij.

Autizmi është një spektër çrregullimesh që prek mënyrën sesi individët komunikojnë, ndërveprojnë dhe perceptojnë botën. Ai nuk është një sëmundje, por një mënyrë ndryshe e të qenit, që kërkon mirëkuptim, përkrahje dhe përfshirje shoqërore.

Përdorimi i termit “autik” si sinonim i paaftësisë politike apo mendore nuk është vetëm etikisht i gabuar, por edhe thellësisht diskriminues. Kjo gjuhë jo vetëm që margjinalizon personat me autizëm dhe familjet e tyre, por thellon edhe më tej stigmatizimin me të cilin ata përballen çdo ditë.

Në një vend që synon të afrohet me vlerat europiane të barazisë dhe përfshirjes, është e papranueshme që vetë kreu i qeverisë të banalizojë e të përdorë në mënyrë fyese një term që lidhet me një grup të ndjeshëm të shoqërisë. Të flasësh për autizmin në këtë mënyrë nuk është metaforë, por është mungesë respekti për mijëra qytetarë që jetojnë me këtë realitet.

Duke quajtur “kënetë” çdo zgjedhje që nuk i përshtatet vizionit të tij, Rama nuk përçmon vetëm kundërshtarët, por edhe vetë vullnetin e lirë të qytetarëve. Në vend që të ndërtojë ura për të afruar njerëzit me njëri-tjetrin dhe me Europën, ai i vë flakën urave që duhej të na çonin atje. Në fund të ditës, nuk është “kënetë” ai që mendon ndryshe, por ai që përdor fjalën si armë për të zhbërë çdo vlerë që e bën një shoqëri të civilizuar.

Në një vend që synon të jetë europian jo vetëm me letra, por edhe me kulturë politike, një deklaratë e tillë nuk duhet të kalojë thjesht si gafë – por si shenjë alarmi.

Deklarata e Rames: 

“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë.

Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama. sn

Cilat janë veprat penale që heton SPAK në fushën e krimeve zgjedhore? Prokuroria e Posaçme sqaron qytetarët edhe se si mund të denoncojnë

SPAK dhe KQZ, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar si kurrë më parë për krimet zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri mund të denoncojnë.

SPAK gjithashtu tregon se cilat krimet zgjedhore heton, gjithashtu orienton qytetarët se si mund të bëjnë denoncimet e tyre, qoftë me shkrim, apo mënyra të tjera.

1.Cilat janë krimet zgjedhore të parashikuara në Kodin Penal?

Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë:

Pengimi i subjekteve zgjedhore (Neni 325);

Falsifikimi i materialit zgjedhor (Neni 326);

Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Neni 326/a);

Shkelja e fshehtësisë se votimit (neni 327);

Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Neni 327/a);

Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje (Nen. 328, 328/b);

Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike (Neni 328/a);

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Neni 329);

Pengimi i zgjedhësit (Neni 330);

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Neni 330/a);

Shkelja e se drejtës së zgjedhjes (neni 331);

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Neni 331/a);

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor (Nenet. 332, 332/a).

2.A ka SPAK kompetencë për të hetuar krimin zgjedhor?

SPAK ka kompetencë të kufizuar për hetimin e disa veprave penale që lidhen me zgjedhjet, bazuar në:

Kodin Penal;

Kodin e Procedurës Penale;

Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

3.Cilët janë veprat penale kryesore që heton SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të zgjedhjeve?

SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar:

KORRUPSIONIN AKTIV NË ZGJEDHJE – Neni 328 i Kodit Penal;

Kjo vepër penale përfshin dhënien e të hollave, të mirave materiale, premtime për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim:

marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje;

për të votuar në një mënyrë të caktuar;

për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme; për mbështetjen e një kandidati ose partie politike.

Dënimi: Burgim nga 1 deri në 5 vjet.

4.Kur zgjerohet kompetenca e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore?

SPAK merr kompetencë të zgjeruar kur këto vepra kryen nga:

Zyrtarë të lartë publikë;

Organizatë kriminale;

Grup i strukturuar kriminal;

Bandë e armatosur;

Organizatë terroriste

5.Cilët janë zyrtarët e lartë publik që mund të hetohen nga SPAK nëse kryejnë krim zgjedhor?

SPAK heton çdo vepër penale që lidhet me zgjedhjet nëse kryhet prej funksionarëve të mëposhtëm:

Presidenti i Republikës;

Kryetari i Kuvendit;

Kryeministri;

Anëtar i Këshillit të Ministrave (ministër, zëvendësministër);

Deputet;

Kryetar bashkie;

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë;

Prokurori i Përgjithshëm;

Inspektori i Lartë i Drejtësisë;

Anëtar i KLGJ ose KLP;

Drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura si:

Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

6.A e mbikëqyr SPAK financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore?

