VOAL

VOAL

A erdhi dita për të mbrojtur Berishën? – Nga Andi Bushati

Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë në një thirrje për të bojkotuar mediatikisht Sali Berishën, pas ndërhyrjes, sa brutale aq edhe vulgare, që ai bëri në emisionin “Studio e hapur” kundër gazetarit Artan Hoxha.

Duhet thënë që në fillim, ai penetrim te Eni Vasili, përmes telefonit, e ulte nivelin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri në rangun e një keqbërësi ordiner. Aq më të shpifur e bënin këtë ndjesi akuzat e pa baza që ai renditi ndaj Hoxhës.

Dhe me sa duket ky rast i artë po i shërben kundërshtarëve historikë të Berishës për të larë njëherë e mirë hesapet me të. Tezat tashmë janë të përhapura në tregun mediatik: “T’i bëhet bllok qytetarit dixhital”, “T’i jepet fund këtij komunikimi të denjë për plakat e liga”, “Të mbyllet ky burim i pistët që vetëm hedh vrer mbi faqet e mediave tona”.

Për shumë nga shembujt ata kanë të drejtë. Askush nuk e mohon dot se në lumin e pafundëm të denoncimeve dixhitale të Sali Berishës ka një mal me të pavërteta, gafa skandaloze dhe gënjeshtra të qëllimshme.

Unë personalisht i kam provuar mbi shpinë anatemimet dhe shpifjet e këtij njeriu. As sot nuk e harroj dot se si erdhi dhe më sulmoi në studion e TV ku punoja, dhe pronari bythëlëpirës i të gjitha pushteteve, jo vetëm që nuk pati guximin të më mbronte, por u bë njësh me të.

Unë vetë e kam përjetuar me habi se si një ish kryeministër mund të marrië penën e të shkruaj për funksionimin e organeve të mija gjenitale. Unë e di nga eksperienca personale se sa të vërteta ka në shpalljen e pucistëve vetëm e vetëm për të fshehur krimin e 21 janarit.

Për të gjitha këto edhe unë duhet të isha i gatshëm t’i bashkohesha korit që bëret: “mbylljani gojën këtij njeriu”.

Por, kur lë mënjëanë emocionet e mija dhe neverinë e gënjështarve të pjesshme, në mendje më vijnë edhe fakte të tjera.

Sot nuk e mbaj mend, por edhe unë me siguri do të kem qeshur sëbashku me korin e atyre që gajaseshin se Berisha është marrosur aq shumë sa tani po thotë se është vjedhur edhe floriri i thesarit të shtetit. Më pas, ndoshta nuk e kam besuar që në fillim, kur u bë i pari që tha se nën regjimin e Ramës droga po transportohej me avionët që uleshin në Gjadër dhe Divjakë.

Fatkeqësisht, për këto Berisha nuk ka gabuar. Një ditë të gjithë e morën vesh se ari i Kërrbës ishte zhdukur dhe se kacatorët e Ramës nuk ishin mushkonja. Ashtu sikurse të gjithë e dinë se Sali Berisha u bë i pari që na tregoi se banda e Shullazit po ndërhynte në zgjedhjet e universitetit dhe që ngriti gishtin mbi disa nga kriminelët e parlamentit, kur për ta nuk bëzënte njeri.

Pra ,pa treguar edhe këtë anë tjetër të medaljes, ne nuk themi të vërtetën e plotë të Sali Berishës. Prandaj thirrja për bojkotimin mediatik të tij më duket e nxituar.

Nga njëra anë unë bie dakord me të gjithë kolegët e mij pro qeveritarë që denoncimet e qytetarit dixhital në shumë raste janë të gënjeshtërta, të shpifura dhe që ato e bëjnë pis mjedisin tonë. Por, nga ana tjetër unë jam i bindur se përpos lejimit të këtyre shpifjeve, ky mjedis lëngon edhe nga një sëmundje më e madhe: nga pafuqia për të thënë të vërtetat. Turpi ynë nuk është vetëm që lejojmë Berishën të shpifë, turpi ynë, ndoshta edhe më i madh, është  që Berisha i ka zbuluar disa skandale para nesh.

Prandaj, sa do e dhimshme që të jetë, deri në një të ardhme më të mirë, unë nuk i bashkohem thirrjes për bojkotimin e Berishës. Sepse ai nuk luftohet duke e censuruar, por duke e bërë të panevojshëm. Dhe që të arrijmë këtu duhet të jemi në lartësinë e tregimit të së vërtetës së plotë.

Shkrimtari i shquar Fatos Kongoli në luftë me jetën, ish-deputeti bën thirrje: Ka nevojë për dhurim gjaku

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalin “Nënë Tereza” duke luftuar me vdekjen.

Kështu bën me dije me anë të një statusi ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi.

“Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca – rerum”. Falënderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku. Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…”, shkruan ndër të tjera Toçi.

Postimi i plotë

FATOS KONGOLI ËSHTË I SËMURË…

Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30 – vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca – rerum”. Falënderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku.

Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…

Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.
Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Çfarë më thanë vrasësit e Azemit, arsyet pse e ekzekutuan

ARISTIR LUMEZI/ Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i përgjigjet ish-truprojës së Presidentit Berisha, Izet Haxhia, duke i cilësuar të pabaza akuzat e tij. Sipas tij, Izetit i pëlqen të dalë në media dhe kërkon të tërheqë vazhdimisht vëmendjen.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Klosi, duke folur për gjyqin e Azem Hajdarit, shprehet se Izet Haxhia duhet të kishte folur gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, tani është vonë dhe dëshmitë e tij nuk do të mund të ndryshojnë asgjë.

“Unë nuk besoj se kjo do të përmbysë ndonjë gjë. Sepse shumica e njerëzve nuk janë gjallë. Ata që e vranë, vërtet nuk janë. Jaho është në burg dhe ai nuk ka folur dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Them se është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë në atë gjyq”- thote ai.

Sipas Klosit, vrasësit e Azem Hajdarit i kanë thënë se ishin në hakmarrje me të, por Berisha kishte interes nga eliminimi.

“Vrasësit më kanë thënë se ne me Azemin ishim në hakmarrje, por Berisha kishte interes nga ai eliminim. Bashkëpunuam të dyja palët dhe u krye. Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi”-thote Klosi, ne “Panorama”.

Krim kundër njerëzimit i Byrosë Politike – Ekzekutimi i 22 intelektualëve për “bombën” në Ambasaden Sovjetike

Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite demarkacioni

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend.

Kujtojmë ambasadori Greg Delawie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova kanë bërë thirrje për miratimin e demarkacionit. Në ditën kur në seancë do të jetë në rend dite demarkacioni me Malin e ZI në Kosovë do të qëndrojnë për vizitë zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn.

Kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e seancës për demarkacionin, pasi javën e kaluar ka dështuar mbajtja e dy seancave të parapara me këtë rend dite.

“Rushen Golemi ishte e rrallë…”, sot lamtumira e fundit për ish-deputeten e PD-së

Mjekja Rushen Golemi njihet si e para kirurge femër në Shqipëri.

E lindur në Durrës më 16 korrik 1935, Rusheni është vajza e Mahmut Golemit, i njohur si prefekt në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe si Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë.

Për Rushenin është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-‘80, si kirurgia e parë femër në Shqipëri, ndërsa ka qenë dalluar për aktivitete sportive, sidomos në volejboll dhe atletikë.

Rushen Golemi do të ishte ndër të parat studente të degës së mjekësisë.

“Nga Durrësi shkuam vetëm dy gjimnazistë. I gjithë fakulteti kishte vetëm 48 studentë nga të cilët vetëm 8 vajza. Në fund përfunduam shkollën 61, sepse disa studentë u kthyen nga jashtë dhe na u bashkuan rrugës. Pedagogët i kishim thuajse të gjithë nga Rusia, ndërsa shqiptarët ishin asistentë të tyre”,- rrëfente ajo vite më parë në një intervistë për një të përditshme.

Ajo ju përkushtua profesionit të mjekes kirurge dhe operacionin e parë e ka kryer në vitin e katërt të faluktetit.

Në vitet ’90 ajo u angazhua në politikë dhe u zgjodh deputete e PD-së në vitin 1992. “Ndërkohë që u angazhova në politikë, vazhdoja të isha kirurge, pasi si deputetë ne nuk kishim as rrogë. Si familje me “njollë në biografi”, ne u përfshimë menjëherë pro ndryshimit të sistemit komunist. Për shkak të shumë viteve punë si kirurge, mua më njihnin të gjithë. Shumë prej tyre që u anëtarësuan në Partinë Demokratike i kisha pasur ose studentë ose pacientë”,- rrëfente ajo.

Rushen Golemi ishte nëna e tri fëmijëve, e dy binjakeve Inis dhe Iris, si dhe e djalit Konstandin, ndërsa ka 7 nipër e mbesa.

 

Alarmi nga kanceri e zemra – Vdekjet zbresin te moshat e reja, ja shifrat e dhimbshme

Përhapja e sëmundshmërisë dhe plakja e popullsisë ka rritur numrin total të jetëve të humbura në vitin 2017 me 844 persona ose 3.9 për qind, por sakaq është shfaqur një tendencë e frikshme e vdekjeve në moshat më të reja.

Rritja e personave që humbasin jetën është më e dukshme për moshat mbi 60 vjeç duke iu referuar edhe trendit historik, por në vitin 2017 në raport me një vit më parë (2016) vdekjet pësuan rritje për grupmoshën 50-60 vjeç dhe 20-24, vjeç si pasoje rritjes e aksidenteve rrugore.

 

Sipas të dhënave të INSTAT në lidhje më 2017 për moshën 50-54 vjeç kishte 37 vdekje më shumë se më 2016, ndërsa për grupmoshën 55-59 vjeç kishte 54 jetë të humbura më shumë. Për grup moshën 60-69 pati 115 më shumë të vdekur më shumë në 2017. Ekspertët e shëndetit publik pohojnë se vdekjet në moshat më të reja janë pasojë e përhapjes se neoplazmave (sëmundjeve malinje) dhe atyre kardiovaskulare.

Në vitet 1990, Shqipëria kishte numrin më të ulët të prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare se në të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnozë ishin 125 persona për 100 mijë banorë, teksa në të gjitha vendet ballkanike, përveç Greqisë, ky numër ishte shumë i lartë.

Aktualisht, Shqipëria është vendi i vetëm në rajonin e Europës Juglindore, i cili ka shënuar rritje në nivelin e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës në dy dekadat e fundit. Sipas një studimi të institutit të Shëndetit Publik, ky është një tregues i fazës së hershme të evoluimit të epidemisë koronare në Shqipërinë e tranzicionit, e cila ndodhi dekada më parë në vendet perëndimore. Shqipëria aktualisht paraqitet më e rënduar se vendet e rajonit, duke raportuar vdekjet për këto sëmundje 155 persona për 100 mijë banore, teksa vendet ballkanike kanë frenuar avancimin e jetëve të humbura.

Sëmundjet malinje po rriten me ritme të shpejta gjithashtu. Të dhënat e gjetura tregojnë për një avancim të lartë të sëmundjes dhe mbi të gjitha në moshat e reja. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik më 2014, 15% e të diagnostikuarve me kancer i përkasin moshës 35-44 vjeç, 26,7% i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 22% janë të moshës 55-64 vjeç. Një dekadë më parë, përqindjet më të larta i kishin moshat mbi 60 vjeç.

Në vitin 2002, instituti i Shëndetit Publik numëronte 41 diagnoza për 10 mijë banorë në Shqipëri, ndërsa në vitin e 2014 u numëruan 73 persona për 10 mijë banorë. Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore.

Gratë shihet të jenë më të prekura. Tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja. Sipas të dhënave të ISHP-së, në vitin 2014, në 10 mijë gra, 88 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe në 10 mijë burra u diagnostikuan 58 me këtë sëmundje. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

Monitor

“Artur Meçollari i papërshtatshëm për negociator, cënon sigurinë kombëtare”

Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cenon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.

 “Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emir në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Pjesëmarrja e tij në komision do të cenonte sigurinë kombëtare, pasi marrëvshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, u shpreh kolonel Ylli Zyla.

Papërshtatshmëria e ekspertit detar Artur Meçollari dyshohet se ka të bëjë afrimitetin e tij me palën greke. Top Channel kontaktoi institucionin e Presidentit të Republikës për këtë çështje. Zëdhënësi Tedi Blushi i tha Top Channel se “presidenti Ilir Meta po shqyrton me vëmendje dhe kujdes të gjithë materialin që i ka dërguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme”.

