VOAL

VOAL

Mot me shi, borë dhe ngrica

February 25, 2018

Komentet

DOKUMENTI- PD regjistrohet në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën

Pas tre vite përplasje dhe një sage të gjatë gjyqësore, më në fund Sali Berisha zotëron Partinë Demokratike edhe ligjërisht. Partia Demokratike është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën. Në një dokument të firmosur nga Sekretarja e Regjistrit të Partive Politike dhe të shpërndarë nga PD, thuhet: Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë, është miratuar krijimi i Partisë “Partia Demokratike”, me iniciale “PD” ose “PDSH”. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.

Letra Vertetim Pd
Letra Vertetim Pd

Vijon…

Idajet Beqirit i pezullohet licenca e avokatit

Dhoma e Avokatisë i ka pezulluar lejen e ushtrimit të profesionit avokatit Idajet Beqiri.

Vendimi erdhi pas një ankese të bërë nga një klient i tij, i quajtur Ferdi Kastrati.

Ai e akuzon se Beqiri i ka marrë atij një shumë prej 200.000 lekësh për një shërbim të parealizuar.

Image

Dhoma e Avokatisë e akuzon Beqirin për sjellje joprofesionale të avokatit dhe për shërbime të papërshtatshme profesionale.

Karriera e Beqirit është e mbushur me shpifje, mashtrime dhe dënime.

Më 12 tetor 2023, një dokument zyrtar bën me dije se SHBA ka përditësuar listën e personave të sanksionuar në të gjithë botën, mes tyre 29 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia me status politikanë, avokatë, biznesmenë e anëtarë të UÇK, ku bie në sy emri i avokatit “rilindës”, Idajet Mane Beqiri.

Ai është i sanksionuar nga SHBA dhe Departamenti i Thesarit si terrorist.

Madje edhe në listën e SHBA, ai gjendet dy herë non-grata, njëherë me emrin Idajet dhe njëherë me emrin Hidajet.

Po përse e ka sanksionuar SHBA, avokatin e Ramës, Idajet Beqiri? Ish-spiuni i sigurimit u burgos në prill 1986 kur ishte kryetar i Gjykatës së Krujës, për falsifikime vendimesh me mashtrime financiare.

Idajet Beqiri arrestua në Kosovë me 24 maj 2012, pas kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia e Belgjikës, si i dënuar 4 vite burg dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe ushtrim aktiviteti trafiku droge e kontrabande.

Për t’i shpëtuar urdhër-arrestit në Shqipëri, në tetor 1998 u arratis në Belgjikë, ku u paraqit me pasaportë false si komandant lufte i UÇK.

Atje krijoi organizatën e tij kriminale, si gjoja lëvizja “Fronti i Bashkuar Kombëtar Shqiptar”.

Me logon e kësaj organizate, grumbulloi shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të gjithë eksponentë të botës së krimit.

Veprimtaria e organizatës që drejtonte Idajet Beqiri, u cilësua “organizatë terroriste” nga EUROPOL, EUROJUST, FBI e DEA Amerikane, dhe nëpërmjet një dosjeje me prova konkrete në 2800 faqe të gjetura fashikuj e në kompjuterë, ai u dënua 4 vite burg nga drejtësia e Belgjikës.

Por arrestimi i tij nuk mund të realizohej, mbasi me një pasaportë tjetër false shqiptare me emër “Hidajet Riza Kuta”, mashtruesi Idajet Mane Beqiri, u arratis në Gjermani.

Atje filloi të përdorte emrin tjetër kosovar fals, duke treguar një medalje nderi false me logo të NATO-s, 1 certifikatë, 5 dekorata të UÇK dhe 1 autorizim sikur ishte ngarkuar nga komanda qendrore e UÇK-së, për grumbullim donacionesh për luftën, por pas denoncimeve, gjurmimit e verifikimit u prangos.

Pas 6 muajve burg në Gjermani, në muajin maj 2004, Idajet Mane Beqiri i maskuar me emrin fals “Hidajet Riza Kuta”, u ekstradua në Shqipëri.

Sepse më parë se Belgjika, Idajeti me 7 emra ishte shpallur në kërkim në shumë shtete, për krimet e mashtrimeve financiare, trafikut njerëzor nëpërmjet vizave për SHBA-BE dhe përfshirje në trafikun e drogës kur ishte kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar.