SPAK nuk është institucioni përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike. Kjo kompetencë i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kryen hetime administrative bazuar në:

Kodin Zgjedhor (nenet 86- 92/7);

Ligjin nr. 8580, datë  datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” (neni 15/2).

7.Kur mundet SPAK të hetojë financime të subjekteve politike, përfshi dhe ato gjatë periudhës zgjedhore?

SPAK heton çështjet që lidhen me financimet e subjekteve politike vetëm kur:

Financimet janë të lidhura me krimin e organizuar ose terrorizmin;

Financimet burojnë nga vepra penale me natyrë korruptive, etj.

8.Si mund të denoncohen krimet zgjedhore në SPAK?

Për të denoncuar një krim zgjedhor pranë SPAK, mund të ndiqen këto tre forma:

Kallëzim penal me shkrim:

Ky është një kallëzim që bëhet me shkrim dhe paraqitet në SPAK.  Në këtë rast, kallëzimi duhet të përmbajë informacion të detajuar lidhur me veprën penale të pretenduar, duke përfshirë informacionet e mundshme për autorët dhe provat që mbështesin pretendimet.

Mund të dërgohet nëpërmjet postës.

Kallëzim me gojë para policisë gjyqësore:

Ky lloj kallëzimi bëhet me gojë dhe mund të bëhet drejtpërdrejt para policisë gjyqësore, në qytetin ku pretendohet se është kryer vepra penale. Pas marrjes së kallëzimit penal, policia gjyqësore ka detyrimin të regjistrojë atë dhe të njoftojë menjëherë SPAK për verifikimin dhe çeljen e hetimeve.

Denoncim në platformën e dedikuar në faqen zyrtare të SPAK:

Kjo platformë siguron anonimitetin e denoncuesit dhe lejon edhe ngarkimin e dokumenteve apo materialeve audio/vizive. bw

Berisha në Kukës: Edi Rama, biri i xhelatit të Havzi Nelës, dëboi nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

Berisha i kujtoi sërish Edi Ramës, se babai i tij, Kristaq Rama firmosi varjen në litar të poetit kuksian, Havzi Nela.

‘Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti.

Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për këtë pritje fantastike.

Për këtë mesazh madhështor që përcillni sonte në mbarë Shqipërinë, në çdo votër, në çdo zemër shqiptare, mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores së shkëlqyer të datës 11 maj

Unë vij të paraqes këtu tek ju projektin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, aleancës më të fuqishme që vendi ka njohur gjer sot, që grumbullon 25 parti politikë.

Aleancë, e cila me projektin e saj ka vendosur t’i japë përgjigjen flakë për flakë, më të vendosur, më të sigurt, problemeve madhore me të cilat përballen sot qytetarët shqiptarë.

Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është fatale të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.

Kukësi, Hasi, Tropoja, por edhe mbarë Shqipëria, kanë në historinë e tyre, kanë në trashëgiminë e tyre akte ndër më madhështoret.

Kanë në trashëgiminë e tyre pasuri ndër më përralloret.

Kanë realisht potenciale nga më të jashtëzakonshmet për të cilat nuk mund t’i kenë lakmi askujt.

Pra ky projekt i Shqipërisë Madhështore bazohet në një trashëgimi madhështore që kemi ne.

Bazohet në një pasuri të jashtëzakonshme që kemi, në potencialet e mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Shqipërisë.

Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik, me shtetin patriot.

Shteti patriot është shteti i burrave dhe grave që e duan dheun e tyre, e duan vendin e tyre.

Burrave dhe grave që besojnë se dashuria për vendin, për dheun e tyre, për Hasin, Kukësin dhe Tropojën, është Leva e Arkimedit për të shumëfishuar energjitë e tyre.

Për të shumëfishuar besimin, për të bërë të mundur, të pamundurën.

Për të shndërruar këto treva të bekuara në treva të begata për banorët e saj.

Miqtë e mi, askush më shtrenjtë se ju nuk e ka paguar dashurinë për vendin, për Kukësin, për Hasin, për Tropojën, për Shqipërinë.

Por faktikisht atij çmimi i detyrojmë sot ne ekzistencën si komb krenar, komb shqiptar.

Nuk do shkoj të ndalem në histori të shkuara, jo. Por do ndalem vetëm në pranverën e vitit 1999, kur ju burrat dhe gratë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, votrat tuaja u bënë të famshme në gjithë botën për bujarinë. U bënë të famshme në të gjithë botën dhe bënë të dështojë në rrugët, rrugicat e këtij qyteti, e këtyre fshatrave, të këtij qarku, projektet ogurzeza të Slobodan Millosheviçit, i cili mendoi se duke përzënë qindra mijëra shqiptarë, do i çonte ata drejt katastrofës. Në të vërtetë ata i çoi drejt votrave tuaja fisnike dhe i pritët si vëllezër në një akt sublim bashkimi kombëtar.

