VOAL

VOAL

“Sot hapim një kapitull të ri”, Salianji mesazh demokratëve: Kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq, të rikthejmë PD-në aty ku e meriton!

Pas afro 10 muajsh burg politik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se ka dalë me kokën lart nga burgu i Fierit një vend që, siç thotë ai, kurrë nuk e kishte imagjinuar si pjesë të rrugëtimit të tij jetësor.

Salianjit thekson se, burgosja e tij është rezultat i një padrejtësie politike, që synonte të ndëshkonte zërin e tij kritik ndaj qeverisë dhe trafikantëve që, siç thekson ai, e kanë vendin në burg.

Ervin Salianji: “Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike.

Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë regjim dhe për çdo mundësi të humbur për ta ndalur këtë të keqe që ka mbjellë vetëm dhunë dhe shkatërrim për më shumë se një dekadë. Trafikanti që denoncova, dhe çdo trafikant tjetër e ka vendin në burg!

Sot jam rikthyer në shtëpinë time politike në Partinë Demokratike. Këtu bëra denoncimin tim 8 vite më parë, dhe prej këtu më hoqën padrejtësisht nga beteja zgjedhore 10 muaj më parë, duke më ndalur me forcë rrugën drejt përballjes me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në zgjedhjet Parlamentare.

Sot kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq: të rikthejmë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare aty ku e meriton dhe e presin të gjithë shqiptarët. Do të jap gjithçka, me të gjithë energjinë time njerëzore e politike, për ta bërë këtë realitet së bashku me kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë.

Faleminderit me zemër për gjjthë përkujdesjen, mesazhet dhe telefonatat e panumërta që më keni bërë sot e mbështetjen pa kufi ne keto muaj të vështirë! Sot hapim një kapitull të ri.” bw

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”, Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”, Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga selia e PD, pas lirimit nga burgu, deklaroi se ka vuajtur një dënim politik si rezultat i denoncimit të një trafikanti droge.

Ai akuzoi qeverinë se e izoloi përpara zgjedhjeve për ta penguar politikisht.

Salianji tha se sakrifica e tij ishte në interes publik dhe denoncimi që bëri zbardhi lidhjet kriminale të pushtetit.

 

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së në konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike: Prej muajsh kam bërë burg politik. Jemi këtu me një Shqipëri që edhe me dënimin tim, nuk pati benefit, por pati regres në demokraci. Pas 35 vitesh, Shqipëria dënon për herë të parë për agjitacion e propagandë. Çova para drejtësisë një trafikant droge. Ky pushtet buron kryesisht nga këto lidhje kriminale. Kam dalë nga burgu, pasi kam kryer dënimin politik. Është sakrificë nga ana ime, e bërë për interes publik.

U dënova për kallëzim të rremë, ndërsa kallëzim nuk është bërë fare. Nuk kam pasur akuzë për vjedhje a korrupsion apo diçka tjetër, por vendimi i gjykatës thotë se kam pasur qëllim ta rrëzoj qeverinë dhe në zona ku kam dashur të rrëzoj përfaqësuesit e qeverisë në zonë, duhet të izolohesha përpara zgjedhjeve dhe të dal pas zgjedhjeve. Vullneti i një individi vendos mbi çdo institucion, normë e nen të shkruar në Kushtetutë. Pas denoncimit tim, një i dënuar për trafik droge, shkoi dhe u dorëzua në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Denoncimi im vetëm e ka ‘zhveshur’ qeverinë.

A duhet të bëjë analizë të brendshme PD? Salianji: Në Shqipëri s’ka zgjedhje të lira. Të gjejmë rrugën si të largojmë Qeverinë

Ervin Salianji, ish-deputet i PD, pas lirimit nga burgu, deklaroi se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Ai tha se Partia Demokratike duhet të gjejë mënyra për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

Salianji shtoi se çdo proces zgjedhor është farsë dhe i manipuluar. Salianji theksoi se nuk mjafton denoncimi, por duhet veprim konkret për rrëzimin e regjimit.

 

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së në konferencë për mediat pasi u lirua nga burgu: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. PD duhet të gjejë zgjidhje sesi të largojë regjimin. Të thuash farsë elektorale për 11 majin është pak. Në çdo palë zgjedhje ne përballemi me situatë të njëjtë. Ne nuk mund të presim që Edi Rama të reflektojë. PD, por sidomos anëtarët e Partisë Demokratike dhe shqiptarët që presin ndryshim, duhet të gjejmë zgjidhje, me cilën formë do largojmë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar.

Ne duhet të gjejmë zgjidhje sesi të largohet qeveria. Partia Demokratike po bën mirë në denoncimin e zgjedhjeve të deformuara. Ne duhet të fokusohemi shumë tek gjetja e zgjidhjeve, nuk besoj se ka shqiptarë në Shqipëri se beson se ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe denoncimin në këtë aspekt, e kanë bërë mirë kolegët e Partisë Demokratike. Të gjejmë zgjidhje sesi të rrëzojmë një regjim. Regjimi ka edhe para që vijnë nga korrupsioni.

A do të kandidoni për deputet në 2029? Ervin Salianji: Vendimi për moszbardhjen e rekursit e qëllimshme, do e dërgoj deri në Strasburg

Prej më shumë se 100 ditësh, Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin për rekursin e kërkuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji.

Në konferencën për mediat, i pyetur nga gazetari i News24, Osman Stafa, Salianji tha se ndonëse sipas ligjit afati maksimal është 60 ditë, kjo vonesë e pajustifikuar përbën jo vetëm shkelje të ligjit procedural, por edhe cenon të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe më tej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

 

“Ka një pengesë me urdhër politik nuk është bërë zbardhja e Rekursit nga Gjykata e Lartë. Ka bërë një falsifikim të shortit për të përzgjedhur trupën për të shqyrtuar rekursin tim. Pse duhet të hiqej një trupë e zgjedhur  me short elektronik dhe të emërohej një trupë e zgjedhur me miqësi.

E dini miqësinë e ish-ministrit Fatmir Xhafajt me kryetarin e Gjykatës së lartës. Kjo është shkelje e ligjit përtej çdo shkelje. Të cilën pas zbardhjes, do ta dërgoj vendimin e Rekursit në Kushtetuese e më pas në Strasburg”, tha Salianji.

“Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit”, Ervin Salianji: Falenderoj Berishën dhe Metën. Me drejtues të partive aleate do të ulem të bisedoj

Pas dhjetë muaj vuajtje dënimi në burgun e Fierit, Ervin Salianji në ditën e parë të lirisë, shprehet mirënjohës për drejtuesit e lartë të PD, kolegë deputetë dhe simpatizantë të cilët sot e kanë pritur dhe shoqëruar gjatë gjithë rrugës së kthimit nga burgu i Fierit deri në selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës për media, Salianji veçoi liderin e PD Sali Berisha, presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta që ndodhet aktualisht në burg, duke mos harruar kolegët e tij, veçanërisht deputetët e qarkut Fier që e pritën para hyrjes së godinës së burgut.

 

“Kam patur mijëra mesazhe dhe kam patur komunikim rrugës për Tiranë dhe me zotin Berisha dhe drejtues të lartë të PD.

Para derës së burgut kisha deputetët e Fierit, Saimir Korreshin e përqafova tek rrethrrotullimi i Kolonjës. Falënderoj Berishën dhe Metën, drejtuesit e PD e partive të tjera, do të gjej mundësinë për ti takuar e biseduar me ta. Ato parti që nuk hynë dot në parlament”, tha Salianji.bw

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të lirohet sot nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës së sotme në Gjykatën e Fierit.

Në seancën e sotme në gjykatë Shërbimi i Provës ka paraqitur raport pozitiv për Salianjin, ndërsa edhe prokurori i çështjes ka shprehur dakordësinë për lirimin e tij.

Salianji ndodhej në burgun e Fierit prej shtatorit të vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Salianjit, Ledio Braho u shpreh:”Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive dhe qëndrimit pozitiv të prokurorit mbi kërkesën e Ervin Salianjit, vendosi lirimin e zotit Salianji”.BW

Vijon prej dy ditësh zjarri në Dukat – Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme e malit

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme në zonë.

Ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur në zonë ndërsa është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse në terren për mos përhapjen e tij.

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter.

Terreni është mjaft i vështirë pasi nuk ka rrugë për të mbërritur tek zjarri ndërsa forcat zjarrfikëse po përballen me situatë të vështirësuar.

Në këtë zonë ka pisha, bredha por dhe bimësi të dendur.sn

Kërkon lirimin me kusht- Sot seancë në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin, pritet raporti i Shërbimit të Provës

Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Ai ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar padrejtësisht. bw

VIDEO – Rama rikthehet në Vlorë- E moshuara kërkon ta takojë – I rrethuar nga garda ai kthehet dhe i bërtet…

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në Vlorë, për një tjetër takim në Bashkinë e qytetit. Ai shoqërohej nga dy deputetët e zgjedhur të Qarkut, Bledi Çuçi dhe Pirro Vengu.

Rama u prit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, dhe nuk ka takuar askënd, por ka avancuar pa folur drejt bashkisë.