Vetë Ministria e Jashtme i tha Top Channel se ushtaraku Artur Meçollari është rekomanduar si njohës shumë i mirë i çështjes, që ka kryer studime në fushën e të drejtës së detit dhe është i pajisur prej 10 vjetësh me certifikatë sigurie NATO Cosmic, që është niveli më i lartë.

Vetë zotin Meçollari ishte i padisponueshëm për komente të mëtejshme. Kurse nga Ministria e Mbrojtjes burimet bënë të ditur se lirimi i ushtarakut Meçollari në vitin 2012 është anuluar me vendim gjykate të formës së prerë dhe ai nuk ka asnjë pengesë për të qenë pjesë e grupit negociator.

Milo: Brenda tri ditëve Meta do autorizojë negociatat me Greqinë

Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo është i bindur se Presidenti Ilir Meta do të autorizojë nisjen zyrtarisht të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Milo theksoi se pas përgjigjes së Ministrisë së Jashtme për të bërë publike grupin e negociatorëve, përgjigja pozitive e Metës pritet të vijë brenda 3 ditëve.

“Meta nuk ka arsye pse mos japë autorizimin për plotfuqishmërinë në lidhje me negociatat me Greqinë. Ministria e Jashtme patjetër që duhet t’i ketë plotësuar kërkesat dhe mendoj se Meta brenda 2-3 ditësh do japë autorizimin për të nisur negociatat me palën greke. Dy ministrat e jashtëm kanë rënë dakord për të zgjidhur problemet që mund të kenë mbetur pezull dhe mendoj se ky sheshim i këtyre problemeve do bëhet kur të takohen dy kryeministrat në Korçë. Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë arritur në parim dhe ekspertët do përcaktojnë koordinatat. Ekspertët e dinë se çfarë duan dhe mbetet vetëm të firmoset marrëveshja për detin” tha Milo.

Sa i përket akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha për një nga negociatorët, Milo i cilësoi këto si deklarata për qëllime politike.

“Unë nuk i marr me shumë seriozitet deklaratat që bëhen në oborrin e Kuvendit. Ato që janë thënë sot për grupin e negociatorëve kanë synime politike. Unë nuk e di informacionin që lëshoi Berisha për një nga negociatorët dhe ato janë me burime nga PD. Unë Mecollarin e njoh si një studiues në kanalin e Korfuzit. Ai është ushtarak i njohur dhe ka pasur role të larta komanduese dhe është një njohës i mirë i të drejtës ndërkombëtare detare. Mendoj se është pozitiv fakti që Mecollari është pjesë e negociatorëve” tha Milo.

Kriza e re, 16 mijë të vetëpunësuar mbeten pa punë

Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërsa shqiptarët kanë parë si alternativë punësimi, vetëpunësimin.

Por, vetëpunësimi në Shqipëri duket se ka filluar të tkurret, duke reflektuar konsumin e dobët, që sipas INSTAT rritet mesatarisht vetëm 2-3% në vit, por edhe ndryshimin e modelit ekonomik në tregtinë me pakicë, (ku mbizotërojnë të vetëpunësuarit), teksa pesha e qendrave tregtare dhe zinxhireve të supermarketeve sa vjen e rritet, duke konkurruar fort dyqanet e vogla.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, në anketën strukturore 2016, vetëpunësimi në Shqipëri krahasuar me një vit më parë është tkurrur me 13 për qind, apo gati 16 mijë persona në total, që kanë mbetur të papunë.

Rënia e fortë e tyre, një vit pas aksionit antiinformalitet (në 2015-n u formalizuan rreth 30 mijë biznese, kryesisht të vogla) tregon se subjektet e vogla nuk i kanë rezistuar formalizimit dhe kanë dalë sërish nga tregu.

Në total, në vend kishte 108.4 mijë të vetëpunësuar në 2016-n, duke përbërë  23% të të punësuarve në total. Pesha e vetëpunësimit, ka ardhur në ulje, nga rreth 28% që ishte në anketën e vitit të mëparshëm, megjithatë ajo mbetet ndër më të lartat në Europë, së bashku me Turqinë dhe Greqinë, sipas të dhënave nga Eurostat.

Të vetëpunësuarit në vend ndahen në dy kategori të mëdha, në prodhuesit e të mirave dhe në prodhuesit e shërbimeve. Rënien më të mëdha në vlerë për sa i përket vetëpunësimit e ka pasur kategoria e prodhuesve të shërbimeve, konkretisht sektori i tregtisë.

Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, vetëpunësimi në sektorin e tregtisë u tkurr me 16 për qind. Në këtë sektor rreth kishte 8,900 të vetëpunësuar më pak se një vit më parë. Në total i gjithë grupi i prodhuesve të shërbimeve  numëronte mbi 13 mijë më pak të vetëpunësuar. Rënie të vetëpunësimit ka pasur edhe tek ofruesit e shërbimeve, me rreth 2,200 më pak të vetëpunësuar.

Sektori i tretë më rënien më të lartë në kategorinë e prodhuesit të shërbimeve ishte sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me rreth 1900 të vetëpunësuar më pak.

Në kategorinë e prodhuesve të të mirave, në 2016-n kishte rreth 2,000 të vetëpunësuar më pak. Sektori me rënien më të madhe të vetëpunësimit ishte ndërtimi. Në 2016-n, në sektor kishte rreth 1500 të vetëpunësuar me pak.

Individët janë të prirë që të krijojnë hapësira për vetëpunësim në ato vende ku pagat janë të ulëta, por edhe papunësia e lartë.

Megjithatë sipas sondazheve të Monitor, të kryer me bizneset e vogla që kishin bërë kërkesë për pezullim, sipërmarrjet e vogla kanë nisur që të ndjejnë krizën për disa arsye: që nga shtimi i konkurrencës, formalizmi dhe fuqia më e ulët blerëse.

Nga rezultatet e sondazheve, 60% e bizneseve të anketuara mbi arsyet e mbylljes operonin në sektorin e tregtisë me pakicë (dyqane ushqimore apo të veshjeve) dhe në sektorin e shërbimit (bar-kafe). Nga 300 biznese shqiptare të anketuara, 62 prej tyre ishin bar-kafe, afërsisht 41% e totalit.

Goditja e radhës nga TVSH

Në 1 prill pritet të hyjë në fuqi ulja e kufirit të regjistrimit të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë. Në këtë mënyrë, edhe bizneset që kanë një qarkullim ditor minimal prej 5,500 lekë në ditë do të jenë të detyruar të futen në skemë. Përveçse do t’u rriten koston e mbajtjes së kontabilitetit, në rast se nuk do të arrijnë të transferojnë TVSH-në në çmim (për shkak të konkurrencës), atëhere ata do të përballen me rënie të fitimeve. Shumë biznese kanë paralajmëruar se fitimet e tyre janë minimale dhe nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë një rritjeje të kostove.

Sipas të dhënave zyrtare të financave e tatimeve janë rreth 9-10 mijë biznese që planifikohen të hyjnë në skemën e TVSH-së, nga rreth 60 mijë biznese në total, që janë jashtë kësaj skeme. Por, duke pasur parasysh kufirin e ulët prej 2 milionë lekësh, që nënkupton një qarkullim ditor prej rreth 5500 lekësh, një shumë minimale që realizohet nga pothuajse kushdo që ka një biznes, numri i të futurve në skemë mund të jetë më i madh, sidomos në sektorin e tregtisë. Sipas INSTAT, vetëm në sektorin e tregtisë ka rreth 42 mijë ndërmarrje me 1-4 të punësuar.

Monitor

Junckeri për përplasjen Shqipëri- Greqi: Zgjidhini çështjet sa nuk janë kthyer ende në konflikt!

Çështjet e lëna pezull mes mes Shqipërisë e Greqisë janë një moment i cili duhet zgjidhur sa më parë, pasi mosmarrëveshjet ende nuk kanë prodhuar asnjë konflikt.

Ishte ky mesazhi i Presidentit të Komisionit Evropian Juncker, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në Tiranë, deklaroi se mosmarrëveshjet mes dy vendeve fqinje duhen zgjidhur përpara se vendi ynë të anëtarësohet në BE.

Pavarësisht se Juncker nuk ka folur me terma të “kushteve”, është treguar i kujdesshëm që të vërë theksin tek mundësia që kanë Shqipëria e Greqia në këto muaj për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre.

Kreu i Komisionit Evropian ka deklaruar se ai personalisht nuk mund të bëjë më shumë sesa vetëm të inkurajojë një zgjidhje të përbashkët, e cila nëse arritët, do të pasqyrohej sërish si një element pozitiv për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE.

“Problemet me Shqipërisë dhe Greqisë, jam i mendimit që ato duhet të zgjidhen sa me shpejt të jetë e mundur. Duhet ta përdorim hapjen nga të dyja palët, që vendet të bien dakort, për zgjidhjen e këtij problemi, që ende nuk është një konflikt.

Zgjidhja e tyre duhet të bëhet para anëtarësimit, jo pas anëtarësimit. Dua të inkurajoj Shqipërinë e Greqinë që të bien dakort, dhe ky është një element plus për integrimin e vendit tuaj.

Vetëm mund të inkurajoj atë që, Shqipëria kërkon t’i japë fund konflikteve territoriale se kjo është një provë që Shqipëria dëshiron të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së. Deri atëherë, ne mbështesin Shqipërinë në të gjitha përpjekjet edhe në përmirësimin e marrëdhënieve.”-tha Juncker.

Junckeri vlerëson përparimin e Shqipërisë

Armand Mero

Presidenti i Komisionit europian Jean-Claude Juncker deklaroi sot në mbrëmje në Tiranë, ndalesa e dytë e turneut të tij në vendet e Ballkanit perëndimor se “Shqipëria nuk pushon së arrituri përparime” dhe se “ajo ka ndërmarë reforma në shumë fusha që janë mbresëlënëse”. Këto deklarata ai bëri në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama. Vizitat e presidentit Juncker në 6 kryeqytetet e Ballkanit vjen pak javë pas publikimit nga ana e Komisionit të Strategjisë së Zgjerimit, ndërkohë që në muajin prill do të prezantohet raportet e ecurisë së secilit prej vendeve që synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Shqipëria shpreson që të marrë një rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, pasi rekomandimi i mëparshëm i vjeshtës së 2016, e lidhte vendimin me realizimin e reformës në Drejtësi dhe në veçanti me zbatimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Sot që flasim, ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar, që janë tërhequr nga procesi i Vettingut, që faktikisht, nuk do jenë më pjesë e sistemit gjyqësor, një tregues i qartë se Vettingu ka nisur të funksionojë si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit të një sistemi të ri e të pavarur të Drejtësisë. E informova po ashtu presidentin Juncker, se presim në javët në vazhdim dhe çeljen e cështjeve konkrete dhe rezultate konkrete nga ana e vetë komisioneve të Vettingut”, deklaroi zoti Rama në konferencën e përbashkët me zotin Juncker, i bindur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. “Besojmë fort se e meritojmë rekomandimin e plotë e të pastër nga ana e Komisionit europian dhe shpresojmë se dhe vendet anëtare do i përgjigjen pozitivisht e në unanimitet, pasi i kemi kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë dhe çelja e negociatave hap një kapitull të ri përpjekjesh në rrugën drejt BE-së”, theksoi kryeministri shqiptar.

Vetë presidenti i Komisionit europian evitoi t’i paraprinte vendimit që do të merret. “Nëse vazhdohet në këtë rrugë të reformave, kjo do të lejojë që Komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur të bëj premtime boshe e të flas për data, por mund të inkurajoj që të vazhdohet me reformat e rëndësishme të ndërmarra në luftën kundër krimit të organizuar, për organet e gjyqësorit dhe me Vettingun”, u shpreh presidenti Juncker.