Miq, e parë në këtë kënd, Edi Rama është po aq armik sa i ati i tij, i Kukësit.

Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti.

Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim.

E vdekur për SHBA, por jo për Vuçiçin dhe argatin e tij në Tiranë, i cili në një akt antikombëtar detyroi delegacionin e Kosovës të largohej nga Tirana. sn

Ndarja e Papa Françeskut nga jeta: Kisha Orthodhokse: Tregoi përkushtim të thellë për të varfrit e të margjinalizuarit

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit për vdekjen e kreut të Kishës Katolike të Ronës, Papa Françesku.

Përmes një njoftimi zyrtar, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, teksa shpreh ngushëllimet ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike, shkruan se gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, Ati i Shenjtë, gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

‘Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj  Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”, thuhet në reagimin zyrtar të Kishës Orthodokse.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË 

Tirana, 21.4.2025 

Mbi fjetjen e Papa Françeskut

Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe  besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.

Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

 Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”.

Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “…do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund”  (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi! sn

“Mik i shqiptarëve” Imzot Arjan Dodaj: Françesku, Papa i revolucionit të butësisë dhe dashurisë së Zotit!

Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkv i metropolit të Tiranë-Durrësit, e ka konsideruar të Papa Franceskun si Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit.

Në një reagim për ndarjen nga jeta të kreut të Vatikanit, Imzot Dodaj shprehet se Papa ishte i dashuruar me popullin shqiptar, ndërsa është lutur që shpirti i tij të vijojë të bekojë kombin tonë.

“Faleminderit i dashur Papa Françesku! Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar! Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde!”, shkruan Dodaj. bw

“Humbëm një mik”, Bujar Spahiu kujton takimin me kreun e Vatikanit: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë dhe KMSH

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Franceskut mëngjesin e sotëm.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Spahiu ka theksuar ndikimin e madh që Papa Françesku pati në promovimin e dialogut ndërfetar dhe vlerësimin që ai kishte për Shqipërinë dhe Komunitetin Mysliman.

Ai ka kujtuar takimin e veçantë me Papa Franceskun më 6 maj 2022, një takim kokë më kokë, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës dhe paqes mes besimeve. Spahiu gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për komunitetin katolik në Shqipëri dhe për shtetin e Vatikanit.

“Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!”, shkruan Spahiu në një postim në Facebook. bw

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të gjetur ku i kanë çuar paratë e vjedhura, për t’ua kthyer shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha premtoi sot nga takimi me fermerët në Elbasan, se me ardhjen e opozitës në pushtet, qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të gjetur paratë e vjedhura të shqiptarëve nga Edi Rama dhe pushtetarët e tij.

‘Do bëjmë gjithçka për të gjetur ku i kanë çuar paratë e vjedhura, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Unë ju tregova ju, se si do të veprojmë ne me buxhetin. Por, u them një gjë tjetër që, para që kemi premtuar, janë absolutisht nën mesataren e atyre që mund të bëjmë. Pse?

Se hajdutëve, do ua marrim paratë ne. Nuk do ndodhë më, kurrë që të zhduken 130 milionë euro djegësi i Tiranës, dhe të mos ekzistojë një tullë aty. 4 ditë më parë u dërguan në gjykatë, pa u gjet një qindarkë, me dënimet qesharake.

E thoshte bukur një gazetare: sikur kanë vjedhur disa pula, sepse ata janë vjedhësit. Sepse ata që u dërguan nuk janë hajdutët.

Jo, nuk mund të prekin ata milionat, kurrë. Ata kishin vënë firmat. Po, milionat e ka marrë Edi Rama me Lubinë.

Tani, ministria ka patur njesinë e mbikqyerjes së punimeve të ndërtimit të djegësit, e cila merrte rrogat për të bërë çdo muaj raportin, se ku, në çfarë faze janë punimet. Dhe nuk ekziston në 6 vite asnjë raport i vetëm.

Po, pse?

Po Lubia e dinte që paratë i merrte Edi Rama. Se po mos të ishte për të, apo për veten e vet, ai do bënte 100 raporte.

Rasport nuk ka, paratë e djegësit u zhdukën, i merrte Edi Rama. Ne jemi besimplotë, se jo vetëm që do mbajmë çdo premtim që bëmë, por në fakt, edhe do i çojmë më përpara. Sepse ne synojmë. Çfarë synojmë? Ne synojmë që shqiptarët që paguhen me rrogat, pensionet dhe mbështetje nga shteti më miër se nga vendet përreth.