Pas përfundimit të burgut në Shqipëri, i dënuar 3 vite në dy shkallët gjyqësore, më 3 qershor 2010 drejtësia belge e ridënoi Idajet Beqirin edhe me 4 vite burg, duke i kërkuar drejtësisë shqiptare ta ekstradonte, por ai u arratis në Kosovë, ku qëndroi afro 2 vite i fshehur me 3 emra fals.

Më 24 maj 2012, Idajeti u arrestua në Prizren për llogari të drejtësisë belge, por pas 40 ditësh burg, në vend të ekstradohej në Belgjikë u deportua në Shqipëri, ndërsa në Belgjikë, përveç heqjes së shtetësisë, ka akoma në fuqi dënimin 2 herë nga 4 vite burg. sn

Lala: Afera e Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës është 100 mln euro. Investimi strategjik në kundërshtim me ligjin

Në “Opinion” në News24, është diskutuar lidhur me opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazetarja Klodiana Lala tha se tashmë Kuvendi duhet të mblidhet dhe të marrë një vendim, ndërsa theksoi se mazhoranca fitoi kohë duke e çuar çëshjen në Komision.

Klodiana Lala: Kuvendi duhet të mblidhet jo më larg se nesër dhe të marrë vendim. Duhet të shkojë me vendim. Mazhoranca duke e dërguar në Venecia fitoi kohë, mandati i saj përfundon deri kur GJK ta marrë në shqyrtim sepse zgjedhjet janë afër. Socialistët po mbrojnë një aferë 100 mln euro, investim strategjik i marrë në kundërshtim me ligjin. Një kryetar bashkie në detyrë është pas hekurave. Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka janë pyetur nga SPAK. GJK nuk e detyron Kuvendin të votojë në mënyrë të caktuar, por thotë merrni vendim. bw

Mandati i Xhaçkës- Komisioni i Venecias publikon raportin: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me mandatin e deputetes së PS Olta Xhaçka.

Sipas opinionit të parë nga “BalkanWeb” vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen. Vetë qëllimi i GJK është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore, thuhet në raportin e Venecias.

Po kështu thuhet se kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për ta referuar çështjen në Kushtetuese. Pra, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij.

Për çështjet në lidhje me standardet për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 1) mund të konkludohet në vijim. Në përgjithësi, parimi i ndarjes së pushteteve shtetërore imponon që funksione të caktuara nuk mund të mbahen nga një person në të njëjtën kohë, duke siguruar kështu integritetin dhe funksionimin e duhur të çdo pushteti (legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor). Në disa nga këto raste, standardet ndërkombëtare parashikojnë një papajtueshmëri absolute (për shembull të jesh deputet ndërsa të jesh gjyqtar).

Lejohen përjashtime (për shembull një deputet që është pjesë e Qeverisë). Normalisht, kur një person zbulohet se ka dy funksione të cilat janë të papajtueshme me njëri-tjetrin, kjo situatë mund të riparohet nga personi – zakonisht duke zgjedhur njërën nga detyrat dhe duke i dhënë fund tjetrës.

Megjithatë, në rastet kur situata nuk zgjidhet, pasoja e zakonshme është që personi në fjalë humbet mandatin e tij. Për sa i përket procedurës së vendosjes për papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta.

Lidhur me praktikën shtetërore për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 2), Komisioni i Venecias ka mbledhur informacion mbi dispozitat kushtetuese për papajtueshmërinë në 12 shtete anëtare të tij dhe në Bashkimin Evropian (BE). Gjetjet e analizës tregojnë se nuk ka qasje uniforme për çështjen.

Papajtueshmëritë dhe praktika e shteteve ndryshon në varësi të faktorëve të ndryshëm, si struktura e qeverisë, numri i dhomave dhe parametra të tjerë specifikë të vendit. Prandaj, pyetjet e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me praktikën shtetërore mund të trajtohen me njëfarë kujdesi si më poshtë. Bazuar në materialin që Komisioni i Venecias ka shqyrtuar për këtë Opinion, konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e një deputeti është në nivel kushtetues – në shumicën e rasteve bëhet në bazë të funksioneve të tjera që mban deputeti. Në disa vende, aktivitetet (siç janë aktivitetet fitimprurëse) të deputetit mund të konsiderohen të papajtueshme me detyrën e një deputeti (edhe pse kjo nuk rregullohet gjithmonë në nivel kushtetues). Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë t’i referojnë një çështje një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik; dhe më së shpeshti shqyrtimi bëhet nga një gjykatë kushtetuese ose një gjykatë e zakonshme. Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ.