Për kreun e Komisionit europian, edhe zgjidhja e problemit të kufirit detar me Greqinë do të ishte një element më shumë në favor të Shqipërisë. Një çështje e cila po shoqërohet me debate në vend, pasi presidenti Ilir Meta pak ditë më parë deklaroi se kërkesa e Ministrisë së Jashtme për të marrë plotfuqinë për grupin që do të hyjë në bisedime teknike me palën greke, nuk ishte paraqitur në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese kur ajo rrëzoi marrëveshjen e arritur në vitin 2009 nga qeveria e atëhershme e kryeministrit Sali Berisha. “Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep Kushtetuta, disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen e autorizimit”, saktësoi zotit Rama duke njoftuar se “sqarimet e shkruara janë dhënë, janë në tryezën e presidentit. Kam besim se presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshëm për nënshkrimin e një marrëveshje të re, bazuar fund e krye te vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Strategjia për Zgjerimin parashikon vitin 2025 si një datë të mundshme për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të zi. Por Presidenti Juncker shpjegoi se ajo “është një datë për të gjitha vendet që plotësojnë kriteret dhe nuk është çështja që nuk njihen meritat e Shqipërisë”. Edhë për kryeministrin Rama “Strategjia sqaron shprehimisht se bëhet fjalë për një process të bazuar të merita. Kush vrapon më shpejt arrin më shpejt. Në fotografinë e sotme të situatës, Serbia e Mali i Zi janë në pozitë më të përparuar, sepse kanë nisur negociatat, ndërsa ne i presim, por kjo nuk do thotë që ata janë përpara e ne pas, do të thotë që në gjendjen aktuale situata është kjo e i takon çdo vendi të vrapojë. Në rastin më të keq ne do hyjmë bashkë me Serbinë në rastin më të mirë përpara saj”, u shpreh zoti Rama.

Funksionari i PS-së qëllon me automatik drejt fqinjit (FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Malësinë e Madhe, në Shkodër.

Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së M.Ç, 51 vjeç. i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Siç bëhet me dije, autori i plagosjes është kryetari i PS-së në këtë zonë.

Në fshatin Vukël, ku ka ndodhur plagosja kanë shkuar forta të shumta të policisë së Shkodër, të cilat janë mbështetur edhe nga një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë(FNSH).

Pasi disa orësh, policia ka bërë të mundur lokalizimin e 49-vjeçarit, duke e vënë në pranga, ku atij i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Po ashtu, blutë në vendngjarje ka sekuestruar 12 gëzhoja, ndërsa po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Monedhat virtuale edhe në Shqipëri, BE paralajmëron qytetarët: Mos investoni, rrezikoni të humbisni kursimet dhe pensionin

Autoriteti Evropian i Titujve dhe i Tregjeve (ESMA), Autoriteti Evropian Bankar (EBA) dhe Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe i Pensioneve prej Punësimit (EIOPA) paralajmërojnë konsumatorët në lidhje me rreziqet e mëdha të blerjes dhe/ose mbajtjes së të ashtuquajturave monedha virtuale. “Monedhat virtuale që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë statusin ligjor të monedhës apo parasë. Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BEsë; rrjedhimisht, ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore”, vlerësojnë autoritetet mbikëqyrëse evropiane. Të tria autoritetet shprehin shqetësimin për faktin se një numër gjithmonë e më i madh konsumatorësh po blejnë monedha, veçanërisht me pritshmërinë se vlera e monedhave virtuale do të vazhdojë të rritet, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun e lartë se ata mund t’i humbasin paratë që kanë investuar. Monedhat virtuale të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë. Për shembull, vlera e Bitcoin-it u rrit dukshëm në vitin 2017, nga rreth 1,000 euro që ishte në muajin janar arriti deri në vlerën mbi 16,000 euro në mes të muajit dhjetor, dhe më pas ra me pothuaj 70% të vlerës, në 5,000 euro në fillim të muajit shkurt. Së fundmi, ajo ka rikuperuar rreth 40% të vlerës më të ulët që shënoi, dhe aktualisht tregtohet në rreth 7,000 euro. Kapitalizimi total i tregut i 100 monedhave virtuale më të mëdha mendohet se e tejkalon barasvlerën e 330 bilionë eurove në nivel global sot.

Pse blerja e monedhave virtuale është me rrezik

Të tria autoritetet europiane i paralajmërojnë konsumatorët se monedhat virtuale mund të jenë jashtëzakonisht me rrezik dhe janë zakonisht tejet spekulative. Nëse blini monedha virtuale, duhet të jeni të vetëdijshëm se ka një rrezik të madh që të humbisni një shumë të madhe, ose edhe të gjithë shumën, e parave të investuara. Kur blini monedha virtuale, ose produkte financiare që sjellin ekspozim të drejtpërdrejtë të konsumatorëve ndaj monedhave virtuale, jeni të ekspozuar ndaj një numri të lartë rreziqesh, si përshembull luhatshmëria ekstreme dhe i ashtuquajturi rrezik i flluskës. Pjesa më e madhe e monedhave virtuale i nënshtrohen luhatjeve ekstreme të çmimit dhe kanë treguar shenja të qarta të një flluske çmimi. Nëse vendosni të blini monedha virtuale ose produkte financiare me monedha virtuale, duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të humbisni një shumë të madhe, ose të gjithë shumën e parave të investuara. Po ashtu, pavarësisht nga kërkesat e BE-së për parandalimin e pastrimit të parave që do të hyjnë në fuqi për ofruesit e portofoleve dixhitale dhe platformat e këmbimit valutor të monedhave virtuale, këto të fundit mbeten të parregulluara sipas legjislacionit të BE. Po ashtu, platformat ku tregtohen monedhat virtuale dhe portofolet dixhitale që përdoren për të mbajtur, ruajtur dhe transferuar monedhat virtuale janë të parregulluara sipas legjislacionit të BE. Kjo do të thotë se nëse blini ose mbani monedha virtuale, nuk do të përfitoni nga garancitë dhe mbrojtja që lidhet me shërbimet e rregulluara financiare. Për shembull, nëse një platformë për këmbimin e monedhave virtuale ose një ofrues i një portofoli dixhital dështon, del nga tregu, ose i nënshtrohet një sulmi kibernetik, përvetësimit të fondeve apo sekuestrimit të pasurive si pasojë e veprimeve ligjzbatuese, legjislacioni i BE-së nuk ofron ndonjë mbrojtje ligjore specifike që do të mbulonte humbjet apo ndonjë garanci që do t’ju siguronte rifitimin e aksesit në mbajtjet tuaja në MV. Këto rreziqe janë materializuar në raste të shumta në gjithë botën. Një tjetër rrezik nga këto monedha është dhe fakti që nëse vendosni të blini monedha virtuale, rrezikoni të mos jeni në gjendje t’i tregtoni monedhat virtuale tuaja apo t’i këmbeni ato në monedha tradicionale, si për shembull euro, për një periudhë të gjatë kohe. Për rrjedhojë, mund të pësoni humbje në këtë proces. Monedhat virtuale përmbajnë gjithashtu rrezikun e mungesës së transparencës së çmimit. Formimi i çmimit të monedhave virtuale shpesh nuk është transparent. Prandaj, ekziston një rrezik i madh që të mos merrni një çmim të saktë kur blini ose shisni monedha virtuale. Ndërkohë, disa platforma tregtimi të monedhave virtuale kanë pësuar probleme të rënda operacionale, të tilla si ndërprerje të tregtimit. Gjatë këtyre ndërprerjeve, konsumatorët nuk kanë pasur mundësi të blejnë apo të shesin MV në momentin që kanë dëshiruar dhe kanë pësuar humbje për shkak të luhatjeve të çmimeve të MV-ve që konsumatorët kanë mbajtur gjatë periudhës së ndërprerjes.

Mot me shi, borë dhe ngrica

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e bore në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja sjell shtim të reshjeve në vend duke bërë që shira mesatarë të bien në zonat Perëndimore, ndërsa reshjet e dëborës deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë zonat malore të vendit.

Gjatë natës, vendi mbetet me reshje shiu në Perëndim- Jugperëndim por pjesa më e madhe e Shqipërisë kalon në kushtet e ngricave dhe dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të theksuar në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave variojnë nga –4°C në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Ankthi, sëmundja e re e shqiptarëve: 30 pacientë në ditë në Psikiatri

TIRANE – Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë.

Në rrethinat e Tiranës me një popullsi prej 800 mijë banorësh ka vetëm 3 qendra të tilla.

Qendra 3 tek Poliklinika e Përgjithshme është më e madhja. Ajo ofron shërbime për 350 mijë banorë që vijnë që nga Tirana deri nga Shëngjergji, Zall Herri e Kamza. Me një llogari të thjeshtë një mjek psikiatër shërben për rreth 90 mijë qytetarë.

Në këtë qendër shërbejnë 4 mjekë psikiatër gjithsej, 3 për të rritur dhe 1 për fëmijë e adoleshentë. Është qendër ambulatore me psikologë, punonjës sociale, 8 infermierë që dalin në terren për të identifikuar raste të reja, ose për njerëz që nuk pranojnë të vijnë në qendër.

Këtu ofrohet terapi zhvillimi për fëmijë të prekur nga autizmi, me paaftësi intelektuale ose probleme të tjera të zhvillimit mendor.
Me shtimin e popullsisë rritet dita-ditës edhe fluksi i vizitave.

“Rreth 15 vizita kanë qenë gjithmonë, kurse tani rreth 30”, thotë doktoreshë Arjana.

Një qytetar orientohet tek qendra e Shëndetit mendor nëpërmjet mjekut të familjes ose një specialisti të fushës.

Pas derës ka vazhdimisht njerëz që presin të marrin një shërbim cilësor.

“Mbingarkesa është pa diskutim. Nëse flasim për standarde evropiane, një mjek psikiatër duhet të bënte 6 vizita në Ditë”, rrëfen dr. Arjana Rreli.

Vetëm për 2017 në këtë Qendër të Shëndetit Mendor u kryen rreth 9000 vizita nga të 4 mjekët psikiatër.
Por cila është diagnoza që has më shpesh në punën e saj doktoreshë Rreli?

“Ankthi, çrregullime të humorit, të personalitetit të të menduarit, por ankthi ka qenë dhe mbetet në vend të parë”, thotë doktoresha.

Ndërsa intervistojmë doktoreshën radha e pacientëve që presin pas dere vetëm shtohet. Një zonjë 35-vjeçare ka vizitën e radhës me psikiatren Rreli.

“Ulje në pozicion të punës dhe që ishte komplet jashtë profilit tim, kisha dhe të tjerat, divcorci, shtëpia me qira, vajza e vogël”, thotë ajo.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në gjithë Shqipërinë janë 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor bashkë me atë në Kavajë që pritet të nisë nga puna brenda këtij viti. Në to shërbejnë 20 mjekë psikiatër, një numër i pamjaftueshëm ky po sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar fluksin e qytetarëve që më së shumti sipas statistikave, diagnostikohen me ankth e depresion.

Por në bazë të planit kombëtar 2013-2022, për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor numri i qëndrave komunitare planifikohet të dyfishohet brenda këtij harku kohor./TCH/

Aksidenti tragjik në Durrës, 8 vjeçari në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën

Gjatë mëngjesit të sotëm një aksident i rëndë ndodhi tek Mali i Robit. 30 vjeçarja, drejtuesja e mjetit, humbi kontrollin e makinës duke goditur për vdekje, vjehrrin dhe nusen. Ndërkohë djali 8 vjeçar ka mbetur i plagosur, në momentin që makina ka humbur kontrollin. Mësohet se dy viktimat dhe djali, po prisnin në stacion, për të udhëtuar drejt Beratit. Ndërkohë mësohet se 8 vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën dhe ka fraktura në nofull.

Hekurudha “Tiranë-Durrës-Rinas”, BE jep grantin prej 35 milionë eurosh

Një grant prej 35 milionë eurosh për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e linjës së re që e lidh me Aeroportin e Rinasit. Është kjo marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ku synohet rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore me standardet e Bashkimit Europian.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore me Rinasin.

Ky projekt shihet si një ‘instrument’ që pritet të ketë ndikim ekonomik jo vetëm në zonat që përfshin, por në të gjithë vendin.

Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe vendosja e stacionit të trenit në vendin historik në kryeqytet. Propozimet aktuale janë që në Tiranë të vijnë vetëm vagonët e udhëtarëve, ndërsa mallrat do të qëndrojnë stacionin e Kasharit.

Mbyllet përkohësisht xhamia historike e Et’hem Beut në Tiranë

Xhamia historike e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, ka mbyllur dyert përkohësisht pasi do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit.

Kjo është konfirmuar nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili i pyetur nga “Gazeta Shqiptare” theksoi se xhamia e Et’hem Beut do t’i nënshtrohet pas kaq shumë vitesh restaurimit, si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Gurra nënvizoi po ashtu se procesi i restaurimit do të nisë zyrtarisht të hënën, dhe pritet të zgjasë deri në dy vite. Gjatë kësaj kohe, në këtë xhami nuk do të ketë as shërbesa fetare.