Bëhet me dije se drejt Bashkisë së Vlorës, ku ndodhet kryeministri, kanë shkuar të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë të qarkut, si dhe punonjës të administratës.

Ndërkohë që pas takimit një numër qytetarësh ishin mbledhur para bashkisë së qytetit bregdetar dhe kërkonin që të takon kreun e Rilindjes për hallet e tyre. Por garda dhe policia bashkiake dhe ajo lokale e rendit nuk lejonin njeri ti afrohej liderit.

Një e moshuar nuk hoqi dore dhe duke u përballur me gardën dhe duke u shtyrë më ta arriti ti afrohej kryeministrit. Por ai me një arrogancë të paparë i kthehet dhe i bërtet të moshuarës duke u kërkuar shpjegime se pse ajo po e ngrinte zërin, ndërkohe që garda dhe policia nuk e linin ti afrohej kreut te qeverisë.

Ky është takim i dytë i Ramës brenda pak ditësh në Bashkinë e Vlorës, ku në të parin u kërkoi dorëheqjen 21 drejtorëve, të cilët e zbatuan në rresht për një.

Emërimin e drejtorëve të rinj nuk do e ketë në dorë Ermal Dredha, por vendimi do të jetë kolegjial nga një komision.

21 drejtorët që dhanë dorëheqjen

1- Zambak Selmanaj  drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes

2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë

3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik

4- Kozma Mali drejtor i Financave

5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake

6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë

7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve

8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit

9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP

10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit

11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit

12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës

13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë

14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore

15-Lorela Ballaj  drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta

16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile

17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko

18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës

19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore

20-Igli Zahaj i drejtor i IMT

21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit

Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë- Berisha: Edhe ky krim i rëndë është amnistuar nga Altin Troplini

Gjatë fjalës së tij nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në landfill në Elbasan e Vlorë.

Sipas Berishës, kjo masakër mjedisore është amnistuar nga Altin Dumani.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti.

Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit.

Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.sn

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Troplini është delinkuenti numër 2 pas Ramaduros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën ndaj tij, detyrim paraqitje.

Në dalje të SPAK, Berisha bëri publike mesazhin që la, ku theksoi se ‘Altin Troplini është delinkuenti numër 2 pas Ramaduros’.

Berisha: Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon:

Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri.

Kjo, u la në këtë prokurori.sn

‘Berisha e mban të bashkuar PD-në’- Shehu: Regjimet s’shemben me votë, por me lëvizje popullore

Tritan Shehu, deputeti më jetëgjatë i Kuvendit, denoncon mazhorancën e qeverisë për tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve më 11 maj. Sipas tij, regjimi i instaluar në Shqipëri nuk përmbyset me votë, por me lëvizje popullore.

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës thotë për gazetën “Panorama” se me 11 maj nuk kishte zgjedhje të lira, por masakër zgjedhore. Shehu tregon se çfarë ndikimi kanë pasur te ndërkombëtarët denoncimet e vjedhjes së votës. Ai flet edhe për hapat e ardhshëm të opozitës për t’i siguruar Shqipërisë një proces të ndershëm zgjedhor. Tritan Shehu u përgjigjet edhe zërave për dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së se largimi i tij do të kishte pasoja të rënda pasi e mban të bashkuar Partinë. Tritan Shehu shpreh bindjen se Sali Berisha sot është i domosdoshëm në krye të PD-së e opozitës në vend.

Z.Shehu, më 11 maj PD-ja, përveç zgjedhjeve, a humbi edhe besimin e shqiptarëve, të cilët nuk e rikthyen as kësaj here në pushtet?

Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetje duhet t’i përgjigjesh pyetjes pararendëse: A ishin këto zgjedhje të lira e të ndershme? Rezultati i tyre a shpreh vullnetin e votuesve, apo ishin të deformuara? Dhe pastaj mund të shkosh te pyetja e juaj. Kështu do ta filloj dhe unë nga duhet filluar.

Këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të ndershme, e rezultati i tyre nuk reflekton vullnetin e votuesve, qoftë këta brenda Shqipërisë qoftë jashtë vendit. Besoj se ju po i ndiqni faktet, provat që përditë PD e Berisha po publikojnë për deformimin e thellë të këtij procesi zgjedhor. Besoj se e lexuat raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it me ato probleme madhore që ai ngre. Ju i keni ndjekur rezolutat e partive të qendrës e të djathta për atë proces. Do ketë edhe më shumë fakte e prova të tilla. Pra, ishte një proces i imponuar, deformuar nga regjimi ky, dhe si i tillë, rezultati nuk ka të bëjë aspak me vullnetin e qytetarëve.

Opozita e konsideron të pavlefshëm rezultatin zgjedhor ndërkohë nga rinumërimi i votave pati vetëm ndryshime minimale për PD dhe PS dhe nuk ndikohen mandatet…

Unë kur flas për deformim të procesit, por jo vetëm, si edhe OSBE, nuk e kam fjalën thjeshtë për atë proces të 24 a 48 orësh të fundit të votimit e numërimit, megjithëse dhe për atë proces dolën probleme serioze së fundmi, si p.sh. në Fier. E kam fjalën për një proces të gjerë zgjedhor, jo thjeshtë votimi teknik, nën një regjim. Besoj se sot askush nuk ka dyshime se në Shqipëri është instaluar një regjim, autokraci, që po shkon drejt diktaturës. Ju e shikoni çfarë po ndodh me veprimet arbitrare, antiligjore të Edi Ramës edhe ditët e fundit, me pushtetin vendor e deri tek AKU.

Dhe ky regjim i kthyer në parti-shtet përdori gjithçka për deformimin e votës, duke krijuar një masakër elektorale. Përdori paratë, krimin, drogën, policinë, presionin mbi administratën, mbi biznesin. Përdori mashtrimet joshëse, vendet e punës fiktive, paratë e buxhetit për të gënjyer pensionistët, ata në nevojë, investime elektorale, etj. etj.. Pra, përdori të gjithë makinën shtetërore, kriminale, korruptive etj. Dhe këto i shkruan edhe raporti i OSBE. Pra, u përdor i gjithë arsenali që përdorin regjimet për të deformuar vullnetin e qytetarëve në votim, sepse të tilla janë regjimet.

Por që nuk e rrëzuat dot me votë…

Regjimet nuk shemben me votë. Ky është një rregull i njohur, sepse ata tjetërsojnë rezultatet. Pra, rezultati, si përgjigje e pyetjes suaj të parë, nuk shpreh vullnetin e qytetarëve nën një regjim. Kështu ndodhi edhe në vendin tonë. Por kështu ndodhi dhe me votën e diasporës, veçanërisht në Greqi. Ju u njohët me faktet e asaj që ndodhi aty. Ishte skandaloze në të gjitha drejtimet. U shkelën edhe kontratat me DHL, zarfet nuk u shpërndanë te qytetaret, u falsifikuan etj..

Atëherë pse u futët në zgjedhje?

E lehtë sot të bësh këtë pyetje. Por diçka duhet të kuptojmë, bojkotet në përgjithësi, veçanërisht në kushtet tona janë dëmtuese, shkatërruese. Në qoftë se ne nuk do të kishim marrë pjesë ne atë proces, a mundet sot të ngrinim këto probleme të procesit, masakrën ndaj tij? A do të kishte një raport të OSBE-së si ky që kemi me probleme thelbësore? Jo nuk do të kishim. I gjithë faji e përgjegjësia do të ishte mbi PDnë. Sot do të ishim jashtë çdo mundësie veprimi.

Në fakt, ne kemi një eksperiencë shumë të hidhur nga bojkotet. Dorëzimi i mandateve ishte një gabim fatal i PD-së, që i hapi rrugën Ramës për të ndryshuar kodin elektoral, për të përvetësuar të gjithë pushtetin lokal, drejtësinë me pasoja të thella negative edhe aktuale. Unë e kam theksuar disa herë se një veprim i tillë nuk mund të ishte vetëm një gabim, ishte pjesë e komplotit, që u shpalos e vazhdon kundër PD-së, Berishës, pluralizmit shqiptar.

Ju flisni për komplot, edhe për “non grata” e Berishës sipas jush është pjesë e tij?

Absolutisht po! Ajo që u zhvillua e po zhvillohet edhe sot me atë proces farse ndaj Berishës është një komplot i vërtetë i realizuar në Shqipëri e jashtë saj, që synonte e synon t’i japë Ramës të gjithë pushtetet, të krijojë një opozitë fasadë. Pa dyshim me “shkopin e dirigjentit” të atyre që e orkestruan atë. Ju i keni ndjekur zhvillimet për thelbin politik të “non grata” të Berishës, izolimin e tij për mbi një vit, tentativat për të nxjerrë jashtë ligjit PD-në duke i rrëmbyer simbolet, emrin etj., dhe vazhdon e sot. Fatmirësisht shumë faktorë ndërkombëtarë kanë ndryshuar së fundmi dhe tashti “non grata” realisht nuk ekziston më, simbolet i fituam, Berisha është i lirë, pavarësisht inskenimeve të reja ndaj tij. Dhe kjo ndodhi në saj të rezistencës së PD-së e stoicizmit të Berishës, që kjo parti arriti të shpëtojë nga shpërbërja ku donin ta çonin, e sot lufton me të gjitha forcat për rivendosjen e demokracisë.