Megjithatë, kufiri i saktë ndërmjet interpretimit të një norme kushtetuese ekzistuese dhe krijimit të një norme të re kushtetuese nuk është i qartë.

Ajola Xoxa i la dy orë jashtë, Soko: Pse agjentët e BKH nuk ia shqyen derën?

Pano Soko, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për kontrollin e BKH te familjarët e Veliajt dhe hetimet për kryebashkiakut.

Soko tha se nuk duhet treguar mbështetje e verbër te SPAK, sepse kur vjen fjala te Erion Veliaj, prokuroria ka qenë shumë e ngadaltë, pavarësisht se ai ka disa çështje në hetim. Soko u ndal edhe te fakti që bashkëshortja e Veliajt i la agjentët e BKH të presin dy orë jashtë banesës, ndërkohë që ky standard nuk ndiqet me të tjerët.

“Ajo që kërkojmë ëhtë fillimisht të ndalohet vjedhja dhe të merren paratë mbrapsh. Edhe po ta lësh Veliajn vetëm gjashtë muaj, por t’ja marrin të gjithë paratë… Sa më shumë kohë e lë Erionin, aq më shumë mundësi i jep të fshehë paratë sa më mirë. Nëse ke për synim të ndalosh vjedhjen dhe të kapësh paratë… Dua që këto para të mos ikin.

Unë nuk jam prokuror, por rrogën po e marrin 10 mijë euro prokurorët. Çfarë të duan ata e kanë marrë, mjete, materiale, amerikanët janë aty, izraelitët me teknologji, cdo gjë. Tani duam shpejtsi. Entoni thotë me të drejtë, mos po shantazhohen këta?

Nuk mund ta përjashtojmë dhe të themi se po ecin shumë mirë. I kemi mbështetur por nuk po ecin shumë mirë. 

SPAK të na tregojë a jemi të barabartë para ligji. Nëse SPAK nuk e ka forcën të tregojë që nga KM deri të qytetari janë të barabartë… Jo se janë ca më të barabartë.

Po shoh hetuesit e BKH që rrinë dy orë para derës së një banese, kur kanë të drejtë të shqyejnë çdo derë. Këto tregojnë shumë.

A jam unë si Pano Soko i barabartë me ta? Në derën time, po mos ta hap BKH vjen dhe e hap. Disa dyer shqyhen, disa të tjera…

Ideja është, nëse ne jemi të barabartë para ligjit, hetuesit e BKH derën time do ta kishin shqyer, por para një dere të dikujt me spaleta…

Mbështetja nuk përkthehet në verbëri dhe naivitet. Pra, kërkoj shumë mirë ti shkohet hetimit deri në fund, pse e kërkoj te Erion Veliaj, sepse në gjendjen e tij ai mund të ndikojë te shumë hetime, ka pesë hetime, mund të ndikojë te provat.

Nuk dua që njerëzit që kanë vjedhur këtë vend për 34 vjet të shpëtojnë prej neglizhencës apo se dikush bie pre e shantazhit”, tha Soko.

DASH nderon Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit

VOA

Altin Dumani u nderua të hënën nga Departamenti i Shtetit si kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri për rolin e tij në drejtimin “e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

“Kryeprokurori i Posaçëm i Shqipërisë, Altin Dumani, drejton një agjenci të re kombëtare – e ngritur në bazë të reformave kushtetuese të vitit 2016 – që ndjek penalisht zyrtarë të lartë dhe drejtues të krimit të organizuar. Sot është institucioni publik më i besuar në Shqipëri”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë ceremonisë që u mbajt në Departamentin e Shtetit në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.

Ai ishte mes 10 kampionëve të anti-korrupsionit nga e gjithë bota që u nderua të hënën nga Shtetet e Bashkuara.

“Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin tek qeveria dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare”, thuhet në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Zoti Dumani u zgjodh në krye të SPAK-ut, Struktura Anti-Korrupsion që u krijua me mbështetjen e Shetetve të Bashkuara, para dy vjetësh në dhjetor të vitit 2022.