Marrëveshja e firmosur javën e kaluar mes Ministres Mirela Kumbaro dhe kreut të KMSH-së Skënder Bruçaj, parashikon restaurimin e 5 monumenteve kulture të besimit islam dhe konretisht:

– Xhamia Mbret, Berat;

– Xhamia e Beqarëve, Berat;

– Teqeja e Helvetive, Berat;

– Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë;

– Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;

Në këtë mënyrë, xhamia e Et’hem Beu do mbyllet sërish pas një periudhe 27-vjeçare, ku u rihap pas lejimit të ushtrimit të besimit nga regjimi komunist, me ardhjen e erës demokratike.

Që nga 1967 e deri më 1991, Et’hem Beu mbeti një monument kulture që ruhej nga shteti, pa iu ndryshuar funksioni, siç ndodhi me të tjera xhami të cilat u shndërruan në vatra kulture apo magazina.

Sakaq, xhamia e Et’hem Beut, njihet ndryshe edhe si simbol i kryeqytetit shqiptar, pasi veç funksionit bazë, atë të kryerjes së ritualeve për besimtarët, kjo xhami përbën dhe një objekt me një vizitueshmëri të lartë turistike.

Për Tiranën dhe qendrën e saj, ajo mbetet si një nga vendet më të tërheqës së masës së atyre që vizitojnë kryeqytetin, të huaj apo shqiptarë nga trojet e tjera.

Italiani që mund të fundosë Saimir Tahirin. Hyrje-daljet e tij në Shqipëri

Në Shqipëri hetimet për grupin e Moisi Habilaj, ku dyshohet së është përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se janë në vendnumëro.

Veç letërporosisë së dërguar në Greqi, prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një tjetër letërporosi autoriteteve italiane për të marrë në pyetje Nazer Seitin, i dyshuari si financieri i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të kanabisit.

Ndërkohë hetimet e prokurorisë së Katanias për grupin e Habilajve, pritet të kenë zhvillime të reja, pasi ka të dhëna që një nga anëtarët e grupit, sipas Top Channel, një shtetas italian që ka disa hyrje-dalje në Shqipëri nga Rinasi dhe Porti i Vlorës, mund të pendohet dhe të bashkëpunojë me autoritetet.

Nga hetimet e prokurorisë shqiptare shtetasi Moisi Habilaj, në bashkëpunim me punonjës të shtetit ia ka dalë mbanë të trafikojë drogë thonë burimet.

Juncker dhe Hahn të dielën në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të vizitojnë të dielën Tiranën.

Vizita e zyrtarëve të lartë të BE-së në vendin tonë bëhet në kuadër të një turi në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian.

Paraprakisht u njoftua se pjesë e këtij delegacioni do të ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri.

Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës.

Ky është kushti i LDK-së për ta ratifikuar nesër demarkacionin

Partitë politike të vendit kanë dështuar në mbrëmjen e së enjtes që të arrijnë një marrëveshje, e cila do t’i hapte rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Express ka marrë vesh, nga burimet e saj të përfshira në diskutime, se palët do të përpiqen që të arrijnë një marrëveshje gjatë ditës së nesërme.

Sipas këtyre burimeve, një përplasje mes Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po pengon arritjen e marrëveshjes shumëpartiake për Demarkacionin.

Mësohet se LDK dhe AAK janë duke u shtyrë për terminologji – dy partitë nuk po bien dakord për emërtimin e raportit për demarkacionin e kufirit, të përpiluar nga komisioni shtetëror, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.

Më herët, LDK ka lëshuar një komunikatë për media, duke thënë se i ka ofruar zgjidhje koalicionit qeverisës për demarkacionin, por nuk ka treguar se çfarë saktësisht.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

LDK u ka bërë thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga ajo, dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse.

“LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, përfundon komunikata e LDK’së.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në Twitter.

“Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership”, ka deklaruar Apostolova.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjuhëtarët ankohen në kryeministri për mediat dhe vetë kryeministrin

Ditën e Gjuhës Amtare, nën temën “Sfidat e shqipes sot”, janë mbledhur dje në kryeministri gjuhëtarë nga qarqe akademike të Shqipërisë dhe trojeve shqipfolëse në sallën e COD. Takimi është kërkuat nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Por në takimin mes gjuhëtarëve, kritikat më të mëdha shkuan për median. Sipas gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj, që drejtonte takimin, mediat, kanë rëndësi edhe më të madhe se sa shkollat në krijimin e modeleve të të folurit. Në Kryeministri nuk kanë munguar as kritikat për kryeministrin e tanishëm dhe atë paraardhës. Prof. Edmond Tupe tha se “nëse njerëzit dëgjojnë nga figurat publike të politikës, si kryeministri, i tanishëm ose jo, fjalën ‘memorje’ në vend të fjalës ‘kujtesë’, këtu ka diçka që s’shkon. Kjo, sepse do ta imitojnë njerëzit që e dëgjojnë këtë fjalë prej tij, qoftë edhe pa vetëdije. E njëjta gjë vlen për Berishën e mbi të gjitha Fatos Nanon”.

Kritika u bënë edhe për shkresat që dërgohen në administrata, mungesa e shkrimit të germës ë, ç, edukimi i mirë që në kopshte, shkolla etj. Problem i madh mbetet mungesa e lakimit të emrave të përveçëm, sidomos kur janë emra të huaj, e këto të fundit duhen shkruar si në origjinal apo siç shqiptohen në shqip. Njëherit, edhe i foluri dialektor u pa i pranueshëm dhe u kërkua një fjalor i plotë i shqipes duke futur edhe dialektet. Por, përgjatë bisedimit, u kërkua edhe futja e gjuhës shqipe edhe në teknologji e në realitetin virtual. E teksa shumë pyetje mbeten pa përgjigje u tha se edhe për disa kohë, duhet vazhduar me drejtshkrimin që njohim.

Provokimi i Ramës me Presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë – Nga MENTOR NAZARKO

Në sfidën protokollare që i solli Kosovës festimi i 10-vjetorit të Pavarësisë, e përkthyer në një lloj mungese koordinimi dhe eksperience nga shteti i ri për kremtimin e dekadës së parë të ekzistencës së institucioneve të veta, u krijua mjedisi i përshtatshëm për hedhjen e ideve provokuese politike , si ajo e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Kosovës. Një ide, e cila kishte në themel të vetin provokimin se pas 10 vjetësh, Shqipëria e Kosova mund të kenë një President të përbashkët, duke lënë të kuptohet dëshirën për një realitet konfederativ midis 2 shteteve shqiptare.

E quajti “ndërrim” dhe vuri kufij kohorë për ta bërë të duket sa më larg dhe sa më pak frikësues gogolin e Shqipërisë së Madhe apo bashkimit të dy shteteve shqiptare në një subjekt të vetëm. Pas shpalosjes së kësaj ideje, pati shumë kritika dhe reagime, por nuk u vu re një entuziazëm i jashtëzakonshëm.

Kjo dhe për shkak të formës sesi u artikulua propozimi dhe kontekstit, në të cilin ndodhen realisht këto 2 vende. Janë këto elemente, që e bëjnë idenë të mos konsiderohet si fort e thelluar. Si e tillë, kjo ide anon më shumë në kufijtë e një provokimi. Nëse nisemi nga ky konstatim, atëherë duhet kuptuar se cilat janë arsyet që qëndrojnë pas këtij provokimi.

Duke u ndalur te cilësia e marrëdhënieve institucionale të ndërtuara mes dy vendeve, vërehet se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë prodhuar gjatë kësaj dekade realitete të përbashkëta institucionale dhe ekonomike të fuqishme, të cilat do të krijonin terrenin e përshtatshëm për të pasur lirinë e një vendimmarrjeje të tillë strategjike për të ndërtuar atë që Arbën Xhaferi e identifikonte me togfjalëshin “Komenuellthi ekonomik mes shqiptarëve”. Shqipëria me Kosovën janë dy vende që vuajnë ende nga kriza energjetike. Ato nuk kanë arritur të ndërtojnë gjeneratorë të përbashkët të energjisë, paçka se të dyja vendet gëzojnë pasuri natyrore; përkatësisht Shqipëria me burime ujore dhe Kosova me qymyr (linjit).

Ekspertët kanë folur për mundësinë e krijimit të një sistemi energjetik të përbashkët, që nënkuptonte dhe financimin e gjeneratorëve të rrymës, të cilët në mënyrë komplementare do të ndërtonin një sistem energjetik funksional duke plotësuar nevojat e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe duke i shndërruar ato në vende eksportuese. Diçka e tillë nuk është arritur dhe ky fakt dëshmon më së miri se vendimet strategjike të dy qeverive nuk janë të sinkronizuar deri në atë nivel sa të implikojnë planifikime ekzekutive të tipit afatgjatë.

Planifikime të tilla nënkuptojnë edhe nevojën e heqjes së barrierave fiskale e doganore. A mund të thuhet se kjo është një pengesë e imponuar nga Bashkimi Europian? Kurrsesi. Shqipëria dhe Kosova mund të ndiqnin fare mirë modele të ngjashme me ato të vendeve nordike, të cilat para se të bëheshin pjesë e Bashkimit Europian, kanë krijuar institucione të përbashkëta përmes së cilave unifikojnë politikat e tyre në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë dhe askush nuk mund t’i qortojë për “gogolin” e bashkimit.

Ndonëse në këtë krahasim ballafaqohen dy realitete të ndryshme: konteksti i një konfederimi nordik është tjetër, ndërsa Shqipëria me Kosovën kanë imponime nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti nga Grupi i Kontaktit, i cili që në vitin 2006, ka vendosur parime imponuese për Kosovën, mes së cilave përcaktohet në mënyrë specifike se: “Nuk do të ketë ndryshime të territorit të tanishëm të Kosovës, që do të thotë se nuk do të ketë ndarje apo bashkim të Kosovës me ndonjë shtet tjetër apo me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër. Integriteti territorial dhe stabiliteti i brendshëm i fqinjëve rajonalë do të respektohet plotësisht.”

Ky është dallimi thelbësor që qëndron mes realitetit nordik dhe atij Shqipëri-Kosovë. Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria me Kosovën nuk kanë hequr barrierat doganore sepse ato janë të kontrolluara nga grupe ekonomiko-tregtare të lidhura me Serbinë, Italinë apo Greqinë, të cilat preferojnë status quo-në e një realiteti ku ato mbisundojnë. Ekzistenca e barrierave të tilla ka sjellë pamundësinë e krijimit të realiteteve të përbashkëta tatimore, infrastrukturore dhe hekurudhore.

Në këtë kuptim, të propozuarit se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë pas 10 vitesh një presidencë të përbashkët, nuk është një propozim gradual, i cili rrjedh natyrshëm pas kapërcimit të etapave që çojnë shqiptarët drejt materializimit të këtij propozimi. A është e mundshme një gjë e tillë? Është, por mban era provokim, nisur nga konteksti në të cilin është thënë. Duke shpresuar që një realitet festiv, siç është ai i dekadës së parë të mëvetësisë dhe entuziazmit popullor, që gjenerojnë data të tilla historike do të shërbenin në amplifikimin e jehonës së këtij propozimi, dukshëm u pa se diçka e tillë nuk ndodhi. Arsyen përse mund ta lidhim me kontekstin kohor që u zgjodh të artikulohej publikisht nga Kryeministri Rama.

Ky vit është vendimtar për Serbinë dhe Kosovën, të cilat po përgatiten të mbyllin, me këmbënguljen e BE-së, një marrëveshje kontraktuale. E pagëzuar kështu si një eufemizëm për të mos e quajtur traktat, nënshkrimi i saj nënkupton sanksionimin e njohjes reciproke të barazisë, sovranitetit dhe pavarësisë mes dy shteteve. Gjë që parashikohet të sjellë për rrjedhojë edhe heqjen e vetos serbe për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në këtë kuptim, ky provokim nuk ka pasur një strategji të mirëstrukturuar, por është një përpjekje për të parë reagimet.

Ndonëse ato nuk ishin të mëdha, deklarata e Kryeministrit mjaftoi për të ngjallur shqetësim në mjedisin diplomatik. A ishte ky efekti i vetëm që synohej të arrihej? Ka zëra që thonë se ky është një projekt që i shërben propozimit serb për ndarjen e Kosovës. Një lidhje kjo krejtësisht e sforcuar, pasi nuk jemi as në fabulën që me një fije leshi mund të ndërtohet një triko e tërë, por jemi në një fabul që është vështirësisht e mbajtshme në momentin që është zgjedhur për t’u thënë.

Megjithatë, duhet vlerësuar se koha kur u bë ky propozim përkon edhe me një kapërcim te izolimit ndërkombëtar të Kosovës, që vinte për shkak të mosmiratimit të demarkacionit dhe për pasojë mosdhënies së të drejtës për të përfshirë kosovarët në regjimin pa viza. Lidershipi i Kosovës gjendet i kërcënuar nga vendimi i Gjykatës Speciale. Mundet që pas festës të vijnë ditë të vështira.