Dhe cila është zgjidhja?

Duhet çarmatosur regjimi nga mjetet që përdor për deformimin e votës, për t’i hapur rrugë një procesi të lirë e të drejtë votimi, pikërisht që rezultati të shprehë vullnetin e qytetarëve. Atëherë mund t’i përgjigjesh pyetjes suaj të parë.

Pra, së pari, duhet përballuar regjimi me lëvizje popullore. Unë këtë e kam shprehur qartë shumë më parë. Dhe më tej votimi mund të jetë i drejtë.

Po sot nga duhet ta rifillojë PD-ja? A duhet të ketë një proces analize brenda saj?

Duhet ta fillojë nga kjo që po zhvillon. Demonstrimi, faktimi i të gjithë çrregullimeve shkatërruese të procesit zgjedhor. Paraqitja e tyre para opinionit shqiptar, institucioneve ndërkombëtare që të gjithë të kuptojnë gravitetin e gjendjes politike në vendin tonë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-së, në rrugën e integrimit europian, gjë që nuk mund të lerë në indiferencë partnerët tanë për atë që po ndodh këtu. Materialet janë paraqitur, të tjera po mblidhen e do të paraqiten duke krijuar kudo se paku një interes të veçantë e deri tek reagimet e qarta shqetësuese, që ju i dini. Pra, po kryhet një proces i tërë voluminoz në këtë drejtim. Ju flisni për analiza në PD. Pa dyshim që do të ketë. Por mbi bazën e asaj që ka ndodhur, të vërtetës që po del gjithmonë e me qartë. Edhe analiza, edhe konkluzione për punën tonë do të ketë, pa asnjë dyshim. Por sot PD e Berisha janë përfshirë totalisht në procesin e demonstrimit të krimit zgjedhor.

Pas humbjes së 11 majit, ka zëra se Berisha duhet të lërë drejtimin e PD-së…

Edhe këtu pyetja e parë është a ishin zgjedhje të vërteta apo ishin një farsë zgjedhore? Dhe në bazë të kësaj arrihet të pyetja juaj. Kjo është shumë e rëndësishme. Më lart unë argumentova se ishin farsë, pra dhe qëndrimi duhet mbajtur si për diçka të tillë. Në këto kushte nuk shtrohet çështja e dorëheqjes së Berishës. Por ka dhe më shumë. Në këto kushte regjimi, revanshi antidemokratik të Ramës e të tij, çfarë efekte pozitive do të sillte një largim i supozuar i Berishës nga drejtimi i PD? Jo vetëm asnjë, por do të kishte efekte shumë të rënda negative për PD, pluralizmin shqiptar, demokracinë.

Berisha është faktori kryesor i çlirimit të PD nga ai komplot që folëm më lart, faktori kryesor sot i demaskimit të farsës zgjedhore, faktori kryesor i mbajtjes së bashkuar të militantëve, anëtarëve, PD në tërësi e i frymëzimit për të qëndruar e përballur me regjimin. Kjo është e vërteta, mos të kemi iluzione. Berisha sot është i domosdoshëm në krye të PD-së e opozitës sonë. Çdo largim i tij do të sillte efekte shumë të rënda negative. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë ata që pa u thelluar deklarojnë ndryshe. Se sa për ata që duan Ramën si Sulltan, është e kuptueshme që do të nxisin për largimin e Berishës nga drejtimi.

Nisur nga kjo situatë, a duhet të rinovohet Partia Demokratike?

Absolutisht ka vend për rinovim. Dhe PD e ka bërë në vazhdimësi. Ashtu si ka nevojë për bashkëjetesë brezash, profesionesh, eksperiencash, gjinore, idesh brenda programit tonë etj.. PD është një parti e madhe, e hapur, që në forumet drejtuese të saj, si Këshilli Kombëtar, grupi parlamentar ka shumë të rinj të aftë e më perspektivë. Ky është një proces fiziologjik, që nuk duhet konsideruar si luftë brezash, që do ishte shkatërrues. Ta kthesh të tillë do të thotë se paku ta transformosh në një proces diskriminues e dëmtues të rëndë.

Ne kemi nevojë të zgjerohemi në të gjitha fashat e popullsisë, jo të përjashtojmë të tilla. Të punojmë të gjithë së bashku për t’iu kundërvënë këtij regjimi, i cili nga autokracia po shkon në diktaturë dhe që nuk është e lehtë për ta përmbysur. Prandaj duhet të jemi të qartë në këtë, pikërisht për të shtuar forcën përballë regjimit, që të mund t’i hapim rrugë një procesi të ndershëm zgjedhor.

Ju jeni deputeti më jetëgjatë në Kuvend. Çfarë ju mban ende aktiv në politikë?

Unë jam deputet që nga parlamenti i parë i 1991. Unë vij në politikë nga universiteti e spitali, duke u bërë pjesë e lëvizjes demokratike që në orët e para të saj, duke qenë në atë kohë mjek e drejtues i një nga departamentet universitare më të rëndësishmE klinike. Dhe gjithë ky aktivitet politik më bën realisht shumë krenar, ashtu si më bën dhe aktiviteti im universitar, mjekësor, shkencor në vazhdimësi.

Në lidhje me sa me pyesni, jam i vendosur të qëndroj aktiv në politikë për aq kohë sa perëndia të më japë shëndet e mundësi. Sot mendoj se është koha për të vazhduar të qëndrosh, të marrësh pjesë. Dhe kjo realizohet në shumë mënyra, edhe në qoftë se nuk do isha deputet përsëri, do të isha aktiv në politikë. Sot më shumë se kurrë, ashtu si më 1990-91 kërkohet pjesëmarrja e të gjithë atyre që aspirojnë në një Shqipëri demokratike, europiane, të zhvilluar e të lirë nga sulltanatet. Ne fatkeqësisht nuk e kemi luksin të tërhiqemi, të qëndrojmë të qetë në shtëpitë tona, kur vendi po shkon drejt katastrofës më të thellë në të gjitha aspektet. Ky është qëndrimi im, këto janë bindjet e mia, për të cilat do të luftoj sa të kem mundësi.

Ju jeni zgjedhur për të tretën herë deputet i Qarkut të Gjirokastrës. Sa e vështirë është që një deputet i opozitës t’iu përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve?

Për të qenë shumë i qartë dua të them se për një deputet të opozitës nën një regjim si këtu, është shumë e vështirë të ndihmojë konkretisht njerëzit në zonën e tij. Regjimi nuk krijon hapësira për punën normale të deputetit të opozitës. Dhe kjo me jep një keqardhje të thellë duke parë si është katandisur ajo popullsi fisnike, vlerash, kulture e atij Qarku, si janë katandisur e degdisur institucionet e tij, universiteti, spitalet, si është shkatërruar ekonomia. Dhe mbi të gjitha si shkelen çdo ditë të drejtat e qytetarëve. Dhe është e vështirë të influencosh konkretisht për individin nga nëpërkëmbja që i bën regjimi. Dhe kjo të trishton fort.

Por unë përpiqem të ruaj marrëdhëniet njerëzore me ata njerëz të rrallë nga vlerat, të ngre vazhdimisht problemet e tyre në Kuvend, media, kudo ku mundem, qoftë edhe përballë shurdhësisë se regjimit. Përpiqem t’i ndihmoj sa mundem me profesionin tim si mjek, me kolegët e mi që janë gjithmonë të gatshëm të më përgjigjen e unë i falënderoj shumë për ketë. Pra, kryesisht për problemet e shëndetit. Sot në këtë gjendje të rëndë të shërbimit shëndetësor kujdesi për çdo të sëmurë merr rëndësi të veçantë. Dhe unë këtë përpiqem ta bëj, duke qenë natë e ditë i gatshëm për të ndihmuar ata banorë, që i falënderoj shumë, pavarësisht nga gjendja sociale, përkatësia politike etj. Përballë shëndetit nuk mund të ketë diferenca. sn

MONITOR – EUROSTAT: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon- Për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e BE

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën.

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit.

Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia sjell 8.8% të vlerës së shtuar bruto[1]. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, me 8.8%, e ndjekur nga Mali i Zi me 6.5%, Turqia me 6.3% dhe Bosnjë Hercegovina me 5%.

Në rajon, peshën më të ulët të bujqësisë e ka Serbia, me 3.7%, duke qenë më poshtë edhe se Greqia (3.8%) dhe Kroacia (4.1%).

Në Shqipëri, kontributi i bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u ulur në vite, teksa në vitin 2019, ky tregues ishte 21%, por sërish vendi mbetet më bujqësori në Europë. Fakti që jemi vendi më bujqësor në Europë nuk ka ndihmuar aspak që qytetarët e vendit të kenë produkte ushqimore më të lira. Përkundrazi.

Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%).

Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së. Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta dhe në raport me vendet e rajonit. Serbët  blejnë ushqimet me çmime që janë sa 96.4% e mesatares së BE-së. Në Mal të Zi ushqimet kushtojnë sa 84.4% e mesatares së BE-së, në Bosnjë sa 83.2% dhe më të lirat, jo vetëm në Europë, por dhe në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, sa 73.4% e mesatares së BE-së.

Bujqësia shqiptare vuan nga problematika të thella që nisin nga që copëzimi i tokës, që nuk mundëson ekonominë e shkallës, subvencionimet më të ulëta se vendet e rajonit, konkurrueshmërinë e ulët, ndërprerjen e zinxhirit të vlerës si dhe emigrimin që ka ulur disponueshmërinë e fuqisë punëtore.

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Sipas INSTAT u shënuan rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet./Monitor

Shkaktuan 5 miliardë euro dëm, dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë ‘Bankers’

CEO i kompanisë “Bankers”, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobaj, kanë mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, ku u janë komunikuar masat e sigurisë të caktuara nga Prokuroria dhe Gjykata e Fierit.

Të dy drejtuesit u sollën në ambientet e gjykatës me një furgon të policisë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda për evazion fiskal, që sipas hetimeve paraprake, i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej mbi 5 miliardë euro.

Përveç Hong Ping Xiao dhe Leonidha Çobaj, janë lëshuar masa sigurie për edhe 7 punonjës dhe zyrtarë të tjerë të kompanisë, ndërkohë që 5 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

Gjykata pritet të vendosë sot për masat e sigurisë që do të aplikohen ndaj personave të ndaluar, ndërkohë hetimet për çështjen vijojnë.sn

Presidenti Begaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për partneritetin strategjik me një aleat të qëndrueshëm

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.

Përmes një postimi në platformën X, kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Shqipërisë.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Ky mesazh vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për kombin amerikan, por edhe për Shqipërinë, e cila prej dekadash e ka konsideruar SHBA-në si një aleat të pazëvendësueshëm në rrugën e saj drejt demokracisë, integrimit dhe sigurisë rajonale e globale.gsh

Rinumërimi në Fier e nxori deputete, Maldrita Bardho jep dorëheqjen pa u mandatuar. Zegjine Çaushi do të hyjë në Parlament

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e Parlamentit shqiptar.

Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushi, që siç shkruan, “e meriton të jetë në sallën e Kuvendit”.

Reagimi i Maldrita Bardhos

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

Maldrita Bardho Postimi
Maldrita Bardho Postimi

(BalkanWeb)

Flakë dhe tym toksik në ajër- Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, asnjë reagim zyrtar nga institucionet

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes edhe në orët e mesditës së sotme.

Ndonëse nga sipërfaqja duken më pak flakë, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen, veçanërisht në pjesën perëndimore por edhe afër zonës qëndrore të landfillit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për mjedisin.

Autoritetet kanë ndërhyrë deri në mesditë me hedhjen e 10.500 metra kub dhera mbi zonën e prekur, për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar zjarret nën sipërfaqe. Megjithatë, zjarri mbetet aktiv në shtresat e brendshme të mbetjeve, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë të situatës.

Situata u inspektua në mesditë nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Të dy zyrtarët zgjodhën të mos japin deklarata për median, duke shmangur komentet mbi shkakun e zjarrit, masat e marra dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin publik apo mjedis.

Ndërkohë, mungesa e informacionit zyrtar ka shtuar shqetësimin e komunitetit lokal, veçanërisht për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj zonave përreth. Ende nuk dihet nëse ekziston një plan i detajuar për shuarjen e plotë të vatrës, apo për shmangien e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Ky incident i rikthen edhe njëherë në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe sigurisë në pikat e grumbullimit, një çështje e përsëritur në shumë qytete të vendit. Ndërkohë që qytetarët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi, autoritetet duket se zgjedhin të heshtin.bw

831 vota “fantazmë” për Ceno Klosin – një krim elektoral i mirëorganizuar që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK!

Një nga shkeljet më të rënda zgjedhore të dokumentuara ndonjëherë në një proces zgjedhor pluralist në Shqipëri, u zbulua në Fier, ku Ceno Klosi, i zgjedhur deputet më 11 maj, rezulton të ketë përfituar 831 vota më shumë në procesverbal, sesa ato që u gjetën realisht në kutitë e votimit. Kjo diferencë flagrante votash dëshmon për një falsifikim të pastër dhe të vetëdijshëm të rezultatit.

Shifra e falsifikuar është firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit, çka nënkupton bashkëpunim të gjerë dhe të organizuar në manipulimin e vullnetit të qytetarëve.

Shtimi i 831 votave për Ceno Klosin nuk është thjesht gabim teknik apo njerëzor – është një krim elektoral i mirëorganizuar, që minon thelbin e demokracisë.

Kjo është një “masakër zgjedhore”, për të cilën nuk mund të ketë heshtje, as justifikim dhe as amnisti morale apo ligjore.

SPAK ka për detyrë dhe përgjegjësi ligjore të mos vonojë asnjë ditë. Duhet të nisë hetimin penal ndaj këtij rasti dhe të zbardhë përgjegjësinë e plotë, që nga komisionerët që kanë firmosur, e deri te përfituesi i votave të falsifikuara. Hetimi duhet të nisë edhe nëse asnjë subjekt zgjedhor nuk bën kallëzim për arsye të ndryshme – mosinteresim, frikë apo pazare politike – sepse fakti është i dokumentuar dhe mjaftueshëm i rëndë.

Në një kohë kur besimi te vota është i brishtë dhe demokracia ende në provë, heshtja do të ishte bashkëfajësi. Zgjedhjet nuk mund të jenë pazar shifrash, por pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve. Dhe kur kjo pasqyrë thyhet, drejtësia duhet të ndërhyjë menjëherë!

Seanca plenare – Leskaj në Kuvend: Kryetarja nuk duhet të udhëhiqet nga motoja ‘shërbeni sa më mirë Skënderbeut’

 

Gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar se roli i saj si kryetare është të shërbejë për interesin e qytetarëve dhe jo për të udhëhequr Kuvendin sipas interesave të ngushta të Edi Ramës.

Leskja ka theksuar se “Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figurë 2, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja ‘ti shërbeni sa më mirë Skënderbeut’”.

Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si mazhoranca ka menaxhuar punimet e Kuvendit dhe ka kërkuar një angazhim më të madh për të përfshirë opozitën në proceset vendimmarrëse të rëndësishme për vendin.

“Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?- tha gjatë fjalës së tij Leskaj.

Deklarata e tij:

Në rast se ju vazhdoni të realizoni objektivat formalisht, vazhdoni, por kjo nuk është as e drejtë, as e ndershme, as në respekt të deputetëve.

Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?

Ky këshill e nxit veprimtarinë për të nxitur bashkëpunimin mes forcave politike dhe ju jeni të detyruara të dëgjoni edhe deputetët e opozitës sa i përket problemeve të integrimit.

Ju nuk mund t’i gënjeni deputetët e opozitës me raportin, kjo është në vazhdën e propagandës që ju keni realizuar nga dita e parë deri te dita e fundit.

Më vjen keq por më duhet ta pohoj, ju në mbyllje të legislaturës keni një mori ligjesh të paraqitura nga deputetët të opozitës dhe nuk i keni marrë fare në konsideratë.

Ju e kishit për detyrë të kalonit në seancë me normalisht me kartonin e shumicës së votave që keni ti rrezoni dhe kjo është një minus për ju.

Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figura 32, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja, ti shërbeni sa më mirë Skënderbeut.

Ju duhet ti shërbeni qytetarëve shqiptarë, jo atij….

Detaje të reja – ‘Rrëmbeu 5 miliard euro nga nafta’- Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurie për anëtarët e ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dhënë masat e sigurisë për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka lëshuar 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Prej tri ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në landfillin e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton se edhe pse në sipërfaqe flakët janë shuar, zjarri vazhdon në thellësinë e të gjithë sipërfaqes.

Shtëllunga të mëdha tymi dalin vetëm në pjesën perëndimore te saj.

Mësohet se mbi sipërfaqe janë hedhur të paktën 10.000 m3 dhera, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve në sipërfaqe.

Zjarri në landfill është tashmë në ditën e tij të tretë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve me grimcat e dëmshme që lëshpohen në ajër.

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Lindja e fëmijëve në SHBA me vizë turistike mund të sjellë…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar.

“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin e udhëtimit kur aplikojnë për viza dhe thekson se çdo shkelje mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.bw

SPAK çon për gjykim dy “kokat” shqiptare të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Zvicrës (Emrat)

 

TPZ

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për dosjen 108/2024 dhe e ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Në qendër të këtij hetimi është një rrjet ndërkombëtar trafiku droge, me dy shtetas shqiptarë në rolet drejtuese: Gëzim Bakalli (alias Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci.

Të akuzuarit dhe rolet e tyre
Gëzim Bakalli akuzohet si organizator, drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike në të paktën 15 episode. Ai përballet me akuza për:

Trafik ndërkombëtar droge (neni 283/a/2),
Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1),
Falsifikim dokumentesh dhe pasaportash kosovare,
Falsifikim aktesh të gjendjes civile.