FOTOT- “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”- Marshimi për 8 Dhjetorin, të rinjtë e FRPD vendosen para Kryeministrisë

Të rinjtë e FRPD, pas fjalimit të mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha në Qytet Studenti, kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Ata u vendosën para godinës ku të rinjtë demokratë po mbajnë fjalime të rastit.

Pjesë e manifestimit është edhe kreu i PD, ndërsa të rinjtë mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”. Marshimi vjen në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, për të kujtuar Lëvizjen e Dhjetorit që solli më pas ndryshimin e sistemit politik në vend. BW

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

FOTOT- “Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë”, të rinjtë e FRPD marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë, Berisha me ta

Të rinjtë e FRPD-së kanë protestuar dhe marshuar drejt Kryeministrisë, pas një aktiviteti të mbajtur në Qytetin Studenti ku ishte dhe kreu i PD-së Sali Berisha.

Me parulla “Duam sistemin VAR në zgjedhjet e 2025” dhe sloganin “Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë” ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shpopullimi e plakja: jemi në buzë të greminës- Nga ADRI NURELLARI

Censi i vitit 2023 na tregoi se Shqipëria po përjeton një transformim të thellë demografik, duke u zbrazur e plakur para syve tanë, gjë që megjithëse shpesh kalon pa u vënë re në zhurmën e përditshmërisë, mbart pasoja të thella e të rënda për të ardhmen e vendit. Me këtë prirje dhe sistemin ekonomik të ngritur nga kjo qeveri, është e qartë se po gërmon vetë varrin e buxhetit të shtetit, por edhe të aleatëve të saj biznesorë. Shpopullimi masiv dhe plakja e popullsisë po krijojnë një bombë me sahat, që do të shpërthejë nën këmbët e qeveritarëve dhe bizneseve të mëdha që kanë ortakë, të cilët mbështeten kryesisht te tregtimi i mallrave që importojnë. Me modelin aktual ekonomik që ka ndërtuar kjo qeveri, duket qartë se po sharron degën ku është varur vetë, sepse po shkurton ndjeshëm kontributet për sigurime shoqërore dhe tatimet mbi konsumin. Kur popullsia e aftë për punë largohet dhe fuqia blerëse bie, pakësohen paratë si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për xhepat e këtyre tregtarëve importues të mëdhenj, që kanë partneritet me qeveritarët.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë, të kryer gjatë vitit 2023, numri i përgjithshëm i banorëve është ulur në rreth 2.4 milionë banorë. Ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vjet (nga 35,3 vjet që ishte në Censin 2011) duke u afruar me mesataren prej 44 vjet që ka Bashkimi Evropian. Kjo rritje e moshës së popullsisë, që është ndikuar kryesisht nga emigracioni masiv dhe deri diku nga rritja e jetëgjatësisë dhe rënia e lindshmërisë, po e ndryshon rrënjësisht mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë. Pra, rritja e numrit të të moshuarve dhe emigrimi i të rinjve e bën demografinë tonë si një orë me rërë, që po shkon drejt fundit.

Bazuar në të dhënat e EUROSTAT-it, del se gjatë periudhës 2010-2022, 652 993 shtetas të Shqipërisë që janë pajisur me leje qëndrimi për herë të parë, pra kanë emigruar legalisht në një vend të Bashkimit Evropianë. Kuptohet që kjo shifër nuk tregon totalin e emigrimit, sepse aty nuk përfshihen shqiptarët që qëndrojnë ilegalisht, si dhe ata që kanë emigruar në shtete perëndimore që nuk janë në BE si SHBA, Britani të Madhe, Kanada etj.. Për me tepër, prirja e braktisjes së vendit duket se sa vjen e përkeqësohet, sepse vetëm vitin e kaluar rezidencën evropiane e kanë marrë 74938 veta, shifër kjo që përfaqëson 3.12% të popullsisë sonë totale.

Vazhdimi i largimit masiv nënkupton që Shqipëria humbet jo vetëm fuqi punëtore, por edhe breza të të rinjve që do të mund të kontribuonin në zhvillimin e vendit. Emigracioni po na merr të rinjtë më të mirë, si një stuhi që shkul pemët më të larta, gjë që dëmton rëndë bizneset, të cilat gjithnjë e më shumë po hasin vështirësi për të gjetur punonjës të kualifikuar (edhe ata pak që gjejnë, detyrohen t’i paguajnë me fatura të kripura). Më pak të rinj do të thotë gjithashtu më pak biznese të reja apo start-up-e, më pak inovacion e teknologji, më pak fleksibilitet për t’u përshtatur me kërkesat e tregut, më pak gatishmëri nga krahu i punës për t’u rikualifikuar për të qenë kompetentë për dinamikat e ekonomisë.