Nisur sërish nga konteksti kohor, do të duhet thënë se përpos provokimit ekziston edhe një qasje racionale, që lidhet me faktin se shqiptarët arrijnë t’i imponojnë idetë e tyre nëse ata sinkronizohen. Ideja provokative e Kryeministrit ka brenda konceptin e sinkronizimit të dy shteteve. Ky është dhe momenti më i rëndësishëm që do të duhet të mbahet gjithashtu parasysh. A po provokon Rama për t’i bërë karshillëk BE-së? Nuk duket të jetë kështu pasi Shqipëria i ka punët mirë me Bashkimin Europian.

Ajo që duket se nuk i ka mirë marrëdhëniet me Unionin, është Kosova, ndaj dhe e ka të vështirë të formulojë një tezë të tillë. Duke lexuar këtë situatë të Kosovës, Rama ka zgjedhur të formulojë publikisht këtë ide/propozim, për domethënien reale të të cilit do të duhet pritur ende për ta kuptuar plotësisht. Ajo çka duket deri më tani është reagimi i përçarë i klasës politike të Kosovës ndaj kësaj ideje. Qeveria e Kosovës ka heshtur, ndonëse pak ditë më parë mund të cilësohet se edhe ajo ka kryer një veprim provokativ: heqjen e flamurit kombëtar në hyrje te Prishtinës.

Ndërsa një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës është shprehur se një propozim/provokim i tillë nuk duhet të ishte bërë në ditën e festës së Pavarësisë. Në këtë tablo, duhen mbajtur parasysh dhe cilësitë e një personazhi karakteristik si Edi Rama, që njihet si provokues. Ai zgjedh fjali dhe gjeste që i sigurojnë suksesin e të ndenjurit në qendër të vëmendjes. Për më tepër që kreu i qeverisë ka në krah tashmë dhe një media, që arrin t’i zbusë apo t’i amplifikojë sipas nevojës propozim/provokimet e tij.

Konica.al

Njeriu i skandalit të radarëve. Kush është biznesmeni i akuzuar për vjedhjen e tokës së repartit ushtarak

Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në Rrogozhinë nuk është një emër i panjohur për publikun.

Tre vjet më parë, kompania e tij “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdrejtë me cenimin e sigurisë kombëtare.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin skandali i radarëve të ushtrisë.

Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.

Por në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese kompaninë “Idea tel”, që në atë kohë kishte si aktivitet të saj vetëm një dyqan celularësh.

Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”.

Skandali u thellua më shumë në vitin 2016, kur një raport i Autoritetit të komunikimeve elektronike, gjeti se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë të vendit pa kontroll. Opozita akuzoi se largimi i “Lockheed Martin” dhe përzgjedhja e “Idea Tel” ishte e qëllimshme për të favorizuar trafikun qeveritar të drogës duke e vënë gishtin tek ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

“Në Narkoshtetin e Noriegës, sipas përgjimeve të partnerëve italiane, për kontrollin e radarëve të detit me urdhër të Noriegës, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emëruar njerëz të tyre në qendrën e radarëve”, u shpreh Berisha, më 11 mars 2017.

“Radarët nga mesi i vitit 2012-të deri në shtator 2013, ishin të gjithë në tokë. Të gjithë të fikur. Bërë të mundur që në ditët e para të nëntorit të nxirrja nga fondi i veçantë i kontigjiencës 85 milionë lekë të reja për të bërë ristartimin e të gjithë sistemit”, u shpreh Mimi Kodheli më 2 nëntor 2017.

Dy vjet pas skandalit pas skandalit të radarëve të ushtrisë, Idlir Karkini është shpallur në kërkim.

Këtë herë si i dyshuar për vjedhjen e tokave në bregdetin e Spillesë.

Sërish për pronat e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat sipas Prokurorisë janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës.

Nga verifikimet e prokurorisë ai rezultoi të ishte pronar, sipas një skeme falsifikimi i tokës së ish-repartit të poligonit të quajtur Rreth-Greth në Spille.

Biznesmeni dyshohet se vetëm pak ditë para se policët të trokisnin në derën e tij për ta arrestuar, ka ikur jashtë vendit./TCH

Zëvendësministrja: Fruthi është kthyer në epidemi, apeli që kam për qytetarët

TIRANE– E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli ka folur për situatën e fruthit në vend. Rakacolli tha se janë 132 raste me fruth në total që nga janari i këtij viti dhe 94 raste janë vetëm në Tiranë. Sipas saj grup moshat me të prekura janë fëmijë nga 0-1 vjeç dhe të pavaksinuar.

“Ne publikojmë shifrat çdo javë në buletinin e përjavshme dhe dje ka qenë shifra që unë publikova. Pra janë 132 raste në total që nga janari dhe 94 janë në Tiranë. Moshat më të prekura janë fëmijë nga 0-1 vjeç dhe të pavaksinuar që përbejnë rreth 74% të të prekurve. Fruthi përhapet përmes ajrit dhe e vetmja mbrojtje është vaksina, pasi pa atë fruthi do ishte si gripi. Bëhen dy vaksina, një në 1 vjeç dhe doza tjetër bëhet në moshën 5-vjeçare”- thotë zv.Ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkohë e pyetur nëse kemi të bëjmë me epidemi, Mira Rakacolli e pohoi, ndërsa u shpreh se shenjat e fruthit janë të njëjta me ato të gripit në fillim. Ajo ka një apel për qytetarët që dyshojnë tek fëmijët e tyre që t’i çojnë në 4 qendra që rrinë 24 orë hapur.

“E thënë në mënyrë shkencore mund të them se kemi të bëjmë me një epidemi pasi shifrat kanë qenë 0 dhe janë rritur. Në ajër është e pamundur që Shqipëria t’i shpëtojë kësaj epidemie, pasi rastet janë shtuar në rajon dhe Evropë. Shenjat e para të fruthit kanë shenjat e gripit, sidomos 4 ditët e para. I apeloj qytetarët që t’i çojnë fëmijët e tyre nëse kanë dyshime në një nga 4 qendrat në Tiranë që qëndrojnë 24 orë hapur”- tha Mira Rakacolli, raporton BalkanWeb.

Ndër të tjera, zv.ministrja u shpreh se janë marrë masat dhe është bërë izolimi i rasteve , por edhe i atyre të dyshuara.

“I kemi marrë masat, pasi ishte e pritshme. Është bërë izolimi i rasteve dhe atyre të dyshuara. Janë vendosur me maska dhe ambientet janë të disefiktuara. Vaksinimi nuk ka ndryshuar dhe është i njëjtë. Nëse keni kontakt me të sëmurin duhet të vaksinoheni 72 orë pas kontaktit”- u shpreh zv.Ministrja e Shëndetësisë.
fruthi ne opinion

Sfidat e gjuhës amtare, takim në kryeministri, priten sugjerime konkrete nga ekspertët

Sfidat e gjuhës amtare, takim në kryeministri, priten sugjerime konkrete nga ekspertët

COD organizon një tryezë të rrumbullakët, nesër, nw ditën e gjuhës amtare, me titull “Sfidat e shqipes sot”, në bibliotekën e Kryeministrisë. Në takim marrin pjesë studiues të gjuhës dhe kërkues shkencorë nga të gjitha katedrat e gjuhës së universiteteve shqiptare, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, përkthyes të mirënjohur dhe institucione përgjegjëse. Tryeza trajton problematika që kanë të bëjnë me shqipen e sotme, sfidat e saj në realitetin globalizues, teknologjik, virtual, në sferën administrative, politike, mediatike, edukative dhe kulturore. Aktiviteti është i hapur për mediat.

Tavolina e rrumbullakët moderohet nga prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar i mirënjohur me kontribute disavjeçare në sociolinguistikë. Veç studiuesve të gjuhës nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Gjirokastra, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare, sjellin përvojën e tyre të drejtpërdrejtë në punën me studentët apo kërkimin shkencor, profesorë të Universiteteve të Prishtinës e Prizrenit, Institutit Albanologjik, dhe Universiteteve të Shkupit e Tetovës.

Krahas studiuesve të gjuhës, brenda e jashtë kufijve, pjesëtarë të tryezës me sugjerimet dhe vërejtjet e tyre janë përkthyesit dhe shkrimtarët e mirënjohur, Edmond Tupja e Mira Meksi, shqipërues, si dhe redaktorë të ndryshëm të shtëpive botuese në vend. Institucionet qendrore, përgjegjëse për gjuhën shqipe, me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive marrin pjesë aktive në takim që, në shkëmbim mendimesh e përvojash mbi gjuhën sot, synon orientimin e politikave gjuhësore në vijimësi.

 

Çështjet rreth të cilave zhvillohet diskutimi i hapur kanë të bëjnë me shqipen dhe globalizimin; realitetin virtual, teknologjinë dhe ndikimin e medias në gjuhë; gjuhën në administratën shtetërore dhe në botimet e institucioneve publike e jopublike me karakter zyrtar; gjuhën dhe shkollën; rolin e mediave audiovizive në politikat kombëtare për gjuhën; shtrirjen e standardizimit të gjuhës jashtë Shqipërisë (përtej kufijve) dhe shqipen e sotme si gjuhë të përkthimeve dhe letërsisë artistike.

Dialogu publik për gjuhën iu është lënë ekspertëve, në një tryezë teknike dhe akademike, që vë në dukje aspekte për t’u përmirësuar e propozon zgjidhje konkrete, edhe institucionale, me zërin e atyre që punojnë përditë me gjuhën. Sot, shqipja brenda dhe jashtë kufijve përballet me sfida të qenësishme, ndaj, ruajtja, pastrimi dhe pasurimi i saj janë kërkesa të kohës.

Synimi i takimit, – veç vëmendjes ndaj sfidave të gjuhës shqipe sot dhe problematikave që e shoqërojnë atë, – është të dalë me një produkt konkret, me sugjerime të qarta, të cilat arrihen me punën e përbashkët të të gjitha departamenteve dhe ekspertëve përkatës. Materiali përfundimtar me të gjitha punimet e zgjeruara të tryezës do t’u kalohet institucioneve përgjegjëse, me sugjerimet konkrete dhe qëndrimin ndaj çështjeve të caktuara të gjuhëtarëve, përkthyesve e studiuesve të gjuhës shqipe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Ish-ambasadori: Brenda 10 vitesh do ketë 3 shtete shqiptare në Ballkan

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, duke thënë se brenda një dekade do të ketë tre shtete shqiptare.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Çejku tha se në vitin 2028 parashikoi se përveç Shqipërisë dhe Kosovës do ketë edhe një shtet shqiptar, ai i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve” tha Çejku. Sipas tij vërtetë ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosoëvs por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje. Dhe për Çejkun zgjidhja në të ardhmen është shteti i shqiptarëve.

Diplomat dhe gazetar, Arben Çejku është një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit. Ai është gjithashtu zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që ka qenë prezent në sallën e parlamentit të Kosovës më 18 shkurt të vitit 2008 në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë.

“Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosoëvs serbët e Kosovës do të largoheshin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë. Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund tu bënin shqiptarëve atje.

“Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi. Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-ambasadori Çejku.

Media e huaj i kërkon falje Shkëlzen Berishës: Besuam një burim të pabesueshëm

Media “EuReporter” me anë të një shkrimi i ka kërkuar falje ditën e sotme djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas shkrimit të “EuReporter” shkruhet se ata kanë publikuar një  histori që përmbante pohime kundër z. Shkëlzen Berisha. Këto pretendime janë bërë nga një burim me sa duket i pabesueshëm, shkruan më tej kjo media. Tani pranojmë se jemi mashtruar dhe se këto akuza janë krejtësisht pa themel. Ne i ofrojmë z. Shkëlzen Berisha faljen tonë për këtë lajm të pavërtetë.

 

Më tej kjo media shkruan dhe disa pika në të cilat kjo media ka gabuar dhe ka cituar disa nga deklaratat e Shkëlzen Berishës.

Unë kurrë nuk kam udhëtuar me z. Kalaj në Pragë. Provat, për të cilat pretendoni të jenë në dosjen e gjykatës, nuk ekzistojnë. As dosja e gjykatës në të cilën ju referoni, as dosja e komisionit parlamentar nuk përmban ndonjë dëshmi për një kërkesë të tillë. Në fakt kjo nuk është përmendur as në argumentet publike të fryra.