Erjon Loci, bashkëpunëtor i Bakallit, akuzohet për:

Prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në të paktën 6 episode,
Pjesëmarrje në organizatë kriminale (neni 333/a/2).
Hetimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar:
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane (Kantoni i Solothurnit), Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë Kriminale Shqiptare. Në fokus ishte një rrjet që operonte gjatë viteve 2018–2024, duke trafikuar kokainë, heroinë, marihuanë dhe ecstasy kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania drejt Zvicrës, ku lënda shpërndahej.

Për zbulimin e rrjetit janë përdorur metoda speciale të hetimit, përfshirë përgjime në platformat e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”, të cilat kanë zbuluar planifikimin dhe koordinimin mes anëtarëve të grupit.

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve në Shqipëri e Zvicër, janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti 44%–86.9%)
22.25 kg heroinë (pastërti 30.7%–62%)
1 kg kokainë në tentativë
2 kg marihuanë
10,000 tableta ecstasy
2 armë zjarri, municion luftarak
Ora luksoze “Rolex” dhe “Hublot”
Pajisje elektronike, dokumente, kontrata, telefona, karta bankare
Për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, është ndarë një dosje e re, me numër 108/1 të vitit 2025, për të cilën hetimet janë në zhvillim.

Ky është një nga rastet më të mëdha të goditjes së trafikut ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me autoritetet e huaja

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja se do të tërhiqet.

Pasi lideri i Partisë “Reforma” postoi të hënën një mesazh në X drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ishte në burg – dhe duheshin dëbuar – duke shtuar me ironi “faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, Rama përveshi mëngët dhe iu kthyer me një përgjigje thumbuese, duke thënë se Farage nuk ishte në dijeni të fakteve.

“Çfarë nderi – për një ‘burrë gjigant’, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një ‘vend i vogël’) – të tërheq vëmendjen e virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë”, shkroi Rama me sarkazëm.

“Nëse pretendimi yt për ‘një në 50′ qëndron, atëherë unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është për një titull konkurrues – është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del që është thjesht material për tabloide, nuk ka nevojë për ndjesë. Pa drama. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri – si i ftuari im i nderit”, shtoi ai.

Edhe pasi Farage tha se do ta pranonte ftesën – pa e përforcuar pretendimin për “një në 50” – në një video të veçantë ai bëri një deklaratë të paqartë se numri mund të ishte madje “një në katër”. Sulmet e kryeministrit shqiptar kanë vazhduar.

“Nigel, Nigel, Nigel”, vazhdoi Rama të martën. “Nga ‘një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë’, pretendimi yt tani është shndërruar në: ‘Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…’ Vërtet?! Nuk e di? Dhe kjo vjen pasi thua se i keni kontrolluar dy herë shifrat?… Atëherë më lejo të të ndihmoj me sqarime të mëtejshme.”

“Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph (gazetë britanike). Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj: ‘Aanaliza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar numrin e popullsisë shqiptare.’ Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000.”

Rama më pas sugjeroi se numri real kishte të ngjarë të ishte afër 300,000.

Kryeministri shqiptar publikoi gjithashtu foto të gjeneruara me inteligjencë artificiale, ku shfaqej në një plazh shqiptar, duke pirë verë dhe duke biseduar me Farage. Por mbetet për t’u parë nëse kreu i Partisë Reforma, partia e të cilit aktualisht kryeson në sondazhet në Mbretërinë e Bashkuar, do të rezervojë vërtet një fluturim për në Tiranë për të zgjidhur përplasjen.

Ndoshta jo; zgjedhja e Shqipërisë si shënjestër duket se ka lënë të hutuar ose të shpërqendruar korin e tij të zakonshëm të mbështetësve në X.

Shumë nga komentet nën postimin fillestar të Farage mbi çështjen “një në 50” shprehnin mosinteresim ose zhgënjim ndaj debatit – gjë jo befasuese, pasi shumica e ndjekësve të Farage duken aktualisht shumë më të përqendruar tek emigracioni i ligjshëm dhe i paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika – si edhe te polemikat e shkaktuara nga festivali i fundit pop Glastonbury, i cili i bëri jehonë kritikave ndaj ushtrisë izraelite.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se bandat shqiptare të drogës përbëjnë një “kërcënim të rëndësishëm”. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2024, shqiptarët përbëjnë rreth 10 për qind të shtetasve të huaj të ndaluar në burgjet britanike, të ndjekur nga shtetasit irlandezë dhe ata xhamajkanë./BIRN/

Mediu: Investimet e Trumpit në Shqipëri janë të mirëpritura, por SHBA nuk e ka Shqipërinë në qendër të politikës së saj…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në ‘A Krasta Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, theksoi se Shqipëria nuk është “qendra e botës” për politikën amerikane, pavarësisht interesave që mund të ketë administrata e Shtëpisë së Bardhë.

Ai vlerëson investimet e familjes Trump si pozitive dhe të nevojshme për zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet me SHBA, duke përmendur veçanërisht sektorët e turizmit dhe mbrojtjes. Mediu nënvizon gjithashtu se administrata e Trump ka shfaqur mbështetje për opozitën shqiptare, duke përfshirë edhe qëndrimin e DASH ndaj çështjes së Berishës, ndërsa paralajmëron se SHBA-të janë më të rezervuara në krahasim me reagimet evropiane për manipulimet zgjedhore në Shqipëri.

Fatmir Mediu: Duke njohur mentalitetin e tyre por duke parë dhe peshën që ka Shqipëria, e para unë dua të them që ne nuk jemi qendra e botës që çdo veprim i përditshëm i presidentit amerikan apo nivelit të lartë të administratës, lidhet me Shqipërinë. Investimet e familjes Trump në Shqipëri janë mirëpritur nga të gjitha krahët e politikës dhe qytetarët shqiptarë, sepse kanë të bëjnë me investime amerikane që janë të nevojshme në marrëdhëniet me SHBA, të vijë edhe niveli ekonomik. Jo vetëm në fushën e turizmit, por mendoj edhe në fushën e mbrojtjes.

Dua t’ju vë në dukje që nga ana e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka disa zhvillime në favor të opozitës shqiptare. Po ashtu, menaxheri i zotit Trump erdhi në Shqipëri për të mbështetur opozitës, pavarësisht se koha ishte e kufizuar. Por dha një mesazh të qartë që kishte ardhur në mënyrë private, por ishte brenda axhendës së presidentit Trump  dhe është në kontakt të vazhdueshëm më Trump.

Për më tepër DASH mori qëndrim në raport me çështjen e zotit Berisha duke e konsideruar çështjen e non gratës, si një vendimmarrje të qëllimshme politike, e cila nuk zë vend në administratën e re dhe nuk vlerësohet nga administrata e re dhe zoti Berisha është i lirë të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto nuk janë zhvillime të vogla, por shtoj edhe disa zhvillime të tjera. Po ta shikoni, SHBA-të kanë qenë shumë më të rezervuara sesa brohoritjet apo përshëndetjet në raport me liderët evropian për zgjedhjet e lira, në një kohë që dokumentet evropiane, siç është ODIHR, PE apo KE, kanë denoncuar fortë fakte të manipulimit të zgjedhjeve, të përdorimit të shtetit dhe grupeve kriminale në interes të qeverisë dhe të lidhura me qeverinë.

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë më 2024

Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

Rritja e personave me pagesa të pjesshme tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit.

Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme arriti në 316,781 mijë me zgjerim 7.8% në krahasim me vitin 2023.

Për herë të parë vitin e kaluar më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm.

Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Punësimi informal, ku punonjësit nuk regjistrohen ose nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, ndikon drejtpërdrejt në uljen e periudhave të sigurimit të mbledhura nga individët, duke bërë që më shumë persona të marrin pension të pjesshëm. Të dhënat zyrtare sugjerojnë s ende gati një e treta e punonjësve në Shqipëri punojnë në informalitet. Ko shifër është më e lartë sipas Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).

Migrimi i përkohshëm apo i përhershëm i punëtorëve, sidomos i të rinjve, shkakton ndërprerje në kontributet e sigurimeve shoqërore. Kur ata të kthehen ose kërkojnë pensionin kanë periudha të paplota sigurimi dhe marrin pension të pjesshëm.

Rritja e pensioneve të pjesshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shpesh sfidues në cilësinë e jetës së pensionistëve. Pensionet e pjesshme janë më të ulëta se ato të plota, prandaj pensionistët përfitojnë një shumë më të vogël mujore, duke ulur aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat bazë si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe shpenzimet e tjera të përditshme.

Për shkak të të ardhurave të ulëta nga pensioni, shumë pensionistë të cilët marrin pension të pjesshëm përballen me rrezikun e varfërisë ose gjendjes sociale të rënduar, veçanërisht ata që nuk kanë ndihmë familjare ose burime të tjera të financimit./ Monitor

FOTOT: Ivanka Trump në Shqipëri, vajza e presidentit të SHBA-ve ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vizituar së bashku me familjen Shqipërinë gjatë muajit qershor.