Kjo metamorfozë demografike që po pësojmë, gjithashtu, zvogëlon ndjeshëm aftësinë konkurruese në tregjet ndërkombëtare, sepse mungesa e fuqisë punëtore si dhe tkurrja e fuqisë blerëse e bëjnë vendin tonë më pak atraktiv për investitorë të huaj. Nëse vazhdojmë të katandisemi në një azil pleqsh, ne njëherazi do ta përjashtonim vendin nga revolucioni teknologjik bashkëkohor, që po ndodh sot me epokën e inteligjencës artificiale. Popullsia e moshuar është më rezistente ndaj përqafimit të inovacionit dhe teknologjive moderne, të cilat sot nuk janë më luks, por domosdoshmëri, nëse duam të kemi një rritje të qëndrueshme të ekonomisë.

Megjithatë, duhet theksuar se pasoja me e rëndë e këtij fenomeni është padyshim shkatërrimi potencial i skemës sonë pensionale. Censi tregon një rënie dramatike të popullsisë aktive, që manifestohet nga ulja e ndjeshme e grup-moshave që janë aktive në tregun e punës. Të dhënat e tregojnë se një në pesë individë (19.7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar 11.3% në 2011 dhe 7.5% 2001. Për rrjedhojë, sot kemi më shumë pensionistë se kurrë më parë, nga 570 mijë në vitin 2013, numri i tyre është rritur në 717 mijë në vitin 2024, duke reflektuar një popullsi që plaket me ritme të shpejta. Nga ana tjetër, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të punësuarve me rrogë është diku te 730 mijë veta (ndër të cilët rreth 25% janë të punësuar në administratë dhe ndërmarrje me pronësi publike).

Kjo rritje e pensionistëve vjen në një kohë kur të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, duke lënë pas një boshllëk të madh në fuqinë punëtore dhe në burimet që mbështesin skemën aktuale të pensioneve. Prandaj pyetja e parë që shtrohet në këtë situatë është: Çfarë ndodh kur ka gjithnjë e më pak kontribuues për të mbështetur një numër gjithnjë në rritje përfituesish të pensioneve? Në vitin 2023, kontributet e sigurimeve përbënin rreth 24% të të ardhurave tatimore për shtetin dhe ky largim i forcës aktive të punës po hap gradualisht një vrimë shumë të madhe në thesin e qeverisë.

Ky problem bëhet edhe më i ndërlikuar nga fakti që një popullsi më e moshuar kërkon më shumë kujdes shëndetësor dhe social prej shtetit. Kërkesa në rritje për shërbime shëndetësore po vë nën presion një sistem tashmë të mbingarkuar, të përballur me mungesë fondesh dhe të kërcënuar më së shumti nga hemorragjia e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë e vendeve perëndimore. Në kulturën shqiptare, solidariteti mes brezave brenda familjes ka qenë tradicionalisht mbështetja kryesore për të moshuarit. Mirëpo shkuarja në kurbet i të rinjve shpesh lë pas të moshuarit pa mbështetjen e duhur nga fëmijët, duke sjellë shtim të kërkesave për shërbime sociale të posaçme për këtë grup-moshë, të janë shpesh të mangëta tek ne.

Për më tepër, plakja e popullsisë kërcënon rëndë buxhetin e qeverisë, sidomos për shkak të zvogëlimit të taksave indirekte me të cilat mbahet në këmbë shteti. Me një popullsi më të plakur, numri i personave me të ardhura të rregullta zvogëlohet dhe kjo çon në uljen e fuqisë blerëse agregate për mallra dhe shërbime. Dihet që të moshuarit zakonisht janë më të kujdesshëm me shpenzimet dhe konsumojnë mallra të domosdoshme (ushqime bazike, ilaçe), që shpesh kanë TVSH të reduktuar ose janë të përjashtuara nga taksat indirekte ose tarifat doganore. Me pak fjalë, ndryshimi demografik sjell edhe ndryshimin e strukturës së konsumit, sepse të moshuarit priren të mos blejnë mallra afatgjata me taksa të larta që kërkohen nga të rinjtë, si pajisjet elektronike, mobiliet, mallrat e luksit, veshjet e modës, automjetet etj.. Gjithashtu, efekti domino i emigrimit të të rinjve sjell një ulje të ndjeshme të konsumit për shërbimet më të tatueshme si restorantet, klubet, hotelet, udhëtimet etj.. Këtu duhet vënë në dukje se sipas të dhënave të vitit 2023, TVSH-ja, e cila mblidhet kryesisht falë blerjes së mallrave dhe shërbimeve të sapopërmendura, kontribuoi me rreth 32% të të ardhurave tatimore totale, duke përbërë burimin kryesor të të ardhurave të qeverisë.