Unë kurrë nuk kam diskutuar për çështjen e privatizimit me drejtorët e kompanive të ndërmarrjeve çeke, bashkëpunëtorët e tjerë të kompanisë, apo kushdo. Provat, për të cilat pretendoni të jeni në dosjen e gjykatës, nuk ekzistojnë. As dosja e gjykatës në të cilën ju referoni, as dosja e komisionit parlamentar nuk përmban ndonjë dëshmi për një kërkesë të tillë.

Unë kurrë nuk kam në pronësi një vilë. Kam blerë një apartament në vitin 2013, nëpërmjet një kredie bankare, të cilën më vonë e kam shitur në vitin 2016. Kjo ka qenë pasuria ime e vetme e vërtetë. Keni parasysh se kjo është njohuri publike dhe mund të provohet me lehtësi nga deklarata ime e pasurisë e paraqitur çdo vit nga unë, që nga viti 2006.

Në lidhje me shpërthimin e Gërdecit gjykata nuk hodhi poshtë asnjë akuzë kundër meje sepse nuk kishte asnjë! Për arsye të thjeshtë se nuk kisha lidhje me të! Ka pasur një sprovë të gjatë në Shqipëri rreth shpërthimit të Gërdecit që konsumon të gjitha hapat e gjyqësorit, me shumë të dënuar, me qindra dëshmi dhe kurrë nuk erdhi emri im gjatë gjithë këtij procesi ligjor vetëm një herë.

Unë e konsideroj pohimin se z. Kalaj është miku im, ose bashkëpunëtori im në asnjë mënyrë, i rremë dhe pa prova. Ju lutem vini re gjithashtu se nëse ky artikull shërben si referencë ndaj palëve të tjera, tani ose në të ardhmen, unë do ta mbaj autorin dhe botuesin bashkërisht përgjegjës për dëmet dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore. ”

Shifrat e gjyqeve – Pronat në Strasburg, 822 milionë euro dëmshpërblim

FATION BINJAKU/ Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është duke shqyrtuar 103 çështje pronësie të qytetarëve shqiptarë dhe në rast se ato do të pranohen, atëherë qeveria shqiptare do duhet të paguajë një faturë të hidhur prej rreth 822 milion eurosh. Këtë të dhënë e ka bërë të ditur dje deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një debati me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka konfirmuar shifrën.

 

Më herët, Tabaku tha se kishte marrë një përgjigje zyrtare nga ministrja Gjonaj dhe se shteti shqiptar do të përballej me një shifër të jashtëzakonshme për të paguar. “Kam një përgjigje, që ju zonja ministre më keni nisur në cilësinë e deputetes, se cila është kostoja që qeveria shqiptare do të ketë për çështjen e pronave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe në gjymtën e Arbitrazhit dhe përgjigja juaj është: vlera financiare nga kërkuesit për 103 çështje është 822 milion euro.

Shteti shqiptar me të gjitha këto çështje, që janë në radhë në GJND ka një detyrim të jashtëzakonshëm’, ka thënë dje Tabaku. Por ministrja e Drejtësisë tha se shuma prej 822 milion eurosh është pretendimi që kanë qytetarët që janë ankimuar në Strasburg, por ende Gjykata Europiane nuk ka dhënë vendime.

“Nuk mund të shkojmë me aludime, që Gjykata Europiane do të japë të njëjtin vendim ashtu siç ka dhënë për gjykimin pilot të Manushaqe Putos kundër Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse Gjykata e Europiane ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndryshimin e vendimit nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave”, tha dje Gjonaj. Ministrja, gjatë debatit tha se në 5 vite Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përpunuar 10 mijë dosje nga 26 mijë kërkesa në total.

DEBATI PËR PRONAT

Jorida Tabaku: Kam një përgjigje, që ju zonja ministre më keni nisur në cilësinë e deputetes, se cila është kostoja që qeveria shqiptare do të ketë për çështjen e pronave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe në gjymtën e Arbitrazhit dhe përgjigja juaj është: vlera financiare nga kërkuesit për 103 çështje është 822 milion euro. Me të drejtë kërkuesi mund të kërkojë një shifër çfarëdo dhe duhet të vendosë Gjykata, por ajo që është e rëndë- sishme në përgjigjen që më keni dhënë ju, është që kjo është e bazuar dhe vlerësuar mbi çështjen pilot të Manushaqe Putos. Që do të thotë që, me qenë se Gjykata e Strasburgut ka dhënë një çështje pilot me një vlerë të caktuar, atëherë të gjitha çështjet që do të trajtohen pas kësaj do t’i referohen kësaj çështjeje. Shqetësimi që ne ngremë është se Qeveria ka vepruar në mënyrë antikushtetuese me ligjin e pronave që dhe ai në vetvete është antikushtetues. Dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ju keni shkelur me të dyja këmbët vendimin për një vit të plotë sepse nuk keni miratuar VKM-të. Shteti shqiptar, me të gjitha këto çështje që janë në radhë në GJND, ka një detyrim të jashtëzakonshëm…

 

Etilda Gjonaj: Jam treguar shumë e kujdesshme në përgjigjen që i kam kthyer, duke iu referuar materialeve të Avokaturës së Shtetit, ku behet fjalë për një shumë të kërkuar. Është e vërtetë që të gjitha këto kërkesa kanë shkuar në kuadër të gjykimit pilot Manushaqe Putos, ku ka dhe një plan veprimi se si do të zbatohet rasti i Manushaqe Putos. Është një shifër e kërkuar dhe është ajo që unë kam dhënë përgjigje në shkresën drejtuar zonjës Tabaku. Nuk kemi ende vendime gjykate të dhëna. Nuk mund të shkojmë me aludime, që Gjykata Europiane do të japë të njëjtin vendim ashtu siç ka dhënë për gjykimin pilot të Manushaqe Putos kundër Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse Gjykata Europiane ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndryshimin e vendimit nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave…

Aldo Bumçi: Lidhur me ligjin e pronave, ne e dërguam në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë e dërgoi për të marrë opinion në Komisionin e Venecias. Rezulton se përkthimi i kryer i relacionit dhe i ligjit që është bërë nga Avokatura e Shtetit, rezulton të jetë me gabime. Kjo çështje është ngritur publikisht dhe me shkresa drejtuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, sekretarit të KIE dhe Komisionit të Venecias, ku i kërkohet se, ligji mbi të cilin ata kanë dhënë opinion nuk është versioni zyrtar, por një përkthim jo i saktë i ligjit. Çfarë keni për të më thënë për këtë çështje?!

Etilda Gjonaj: Unë nuk e kam dëgjuar kurrë këtë pretendim. Vendimi i Gjykatës, edhe nëse ka qenë, është përgjegjësi totale e Gjykatës Kushtetuese dhe është një gjë që s’më përket.

Aldo Bumçi: Nëse vendimi është marrë mbi një material jo të saktë…

Etilda Gjonaj: Unë, siç thashë edhe në cilësinë e ministres së Drejtësisë, nuk mund të vë kurrë në diskutim një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Që do të thotë, unë zbatoj në mënyrë rigoroze vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Si është bërë procesi, le ta hetojë Prokuroria dhe ta shikojë Gjykata në mënyrë administrative.

Aldo Bumçi: Sa është detyrimi që ka shteti shqiptar ndaj vendimeve të dhëna nga Gjykata e Strasburgut, kam dy shifra 4.4 milion euro dhe 70 milion euro. Cila është shifra e saktë?

Etilda Gjonaj: Kur flasim që është një vlerë e kërkuar, çdo individ ka gjithë të drejtën e tij të kërkojë sa i merr mendja që është dëmi i tij. Por kjo nuk përkthehet në një kosto reale për sa kohë që GJND nuk është shprehur me vendim. Të shprehen ata dhe pastaj kalkulojmë kostot. Le t’ia lëmë Gjykatës Europiane të shprehet dhe të shohim si do jetë ecuria, Gjykata Europiane dhe Komiteti i Ministrave ka marrë edhe vendimet e Këshillit të Ministrave, që kanë dalë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të shprehen në qershor dhe shtator 2018…

Genc Pollo: Ju nuk e keni shumën totale në euro të vendimeve me fuqi ekzekutive të marra nga Gjykata e Europiane për të Drejtat e Njeriut për çështjet pronësore të Shqipërisë dhe për pasojë, detyrimin për të shlyer këto shuma në ekzekutim të këtyre vendimeve. Nëse ju nuk e keni këtë, mund të na e dërgoni. Kemi shumën e akumuluar të pretendimeve që është një gjë, por shumën e vendimeve pa përfshirë vendimet në pritje…

Aldo Bumçi: Sa vendime ka trajtuar Agjencia e Trajtimit të Pronave në 5 vite, pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. Perceptimi është që agjencia ka ndaluar në këto 27 vite. Kjo është periudha ku nuk ka punuar dhe s’ka trajtuar kërkesat e qytetarëve shqiptarë.

Etilda Gjonaj: Në total janë 26 mijë vendime për kompensim, ku 10,904 prej të cilëve rezultojnë të vlerësuara në këto 5 vitet e fundit..

Aldo Bumçi: Sa ka trajtuar në 5 vitet e fundit?

Etilda Gjonaj: 5 vitet e fundit ka trajtuar 10 mijë vendime.

PANORAMA

Emrat – Refuzohet lista e tretë e Qeverisë për gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg

FATION BINJAKU/ Qeveria shqiptare ka “harruar” të zëvendësojë gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, vend për të cilin prej rreth një viti e gjysmë është shpallur vakanca.

 

Në këtë funksion vazhdon të qëndrojë gjyqtari Ledi Bianku, mandati i të cilit ka mbaruar zyrtarisht që në janar të vitit 2017. Qeveria tentoi të dërgojë në Strasburg tri lista me emra kandidatësh, por këto lista i janë refuzuar.

I kontaktuar nga “Panorama”, njëri prej anëtarëve të Komisionit Ad Hoc, i cili ka bërë seleksionimin e kandidaturave, Kristaq Traja, tha se ky komision nuk është mbledhur më që prej rrëzimit të listës së tretë.

Traja ka qenë gjyqtar në Strasburg para se të dërgohej Ledi Bianku. “Kam qenë anëtar i komisionit prej pesë anëtarësh, por s’jemi mbledhur fare. Nga pikëpamja institucionale nuk ka absolutisht asgjë. Është vetëm lista e tretë që u kthye nga Strasburgu dhe që nga ai moment nuk jemi mbledhur. Lista është dërguar që para Vitit të Ri. Nuk ka asnjë lëvizje nga komisioni këtu. Bile, nuk di nëse ka komision të ri apo jo”, tha ish-gjyqtari i Gjykatës së Drejtave të Njeriut, Kristaq Traja.

LISTAT

Por cilët janë emrat e kandidatëve që ka dërguar qeveria shqiptare në Gjykatën e Strasburgut. Në të gjitha listat figuron emri i ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, ky i fundit është sulmuar nga opozita se është kandidaturë e mbështetur nga qeveria, pasi është kunati i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sokol Berberi
Sokol Berberi

Në të tri listat, emri i Berberit është refuzuar nga Këshilli i Europës. Në raundin e parë, qeveria shqiptare dërgoi emrin e kandidatëve Sokol Berberi, në atë kohë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Ina Rama, ishkryeprokurore, aktualisht gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe emrin Gent Ibrahimi, aktualisht i zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Një vit më parë, procesi i përzgjedhjes është “zbuluar” nga ishkryeministri Sali Berisha, i cili ka denoncuar qeverinë Rama se po kërkon të emërojë si gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg, kunatin e Fatmir Xhafës.

“Kunati i Xhafës së drogës emërohet për gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg! Pas farsës formale, në një proces tërësisht jopublik dhe jotransparent, Edvini, i lidhur kokë e xhep me Xhafën e drogës, ka përzgjedhur Sokol Berberin, ndërkohë që rekomandimet e Strasburgut të vitit 2009 janë për një proces të hapur dhe transparent”, ka thënë Berisha në reagimin e tij.

Irakli Koçollari
Irakli Koçollari

Por pasi ky debat mori tone politike, qeveria ka reaguar me anë të portalit “transparenca.al”, që sot ka dalë jashtë funksioni. Në këtë reagim theksohet se nga 11 kandidatura, Komisioni Ad Hoc përzgjodhi tre kandidatët, Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi, ndërkohë që Strasburgu e rrëzoi këtë listë si të papërshtatshme. Më pas, qeveria shqiptare dërgoi një tjetër listë me kandidatë për në Strasburg, ku ishte sërish Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Aleksandër Muskaj.