Shqipëria është më e pasur se të gjitha vendet përreth. Asnjë vend përreth nuk ka pasuritë e Shqipërisë. në 2013, ne merrnim rroga më të larta, merrnim pensione më të larta. Pra do dalim aty. Nuk do ketë më kryeministër me avion në dispozicion. Jo!

Kryeministri udhëton si qytetarët, me avion të linjave tregtare. Nuk do ketë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavazh të makinës, ajo lubia.

Ju garantoj që nuk ka sot milioner, as miliarder, që të shpenzojë 10 mijë euro për lavazh të makinës, kurrë.

Kurse ajo. Patjetër, se është… se paratë janë të qytetarëve, nuk janë të tyret. Apo të blejë kopshtin e Edenit 5 milionë euro. As perandori i Japonisë nuk e ka. Kam qenë në atë pallat. Jo, kishte bimë ekzotike të ndryshme, po kopsht Edeni nuk kishte. Nuk ka as Shtëpia e Bardhë, nuk ka as Kancelaria Gjermane. Jo!

Sigurisht, nuk hapet shishja 33 miëj euro, kurrë, ua them unë atë. Dhe një kryeministër, nuk mund ta ketë kurrë atë. Edhe për dhuratë nuk mund ta ketë kurrë, e ndalon ligji.

Edhe në qoftë se ta sjell kush, e ndalon ligji, nuk mund ta marrësh. Ka një kod.

Po këta, nuk kanë asnjë kod, nuk kanë asnjë etikë.

Këta kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Çfarë ndodh tani?

Tani, 12 vjet asnjë bilanc, 12 vjet nuk është i aftë të regojë, edhe ato pak që janë bërë nuk i ndan dot, se janë bërë me shumë xhunga. Nuk thotë dot më Unaza e Tiranës, se i del me 13 lote. 14 km me 13 lote. Per të vjedhur 13 herë.

Nuk e përmend më tunelin e Llogarasë, se i del me 60 milionë euro vjedhja. E dokumentuar. Nuk e përmend më linjën urbane, sepse ka kushtuar. Ato rrasa guri që i shihni ju, kanë kushtuar 2.3 mld euro. Në një kohë, kur në mënyrë absolute, nga Gjirokastra në Tropojë, kostoja e tyre në të gjithë Shqipërinë, nuk është kurrë më shumë se 300 mln euro. Janë vjedhur 2 mld euro. 12 mld ka administruar ajo që lan makinën me 10 mijë euro në muaj. Merrni çdo ekspert, nuk gjen kurrë më shumë se 1.8 mld të investuara, maksimumi. Tjerat janë të vjedhura.

Po pse?

Kanë vënë çmimin e rrugëve 10-fishin.

Koracia e ndërtonte autostradën, Bjelljosek-Manastir, 17 kilometra të gjerë, me 1.6 milionë euro kilometrin. Kurse, Rruga e Arbrit, 11 milionë euro kilometrin, rruga 10 metra e gjerë. Shkoni shiheni.

Pra, këta janë të inkriminuar shumë thellë. Ndaj dhe, pastrimi i shtëpisë është detyrim madhor. Dhe e vërteta është që, ne do bëjmë gjithçka për të gjetur paratë ku i kanë çuar, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë.sn

“Pasaporta europiane, si djegësi i Tiranës”, Berisha për retorikën e Ramës: E kthen fushatën në parodi për të fshehur vjedhjet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar retorikën e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, duke e krahasuar premtimin për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.

Berisha tha nga Elbasani se Rama po e shndërron fushatën në një “parodi me kënetë, zhapinj dhe hardhuca”, vetëm për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.

Ai u zotua për një “pastrim të shtëpisë” dhe rikthim të fondeve të vjedhura te qytetarët, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në çdo lagje dhe familje për të siguruar fitoren në zgjedhje.

“Pastrimi i shtëpisë është pritoritet madhor. Do të bëjmë gjithçka të gjejmë paratë djhe tua kthejmë qytetarëve.

Pasaporta europiane si djegësi i Tiranës.
Do ta transformojë në parodi fushatën me kënetë zhapinj e hardhuca. Ka qëllim vetëm të heqë vëmendjet nga dështimet, mashtrimet dhe vjedhjet. Kam bindjen se çdo nënë e grua. Çdo prind familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm e vjedhje të papërmbajtura, mashtrime të paskrupullta. Ju bëj thirrje më këtë program të trokisni në çdo derë.
Fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo gjej një klime dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon që me programin të shkojmë tek çdo banor e i njohur”, tha ai. bw


Send this to a friend