Njëkohësisht është fakt i njohur që krahasuar me kohortat e të rinjve, mosha e tretë konsumon shumë më pak duhan dhe alkool dhe e përdor më pak makinën, duke ulur ndjeshëm konsumin e karburanteve. Këto produkte janë subjekt i akcizave, të cilat gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në të ardhurat buxhetore, duke përbërë rreth 10.1% të totalit. Në mënyrë të veçantë vlen të theksohet se të moshuarit nuk investojnë në blerjen e shtëpive të reja ose projekte të mëdha, duke ulur të ardhurat e majme që qeveria vjel prej sektorit të ndërtimit dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen një sektori, që së fundmi ka arritur të zërë 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave më të fundit, nga 1,082,529 banesa në Shqipëri, 32.9% (nga 21.7% që ishin në censin e 2011) rezultojnë të pabanuara si rezultat i boshllëkut demografik, që po krijohet nga largimi në shkallë të gjerë i njerëzve. Fluska e ngritur në këtë sektor rrezikon njëherazi të pëlcasë, edhe për shkak të bllokimit të rubineteve të parave të pista që e ka fryrë ndërkohë që kërkesa reale bie prej rënies së numrit të banorëve. Nga njëra anë SPAK-ku me luftën kundër parave të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri nga ana tjetër policitë evropiane me goditjet masive ndaj rrjeteve kriminale shqiptare (ndihmuar deshifrimet e kriptofonëve ‘Sky Ecc’, ‘EncroChat’ dhe ‘Matrix’), po ia ndalin rrjedhën kapitalit të vrullshëm të krimit që e ka ushqyer tej mase tregun e ndërtimit dhe patundshmërisë.

Pakësimi i konsumit të mallrave nga një popullsi që rritet në moshë, por zvogëlohet në numër dhe fuqi blerëse, është një goditje e drejtpërdrejtë edhe për bizneset më të mëdha të Shqipërisë, të cilat sot duket se po lundrojnë drejt një deti të trazuar. Po të analizohet lista bizneseve më të mëdha në vend, që shpesh konsiderohen të privilegjuara nga politika, shihet se ato janë kryesisht importues të mëdhenj dhe shitës të mallrave me shumicë e pakicë. Nëse baza e konsumatorëve reduktohet dhe fuqia blerëse e popullsisë bie, këto kompani do të përballen me ulje të fitimeve, ngushtim të tregut dhe rritje të kostove për të mbajtur aktivitetin. Me një strukturë ekonomike që mbështetet kryesisht në tregti dhe importe, ky model po bëhet i pambrojtur ndaj ndryshimeve radikale demografike dhe po krijon një spirale destruktive, që dëmton jo vetëm shtresat e gjera të popullsisë, por edhe vetë oligarkinë ekonomike që ka përfituar nga ky sistem. Thënë më shkoqur, modeli aktual ekonomik po hyn në një cikël vicioz, që kërcënon të ardhmen e ekonomisë kombëtare dhe vetë burimet e fitimit të këtyre aktorëve të mëdhenj. Për pasojë, shteti jo vetëm që do të humbasë të ardhurat nga këto biznese, por ka gjasa që ne do të përjetojmë një ortek që mund ta prekë të gjithë ekonominë.