Por edhe kjo listë, në muajin prill të vitit 2017, u rrëzua sërish nga Këshilli i Europës. Qeverisë shqiptare iu kërkua të dorëzojë tri kandidatura të reja brenda 31 gushtit të këtij viti. Dhe në listën e tretë u dërgua nga qeveria Rama, emri i Sokol Berberit, Suela Mënerit dhe Irakli Koçollarit, por dhe kjo listë u refuzua sërish.

Në raportet e publikuara nga Këshilli i Europës theksohet se kandidaturat e dërguara nga qeveria shqiptare dhe procedura e përzgjedhjeve të tyre nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

LISTA E PARË

Sokol Berberi

Ina Rama

Gent Ibrahimi

LISTA E DYTË

Sokol Berberi

Aurela Anastasi

Aleksandër Muskaj

LISTA E TRETË

Sokol Berberi

Irakli Koçollari

Suela Mëneri

PANORAMA

Kerkesa per zhdukjen e Çamerise, nje kerkese e rrezikshme fondamentaliste albanofobe! Nga Sali Berisha

Nje kerkese e rrezikshme fondamentaliste albanofobe!

Te dashur miq, kerkesa per zhdukjen e Çamerise nga tekstet, historia dhe fjalori i shqiptareve eshte kerkese e denje vetem per albanofobe fondamentaliste.

Keto dite mediat informuan se ministri i jashtem i Greqise, ne pergjigje te nje letre derguar nje deputetit te tij, i shkruan se pales shqiptare i eshte kerkuar (dhe me sa duket Edvini dhe Ditziu i tij kane rene dakord) te fshijne nga faqja e dheut, nga tekstet, historia, etnografia, hartat, fjalet, termat: Çam dhe Çameri.

Kjo kerkese eshte unike ne llojin e vet e pa ndigjuar kurre me pare ne dialogun per marredheniet midis dy vendeve.Kjo eshte nje kerkese fondamentaliste dhe eshte nje akt perdhosje e ndergjegjes kombetare te shqiptareve, te vdekur dhe te gjalle, çam e jo çam kudo qe jane, per te cilet kombi eshte komb, çamet dhe Çameria jane popullata e martirizuar e kombit shqiptar e perzene barbarisht nga trojet e tyre shekullore.

Me kete rast dua te sqaroj se si ish presidenti i Republikes, qe me vetedije te plote kam firmosur traktatin e miqesise dhe bashkepunimit me Greqine, nuk nenkuptoj me çam apo Çameri kategorikisht asnje rivendikim territorial ndaj vendit fqinj dhe jam i bindur se marredheniet miqesore, bashkepunimi midis dy popujve dhe vendeve tona eshte detyrimi dhe interesi me i mire i tyre.

Po keshtu jam i bindur se te gjitha tekstet duhet te zhvishen nga baruti armiqesor i trasheguar ne te dy vendet. Une kam qene me studime ne Paris kur Andrea, nje mik i imi grek me tregonte se ne ushtrine greke kendoheshin ne rreshtore kenge raciste dhe atishqiptare, te cilat mjerisht shperthyen dhe ne paraden e dites kombetare te Greqise pak vite me pare. Ndonese nuk jane kenduar kenge rreshtore antigreke ne ushtrine shqiptare por padiskutim ne tekste, shkrime, dokumenta ka patur, ka patur cilesime, etiketime, vleresime qe duhet te arkivohen per te hapur rrugen nje niveli respekti, mirekuptimit dhe bashkepunimit miqesor midis vendeve dhe kombeve tona.

Por te kerkosh te zhdukesh fjalet Çam dhe Çameri si antigreke, deshmon se je nje albanofob i verber qe nuk nguron te fyesh dhe poshterosh te gjallet dhe te vdekurit e fqinjes tend, kerkon te hedhesh poshte mijra dokumenta politike historike diplomatike e gjeografike te vet Greqise, Shqiperise por edhe te vendeve te medha per çamet, Çamerine, rolin e tyre ne historine e kombit shqiptar por dhe pavaresine e Greqise dhe ndertimin e shtetit grek.

Nje gje te tille vende demokratike nuk mund ta bejne kurre!
Sipas kesaj llogjike fondamentaliste albanofobe neser gjitoni do na kerkoj ne shqiptareve qe arvanitasit te mos i quajme me arvanitas, apo maqedonasit do te na kerkojne qe Shkupin te mos e quajm me Shkup, serbet mund te na kerkojne qe Pazarin e Ri te mos e quajme Pazar te ri, malazezet do kerkojne qe Tivarin te mos e quajme Tivar.

Kjo eshte rruga me e sigurt e ndezjes se nacionalizmeve dhe konflikteve ne rajon. Duke mbetur gjithmone i bindur ne dobine dhe domosdoshmerine e ndertimit te marredhenieve te qendrueshme miqesore midis dy vendeve, denoj nje kerkese te tille si fyese dhe poshteruse per çdo shqiptar, te rrezikshme dhe te padenje per ata qe e bejne ate.Kombet e civilizuara kane moralin dhe kurajone te shohine ne sy gabimet e tyre historike para se gjithash per te mos i perseritur ato.sb

Prapaskenat – Presidenti Meta, ndërmjetësues i arritjes së marrëveshjes së demarkacionit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i përfshirë në aneks marrëveshjen e re ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Burime kanë bërë me dije se për këtë proces ka një meritë presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Sipas këtyre burimeve, presidenti Meta më 9 shkurt (ditë e premte) ka pasur një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviq, me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth demarkacionit, raporton gazeta “Epoka e Re”.

Takimi mes Metës dhe Markoviqit ka ndodhur në Podgoricë në “Villa Gorica”.

Për angazhimin e presidentit Meta si ndërmjetës për këtë temë kanë qenë në dijeni Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

“Të premten e shkuar, datë 9 shkurt, presidenti Meta ka qenë në një dreke informale në Podgoricë në ‘Villa Gorica’ me kryeministrin e Malit të Zi dhe ka negociuar formulën përfundimtare për demarkacionin para vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. Në dijeni të këtyre negociatave sekrete ka qenë zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Haradinaj”, kanë thënë burimet e gazetës “Epoka e re”.

Presidenti Meta deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth përfshirjes së tij në aneks marrëveshjen e re, e cila ka rezultuar me pajtimin e dy palëve rreth zgjidhjes së çështjes së demarkacionit.

Megjithatë ai ka uruar për arritjen e kësaj marrëveshje.

Presidenti Meta do të jetë nesër në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më 14 dhe 15 shkurt, kryeministri i Malit të Zi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku edhe dha sinjale se shteti i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

O ministresha e Arsimit, o Lindita Nikolla, o krye-mësuesja e Shqipërisë, turp për ty dhe për atë që të bëri ty A-në e Arsimit! Nga Mariela Stefanllari

 

Skenë krimi.
LIBRA MËSIMORË ME GABIME.
Skandal, libri mësimor, armë krimi në klasat e shkollave.

Oooooo shoqja ministreshë, o Lindita Nikolla, e bëre aksham karadaken e fëmijëve, o e papërgjegjshme, o krye-mësuesja e Shqipërisë. Turp për ty dhe për atë që të bëri ty A-në e Arsimit.

Ja si po i vret fëmijët sistemi i arsimit, të paditurit, të paaftët dhe idiotët në krye.
LIBRA paçavure.
HARTUES me dije të cunguara, kërpaçë.
KËSHILLA BOTUES me injorantë, makutë, që paguhen dhe nuk u bëhet vonë për Librin që del nga shtypi, për dijen e mishëruar në gërma.
SHTËPI BOTUESE që ruli printon librin, njësoj si dhe letrën higjenike, pa redaktorë, korektorë.

Gabimet e kapura janë vetëm nga dy faqe, sepse i gjithë libri është një skandal, si më poshtë:
1. Iliaz Minollari (Iliaz bej Mirahori);😯
2. Pandeli Cole (Pandeli Cale);😯
3. Eleni Qiriazi (Eleni Qirici)😯
Fëmijës që duhet ta mësonte këtë mësim, nga ky libër me personazhe nga Korça, i thashë ta flakë librin, të mos e lexojë dhe t’i thotë mësueses: “REFUZOJ të nxë padijen”.
O Zot, Quo Vadis?

Dy fjali për Ramën, nga Platoni:
“Njerëzit përgjithësisht gjykojnë më shumë bazuar tek fenomenet, sesa tek realiteti, sepse të pamit iu përket të gjithëve, perceptimi i përket një pakice.”
Fenomeni hazard qeverisës ‘Rama’, u pá tashmë.
Realiteti ‘Rama’ kam frikë se po perceptohet prej gjithkujt. Mund të ndodhë që ky perceptim të shndërrohet në kasë funerali politik për ty, hazard.

 

 

Përplasja në UT, Marku: Rama aleancë me mafien universitare

Pedagogu i Universitetit te Tiranes Mark Marku, koordinatori i Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ne kulmin e debatit për Universitetin ka reaguar me nje analize në “Panorama” per situaten, duke akuzuar kryeministrin Rama për aleance me mafien.

 

Duke u ndalur te takimi i Rames me Senatin, Mark Marku shkruan: 

Në reagim të qëndrimeve dhe kërkesave tona, Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, thirrën me ngut senatin e UT-së dhe bënë një mbledhje të improvizuar të tij duke u vetëshpallur kryetar të senatit dhe duke i trajtuar anëtarët e senatit ashtu siç nuk i kishte trajtuar kurrë njeri më parë: duke i tallur, përbuzur, denigruar dhe duke u mbajtur një fjalë të gjatë e të pakuptimtë për autonominë dhe lirinë akademike dhe financiare.

Zot, thashë me vete, Kryeministër që ka marrë rolin e kryetarit të senatit dhe i jep fjalën vetë kryetarit të senatit, njëherësh edhe rektorit, dekanëve, etj. dhe flet për autonomi universiteti. Enver Hoxha i bënte pak më hollë gjërat, Hitleri e Stalini, gjithashtu, Musolini po e po, edhe pse ishte publicist si Rama.

Senatorët, si në një mbledhje fronti a partie të kohës së komunizmit, që u shpjegohej se ligji ishte i mirë dhe se duhej të ndryshohej përqasja ndaj ligjit, jo vetë ligji; se gjendja është e mirë, por se ata nuk kishin sy që ta shihnin; se problemet ishin të brendshme dhe se ai do t’u priste kokat.

E shihja atë takim dhe ndjehesha fajtor se si Kryeministri, për të na frikësuar ne që ishim mbledhur si pedagogë të lirë dhe të pafrikësuar, duke u kërkuar llogari, kamxhikonte të zgjedhurit tanë, burokracinë tonë universitare të përdorur e të stërpërdorur nga politika, që kishte lejuar t’i dilte situata nga kontrolli dhe nuk kishte treguar syçeltësinë e duhur për të zhdukur çdo shenjë lirie dhe dinjiteti intelektual në universitet.

Thellohet skandali – Anëtari i KLGJ dhe zv/dekani i Drejtësisë thirrje pedagogëve: Bëni artikuj për fondacionin e PS

“Panorama” raportoi sot gjatë ditës se në faqen kryesore të Fakultetit të Drejtësisë të dekanit, Artan Hoxha, reklamohet revista politike “Politicus” e Fondacionit të krijuar nga Partia Socialiste me emrin “Qemal Stafa”, që deri pak kohë më parë e drejtonte Saimir Tahiri.

Por një email që ka qarkulluar në postat e pedagogëve, e thellon akoma më tej këtë skandal, pasi tregon se universitetet që duhet të jenë të pavarura, i japin hapësirë një fondacioni të PS.

Sic shihet në foton që publikon “Panorama” më poshtë, një punonjës i Fakultetit të Drejtësisë, i çon email pedagogëve dhe i kërkon gë të bëjnë shkrime për fondacionin “Qemal Stafa”.

b453fec2-8ff3-44a8-8b83-87037c3abc7f

Punonjësi Erjon Muharremaj, është zv/ Dekan i Fakultetit të Drejtësisë si dhe anëtar i KLGJ i zgjedhur së fundmi nga shorti me gogla.

JA PERMBAJTJA E EMAIL DERGUAR PER PEDAGOGET:

Revista politike “POLITICUS”

FONDACIONI “QEMAL STAFA”

THIRRJE PËR ARTIKUJ ANALITIK

“DREJT DREJTËSISË SOCIALE NË SHQIPËRI”

Fondacioni “Qemal Stafa” në kuadër të lancimit të Revistës Politike, “POLITICUS”, hap thirrjen për publikimin e artikujve analitik. Për të inkurajuar reflektimin politik, me anë të kësaj thirrje, mirëpresim kontributin tuaj nën temën “Drejt Drejtësisë Sociale Në Shqipëri”.