122222
1111

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë disa foto, mes të cilave shfaqet së bashku me të birin në jugun e Shqipërisë.

 

Në foton ku Ivanka Trump ndodhet së bashku me djalin e saj, në sfond duket ishulli i Sazanit, në të cilin është planifikuar investimi turistik nga bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Po ashtu, në të njëjtin postim ajo ka shfaqur një foto të zonës së Zvërnecit nga lart, ku po ashtu ka pasur diskutime për një projekt zhvillimor turistik.

Argita Malltezi: Baton Haxhiu mjelësi i parave të inceneratorëve

Mbrëmjen e djeshme, shërbëtori i pushteteve, Baton Haxhiu, i ftuar në një studio televizive ka bërë përsëri atë që di të bëjë më mirë çdo natë. Të shpifë për llogari të padronit që e ushqen me fonde inceneratorësh inekzistentë dhe të hedhë shashka të pabaza ndaj Argita Malltezit, vajzës së liderit të opozitës.

Haxhiu nuk ka dhënë asnjë fakt apo provë për akuzat e tij, përveç mendimeve haluçinante me zogjtë.

Argita Malltezi ka reaguar në një deklaratë për mediat, ku shprehet se do të padisë Baton Haxhiun për shpifje dhe se e fton atë që mbledhë ‘provat’.

“I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.

Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.”,- shprehet Malltezi.

Reagimi i plotë:

Dje, Baton Haxhiu, mjelësi i parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe parave të korrupsionit të Edi Ramës, njësoj si Adriatik Doçi e Karlo Bollino, kreu shërbimin e radhës ndaj Ramës duke më akuzuar mua për korrupsion, për të cilin, në mungesë të provave, iu drejtua bisedave të tij me zogjtë në pemë.

I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.

Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.

Por kur paratë e inceneratorëve dhe pagesat e Ramës të zënë sytë dhe veshët, si dhe kur erzi njerëzor të ka humbur që prej kur në Hagë u prezantove si aset i UDB-së, nuk të intereson më ç’të nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me bukë.

Në fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobëvënies Haxhiu, Doçi, Bollino e kompani, janë shoqëruesit simbiotikë të narkoshtetit të Ramaduros, që ditën fryhen me para publike dhe natën mashtrojnë për llogari të pagatorit të tyre dhe për të kamufluar krimet e këtij të fundit.

“Ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare”- Një vit pa kolosin e letrave shqipe, Elena Kadare: Jeta e Ismailit, e njëjtë si ajo e shqiptarëve në kërkim të lirisë

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizoi një aktivitet përkujtimor për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë një vit më parë.

Në fjalën e saj, Elena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letrave shqipe, ka vlerësuar fjalët e folësve, duke shtuar se jeta e shkrimtari të madh shqiptar, ishte në një linjë me atë të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folëse dhe vlerësimit për veprën e tij.

Ishte një shkrimtar shqiptar që ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që përshkroi me veprën e tij fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërë rrjedhën e saj.

Ashtu si mbijetuan shqiptarët, mbijetoi edhe vetë Ismaili, jeta e të cilit ishte në thelb jeta e shqiptarëve që kërkuan liri barazi dhe progres”, u shpreh ajo. bw

U rrit ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve më 2024, dominojnë Tirana e Italia

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga individë mbi 15 vjeç.

Pjesa dërrmuese e këtyre udhëtimeve – plot 97,9% – janë kryer për qëllime personale, ndërsa vetëm 2,1% për arsye biznesi.

Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar, sidomos për pushime dhe kohë të lirë, që përbëjnë qëllimin kryesor të udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Përdorimi i akomodimit në hotele dhe rritja e fluturimeve me avion kanë shënuar gjithashtu rritje, duke treguar një orientim gjithnjë e më të madh drejt turizmit të strukturuar dhe ndërkombëtar.

Brenda vendit, preferenca kryesore është Tirana, e ndjekur nga Vlora dhe jashtë vendit Italia e ndjekur nga Greqia

Sipas Instat në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.426.074.

Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,9% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,1% të tyre.

Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt:

Gusht 13,9%;
Dhjetor 13,7%;
Korrik 11,5%;
Qershor 9,4%.
Në Shqipëri janë shënuar udhëtime për qëllime personale 3,0 milionë, ndërsa ato për qëllime biznesi 0,05 milionë.

“Pushime dhe kohë e lirë” përbën qëllimin më kryesor të udhëtimeve të kryera si në Shqipëri (54,1%) ashtu dhe jashtë saj (47,2%).

Udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme me 43,4 përqind, krahasuar me vitin 2023.

Në vitin 2024, akomodimi në “Hotel” shënon një rritje me rreth 8,4 pikë përqindje, krahasuar me udhëtimet e kryera në vitin 2023. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin ajror me rreth 8,8 pikë përqindje. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera (në Shqipëri dhe jashtë saj) është 4,2 netë.

Vlerat më të larta të shumës së netëve të qëndrimit (në milionë) janë regjistruar në muajt Gusht, Korrik, Dhjetor dhe Qershor.

Në 2024, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.

Udhëtimet sipas destinacioneve Në vitin 2024, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (15,4%), Vlorë (12,3%), Korçë (10,9%), Durrës (8,6%) dhe jashtë saj: Itali (8,6%) Greqi (7,4%), Gjermani (3,8%) dhe shtete të tjera (Angli, Francë etj.) (3,0%)./ Monitor

“Mos i ktheni në kurban të propagandës pas Brexit-it”, Rama ai reagon sërish deputetit britanik: Shqiptarët mësojnë fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj

Postimi i plotë:

Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini? Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim. Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000. Në realitet, z.
@Nigel_Farage
E di çfarë? Shifra është mbi 300,000, vëlla! Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, që ndërtojnë shtëpitë tuaja, që kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj. Ata nuk janë mish për dhëmbët e propagandës së shpëlarjes së trurit pas Brexit-it. Ata janë pjesë e strukturës së gjallë dhe që merr frymë e shoqërisë suaj. Edhe pa kontrolluar moshën, gjininë apo statusin socioekonomik, raportet tuaja bien. As një në pesëdhjetë. Dhe sigurisht jo një në tre ose katër. Këto nuk janë statistika, janë taktika frikësimi të maskuara si të dhëna. Pra, më lejoni t’ju pyes qartë: pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa zvarritur në baltë një komunitet të tërë njerëzish të shkëlqyer dhe punëtorë që i shërbejnë atdheut tënd me dinjitet sikur të ishte i tyri? Britania është tashmë e madhe dhe jo më pak për shkak të diversitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës së saj shumëkulturore. Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh. Pres me padurim t’ju mirëpres në vendin tonë të bukur si mysafir nderi. Por, përpara se të arrini për të shijuar diellin e vërtetë dhe mikpritjen e sinqertë, a mund të biem dakord të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja pas së vërtetës? Le të caktojmë datën.

 

Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD po përpiqet të ngrejë çështjen në Senatin dhe Kongresin e SHBA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputeti i sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, deklaroi se opozita po vijon procesin e dokumentimit të shkeljeve zgjedhore të ndodhura gjatë zgjedhjeve vendore të 11 majit, duke theksuar mungesën e besimit te institucionet vendase.

I ftuar në studion e News24, Xhaferri tha se provat për shkeljet janë mbledhur në terren dhe janë në proces dokumentimi, ndërsa kritikoi KQZ-në dhe SPAK-un për mungesë vullneti për të vepruar.

“KQZ do i certifikojë zgjedhjet dhe nuk kemi pritshmëri pavarësisht se u kemi dorëzuar provat për shkeljet e Kodit Zgjedhor që janë bërë gjatë fushatës. Nuk presim që SPAK të ndërhyjë dhe të bëjë ato që ka premtuar me task-forcën për zgjedhjet,” u shpreh Xhaferri.

Sipas tij, shpresa për transparencë dhe hetim serioz i manipulimeve të pretenduara vjen nga ndërkombëtarët. Ai theksoi se partitë popullore evropiane pritet të sjellin një mision faktmbledhës në vend, ndërsa Parlamenti Evropian dhe forca të rëndësishme politike në Gjermani po kërkojnë një hetim të procesit zgjedhor në Shqipëri.

“Po përpiqemi që të njëjtën vëmendje ta sjellim edhe në Senatin dhe Kongresin Amerikan,” tha Xhaferri, duke e përmbyllur me një apel për mbështetje ndërkombëtare në ndriçimin e asaj që opozita e konsideron një proces të deformuar zgjedhor. bw

Shqipëria, aksionere me dhëndrin e Trump për resortin luksoz në Sazan! Krijohet shoqëria që do të përfaqësojë shtetin në investimin me vlerë 1.4 miliardë euro, detajet e projektit që zë 8% të ishullit

Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të përfaqësojë shtetin për ortakërinë në këtë resort.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit një ditë më parë është regjistruar shoqëria aksionere “Albanian State Develompent & Real Estate”. Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit”, apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e Investimeve.

“Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal. Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit ‘Resorti Turistik-Ishulli i Sazanit’ apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC”, – thuhet në dokumentin e regjistrit kombëtar.

Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit. Komiteti i Investimeve Strategjike i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.

Vendimi u mor më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”, duke parashikuar një investim prej 1.4 miliardë eurosh për ndërtim në 8 për qind të ishullit, ose në 45 hektarë. Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të u bënë publike në fillim të vitit 2024. Publikimi i kompanisë shtetërore që do të hyjë ortake në resortin e Sazanit përkon me vizitën vajzës së Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump si dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, të cilët një ditë më parë ishin për një vizitë në Vlorë.

/Gazeta Panorama

“1 në 50 emigrantë shqiptarë janë në burg’, Rama i përgjigjet deputetit britanik: Të sfidoj për shifrat reale! Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë –

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit britanik dhe reformatorit të Brex-it, Nigel Farage, i cili është shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin anglez, janë në burg.

Kryeministri Rama sfidon deputetin britanik për një përballje shifrash reale, duke theksuar se pretendimi i Farage është i tejfryrë. “Basti” i kreut të qeverisë shqiptare shkon më tej, duke u zotuar se nëse vërtetë “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe, është i burgosur, atëherë ai do t’i marrë të gjithë në Shqipëri.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

 

 

Ooopsss… Zoti @Nigel_Farage sapo më ka sfiduar për faktet!

Çfarë nderi — për një “burrë gjigant”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një “vend i vogël”) — të tërheq vëmendjen e virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë.

Ai tha — dhe po e citoj fjalë për fjalë:

“Ja ç’të them, z. Rama, e dije që një në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg? Ndaj, trego pak vullnet të mirë dhe merr të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi.”

Epo, z. Farage — më lejoni t’jua kthej sfidën me diçka jashtëzakonisht të mërzitshme për stilin tuaj: shifra reale.

Ajo që thatë, se “një në 50 shqiptarë në burg” — nuk është fakt. Është absurde. Një klasik i recetës pas-Brexit të “post-së-vërtetës”: “Nëse tingëllon frikshëm, duhet të jetë e vërtetë.”

E dini çfarë del kur i kontrollon vërtet numrat? Befasi! Edhe po të supozonim që çdo shqiptar aktualisht në burg në Mbretërinë e Bashkuar është realisht fajtor (edhe pse shumë prej tyre janë thjesht viktima të një sistemi vizash të vjetruar dhe kufizues), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në MB nuk është më e lartë se ajo e vetë popullsisë britanike — përkundrazi, ndoshta edhe më e ulët.

Tani, meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe jemi të ndjeshëm ndaj “hipokrizisë”, ja çfarë propozoj:

Të sjellim të dy shifrat tona në tavolinë. Nëse pretendimi juaj “një në 50” rezulton i saktë — unë, personalisht, angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Nuk është një titull konkurrues — është një angazhim publik.

Por nëse ajo statistikë frikësuese del të jetë thjesht karburant për tabloidë — nuk ka nevojë për falje. As për dramë. Thjesht do të vini në Shqipëri — si i ftuari im i nderit.

Do të përjetoni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe, më e rëndësishmja, fakte të vërteta — për Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm. Dhe e vetmja gjë që do t’ju kërkoj, është një angazhim i thjeshtë publik nga ana juaj, bërë ndërsa shijoni vendin tonë: që herën tjetër kur dikush përgojon shqiptarët, të jeni i pari që t’i thoni me stilin tuaj dramatik: “Mos e bëj më!”

Pra, çfarë thoni? Një verifikim faktesh në këmbim të një deportimi total — ose një pushim i plotë, me disa nga njerëzit më të ngrohtë që do të takoni ndonjëherë. Eja, Nigel. Edhe po të humbni në faktet, do të fitoni një komb të tërë miqsh përjetë.

Po pres t’ju dëgjoj.

“Shpërthimi” i deputetit Farage ndaj emigrantëve shqiptarë, erdhi pasi kryeministri Rama gjatë një interviste për The Guardian, tha se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania post-Brexit ndodhet në “një vend shumë të errët”.

Ai argumentoi se Brexit-i e ka ndryshuar në mënyrë themelore diskursin publik britanik, duke deklaruar se “80 për qind e gjërave që thuhen, që shkruhen, apo që pranohen si pjesë normale e diskutimit në Britaninë e sotme, janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme.”

Nigel iu përgjigj komenteve të Ramës në GB News duke theksuar se “një në çdo 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg” dhe duke bërë thirrje për kthimin e menjëhershëm të tyre në atdhe.

“Kryeministri shqiptar na ofendon për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’. Shumë prej gjërave që themi pas Brexit-it janë bërë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’. Si mund të na kritikojë kur ai kaloi muaj të tërë duke negociuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni? Ai kishte rënë dakord të merrte një numër të madh migrantësh që kishin kaluar Mesdheun. Në fund, nuk mori edhe aq shumë, por ato negociata i kishte bërë. Zoti Rama, a e dini që një në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg? Atëherë tregoni pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi”,- tha Farage.

Rikujtojmë se deputeti Farage ka mbeshtetur largimin e Britanise se Madhe nga BE, pra politikanet  e Brexi-t.

Visho Ajazi Lika: Trumpi shumë i fortë në vendimet e tij, do e sqarojë situatën e Kosovës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, gjatë një bisede në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, foli për samitin e fundit të NATO-s të zhvilluar në Hagë.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Lika u shpreh se, në presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shumë i fortë në vendimet e tij, ndërsa theksoi se, beson se ai do ta sqarojë dhe situatën e Kosovës.

Samiti i NATO-s në Hagë, ishte një nga ngjarjet që pritej nga e gjithë bota.

‘Është thënë shumë herë, që NATO është aleanca ushtarake më e madhe dhe më e suksesshme në histori. Rikonfirmimi i rolit të saj si një aleancë mbrojtëse për rreth 1 miliardë njerëz është një lajm shumë i mirë për sigurinë globale.

Gjithashtu u rikonfirmuan edhe partneritet strategjike të NATO-s me Azinë Juglindore, siç është me Australinë, Japoninë, që ishte mjaft e rëndësishme.

Gjithashtu u dha mesazhe të qarta dhe kundërshtarëve të NATO-s të cilëve u tha se, jemi këtu për të qëndruar.

SHBA ka qenë gjithmonë shumë mbështetëse ndaj Kosovës. Me ardhjen e presidentit Trump ishin disa pikëpyetje duke pasur parasysh sa i paparashikueshëm dhe sa i fortë në vendime është.

Konferenca e fundit që dha presidenti Trump them se i sqaroi gjërat. Presidenti Trump është arsyeja në vetvete se pse këtë radhë, deklarata e NATO-s ka qenë më e shkurtra e mundshme, por shumë e saktë në pikat e saj.

Nuk u përmend dialogu Kosovë-Serbi në rajon, por në fund presidenti Trump e bëri të qartë se ai është aktiv në këtë pikë. Kuptoi se ai këshillohet vërtetë mirë për sa i përket Kosovës dhe me sa e kuptova, ai përsëri e quan të rëndësishëm Ballkanin’, theksoi në SYRI TV, ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika.

Alizoti: Nuk ka sens që anonimët pa koncepte politike marrin shumë vota, pas tyre qëndrojnë kartelet!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime serioze mbi legjitimitetin e procesit dhe rezultatin e tij.

I ftuar në studion e News24, Alizoti u shpreh se logjika e zgjedhjeve ka rënë, kur kandidatë pa asnjë profil publik apo politik marrin më shumë vota se figura të konsoliduara të politikës.

“Nuk ka sens që një njeri që nuk e njeh askush dhe nuk ka një koncept politik të marrë më shumë vota se Jorida Tabaku e cila garoi në Tiranë,” – u shpreh Alizoti, duke shtuar se kjo është një provë që tregon ndërhyrjen e grupeve të strukturuara të dyshimta.

Sipas tij, një proces zgjedhor ku një parti përballet me kartelet, policinë dhe qeverinë nuk mund të quhet më proces zgjedhor. Ai e cilësoi këtë si një farsë që i heq çdo kuptim garës politike reale.

“Nëse Pandeli Majko, një figurë e lartë e PS, do të mundte dikë nga PD, kjo do ishte e kuptueshme. Por kur anonimë marrin vota më shumë se liderë politikë të njohur, është e qartë se ka diçka që nuk shkon,” përfundoi ai.

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit- Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

Në 24 orët e fundit, Shqipëria është përballur me 18 vatra zjarri në të paktën 12 bashki të vendit, duke përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Delvinën, Vau i Dejësin, Malësinë e Madhe, Tiranën, Kavajën, Beratin, Kuçovën, Skraparin dhe Elbasanin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale, të gjitha vatrat janë shuar pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë, flakët kanë përfshirë rreth 35.9 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 efektivë, 35 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Në jug të vendit, Forca Ajrore ka shtuar mbikëqyrjen ajrore me dronë, duke ofruar vëzhgim të vazhdueshëm ditor dhe nate mbi zonat më të rrezikuara.