Nëse nuk ndërmerren reforma të guximshme dhe politika të mirëstudiuara për të adresuar sfidat e moshimit dhe shpopullimit, Shqipëria rrezikon të zhytet në një dinamikë të rrezikshme të krizës ekonomike dhe sociale. Humbja e fuqisë punëtore aktive, tkurrja e konsumit dhe shtimi i presionit mbi sistemet publike të shëndetësisë dhe pensioneve janë duke kërcënuar themelet e ekonomisë shqiptare. Struktura e brishtë aktuale, e cila mbështetet kryesisht te konsumi dhe importet, si dhe te fluksi i parave të pista të hedhura në ndërtim e turizëm, është e paqëndrueshme dhe nuk mund të mbajë dot mbi supe peshën e një popullsie, që zvogëlohet dhe plaket me ritme kaq të shpejta. Pa masa për të frenuar emigrimin, për të rikthyer fuqinë punëtore, për të nxitur lindshmërinë dhe për të transformuar modelin ekonomik drejt një ekonomie që mbështetet në prodhim dhe inovacion, vendi do të rrezikojë të përballet me një kolaps ekonomik. Çdo vonesë do të përkeqësojë problemet dhe do ta fundosë vendin në një krizë nga e cila mund të jetë shumë vonë për të dalë.

/Gazeta Panorama

‘Krijimi i një qeverie kujdestare’- Unioni Ndërkombëtar Demokrat miraton rezolutën për Shqipërinë! Zbardhen pikat, ja çfarë kërkohet

Unioni Ndërkombëtar Demokrat në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv miratoi më 6 dhjetor me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Republikane.

Në rezolutë shprehet shqetësim i madh në lidhje ‘me përqendrimin e pushtetit në duart e një personi dhe shndërrimin e zgjedhjeve në fasadë, persekutimin politik ndaj të gjithë liderëve të opozitës, që sipas saj përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime si Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, duke e krahasuar me regjimet autoritare në Bjellorusi dhe Tunizi; korrupsionin e shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste,  për të manipuluar zgjedhjet dhe ndikimin ne emërimet në postet kyçe; dështimin e qeverisjes së Ramës për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR në lidhje me abuzimet elektorale’.

Shqetësimi i IDU bëhet akoma më i madh duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025 ndërkohë që represioni politik po përshkallëzohet, që dëshmon që gjyqësori është kthyer në një mjet për të shtypur opozitën dhe për të manipuluar zgjedhjet.

Kryetar i PR Fatmir Mediu  faleminderoi EPP dhe CDI për miratimin e dy rezolutave për Shqipërinë.

“Sot, ne kërkojmë mbështetjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria socialiste po përdor sistemin gjyqësor si një armë kundër liderëve politikë të opozitës përmes arrestimeve, gjyqeve, dhe ndodhemi në këtë situatë vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve.

Një  e treta e popullsisë, të rinjtë dhe profesionistët, kanë lënë vendin, duke krijuar një problem të madh për të ardhmen tonë; krimi i organizuar ka lidhje të forta me qeverinë, duke vendosur se kush do të jenë deputetët në listën e Partisë Socialiste. Kryeministri po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme, me qëllim të sigurimit të 2/3 së mandateve parlamentare, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të krijuar një sistem presidencial nën kontrollin e tij.

Rezoluta e miratuar nga IDU është një sinjal i fortë që kërkon vetëm standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një qeveri kujdestare është e nevojshme për të mbajtur larg duart e krimit të organizuar, korrupsionit dhe qeverisë nga zgjedhjet”.

Në prezantimin e Rezolutës Vokshi, përfaqësuese e PD, theksoi:“Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësisë).

Sistemi i drejtësisë, pas reformës «së famshme» në drejtësi, e cila u ndikua  shumë dhe u financua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe George Soros, në vend që të bëjë drejtësi, po përdoret si një armë në duart e mazhorancës duke e shndërruar Shqipërinë ne një vende me të burgosur politikë: Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji, Fredi Bejleri.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme – tha znj Vokshi-  nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Vota është e shantazhuar, e kërcënuar dhe e dhunuar. Zëri i Amerikës, media zyrtare e qeverisë në SHBA, ka publikuar një studim me një informacion tronditës: Një nga katër votues, e ka ndryshuar votën për shkak të presionit të administratës publike të këqpërdorur nga mazhoranca socialiste.

Bandat kriminale në Shqipëri, të lidhura me Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste u përdorën nga maxhoranca për zgjedhje, dhe tani drejtojnë trafikun e drogës nga Amerika Latine në portet e Europës e janë shndërruar në rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, Amerikën Latine.

Kërkojmë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, është një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rezoluta e IDU kërkon:

Të ndalet persekutimi politik ndaj liderëve të opozitës, dhe sigurimi i një mjedisi të lirë e të ndershëm për të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.