Drejtësia sociale është një term që rrjedh nga qëllimi për të patur marrëdhënie shoqërore të rregulluara nga ligji, por mbi të gjitha, “e drejta” të zbatohet nga Institucionet duke i vendosur individët në kushte të barabarta.

Drejtësia Sociale përfshin një gamë të gjërë temash, si për shembull:

• Trajtimi i të dënuarve në burgje;

Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS "Qemal Stafa"
Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS “Qemal Stafa”

• Alternativat e Politikave Shtrënguese përkundrejt atyre Sociale;

•Drejtësia Penale Për të Miturit;

•Sfidat dhe Perspektivat e Drejtësisë Restauruese në Shqipëri;

•Ofrimi i ndihmës ligjore falas;

•diskriminimi ndaj minoriteteve;

•Koordinimi i dhunës në Familje etj.

Aktualisht një sërë hapash po merren nga Shteti Shqiptar për arritjen e këtij standarti prandaj ajo cfarë pritet nga kjo thirrje është kontributi që mund të ofrohet duke reflektuar mbi drejtimin dhe trajtimin që duhet ti bëhet Drejtësisë Sociale në politikë. Në mënyrë që shteti të hartojë politika sa më të drejta dhe eficente në funksion të këtij qëllimi, idetë dhe opinionet inovatore të akademikëve dhe ekspertëve të fushës duhen promovuar në të gjitha format e mundshme, si një ndihmë dhe vlerë e shtuar për ata që merren me politikbërjen.

Ne mirëpresim propozimet tuaja të cilat hulumtojnë aspekte të ndryshme të “Drejtësisë Sociale në Shqipëri”.

Aplikimet:

Artikujt Analitikë duhet të jenë 1500 deri në 3500 fjalë dhe duhet të dërgohen me email tek adresa fqs.paperproposals@ gmail.com përpara datës 20 Shkurt 2018 ora 23:30.

Të gjitha aplikimet do të kalojnë përmes procesit të shqyrtimit nga Bordi i Redaktimit Shkencor. Vetëm për artikujt të cilët do të aprovohen nga Bordi i Redaktimit, do të vijojnë për publikim.

Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në fqs.paperproposals@gmail. com.

Hulumtimi “Drejt Drejtësisë Sociale në Shqipëri” synon shkrime origjinale si kontribut për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

Ja kush është biznesmeni që u vra mbrëmë në atentatin në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një atentat i tipit mafioz në Tiranë, pasi persona ende të pa identifikuar kanë vrarë një 64-vjeçar.

Viktima është Memli Begalla, nga Progonati i Tepelenës, baba i tre fëmijëve. Atentati ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Nikolla Tupe”, në parkingun poshtë pallatit ku ai banonte.

Ai ka në pronësi dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe një agjenci turistike, që administrohet nga vajza e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit dhe identifikimin e autorëve.

Çamëria dënohet me vdekje Nga Enkel DEMI

 

Duhet thënë që Shqipëria ende nuk e ka pranuar të heqë përdorimin e emrit “Çamëri” në tekset shkollore të historisë dhe gjeografisë. Por, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama e kanë marrë në konsideratë këtë alternativë që kënaq marrëzinë greke. Në të gjitha qasjet e tyre në publik, ata janë shprehur për “territore shqiptare” në Greqi dhe jo për Çamërinë, duke bërë një matje të opinionit. I vetmi politikan që vuri alarmin për këtë punë ishte Shpëtim Idrizi, i cili tha disa ditë më parë se ta harrojnë ata që duan të sajojnë një gjë të këtillë.

Meqë shqiptarët nuk shquhen për ndjenja të larta patriotike, veç kur luan Kombëtarja, është e mira të bëhet një shpjegim i thjeshtë. Të mos përdorësh emrin “Çamëri”, është të shuash një histori që vjen nga lashtësia. Krahina e ka marrë emrin nga lumi Thiam, i cili në të folmen e shqiptarëve bëhet “çam”. Në këtë krahinë, ku gjendet lumi Thiam (sot lumi Kalama) dhe lumi Akheron (sot lumi i Gliqisë ose lumi i Frarit) janë thurrur mitet e lashtësisë. Atje gjendet Orakulli i Dodonës (shih studimet e profesor Arsim Spahiut) që shihet si paraprirësi i Olimpit. Lumi Akheron është lumi që dërgon shpirtrat në ferr, ndërsa Homeri është lindur dhe rritur pikërisht në këtë krahinë të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve. Aty janë thurrur legjendat, përrallat, mitet, këngët dhe vallet.

Sipas Greqisë tani duhet t’u themi fëmijëve që vallja e Osman Takës është e territoreve shqiptare në Greqi. “Tumankuqja” e territoreve shqiptare në Greqi, suljotët janë të territoreve shqiptare në Greqi. Duhet t’u themi që Sami Frashëri në veprën e tij “Fjalor i përgjithshëm i historisë dhe gjeografisë”, botuar në Stamboll në vitin 1889, nuk foli për Thesprotinë/Çamërinë, por për territore shqiptare në Greqi. Hasan Tahsini nuk lindi në Ninat të Çamërisë, por në territore shqiptare në Shqipëri, meqë bashkë me Konispolin gjeneral Telini na e la në Shqipëri. Dhimitër Pasko, ose si e njohim Mitrush Kuteli është shkrimtar me rrënjë nga territoret shqiptare në Greqi, Koli Idromeno, arkitekti, piktori, fotografi i Shkodrës nuk duhet thënë që i ka rrënjët në Çamëri, sepse duhet shpjeguar që ashtu si Princesa Dora D’Istria ose Elena Gjika janë nga territoret shqiptare në Greqi.

I bie sikur nesër mos të themi Dibër e Madhe, por territor shqiptar në Maqedoni ose dje mos të thonim Dardani (Kosovë), por territor shqiptar në Jugosllavi.

E parashtruar kështu të del përpara një çmenduri e çartur, por që në Ballkan përherë mbin dhe merret seriozisht.

Edi Rama dhe Ditmir Bushati e kanë jetike ftesën e negociatave për në Bashkimin Europian për ekzistencën e tyre në pushtet. Si gjithë udhëheqësit shqiptarë të derisotëm që qeverisin keq e mos më keq, edhe ata kanë vetëm një rrugë shpëtimi, ta kërkojnë këtë të drejtë me të lypur. Meqë janë të pazotët të ndërtojnë një sistem të besueshëm demokratik, me rregulla të qarta të tregut të lirë, ata po kërkojnë të avisin me Europën republikën më kriminale të korrupsionit, trafikut të drogës, vrasjes dhe pasigurisë, duke vënë kujën e lypjes. Kaq ia kanë kuptuar dhe fqinjët tanë, grekë, të cilët ua kanë shtrënguar lakun në fyt, ndaj u kanë çelur derën gjithëfarësoj pazareve që për Shqipërinë nuk janë tradhëti, por eleminim kombëtar, ku skuadra e pushkatimit përbëhet nga vetë qeveria e Tiranës.

Sërish nga një letër e zotit Kotzias drejtuar Parlamentit grek mësojmë se Çështja Çame është hapur në tryezën e bisedimeve, por jo për ta zgjidhur, por për ta zhdukur nga faqja e dheut. Këta tanët nuk e kanë pranuar deri tani, por nuk është vështirë të thyhen, përderisa për këtë propozim të frikshëm nuk kanë thënë gjysëm fjale dhe kanë heshtur si hesht i vdekuri në varr, aty ku duan të groposin Çamërinë.

 

Eureporter shkrim për Shkelzen Berishën: Çështja e korrupsionit rihapet

 

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, u thirr javën e kaluar nga Prokurori i Përgjithshëm në Tiranë për të dhënë dëshmi të mëtejshme në lidhje me një marrëveshje biznesi të korruptuar në vitin 2009 në të cilën ai ishte i përfshirë në lidhje me privatizimin e Operatorit Çek të Transmisionit të Energjisë Elektrike . Në kohën kur u privatizua energjia në vitin 2009, Sali Berisha ishte Kryeministri i Shqipërisë.

Por kur u shfaqën detajet e marrëveshjes, Partia Socialiste e Shqipërisë e akuzoi atë për vjedhjen e 414 milionë euro dëm në shtetin shqiptar. Një Komision Parlamentar u krijua për të hetuar çështjen, por Sali Berisha refuzoi të dëshmojë, duke pretenduar anshmërinë politike. Pastaj në janar të këtij viti, djali i tij Shkëlzen Berisha, u ftua nga Gjykata për të dhënë dëshmi për përfshirjen e tij në këtë rast.

Kjo ishte hera e parë që Prokurori zyrtarisht kishte lidhur emrin e Shkëlzen Berishës me pretendimet për korrupsion në marrëveshjen për privatizimin e energjisë. Shkëlzen Berisha pohon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, por , Partia Socialiste qeveritare në pushtet akuzon Partinë Demokratike të opozitës dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha për përpjekjen për të mbrojtur djalin e tij dhe për të penguar drejtësinë. Sipas dëshmive të paraqitura deri më tani në gjykatë, Shkëlzen Berisha dhe miku i tij Nuel Kalaj udhëtuan disa herë në Pragë për t’u takuar me zyrtarët çekë që merreshin me privatizimin.

Pretendohet se ata ndërtuan një marrëveshje korruptive që implikonin qeverinë shqiptare. Pak ditë para nënshkrimit të kontratës, Nuel Kalaj mori një “tarifë konsultimi” prej 7 milionë eurosh nga autoritetet çeke.

Gjykata pretendon se fondet janë tërhequr pothuajse menjëherë nga llogaria e tij bankare, por asnjëherë nuk është dhënë asnjë shpjegim për destinacionin përfundimtar të parave në fjalë. Disa nga provat kryesore të siguara deri më tani vijnë nga Romeo Karaj, një ish-avokat i kompanisë Çeke të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Atij i është akorduar statusi i “dëshmitarëve të mbrojtur”, pas pranimit të kërcënimeve me vdekje.

Këto fakte te reja në rastin gjyqësor vijnë në një kohë kur Shqipëria është nën presion nga BE për të bërë përparim të qëndrueshëm në fushat që Brukseli ka përcaktuar si parakushte përpara se bisedimet e pranimit në BE të mund të hapen me 3.5 milionë shtetet e Ballkanit Perëndimor: – duke përfshirë betejën kundër korrupsionin, reformën e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e krimit të organizuar. Vitin e kaluar parlamenti shqiptar miratoi ligje për reformimin e sistemit gjyqësor, i cili krijoi një procedurë të re verifikimi dhe krijimin e komiteteve të verifikimit. Shqipëria po punon shumë për ti treguar BE-së potencialin e saj si partner, në mënyrë që negociatat e pranimit të fillojnë këtë pranverë. Sali Berisha është pas përpjekjeve të opozitës për të prishur këto inisiativa dhe rrotullimin e kohës në regjimin e vjetër që ai kishte përdorur për të kontrolluar.

Opozita e tij “Partia Demokratike” po kërkon të bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë dhe të ndalojë administratën e Kryeministrit Edi Rama nga heqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga gjyqësori dhe shërbimet ligjore. Një vit më parë në mars 2017, një Komision Parlamentar Hetues përfundoi hetimin e tij për këtë rast dhe rekomandoi që procedurat penale të hapeshin kundër Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt. Por të dy kanë ndalur bashkëpunimin e tyre nga puna e Komitetit e cila ka ngritur pretendime për mashtrim në buxhetin e shtetit në masën 414 milionë euro. Shkëlzen Berisha ka qenë i lidhur edhe më parë me skandale të tjera, duke përfshirë edhe skandalin me një kontraktues privat ku cmontoi depon ushtarake të municioneve në Gërdec, një fshat pranë Tiranës, që çoi në një shpërthim në 2009 duke vrarë 26 vetë dhe duke plagosur 300 të tjerë.

“Wikileaks” pohon se Shkëlzen Berisha e telefonoi ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, katër herë në minutat pas shpërthimit. Ai mbajti lidhje të ngushta me pronarin e Mihal Delijorgjit, i cili u dënua me burg për shtatë vjet ,pas aksidentit. Por Gjykata në atë kohë hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër Berishës. Shkëlzen Berisha është i njohur në Shqipëri për të shijuar një stil jete të shkëlqyer. Ai zotëron dy vila të shtrenjta në periferi të Tiranës, disa apartamente në qytet dhe shpesh udhëton në destinacione luksoze. Aktualisht është në një mardhenie me Armina Mevlanin, një modele dhe ish Miss Shqipëria.

https://www.eureporter.co/frontpage/2018/02/14/albania-corruption-case-reopened/

 

 


Send this to a friend