Mbrojtja Civile ka deklaruar se mbetet e angazhuar në monitorimin dhe përballimin e çdo situate emergjente në nivel vendor dhe qendror.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm u regjistruan edhe dy lëkundje tërmeti: një me magnitudë 3.9 Rihter në Fushë-Krujë me thellësi 15 km, dhe një tjetër me magnitudë 3.8 në Zall-Herr, Tiranë. Nuk raportohet për dëme në njerëz apo objekte.

Për ditën e sotme, IGJEUM parashikon reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë, ndërsa për rrezikun nga zjarret, qarku Fier klasifikohet me nivel “të lartë”, ndërsa qarqet e tjerë me “rrezik të moderuar”.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo vënie në rrezik pranë institucioneve vendore.bw

 

Dy tërmete njëri pas tjetrit! Lëkundje të forta në Tiranë, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish në Tiranë rreth orës 08:59 të mëngjesit të sotëm.

 

Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në zonën e Fushë-Krujës, në thellësinë 5 km.

Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ishte 4.1 ballë.

 

Screenshot_9

 

Tërmeti i parë është shoqëruar me pasgoditje disa minuta më vonë. Sipas ESMC, kryeqyteti u trondit nga një tjetër tërmet rreth orës 09:04.

Magnituda ishte 4.0, ndërsa epiqendra në zonën e Fushë-Krujës.

termet ne tirane

Panorama

 

 

Mediat ndërkombëtare rikthejnë vëmendjen te projekti i Sazanit, Jared Kushneri dhe Ivanka Trumpi vizitë të papritur në Vlorë

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump janë rikthyer të vizitojnë Shqipërinë, duke shijuar fillimin e verës në bregdetin e Vlorës.

Vizita e çiftit Trump-Kushner, ndonëse e pazbuluar në mënyrë zyrtare, mendohet të jetë një kombinim mes pushimeve dhe interesave të mundshme të investimeve të lidhura me projektin e ishullit të Sazanit.

Fdghgfdhgfdhgfdhgfdh
Fdghgfdhgfdhgfdhgfdh

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

Në një intervistë të dhënë për Bloomberg në mars 2024, Kushner e përshkroi Sazanin si “një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike në botë”, duke nënvizuar ambicien për të ndërtuar atje një resort.bw

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë.

Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.

Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.

Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.

Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.

Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.

Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje.

Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.

Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe./ Monitor

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë: Luftërat bashkëhore nisin online, kërcënim për sigurinë kombëtare

Ambasada amerikane në Tiranë ka parlajmëruar për një ‘luftë’ të re globale, atë kibernetike. Gjatë një kursi trajnimi me prokurorë të SPAK, Prokuorisë së Përgjithshme dhe  Prokurorive me Jurdiiksion të Përgjithshëm, në kuadër të Programit të Ndihmës për Antiterrorin të Sigurisë Diplomatike, ambasada amerikane e vuri theknsin në atë që e cilësoi një  çështje jetike, luftimin e krimeve kibernetike, që sipas saj, paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve.

‘Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm’, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Duke u ndalur në sulmin e fundit kibernetik në Bashkinë e Tiranës, ambasada e SHBA-ve, theksoi se: ‘Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin’.

Ndër të tjera, thekson ambasada amerikane, ‘aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi’.

Deklarata:

Jam e lumtur që jam sot këtu në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Programit të Ndihmës për Antiterrorin të Sigurisë Diplomatike. Ky kurs ishte planifikuar dhe pastaj u shty, mendoj se dy herë. Kështu që jam vërtet shumë e kënaqur që jemi të gjithë së bashku sot këtu për të ndarë informacion mbi këtë temë kaq të rëndësishme. Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm, Admiral Jano, instruktorë Curt Perkins dhe Scott Longo, kolegë nga ambasada – faleminderit për praninë tuaj sot këtu. Dhe faleminderit juve, prokurorëve, që keni ndarë kohë nga oraret tuaja të ngarkuara për të qenë këtu dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje jetike. E di që keni udhëtuar nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në këtë kurs. 

Në botën e sotme të ndërlidhur, nuk mendoj se mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e luftës kundër krimeve kibernetike. Krimet kibernetike paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve. Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm. Vetëm të premten që kaloi, pamë një incident kibernetik në Bashkinë e Tiranës, të cilin Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ua ka atribuar aktorëve iranianë. Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin. 

Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale. 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me partnerët për të çuar përpara një të ardhme digjitale që mbron sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ndëshkuar ata që përdorin mjetet digjitale për qëllime kriminale. Që nga ndërhyrjet shkatërruese kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e marrin me seriozitet rolin e tyre në ndihmën ndaj partnerëve për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kibernetike – dhe një pjesë kyçe e kësaj mbrojtjeje është aftësia për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve kibernetike. 

Gjatë këtij kursi, ju keni thelluar njohuritë tuaja mbi kompleksitetin e provave digjitale dhe rolin e tyre kyç në ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimeve të tjera të mëdha. Keni fituar njohuri të vlefshme mbi mënyrat se si terroristët dhe kriminelët e tjerë shfrytëzojnë internetin dhe teknologjinë për të planifikuar dhe kryer veprat e tyre të tmerrshme. Ndërsa ktheheni në rrethet tuaja përkatëse, jam e bindur se do të zbatoni njohuritë dhe aftësitë që keni fituar për të pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër krimit. 

Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mbrojtjes së komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten partnerë të përkushtuar, si në botën reale, ashtu edhe në hapësirën kibernetike. Faleminderit! 

Monitor – ‘Bum’ ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, me rritje 0.6 pikë përqindje, në raport me nivelin prej 13.8% që zinte ky sektor një vit më parë.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të ndërtimit në Europë, teksa në Bashkimin Europian, mesatarja që zë ky sektor në vlerën e shtuar bruto ishte 5.6%, ose gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.

Shteti i dytë me kontributin më të lartë të ndërtimit në Ekonomi është Kosova, me 9.8% në 2024-n, nga 10.7% një vit më parë. Në vend të tretë është Sllovakia, me 8.7%, e ndjekur nga Islanda, me 8.4%.

Në rajon, përveç Shqipërisë e Kosovës, më shumë ndërtohet në Maqedoninë e Veriut (6.6% e vlerës së shtuar bruto), e ndjekur nga Serbia (5.9%), Bosnjë Hercegovina (5.5%) dhe i fundit është Mali i Zi me 3.9%. Në Europë, shteti që ndërton më pak është Greqia, ku ndërtimi kontribuoi në 2.2% në krijimin e vlerës ekonomike të vendit.

Varësia e Shqipërisë ndaj ndërtimit ka ardhur sërish në rritje vitet e fundit. Në 2019-n, viti më i hershëm që raporton të dhënat Eurostat, ndërtimi kontribuonte në 13% të ekonomisë.

Pesha e lartë që zë ndërtimi në Shqipëri reflekton një një varësi të tepruar të ekonomisë nga ky sektor dhe investimet në pasuri të paluajtshme. Kur sektori përbën gati 15% të vlerës së shtuar bruto, çdo lëvizje e tregut të pronës apo ngadalësim i ndërtimit mund të godasë në mënyrë disproporcionale punësimin, të ardhurat fiskale dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.

Së dyti, përqendrimi në sektorin e ndërtimit tregon për mungesë diversifikimi të ekonomisë, sidomos në drejtim të shërbimeve inovative. Kjo e bën ekonominë më të ndjeshme ndaj cikleve koniunkturale dhe rreziqeve gjeopolitike.

Ndërtimi ka qenë gjithnjë bashkëshoqërues i ekonomisë, me dy cikle. I pari ishte pas vitit 1999, arriti maturimin në 2011-n dhe filloi më pas rënien deri në vitin 2015. Nga viti 2017 nisi cikli i ri, i nxitur fillimisht nga ndërtimet në kryeqytet, e më pas në bregdet. Cikli i dytë nuk ka arritur ende maturimin dhe nuk dihet se kur do të ndodhë teksa lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet, çdo vit po arrijnë një rekord, ku çdo ditë prezantohen projekte të reja të ndërtesave shumëkatëshe.

Të dhënat e kryqëzuara mes rritjes së të ardhurave (pagave), aktivitetit real të ekonomisë, kredisë në banka, strukturës së bizneseve e kërkesës reale sugjerojnë se një pjesë e këtij sektori financohet nga burime informale. P.sh., që nga viti 2014, çmimet e apartamenteve janë rritur 10 herë më shumë se paga mesatare, duke e bërë pothuajse të pamundur për shtresën e mesme blerjen e një apartamenti, që sot kushton minimalisht 1500-2000 euro/m², teksa paga mesatare mujore është rreth 770 euro/muaj.

Forcimi i ndjeshëm i Lekut është një tjetër faktor që tregon praninë e lartë të parave informale. Nga fundi i 2016-s, kur filloi vala e dytë e ndërtimeve, Euro është zhvlerësuar me rreth 27% (monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në vitin 2024, nga 137.4 lekë në 2016). Për të njëjtën periudhë, deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga vendi) nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm, si rrjedhojë e nivelit të lartë të importeve në një vend që pothuajse nuk prodhon më asgjë./ MONITOR/


Send this to a friend