Garantimin e shtetit të së drejtës dhe integritetit institucional si themele të një shoqërie demokratike.

Sistem gjyqësor të paanshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.

Intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme duke mos targetuar opozitën.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme që garantojnë pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet.

Krijimin e një qeverie kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe europiane të Shqipërisë. sn

FJALËT E MBAJTURA NË CEREMONINË E VENDOSJES SË BUSTIT TË MUSTAFA MERLIKA KRUJËS MË 24 NËNDOR 2024 NË KRUJË

Eugjen Merlika : “Dita më e bukur e jetës sime”
Nue Oroshi: “Rikthimi i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja në Krujë.
Tomë Mrijaj: “Përshëndetja për tubimin kulturor mbi vendpsjen e bustit historik kushtuar personalitetit të shquar Mustafa Merlika Krujës në qytetin e tij.
Suadela Balliu: “Fjaja e mbajtur gjatë moderimit të ceremonisë së përurimit të bustit të Mustafa Merlika Krujës, në Krujë më 24 nëndor 2024.
Nevila Nika: “Mustafa Asim Merlika Kruja – atdhetari, studjuesi dhe politikani.
Qerim Lita: “Mustafa Merlika Kruja dhe projekti i tij për zgjidhjen e çështjes shqiptare”.
Gjet Ndoj: “Mustafa Kruja – themelues i Shqipërisë Etnike”.
Enriketa Papa; “Mustafa Merlika Kruja – Rrugëtimi i tij në historinë bashkëkohore shqiptare”.
Rovena Vata: “Kontributi i Mustafa Krujës në albanologjinë shqiptare”.
Besim Morina; “Kontributi i Kryeministrit Mustafa Merlika Kruja për Dardaninë”.
Marçel Hila: “Ndërhyrje “.
Klajdi Lulollari: “Mustafa Merlika Kruja, një jetë në shërbim të kombit”.

Dhuna verbale e Braçes ndaj Zhupës- Rrjeti i organizatave Barazi në Vendimarrje: Minon vlerat demokratike dhe pengon përparimin e shoqërisë sonë!

Rrjeti i organizatave Barazi në Vendimarrje ka reaguar në mbrojtje të deputetes Ina Zhupa, duke dënuar gjuhën e dhunës me bazë gjinore në Kuvend, në seancën e 5 dhjetorit.

Ato shprehen se gjuha e dhunës mbi bazë gjinore dekurajon gratë të merren me politikë.’ Dënojmë me vendosmëri çdo formë dhune, qoftë ajo verbale, psikologjike apo fizike, duke theksuar se dhuna minon vlerat demokratike dhe pengon përparimin e shoqërisë sonë’.

Në kushtet e tensioneve të shtuara politike, Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë u bën thirrje deputetëve dhe institucioneve më të larta që të zgjedhin komunikimin dhe dialogun si mënyrën kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kjo deklaratë vjen pas gjuhën së dhunës verbale të përdorur nga deputeti Erjon Brace, ndaj deputetes Ina Zhupa, duke përdorur terma si “mos hidh parfum” “pri thonjtë” “nuk di të lexosh, nuk di të shkruash” “dukesh si ruse”. Deputetja më pas ju kundërpërgjigj në gjuhë popullore “O Erion ti rritë boja, sa shumë m.. të ha goja”. Kjo solli edhe mbylljen e seancës plenare pas shumë përplasjeve në sallë mes kryetarëve të grupeve parlamentare Bardhi dhe Peleshi.

Deklaratë:

Thirrje për Kujdes në Komunikim dhe Dialog

Në kushtet e tensioneve të shtuara politike, Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë u bën thirrje deputetëve dhe institucioneve më të larta që të zgjedhin komunikimin dhe dialogun si mënyrën kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. I ftojmë të gjithë aktorët politikë që të zhvillojnë një komunikim paqësor dhe me respekt, duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Dënojmë me vendosmëri çdo formë dhune, qoftë ajo verbale, psikologjike apo fizike, duke theksuar se dhuna minon vlerat demokratike dhe pengon përparimin e shoqërisë sonë. Le të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes diplomacisë, respektit dhe mirëkuptimit.

Dhuna nuk ka vend në politikë, dialogu duhet të jetë rruga e vetme për të ecur përpara.

Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë

sn


Send this to a friend